Klasicna_kultura_vo_Evropskata_civilizacija_5_alb

Page 39

DIVIDE ET IMPERA. PËRÇAJ E SUNDO.

Shfaqjet teatrore ishin ngjarje e rëndësishme në jetën publike dhe detyrë nderi e atyre qytetarëve të cilët i kanë organizuar dhe që kanë marrë pjesë në to. Shfaqjet janë mbajtur në kuadër të garave dramaturgjike,në kategori të veçantë për tragjedi dhe komedi. Sipas rregullave, kanë garuar autorët, tre tragjediografë dhe pesë komediografë. Komeditë janë realizuar të gjitha në një ditë, ndërsa tragjeditë brenda tre ditëve, gjatë së cilave çdo tragjediograf është prezantuar me një tetralogji në një ditë. Tetralogjia ka qenë e përbërë nga katër drama ( tre tragjedi të lidhura në mënyrë tematike dhe një dramë satirike).

P Py Pyetje ye ettjje e 1. Çfarë do të thotë emri i kësaj gjinie letrare, dramë? 2. Nga cilat pjesë i përbëhet teksti dramaturgjik? 3. Cilat janë llojet themelore të dramës?

Plauti dhe Terenti janë komediografë që e kanë regjistruar dramën romake nëpër shekuj. Ata nuk kanë hartuar drama romake autentike, por i kanë përpunuar komeditë helene, sidomos dramat e Menandarit dhe autorëve të tjerë të periudhës helene. Këto drama kanë prekur tema nga jeta e përditshme dhe private, kanë pasur fabul të komplikuar dhe të koklavitur dhe personazhe të shumtë të tipizuar në lidhje me gjininë, moshën, profesionin (djem, pleq, vajza, të adhuruar, ushtarë, robër, parazitë, kuzhinierë).

Aktivitete A Ak kttiivviite tette e  Përpiquni të shfaqni pjesë të ndonjë drame antike me përkthim!

Hulumto Hulu Hu lu umt m o më shumë shu humë më Në kapitujt: 3. Mitologjia dhe besimet; 4. Art; 5. Jeta e përditshme.

39


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.