Klasicna_kultura_vo_Evropskata_civilizacija_5_alb

Page 1

KULTURA

KLASIKE NË CIVILIZIMIN EVROPIAN

1


1 Autorë: Vesna Dimovska-Janjatova Vesna Tomovska Recensentë: Svetllana Kamxhijash Gordana Nikçevska Dushanka Golluboviq-Neshovska Lektor i botimit në maqedonisht: Dejan Vasilevski Përkthyes: Vjosa Taipi Redaktim profesional: 3rof.'r. Asllan Hamiti Lektor i botimit në shqip: 0r. Ismail Hamiti Botues: Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë Shtyp: Qendra Grafike shpkpv, Shkup Tirazhi: 2.000 Me vendim të ministrit të Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë nr. 22-4101/1 datë 06.07.2010 lejohet përdorimi i këtij libri.

2

CIP - Каталогизација во публикација Национална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје 373.3.016:930.85 (37/38) (075.2) = 163.3 ДИМОВСКА-Јањатова, Весна Класична култура во европската цивилизација : учебник за V одделение : изборен предмет / Весна Димовска-Јањатова, Весна Томовска . - Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија, 2010. - 93 стр. : илустр. во боја ; 24 см ISBN 978-608-226-007-5 1. Томовска, Весна [автор] COBISS.MK-ID 84092170


PËRMBAJTJA HYRJE .......................................................................5 1 GJUHËT KLASIKE .........................................7 1. 1. PËR ORIGJINËN E GJUHËVE ....................7 1. 1. (A) GRUPET DHE FAMILJET E GJUHËVE ..........................................................7 1. 1. (B) GJUHA E VJETËR GREKE DHE GJUHA LATINE ..............................................9 1. 2. ALFABETET .................................................. 12 1. 3. TË SHKRUARIT ........................................... 15 1. 4. LATINIZMA, GREQIZMA, NDËRKOMBËTARIZMA ............................. 19 1. 5. FJALË TË URTA, FRAZA DHE CITATE .... 21 2 LETËRSI ......................................................... 25 2.1. EPIKË .............................................................. 28 2.2. LIRIKË ........................................................... 33 2.3. DRAMATIKË ................................................. 36 2.4. ORATORI ...................................................... 40 3 MITOLOGJI DHE BESIME ..................... 43 3.1. MITOLOGJI ................................................. 45 3.2. KULTE DHE CEREMONITË FETARE ..... 49 3.3. KLERIKË DHE PROFECI ............................. 51 3.4. MISTERE....................................................... 53

3


4 ART ................................................................. 55 4.1. ARKITETKTURË ........................................... 55 4.2. SKULPTURË .................................................. 59 4.3. PIKTURIM ...................................................... 61 5

PËRDITSHMËRI (JETA SHOQËRORE DHE PRIVATE) ..... 69 5. 1. ARSIMIM ..................................................... 64 5. 2. FAMILJA ..................................................... 67 5. 3. GATIMI I USHQIMIT ............................ 70 5. 4. VESHMBATHJE ......................................... 73 5. 5. FORMA TË JETËS PUBLIKE................... 76 5. 5. (A) OBLIGIMET SHOQËRORE TË POPULLATËS QYTETARE ....................... 76 5. 5. (B) ARGËTIMI DHE KOHA E LIRË ....... 79

6

4

TRASHËGIMIA ANTIKE NË MAQEDONI ........................................... 83 6. 1. LOKALITETE ............................................... 84 6. 1. (A) SKUPI (SCUPI) ..................................... 84 6. 1. (B) STOBI (STOBI) ................................... 86 6. 1. (V) HERAKLEA (HERACLEIA LYNCESTIS) ................................................ 88 6. 1. (G) LIHNIDA (LIHNIDOS) ..................... 90 6. 2. MBISHKRIME ............................................. 92


PARATHËNIE Të dashur nxënës, Para jush keni librin mësimor Kultura klasike në civilizimin evropian. Fjalët nga të cilat është përpiluar titulli, bindshëm e vërtetojnë përmbajtjen e këtij libri. Përkatësisht, të gjitha fjalët e përdorura këtu janë trashëgimi nga kultura klasike në civilizimin evropian. Fjala “kultura” është një nga fjalët e shumta latine të cilat mund të hasen në pothuajse të gjitha gjuhët evropiane. Kjo fjalë është krijuar nga folja latine “colo” që do të thotë: përpunoj, kultivoj, përkujdesem, kujdesem për diçka. Prej këtu, kuptuar në mënyrën më të thjeshtë, në esencë “kultura” është një sjellje kujdesi ndaj diçkaje, përpunimi dhe rregullimi, fisnikërimi dhe zbutjeje. Edhe fjala “civilizim” është fjalë latine që ka kuptimin qytetërim. Domethënien e saj e përcakton emri “civis”: qytetar, shtetas, pjesëmarrës në ndonjë formë organizative të jetës me institucione të themeluara për të punuar dhe jetuar në bashkësi. Fjala “klasik/ke” është gjithashtu latine. Romakët i kanë quajtur “classici” qytetarët e dorës së parë, ata të cilët janë veçuar në shtresë të posaçme ose grup si më të mirë ose më të mirët krahasuar me të tjerët. Në historinë evropiane “qytetarë të radhës të parë” si këta kanë qenë ata të cilët i kanë ndërtuar themelet e këtij civilizimi, ndërsa kjo do të thotë Helenët dhe Romakët të cilët e kanë banuar pjesën më të madhe rreth Detit Mesdhe në periudhën nga shekulli i tetë p.e.s. deri në shekullin e katërt. Kjo periudhë në histori është e njohur si antikë. Edhe një fjalë latine! Antikë do të thotë “lashtësi, vjetërsi”. D.m.th., kultura klasike është ajo kulturë e cila është paraqitur dhe është zhvilluar në periudhën e antikës. Në këto themele ndërlidhet edhe civilizimi evropian dhe më tutje e pasuron dhe e degëzon trashëgiminë kulturore evropiane.

5


Ky libër përmban dëshmi të shumta për ndërlidhjen e civilizimit evropian me kulturën klasike. Përmbajtjet sipas temave janë të sistemuara në gjashtë kapituj. Në kapitullin e parë Gjuhët klasike, janë përpunuar tema të ndryshme të lidhura me gjuhën e vjetër greke dhe gjuhën latine, përkatësisht me gjuhët nga kultura klasike. Këto gjuhë janë baza e terminologjisë profesionale në pothuajse të gjitha disiplinat shkencore, gjuhën e politikës dhe të arsimit. Fjalë latine dhe fjalë të vjetra greke në formë pak të ndryshuar shpesh janë të përfaqësuara edhe në fjalorin e përditshëm të gjuhëve evropiane. Përmbajtje të përfshira në kapitullin Literaturë ofrojnë njohje me format letrare që janë zhvilluar në kuadër të letërsisë helene dhe romake në bazat e të cilave më vonë janë ndërtuar letërsitë evropiane. Elementet dhe veçoritë themelore të mitologjisë helene dhe romake janë përpunuar në kapitullin Mitologji dhe besime. Përveç temave nga trashëgimia mitologjike e antikës, janë të pranishme edhe disa përmbajtje lidhur me jetën fetare të Helenëve dhe Romakëve, disa kulte dhe ceremoni fetare dhe ndikimi i tyre ne civilizimin evropian. Bazat e zhvillimit të jetës shoqërore dhe familjare në Evropë të themeluara në Heladën antike dhe Romë janë përpunuar në kapitullin Përditshmëria (jeta shoqërore dhe private). Përmbajtjet në kapitullin Trashëgimia antike në Maqedoni dëshmojnë për trashëgiminë kulturore me të cilën është e pasur Maqedonia dhe historinë e saj të pasur dhe të gjerë e thurur në rrënjët antike të kulturës evropiane. Për të kuptuar më lehtë përmbajtjet, në fund të çdo kapitulli ka fjalor në të cilin janë shpjeguar fjalët më pak të njohura dhe disa nocione profesionale. Përveç përmbajtjeve themelore të lidhura me tema të ndryshme nga kultura klasike, në këtë libër do të gjeni edhe përmbledhje me fjalë të urta latine të sistemuara në margjinat e faqeve.

6 Autorët


1

GJUHËT KLASIKE

1.1. PËR PREJARDHJEN E GJUHËVE

1. 1. (A) GRUPET DHE FAMILJET E GJUHËVE Sot në botë ekzistojnë mbi 6 mijë gjuhë e dialekte, ndërsa vetëm ne Evropë fliten 160 gjuhë të ndryshme. Shkencëtarët që merren me studimin e historisë dhe prejardhjes së gjuhëve përpiqen t’i sistemojnë (klasifikojnë) në grupe gjuhësh dhe familje gjuhësh. Ky klasifikim bëhet sipas veçorive dhe ngjashmërive të tyre, si dhe sipas paragjuhës prej të cilës janë krijuar (klasifikim gjenealogjik). Ekzistojnë katër grupe më të mëdha të gjuhëve: indoevropiane, uralo – altaike, semito – hamite dhe grupi i gjuhëve të Kaukazit.

NË KËT

Ë KAPIT

1.1. PËR PREJARDHJEN E GJUHËVE 1.1. (A) GRUPET DHE FAMILJET E GJUHËVE 1.1. (B) GREQISHTJA E VJETËR DHE LATINISHTJA 1.2. ALFABETET 1.3. TË SHKRUARIT 1.4. LATINIZMA, GREQIZMA, NDËRKOMBËTARIZMA 1.5. FJALË TË URTA, FRAZA DHE CITATE

Një ndër këto grupe të mëdha gjuhësore është edhe grupi i gjuhëve indoevropiane, i cili bashkon gjuhë të cilat i flasin për- qindja më e madhe e popullatës në botë, përkatësisht 47 për qind, ose 1.782 milionë njerëz. Në këtë grup të gjuhëve bëjnë pjesë gjuhët me prejardhje të përbashkët. Tekstet indoevropiane më të vjetra të ruajtura datojnë nga mesi mijëvjeçarit të dytë para erës sonë (rreth vitit 1500 p.e.s). Të gjitha gjuhët në këtë grup, sipas ngjashmërive më të përafërta, ndahen në më shumë familje gjuhësh: 1) Familja indo – iraniane (hindusiane, bengale, rome, sanskrite, persiane, avganistane, taxhikistane, kurde etj.); b) Familja baltike (lituane, letonike dhe e prusishtja e vjetër)

ULL

7

7

NOSCE TE IPSUM. NJIHE VETVETEN.


c) Familja e gjuhëve sllave (sllavishtja e vjetër, sllovene, ruse, ukrainase, bjelloruse, çeke, sllovake, polake, serbe, kroate, maqedonase, sllovene, bullgare); ç) Familja e gjuhëve italiane (latine, osko – umbrishte, falikishte, venete etj.); d) Familja e gjuhëve gjermanike (gjuha e vjetër gote, gjermane, angleze, suedeze, daneze, norvegjeze, holandeze etj.); e) Familja e gjuhëve kelte (irlandeze, skoceze, uellse); ë) Familja e gjuhëve romane (italiane, frënge, spanjolle, portugeze, rumune etj.). GJUHËT KELTE

GJUH

ËT IR

GJUHËT

PEMA GJUHËSORE E GJUHËVE INDOEVROPIANE

GJUH

E

NIKE

GJUHËT

GJERMA

UH

D T IN

ROMANE

GJ

E

IAN

U GJ

LTIKE

ËT BA

ANIAN

ËT

SLL

GJUHA MËMË (E PËRBASHKËT) INDOEUROPIANE

AV E

Në grupin e gjuhëve indoevropiane, si gjuhë të veçanta, bëjnë pjesë edhe gjuha greke, shqipe, armene dhe gjuhë të tjera. Domethënë, gjuhët klasike: gjuha e vjetër greke dhe gjuha latine , sikurse edhe gjuha maqedonase, shqipe, angleze ose gjuha gjermane, janë në një farefisni më të largët, dhe prej këtu, në to hasen fjalë të përbashkëta me kuptim të njëjtë ose të ngjashëm. P.sh. latinisht mater, greqishte e vjetër meter, maqedonisht majka, serbisht majka, sllovenisht mati, anglisht mother, gjermanisht mutter, shqip motër.

Pyetje Py P ye ettjje e

8

1. Numëro katër grupet më të mëdha të gjuhëve. 2. Në cilën familje të gjuhëve bën pjesë maqedonishtja, shqipja, turqishtja? 3. Cilat gjuhë quhen? 4. Cilit grup të gjuhëve i takojnë gjuhët klasike?

Aktivitete Ak A ktivi ttiivviite tette e  Ndahuni në disa grupe pune. Çdo grup le të përgatisë një prezantim (vizatim, kolazh, skicë të punuar në kompjuter etj.) me trung gjuhësor për një familje gjuhësore: shqipe, sllovene, gjermane, rumune etj.  Mendo dhe mundohu të gjesh fjalë të ngjashme me domethënie të njëjtë në gjuhën amë dhe në ndonjë gjuhë të huaj (angleze, gjermane etj.)  Çfarë përfundimi mund të nxjerrim nga kjo?

Hulumto Hulu Hu lu lumt umt mto o më tepër ttep epër ep për http://colfa.utsa.edu/ drinka/pie/ http://en.wikipedia. org/wiki/Indo-European_languages http://en.wikipedia. org/wiki/Romance_ languages


OMNIUM GRADIUM DIFFICILLIMUS EST PRIMUS

1.1. (B) GREQISHTJA E VJETËR DHE LATINISHTJA Në gjuhën e vjetër greke kanë folur dhe kanë shkruar Helenët e lashtë, banorët e Heladës, e cila është shtrirë në pjesën më jugore të Gadishullit Ballkanik, në bregdetin dhe në ishujt e Detit Egje. Kultura e tyre është quajtur kulturë helene. Gjuha e vjetër greke ka pasur histori të gjatë, rrënjët e së cilës mund të shkojnë deri më vitin 2000 p.e.s, e dokumentuar si gjuha më e vjetër evropiane. Në shkrimet më të vjetra paraqitet si gjuhë mikene greke . Në periudhën klasike të zhvillimit të kulturës (nga shekulli i gjashtë e deri në shekullin e katërt p.e.s.) gjuha e vjetër greke në të vërtetë paraqitet në formën e shumë dialekteve (joniane, atike,majolike, dorke, arkado-qipriote etj.). Nga dialekti atik është zhvilluar greqishtja e përbashkët (greqishtja e vjetër) më e thjeshtë (e ashtuquajtur kojne), ndërsa prej saj edhe greqishtja bizantine (greqishtja e mesme), e cila është folur deri në shekullin e pesëmbëdhjetë, si dhe greqishtja e re, të cilën edhe në ditët e sotme e flasin banorët e Greqisë fqinje. Në greqishten e vjetër janë shkruar veprat e shquara të letërsisë helene, si Iliada dhe Odiseja e Homerit, dramat e Euridipit, Ajhilit, Sofoklesë, fjalimet e Demostenit, aktet historike të Tukididit si dhe vepra të tjera poetike dhe në prozë që kanë shërbyer si model, kanë nxitur dhe inspiruar gjenerata e gjenerata autorësh të mëvonshëm të letërsisë evropiane. Gjuha latine e ka marrë këtë emër nga fisi Latin, që në antikë ka banuar në territorin e quajtur Latij, i cili ndodhet në pjesën e mesme të Gadishullit Apenin. Në këtë territor ka ekzistuar edhe qyteti i Romës, selia e Perandorisë së fuqishme Romake. Së këndejmi, kultura që ka filluar të zhvillohet këtu është quajtur kultura romake , ndërsa gjuha – latine.

NGA TË GJITHË HAPAT, I PARI ËSHTË MË I VËSHTIRI

HARTA E HELADËS

9


Si mbishkrim më i vjetër i zbuluar (shek. i shtatë p.e.s.) në gjuhën latine konsiderohet i ashtuquajturi Guri i zi, të cilin e quajnë edhe Guri i Romulit. Ai është gjetur në sheshin e Romës, në afërsi të portës Triumfale Septima Veri.

Mbishkrimet më të vjetra latine datojnë nga shekulli i shtatë deri në shekullin e gjashtë p.e.s. Me zgjerimin e pushtetit dhe shtetit romak në territore të reja, është zgjeruar dhe përhapur edhe përdorimi i gjuhës latine. Fillimisht në territorin e Italisë, pastaj edhe më gjerë, në provincat romake anekënd botës së njohur të atëhershme: në Hispani (Spanjën e sotme), Gali (Francën e sotme), Britani, Gjermani, Afrikën Verore, Ballkan dhe në Azinë e Vogël. Nga latinishtja popullore, e cila është folur në disa provinca romake më vonë janë zhvilluar gjuhët romake: italishtja, frëngjishtja, rumanishtja, spanjishtja, portugalishtja etj. Latinishtja klasike letrare është ruajtur në krijimtarinë e autorëve të mëdhenj të letërsisë romake, si në poezitë e Virgjilit, Ovidit, Katulit, në oratorinë e Ciceronit, historinë e Takit dhe Salustit etj.

HARTA E PERANDORISË ROMAKE NË SHEKULLIN E PARË PARA ERËS SONË

Pas shkatërrimit të shtetit romak, gjuha latine nuk ka vdekur, por edhe më tutje është përdorur në shtetet evropiane, në oborret e sundimtarëve, nëpër shkolla dhe universitete, si gjuhë e shkencës dhe e letërsisë edhe në mesjetë e deri në shekullin e tetëmbëdhjetë. Sot në gjuhën latine flitet dhe shkruhet në Vatikan, selinë e shenjtë të kishës katolike.

10 Për zhvillimin e gjuhëve klasike, greqishtes së vjetër dhe latinishtes, dëshmojnë dokumente të shumta të ruajtura, si: epigrafet (mbishkrime të shkruara në material të fortë, zakonisht në gur ose pllaka prej gline), papiruse dhe dorëshkrime të tjera, kopje të veprave letrare, fjalët e huazuara nga gjuhët e tjera dhe gjuhë bashkëkohore që rrjedhin dhe janë zhvilluar prej tyre. Gjuhët klasike, edhe pse sot në mënyrë aktive nuk fliten, kanë ndikuar fuqishëm mbi zhvillimin e gjuhëve më të reja pothuajse të të gjitha familjeve gjuhësore. Shkenca që merret me studimin e gjuhëve klasike dhe veprave letrare të shkruara në këto gjuhë quhet f lologji klasike.


TEMPORA MUTANTUR ET NOS MUTAMUR IN ILLIS.

Pyetje P Py yet etjje e 1. Prej kur ka filluar zhvillimi i pandërprerë i0 kulturës helene dhe gjuhës së vjetër greke? 2. Cilat gjuhë më të reja janë zhvilluar nga gjuha e vjetër latine? 3. Nga cili shekull janë zbuluar shkrimet më të vjetra në gjuhën latine? 4. Në cilin territor është përdorur gjuha latine? 5. Si quhet shkenca e cila merret me studimin e gjuhëve dhe e letërsisë klasike?

Aktivitete Ak A kttiivviitte ette e  Lexo diçka më tepër për kulturën helene dhe romake në librin e historisë ose kërko përmbajtje interesante në internet që do të t’i rekomandojë arsimtari.  Shpjego si kanë qenë të lidhura këto dy kultura dhe pse ndikimi i tyre në Evropë është aq i madh.

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më tepër tep epër ër Dimovski V., Çeshllarov, M., BuzallkovskaAleksova M., Xhukeska E. Liber latines I.Albi, Shkup,2002, f.17-22.

KOHËRAT NDRYSHOJNË, BASHKË ME TO NDRYSHOJMË EDHE NE.

http://www.crystalinks. com/greeklanguage. html http://www.omniglot. com/writing/greek.htm http://www.yleradio1. fi/nuntii/ http://www.omniglot. com/language/phrases/latin.php

11


1.2. ALFABETET AKTIVITETE PËRGATITORE:

Rikujtohu çfarë di për alfabetin cirilik. Kur dhe kush e ka përpiluar?

Që në kohën parahistorike te njerëzit është shfaqur nevoja që komunikimin nëpërmjet të folurit me gojë ta ruajnë, ta bëjnë më jetëgjatë, përkatësisht ta shkruajnë. Për këtë qëllim ka lindur nevoja të krijohet ndonjë sistem shenjash, alfabet ose “gjuhë e dukshme”. Pikërisht shpikja e alfabetit është zbulimi më i rëndësishëm që e ndan historinë nga parahistoria. Konsiderohet se alfabeti është shfaqur në të njëjtën kohë me format e para të shtetit të organizuar dhe institucionet kur është paraqitur domosdoshmëria të mbahet ndonjë lloj i evidencës së shkruar. Përpilimi i alfabetit ka mundësuar pjesëtarët e një bashkësie të caktuar të lënë dokument të shkruar për kulturën e tyre, mënyrën e jetesës dhe për ngjarje të rëndësishme. Këto dokumente shërbejnë si burime historike, prej të cilave nxjerrim informata për të kaluarën. Alfabeti është sistem shenjash grafike nëpërmjet të cilave shënohen elementet e gjuhës (fjalët, rrokjet, tingujt). Ky sistem quhet edhe graf (nga greqishtja e vjetër graphia - shkrim) dhe për shkak se çdo gjuhë ka sistemin e vet të shenjave, ekzistojnë edhe grafi të veçanta, përkatësisht alfabete. Nga përpilimi i alfabetit të parë deri në ditët e sotme, ai është përsosur dhe janë hartuar alfabete të reja. Gërmimet dhe zbulimet arkeologjike dëshmojnë se alfabeti më i vjetër është alfabeti pykor (kunjor) i përpiluar në Mesopotami, në Sumer rreth vitit 3100 para erës sonë.

Pllaka administrative me alfabet pykor sumer në të cilat është shënuar shitja e deleve. Janë gjetur në Mesopotami, në Sumer, ndërsa datojnë nga viti 1900 p.e.s. Ngjyra nga sipërfaqja është hequr.

12

Ekzistojnë lloje të ndryshme shkrimesh:  Shkrimi piktograf k ose vizatimor Shkrimet e para kanë qenë me anë vizatimesh ose shkrime piktografike (nga gr. e vj. pikto – vizatoj, pikturoj dhe graphia – shkrim). Ato kanë qenë primitive dhe janë përbërë nga vizatime ose piktura. Me një pikturë është dhënë një njoftim, informatë ose është përshkruar një situatë. Me këtë lloj shkrimi njerëzit janë shërbyer në rendin fisnor të stadit të zhvillimit, ndërsa janë ruajtur zakonisht në muret e shpellave. Hieroglifët egjiptianë janë shembull tipik për shkrimin piktografik. Ky shkrim paraqiste një sistem prej mbi 700 shenjash. Shenjat – vizatimet zakonisht kanë shënuar një send ose nocion: shtëpi, dru, njeri. Ka qenë e mundshme të jenë edhe të kombinuara, kështu që, p.sh., syri i vizatuar prej të cilit rrjedh lot shënon pikëllim dhe të qarë.


AMICUS VERUS AVIS RARA. MIKU I VËRTETË ËSHTË ZOG I RALLË.

PIKTOGRAME- SHENJAT E SHKRIMIT PIKTOGRAFIK

PLLAKA ME SHKRIMIN BABILONAS DHE EGJIPTIAN

HIEROGLIFET EGJIPTIANE

Shkrimi ideografik ose logografik Shkrimi ideografik (gr. e vj. idea – ide dhe graphia – shkrim) përfaqëson një lloj më të përsosur të shkrimit që ende ka ruajtur elemente të vizatimit. Me shkrimin ideografik me një shenjë (simbol) shënohet një ide, një send, dukuri ose veprim, por ato janë paraqitur në mënyrë më të thjeshtë, jo i gjithë sendi, por vetëm një karakteristikë e veçantë e saj. Këto alfabete përmbajnë më shumë shenja. Shkrime të këtilla janë alfabeti kinez dhe alfabeti me të cilin kanë shkruar Indianët amerikanë.

PROFECI E SHKRUAR NË ESHTËR ME LETËR KINEZE IDEOGRAFIKE

Alfabeti fonetik

Me alfabetin fonetik (nga gr. e vjetër phone – tingull, zë) me çdo shenjë shënohet nga një segment i gjuhës, që në vete nuk ka kuptim: ky mund të jetë rrokje (fonetike – rrokjesore) ose tingull (fonetike – tingullore). Te alfabetet rrokjesore një shenjë shënon një rrokje. Në alfabetet rrokjesore bëjnë pjesë: alfabeti pykor asiro – babilonas, alfabeti mikenik – alfabeti B linear, alfabeti japonez etj..

PLLAKË GLINE NGA KRETA ME MBISHKRIM NË ALFABETIN MIKENIK GREK

13

ALFABETI LINEAR B MIKENIK


Me alfabetin mikenik janë shërbyer pjesëtarët e kulturës krete – mikeniane, të cilët kanë folur greqishten mikene. Në alfabetet tingullore (fonetike) bëjnë pjesë: alfabeti fenikas, i vjetër grek, latin, cirilik... Fenikasit rreth vitit 1000 p.e.s. e kanë përpiluar alfabetin e parë tingullor, në të cilin me 20 shkronja i kanë shënuar bashkëtingëlloret. Helenët e kanë huazuar këtë sistem dhe e kanë përsosur, duke shtuar shenja edhe për zanoret. Drejtpërdrejt dhe nën ndikimin e qyteteve helene - kolonive në Jug të Italisë, alfabetin e njëjtë në shekullin e tetë p.e.s. e kanë marrë edhe Romakët dhe ia kanë përshtatur nevojave të gjuhës së tyre. Në periudhën antike banorët e Evropës Veriore nuk kanë pasur alfabet deri në ardhjen e Romakëve. Me pushtimet romake të Galisë, Britanisë, Hispanisë dhe Gjermanisë alfabeti latin është bërë alfabeti i parë dhe i vetëm që përdoret edhe sot në pjesën më të madhe të Evropës. Me alfabetin cirilik, nga ana tjetër, shkruan pjesa më e madhe e popujve që flasin ndonjë nga gjuhët sllave (maqedonisht, rusisht, bullgarisht, serbisht). Sipas emrave të shkronjave të para të alfabeteve të veçanLLOJE TË NDRYSHME ta fonetike, ato emërohen me nocionet: alfabet (alfa+beta) ALFABETESH – alfabeti grek, abeceda ( a+be+ce+de) – alfabeti latin ose azbuka (az+buki) – alfabeti cirilik, abëcë (a+bë+cë) – alfabeti i shqipes. Siç zhvillohen dhe ndryshohen gjuhët, ashtu ndryshohen dhe përsosen edhe alfabetet. Çdo alfabet ka fazat e tij të zhvillimit. Shkenca e cila merret studimin e historisë dhe të zhvillimit të alfabeteve të vjetra quhet paleograf (gr. e vjetër palaios – i vjetër, graphia – shkrim).

Pyetje P Py yet etjje e

14

1. Cili është alfabeti më i vjetër i njohur deri më tani? 2. Çfarë lloje të alfabeteve ekzistojnë? 3. Cili është alfabeti i parë fonetik? 4. Çfarë di për përpilimin e alfabetit cirilik?

Aktivitete A Ak kttiivviitete kti tete te te  Përpiqu një mendim ose njoftim të caktuar ta kumtosh, përkatësisht ta shprehësh me vizatime në vend se me fjalë.  Harto tabelë të bërë me dorë ose me kompjuter, në të cilën në mënyrë kronologjike do t’i paraqesësh llojet e ndryshme të alfabeteve duke filluar nga më i vjetri.  Krahaso llojet e ndryshme të alfabeteve fonetike. Shpjego çfarë mund të përfundohet për ngjashmëritë dhe dallimet e tyre?

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më http://www.ancientscripts.com/alphabet.html http://en.wikipedia.org/ wiki/Alphabet http://greece.mrdonn. org/alphabet.html http://en.wikipedia.org/ wiki/Latin_alphabet


AMINUS CERTUS IN RE INCERTA CERNITUR.

1.3. TË SHKRUARIT

MIKU I MIRË NJIHET NË DITË TË VËSHTIRA

Shpikja e alfabetit paraqet një kthesë jashtëzakonisht të rëndësishme në historinë e njerëzimit. Shkrimi është mjeti i vetëm nëpërmjet të cilit Helenët dhe Romakët e vjetër mund të na i kumtojnë informacionet për mënyrën e tyre të jetesës, për botëkuptimet, për besimet ose qëndrimet e tyre. Nga shpikja e alfabetit të parë janë shkruar shumë e shumë tekste: mbishkrime të gdhendura në gur, njoftime të përditshme private, letra, shkresa dhe dokumente zyrtare, urdhëresa, ligje, tekste profesionale dhe shkollore, fatura tregtare, vepra letrare. Të gjitha këto shkrime, tekste të llojeve të Cilësia dhe lloji i materialit në ndryshme, një kohë të gjatë, deri në zbulimin të cilin është shkruar e kanë e shtypshkronjës së Gutenbergut në shek. e kushtëzuar edhe formën e pesëmbëdhjetë, janë shkruar vetëm me dorë, dorëshkrimit, kështu që ai ka d.m.th. në formë të manuskriptit (nocioni vjen mundur të jetë: rrotullues nga fjala latine manu-scriptum = e shkruar me (rotulus) ose kodeks (codex). dorë, që përkon me fjalën tonë dorëshkrim) dhe lloje të ndryshme të materialeve. Si material për të shkruar fillimisht janë përdorur materiale natyrore dhe të papërpunuara, si gjethe drurësh ose lëvore drurësh. Në Indi dhe në Lindje është shkruar në fletë palme, ndërsa në Heladë dhe në Itali fletët e ullirit janë përdorur për votim. Pjesa e brendshme e lëvores së drurit është e butë, e lëmuar dhe e Tekstet e para me përmasa më të mëdha janë shkruar në ndritshme, e përpëlhurë dhe ato janë të ashtuquajturat libra pëlhure. Shkrishtatshme për të me janë zbuluar edhe në shirita pëlhure me të cilët Egjipshkruar dhe për tasit dhe Etruskët i kanë mbështjellë të vdekurit (mumiet). ta mbështjellë.

Pllakat prej dylli janë përdorur në Heladë dhe në Romë nga antike e hershme. Ato zakonisht kanë qenë pllaka druri të mbuluara me një shtresë dylli, por janë përpunuar edhe nga kocka e elefantit, nga metali deri sa edhe nga kristali. Mbi sipërfaqen e dyllit shkruhej me një shkop të hollë (stilus) nga metali, druri, kocka e elefantit dhe të ngjashme. Njëra anë e shkrueses ka qenë e mprehtë dhe ka shërbyer për skalitjen e shenjave në dyllë, ndërsa pjesa tjetër ka qenë e shtypur, në formën e një lopate të vogël, dhe me të është rrafshuar dylli që të mundësohet të shkruhet përsëri ose që të korrigjohen gabimet

15


gjatë shkrimit. Tabelat prej dylli kanë qenë të përbëra prej një, dy, tre ose më shumë pllakash. Tabelat e ngjitura janë quajtur kodeks. Nëse kodeksi ka qenë i përbërë prej dy pllakash është quajtur diptik, prej tri tabelash triptik etj. PLLAKA DYLLI

Konsiderohet se pas zbulimit të papirusit (papirus), si material për shkrim, realisht fillon historia e librit. Papirusi e ka marrë emrin sipas një lloji kallami moçalor prej të cilit është prodhuar me teknologji speciale. Ky material, me origjinë nga Egjipti, në kohën antike ka qenë bartësi i vërtetë i letërsisë klasike. Qendra kryesore për tregtimin e papirusit ishte qyteti i Aleksandrisë, për shkak se atje ishte mjaft e zhvilluar veprimtaria shkencore, filologjike dhe letrare, kështu që nevojat për materiale për shkrim aty ishin më të mëdha. Nga Aleksandria papirusi është eksportuar në të gjitha anët e botës së njohur të atëhershme. Dorëshkrimet në papirus kanë pasur formën e palosur rrotull, ndryshe janë quajtur edhe si volumenë, sipas fjalës latine e mbështjellë rrotull. Në to është shkruar me dru të mprehur kallami (calamus). Ngjyra për shkrim ka qenë e zezë, është prodhuar nga garazhi, rrëshira dhe uji. Në mesjetë lëngu për shkrim është prodhuar edhe në ngjyra të tjera (e verdhë, e gjelbër, e kuqe). Në Bizant ngjyra e kuqe për shkrim ka qenë e dedikuar për përdorim vetëm në oborrin mbretëror.

16

Por rrotullamat e papirusit lehtë kanë mundur të shkatërrohen, për shkak se materiali është i brishtë dhe i paqëndrueshëm. Dorëshkrimet e ruajtura në papirus zakonisht i kanë qëndruar kohës të mbrojtura nga rëra egjiptiane ose në kushte të ngjashme. Prandaj, papirusi dalëngadalë u zëvendësua me një material të ri më të qëndrueshëm për shkrim - pergamentin. Shkruesit në punëtoritë për shkrim, të cilët i kanë shumuar dorëshkrimet, prej shekullit të katërt kanë filluar në mënyrë sistematike t’i rishkruajnë, t’i bartin a kopjojnë tekstet nga papirusi në pergament, kështu që


PANEM ET CIRCENSES BUKË DHE LOJËRA

falë kësaj veprimtarie, nga shkatërrimi është ruajtur pjesa më e madhe e veprave letraret cilat e përbëjnë trashëgiminë kulturore dhe historike të antikitetit.

DORËSHKRIM NË PERGAMENT

PRODHIMI I PERGAMENTIT

Pergamenti është prodhuar nga lëkura e përpunuar e dhenve, Veçanërisht luksoze dhive, edhave ose viçave, ndërkanë qenë kodekset e sa emrin e ka marrë sipas qytetit shkruara e me bojë ari të vogël aziatik Pergam, ku më ose argjendi në pergasë shumti është prodhuar pergament të lyer në bojë të menti. Ai ishte më i qëndrueshëm kuqe të çelët .Kopertise papirusi, por edhe material më nat dhe faqet ka qenë e i shtrenjtë. Dorëshkrimet në permundshme të zbukurogament, të bashkuara si kodeks, hen me eshtra elefanti, tanimë e kanë marrë formën me fotografi reliefi, me e librit të cilin e përdorim edhe vizatime dhe lara në sot. Pergamenti zakonisht është lyer me purpur (ngjyrë të kuqe shkronjat e para ose në të ndezur), më rrallë me shafran skajet e faqeve. Këto (ngjyrë të verdhë) ose me ngjyrë ornamente ishin me të zezë. Për të shkruar janë përmotive bimore, shtazodorur pendë kallami ose pendla re apo gjeometrike. shpezësh, më rrallë penda metali ose brushë e hollë. Ngjyra për shkrim zakonisht është prodhuar me receta të ndryshme, ndërsa çdo skriptografi e ka ruajtur të fshehtë mënyrën e përpunimit të ngjyrës për të shkruar.

17


Letra është zbulim i Kinezëve. Dorëshkrimet më të vjetra në letër të ruajtura deri më tani janë të shekullit të katërt p.e.s. Në Evropë letrën e kanë sjellë Arabët në shekullin e nëntë në Spanjë.

LETËR E PUNUAR ME DORË

Lënda e parë për prodhimin e letrës po kështu është me origjinë bimore: kore e brendshme e drurit, liri, mani,kallami. Fijet bimore janë imtësuar në copëza të vogla dhe është bërë përzierje qulli, të cilës i është shtuar gips, xhelatinë dhe ngjitës. Nga kjo përzierje në mënyrë mekanike janë derdhur, shtypur dhe tharë blloqet e letrës, të cilat pastaj janë prerë në fletë më të vogla. Fletët e shkruara i kanë qepur ose ngjitur, ua kanë vënë kapakët dhe kështu kanë bërë libra. Për shkak të përparësive dhe çmimit të ulët, përdorimi i letrës shpejt është përhapur nëpër Evropë dhe letra është bërë materiali i vetëm për shkrim në Kontinentin e Vjetër. Pas zbulimit të shtypshkronjës, në "erën e Gutenbergut", shtypja e librave bëhej në një proces më të shpejtë dhe më të lirë, ndërsa libri përfundimisht e ka fituar pamjen që e ka edhe sot.

Pyetje P Py yet etjje e

18

1. Prej se varej forma e dorëshkrimit në të kaluarën? 2. Për cilat materiale të shkrimit janë përdorur lëndët e para me origjinë bimore? 3. Shpjegoje rëndësinë e zëvendësimit të papirusit me pergament?

Aktivitete A Ak kttiivviitete kti tete te te  Ndahuni në grupe nga disa nxënës. Gjatë kohës së orës ose në shtëpi çdo grup le të shkruajë tekst të caktuar në material të ndryshëm: fletë bime, lëvore druri, pëlhurë ose pllaka gline.  Përshkruaje procesin e prodhimit të kodeksit pergament.

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më http://en.wikipedia. org/wiki/Wax_tablet http://en.wikipedia. org/wiki/Papyrus


1.4. LATINIZMA, GREQIZMA, NDËRKOMBËTARIZMA

Gjuha latine dhe gjuha e vjetër greke kanë pasur ndikim të fuqishëm mbi zhvillimin e pothuajse të gjitha gjuhëve të sotme të Evropës, ndërsa fjalë me burim nga latinishtja dhe greqishtja gjenden në fondin leksikor (të gjitha fjalët që përdoren në një gjuhë) të çdo populli. Më të shpeshta janë në terminologjinë profesionale të disa fushave shkencore (në mjekësi, kimi, biologji etj.), por në përqindje të madhe hasen edhe në gjuhën letrare dhe në gjuhën e përditshme. Fjalët me prejardhje të huaj në një gjuhë quhen fjalë të huaja ose huazime, por sipas gjuhës nga e cila burojnë, emërohen si latinizma, greqizma, anglicizma, gjermanizma etj. Fjalët që kanë formë dhe kuptim të njëjtë ose të ngjashëm dhe janë të pranishme në shumicën e gjuhëve të sotme të Evropës, si në gjuhët sllave (përfshirë edhe maqedonishten), në anglishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, shqipen si dhe në gjuhë të tjera quhen ndërkombëtarizma (internacionalizma).

MALUS NULLUM SINE ALIQUO BONO. ASNJË E KEQE NUK ËSHTË PA DIÇKA TË MIRË.

19


Latinizmat janë fjalë me prejardhje latine shumë të shpeshta në familjen e gjuhëve romane, por edhe në familjen e gjuhëve gjermane. Në gjuhën maqedonase e shqipe gjithashtu ka shumë latinizma, që kanë hyrë veçmas në dekadat e fundit. Disa nga to i dëgjojmë, i lexojmë dhe i përdorim për çdo ditë: republikë (shtet), delegacion (grup njerëzisht të përzgjedhur të dërguar), dokument (dëshmi me shkrim, certifikatë), ministër (shërbyes), ekspert (me përvojë, i aftë), artist (artist), pozitë (pozitë), kredi (besim), privat (personal), popullor (i popullit, i dashur në popull). Disa latinizma mund të zëvendësohen me fjalë përkatëse anase, si p.sh. me fjalë sllave ose shqipe: fjala transformohet – mund të zëvendësohet me shndërrohet, preferoj parapëlqej, observim ose monitorim me mbikëqyrje, evoluim me vlerësim etj. Por, disa fjalë të tjera, thjesht, aq shumë janë mishëruar në gjuhën tonë, sa vështirë se mund t’ua gjejmë zëvendësimin: emision, republikë, media, projekt, financoj, propagandoj. Greqizmat në gjuhën maqedonase dhe shqipe janë të përfaqësuara në përqindje më të vogël sesa latinizmat, por gjithashtu përdoren për çdo ditë. Emrat e disa shkencave si dhe nocioneve profesionale, janë trashëguar dhe huazuar nga greqishtja e vjetër: bibliotekë, teatër, muzikë, kozmos, poezi, poet, fizikë, biologji, astrologji, gjeometri, matematikë, gramatikë, filozofi, etikë, retorikë, por edhe sferë, fenomen, meteor dhe shumë fjalë të tjera. Ndërkombëtarizmat (internacionalizma) janë fjalë “ndërkombëtare”, përkatësisht fjalë të cilat përdoren në fjalësin e shumë gjuhëve me kuptim të njëjtë, por zakonisht edhe ato burojnë nga gjuha latine ose nga gjuha e vjetër greke: maq. tradicija, shq. traditë, ang. Tradition, gjerm. Tradition, nga emri latin traditio, që do të thotë traditë; maq. popullaren, shq. popullor, ang. Popular, gjerm. Popular, frën. Populaire, nga mbiemri latin popularis, që do të thotë popullor. Ja disa shembuj interesant për sende moderne, emrat e të cilave janë “huazuar” nga gjuhët klasike: kompjuter në përkthimin e fjalëpërfjalshëm e do të thotë bashkëmendimtar, ai i cili mendon së bashku me ne, automobil – makinë që lëviz vetë, mikroskop – aparat për të parë grimcat më të imta, opservatori – objekt për vështrim, hulumtim etj.

Aktivitete A Ak ktivi ttiivviite tette e

20

 Mundohu të gjesh fjalë ndërkombëtare në gjuhën amë dhe në gjuhët e huaja që i flet. Arsyetoje pse përdoren në atë gjuhë, duke e shfrytëzuar diturinë tënde për prejardhjen e gjuhëve.  Në librin e biologjisë gjej termet profesionale me prejardhje latine dhe greke dhe harto një fjalor të vogël të latinizmave dhe greqizmave.  Në cilindo tekst të ndonjë gazete ditore ose javore shëno fjalët që mendon se janë latinizma, pastaj, me ndihmën e fjalorit ose të prindërve apo arsimtarit, përpiqu t’i zëvendësosh me fjalë burimore të gjuhës tënde..

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më Dimovska V., “ Latinizmat në gjuhën e mediave në Maqedoni”, në: Antika dhe shkenca e kultura evropiane. Shkup, 2009.


NULLA REGULA SINE EXCEPTIONE

1.5. FJALË TË URTA, FRAZA DHE CITATE

NË ÇDO RREGULL KA PËRJASHTIM

Një pjesë tejet e njohur dhe gjurmëlënëse e trashëgimisë së kulturës klasike në kulturën e përgjithshme të Evropës, gjithsesi, janë edhe fjalët e urta të shumta, frazat (shprehjet) dhe citatet, të cilat për çdo ditë përdoren në situata të caktuara. Ato zakonisht e reflektojnë intelektin kolektiv, frymën dhe përvojën e popujve të vjetër ose mençurinë dhe urtinë e shquar të individëve të veçantë. Fjala e urtë/ urtia popullore (proverbi) është një lloj shprehjeje që ka strukturë të fjalisë dhe jep ndonjë njoftim ose ndonjë porosi me vlerë të përgjithshme. Ajo nuk ka autor, përkatësisht ka autorësi kolektive – ndonjë popull, bashkësi (p.sh.: themi proverb latin, proverb kinez, proverb maqedonas) dhe ajo i takon folklorit përkatës. Një numër i caktuar i fjalëve të urta latine kanë urti përkatëse në folklorin maqedonas, por edhe në kulturat e popujve të tjerë. P.sh.: Tempus vulnera sanat (Koha shëron plagët) përgjigjet në fjalën e urtë: Koha shëron çdo gjë. Domus propria, domuz optima! (Shtëpia jote është shtëpia më e mirë) përkon me fjalën e urtë angleze Home, sweet home! (Shtëpi, e ëmbla shtëpi!). Fjalët e urta latine dhe të greqishtes së vjetër zakonisht përmbajnë porosi morale ose mësime me të vërteta universale, mesazhe patriotike, por edhe urti shpirtërore për marrëdhënie dhe situata të përditshme njerëzore. Nëpër ferra - deri te yjet! (Per aspra ad astra!) Për të ndjerit vetëm mirë. (De mortuis, nihil nisi bene.) Ku e kam mirë, atje e kam atdheun. (Ubi bene, ibi patria.) Frazat ngërthejnë lloje të ndryshme shprehjesh, sintagma që përbëhen nga më shumë se dy fjalë. Frazat në gjuhën latine ose në gjuhën e vjetër greke kryesisht janë shprehje të ngurosura që përdoren shpesh dhe që janë bërë pjesë përbërëse e gjuhës jo vetëm e elitës intelektuale, por edhe në fjalorin e përditshëm të cilësdo gjuhë evropiane. Ja disa shembuj: Shprehja Persona non grata përdoret për të emërtuar një individ të padëshirueshëm në një vend, ndërsa tekstualisht përkthehet si person i padëshiruar.

21


Lapsus calami d.m.th. gabim në shkrim, ndërsa lapsus linguae – gabim në të folurit. Vis maior d.m.th. fuqi e lartë, diçka mbi të cilën nuk mund të ndikojmë. Lege artis d.m.th. pa të meta, në mënyrë të përkryer, ashtu siç duhet,në përkthimin e fjalëpërfjalshëm sipas ligjit të aftësisë. Disa prej tyre fillimisht kanë qenë pjesë e terminologjisë juridike, për shkak se i kanë takuar të drejtës romake (sistemit juridik më të vjetër në botë), por më vonë kanë zënë vend edhe në ligjërimin e përditshëm. P.sh. de iure – sipas të drejtës, sipas ligjit; korpus delikti – provë për kundërvajtje. Citatet (thëniet) janë pjesë të shkurtra të nxjerra fjalë për fjalë nga vepra, tekste, fjalime, deklarata të personave të njohur në histori, shkrimtarë, poetë, shkencëtarë që edhe nëse shkëputen jashtë kontekstit autentik, kanë domethënie të drejtpërdrejtë ose të tërthortë (kuptim figurativ) dhe përcjellin ndonjë porosi. Për disa prej tyre, për shkak të përdorimit të shpeshtë dhe domethënies universale, mendohet se janë fjalë të urta ose proverba, përkatësisht humben gjurmët e autorit të tyre. Nga citatet e personave të njohur të historisë së kulturës romake dhe helene shumë shpesh përdoren , p.sh.: Historia është mësuese e jetës. (Historia est magjistra vitae.) Ky mendim në të vërtetë është pjesë e një fjalie më të gjatë të veprave të Ciceronit, orator i njohur romak, qeveritar dhe avokat.

22

Zari u hodh. (Alea iacta est.) Kjo fjali e vogël shpeshherë përdoret në momentin e marrjes së ndonjë vendimi të rëndësishëm, ndërsa i pari e ka thënë prijësi i njohur i ushtrisë romake, Cezari, kur vendosi me ushtrinë e tij ta kalojë lumin Rubikon dhe të niset në pushtimin e Galisë. Erdha, pashë, fitova. (Veni, vidi, vici.) Kështu Cezari e ka njoftuar Senatin romak për fitoren luftarake në Farnak.

Çdo gjë rrjedh, çdo gjë ndryshohet. Ky është mendim i filozofit Heraklit, ndërsa në greqishten e vjetër thuhet : Panta rei.


CONDICIO SINE QUA NON.

Disa citate nga autorë helenë ose persona historikë janë bërë shumë më të njohur në përkthimin në gjuhën latine:

KUSHT PA TË CILIN NUK MUNDET.

Çdo gjë që është imja, e mbaj me vete. (Omnia mea mecum porto). Kjo frazë i përshkruhet dijetarit Bijant nga Priena, i cili duke ikur nga ushtarët e armikut, nuk ka marrë asgjë me vete, duke konsideruar se dijetari gjithë pasurinë e ka me vete.

Miku im është Platoni, por mikja ime më e madhe është e vërteta. (Amicus Plato, sed magis amica veritas). Këto janë fjalët e filozofit të madh Aristotelit, i cili ka qenë nxënës i Platonit. Këtu do të përmendim edhe disa shkurtesa, të cilat i përdorim pothuajse çdo ditë, ndoshta pa e ditur prej nga e kanë origjinën dhe çdo të thonë burimisht. Shkurtesa P.S. (post scriptum) d.m.th. passhkrim, shtesë nën të shkruarën; M.P. (manu propria) – me dorën e vet, doravetë; N.B. (nota bene) – shiko mirë, kij kujdes; a.m. (ante meridiem) dhe p.m. (post meridiem) në anglishten përdoren për të treguar kohën gjatë ditës, paradite dhe pasdite. Hartimi i fjalorëve me sentenca latine dhe greke të përzgjedhura ka traditë të gjatë, nga koha antike e deri më tani. Popullariteti i tyre i madh me siguri ka të bëjë me faktin se porositë që i japin janë aktuale edhe për botën moderne, tërheqëse edhe për lexuesin e sotëm. Ata nuk janë ndonjë e kaluar e varrosur por fjalë e gjallë ku pulson gjenialiteti i Evropës.

Fjalët e urta dhe citatet përdoren shpesh në formën origjinale, por edhe të përkthyera. Shumica e njerëzve që asnjëherë nuk e kanë mësuar as latinishten, as greqishten e vjetër dinë përmendësh shumë fjalë të urta dhe citate në gjuhën origjinale në të cilën janë krijuar. Frazat, nga ana tjetër, përdoren vetëm në formën origjinale, për shkak se të përkthyera do ta humbnin origjinalitetin dhe forcën shprehëse. Praktikë është ato të quhen me një emër, sentenca (sententiae), nocion që emërton gjykim të mençur, urti, fjali me domethënie universale.

23


Aktivitete A Ak ktitivi vitte ete te  Në klasë çdo javë zgjidhni nga një fjalë të urtë latine ose citat, bisedoni për domethënien dhe porosinë që ka dhe shpalleni si fjalën e urtë të javës. Mund edhe ta shënoni dhe vendosni në ndonjë vend të dukshëm në klasë.  Përse në mjedise kulturore të ndryshme paraqiten fjalë të urta me domethënie të njëjtë ose të ngjashme?

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më Mendime të shkurta të shkëlqyeshme. Përzgjedhje dhe përkthim nga gjuha latine L. Basotova, Tri, Shkup, 2003. Veljanovska, K.(2006) Shprehjet frazeologjike në gjuhën maqedonase. Kumanovë. Thesari maqedonas (f. 43-46). http://www.pinteric.com/proloc.html http.//latin-phrases.co.uk/quotes/ http.//latinlanguagephrases.com/

24

oj ë me m j e ist të bë R s LO rupoj, ë ka ën A g – q llën gjuh ranJ F t j ko gjike anafi për es, f i u a m z s s c lo kri nh kla nea hjen, hken jetë s e ër nam gje jard i – s dërm p i r r o rë pre logj – n ëto m, i pa n m o i u i l , r f - p kur diu s etë ktua t r me etue raf zbu r vë ca sm ptog nt – urua or, i për e e kri am zbuk urim jalë n b f i or r – k – rm, i tua tent – te encë au cion shk no rë në mi


2

LETËRSI

NË KËT

Ë KAPIT

ULL

2.1 EPIKA 2.2 LIRIKA 2.3 DRAMATIKA 2.4 ORATORIA

Letërsia e prodhuar në gjuhën e vjetër greke dhe në latinisht në periudhën antike quhet letërsi antike . Sipas gjuhës që janë shkruar veprat e letërsisë artistike, kjo letërsi më tutje mund të ndahet në letërsi helene (e shkruar në greqishten e vjetër) dhe letërsi romake (e shkruar në gjuhën latine). Këto dy letërsi, si dhe kulturat të cilave u takojnë, kulturës helene dhe romake, ndërmjet vete janë ngushtë të lidhura dhe paraqesin një tërësi. Letërsia helene është më e vjetër, në kuadrin e së cilës janë shfaqur dhe zhvilluar forma të ndryshme letrare, që në rrjedhën e kohës janë përsosur në letërsinë romake.

AKTIVITETE PËRGATITORE: Nga lënda e gjuhës amtare përsërit përmbajtjet mësimore: Hyrje në art dhe Klasif kimi i letërsisë

Gjinitë letrare: epika, lirika dhe dramatika, në të cilat zakonisht ndahet letërsia artistike, janë paraqitur dhe zhvilluar që në letërsinë antike. Përveç këtyre formave në vargje, letërsitë evropiane nga kultura klasike i kanë trashëguar edhe llojet themelore të krijimeve në prozë: oratori (gojëtari), historiogra f , literatura f lozof ke, prozë artistike. Disa nga këto forma (historiografia, literatura filozofike) sipas ndarjes së sotme nuk bëjnë pjesë në letërsi, por në antikë ato kanë qenë pjesë e artit të fjalës. Si edhe letërsitë e tjera të lashta (indiane, kineze, hebraike), ashtu edhe letërsia antike (greke dhe romake) shquhet me krijimtari të pasur gojore. Dëshmi për këtë aktivitet të krijimtarisë së gjatë, anonime, kolektive është trashëgimia mitologjike e ruajtur në letërsinë artistike, të shkruar nga autorë të caktuar, ku gjejmë themelet e letërsive evropiane.

25

25 TESTIS UNUS TESTIS NULLUS. NJË DËSHMITAR ËSHTË SI ASNJË DËSHMITAR.


Krijimtaria popullore e hershme, kolektive, popullore është dalluar me dukuri sinkretike, përkatësisht forma të përziera që ngërthejnë shumë lloje të artit. Kjo veçori është përcjellë e ruajtur në letërsinë helene deri në periudhën helene (shek. e katërt p.e.s.), ndërsa në atë romake pothuajse nuk haset. Format epike, lirike dhe dramatike në letërsinë helene kanë qenë pjesë e pandashme e muzikës, ndërsa disa prej tyre (lirika e korit dhe drama) ka qenë e domosdoshme të përcillen edhe me vallëzim. Letërsia, si dhe format e tjera të artit, në antikë ka qenë ngushtë e lidhur me të gjitha format e jetës publike. Në dallim të kohës sonë, letërsia artistike në antikë ka qenë një formë e komunikimit publik. Nga njëra anë, përpilimi i një vepre letrare artistike (vjershë epike, dramë, predikim, himn, odë fitimtare) ka qenë përmbushje e një detyre të caktuar shoqërore të rëndësishme. Ndërsa, nga ana tjetër, veprat letrare gjatë gjithë antikës shumë më tepër janë dëgjuar, ose parë, në vende publike, sesa janë lexuar në ndonjë hapësirë private. Librat në antikë kanë qenë të rralla dhe të shtrenjta, prandaj edhe të paarritshme për përdorim më të gjerë. Zakonisht janë shkruar në papirus dhe janë shumuar me rishkrim (kopjim). Ekzemplarë të rrallë të ndonjë vepre mund të kishin vetëm ata që profesionalisht janë marrë me letërsi: poetët, filozofët, oratorët. Kështu ka qenë në Heladë, ndërsa në Romë vetëm në kohën e Perandorisë libri ishte gjë luksoze e qytetarëve të pasur. Kodeks luksoz nga shek. i Për shkak të konsumimit të tetëmbëdhjetë në mbështjellëmaterialit në të cilat shkruheshin se lëkure dhe me kopsa metalibrat në antikë, ekzistenca e li. Përmban fragmente nga veshumë veprave letrare i është prat e Virgjilit në gjuhën latine. lënë rastësisë. Prej këtu del një karakteristikë e rëndësishme e letërsisë antike: fragmentimi i saj, joplotësia. Ka shumë vepra letrare të shkruara në antikë, nga të cilat janë ruajtur vetëm pjesë të tyre,

Faqja e fundit e papiruseve të zbuluara në vitet e pesëdhjeta të shek. njëzet në Egjipt. Këto papiruse janë të fundit të shekullit të tretë ose fillimit të shekullit të katërt të erës sonë dhe deri më tani janë papiruset më të vjetra të ruajtura që përmbajnë një tekst antik. Në to është shkruar një komedi, I ngrysuri nga Menandari (gjysma e dytë e shek. të katërt p.e.s), që para këtij zbulimi të rëndësishëm ka qenë fare e panjohur. Teksti është shkruar me alfabetin grek, ndërsa dy fjalët e fundit e shënojnë emrin e autorit dhe dramës: “I NGYSURI” I MENANDAR-it.

26


AMNO DOMINI. (A.D)

ndërsa disa prej tyre i njohim vetëm titujt e ruajtur në ndonjë burim tjetër antik ose në ndonjë burim tjetër të mëvonshëm. Për disa autorë antikë kemi vetëm pak të dhëna. Prandaj studimi i letërsisë antike mund të jetë një punë hulumtuese interesante dhe emocionuese, gjurmimi i dorëshkrimeve dhe veprave të humbura. Zbulime të këtilla të mahnitëse bëhen edhe në kohërat e sotme. Ta përmendim si shembull të freskët përpushjen nga harresa të një numri të madh të dorëshkrimeve të dramave të Menandar-it.

Pyetje P Py yet etjje e 1. Cila gjini letrare janë paraqitur dhe janë zhvilluar në antikë? 2. Si janë ruajtur veprat e letërsisë antike?

VIT I ZOTIT (VERË E ZOTIT)

Aktivitete A Ak ktitivviitte ete te  Vizitoni bibliotekën e qytetit dhe njoftohuni me fondin e librave, përkthimet e veprave të autorëve antikë.

27


2.1. EPIKA Në kuadër të popullores, krijimtarisë gojore, ka filluar procesi i veçimit të llojeve të ndryshme letrare, nga të cilat më vonë u zhvilluan gjinitë e ndryshme letrare. Epika është gjinia më e vjetër letrare që shumë herët i ka zhvilluar tiparet e saj. Ajo pothuajse në të gjitha letërsitë është shumë e afërt me mitin. I kuptuar si shfaqje letrare, miti i takon traditës letrare gojore. Ai paraqet një formë letrare që është krijuar dhe transmetuar në formën gojore, duke ndryshuar dhe rregulluar përmbajtjen. Epi e merr tregimin nga miti si përmbajtje themelore dhe e organizon në një vepër të plotë artistike. Përpos përmbajtjes, ai nga miti e ka trashëguar edhe rrëfimin. Rrëf mi është karakteristikë themelore e epikës, që e dallon nga gjinitë e tjera letrare.

Kaliopa, njëra nga nëntë muzat, së cilës zakonisht i janë drejtuar poetët epikë në fillim të epit.

28

Në bazë të titullit, Iliada të kujton epin për Ilionin, përkatësisht Trojën. Por, në këtë ep nuk flitet as për historinë e qytetit Ilion, as nuk shpjegohet lufta e Trojës me të gjitha ndodhitë e saj. Këngëtari popullor në epin e tij prej rreth 16.000 vargjesh rrëfen për ngjarjet të cilat, sipas gojëdhënës, kanë ndodhur në pesëdhjetë ditët e vitit të dhjetë të rrethimit të Trojës nga Ahajët. Këto ngjarje në një tërësi i bashkon motivacioni themelor i Iliadës i përmendur në fillim, në vargun e parë. Ky është mllefi i Akilit, i cili ndizet në fillim të epit, i shkaktuar nga Agamemnoni, dhe i cili shuhet në fund gjatë takimit me Priamin, babanë e Hektorit. Së këndejmi, ky ep më tepër është këngë për heroin kryesor të Trojës, dhe sipas kësaj shumë njerëz konsiderojnë se titulli i saktë është dashur të jetë Akileida.

Rrëfimi si procedurë e njoftimit letrar të një përmbajtjeje bazohet në disa elemente: 1 Një ose disangjarje që rrëfehen. Kjo e përbën fabulën, përkatësisht përmbajtjen e epit. Ajo mund të rrëfehet në mënyrë kronologjike, sipas radhës së ngjarjeve (Iliada), ose në mënyrë të “ përmbysur”, fillimisht ajo që sipas kronologjisë së ngjarjeve ka ndodhur më vonë (Odiseja). 2 Rrëfyes. Kur autori identifikohet me rrëfyesin e epit, atë e bën nga pozita e një personazhi i cili nga brenda e rrëfen tregimin, si dëshmitar i ngjarjes, ose, si ndonjë person i cili për atë ngjarje ka kuptuar nga ndonjë tjetër dhe atë e ritregon.


SINE IRA ET STUDIO.

3 Personazhe.Në ep personazhet janë bartës të ngjarjeve që rrëfehen. Atyre iu kushtohet vëmendje e posaçme dhe iu lihet hapësirë e madhe letrare për prezantimin, përshkrimin dhe lidhjen e fuqishme me ngjarjet.

Letërsitë evropiane kanë trashëguar disa karakteristika të teknikës së artit epik të rrëfimit që janë zhvilluar në epikën antike. Veçoria më e shprehur është invokacioni, përkatësisht poeti në fillim të epit i drejtohet zotërave ose muzave. Në këtë fjalim paralajmërohet tema kryesore ose motivi themelor i përmbajtjes së epit.

PA MLLEF DHE PA PËRKËDHELI

Tetida ia dorëzon armën Akilit (Iliada kënga e 19-të). Armatimi është një nga temat tipike të epit heroik dhe është pjesë e betejave luftarake. Arma është një element shumë i rëndësishëm identifikues dhe pasqyrues i heroit epik, sot do të kishim thënë "kartë personale ose letër identifikimi" e heroit epik.

Mllefin, perëndeshë, zbraze në Akilin, djalin e Peleut, Mllefin e shkretë që u ka shkaktuar Ahajëve dhembje të panumërta (Homeri, Iliada 1-2. Përktheu: Mihaill D. Petrushevski) Mashkullin këndoma, Muzë, të urtin, që më ka bredhur shumë që kur e ka rrëzuar qytetin e shenjtë të Trojës. (Homeri, Odiseja 1-2. Përktheu: Mihaill D. Petrushevski) Këndoj për shpatën dhe mashkullin që i pari nga bregu i Trojës i ndjekur nga fati në Itali arriti, bregun vullkanik. (Virgjili, Eneida 1-2. Përktheu: Ljubinka Basotova) Fantazma më ndjek të këndoj për transformimin e disa trupave në forma të reja; kësaj trajte jepini shpirt. (Ovidi, Metamorfoza 1-2. Përkthim: Ljubinka Basotova) Veçori tjetër e tregimit epik është retardimi ose ndalimi i përkohshëm i tregimit. Kjo arrihet me futjen e episodeve (tregime të shkurta që kanë të bëjnë me ngjarjet të cilat kanë ndodhur para atyre në rrëfimin kryesor) ose me digresione (përshkrime të gjata të një personazhi ose sendi).

Akili në dyluftim me Hektorin (Iliada, kënga e 22-të ). Kur në betejë të ashpër ka humbur jetën Patrokli, i vrarë nga Hektori, Akili e ka drejtuar mllefin e tij nga Agamemnoni drejt Hektorit dhe është kthyer në betejë që të hakmerret për vrasjen e mikut të vet.

29


Në letërsinë antike epi është paraqitur si këngë me formë karakteristike metrike të vargut, të ashtuquajtur metër heroik. Kompozicioni i këtillë në varg është ruajtur gjatë gjithë periudhës antike.

HOMERI

Homeri, ose siç është quajtur në kohën e antikës, thjesht Poeti, është autor me të cilin fillon historia e gjatë e letërsisë antike, ndërsa kjo do të thotë edhe e letërsisë evropiane. Biografia e tij përbëhet më shumë me tregime që i përkasin mitologjisë, sesa nga të dhëna historike të konfirmuara. Por, ajo e cila pa dyshim lidhet me emrin e tij janë epet Iliada dhe Odiseja. Sipas njohurive të deritashme, veprat u shkruan në shekullin e gjashtë p.e.s., por ato janë krijuar shumë më herët, ndoshta qysh në shekullin e tetë p.e.s. dhe që atëherë janë bartur gojarisht brez pas brezi. Të dy epet, sipas kompozicionit unik dhe të rregulluar për mrekulli, na bëjnë me dije se ato i ka shkruar dora e një autori. Megjithatë, në rrëfim ka elemente të shumta që janë veçori e epikës popullore. Kjo e përcakton Homerin si shembëllyes letrar i traditës më të vjetër gojore epike.

Mburoja e Akilit (rikonstruktim i kohës së re). Episodi në të cilin në hollësira shpjegohet si Hefajsti me kërkesën e Tetidës farkon armë të re për Akilin (Iliada, kënga e 18-të) është shembull për retardacionin, vonesën e përkohshme të narracionit epik. Përshkrimi i figurative të mburojës së Akilit paraqet një lloj largimi të ikonografisë së epit dhe njoftimi i përmbajtjeve të tjera të lidhura me aktivitete nga jeta e përditshme paqësore.

30

Odiseja e verbon ciklopin Polifem dhe me mashtrim arrin të dalë nga shpella e tij (Odiseja, kënga e 9-të). Ky episod është një nga ngjarjet e shumta që Odiseja i tregon në darkën e shtruar nga mbreti Alkinoj. Odiseja e tregon bredhjen e tij dhjetëvjeçare në rrugën drejt vendlindjes Itakë pas përfundimit të luftës së Trojës. Këto ndodhi janë pjesë e rrëfimit epik të Odisesë (këngët 9-12), që është shembull i epit aventurist. Në bazë të kësaj tradite më vonë janë zhvilluar edhe forma të tjera letrare në letërsinë evropiane, ndërsa trashëgimtar i tij i përafërt është romani aventurist.


CUIVIS DOLORI REMEDIUM EST TEMPUS.

Telemaku dhe Penelopa. Këto dy personazhe janë njëlloj të pranishëm dhe të rëndësishëm në Odise si edhe kryepersonazhi Odiseja. Në të vërtetë, epi fillon me këto personazhe, me bashkëshorten e brengosur dhe djalin e brengosur të heroit i cili njëzet vjet të plota mungon nga Itaka. Dinakëria është veçori tipike letrare për personazhet femra të letërsisë helene. I lidhur me Helenën ai e tregon mashtrimin e saj me të cilin prolongohet përgjigjja të cilën prej saj e presin personat që e kërkojnë dorën e saj. Ajo ka premtuar se zgjidhjen do ta shpallë atëherë kur do të thurë mbulesën e vjehrrit Laert. Për ta zvarritur këtë ngjarje, me shpresë se Odiseja prapë do të kthehet, ajo ditën thur, natën shthur.

Hesiodi është autor i epeve Teogonija si dhe Vepra dhe ditë. Konsiderohet si bashkëkohës i Homerit, por krahasuar me të, për Hesiodin ka më shumë të dhëna biografike në veprat e tij. Ai ka shkruar epin Teogonija ku përshkruan lindjen e perëndive. Epi Vepra dhe ditë bën pjesë në të ashtuquajturën epikë didaktike. Ai është i përbërë nga këshilla të ndryshme që kanë të bëjnë me punët e bujqësisë, si dhe me aktivitete të lidhura me ditë të caktuara të vitit.

KOHA ËSHTË ILAÇ PËR ÇDO DHEMBJE.

HESIODI

31 VIRGJILI

KALI I TROJËS

PATROKLI DHE AKILI


Virgjili, sipas shembullit të Homerit, e ka përpiluar epin heroik Eneida. Sipas ngjarjeve që tregohen në këtë ep, pjesa e parë i ngjan Odisesë, për shkak se e përshkruan udhëtimin e heroit Ajnej nga Troja e shkatërruar deri në Gadishullin e Italisë. Ndërsa pjesa e dytë, i ngjan Iliadës, sepse përshkruhen luftërat e trojanëve me fiset italike autoktone. Ky ep, i shkruar në kohën e perandorit August, ka pasur detyrë të caktuar të lidhë themelimin e Romës me traditën kulturore helene.

Ovidi e ka shkruar epin mitologjik Metamorfoza (Transformime). Në një tërësi të gjatë narrative prej pothuajse 12.000 vargjesh ai ka bashkuar shumë mite, në të cilat tregohet për ndonjë transformim të një qenie në një tjetër, zakonisht shndërrimin e njeriut në ndonjë kafshë ose bimë.

Pyetje P Py yet etjje e 1. Si lidhet epika me mitin? 2. Cilat janë elementet themelore të narracionit? 3. Cilat veçori të epikës antike i ka trashëguar më vonë letërsia evropiane?

32

Aktivitete A Ak kttiivviitte ete te  Krahaso ndonjë hero të epeve antike me Kralin Marko ose Gjergj Elez Alinë e këngëve popullore epike!  Krahasoi shembujt e dhënë të ivokacionit nga epet antike dhe veço elementet për çdo njërën prej tyre!  Në oborrin e shkollës ose gjatë vizitës së ndonjë lokaliteti antik përpiquni të lexoni në vend publik pjesë nga veprat e poetëve epikë antikë të përkthyera në maqedonisht, shqip, serbisht ose turqisht, ashtu siç është praktikuar në antikitet.


DICTUM FACTUM E THËNË E BËRË.

2.2. LIRIKA Lirika rrënjët e saj i ka në poezinë popullore, anonime, gojore. Veçori e rëndësishme e lirikës helene është lidhja e saj me muzikën dhe me vallëzimin. Poezitë lirike janë recituar ose kënduar të përcjella me ndonjë instrument muzikor, ndërsa disa prej tyre janë përcjellë edhe me vallëzim. Emri lirikë të përkujton lirën, si instrument muzikor që në antikë zakonisht ka përcjellë ndonjë poezi lirike. Për ndërlidhjen burimore të muzikës me lirikën dëshmojnë dy veçori të njohura të kësaj forme artistike. Njëra është forma në vargje, ndërsa tjetra është bukurtingëllimi. Poezia i shfrytëzon mundësitë stilistike të tingujve të gjuhës që të shprehë ndonjë ndjenjë ose mendim.

Orfeu është poet mitik, djalë i muzës Kaliopa. Nga Apoloni e ka fituar lirën me të cilën ka qenë i aftë të prodhojë tinguj të atillë magjikë që kanë pasur aftësi të magjepsin njerëz, të zbusin kafshë të egra dhe të lëvizin nga vendi shkëmbinj dhe drunj.

Në zhvillimin e formave lirike në antikë janë ndarë qartas dy Ditirambi është këngë korale e lloje të lirikës, ajo lirikë korale gëzueshme e plot gjallëri, (këngë e interpretuar nga kori) që sipas gjithë gjasash këndohej dhe lirikë monodie (këngë e nga kori i femrave në Greqinë e interpretuar nga një zë). Është Vjetër për nder të Dionisit, perëne mundshme edhe një ndarje disë së rrushit e të verës. Kjo tjetër e lirikës sipas mënyrës së këngë këndohej me ecuri të zainterpretimit, përkatësisht nëse konshme: e fillonte vetëm një zë, poezia recitohet ose këndohet. ndërsa kori e shoqëronte me reLlojet lirike që janë kënduar me fren ose me disa pasthirrma. përcjellje të ndonjë instrumenti muzikor, njohjen me emrin e përbashkët melikë, janë karakteristike për letërsinë helene (greke), por jo edhe për letërsinë romake. Lirika korale është lloji më i vjetër lirik që është paraqitur dhe zhvilluar në antikë. Këto këngë i ka kënduar kori nën shoqërimin e ndonjë instrumenti muzikor dhe varësisht nga natyra, horeutët ose kanë vallëzuar ose kanë lëvizur në rreth. Këngët zakonore kanë qenë pjesë e të gjitha solemniteteve të rëndësishme për jetën e bashkësisë: si doket fetare, kremtime të fituesit, dasma, varrime, ahengje, punë bujqësore.

33


Alkaj dhe Sapfa janë përfaqësues të ashtuquajturës melikë lezbike, lirikë autoriale që është kënduar në ishullin Lezbos. Dashuria, miqësia, bukuria trupore dhe kënaqësitë shqisore janë tema më të shpeshta të kësaj lirike. Alkaj për Sapfonë I pastër floku i zi, e ëmbla Sapfa Dua të të pëshpëris, por turpi më pengon. Sapfo për Alkaj Të kesh synim mirë të thuash ti, As goja nuk do të thotë fjalë të turpshme, As shikim të turpshëm nuk do të ulësh, Fjalë sipas drejtësisë dhe nderit do të them. (rikëndoi Elena Koleva)

34

Sipas përmbajtjes dhe sipas dedikimit, këngët korale kryesisht mund të ndahen në dy lloje: këngë zakonore dhe këngë hyjnizuese. Në grupin e parë bëjnë pjesë: himni (këngë solemne për nder të ndonjë perëndie ose njeriu të shquar), pajan (kushtuar Apolonit dhe Artemidës), ditiramb (për nder të perëndisë Dionis), ndërsa në të dytën bëjnë pjesë këngët: trenos (mallëngjyese), epinikija (fitimtare), epitalamija (dasmore), Pendari (shek. i pestë p.e.s.) skalion (gostie). është një nga autorët që ka shkruar epiniki. Këngët Fituesit e garave atletike në Heladë e tij janë ruajtur në katër janë kremtuar me një lloj të veçantë të përmbledhje të titulluara këngëve korale të quajtura epiniki. sipas lojërave që është Këto këngë i ka kënduar kori pas korrë fitorja: Olimpike, Pitike, kthimit të fituesit në vendlindje, ose Nemejke dhe Odat Istmike. gjatë kohës së procedimit kur fituesi shkonte drejt tempullit ku fituesi ia ka dedikuar kurorën fitimtare perëndisë ose para portave të shtëpisë së tij apo në gostinë e organizuar për nder të tij. Këto këngë kanë radhitje të përhershme të përmbajtjeve me të cilat kremtohet fitorja. Pjesa e parë i është dedikuar garës ku është korrë fitorja, kushtet dhe rrethanat e fitores, pastaj fituesit, prejardhjes dhe fisit të tij. Në


FORTUNAE FILIUS. FËMIJË I FATIT

pjesën e dytë, pjesën e mesme e poezisë, rrëfehet një tregim mitik ose një varg tregimesh që lidhen me prejardhjen hyjnore të fitimtarit, me rrënjët mitike të qytetit ose me perëndinë që themeloi lojërat në të cilat ka fituar kremtuesi. Në pjesën e tretë lavdërohet fitues, që shpeshherë shoqërohet me këshilla dhe inkurajime. Katuli është përfaqësues i elegjisë romake të dashurisë e cila ka pasur ndikim të madh në lirikën evropiane në të gjitha fazat e zhvillimit të saj. Në lirikën helene edhe atëherë janë shprehur ndjenjat, ato janë paraqitur si ide, si përmbajtje të përgjithësuara, ndërsa në lirikën romake ndjenja që shprehet është personale, e përjetuar, me përvojë, konkrete. Së këndejmi, në këto këngë hasen edhe emra të grave me të cilat kanë qenë në dashuri. Çdo poet ka nga një domina cordis-in e vet (pronaren e zemrës). Klodinë e vet në jetën reale Katuli në poezitë e quan Lezbija.

Ovidi ka përpiluar një përmbledhje me poezi lirike e quajtur Letra. Këto poezi në esencë janë letra dashurie të shpikura nga heronjtë mitologjikë për të dashurat e tyre. Ndër letrat lirike të dashurisë më të bukura është ajo të cilën Penelopa ia ka shkruar Odisesë në mungesë të tij.

Pyetje P Py yet etjje e 1. Cilat veti të lirikës dalin nga lidhja e saj me muzikën? 2. Si mund të ndahet lirika? 3. Cili është dallimi themelor ndërmjet lirikës helene dhe romake?

Aktivitete A Ak kttiivviite tette e  Punoni poster me temë:” Muzika në antikë”. Gjeni informacione për instrumentet me të cilat është bërë muzikë në antikë. Mundohuni të gjeni edhe fotografi të këtyre instrumenteve.

Në përgjithësi, lirika helene tregon lidhje më të madhe me kultin dhe zakonet, ndërsa ajo romake është shumë më larg nga rrënjët dhe është shprehur si e desakralizuar dhe e individualizuar.

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më http://homoecumenicus.com/ioannidis_ music_ancient_greeks.htm

35


2.3. DRAMATIKA Drama është gjinia e tretë letrare e cila është paraqitur dhe zhvilluar në antikë, pas epit dhe lirikës. Njëkohësisht, ajo është edhe forma letrare më e komplikuar, për shkak se në vete bashkon elemente edhe nga gjini të tjera letrare (epika, lirika), por edhe nga artet e tjera (muzika, vallëzimi). Emri i kësaj gjinie letrare ka të bëjë me veçorinë e saj më të rëndësishme, veprimin. Teksti dramaturgjik nëpërmjet personave të cilët veprojnë shfaqin ndonjë ngjarje. Kjo ngjarje nuk shpjegohet, siç bëhet kjo në ep, por shfaqet në tekstet dramaturgjike, ose në skenë, nëse drama shfaqet në teatër. Ajshili është tragjediografi më i vjetër evropian prej të cilit në tërësi janë ruajtur shtatë drama. Në dramat e tij dominojnë partitë e korit, që sugjeron në lashtësi dhe afërsi me fillimet e kësaj gjinie letrare. Personazhet dramaturgjike janë të paktë dhe në skenë shumë shpesh janë në dialog me korin, përkatësisht me udhëheqësin e korit.

Drama helene është e përbërë nga dy lloj të tekstesh, dialog dhe poezi që në mënyrë reciproke ndryshohen dhe përsëriten disa herë në kuadër të një drame. Dialogu dhe fjalimet e gjata në tekstet e dramave i interpretojnë personazhet dramaturgjike, ndërsa në skenë aktorët. Pjesët lirike në dramë i realizon kori.

Fillimet e dramës janë të lidhura me një lloj të poezive korale. Së këndejmi, roli i korit në krahasim me atë të personazheve dramaturgjike është më i madh në dramat më të vjetra. Me kalimin e zhvillimit të kësaj gjinie ngadalë është zvogëluar roli i korit dhe në dramën romake ai nuk haset fare.

36

Prometheu i pranguar është një nga tragjeditë e ruajtura të Ajshilit. në fillim të dramës Vllasti i drejtohet Hefajstit: në tokë të rrafshët larg mbërritëm, Në Skitija në shkretëtirë pa njerëz. kujtoji urdhrat, ej Hefajst, që babi të porositi ta lidhësh në pranga keqbërësin në shkëmbinj të rrëpirë të lartë me lidhëse të forta në pranga që nuk thyhen, që sjelljen tënde, zjarrin të ndritshëm krijues, e ka vjedhur, dhënë të vdekurve, për urrejtje të këtillë ai duhet dënim zoti të shijojë. (përktheu Mihail D. Petrushevski)


SIN VENIA VERBO!

Perëndia Apolon e pastron Orestin nga zemërimi i vrasjes së nënës si hakmarrje për babanë e vrarë. Këto përmbajtje janë drama të përpunuara në trilogjinë Orestia. Ajo është trilogjia e vetme e ruajtur (tërësi prej tri tragjedish me përmbajtje të njëjtë) në letërsinë evropiane. E përbërë nga tri tragjedi: Agamemnon, Sakrifikim mbi varrezë dhe Evmenidi.

LE T‛JU FALET E THËNA (MOS MË KAPNI PËR FJALE.)

Në literaturën antike janë zhvilluar dy llojet themelore të dramës, tragjedia dhe komedia. Sipas interpretimit më popullor, në tragjedi ndodhin ngjarje tragjike, që do të thotë të pikëlluese, ndërsa në komedi diçka qesharake. Në esencë, ky është një sqarim shumë i saktë. Duhet vetëm të shtohet se edhe njëra edhe tjetra ndodhin për shkak të ndonjë gabimi, ndërsa konteksti është ai i cili e udhëzon realizimin e ndryshëm ose rezultatin përfundimtar nga ky gabim. Në tragjedi gabimi do të thotë çrregullim i rendit natyror ose institucional të themeluar. Dhuna e këtillë mbi rendin dënohet me vuajtjet tragjike të personazhit kryesor të dramës ose me vdekje. Në komedi gabimi shkakton humor me atë që ai është një lloj ekzagjerimi ose zhvendosje, shtrembërim i ndonjë ngjarje ose dukurie. Sofokliu, sipas vlerësimit të Aristoteli, është tragjediograf i përkryer. Tragjeditë e tij duhet të merren si shembull sesi duhet të shkruhet një dramë e mirë. Me siguri për shkak të rekomandimit të këtillë, tragjeditë e tij Edipi Tiran dhe Antigona janë me të vërtetë dramat antike më të popullarizuara në traditën e literaturës evropiane. Ndër të tjerat, tërheqshmëria e tyre është rezultat i marrëdhënieve të barazuara ndërmjet elementeve dramatike, rëndësia e barabartë e korit dhe e personazheve dramatikë në veprim si dhe baraspesha ndërmjet sferës hyjnore dhe asaj njerëzore.

Drama si formë letrare është paraqitur dhe zhvilluar si pjesë e ceremonive fetare (dokeve), të cilat janë zhvilluar për nder të perëndisë Dionis. Sipas Aristotelit, tragjedia është krijuar nga ditirambi, këngët të cilat i ka kënduar kori si pjesë e ceremonive fetare për nder të Dionisit. Komedia, nga ana tjetër, është zhvilluar nga këngët që i ka kënduar komosi, vargan i hareshëm dedikuara kultit të Dionisit i cili e ka rrethuar qytetin duke kënduar këngë tallëse (shpotitëse).

37


Euripidi është më i riu nga tre tragjediografët helenë. Prej tij janë ruajtur 17 tragjedi dhe dy drama satirike. Në historinë e letërsive evropiane është i njohur si autor i tragjedisë Medea. Në dramat e tij roli i korit është bërë pothuajse e parëndësishme. Në to ka shumë personazhe dramaturgjike dhe dialog të zjarrtë. Sipas traditës, ai edhe më tutje e përdor gradën mitologjike, por për të njoftuar përmbajtje nga jeta intime e njerëzve.

Shfaqjet dramaturgjike në Heladë janë mbajtur në kohë dhe vend të caktuar. Ato kanë qenë pjesë e kultit të Dionisit dhe janë mbajtur në solemnitete me të cilat është kremtuar ndonjë perëndi dhe në vende të cilat i janë dedikuar atij. Festa të këtilla kanë qenë Dioniset e Mëdha (Qytetare) dhe Lenejët. Së këndejmi, teksti i dramave është hartuar për shkak të shfaqjes dramatike e cila ka qenë pjesë e nderimit të Dionisit.

Aristofani ka qenë bashkëkohës i Euridipit (gjysma e dytë e shek. të pestë p.e.s.) dhe në komeditë e tij shpesh është hasur ky tragjediograf si personazh dramaturgjik. Aristofani ka shkruar romane në të cilat në mënyrë komike ka përpunuar përmbajtje dhe ngjarje nga jeta aktuale e qytetit. Komedi të shumta (Paqe, Lisistrata, Aharnjani, Kalorësi, Gratë në kuvendin popullor) ua ka dedikuar paqes ku ka ftuar në skenë ata të cilët kanë vendosur për luftën e gjatë të Peloponisë.

38

Shfaqjet teatrale të komedive të Aristofanit kanë qenë të pasura nga aspekti figurativ. Sipas kërkesave të tekstit, anëtarët e korit të dramave të tij janë veshur si zogj, bletë, bretkosa, re. Kostumet e këtilla janë një element arkaik i dramës të lidhura me fillimet e saj, i cili është kultivuar edhe në komedinë e e mëvonshme helene.


DIVIDE ET IMPERA. PËRÇAJ E SUNDO.

Shfaqjet teatrore ishin ngjarje e rëndësishme në jetën publike dhe detyrë nderi e atyre qytetarëve të cilët i kanë organizuar dhe që kanë marrë pjesë në to. Shfaqjet janë mbajtur në kuadër të garave dramaturgjike,në kategori të veçantë për tragjedi dhe komedi. Sipas rregullave, kanë garuar autorët, tre tragjediografë dhe pesë komediografë. Komeditë janë realizuar të gjitha në një ditë, ndërsa tragjeditë brenda tre ditëve, gjatë së cilave çdo tragjediograf është prezantuar me një tetralogji në një ditë. Tetralogjia ka qenë e përbërë nga katër drama ( tre tragjedi të lidhura në mënyrë tematike dhe një dramë satirike).

P Py Pyetje ye ettjje e 1. Çfarë do të thotë emri i kësaj gjinie letrare, dramë? 2. Nga cilat pjesë i përbëhet teksti dramaturgjik? 3. Cilat janë llojet themelore të dramës?

Plauti dhe Terenti janë komediografë që e kanë regjistruar dramën romake nëpër shekuj. Ata nuk kanë hartuar drama romake autentike, por i kanë përpunuar komeditë helene, sidomos dramat e Menandarit dhe autorëve të tjerë të periudhës helene. Këto drama kanë prekur tema nga jeta e përditshme dhe private, kanë pasur fabul të komplikuar dhe të koklavitur dhe personazhe të shumtë të tipizuar në lidhje me gjininë, moshën, profesionin (djem, pleq, vajza, të adhuruar, ushtarë, robër, parazitë, kuzhinierë).

Aktivitete A Ak kttiivviite tette e  Përpiquni të shfaqni pjesë të ndonjë drame antike me përkthim!

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më Në kapitujt: 3. Mitologjia dhe besimet; 4. Art; 5. Jeta e përditshme.

39


2.4. ORATORI Në letërsinë antike, përveç gjinive që përbëhen në varg (ose forma të poezisë), u paraqitën dhe u zhvilluan gjinitë letrare në prozë. Përpos letërsisë filozofike dhe historiografisë, mes këtyre bën pjesë edhe oratoria.

Oratoria bëhet mjet i rëndësishëm në komunikimin shoqëror në qytetet e Heladës, veçanërisht në ato me qeverisje demokratike, në pjesën e dytë të shekullit të pestë. Perikleu ishte i njohur si orator i shkathtë. Dëshmi për këtë aftësi të tij gjejmë tek Tukitidi (2.34-46), i cili na përcjell një fjalim ceremonial mbi një varr.

Ligjëratat (ose fjalimet) janë tekste prozaike që shprehin aftësi për fjalime publike. Kjo aftësi ka për qëllim që t’i bindë dëgjuesit në diçka që e përcakton rasti në të cilin mbahet fjalimi. Varësisht nga rasti, caktohej lloji i fjalimit dhe detyra e tij.

Praktika e gojëtarisë kishte rol të veçantë në shekullin e pestë p.e.s. kur Athina bënte politikë të jashtme aktive me Maqedoninë. Për gjendjet dhe ndodhitë nga kjo periudhë ka shumë të dhëna të rëndësishme në fjalimet e ruajtura të Demostenit dhe të Lisisë

40 Ka tri lloje fjalimesh, Më të vjetrat dhe më të përhapurat (në antikë, por edhe sot) janë ato politike, gjegjësisht fjalimet këshillëdhënëse, që mbahen në Kuvend, Senat ose para Ushtrisë. Në këto fjalime, ligjëruesi i nxit të pranishmit të bëjnë ose të pranojnë diçka për çfarë është vlefshme ose i largon nga diçka që do t’i bindë se është e dëmshme.


VENI, VIDI, VICI

Lloj tjetër i fjalimit janë ato gjyqësore, gjatë së cilës oratori duhet t’i bindë ata që gjykojnë se ndonjë akt i kryer është i drejtë ose i padrejtë, që të mund ta arrijë qëllimin e fjalimit, dikë të akuzojë ose të mbrojë.

Kultura evropiane me oratorinë dhe sistemin e ndërlikuar të retorikës fillimisht u njoftua nëpërmjet veprës së Ciceronit. Ky shtetas aktiv dhe filozof i frytshëm, retorik dhe orator, la një pasuri të madhe të fjalimeve nga të tri llojet. Edhe sot oratoria në botë mësohet sipas standardeve dhe shembujve që i vendosi Ciceroni.

ERDHA, PASHË, FITOVA

Lloji i tretë i fjalimeve janë solemnitetet që organizohen me rastin e gjërave të mira, të tubimeve ose ngjarjeve publike të rëndësishme. Së këndejmi, përmbajtjet e këtyre fjalimeve mund të jenë të ndryshme, por në thelb qëllimi i tyre është të lavdërojnë ose të qortojnë, duke bindur se diçka është e turpshme apo e ndershme. Oratoria si praktikë u paraqit spontanisht, për shkak të nevojës së fjalimit publik. Për këto forma të hershme gjejmë dëshmi në letërsi, në ep, në dramë në lirikë. Madje, ka dhe forma të caktuara lirike, siç është elegjia, e cila sipas strukturës dhe përmbajtjes së saj paraqet forma primare të fjalimeve këshillëdhënëse. Në elegjitë të Kalinit dhe Tirteit nxiten qytetarët, veçanërisht të rinjtë, të qëndrojnë në mbrojtje atdheut që është në rrezik. Soloni në këngët e tija i këshillon të largohen bashkëqytetarët e tij Athinas nga paligjshmëria dhe veprimtaria e padrejtë.

Pyetje P Py yet etjje e 1. Çfarë lloj i letërsisë është oratoria? 2. Çfarë lloje predikimesh ka?

Retorika si teori e oratorisë së pari ishte pjesë e filozofisë. Fillimet e saja njihen tek sofistët, dhe për themelues i saj konsiderohet Gorga. Retorika i përpunon mjetet e llojllojshme në bindje dhe i definon llojet e ndryshme të oratorisë, detyrat e oratorit dhe pjesët e fjalimit.

41


strun i , e or ësim m – ë, tike një z dak ë i n d im LOR tive di - kënd A k J F je ono ndim uptim hin içka m k ë d t i ë e d ë n lo k – lirikë ë i përfs hen – tra m - veti or që o s ë t o i likë ushtë, q ë kënd latrad entizë plotë, p gmene m q m e re ë ng fra frag k është ë të to këng oqërim, nga m ë r u a ë h s m ur që n e përb vetë krelim – i lidh ë , t r e h a a ës darje tivja, së. i bashku des n e j p ek – te, cion idualizim sia, kol ales rit, të etik a r u k t n u ë p si ku ë ndiv nga tër i individ r i t ë i t h s – s ta im ngu nikim shtë s njërë i, theks – shkrim ë u h ë m s q o f m k ve – ajo hë veçi diogra unit e ko e tar i j marr logjike rjedhën shkrim g i r a r k t o r sh ive kron jtim me ë e dorë r gjed ograf – a r t ë, u a m edi toris në p ks – for të shtyp ohesh a m r o o k e it jt e ive lik kod e botim rje, i dre ngim, med – teoria imit pub me o k s r l e i s ikë fja mit o im – th alesë, p indje etor tësia e b r k e d o th sia –n inv shka hkathtë dim nesë r a t s o re dhe r. rëfim im, v lu ë s anul cion – r rgim të fo shte a a l , r r r – u a t n e n u ëef esio osja digr d - pjes je, vend o epis ni – lind o teog dive n perë

42


3

MITOLOGJIA DHE BESIMET

NË KËT

Ë KAPIT

ULL

3.1. MITOLOGJIA 3.2. KULTET DHE DOKET FETARE 3.3. PRIFTËRINJTË DHE PREDIKIMET 3.4. MISTERET

Miti, sipas kuptimit të emrit , është, para së gjithash, rrëf m, ajo që rrëfehet, tregohet, ritregohet. Miti është anonim, është pjesë e folklorit, e krijimtarisë gojore.. Struktura dhe përmbajtja e tij në komunikimin gojor janë të papërqendrueshme, ato me secilin rrëfim ndryshohen. Dëshmi për këtë ndryshim të mitit janë variantet e shumta të një rrëfimi që i hasim në letërsinë e shkruar, qoftë si shkrim i traditës gojore ose si material letrar i ndonjë teksti të autorit. Tërësia e miteve që e përbëjnë traditën rrëfyese gojore të një kulture, quhet mitologji. Me këtë term njëkohësisht shënohet edhe disiplina që për lëndë të vetë të hulumtimit shkencor e ka mitin si dukuri kulturore. Mitologjia si shumësi e tregimeve është e ndërlikuar dhe ka një sistem të koklavitur. Njëra nga veprimet për rregullimin e kësaj materie të shumtë dhe të shumëllojshme është grupimi i miteve sipas përmbajtjeve, gjegjësisht temave që trajtohen në to. Andaj, mitet, kryesisht ndahen në: Kozmogonike, ato në të cilat rrëfehet për krijimin e kozmosit, të botës.

43

43 DUO SI FACIUNT IDEM, NON EST IDEM. KUR DY VETA BËJNË NJËSOJ, AJO NUK ËSHTË NJËSOJ.


AKTIVITETE PËRGATITORE:

Përpiqu të gjesh ndonjë enciklopedi, atlas, përmbledhje të miteve nga kultura të ndryshme. Ndaji emrat e mitologjive të ndryshme. Përkujtohu në disa mite që i njeh. Ritregoje përmbajtjen e tyre.

Teogonike, për krijimin (ose lindjen e perëndive). Esatologjike, që rrëfejnë për fundin a shkatërrimin e botës. Kultore, ato që e sqarojnë predikimin e ndonjë kulti, kryerjen e disa dokeve fetare, kremtimin, mbajtjen e ceremonive. Lunare, solare, astrale, mitet për krijimin e trupave qiellorë. Vegjetative, që flasin për ndryshimet që ndodhin në natyrë dhe ndryshimin e stinëve.

POSEJDONI

ZEUSI

Pyet Py etjje e Pyetje 1. Si përkufizohet (definohet) miti sipas domethënies së emrit të tij? 2. Në cilën traditë letrare bëjnë pjesë mitet? 3. Si ndahen mitet sipas përmbajtjes së tyre?

44

HADI


AB IMMO PECTORE

3.1. MITOLOGJIA

NGA FUNDI I ZEMRËS (I SHPIRTIT)

Mitologjia helene dhe romake janë pasqyrim i drejtpërdrejtë i artit dhe i letërsisë antike. Së këndejmi, ato janë elemente që dëshmojnë praninë e kulturës klasike në rrënjët e civilizimit evropian. Këto përmbajtje në shumë sfera e formësojnë mendimin dhe krijimtarinë evropiane. në bazë të tyre janë krijuar shumë kryevepra arti me ndikim. Ky raport i gjallë ndaj trashëgimisë mitologjike antike i mban mitet helene dhe romake gjithnjë të pranishme në shtresat më të thella të kulturës evropiane që në lashtësi e deri më sot.

Burimi themelor i mitologjisë helene është letërsia helene , e cila është përpunuar nëgjini dhe zhanre të ndryshme letrare ashtu që është ruajtur material tejet i madh mitologjik. Për shkak se në fillimin e letërsisë helene qëndrojnë veprat e Homerit dhe Hesiodit, besohej se pikërisht ata i krijuan tregimet për perënditë dhe heronjtë, për shkak se ata i shpikën, i dhanë emra dhe i përshkruan personazhet. Më vonë, disa poetë, si Pindari dhe Euripidi, dhe pothuajse të gjithë filozofët, duke filluar nga Ksenofoni, ashpër i kritikuan këta autorë dhe ua zinin për të madhe që perëndit i paraqitnin shumë të ngjashëm me njerëzit.

Sipas kosmogonisë të Hesiodit (Teogonia, 116-125) Bota (Kosmos) u krijua nga Kaosi (Zbrazëtirë e hapur). Menjëherë pastaj u krijua zemërgjera Gaja (Toka) dhe Tartari i errët (Hapësira e thellë në brendi të tokës), dhe më i hijshmi ndërmjet perëndive Erosi . Nga Kaosi gjithashtu u lindën Erebi (Errësira) dhe Niksa e zezë (Nata), ndërsa nga këta u krijuan Hemera (Dita) dhe Ajter (Ajri kozmik).

45 Gaja e lindi Uranin (Qiellin) si të barabartë me vetë atë, Malet, strehim i pëlqyer i Nimfave dhe Pontit ( Deti). Nga martesa e shenjtë e Uranit me Gajën lindën Ciklopët (sy rrumbullakë), Hekatonhejrët (me njëqind duar), ashtu dhe Titanët dhe Titanet.


Sot e dimë se mitologjia helene nuk është e krijuar nga Homeri dhe nga Hesiodi, por është e trashëguar nga një traditë kolektive letrare e fetare e gjatë dhe e komplikuar. Homeri dhe Hesiodi janë vetëm autorët e parë që nga kjo trashëgimi mitologjike krijuan vepra artistike autoriale.

Titanët, Titanet dhe pasardhësit e tyre marrin pjesë në rregullimin e Botës. Ata rëndom janë personifikime të disa proceseve të natyrës. Të tillë janë: Oqeani dhe vajzat e tij Okeanide, pastaj Eoja (Agimi), Heliosi (Dielli) dhe Selena (Hëna), Astra (Yjor) dhe nga ai yjet dhe erërat.

Mitologjia helene është e përbërë nga lloje të ndryshme të miteve: kosmogonike, teogonike, kultore. Ka mite të veçanta për të bëmat heroike të ndonjë trimi, si ato për Tesein, për Persein, për Herakleun. Disa mite janë të lidhura rreth ndonjë vepre të përbashkët, siç është lundrimi i Argonautëve ose gjuetia e derrit të egër Kaledonik.

Disa mite që nga antika ishin të bashkuar në tërësi më të madhe mitologjike i quajtur Ciklos mitologjik (rreth). Në mitologjinë helene më të njohurit ciklos të tillë janë ai i Trojës, që i bashkon mitet e lidhur me luftën e Trojës dhe Tebanit, që përbëjnë mitet për familjet e shquara të këtij qyteti.

46

Pas Titanomahisë (lufta me Titanët) bijtë e Kronosit me short e ndanë qeverisjen e Botës. Zeusi e fitoi sundimin e qiellit, Posejdoni të detit, ndërsa Hadesi të nëntokës.

Një nga Titanët është dhe Kronosi që u martua me Titanen Reja dhe nga kjo bashkëshortësi lindën: Hestia, Demetra, Hera, Hadesi, Posejdoni dhe Zeusi. Me këtë fillon teogonia, lindja e perëndive në mitologjinë helene.


AUDIATUR ET ALTERA PARS.

Në mitologjinë helene nuk ka tregim të plotë dhe të qartë për krijimin e njerëzve. Sipas një gojëdhëne, Prometeu e bëri njeriun nga glina, ndërsa Atena i dha shpirt dhe e gjallëroi. Por, më e përhapur se kjo ishte shpjegimi mitologjik se njerëzit thjesht janë “të vetëmbirë nga Zeusi u martua me Herën, por ai toka” (autokton), njëlloj siç vetë shkonte edhe me shumë perëndesha mbijnë bimët ose si krijohen dhe gra të vdekshme. Prandaj, kafshët. Ky interpretim njihet në kishte shumë trashëgimtarë. Mes ato mite në të cilat prejardhja e dymbëdhjetë perëndive të Olimpit, fëmijët e tij janë: Hefesti dhe Aresi, themeluesit të ndonjë fisi nuk që i kishte me Herën, Apollonin dhe lidhet me ndonjë perëndi, por ai Artemisën, i kishte me Leton, Hermesin është autokton (Pellazg, Argos, nga Maja, Afërditën nga Diona dhe Kekrops). Atena e lindur nga koka e tij. Shumë përmbajtje të mitologjisë helene mund të hetohen dhe në mitologjinë romake. Kjo më shumë vërehet te perënditë dhe heronjtë të cilët i mbajtën funksionet e njëjta, por i ndërruan emrat. Shembull për këtë me dymbëdhjetë perënditë e Olimpit që dublerë të tyre në familjen romake të perëndive. Nga përmbajtjet helene në mitologjinë romake më të përhapura janë ato që kanë të bëjnë me luftën e Trojës, për shkak të trojanit Ajnej, që romakët e konsideronin si paraardhës të tyre.

TË DËGJOHET EDHE PALA TJETËR

Përveç perëndive në mitologjinë romake hasen dhe të ashtuquajturit gjeni, të personifikuara në perëndi si qenie të mbinatyrshme, me formë të padefinuar por me funksione të qarta. Ata ishin perëndi mbrojtëse të lidhur me hapësira të ndryshme, private dhe publike, si dhe me ndodhi të ndryshme të rëndësishme nga jeta e individëve ose e shtetit. Penatët ishin mbrojtës të zjarrit shtëpiak dhe të mirëqenies së shtetit. Larët ishin mbrojtës të tokës pjellore, të udhëkryqeve, dhe veçanërisht të respektuar ishin larët familjarë. Manët ishin mbrojtës të shpirtrave të të vdekurve.

Pyetje P Py yet etjje e 1. Si janë paraqitur perënditë në veprat e Homerit dhe të Hesiodit? 2. Çfarë lloje mitesh hasen në mitologjinë helene? 3. Çfarë është ciklosi (rrethi) mitologjik?

Aktivitete A Ak ktitivi vite tete te  Bëj trung gjenealogjik të ndonjë personazhi mitologjik (të Tecejit, Persej-it, Edip-it, Jason-it)!  Krahasoji përmbajtjet nga ndonjë mit me ato nga ndonjë përrallë popullore!  Gjeji motivet e përbashkëta ose vetitë e ngjashme të personazheve që hasen!

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më R.Greus, Mitet greke. Tabernakul, Shkup, 2005 Hesiod, Teogonia Ovidij, Metamorfoza http:www.theoi.com

47


PERËNDITË HELENE DHE DUBLERËT E TYRE ROMAKË

48

ZEUSI

JUPITERI

HERA

JUNONA

HESTIA

VESTA

POSEJDON

NEPTUN

DEMETRA

KERERA

ARTEMISA

DIJANA

APOLLON

APOLLON

ARES

MARS

HERMES

MERKUR

AFËRDITA

VENERA

HEFAUSTI

VULLKANI

ATENA

MINERVA


AUDACES FORTUNA IUVAT.

3.2. KULTE DHE CEREMONI FETARE

FATI U NDIHMON GUXIMTARËVE

Helenët dhe romakët antikë besonin se jeta e tyre mbiu me prani të vazhdueshme të disa fuqive mbinatyrore që përgjithësisht i quanin perëndi, por, varësisht nga roli dhe rrethanat ata fitonin dhe emërtime të tjera, më të sakta. Së këndejmi, ata zhvilluan një jetë të llojllojshme dhe të pasur fetare, të lidhur me dukuri dhe aktivitete të ndryshme natyrore të përditshme. Respekti, përkushtimi dhe dhënia pas zotave është një nga format më të vjetra të kulturës. Tërësia e aktiviteteve të ndryshme që tregojnë në përkushtim, marrëdhënie të veçantë të respektimit dhe prirjes ndaj një perëndie e caktuar e përbëjnë kultin ndaj asaj perëndie. Kulti paraqet sistem dokesh, ritualesh, festash dhe ceremoni për nder të ndonjë perëndie ose ndonjë dukurie natyrore. Respektimi i perëndive të caktuara me aktivitete të caktuara kulti, në vend dhe kohë të caktuar e përbëjnë kalendarin fetar. Vend të posaçëm në kalendarin fetar në Athinë kishin festat të dedikuara perëndisë Dionis: Dionisiadat e Mëdha të Qytetit (sipas kalendarit tonë, mbaheshin në mars), Dionisiadat e Fshatrave (dhjetor) dhe Lenejët (janar). Në kuadrin e këtyre ceremonive shfaqeshin pjesë teatrale të organizuara si gara tragjediografie dhe komediografie. Çdo shfaqje teatrale konsiderohej si dok i vërtetë për nderë të perëndisë Dionis dhe ajo zhvillohej nën udhëheqje të priftit të saj. Në mesin e orkestrës në teatër sillnin një kurban (theror) për ta flijuar për nder të Dionisit para fillimit të shfaqjes.

49 Forma themelore e komunikimit fetar tek Helenët dhe Romakët ishin lutjet dhe flijimet. Lutjet kishin formë dhe përmbajtje të njëllojtë. Ata fillonin me emërtimin e perëndisë që i drejtohej besimtari. Pason përkujtimi i ndonjë komunikimi të mëparshëm në të cilën ai që lutet veç më e ka nderuar ose i ka dhuruar diçka perëndisë. Pastaj shpallet kërkesa konkrete, që shoqërohet me premtim se do ta realizojnë preminë për dëshirën e plotësuar.


Tetida e lut Zeusin (Iliada 1.503- 510): Nëse të kam ndihmuar unë, baba Zeus, në mes të perëndive Ose me fjalë ose me vepër, plotësoje dëshirën time: Mëshiroje djalin tim, i cili ndër të tjerët ka jetë më të shkurtër, pse e ka ofenduar shumë të fuqishmin mbretin Agamemnon, I cili ia ka vjedhur dhuratën dhe tani e ka për vete. Por mëshiroje ti, këshilltar olimpik Zeus, Aq më tepër jepu forcë Trojanëve përderisa djalin Nuk ma qerasin një herë Ahejasit, siç duhet. (Përktheu Mihaill D. Petrushevski)

Lutjen ishin të shoqëruara me f ijime ndaj perëndisë ose perëndive që i është drejtuar besimtari ose grupi. Lloji i flijimit varej nga perëndia së cilës i është bërë flijimi. Ka qenë zakon të flijohet ndonjë kafshë, e therur dhe e ndezur posaçërisht për atë rast. Për Artemidën është flijuar kaproll, për Aplolonin, ujk, për Dionisin, cjap dhe dhi, ndërsa për Posejdonin janë flijuar dem dhe kuaj që janë hedhur në det. Flijim është llogaritur edhe derdhja e verës, vajit ose mjaltit, që ka qenë e zakonshme për flijimin mbi varr. Flijimi i Ifigjenisë. Të përgatitur të nisen për Trojë, Ahajët janë mbledhur në Avlidë. Por perënditë nuk iu kanë dhenë erëra të volitshme për të lundruar. Profeti Kallhant njoftoi se do t’u hapet rruga nëse Agamemnoni e flijon vajzën e tij. Kur Agamemnoni pavullnetin e saj e ka vënë Ifigjeninë në vendin për flijim, Artemida e ka grabitur dhe e ka çuar në Tavridë si të fejuarën e tij, ndërsa në altar ka vendosur drenushë.

Aktivitete A Ak ktivi titivviite tette e

Hulomto Hulo Hu lo omt m o më shumë shu humë më

50  Zgjidh një këngë nga Iliada dhe gjeji lutjet që hasen. Analizoje çdo lutje veç e veç dhe bëj përshkrimin kush kujt i drejtohet dhe me çfarë kërkesë.

Flaseljer, R. Greqia në kohën e Perikleut. AEA Botuesit, Shkup, 2002.


INTER NOS. NDËRMJET NESH.

3.3. KLERIKË DHE PROFECI Në Heladë dhe në Romë klerikët nuk kanë përfaqësuar klasë të posaçme. Lutjet dhe flijimet në shtëpi i ka kryer kreu i familjes, ndërsa për popullin në kohën e Homerit atë e ka kryer mbreti, më vonë në Qytet ndonjë administrator, arhont.Се верувало дека божествата Klerikët dhe kleriket ishin ruajtësit e kultit të një perëndie të caktuar. Ata janë kujdesur për mirëmbajtjen e mjedisit të shenjtë , ku ishte tempulli i kushtuar ndonjë perëndie ose perëndeshe dhe janë kujdesur në mënyrë korrekte të kryhen ceremonitë fetare, ritualet, kremtimet e parapara për nder të perëndisë ose perëndeshës. TEMPULLI I APOLONIT NË DELFI

Në Delfi Apoloni ka predikuar nëpërmjet klerikes së famshme Pitia. Ajo ulej në ulëse me tre këmbëza në hapësirat e përdheses së tempullit dhe në ekstazë profetike ka shqiptuar formula të paqarta dhe enigmatike. Historia antike është e pasur me anekdota të shumta të lidhura me profecitë e Pitijës. Thuhet se Pitia ia ka paralajmëruar fitoret Filipit të Dytë: Me shpatë të argjendtë do të pushtosh botën.

Në Romë dëshirën e Apolonit e ka kumtuar profetesha Sibila. Sipas legjendave ka ekzistuar përmbledhje e profecive e njohur si Librat e Sibilës e cila është ruajtur në bodrumin e tempullit të Jupiterit në Kapitol. Këto libra janë përdorur në rrethana të veçanta me kërkesën e Senatit.

51


TEMPULLI I POSEJDONIT NË SUNION

Besohej se perënditë ua kanë kumtuar njerëzve dëshirën e tyre nëpërmjet dukurive dhe shenjave të ndryshme. Kur ka ndodhur ndonjë dukuri e rastit ose e papritur gjatë të folurit (gabim, përsëritje) ose në natyrë (vetëtimë, rrufe, tërmet) domethënien e këtyre dukurive njerëzit i kanë shpjeguar në mënyrë spontane. Shenjat më të komplikuara të perëndive i kanë interpretuar fallxhorët, zakonisht të specializuar për lloje të ndryshme të interpretimit (fluturimi i zogjve, reagimet e kafshës që flijohej, gjendja e organeve të kafshës së flijuar).

CEREMONI E FLIJIMIT

52

Dëshira e perëndive është kumtuar edhe me kërkesë të veçantë të njerëzve. Në këtë komunikim ka ndërmjetësuar kleriku- profet i cili ka interpretuar përgjigjen e perëndisë. Perëndia e ka kumtuar përgjigjen në mënyra të ndryshme. Në tempullin e Dodonës Zeusi “ka folur” nëpërmjet shushurimës së fletëve të dushkut të shenjtë dhe gurgullimës së burimit të shenjtë.


FAMA VOLAT.

3.4. MISTERE

FJALA FLUTURON.

Adhurimi publik i perëndive përpos që përfshin aktivitete të ndryshme të lidhura me fenë dhe respektimin e një perëndie të caktuar, në Heladë janë kryer edhe adhurime sekrete kushtuar perëndive, të quajtura mistere. Në Heladë më të njohura kanë qenë misteret Elevsinike kushtuar Demetrës dhe vajzës së saj Kora, ose Persefona. Janë festuar në muajin boedromion (shtator). Ceremonitë kanë filluar me një grumbull njerëzish që kanë ecur nga Elevsina drejt Athinës, që në shportë kanë mbajtur sende të shenjta (hiera). Të nesërmen ata që kanë dashur t’u përkushtohen mistereve janë tubuar te Stoa e Larme në shesh (agora). Ditën e ardhshme është shkuar në portin e Faleronit, ku është kryer rituali i pastrimit të pjesëmarrësve në det. Pas dy dite pjesëmarrësve në misteret (misti), me sendet e shenjta janë kthyer në Elevsina. Pas agjërimit njëditor në mbrëmje janë zhvilluat ritet e adhurimit. Për këtë ngjarje nuk është ditur pothuajse asgjë, për shkak se sekreti është ruajtur rreptësisht me kërcënim me vdekje për atë që tregon.

Në këto festime sekrete të perëndive kanë marrë pjesë vetëm ata të cilët nëpërmjet ceremonive fetare (liturgjive) hyrëse (iniciative) i janë përkushtuar liturgjisë sekrete.

53

PERSEFONA LITURGJI E INICIJIMIT


përmbajtjet dhe përjetimet e liturgjive sekrete, mistet, pjesëmarrësit kanë qenë të obliguar me betim të shenjtë të heshtin. Pikërisht për këtë edhe mungojnë informatat për këto liturgji sekrete. Përpos Elevsinkëve në Heladë janë festuar edhe misteret e Orfeut , për të cilat nuk dihet pothuajse asnjë gjë, përpos se janë të lidhura me poetin mitik Orfeun dhe forcën e tij magjike: t’u bëjë magji të gjitha gjallesave dhe të lëvizë nga vendi çdo gjë të palëvizshme.

ORFEU

Pyetje P Py ye ettjje e

54 1. Cilat janë misteret më të njohura në Heladë? 2. Cilave perëndi u janë kushtuar? 3. Si janë quajtur ceremonitë hyrëse në mistere?

MISTERET E ELEVSINKUT

ELEVSINA


4

ART

4.1. ARKITEKTURË Tempull është objekt ndërtimor me të cilin identifikohet arkitektura antike. Ai bën pjesë në vendet publike për banimin e ndonjë perëndie / perëndeshe. Perëndia është i pranishëm në tempullin përmes bustit të tij në gur, ose më shpesh në mermer. Përpos statujës së perëndisë në tempull ka edhe elemente të shumta të reliefit, që do të thotë se ngërthen lloje të ndryshme të artit. Nga aspekti i ndërtimit, tempulli paraqet ndërtesë të bërë nga shtyllat dhe trarët . Ky është konstrukti arkitektonik themelor që si trashëgimi antike është inkorporuar në përvojën ndërtimore evropiane.

NË KËT

Ë KAPIT

ULL

4.1. ARKITEKTURË 4.2. SKULPTURË 4.3. PIKTURË:

AKTIVITETE PËRGATITORE:

Përpiqu të gjesh ndonjë atlas të ilustruar, fjalor ose enciklopedi nga historia e artit. Me kujdes studioje pjesën e cila ka të bëjë me artin antik. Shëno përshtypjet tua nga ilustrimet.

55 Sipas pjesës së sipërme të shtyllës (kapitelit ose kokës së shtyllës) që e mban trarin, në antikë janë dalluar tri stile themelore të shtyllave, si rrjedhojë edhe stili i tempujve. Sipas kronologjisë së paraqitjes së tyre ato janë: stili dorian, jonian dhe stili korintik.

QUOD LICET JOVI, NON LICET BOVI. AJO QË I PËRGJIGJET JUPITERIT, NUK I PËRGJIJGET KAUT.

55


Objekt tjetër me të cilin identifikohet antikiteti është edhe tetari. Ky ndërtim prej mermeri formën e saj e ka bërë sipas formës natyrore të vendit .Rrasat e gurit prej të cilave është ndërtuar vendi për spektatorët janë shpërndarë sipas pjerrtësisë së tokës. Prandaj, teatri antik paraqet një lloj shtruarje me gurë të ndonjë lugine, dhe jo ndërtim të objektit. Sipërfaqja e rrafshët e pozicionuar në mesin e vendit të shkallëzuar për spektatorë është hapësira për aktorët dhe korin, përkatësisht vendi ku shfaqen dramat. Në radhën e parë të teatronit (vendit për spektatorët) kanë qenë të vendosura ulëse mermeri, mjaft luksoze dhe me mbështetëse. Ulësja qendrore e vendosur në rendin e parë ishte e rezervuar për klerikun e perëndisë Dionis.

Në Romë format arkitekturore të trashëguara nga Helada janë bërë më të komplikuara dhe më të mëdha.

56

Sipërfaqja rrethore ose gjysmërrethore para tribunave quhet orhestra (fushë loje). Kjo na tregon për përdorimin e saj fillestar si hapësirë ku kori ka vallëzuar, përkatësisht ka lëvizur në rreth përderisa ka kënduar ditirambe, këngë të shenjta për Dionisin.

Tempulli helen në Romë nuk është më i hapur. Brendësia e saj mbyllet me murre, ndërsa radha e shtyllave mbahet vetëm nga ana e përparme. Me këtë, tempulli ose objekti i shenjtë fiton pjesën ballore (frontale), ana e vetme e përparme prej ku mund të hyjë njeriu.


AMANTES AMENTES. TË DASHURUAR TË HUTUAR.

Ndikimin e arkitekturës romake në atë evropiane e përbëjnë termet ose banjat publike, portat triumfale dhe akueduktët.

Termet ose banjat publike kanë qenë objekte të zakonshme të qyteteve dhe mjaft praktike për komunikimin publik.

Harku si element ndërtimor, për të parën herë e kanë konstruktuar Romakët. Ky element në arkitekturën romake ka qenë shumë i përdorur. Harku ka pasur vlerë aq të madhe sa në Romë prej tij kanë ndërtuar objekt të veçantë arkitektonik. Porta triumfale është shenjë identifikimi jo vetëm i shkathtësisë ndërtimore, por edhe i forcës dhe lavdisë romake. PORTA TRIUMFALE

Kontributi origjinal i Romakëve në arkitekturë është i dukshëm edhe në ndërtimin e akueduktëve. Zbulimin e vet ndërtimor, harkun, ata e kanë aplikuar që të përfitojnë hapësirë të madhe në gjatësi. Pjesët e mbetura të këtyre objekteve mund të shihen edhe sot në të gjitha vendet ku shtrihej perandoria romake. AKUADUKT

Në Romë, për dallim prej Heladës, i është kushtuar më tepër kujdes shtëpive private , ku në këto objekte janë instaluar kryesisht elemente që edhe tani janë të pranishme në ndërtimet publike. SHTËPI ROMAKE

57


ATRIUM

Atriumi, ose oborri i brendshëm, është veçori e njohur e shtëpive private romake. Kjo pjesë e hapur në brendinë e ndërtesës ka mundësuar harmonizimin e shumë hapësirave të veçanta të shpërndara. Atriumi ka qenë vendi i preferuar i shtëpisë, i mbrojtur nga njerëzit e rrugës.

Pyetje P Py ye ettjje e 1. Cilat objekte publike janë karakteristikë e antikës? 2. Cilat janë elementet themelore të tempullit antik? 3. Cilat objekte publike janë trashëgimi nga ndërtimet romake? 4. Cili element është karakteristik për shtëpitë private romake?

Aktivitete Ak A kttiivi vite tete te

58

 Vizitoni ndonjë lokalitet antik në afërsi të qytetit ku jetoni dhe analizojini mbetjet e çdo objekti. Hartoni raport për elementet ndërtimore që qartë mund të shihen.

BANJË ROMAKE

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë: shu humë më:: më http://www.sas.upenn. edu/~ekondrat/ForumAntiquum.html http://www.metmuseum. org/Works_Of_Art/department.asp?dep=13 http://www.kronoskaf.com/vr/index. php?title=Parthenon http://www.kronoskaf.com/vr/index. php?title=Glossary


SINE IRA ET STUDIO.

4.2. SKULPTURË

PA ZEMËRIM DHE PAANSHMËRI

Ndër artet figurative skulptura ka traditë më të gjatë. Format e skulpturës janë të pranishme në tempullin si statuja të perëndive dhe si dekorime të relie f t. Përmbajtjet të gdhendura në këto paraqitje të mermerit kanë zakonisht tema nga mitologjia. Shfaqjet nga jeta e përditshme e njerëzve kryesisht kanë të bëjnë me situata të lidhura me liturgjitë (procedimet), ose paraqesin skena nga garat atletike.

Kariatidet janë shembull i rrallë në artin helen kur skulptura bëhet element konstruktiv ndërtimor dhe e zëvendëson shtyllën, përkatësisht e përmbush detyrën e saj arkitekturore.

59


Trarët që i kanë lidhur shtyllat nën kulmin e tempullit kanë krijuar kurorë që ka zbukuruar objektin nga të katër anët. Këto hapësira ishin të zbukuruara me skulptura reliefi edhe nga ana e jashtme edhe ajo e brendshme e tempullit. Për shkak të formës dhe dimensioneve të hapësirës, kurora (friz) ka qenë e zbukuruar me shumë kompozicione e jo me figura veç e veç. Në frizin e Partenonit nga ana e jashtme në reliefin prej plastike është prezantuar turma solemne që ka marrë pjesë në festimin e Panateneitëve. Kjo kurorë është pjesë përbërëse e shumë figurave të cilat shfaqin aktivitete të ndryshme të lidhura me këtë festë, kushtuar perëndeshës Atena.

60 Në skulpturën klasike helene janë paraqitur personazhe, figura kryesisht të perëndive. Portreti, gjegjësisht paraqitja e një fytyre reale, është dukuri artistike e cila ka filluar të haset në periudhën helene, ndërsa rregullisht është e pranishme në Romë.


BIS DAT QUI CITO DAT. DY HERË JEP AI, I CILI JEP SHPEJT (NË KOHË)

4.3. PIKTURA Pikturimi i vazove ka tradite të gjatë dhe të pasur dhe është i lidhur me poçarinë, që është një ndër zanatet më të vjetra. Dekorimet figurative të prodhimeve poçarie kanë drejtim të qartë të paraqitjeve të shkurta, lineare dhe të reduktuara (i ashtuquajtur stil gjeometrik) deri te tregimet figurative të gjendjeve të ndërlikuara (vazo me figura të zeza dhe figura të kuqe).

Vazot më të vjetra helene ishin të stolisura me lara gjeometrike të thjeshta.

Figura të paraqitura në stilizim në aktin e varrimit.

61

VAZO ME FIGURË TË KUQE. EVROPA E SHNDËRRUAR NË LOPË NGA HERA.


Në Romë, pikturimi kryesisht paraqitet në mozaik, gjegjësisht pikturë e bërë nga guriçka. Mozaiku kishte rol dekorativ. Me hapësira kështu të pikturuara, ishin të dekoruara dyshemetë dhe muret të ndërtimeve publike, por edhe të shtëpive private të qytetarëve të pasur. Temat figurative ishin të ndryshme, por prapë se prapë mund të vërehet se mbizotërojnë motive të bimëve figurat e ndryshme të botës së kafshëve. Pikturimi i mureve është teknikë figurative i njohur që nga civilizimi minoik. Të pakta, por shumë të vlefshme, janë pjesët e ruajtura në pallatet e Kretës dhe në ishullin Tera (Santorini). Koleksion i pasur i freskave është i ruajtur në Herkulaneum dhe Pompei falë konservimit të shkaktuar nga erupsioni i vullkanit Vezuv. Freskat në ndërtimet romake e kishin funksionin e njëjtë dekorativ si mozaikët. Paraqitjet figurative të ruajtura dëshmojnë për një teknikë figurative të zhvilluar me aftësi të përvetësuara për paraqitje reale të objekteve dhe relacioneve të tyre të ndërsjella në hapësirë. Në lidhje me temat, ky pikturim i mureve dëshmon për praninë e theksuar të skenave të jetës së përditshme.

AKROTIRI (TERA)

KNOSOSI (KRETA)

POMPEI

62 Pye Py ettjje e Pyetje 1. Cilat stile të dekorimit figurativ hasen në vazot helene? 2. Cilat teknika figurative janë karakteristike për artin romak?

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më http://www.metmuseum.org/ Works_Of_Art/department. asp?dep=13 http://www.kronoskaf.com/ vr/index.php?title=Glossary


5PËRDITSHMËRIA

(JETA S SHOQËRORE HOQËRORE DHE PRIVATE)

Jeta e përditshme në Heladë dhe Romë, si ajo private, ashtu dhe ajo shoqërore, patën ndikim të madh dhe lanë gjurmë të thella në zhvillimin e shtetit të organizuar dhe demokracisë (si lloj i qeverisjes së shtetit), në ngritjen e disa institucioneve dhe traditave. Ato tradita morën pjesë në zhvillimin e sistemit arsimor të Evropës që ka rezultuar pikërisht nga modeli arsimor i këtyre shoqërive. Gjithashtu, kishin ndikim mbi modelimin e familjes si qeliza themelore e shoqërisë, por edhe në lidhje me argëtimin, ushqimin ose mënyrës së veshjes. Në formimin e hapësirës ku zhvillohej jeta e përditshme në antikë, ndërtuesit e vjetër bënë arritje kulmore teknologjike dhe arkitektonike, që i inspirojnë ndërtuesit për më tepër se njëzet shekuj. Kur bëhet fjalë për Heladën, çdo herë duhet pasur para sysh se nuk bëhet fjalë për shtet të vetëm të organizuar ku nuk ekzistonte sistem unik i qeverisjes shtetërore, zakoneve, arsimit, po edhe dokeve, por nën këtë nocion nënkuptohen më shumë qytete-shtete (polise). Ata kishin, pak a shumë, institucione, tradita dhe mënyrë të ndryshme të jetesës. Më së shpeshti për krahasim merren qytetet Athina dhe Sparta.

Në këtë

kapitull

5.1. ARSIMI 5.2. FAMILJA 5.3. GATIMI 5.4. VESHMBATHJA 5.5 FORMA TË JETËS PUBLIKE 5.5 (A) OBLIGIMET SHOQËRORE DHE POPULLATA QYTETARE 5.5 (B) ARGËTIMI DHE KOHA E LIRË

63

63

DUM SPIRO, SPERO DERISA FRYMOJ, SHPRESOJ


5.1. ARSIMI Nëse gjykohet sipas dëshmive të ruajtura historike, njëfarë lloj sistemi institucional i arsimit themelor, gjegjësisht shkollave, në Athinë dhe Spartë kanë ekzistuar që nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e pestë p.e.s. Çdo fëmijë kishte pedagogun e vet (edukatorin), i cili kujdesej për sjelljen e mirë, dhe pas mbarimit të vitit të gjashtë apo të shtatë, fëmijët i vizitonin shkollat e arsimtarëve privatë: së pari mësonin shkrim, lexim dhe pakës llogaritje tek gramatikani, e më pas mësonin muzikë (këndim dhe luajtje në vegla muzikore) te kitaristi dhe gjimnastika (pas moshës 12-vjeçare) te arsimtari i gjimnastikës. Arsimi i tillë fillor, për vajzat mbaronte me mësimin e shkrim-leximit dhe edukimit muzikor, përderisa djemtë vazhdonin dhe më tej të arsimohen, më së paku deri në moshën e pjekurisë. Pas moshës 15-vjeçare shumë më tepër insistohej në edukimin fizik se në atë shpirtëror, kështu që për djemtë organizoheshin gara të veçanta në pentatlon, gjegjësisht pesë disiplina (mundje, vrapim, kërcim, hedhje e diskut dhe hedhje e shtizës).

64

Gimnazium (gymnasium) quhej hapësira e hapur dhe e rrafshët dedikuar për ushtrime gjimnastike që nga arkitektura kishte banja, porta dhe gjëra të ngjashme për pushim dhe relaksim shpirtëror, ndërsa e kanë vizituar djemtë mbi moshën 18-vjeçare. Më vonë gjimnazet u shndërruan në vende për edukim dhe arsimim në të cilat më së shpeshti mbaheshin ligjërata filozofike. Romakët e huazuan këtë term me të cilin e shënonin arsimin e përgjithshëm dhe me të e zëvendësuan fjalën e tyre schola. Së këndejmi, edhe në mesjetë arsimi fillor i përgjithshëm quhej – gjimnaz. Shkallë më të larta të arsimit ekzistonin në viset e tjera të Greqisë, por në Athinë ato u paraqitën vetëm aty nga gjysma e dytë të shekullit të pestë p.e.s., me angazhimin e sofistëve. Sof stët, që ka kuptimin dhe ishin mësues të urtësisë, ndërsa sofistika është lëvizje filozofike – arsimore në Heladë, që ofronte dijeni të gjerë, të përgjithshme dhe teorike. Veprat origjinale të sofistëve nuk u ruajtën, por për to më kuptojmë nga veprat e Platonit.


PILCE, BENE, RECETE! BUKUR, MIRË, DREJT!

Akademia (Academia) ishte kopsht (pyll i shenjtë), e quajtur ashtu sipas emrit të pronarit të saj të dikurshëm, heroit Athinas Akadem, e dedikuar perëndeshës Athena. Më vonë atje u ndërtuan vende vrapimi, shëtitore dhe gjimnaziume. Sipas vendit se ku ndodhej, akademia u quajt e para shkollë filozofike e organizuar, e themeluar nga Platoni. Kështu, ushtrimoret u shndërruan në sheshe a vendtubime të qarqeve intelektuale dhe fidanishte shkencëtarësh dhe filozofësh. AKADEMIA E PLATONIT NË ATHINË

Ka shumë dëshmi se mjeshtëria e të shkruarit në territorin e perandorisë Romake nuk ishte privilegj vetëm i të pasurve, por ajo ishte e arritshme edhe për më të varfrit, aq sa edhe për robërit. Pranë shkollave të shtrenjta private dhe arsimtarëve të shtrenjtë (gramatikëve), kishte edhe institucione publike – shkolla fillore, në të cilat deri në moshën dymbëdhjetëvjeçare mësonin bashkë djemtë dhe vajzat. Pas moshës dymbëdhjetëvjeçare vetëm djemtë nga familjet më të shquara e vazhdonin arsimimin me mësimin e letërsisë klasike dhe mitologjinë. Ndërsa, të tjerët munde të fillonin të merreshin me çfarëdo profesioni. MËSUES DHE NXËNËS ROMAK

Në Romë nuk ekzistonte moshë madhore e ligjshme, ashtu që kur babai i familjes do të vlerësonte se djali është më i pjekur, e shpallte për të rritur me të drejtën e veshjes së togës burrërore. Në atë mënyrë qytetarët e rinj romakë kur mbushnin 16 vjet mund të fillonin karrierë shoqërore, të marrin pjesë në shërbimin ushtarak ose të merreshin me avokaturë.

Djemtë që vazhdonin arsimimin në shkollat retorike, me vëmendje të veçantë i përkushtoheshin retorikës, ndërsa arsimtarët i mësonin për teorinë dhe praktikën e oratorisë. Rol të madh në jetën publike të Romës luante gojëtaria politike dhe gjyqësore, ndërsa publiku i përcillte fjalimet politike dhe seancat gjyqësore. Folësit (oratorët) ishin personat më të njohur në shtet. ORATOR

65


Një qytetar romak që të quhet i arsimuar, pa tjetër, duhej të kishte arsimtar privat te i cili mësonte gjuhën e vjetër greke, e lexonte dhe e studionte letërsinë greke. Arsimtarët privatë shpesh vinin nga Helada, për ta ndërtuar karrierën e tyre në rrethin romak dhe t’i mësojnë romakët e rinj për mjekësi, filozofi ose letërsi në gjuhën e vjetër greke. Në antikën e vonshme intelektualët helenë filluan seriozisht ta mësojnë gjuhën latine, me ambicie të hyjnë në ndonjë punë, në shërbimin administrativ të perandorisë romake. FRESKA NGA POMPEI

Pyetje P Py yet etje je Me se dallohej arsimimi i vajzave nga arsimimi i djemve në Heladë dhe në Romë? Çfarë dallimi ka mes arsimit gjimnazist në Athinë dhe Romë? Pse fisnikët e rinj romakë i përkushtoheshin mësimit të retorikës?

Aktivitete Ak A kttiivviite kti tette e  Përpiqu të shpjegosh pse insistohej aq shumë në edukimin fizik të rinisë Athinase dhe Spartane?

Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më ë Hulumto Flaseljer, R. e Greqisë në kohën e Perikleut. AEA Botues, Shkup 2002, faqja. 91 – 125. http://www.historylink102. com/greece3/education.htm http://www.crystalinks.com/ romeducation.html http://en.wikipedia.org/wiki/ Education_in_ancient_Greece http://greece.mrdonn.org/ education.html

66


5.2. FAMILJA

QUOD ANTE PEDES TUOS EST, NON VIDES. ATË QË E KE PARA KËMBËT, NUK E SHEH

Krijimi i familjes dhe të trashëguarit në Heladë dhe në Romën e vjetër konsiderohej si detyrë e shenjtë, ndërsa vazhdimi i sojit i jepte kuptim bashkësisë martesore, që rrallë lidhej për shkaqe dashurie, dhe më së shpeshti, marrëveshja bëhej nga ana e prindërve të bashkëshortëve të ardhshëm. Në Spartë, madje ekzistonte ligj që i dënonte meshkujt e pamartuar, ndërsa në Athinë, lidhjes së martesës i ka paraprirë fejesa, që konsiderohej e pacenueshme për shkak të fjalës së dhënë si besë. Vajzat konsideroheshin të pjekura për martesë pas të 12-tave, ndërsa meshkujt pas moshës 15-vjeçare. Në Athinë, në kohën e Perikleut gratë e qytetarëve nuk kishin kurrfarë të drejta politike ose juridike dhe jetonin të izoluara nga publiku, duke kaluar kohën nëpër shtëpitë e tyre, por ishin pronare të robërve shtëpiakë. Pjesë e zakonit të lidhjes së martesës në Spartë ishte rrëmbimi i nuses, izolimi i saj nga ambienti, qethja e flokëve dhe veshja në kostume të meshkujve. FAMILJA E AULISIT Bashkësia spartane i kushtonte vëmendje të posaçme kondicionit fizik të fëmijëve, të cilët që nga mosha e hershme i mësonin të vishen në mënyrë modeste dhe të kënaqen me ushqim modest. Gjithashtu, shumica e fëmijëve që nga mosha 7-vjeçare ushtroheshin dhe trajnoheshin në arte luftarake. Këtë e konsideronin si detyrim patriotik ndaj atdheut. Prej këtu buron termi edukim spartan që nënkupton marrëdhënie të ashpër ndaj trashëgimtarëve. Në Romë ekzistonin disa “lloje” të bashkësive martesore, sipas statusit të burrit dhe gruas dhe sipas fortësisë së obligimit, ndërsa lidhja martesore ishte momenti më ci rëndësishëm i jetës së Romakëve, për shkak se familja konsiderohej si themeli i shoqërisë. Termi latin familje (familja) nuk është përkatës në tërësi me termin tonë familje, për shkak se nënkuptonte institucion ekonomik, fetar dhe shoqëror që i bashkon jo vetëm nënën, babanë dhe fëmijët, por që të gjithë ata që jetonin në të njëjtin kulm: robërit, mbrojtësit (klientët), çliruesit, madje edhe perënditë – Lari dhe Penati.

67


Faref si (gens), i përfshinte edhe anëtarët e familjes më të gjerë, si gjeneratat paraprake që e mbanin emrin e njëjtë të fisit: gjyshër, xhaxhallarë, vëllezër të cilët gjithashtu kishin familje të tyre.

FAMILJA

Me lindje, fëmija fitonte emër personal (praenomen), emër të fare f sit (nomen) sipas babait ose burrit (dhe që përkojnë në mbiemrat tonë) dhe llagapi i familjes (cognomen) që më së shpeshti paraqiste ndonjë karakteristikë fizike (p.sh. Barbatus - Mjekrosh) ose llagap nderi i fituar nga ndonjë paraardhës i fisit të njëjtë (p.sh, Africanus - Afrikan është llagapi i fisit të Skipionëve, i fituar nga Senati për shkak të pushtimit në Afrikë të Kornelij Skipion). Do të thotë, emri i plotë i qytetarit romak kishte kësi forme: Kornelij Skipion Afrikan, Gaj Juli Caesar, Mark Tulij Ciceron dhe ngjashëm. Babai i familjes (pater familias) kishte autoritetin më të madh në pushtetin ligjor mbi anëtarët e familjes, që do të thoshte se ai mundej ta pranojë ose të mos e pranojë të fëmijën e porsalindur, të vendosë ta shesë, kishte të drejtë të vendosë për jetën ose vdekjen e fëmijëve dhe gruas, të drejtën t'ua zgjedhë bashkëshortin jetësor dhe ngjashëm. Me kalimin e kohës, pushteti i babait në familje u zvogëlua, gjegjësisht u zbut, ashtu që në kohën e Ciceronit familja romake veç më ngjasonte në familjet e sotme në të cilat shoqëria e lidhte, para së gjithash, dashurinë mes bashkëshortëve dhe përkujdesjen e përbashkët për fëmijët.

68

Jeta e përditshme e patrikëve romakë (fisnikë) dhe plebejcëve (njerëzve të rëndomtë me të drejtë qytetare romake) dallohej shumë, gjithashtu dallohej shume edhe jeta nga qyteti në fashat që mund të konkludohet edhe sipas shtëpive të tyre (domus). Romakët e pasur jetonin në vila luksoze, ndërsa popullata qytetare e varfër merrnin me qira dhoma në shtëpi të vjetra shumëkatëshe – insula. INSULA ROMAKE


SUMMA CUM LAUDE. ME UKSESIN MË TË MADH.

Dita u fillonte shumë herët që të përdorej drita e ditës: burrat iknin nga shtëpia për ta kryer punën e tyre (shoqërore, tregtare ose zanatin), ndërsa gratë kujdeseshin për punët e shtëpisë dhe vizitoheshin mes vete. Pas punës ditore, burrat detyrimisht shkonin në banjat publike (thermae), ku, gjatë mirëmbajtjes së higjienës, kënaqeshin në takime dhe biseda me bashkëqytetarët e tyre ose me partnerët administrativë. Pastaj, për darkë shkonin në shtëpitë e tyre, që ishte racioni kryesor i ditës. MONUMENT VARRI NË STOBI

Pyetje P Py ye ettjje e 1. Çfarë ishte roli dhe pozita e gruas në shoqëritë antike në krahasim me rrolin e saj në familjen e shoqërisë bashkëkohore? 2. Cili është dallimi ndërmjet fisi romak dhe familja?

Aktivitete A Ak kttiivviite tette e  Ndahuni në grupe dhe çdo grup i nxënësve të bëjë hulumtim për aspektet e ndryshme të jetës së përditshme në Athinë ose Romë: a) dukja dhe renditja e vendbanimeve familjare; b) zakonet në lidhje me lindjen e fëmijëve; c) zakonet në lidhje me respektimin e perëndive shtëpiake; ç) ceremonitë fetare gjatë varrimit; ose d) roli, pozita dhe të drejtat e grave. Rezultatet e hulumtimeve prezantoni në orën e mësimit.

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më Flaseljer, R. e Greqisë në kohën Periklesë. Botuesit AEA, Shkup 2002, faqja. 61 – 90. Gasos, D., Romë, Amzë, 2007, Shkup, faqja. 24 - 25 http://www.richeast.org/ htwm/Greek/Furniture.html http://www.fjkluth.com/arch. html http://www.crystalinks.com/ romefamily.html http://www.historyforkids. org/learn/greeks/people/ family.htm http://atschool.eduweb. co.uk/nettsch/time/rlife.html http://rome.mrdonn.org/ families.html http://rome.mrdonn.org/ dailylife.html

69


5.3. KUZHINA Ushqimi i përditshëm i Helenëve, veçanërisht i Athinasve dhe Spartanëve, ishte shte i matur (sipas klimës dhe pjellshmërisë së tokës). Drithërat, dhe veçanërisht veçanërish elbi dhe gruri ishin produktet themelore nga të cilat përgatiteshin qullë dhe d piqeshin bukë, pogaçe dhe gurabije. Më e lira dhe më shpesh e përdorura përdoru ishte maza, pogaçja nga elbi. Me bukën shërbeheshin perime (më së shpeshti shpe qiqra dhe fasulja), ullinjtë, peshqit dhe mishi, si dhe frutat. frutat a.

PESHQ DHE MËLMESA

FRUTA

Mishi ishte ish i shtrenjtë dhe mund ta konsumonin vetëm qytetarët më të pasur, pasu ndërsa të varfrit e kishin në tryezat e tyre vetëm gjatë festimeve, të festave dhe gjatë flijimit. Peshku ishte më i shpeshtë dhe shumë më tepër i pranishëm në ushqimin e pjesës më të madhe të popullatës, si i freskët, i kripur ose i tymosur. Ushqimi zakonisht përfundonte me një frutë të freskët apo të tharë: fiq, ara, rrush, ose me gurabije mjalti. Nga pijet më së shpeshti pihej uji, qumështi, verë me mjaltë ose verë e holluar me ujë. Gjatë mesditës konsumohej ushqim modest, pasdite për zëmër, ndërsa haja kryesore dhe më e bollshmja vijonte në fund të ditës – ajo ishte darka. GOSTI

70

Edhe gostitë për mysafirë ishin të organizuara në mbrëmje dhe përfaqësonin mënyrë të dëshiruar të të shoqëruarit. Spartanët në gostitë e tyre të përbashkëta hanin supë të zezë, me shumë mëlmesa, e përgatitur nga mishi i derrit, gjaku, uthulla dhe kripa. Në qytetet e tjera, gostitë e Heladës (symposia) organizoheshin në kohë të festave, fitoreve, sukseseve shtetërore, garave atletike e poetike dhe ngjashëm. Nocioni simposion drejtpërsëdrejti do të thotë “pirje e përbashkët", që vijonte pas ngrënies dhe vazhdonte kohë të gjatë, gjatë së cilës zhvilloheshin dhe biseda të gjata, bëheshin shaka, dëgjohej muzikë dhe kënaqeshin në vallëzime. Ushqimet më së shpeshti i përgatisnin robërit shtëpiakë ose amvisja e shtëpisë. Hahej me gishta, shpesh edhe pa pjata ose në enë druri, metali ose gline. Spartanët pijen e pinin nga gota e metaltë ose e drunjtë, ndërsa Athinasit me kupa gline.


CARPE DIEM RRËMBEJE DITËN

Zgjidhja e produkteve si dhe shprehia e të ushqyerit, ka qenë i ngjashëm edhe te Romakët, ndërsa ata akoma nuk kanë ditur për patate, speca, domate ose misër. Ushqimi kryesor ishte buka, pastaj perime me lëvozhgë, ullinj, qiqra, peshk dhe mish, ndërsa nga pemët zakonisht kanë ngrënë fiq dhe rrush. Në gatim kanë përdorur shumë mjaltë, afion dhe mëlmesa bimore të ndryshme. Peshkun zakonisht e kanë konsumuar paraprakisht të tharë, me kripë ose të tymosur, dhe ushqimi i cili pothuajse asnjëherë nuk ka munguar gjatë çdo ngrënie ka qenë peshku losos, kripa dhe mëlmesa bimore, e quajtur garum. Vera është pirë detyrimisht e holluar me ujë dhe shpesh e ëmbëlsuar me mjaltë.

PRODUKTE

Enët kanë qenë prej gline ose bronze, lugët prej druri, ndërsa për pijet kanë përdorur bokall dhe gota të punuara nga glina, bronze dhe qelqi. Në shek. e parë dhe të dytë enët kanë qenë tepër moderne nga qeramika me ngjyrë të kuqe të shkëlqyer, e ashtu quajtur qeramika samoska, që janë importuar nga vende të ndryshme. Në mëngjes Romakët shpesh në shpejtësi dhe në sasi shumë të vogla kanë ngrënë nga ushqimet e ngelura të darkës ose një kore bukë dhe gotë qumësht, rreth pas ditës kanë konsumuar drekë të lehtë e cila përbëhej nga ushqime të nxehta, por dreka ka qenë e varfër, modeste dhe me drekën asnjëherë nuk është konsumuar verë. Racioni kryesor i ditës (sena) ka vijuar pas larjes së domosdoshme, në orët e hershme të natës ose në orët e vona të pasdites, ka mundur të zgjasë shumë gjatë. Shpesh në darkat kanë marrë pjesë edhe mysafirë, ndërsa janë kënaqur edhe me zhanre të ndryshme të argëtimit (muzikë, vallëzime, lexime të poezive, kanë thirrë kloun etj.) Kanë qenë të ulur në pozitë gjysmë të shtrirë në shtrirës të mëdhenj të vendosur rreth tryezës së ulët. Qytetarët e varfër rrallë kanë gatuar në shtëpi, janë ushqyer me ushqimin e gatshëm të cilin e kanë blerë në mensë.

ENË

71

MENSA PËR USHQIM TË SHPEJTË

KUZHINA NË OSTI


Pyetje P Py yetje ettjje e e 1. Cilat produkte kanë qenë kryesore në ushqimin e Helenëve dhe të Romakëve dhe pse? 2. Si ka qenë karakteri i gostive: vallë ato kanë qenë mundësi për t’u konsumuar shumë ushqim dhe pije ose kanë pasur qëllim tjetër?

72

Aktivitete Ak A kttiiivi vviitte ete te  Hulumtoni në internet dhe gjeni receta të vjetra për gatimin e ushqimit. Krahasojini recetat të cilat do t’i gjeni dhe zgjidheni më të pazakonshmen në mesin e tyre ose më të thjeshtën, e cila mund të përgatitet në kuzhinën e shkollës.

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë: shu humë më:: më Flaseljer, R. Greqia në kohën e Perikileut. AEA Botues, Shkup 2002, faqja 179 – 204. http://www.crystalinks.com/ romefood.html http://www.woodlands-junior.kent.sch.uk/Homework/ Romans/food.html http://www.bbc.co.uk/schools/primaryhistory/romans/ family_and_children/ http://www.historyonthenet. com/Romans/food.htm


NULAS DIES SINE LINEA. ASNJË DITË (TË MOS KALOJË) PA NJË RRESHT TË SHKRUAR.

5.4. VESHMBATHJA Athinasit, por edhe helenët e tjerë, janë kujdesur shumë për higjienën personale dhe pamjen e tyre. Veshjen e kanë punuar nga ndonjë pëlhurë të thurur të ngjyrosur lini ose nga pëlhurë të leshtë. Ajo nuk ka pasur ndonjë model, por është përdorur një copë drejtkëndore prej pëlhure, e cila për shkak të klimës, nuk ka guxuar të jetë shumë e ngushtë që t’i kufizojë lëvizjet, as shumë e gjerë që t’i pengojë. Te meshkujt, lloji më i thjeshtë i veshjes (asaj për punë ose veshjes së përditshme) ka qenë këmishë prej lini, e cila e ka mbuluar, vetëm njërën shpatull. Hitoni ka qenë një këmishë e shkurtër ose fustan i lidhur me pulla, sumbulla, në të dyja anët e shpatullave dhe është mbajtur me kollan të lidhur rreth belit. Pelerina e thjeshtë për meshkuj – himationi – është përbërë prej një copë pëlhure e mbështjellë rreth trupit, ndërsa ka mundur të jetë shumë e thjeshtë ose e zbukuruar me shirita me ngjyrë nëpër skajet. Hlamida ishte pelerinë e punuar nga një pëlhurë më e trashë dhe çdoherë është mbërthyer deri në supe. Pelerinën e këtillë zakonisht e kanë veshur ushtarët (me ngjyrë të kuqe të mbyllur) efebët dhe kalorësit. ATHINASE

Veshja e femrave ishte e punuar nga pëlhurat e njëjta dhe me model të njëjtë si veshja e meshkujve – pëlhurë liri ose leshi, por është dalluar nga mënyra e mbajtjes dhe sipas ngjyrës. Copa më e thjeshtë e veshjes ka qenë peplosi, siç e kanë mbajtur edhe të rejat nga Sparta, ndërsa është përbërë prej drejtkëndëshit të përforcuar me f bula (gjilpëra – brosh) në shpatullat dhe e lidhur me kollan rreth belit pa cep. Kanë ekzistuar edhe modele të ndryshme të peplosit, i cili ka mundur të jetë më i gjatë, të hidhet nëpër kokë ose të shërbejë njëkohësisht edhe si pelerinë. Peplosi është konsideruar si “dorian”, ndërsa hitonin (fustan i gjatë prej liri me palë) e kanë quajtur “jonik”. Hitoni ka pasur palë nga anët dhe në shpatulla, duke formuar një lloj mënge të gjerë. Veçanërisht janë çmuar dhe kanë qenë të kërkuara pitonët korintikë, si dhe ata të thurur, të punuar në Hios, Qipro dhe në Milet.

STOLI ARI

73 Meshkujt, njëlloj si dhe femrat, kanë pëlqyer dhe kanë mbajtur stoli, veçanërisht nëpër festime: byzylykë, karfica dhe unaza. Femrat shpesh kanë mbajtur gjerdanë, lidhëze, vëthë dhe rrathë në këmbë. Stolia e tyre nuk ka qenë shumë e rëndë dhe e madhe si ajo e kohës së mecenëve, por më modeste dhe më e lehtë, e zbukuruar dhe me gurë të çmuar. Si pjesë përbërëse e “aksesorit” femëror duhen përmendur edhe erashkat dhe mbrojtëset nga dielli.

FIBULË GREKE


ENË PËR VAJ

Përderisa në periudhën arkaike meshkujt dhe femrat kanë pasur frizura të ngjashme, pas Luftërave të Persisë flokët e gjatë të meshkujve nuk kanë qenë më tepër moderne, ata rregullisht kanë shkuar në berber dhe janë qethur, ndërsa nga shek. i tretë p.e.s. dhe këndej edhe janë rruar. Në periudhën klasike pothuajse të gjithë meshkujt kanë mbajtur mjekër dhe mustaqe. Gratë e lira i kanë qethur flokët në shenjë zie, përndryshe kanë mbajtur flokë të gjata me kaçurrela të mbledhura në majë të kokës me krehër dhe kapëse të ndryshme, ndërsa vetëm vajzat kanë pasur flokë të bëra gërshetë. Flokët janë mbajtur të lëshuara vetëm gjatë kremtimeve të caktuara ose festave. Ngjyrosja e flokëve (më shpesh bionde), paruke dhe gërsheta gënjeshtare, gjithashtu kanë qenë të zakonshme, si dhe heqja e qimeve nga disa pjesë të trupit. Në shoqërinë romake lloji i veshjes e pasqyronte statusin e atij që e ka veshur: gjendjen pronësore ose statusin martesor, funksionin ose punën që e ka ushtruar dhe klasën që i ka takuar. Ndonjëherë edhe këpucët e kanë pasqyruar statusin, kështu që këpucët e tetrarkëve kanë qenë me ngjyrë të kuqe, këpucët e mbyllura janë veshur në kombinim me toga për shëtitje, ndërsa ato të hapurat, sandalet për në shtëpi, për vizita dhe në raste të tjera.

KËPUCË

74

Veshja, kryesisht, është punuar në kushte shtëpiake dhe prej leshi, ndërsa në kohën e republikës së vonshme është paraqitur edhe tregtia me pambuk dhe mëndafsh. Pjesa kryesore e veshjes së meshkujve ka qenë tunikë leshi me një formë shumë të thjeshtë drejtkëndore, e qepur në shpatullat dhe e lidhur me kollan. Punëtorët dhe robërit kanë mbajtur tunika më të shkurta ose më të gjata të lidhura me pëlhurë më të ashpër. Tunikat e kalorësve ishin të zbukuruara me linja të holla vertikale ngjyrë të kuqe të çeltë, ndërsa tunikat e senatorëve me linja më të trasha. Gjithsesi, veshja karakteristike e qytetarëve romakë ka qenë toga – copë më e madhe e pëlhurës prej leshi me cep të lakuar, e cila është mbajtur e paqepur dhe e hedhur në mënyra të ndryshme nëpër trup. Togat ishin të rënda dhe të komplikuara për t’u mbajtur, megjithëkëtë kanë dhënë një pamje dinjitoze dhe elegante. Toga tërësisht të bardhë dhe pa zbukurime kanë mbajtur burrat e moshuar, togë të bardhë VESHJE ROMAKE me cep ngjyrë të kuqe të çelët kanë mbajtur nëpunësit shtetëror dhe djelmoshat e familjeve fisnike, togë me ngjyrë të errët në shenjë zie, ndërsa togë me ngjyrë të kuqe të çelët me cep ngjyrë ari kanë mbajtur udhëheqësit ushtarakë gjatë festimit të triumfit ose perandorët në VESHJE ROMAKE PËR FEMRA raste solemne. FIBULA ROMAKE


AB ANTIQUO. QË MOTI (QË NË LASHTËSI)

Tunikat femërore dallohen nga ato të meshkujve sipas asaj se kanë qenë të gjata deri në thembra dhe të ngjashme me ato greke. Peplosi ishte i përbërë nga pëlhura me formë të dy drejtkëndëshave me cepa në shpatullat, ndërsa pjesa e tepërt e materialit lirshëm ka rënë në kraharor. Në shpatullat është rrudhur me fibula, ndërsa nën pjesën e rrudhur është lidhur kollan. Hitoni romak ka qenë i ngjashëm me atë grek dhe ka paraqitur tunikë më të gjerë e cila është punuar nga leshi, liri ose mëndafshi e cila është bashkuar dhe rrudhur shpatullat me çka iu është dhënë formë mëngëve. Ka mundur të lidhet në kraharor, dhe në bel ose në vithe dhe zakonisht e ngjyrosur me ngjyrë të çelët. Simbol i martesës dhe pasqyrë e traditës ka qenë stola, të cilën e kanë veshur romaket e martuara mbi një pëlhurë tjetër, ndërsa gratë e njohura kanë veshur pala - pelerinë për dalje nga shtëpia e cila është hedhur mbi krahun e majtë, është lëshuar nën dorën e djathtë, mbështjellë rreth gjithë trupit, ndërkaq pjesa e saj e fundit është mbajtur me dorën e majtë. Floka e shkurtër dhe fytyra e ruajtur kanë qenë të zakonshëm për romakët gjithnjë e më tepër deri në shekullin e dytë p.e.s., që kur kanë filluar të mbahen mjekra të shkurtra. Gratë kushtonin vëmendje veçanërisht të madhe për rregullimin e flokës kështu që para e krihnin lart ose e punonin me shtiza të ndërlikuara. Për përforcim janë përdorur kurore dhe kapëse të ndryshme ndërsa frizerët më së shpeshti kanë qenë robër. I vetmi zbukurim të cilin e mbanin qytetarët e rritur mashkullor ka pasur më tepër funksion praktik, ndërsa më pak estetik: ai ka qenë i hekurt, ndërsa më vonë edhe i artë, unazë, e cila ka shërbyer si vulë për dyllë me të cilë autorizoheshin dokumentët. Për dallim nga ata gratë mbanin zbukurime të ndryshme: vëthë, gjerdanë, byzylykë, unaza dhe fibule më të ndryshme – kapëse dhe gjilpëra tepër të zbukuruara. Zbukurimi është përpunuar nga bronz dhe qelq, ndërsa veçanërisht të vlerësuara kanë qenë ari, gurët e çmuar dhe margaritarët. Gratë romake kanë përdorur edhe stoli, e kanë zbardhur tenin, ndërsa gëzonin t’i ppërdorin parfumet dhe yndyrat.

Aktivitete A Ak kttiivviitte ete te  Organizohuni në grupe, prej të cilave njëri grup do të punojë: a) lloje të ndryshme të stolisë – kopje të atyre antikeve; ose b) modele të thjeshta të veshjeve. Kreacionet e punuara mund t’i prezantoni në ndonjë shfaqje të shkollës ose aktivitet jashtëshkollor.

ROMAKE

STOLI DHE FRIZURË ROMAKEJE

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë: shu humë më:: më Flaseljer, R. Greqia në kohën e Perikileut. AEA Botues, Shkup 2002, faqja 156 – 178.

KREHËR NGA ESHTRA ELEFANTI

http://www.crystalinks.com/rome.html http://www.mlahanas.de/Greeks/Fashion.htm

75

http://www.fashion-era.com/ancient_costume/ ancient-greek-fashion-hair.htm http://www.costumes.org/history/100pages/timelinepages/ancientgreece1.htm http://www.roman-empire.net/society/soc-dress. html http://www.hairselect.com/roman.htm

UNAZË USHTARI ROMAK


5.5. FORMAT E JETËS PUBLIKE AKTIVITETET PËRGATITORE:

Rikujtohu nga libri shkollor i historisë për rregullimin shtetëror dhe institucionet në Heladë dhe Romë.

Jeta publike në Heladë dhe e qytetarëve të perandorisë romake është zhvilluar, kryesisht, në disa pika kryesore të qytetit: sheshet, objektet e institucioneve shtetërore, tempujt e perëndive dhe hapësirat në të cilat e kanë kaluar kohën e lirë dhe janë argëtuar. Këto vende ishin: teatrot, palestrat, banjat publike dhe cirqet. Këto hapësira dhe objekte janë shumë të njohura dhe lënë përshtypje të madhe, ndërsa madhështia e tyre ka shprehur forcën dhe madhështinë e shtetit. Në shumë qytete evropiane janë shfrytëzuar përvojat e ndërtimit nga periudha antike edhe në planifikimin e hapësirës së qytetit (urbanizëm), por edhe në stilin e vetë objekteve (shiko në kapitullin Art – arkitekturë). Por, edhe më me rrëndësi është funksioni social (shoqërorja, e përbashkëta) i këtyre objekteve për vetë qytetarët nga të gjitha klasat shoqërore: këtu janë marrë vendime të rëndësishme për shtetin dhe banorët e saj, këtu është ndikuar në disa procese dhe ngjarje në bashkësinë më të gjerë, janë realizuar ceremoni fetare, është bërë tregti, janë lidhur miqësi dhe janë akorduar martesa. Popujt e mesjetës nuk e kanë ndarë atë shpirtëroren nga e shenjta, besimi dhe shteti kanë qenë të pandara.

FORUMI I AUGUSTIT NË ROMË

76

5.5 (A) OBLIGIMET SHOQËRORE TË POPULLATËS QYTETARE Në qytetet gjatë vitit disa herë janë mbajtur kremtime fetare – shtetërore, të cilat njëkohësisht e kanë përforcuar besimin dhe patriotizmin e popullatës. Qytetarët e Athinës dhe romakët me kënaqësi kanë marrë pjesë në këto aktivitete dhe pjesën më të madhe të kohës së tyre ua kanë kushtuar obligimeve të këtilla shoqërore. Kjo ka qenë e


FINIS CORONAT OPUS. FUNDI E ZBUKURON VEPRËN.

mundur për shkak se të gjitha punët e tjera i kanë kryer punëtorët dhe robërit. Klasa fisnike, madje, është sjellë me përbuzje ndaj punës fizike, e cila është konsideruar si e padenjë për përfaqësuesit e klasës më të lartë, gjë të cilën e ka vërtetuar ndarja e rreptë klasore në shoqëri. Ata kanë dëshiruar shërbimet shtetërore (magistrate) dhe avancimin në hierarkinë e pushtetit shtetëror. AGORA NË DELLOS

Sheshet e qyteteve në Heladë dhe Romë ishin vende jashtëzakonisht të gjalla përplot me përmbajtje të ndryshme, por, para së gjithash, dhe mbi të gjitha, kanë qenë vende ku gjithnjë janë sjellë qytetarët dhe takuar me miqtë e tyre, partnerët afaristë, klientë ose patronët, vende në të cilat është diskutuar dhe janë bërë debate për çështje të ndryshme dhe ku janë miratuar vendime të rëndësishme. Qyteti i Athinës është zhvilluar rreth qendrës së qytetit të cilën e kanë përbërë Akropoli dhe paralagjet jugore, si dhe pjesa e punëtorive Keramik. Në Keramik ndodhej sheshi kryesor i qytetit Agora, e cila ka qenë qendër fetare, politike dhe afariste e Athinës. Në të ka pasur orkestra (hapësirë për vallëzim, mbajtjen e koncerteve dhe dramave për nder të perëndisë Dionis), hapësirë në të cilën janë mbajtur kuvendet e popullit, si dhe tregu i bujqve dhe mallrave të zejtarëve. Më vonë, mbledhjet politike janë “transferuar” në kodrën Pniks, ndërsa artistët e dramës në përgëzimoren e Dionisit në pjesën jugore të Akropolit. Në Agorë ka ngelur vetëm tregu, por në të edhe më tutje janë takuar anëtarët e Këshillit (pritanët), ndërsa ndonjëherë janë mbajtur edhe tubime qytetarësh.

Fjala latine për shesh është forum dhe çdo qytet romak ka pasur forumin, ndërsa, në Romë përpos sheshit më të njohur Romak (Forum Romanum ose Forum Augustus) që nga koha e Republikës së Lashtë, në periudhën e perandorisë kanë ekzistuar më shumë sheshe, përkatësisht çdo kaesar (mbret, perandor) romak ka ndërtuar sheshin “e vet”: Forumi i Trajanit, Forumi i Nervas etj. Në forumin romak kryesor kanë ndodhur të gjitha punët më të rëndësishme të qytetit: sheshi ka qenë qendër shoqërore, politike, afariste dhe fetare e jetës së qytetit, ndërsa në të dhe rreth tij, përpos ndër-

77

RIKONSTRUKTIMI I SHESHIT TË ROMËS


tesa e institucioneve shtetërore (arkiv, kurijata – ndërtesa në të cilën janë mbajtur mbledhjet e Senatit, burgu), janë ndodhur një numër i madh i tempujve dhe Regija (selia e klerikut më të lartë), bazilika, porta triumfale (e Titit dhe e Septimi Sever), përmendore dhe foltore publike – rostra. Pikërisht nga kjo foltore janë mbajtur shumë fjalime të njohura të oratorëve romakë. Nëpërmes të sheshit ka kaluar rruga më e vjetër në botë – Rruga e shenjtë (Via Sacra), e cila ka çuar deri në kodrën Kapitolij, ku gjendej tempulli i Jupiterit. RRUGA E SHENJTË

SENATI ROMAK

78

Senati (Senatus) ishte institucioni më i lartë shtetëror në kohën e Republikës që ka vazhduar të funksionojë edhe në periudhën e perandorisë, edhe pse e kontrolluar nga perandori. Ka pasur rolin kryesor në drejtimin dhe udhëheqjen e shtetit, ka kontrolluar politikën e brendshme dhe të jashtme, financat, ka emëruar komandantë ushtarakë dhe udhëheqës të provincave dhe ka vendosur për çështje të tjera të rëndësishme shtetërore. Në periudha të ndryshme të historisë romake, senati ka numëruar prej 100 deri më 600 senatorë, magjistratë (nëpunës shtetërorë) dhe ish magjistra, nga radhët e patriarkaleve. Mbledhjet e Senatit janë mbajtur në objektin e quajtur Kuria (Curia). Në shumë dokumente dhe akte qëndron simboli SPQR (SENATUS POPULUSQUE ROMANUS), që do të thotë se vendimi është miratuar nga “Senati dhe populli romak”. Kuvendi ose këshilli është një nga institucionet kryesore për zhvillimin e demokracisë antike. Me themelimin e Kuvendit/ Këshillit nga 400 – persona në kohën e Solonit dhe Këshillit të 500-vetave në kohën e Klistenit si dhe me ndarjen territoriale në qytet janë kufizuar autorizimet e aristokratit të deriatëhershëm Areopag ( Kuvendi arhontëve) dhe pushteti kanë kaluar në duart e qytetarëve më të moshuar se 30-vjeç. Nga secila filë (njësi administrative, komunë) janë zgjedhur nga 40/50 qytetarë, që cilët në Kuvendin popullor kanë vendosur për çështjet më të rëndësishme të shtetit me anë të votimit, ndërsa vendimet janë miratuar me shumicën e votave.


MENS SANA IN CORPO

Aktivitete A Ak ktitivviite tette e  Bëni krahasim ndërmjet formave të jetës publike në periudhën antike dhe tani, qendrat e veprimit politik, vendet ku fokusohen e lëvizjes shoqërore ndërmjet qytetarëve në qytete të ndryshme të cilat i keni vizituar dhe sheshe në qytetet antike.

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë: shu humë më:: më

NË TRUP TË SHËNDOSHË, MENDJE TË SHËNDOSHË

Flasejler, R. e Greqisë në periudhën e Perikliut. AEA Botues, Shkup 2002 faqja 35 – 60. Gasos, D., Romë. Matica, 2007, Shkup faqja 10 – 11. http://www.historylink102.com/ greece3/democracy_athens. htm http://www.crystalinks.com/ romebuildings.html

5.5 (B) ARGËTIMI DHE KOHA E LIRË Kohën e tyre të lirë banorët e qyteteve antike e kanë kaluar në teatër, në banja publike ose në gara të ndryshme sportive. Teatri (theatros) është nocion grek që do të thotë auditor, përkatësisht vend për të parë dhe shfaqur shfaqje teatrore për ceremoni fetare, kulte të realizuara gjatë kohës së festave dhe kremtimit të perëndisë Dionis. Me kohë. garat teatrore janë bërë pjesë e domosdoshme e të gjitha festave shtetërore. Zgjidhja e përfaqësuesve dhe të gjitha përgatitjet i kanë kryer qeverisësit e qytetit, më saktë, arkontët. Zakonisht janë shfaqur pesë komedi ditën e parë dhe nga një trilogji (tri tragjedi dhe një dramë satirike) tri Në teatrin antik në lokaditë radhazi.. Në fund janë ndarë shpërblime litetin Stobi në pjesën – kurora dafine. Teatri e poshtme të ulëseve ka qenë më shumë se mund të shihen emrat e një argëtim i preferuar qytetarëve që kanë parai Grekëve dhe Romakpaguar vendet. ëve. E kanë vizituar qytetarët e të gjitha klasave sociale, burra dhe gra, por aktorë kanë mundur të jenë vetëm meshkujt. Spektatorët me biletën e blerë kanë marrë të drejtën t’i përcjellin të gjitha shfaqjet brenda të gjitha ditëve. Prandaj, ka qenë e zakonshme publiku të marrë ushqim me vete, pije dhe të hahet dhe pihet gjatë kohës së shfaqjeve teatrore. Radhët e para dhe ulëset kanë qenë të rezervuara për klerikët dhe nëpunësit shtetëror.

79


KOLOSEUMI NË ROMË

Amf teatri (teatër në formë rrethi) është lloj ndërtimi që më tepër asocon dhe të kujton Perandorinë Romake. Koloseumi romak ose amfiteatri Flaviev është një nga objektet më të njohura të periudhës antike dhe njëkohësisht edhe amfiteatri më i madh në botë. Ai paraqet një kryevepër arkitekturore të llojit të vet, për shkak të projektimit dhe realizimit të shkathët të sistemeve me korridore, harqe dhe shtylla me kapacitet për 50.000 spektatorë. Sipas nevojës ka pasur mundësi të mbulohet me një pëlhure të madhe, po edhe të ndriçohet për shfaqje të natës. Arena (vendet për luftim) ka pasur mundësi të mbushet me ujë dhe në to janë inskenuar beteja detare me anije më të vogla. Spektatorët edhe këtu kanë qenë të ulur sipas statusit klasor, perandori është ulur në lozhën luksoz, të zbukuruar dhe komode, në radhën e parë janë ulur senatorët, kalorësit, ambasadorët dhe personalitete të tjera të shquara. Gratë kanë mundur ti përcjellin ngjarjet në arenë nga radhët më të sipërme. Më vonë në amfiteatrot janë mbajtur lloje të ndryshme të luftërave me gladiatorë, luftëra të robërve me kafshë të egra, lojëra të rrezikshme të gjuajtjes së bishave, gara me koçi dhe shfaqje të ngjashme të cilat, për botëkuptimet e sotme, janë, gjithsesi të tmerrshme dhe të vrazhda. Luftërat e gladiatorëve janë krijuar për nder të aristokratëve të vdekur si kremtime mortore, gjatë të cilave në luftën e ndërmjet robërve ose të burgosurve është derdhur gjak. Është besuar se shpirtrat e të ndjerëve duan gjak njeriu. Me kalimin e kohës, klasa fisnike ka filluar të garojë se kush do të organizojë luftëra më madhështore të gladiatorëve.Në atë mënyrë u janë imponuar qytetarëve dhe kanë siguruar vota gjatë kohës së zgjedhjeve për magjistratë. Në periudhën e perandorisë, perandori ka qenë i vetmi i cili ka pasur të drejtën të organizojë luftëra të këtij lloji.

80 LUFTËRAT E GLADIATORËVE

Nga ngjarjet sportive në Heladë më të vizituara kanë qenë garat në atletikë, si dhe garat me koçi. Por, më të rëndësishmet dhe më të vizituarat kanë qenë Lojërat Olimpike, të cilat janë mbajtur çdo katër vjet në stadiumin në Olimp në Peloponez. Ato kanë qenë festime fetare – atletike, të cilat kanë filluar me flijimin e viktimës për nder të Zeusit dhe ka qenë e shoqëruar me shumë ceremoni të tjera fetare. Të dhënat e para në formë të shkruar lidhur me lojërat datojnë nga


SAPIENTI SAT. PËR TË MENÇURIN, MJAFTON.

viti 776 p.e.s. Helenët në bazë të këtyre lojërave e kanë llogaritur kohën. Të drejtën për gara kishin vetëm garuesit që e flisnin gjuhën greke, që do të thotë banorë të qyteteve helene dhe kolonive të tyre në vendet mesdhetare. Gradualisht rritej numri i disiplinave garuese (boksi, mundja, gara me qerre, gara në vrapim, pentatlon ose pesë disiplinat etj.), ashtu që lojërat zgjatnin deri më pesë ditë. Fitorja dhe kurorëzimi me kurorë dafine e lojërave Olimpike bartnin respekt dhe famë ekskluzive.

OLIMPIA

Romakët praktikonin ushtrime trupore, por nuk ishin kaq të përkushtuar në formimin e një trupi atletik, siç ishte rasti me helenët. Preferonin ndonjë lloj boksi dhe mundje, por kënaqësi më të madhe i shfaqnin garat me qerre të tërhequra nga kuajt. Cirku i madh (Circus Maximus) ishte stadium ku organizoheshin garat e këtilla dhe mund të mbante deri më 250 mijë vizitorë, që flet bindshëm për vizitat masive të këtij lloji të ndodhive sportive. KIRKUS MAXIMUS

Pas mbarimit të ditës së punës, banorët e qyteteve antike shkonin në banjat e mëdha publike, ku freskoheshin, por gjithashtu takoheshin me miqtë e tyre, shkëmbenin informata, mësonin lajme. Banjat romake (termi) kishte edhe në qytetet antike në provincën e atëhershme Maqedoninë, ashtu që mund t’i shohim edhe sot rrënojat, si p.sh. Stobi. Vizitorët së pari shkonin në gardëroba, lyheshin me vajra dhe ushtronin, dhe pastaj hynin në banjat e ngrohta dhe nga aty shkonin për freskim në banjat e ftohta. Kishte edhe hapësira me avull, saune, tualete publike, ndërsa pas larjes mundej të shëtitej nëpër kopsht, të vizitohet biblioteka ose të shihet pikë e ndonjë akrobati. Sistemi për ngrohje ishte shumë inventiv, me dysheme të ngritur në shtylla, nën të cilat kalonte uji i ngrohur nga centrali.

81

BANJË GRASH NË STOBI


Pyetje P Py yet etjje e

Aktivitete A Ak kttiivviite tette e

1. Cilat objekte publike ishin qendra takimi tek Helenët dhe cilat tek Romakët? 2. Cilat sporte parapëlqenin Helenët dhe cilat Romakët? 3. Cilat objekte publike kanë sjellë risi në arkitekturën e ndërtimit?

 Organizoni diskutim për përfaqësimin e teatrit dhe të artit përgjithësisht në antikë si dhe në jetën tonë të përditshme dhe shprehive tona kulturore.  *Vizitoni një nga qytetet antike në Maqedoni, bëni fotografi dhe më vonë ekspozojini në shkollë me shpjegimet shoqëruese ose komentet për përshtypjet e juaja.

R

LO FJA

82

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë. shu humë më.. më Flasejler, R. e Greqisë në periudhën e Perikliut. AEA Botues, Shkup 2002 faqja 205 – 241. Gasos, D., Romë. Matica, 2007, Shkup faqja 20 – 21, 24-25. http://www.crystalinks. com/romebuildings.html http://www.crystalinks. com/greekolympics.html http://www.crystalinks. com/greektheater.html http://www.crystalinks. com/rometheaters.html http://www.crystalinks. com/romebaths.html

im ështr hkrimit të v d n je, kë it dhe s m a p pikë ka e fjalim – t k i aspe ë – tekn ik britje tërore/ z retor , m i r gël shte buku tim – zvo inistratë m k redu trat – ad jis drore mag ës n s e q r n ikë t avlo nëpu kale – p itor rretho strumenti fo d n pika atër – au që i bie i cimit n t e a n t v a f a k am muzi ll i rritur ës së m i fitol l – a t k s i u h ti k s aul mash rja sipas ngë, krem – b efe ki – nda dhe kë r n hiera – pelegri f trium arake. ft res lu


6

TRASHËGIMIA ANTIKE NË MAQEDONI Njohuritë për të kaluarën e largët shkenca i thith nga më shumë burime, prej të cilave tani më i përmendëm, burimet historike të shkruara, por gjithsesi, të dhëna më të dukshme dhe më të prekshme ofrojnë përmendoret materiale: mbetje ndërtimore, rrugë dhe objekte të ndryshme, si dhe artefaktet - veprat artistike, sendet për përdorim (enë, vegla, gjerdane), para të farkuara etj. Shkenca e cila merret me zbulimin sistematik, studimin dhe mbrojtjen e objekteve të gjetura quhet arkeologji (nga gr. e vj. arhaios – i vjetër dhe logos – shkencë), “shkencë për të vjetrën” ose shkenca që studion vjetërsirat. Me krahasime dhe kombinime të njohurive të fituara nga materialet e zbuluara dhe nga burimet e shkruara historike, me interpretimin e mbishkrimeve, monedhave etj, mund të bëhet rikonstruktimi i së kaluarës, përkatësisht, të fitohet një pasqyrim më i tërësishëm për njerëzimin nëpër histori, mënyrën e jetesës, traditat dhe ceremonitë në lokalitetet e zbuluara.

NË KËT

Ë KAPIT

ULL

6.1 LOKALITETE 6.1 (A) SKUPI (SCUPI) 6.1 (B) STOBI (STOBI) 6.1 (C) HERAKLEA (LYNCESTIS) 6.1 (D) LIHNIDA (LIHNIDOS) 6.2 MBISHKRIME

ZBULTIME ARKEOLOGJIKE

83

83

REPETITIO EST MATER STUDIORUM. PËRSËRITJA ËSHTË NËNA E DITURISË.


6.1. LOKALITETE AKTIVITETE PËRGATITORE:

Nga libri shkollor i historisë rikujtoi përmbajtjet për periudhën helene dhe Maqedoninë nën pushtetin romak.

Në territorin e R. së Maqedonisë së sotme ka shumë lokalitete dhe vende të zbuluara që dëshmojnë për historinë e pasur mijëvjeçare, si dhe për gërshetimin e më shumë kulturave dhe traditave të ndryshme. Pozita gjeograf ke ka kushtëzuar nëpër këtë territor të kalojnë shumë rrugë të rëndësishme, si rruga e njohur Via Egnatia, e cila nga Durrësi ka kaluar buzë Liqenit të Ohrit, ka çuar drejt Heraklesë (Manastirit) dhe më tutje deri në Thesaloniki (Selanik), një krah i saj ka çuar drejt Astibos ( Shtipit); rruga që përshkonte luginën e Vardarit e që ka lidhur Skupin (Shkupin) dhe Stobni me shumë vende të tjera. Qytete antike më të mëdha dhe më të ruajtura deri më tani të gërmuara në Maqedoni janë themeluar ose kanë përjetuar zhvillim të hovshëm në periudhën helene (në kohën e Lekës së Madh) dhe periudhën romake, më saktë, në shek. e dytë dhe të tretë të erës sonë. Ato kanë qenë qendra qytetare të zhvilluara me rrugë, ujësjellës, tempuj, teatro, banja dhe çdo gjë që në konceptin e atëhershëm të qyteteve duhej të përmbante një qendër qytetare. Më të njohurat janë: Skupi, Stobi, Heraklea dhe Lihnida.

6.1 (A) SKUPI (SHKUPI)

SHKUPI

84

Në luginën e Kodrës së Zajçevës, disa kilometra nga Shkupi i sotëm, në bregun e majtë të lumit Vardar janë zbuluar gjetje të qytetit antik - Skupi. Fillimisht në shek. e dytë p.e.s., në këtë vend është ndërtuar llogor ushtarak romak, i cili një shekull më vonë është shndërruar në lagje e qytetit. Ndërtimi i qytetit ka qenë në funksion të pushtimit të Dardanisë nga romakët, ndërsa nëpër të kanë kaluar rrugë të rëndësishme të cilat e kanë lidhur Evropën e Mesme me Detin Egje dhe Trakinë me Detin Jon. Një periudhë kohore të caktuar Skupi ka qenë kryeqendër e provincës së Dardanisë, ndërsa në shek. e tretë është shndërruar në qendër e peshkopatave.


VULPES PILUM MUTAT, NON MORES.

Në historinë e vet Skupi ka qenë i ekspozuar sulmeve të shpeshta dhe pushtimeve nga Gotët dhe Hunët, por ajo që e ka shkatërruar qytetin ka qenë një tërmet i fuqishëm në vitin 518. Supozohet se përafërsisht aso kohe popullata është zhvendosur në territorin e Shkupit të sotëm.

Objektet më të njohura dhe më të rëndësishme të zbuluara në qytetin me rrugë të gjera të shtruara me kalldrëm janë teatri, dy bazilikata, pagëzimorja dhe nekropoli. Nga shek. i gjashtë Skupi ka përjetuar një tjetër rilindje, atëherë ishin ndërtuar edhe ndërtesa administrative, banja publike, ujësjellës dhe mure mbrojtëse.

UJKU QIMEN E NDËRRON, ZANATIN S‛E HARRON

Teatri sipas ndërtimit, ka qenë i tipit romak, supozohet se është ndërtuar në shek. e dytë, me rastin e vizitës së Adrianit, ka pasur orkestër të gjatë pothuajse njëqind dhe të gjerë pesëmbëdhjetë metra, me elemente dekorative jashtëzakonisht të bukura. Në këtë teatër janë realizuar shfaqje teatrore të jashtëzakonshme, komedi dhe tragjedi, ndërsa nuk janë gjetur gjurmë t; luftërave me gladiatorë. Bazilikat kanë pasur dysheme të zbukuruar me mozaikë me figura gjeometrike, në brendësinë e tyre janë gjetur shtylla, rozeta dhe elemente të tjera dekorative, ndërsa e para prej tyre ka qenë jashtëzakonisht monumentale. BAZILIKA NË PJESËN JUGORE TË SKUPIT

Pyetje P Py ye ettjje e 1. Si ka qenë pozita e gjeografike e Skupit? 2. Kur është ndërtuar qyteti? 3. Në cilën periudhë e ka përjetuar shkallën më të lartë të zhvillimit? 4. Cilat janë objektet e zbuluara më të rëndësishme të Skupit? 5. Kur dhe si është shkatërruar qyteti antik i Skupit?

Aktivitete A Ak kttiiivi vitte vi ete te  Vizitoni lokalitetin Skupi ose Muzeun e qytetit të Shkupit.  Organizoni prezantim të informatave të grumbulluara, në formë posteri.

Hulumto Hulu Hu H lu umt m o më shumë: shu humë më:: më http://my.opera.com/ancientmacedonia/blog/show. dml/1222119 http://en.wikipedia.org/wiki/ Scupi http://www.soros.org.mk/ konkurs/076/makver/skupi. html

85


6.1. (B) STOBI AKTIVITETE PËRGATITORE:

Ndahuni në grupe dhe çdo grup të hulumtojë lloje të ndryshme të burimeve për Stobin (të shkruara, elektronike, të ilustruara). Pastaj, hartoni portofol për këtë lokalitet antik – historinë, objektet, gërmimet.

86

PAGËZIMTORE

Burimet më të vjetra të shkruara për Stobin zbulojnë se qyteti është ndërtuar në periudhën helene, para sundimit të mbretit maqedonas Filipit të Pestë, në luginën pjellore në afërsi të grykës së lumit Cërna në Vardar. Kjo pozitë ka kontribuar Stobi të shndërrohet në qendër luftarake, tregtare në rrugën kryesore e cila ka çuar prej Danubit deri në Detin Egje. Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në shekullin e parë të erës sonë, ku qyteti ka fituar një rang më të lartë, është zgjeruar dhe në të kanë filluar të farkohen para. Në periudhën romake banorët e saj janë konsideruar si qytetarë romakë, ndërsa përmendoret e shumta me mbishkrime dëshmojnë për sendet e ngelura nga më të pasurit ndër ta.

Në periudhën e hershme të krishterimit, Stobi ka pasur rol edhe më të rëndësishëm për shkak se është bërë kryeqendër e peshkopatave, ndërsa në atë kohë janë ndërtuar disa bazilika madhështore, të zbukuruara me mozaikë dhe freska. Gjithsesi, kulmi i këtij zhvillimi është arritur në shekullin e pestë, kur është bërë kryeqytet i provincës. Por, në të njëjtin shekull ka qenë i ekspozuar në vjedhje, sulme, tërmet dhe murtajë, kështu që pas shekullit të gjashtë popullata e braktisi këtë vend dhe u shua jeta në këtë qytet. Gjatë shëtitjes nëpër Stobi, detyrimisht duhet të vizitohen teatri, pagëzimorja, disa bazilika (verioDYSHEMEJA E BANJAVE TE MËDHA


IN PACE. NË PAQE.

re, qendrore, ajo e qytetit0, sinagoga, banja e madhe publike, Pallati i Teodosit, shtëpia e psalmeve. Më mbresëlënës nga të gjitha objektet sipas pozitës së saj dhe madhësisë është teatri. Ai më shumë i ngjan teatrove në Heladë. Në radhët e ulëseve edhe sot mund të lexohen emrat e gdhendura të patronëve të teatrit dhe lojërave të cilat në të janë organizuar prej kur është shndërruar në arenë. Në bazë të këtyre emrave, mund të zbulohen fiset fisnike të qytetit. TEATRI I STOBIT

Veçanërisht tepër fine dhe artistikisht të punuara në mënyrë të përkryer janë mozaikët e shumtë, prej të cilëve disa janë ruajtur në gjendje shumë të mirë. Me to nuk janë zbukuruar vetëm ndërtesat publike, por edhe disa shtëpi private, si dhe Pallati i Teodosit. Mund të supozohet se në qytet ka funksionuar shkolla e punuesve të mozaikëve dhe piktorëve.

Pyetje P Py yet etjje e 1. Si ka ndikuar pozita ku është ndodhur qyteti për zhvillimin e Stobit? 2. Kur është themeluar qyteti? 3. Në cilën periudhë e ka arritur zhvillimin më të madh? 4. Cilat kanë qenë shkaqet për shkatërrimin e Stobit?

Aktivitete A Ak kttiivviite tette e  Në ndonjërën nga ekskursionet shkollore gjatë vizitës së lokalitetit Stobi bëj fotografi, pastaj në shkollë organizoni ekspozitë.

Hulumto Hulu Hu H lu umt m o më shumë: shu humë më:: më Harta arkeologjike të Maqedonisë, Vëllimi 2, ASHAM, Shkup, 1996. Eleonora Petrova, Stobi (ciceron), Muzeu i Maqedonisë, Shkup, 2003. Ivan Mikulçiq, Qytetet antike në Maqedoni, AShAM, libri 8, Shkup, 1998. Ivan Mikulçiq, Stobi (monografi), Shkup, 2006. http://iguide.travel/Stobi http://my.opera.com/ancientmacedonia/blog/stobi http://arheo.com.mk/wp-content/ uploads/2008/06/plan-stobi.jpg http://www.soros.org.mk/konkurs/076/makver/stobi.html

87


6.1 (B) HERAKLEA (HERACLEIA LYNCESTIS) Herakleja Linkestis e mban emrin e Heraklesë, heroit mitik dhe i pari i fisit të dinastisë së mbretërisë maqedonase Argeadi. Territori në të cilin gjendet qyteti ka qenë i populluar nga fisi i lashtë maqedonas Linkestët. Gjendet në rëniet më të ulëta verilindore të malit Pelister (në afërsi të Manastirit), në udhëkryqin e dy akseve rrugore të rëndësishme aso kohe.

HERAKLEA

TEATRI I HERAKLESË

88

Nga periudha e hershme krishtere, kur Heraklea është bërë qendër e peshkopatës së Pellagonisë dhe e ka arritur zhvillimin e saj më të madh, janë ruajtur në mënyrë të shkëlqyeshme me strukturë të harmonishme objektet si, Bazilika e vogël dhe e Madhe, Rezidenca e peshkopatës dhe çezma e qytetit.

Edhe ky qytet ka qenë i themeluar fillimisht si fortifikatë për nevoja strategjike, për t’u penguar depërtimi i Romakëve. Nëpër Herakle kanë marshuar shumë legjione në fushatë drejt Lindjes ose janë kthyer drejt Romës, në rrugën e triumfit. Por, pikërisht në periudhën romake, Heraklea ka luajtur një rol të rëndësishëm tregtar e ekonomik, ka qenë e shpallur për koloni romake, është zgjeruar dhe janë ndërtuar shumë objekte publike: banja, gjykata dhe një teatër i vogël, por nga ndërtimi i , me njëzet rreshta ulësesh, për 2.500 spektatorë.


ERRANTI VIAM MONSTRA! TREGOJA RRUGËN ATIJ QË BREDH!

Sig Sigurisht se pjesa e cila lë më shumë përshtypje nga trashëgishu mia artistike e gjetur në Herakle janë mozaikët e dyshemeve, të punuara me teknika të ndryshme dhe të vendosura në 1.300 metra katrorë. Shekulli i artë i Heraklesë nuk ka zgjatur shumë. Jeta urbane ka ndaluar nga sulmet e hordeve avare, të cilët edhe pse nuk janë populluar në qytet, megjithatë e kanë ndaluar traditën shumëshekullore në të. MOZAIK I DYSHEMESË STATUJA E TIT FLLAVIJ ORESTIT

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më Ivan Mikulçiq, Heraklea, qyteti antik në Maqedoni ( monografi), Magor, 2008. http://www.soros.org.mk/konkurs/076/ makver/herakleja.html http://www.bitolatourist.info/things/ virtual/Heraclea_01.swf

Pyetje P Py ye ettjje e 1. Cilat periudha në zhvillimin e qytetit mund të identifikohen në bazë të zbulimeve arkeologjike? 2. Në cilën periudhë Heraklea e ka arritur zhvillimin e saj më të madh? 3. Numëro objektet më të rëndësishme të qytetit?

Aktivitete Ak A kttiivviitte ette e  Organizoni garë në klasë, në të cilën do të merrni pjesë me vepra (artistike, kolazhe, hartime) të inspiruar nga mozaikët e Heraklesë. Për këtë aktivitet mund të kërkoni ndihmë dhe bashkëpunim nga arsimtari i artit figurativ dhe ai i gjuhës amtare.

http://www.bitolatourist.info/things/ virtual/Heraclea_02_teatar.swf http://www.bitolatourist.info/things/ virtual/Heraclea_04_cesma.swf http://www.bitolatourist.info/things/ virtual/Heraclea_05_portik.swf http://www.bitolatourist.info/things/ virtual/Heraclea_06_terma.swf http://www.bitolatourist.info/things/virtual/Heraclea_07_mala_baz.swf http://www.bitolatourist.info/things/virtual/Heraclea_07_mala_baz_moz.swf http://www.bitolatourist.info/things/ virtual/Heraclea_09_gol_baz.swf

89


6.1 (G) LIHNIDA (LIHNIDOS) Në bregun e Liqenit të Ohrit, në rrugën kryesore e cila e ka lidhur Romën me Ballkanin – Via Ignatia, nën qytetin e sotëm të Ohrit, ndodhet lokaliteti i qytetërimit antik Lihnida. Filipi i Dytë, duke vërejtur përparësitë natyrore strategjike të dy kodrave nga ana veriore e liqenit (në afërsi të Kështjellës së Samoilit dhe nën të), ka urdhëruar atje të ndërtohet fortifikatë. Në periudhën helene qyteti është zgjeruar drejt bregut të liqenit, ndërsa se në të është zhvilluar jetë e pasur qytetare dëshmojnë gjetjet të zbuluara në nekropolin te Porta e Epërme: sendet prej ari, argjendi, bronze dhe qeramike – stoli, maska funerali dhe artefakte të tjera. MURET ANTIKE MESJETARE

ARTEFAKTE – STOLI DHE MASKA ARI

90

Nga kjo periudhë daton edhe Teatri Antik (shek. i dytë p.e.s.) në të cilin, sipas mbishkrimeve të ruajtura, janë dhënë shfaqje teatrore, dhe i cili, më vonë, në kohën romake, është riadaptuar për luftërat me gladiatorë. Përreth teatrit ishin të vendosura shumë statuja dhe pllaka reliefi, dhe të cilat besnikërisht e kanë shprehur reliefin e perëndisë Dionis i shoqëruar nga muzat. Në kohën e pushtimit romak , Lihnida ka qenë qytet i cili lirshëm është zhvilluar, ndërsa nga kjo periudhë janë dyshemetë me mozaik në pallatin luksoz në vendin e quajtur Pllaoshnik.


NOTA BENE! (N.B) SHIKO MIRË! (KI KUJDES!)

Shumë bazilika të formuara në mënyrë luksoze arkitekturore dhe artistike dëshmojnë për lulëzimin e krishterimit të hershëm të qytetit, kur supozohet se ka qenë qendër e peshkopatës së provincës Epiri i Ri. Për fat të keq, në pjesën më të madhe të objekteve nuk ka qenë e mundur të bëhen hulumtime, për shkak se në epokat e pasuese mbi to janë ndërtuar edhe objekte të tjera, të cilat akoma përdoren. PAGËZIMORE

Pyetje P Py ye ettjje e 1. Kush e ka themeluar qytetin e vjetër Lihnidën? 2. Cilat janë sendet e gjetura dhe objektet më të rëndësishme nga periudha antike në Lihnidë? 3. Çfarë e karakterizon periudhën e hershme krishtere gjatë kohës së ekzistimit të qytetit?

Aktivitete A Ak kttiivviite tette e  Në shkollë ftoni ndonjë arkeolog ose konservator dhe diskutoni si mbrohen objektet e zbuluara nëpër lokalitete, si evidentohen sendet e gjetura etj.

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më http://my.opera.com/ ancientmacedonia/ blog/2007/08/06/lihnidos http://mk.wikipedia.org/ wiki/Лихнид http://www.soros.org. mk/konkurs/076/makver/ lihnid.html

91


6.2. MBISHKRIME Epigraf , d.m.th. shënim, regjistrim. Epigrafia është shkenca e cila merret me studimin e mbishkrimeve të vjetra të gdhendura në ndonjë material të fortë: gur, mermer, argjile, metal, qelq, eshtra, mozaik. Fjala rrjedh nga gjuha e vjetër greke epigraphe (lat. Inscriptio) që d.m.th. “mbishkrim”. Ajo është ngushtë e lidhur me shkenca të tjera, siç janë: paleografia (shkenca për llojet e vjetra të letrave) dhe numizmatika (shkenca që i studion paratë e farkuara) dhe disa shkenca historike ndihmëse. Epigrafet i pastrojnë dhe i evidencojnë mbishkrimet, nga përmbajtja e tyre thithin të dhëna historike, të cilat i krahasojnë me gjetjet e mëparshme për vendin, territorin, kohën, ngjarjen ose personin për të cilin ka të bëjë teksti i shkruar. Tekstet ndonjëherë janë të dëmtuara, vështirë lexohen, gjatë shkrimit shpesh janë përdorur shkurtesa (për Mbishkrimet mund shkak të kursimit të matetë jenë të shkruara rialit) dhe prandaj thuhet në një gjuhë, por se këto mbishkrime, sipas gjenden edhe në rregullave ekzakte epigradisa gjuhë dhe alfike nuk mund të lexohen fabete në të njëjtin si një tekst i kohës së sotepigraf, si në këtë në fotografi me me, por së pari duhet bërë tekst në latinisht rekonstruktimi i pjesës së dhe në greqisht. dëmtuar të tekstit, deshifrimi i shkurtesave etj. Mbishkrimet, sipas përmbajtjes së tekstit të shkruar, mund të sistemohen në dy grupe themelore: mbishkrime private (titull) dhe dokumente – publike ose private (acta), ndërsa ato, klasifikohen në disa kategori. Në mbishkrime private numërohen:

92

1. Mbishkrimet mbi varr; 2. Mbishkrime të testamenteve; 3. Mbishkrime nderi; 4. Mbishkrime të objekteve publike; 5. Mbishkrime në sende të ndryshme.


FESTINA LENTE. NXITO NGADALË.

Dokumente ndahen në : 1. Administrative, 2. Ligjore, 3. Dekrete, 4. Dokumente të shenjta dhe publike, 5. Dokumente private, DIPLOMË VETERA6. Grafikë e mureve. NI TË LUFTËS Në territorin e Maqedonisë tani më janë zbuluar dhe për çdo ditë zbulohen mbishkrime të reja të shkruara në gjuhën e vjetër greke dhe në gjuhën latine, që paraqet privilegj, për shkak se kemi munp dësi t’i shohim, prekim, lexojmë, studiojmë në lokalitetet arkeologjike, muze, sheshe, por ndonjëherë i gjejmë edhe në oborret e shtëpive. Zbulimet e shumta të materialeve epigrafike origjinale nga ana e personave të specializuar (arkeologë, filozofë klasikë, epigrafë dhe historianë) u mundësojnë të marrin njohuri të rëndësishme për historinë e shtetit tonë në periudha të ndryshme historike.

MBISHKRIM I NJË TEMPULLI NË MARVINCI

Pyetje P Py yet etjje e 1. Si quhet shkenca e cila merret me studimin e mbishkrimeve të vjetra të gdhendura në material të fortë? 2. Si klasifikohen mbishkrimet në bazë të përmbajtjes së tyre? 3. Çfarë domethënie ka rekonstruktimi i epigrafeve për të kaluarën?

Aktivitete Ak A kttiivviitte ette e  Vizitoni ndonjë lokalitet, muze ose lapidarium, studioi mbishkrimet e ekspozuara dhe analizo formën, madhësinë, materialin etj.  Përpiquni të përshkruani tekst të ndonjë mbishkrimi dhe me ndihmën e arsimtarit ta pastroni.

FJA

LOR

loka li mon tet - ven d në edhë të reko – p a nstru ra pr cilin hul e u lim p i rej fil m - ndë j metali, mtohet e far rtim limi bazi k i për lik sëritu uar nekr ë – temp r, pë o u rpipagë pol – var ll fetar k rishte reza zimo cere rë, k mon re – hapë ishë i aep sirë k fresk a u ësh a g dekr – piktur ëzimit të kr a me et – yer vend n g epis j y i r m ë në ,u k murr roze op – kler rdhër

ik të sina – stoli n kishtar, p g ë braik ogë – ku formë tr eshkop ë vend . , tem ndafili pull h e-

93



Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.