Klasicna_kultura_vo_Evropskata_civilizacija_5_alb

Page 30

Në letërsinë antike epi është paraqitur si këngë me formë karakteristike metrike të vargut, të ashtuquajtur metër heroik. Kompozicioni i këtillë në varg është ruajtur gjatë gjithë periudhës antike.

HOMERI

Homeri, ose siç është quajtur në kohën e antikës, thjesht Poeti, është autor me të cilin fillon historia e gjatë e letërsisë antike, ndërsa kjo do të thotë edhe e letërsisë evropiane. Biografia e tij përbëhet më shumë me tregime që i përkasin mitologjisë, sesa nga të dhëna historike të konfirmuara. Por, ajo e cila pa dyshim lidhet me emrin e tij janë epet Iliada dhe Odiseja. Sipas njohurive të deritashme, veprat u shkruan në shekullin e gjashtë p.e.s., por ato janë krijuar shumë më herët, ndoshta qysh në shekullin e tetë p.e.s. dhe që atëherë janë bartur gojarisht brez pas brezi. Të dy epet, sipas kompozicionit unik dhe të rregulluar për mrekulli, na bëjnë me dije se ato i ka shkruar dora e një autori. Megjithatë, në rrëfim ka elemente të shumta që janë veçori e epikës popullore. Kjo e përcakton Homerin si shembëllyes letrar i traditës më të vjetër gojore epike.

Mburoja e Akilit (rikonstruktim i kohës së re). Episodi në të cilin në hollësira shpjegohet si Hefajsti me kërkesën e Tetidës farkon armë të re për Akilin (Iliada, kënga e 18-të) është shembull për retardacionin, vonesën e përkohshme të narracionit epik. Përshkrimi i figurative të mburojës së Akilit paraqet një lloj largimi të ikonografisë së epit dhe njoftimi i përmbajtjeve të tjera të lidhura me aktivitete nga jeta e përditshme paqësore.

30

Odiseja e verbon ciklopin Polifem dhe me mashtrim arrin të dalë nga shpella e tij (Odiseja, kënga e 9-të). Ky episod është një nga ngjarjet e shumta që Odiseja i tregon në darkën e shtruar nga mbreti Alkinoj. Odiseja e tregon bredhjen e tij dhjetëvjeçare në rrugën drejt vendlindjes Itakë pas përfundimit të luftës së Trojës. Këto ndodhi janë pjesë e rrëfimit epik të Odisesë (këngët 9-12), që është shembull i epit aventurist. Në bazë të kësaj tradite më vonë janë zhvilluar edhe forma të tjera letrare në letërsinë evropiane, ndërsa trashëgimtar i tij i përafërt është romani aventurist.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.