Klasicna_kultura_vo_Evropskata_civilizacija_5_alb

Page 32

Virgjili, sipas shembullit të Homerit, e ka përpiluar epin heroik Eneida. Sipas ngjarjeve që tregohen në këtë ep, pjesa e parë i ngjan Odisesë, për shkak se e përshkruan udhëtimin e heroit Ajnej nga Troja e shkatërruar deri në Gadishullin e Italisë. Ndërsa pjesa e dytë, i ngjan Iliadës, sepse përshkruhen luftërat e trojanëve me fiset italike autoktone. Ky ep, i shkruar në kohën e perandorit August, ka pasur detyrë të caktuar të lidhë themelimin e Romës me traditën kulturore helene.

Ovidi e ka shkruar epin mitologjik Metamorfoza (Transformime). Në një tërësi të gjatë narrative prej pothuajse 12.000 vargjesh ai ka bashkuar shumë mite, në të cilat tregohet për ndonjë transformim të një qenie në një tjetër, zakonisht shndërrimin e njeriut në ndonjë kafshë ose bimë.

Pyetje P Py yet etjje e 1. Si lidhet epika me mitin? 2. Cilat janë elementet themelore të narracionit? 3. Cilat veçori të epikës antike i ka trashëguar më vonë letërsia evropiane?

32

Aktivitete A Ak kttiivviitte ete te  Krahaso ndonjë hero të epeve antike me Kralin Marko ose Gjergj Elez Alinë e këngëve popullore epike!  Krahasoi shembujt e dhënë të ivokacionit nga epet antike dhe veço elementet për çdo njërën prej tyre!  Në oborrin e shkollës ose gjatë vizitës së ndonjë lokaliteti antik përpiquni të lexoni në vend publik pjesë nga veprat e poetëve epikë antikë të përkthyera në maqedonisht, shqip, serbisht ose turqisht, ashtu siç është praktikuar në antikitet.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.