Klasicna_kultura_vo_Evropskata_civilizacija_5_alb

Page 63

5PËRDITSHMËRIA

(JETA S SHOQËRORE HOQËRORE DHE PRIVATE)

Jeta e përditshme në Heladë dhe Romë, si ajo private, ashtu dhe ajo shoqërore, patën ndikim të madh dhe lanë gjurmë të thella në zhvillimin e shtetit të organizuar dhe demokracisë (si lloj i qeverisjes së shtetit), në ngritjen e disa institucioneve dhe traditave. Ato tradita morën pjesë në zhvillimin e sistemit arsimor të Evropës që ka rezultuar pikërisht nga modeli arsimor i këtyre shoqërive. Gjithashtu, kishin ndikim mbi modelimin e familjes si qeliza themelore e shoqërisë, por edhe në lidhje me argëtimin, ushqimin ose mënyrës së veshjes. Në formimin e hapësirës ku zhvillohej jeta e përditshme në antikë, ndërtuesit e vjetër bënë arritje kulmore teknologjike dhe arkitektonike, që i inspirojnë ndërtuesit për më tepër se njëzet shekuj. Kur bëhet fjalë për Heladën, çdo herë duhet pasur para sysh se nuk bëhet fjalë për shtet të vetëm të organizuar ku nuk ekzistonte sistem unik i qeverisjes shtetërore, zakoneve, arsimit, po edhe dokeve, por nën këtë nocion nënkuptohen më shumë qytete-shtete (polise). Ata kishin, pak a shumë, institucione, tradita dhe mënyrë të ndryshme të jetesës. Më së shpeshti për krahasim merren qytetet Athina dhe Sparta.

Në këtë

kapitull

5.1. ARSIMI 5.2. FAMILJA 5.3. GATIMI 5.4. VESHMBATHJA 5.5 FORMA TË JETËS PUBLIKE 5.5 (A) OBLIGIMET SHOQËRORE DHE POPULLATA QYTETARE 5.5 (B) ARGËTIMI DHE KOHA E LIRË

63

63

DUM SPIRO, SPERO DERISA FRYMOJ, SHPRESOJ


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.