Klasicna_kultura_vo_Evropskata_civilizacija_5_alb

Page 6

Ky libër përmban dëshmi të shumta për ndërlidhjen e civilizimit evropian me kulturën klasike. Përmbajtjet sipas temave janë të sistemuara në gjashtë kapituj. Në kapitullin e parë Gjuhët klasike, janë përpunuar tema të ndryshme të lidhura me gjuhën e vjetër greke dhe gjuhën latine, përkatësisht me gjuhët nga kultura klasike. Këto gjuhë janë baza e terminologjisë profesionale në pothuajse të gjitha disiplinat shkencore, gjuhën e politikës dhe të arsimit. Fjalë latine dhe fjalë të vjetra greke në formë pak të ndryshuar shpesh janë të përfaqësuara edhe në fjalorin e përditshëm të gjuhëve evropiane. Përmbajtje të përfshira në kapitullin Literaturë ofrojnë njohje me format letrare që janë zhvilluar në kuadër të letërsisë helene dhe romake në bazat e të cilave më vonë janë ndërtuar letërsitë evropiane. Elementet dhe veçoritë themelore të mitologjisë helene dhe romake janë përpunuar në kapitullin Mitologji dhe besime. Përveç temave nga trashëgimia mitologjike e antikës, janë të pranishme edhe disa përmbajtje lidhur me jetën fetare të Helenëve dhe Romakëve, disa kulte dhe ceremoni fetare dhe ndikimi i tyre ne civilizimin evropian. Bazat e zhvillimit të jetës shoqërore dhe familjare në Evropë të themeluara në Heladën antike dhe Romë janë përpunuar në kapitullin Përditshmëria (jeta shoqërore dhe private). Përmbajtjet në kapitullin Trashëgimia antike në Maqedoni dëshmojnë për trashëgiminë kulturore me të cilën është e pasur Maqedonia dhe historinë e saj të pasur dhe të gjerë e thurur në rrënjët antike të kulturës evropiane. Për të kuptuar më lehtë përmbajtjet, në fund të çdo kapitulli ka fjalor në të cilin janë shpjeguar fjalët më pak të njohura dhe disa nocione profesionale. Përveç përmbajtjeve themelore të lidhura me tema të ndryshme nga kultura klasike, në këtë libër do të gjeni edhe përmbledhje me fjalë të urta latine të sistemuara në margjinat e faqeve.

6 Autorët


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.