Klasicna_kultura_vo_Evropskata_civilizacija_5_alb

Page 68

Faref si (gens), i përfshinte edhe anëtarët e familjes më të gjerë, si gjeneratat paraprake që e mbanin emrin e njëjtë të fisit: gjyshër, xhaxhallarë, vëllezër të cilët gjithashtu kishin familje të tyre.

FAMILJA

Me lindje, fëmija fitonte emër personal (praenomen), emër të fare f sit (nomen) sipas babait ose burrit (dhe që përkojnë në mbiemrat tonë) dhe llagapi i familjes (cognomen) që më së shpeshti paraqiste ndonjë karakteristikë fizike (p.sh. Barbatus - Mjekrosh) ose llagap nderi i fituar nga ndonjë paraardhës i fisit të njëjtë (p.sh, Africanus - Afrikan është llagapi i fisit të Skipionëve, i fituar nga Senati për shkak të pushtimit në Afrikë të Kornelij Skipion). Do të thotë, emri i plotë i qytetarit romak kishte kësi forme: Kornelij Skipion Afrikan, Gaj Juli Caesar, Mark Tulij Ciceron dhe ngjashëm. Babai i familjes (pater familias) kishte autoritetin më të madh në pushtetin ligjor mbi anëtarët e familjes, që do të thoshte se ai mundej ta pranojë ose të mos e pranojë të fëmijën e porsalindur, të vendosë ta shesë, kishte të drejtë të vendosë për jetën ose vdekjen e fëmijëve dhe gruas, të drejtën t'ua zgjedhë bashkëshortin jetësor dhe ngjashëm. Me kalimin e kohës, pushteti i babait në familje u zvogëlua, gjegjësisht u zbut, ashtu që në kohën e Ciceronit familja romake veç më ngjasonte në familjet e sotme në të cilat shoqëria e lidhte, para së gjithash, dashurinë mes bashkëshortëve dhe përkujdesjen e përbashkët për fëmijët.

68

Jeta e përditshme e patrikëve romakë (fisnikë) dhe plebejcëve (njerëzve të rëndomtë me të drejtë qytetare romake) dallohej shumë, gjithashtu dallohej shume edhe jeta nga qyteti në fashat që mund të konkludohet edhe sipas shtëpive të tyre (domus). Romakët e pasur jetonin në vila luksoze, ndërsa popullata qytetare e varfër merrnin me qira dhoma në shtëpi të vjetra shumëkatëshe – insula. INSULA ROMAKE


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.