Shendeti Femeror

Page 1

Dr. Besi

ShĂŤndeti FemĂŤror Shendeti Fizik & Mendor, Aspekte Sociale, Psikologjike, Seksuale, Familja, Shtatezania, Nena & Femija, Mosha e 3-te

1

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Dedikime Kur isha femije e pyes nenen, nje grua e zgjuar dhe bujare: “cfare duhet te beje nje Mashkull per t’ja lehtesuar jeten nje Femre?” S’do harruar se ne Shqiperine e kohes, megjithe emancipimin femeror prape mentaliteti linte shume per te deshiruar. Pasi mendohet, ajo me pergjigjet: “femra vuan e sakrifikon nga Natyra, dhe vete natyra e saj, mashkulli me i mire ... te pakten, te mos shtoje ne keto vuajtje” Ne kete pergjigje me pak fatalizem, te nje zemre humane, une mendoj se kemi nivelin minimal: “... mos shto te vuajtjet e Saj!” Ky liber eshte ne kujtim te Nenes time: Adivije Leka. Dedikim per mikun tim te mire L. vetem nje here me ka thene: Shkruaj Libra. (flm. L)

Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Ne Shqiperi, e Drejta e Autorit mbrohet sipas ligjit nr.7564, datë 19.5.1992 "Për të drejtën e autorit" me shtesa e ndryshime, dhe Ligji Nr. 9380, datë 28.4.2005 për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të Shqiperia ka miratuar deklaraten e konferences diplomatike qe adoptoi traktatin dhe dispozitat e Konventes se Bernes (1971) te cilave u referohet traktati. © Maj 2015 Dr. Besi Te gjitha te drejtat e rezervuara. per: “Shëndeti Femëror” Ndalohet marrja e materialeve te ketij libri, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © b.bestar Londer, Britani e Madhe. eBook copyright notice An ebook or electronic book is the digital equivalent of a traditional print book. It can be downloaded via the Internet and read using a computer or an ebook reader. According to Title 17 of the U.S. Code, copyright laws protect the ownership rights of the authors of original works. According to the U.S. Copyright Office, an ebook created on or after January 1, 1978 is automatically copyright protected for 70 years after the author's death. Anything written ("notated or recorded") in a fixed form, in this case the form of an ebook, is automatically copyrighted. Copyright prevents anyone from:      

copying author’s work distributing copies of it, whether free of charge or for sale renting or lending copies of intellectual work performing, showing or playing other’s work in public making an adaptation of anyone else’s work putting it on the internet

Only the author owns the copyright, unless the author has legally transferred the rights to another party (in writing).

    

In the UK, copyright protection is enforced by IPO, Intellectual Property Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death. In the USA, copyright protection is enforced by U.S. Copyright Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death. Intellectual property is protected by copyright in other countries through international agreements, The Berne Convention All rights reserved for: “Shëndeti Femëror” © 2015 Dr. Besi © May 2015 b.bestar, London, United Kingdom

2

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Parathenie Te qenit burre apo grua ka nje impakt te rendesishem ne shendetin tuaj, si rezultat i diferencave biologjike dhe ato gjinore. Shendeti i grave dhe vajzave meriton vemendje te vecante sepse, ne shume shoqeri, ato jane ne disavantazh nga diskriminimi i rrenjosur tek faktoret socio-kulturore. P.sh. grate dhe vajzat sot, jane dhe po perballen me nje rrezik te shtuar te HIV/SIDA. Disa nga faktoret sociale & kulturore qe parandalojne grate dhe vajzat te perfitojne nga sherbimet kualitative te shendetit dhe te marrin kujdesin maksimal mjekesor perfshijne:    

Pabarazine ne marredheniet mes meshkujve dhe femrave Normat sociale qe ulin edukimin dhe mundesite per pune te paguar per femrat Perqendrimin eksluziv vecse ne rolin e saj reproduktiv; dhe Eksperienca aktuale ose potenciale te dhunes fizike, seksuale dhe emocionale.

Kur dihet se varferia eshte nje barriere e rendesishme per rezultave pozitive te shendetit tek meshkujt dhe femrat, varferia tenton te sjelle mundime me te larta ne shendetin e grave dhe vajzave, sepse, nga praktikat e ushqimit (malnutricioni) dhe perdorimi i materialeve jo te sigurta per gatim.

Nje grua apo burre qe lexon kete liber, duhet ta kuptoje se te gjitha materialet e librit, dhe fillimi e fundi qe i referohet OBSH-se, jane te domosdoshme te reflektojme ndaj problemeve me te cilat perballohen femrat. Jemi perpara nje tablloje multi-faktoriale, e cila nuk mund te bazohet te gjinia, qe gjithsesi nuk duhet injoruar, por te statistika te kushtezuara ne gjeografi, sisteme politike, financat, arsim, edukim dhe mentalitetet socio-kulturore. (bb Shkurt 2015)

3

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 1 Kontrolli Rutine Vjetor Ekzaminimet Shtese per Pacientet Femrat Testet Laboratorike Keshilla per Shendetin Tuaj

4

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kontrolli Rutine Vjetor Keshtu do e fillojme qe cdo lexuese ta kuptoje qartesisht e perfundimisht, raportin mjekpacient dhe cfare duhet te beje ajo per shendetin e saj. Duhet te dime se nuk ka nje tip standart ekzaminimi, disa vizita jane te shkurtera dhe disa zgjasin me shume. Kjo eshte ne varesi te eksperiences klinike te mjekut tuaj por dhe te historikut e ankesave qe ju sillni para tij. Ne nje check-up, kontroll vjetor, ju duhet te prisni te gjitha, ose disa prej ketyre. 

Anamneza. Eshte historiku i problemeve qe sillni para mjekut. Ai do ju pyese per semundjet familjare, pra faktori gjenetik / hereditar, semundje te femijerise, aksidente, operacione, alergji per gjate gjithe jetes tuaj, duhanin dhe alkoholin, dieten dhe stilin e jeteses, shendetin seksual e cdo gje tjeter; ku futen nga imunizimet e moshes se femijerise deri tek shqetesimet personale te sotme. Parametrat Vitale te Trupit tuaj. Jane disa te tilla qe mjeku i kontrollon ne kliniken e tij, dhe i fut ne kartelen tuaj. Mbani mend, cdo vizite regjistrohet. (1.) Tensioni i Gjakut. Me pak se 120-80 mmHg eshte gjithshka ne rregull. Mjeksia e

quan tension te larte ose hipertension kur jeni ne = / > sesa 140 me 90 mmHg. (2.) Pulsi. Zakonisht eshte 60-100 per minute ne nje te rritur te shendetshem. Disa qe merren me sporte e kane me te ulur se 60. Kur rrahjet e zemres shkojne mbi 100 per minute, ne gjendje qetesie, atehere kemi takikardi. (3.) Frymarrja. Ritmi respirator ne te rriturit e shendetshem eshte 12-16 frymemarrje per minute. Nese kalon >20 dyshohet per probleme te zemres dhe/ose mushkerive. (4.) Temperatura. Me e sakta eshte ajo rektale 37.7 grade Celcius. Ndersa oralja eshte 37 por keto shifra ndryshojne pak ne te rriturit e shendetshem. 

  

 

Ekzaminimi me Sy te lire. Kur ju jeni duke folur, mjeku automatikisht mbledh informacionin qe ka para tij, observimi klinik eshte natyre e dyte per cdo mjek te mire. Si dhe, mjeku juaj po veren aftesite konjitive, kujtesen, lidhjet ne pergjigje, shqetesimet emocionale, ankthin apo shenja qe ju projektoni per problemet e juaja. Te ecurit, ulja e ngritja, lekura e syte, te gjithe jane tregues per mjekun qe te dalloje cdo crregullim te ju. Kontrolli i Zemres. Me stetoskop mjeku degjon zemren tuaj dhe aty mund te dalloje crregullime te ritmit, murmur ne zemer ose shenja treguese per investigime te metejshme. Kontrolli i Mushkerive. Me stetoskop mjeku degjon mushkerite per feshferima, ferkime, ose ulje te tingujve te frymemarrjes. Aty ai po kontrollon per shenja nese ka probleme me zemren apo mushkerite. Kontrolli i Kokes dhe i Qafes. Fillohet me bajamat, kur ju beni aaaaa duke treguar fytin e bajamet, ne disa raste mjeku mund te shtype gjuhen me nje spatule druri, apo cdo instrument per te pasur pamje me te qarte. Mjeku perdor nje burim drite (si elektrik dore te vogel) ose ortoskopin (instrument per te pare veshet) qe ne kete rast i heq anen e mprehte dhe perdor driten e tij. Ose dhe mund te perdore driten natyrore. Ai do ju kontrolloje dhembet dhe gingivat (mishrat e dhembeve) dhe nese konstaton dicka ben rekomandime te shkoni te dentisti. Gjendja e gojes, shpesh neglizhohet ne mjeksi, por nje mjek i mire asnjehere nuk harron se goja paraqet nje tabllo per shendetin tuaj te pergjithshem. Veshet, mjeku kontrollon veshet me ortoskop.

5

Shendeti Femeror

Dr. Besi


 

Syte ai i sheh me sy te lire, me pas perdor nje instrument te quajtur oftalmoskop. Me ane te tij, dhe duke levizur ne kende te posatcme (ekzaminim bazik, por mjaft i rendesishem dhe me procedure te sakte qe duhet ta dije cdo mjek) per te arritur ne fundus okuli. Ketu mund te shohe nga probleme minore deri ne fillimet e nje glaukome. Ky ekzaminim qe eshte standart te mjeku okulist, dhe jo gjithmone nga mjeket e tjere ne ekzaminim fizik, perfshin retinen, dickun optik e makulen. Keshtu mund e shihet shendeti retines dhe i humorit vitreal. Kontrolli Abdominal. Mjeku ka disa teknika ekzaminuese ne dispozicion, ai mund te beje perkusion (ve nje dore ne lekuren tuaj dhe e godet me gishtin e dores tjeter) per te pare gjendjet e melcise dhe likidit abdominal, degjon per tingujt e zorreve me stetoskop. ben palpitacion (prekje/ shtypje) ne organe e pjese te ndryshme, per te diferencuar nga madhesia te ndjenja e dhimbjes apo sensitivitetit tuaj. Kontrolli Neurologjik. Mjeku mund te shikoje reflekset tuaja, duke filluar nga refleksi spinal ku godet me cekic gjurin tuaj, kontrollon forcen e muskulatures, reflekset e tjera dhe balancen, si dhe gjendjen mendore e cila fillon qe ne momentin qe hyni ne kiliniken e tij. Kontrolli i Gjymtyreve. Ne kete rast shikon per ndryshime fizike apo te sensacionit, kontrollon pusin ne pjese te ndryshme te tyre dhe per abnormalitete te tjera. Kontrolli Dermatologjik. Lekura dhe thonjte jane tregues i problemeve dhe semundjeve dermatologjike nese ka manifestime qe mjeku i sheh aty per aty.

Ekzaminimet shtese per Pacientet Femra 

Kontroll i gjirit. Duke kerkuar per gjendra abnormale ne gji, mjeku mund te diktoje nje kancer te gjirit ose dicka beninje ne gjirin tuaj (te pademshme) Mjeku do kontrolloje poshte kraheve dhe ne sqetulla per linfo-nodule dhe per cdo gje abnormale qe mund te shihet me sy te lire te gjinjte, aureola dhe thithka e gjirit. Kontrolli i pelvisit. Lejon mjekun te ekzaminoje vulven, vaginen dhe cerviksin Kontrollet qe jane rutine per shendetin seksual dhe semundjet seksuale te transmetueshme, duhet te jene pjese e kontrollit vjetor te shendetit femeror. Ne disa raste, dhe me rregullsi ne varesi te sherbimit shendetsor te vendit perkates, historikut tuaj (jetesor dhe familjar) behet testi Pap dhe ai per Kancerin cervial per HPV virusin e papilomes njerezore.

Testet laboratorike Gjate ekzaminimit mjeku nuk ka teste te paracaktuare se cdo beje per secilin person, kjo varet nga problemi juaj, eksperienca e tij dhe dyshimet qe mund ti dalin. Ju nuk keni nevoje ti dini keto si lexues i zakonshem, por ka mjeke te cilet i bejne keto teste si rutine.   

Numerim te plote te gjakut. (Engl. complete blood count) Panelin e plote kimik Analizen e urines (urinanaliza)

Keto teste nuk tregojne informacion te rendesishem ne kete faze, per sa kohe qe nuk ka simptoma nga ju por mjeku mund te beje dhe nje panel te lipideve (yndyrnave) duke kontrolluar per kolesterolin, rrezikun e semundjeve kardiovaskulare e te hemorragjive cerebrale, per personat obeze dhe ato mbi 45-50 vjecare testi per diabetin eshte standart.

6

Shendeti Femeror

Dr. Besi


 

Femrat >50 vjece duhet te kontrollohen per kancerin kolorektal. Nese keni histori familjare me kete semundje, jeni ne grup-risk e do bere qe ne moshen 35-40 vjecare. Mamogarfia behet me rekomandim nga mjeku, nese ka ne familjen tuaj femra qe kane vuajtur ose vdekur nga kanceri i gjirit, dhe nga mosha 40 vjec e lart do ishte mire qe te behej 1x ne vit apo ne 2 vite. Rreziqet dhe perfitimet i bisedoni me mjekun.

Keshilla per shendetin tuaj Parandalimi eshte me i mire sesa kurimi! Sigurisht. Eshte shume me e lehte te thuhet sesa te behet. Duhet ta pranojme se Mjeksia e sotme sado moderne te jete nuk sheron cdo semundje. Ne shumicen e rasteve ajo ndihmon te permiresohen simptomat dhe te ule apo te largoje dhimbjen. Si kujtese te momentin, po ju adresoj te semundjet kronike per ta kuptuar, se mjeksia nuk ka panacea per cdo semundje qe ju prek ju. Pra cfare mund te beje nje femer? 

    

Ushtrime fizike, qofte ecje normale per 40-60 minuta ne dite. Te pakten 5 dite ne jave. Nese ka mundesi kombinoni ate me ushtrime force, si ulje ngritje, perkulje, duke i dhene bicikletes e mbajtur pesha te vogla ne duar. Vetem me keto ju do ulni rrezikun per diabetin, disa tipe kanceresh e semundjet kardiovaskulare ne menyre dramatike. Mbani nje diete te shendetshme dhe sipas punes apo aktivitetit qe beni cdo dite. Mos abuzoni me alkoholin. Mos pini cigare ose lijeni ate. Ka shume forma sot nga hipnoterapia deri te cimcakize apo tableta zevendesuese te nikotines, per ta lene duhanin gradualisht. Studimet tregojne se duhen te pakten 5-7x tentativa per ta lene duhani. Provoni serish! Kujdes me partneret intime, mos beni marredhenie seksuale te pambrojtur. Kujdes me peshen tuaj, obeziteti eshte nder faktoret madhore te crregullimeve metabolike, aty mund te futet gati cdo semudje qe e mendoni ju; nga ato te zemres deri tek problemet me mesin, kockat, nervat, vertebrat, syte, veshet dhe produktivitetin qe duhet te keni ne jeten tuaj te perditshme.

Kete pjese e lame ne nje kapitull te vecante, duke stresuar nje fakt te vetem: kontakti i juaj me mjekurn qofte ne nje vizite vjetore rutine nje dite do ju parandaloje komplikacione qe sjellin invaliditet apo t’ju shpetoje jeten tuaj. Mos e neglizhoni kontrollin e zakonshem vjetor. Nese ti mendon se ne keto 10 vite je rehat dhe “nuk ke asgje, gjithshka shkon mire me mua dhe pse ta vizitoj doktorin” autori i ketij libri te thote: dicka eshte gabim me ty, ti nuk ke pare doktorin.

7

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 2

Hormonet Estrogjeni Progesteroni Testosteroni – Hormoni Mashkullor Anaboliket steroide Funksionet e hormoneve Periudha e Ovulimit dhe si Kalkulohet ajo

8

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Hormonet Cfare jane hormonet? Te gjithe i degjojme por jo te gjithe i dime. Hormonet jane substanca kimike me ane te te cilave truri dhe indet e trupit tone, komunikojne me njerin tjetrin. Hormonet udhetojne me ane te lengjeve te trupit tone. Ne nje fare menyre ato jane “korrieret� qe cojne mesazhe. Meshkujt dhe femrat kane hormone ne trupin e tyre por ne perceptimin e perditshem, pavaresisht ketij fakti shkencor (!) disa kane tendence te paraqesin femrat sikur ato jane nen influencen konstante te hormoneve. Keto korriere kimike te trupit udhetojne nepermjet gjakut te organet e indet tona. Ato punojne ngadale per kohe te gjate e mund te ndikojne procese te ndryshme si: rritjen dhe zhvillimin, metabolizmin (energjia nga ushqimi) funksionet seksuale, riprodhimin e sjelljen. Hormonet prodhohen nga gjendrat endokrine. Gjendrat kryesore jane: pituitare, pineale, tiroide, adrenale, dhe pankreasi. Meshkujt prodhojne hormone ne testikuj ndersa femrat tek ovaret. Duhet nje sasi shume e vogel e hormoneve per te shkaktuar ndryshime te medha ne te gjithe trupin tone. Prandaj, marrja me shumice ose me pakice e disa hormoneve, eshte problem serioz. Nivelet e tyre maten me teste laboratorike ne gjak, urine dhe ne peshtyme.

Hormonet e trupit tone

9

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Hormonet te femrat kane vecori te ndryshme. Hormonet seksuale qe prodhohen ne ovare influencojne indet e tjera te trupit dhe masen kockore. P.sh. te osteoporoza (kockat poroze) per te cilat do flasim ne nje kapitull tjeter te ketij libri, kocka te brishta me tendence te thyhen lehte, themi se ne moshat > 65 vjecare, 1 ne 2 gra do kete te pakten nje frakture ne jeten e saj, te lidhur me osteoporozen. Hormonet ndikojne rritjen, zhvillimin dhe riparimin e indeve te trupit tuaj. Pas meopauzes trupi i nje femre prodhon me pak estrogjen dhe progresteron.

Por duhet theksuar nje diference madhore, femrat nuk ndikohen vetem nga hormonet seksuale, ato kane probleme me semundjet a gjendres tiroide; si me hipotiroidizmin (mbiaktivitet te gjendres tiroide) dhe me hypertioridizmin (nen-aktivitet te gjendres tiroide) dhe eshte vene re se kjo haset me shume te femrat se tek meshkujt. Jane dy homone femerore, Estrogjeni & Progesteroni Te dy klasifikohen si hormone steroide (ti testosteroni) Burimi kryesor i tyre jane ovaret, por dhe inde te tjera te trupit tuaj mund te prodhojne sasi te vogla te estrogjenit; sic jane korteksi i gjendres adrenale, subtanca adipoze dhe placenta ne shtatezani. Keto hormone vijne nga stimulimi i gonadotropinave HL - Hormoni Luteinik dhe hormoni folikulo stimules HFS (Engl. Luteinizing hormone, LH, and follicle-stimulating hormone,FSH) Godatropinat vijne vetem kur GnRH leshohet nga hipotalamusi, dhe kjo stimulon prodhim e leshim te estrogjeneve.

Estrogjeni Eshte nje tip hormoni steroid qe gjendet te femrat (dhe meshkujt) dhe mbahet pergjegjes per karakteristikat seksuale sekondare. Teknikisht jane 3 estrogjene; estroni, estradioli dhe estrioli (Engl. oestrone, oestradiol and oestriol ) ku i 2-ti eshte me i fuqishem. Pra kemi nje grup hormonesh te lidhura me njeri-tjetrin.

10

Shendeti Femeror

Dr. Besi


  

Estroli, prodhohet ne placente. Ka rol te redesishem ne shtatzani Estradioli, eshte pergjegjes per karakteristikat femerore dhe funksionin seksual. Mendohet se ka lidhje ne disa kancere te femrat, fibroidet dhe endometriozen. Po ashtu, ka rendesi per shendetin e kockave te femrat. Estroni, gjindet ne te gjithe trupin, ngelet i vetmi qe haset dhe pas menopauzes.

Gjendjet pergjegjese per renien e niveleve te estrogjenit, jane disa:        

Deshtime, aborte (estrioli) Sindromi i ovarit policistik Anoreksia nervose Premenopauza Menopauza (estradioli) Hipopituitarizmi (gjendra pituitare me aktivitet te ulet) Hipogonadizmi (probleme madhore te ovareve) Tranjime dhe ushtrime fizike te nivelit shume te larte.

Progesteroni Hormoni pergjegjes per fazat e hershme te shtazanise dhe ciklit menstrual, progresteroni leshohet nga ovaret, corpus luteum. Mendohet se ka lidhje ne zhvillimin e disa kancereve. Progesteroni eshte pjese e nje grupi te hormoneve steroide te quajtur progestogjenet. Ne nje cikel normal menstruacionesh, gjate periudhes se ovulimit ~14 dite, nje veze leshohet nga ovaret. Ketu leshohet progresteroni duke supozuar se veza do fertilizohet. Nese kjo nuk ndodh, corpus luteum shkaterrohet, ulet niveli i progesteronit dhe keni nje cikel te ri periodash. (menstrual) Po nese veza fertilizohet? Progesteroni stimulon rritjen e shtratit vazal qe furnizon mbeshtjelljen e mitres (endometrin) dhe stimulon gjendrat ne miter qe sekretojne nutriente per te lejuar vezen e fertilizuar te implantohet dhe ndihmon endometrin gjate shtazanise. Ne fillimet e saj kemi prodhim te progesteronit nga corpus luteum, kjo ka rendesi per placenten. Sapo te formohet placenta, ne javen e 12-te, ajo fillon prodhimin e progresteronit. Gjate kesaj periudhe ky hormon ndihmon ne rritjen e fetusit dhe indit te gjirit te femra, forcon muskujt e pelvisit duke i pergatitur ato per lindjen. Stimulon indin e gjirit, ne pritshmeri te pas-lindjes per ushqimin e femijes me qumesht. Kush e kontrollon progesteronin? Sapo formohet corpus luteum, kemi rritje te hormonit luteinik qe prodhohen nga gjendra pituitare. Dhe i gjithe cikli ose menstruacionet qe vijne me pas nese nuk ka fertizlim te vezes, ose kur ka fertilizim futet ne kontroll te ketij hormoni. Nese kemi sasi te larta te progesteronit haset nje gjendje kongjenitale e quajtur hiperplazia kongjenitale e adrenales. Mendohet se sasite e larte te ketij hormoni nuk sjellin pasoja per shendetin, por thuhen ne te njejten kohe se keto nivele te larta hasen te grup-risqet e femrave me shance te larta per kancerin e gjirit. I vetem apo ne kombinim, perdoret ne disa tableta kontraceptive te marra nga femrat.

11

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Progesteroni perdoret dhe gjate HRT (terapise zevendesuese me hormone) per te lehtesuar pasojat e menopauzes, por jo te te gjitha femrat. Ka debate sot ne boten shkencore, per efektivitetin, perfitimet dhe rreziqet e kesaj terapie. Femrat me sasi te ulura te progresteronit ose te munguar, kane cikel menstrual te crregullt dhe perioda te renda (sasi me te larte hemorragjie sesa mesatarja) Mjeku gjinekolog mund te rekomandoje forma sintetike te ketij hormoni per te parandaluar abortet nga vete trupi, duke vonuar lindjen e parakohshme.

Estrogjeni dhe Progesteroni

Mendohet se sasi te larta te tij ne disa raste mund te jene (pjeserisht) pergjges per SPM (sindromin pre-menstrual) ku gjinjte behen me sensitive se zakonisht, ndjesi te te qenit i mbushur ne stomak dhe variacione ekstreme te sjelljes dhe emocioneve.

Testosteroni - Hormoni Mashkullor Testosteroni, eshte hormon steroid i grupit androgjen, gjindet ne mamalet, reptilet, shpendet e ne shume vertebrore te tjere. Sekretohet kryesisht nga testet e meshkujve dhe ovaret e femrave. Ne sasi te vogla prodhohet dhe ne gjendrat supra-renale (mbi-veshkore) Funksionet e Testosteronit • Testosteroni eshte i domosdoshem per zhvillimin e spermes. Aktivizon gjenet ne qelizat e Sertolit, te cilat sjellin diferencimin ne spermatogoni. Baza e spermatogjenezes dhe fertilitetit mashkullor • Rregullon pergjigjen e menjehershme te HPA-se. Boshti, Hipotalam - gjendra Pituitare gjendrat Adrenale. • Rregullues i energjise fizike dhe asaj konjitive. Me konjitive (cognitive) kuptojme: vemendjen, kujtesen, prodhimin dhe kuptimin e gjuhes e te sinjaleve; zgjidhjen e problemeve dhe vendim-marrjen.

12

Shendeti Femeror

Dr. Besi


• Miremban gjendjen e ushqyeshmerise te muskulatures se trupit. • Rregullator i receptoreve te Tromboksines A2 ne megokariocitet, bashkimin e trombociteve (plateletet) ne trupin tone. (qeliza qe gjinden ne palcen e kockave dhe formojne plateletet) • Nivele te larta te androgjenit shoqerohen me crregullimet menstruale, si ne grate me probleme klinike dhe ato te shendetshme. Testosteroni, eshte pergjegjes per zhvillimin e karakteristikave seksuale mashkullore. Futet te hormonet androgene (mashkullore) nga greq. andras-burre, mashkull. A ka testosteron tek femrat? Ka, prodhohet nga gjendrat adrenaline femerore, por funksioni i sakte nuk dihet. Testosteroni ka 2 efekte madhore: • Efekt Androgjen, rritja e qimeve trupore, trashja e zerit dhe rritja e zmadhimi i organeve gjenitale, pra stimulon dukshmerine e shenjave seksuale sekondare gjate pubertetit. •Efekt Anabolik, rritja e mases muskulare dhe pershpejtimi i rritjes trupore. Ka nje numer te madh derivatesh sintetike qe prodhojne ne shkalle te ndryshme efektet androgjene e anabolike te testosteronit. Si imitues androgjenike kemi Mesterolone, Testosterone. Derivativet me efekt kryesisht anabolik njihen si steroide anabolike (Nandrolone, Oxymetholone). Perdoren per te trajtuar probleme te meshkujt dhe femra. Pse i perdorim? 1.Hormonet seksuale mashkullore jepen per te "ndihmuar" zhvillimin seksual mashkullor kur ky hormon eshte deficient ne trup. Deficenca (prodhim i ulur) mund te vije nga teste abnormale ose prodhim inadekuat i hormoneve pituitare qe stimulojne Testet per te "leshuar" testosteronin. Nganjehere ne trajtimin e djemve me pubertet te vonshem (problemet pituitare) shihet reduktim ne prodhimin e spermes. 2.Te femrat testosteroni jepet per te trajtuar tipe te ndryshme kanceri te gjoksit dhe te mitres. Testosteroni jepet me injeksion, kapsula ose ne forme "pelletes" (pellet-rruaze, sfere e vogel qe leshon ngadale barin qe ka brenda, si rruzulli apo elips) Mekanizmi i Veprimit Te marra ne doza te vogla si terapi zevendesuese kur prodhimi trupor natural eshte i ulet, ato veprojne njesoj si hormonet naturale. Te nje adoleshent me pubertet te vonuar, trajtimi hormonal ka efekt androgjen e anabolik. Nxit zhvillimin e shenjave seksuale dytesore per disa muaj e zhvillimi i plote seksual do te pakten 3-4 vjet. Kur jepet te te rriturit efektet hasen per disa jave, pra shume shpejt. Rreziqet e Kujdesi Rreziku kryesor nga keto shihet kur jepen tek te rinj me pubertet te vonuar dhe te grate me kancer te gjirit. (a) Te te rinjte, mund te ndaloje zhvillimin kockor duke mbyllur parakohe pjeset fundore te kockave te gjata (te ekstremiteteve). Mjeket mundohen ta evitojne kete duke e dhene hormonet zakonisht pasi rritja ka mbaruar. (b) Te gratë, dozat e larta mund te sjellin maskulinizim, pershire ketu qime ne fytyre e trup dhe trashje zeri, rritje te klitorisit, ndryshime ne libido dhe akne.

13

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Anaboliket Steroide Prodhohen ne menyre sintetike ne ate variant qe mimetizojne (imitojne) efektin e hormonit natyral. Ato rrisin masen muskulore e peshen trupore dhe njekohesisht stimulojne rritjen trupore. Mjeket, rrallë japin Anabolike Steroide te shoqeruar me nje diete me perqindje te larte proteinash per te pershpejtuar sherimin pas nje semundje te rende apo pas nderhyrjeve madhore kirurgjikale.

Steroidet, gjithashtu, mund te ndihmojne ne rritjen e prodhimit te qelizave te gjakut ne disa lloj anemish dhe te ulin ndjenjen e kruarjes ne verdhesin kronik. Steroidet Anabolike janë abuzuar gjerësisht nga atletët profesionistë, sepse këto barna shpejtojne rikthimin e muskujve në gjendje normale pas ushtrimeve me intensitet fizik. Kjo i bën atletët që ta rrisin rregjimin e tyre fizik e për pasoje rrisin kapacitetin muskular. Problemet me to vihen re jo vetem ne sportistet por dhe perdoruesit e seksit femeror. Demtimet jane pak a shume te njejta. Pasojat Jane nga renia e flokeve dhe aknet, deri ne crregullime urinare. Ulje fertiliteti e riprodhimi per te dy sekset, arterjet e perdoruesve forcohen. Rreziqet afatgjata perfshijne semundjet e melcise dhe disa tipe kanceresh. Hormonet merren me monitorim nga mjeku. Anaboliket steroide gjinden lehte ne palestra dhe me "mail order" Pasojat e tyre jane teper te pakendshme, pucrrat e renia e flokeve, jane gjeja e fundit qe duhet t`ju shqetesojne ***

Funksionet e Hormoneve 1.Cikli menstrual te femra zgjat 28 dite dhe perseritet deri ne menopauze. Ne kete periudhe pergatitet mbeshtjellja e mitres per shtazanine. Nese ajo nuk ndodh, kjo mbeshtjellje bie gjate menstruacionit. 2.Ky ciklet kontrollohet nga disa hormone te cilat sekretohen nga (a.) ovaret dhe (b.) gjendra pituitare 3.HFS, hormoni folikulo stimulues, sekretohet nga gjendra pituitare, dhe sjell dy gjera:

14

Shendeti Femeror

Dr. Besi


(a) Maturimin e vezes ne ovare (b) Stimulim te ovareve, te cilat leshojne estrogjenin.

Hormonet ditore te trupi i femres: estrogjeni, progesteroni, testosteroni 

 

Estrogjeni sekretohet nga ovaret (vezoret). Ai ka dy efekte: (a) Ndalon prodhimin e HFS, qe vetem nje veze te maturohet ne kete cikel (b) Stimulon gjendren pituitare te leshojne hormonin luteinik,HL HL sjell maturimin e vezes brenda ovarit. Progesteroni sekretohen nga ovaret dhe mban mbeshtjelljen e mitres te gatshme gjate pjeses se mesit te ciklit menstrual dhe ne fillimet e shtatzanise.

Cikli Menstrual

15

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ovulimi Ovaret e femres maturojne 15-20 veze ne muaj, veza me e pjekur leshohet ne nje nga tubat e fallopit, keto tuba jane lidhja mes ovareve tuaja dhe mitres. (uterusit) Nese sperma takohet me kete veze, dicka qe duhet te ndodhe brenda 24h pasi per aq kohe mbijeton veza, ka fertilizim. Meqe sperma jeton ne vagine per 5-7 dite, tubat fallopaine apo ne miter, krijon kushte per fertilizim jo vetem ne diten qe do keni marredhie seksuale, kur ju po ovuloni. Ka nje hapesire prej 5-6 ditesh, per fertilizimin. Ku majfton qe nje veze e sapo ovoluar te takoje nje sperme te vetme dhe te fertilizohet.

Fazat e ciklit te ovulimit

Si mund te kalkulohet periudha e ovulacionit? Ovulimi ndodh ne mes ditet 12-14-te perpara se te filloje ciklit juaj menstrual. Kjo eshte si mesatare por mund te jete +/- 1-2 dite. Pra, ne nje cikel 28 ditor, numero diten e pare te periodave. Periudha me ideale per fertizim eshte dita 12-17 e ciklit te plote. Por ka gra qe ciklin nuk e kane te rregullt dhe kjo mund te ndodhe ne 5-7 dite, plus ose minus. Ne website serioze ka mjaft kalkulatore per ovulimin, por do mbajtur mend se kjo nuk eshte nje shkence e sakte. Si dhe ka disa aparatura per tu perdorur ne shtepi, gjinden ne cdo farmaci, dhe quhet “ovulation kits” Keto perdoren per te diktuar Hormonin Luteink, HL qe eshte ne majen e kurbatures se tij. Ky hormon sherben si celesi qe leshon vezen.   

Te nje cift pa probleme mjeksore shanci per shtatzani gjate cdo cikli eshte 20-30% > 80% e femrave > 40 vjecare, qe kane seks pa mbrojtje ngelen shtatzene brenda vitit. > 90% e cifteve, arrijne shtatzanine brenda 2 viteve.

16

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Periudha e Ovulimit

17

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 3

Shtatzania dhe shenjat e saj Shtatzania si event madhor ne jetene e nje femre Kontracepsioni dhe Metodat e Parandalimit te Shtatzanise Tableta qe Ndalon Ovulacionin - The Pill Metodat per kontroll Metodat e Kontrollit Permanent Trajtimet e Fertilitetit Trajtimi fertilitetit in vitro Lindja e Parakohshme - Femijet Premature Shenjat e Lindjes se Parakohshme A ndikojne te femija “ekspozimet e mevonshme ne jeten e babait ?�

18

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Shtatezania dhe shenjat e saj Jane disa shenja sipas te cilave ju mund te kuptoni se keni ngelur shtatzene, por treguesi kryesor tek femrat me cikel te rregullt menstruacionesh, eshte pikerisht mungesa e tyre. Ka dhe raste kur megjithese jeni shtazene mund te humbni nje sasi te vogel gjaku.          

Morning Sickness (sic) kur keni te vjella, dhe ndodh ne cdo kohe te dites. Lodhja eshte e zakonshme ne shtatzani, sidomos gjate 2 javeve fillestare. Jane ndryshimet hormonale qe e sjellin lodhjen dhe disa probleme emocionale. Gjinjte mund te behet sensitive, zmadhohen dhe kane vena me te dukshme. Ndjesi e shtuar urinimi, sidomos gjate nates. Konstipacion Rrjedhje vaginale, megjithese pa prezence shenjash te dukshme apo acarime. Ndjesi te cuditshme ne goje, shume gra shprehen se ndjejne nje shije metali. Deshire per ushqime te reja ose te pazakonta, krahasuar me shijet tuaja te meparshme Humbje e deshires per ushqimet qe keni preferuar me pare, si fruta ose embelsira Mbi-sensitivetet ndaj erereva, duhanit, alkoholit, vajit te gatimit etj.

Ne moment qe konfirmohet shtatzania juaj ju duhet te kontaktoni me mjekun tuaj. Ka teste ne farmaci qe mund te perdoren per kete, teste te tilla jo gjithmone konfirmojne mungese shtatezanie por nese jane pozitive gati gjithmone jane korrekte. Nese jeni <16 vjecare mos hezitoni te kontaktoni me personelin shendetsor. Duhet ta keni te qarte se mjeku dhe strukturat primare ku do paraqiteni ju (mamite, klinikat antenatale etj) si dhe ato sekondare (keshillimuesit ne shkolla, psikologet ne spitale, si dhe punonjesit sociale) kane parametra strikte konfidencialiteti, si pasoje e detyrimeve ligjore qe te kujdesen per ju; duke perfshire vetem ato persona qe ju deshironi, ose jo. Shtazania po ashtu interferon me mjekimet apo semundjet qe ju mund te keni ne ate moment, apo problem te meparshme te shendetit. ***

Shtatzania si event madhor ne jetene e nje femre CDO EMOCION QE NDJENI JU, ESHTE NORMAL. CDO EMOCION QE NDIENI JU, ESHTE NATYRAL.

Do e leme te shkruar, ta shikoni, ta kuptoni dhe ta pranoni; se megjithese ne kete moment ju jeni shtatezene dhe mendoni vetem per veten tuaj, cdo gje qe po kaloni e kane kaluar dhe te tjera femra. Nuk ka receta standarte se si “duhet te ndiheni ju” Ju mund te jeni shume e kenaqur dhe e eksituar. Mund te jeni e agjituar dhe me ankth. Mund te diheni konfuze dhe me frike. Secila femer kalon neper faze te ndryshme, mos u shqetesoni se nuk jeni e lumtur sic keni pritur apo “si jane te gjitha grate e tjera te botes!” Qofte dhe te femrat te cilat provojne per kohe te gjate dhe arrijne nje shtatazani te deshirueshme, kjo ndjenje mund te prodhoje surprize kur e kuptojne se jane shtatzene.

19

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Nje pjese e ketyre ndjenjave vjen nga ndryshimet hormonale, por ka dhe probleme shoqerore finanaciare, familjare, shendetsore etj. Partneri po ashtu ka pjesen e tij, ai mund te mos hapet per ndjenjat qe ka, per te mos ju merzitur ju. Te dy partneret duhet te bisedojne me njeri-tjetrin haptas dhe te pergatiten per te ardhmen Vajzat qe jane vetem, me shtatzani te padeshiruar dhe aksidentale, ose ato qe i ka braktisur partneri, duhet te gjejne force dhe te shikojne per mbeshtetje te familja e tyre, personeli shendetsor dhe shoqeria. Ne klasat antenatale ka mundesi per njohje te reja, dhe keto vazhdojne ne cdo hap te jetes te femijes tuaj, ne cerdhe, kopshte, shkolla apo vizita te mjeku; ku gjithmone ka nena te reja qe duan te shkembejne ide dhe krijojne miqesi. Ne cdo pozicion te ndodheni ju, mbani mend: Mos u vete-izoloni, as fizikisht dhe as nga ana e ndjenjave dhe emocioneve. Kerkoni ndihme, hapuni per dyshimet qe keni dhe keshilla ka qe cdo moment nga profesionistet dhe njerez te predispozuar t’ju ndihmojne. Skaneri i I-re (ultrasound scan) zakonisht behet ne javen e 12-te. Gjate kesaj kohe eshte mire te beni vaksinen e gripit ne fazat a hershme te shtatzanise, sepse rreziku per komplikacione tashme per ju eshte ne rritje. Mjeku apo mamia, do ju tregojne si te veproni me ilacet, me dieten, me ushtrimet fizike dhe datat e kontrollve rutine te shtazanise. Aty do kalkulojne per ju diten e afert te lindjes dhe do ju qendrojne prane per cdo lloj komplikacioni apo shqetesimi qe mund t’ju dale.

20

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kontracepsioni dhe Metodat e Parandalimit te Shtatzanise Sot ka nje spekter te gjere kontraceptivesh, te cilet promovohen fuqishem nga kompanite farmaceutike dhe jane bere si “life-style choice”(menyre apo still jetese) Ka debate nese perfitimi, duke e lejuar gruan te kete kontroll mbi trupin e ssaj dhe te evitoje shtatzanite e padeshirueshem, ose risqet qe akome nuk jane te qarta, jane ne nivele absolutisht ne favor te te pares. Njera ane per mendimit tim, eshte se duke qene provuar per disa dekada dhe marre nga miliona gra ne bote keto kontracptive jane te sigurte. Por ne anen tjeter, ketu futen ne loje hormonet esktra, ka femra qe shtojne ne peshe, provojne ndryshime emocionale, ne disa raste ka dhe fizike, si p.sh. luhatje te tensionit te gjakut. Ka studime qe thone se shancet per mpiksje te gjakut (trombe) rriten duke marre kontraceptivet. Ka te tjere qe sjellin evidence se marrja e kontraceptiveve ka ulur riskun per kancere te mitres dhe vezoreve. Pra, duke ditur dyshimet qe ka shkenca dhe teorite e ndryshme te komunitetit mjeksor, nese ju do vendosni te perdorni kontraceptive orale; do jeni ne gjendje te beni lidhje me nje simptome apo problem te pazakonte qe mund te filloje pas marrjes se tyre. Dhe si konkluzion, cdo femer qe merr kontraceptive duhet t’ja beje kete te ditur mjekut te saj ne cdo vizite. Ka rendesi qe ai te njihet me kete informacion, dhe kjo do shenuar ne kartelen tuaj klinike. Mos mendoni se eshte e parendesishme per mjekun apo dicka private e juaja.

Tableta qe Ndalon Ovulacionin - The Pill Doktori qe solli The Pill (sic) metoden per kontrollin e lindjes te femrat, humbi punen e tij e Harward. Amerika e viteve 60-te nuk ishte e pergatitur per dicka te tille, megjithese i njejti universitet kur citon arritjet madhore te 300 viteve, sot e kuton kete si nder zbulimet me brilante. Gregory Goodwin "Goody" Pincus, quhej Dr. Pincus, jo se ishte mjek por kishte marre PhD ne biologji. Se bashku me Dr. Chang ato u futen ne nje fushe qe deri ne 1950 kishte shume pak punime, ne ate te fertilitetit. Dr Pincus megjithese beri nje zbulim madhor qe ndryshoi jeten e miliona femrave, nuk e mori kurre Cmimin Nobel ne fizologji. Tableta qe bllokon procesin e fertilitetit, ka dhe anet e saj te erreta, shume e shoqerojne me revolucionin seksual te viteve 60-te dhe me lirine seksuale. Sot ka kritika dhe probleme nese duhet ta perdorin adoleshentet. Ne SHBA e perdorin 1/5 e femrave nga mosha 19 - 45 vjecare dhe ne Britanine e madhe e perdorin ¼ e femrave nga 16 - 49 vjecare. Kjo tablete vjen ne mese 30 forma te ndryshme, qellimi i saj eshte te ndaloje ovulimin. Ne fillim u testua te femrat Porto Rikane dhe ato ne Haiti, ne versionin origjinal permbante estrogjen dhe progestin. Brenda 6-7 viteve numri i perdoruesve kaloi 1.000. 000 femra. Sot ne bote mendohet se e marrin mbi 120.000.000 femra. Ne vitet 1980 filluan kritikat ndaj kesaj tablete dhe menjehere numri i perdorueseve u ul me 1/5 -en. Disa kerkimi shkencore sugjeruan lidhje me kancerin e gjirit, hemorragjite cerebrale, infarktet dhe mpiksjen e gjakut. Disa bene lidhje me mbi-sensitivitetin e gjinjve, depresionion dhe shtimin ne peshe. Nisur nga te dhenat e FDA ne SHBA ( Food and Drug Administration) me shume studime ne bote jane bere ne efektet anesore te kesaj tablete sesa ne cdo lloj mjekimi tjeter ne histori.

21

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Tashme doza homonale e saj eshte ulur, ne fillim kishte ~50 microgram estrogjen tani ka rene ne 30. Niveli i progrestines u ul ne gati 1/10 e asaj origjinale. Mjeket mendojne se per femrat qe nuk pijne duhan, tableta eshte relativisht e sigurte. Ka studime qe sugjerojne se mbron ndaj kancerit te ovareve, mitres dhe semundjeve inflamatore te pelvisit. Nuk rekomadohet per femrat mbi 35 vjece, qe jane obeze, pijne duhan dhe kane tension te larte te gjakut ose /dhe histori te semundjeve te zemres. Ka dhe tipe te ndryshme, si mini-tableta (mini-pill) qe nuk permbajne estrogjen, por jane me pak efektive.

The Pill, si quhet ne Anglisht kontraceptivet orale ulin shancet per shtatzani. Tabletat kane permbajtje estrogjeni + progresteroni; qe inhibojne HSF, keshtu ndalohet pjekuria e vezeve ne ovare.

Metodat per kontroll      

Hormonale, kombinim i estrogjen-progresteron ne forme tabletash. Kombinime hormonale me implante, qe leshojne vetem progrestine. Patches, si leukoplaste qe leshojne hormone te lekuren tuaj, nderrohen cdo jave. Unaze vaginale, qe nderrohet cdo muaj. Injeksionet, zakonisht behen cdo 3 muaj dhe ju nuk merrni tableta cdo dite. Implant hormonal qe parandalon shtatzanine per 3 vite, futet e hiqet nga nje profesionist i mjeksise. Ka madhesine e nje kutie shkrepsesh dhe implantohet nen lekuren e pjeses se siperme te krahut. IUD-te,intrauterine device, nje mini-aparatus qe futet ne miter per te parandaluar shtatezanine. Jane dy tipesh (a) me fije bakri e (b) hormonale. Disa prej tyre ju japin kontroll per periudha nga 3-10 vite. Keta jane te vogla, te sigurta dhe mjaft efektive. Barrierat, kapucet cervikale, mbrojteset, diafragmat, kondomet mashkullore e ato femerore; si dhe supositoret e kremerat spermicidale. Fjale per fjale “sperme-vrases” Megjithese barrierat nuk kane efektivitet shume te larte, preferohen pasi kane me pak efekte te padeshirueshme se hormonet ose IUD-te.

22

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Dhe se fundmi kemi Metodat e Kontrollit Permanent 

 

Sterilizimi, behet si per meshkujt dhe femrat. Kjo eshte procedure kirurgjikale permanente. Ka raste qe reversohet (sic) me nje kirurgji te mevonshme, ne ato qe ndryshojne mendjen, por jo gjithmone kjo eshte e suksesshme. Te femrat kemi mbyllje, lidhje, prerje ose bllokim te tubave te fallopit. Te meshkujt procedura quhet vazektomi. Kirurgu pret dhe bllokon vaz deferens, tubat qe kalojne spermen nga testet. Kjo nuk jell probleme me ereksionin apo kenaqesine seksuale. Pas kesaj meshkujt duhet te bejne nje analize te spermes per tu siguruar qe metoda ishte efektive ne ta ***

Trajtimet e Fertilitetit Disa femra kane veshtiresi te ngelen shtatzene, pasinuk prodhojne mjaftueshem Hormonin Stimulues Folikular (HSF) Prandaj mjeku u jepen ilace fertiliteti, qe permbajne kete hormon, per te stimular prodhimin e vezeve te vezoret (ovaret) Nganjehere ky trajtim nuk funksionon e ne disa raste ka koncepsione multiple. P.sh. mund te kete shtatzani me binjake apo trinjake. Rreziqet per komplikacione te mevonshme mund te sjellin lindje te parakohshme ose femije nen peshe. Trajtimi fertilitetit in vitro ( Engl - IVF) Ne rastet kur cifti ka veshtiresi ose kur qualiteti i spermes se mashkullit nuk ka arritur te beje fertilizimin kjo behet in-vitro (bebe-epruvete) veza fertilizohet jashte trupit te femres, dhe pastaj implantohet ne mitren e saj. Ka njerez qe debatojne ne implikimet etike te kesaj procedure, pasi disa mund te zgjedhin gjinine e femijes (vajze apo djale) ose evitojne disa defekte gjenetike.

23

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Lindja e Parakohshme - Femijet Premature Shtatezania normale zgjat 40 jave, kjo matet nga dita e pare e periodes se fundit (38 jave pas fertilizimit) Kontraksionet e dilatimet uterine, qe jane hapja e cerviksit (qafes se mitres) para javes se 37-te te shtatzanise quhen te prematura (te parakohshme) Bebet e lindura para javes se 37-te quhen bebe premature. Problemi kryesor ngelet se nje femije i lindur parakohe nuk e ka sistemin e organeve te formuara plotesisht. Keshtu qe jeta e tij nuk mbahet pa mbeshtetje mjeksore. Per fat te mire, sot me arritjet e mjekesise dhe mundesite qe ofrojne repartet e kujdesit intensiv neonatal, ku bebet jane ne mbikqyrje dersia te zhvillohen organet, shumica e tyre mbijetojne dhe rriten normalisht. Ne varesi te kohes qe lindin premature, keta femije kane disa lloje problemesh: 

Probleme te frymemarrjes, se mushkerite nuk jane formuar plotesisht.

Probleme per te mbajtur e kontrolluar temperaturen e trupit.

Probleme me ushqimin, dhe kordinimin frymemarrje-kaperditje te tij.

Verdheza

Rrezik te shtuar per infeksione.

Ne Britanine e madhe, ~10% te shtatzanive perfundojne ne lindje te parakohshme. Sa me para-normes te linde nje femije aq me shume eshte ne rrezik per probleme shendetsore. Megjitheate, sa me shume zgjat shtatezania, me pak premature eshte bebja, me pak shance ka per probleme, keshtu shtohen mundesite qe femija te mbijetoje. Si dhe keta femije kane rrezik te larte per komplikacionet afatgjata, qe mund te jene probleme me shikimin ose verbim, me degjimin, te trurit dhe te mushkerive. Sa me i parakohshem te jete nje femije me shume shance ka te vuaje nga keto crregullime.

24

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kush ka lindje te parakohshme? 1 ne 3 femije premature, induktohen per shkaqe mjeksore, per shendetin e nenes a te femijes. Nena do kete me shume risk per lindje te tille nese: 1. Ka pasur lindje te parakohshme ne shtatzani te tjera 2. Ka me teper se nje femije (binjake a me shume) 3. Ka perdorur ilacin dietilstilboetrol (DES) gjate shtatzanise 4. Ka pasur biopsi konike (cone biopsy) 5. Ka moshen < 17 ose > 35 vjece. 6. Ka IUD kur ngel shtatzene, koil (coil, kontraceptiv) lihet ne vend gjate shtatzanise. 7. Kur eshte ne peshe shume te ulet gjate shtatzanise. 8. Pi duhan ose perdor drogat ilegale. 9. Ka pasur aborte elektive ne te shkuaren. 10. Ka pre-eklampsi, semundje te veshkve, zemres, diabet ose gjendje te tjera mjeksore. 11. Ka infeksion cervikal, grupi i streptokokut B, gonorre, klamidia, sifilis, trikomonas ose gardnerella. 12. Puna e saj perfshin aktivitet te rende fizik.

25

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Shenjat e Lindjes se Parakohshme Rreth nje femije ne 13 (8 ne 100) do lindin premature, me fjale te tjera, para javes se 37-te te shtatzanise. Ne shumicen e rasteve lindja fillon vetvetiu, dhe shenjat jane te njejta me ato te lindjes se nje termi te plote. Keto shenja mund te jene:   

Kontraksionet Plasja / dalja e ujit papritur Nje “shfaqje”

*shfaqje -kur nje pjese e mukusit qe ka mbyllur cerviksin gjate shtatzanise, del jashte vagines

Nese femija juaj ka shance te vije ne jete heret, ju do shtroheni ne nje spital me repart te specializuar per femijet premature. Ky njihet si reparti neonatal. Jo te gjitha spitalet e kane kete mundesi, prandaj mund t’ju transferojne ju dhe femijen ne nje spital tjeter (nese koha e lejon) ne menyre ideale para lindjes ose menjehere pas saj. Nese kontraksionet fillojne premature, mjeket mund te perdorin ilace (tokolitiket) per te ndaluar kontraksionet. Duke shpresuar se kjo na jep kohe per injeksionet me steroide. Steroidet do ulin shancin e femijes per te pasur komplikacione, vecanerisht ne problemet me frymemarrjen dhe hemorragjine. Keto ilace mund te duan 24 ore te hyjne ne funksion. Shumica e binjakeve dhe trinjakeve lindin parakohe. Mesatarisht lindja per binjaket eshte 37 jave dhe per trinjaket eshte 33 jave. Nese ju keni cfaredolloj arsyeje per te menduar se lindja e bebes tuaj mund te filloje para kohe, kontakti menjehere mjekun apo spitalin perkates.

A ndikojne te femija “ekspozimet e mevonshme ne jeten e babait ?” Kjo pyetje eshte bere nga nje perkrahes i projektit tone mjekesor Doctor Besi Medical Information

26

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 4

Verdheza te Bebet & Faktori Rhezus Faktori Rezus (serish) Kujdesi për fëmijën - Dermatiti nga pelenat Ilacet, Gjate Ushqimit te Femijes me Gji Ilacet ne Periudhen e Shtatzanise Probleme me te Ecurin e Femijes Tuaj

Sindroma Reye Salmonela dhe Higjena Ushqimore Te Vjellat

Motilium, ilaci kunder te vjellave

27

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Verdheza te Bebet & Faktori Rhezus Eshte e zakonshme per femijen e porsalindur te kete nje lloj hije te verdhe, shpesh e pademshme. Megjitheate cdo femije qe ka verdhezen duhet te hetohet, nivelet e rritura te pigmentit te biles (bilirubine) ne gjak kane potencial per demtime ne tru. Shkaku me i rendesishem i verdhes te bebet eshte papajtueshmeria e faktorit Rhezus (rhesus) Pas grupeve te gjakut, A, B, AB dhe O, faktori rhezus eshte me i rendesishmi. Gjeni qe ben nje person rezus+ quhet: D, dhe eshte i pranishem ne 85% te popullates.

Baballaret rezus pozitiv mund te bartin 2 gjene D (homozigote) ose nje gjen D dhe nje gjen jo-D (heterozigote) Te gjithe femijet e nje babai homozigote jane rezus + . Me baba heterozigot, cdo shtatzani ka shance prej 50% te prodhoje nje bebe me rezus +. Kur nje baba rezus+ prodhon nje bebe me rezus+ ne nje nene me rezus negative, qeliza e kuqe te bebes do shkaktojne prodhim antitrupash kunder tyre te nena. Qelizat a kuqe te bebit normalisht nuk hyjne ne gjakun e nenes deri gjate lindjes, pra nuk ka shance te shkaktojne demtime serioze. Por ne shtatzanite e mevonshme niveli i ketyre antitrupave ne gjakun e nenes, do rriten shume dhe shpejt do arrijne nje pike ne te cilen ato jane ne gjendje te shkaterrojne qelizat e kuqe te fetusit. Ne rastet me ekstreme fetusi vdes ne miter, zakonisht para javes 28-te. Nese lind i gjalle, femija eshte shume i verdhe, me melci e shpretke te zmadhuar dhe tru te cilin ja ka “ngjyrosur� bila, ne mjeksi quhet kernikterus (kernicterus) Bilirubina eshte substance me potencial shume te larte neurotoksik prandaj demtohet truri. Kjo sjell paraliza, spazma, keq-zhvillim mendor dhe defekte te shikimit dhe te degjimit. Nje femije i prekur mund te kete shkembime transfuzioni nepermjet kordes unbilikale, ne momentin qe lind, ose dhe gjate qendrimit ne miter. Kjo korrigjon anemine dhe nxjerr jashte bilirubinen.

28

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ekspozimi ndaj drites blu me intensitet te larte pas lindjes, asiston ne konvertimin e bilirubines ne lekure, ne nje forme qe eshte e pademshme per trurin. Grate rezus negative, mund te parandalohen per te prodhuar antitrupe duke i injektuar me anti-D gamaglobuline brenda 60 oresh para lindjes se nje femije rezus+. Ne keto raste kjo behet per te mbrojtur bebet e ardhshme. Gama globulina po ashtu jepet kur ka pasur abortime ose ka nje arsye per mjekun te besoje se rezusi + i gjakut fetal mund te jete futur disi ne sistemin e qarkullimit te gjakut te nenes. Ky injeksion jepet nese amniocenteza (test mjeksor, gjate te cilit merret leng amniotik nga plancenta) tregon shenja gjaku ne lengun amniotik.

Mund ti referoheni kesaj karte per ta kuptuar Semundjen Rezus

29

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Dhe nje here per faktorin Rhezus – ta kuptojme perfundimisht

*** Kujdesi për fëmijën - Dermatiti nga pelenat Ç’është dermatiti i pelenave? Dermatiti nga pelenat, rashi nga pelenat është irritimi i lëkurës së bebes në zonën që mbulohet nga pelenat. Prek shumicën e bebeve të paktën një herë. Nga çfarë shkaktohet dermatiti i pelenave? Shkaku mund të jenë substanca irrituese, myku ose bakterie të ngjitura pas lëkurës së bebes nga pelenat. Materialet sintetike absorbuese të pelenave, dhe letrat e lagura higjenike mund të bëhen shkak i irritimit të lëkurës. Cilat janë simptomat e dermatitit i pelenave? Skuqja dhe irritimi i lëkurës në zonën e pelenave shpesh fillon me pika të kuqe të ngritura në lëkurë që vijnë duke u zmadhuar. Nëse nuk trajtohen ato mbulojnë të gjithë zonën. Në raste më të rënda lëkura paraqitet e skuqur dhe mund të fillojë të bjerë. Plikat (palat) e lëkurës së bebes mund të ashpërsohen. Bebet zakonisht janë të lëvizshme dhe fillojnë e qajnë (grinden) sidomos pas urinimit ose defekimit. Dermatiti nga pelenat zakonisht nuk shkakton rritje temperature. Lëkura e irrituar mund të jetë e dhimbshme për beben Si diagnostikohet dermatiti i pelenave? Mjeku e vë diagnozën duke ekzaminuar (me sy) lëkurën e bebes. Si trajtohet dermatiti i pelenave? Trajtimi fillon me përdorimin e kremrave dhe pomadave në lëkurën e irrituar si edhe me ndërrimin e shpeshtë të pelenave. Nëse përcaktohet se i vetmi

30

Shendeti Femeror

Dr. Besi


shkak i irritimit të lëkurës është urina e bebes, atëherë përdoret pomadë me oksid zinku që shpesh e qetëson lëkurën. Duhet të përdoret pas çdo ndërrimi të pelenave, pasi lëkura pastruar me ujë të vakët dhe është tharë. Nëse lëkura mbetet e irrituar edhe pas këtyre masave, mund të jetë e nevojshme të ndërrohet lloji i pelenave. Disa bebe janë të ndjeshme ndaj kimikateve të detergjenteve që lajnë pelenat prej cope, të tjera janë të ndjeshme ndaj materialeve sintetike të pelenave njëpërdorimshe. Mund të jetë e nevojshme të ndërrohet edhe marka e pelenave njëpërdorimshe ose të lahen dy herë pelenat prej cope.

Nëse shkak i dermatitit është myku (Candida), mjeku mund të përshkruajë një pomadë me nistatinë ose clotrimazol. Ky lloj dermatiti (ndoshta i shoqëruar edhe me myk të gojës), ndodh më shpesh pas një trajtimi me antibiotikë për infeksione të veshit. Mjeku mund të përshkruajë gjithashtu nistatinë me pika për gojën. Këshilla për parandalimin dhe kontrollin e dermatitit të pelenave           

Përpiquni të parandaloni dermatitin e pelenave duke e mbajtur të thatë lëkurën e bebit në këtë zone Lejoni që lëkura e bebit të ajroset Mos i shtrëngoni pelenat pas bebit dhe ndërrojini ato shpesh Pastrojeni bebin me ujë të vakët sa herë që ndërroni pelenat Përdorni pomadën me zink oksidi sa herë që i ndërroni pelenat Kërkoni ndihmën e mjekut nëse bebi ka temperaturë Kërkoni ndihmën e mjekut nëse dermatiti përkeqësohet pavarësisht trajtimit ose nëse përhapet në lëkurë përtej zonës së pelenave Kërkoni ndihmën e mjekut nëse bebi nuk pranon gjirin, ka të vjella ose diarre Filloni hapat e para për trajtimin e dermatitit duke ndërruar pelenat shpejt sa herë që bebi i lag ato Mos përdorni peceta të gatshme për të pastruar bebin pasi ato e përkeqsojnë dermatitin Mos përdorni pomada pa rekomandimin e mjekut. Ato mund të shkaktojnë irritim të lëkurës nëse perdoren pa vend. Përkthyer nga Ferri’s Netter Patient Advisor, 2nd Ed. 2012 Titulli i origjinalit “Caring for your baby with diaper rash” nga Dr Isid Xhura MD |

31

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ilacet, Gjate Ushqimit te Femijes me Gji Gjendrat qe prodhojne qumeshtin ne gji, jane te rrethuara nga nje rrjetezim i eneve te holla te gjakut. Molekula te vogla te substancave kimike - ilacet - kalojne nga gjaku ne qumesht. Barnat te cilat “shkrihen” ne yndyre (treten lehte) mund te kalojne ne perqendrime me te larta sesa barnat e tjera. Njesoj sic disa ilace kalojne barrieren e placentes nga nena-te-femija gjate shtatzanise, ato kalojne te femija dhe me ane te qumeshtit te gjirit.

Kjo do te thote qe femija do marre doza te vogla te cfaredo ilaci qe po merr nena. Ne shume raste nuk paraqet probleme, se sasia e ilaceve qe kalojne me qumeshtin e gjirit eshte shume e vogel per te pasur efekt te dukshem te femija. Megjitheate disa ilace mund te japin efekte anesore te padeshirueshme te femija. Antibiotiket mund te desensitivizojne ate, e nuk i japin efekt me pas ne jeten e tij. Ilacet sedative (qetesues) mund ta bejne te pergjumur e te krijojne probleme me ushqimin. Sic dhe njihen disa ilace, te cilat ulin prodhimin e qumeshtit te nena. Mjeket zakonisht i keshillojne nenat qe ushqejne femijet me gji, te marrin vetem ilacet esenciale dhe ne raste serioze. Kur nena ka nevoje per mjekim te rregullt dhe afatgjate, ne kohen qe ushqen femijen me gji, duhet monitorim i femijes per te hetuar mundesine e efekteve qe mund te percohen tek femija. Konsultohuni me mjekun tuaj dhe lexoni seksionin perkates ne “instruksionet shoqeruese” qe gjinden ne ambalazhin / kutine e cdo ilaci. ***

Ilacet ne Periudhen e Shtatzanise Duhet kujdes gjate shtatzanise per te mbrojtur fetusin, qe te zhvillohet ne bebe te shendetshem. Ilacet e marra nga nena mund te kalojne placenten e te futen ne gjakun e bebes. Me disa ilace dhe ne periudha specifike te shtatzanise, ekzistojne rreziqe per abnormalitete, ngadalesim te procesit te rritjes dhe probleme pas lindjes, qe ndikojne femijen. Po ashtu, disa ilace mund te ndikojne dhe shendetin e nenes gjate shtatzanise.

32

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Jane shume ilace qe kane efekte te demshme ne kete periudhe, disa dihet qe jane te sigurte, por ne shumicen e rasteve nuk ka evidence solide qe percakton rrezikun a sigurine. Per keto arsye, rregulli kryesor kur jeni shtatzene ose mundoheni te ngeleni shtatzene eshte te konsultoheni me mjekun para se te perdorni cdo lloj preparati farmakologjik, qofte ato qe merren pa recete. Substancat si alkoholi, mariuana e nikotina, duhen evituar gjate shtatzanise. Mjeku juaj do kalkuloje perfitimet potenciale nga mjekimi, ne balance me rreziqet qe mund te vijne nese nuk merret nje ilac specifik. Kjo eshte vecanerisht e rendesishme nese ju duhet te merrni mjekim per semundje kronike sic jane epilepsia, tensioni i larte i gjakut dhe diabeti. Si kalojne ilacet nga Nena te Femija? Placenta vepron si filter ndermjet gjakut te nenes dhe atij te femijes. Lejon molekula te vogla ushqimore te kalojne me gjakun e fetusit, duke parandaluar pjesezat e medha (sic jane rruazat e gjakut) ta kalojne kete barriere. Molekulat e ilaceve jane krahasimisht te vogla, dhe kalojne fare lehte barrieren placentare. Ilacet dhe fazat e Shtatzanise. Shtatzania eshte e ndare ne tre stade qe quhet tri-simestra. Secili perbehet nga 3 muaj. Ne varesi te trimestrit ne te cilin merret nje ilac, efektet tek nena, femija ose te te dy, jane te ndryshme. Ka ilace qe jane te sigurta ne nje trimester por jo tek tjetri. Mjeket ne keto raste, kane nevoje te ndryshojne nje ilac per nje tjeter, qe jepet gjate shtatzanise dhe / ose gjate lindjes. Shih fig. per efektin e barnave gjate trimesterve.

Ilacet gjate shtatzanise sipas trimestrit 1, 2 dhe3-te.

33

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ne raport me kete subjekt, Mjeksia e Shek te XX-te ka nje deshtim spektakular qe njihet si Katastrofa e Talidomidit. Nje ilac, i cili u eshte dhene mjaft grave shtatezena ne vitet 50-60-te duke rezultuar ne demtime te fetusit, defekte te lindjes dhe abnormalitete; te cilat personat qe jane gjalle i vuajne akoma dhe sot. (Angl "Thalidomide Tragedy")

Ketu eshte pika ku mjekesia moderne, ri-shikon te gjithe aspektet rregullatore dhe ngre ne maksimumin e mundur nivelet per testimet, sigurine dhe aprovimin e cdo ilaci te ri. Kjo i ka dhene shtytje po ashtu, edukimit te nenave te reja e mjekeve te tyre, te jene vigjilente gjate kesaj periudhe duke anuar gjithmone nga siguria per shendetin e nenes dhe te fetusit. Historikin e tragjedise te Talidomidit ne gjuhen Shqipe, do ta sjellim ne nje liber te ardhshem.

Probleme me te Ecurin e Femijes Tuaj

34

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Sindroma Reye Sindroma Reye ndodh ne cdo moshe, por haset me shume te femijet dhe adoleshentet. Nje nga shkaqet mendohet se eshte perdorim i Aspirines per te trajtuar temperaturen gjate ose pas gripit. Prandaj haset me shume gjate sezonit te gripit (Dhjetor - Mars) Per arsye qe ne nuk i dime, melcia dhe truri inflamohen dhe demtohen. Fataliteti prek gjysmen e te ndikuarve.

Simptomat e Sindromes Reye      

Te vjella Marrje mendesh Dhimbje abdominale Dridhje Konfuzion Koma

Temperatura nuk eshte gjetja me e zakonshme. Nese ju dyshoni se femija juaj ka sindromen Rey shkoni ne departamentin me te afert te urgjences. Per arsye sigurie do jete mire qe femijeve nen moshen 15 vjece mos tu jepen barna me perberje aspirine per te kontrolluar temperaturen. Perdorni barna qe kane Acetaminofen (tylenol, paracetamol) ne vend te aspirines. Dhe nese femija nuk ka marre aspirine kjo gjendje nuk mund te perjashtohet.

Salmonela dhe Higjena Ushqimore

35

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Te Vjellat

Motilium, ilaci kunder te vjellave dhe guideline te reja (sic)

36

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 5

Dr Adrew Wakefield Mite per Vaksinat Imunizimi per Femijet, sipas NHS Britanik Semundjet Infektive, Ngjitese, te Transferueshme Semundjet Infektive ne Shkolla

37

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Dr Adrew Wakefield - Vaksinat & demi i shkaktuar si pasoje e pretendimeve te tij

Mite per Vaksinat, te cilat shpesh sjellin demtime te njerezit qe i besojne ato

38

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Imunizimi per femijet, sipas NHS Britanik Ne Britani nga lindja deri ne moshen 18 vjecare, femija ka “Librin e Kuq� te cilin e mban familja, ku regjistrohet zhvillimi i tij dhe datat e imunizimit. Kam zgjedhur nje broshure te NHS, per femijet 12-14 vjec, (secondary school) ku flitet dhe per HPV, virusi i papilomes humane, qe shoqeruar me kanceret e mitres tek femrat, do fusim vetem si fig. fundin e saj. Mund ta kerkoni online dhe gjindet ne formatin Pdf, kohen dhe tipin e imunizimit te femijeve ne Britani e kemi sjelle per ta pare nenat e reja dhe profesionistet e mjeksise.

Ne Anglisht, Programi Standart i Imunizimit ne Britanine e Madhe per moshat 1 - 19 vjecare.

39

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Terminologji: semundjet infektive, ngjitese, te transferueshme

Semundjet Infektive ne Shkolla Imunizimi ka rendesi te madhe, si dhe duhet mbajtur mend se gjate jetes femija juaj eshte ne kontakt me semundjet qe keni ju e afermit tuaj, plus me ato semundje nga te cilat vuajne bashkemoshataret e tij ne cerdhe, kopshte, shkolla e ne ambiente lojrash. Ne te gjithe boten, miliona dite shkolle humbin ngaqe femijet marrin semundjet infektive. Ne Amerike:   

40% e femijeve 5-17 vjecare, humbin te pakten 3 dite shkolle ne vit nga demtimet apo semundjet ngjitese. 22.000.000 dite shkolle humbin cdo vit vetem nga infeksionet e hundes, gojes a fytit. 38.000.000 dite shkolle humbin cdo vit vetem nga virusi i influenzes, gripit.

Programet imunizuese duhet te ndiqen me saktesi,e te mbahet kontakt me mjekun sa here qe semundjet e femijes tuaj jane shqetesuese. Do theksuar dicka per merakun e nenave te reja:     

Femijet jane shume te forte dhe sistemi i tyre i perballon shumicen e semundjeve Mos beni presion ndaj profesionisteve te mjeksise, per te marre ilace. Shpesh nuk do kene efekt, shumica e semundjeve stinore e te aparatit te siperm respirator jane virale. Nese ju do gjeni me rruge te tjera antiobitike dhe filloni vete-mjekime apo mjekim femijesh, ne te ardhmen antibiotiket mund te mos i japin efekt femijes tuaj. Mundohuni tu pershtasni nje diete te shendetshme dhe nje jete aktive. Femijet gjate semundjes kane nevoje per lengje, qetesues, disa lloj sherupesh ne varesi te semundjes, monitorim konstant ndaj temperatures dhe perdorim te analgjezikeve me mase. Si dhe kujdesin prinderor.

40

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 6 flash cards

“Nenat jane te Cmendura” Nena & Femija – Aleanca Perfekte e Natyres Nena & Femija – Femija ne Barkun e Nenes Nena & Femija – te Porsalindurit Nena & Femija - Bebet Nena & Femija – Femijet e Vegjel

41

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Nenat dhe Femija, Fakte dhe Kuriozitete Mjeksore

***

42

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Nenat dhe Femija, Fakte dhe Kuriozitete Mjeksore

***

43

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Nenat dhe Femija, Fakte dhe Kuriozitete Mjeksore

***

44

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 7 Psikologji per Femijet Tuaj Enureza Nokturne - Femijet qe urinojne naten Ankthi i Ndarjes Te ecurit naten – Femijet Konvulsionet Konjuktiviti - Inflamacioni i Syrit

45

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Psikologji per Femijet Tuaj Ka shkolla te ndryshme mendimi kurflasim per zhvillimin dhe evolucionin e rritjes se nje femije, por tashme eshte pranuar se psikologjia te femijet eshte e vecante ne kompleksitetin e saj. Debatohet ne “nature vs nurture” (trashegimia apo edukimi) dhe nese jane eksperiencat e hershme apo te vonshme qe na mbruajne ne. Kur Jean Piaget (1896-1980) hodhi hipotezen “se femijet mendojne ndryshe nga te rriturit” Albert Einstein deklaroi: “kjo teori eshte kaq e thjeshte, vetem nje gjeni mund ta kishte menduar ate” Psikologjia e femijeve eshte nje dege e vecante e psikologjise, qe studion mendjen e sjelljen nga stadet e hershme ne adoleshence. Jane disa faktore qe e ndikojne zhvillimin e nje femije: 1.

Faktori Gjenetik, me trashegimine e tipareve te sjelljes, shijeve e mendimeve nga prinderit dhe familja e tij.

2.

Faktori Kultural, aty ku ai rritet, vlerat dhe traditat e komunitetit, menyra e jetes dhe arsimi ne dispozicion te tij, dhe kujdesi qe tregohet per te nga nje grup i tere.

3.

Faktori Social, marredheniet qe ka femija me shoket e shoqet si dhe te rriturit, do i ndikoje ne mendime, te mesuarit dhe me pas ne zhvillimin total.

4.

Faktori Socio-Ekonomik, klasa dhe mireqenia kane te vecante; arsimi, burimet, te ardhurat e famijes, shendetsia, ushqimi dge mundesite qe do i jepen atij ne jete.

Te kuptuarit e kontekstit dhe faktoreve ndikues te nje femije, sjell qe prinderit e profesionistet jane ne pozicion me te pergatitur ti ndihmojne femijet qe jane vene nen kujdesin e tyre.

Enureza Nokturne - Femijet qe urinojne naten Zakonisht me rritjen, enureza nokturne largohet vetiu por ka disa trajtime qe mund ti provoni. Ndoshta nuk e zgjidhin problemin por do ju ndihmojne derisa te vije zgjidhja natyrale. Plani i trajtimit behet me mjekun e familjes ose pediatrin tuaj, ne varesi te: 1. 2. 3. 4. 5.

Frekuences se urinimit gjate nates. Problemet qe hapen per femijen dhe familjen. Vendit ku femija fle, vetem apo me femije te tjere. Kur duhet trajtim afat-shkurter (p.sh udhetim me shkollen a vizita) Si ndihet femija ne vetvete.

Nuk ka trajtim te sakte qe funksionon per te gjithe por kombinime qe duhen provuar. Si fillim duhen bere disa ndryshime ne jeten e perditshme. Kontrolloni sasine e lengjeve qe merr femija juaj, zakonisht uji merret gjate dites, sasia prane nates eshte ~1/5 e asaj ditore. Mundohuni ti eleminoni lengjet me permbajtje kafeine (kolat, cajin, kakaon etj) sepse ato rrisin nevojen per urinim gjate nates. Perdorni banjon rregullisht - shumica e femijeve te shendetshem urinojne 4-7x ne dite - dhe inkurajoni te shkojne para gjumit.

46

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ka rendesi qe mos ta denoni femijen nese lag krevatin naten, shtyrja apo qendrimet agresive zakonisht jane kunder-produktive, duke sjellur stres te shtuar dhe ankth, qe me pas kontribon ne nje proces perkeqesimi te problemit. Sot ka “aparatura me alarm” te cilat i vesh femija naten (perdoren shume per femijet me probleme degjimi) qe kur laget sensori, japin sinjal apo vibrojne. S’besoj se jepen ne spitale a klinika por mund te blihen komercialisht. Kushtojne nga £40-£140 ne varesi te modelit. Si alarmi e skemat inkurajuese duhen perdorur rregullisht, nese ka shenja permiresimi trajtimi vazhdon, nese jo nuk ka me kuptim te vazhdohet.

Mjekimet, jane disa te tilla te cilat duhen administruar me kujdes, keto jua sqaron mjeku juaj. Desmopressin (variant i hormonit vazopresin) qe ul sasine e urines se prodhuar nga veshkat. Antikolinergjiket (si oxybutynin) relaksojne muskulaturen e fshikezes se urines, dhe kjo ndihmon kapacitetin e saj duke ulur ndjesine e urinimit gjate nates. Imipramine ka te njejtat efekte. Trajtimet duhen diskutuar ne 4 jave dhe 3 muaj per te pare ecurine e tyre. Po ashtu do kontrolluar nese femija ka ndonje semundje shtese. Mund ti lihet nje drite te vogel ndezur naten qe te kete lehtesi per te shkuar ne banjo, mund te perdoren mbulesa plastike ne krevate, ti nderrohen carcafet shpesh dhe te ndihmohen nga prinderit per te minimizuar turpin dhe fajin qe mund te ndjeje famija. Ne disa raste perdoren “mbathje per urinimin” por kjo nuk duhet pare si pjese e trajtimit me teper si managjim kur nuk ka rezultate ne ane te tjera. Note: per te ndihmuar femijet disa prinder perdorin terapite alternative e komplemetare, si hipnoza, akupunktura dhe kiropraktika. Keto trajtime nuk rekomandohen nga mjeksia zyrtare, evidenca mbeshtetese eshte shume e dobet. Duhen me shume kerkime e prova per te pare efektin e tyre, dhe sa te sigurta jane per perdorim ndaj femijeve qe lagin krevatin naten.

***

47

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ankthi i ndarjes

Te ecurit naten - femijet

48

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Konvulsionet

Inflamacioni i Syrit

49

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 7 Kercenimet madhore ndaj Shendetit te Femres KANCERI I GJIRIT Kanceri Cervical (kanceri i qafes se mitres) Kanceri i Lekures  

Karcinoma Bazoqelizore Karcinoma Spinoqelizore

Kanceri i Lekures | MELANOMA Pse Bien Floket Gjate Kimioterapise?

50

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kercenimet madhore ndaj Shendetit te Femres KANCERI I GJIRIT

Tetori eshte muaji i “vemendje-terheqjes� per Kancerin e Gjirit. Njerezist kane degjuar per te, por shume prej tyre harrojne te marrin hapat e nevojshem perkundrejt nje plani qe e kap kete semundje ne stadet e hershme apo te inkurajoje te tjeret per te bere te njejten gje. Sot ka shume progres ne bote per kete semundje dhe kapjen ne kohe te saj, prape ngelet nje rruge e gjate per tu bere ndaj sensibilizimit te ketyre grup-semundjesh vdekjeprurese

Pertej vlerave statistikore, ka nje mesazh: mbani kontakt te ngushte me mjekun! Per shume paciente te prekura nga Kanceret, diagnoza e hershme ngelet shanci i vetem per mbijetese.

51

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kanceri Cervical (kanceri i qafes se mitres) Kanceri Cervical ze vendin e 3-te te kanceret ne boten ne zhvillim. Ne keto vende eshte fajtori kryesor per vdekjen e femrave. Por ne ndryshim me shume kancere, kanceri cervical mund te parandalohet! Studimet kane pare se ne ~ 99% te rasteve me kancer cervical ka prezence te DNA-se, se VPN- se (virusi i papilomes njerezore, ose HPV) qe infekton qelizat e cerviksit dhe ngadale shkakton ndryshime para-kanceroze, qe me pas progresojne. Parandalimi i VPN-se eshte gati i pamundur, ky agjent transmetohet lehtesisht me rruge seksuale dhe nuk ka kurim per te. Grate e infektuara jane ne pergjithesi asimptomatike. (pa shenja) Kanceri cervikal zhvillohet te pjesa nga vagina ne miter, qafa e mitres. Ne fazat e para nuk ka simptoma. Nese po, ka gjakrrjedhje vaginale qe mund te vije pas seksit, ne mes dy periodave ose after menopauzes. Daljet jo normale te gjakut nga vagina nuk jane prove e kancerit por duhet hetuar me tej, nese dyshohet dicka e tille ju duhet te vazhdoni testet me nje mjek specialist, brenda 2 javesh. Pse ndodh kanceri cervical. Gati te gjitha rastet shkaktohen nga Virusi Papilomes Humane (Engl. HPV) qe perhapet nepermjet seksit. Njihen mbi 100 tipe te VPH-se, por vec disa prej tyre aktivojne fillimet e kancerit. VPH 16 & VPH 18 jane pergjegjese per ~70% te rasteve me kancer cervikal. Simptoma nuk ka, shume femra nuk ee dine se jane te infektuara. Jo te gjitha femrat qe kane kete virus zhvillojne kancerin cervical. Perdorimi i preservativeve jep mbrojtje por nuk parandalon infeksionin. Nje vaksine e HPV-se eshte bere ne 2008-en dhe u jepet vajzave 12-14 vjecare.

Kontrolli per Kancerin Cervikal Qelizat ne siperfaqjen e cerviksit kalojne neper ndryshime me kalimin e kohes. Ne raste te rralla qelizat prekanceroze kthehen ne kanceroze. Por mund te dallohen ne stadet e hershme dhe keshtu ulim rreziqet. Ne vendet e zhvilluara ka programe qe kontrollojne te gjitha femrat mbi 25 vjece per abnormalitete, ky test quhet “cervikal smear test” Abnormaliteti i pare ne mikroskop nuk eshte shenje perfundimtare se keni kancer, sepse keto vijne dhe nga infeksionet.  

Femrat 25-49 vjece duhen kontrolluar cdo 3 vite, Femrat 50-64 vjece duhen kontrolluar cdo 5 vite.

52

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Trajtimi i kancerit cervikal Nese kapet heret trajtohet me kirurgji. Ne disa raste nuk preket mitra por dhe mund te hiqet. Procedura kirurgjikale quhet histerektomi. Nje alternative tjeter ne fazat e hershme eshte radioterapia, qe perdoret dhe bashke me kirurgjine. Ne faza te avancuara perdoret kimio-terapia. Dhe ne fund nje kombinim i radioterapise me kimioterapine. Disa trajtime kane efekte madhore dhe afatgjata duke sjelle infertilitet ose menopauze te parakohshme. Komplikacionet. Shumica e femrave me kancer cervikal kane komplikacione si pasoje e efekteve anesore te radioterapise, kirurgjise ose kimioterapise. Te cilat jane te vogla nga hemorragjia vaginale ose nevoje per te urinuar shpesh, ne ato jete-kercenuese, si hemorragjia masive deri ne insuficiencen renale. Prognoza.

Kanceri i Lekures Lëkura eshte organi me i madh dhe nje nga me te rendesishmit, qe mbulon gati plotesisht te gjithe trupin tone. Si e tille na mbron nga traumat, goditjet, rrezatimet etj. Ka funksion termorregullues, deri diku dhe frymëmarrës, lekura depoziton yndyrnat, vitaminat (vit.D) e ujin. Nga vjen Kanceri i Lëkurës? (a) Shkaktari kryesor mendohet se jane rrezet ultra-violet (përtej vjollcës). Gjithashtu, vjen nga rrezatimet jonizuese (rrezet X, rrezet Gama etj). (b) Agjentet kimike: Hidrokarburet, kriperat in-organike te arsenikut e shume substanca kimike me te "dobeta" - nga kontakti i perditshem a i vazhdueshem me to. (c) Faktori Hereditar (trashegimia) incidenca (shpeshtesia) e hasjes se tyre eshte me e larte ne familjet me nje a me shume persona me kete lloj kanceri. (d) Ketu futen dhe nje grup semundjesh te cilat e rrisin prirjen e organizmit tone per kancere, p.sh kserodermia pigmentoze, albinizmi etj.

53

Shendeti Femeror

Dr. Besi


(e) Sistem Imun (mbrojtes) i dobet. Ne kete rast qelizat kanceroze zhvillohen me "lirisht" Lekura ka dy shtresa Epiderma (epidermis) dhe Derma (dermis) Shtresa e pare - e jashtmja ka tri lloje qelizash: • Bazale, • Skuamoze (si luspa) • Melanocitet. Keto duhen per t'hpjeguar disa tipe kanceresh ne Lekure, pasi ato klasifikohen ne varesi te qelizave ku ato prekin. Thjeshtezojme per ju, dy tipet me te hasura: (1) Karcinoma Bazoqelizore Eshte me e perhapura (>80 %) dhe rralle leshon metastaza. Duket si e tejdukshme, me ene gjaku dhe pika (pigmenti melanine), e bute ne prekje por jo e dhimbshme. Ka forme nyjesh qe krijojne kore, per pasoje i semuri kujton se po sherohen, pra do ikin vete. Te lena pa trajtim ato depertojne dhe pjeset nen lekure. Diagnoza konkludohet nga biopsia Mjekimi behet ne varesi te madhesise, llojit, lokalizimit e thellesise se kancerit. Hiqen me mjete a teknika te ndryshme. Trajtohen me rreze X, me kimio-terapi lokale etj. Rralle, e lene pas dore per nje kohe teper te gjate sjell rrezik per jeten.

(2) Karcinoma Spinoqelizore Tipi i II-te me i perhapur i Kancereve. Fillon nga epiderma (si e para) por preken qelizat Skuamoze (kujtojme perberjen qelizore te epidermes). E forte ne prekje, ne forme pllake, ngjyre te kuqe e luspa-luspa ne siperfaqje.

54

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Vjen dhe nga demtimet para-kanceroze, p.sh.djegjet e perseritura e te bera kore (kore-korja) e quajtur: CIKATRIÇE, e nga inflamacionet e demtimet e perseritura te lekures. Kthimi i ketij lloji ne tumor malinj eshte teper i rralle por nuk mund t`ja leme "shancit" dhe mjekimi me i mire ngelet - heqja. Disa nga keto fillojne ne cipat mukoze, si ne goje, nga djegjet (duhani,cibuku), ulcerat kronike e kane prirje per metastaza. Mjekimi eshte i njejte me ate te tipit I-re, preferohet heqja kirurgjikale. Duke lexuar me lart nuk duhet ta ulni vigjilencen te mendoni se te gjitha kanceret e lekures jane te pademshem e kurohen thjeshte. Jane shume tipe te tjera, te ilustrojme rrezikshmerine e tyre do pershkruajme nje tip malinj: M E L A N O M A ***

Kanceri i Lekures || MELANOMA Semundja me agresive qe prek lekuren! Jane disa semundje te lekures te klasifikuara si te rrezikshme por MELANOMA eshte shkaku numer 1 i vdekjeve nga te gjitha semundjet e lekures te marra se bashku. Cdo mjek, pavaresisht nga fusha ku praktikon, eshte i udhezuar ne problemet e lekures qe trajton, te perjashtoje nje melanome te mundshme. Pse ndodh kjo? (1) Eshte semundje vdekjeprurese. (2) S'kemi ne dispozicion mjete kurimi per melanomen, vec heqjes se saj. (3) Melanoma eshte kancer agresiv e pakompromis. Per hir te argumentit themi dikush jeton10 vjet me pas, ekzakt nuk dihet. Studimet tregojne se jetegjatesia pasi tumori ka "hyre" nen lekure, ne mbi 3/4-tat e pacienteve, eshte nen 5 vjet. Mbani mend nese ne ndonje rast (a disa) vizitoheni te Mjeke te "nxituar" per ta hequr, kjo eshte ne interesin tuaj. Ngelet pjese e trajnimit te cdo mjeku me njohuri nga kanceret, qe kur dyshon per Melanome, TA HEQE. E kemi theksuar kete per arsye qe tashme i kuptoni. Melanoma eshte me karakteristike dhe me e "qarte" se dy tipet e para, qe provohen me biopsi. (shiko fig.) Melanoma dallohet nga Mjeku ne ekzaminim fizik, megjithese biopsia ka rol.

Si ta njihni Melanoma-n? 

Shihet per ngjyra jo te zakonshme e crregullim te buzeve (te pjeses se dyshuarnishaneve).

Psh, ngjyra blu, e kuqe, e bardhe dhe kombinimet e tyre drejt te kafes a te zezes. Ka raste me vetem nje ngjyre p.sh blu e erret.

Gjithashtu ka dalje lengu, ne sasi te vogel si "djersitje" ketu duhet kerkuar menjehere ndihma e mjekut.

55

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Klasifikimi i tyre histologjik eshte i tepert per shkak te terminologjise komplekse. Me e pershtatshme eshte ti sistemojme sipas perhapjes: • Melanoma qe haset vec ne epiderme (shtr. e jashme e Lekures) • Melanoma ne fazen e prekjes se strukturave nen lekure. • Melanoma qe ka prekur te gjithe strukturat nen lekure e po perhapet. • Melanoma qe ka leshuar metastaza, pra faza fundore.

Mjekimi i Melanomes Malinje te Lekures. Heqja Kirurgjikale. Ne varesi te nivelit, shtreses qe ka prekur, jepet dhe trajtimi mjekesor. Nje fakt eshte i qarte, tumoret e lekures jane ne pergjithesi te trajtueshme e kurimi i tyre me rezultat te larte. Pse? Shkaku eshte i thjeshte, ato i shohim me sy. Megjithese kanceret jane te pashoqeruar me dhimbje (ne pergjithesi) e diktohen pasi jane zhvilluar, ne lekure kemi avantazhin se i shohim me sy te lire.

Cdo semundje e trajtuar ne kohe ka shance per kurim. Te MELANOMA kjo s'mund te stresohet mjaftueshem.

Ka vende ku Melanoma zhvillohet me rralle. Nga pozicioni dhe ecuria e saj, prognoza eshte mjaft e keqe. Ketu futen: organet gjenitale, perineumi, zona perianale (rreth Anusit) dhe mukozat. Ne keto pjese dhe heqja eshte me e veshtire dhe trajtimi eshte me kompleks.

56

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Pse Bien Floket Gjate Kimioterapise? 

Kanceri prek te vjeter e femije, te pasur e te varfer, meshkuj e femra.

Ne 2008 vdiqen 7.600.000 persona, ~13% e vdekjeve ne bote.

Kanceret me te zakonshem qe vrasin meshkujt jane i mushkerive, stomakut, melcise, kolorektal dhe i ezofagut.

Per femrat jane,  kanceri i gjirit,  mushkerive,  stomakut,  kolorektal  dhe cervikal. 1/5 e kancereve ne bote, shkaktohen nga infeksionet kronike (HPV dhe Hepatiti B)

57

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 7 Zemra - Sistemi Kardiovaskular Struktura e Zemres Semundjet Koronare te Zemres Arterioskleroza Angina Infarkti Perikarditi Pulsi i Çrregullt Arteriet Gjendjet Mjeksore te Arterieve Procedurat Mjeksore per Arteriet Trajtimi per Arteriet Fibrilacioni Atrial Palpitacionet Defektet kongjenitale te Zemres

58

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Zemra - Sistemi Kardiovaskular Sistemi i qarkullimit perbehet nga: zemra, enet e gjakut dhe gjaku. Megjithese zemra eshte e lidhur me virtutet dhe emocionet, si guximi dhe dashuria, eshte thjeshte nje pompe. Rrahjet e rregullta te saj cojne gjakun ne disa tuba te forte, dhe elastike, qe quhet arterie. Me pas ndahen, ne kapilare dhe cojne gjakun e pasur me oksigjen neper trupin tone. Substancat qe s’duhen, kalojne nga indet ne gjak dhe nxirren jashte. Kapilaret bashkohen e zgjerohen duke formuar tuba qe behen vena, te cilat kthejne gjakun ne zemer. Venat mbajne gjakun e paoksigjenuar.

Struktura e Zemres Zemra eshte organ i fuqishem gati ne masen e grushtit tone, pesha~ 300g. Ndodhet majtas-qendres, mes mushkerive. Operon dy pompa te kordinuara qe cojne gjakun ne trup. FURNIZIMI I ZEMRES ME GJAK Si cdo organ tjeter, zemra ka nevoje per gjak, si muskul aktiv ka nevoje per sasi te bollshme oksigjeni dhe energjie. Prandaj, muskuli i zemres ka nje rrjet vazal te quajtur arteriet koronare. Keto dy arterie, nje majtas e nje djathtas, dalin nga kryesorja - aorta - direkt sa lene zemren e ndahen ne siperfaqjen e saj, duke cuar ene me te vogla gjaku ne gjithe muskulaturen e zemres.

Semundjet Koronare te Zemres ARTERIOSKLEROZA. Shkaktohet nga ngushtimi dhe ngurtesimi i arterieve. Nga depozitat yndyrore te quajtura ateroma (atheroma) Procesi qe sjell arteriosklerozen fillon me nivele te larta te yndryrnave ne gjak. Keto subtanca infiltrojne muret arteriale e krijojne demtime mikroskopike (“gervishtje”) aq duhet, se shtresa e pare eshte vetem nje qelize e holle dhe formohen depozitat e quajtura atheroma. Kjo mund te ndodhe ne cdo pjese te trupit, tek truri kemi hemorragji cerebrale.

59

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Mini-depozitat, gradualisht formojne kore (plaques) brenda mureve arteriale, te mbuluara me cipe fibroze. Korja ngushton hapesiren ose lumenin e arteries, kjo ul rrjedhjen totale te gjakut neper inde. Krijohen vorbulla, duke ndikuar ne kalimin normal te fluksit te gjakut, po ashtu rritet rreziku per trombe [mpiksje gjaku] Shkaktaret madhore te arteriosklerozes: duhani, mungesa ushqimit, dieta e dobet dhe mbi-pesha.

ANGINA. Angina Pectoris, dhimbje te gjoksit qe vijne me ushtrim fizik dhe qetesohen kur pushojme, shenje qe muskuli i zemres s’po merr furnizim te mjaftueshem me gjak. Vjen prej ngushtimit te arterieve nga arterioskleroza. Dhimbja, zakonisht fillon kur rritet ritmi i zemres, p.sh. gjate vrapimit dhe bie kur pushojme. Disa shkaktare qe sjellin anginen jane: stresi, te ftohtit, ose ushqim me tepri. Nje goditje tipike e angines fillon me dhimbje ngushtuese pas derrases se gjoksit. Mund te perhapet tek qafa, nofulla e poshte ne krahe, vecanerisht krahun e majte. Zakonisht iken dhe qetesohet pas 1015 minutash. Pacientet me angine shpesh marrin mjekime qe ul dhimbjen, duke bere qe arteria koronare te dilatohet (hapet)

INFARKTI - Goditja ne Zemer . Infarkti i miokardit eshte rezultat i semundjes koronare qe vjen nga arterioskleroza, e formimi i mepasshem i nje trombi. Kur formohet trombi, mund te bllokoje kalimin e gjakut ne nje zone te zemres, duke e lene pa oksigjen. Kjo mund te shkaktoje vdekje te asaj pjese te indit te zemres. Nese ka mundesi fluksi i gjakut te qelizat duhet rregulluar sa me shpejt te jete e mundur. Infarkti zakonisht vjen papritmas, me pak ose pa sinjale te meparshme. Dhimbja e gjoksit mund te duket e ngjashme me anginen, por eshte me e rende, jo domodoshmerisht vjen nga ushtrimi fizik (kete mbajeni mend!) dhe megjithese ju pushoni, vazhdon te persistoje. Infarkti i miokardit mund te shkaktoje djersitje, probleme me frymemarrjen, marrje mendesh dhe humbje te vetedijes.

60

Shendeti Femeror

Dr. Besi


PERIKARDITI. Perikardiumi eshte nje qese me mur te dyfishte qe mbeshtjell zemren dhe enet e medha te gjakut. Kur inflamohet - nga viruset - kemi perikardit. Mund ta shkaktoje dhe penumonia bakteriale, tuberkulozi, perhapja e nje kanceri ne perikardium, semundjet autoimune si artriti reumatoid, insuficienca renale, infarkti apo dhe nje plage shpuese ne ate zone. Cdo perikardit i inflamuar, nuk lubrifikon dot levizjet e zemres normalisht, duke u ferkuar pergjate saj. Si simptoma ka dhimbje ne qender te gjoksit, e cila lehtesohet pak nese pacienti perkulet perpara por behet me keq kur merr fryme thelle, ka mungese fryme ose temperature. Zakonisht nuk eshte gjendje serioze dhe kurohet me trajtim ambulator. Kemi 3 tipe te perikarditit:   

Perikarditi akut, zgjat me pak se 3 muaj. Me barna, ka raste qe shenjat ikin per nje jave. Perikardit te ri-perseritur, ka episode qe perseriten shpesh. Perikardit kronik, mekomplikacion te perikarditit, simptomat zgjasin mbi 3muaj.

Kush preket nga Perikarditi? (1) Gati 5% e pacienteve te paraqitur ne Departamentin e Urgjences, me dhimbje te forta ne gjoks, diagnostikohen si Perikardite. (2) Perikarditit prek me shume burrat se grate, afekton te gjitha moshat por zakonisht ndodh tek te rriturit. Perikarditi akut tratohet me anti-inflamatoret jo steroidike (NSAID’s) Kur ka infeksion bakterial mund te perdoren antibiotiket. Ne ate te riperseritur perdoret nje mjekim i quajtur colchicine, qe mund te prandaloje simptomat te kthehen. Perikarditit kronik trajtohet ne varesi te shkakut, disa i pergjigjen mjekimit ndersa disa mund te kerkojne nderhyrje kirurgjikale.

Pulsi i Çrregullt Çrregullimi ritmit te zemres shkaktohet nga nje defekt ne prodhimin e korentit elektrik ne zemer, qe shkakton kontraktimin e murit muskular te saj. Ne forme alternative, mund te jete rezultat i nje defekti ne percimim e korentin pergjate zemres. Te dyja mund te shkaktohen nga nje mungese ne furnizimin e gjakut te muskulatures se zemres, nga semundje e arterieve koronare ose substanca te ndryshme, nga me te zakonshmet eshte kafeina qe gjindet tek kafeja. Pulsi mund te jete shume i shpejt ose shume i ngadalte, ose seria e rregullt e rrahjeve mund te nderpritet nga rrahje ekstra te cilat ndiqen nga disa pauza te shkurtra por alarmante. Ne disa raste pulsi mund te jete i crregullt si ne rrahje ashtu dhe ne force. Aritmite mund te shkaktojne palpitacione, te fiket, marrje mendesh ose angina (dhimbje gjoksi)

61

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Asnjehere nuk duhet injoruar crregullimi i aksionit te zemres. Shkaku me i hasur, rrahje te parakohshme - (ekstrasistolike) zakonisht ka pak rendesi, por mund te jete tregues i nje semundje organike te zemres. Shkaqet e tjera jane gati gjithmone indikative qe dicka po ndodh, e cila kerkon hetime te kualifikuara mjeksore.

Arteriet Megjithese ne te kaluaren mendohej ndryshe, sot studimet kane treguar se semundjet kardiovakulare zene vendin no.1 ne vdekshmerine e femrave. Arteriet jane enet qe shperndajne gjakun e pasur me oksigjen nga zemra te indet e trupit. Cdo arterie eshte tub muskular “i shtruar nga brenda” me ind te bute dhe ka tre shtresa:   

Intima cipa e brendshme e shtruar me nje ind te bute qe quhet endoteliumi. Media cipa muskulare qe i lejon arteries te perballet me presionet e larta nga zemra Adventitia cipa lidhese qe bashkon arteriet tek inde perreth tyre.

Aorta eshte arteria me e madhe, qe del nga ventrikuli i majte e me pas degezohet ne arterie me te vogla qe perhapen ne te gjithe trupin. Deget e vogla quhen arteriola dhe kapilare. Arteria pulmonare mban gjakun me oksigjen-jo-te-paster nga zemra te mushkerite nen presion te ulet, kjo eshte arterie unike.

62

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Gjendjet Mjeksore te Arterieve 

Arterioskleroza: formimi i pllakezave brenda mureve arteriale. Arterioskleroza ne arteriet e zemres, trurit dhe qafes, mund te sjelle infarkte dhe aksidente cerebrale.

Vaskuliti/s: inflamacion i arterieve, qe mund te perfshije nje ose disa arterie ne te njejten kohe. Zakonisht, shkaktohet nga mbi-reagimi i sistemit imun.

Amaurosis fugax: humbje e shikimit ne njerin sy, shkaktuar nga humbja e perkohshme e fluksit te gjakut tek retina, pjese sensitive qe mbeshtjell fundin e syrit. Zakonisht ndodh kur nje pjese e pllakezave te kolesterolit ne arteriet karotide (ne te dy anet e qafes qe cojne gjakun ne tru) shkeputet dhe udheton tek arteria e retines.

Stenoza Arteriale: ngushtim i arterieve, zakonisht e shkaktuar nga arterioskelroza. Kur kemi stenoze ne arteriet e zemres, qafes dhe trurit, mungesa e fluksit te gjakut mund te shkaktoje probleme serioze te shendetit.

Semundja e arterieve periferike: arterioskelroza qe shkakton ngushtim te arterieve ne kembe dhe “nen vete” Kufizimet e fluksit te gjakut mund te shkaktojne dhimbje ne keto regjione, ose plageve u duhet kohe te mbyllen.

Tromboza arteriale: nje tromb qe shkeputet dhe bllokon qarkullimin e gjakut. Duhet trajtim i menjehershem per te ri-hapur qarkullimin e gjakut ne kete zone.

Infarkti i miokardit: tromb i menjehershem ne nje nga arteriet qe furnizon zemren me gjak, arterien koronare.

Aksidenti cerebro-vaskular (pika/ hemorragjia cerebrale) nje tromb i cili bllokon enet e gjakut qe furnizojne trurin. Keto ndodhin dhe kur arteriet ne tru cahen, duke shkaktuar gjakrrjedhje.

Arteriti temporal: inflamacion i arteries temporale ne skalp. Dhimbja ne nofulla kur pertypesh dhe dhimbja ne skalp jane simptomat baze.

Semundja e arterieve koronare: arterioskleroze ne ngushtim te arterieve qe furnizojne zemren. Kjo semundje rrit shancet per infarkte ne zemer.

Semundje e arteries karotide: arteroskleroze ne ngushtim te njeres ose te dy arterieve karotide ne qafe. Kjo semundje rrit shancet per nje hemorragji cerebrale.

63

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Procedurat Mjeksore per Arteriet 1.

Angiograma: (angiografia): Nje tub i holle dhe elastik futet ne arterie, injektohet nje ngjyre/boje speciale, dhe grafia (rrezet-x) tregon qarkullimin e gjakut ne arterie. Zonat e ngushtuara ose qe kane hemorragji shpesh mund te indentifikohen me angiografi.

2.

Angiografia Tomografike e Kompjuterizuar: (CT-A Scan): Skaneri ben grafi te shumefishta, kompjuteri i bashkon ne imazhe te detajuara te arterieve. Kjo metode mund te shohe ngushtime apo probleme te arterieve me me pak risk se angiografia.

3.

Testi i Stresit; me ushtrime fizike ose me ilace, stimulohet zemra qe te rrahe me shpejt. Keshtu rritet fluksi i gjakut ne te, ngushtimet ne arteriet koronare mund te zbulohen me teknika te ndryshme.

4.

Angiografia e Rezonanaces Magnetike (MRA scan): skaneri MRI perdor nje magnet shume te fuqishem dhe nje kompjuter qe detajon imazhet e strukturave te trupit, duke na dhene keshtu paraqitjen me te shkelqyer te arterieve.

5.

Kateterizimi Kardiak: nje kateter (tub i holle, elastik) futet ne nje arterie (kofshe apo krah) dhe percohet deri tek zemra. Injektohet nje ngjyrosje per imazh kontrasti ne kateter dhe keshtu fluksi i gjakut shikohet ne monotorin me rreze-x. Gjinden bllokimet dhe trajtohen.

6.

Biopsia Arteriale: hiqet nje pjese e vogel nga arteria dhe ekzaminohet ne mikroskop, zakonisht per te diagnostikuar vaskulitin. Me shpesh kjo behet tek arteria temporale.

Trajtimi per Arteriet 

Statinat: barna qe ulin kolesterolin dhe merren si tableta, ketu futen: Crestor, Lipitor, Pravachol dhe Zocor. Te marra cdo dite, statinat ulin riskun e infarktit dhe hemorragjise cerebrale.



Aspirina:vec uljes se dhimbjes e temperaturen, aspirina nderhyn ne mpiksjen e gjakut. Marre ne menyre ditore mund te parandaloje infarktin e hemorragjine cerebrale.

64

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Plavix: (clopidogrel): ilac qe nderhyn ne mpiksjen e gjakut, e ngjashme me aspirinen. Jepet pas infarkteve ose hemorragjive cerebrale per te parandaluar te tjera.

Stenti Arterial: “tub i rrjetezuar” futet brenda arteries per ta mbajtur te hapur. Quhet stent ne Angl. Stenting me shume perdoret ne arteriet koronare. (ngjan si susta metalike tek rezerva e stilolapsit)

Angioplastia: gjate kateterizimit te arterieve, nje ballon fryhet brenda saj per ta hapur.

Kortikosteroidet: barna anti-inflamatore si prednisone ose Solu-Medrol, perdoren ne trajtimin e vaskulitit qe prek arteriet.

Trombolitiket: ilace te forta qe “shperthejne” trombet, mund te injektohen ne trup per te shkrire nje tromb qe po shkakton infarkt apo hemorragji cerebrale.

Pletal (cilostazol) dhe Trental (pentoxifylline) barna qe rrisin presionin e gjakut ne arteriet e kembeve. Ne njerez me semundje arteriale periferike, keto ilace ulin dhimbjen qe vjen nga ecja.

Fibrilacioni Atrial

65

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Palpitacionet

(te lindura) term i pergjithshem per nje game te difekteve te lindura qe ndikojne punen normale te zemres. Ngelen ne semundjet me te zakonshme ne difektet e lindjes. Ne Britani prekin ~10 femije ne 1.000. Pse ndodh? Shpesh nuk kemi gjetur shkaqe aparente. Por ka disa faktore qe shtojne rrezikun: DIFEKTET KONGJENITALE TE ZEMRES

• Sindromi Down (Down Syndrome) semundje gjenetike, prek zhvillimin normal fizik te femijes dhe krijon probleme me sjelljen e pergjigjen. • Nena ka kaluar disa infeksione specifike gjate shatzanise, si rubeola (rubella) • Nena ka diabet T1 ose T2 dhe nuk e kontrollon mire ate (T- tip) Shume prej tyre i kapim ne skan (scan) para se te linde femija, tek difektet e komplikuar kjo s’eshte gjithmone e mundur.

66

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Shenjat e Difekteve Kongjenitale • Ritem te shtuar te zemres • Ritem te shtuar te frymemarrjes • Djersitje ne shkalle te larte • Lodhje ekstreme dhe dobesi te pergjithshme • Kolorit blu ne lekure (cianoze) • Lodhje dhe, marrje fryme me shpejtesi kur bebja po ushqehet.

Keto probleme dallohet shpejt sapo lind femija, kur defekti nuk eshte serioz mund te mos kapet deri me vone. Ka disa tipe te semundjeve te lindura te zemres, disa nga difektet me te zakonshme jane: • Difektet septale (septum-ndares) ku shihet nje vrime ndermjet dhomave te zemres. Sic thuhet “vrime ne zemer” • Koarktacioni Aortic (Coarctation of the Aorta) Aorta eshte me e ngushte se normale. • Stenoza e valvules pulmonare, qe kontrollon fluksin e gjakut • Zhvendosja e arterieve te medha (transpozicioni) ku valvulat aortike e pulmonare, dhe arteriert ku ato jane te lidhura, kane ndryshuar pozicion. • Tetralogjia e Fallot-it, kur te gjitha sa me siper (4) jane prezente ne nje pacient.

Disa prej ketyre problemeve per femijet tuaj, (1) nuk duan trajtim dhe vete-riparohen me kalimin e moshes (2) disa duan trajtim konservativ dhe monitorim konstant (3) ne disa raste ka nevoje per trajtime kardio-kirurgjikale

67

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 7 Shendeti Social | Siguria e Femres ne Familje, Pune dhe Ambjente Jetese Ngacmimi Seksual (Sexual Harassment) Dhuna Seksuale dhe Perdhunimi Dhuna ne Familje – Abuzimi Domestik Sa Vajza mund te edukoje nje Grua?

Shpresa - perkthim nga Hope is ... e Emily Dickinson

68

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ngacmimi Seksual (Sexual Harassment) Ngacmimi Seksual eshte problem mbare-boteror; legjislativ, shoqeror, i biznesit, i familjes dhe i individit. Por dhe problem Mjeksor. Termi ngacmim, realisht eshte abuzim, e ne raste kalon ne “kercenim ekzistencial” kur nje femer kushtezohet me vendin e punes. Te gjithe duhet ta kuptojne se ne keto nivele po luajne me teper se me nje "jo" Efekti te Femrat. Duhet bere nje dallim thelbesor ndermjet ngacmimit te lehte, te bezdishem e te perkohshem” te ciles i pergjigjesh me jo; me “dhunen persistente mendore e ambientin agresiv te krijuar rreth saj" kur refuzon qellimin e ngacmuesit. Shume prej tyre u vjen turp, u duket se e kane fajin vete, i kane duart e lidhura, dhe nuk duan te antagonizojne punedhenesin, pasi jane te kushtezuara nga ana ekonomike. Sot kjo trajtohet si forme abuzimi, seksual e psikologjik. Te gjithe duhet te edukohen, nga legjislatori te njeriu i zakonshem ne rruge, se eshte e papranueshme dhe kunder-ligjit.

Ngacmimi Seksual ka vetem 3 - 4 dekada si term ne ekzistence por vitet e fundit fushatat ndaj tij jane intensifikuar. S'perjashtohet askush, nga bota akademike tek fabrikat e prodhimit, dhe jo gjithmone personi eshte ne pozicion superior. Mund te jete klient, profesor, student, mik apo i/e panjohur. Klasifikohet si i tille nese eshte i perseritur. Sot perdoret ngacmimi dhe ne metodat elektronike te komunikimit, ligjet e shume vendeve i kane perfshire; telefoni, kompjuteri, forumet e mediat online; per personat publike dhe ato private. Keto jane tipa predatore, te cilet nga jashte kultivojne imazh te respektueshem; kur jane vetem me viktimen, direkt a indirekt, sjellja e tyre ndryshon. Disa here kalojne ne agresivitet e perdhunime. Prandaj duhen programe ne disa drejtime: (a) njohja e problemit (b) edukimi i punonjesve meshkuj e femra (c) njohuri ne legjislature, ligjet e rregullat ne pune (d) format e raportimit dhe ankesat (e) te kerkuarit ndihme tek oficeret e ligjit (juriste, polici, prokurori etj)

69

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Me perkufizim Ngacmimi Seksual eshte dicka “qe nuk kerkohet, nuk duhet dhe nuk tolerohet nga viktima” Si i tille ka shkaktuar mjaft probleme mjeksore. Stres, depresion, ankth, dhe ndryshime te sjelljes. Shume femra perfundojne ne terapi, ka pasur raste vetedemtimi e vete-vrasje. Eshte e palejueshme ti demtosh nje femre karakterin e reputacionin, ta akuzosh apo kercenosh, ta shtysh te heqe dore nga puna e shkolla, ti besh te humbe besimin ne vetevete dhe te te tjeret, dhe ti ndikosh direkt shendetin; me shenja si: pagjumesi, stres, ankth, depresion, ndjenje trupi, ndjenje faji, dhimbje koke, crregullime ne ushqim, rritje e presionit te gjakut, mendime per vetevrasje etj. Keto shenja mendore e fizike, shqetesojne mjekun e viktimes. Si dhe kemi humbje te efektivitetit ne pune per shoqerine, se fundmi traumat ne familje jane te pallogaritshme. Femrat qe ankohen, disa here trajtohen si problematike. Viktima shpesh kthehet ne e akuzuar. Ajo rrezikon turperimin ne mes kolegeve, drejtuesve ne pune, studenteve, familjes, e miqve te saj. Ka raste qe jane bere shenjester per agresione te metejshme, ne reputacion, punesim apo dhe ne ane fizike. Disa here eshte pare qe vete femrat nuk jane solidare dhe behen “hostile” ndaj nje femre tjeter qe ankohet, shpesh per te fituar besimin e kolegeve meshkuj ose per tu treguar e devotshme duke “deklaruar” indirekt se une nuk jam problematike. Evolucionet Ligjore “Ligji i Barazise ne Punesim” i 1988-es ne Izrael e quan krim per nje punedhenes te marr hak nese nje femer e punesuar prej tij e refuzon, dhe ky e heq nga puna. Keshilli Europian ne Maj te 2002-it beri direktiven qe “ndalon ngacmimin seksual ne vendin e punesimit” dhe e ka emertuar si “Diskriminim Seksual e Dhune ndaj Dinjitetit personal” Kina e futi ne 2005en duke e plotesuar me “Suplementin e Shangait” ne vitin 2006. Ndersa Kombet e Bashkuara ne "Rekomandimet e Pergjithshme te Konventes te Eleminimit te te gjitha Formave te Diskriminimit ndaj Gruas," e perkufizon “ngacmimin seksual” si: “sjellje jo e mire-pritur, si kontakti fizik e fjale, fjale me ngjyrim seksual, duke treguar pornografi apo kerkuar favore seksuale, qofte me fjale apo me veprime. Sjellje e tille eshte poshteruese, dhe mund te sjelle probleme te Sigurise dhe Shendetit, eshte diskriminuese kur femra ka arsye te besoje se refuzimi do i sjelle dizavantazhe ne pune, karriere dhe kur i krijohen nje ambjent pune agresiv” Konventat Europiane e quajne “ngacmimin e presionin seksuale” te palejueshem / te ndaluar. (prohibited) Ne France ky problem madhor per shoqerine eshte jo vetem ne Kodin e Punes por dhe ne Kodin Kriminal Francez. Ceshtja shkoi ne Gjykaten Supreme, dhe shume personalitete i kane shkruar presidentit te votohet nje ligj per qartesimin e plote te perkufizimit ligjor ne raport me kriminalizimin e saj. U arrit votimi ne 2012. Zvicra shkoi me tej, duke dhene nje perkufizim te gjate, perfshire “ mbusha-mendjen, premtimet, kercenimet e cdo lloj presioni ekcesiv, per favoret seksuale” Britania me shume qartesi e konsideron si “kercenim direkt te Dinjitetit te Femres dhe ulje te Personalitetit te saj” Per hir te realitetit duhet permendur dhe ana tjeter - ne Perendim - kur disa femra krijojne probleme, bejne akuza fallco dhe hedhin punedhenesit ne gjyq per demshperblime monetare. Duhet nje fushate e disa te tilla, me objektiv te qarte ne cdo organizem e institucion punesimi: ”Ngacmimi Seksual: Duhet Raportuar - Hetuar - Denuar” Ndryshe keto raste do jene ne rritje, shume femra do e pesojne nga nje problematike e tille; dhe te jemi te sigurte, se kjo nuk eshte “pune per femrat, e puna e tyre” (vetem) eshte situate dramatike per mbare shoqerise.

70

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Mjeksia e ka njohur me kohe kete problem, dhe i mbeshtet femrat qe kane kaluar nen stres e abuzim seksual konstant. Raporti i mjekut, eshte dokument ligjor per punedhesnit qe heton e neser per gjykaten. E dini se shumica e Infarkteve ndodhin nga ora 8-11 e mengjesit te dites se Hene? Se, ketu futet frika e stresi, nje faktor ekstra qe kaplon gjithe gjendjen e njerit, ndikon parametrat fiziologjike te tij, dhe tere shendetin. Studimet kane treguar se disa femra te ngacmuara per nje kohe te gjate, kalojne stres te ngjashem me ato qe jane perdhunuar. ***

Dhuna Seksuale dhe Perdhunimi Ne 1998 - en, 18 vjecarja Linor Abargil, perfaqsonte Izraelin. Kur i therrasin emrin se fitoi kuroren e Miss World, asaj i dalin lote. Lote frike, terror dhe panik. Vetem 6 jave me pare agjenti i saj, e kishte perdhunuar ne nje forme ekstreme ne Milano te Italise. Marre vajzen ne nje rruge te shkrete, mbyllur gojen, vene nje thes mbi koke, ku nen kercenimin e thikes e perdhunon gjithe naten. Me vone ai thirret me marifet ne Izrael, ku arrestohet dhe denohet. (Policia Italiane e pati lene te lire) Gjate kesaj kohe Linor shpallet Miss Bota. Kjo zonje, pasi kaloi te gjitha ndjenjat qe provojne viktima te akteve te tilla, ka bere nje dokumentar – per te cilin ju desh 4 vite pune e intervista me femra qe kane kaluar situata te tille – te quajtur (klik ne titull) “Brave MissWorld” Linor, sot 34 vjecare dhe nene e 3 femijeve, lufton te edukoje te tjeret dhe shpreson se grate e dhunuara duhet te flasin “dhe ne mos e raportojne aktin e dhunshem te organet ligjore, femrat duhet te flasin me familjen e miqte, vetem dashuria eshte ajo qe heq friken, fajin e turpin” sipas fjaleve te saj. Pasi pane filmin, disa gra deklaruan se jane perdhunuar, dhe bile jane martuar me dhunuesin e tyre, se u dukej vetja pa vlera e askush nuk do i pranonte me. Femrat kane nevoje per struktura mbeshtetese, dhe duhet te perkrahen nga e gjithe shoqeria. Nje femer e dhunuar jeton me frike gjate gjithe jetes, ajo kujton se cdo burre eshte dhunespotencial dhe humb besimin te te tjeret. Nese profesionistet, nga sherbimet sociale, shkollat, policia, gjykatat, mjeket e infermieret; deshtojne ne punen e tyre; besimi te gjithshka tjeter do bjere. 

 

Ne kete figure tregohet sesi 2 regjisoret e filmit apo vete Linor, kane gjetur artikullin tone te projekti yne mjeksor Doctor Besi Medical Information (dale ne Google translate) dhe i kane bere favorite. Ne kemi shkruar disa artikuj, mini-studime sociale (me statistika e precedente nga vende te ndryshme te botes) Do vazhdojme te prekim aspektin ligjor, social, psikologjik dhe ate mjeksor ne teresi; qe ndikon femrat nga pabarazia, dhuna dhe abuzimet.

71

Shendeti Femeror

Dr. Besi


72

Shendeti Femeror

Dr. Besi


2. Veshtiresite ne raport ne Perdhunimet Asnje krim tjeter madhor, sic jane vrasja, plagosja dhe vjedhjet, nuk paraqet me shume veshtiresi ne statistikat e sakta kombetare se perdhunimet. Nje raport i OKB-se, i komisionuar per 65 shtete dhe plotesuar nga qeverite e tyre, tregon se Policite e tyre kane regjistruar 250.000 raste perdhunimesh apo dhunime te mbetura ne tentative. Ka shume shkaqe per kete, femrat nuk raportojne sepse: (a) kane frike (b) nuk kane mbeshtetje (c) ndihen fajtore (d) autoritetet nuk i trajtojne mire, me korrektese e seriozitet. (e) turpi e stigmatizimi shoqeror (f) terrori qe ndjejne kur duhet te marrin pjese ne gjykim dhe te ri-jetojne traumen perseri (g) perqindja e ulet e denime ne rastet e perdhunimeve nga gjykatat, e shume faktore te tjere. Nje studim ne Turqi, ve re se 33% e oficereve te policise (!) ishin dakort me vezhgimin: “disa femra e meritojne perdhunimin” ndersa 66% e tyre pranuan se “pamja e jashtme dhe sjellja e disa grave i ben burrat qe ti perdhunojne ato” Ky fenomen eshte ne rritje ne cdo vend.

3. Studime dhe Statistika Shoqata e Mjeksise Amerikane raporton: “dhuna seksuale dhe perdhunimi ne vecanti, konsiderohet krimi i dhunshem me pak i raportuar ne shoqerine tone” (American Medical Association -1995) Kur pyeten grate e dhunuara, si shkak kryesor per mos-raportim te dhunes seksuale ato kane nje besim se kjo eshte ceshtje personale dhe private. Studimi i Qeverise Britanike per vitin 2007, thote: “kerkimet e bera sugjerojne se 75% - 95 % e krimeve te perdhunimit dhe dhunes seksuale nuk raportohen ne Polici” Nje raport i BBC-se percakton se ne nje vit ka ~85.000 perdhunime ne Britani, ky numer do te thote qe 230 femra perdhunohen cdo dite. Vetem 800 persona kane vuajtuar denim me burg, kjo shifer eshte gati 1 person burgoset per cdo 100 raportime. Nje studim i 2009-es nga nje organizate bamiresie (NSPCC) tek te rinjte e moshave 13-18 vjec, zbulon se 33% e vajzave dhe 16% e djemve kane provuar dhunen seksuale, dhe gati 250.000 vajza adoleshente vuajne nga abuzimi ne cdo kohe. 12% e ketyre djemve pranuar se kane ushtruar dhune seksuale ndaj partnereve dhe kete e pohuan dhe 3% e vajzave.

73

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Anketa nga “Kriza a Perdhunimit” (Rape Crisis) ne 1.000 femra, vuri re se ato kujtojne qe nje grua nuk e cila nuk proteston dhe lufton, nuk ka provuar perdhunim ne trupin e saj. Kurse 60 % e tyre mendonin se nje femer nuk eshte perdhunuar nese ajo nuk ka thene Jo, ne menyre deklarative. Mumsnet, ne 2012 publikon se ne mes 1609 femrave 10% e tyre jane perdhunuar. Ndersa The Havens, ne nje vezhgim gjeti se gati 50% e meshkujve Britanike, te grupmoshave 18-25 vjecare nuk e konsiderojne perdhunim, te forcosh nje femer e cila ka ndryshuar mendjen te vazhdoje aktin seksual. Marrim statistika nga Britania, shoqeri e zhvilluar, per te ilustruar se lufta ne fillim duhet bere tek mentaliteti i secilit nga ne

4. Realiteti dhe Mentaliteti Abuzimi, dhuna seksuale e perdhunimi ndaj nje femre, vertete jane akte kriminale qe i vuan ajo si invidid por ne afat te gjate ndikojne te gjithe shoqerine. Pesonalitetin e saj, familjen, miqte dhe me teper se kaq. Kushdo qe njihet me nje rast te tille, duhet te inkurajoje viktimet te flase, nenat ti edukojne femijet e tyre me respekt ndaj Femres, shoqeria te shperndaje me ze te larte mesazhin se femra nuk eshte “prone” dhe kur ajo thote Jo, do lexuar si Jo! Vendi, veshja provokative, gjendja e pamundshme (alkohol ne sistemin e saj) dhe cdo rrethane tjeter, nuk jane shkak, justifikim dhe as shtyrje, per dhunuesin dhe askend, te thote “vete e kerkoi” Krim eshte krim, ndaj do denuar si i tille. Statistikat variojne ne cdo shtet e jane shume te veshtira te mblidhen, mendohet se shumica e perdhunimeve ndaj femrave kryhen nga persona te cilat ato i kane njohur me pare. Burri, burri i ndare, nje i dashur, apo nje i dashur qe e ka lene, kolegu i punes, nje mik, mik i njohur pak, babai, kusheriri, vellai etj.     

Shancet qe nje femer te perdhunohet nga nje i panjohur jane 20%. Nga nje i njohur, jane 80%. Ne cdo 10 raste dhunimesh, 4 prej tyre ndodhin ne shtepine e saj. Mendohet se gjate jetes 1 ne 6 femra perdhunohen. Dhe se fundmi, duhen llogaritur dhe pasojat tek vajzat, sa me e re te jete nje femer ne moshe (femijet) me shume frike kane ato, dhe me pak i raportuar eshte ky krim.

Raportimet, mbeshtetja, dhe denimet; duhet te shkojne krah per krah me edukimin e shoqerise.

74

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Dhuna ne Familje - Abuzimi Domestik Ne Anglisht ka ngelur nje shprehje, qe shume njerez e perdorin pa ja ditur origjinen; “rule of thumb” Para vitit 1824, nje burri i lejohej ligjerisht, te rrihte te shoqen, persa kohe qe shkopi ishte me i holle (ne diameter) se gishti i madh. Dhuna domestike eshte problem social, mjeksia dhe organet e rendit jane ne front-line (sic) si te paret qe shohin dhe duhet te perballen me pasojat e saj. Shoqata te ndryshme mjekesh ne bote, nga ato per Urgjencen dhe Urdherat e Mjekeve ne pergjithesi, publikojne rregullore te cilat jane per manaxhimin e situatave te Dhunes ne Familje. Mos te kemi asnje iluzion ne kete aspekt viktimat e dhunes domestike jane rreth nesh, e ky problem na prek te gjitheve. Kjo do pare si ceshtje e shendetit publik. Literatura mjeksore sot s’ka perkufizim unik. Perdoren mjaft terma si: abuzim, dhune ndaj partnerit/-es, dhune nderpersonale, rrahje-e-gruas, dhune ndaj femres. Pas cdo termi vjen nje argument, nese themi “dhune ndaj gruas” dikush proteston: po dhuna ndaj burrave? Po ashtu, literatura mjeksore nuk na ka dhene mundesi identifikimi nese burrat e abuzuar, jane viktima apo abuzues te cilet jane sulmuar me pas nga viktimat e tyre. Pra, problemi eshte shume kompleks.

Ne Amerike personi qe ushtron dhune domestike eshte dikush “qe ka pasur marredhenie me viktimen per te pakten 3 muaj” Ne Britani disa studime psikiatrike thone: "dikush qe pritej te ishte ne rol mbeshtetes” Probleme ka dhe me termin - dhune. Komuniteti mjeksor dhe publiku, fokusohen me shume te dhuna fizike. Kjo mund te vleje fare mire nga nje i panjohur, por jo plotesisht nga nje person me te cilin / cilen ke marredhenie intime. Aty futet dhuna verbale (me fjale) kontrolli ekonomik, kontrolli ne sjellje, dhuna mendore e se fundmi dhuna fizike. Referuar OBSH (WHO – WORLD HEALTH ORGANISATION) mund te themi: “... perdorimi me dashje i dhunes ose forces fizike, kercenimi dhe goditja, qe ose sjell, ose ka shume mundesi te sjelle, demtime, deme psikologjike, keqtrajtime, mungesa, dhe vdekje” Studimet ne Britani e percaktojne termin - domestik per te gjitha “marredheniet intime, pavaresisht nese ka bashkejetese” Ndersa - dhune “si plagosjet dhe agresionin” Ketu nuk futen manifestimet jo-fizike te dhunes domestike, pasi keto studime jane marre vetem me perkufizimin e nje akti kriminal.

75

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Incidenca dhe Prevalenca. Meqe ka kaq shume debate e jo perkufizime te qarta ne literature, kjo do te thote qe krahasimet ne popullate nuk jane te te rregullta dhe as te sakta. (1) Nje studim i bere ne departamentet e urgjences ne Amerike, e nxjerr figuren e plagosjeve domestike ne 11.5% (2) Ne Britani nje studim konkludon se te pakten 1% e fermave qe vijne ne Urgjence, jane rezultat i drejteperdrejt i dhunes domestike. Prevalenca gjate jetes ne dhunen domestike ne kete popullate ishte 22% (3) Ne Skoci, ne nje studim nje-mujor, u pa se nga 60 gra te abuzuara 28 prej tyre ishin sulmuar ne shtepi. (4) Ne Australi nje studim me i gjere, tregon se 30.7% e femrave dhe 15.5% e meshkujve kane qene viktima te dhunes domestike.

Demografia. Shumica e viktimave jane femra. Por nuk kemi te bejme me, me nje ngjarje meshkuj tek femrat, tani ky problem njihet se prek edhe meshkujt. Faktoret jane te shumte, arsimi i ulet, keqperdorimi me alkolin, papunesia, paga te uleta dhe perdorim drogash. Pasojat. Tashme pranohet se dhuna domestike eshte ceshtje e shendetit publik. Ka lidhje ndermjet saj e vete-demtimit, viktimat kalojne ne depresion e kane pasoja afatgjata ne shendetin e tyre. Nje studim ne SHBA identifikon nje fakt te qarte, personi i vrare nga partneri, ka qene ne urgjence te pakten nje here gjate dy vjeteve para vrasjes. Nje partner mashkull ne 33.6% te rasteve eshte pare se ka vrare nje femer, ndersa me pak se 8% te vrasjeve te meshkujve jane kryer nga nje femer. Ne Britani, 5.5% e krimeve totale jane bere nga nje partner, dhe eshte pare se per vitet 1997-1999, 12% e grave kane raportuar dhune ndaj tyre, perpara se te vriteshin. Femijet. Femijet e viktimave vuajne shume gjate ketyre episodeve. Evidencat statistikore tregojne se femijet qe jetojne me prinder te dhunshem, kane me shume shance te abuzohen ne familje. Por studime te tilla jane te veshtira te behen qe te mblidhen prova. Demtimet. Ka disa demtime standarte me vlera te larta parashikuese ne abuzim-te-femijeve. Kete nuk e kemi per dhunen domestike,por hasen demtime ne koke, ftyre e qafe. Me e zakonshme eshte paraqitja e shpeshte tek mjeku. Po ashtu eshte vene re se shumica e grave qe paraqiten ne spitale pas ores 6 pasdite dhe perpara 6 te mengjesit, jane ne grupin te dhunuar, sesa ato femra te paraqiten jashte ketyre oreve dhe kane demtime aksidentale. Shume prej viktimave praqiten me demtime te vogla, qe nuk kerkojne shume trajtim mjeksor. Si te kuptojme se ka Dhune Domestike. Kjo nuk eshte aspak e lehte per personelin mjeksor: (a) kriteria ne literaturen boterore nuk eshte standarte, nese do nisemi me “hetime rutine” (b) shume mjeke dhe infermiere” mund te mos pranojne kete. (c) konfuzioni dhe mos-pasja e perkufizimeve te qarta, ka sjelle qe shtetet nuk bejne dot “programe skanimi e parandalimi” sepse nuk e dime plotesisht natyren e dhunes domestike.

76

Shendeti Femeror

Dr. Besi


(d) shumica e studimeve jane bere nga organizata bamiresie e ato qe ndihmojne viktimat, dhe nuk munden te ndihmojne kedo (e) sapo te identifikohet incidenti domestik, asnje nuk e di se nderhyrja e autoriteteve mund te provokoje shtim dhune. (f) deri me sot nuk ka evidence te mjaftueshme qe te “skanohet cdo femer” qe vjen ne departamentet e urgjences e institucionet mjeksore. Si ta dallojme Dhunen Domestike. Ka shume rendesi qe mjeket te jene ne gjendje te pergjigjen me korrektese dhe te ofrojne ndihmen e plote qe jep institucioni ne te tilla raste. Do ishte ideale sikur cdo vizite te jete ne nje dhome private me mjekun qe viktima te kete me shume besim. Por shpesh partneret inkurajohen te jene pjese e procesit ekzaminues. Nese do behej standarte per te gjithe qe partneri te prese jashte, ai / ajo qe insiston te rrije me te semurin, do dukej me i dyshueshem. Ketu ka veshtiresi per te huajt qe nuk flasin gjuhen e vendit ku jane. Prandaj mjeket duhet te perdorin perkthyesit zyrtare. Ne Britani ka rregulla ku nje grua gjate periudhes ante-natale, intervistohet te pakten nje here, e vetme nga personeli mjeksor. Pyetjet duhet te jene te thjeshta, te kuptueshme dhe jo paragjykuese. Ne SHBA, kur pyetjet jane bere ne menyre te tille, arriti qe shkalla e zbulimit ne incidente te dhunes domestike u rrit nga 1% ne 18% Po ashtu u vu re se kur pyetjet i bente personeli mjeksor i seksit femer, grate viktima u besonin atyre me teper se personelit mjeksor mashkull. Pyetjet standarte jane: A te kane qelluar, goditur me grusht, shkelm, ose ne forme tjeter gjate vitit te fundit? 2. A ndiheni te sigurte ne kete marredhenie qe jeni? 3. A ka partner nga marredhenie e meparshme qe ju ben te ndiheni te pasigurte? 1.

Problem del dhe me personelin mjeksor, shpesh besohet se dhuna domestike nuk ndodh ne grupet me te ardhura te larta. Mjeket ne shume raste nuk ndihen mire te bejne pyetje te tilla. Disa kane frike se mos ofendohet pacienti dhe te tjere mendoje se kjo ul besimin ne marredhenien mjek-pacient. Shume shtete kane ligje mandatore qe kur nje mjek kupton e provon, qofte dhe kur dyshon, per dhune domestike duhet ta raportoje kete tek policia e sherbimet sociale. Pacientet duke e ditur kete nuk hapen me mjekun. Si te sillemi me nje viktime te dhunes domestike. Prioriteti eshte trajtimi i demtimit fizik. Pas kesaj duhet qe demtimet te rekordohen ne kartelen klinike dhe te behen fotografite perkatese. Duhen bere pyetje specifike nese viktima ka femije. Duhet pyetur me tej nese keta femije jane ne rrezik dhune, duke i pyetur direkt dhe duke perfshire sherbimet sociale. Nje shqetesim i tille duhet te aktivoje disa mekaznima shteterore qe te kujdesen femijet. Viktima duhet te kuptoje se dhuna domestike eshte anti-ligjore. Eshte mire qe Policia te vije te takoje te departamenti i urgjences. Shpesh viktima s'pranon kete gje, nga frika e dhunes se metejshme apo se humb perkrahjen ekonomike. Ka dhe “safe houses” ku viktimat cohen ne shtepi te posatcme, adresa e te cilave nuk i tregohet personit te dyshuar qe i ka dhunuar, qofte ne rastet kur ka perfshirje apo ne ato qe s'perfshihet policia.

77

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Shancet jane per cdo mjek gjate karrieres, te takohet me nje viktime te dhunes ne familje. Pacientet qe raportojne kete direkt e kerkojne ndihme nga personeli mjeksor duhen ndihmuar te kontaktojne policine nga / dhe ne/ institucionin mjeksor, qe pa dalur prej aty.

1/3 femrave dhe 1/7 e meshkujve kane qene viktima te dhunes domestike – studim ne Australi

Keshilla per Personelin Mjeksor si te kuptojne Dhunen Domestike. 1. 2. 3. 4. 5. 6.

Dhuna Domestike shpesh nuk i tregohet personelit mjeksor. Dhuna Domestike prek grate dhe burrat. Kur pacienti pyetet vecmas, shancet per ta zbuluar problemin rriten. Kur nje partner pohon se ka dhune domestike, ka mundesi qe femijet jane ne rrezik. Duhet shpejguar tek viktimat se dhuna eshte ilegale dhe e papranueshme. Kontakti me policine e organizatat qe mbrojne viktimen, duhet ofruar nga siguria e spitalit, pa dalur prej aty.

Nje pasqyre te dhenash per Dhune Domestike ne Britani. 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7.

Dhuna Domestike ze 16-25% te krimeve te dhunshme. Nje incident i tille raportohet ne polici cdo 1 minute. 45% e grave dhe 26% e burrave kane qene viktima te saj, te pakten nje here ne jete. Ne nje vit ka 13.000.000 incidente te shkeputura, me dhune a kercenime dhune, ndaj femrave nga partneret ose ish-partneret. Femrat kane me shume shance te jene viktima te perseritura te dhunes seksuale: 32% e grave viktima kane provuar dhune domestike te pakten 4-5 ose me shume here. 54% e perdhunimeve ne Britani, behen nga partneri ose ish-partneri i femres. Mesatarisht 2 femra ne jave vriten nga partneri ose ish-partneri.

78

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Sa Vajza mund te Edukoje nje Grua? Po sikur te themi 3.000.000?

Ann Cotton, po ben punen madhore ne nen-Saharane Afrikane (Sub-Sahara) me organizaten e saj Camfed, Campaign for Female Education (fushata per edukimin e vajzave) Duke provuar se po te mesosh vazat e grate e reja, ul perhapjen e HIV/SIDA, bie mortaliteti pediatrik i nenave, e rriten te ardhurat e perspektivat per familjen.

Strategjia e zonjes Cotton bazohet ne 3 pika: (1) Fokusi eshte vazja. Me arsimim e edukimin ndaj nje jete te shendetshme. (2) (Perfshi familjen e komunitetin. Asnje ndryshim s'ndodh pa ta. (3) Transparence e kontrolle per ndihmat. Monitorim i procesit qe mbron vajzen.

Angl., cotton -pambuk. Mbiemer adept per nje femer qe shtyllen kurrizore e ka prej celiku, dhe e zemren plot dashuri per te tjeret. Impakti i kesaj strategjie ne mjeksi e epidemiologji, ne parandalimin e shume semundjeve nepermjet edukimit, eshte i pallogaritshem. Jo gjithmone do pritur te rregullohen punet nga qeverite, secili mund te beje dicka sado te vogel.

79

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 8 Shendeti Mendor Anoreksia Nervoze Dismorfofobia - Çrregullimi Dismorfik Fobite & Frikerat e pa-arsyeshme Humbja e Oreksit Hipokondria - Frika nga semundjet Mjeksia Holistike – alternativat Insomnia Gjumi Ritmet Cirkadiene, Jet Lag & Ora Biologjike Stresi - Shkataret dhe si ta Luftojme stresin Vetmia Depresioni Vertigo

80

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Anoreksia Nervoze

Anorexia nervosa eshte nje problem serioz psikiatrik, dhe gati gjithmone e ne menyre ekskluzive, prek vajzat e reja. Shoqeruar kjo me nje tregues te rendesishem mortaliteti. Eshte nje difekt ne perceptimin e personit ndaj trupit te saj, qe sado e dobet te jete, ajo kujton se eshte e shendoshe. Si rezultat, e con veten te vuaje nga uria. Duke kaluar ne esktreme per t’u larguar ushqimit dhe rezistuar cdo lloj tentative per trajtim. Ne kete gjendje vihen re:

1. Humbje te medha ne peshe. 2. Humbje e mases se muskulatures. 3. Mbi-lodhje. 4. Tharje te lekures. 5. Dalin qime te holla ne trup. 6. Ndalon cikli mentrual. 7. Rrezik real per vdekje, nga uria.

Asnjehere mos i nenvleftesoni rreziqet nga anoreksia nervoza.

Personat e prekur nga ajo, nuk do e pranojne se kane probleme dhe do refuzojne te marrin trajtim mjeksor.

Ajo do e mbaje ushqimin e goje, deri sa te gjeje nje vend ta hedhe. Mund dhe te haje per momentin, nen presion apo te kenaqe dike, dhe me pas fut gishtat ne goje duke provokuar vjelljen.

Kjo gjendje kerkon trajtim nga ekspertet ne spitale dhe vonesa ne kerkimin e ndihmes mjeksore mund te jete e rrezikshme.

Dhe pas nje trajtimi te plote dhe ri-marrjes se peshes deri ne kufinjte nomale, relapset jane te zakonshme.

Anoreksia nervoza ka 10% mortalitet.

81

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Dismorfofobia - Çrregullimi Dismorfik Njihet dhe si dismorfofobia (dysmorphophobia) frike e te qenit i shemtuar apo te pasurit dicka gabim ne trupin tuaj. Eshte crregullim i ankthit qe shkakton nje individ te kete ide te gabuara se si duken dhe te shpenzojne kohe te gjate duke u shqetesuar per paraqitjen e tyre. Dikujt i duket se e ka hunden abnormale ndersa nje tjeter mund te mendoje se nje cen, gervishtje apo plage, sado e vogel te jete, i ben te tjeret ta shikojne ate si me nje deformim madhor dhe kjo u ndikon jeten e tyre ne permasa qe te tjeret e kane te pamundur ta kuptojne. Personat e prekur nga Crregullimi Dismorfik i Trupit (Engl. BDD - Body Dysmorphic Disorder) nuk jane narcistike apo te obsesuar. Ne nje periudhe te jetes, te gjithe ne vuajne nga ky mendim, por keto mendime shkojne dhe vijne, disa here dhe harrohen. Kush preket. Per individet qe besojne se kane crregullime te trupit, keto mendime jane shume shqetesuese, nuk largohen dhe kane impakt te larte ne jeten e tyre te perditshme. Mendohet se 1 ne 100 persona ne boten e zhvilluar preken nga ky crregullim. Incidenca per meshkuj dhe femra eshte gati e njejte. Prek te gjitha moshat, por zakonisht fillon ne adoleshence ose ne moshe te re, kur njerezit jane me te ndjeshem ndaj pamjes se tyre. Me shpesh haset tek individet me fobi sociale dhe qe kane histori depresoni. Shpesh eshte e shoqeruar me Crregullimet Obsesivo-Kompulsive dhe gjendje te pergjithshme ankthi. Mund te kete te pranishme dhe crregullime te oreksit, sic jane bulia dhe anoreksia nervoza. Sjellja tipike e ketyre individeve. Ndikon jeten e perditshme, punen, familjen dhe marredheniet shoqerore te tyre. Nje person qe vuan nga crregullimi dismorfik: 1.

Krahason pamjen e tij me te tjeret.

2.

Harxhon kohe te gjate para pasqyres, por ka dhe raste qe u largohet pasqyrave.

3.

Harxhon kohe te gjate duke u munduar te fshehe ate qe beson se eshte difektoze.

4.

Ka ankth te shtuar per nje pjese te vecante te trupit (me shpesh ftyren)

5.

Ka ankth te shtuar ne rreth shoqeror dhe eviton situatat e tilla.

6.

Eshte sekretiv, s’kerkon ndihme. Beson se do e quajne obsesiv ose narcistik.

7.

Kur kerkon ndihme, do kirurgji plastike. Me pas, as kjo nuk jua heq ankthin.

8.

Ben shume dieta dhe ushtrime fizike.

Ky crregullim nuk eshte njesoj si Crregullimi Obsesivo-Kompulsiv, por kane ngjashmeri. P.sh. nje person mund te perserise te njejtin ritual, shume here. Krehjen, makiazhin, ferkimin e lekures etj. Ne disa raste mund te sjelle depresion, vete-demtime dhe mendime te vetevrasjes. Cfare e shkakton? Nuk dihet. Mund te jete gjenetike nga nje disbalancim i substancave kimike te trurit. Eksperiencat e meparshme te jetes mund te ndikojne ne keto mendime; nese individi eshte ngacmuar nga femijet e tjere, ta kene tallur apo ti kene permendur dicka qe nuk shkon me trupin e tij.

82

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kur kerkohet Ndihme? Zakonisht nga turpi dhe stigmatizimi qe ndjejne ne vetevete, kane veshtiresi te kerkojne ndihme. Por, nese ju vuani nga Crregullimi i Perceptuar Dismorfik i Trupit duhet ta dini se nuk ka asgje te turpshme. Eshte gjendje shendetsore me shtrirje ne kohe, si dhe shume probleme fizike. Nuk eshte faji juaj. Nese nuk kerkohet ndihme simptomat mund te perkeqesohen. Mjeku zakonisht ben keto pyeje? 1. A shqetesoheni per pamjen e jashtme, dhe deshironi te mendoni me pak per te? 2. Cilat jane shqetesimet tuaja specifike per pamjen e jashtme? 3. Ne nje dite te zakonshme, sa ore ne dite mendoni per paraqitjen e jashtme? 4. Cili eshte efekti qe kjo ka sjelle ne jeten tuaj? 5. A ndikon kjo ne pune, ne familje dhe me shoket? Nese mjeku dyshon se keni crregullim dismorfik ne mendjen tuaj, mund t’ju referoje te nje specialist i shendetit mendor per ekzaminim te metejshem dhe per trajtim te kualifikuar. Trajtimi i Crregullimit Dismorfik. Me trajtim keta individe shohin se ju lehtesohen simptomat. Trajtimi specifik eshte ne varesi te seriozitetit te gjendjes. Per crregullime minore dhe mesatare, behet CBT (terapi konjitive, e sjelljes / mendimit) Rastet me serioze mund te trajtohen me ilace te grupit SSRI (selective serotonin reuptake inhibitors) e kombinuar me CBT-ne. Nese keto nuk jane efektive, mjeku mund te jape ilace nga grupi i antidepresiveve (p.sh. clomipramine) duke monitoruar progresin tuaj. Dhe si me cdo crregullim fizik apo mendor, hapi No1 eshte te kuptohet dhe pranohet se keni nevoje per ndihme te kualifikuar mjeksore.

Fobite & Frikerat e pa-arsyeshme Frojdi i ka interpretuar fobite duke sugjeruar se ato jane efekt i nje ndergjegje te represuar qe do te shprehet, por qe ne menyre konstante po represohet akoma me teper. Fobite jane mendonte ai - rezulat i konfliktit ndermjet kompleksit te Edipit te femijet me ankthin qe sjell “situata e kastrimit� tek te rriturit (kastrim - tredhje) Fobite mund te lidhen me gati cdo situate, ide apo objekt. Shumica e njerezve kane nje fobi ne forme te lehte. Fobite ekstreme, megjithate, jane te demshme dhe tentojne te pengojne jeten normale te individit. Friken pa arsye, mjeksia e quan fobi. Fobite jane me intensitet, irracionale, nuk mund te injorohen e nuk mund te anashkalohen dhe kur personi eshte plotesisht i vetedijshem, sic zakonisht ndodh, qe nuk ka arsye te kete frike. Fobiat hasen ne nje larmi formash, ku perfshihen:

83

Shendeti Femeror

Dr. Besi


1.

Fobite Sociale (turpi dhe frika nga poshterimi)

2.

Akrofobia (frike nga lartesite)

3.

Agorafobia (frike nga hapesirat, sheshet, zonat jashte shtepise)

4.

Araknofobia (frike nga araknoidet / merimangat)

5.

Klaustrofobia (frike nga zonat e mbyllura, ashensore, etj)

6.

Ailurofobia (frike nga macet)

7.

Hidrofobia (frike nga uji)

8.

Nekrofobia (frike nga trupat e vdekur)

9.

Niktofobia (frike nga nata)

10. Demofobia ose oklofobia (frike nga turmat, mitingjet) 11. Zoofobia (frike nga kafshet)

Ne fakt fobite jane me te thjeshta, reflekse te kushtezuara te harruara, te cilat mbahen aktive (ri-forcohen) nga deshira e shtypur per te larguar eksperiencen e papelqyeshme. Kjo teori sot mbeshtetet nga “terapistet e sjelljes” (behaviour therapy) ne menyre qe te luftojne fobite gjate trajtimit te tyre. Pergjigjet psikologjike qe vijne ndaj fobive, sic jane puls i shtuar, djersitje, rritje e tensionit te gjakut dhe me teper – mund te kontrollohen nga ilacet beta-bllokues.

Humbja e Oreksit Termi mjeksor eshte anoreksia (anorexia) qe nuk duhet ngaterruar me anoreksia nervoza. Anoreksia thjeshte do te thote “ka ikur oreksi” Eshte simptome a nje game te gjere semundjesh dhe problemesh te medha apo te vogla, jo vetem e atyre te traktit digjestiv. Mund te jete shoqeruese e gjendjeve te vogla shqetesuese emocionale.

Ne shume raste humbja e perkohshme e oreksit nuk eshte e rendesishme por anoreksia persistente pa asnje shkak te dukshem duhet hetuar nga mjeket. Nga ana tjeter, sado i ulet te duket oreksi juaj, nese ju nuk po humbni ne peshe, nuk keni pse te shqetesoheni.

84

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Anoreksia eshte e pranishme ne gati te gjitha semundjet akute. Haset te pacientet me kancer, insuficience kardiake, semundje te melcise e te veshkes. Po ashtu, shkaktohet nga ilacet, ku perfshihen diuretiket, ato per tensionin e larte, narkotiket dhe digitalis. Pra ju do shihni, se humbja e oreksit ne vetvete nuk sugjeron diagnoze. Ne shume raste humbja e perkohshme e oreksit nuk eshte e rendesishme por anoreksia persistente pa asnje shkak te dukshem duhet hetuar nga mjeket. Nga ana tjeter, sado i ulet te duket oreksi juaj, nese ju nuk po humbni ne peshe, nuk keni pse te shqetesoheni. Eshte e zakonshme per femijet te kene periudha kur refuzojne ushqimin dhe kjo mund te jete shqetesuese per prinderit e tyre. Por qofte dhe nje a dy dite me pak ushqim nuk i demton persa kohe qe i jepen lengje. Refuzimi i ushqimit eshte pjese normale e rritjes se femijeve, dhe femija do vrojtoje e me vone mund te manipuloje ankthin tuaj. Eshte e rendesishme te theksohet se ne raste anoreksie te zgjatur ose shoqeruar me probleme te tjera, duhet te drejtoheni tek mjeku.

Hipokondria - Frika nga semundjet Njerezit kane frike nga semundjet serioze, por eshte abnormale te kemi reagimin qe quhet hypochondriasis. Defekt i personalitetit qe sjell nje besim konstant e te pabazuar, dhe frike te pajustifikuar se vdekja do vije se shpejti. Hipokondriaku eshte i sigurte se vuan nga nje ose disa semundje, dhe ka nje tendence qe me kalimin e kohes ndryshon natyren e semundjes. Termi mjeksor eshte i komplikuar qe ne origjine. Vjen nga Gr. hypo-nen, e cartilage-kondros (chondros-kerc) Hypokondrium eshte pjese e abdomenit nen brinjet e poshtme, nga cdo ane. Greket e vjeter besonin se shpretka ishte zona ku fillon melankolia dhe pesimizmi – pra hipokondriaze. Me 1826, Prof William Cullen nga Edinburgh-u, jep pershkrim klasik te hipokondrise: “Ne disa persona ka nje gjendje mendore qe dallohet nga keto rrethana: nje kundershti per te degjuar ose deshire per te kuptuar dhe zgjidhur ne raport me cdo lloj mundimi, nje predispozicion drejt seriozitetit, merzise dhe sensitivitetit, perkunder ngjarjeve te ardhshme, nje druajtje e me te keqes prej tyre, dhe keshtu, bazuar ne arsyen me te vogel, frika e nje katastrofe te madhe. Keta persona jane vecanerisht te kujdesshem ndaj gjendjes se tyre shendetsore, ndaj ndryshimeve me te vogla ne ndjesite trupore, dhe cdo ndjenje e cuditshme, sado e vogel te jete, parashikojne rrezik te larte, dhe vete vdekjen. Ne respekt te ketyre ndjenjave dhe druajtjeve, zakonisht hasen besimet me kokeforta ndaj cdo argumenti” Megjithese gjuha eshte pak e vjeter, veshtire ta thuash me mire se Prof Cullen.

Kjo eshte nje kujtese per mjeket, qe shpesh jane gati te japin receta a te konfirmojne simptomat e hipokondriakeve, sic haset dhe tek Molieri qe ka qene nje hipokondriak i njohur. Duke luajtur si aktor ne pjesen e tij “La Malade Imaginaire” (Hipokondriaku) ku dhe vete ishte aktor, Molieri pati dhimbje te renda ne gjoks, e moren nga skena dhe vdiq 2 ore me pas nga nje infarkt i miokardit. Ne Shqip kjo komedi brilante ka ardhur si “Doktori Pacient.” (Jean Baptiste Moliere, 1622-1673)

85

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Neuroza kardiake eshte nje nga format me te hasura te hipokondrise, mund te shfaqet ne dy forma. 1. Nje ndjenje shume e larte ankthi nga dikush qe ka kaluar nje infarkt te zemres dhe e ka marre veten. Ankthi manifestohet me goditje paniku dhe frike nga vdekja, ne menyre te perseritur. Shihen simptoma si: dhimbje ne gjoks, marrje fryme dhe palpitacione; megjithese keto nuk vijne nga semundja, dhe personi i ndikuar ka veshtiresi te medha ti kthehet jetes normale. 2. Nje besim i pajistifikuar se personi po vuan nga semundjet e zemres. Kjo eshte konstante, e jashtezakonisht e veshtire te trajtohet. Shpesh, ka histori familjare me semundje te zemres, dhe ekziston bindja qe semundja e zemres eshte e trasheguar (nuk eshte) Besimi bazohet ne simptoma te pademshme si palpitacione e dhimbje goksi, qe mund te vijne dhe nga probleme gastrike. Qofte pas ekzaminimeve te gjata e garancive mjeksore, pacienti nuk beson se kjo semundje eshte imagjinare dhe vetem ne mendjen e tij. Vazhdon duke shkuar nga mjeku ne mjek, duke shpresuar per nje konfirmim te frikes se tij.

Shume pak gjera mund te behen te ndihmohen njerezit qe kane fatin e keq te jene ne kete situate. Argumentet llogjike, dhe demonstrimet, se ato jane te afte per ushtrime fizke, te cilat jane te pamundura per pacientet me semundje zemre, nuk i impresiojne fare.

3.

Ne shume raste, neurotiku kardiak jeton per kohe te gjate e pa probleme serioze mjeksore. Ne disa, si Molieri, ndodh e kunderta. Ketu kemi dilemen me te cilen perballet mjeku.

Ne shumicen me te madhe, ankesat jane imagjinare dhe te behen ekzaminime e teste eshte jo vetem humbje kohe e financiare per mjeksine, por dhe nga ana tjeter ri-forcon besimin e tyre dhe i ben akoma me keq hipokondriaket. Doktori i mencur do harxhoje nje kohe te gjate duke mbajtur shenime per historikun e semundjes, do beje teste dhe ekzaminime, duke bere nje marreveshje paraprake, se po dolen negative, ky do jete fundi i vizites dhe i ankesave. Per fat te keq, natyra e vertete e hipokondriazes ngelet e erret, pra trajtimi llogjik i saj eshte i pamundur. Ka sugjerime qe e percaktojne si forme depresioni patologjik, por nuk i pergjigjet trajtimit me anti-depresive. Pacienti kupton gjithshka ne menyre te sakte, dhe nga perkufizimi, nuk mund te klasifikohet si psikotik. Me e aferta ku mund te futet eshte difekt i personalitetit qe karakterizohet nga nje kufi i vogel te “duroje dhimbjen� tendenca per sensacion dhe mbi-rritje e ndjeshmerise ndaj funksioneve te trupit. Ne esence, hipokondriaku, eshte nje peson qe vazhdimish po shikon nga brenda, dhe jo nga jashte.

86

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Mjeksia Holistike - alternativat

Insomnia Veshtiresia per te fjetur ose shqetesimet qe prishin gjumin normal, jane te zakonshme. Megjitheate, shume njerez, nuk e dine se tek individe te ndryshem kerkesat per gjume jane krejtesisht te ndryshme. Nuk ka arsye te besohet se periudhat me te shkurtera te gjumit jane te demshme. Veshtiresia per te fjetur shpesh vjen nga merzia, shqetesimet dhe tensioni, ndersa kur coheni heret dhe keni veshtiresi te flini serish mendohet se jane simptomatike gjate depresionit dhe moshes se vjeter. Tendenca per te ndenjur cuar ne nje kohe qe duket per ore te tera, pamundesia per tu qetesuar ose te lejoni veten te “rreshqisni ne gjume� shpesh vjen nga tensioni ditor, ardhur nga ai i punes familjes, personal ose shqetesime te tjera. Keto duken te pazgjidhshme, sidomos ne mes te nates, por gjeja me e mire do ishte te mundoheni ti rregulloni ato gjate dites dhe ta beni si rregull qe naten mos te harxhoni kohe me to. Disa ushtrime relaksi, te praktikuara disa here, mund te te ndihmojne shume indivite. Sic dhe eshte mire te evitoni marrjen e sasive te larta te kafeines nga caji apo kafeja. Ka njerez qe i merr gjumi lehte por cohen shpesh dhe jane aq te lodhur, sa diten tjeter shkojne heret ne gjume, meqe u ka munguar ne naten me pare, dhe ky cikel perseritet. Disa individe qetesojne veten me alkohol cdo nate. Kjo i con shpejt ne gjume, por meqe efekti eshte i shkurter, cohen heret.

87

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kur insomnia shihet qarte se vjen nga keto shkaqe zakonisht trajtimi i drejte eshte te merremi me shkakun. P.sh. ato persona qe shkojne te tejlodhur ne krevat mund te kene nevoje per gjume te shkurter gjate dites, kjo mund t’jua zgjidhe problemin. Depresioni i shkaktuar nga nje faktor i jashem ose vdekje ne familje, zakonisht do kaloje me kohen, por disa depresione kerkojne trajtim te kualifikuar. Depresioni eshte shoqerues ose baze e nje gjumi te shqetesuar, dhe vihet re qe personi cohet heret nga gjumi. Nje shkak tjeter mund te jete dhimbja, si dhe tentativat per te na dhene tableta per gjume, per te cilat kemi fituar tolerance.

Dhimbja duhet te hetohet e te zgjidhet problemi nese eshte e mundur. Nese s'behet, trajtimi vazhdon me analgjezike per te lehtesuar dhimbjen, sa duke marre tableta qe te vene ne gjume. Ne nje te shkuar jo te larget, tabletat e gjumit jane dhene ne sasi te medha, ndoshta se mjeket nuk kishin kohe te merreshin me arsyet dhe detajet pse vjen Insomnia. Sot e dime qe zgjidhja per kete problem nuk bazohet ketu. Ne disa raste te vecanta, ka nje fare justifikimi per ilacet hipnotike, dhene me shprese se pacienti, do ri-kthehet ne nje ritem normal gjumi. Por te jepen ilace per gjume per nje periudhe te gjate jane “mjeksi jo e pergjegjeshme” Shtohen shancet per varesi dhe “probleme te terheqjes” qe pasojne me vone. Shpejt vihet re tolerance ndaj ilacit dhe doza duhet te rritet ne menyre te ndjeshme per te arritur te njejtin efekt. ***

Gjumi Ne 2006-en Amnesty International flet per “mungesen e gjumit” si nje nga format e tortures. Shtetet, nga USA (teknikat hetuese te CIA) Britania (akuzuar ne vitet 70-te) dhe Australia, duke u fshehur pas zhargonit linguistik te juriprudences e kane quajtur “cruel” Nga Angl., shkakton dhimbje pa u shqetesuar per fatin e tjetrit por jo torture. A. International theksoi: “ne rastin me te pakten eshte “cruel” dhe degradues. Por e perdorur per periudha te gjata kohe eshte nje nga format e tortures” Gjumi dhe Pasojat e Pagjumesise Ngelet nje nga cudite e natyres, si ajo nuk na ka dhene asnje lloj kompensimi minimal ne rast se na mungon gjumi. Ky eshte nje mendimet baze per te kuptuar rendesine e tij. Dhe aq rendesi ka, sa pa gjume mund te rrime maksimumi 10 dite a dicka, pa ushqim ne mund te rrime dhe 2-3 muaj, ose duke provuar dicka tjeter.

88

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Gjumi eshte i pazevendesueshem si proces, per trupin e njeriut. Ne sot i dime efektet qe vijne nga mungesa e gjumit; disa jane te zakonshme, pak i irrituar, i pa-perqendruar ne pune por a i dime te gjithe pasojat nga mungesa e tij? Duke punuar nga shtepia, duke u marre me kompjuterat dhe nga stresi i pergjithshem, ne boten e zhvilluar, sot 1 ne 3 persona vuan nga nje forme e mungeses se gjumit.

Sa gjume na duhet per nje dite? Zakonisht mjaftojne 8 ore per te funksionuar ne rregull, por disa duan me shume e disa me pak. Kjo varion ne individe te ndryshem. Si regull baze, nese coheni i lodhur dhe shpenzoni diten ne vazhdim duke kerkuar nje shans per te fjetur paksa, atehere nuk po beni gjumin e duhur. Disa faktore sjellin gjume te dobet, duke futur ketu dhe gjendje mjeksore, sic jane apnea e gjumit por ne shumicen e kohes, ngelet me teper ceshtje e menyres si jeni mesuar ju. Cfare ndodh nese une nuk flej? Secili nga ju e ka provuar lodhjen dhe mungesen e perqendrimit qe ndjek nje nate me gjume jo te mjaftueshem. Kjo ju sjell disa pengesa por nuk ju ndikon shendetin per nje a dy nete. Kur ndodh shpesh, ka efekte mendore. Truri mjegullohet, duke sjelle veshtiresi ne fokusim e vendim-marrje. Ndiheni melankolike dhe ndoshta ju vjen gjume ku te jeni. Rritet rreziku per demtime e aksidente; ne shtepi, ne rruge a ne pune. Nese kjo vazhdon akoma me gjate, ju do keni shance me te larta per probleme serioze te shendetit, semundje te zemres, obezitetin, diabetin, tensionin e larte te gjakut etj.

89

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Rimet Cirkadiene | Ora Biologjike | Jet Lag Cfare jane ritmet cirkadiene? Sipas NIGMS (The National Institute of General Medical Sciences) ritmet cirkadiene, jane ndryshime mendore dhe te sjelljes, qe ndjekin nje qark prej 24 oresh. Ato gjindet ne shumicen e gjallesave, pefshire kafshet, bimet dhe shume mikrobe. Studimi i ritmeve cirkadiene behet nga Kronobiologjia.

A jane njesoj me oren biologjike? Jo, por lidhen se bashku. Ora biologjike percaktohet nga ritmet cirkadiene. Cfare jane oret biologjike? Oret Biologjike qe kontrollojne ritmet cirkadiene jane grupim molekulash bashkevepruese ne trupin tone. “Nje ore qendrore ne tru” kordinon te gjithe oret e trupit qe te jene ne sinkron se bashku. Cfare eshte Ora Qendrore? Kjo perbehet nga nje grup qelizash nervore ne tru te quajtura “nukleusi suprakiazmatik” ose NSK (Engl. SCN) NSK-ja ka rreth 20.000 qeliza nervore dhe gjindet ne hipotalamus, nje pjese e trurit pak me siper vendit ku kryqezohen nervat optik nga syri. A kane ritmet cirkadiene faktor gjenetik? Po, shkenctaret kane gjetur gjene qe drejtojne ritmet cirkadiene tek njerezit, mizat, kerpurdhat dhe disa modele te tjera organizmash qe perdoren per studime ne gjenetike. A i prodhon dhe i mban trupi ritmet e tij cirkadiene? Ritmet cirkadiene jane prodhuar nga faktore natyrale brenda trupit, por ndikohen dhe nga ambjenti. Faktori primar influencues eshte drita, qe hap e mbyll gjenet qe kontrollojne oret e brendshme te organizmit. Si ndikojne ritmet cirkadiene, ne funksionimin e trupit dhe te shendetit? Ritmet cirkadiene influencojne ciklin gjume-zgjim, leshimin e hormoneve, temperaturen e trupit dhe funksione te tjera te rendesishme. Ato jane lidhur me crregullime te ndryshme, si eshte insomnia. Ritmet abnormale lidhen me obezitetin, diabetin, depresionin, crregullimet bipolare dhe ato afektivo-sezonale.

90

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Si lidhen ritmet cirkadiene me gjumin? Ora qendrore e trupit, ose NSK-ja, kontrollon prodhimin e melatonin-es, nje hormon qe ju ben te pergjumshem. Meqe eshte lokalizuar poshte nervit optik, i cili sjell informacion nga syte te truri, SNK-ja e merr informacionin nga drita e ardhur. Kur ka me pak drite - sic ndodh naten - qelizat e SNK-se i tregojne trurit te prodhoje me shume melatonine qe ju te ndiheni te pergjumur. Si lidhen ritmet cirkadiene me “jet lag”? Jet Lag ndodh kur udhetarit i crregullohen ritmet cirkadiene. Kur ju kaloni neper zona te ndryshme te kohes (time-zones) ora e trupit tuaj do jete e ndryshme nga ora qe keni ne dore. P. sh. gjate nje fluturimi nga California ne New York, ju “humbni” 3 ore kohe. Pra kur coheni nga gjumi ne 7.30 te mengjesit, trupi juaj kujton se eshte akoma ora 4 e mengjezit, dhe ju ndiheni te pergjumur e te keq-orientuar. Trupi juaj do e rregulloje oren e brendshme, por mund ti duhen disa dite ta beje kete. Si i studiojne shkenctaret ritmet cirkadiene? Ato studiojne ne organizma model qe kane ore te “ngjashme” gjenetike. Duke bere eksperimente te thjeshta me alternim te drite-erresires dhe kerkuar per ndryshimet ne aktivitetin gjenetik dhe sinjalet molekulare. Si ndikon kerkimi shkencor ne ritmet cirkadiene, ne shendetin e njeriut? Te kuptuarit e funksionit te oreve biologjike mund te sjelle ne trajtime dhe terapi per crregullimet e gjumit, si jet-lag dhe probleme te tjera te shendetit. Po ashtu duke mesuar me shume per ritmet cirkadiene ne mesojme per sistemet biologjike dhe trupit e njeriut.

***

Stresi Stresi eshte reagimi i trupit tone ndaj nje gjendje qe duket kercenuese, si pasoje krijohet nje pergjigje emocionale, mendore dhe fizike. Stresi sjell “leshimin e Adrenalines” ne trup, kjo shton aftesine tone per tu perballur me presionin e kercenimin rradhes. Stresi mund te shkaktohet nga nje situate e pakendshme ose mendim, qe na ben te ndihemi nervoze, te zemeruar e nen ankth. Mund te jete nje ngjarje, shqetesim i vetem ose “mbushje graduale” e problemeve te vogla; dhe kerkesa e presioni nen te cilen shpesh e veme veten.

91

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Shkaktaret e Stresit • Kur perceptojme nje kercenim ne kalojme ne stres. Ketu futen kercenimet fizike, shoqerore etj. Mund ta coje individin drejt nje dobesie, pasi kjo i ndikon sensin e kontrollit te vetes dhe situates. • Problemet Shendetsore, demtimet fizike, semundjet; mund te shkaktojne stres emocional dhe fizik. • Pamundesia per te predikuar e kontrolluar ngjarjet e mevonshme; kjo gjendje pasigurie mund ta lere individin nen ndjenje frike ose kercenimi • Vdekja e nje anetari te familjes, miku ose dikujt afer me ju; krijon shume dhimbje dhe stres. • Abuzimi me drogat, alkoholi dhe vetedemtimet. (Per kete shiko tek Arkiva Jone/ Seksioni: “ Substancat Abuzive dhe Drogat” • Ndryshime me familje: ndarje, divorce, nje femije i porsalindur. • Argumentet ne familje, pune, shoqeri e ne cdo situate. • Paraja. Ose mungese e saj. • Ndryshime te ambjentit: pune, shkolle, banese e re. • Studime te veshtira • Provimet. • Mungesa shendetsore ne pune e shkolle per nje kohe te gjate. • Ngacmimet (bullying) fizike, mendore dhe seksuale.

Si perballohet Stresi (1) Jeta Aktive. Aktiviteti fizik nuk e zhduk stresin por ul sasine e intensitetit emocional, duke ju dhene nje gjendje me te pranueshme qetesie. (2) Kontrollo Situaten. Cdo problem e ka nje zgjidhje! Kur mendon se asgje nuk eshte ne doren tende, stresi do perkeqesohet; beni dicka qe ju kenaq ju, jo te tjeret. (3) Lidhu me Njerezit. Network-u (sic) familjar, shoket dhe miqte mund te ndihmojne qe problemet tuaja ne pune e jete, te shihen nga nje kend tjeter. Nese keto lidhje te mungojne, s’do keni mbeshtetje ne momentint qe ju duhen. (4) Kohe per Veten. Sot njerezit punojne shume, dhe fare pak kohe shpenzohet ne gjerat qe na pelqejne te bejme; shoqerizim, sporte a thjeshte pushim. Provo nje gje, qe te ben te ndihesh mire ty.

92

Shendeti Femeror

Dr. Besi


(5) Testoje veten. Kurre s'eshte vone te fillosh dicka te re. Meso nje gjuhe te huaj, aktivizohu ne sport dhe praktika qe krijojne ndjesi proaktive. (6) Elemino Zakonet e Keqia. Mos u bazo tek kafeina, duhani apo alkoholi; si mekanizma qe “te ndihmojne ne halle.” Me kohe, keto, krijojne probleme te reja. Vihet re, se femrat, jane me te avancuara ne drejtimin e “kerkeses per mbeshtetje nga grupi i tyre social” (7) Beni Pune Vullnetare. Ka studime e evidenca, se njerezit qe ndihmojne te tjeret ne pune vulnetare ose te komunitetit, krijojne mekanizma me elastike ndaj goditjeve te jetes. Kur ndihmon ne situata qe jane me te veshtira se ato qe provon vete, problemi juaj kalon ne perspektive dhe kupton me mire prioritetet e jetes. Ne nivele te vogla beni dikujt nje nder, qofte nje kafe ne pune, nje perqafim e buzeqeshje; apo ndihmoni nje zonje te moshuar te kaloje ne anen tjeter te rruges. Shpejt do e shihni ndryshimin. (8) Puno me Mend. Bejuni ekonomik me kohen tuaj, gjeni prioritetet. Balanca, pune familje - dhe - vetvete; s'eshte gjithmone e lehte te arrihet. Fokusi do vene tek ndryshimet esenciale, dhe pranoni se gjithmone do ngelet nje pune “e pabere” (9) Pozitivitet! Shiko per anen pozitive te jetes, gjerat per te cilat duhet te falenderojme natyren, familjen, miqte e fatin (ose Zotin) Njerezit harrojne cfare kane dhe kerkojne dicka qe nuk eshte. Perspektiva dhe realiteti jane shume te rendesishem ne luften ndaj stresit. (10) “Prano fatin” Ka gjera ne jete qe jane pertej mundesive e aftesive te tua. Nje situate e veshtire do marre sic vjen. Ka raste qe nuk e ndryshon. Nese eshte keshtu, njihu me te e pranoje gjendjen sic eshte. Me pas, vazhdo me gjerat mbi te cilat ke kontroll. (a) nese kompania juaj po falimenton, s’ke c’ben me. Fokusohu ne nje pune te ri. (b) nese te vjen nje semundje kronike, pranoje dhe merr sa me shume njohuri per te ne manaxhim afatgjate.

***

Vetmia Shume nga ne, se kuptojme mire vetmine dhe efektet e saj ne jeten tone. Ne raste terheqje, ekzili te vete-imponuar e rrethanash te tjera; ka kundershti mes “vendimit e rrethanes” qe na shtyn drejt vetmise, me ndjenjen natyrale "njeriu si “kafshe sociale“ qe ka nevoje te shoqerizohet me ekuivalentet e tij humane. Vetmia eshte pergjigje emotive ndaj izolimit, qe shoqerohet me ndjenjen e mungeses kontaktit per persona te tjere, tani dhe ne te ardhmen. Vetmia mund te ndihet dhe kur je i rrethuar nga te tjeret. Shkaqet e saj jane sociale, mendore dhe emocionale. Vetmia na prek te gjitheve, ne martesa, marredhenie, familje e ne karriera te sukseshme. Ngelet nje nga temat me te pasqyruara qe nga antikiteti, shume nga heronjte klasike jane te “cuditshem e te vetmuar” Lermontovi, autori qe vdiq ne moshe te re si pasoje e nje duel, na ka leni vetem nje roman "Nje Hero i Kohes Tone" ku pershkruan shume bukur ndjenjen e vetmise, boshllekut nihilizmit dhe te deshperimit; tek Pekorini (Pechorin)

93

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Vetmia percaktohet dhe si "Dhimbje Sociale." Nje mekanizem psikologjik aktivohet per te lajmeruar individin, qe te motivohet e perfshihet ne lidhje shoqerore. Keshtu ne lidhemi me njeri tjetrin, qofte online na krijohet ideja, se te pakten, jemi ne kontakt me persona qe i njohim. Shendeti dhe Lidhjet Shoqerore jane te nderthurura. Vetmia lidhet me shume rezultate negative te shendetit tone; deficence te sistemit imunitar, pagjumesi, rritje e rrezikut per mortalitet pas infarktit te miokardit. Te jetuarit me dike, krahasuar me jetesen e vetmuar ka provuar se jeta njeriut eshte me e gjate e me e lumtur. ***

Ne krahasim me efektet negative ne shendet, mungesa e lidhjeve sociale eshte me e Demshme se Pirja e Duhanit.

Ka nje ndervaresi tipike, sidomos ne moshat e treta kur prinderit jane pa femijet ose kur njeri vdes dhe tjetri ngelet i vetmuar. Do jete e arsyeshme te mbani kontakte te rregullta, ti vizitoni e t’ju jepni data ne te ardhmen ne forme piketash ose si “detyrime”. Ne Qershor ke ditelindjen e nipit, do shihemi per Vitin e Ri, ne Mars te pres ketu; e keshtu me rradhe. Kjo sjell nje fare mobilizimi te qenies per te arritur ate date, e keshtu me rradhe. Kemi futur nje term te ri, ne Mjeksine Shqipe: "Sindromi Mato Gruda" per kohen tone" ku jemi "shume te lidhur" me ane te internetit, FB dhe rrjeteve sociale, dhe komunikimi i menjehershem eshte nje gisht apo nje mendim larg, por ne realitet te gjithe jane te Vetmuar ***

Depresioni Depresioni klinik, duhet bere dallimi me merzitjen, melankoline e kur “punet s’jane mire” eshte semundje qe s’diskriminon dhe mund te preke kedo nga ne. Megjithese me shume perkufizime, paqartesi e argumente; tashme pranohet nga te gjithe se ndikon kualitetin e jetes normale per nje individ qe vuan nga depresioni. Theksojme: depresioni klinik eshte shume me teper se nje merzi disa ditore. Te gjithe kalojme situata kur jemi jo-mire, por kur ju vuani nga depresioni ndiheni keq per jave, muaj e vite me rradhe. Ka njerez qe akoma mendojne se depresioni eshte dicka minore dhe jo gjendje reale Shendetsore. Jane shume gabim. Depresioni eshte semundje e vertete. Me simptoma te verteta.

94

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Depresioni nuk eshte shenje dobesie, dicka qe “e le” duke “mbledhur veten” sikur asgje s’ka ndodhur. Duke pohur kete, e folur per status semundje, marrim krahasimin me te thjeshte qe mund te behet. Asnje nuk i thote nje te pacienti me probleme te veshkes, melcise e zemres; “mblidhe veten, s'ke asgje, do t'kaloje” Keshtu duhet te sillemi e ta kuptojme depresionin. Por ka dhe lajme te mira, me trajtim mjeksor dhe mbeshtetje, shumica e njerezve sherohen. Si ta dini nese jeni ne Depresion Efekti dhe ndikimi shpesh ndryshojne. Kemi nga merzi ekstreme dhe humbje-shprese deri ne humbje interesi ne gjera te cilat dikur na gezonin, dhe nje ndjenje “mbi-sensitivitetit, qe manifestohet me te qara. Shumica kane ankth e disa raste frike te pa-percaktuar. Keto, here a vone, manifestohen dhe ne simptoma fizike (!) cregullime te gjumit, lodhje, humbje te oreksit e te deshires seksuale dhe dhimbje te ndryshme. Depresioni ne fillimet e tij eshte “i bute” dhe ka ndjenje te pergjithshme si merzi e "mungese gezimi” Kur zhvillohet ne forme te plote, ne raste ekstreme, ju ben te mendoni se jeta s'vlen te jetohet, dhe konsiderohet vete-vrasja. Kur kerkohet Ndihme e Kualifikuar Mjeksore Ka shume rendesi te hapeni me Mjekun tuaj, ketu nuk futet as turpi e as “sekreti” Per kete te fundit rrini te qete. Mjeku ka detyrime ndaj jush, profesionit e ligjit. Etika mjeksore e shume “artikuj te tjere” jane garantues rigoroz i sekretit tuaj. Kjo do thene, sepse shume njerezve u vjen zor ti besojne dikujt. Disa e konsiderojne “ndjenje dobesie” duke menduar se do u kaloje vetevetiu. Sa me shpejt te shihni Mjekun, me e shpejte do jete rruga juaj drejt sherimit. Nganjehere ka nje shkak (trigger) per depresionin. Evente qe ndikojne jeten tone ne menyre substanciale. Si rast vdekje ne familje, humbja e nje pune, lindja e nje femije, falimentimi ne biznes; te gjitha keto mund te sjellin depresion. Njerezit me histori depresioni ne familje, kane shance me te larta per ta provuar vete depresionin. Por mund te kaloni ne depresion klinik dhe pa shkaqe te dukshme. Ne nje pike te jetes, depresioni ndikon:   

1 ne 10 persona, burra e gra, te vjeter e te rinj; po ashtu mund te preke dhe femijet. studimet ne Britanine e Madhe kane treguar se prek ~4% te grup-moshes 5-16 vjec, te cilet jane nen ankth ose kalojne ne depresion klinik.

Mjekimi i Depresionit Terapia behet me ilace e biseda, ose kombinim i te dyjave. Trajtimi i rekomanduar nga mjeku, varet nga tipi i depresionit qe keni ju. Meqe eshte Subjekt Shume Sensitiv, ne kete rast nuk do permendim asnje lloj ilaci e rekomandimi mjeksor; disa persona mund te bejne vete - diagnostikim duke blere ilace online, dhe te fillojne vete-mjekim. Kjo ka dy pasoja: (1) ilacet online mund (a) te mos kene efekt te mire, jane te dobeta ose te skaduara (b) mund te jene te rrezikshme. (2) Vetem vizita tek mjeku ne person, sidomos ne kete situate serioze e shume sensitive per jeten tuaj, eshte gjeja e vetme qe duhet bere. Jetesa me Depresionin Pacientet me depresion perfitojne nga ndryshimet ne menyren e jeteses me ushtrime fizike, lenie te alkoholit e permiresim te dietes ushqimore. Bashkepunimi me shoqerine e familjen, te berit e dickaje te vlefshme dhe pjesemarrja ne aktivitete per te krijuar lidhje te dobishme; krijojne premisa pozitive drejt nje trajtimi sa me efikas.

95

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Vertigo Vertigo eshte nje ndjenje, ne fakt nje iluzion, qe bota po rrotullohet. Ne disa raste, iluzioni eshte se ju po rrotulloheni. Efekti mund te jete i dobet dhe pak i dukshem ose aq ekstrem sa qe ju bini ne toke menjehere, sikur ju ka hedhur dikush. “Vertigo e bute” eshte shume e zakonshme dhe rralle ka semundje shoqeruese, dhe nuk kerkon mjekim. Vertigo mund te shkaktohet nga:  Frike nga lartesite 

“Semundja e udhetimit”

Hipeventilimi

Vertigo pozicionale paroksizmale beninje (VPPB Angl., BPPV) kur disa levizje te kokes shkaktojne vertigo

Migrena, dhimbje te forta te kokes

Neuriti vestibular, inflamacion i nervit vestibular qe kalon ne veshin e mesem e percon mesazhe ne tru per kontrollin e balances.

Alkoholi

Ilace dhe droga te ndryshme

Ndjenja vjen papritmas, mund te zgjase per disa sekonta.

Por ka raste qe eshte konstante dhe zgjat per dite me rradhe; duke e bere shume te veshtire jeten normale te personit.

Vertigo ne raste serioze mund te jete tregues per nje semundje te mekanizmit balancues ne veshin e brendshem, sic eshte Semundja a Meniere (Meniere’s disease) ose labirintitis,

ose nje problem i makanizmave neurologjike per balacen ne tru, zakonisht nga pamjaftueshmeria me furnizim te gjakut (insuficience vertebro-bazilare)

Nga nje tumor ose skleroza multiple.

Shume te moshuar vuajne nga vertigo e per sa kohe qe nuk ka simptoma te tjera, problemi zakonisht eshte beninj.

Megjitheate, nese vertigo vjen nga shkaqe te pashpjegueshme, duhet te konsultoheni me mjekun tuaj.

96

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 9

Udhetimi Udhetimi ne raste kur keni Probleme Mjeksore Parandalimi i Demtimeve ne Aksidente - Rripi i Sigurise Semundja e Udhetarit - kur te ze makina

97

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Udhetimi ne raste kur keni Probleme Mjeksore Kur jeni me probleme mjekesore faktorizojeni kete ne planet tuaja, por shumicen e kohes mund te udhetoni pa ndryshuar shume gjera. Rekomandojme te blini Insurance Mjeksore se shpenzimet e mjekimit dhe kostoja e ri-kthimit tuaj ne vendin e origines mund te dalin shume te shtrenjta. Kjo behet gjate blerjes se biletes ose me agjensi te specializuara ne Siguracionin Shendetsor. A jam ne gjendje te udhetoj? Jane disa probleme mjeksore per te cilat duhet te lajmerosh kompanite e fluturimeve apo te udhetimeve te gjata (me anije) qe dhe ato t’ju tregojne rregullat perkatese. Duhet te kuptoni se disa prej tyre mund te mos ju pranojne per gjendje mjeksore te caktuara (a) te cilat mund te rrezikojne jeten tuaj nese kohe-zgjatja eshte e madhe (b) nuk i kane mundesite t’ju krijojne kushtet per udhetim te sigurte. Gjendjet te cilat kerkojne “medical clearance” (leje te posacme mjeksore, aprovim) jane:    

Semundje afer kohes se udhetimit, shtrime ne spital, aksidente ose kirurgji. Gjendje mjeksore ekzistuese e cila nuk eshte e stabilizuar. Nevoje per oksigjen shtese ose perdorim te aparaturave mjeksore gjate udhetimit. Udhetim specifik per arsye mjeksore ose trajtim ne nje vend tjeter.

Kompani te ndryshme ajrore kane procedura te ndryshme, pak a shume do ju japin nje forme per mjekun tuaj ta plotesoje. Pastaj merrni pergjigje nga kompania. Formularet gjinden ne website perkatese per tu bere download ne formatin PDF, ju e printoni dhe ja coni mjekut. Vendimi merret sipas kritereve te pranuara nderkombetare qe ju te jeni i sigurte ne udhetim. Ka dhe raste qe ju kerkohet informacion i metejshem, kur duhet te udhetoni me nje eskorte mjeksore ose me oksigjen shtese. Nese jeni te interesuar shikoni informacionin nga OBSH-ja, Organizata Boterore e Shendetesise, kerkoni ne Anglisht: World Health Organisation fitness to fly information. Shume kompani ajrore kane staf te dedikuar per "Medical Clearance" qe inspektojne dokumentet tuaja mjeksore dhe japin keshilla bazuar ne faktet, rregullat dhe ekperiencen e tyre.

98

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ka disa gjendje shendetesore gjate se cilave ju duhet te konsultoheni me mjekun para se te organizoni udhetimin. Kirurgjia e kokes dhe e toraksit zakonisht duan te pakten 10 dite pritje, kirurgjia e katarakteve te syrit - 1 dite, operacione te tjera ne sy - 6 dite, heqja e bajameve - 6 dite. Heqja e apendisitit e keyhole-surgery abdominale - 4 dite. Angjioplastia kerkon 3-5 dite, kirurgjia e zemres - 10 dite por mire eshte te pritet 4 jave, infarktet duhet pritur 10 dite - 4 jave. Asthma mund te udhetoni ne cdo kohe nese eshte e stabilizuar dhe ka pompen e saj (inahalers) gati. Bronkiti kronik, nese udhetoni 50 metra pa ndihmen e oksigjenit e pa ju marre fryma, lejoheni te udhetoni ne avion. Nese ju duhet oksigjen kompania ajrore do njoftuar. Pneumotoraksi, duhen te pakten pas 7 ditesh qe problemi eshte kuruar. Hemorragjia cerebrale, nese ndiheni mire e me simptoma te stabilizuara lejoheni dhe pas 3 ditesh. Epilepsia, ne rastin e grand-mal, duhet te prisni te pakten 24 ore. Nese keni probleme me infeksione ne veshe apo sinozit, mund te vuani nga perforimi i timpanit te veshit (daulles) pra nuk eshte mire te udhetoni pa u sheruar. Nese keni thyer kocke dhe jeni me allci ne nje gjymtyre duhet pritur 24-48 h. Anemia, nese eshte < 7.5 g/dl duhet lajmeruar kompania fluturuese. Nese keni semundje infektive – atehere hyjne ne fuqi “Rregullat Nderkombetare te Shendetit” te cilat nuk ja lejojne nje kompanie udhetimi t'ju transportojne nese ju keni semundje te tille, dhe akoma konsiderohet ngjitese. Eskorta Mjeksore, mund te udhetoni dhe ne gjendje serioze mjeksore por duhet te keni eskorten mjeksore. Keto udhetime eshte mire te planifikohen me kompani te njohura te asistences mjeksore qe specializohen ne keto lloj shoqerimesh. Po ashtu, nese ju duhet oksigjen gjate fluturimit, kjo duhet kerkuar paraprakisht. Disa kompani kane kapacitet per oksigjen vetem per nje udhetar, dhe format qe plotesohen mbushen nga ju e mjeku juaj, perpara se kompania e fluturimit ta aprovoje udhetimin tuaj. Duhet mbajtur mend se ato nuk mund t’ju suportojne me oksigjen ne aeroporte por vetem ne avion, per kete duhet te gjeni vete nje zgjidhje. Aparaturat Mjeksore:      

Duhen mbajtur ne canten e dores. Konsultohu per gjendjen e tyre me farmacistin tuaj. Informoni kompanine ajrore para udhetimit. Duhet te punojne me bateri, ne avion nuk garantohet karikimi i tyre. Ato mund te perdoren gjate gjithe kohes, ndoshta jo ne ngritje e ulje. Nese aparatura e kalon nivelin e lejuar ne peshe / dhe volum, informoni kompanine ajrore.

Ketu mund te futen: nebulisers, aparaturat portative te dializes dhe te oksigjenit, per baterine dhe operimin e te cilave pergjigjeni ju ose eskorta juaj mjeksore. Cdo gje qe perdorni (shiringa, lancets) i duhet dhene personelit te fluturimit per tu hedhur ne “sharp box” jo te lihet ne karrike a ne banjo.

99

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Diabetiket, fluturojne pa kufizime por duhet te kujdeseni per veten gjate udhetimit:    

Nese kaloni zonat e kohes (time zones) kalkuloni regjimin e insulines. Insulina duhet mbajtur ne canten e dores, mund te ngrije nese futet me valixhet e medha. Insulina duhet te jete ne pakon origjinale dhe e lehte per tu identifikuar. Gjithmone mbaj receten ose nje leter plotesuese nga mjeku per te evituar vonesat gjate kontrolleve te sigurise ne aeroporte.

Shpresojme qe keto keshilla informative, ti sherbejne lexuesit tone; duke stresuar se ato nuk jane komprehensive; informacionin me te plote do e merrni nga kompania e udhetimit; lejen fillestare per sigurine e merrni vetem nga mjeku juaj.

Parandalimi i Demtimeve ne Aksidente - Rripi i Sigurise Sipas “Injury Prevention & Control: Motor Vehicle Safety” aksidentet me makina jane shkaku numer nje i vdekjes per moshat 1-54 vjec ne SHBA. Me shume se 2.200.000 shkuan ne departamentet e urgjencave ne vitin 2012. Keto demtime dhe raste vdekjesh ngelen nder problemet me themelore te cdo shteti, ka shume perpjekje per edukimin e te rriturve dhe te femijeve. Rruga me efektive per te shpetuar jete njerezish dhe te ulet demtimet ne aksidente; eshte te vihet “rripi i sigurise” Prape miliona persona nuk i vene rripat e sigurise ne cdo udhetim.

100

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Reduktimi i Rrezikut per Cdo Moshe Rripi i sigurise per femijet, me karrike sipas moshes, ul rrezikun e aksidenteve fatale: o o o

Karriket ekstra per femijet ulin rrezikun (mosha < 1 vec) me 71% Femijet (mosha 14vjec) me 54%. Karriket ekstra (booster seats) reduktojne rrezikun per demtime serioze me 45% ne femijet 4-8 vjecare, kur krahasohen vetem me perdorimin e rripit. Per femijet me te rritur dhe te rriturit, rripi i sigurise ul rrezikun per vdekje e demtime serioze gati per gjysme (50%) Parandalimi i Demtimeve ne Makina te Femijet

  

Programet edukative per karriket ekstra; ulin demtimet dhe vdekjet ne pasengjeret e vegjel. Programet edukative rekomandohen dhe per rripin e sigurise. Nje studim ne 5 shtete Amerikane tregon se rritja e moshes per karriket ekstra, ne 7 ose 8 vjec, solli qe 3x me shume femije i perdoren ato, ndersa demtimet e renda u ulen me 17%

Semundja e Udhetarit - kur te ze makina

101

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 10

Shendeti Seksual - Mjeksia Gjenito-Urinare

Amenorea - Mungesa e periodave | menstruacionit Dhimbja Gjate Aktit Seksual Semundjet Inflamatore te Pelvisit Cistiti & Dhimbja Gjate Urinimit Dismenorreja - Dhimbja Gjate Menstruacioneve Si mund te parandalojme semundjet e transmetuara me rruge seksuale Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme - IST

102

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Amenorea - Mungesa e periodave | menstruacionit Termi mjeksor eshte Amenorrhoea, evjen nga shkaqe te ndryshme. Menstruacionet fillojne zakonisht pas moshes 11 vjecare dhe duhet te jene te pranishme nga mosha 16 vjece. Nese nuk kane filluar nga kjo moshe, kerkoni nje vizite tek mjeku. Kur periodat ndalojne pasi kane filluar ne menyre te rregullt, mund te jene nje number faktoresh, me i zakonshmi eshte shtatzania. Kur ndalohet “tableta anti-kontraceptive” (the pill) pas nje perdorimi te gjate, ndodh qe periodat s’jane te pranishme per 6-8 jave, ne disa raste dhe 1 vit. Trajtimi zakonisht varet nga shkaku, nese fajtore jane ushtrimet fizike, ulet intensiteti. Ne raste te tjera jepen hormone.

Disa here mjeku rekomandon te presesh. Ne disa raste periodat nuk mund te kthehen me.

Shkaqe te tjera perfshijne:         

Probleme ekstreme te shendetit mendor e crregullime emocionale. Anorexia nervosa Aktivitet atletik me intensitet te larte dhe ne kohezgjatje Ciste ose tumore te ovareve Sindroma policistike (e ovareve / vezoreve) “ku ovaret nuk leshojne veze ne menyre te rregullt - ovulimi” Amenorea hipotalamike – ku, pjesa e trurit qe rregullon ciklin menstrual ndalon se funksionuari ne menyre korrekte (ushtrime te forta fizike, humbje ekstreme ne peshe, stres) Hiperprolaktinemia, kur nje person ka nivele abnormale ne gjak (te larta) te nje hormoni qe quhet prolaktin. Ovaret ndalojne se punuari ne menyre te parakohshme, para moshes se menopauzes. Menopauza

Menopauza mund te filloje aq heret sa ne moshen 40 vjecare por zakonisht fillon ne grate 4550 vjece. Amenorrhoea eshte e perhershme, sigurisht, nese mitra hiqet me metoda kirurgjikale (hysterectomy)

103

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Dhimbja Gjate Aktit Seksual Termi mjeksor per kete eshte d-i-s-p-a-u-r-e-n-i-a (dyspaurenia) Ky eshte jo vetem nje problem mjeksor, por shpesh ndikon marredhenien ndermjet partnereve. Do e sqarojme me poshte, qe meshkujt ti kuptojne probleme te tille, dhe ne mos arrijne ta marrin vesh plotesisht, te jene te bindur se kemi te bejme me nje situate te vertete mjeksore. Kur nje femer ndjen dhimbja gjate interkursit, kjo zakonisht vjen si rezultat i nje spektri te crregullimeve gjinekologjike, qe perfshijne:

Himen te trashe (imperforate) Cdo lloj inflamacioni ne zonen e jashtme gjenitale (vulva) Inflamacion te gjendrave-mukoze-sekretuese te labias. (bartholinitis) Inflamacion te tubit urinar (urethritis) Inflamacion te vagines (vaginitis) Cikatricet nga epizotomia (episiotomy) Tharje te vagines nga mungesa e estrogjenit (pas menopauzes) Atrofia senile ose post-radiacionale ee vagines Ndarja qendore kongjenitale e vagines (septumi vaginal ose vagina-dyshe)

Ne kete liste nuk mund te perfshijme te gjitha por pjesen me te madhe te shkaqeve organike te problemit. Shpesh Dispaurenia vjen nga spazma te fuqishme vaginale (vaginismus) me origjine psikologjike. Kjo mund te jete kaq ekstreme sa dhe nje gisht nuk mund te hyje brenda. Vaginismus zakonisht shkaktohet nga nje “mungese deshire� per akt seksual me partnerin, ose nje frike reale nga seksi. Keto spazma jane reflektiv edhe te pavetdijshme, dhe mund te perfshijne jo vetem te gjithe muskujt e pelvisit por dhe muskujt qe mbyllin kofshet se bashku.

Shihet qarte se trajtimi i dispaurenise nga te gjithe keto faktore eshte trajtimi i shkakut. Duket ironike, vaginismus eshte shpesh me i veshtire te trajtohet sesa ato me orgjine fizike. Ne disa raste, ne varesi te individeve te perfshire, trajtimi i vaginismus mund te mos jete ide e mire. Ketu futen hetime te plote mjeksore, psikoterapi e kualifikuar dhe keshilla, nje shpjegim i kujdeshem i origjinies se problemit, trajnim ne teknikat qetesuese, dhe inkurajim i fuqishem drejt vete - familjarizimit me zonen gjenitale; e kur te jete e mundur perdorimi nga vete gruaja e prekur, i dilatatoreve progresive (zgjerues) vaginale. Gjeja e fundit qe ka nevoje nje femer me vagisnimus eshte te forcohet per akt seksual nga nje mashkull qe i ben presione. Kjo thjeshte shkakton dhimbje, dhe e perkeqeson situaten.

104

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Semundjet Inflamatore te Pelvisit

***

Cistiti & Dhimbja Gjate Urinimit Shkaku me i zakonshem per dhimbjen gjate urinimit eshte Cistiti. (cystitis) Ky eshte inflamacion i fshikezes se urines i shkaktuar nga nje infeksion. Simptomat jane te mirenjohura, vecanerisht tek femrat te cilat preken me shume nga ky shqetesim, se meshkujt; per nje arsye; tubi nga fshikeza deri ne dalje (uretra) eshte me i shkurter. Ka sensacion djegje gjate kalimit te urines (ne menyre te shpeshte e ne sasi te vogel) si dhe nje deshire te shtuar per te shkuar ne banjo, dhe nganjehere duke lene te dale jashte nje pjese e vogel urine kur kolliten ose qeshin. Kjo quhet inkontinenca e stresit. Nganjehere pak gjak kalon ne urine, dhe individet e prekur duhet te cohen gjate nates. Mund te kete dhe ethe dridhje, dhimbje ne pjesen fundore te kurrizit dhe probleme te pergjithshme me marrje mendesh e ndjenje semundje te krejt trupit. Cistiti ne meshkuj shpesh shoqerohet me infeksion dhe inflamacion te gjendres se prostates (prostatitis) Ekzaminimi i urines shpesh tregon se ka mikrobe prezente. Njihen si organizmat koliforme (Escherichia coli) qe jetojne te pademshem, e normalisht ne zorre.

105

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Megjitheate, cistiti vjen nga organizma te tjere perfshire ato qe merren nga aktete seksual sic jane: Chlamydia trachomatis, Trichomonas vaginalis, Haemophilus vaginalis ose Candida albicans. Trajtimi me antibiotike ka efektivitet te larte. Nese jo duhen hetime me te plota ne rast se infeksioni eshte perhapur ose lidhet me probleme te tjera te fshikezes se urines e veshkave. Mund ta evitoni cistitin duke pire shume lengje per “ ta lare” nga sistemi urinar. Po ashtu, te provohet qe fshikeza eshte zbrazur plotesisht pas urinimit (urinim i dyfishte) Kjo mund te kerkoje pak durim dhe pritje. Do jete ide e mire te urinonit pas aktit seksual, te evitoni te brendshmet prej najloni dhe deodorantet vaginale. Ne femrat me menopauze, cistiti mund ti pergjigjet me mire trajtimit nga kremra me baze estrogjeni se sa antibiotikeve. Trajtimi i Cititit

***

Dismenorreja - Dhimbja Gjate Menstruacioneve Dysmenorrhoea - menstruacionet e dhimbshme, provohen kohe pas kohe nga gati te gjitha femrat, te cilat akoma nuk kane bere femije. Simptomat fillojne gati perpara ose ne fillimin e ciklit menstrual, dhe permbledhin: krampet (ngerce) dhimbje ritmike ne pjesen e poshtme te abdomenit dhe ne kurriz, e zakonisht zgjasin disa ore, ka te tilla qe vazhdojne per gjithe diten. Ne raste ekstreme dhimbja mund te zgjase gjate gjithe periudhes menstruale. Ne realitet, dismenorreja eshte si tip mini-lindje.

   

106

Shendeti Femeror

mund te vihet re marrje mendesh, te vjella, diarre dhe ngerce, ose dhimbje tip kolike ne zorre. disa femra kane dhe raste te fikti

Dr. Besi


Dhimbja shkaktohet nga kontraktime te forta te mitres dhe me hapjen e qafes se mitres (cerviks) Ne realitet, dismenorreja eshte si tip mini-lindje. Mund te vihet re marrje mendesh, te vjella, diarre dhe ngerce, ose dhimbje tip kolike ne zorre. Disa femra kane dhe raste te fikti. Rreth 10% e femrave jane te prekura aq shume, sa nuk munden te punojne ose te vazhdojne rutinen e tyre ditore. Dismenorreja, gati gjithmone kurohet pasi keni lindur nje femije, por masat me pak drastike se kjo po ashtu mund te jeten efektive. Ilacet e tipit anti-prostaglandine (ibuprofen, paracetamol e aspirin) jane te dobishme. Ne raste ekstreme menstruacionet mund te ndalohen plotesisht duke marre kontraceptivet orale ne menyre te vazhdueshme. Duhet ta beni gjithmone nen mbikqyrjen e mjekut. Kjo gjendje mund te jete dhe si efekt sekondar i inflamacionit te pelvisit, dhe semundjeve te tjera lokale, sic jane fibroza a mitres ose endometrioza. Ne keto raste, antibiotiket per infeksionin dhe kirurgjia mund te jene te nevojshme per te arritur kurim te suksesshem. ***

Si mund te parandalojme semundjet e transmetuara me rruge seksuale Meso faktet, pastaj mbro veten dhe partnerin, duke perdorur strategjite me efektive:  Menyra me e sigurte per te evituar infeksionet seksuale eshte te mos besh sex.  Vaksinat jane te sigurta per te parandaluar Hepatitin B dhe VPN virusin e papilomes njerezore ( Angl. HPV) Keto rekomadohet per vazjat adoleshente deri te 25 vjecaret.  Monogamia, ku ju jeni dakort te beni marredhenie me nje person, i cili pranon te beje te njejten vetem me ju. Te jesh ne nje lidhje monogamie me nje person te painfektuar, eshte nje nder rruget me te sigurta per te evituar infeksionet seksuale.  Numer i ulet e partnereve seksuale, po ashtu ul riskun per semundje te tilla.  Perdorimi i kondomit mashkullor ka efektivitet te larte ne reduktimin e shanceve per semundjet e transmetuara me rruge seksuale.  Testime per veten dhe partnerin ne klinikat gjenito-urinare ose ato seksuale.

107

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Infeksionet Seksualisht te Transmetueshme - IST Ne Angl. STD , Sexually Transmitted Diseases. Me sakte eshte STI , Sexually Transmited Infections. IST-te pasohen nga nje personi te tjetri gjate aktit te pambrojtur seksual ose kontaktit gjenital. Quhen dhe Semundje Veneriane, SV. (Engl. VD, Venerian Diseases.) Pervec ketyre te trajtuara me poshte, me rruge seksuale transmetohen: Hepatiti B, Hepatiti C, Vagjinoza Bakteriale, Limfogranuloma Veneriane dhe infeksione kerpudhore. Testimet behen ne klinikat seksuale, mjeksine gjenito-urinare dhe te mjeku i familjes.

Gonoreja (Gonorrhoea) Eshte semundje bateriale qe transmetohet lehte gjate seksit. Gati 50% e femrave dhe 10% e meshkujve nuk kane simptoma, dhe jane te pavetedijshem se kane marre kete semundje. Te femrat, gonoreja mund te shkaktoje dhimbje dhe sensacion djegje gjate urinimit, sekrecione vaginale (te ujshme, jeshile ose te verdha) dhimbje ne pjesen e poshtme te abdomenit gjate ose pas seksit, ose ne mes te periodave dhe nganjehere shkaktojne dhimbje te shtuar gjate periodave. Te meshkujt, gonoreja shkakton dhimbje ose djegje gjate urinimit, sekrecion te bardhe, te verdhe ose jeshil nga maja e penisit, e dhimbje ose sensitivitet te shtuar ne teste gjate prekjes. Po ashtu, eshte e mundur te kesh infeksion nga gonoreja ne rektum, fyt e ne sy. Gonoreja diagnostikohet me nje test te urines, ose duke marre kulture nga zona e prekur. Infektioni pergjigjet mire ndaj antibiotikeve por mund te sjelle pasoja serioze ne afat te gjate, nese problemi lihet pa trajtim mjeksor. Pershire ketu, dhe infertilitet.

Herpesi Gjenital Infeksion i zakonshem qe shkaktohet nga VHS (Virusi i Herpesit Simpleks) Eshte i njejti virus qe shkakton “pucrrat, e te carat ne cepat e gojes� (Engl., HSV- Herpes Simplex Virus.) Disa individe kane simptoma pak dite pasi jane ne kontakt me VHS. Zona te skuqura, te perthara e te dhimbshme, vihen re shpesh, dhe mund te kete kruarje, ose dhimbje gjate urinimit. Pasi jeni infektuar, virusi ngelet dormant (i fjetur) per shumicen e kohes. Megjitheate, ka disa faktore qe e re-aktivojne ate, duke sjelle demtimet e para, te cilat kete rradhe jane me te vogla dhe me pak te dhimbshme. Eshte e lehte te testoheni per VHS nese keni simptoma. Megjithese nuk ka kure per herpesin gjenital, simptomat mund te kontrollohen me perdorimin e barnave antivirale.

108

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Klamidia (Chlamydia) Ngelet nga infeksionet me te perhapura dhe pasohet lehtesisht gjate aktit seksual. Shumica e njerezve nuk kane simptoma, pra jane te pavetedijeshem se e kane kete infeksion. Te femrat, klamidia mund te shkaktoje dhimbje dhe sensacion djegje gjate urinimit, sekrecione vaginale, dhimbje ne pelvisin e poshtem gjate ose pas seksit, hemorragji gjate ose pas seksit, ose ne mes dy periodave. Mund dhe te shkaktoje perioda te renda e te dhimbshme. Te meshkujt, klamidia mund te sjelle ndjenje djegje gjate urinimit, sekrecione “te turbullta dhe te ujshme” nga maja e penisit dhe dhimbje ose ndjeshmeri gjate prekjes te testet. Po ashtu, eshte mundur te keni infeksion me klamidia ne zonen rektale (anus) fyt dhe ne sy. Diagnoza e klamidias behet thjeshte, me nje test urine apo duke marre kulture nga zona e ndikuar. Infeksioni trajtohet mire me antibiotike, por mund te sjelle efekte serioze afatgjata per shendetin, nese problemi lihet pa kujdes mjeksor. Perfshire ketu dhe infertilitetin.

Lythat Gjenitale (Genital Warts) Jane rritje te vogla mishtore, kokrrizore ose ndryshime te lekures, qe shfaqen ne ose perreth duarve ose ne zonen e anusit. Ato shkaktohen nga VPN-Virusi i Papilomes Njerezore (HPVHuman Papilloma Virus) Zakonisht jane pa dhimbje, por mund te kete ndjenje te te kruarit dhe skuqje. Ne disa raste mund te sjellin gjakrrjedhje. Nuk eshte e nevojshme te kete seks penetrativ te percohet ky infeksion sepse VPN perhapet nga kontakti lekure-ne-lekure. Ka disa tipe trajtimesh per lythat gjenitale, perfshire kremerat dhe krioterapine (ngrirja e lythave)

“Morri pubik” (Pubic lice) Pasohet tek te tjeret nepermjet kontaktit te afert gjenital. Zakonisht gjinden ne zonen pubike por jetojne dhe ne qimet e sqetullave, te trupit, mjekrrat dhe ne disa raste ne qerpike e vetulla. Morri pubik (eshte ektoprazit, ushqehet me gjakun e pritesit) zvarrite nga floku ne flok por nuk fluturon nga nje person te tjetri. Mund te kalojne disa jave para se ju te shikoni simptomat. Shumica e njerezve kane kruarje, dhe vihen re morrat ose vezet e tyre (therrinjat) ne qimet e flokeve. Zakonisht trajtimi eshte me kremera speciale apo shampo medicinale qe jepen pa recete ne shume farmaci ose nga mjeku i familjes. Nuk ka nevoje te hiqen qimet pubike ose te trupit, qe trajtimi te jete i suksesshem.

109

Shendeti Femeror

Dr. Besi


110

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Sifilisi Eshte infeksion bakterial qe ne stated fillestare sjell “pucrra” me infektivitet te larte ne zonen gjenitale ose te gojes. Keto zgjasin deri ne 6 jave perpara se te zhduken. Simptomat sekondare jane te ngjashme me gripin, me vone pasohen me renie te flokeve. Keto mund te zhduket per disa jave, gjate kesaj kohe do keni nje periudhe pa simptoma. Fazat e fundit ose sifilisi terciar, zakonisht shfaqet pas disa vitesh dhe mund te shkaktoje probleme serioze, si probleme te zemres, paraliza dhe verbim. Simptomat e sifilisit jane te veshtira te diagnostikohen. Nje test i thjeshte i gjakut mund te perdoret per te diagnostikuar sifilisin ne te gjitha stadet e tij. Mund te trajtohet me antibiotike, zakonisht injeksione me peniciline. Kur sifilisi mjekohet me rigorozitet, stadet e fundit parandalohen.

Trikomona Vagjinale (Trichomonas vaginalis) Eshte semundje seksuale e transmetuar, qe shkaktohet nga nje parazit shume i vogel. Mund te percohet lehtesisht gjate seksit. Shumica e jerezve nuk e dine se jane te infektuar. Te femrat mund te sjell sekrecione vagjinale “ne forme shkume te verdhe” me ere te pakendshme, djegje e skuqje rreth vagjines dhe dhimbje gjate urinimit. Te meshkujt, rralle shkakton simptoma. Mund te kete dhimbje ose djegje gjate urinimit, sekrecione te bardha, ose inflamacion ne foreskin. Nganjehere TV eshte e veshtire te diagnostikohet, dhe mjeku i familjes mund t’ju drejtoje tek klinikat speciale qe merren me semundjet seksuale per teste te urines ose svab. Sa te diagnostikohet, fillon mjekimi me antibiotike.

HIV Zakonisht perhapet nepermjet seksit te pambrojtur, por mund te transmetohet dhe nga kontakti me gjakun e infektuar – psh, kur perdoren shiringa gjate injektimit te steroideve ose ilaceve. Virusi-HIV godet e dobeson sistemin imunitar, duke i ulur aftesine te luftoje infeksionet e semundjet. Nuk ka kure per HIV-in, por trajtime qe u lejon pacienteve te jetojne nje jete te gjate e produktive. Faza finale e HIV eshte SIDA (Engl., AIDS) ku trupi humb mundesine te luftoje infeksionet qe kercenojne jeten. Shumica e njerezve me SIDA, duken e ndihen te shendetshem, dhe nuk kane simptoma. Kur keni HIV, mund te provoni simptoma te ngjashme me gripin, temperature, probleme me fytin ose te skuqura. Kjo quhet semundja serokonvertive.

111

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Nje test i thjeshte gjaku perdoret per te hetuar per pranine e HVI. Disa klinika kane dhe testime te shpejta, duke marre nje pike gjaku ne gisht, ose qofte me nje specimen peshtyme.

Zgjebja. (Scabies) Shkaktohet nga parazite te vegjel qe germojne ne lekure. Mund te pasohet nga kontakti i afert trupor ose akti seksual, ose nga rrobat e infektuara, mbulesat e krevateve dhe peshqiret. Nese ju kap zgjebja, mund te keni te kruara te cilat perkeqesohen gjate nates. Kruarja eshte ne zonen gjenitale, por dhe ne mes te gishtave, ne parakrahe dhe kycet e kembeve, poshte kraheve, ose ne trup dhe ne gjoks. Mund te keni te skuqura, ose pikeza te vogla. Ne disa njerez, zgjebja ngaterrohet me ekzemen. Eshte shume e veshtire te shihet agjenti i zgjebes. Zakonisht trajtohet me kremera speciale dhe shampo medicinale qe jepen pa recete ne shume farmaci, ose nga mjeku i familjes. Te kruarat vazhdojne dhe per nje periudhe pas trajtimit efektiv.

112

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 11Sociale

7 Marsi Dita e Mesuesit dhe Edukatoreve Arsimore 8 Marsi - Dita Nderkombetare e Grave Ne kujtim te Nenes time – poezi Dita kur vdiq Burreria (?) Revolte Kunder Revoltes se Tepruar

113

Shendeti Femeror

Dr. Besi


7 Marsi Dita e Mesuesit dhe Edukatoreve Arsimore

***

8

Marsi - Dita Nderkombetare e Grave

Dita e pare e Grave ka qene me 28 Shkurt 1909, ne New York nga Partia Socialiste Amerikane.

Ne 1910-1911 pati demonstrata ne Austri, Danimarke, Gjermani e Zvices; me protesta per te drejten e votes, grate te hynin ne zyrat publike dhe kunder diskriminimit seksual, Clara Zetkin e proklamon diten e gruas.

Ne Londer me 8 Mars 1914 levizja sufragge (sic) demonstron ne Trafalgar Square, dhe Sylvia Pankhurts arrestohet ne stacionin e Charing Cross.

Me 8 Mars 1917 grate e Shen Petersburgut marshojne per “Buke e Paqe” Pas revolucionit te Tetorit, Lenini dhe bolsheviket e quajne dite festive dhe deri ne 1977 festohej me shume ne vendet socialiste, vit ne te cilin OKB-ja e vendos si “diten e grave dhe te paqes boterore”

114

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ne Kujtim te Nenes time, poezi ne Anglisht nga Rudolf Marku, dhe nje shprehje nga Gandi

Dita kur vdiq Burreria (?) Ne nje dite te ftohte, 6 Dhjetor 1989, nje djale i ri me arme ne dore futet ne Politeknikumin e Montrealit, Kanada, (École Polytechnique) dhe urdheron djemte te dalin nga klasa duke qelluar vetem femrat. Pasi bertiti “ une i urrej Feministet” kaloi korridor me korridor dhe vrau cdo vajze qe i doli para. Ne fund ky bilanc: 14 studente te vrara dhe 10 te plagosura. 4 djem u plagosen aksidentalisht, dhe vrasesi ben suicid. 25 vjecari Marc Lepine, i lindur Gamil Gharbi, me nje baba Algjerian qe ja dhunonte te emen, ne menyre sistematike, kishte marre nje arme me leje (pushke Mini-14) dhe beri kete masaker. Sot kjo dite eshte National Holiday ku perkujtohen viktimat ne Kanada. Per mendimin tim, Kanadaja liberale e shoqeria ne pergjithesi, po i sillen rrotull e rotull dickaje qe na mundon te gjitheve, po asnje nuk flet. Dikush beri dhe nje film per kete ngjarje, pervec nje masakre “standarte” une nuk e kuptoj se cfare ka ketu per tu hedhur ne film, ne art. Nese do isha dramaturg, novelist, regjisor, do vuaja qe gjeja nje cep nga t’ja filloj. “Dokumentim te masakres?” Ok, por jo narrative per tu permendur, thjeshte nje kasaphane nga nje i cmendur. Problemi nuk jane te cmendurit, jemi ne. Profesoret dhe djemte e klases, te urdheruar nga ky lunatik dolen me bishtin nder shale, duke braktisur femrat ne fatin e tyre, vdekje e sigurte; nje akti abdikimi i pergjegjesise, qe do ishte i pamenduar ne gati cdo kulture, ne cdo kohe, pergjate gjithe historise njerezore.

115

Shendeti Femeror

Dr. Besi


”Burrat” prisnin ne korridore, dhe pasi degjuan te shtenat e para, nuk bene asgje. Kur Gharbi mbaroi del jashte ne korridor prape nuk bene asgje. Nuk po pergjithesoj “burrat Kanadeze” por dicka po e humbim gradualisht. Ate qe nje burri kur i vjen fundi, thote Ja Ku Jam dhe nuk le nje femer te vritet para tij. Ne aspekt llogjik, si nga evolucioni e biologjia ekzistenciale, keto vecori e kane sjelle racen tone ketu, pavaresisht rrethanave. Zakonisht nen kercenim ekstrem, mashkulli vete-sakrifikohet i pari. Disa persona mund te thone: “ne keto situate nuk e di se si do veproja” Keta tipa jane gati 100% te sigurte se do ikin nga frika. Me mire te jetojme ne nje shoqeri qe ka kode morale: “mashkulli perballon rrezikun e pare” e burri te deshtoje [ndodh] se ne nje shoqeri qe thote: “nuk e di cdo bej”

Ne film jepen dy studente Valeri e Jean Francois, pasi vrasesi ulurin fjalet fatale: “Séparezvous!” Jean cohet, dhe afer deres kthen koken e shikon vajzen. Krahasuar me te tjeret qe dolen me vrap, kjo “pike delikate” konsiderohet si Akt Trimerie. Ne paste ardhur trimeria ne kete pike ... Ne mbrojtje te tyre eshte thene se jane 20 vjecare e shume te rinj. Une do thoja se nje ushtar i kembesorise ne moshen 20 vjecare eshte i mjaftueshem, dhe 20 vjecaret kane bere akte heroizmi; pra nuk eshte mosha. Nuk eshte as arma, se jane 50 meshkuj kunder njerit. Psikologet kane dekada qe mundohen to shfajsojne keta “meshkuj” duke kuotuar “rrethana te jashtezakonshme” si argument mbrojtes. Pikerisht te jashtezakonshme, prandaj po themi nen nje kercenim ekzistencial. Mashkulli mbron Femren ne fillim, pastaj veten. 50 meshkuj, jane grup i madh te themi, u hutuan ne moment. Ne fund, kjo s'ka te beje me forcen fizike a mashkull te mesuar me sakrifica e luftime trup me trup, por me nje xhentellmen, (sic) i cili e di vendin e tij ne jete. Gjithashtu dhe menyren si po i rrit sot shoqeria djemte. Po feminizmi qe e permendem? Sigurisht, ato femra qe duan te “jene te barabarta me burrat” 100%, ne cdo situate, jane te mirepritura. Askush nuk i ndalon, znj. Isidor Strauss, vendosi te rrije me te shoqin ne Titanik dhe mori respekt per kete. Asnje nuk e shau me pas, e as nuk e detyruan me zor te hype ne varke. Femra ka te drejten te zgjedhe per jeten e vdekjen e saj, ne po flasim per “detyrimet e nje burri” Britania Edwardian-e dhe ajo Viktoriane para saj, ka pasur mjaft debate per “women and children first”

116

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Bazuar ne karakter, ne klase apo dhe ne rrace; por ne nje pike takoheshin te gjitha, nese nje burre sakrifikon veten, kjo pritej prej tij. Burri nuk iken si nje mi, e te lere nje femer te masakrohet. Regjizori i Titanikut, me stil modern jep nje nga marinaret e anijes duke vrare nje pasenger, kur ky person ne realitet jo vetem ndihmoi te tjeret por hodhi karrike nga anija ne det, qe mbijetuesit te mbaheshin diku dhe vete vdiq sipas adazhit te detit: "Grate dhe Femijet, te Paret” Pse? Nje femer eshte me e dobet fizikisht, ndryshon forca, sa kohe mund te rrije ne det, veshja eshte me veshtire per notim, femijet duan ate qe te kujdeset, etj-etj. Ndoshta disa feministe bertasin shume, keshtu burrat “jane terhequr” duke besuar (pranuar?) se femrat e meshkujt jane njesoj. Ato nuk jane dhe s’kane si te jene. Ne disa pune i bejne me mire meshkujt e disa femrat, dhe ne finale i takon nje mashkulli te marre goditjen e pare. Si do te jete puna, do mundohem ta shoh argumentin nga ana tjeter. NESE DO ISHA FEMER, kurre nuk do doja qe nje mashkull afer meje (familje, shok, pune, rruge) te largohet nga frika, kur une po masakrohem. Pyeteni nje femer, per te degjuar si do ju pergjigjet. Ne ekstrem nuk ka me “moralizime dhe barazi” ne jemi ashtu sic na ka bere natyra. Sot ne Kanada eshte "Dita e Kujteses dhe Aksionit ne Dhunen Kunder Femrave" Personalisht nuk jam per emertime te tilla. Nuk ka asgje te kujtohet aksioni i nje te cmenduri (me respekt per viktimat) ai fare mire mund te vriste femije, te moshuar apo kedo qe e kishte "inatosur" Po kalojme ne shoqeri pergjithesuese dhe vete-viktimizuese. Nese kjo dite do kishte nevoje per nje emer, do e quaja "Dita Kur Meshkujt Deshtuan te Veprojne Si Burra!" b.b 2011 / Dhjetor Revolte Kunder Revoltes se Tepruar

117

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 12 Semundjet Reumatizmale Dhimbja e Kurrizit Trajtimi i dhimbjes se Kurrizit Spondiloartroza Cervikale (e qafes) Spondiliti Cervical (i qafes) Radiopatia Cervikale Mielopatia Cervikale Spondiloartroza, Spondiliti Ankiloz, SpondiloArtropatia. Ankiloza Tendin, Ligament, Fascia Entesopatia Artriti Artiti Inflamator Osteoartiti Artriti Reumatoid Artriti te Femijet Artriti dhe Semundjet Reumatizmale si Problem Shoqeror

118

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Dhimbja e Kurrizit Dhimbja e kurrizit eshte problem i zakonshem qe prek gati te gjithe njerezit, gjate jetes se tyre. Dhimbja mund te filloje pasi rrini per nje kohe te gjate ne kembe, perkuleni ne ekstrem, ose ngrini pesha ne pozicion jo korrekt. Zakonisht, dhimbja e kurrizit nuk shkaktohet nga nje gjendje serioze dhe, ne shumicen e rasteve, permiresohet brenda 12 javesh. Trajtohet me sukses duke marre ilace per dhimbjen e duke qendruar aktive ne jetene perditshme. Shkaktaret: Ne shumicen e rasteve s’ka demtime serioze te organeve a semundje por terheqje dhe demtime te vogla, “pickim” e irritim te nervave. Dhimbja mund te vije nga aktiviteti ditor ne shtepi e ne pune, ose zhvillohet gradualisht. Ne shkaqet e mundshme futen:      

Perkulje ne pozicione ekstreme ose per nje kohe te gjate Ngritje, mbajtje ose shtyrje peshash te renda Rrotullime, perkulje te shpejta Mbi-terheqje te muskulatures Nisja e makines ne pozicion te kerrusur ose per kohe te gjata pa pushime. Mbi-perdorim te muskulatures gjate sporteve ose levizjeve te perseritura

Faktoret predispozues:      

Mbipesha, duke shtuar presionin ne shtyllen kurrizore Duhani mund te shkaktoje demtime ne strukturat e indeve te kurrizit. Njerezit qe pine duhan kane stil-jete me pak aktiv. Shtazania, pesha shtese e femijes sjell stres ekstra ne kurrizin tuaj Perdorimi per kohe te gjate i disa ilaceve dobeson kockat. (si kortikosteroidet) Stresi shkakton tension ne muskulaturen e kurrizit, kjo sjell dhimbje. Depresioni dhimbja ne kurriz mund te sjell depresion, kjo mund te rezultoje ne rritje te peshes, e cila sjell rritje te dhimbjes se kurrizit, qe e perkeqeson depresionin. Rreth vicioz.

Tipet e Dhimbjes se Kurrizit      

119

Dhimbje ne qafe Dhimbje ne shpatull Shpatull "e ngrire” Spondiliti Ankiloz Hernie diskale e shtylles kurrizore Shiatika (probleme te nervit shiatik /sciatica)

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Trajtimi i Dhimbjes se Kurrizit Nese ju dhemb kurrizi eshte mire te jeni aktive e te vazhdoni jeten e perditshme. Ne te shkuaren mjeket rekomandonin qetesim e pushim per dhimbjen e kurrizit, sot ekspertet e pranojne se po te jeni inaktive per kohe te gjate eshte me keq per dhimbjen e kurrizit tuaj. Aktivitet i moderuar si te ecurit dhe puna e perditshme, ndihmojne ne permiresimin e dhimbjes. Mund te merrni qetesues si paracetamol ose ibuprofen, ne ndjeni se keni nevoje per to. Kompresa te ftohta ose te ngrohta mund te ndihmojne. Keto gjinden ne farmaci, ose perdorni zarzavate te ngrira qe mbajme te gjithe ne frigorifere. Po ashtu nje borse me uje te nxehte mund t’ju sjelle lehtesim.

Gjendja mendore ka rol, sigurisht eshte e veshtire te jesh i lumtur kur ke dhimbje, por studimet kane provuar se personat qe jane pozitive permiresohen me shpejt se ato qe kalojne ne depresion. Disa njerez zgjedhin te bejne terapi manuale, si fizioterapi, kiropraktike dhe osteopati, ne moment qe fillon dhimbja; kjo behet privatisht duke paguar per sherbime te tilla. Per dhimbje kurrizi qe zgjat mbi 6 jave (mjeksia e quan - kronike) trajtimi tipik perfshin qetesues, akupunkture, klasa me ushtrime fizike ose terapi manuale. Kur gjithshka deshton e s’ka permiresime, konsiderohet trajtimi kirurgjikal. Kur duhet te shkoni tek mjeku Shumica e personave me dhimbje ne kurriz permiresohen pa nevoje te vizitohen, ne keni problem me shkallen e dhimbjes, adresohuni si fillim tek mjeku i familjes. Kerkoni ndihme te menjehershme mjeksore kur dhimbja e kurrizit shoqerohet me:          

Temperature 38 grade, ose me shume Humbje peshe te pashpjeguar Enjtje ne kurriz Dhimbje kurrizi konstante, qe nuk permiresohet pasi shtriheni Dhimbje ne gjoks, ose ne pjesen me te larte te kurrizit (nga pas – gjoks/qafe) Dhimbje ne kembe dhe poshte gjunjeve Humbje te kontrollit te fshikezes se urines dhe te defekimit Pamundesi per te urinuar Mpirje perreth organeve gjenitale, te ndenjurave dhe regjionit anal. Rritje e dhimbjes gjate nates (perkeqesim)

Keto shenja ne mjeksi quhen “red flad symptoms” dhe mund te jene tregues te problemeve serioze. Si te tilla s’duhen injoruar! Si te parandalojne dhimbjen e kurrizit: Menyra si rrini ne kembe, ulur, ne pune dhe veprimet gjate aktivitetit te perditshem; ndikojne ne shendetin e kurrizit tuaj. Mundohuni te evitoni presion ekstrem ne kurriz qe ai te jete i forte dhe elastik. Ushtrime te ndryshme, me mase, si ecja, noti, yoga ose pilates, permiresojne elasticitetin dhe forcojne muskujt e kurrizit tuaj.

120

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Spondiloartroza Cervikale (e qafes) Ne fillim do kuptuar Struktura e Qafes. Pjesa e pasme e qafes perfshin shtyllen kurrizore, muskujt dhe ligamentet qe e rrethojne, dhe e mbeshtesin ate. Pjese cervikale perbehet nga 7 kocka qe i quajme v ertebra. 2 te parat ndryshojne pak nga te tjerat, se ato bashkohen me fundin e kafkes, duke lejuar koken te kthehet nga nje ane tek tjetra. 5 vertebrat e tjera me poshte, qe emertohen C3 - C7, lidhen, e jane forme gati cilindrike, me projektime kockore.

Shiko figuren per te kuptuar me mire, muskuj e ligamentet nuk jane te perfshira aty.

Anet e vertebrave lidhen me siperfaqje te forta e te lemuara, me njera tjetren. Ndermjet cdo vertebre ka nje “disk”. Disqet perbehen nga nje siperfaqje e jashtme, e forte, fibroze dhe nga nje “xhel” ne pjesen e brendshme. Disqet jane ato qe absorbojne/ amortizojne levizjen dhe lejojne shtyllen kurrizore te jete elastike. Ligamentet lidhen tek vertebra ngjitur, per ti dhene mbeshtetje shtese, dhe forcuar ate me teper. Muskuj te ndryshem lidhen me shtyllen kurrizore, duke i lejuar asaj perkuljen dhe levizje ne kende te ndryshme. Shtylla kurrizore, e cila permban substancen nervore (palcen e kurrizit) percjell mesazhet nga dhe tek truri, mbrohet nga vertebrat. 

Nervat prej shtylles kurrizore, dalin ndermjet vertebrave ne qafe duke cuar/marre mesazhe tek qafa e krahet.

Nje arterie e madhe, e quajtur arteria vertebrale, kalon ne mes te vertebrave duke cuar gjak ne pjesen e pasme (posteriore) te trurit.

121

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Spondiliti Cervical (i qafes) Zakonisht, eshte nje degjenerim apo konsumim qe vjen nga mosha (perdorimi) i kockave (vertebrave) dhe disqeve ne qafe. Ne nje fare forme te gjithe kalojme ne degjenerim te vertebrave kur plakemi. Fillon gjate moshes 30 vjecare. Nje vecori e kesaj eshte se ne cepat e vertebrave shpesh krijohen disa kockeza te vogla, qe quhen osteofite (ostephytes) Me moshen hollohen dhe disqet. Kjo eshte normale, njesoj si rrudhat ne ftyre. Ne shume njerez ky degjenerim nuk sjell simptoma. P.sh ne radiografi, osteofitet dallohen ne shume te moshuar dhe nuk ka simptoma. Por ne disa te tjere, muskujt, ligamentet dhe nervat mund te irritohen (acarohen) ose “shtyhen/shtypen” nga ndryshimet degjenerative. Pra, Spondiliti Cervical shpesh nuk ka probleme por mund te behet shkaku i dhimbjes ne qafe, zakonisht ne moshe te vjeter Simptomat e Spodilitit Cervical kur kemi paraqitje te tyre, mund te jene nga te buta ne ekstreme. Ketu perfshihen: 1. Dhimbje ne qafe: (i) Kjo mund te perhapet tek shpatullat dhe bazen e kafkes. Levizja e qafes e acaron dhimbjen. (ii) Dhimbja nganjehere perhapet poshte te krahu, dora dhe gishtat. Kjo mund te vije nga acarimi i nje nervi qe kalon nga shtylla kurrizore te qafa. (iii) Dhimbja paraqitet me shkuarje-e-ardhje, kohe-pas-kohe. Ka dhimbje kur levizni qafen papritur, ose keni “terhequr” nje muskul, a ligament te qafes. (iv) Dhimbje qe vjen pa shkaqe te dukshme. Disa paciente kane dhimbje kronike. 2. Ngurtesim te qafes, zakonisht pas keni fjetur gjate nates. 3. Dhimbje koke, zakonisht fillon ne bazen e saj, pak mbi qafe e udheton ne pjesen e ballit. 4. Dhimbje te mprehta si gjilpera, ne dore apo krah. Kjo simptome vjen nga acarimi i nervit spinal qe ka lene pjesen kockore te vertebres. Duhet te lajmerosh mjekun nese ne nje pjese te dores/ krahut e ndjen se ke humbur sensacionin. Keto sugjerojne per presion/shtypje te nervit “radikulopatia cervikale” 5. Me rralle shohim ngathtesi ne duar, probleme me ecjen, probleme me kontrollin e fshikezes se urines; ndodh kur presioni nga nje verteber e konsumuar ose disqet, demtojne palcen e shtylles kurrizore. Kjo quhet Mielopatia Cervicale (cervical myelopathy) Perserisim: ka shume rendesi qe te gjitha keto t’ja raportoni mjekut. Mjekimi per Spondiloartrozen Cervikale Ushtrime Fizike. Qafa duhet mbajtur ne pozicion normal. Ne raste dhimbjesh, kjo mund te jete dhimbje e forte, mund te keni nevoje per 1-3 dite qetesi.

122

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Sa me pare te mundeni beni disa ushtrime te lehta. S'duhet lene “te ngurtesohet” Dhe shtohet levizja gradualisht sipas keshilles se fizio-terapistit tuaj. Zakonisht behet keshtu: (1) ne 2-3 h levizni qafen ne drejtime te ndryshme. (2) perseriteni kete disa here ne dite. Vazhdoni aktivitetet e jeten normale, me aq sa keni mundesi. NUK E DEMTONI QAFEN SEPSE PO E LEVIZNI. Mjekimi, zakonisht jepen qetesues. 

Paracetamoli à shpesh mjafton. Te rriturit 2 tableta / 500mg, 4 here ne dite. Kujdes dhe mbani mend se, doza ditore e paracetamolit eshte 8 tableta nga 500 mg / ne dite.

Qetesuesit Anti-inflamatore per disa paciente keto funksionojne me mire. Merren te vetme ose te shoqeruara me paracetamol, ibuprufen ose diklofenak (diclofenac) ose naproksen (naproxen) Pacientet qe kane: ulcera te stomakut, insuficience renale, insuficience kardiake (pamjaftueshmeri/ demtim) nuk mund ti marrin disa tipe barnash anti-inflamatore.

Kodeina à (codeine) eshte mundesi tjeter nese anti-inflamatoret (a) nuk funksionje (b) ju demtojne ju. Codeina shpesh shoqerohet me paracetamolin. Ka si efekt anesor konstipacionin, prandaj rekomandohet te merret me ushqime qe permbajne fibra dhe te pini mjaftueshem lengje.

Antidepresantet Triciklike, ne doza te vogla, si amiptriptilina (amitriptyline) perdoren ne disa raste kur dhimbja eshte persistente. Doza eshte 10-30 mg para gjumit. Ne doza te larta anti-depresivet triciklike perdoren per trajtim te depresionit. Megjithate, ne doza te ulete eshte vene re se ndihmon ne lehtesimin e dis tipeve te dhimbjes, si p.sh. dhimbja ne qafe.

Fizioterapia, nese simptomant nuk permiresohen per nje jave a dicka me gjate, mjeku mund t’ju rekomandoje nje fizioterapist, keshtu keni ndihme shtese per ushtrime specifike te qafes. Fizio mund te perdore teknika te ndryshme, si nxehtesi, kompresa te ftohta, manipulime ne qafe etj. Vlera e ketyre trajtimeve nuk eshte provuar plotesisht. Studimet japin te dhena konfliktuale. Per disa ben mire, tek te tjere nuk japin efekt. Terapia standarte eshte e tille: (a) mjeku, ju jep qetesues (b) ju vete ose fizioterapisti, praktikoni ushtrime fizike per qafen. Trajtime te tjera qe mund t’ju ndihmojne (a) Pozicionim korrekt i trupit dhe i kokes. Nese jeni ulur para kompjuterit apo para TV per nje kohe te gjate, shikoni qendrimin tuaj. Jo me koken perpara e pak te terhequr. Rrini drejt. Mund te perdorni Joga, akupunkture, pilates etj. Mos degjoni cfare thone: kjo ose ajo nuk funksionon, nese ju ul dhimbjen dicka atehere eshte e mjaftueshme per ju.(b) Jastik i mire, ndihmon gjate gjumit. Mos perdorni me teper se nje te tille. Ne varesi te simptomave qe mund te ndryshojne/ shtohen, shkoni tek mjeku serish:

123

Shendeti Femeror

Dr. Besi


(a) Dhimbja perkeqesohet. (b) Nese keni humbje te ndjeshmerise, ndjeni dobesi ose sensacionin e “te shpuarit me gjelpera” ne pjese te dores apo krahut. (c) Fillojne probleme me ecjen apo kalimin e urines. Keto jane tregues qe sugjerojne zhvillim te Miopatise Cervikale si komplikacion i spondilozes cervikale. (d) Nese keni marrje mendsh ose ju bie te fiket kur ktheni koken pas a perkulni qafen. Kjo sugjeron se arteria vertebrale qe furnizon trurin me gjak, po shtypet ose/ dhe shtyhet nga ndryshime degjenerative te shtylles kurrizore.

Fig. prerje e shtylles kurrizore. Majtas pjesa normale/ djathtas - pjesa e demtuar/ ndikuar.

Ne disa paciente, dhimbja kronike shoqerohet me ankth dhe depresion, qe mund te kete nevoje per trajtim te kualifikuar mjeksor. Radikulopatia Cervikale dhe Mielopatia Cervikale. Latinisht- radicul, rrenje z/ rrenje e vogel, demtim i rrenjeve nervore per cdo lloj shkaku. Greqisht – myelos-palce, shpina kurrizore Pathos - semundje Cervicale - qafe / e qafes Spondylos - vertebra - itis - inflamacion.

Te dyja, persa me siper kerkojne trajtim te kualifikuar mjeksor. Jo barna popullore apo “keshilla nga “njerez te mire por teste, ekzaminime, vizita dhe barna te dhena nga mjeku

124

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Radiopatia Cervikale Ndodh, kur rrenja e nervit shtypet se demtohet sapo del jashte shtylles kurrizore (kanalit vertebror) ne pjesen e qafes. Ka shkaktare te shumte, nje e tille eshte dhe radikulopatia. Ndryshimet degjenerative te lidhjeve/kyceve rreth vertebrave dhe formimi i osteociteve krijojne zona te ngushta te cilat mund te shtypin nervin. Shkak tjeter eshte prolapsi i diskut, kur disku shtypet dhe substanca xhelatinoze brenda tij, del jashte si henie e shtyp nervin/nervat. Populli e quan “disk i dale/ rreshkitur” , megjithese disku s’ka levizur ne te vertete. Cfare ndodh eshte se pjese te zones se bute, shtyhen pak me jashte (prolap) tek nje dobesim i pjeses se forte (te jashtme) te diskut. Kjo shtyp nervin qe kalon nepermes vertebrave. Pervec dhimbjes ne qafe, simptomat e radikulopatise perfshijne humbje (mpirje) te ndjeshmerise, “te shpuara si me gjelpere” dhimbje e dobesi ne pjese te krahut a dores qe furnizohet nga ky nerv. (inervohet) Keto mund te jene ne realitet simptomat baze, se sa dhimbja ne qafe. Mund te kete nje dhimbje therese pergjate krahut. Zakonisht jane me te renda ne nje dore por mund ti ndikoje te dyja. Dhimbja mund te jete aq e larte sa krijon pagjumesi. Cervikalet e fundit jane ato qe preken zakonisht dhe sjellin simptomat ne krah. Megjithate, nese perfshihet vertebrat e siperme dhimbja dhe mpirja gjinden tek pjeset e pasme dhe anesore te kokes. Mjeku juaj dyshon per radikulopati nese keni simptomat tipike. Ekzaminimi mjeksor mund te zbuloje ndryshimet ne ndjeshmeri, force dhe reflekse te zonave qe mbeshtetet nga nervi i prekur. Mund te behet teste te tjere, si MRI (skan i rezonances magentike) qe tregon nese ka shtypje ne rrenjet e nervave. Mjekimi varet nga shkalla e shtypjes dhe demtimit te nervit. Ka raste qe simptomat stabilizohen me kohen. Fizioterapia dhe nje “kollare ortopedike per qafen” mund te ndihmoje per nje periudhe. Ka situata kur rekomandohet kirurgjia, qe tenton te liroje presion nen te cilin ka hyre nervi i demtuar. Kjo varet nga shkaku, nese eshte disku apo vertebra pergjegjese per kete shqetesim.

Mielopatia Cervikale Eshte dhimbje nga palca e kurrizit, ne zonen e qafes. Vjen kur ka shtypje a demtim ne palcen kurrizore. Perseri, Spondiloza Cervikale eshte shkaku kryesor i kesaj gjendje. Ndryshimet degjenerative tek vertebra ngushtojne kanalin neper te cilin kalon palca e kurrizit. Prolapsi i diskut cervikal mund te shkaktoje mielopati, nese prolapsi ndodh ne pjesen qendrore te kanalit vertebral.Vjen menjehere ose per kohe te gjate. Ka disa shkaqe te tjera, me te rralla, qe shkaktojne mioelopatine cervikale. Nje tumor ose infeksion qe ndikon kete zone te palces se kurrizit.

125

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Meqenese palca perbehet nga grupe fibrash nervore qe sjellin mesazhe tek truri, nga pjese te tjera te trupit, presioni ne keto nerva, sjell simptoma ne vende te ndryshme te trupit. Simptomat e Mielopatise perfshijne: 

Probleme me ecjen. p.sh. kembet ndihen te mpira dhe te ngatheta.

Ndryshime te sensacionit tek duart. p.sh. mund te jete e veshtire te ndjesh dhe njohesh objekte ne menyrat e zakonshme, si dhe keni tendence t'jua bien gjerat nga dora.

Probleme me kontrollin e fshikezes se urines. Si p.sh inkontinence.

Ekzaminimi mjekesor mund te tregoje ndryshime ne ndjeshmeri, force e reflekse te tendineve te kembeve dhe kraheve. Ndoshta ju referojne tek nje specialist per teste te tjera, zakonisht nje skan te rezonances magnetike (MRI) Kjo tregon si eshte ndikuar palca e kurrizit e nese duhet trajtim kirurgjikal per te liruar presionin e vendosur ne te.

Spondiloartroza, Spondiliti Ankiloz, SpondiloArtropatia. Spondiloartroza eshte gjendje kronike ku shpina dhe pjese te tjera te trupit inflamohen. Spondiloartoza ose Spondiliti Artritik, paraqitet me simptoma te ndryshme, zakonisht hasim:   

dhimbje te shpines, qe qetesohet me ushtrime fizike. dhimbje dhe ngurtesim te pjeseve te trupit, si ijet, gjunjte dhe brinjet. lodhje (lodhje ekstreme)

Simptomat jane graduale, fillojne per muaj e vite me rradhe, gjate kesaj kohe shkojne e vijne. Ne disa paciente situata permiresohet me kohen, tek disa perkeqesohet. Ne Shqip i themi spondilo-artroze, sipas definicionit Amerikan; Britaniket perdorin termin Spondiliti-Ankiloz.

Nga Greqishtja, ankylosis ose anchylosis ἀγκύλος, e perkulur, e shtrembruar. Nga Greqishtja spondylo - vertebra, arthro - kyc / kyce.

Verteber normale / "salduar"

- itis - inflamacion. Ne shumes, arthritides / artritet Verteber normale dhe verteber "e salduar"

126

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ankiloza

Tendin, Ligament, Fascia

127

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Spondilopati term i gjere per problemet me vertebrat.

Spondilit kur kemi inflamacion.

Spondilo-artro-patia (spondyloarthropathy) Fig Shtylle kurrizore pa /dhe me spondiliartroze perfshin “lidhjet vertebrore”

Te dyja situatat mund te kene spondilopati e spondiloartropati. Shtylle kurrizore pa / me spondiliartroze

Entesopatia, eshte problem i enteses (entheses) lidhja kockore. Nese ka dhe inflamacion ne menyre me precize e quajme enthesitis. Entesopatite jane shqetsime te ligamenteve periferale ose muskujve, abnormalitete ne zonen lidhese per ligamentet e tendinet te kockat. Ne Spondiliatroze ose Ankilitin Spondiloz, pjese te ndryshme te shpines e kyceve inflamohen. Pervec dhimbjes, ngurtesimit e enjtjes, me kalimin e kohes inflamacioni mund te demtoje zona te tjera te trupit. Ne disa raste mund te sjelle “saldim” (fusion/fusing) te kockave me njera tjetren. Procesi quhet ankiloze. (ankylosis) Kjo eshte gjendje kronike qe akoma s'ja dime shkaktarin, por mendohet se ka nje lidhje me gjenin HLA-B27. Kush preket nga Spondiliti Ankiloz (Spondiloartroza) Zakonisht fillon tek adoleshentet dhe te rriturit ne moshe te hershme. Prek njerezit ne moshen 20-30 vjecare, nje pjese e vogel shihet ne moshat mbi 45 vjece. Spondiloartroza haset 3 here me shume tek meshkujt, se tek femrat. Eshte problem mjaft i perhapur, p.sh. ne Britanine e Madhe ka ~250. 000 individe qe vuajne nga Spondiliti Akiloz. Simptomat Ndryshojne ne paciente te ndryshem, zakonisht zhvillohen gradualisht e per muaj me rradhe. (1) Dhimbje te shpines dhe ngurtesim. Keto jane simptomat kryesore, por mund te shihet: a. Ushtrimet fizike e permiresojne dhimbjen, dhe qetesia nuk e pushon ose e perkeqeson. b. Dhimbja eshte me e larte ne mengjes dhe naten. Ndoshta coheni disa here nga gjumi. c. Keni dhimbje ne zonen rreth te ndenjurave.

128

Shendeti Femeror

Dr. Besi


(2) Artriti Pervec simptomave ne shtylle kurrizore dhe ne shpine, spondiloartroza mund te sjelle inflamacion te kyceve ne pjese te tjera te trupit, si ne ije dhe ne gjunje. Simptomat kryesore te shoqeruara me artritin jane. a. dhimbje kur leviz kycet e prekura nga artriti b. mbi-ndjeshmeri ne zonat e kyceve te prekura nga artriti c. nxehtesi dhe enjtje te ketyre zonave (3) Entesiti (Enthesitis) Entesiti eshte inflamacion i dhimbshem kur kocka lidhet me nje tendin ose ligament.  

Tendin / net - “litar” i forte indor, qe lidh muskujt me kockat. Ligament / e – lidhje e holle indi, qe lidh kockat me kockat.

Zonat ku haset me shume Entesiti jane: a.

ne pjesen e siperme te tibias (kocka qe lidh kemben me gjurin)

b.

pas tendinit-te-Akilit (pas thembres)

c.

nen-thember

d.

ne pjesen ku lidhen brinjet me sternumin (drrasen e kurrizit)

Ne raste kur ndikohen brinjet, ju mund te keni dhimbje te gjoksit, do jete e veshtire te hapet gjoksi kur te merrni fryme thelle. (4) Lodhja, eshte simptom tipik i Spondiloartrozes te pamjekuar. Ju ben te ndiheni te lodhur shpejt, e me mungese energjie. Mjekimi, spondiloartroza s'ka mjekim, eshte e pamundur te riparojme demtimet e shkaktuara. Megjithese ka mjekime per te lehtesuar simptomat e per te parandaluar progresin me aq sa mundemi. Zakonisht trajtimi mjeksor konsiston ne kombinime te: a. Ushtrimeve fizike individuale e ne grupe, per te ulur shimbjen dhe ngurtesimin. b. Fizio-terapi, ku masazhi e manipulimi, perdoren per te sjelle qetesim dhe elasticitet te shtylles kurrizore. c. Ilace per te ulur dhimbjen e inflamacionin, si p.sh. nje tip barnash te quajtura anti-FNT (faktori nekrozes tumorale / Angl - TFN tumoral necrosis factor) FNT eshte substance kimike e prodhuar nga qelizat ne raste inflamacioni. Keto ilace jepen me injeksione. d. Nganjehere perdoret trajtim kirurgjikal per te riparuar kycet e demtuara shume ose korrektuar perkuljet ne shpine, por kjo nuk eshte shume e zakonshme. .

129

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Prognoza, ecuria e kesaj semundje ndryshon ne paciente te ndryshem.

Per disa behet me mire pasi bie inflamacioni, te te tjeret shkon duke u perkeqesuar akoma me shume.

Gati 70-90% e te ndikuarve nga Ankiliti Spondiloz, jane te pavarur ose me pak handikape ne afat te gjate Zonat qe ndikon spondiloartroza - ne %

Megjithese, disa demtohen shume e nuk funksionojne dot normalisht, pasi kockat e shtylles se kurrizit “saldohen” ne pozicion fiks dhe demtojne kycet, sic jane ijet dhe gjunjte. Mjeksia moderne ka arritur te kontrolloje deri diku spondilitin ankiloz dhe mos ta lejoje te ndikoje jeten tuaj ne menyre masive, por kjo gjendje shoqerohet dhe me disa probleme qe kercenojne jeten. Spondiloartroza mund te sjelle osteoporozen (dobesim te kockave) fraktura te shtylles kurrizore dhe probleme kardiovaskulare.

***

Artriti Nga Greqishtja: arthro - kyce + itis - inflamacion. Kemi mbi 200 gjendje muskulo-skeletore. Termi artrit eshte per inflamacionin ne kyce. Reumatizmi eshte term i pergjithshem per dhimbjet ne dhe rreth kyceve. Mjeket nuk e perdorin shume termin reumatizem por i referohen diagnozes specifike ose bazohen tek pjesa e prekur e trupit. Ka nje game te gjere semundjesh qe i njohim si “problemet muskulo-skeletore” ose “semundjet reumatike”

Kyce normale - majtas, dhe kyce me osteoartrit & artrit reumatoid - djathtas

130

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Artiti Inflamator, perdoret per te treguar nje grup semundjesh qe ndikojne sistemin tuaj imun. Kjo prek te gjithe trupin, pasi sistemi mbrojtes i tij fillon te godase indet e veta, ne vend se te sulmoje viruset, mikrobet dhe substancat e huaja.

Sjell dhimbje, demtim dhe “ngurtesim” te kyceve, njihen dhe si semundje autoimune. 3 format te hasura shpesh: (1) Artriti Reumatoid (2) Spondiliti Ankiloz (3) Artriti Psoriatik

Gju i shendetshem - majtas, gju artritik - djathtas

Semundje te tilla i quajme Semundje Sistemike, pasi ndikojne: (1) te gjithe trupin (2) mund te ndodhin ne cdo moshe.

Nuk kemi kura por permiresim ne trajtim krahasuar me 30 vite me pare. Trajtimi eshte me i hershem, me agresiv dhe kemi me shume barna ne dispozicion, pra: (1) me pak demtime ne kyce (2) ulur numri i nderhyrjeve operatore (3) me pak komplikacione.

Arthriti eshte gjendje mjaft e perhapur qe sjell: (a) dhimbje dhe (b) inflacion te kyceve

Dy format kryesore jane: (1) Osteoartiti zakonisht prek moshat 50 vjec e me lart por mund te filloje ne cdo moshe nga aksidentet apo gjendje qe ka demtuar kycet. Ne fillim preket substanca kartilagje (kerci) e kycit, kjo veshtireson levizjen duke sjelle “ngurtesim” e dhimbje. Kerci hollohet e indet brenda kyecit behen me aktive. Pastaj kemi enjtje te kycit, krijim te “cepave” e korne qe quhen osteofite (osteophyte) Ne osteoartrit, kercet (indet lidhese) ne mes te koskave gradualisht demtohen dhe kockat ferkojne njera tjetren. Pjeset qe preket me shpesh jane: duart, shtylla kurrizore gjunjte dhe ijet.

131

Shendeti Femeror

Dr. Besi


(2) Artriti Reumatoid zakonisht fillon ne moshat 40-50 vjecare. Prek femrat 3x me shume se meshkujt. Artriti Reumatoid dhe Osteoartriti, jane dy gjendje te ndryshme. Kjo ndodh kur sistemi imun i trupit fillon te sulmoje kycet e demtuara, qe sjellin dhimbje dhe enjtje. Pjesa e jashtme mbeshtjellse (membrana sinoviale) eshte vendi i pare qe demtohet. Kemi perhapje tek kycet, me teper enjtje e ndryshm te formes se kyceve. Shkon deri ne prishje te membranes e te kockes.

Progresi i osteo-artritit 1. Kocka 2. Kerci. 3. Hollimi i kercit 4. Pjeset mbetesete kercit 5. Shkaterrimi i kercit

Te semuret me artrit reumatoid kane probleme me indet dhe organet ne te gjithe trupin. Tipe te Artriti dhe gjendje te lidhura me te: (1) Spondiliti Ankiloz gjendje afatgjate inflamatore, prek kockat, muskujt dhe ligamentet e shtylles kurrizore, qe sjell “ngurtesim” te saj. Enjtje tendinesh, te syve dhe kyceve e medha. (2) Spondiloza Cervikale ose osteoartriti degjenerativ, prek kycet dhe kockat e qafes, mund te sjelle dhimbje dhe “ngurtesim” (3) Fibromialgjia prek e sjell dhimbje tek muskujt, ligamentet dhe tendinet. (4) Lupus / i gjendje autoimune, prek organe e inde te ndryshme te trupin tuaj. (5) Guta (gout) tip artriti, i shkaktuar nga perqendrime te larta te acidit urik. Zakonisht, depozitohet ne kyce (shpesh ndikon gishtin e madh te kembes) dhe shkakton enjtje e dhimbje te larta. (6) Artriti Psoriatik inflamacion kycesh qe prek pacientet me psoriaze. (semundje e lekures) (7) Artriti Enteropatik forme kronike, e artritit inflamator e shoqeruar me “semundjen inflamatore te zorreve” Dy tipet me te hasura jane koliti ulceroz

132

Shendeti Femeror

Dr. Besi


dhe semundja Kronit (Crohn’s disease) Kush ka keto dy probleme, 1 ne 5 paciente, ka dhe artritin enteropatik. Zonat me te prekura jane gjymtyret e pjeset periferike dhe shtylla kurrizore. (8) Artriti Reaktiv sjell inflamacion te kyceve, syve e te uretres. (tubi ku kalon urina) Zakonisht fillon pas nje infeksioni ne zorre, traktin gjenital ose (me rralle) pas nje infeksioni te fytit. (9) Artriti Sekondar vjen pas nje demtimi (aksident) te kycit. Ka raste qe vjen vite me pas. (10) Polimialgjia Reumatike nje gjendje qe prek moshat mbi 50 vjecare. Sistemi imun sjell dhimbje ne muskuj dhe inflamacion te kyceve. SIMPTOMAT jane

    

ne varesi te tipit te artritit, eshte e nevojshme te keni diagnoze te sakte:

Dhimbje kycesh, sensitivitet e ngurtesim te kycit. Inflamacion ne / dhe rreth kyceve Levizje te kufizuar ne kyce Lekure te skuqur e te ngrohte rreth kyceve Dobesim dhe humbje te tonicitetit muskulor.

ARTRITI Te FEMIJET

Mendohet se Artriti eshte semundje te moshes se 3-te por prek dhe femijet. Shumica e tyre njihen si Artriti Juvenil Idiopatik. Anglisht JIA, Juvenile Idiopathic Arthritis, quhet nese:  

Ka dhimbje dhe inflamacion kycesh Per te pakten 6 jave /+

Shkaktarin e AJI-se nuk e njohim, simptomat zakonisht permiresohen kur femija rritet, d.m.th. mund te kene jete normale (idiopatik, nuk dihet shkaku. JIA - Oligo-articular Atriti Oligo-Artikular AJI, eshte me i zakonshmi. Prek me pak se 5 kyce ne trup; gjunjte, kembet dhe kycin e dores. Sherohet me kohen dhe efektet afat-gjata jane te rralla. Por ka rrezik se disa femije kane probleme me syte, prandaj u behen kontrolle te rregullta te oftalmologu. JIA – Poliartikulare Mund te ndodhe ne cdo moshe te femijerise dhe prek me teper se 5 kyce. Simptomat jane gati njesoj seiartriti reumatoid tek te rriturit. Ka skuqje dhe temperature, 38 grade + JAI – Sistemike Fillon me temperature, skuqje, letargji, dhe gjendra te enjtura. Me pas, enjten dhe kycet e ka inlfamacion. Prek cdo moshe femijesh.

133

Shendeti Femeror

Dr. Besi


ka trajtime e terapi e ndryshme, qe mund te ndalojne progesin e tij. Per Osteortritin perdoren: NSAID’s (anti-inflamatoret jo-steroide) dhe kortiko-steroidet. Ne raste te renda, perdoret kirurgji: MJEKIMI PER ARTRITIN NUK KA KURIM por

  

Artroplasti (zevendesim i kycit) Arthodesis ( pjeset fundore te dy kockave bashkohen me vida, por humbin levizjen natyrore.) Osteotomi (nje kocke pritet dhe ri-arranxhohet)

Kur trajtojme Artritin reumatoid, qellimi yne eshte te ngadalesojme progresin e kesaj semundje dhe te ulim shkallen e demtimit ne kyce, per kete efekt ne perdorim: Analgjeziket (te ulim dhimbjen) 2. Anti-reumatiket (grup ilacesh qe modifikojne semundjen) 3. Fizio-terapine 4. Ushtrime te rregullta fizike 1.

Artriti dhe Semundjet Reumatizmale si Problem Shoqeror Ne Britani, mbi 4.5 milione persona jane nen dhimbje dhe / ose te demtuar ne shkalle te ndryshme, vetem nga Osteoartriti i Gjurit, nje nga format me te perhapura te kesaj semundje. Parashikimet jane qe ne 2035 do preken 8.300.000 individe. 4.000.000 te tjere kane probleme me osteoartritin ne ije, kycet e kembes e te dores, qe u ndikon ne jeten e perditshme. Ne total, prej formave te ndryshme te artritit, ne Britani vuajne gati 10.000.000 njerez. Shefi Ekzekutiv i “Kerkimeve Shkencore per Artritin ne Britani” Dr. Liam O’ Toole thote: “Po kalojme ne nje Epidemi te Artritit ne Britani, qe do shtype nen peshen e saj, sherbimet sociale dhe te shendetsise, do ndikoje sherbimet e urgjences, ekonomine e vendit dhe individin. Duhet kombinim i politikave qeveritare dhe lokale per te punuar me shkaqet e artritit dhe kujdesur per shendetin e kyceve, muskujve dhe kockave.” Profesor Alan Silman, drejtori mjeksor i promovimit te shendetit thote: "Njerezit kane arritur te kuptojne mesazhin qe ka dieta e ushtrimet fizike per semundjet e zemres dhe diabetit, na duhet nje fokusim i njejte dhe per uljen e atritit qe ndikon miliona nga ne” Kete problem e hasim dhe ne SHBA, ku artriti eshte shkaku me i zakonshem i inkapacitetit. Jane mbi 20.000.000 persona qe u ndikon ne jeten e perditshme. Ekonomia humb, nga ditet qe njerezit jane “me raport mjeksor” ndersa semundje e ben te veshtire qe shume gna to te jene aktive, e si rezultat mbyllen ne shtepi. Shqiperia ka nevoje per strategji te sakte ne anen e sensibilizimit e edukimit te popullates, me kontrolle e mjekime aktive, te semundjeve reumatoide, sa me pare te jete e mundur.

134

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 12 te ndryshme Menopauza Shenjat e Menopauzes Osteoporoza Keshilla per Osteoporozen Hernia – herniet Anemia – Anemite Gjaku Syte e Skuqur Era e Trupit

135

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Menopauza Ne kete periudhe te jetes se saj, nje femer nuk ka me periudhat e muajit dhe ovaret e saj ndalojne se prodhuari veze cdo 4 jave. Mosha mesatare sipas OBSH-se, dhe ne Britani per nje grua te arrije menopauzen eshte 51 vjece. Por disa prej tyre mund ta arrijne ne fund te moshes 30 vjecare apo fillim te 40’ve. Keto rase ne mjeksi njihen si menopauza pre-mature. Kjo eshte periudhe graduale qe duhet te kete mungese periodash prej nje viti te plote. Si fillim, periodat rrallohen, dhe intervalet mes tyre do shtohen, pastaj ato ndalojne plotesisht. Shkaku i menopauzes? Kemi ndryshim dhe nje balance te re te sistemit hormonal te trupit. Kur ulen nivelet e estrogjenit, kjo u “thote” ovareve (vezoreve te femra) te ndalojne se prodhuari nje veze per muaj. (periudha e ovulimit) Estrogjeni eshte homoni seksual rregulator i periodave tek femrat. Ne kete rast kemi disa simptoma fizike por dhe emocionale.

A eshte menopauza problem mjeksor dhe a duhen vizita te mjekua juaj? Ky eshte problem natyral i ciklit te jetes se cdo femre. Por nese simptomat jane shqetesuese ju duhet te konsultoheni me mjekun.  

Kur mosha juaj eshte < 50 vjece, diagnoza konfirmuese e menopauzes eshte 24 muaj pa perioda. Kur mosha juaj eshte >50 vjece, diagnoze konfirmohet ne 12 muaj pa perioda.

136

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Mjeksia nuk ka teste ekzakte qe t’ju thote: tani jeni ne menopauze! Ne disa raste behet nje test gjaku i quajtur HSF hormoni stimules-i-folikulit (Engl. follicle-stimulating hormone FSH) por me teper perdoret ne managjimin e menopauzes sesa diagnostikim. A ka trajtime mjeksore per shqetesimet qe sjell menopauza? Shumica e femrave kane vene re se me ndryshime te dietes dhe stilit te jeteses simptomat lehtesohen. Por kur keto jane serioze, ne piken qe interferojne me aktivitetin e tyre normal ditor, atehere mjeku mund te rekomandoje terapi hormonale (Engl. Hormone replacement therapy HRT) sepse duke zevendesuar estrogjenin lehtesohen simptomat. Ka shume forma si mund te merren keto, nga tabletat te gel ose krem. Po ashtu ka lubrifikante vaginale dhe antidrepsante ne raste kur ndihe nevoja per to. Cfare mund te beje vete nje femer? Per te lehtesuar simptomat duhet vazhduar jeta aktive, ushtrime fizike dhe mundesisht mos lejoni veten te shtoni ne pehse. Nje diete e pasur dhe e shendetshme, kombinuar me ushtrime aerobike qofte dhe te ecurit, mban kockat e shendetshme si dhe masen muskulore.

Shenjat e Menopauzes

137

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Osteoporoza

Keshilla per Osteoporozen

138

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Hernia Hernia ndodh, kur nje pjese e brendshme e trupit, shtyn nje dobesi ose dobesim te muskulit ose te indit te murit rrethues. Shpesh here herniet nuk kane simptoma a fare pak te tilla. Pacienti mund te vereje nje enjtje ose “gjender” ne barkun e tij tek regjioni abdominal, ose nen vete. Kjo gjender mund te shtyhet pas, ose te zhduket ne momentin qe ju uleni e jeni ne pozicion qetsie. Kur kolliteni ose merreni me aktivitet fizik atehere shfaqet prape.

Tipet e herniave Dalin ne cdo pjese te trupit por zakonisht ne mes te gjoksit e ijeve. Kemi disa tipe kryesore: 

Herniat Inguinale shfaqen kur indet dhjamore ose pjese te zorreve, shtyjne ne zonen ndermjet pjeses se brendshme te kofshes. Ky eshte tipi me i hasur. Prek me teper meshkujt. Zakonisht, shoqerohet me (a) moshen e (b) sforcimet e perseritura ne stomak.

Herniat Femorale kur indet dhjamore ose pjese e zorres, shtyjne zonen e siperme (te brendshme) te kofshes. Jane me pak te hasura se herniat inguinale. Prekin me shume femrat se meshkujt. Si te parat, jane te shoqeruara me (a) moshen e (b) aktivitet te sforcuar ne regjionin abdominal.

Herniat Umbilikale kur indi dhjamor ose pjese e zorres, shtyn zonen rreth kerthizes. Haset me shume tek bebet, kur kjo nuk eshte mbyllur mire pas lindjes. Por ndikohen dhe te rriturit, ndoshta si rezultat i sforcimit te perseritur ne bark.

139

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Hernia e Hiatusit ne fillim te shpjegojme konceptin. Difragame eshte nje membrane e holle muskulare, qe ndan gjoksin nga regjioni abdominal. Kur nje pjese e stomakut shtyhet neper hiatusin e diafragmes (shih figuren) kemi hernia te hiatusit. Shkaku se pse ndodh nuk dihet, shpesh nuk ka simptoma, por ne disa njerez mund te shkatoje refluksin gastro-ezofageal.

Hernia Hiatusit Ka shume tipe te herniave, permendim disa te tjera prej tyre: 

Herniat Incizionale kur indi shtyhen ndermjet nje plage te pambyllur kirurgjikale.

Herniat Epigastrike kur indi dhjamor shtyhet ne regjionin abdominal, ne mes te kerthizs dhe pjeses se poshtme te Sternum-it. (drrases se gjoksit)

Herniat Spiegeliane keto ndodhin kur pjese e zorres shtyn barkun qe pjesen e muskulit abdominal, poshte kerthizes.

Herniat Diafragmatike kur nje organ ne bark, shtyn drejt gjoksit, ndermjet nje hapje ne diafragme. Kjo ndikon bebet, kur diafragma nuk formohet mire gjate shtatzanise. Prek dhe te rriturit.

Herniat Muskulare ketu ndodhin kur muskuli shtyn drejt barkut. Mund te ndodhin ne muskujt e kofshes dhe te pulpes nga demtimet sportive.

Kur Kerkohet Ndihma Mjeksore? Shkoni tek mjeku i familjes kur mendoni se keni hernia. Mjeket vendosin nese ka nevoje per referim tek kiruget. Duhet te shkoni ne Departamentin e Urgjences, ne keni hernia e vereni keto simptoma:

140

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Dhimbje te forte, e te menjehershme

Te vjella

Kapsllek dhe gazra

Hernia forcohet ose behet me sensitive, ose nuk shtyhet pas.

Pse jane te rendesishme ? Se mund te ndalohet furnizimi me gjak i nje pjese organi ose indi, qe bllokohet nga hernia. Keshtu kemi obstruktime (bllokime) dhe komplikacione te tjera. Nje hernia e tille eshte problem urgjen dhe duhet trajtuar sa me pare te jete e mundur. Trajtimi i Herniave Pasi konfirmohet diagnoza, mjeku juaj do vendose nese riparimi kirurgjikal i hernias eshte i domosdoshem. Per kete mjeku merr nen konsiderate disa faktore: 

Tipin, disa hernia kane me shume shance te behen obstruktive ose te “mblidhen” duke prere qakullimin e gjakut per pjesen perreth saj.

Perberja, nese hernia ka pjese zorre, muskuli ose inde te tjera; ku rreziku mund te jete i pranishem

Simptomat dhe efekti i tyre, kirurgjia rekomandohet nese shenjat perkeqesohen, ose hernia po ju ndikon aftesite tuaja ne jeten e perditshme.

Shendeti i pergjithshem, kirurgjia mund te jete me rrezik, nese keni shendet te dobet.

Megjithese shumica e hernia nuk permiresohen pa nderhyrje kirurgjikale, ato s'behen me keq. Ne disa raste, rreziku i kirurgjise ndoshta eshte me i madh se perfitimet. Trajtimi Kirurgjikal i Herniave · ·

(1) Kirurgjia e hapur, behet nje e care dhe kirurgu e shtyn hernian ne bark. (2) Laparoskopia, ose “keyhole surgery” me pak invasive por me e veshtire. Behen disa carje te vogla, qe lejoje kirurgun te perdore disa instrumenta speciale te riparoje hernian. Shumica e njerezve shkojne ne shtepi te njejten a nje dite me vone pasi eshte bere operacioni dhe sherohen brenda ca javesh. Kur mjeku rekomandon nderhyrje kirurgjikale, perpara operacionit diskuto me te perfitimet dhe rreziqet. ***

141

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Anemia - Anemite Gjaku ka rendesi vitale per trupin tone, prandaj ka dy nen-specialitete; Hematologu e Hemopatologu. Nga Greqishtja, αἷμα, haima gjak dhe λoγία/ λόγος/ fjale. Hematologjia: Shkenca qe studion Gjakun." Gjaku Duhet disa nete pune ne Departamentet e Urgjences per te kuptuar se trupi eshte “qese me gjak” Nje i rritur qe peshon 70 Kg, ka te pakten 5Litra gjak. Kjo perben 7% ne vellim. Ne rrethana normale “puna e gjakut” eshte te rrije ku i takon; zemer, ene gjaku dhe sinusoidet e palces kockave, melcise e shpretkes. Ne 5Litra gjak, 2.25L (ose 45%) perbehet nga qelizat, pjesa e mbetur eshte plazma e gjakut. Mendojeni si leng ku notojne qelizat. Plazma eshte 97% uje (ne peshe) dhe 7% trupa solide (proteina, shumica albumine) Ne 2.25 Litra qeliza, vetem 0.037 (1.6%) jane Leukocite (rruaza te bardha) Nese do purifikonin krejt Leukocitet e nje individi, nuk zejne vend me teper se nje dopjo raki – 50ml (ekzakt eshte 4045 ml) Po ta benim kete me plateletet - trombocitet, qe ndalojne gjak-rrjedhjen; i mbledhim ne nje luge çaji.

Anemia eshte gjendje ku gjaku juaj ka pa-mjaftueshmeri Eritrocitesh / rruazat e kuqe, ose hemoglobine. Hb, eshte ajo pjese e gjakut qe lidhet me Oksigjenin [O2] Sa me pak qeliza te kuqe, ose te demtuara, me pak hemoglobine kemi. Kur shihni nje anemik qe lodhet shpejt, kjo ndodh se ne organet e tij/saj mungon oksigjeni. • Kemi format hereditare te Anemise (e trasheguar) • Tek femrat cilki menstrual mund te sjell anemi me mungese hekuri [Fe] nga humbja e gjakut, ose rritje te kerkeses per te, gjate shtatzanise. • Mosha e 3-te ka rrezik te larte per anemi, kane semundje shtese e diete jo te rregullt.

142

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ka disa tipe te Anemive, te gjitha ndryshojne ne origjine e trajtim mjeksor. Me e perhapura ngelet mungesa e Hekurit, qe kontrollohet me suplemente hekuri e ndryshime ne diete. Anemia no.2 qe pershkruam me lart, gjate shtatzanise, konsiderohet normale [e perkohshme] ndersa te tjerat jane te rrezikshme per jeten.

Anemite kane disa lloje klasifikimesh. Ndajme ketu parimet thelbesore, per ta kemi: • Skemat Citometrike varen ne madhesi te qelizave e parametrave hemoglobike. • Skema Eritrokinetike kalkulojne shkaterrimin e tyre/ sasine. Meshkujt: 4.7 to 6.1 milione qeliza per mikroliter (qeliza/mcL) Femrat: 4.2 deri 5.4 milione qeliza per mikroliter (qel./mcL) • Skema Biomolekulare konsiderojne etiologjine (shkaqet) e anemise, ne nivele molekulare.

Ja nje shembull. Marrim drepanocitozen, e njohur si sickle cell anemia. Drepano / Sickle / do te thote Draper, ate forme merr qeliza, behet abnormale, rigjide e si draper. Ato vdesin heret, ka raste qe ne ene shume te vogla gjaku ngelen, nga cepat/majat qe kane, duke shkaktuar dhimbje.

Drepanocitoza do pershkruhej ne kete forme:   

Klasifikim Citometrik: normokromatike / normoqelizore Klasifikim Eritokinetik: hemolitike Klasifikim Biokimik & Molekular: nje mutacion i ADN-se qe “zevendeson” amino-acidet ne zingjirin beta te Hb.

Kemi mbi 400 tipe Anemishe qe i ndajme ne 3 grupe te medha   

Anemia shkaktuar nga humbjet e gjakut Anemia shkaktuar nga ulja ne numer ose prodhim difektoz i eritrociteve Anemia shkaktuar nga prishja e eritrociteve. Ti sqarojme me rradhe. (1) Anemia shkaktuar nga humbjet e gjakut Eritrocitet mund te humbin nga hemorragjite, qe ndoshta dhe jane te ngadalta e per nje periudhe te gjate kohe, e mund te mos zbulohen direkt. Ky tip hemorragjie mund te vije nga: (a) Trakti Gastrointestinal, si p.sh. ulcerat, hemorroidet, gastriti [inflamacion i stomakut] dhe kanceri.

143

Shendeti Femeror

Dr. Besi


(b) Perdorimi i anti-inflamatoreve jo steroidale (aspirina, indometacina, ibuprofeni etj) qe mund te shkaktojne ulcera e gastriti. (c) Menstruacionet dhe shtazania, sidomos kur gjakrrjedhja eshte e shumte, a ne rastet kur ka numra te larte shtatzanise. (2) Anemia shkaktuar nga ulja ne numer ose prodhim difektoz i eritrociteve Ne kete tip trupi (a) prodhon pak qeliza ose prodhon normalish por (b) qelizat nuk funksiojne per punen qe duhet bere. Ne te dy rastet ka anemi. Ketu ka abnormalitet, mungese mineralesh, vitaminash; qe qelizat e kuqe te punojne normalisht. Zakonisht shoqerohet me mungese Hekuri, mungese Vitaminash, probleme te palca e kockes dhe te tjera semundje. (3) Anemia shkaktuar nga prishja e eritrociteve.

Syte e Skuqur Ne disa raste mund te duket alarmante, sidomos nese merreni aspirin ose warfarin (keto ulin aftesine e gjakut per tu mpiksur) por zakonisht jane shenje e konjuktivitit ose te problemeve te tjera minore te syrit.

144

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Syte e skuqur shkaktohen nga cdo lloj stresi ne siperfaqen e syrit, si p.sh.:          

Alergjite Tymi Klori ne pishina (Cl) Lenset e kontaktit Era e forte Pagjumesia Konuktiviti, uveiti anterior Glaukoma akute, kjo eshte urgjence mjekesore dhe mjeku ju referon te oftalmologu. Ulcer e kornese Kur nje trup i huaj futet afer siperfaqes se syrit

Trajtimi i Syve te Skuqur      

Aplikohen pako te vogla me akull duke mbajtur syte mbyllur, qe te tkurren enent e gjakut. Kur syte jane te lodhur perdor kompresa te ngrohta per 15 minuta. Nese keni kafshe shtepiake, lani duart pasi luani me to. Peshtyma dhe qimet e kafsheve jane irritante te zakonshem te syve tane. Nese syte e tu ndihen te thate, perdor “lote artificiale” Nese ju mbani lente kontakti (contact lenses) per 2-3 dite mund te keni nevoje te perdorni syze, duke i dhene siperfaqes te syve pak pushim. Evitoni vendet ku mund t’ju acarohen syte, nga tymrat dhe pluhuri. Era e Trupit

145

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 13

Fenomene te rralla Dekapitimi Ortopedik Fakte qe Mjeksia Nuk Mund Ti Shpjegoje [1.] Situs Inversus – Zemra ne Krahun e Djathte Fakte qe Mjeksia Nuk Mund Ti Shpjegoje [2.] LAM Fakte Mjeksore Maria Rafael, Shembull i Dinjitetit Goja & Dhembet - Higjena Orale Lythat tek Femijet Tuaj Hemorroidet Fakte per semundjet qe prekin femrat

146

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Fenomene te rralla

Dekapitimi Ortopedik

147

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Fakte qe Mjeksia Nuk Mund Ti Shpjegoje [1.]

Situs Inversus – Zemra ne Krahun e Djathte

148

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Fakte qe Mjeksia Nuk Mund Ti Shpjegoje [2.]

LAM

149

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Fakte Mjeksore

Ne homazh te Hungarezes Maria Rafael - shembull i vuajtjes & dinjitetit

150

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Goja & Dhembet - Higjena Orale

Lythat tek Femijet Tuaj

151

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Si te pastrojme Kolonin ne kushte Shtepie?(Pyet nje lexues ne Norvegji)

Ajo ish ne "kushtet e Shtepise" Tani ne Spital. Enemat pse dhe kur behen, Pasojat & Rreziqet

152

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Hemorroidet | Hemorrhoids (US) haemorrhoids (UK) pop. - piles

***

Semundje qe jane me te zakonshme tek Femrat Problemet e shendetit na ndikojne te gjitheve por disa semundje hasen me shume te femrat.           

Guret ne temth hasen 3-4 x me shume te femrat se te meshkujt. Nga migrena vuajne me shume femrat, ne raport 3 : 1 me meshkujt Sindromi i zorres se irrituar & infeksionet e traktit urinar, hasen me shpesh te femrat Cistitet (infeksionet e fshikezes se urines) dhe semundjet e veshkave (pielonefritet) jane probleme madhore per shendetin e femres. Semundjet e veshkave jane kryesore ne rritjen e tensionit te gjakut, pas moshes 50 vjecare, hipertensioni eshte i zakonshem te femrat se tek meshkujt. Semundjet autoimune, si skleroza multiple, sindormi Sjogren dhe lupusi, hasen me shume te femrat. Ne raport ¾ krahasuar me meshkujt. 2/3 e pacienteve me artrit reumatoid jane femra. Anoreksia nervoze eshte problem eksluzivisht femeror. Si kurre me pare, jane shtuar numrat e femrave qe vuajne nga problemet se sjell duhani (kanceret ne mushkeri) e alkoholi (semundjet seksuale dhe cirroza e melcise) Jane rritur numrat e pacienteve femra qe vuajne nga stresi, alkoholizmi, depresioni, varesite nga drogat dhe substancat e ndryshme abuzive. Femrat vuajne ne moshe te 2-te dhe te 3-te nga shume semundje reumatizmale dhe osteoporoza, do pasur kujdes qe ne moshe te hershme per dieten, menyren e jeteses dhe kontakte konstante me mjekun.

153

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 14 Mos blini Ilace ne Internet Cfare eshte DNP-ja? 2.4 Dinitrofenoli Pucrrat – Akne Vulgaris Riniti Alergjik Sinoziti - Shkaqet, Simptomat & Trajtimi Sinozitit Semundja e Ryanaud

154

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Mos blini Ilace ne Internet

DNP -2.4 dinitrofenol, kimikat vdekjeprures, perdorur nga disa per renien ne peshe.

155

Shendeti Femeror

Dr. Besi


PUÇRRAT ose AKNET

(Acne Vulgaris)

Aknet, njohura si Acne Vulgaris, vijne nga mbiprodhimi i vajit natyral te lekurës (sebum), kjo sjell bllokim te folikules se flokut. Prekin adoleshentet por hasen ne cdo moshe. Mund te vijne nga marrja e ilaceve te ndryshme, ekspozimi ndaj kimikateve industriale, kremrave vajore kosmetike, temperaturave te larta e mjediseve humide. Pucrrat, prekin fytyren, qafen, shpinen e gjoksin. Shenjat e para jane pikela te zeza, papulat (zoneza te inflamuara) dhe pustulat (pjese me qelb, me qender te bardhe) 

Rastet e zakonshme, kane papula e pustula ne numer te vogel.

Rastet e moderuara, kane me shume te tilla.

Rastet e jashtezakonshme, shoqerohen me dhimbje e deri ne zhvillimet e cisteve. Keto raste mund te sjellin shenje te perjetshme plage a disfigurimi.

Si Formohet Puçrra? Ne nje lekure normale e te shendetshme, sebumi prodhohet nga gjendrat sebacea e del jashte folikulit pergjate flokut. (shih figuren) Nje pucerr formohet kur rrjedhja e sebum-it nga gjendrrat e tij eshte bllokuar nga mbeturinat e lekures dhe sebumi i ngrire (si vaj i ngrire), kjo sjell akumulim te Sebum-it.

156

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Papulat & Pustulat. Keto vijne nga aktiviteti bakterial, bakteriet krijojne substanca irrituese te cilat shperndahen perreth duke sjelle inflamacion te zones. Cistet ne Akne. Kur pucrrat jane ne stadin final, ne dermen e inflamuar mund te formohen ciste. (rasti 3, fig. 4) Keto jane xhepa te mbushur me qelb. Mjekimi i Pucrrave ndahet ne dy grupe: 

Preparate lokale te aplikuara direkt ne lekure.



Preparate sistemike te marra nga goja.

Aknet e lehta zakonisht nuk kane nevoje per medikamente mjeksore. Mbahen nen kontroll me larje te rregullta e me ekspozim (te moderuar) ndaj rrezeve te djellit ose rrezeve ultraviolet. Preparatet (pa recete) qe jepen ne disa farmaci kane efekt te kufizuar, mund te shkaktojne irritim, flasi per "sapun antibakterial" e solucione te ndryshme. Kur nje mjek ose dermatologu mendon se pucrrat jane ne ate stad qe te meritojne vemendje mjeksore, ai/ajo jep nje preparat lokal, i cili permban Benzoyl Perokside ose Acid Salicilik. Nese nuk ka permiresime, aplikohet nje pomade me permbajtje Tretinoine, nje ilac "kusheri" me Vitaminen A, acid azelaik ose mund te jepet tetracikline (antobiotik). Per tu theksuar, sot ne Perendim, disa nga ilacet qe jane akoma ne perdorim ne Shqiperi, si Tetra, incidali, analgina e disa te tjere, perdoren fare rralle ose aspak! Nese prape pucrrat nuk i pergjigjen ketij trajtimi,mjeku mund te jape nje kurs antibiotikesh nga goja ( p.sh. tetracikline ose minocycline). Nese prape nuk ka sukses, atehere jepet nje me i fuqishem, ilac i quajtur Isotretinoin (ngjan me Vitaminen A.) Ketu do bere nje nderhyrje e rendesishme per mjeket e prinderit e adoleshenteve qe vuajne nga kerkesat persistente te te rinjve per "te marre gjithshka e me cdo kusht, vec te sherohen" BENI SHUME KUJDES!! Roacutane ose Isotretionoin, eshte nje "ilac i rende" dhe me potencial shume te larte rrezikshmerie. Ne kemi zbuluar rastesisht se lufton aknet, perdorimi origjinal ka qene si ilac qe perdorej per Kanceret e Pancreasit, nder format me agresive te kancereve, pra si i tille nuk futet tek ilacet qe rekomandohet e jepet lehte. Mund, dhe ka raporte qe shkakton:

(1) demtime afatgjata te lekures. (2) demtime te renda te melcise. Prandaj gjithmone rekomandohet te ndiqet me analiza konstante te funksionit te melcise. (3) shkakton probleme mendore, depresion, psikoza e vete-vrasje.

157

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ky ilac e pasojat e tij jane diskutuar deri ne Kongresin Amerikan. Ju lutem konsultohuni me mjekun specialist dhe mos: (1) u sugjestiononi nga nje "pacient i meparshem" (2) forumet qe diskutojne "keto pune" (3) ky ilac s'do blere online a te merret pa monitorizim mjeksor. Ka menyra me elegante per te demtuar veten, nese dikush eshte i predispozuar ta beje kete! Barnat me baze Estrogjeni mund te kene efekt ne kkne. Nje femer qe vuan nga pucrrat dhe ka nevoje per kontacepsion, mund te marre nje kontraceptiv oral me baze estrogjeni. Gjithashtu mund te jepet nje preparat me estrogjen e cyproterone (ilac qe opreson, pra bllokon" hormonet seksual mashkullore. Pershkruam ketu mjaft barna, si veprojne ato konkretisht? Disa ilace kane efekt keratolitik, "inkurajojne" qelizat e vdekura e te forcuara te lekures qe te bien, njekohesisht kjo pastron "pikat e zeza" (qe bllokojne folikulat e flokeve) te cilat jane fillimi i akneve.

Ketu futen benzoyl peroksidi, acidi salicilik e tretinoin. 

Ilace te tjera luftojne aktivitetin bakterial ne lekure ose ulin prodhimin e vajit, yndyres ose sebumit. Ne kete grup hyjne pomadat ose tabletat e teraciklines etj.

Ndersa Isotretinoinaa redukton prodhimin e sebum-it, ul inflamimin e lekures e ndihmon ne zhbllokimin e folikulave te flokeve.

Thame qe keto jepen nga mjeku, disa prej tyre duhen marre me kujdes, psh ne shtatezani tetraciklina ose isotretinoin nuk rekomandohen sepse demton zhvillimin e femijes ne barkun e nenes.

***

Riniti alergjik (Allergic rhinitis) Është inflamacioni i hundës dhe i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, qe rezulton nga nje reaksion alergjik ndaj një substance p.sh. pluhurit, leshit të kafshëve, polenit të luleve etj. Ngelet me i perhapur tek femijet e te rinjte. E dini se incidenca e Azmes dhe Riniteve eshte me e larte ne Britani se ne Shqiperi? Ka shume arsye per kete, themelorja per mendimin tim ngelet, se femijet Britanike jetojne ne nje "mbeshtjellese me sterile" Duke mos qene te ekspozuar ndaj "irritanteve" cdo ngacmin i vogel, mund te sjelle mbireagim te sistemit imun.

158

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Cfare eshte Alergjia? Alergjia eshte hipersensitivitet (mbi-ndjeshmeri) ndaj substancave te caktuara, qe reflektohet nga nje reagim eksesiv (i tepert) i Sistemit Imunitar (sistemi mbrojtes). Sistemi Imun me mekanizma te ndryshëm tenton të eleminojë substanca të huaja të cilat nuk "i njeh", si mikroorganizmat, bakteriet, viruset etj. Nje nga rruget e veprimit te Sistemit Imun eshte prodhimi i antitrupave. Kur trupi takon nje substance te huaj (alergjen) per here te pare, nje tip i qelizave te bardha (limfocitet), prodhojne antitrupa qe ngjiten te qelizat mast (tip tjeter qelizash te bardha). Nese e njejta substance takohet prape, alergjeni "ngjitet" te antitrupat ne qelizat mast, duke shkaktuar leshimin e disa mediatoreve (substanca kimike) qe ndihmojne per te shkateruar agresoret.

Histamina - mediatori kryesor. Kjo substance sjell skuqje, fryrje ose ngushtim te hundes e rrugeve te siperme te ajrit dhe ulje te presionit te gjakut. Ne rast sulmi nga bakteriet a viruset, mediatoret mbrojne trupin nga infeksionet, ne kete rast ato "hutohen", "turbullohen" e padrejtesisht (trupi nuk eshte nen rrezik) shkaktojne nje reaksion alergjik. Nje nga problemet me te hasura nga mjekesia ne reaksionet alergjike eshte poleni i barit, qe sjell rinitin alergjik, po ashtu pluhurat e ndryshem, qimet e kafsheve, puplat e shpendeve etj. Ketu futet urtikaria, disa forma ekzemash, dermatitesh e alveoliti alergjik (e quajtur "mushkeria e fermerit" ) Pra duke menduar se leshimi, lirimi i ketyre mediatoreve, sjell mbireagimin e sistemit mbrojtes te organizmit tone, atehere duhet gjetur nje forme per ti bllokuar keto mediatorehistaminen, qe permendem me lart. Ekziston nje grup barnash ANTI – HISTAMINIKE. Antihistaminat bllokojnë veprimin e histaminës në receptoret H1. Këto gjinden zakonisht në enët e vogla të gjakut; të lëkurës, hundës e syve. Parandalohet zgjerimi i këtyre enëve duke ulur skuqjen dhe enjtjen. Po ashtu ulin sekrecionet (rrjedhjen) nga gjendrrat e lotit e të hundës. Nga gjaku antihistaminat kalojnë në tru duke parandaluar vjelljen dhe mekanizmin e kollit (të kolliturit).

159

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Efektet Anësore te Anti-Histaminave . Tharje goje, turbullim shikimi e vështirësi në urinim, të cilat largohen pas një farë kohe, gjithashtu personat me probleme zemre a mëlçie mund të ndikohen nga to. Pas nje fare kohe Anti-istaminat e mbajne rinitin alergjik nen kontroll. Pervec tyre kemi dhe nje grup tjeter te quajtur Kortikosteroidet. Nje teknike e re quhet DESENSITIVIZIM. Nese barnat kane fare pak efekt atehere injektohet alergenti ne sasi te ndryshme (ne rritje) per te desensibilizuar sistemin imun. Me INJEKSIONE ne seri, duhet thene se konsumon shume kohe e mund te jape nje reaksion alergjik te rende e nuk eshte gjithmone efektiv. Si perfundim, mund te permendim disa barna te tilla (antihistaminike) si: Acrivastine, Astemizole, Chlorpheniramine, Diphenhydramine, Loratadine, Promethazine, Triprolidine etj.

***

Sinoziti - Shkaqet, Simptomat & Trajtimi Sinozitit Sinuset jane nje sistem kavitetesh te holla brenda kafkes, me te medhenjte jane ~2.5cm, te tjeret jane te vegjel. Sinuset mbeshtillen nga brenda me nje substance te holle mukoze ne ngjyre roze. Zakonisht ato jane bosh, pervec kesaj shtrese te holle te mukozes. Ne brendesi hunda ka disa te ngritura qe quhen turbinate (sic) Normalisht keto struktura filtrojne dhe aklimatizojne ajrin. Hunda ndahet ne mes nga nje mur i holle, qe e quajme septum. Shumica e sinuseve perfundojne ne hunde (si sistem drejnazhi) nepermjet nje kanali te vogel qe quhet meatusi i mesem. Funksioni i sinuseve nuk eshte i qarte. Nje teori thote se ndihmon ne lageshtine e ajrit, tjetra se ato permiresojne zerin tone, disa mendojne se reduktohet pesha e kafkes. Shkaqet e Sinozitit Sinoziti shkaktohet nga nje infeksion i hapesires se ajrit tek sinuset qe kemi ne faqe apo ne balle.      

Kemi Sinus Akut; viruset e bakteria infektojne kavitetin dhe shkaktojne inflamacion. Sinus Kronik, ne raste kur ka me shume se nje seri infeksionesh. Riniti Alergjik, polenet, pluhuri i shtepise dhe qimet e kafsheve shkaktojne mbireagim te sistemit mbrojtes; dhe mbyllje te hundes nga mukoza, teshtitje, irritim e kruarje. Hipetrofine turbinate, te ngriturat e septumit nazal jane te rritura duke bllokuar ajrin. Septumin e devijuar qe ndan hunden e devijon me shume nga njera ane, keshtu mund te bllokohet ajrimi. Polipet nazale, rritje te vogla qe quhen polipe ne disa raste hasen ne kavitetet nazale ne pergjigje te inflamacionit. Astma, infeksionet kronike te sinuseve dhe riniti alergjik mund te sjellin polipe nazale.

160

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Simptomat e Sinozitit 

        

Dhimbje ne faqe ose ne balle. Nervat qe inervojne sinuset po ashtu mbeshtesin veshet dhe dhembet, kjo mund te sjelle qe dhimbja nga sinoziti duket sikur vjen nga faqet, pjese e siperme e dhembeve dhe veshet. Dhimbje balli, kur preken sinuset frontale. Rrjedhje hunde, ne sinozitin bakterial ka ngjyre te verdhe ose jeshile. Rrjedhjet post-nazale, kur mukoza nga sinuset shkon ne fytin tuaj. Hunde te zena, kur hunda bllokohet dhe sinuset zgjerohen. Trashje zeri ngaqe mukoza e sinuseve rreshqet ne kordat vokale. Dhimbje pulsuese gjate perkuljes, nga presioni te sinuset tuaja. Temperature. Dobesi e pergjithshme. Probleme me stomakun nga gelltitja e mukozes.

Trajtim i Sinozitit.     

Antibiotiket vrasin bakteriet qe jetojne ne mukusin sinovial. Shperlarjet e hundes me solucion kripor, lajne bakteriet dhe koret e hundes. Trajtim inhalues me avull, keshtu pastrohen hundet me lehte. Spray me steroide anti-inflamatore, duke thare kavitetet e sinuseve sepse ngadalesohet prodhimi i mukozes. Ne raste te ralla rekomandohet trajtimi kirurgjikal, ku hapen dhe ajrosen sinuset.

Nese ndaloni duhanin, eshte pare se ulet frekuenca dhe shkalla e atakut te sinozitit.

161

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Semundja Ryanaud Semundja Rajnaud eshte nje gjendje qe ndikon furnizimin me gjak te disa pjeseve te trupit, zakonisht gishtat e dores dhe te kembet. I referohemi dhe si gjendja Raynaud, Sindromi Raynaud apo thjeshte Raynaud. Ka marre emrin nga Auguste Gabriel Maurice Raynaud (1834–1881) mjek Francez qe zbuloi dhe pershkruajti i pari fenomenet vazospastike te hasura ne keto raste. Pse ndodh? Enet e juaja te gjakut futen ne nje spazme te perkohshme qe bllokon fluksin e gjakut. Kjo sjell qe zona te ndryshoje ngjyre, ne te bardhe, pastaj behet blu, dhe e kuqe sapo te kthehet gjaku. Ryanaud zakonisht fillon gjate temperaturave te ftohta dhe nga stresi apo ankthi. Mund keni dhimbje, mpirje apo ndjesi sikur “gjilpera te vogla ndikojne pjeset e prekura� Simptomat zgjasin per disa minuta ne disa ore. Nuk eshte gjendje serioze per jeten por e veshtireson ate, sepse levizjet delikate me gishta behen te veshtira. Njerezit e prekur nga Raynaud kane periudha te gjata pa simptoma dhe nganjehere ato zhduken krejtesisht.

Trajtimi Ne shumicen e rasteve ju e kontrolloni vete kete semundje, duke evituar te ftohtin, veshur doreza dhe perdor teknika qetesuese kur jeni nen stres. Ndalimi i duhanit ndihmon ne qetesimin e simptomave, sepse ai ndikon qarkullimin e gjakut. Ne disa raste jepet nje ilac (nifedipine) Kemi dy tipe te Raynaud Primar, ku gjendja vjen vete, e ky eshte tipi me i hasur. Sekondar, kur vjen i shoqeruar me nje problem tjeter mjeksor. Zakonisht haset ne rastet kur sistemi imun sulmon indet e shendetshme si ne artritin reumatoid e lupus (semundjet autoimune) Shkaqet jane te paqarta. Por 1 ne 10 persona me Raynaud kalon ne nje gjendje qe shoqerohet me Raynau-sin sekondar, si p.sh. lupus. Keto raste kane probleme ekstreme te qarkullimt te gjakut, pra rrezik te shtuar per komplikacione, si ulcera dhe vdekje te indeve (gangrene) Por keto ndodhin shume rralle e vetem ne raste serioze. Kush preket nga Ryanaud? Eshte gjendje me e perhapur se sa mendohet nga popullata. Prek gati 20% te te rriturve ne bote, statistikat s'jane te sakta pasi gjendja ndryshon ne varesi te temperatures. Ne Britani mendohet se jane ~10.000.000 te tille (1 ne 6 persona) Raynaud primar fillon ne moshat 20-30 vjecare ndersa ai sekondar ne cdo moshe, ne varesi te gjendjes shoqeruese. Haset me teper te femrat sesa te meshkujt.

162

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 15 Obeziteti Dieta dhe Mite Natyrale, Organike, Eko, Ambientale apo Bio? Obeziteti Yndyra nuk shkakton Semundje te Zemres Mite per Ushqimin, Metabolizmin e Dieten Miti 1. Energjia qe hyn brenda, baraz, me energjine qe del jashte Miti 2. Te hash me pak, do peshosh me pak Miti 3. Te besh me shume, do peshosh me pak Miti 4. Te marresh shume kalori, shton ne peshe Miti 5. Kolesteroli do ju Vrase Miti 6. “Kolesterol i Mire & Kolesterol i Keq�

163

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Natyrale, Organike, Eko, Ambientale apo Bio? Te gjithe keni degjuar: bio, eko, organike, natyrale pa ditur plotesisht ke te zgjidhni e diferencen mes tyre. Nje trend i ri eshte bio-organike. Bejme flasim per ushqime, produkte kozmetike, produkte pastrimi dhe suplementare te ushqimeve; qe jane bere nga “prodhimi ne toke” me perberes organike jo te modifikuar nga ana gjenetike e pa shtuar kimikate. Bio - S’kane produkte toksike: parabenz-et (butylparaben, ethylparaben, methylparaben, propylparaben) Jane agjente kurues. Ruajne shijen e produktit, ngjyren dhe perberjen. Bio jane dhe produktet e naftes, ngjyruesit, ngjitesit etj. Organike - fillon ne ferme, ku prodhimet rriten ne menyre organike, pa insekticide, pa plehra kimike dhe hormone. Magazinimi po ashtu eshte strikt. Organiket jane 100% te patrajtuara me produkte artificiale. Kompanite e medha i japin rendesi formes me departamentet e tyre PR, duke prezantuar emertime te ndryshme dhe njeriu mesatar behet konfuz. Shtojne elementa Natyral (jo domosdoshmerisht organik) nje “gjethe-jeshile” ne etikete e fjala natyrale, shet produktin si...natyrale. Nese lexon perberesit dallohet sa larg eshte nga natyra, aq me teper te jete organike. Kjo shihet ne industrine kozmetike qe ka shume terma te ngaterruar: · · · · · ·

Kozmetike Organike Kozmetike Natyrore Kozmerite Jeshile (green) Kozmetike Ekologjike Kozmetike Ambientaliste Bio-Kozmetike

...e keshtu me rradhe. Dhe kane filluar te shtojne “produkt qe nuk eshte testuar tek kafshet” Pra, ato kujdesen per te gjitha (1) natyren. (2) njeriun (3) kafshet ... po paraja?

164

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Sipas USDA-se (Departamenti i Agrikultures te SHBA-se) ky eshte perkufizimi per ORGANIKE: “Ushqimi ose cdo produkt i agrikultures, qe eshte prodhuar me metodat e aprovuara. Ketu futen praktikat kulturale, biologjike dhe mekanike; qe promovojne riciklimin e burimeve natyrore, ruajne balancen ekologjike dhe mbrojne bio-diversitetin. Plehrat kimike, irridimi me rreze dhe ingjinieria gjenetike nuk lejohen te perdoren nese produkti do emertohet si organik” Per nje produkt kozmetik, te quhet organik, te pakten 95% e perberesve duhet te jene te tille. Mbetja prej 5% mund te jene minerale, p.sh dioksidi i titanit. Lejohen disa aditive (shtuesadditives) nga nje liste a kufizuar (!) vetem nese perberesi organik s'gjindet e s’duhet te jete gjenetikisht i modifikuar. Perkufizimet, do fillojme me Bio-n, kam pare disa here te perdoret ne Shqip (vend e pa vend) 1.

Prodhimet Bio: sipas Aktit te 2002 nga Ministria Agrikultures se SHBA-se, “produkt industrial apo komercial (pervec ushqimit) qe behet nga materialet e agrikultures (perfshire kafshet dhe produktet e detit) ose te pyjeve. (etanoli e letra jane bio por nuk i hame ato)

2.

Prodhimet Organike: nje produkt i cili ka te pakten 95% te perberesve te tij nga “barerat, prodhimet e tokes e mineralet, dhe 10% e perbersve duhet te vijne nga ferma organike; qe do te thote, pa ingjineri gjenetike, kimikate artificiale e pesticide.

3.

Prodhime Ekologjike: nje produkt i cili ploteson kriteret ne perberje dhe ambalazhim, qe te kete sa me pak impakt tek ambjenti. Kjo s’do te thote se produkti i pergjigjet respektit per njeriun dhe ambjentin gjate gjithe jetes se tij te ri-cikluar.

4.

Prodhimet Natyrore: produkt i marre nga natyra. Instrumentat ligjore jane shume konfuze ne fjalen - natyre. Megjithese nje produkt merret nga natyra, nuk do te thote se respekton konsumatorin dhe ambjentin. Shume substanca natyrore i klasifikojme si toksike, ose si alergjike.

5.

Produktet jeshile: barishtet, (green product) produkte me origjine, zakonisht, bimore.

6.

Produkte friendly ndaj ambjentit: ose “produktet ambjentale” quhen ato te cilat kane shkalle te mire biodegradimi (shperberje) dhe eko-toksicitet shume te ulet, ne respekt ndaj njeriut; pasi njerezit jane pjese e ambjentit. Stampa “European Ecolabel” garanton klientin se produkti i blere ka vlera te mjaftueshme per kualitetin ambjental.

Jemi "forcuar te shkruajme per Bio-n" se ne portale, forume, gazeta, e informacion ne shqip; te gjitha jane konfuze, te paqarta e te gabuara, sii nga Shqiperia dhe Kosova. Dhe ekspertet (qe ndihmonin bujqit) vinin shenje barazie ndermjet produktit Bio - me mungesen e pesticideve apo plehrave kimike. Ngaterrohet bio me organike, organike me ambjentale dhe i kane bere lemsh. Tani keto po i sqarojme nga ana mjeksore, perkufizimet dhe klasifikimet. Nuk kemi rreshtuar kimikate e terma perberesish te demshem, ta mbajme lexuesin te fokusuar te esenca e terminologjise. Qartesohuni per diferencat, kjo jo vetem mos te ndikojne blerjet qe beni, ato te planifikuara apo ne impuls, por dhe te dini cfare bleni, pavaresisht pretendimeve (a injorances) te komercit; dhe "eksperteve".

165

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Obeziteti (Jo Sic Ju Kane Thene) Sot mjeksia, nuk ka me problem me te “mbrapshte e te shkeputur” se Obesiteti. Eshte mjaft kompleks ne argumenta e kunder-argumenta. Megjithese ju duket se e dini ja vlen te lexoni pak. Gati te gjithe e dine se obeziteti ose mbipesha, eshte prekursori qe sjell cdo semundje te koherave moderne. Thjeshtezimi nuk eshte dhe aq i lehte, jo vetem per faktin se une nuk besoj tek “trantimi standart i obezitetit por dhe “tradita zyrtare” ka kompleksitetin e saj. Ne fig. japim lidhjen mes te obezitetit e semundjeve te tjera. Cfare pranojne te gjithe? Kur je obez, risku per semundje rritet. Argumenti (-at) fillojne tek pyetja: “cfare na ben ne obeze?”

Obeziteti eshte problem i akumulimit te yndyrnave. Qelizat yndyrore grumbullojne shume yndyrna, ne forme relative me shpejtesine ne te cilen trupi yne i shperbashkon (perdor) ato. Sot “mendimi standart thote, obziteti eshte kur: o ha shume o ben pak ushtrime fizike / jete sedentare. ...ne fakt keto nuk jane dy gjera te njejta! Le ti referohemi nje burimi te respektuar te informacionit mjeksor: Lehninger’s Principles. Ate qe ne e quajme “Bibla e Biokimise” nese jeni te regjistruar aty dhe shtypni kete pyetje: “cfare i ben qelizat dhjamore, me me shume dhjame?” {what makes fat cells fat?} ne ane teknike do bere: “cfare shkakton qe qelizat adipoze t'akumulojne trigliceride” do merrni kete pergjigje: “ Niveli i larte i glukozes ne gjak, sjell leshimin e Insulines, e cila shpejton kapjen e glukozes nga indet dhe favorizon magazinimin e “djegesve” (karburanteve) si glikogjen dhe triaglicerols, duke frenuar mobilizimin e acideve yndyrore ne indet adipoze."

166

Shendeti Femeror

Dr. Besi


E perkthejme per ju: te hash shume glukoze (karbohidrate, CHO) rrit nivelin e insulines ne truping tone. Insulina kalon glukozen ne melci dhe qelizat muskulore si glikogjen (ne sasi te vogla, me nje fare maksimumi jo pa fund) dhe qelizat yndyrore si trigliceride (ne sasi te pafundme, pa limite) Insulina, po ashtu, frenon shperbashkimin dhe perdorimin e yndyrnave. Ne menyre parentetike (nga paranteza) asnje se kundershton kete diagrame:

Pyetja tjeter, nga enjejta bibel, “cfare i ben njerezit te shendoshe” ana teknike ta bejme kete eshte: “what causes human obesity?” dhe merrni kete pergjigje: “Obeziteti eshte rezultat i marrjes se me shume kalorive ne diete sesa jane harxhuar nga trupi per aktivitetet energji-konsumuese” Drejt? Pra te thote: Njerezit shendoshen sepse ato hane me

shume sesa bejne ushtrime levizje fizike. Por si mund te jene te dyja pergjigjet korrekte? 1. Qelizat yndyrore behen “me te yndyrshme” sepse i influencon insulina, por 2. Njerezit shendoshen sepse mbi-hane? Njeri nga keto eshte korrekt, tjetri jo. Ja ta provojme. Eshte nje fushe shume kontraversale, e mjeket qe e kane kundershtuar sot kete teori ne bote, proponentet me eminente, numerohen me gishta. Kjo eshte tragjedia e mjekesise moderne dhe e te gjithe epokes tone. Ne ane empirike, kur njerezit rriten nga lart asnje nuk e kundershton se eshte problem hormonal! Mjeket dhe popullata tashme e di kete, quhet hormoni i rritjes (growth hormone) Ka raste te rralla, kur disa paciente kane tumor ne gjendren pituitare, nga ku sekretohet ky hormon dhe kemi mbi-prodhim te tij. Keshtu c’rregullohet rritja dhe personi rritet nga lart. Zgjatet. Asnje ne mjeksi se kundershton. Pse rritja horizontale, (obeziteti) duhet te jete ndryshe? Tashme argumenti duhet bere: “rritja horizontale” po ashtu rregullohet nga nje hormon - insulina. Ne te dyja rastet, rritje vertikale e ate horizontale - hormonet pergjegjese e bejne personin te haje me teper sesa ka nevoje, apo ka nevoje te djege si energji.

167

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Ne figure personi majtas (gati 2.70 meter) hengri shume te rritej aq, por nuk u rrit aq sepse hengri aq shume. Ai u rrit se pati mbi-prodhim te nje hormoni qe e beri ate te haje me teper se sa pati mundesi te djege si energji. Mjeksia sot thote: personi djathtas ne foto, u shendosh se hengri shume. GABIM. Ai hengri shume {ne menyre relative me energjine e shpenzuar} sepse ne trupin e tij ka nje hormon tjeter, insulinen, qe e ka bere te haje shume.

Eshte tabu ne rrethet mjeksore te thuash se personi qe eshte obez nuk e ka kete “per mungese vullneti apo ushtrimesh fizike” se mjeket nuk e pranojne qe e verteta eshte me e thjeshte {e njekohesisht me komplekse} se kaq. Hormonet jane pertej vullnetit apo balances tuaj me ushtrime fizike, ne fakt nese nje person i tille do beje ushtrime ai do kerkoje te haje me shume; dhe / ose do hyje ne “starvation diets” ose do rrezikoje shendetin me teper. Ndryshimi eshte kauzal (sic) (ndryshimi mes ngjarjes/shkakut 1 e 2) dhe keqkuptimin qe e ndjek; ka sjelle te gjitha keshillat e shendetsise dhe ushqimit, qe jane rrenja e problemeve shendetsore qe na ndikojne te gjithe ne. Megjithe luften e bere, fushatat, barnat, aparaturat ne perdorim keshillat e dhena, obeziteti eshte ne rritje, komplikacionet nga diabeti e rritja e kesaj semundje jane ne stratosfere; dhe mjeksia akoma se ka kuptuar sa gabim qe jemi. Nje shembull krahasues, sot vetem ne SHBA vdesin 4.000 persona nga komplicacionet e diabetit ne dite. Nese kjo do ishte nje industri e vecante thuaje aeronautika, ku ne te kishim 10 aviona me 400 persona te bienin nga qielli cdo dite, FLUTURIMET DO ISHIN PEZULLUAR. Inxhinieret do ktheheshin tek parimet bazike te fluturimit, kraheve te avionit, karburantit e helikave; ne akoma vazhdojne ne rrugen e gabuar. Perserisim: Obeziteti nuk vjen nga:  

Mbi-ngrenia Nen-levizja.

168

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Nuk eshte faji i personit obez per kete. Eshte sindrome qe vjen nga cregullimet hormonale e do trajtuar si e tille. NHS Britanik po diskuton qe personave obeze, po s'rane ne peshe dhe po nuk lane duhanin, mund tu refuzohet trajtimi. Ketu na ka sjelle nje qendrim i tille shume dogmatik, qe ne 30-50 vitet e ardhshme do kritikohet. Kur kjo ndodh ne Britani e USA, duhet te presim qe shkenca tjua ndryshoje mendjen por dhe rekomandimet publike ndaj pacienteve dhe ushqimeve qe hame ne. S'kemi rruge tjeter. Rezultati i sotem eshte katastrofik, megjithese ne disa individe dhe shtete ky mentalitet gradualisht po ndryshon. ***

Yndyra Nuk Shkakton Semundje te Zemres "Journal of Internal Medicine” publikoi nje artikull qe sugjeron se nuk ka evidence qe mbeshtet rekomandimin qe mbizoteron sot ne mjeksi, per te kufizuar konsumimin e yndyrnave te saturuara. Pasyrohet dhe ne mediat serioze: "nuk eshte gjetur lidhje mes yndyrnave te saturuara e semundjeve te zemres” e ne mediat sociale “yndyrnat e saturuara nuk duhen demonizuar” (saturuar- e/ te ngopur/a)

Nje tjeter “systematic review” nga fondet e British Heart Foundation me titull: “Shoqerimi i acideve yndyrore dietetare, te qarkullimit dhe suplementeve” krijoi shume dallge. Shkencetaret nga Oxford, Cambdrige e Harvard, ne mes te tjereve, ekzaminuan lidhjet e konsumimit te yndyrnave te saturuara dhe rezikut per semundje te zemres. Gjate kontrollit te mbi 80 studimeve ku jane perfshire 500.000 individe nuk u gjet evidence bindese "qe te hash yndyrna rrit rrezikun per semundje te zemres." Megjithe pati kritike, NHS Britanik deklaroi: “pjese kerkimore impresive, e detajuar, ekstensive, e cila ka mundesite per te shtyre drejt studimeve te metejshme” Studimi ne origjinal:"Association of Dietary, Circulating, and Supplement Fatty Acids With Coronary Risk: A Systematic Review and Meta-analysis" Rajiv Chowdhury, MD, PhD et al

169

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Mite per Ushqimin, Metabolizmin e Dieten Fillojme seksionin informativ per "Epidemine e Obezitetit" Mitet qe do shpjegojme per fat te keq jane te shumta e me shtrirje kohore. Disa jane dogma standarte. I kemi konceptuar me pak paragrafe dhe te shkurter, qe te kuptohen qarte. Pasi te keni informacionin ne dore mund te vendosni se cfare do beni per veten e te afermit tuaj, qe jane e prekur nga obeziteti.

Miti 1. Energjia qe hyn brenda, baraz, me energjine qe del jashte Nje nga postulatet e dietave eshte: “energjia qe hyn brenda, baraz, me energjine qe del jashte” Dhe, shtojne “nuk mund te ndryshoni ligjet e universit” Shumica e tyre, besoj, se nuk i njohin mire keto ligje. Jane 4, marrim vetem 2, ato qe na duhen ne. Ligji 1 “Ne nje sistem te mbyllur, ne ekuliber termal, energjia nuk krijojet as nuk shkaterrohet. Mund te nderrohen nga nje forme tek tjetra por do konservohet.” Trupi i njerirut, nuk eshte: (a) ne ekuilber termal dhe (b) nuk eshte sistem i mbyllur. Ligji 2 (entropia) qe e quajne “ligji i sensit te mases” dhe thote:”energjia do humbet dhe energjia do perdoret per te sjelle enegjine qe na duhet." Ky ligj provon se Kaloria nuk eshte Kalori, Weight Watchers e pranuan kete ne 2010-en. Enegjia e perdorur ne berjen e karbohidrateve qe eshte e gatshme si energji per trupin dhe ajo per te konvertuar proteinat ne energji te perdorshme, jane te ndryshme.  100 Cal e karbohidrateve qe hame mund te japin 93 kalori per trupin.  100 kalori qe hame nga proteinat, mund t ejapin 70 kalori per trupin.

"Ligjet Universale" erdhen gjate Revolucionit Industrial, si te bejme nje motor perfekt me avull. S’thuhet gje per peshen por energjine. Njerezit kalojne mes energjise e peshes ne disa menyra; sipas ushqimit, konsumit, konvertimit; keto postulate te hershme jane te gabuara. Ligjet e Fizikes, nuk paten qellim te jene parime themelore te dietave, sigurisht kane nje fare rendesie kur aplikohen shume korrekt e me te gjitha parametrat. Nuk ka ligj qe deklaron: “sa energji merr, aq do nxjerresh” Dhe ne paste, kausativja (sic) thote: “me pak energji brenda, atehere, me pak energji jashte”... keshtu vijme tek Miti No2.

170

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Miti 2. Te hash me pak, do peshosh me pak Miti 2. “Te hash me pak, do peshosh me pak” Eshte bere dogma, qe njerezit Obeze, vetem te hane me pak dhe te bejne me shume ushtrime fizike. Sikur te hash 500 kalori me pak - thone ata - trupi do te jape 500 kalori, dhe voila do biesh ne peshe. Kaq duhet! Ky eshte Naiviteti me madhor ne boten e dietave. Trupi i njerirut nuk funksionon ne ate menyre, “le 500, te jep pas, 500” Marrim RMB-ne (ritmi metabolik bazal) te nje personi mesatar, 1500 kalori ne dite. Thuaj do rrije ne krevat gjithe diten. Le ta nxjerrim personin jashte, qe i duhen 500 kalori te “beje xhiro rreth e rrotull”

Kjo ide se po te ulesh 500 kalori (personi po ecen pa i marre ato 500 qe i duhen) forcon trupin e tij te jape 500 kalori nga yndyrnat\dhjami e trupit supozon se: RMB-ja dhe kerkesa per kalori shtese (500kal) nuk ndryshojne. Ne realitet te dyja ndryshojne. 

Personi qe ha me pak, ka me pak energji, e do beje me pak aktivitet se lodhet shpejt.

Trupi, po ashtu, do ule nivelin e riparimit per ate dite, mund te beje riparim qelizash e densitet kockor nje dite tjeter, pra ul shpenzimet.

Mendojeni keshtu: nese humbni punen nuk futeni automatikisht te prishni kursimet, si fillim ulni shpenzimet. Trupi yne ben ekzaktesisht te njejten gje.

171

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Miti 3. Te besh me shume, do peshosh me pak Miti 3.“ Mendohet gabim se te besh me shume, bie ne peshe. Nese kujtoni se do hani 2.000 kalori qe ju nevojiten ne dite dhe beni 500 kalori te vlefshme me ushtrim fizik dhe trupi nuk do beje adxhustime, atehere jeni gabim. Trupi ul shpenzimet e kalorive, kur shkoni ne palester do lodheni e shancet jane qe nuk do beni pune tjeter. Po ashtu, trupi automatikisht do te ule riparimet qe ka planifikuar per dite. Pika kryesore, ushtrimet fizike dhe RMB (Ritmi Metabolik Bazal) kerkojne kalori te ndryshme. Ushtrimet fizike furnizohen nga karbohidratet (“sheqernat”) RMB-ja kerkon yndyrna, proteina vitamina dhe minerale.

Karbohidratet mund te perdoren vetem per energji, jo riparim qelizash e lufte ndaj infeksioneve. Pra nese hani 1.500 kalori karbohidratesh, nuk perdoret per riparim te trupit – duhen djegur ne palester ose do rriteni ne peshe. Te dyja bashke, “e ngrena dhe te berit” si besim jane te gabuara, qe trupi do “djege yndyrnat”. Si fillim trupi perdor sheqernat per karburant. Nje person mesatar nese ka glukoze ne gjak e glikogjen (glukoza, si rezerve ne trup) do i perdore per energji. Trupi djeg yndyrnat vetem kur nuk ka glukoze / glukogjen te gatshem. Njeriu modern, sot ka shume pak shance te lere trupin e tij ne ate gjendje kur mund te djege yndyrnat.

172

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Miti 4. Te marresh shume kalori, shton ne peshe Miti 4 . “pesha vjen nga yndyrnat e ruajtura si rezerva, jo nga kalorite. Renia ne peshe eshte si te humbim yndyren, jo te marrim me pak kalori. Trupi yne ka dy tipe yndyrnash: trigliceridet e acidet yndyrore. (1) tri-g. Jane ato qe shohim ne trup, dhjami. (2) acidet yndyrore, jane ato qe digjen si karburant. Te parat jane tre acide yndyrore te lidhura me dicka te quajtur - glicerol. Yndyra hyn/del nga qelizat yndyrore, si acid yndyror. Tri-gliceridet jane shume te medha per te kaluar barrieren qelizore. Brenda qelizes yndyrore, acidet yndyrore vazhdojne “ciklin” brenda e jashte murit te qelizes. Ato mund te perdoren si karburant gjate ketij procesi, ose ruhen. Nese 3 acide yndyrore lidhen me nje glicerol, nuk dalin dot jashte qelizes derisa trigliceroli te thyhet ne glicerol e acide yndyrore. Rolin kritik e luan gliceroli. Kur themi -ol, kjo mbarese tregon se eshte alkohol, me mire “alkohol i sheqerizuar”

Ketu duhet perqendrim megjithese eshte e thjeshte. Pra skeletin per tri-gliceridet e ben ... gliceroli. Ai qe kushtezon ritmin e sasine per acidet yndyrore brenda qelizes yndyrore te kthehen ne trigliceride = rezerva dhjamore. Nese ne u japim me shume glukoze [“sheqerna”] qelizave dhjamore, me shume glicerol do behet. Gliceroli eshte produkti qe shume e keni degjuar si glicerina. Cdo gje qe ben te transportohet me teper glukoze ne qelizat dhjamore, do konvertohet ne me shume acide yndyrore drejt triglicerideve, me shume yndyrna do ruhen ne trupi. Rruga me e shpejte te ruash dhjamrat jane karbohidratet, ato “thyhen” nga trupi, rritet niveli i glukozes ne gjak, glukoza eshte e gatshme per tu marre. Pra, trupi i njeriut eshte ambjent karbohidrate - glukoze - yndyre ruajtje, ose ambjent pakarbohidrate por me djegje te acideve yndyrore. Ne kete e dime qe ne 1920-en!

173

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Miti 5. Kolesteroli do ju Vrase Ne fakt eshte i domosdoshem per jeten, pa te do vdisnim. Ngelet nje nga substancat me vitale te trupit tone, faktor baze ne strukturen e cdo qelize; per prodhim hormonesh e ri-prodhimin; eshte esencial per tretjen, trupi perdor kolesterolin ne sintezen e acideve biliare, pa te nuk “tresim yndyrnat” ose te absorbojme vitaminat “fat soluble” Kolesteroli ka rol ne vit D. truri ka ~25% te kolesterolit trupor, pa te cilin nuk funksionon mendja e kujtesa, dhe perfundimisht krejtesisht operacioni yne ditor si qenie njerezore. Kaq rendesi ka kolesteroli per ne, saqe trupi e ben vete. Natyra nuk rrezikon t’ja linte shancit, qe ne ta marrim nga diku tjeter. Kaq kritike eshte kjo substance.

1 ne 500 veta ka hiperkolesterolemia-n familiale dhe mund te kene probleme ta pastrojne kolesterolin nga trupi (p.sh. diabetiket e tipit 1.) Per te tjeret qe mundohen ta ulin kolesterolin ne menyre aktive kjo eshte teper shqetesuese. Statinat “shiten” ne nje zone te kufizuar (burrat mbi 50 vjec, qe kane kaluar nje goditje ne zemer) se kane karakteristika anti-inflamatore, por si efekt anesor ulin kolesterolin duke ndaluar trupin ta prodhoje. Kur e kane shume me te lehte, ne vend se te sjellim “ilace mrekullish" (keshtu dolen ne fillim me shume buje-Statinat) kemi dicka prej dekadash, si anti-inflamator dhe pa keto efekte demtuese, qe e quajme... ... Aspirine.

174

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Miti 6. “Kolesterol i Mire & Kolesterol i Keq” Nuk ka kolesterol te mire dhe te keq. C27H46O eshte formula kimike e Kolesterolit. Nuk kemi formule per versionin “ e mire” dhe ate “te keq” Kjo eshte me teper terminologji emotive dhe pa baza shkencore. Yndyrnat dhe kolesteroli nuk jane “water soluble” pra duhet qe te transportohen ne trup te bejne punen e tyre vitale. Si? Kemi substanca qe e bejme kete pune, qe quhen lipoprotetina. Mendojini si varkat qe transportojne pasengjeret ne lume (lumi ne rasting tone eshte gjaku)  

HDL (high density lipoproteins) nuk eshte as kolesterol, si te jete “kolesterol i mire?” LDL (low density lipoproteine) nuk eshte as kolesterol, si te jete “kolesterol i keq?”

Librat e kimise akoma nuk jane dakort me perberjen e ketyre substancave por nje “hamendesi” thote:  

LDL - te jane 8% trigliceride, 45% kolesterol, 22% fosfolipide dhe 25% proteina. HLD - te jane 4% trigliceride, 30% kolesterol, 29% fosfolipide dhe 37% proteina.

Nese do jemi te sakte;  

LDL-te do quajtur “bartese te kolesterolit te fresket” ndersa HDL-te “bartese te kolesterolit te ri-cikluar”

***

175

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 16 si veprohet ne raste urgjente Manovra Heimlich kur te ngelet dicka ne fyt 1.Simptomat e nje Goditje ne Zemer 2.Arresti Kardiak 3.Kompresioni Kardiak Gjuha e Njeriut NUK Gelltitet Pozicioni i SIGURISE. (recovery position) Gjakrrjedhja nga Hundet – Epistaksis Hipoglicemia || Trajtim i Hipoglicemise 1. Pozicioni i Sigurise 2.Kompresioni Kardiak 3.Overdoza me Ilace Te vjellat dhe frymemarrja goje me goje Si veprohet ne raste te Fiketi

176

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Urgjencat me te zakonshme & si te veproni ne situata Urgjente Shikoni flash card (sic) perkatese per situate te ndryshme te urgjences qe mund t’ju ndodhin ne kushte shtepie, ne pune, gjate udhetimeve apo ne shkolla e ne parqe. Ka disa raste ne te cilat duhet nderhyrje e specializuar mjeksore por ne cdo situate ju e keni mundesine per te bere dicka. Nderhyrja duhet te jete e shpejte, precize dhe ne “kufinjte e arsyeshme” Por gjithmone rregulli baze i situatave urgjente eshte: si fillim sigurohuni qe ju dhe viktima nuk jeni nen nje kercenim te mevoshem (p.sh. ne aksident rrugor etj)

Manovra Heimlich – kur te ngelet dicka ne fyt dhe te merret fryma

177

Shendeti Femeror

Dr. Besi


1.Simptomat e nje Goditje ne Zemer 2.Arresti Kardiak 3.Kompresioni Kardiak

Gjuha e Njeriut NUK Gelltitet

Ky besim i gabuar eshte rrenjosur per dekada, dhe me potencialin per te shkaktuar demtime, ne buze, gjuhe, dhembe e krejt gojen. Njerezit mendojne se viktima mund te gelltise gjuhen! Eshte KREJTESISHT E PAMUNDUR TE GELLTITET GJUHA E NJERIUT Ne rastin me standart - ate te nje epilepsie - njerezit kane ankth qe shpejt kalon ne panik, duke ndjere se “u duhet te bejne dicka” fusin portofole, luge, e cdo lloj objekti ne gojen e te semurit. Disa shkojne me tej duke perdorur mjete rrethanore, shami e gishta, per “ta terhequr gjuhen fort” Gjeja me e mire qe mund te beni, eshte te largoni objektet ku i semuri mund te demtohet duke u perplasur, ta sillni ne nje vend te sigurte (flitet per ta larguar nga uji, catia, buze-rruga etj) dhe ne ka mundesi e per ta parandaluar demtimet kraniale (te kafkes) i futet nje jastek nen koke, vihet ne pozicionin e sigurise dhe kerkohet ndihma e personelit te kualifikuar mjeksor.

Konkluzione:

178

1.

Kurre mos fusni objekte ne goje apo te tentoni te “forconi gjuhen jashte”

2.

Gjuha e njeriut Nuk Gelltitet. Eshte virtualisht e pamundur.

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Pozicioni i SIGURISE. (recovery position)

Ky eshte pozicioni me i sigurte per nje te shpetuar nga mbytja ose per nje qe ka humbur ndjenjat. Lejon qe personi te marre fryme me lehtesi, e PARANDALON mbytjen e tij nga te vjellat. Nje viktime nga overdoza duhet vene ne kete pozicion kur, ndihma e pare urgjente nuk eshte e nevojshme (p.sh goje me goje dhe frymemarrje) e kur nuk ka dyshim per shok.    

Vini viktimen permbys (me bark ne dysheme) Hapeni njeren kembe e perkuljani ate. Kthejani koken anash, e cojeni pak lart-qe rruget e ajrit te jene te hapura, veni doren e viktimes nen mjekerr (qe ta mbaje koken ne kete pozicion). Mbulojeni per ngrohtesi. (shikoni figuren)

Jeni present ne nje Krize Epileptike ose ne Overdoze nga disa tipe barnash qe provokojne dridhje e konvulsione. Veproni keshtu:    

Mos tentoni ta mbani personin. Mos tentoni te fusni ASGJE ne gojen e tij. Siguro qe ai nuk ka demtime, duke e larguar nga objektet e rrezikshme, si mobiljet etj. Kur konvulsionet mbarojne - VERENI NE POZICIONIN E SIGURISE (si shpjeguam me siper)

179

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Gjakrrjedhja nga Hundet - Epistaksis

Hipoglicemia || Trajtim i Hipoglicemise

Hipoglicemia eshte nivel i ulur ne shifra abnormale i glukozes ne gjak. Kur glukoza bie, trupi juaj nuk ka energji per aktivitetet e nevojshme. Zakonisht eshte shoqeruar me diabetin dhe ne pergjithesi vjen kur diabetiket marrin me shume se duhet insuline, harrojne nje vakt ushqimi ose bejne ushtrime te renda fizike. (Engl. hypoglycaemia) Njerezit qe nuk kane diabet mund te kalojne ne hipoglicemi por kjo eshte shume e rralle. Mund te vije nga kequshqimi, pirja e alkoholit ne nivele shume te larta, ose disa gjendje mjeksore si “semundja Addison� (insuficenca primare adrenale ose hipoadrenazlimi) Kur glukoza ne gjak bie nen nivelet 3 dhe 4 milimol per liter (mmol/L) pacienti mund te kalojne ne hipoglicemi. Ka mundesi qe te ndodhe dhe gjate gjumit, dhe kjo sjell djersitje te shtuar, crregullime te gjumit, lodhje e konfuzion pasi coheni ne mengjes.

180

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Simptomat e Hipoglicemise         

Djersitje Marrje mendesh Uri Dridhje Konfuzion Humbje sensacionesh Ankth Palpitacione Koma

Trajtimi Imediat i Hipoglicemise

Nese ka mundesi jepen 2-3 luge-caji me sheqer ose 15 gr tableta dekstroze ose leng frutash. Pritet 15 minuta dhe perseritet nese metri i glukozes ne gjak jep lexime te ulura. Pastaj do ishte mire te hahet dicka me sheqerna “qe digjen me ngadale” (starches) si biskota apo sandwice. Mos e humbni vaktin tjeter te ushqimit. Nese hipoglicemia sjell humbje vetedije mjeku mund t’ju jape injeksion te hormonit glukagon per te rritur nivelet e sheqerit ne gjak e rikthyer vetedijen. Ne raste kur si keni keto dhe humbja e vetedijes vazhdon, duhet te therrisni sherbimin e urgjences per nje ambulance. Mesoni te njihni simptomat dhe te kontrolloni nivelet e shqerit ne gjak, parandalimi eshte mjekimi me i mire per hipoglicemine. Kur dikush humb vetedijen, MOS tentoni ti fusni ushqim apo lengje nga goja, sepse mund te mbyten.

E kunderta eshte Hiperglicemia (hyperglycaemia) nivelet e sheqerit ne gjak jane te larta. Kur kalojne ne parametra te larte me dehidrim te trupit dhe prodhim te ketoneve, jane mundesite qe i semuri te futet ne KAD - Keto Acidozen Diabetike. Simptomat e avancuara te ketoacidozes jane urgjence mjeksore qe do trajtuar nga specialistet.

181

Shendeti Femeror

Dr. Besi


1. Pozicioni i Sigurise

182

Shendeti Femeror

2.Kompresioni Kardiak

3.Overdoza me Ilace

Dr. Besi


Te vjellat dhe frymemarrja goje me goje

Si veprohet ne raste te Fike

183

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Kapitulli 17

Kujdes nga sensacionet mediatike per Shendetin Faktet Themelore per Shendetin dhe Jeten e Femrave

184

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Sensacionet Mediatike te Shendetit Gjate kesaj periudhe media ja ka vene vetes detyre te hyje “ne sinkron me lexuesin”duke i sjelle nen hunde, pikerisht “studime te vogla” qe tregon cilat gjera na bejne mire. Vera? 100% e dobishme! Cokollata? Shpeton, lumturon dhe parandalon, sa me shume te hame, aq me mire. Pretendime te tilla do i shihni pergjate vitit, dhe shume nga ju kapin ate qe gazeta/mediat japin ne titull. Nese lexohet krejt artikulli, gjerat dalin ndryshe. Megjithese ka manipulime spektakolare, ne emer te "injorances koletive, sensacionit dhe komercit"

1) Nese eshte Interesante, shancet jane qe eshte Fallco. Nuk ka zbulime radikale ne Shendetsi, progresi eshte rruge e perpjete me shume testime e deshtime, shkendijat qe dalin duhet kohe te kthehen ne perfitime apo kura; kjo ne rastin me te mire. Ne 120 vitet e fundit, numerohen ne gishtat e nje dore zbulimet te cilat u adoptuan menjehere dhe pa kushte. Rrezet X, qe shiheshin qarte nga te gjithe apo antibiotiket qe nuk kaluan mes testimeve, pasi perfitimet nuk diskutoheshin. Shumica kerkimeve shkencore sot vecse konfirmon ate qe e dime. Kur ka devijime dhe 50 te tjera e kundeshtojne, shancet jane qe eshte fallco. 2) Detajet jane ne artikull, jo ne titull. Nje titull bombastik “karrotat sherojne kancerin” terheq lexuesin, derisa arrin ne par. 22 dhe shikon qe thote shkarazi, “ky studim ishte per efektin e vitaminave dhe mineraleve ne semundjet pulmonare dhe nuk gjeti asnje lidhje ne mes te vlerave ushqimore te karrotave kunder kancerit” Titulli automatikisht del pa lidhje, si dhe juristet e gazetes jane te mbuluar nese dikush kundershton, por lexuesi ka rene brenda. Ne Britani per Krishtlindje shume media dolen me kete titull: “Pse Vera e Bardhe i Cmend Femrat?” U krijua ideja e “femrave psikotike” qe dicka i terbonte dicka brenda ne vere. Sigurisht shume komentues shtojne “historite te tyre autentike” (anekdotike) ne fund te cdo shkrimi dilte, se sot “ne pime me shume se dje, gotat jane me te medha etj” pra asgje nuk ka brenda veres se bardhe. Thjeshte alkohol.

185

Shendeti Femeror

Dr. Besi


3) Karremi dhe me pas shpjegimi. Vera a kuqe - meqe e filluam me vererat - parandalon kancerin, ne varesi te shtetit ku jeni, kete titull mund ta shihni 23-35 x ne vit. “Po te pini me mase, mund te luftoni kancerin” bubullojne gazetat. Lexuesi ne kete moment mendon se studimi eshte “per veren e kuqe!!” dhe efektet e saj qe luftojne kancerin. Ne fakt eshte per efektin e Resveratrol te kanceri, substance kimike qe gjindet ne lekuren e rrushit, pra dhe te vera e kuqe. Dhe duket se e ul shancin per te marre disa kancere. Por dihet se alkoholi sjell kancer, pra duke pire vere nuk ul shancet per ta pasur kancerin. Vete autoret thone: “sa me shume te pish, me shume demtohet AND-ja juaj, dhe rritet shanci qe nje ose me shume qeliza do kene kete demtim te AND-se, qe sjell kancerin. Resveratrol shkaterron keto qeliza te demtuara.” Pra jepet karremi dhe gjate rruges, ndryshon ideja fillestare, qe kjo s’ka te beje me veren, por nje kimikat qe publiku se ka degjuar kurre. Me shprese se njerezit, nuk e kuptojne kete sensacion. 4) Ku eshte testuar? Cfare ju duhet, jane statistika qe provojne se “zbulimi i ri” eshte testuar te njerezit dhe ka dhene efekt ne teste “random dhe double blind”. Ne shume - shume njerez. Jo ne minj, majmune, miza apo inde ne laborator. Dhe jo ne 1 apo 20 persona, qe mendojne se ju ka bere mire. Sidomos, duhet kujdes, me “personin” qe ka nje liber te publikoje, nje emision apo diete per te promovuar; dike qe do t’ju shese dicka. “Dieta alkaline jo vetem me humbi 15kg peshe por dhe me permiresoi degjimin” thote njera, dhe tjetri vazhdon “Dieta me leng panxhari, me uli peshen por dhe sheroi anemine” Dhe ju do blini librin me instruksione. Disa here kjo dhe ndodh, se simptomat e nje semundje permiresohen vetvetiu dhe njeriu mendon “meqe gjate kesaj kohe, bera pikerisht kete gje, atehere ky eshte shkaku” Kjo nuk quhet evidence. Sa here degjoni dhe lexoni histori te tilla, mos u besoni dhe aq shume. Ketu futen interesa financiare ne studime (a) ato qe marrin fonde nga kompani te vecanta, farma / kozmetika / ushqimore, (b) fonde nga taksapaguesit qe rekomandojne metoda “efektive ne kosto” deduksione epidemiologjike, te vertetat e shkences, kundershtite e lobeve te ndryshme (sipas interesave) hamendesi dhe keshtu pa fund; dhe ne fund si konkluzion: “nese ju do mendoni se “zgjidhjet shkencore” jane te mundimshme dhe jo interesante atehere nuk do ju peshkojne dot lehtesisht.

186

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Faktet Kryesore per Shendetin dhe Jeten e Femres     

 

Ne bote, grate jetojne mesatarisht 4 vite me shume se burrat. Ne 2011, pritshmeria per jetegjatesine e grave qe nga lindja eshte me shume se 80 vite ne 46 vende, but vetem 58 vite ne regjionin Afrikan. Vajzat kane me shume shance se djemte per tu perballur me abuzimin seksual. Demtimet nga aksidentet rrugore jane shkaku numer nje i vdekjes per vajzat adoleshente ne vendet me zhvillim mesatar dhe te larte. Gati te gjithe (99%) e 287.000 vdekjeve gjate periudhes maternale cdo vit ndodhin vetem ne vendet ne zhvillim ( maternal death – periudha kur femra eshte shtazene ose 42 dite pas terminimit te shtatzanise) Ne shkalle globale, semundjet kardio-vaskulare, qe shpesh jane menduar te jene probleme mashkullor, eshte vrasesi no1 i femrave. Kanceri i gjirit eshte vrasesi no1 te femrat 20-59 vjece ne te gjithe boten.

Bebet dhe femijet (0-9 vjec) Te dyja, si vdekshmeria dhe shkaqet e vdekjes jane te ngjashme per djemte dhe vajzat gjate kesaj periudhe te femijerise. Lindjet premature, vdekjet gjate lindjes dhe infeksonet jane nder shkaqet kryesore te vdekshmerise ne muajt e pare te jetes, kohe gjate se ciles rreziku per vdekjen eshte me i larte. Pneumonia, lindjet e parakohshme, vdekshmeria gjate lindjes dhe diarreja, jane shkaqet kryesore ne 5 vitet e para te jetes. Malnutricioni (keq-ushqyerja) eshte faktori madhor kontribues ne 45% te vdekjeve ne femijet < 5 vjec. Vajzat Adoleshente (10-19 vjecare) Shendeti Mendor dhe demtimet Vetedemtimet, aksidentet rrugore dhe mbytjet jane ne shkaqet kryesore te vdekjes ne bote, ku perfshihen vajzat adoleshente. Crregullimet depresive dhe, ne adoleshentt 15-19 vjecare, si skizofrenia jane shkaqe madhore te semundjve te tyre. HIV/SIDA Ne 2011, rreth 820 000 gra dhe burra te moshes 15-24 vjec jane infektuar me HIV ne vendet me te ardhura te ulete dhe te mesme; me teper se 60% e tyre kane qene femra. Ne shkalle globale, vajzat adoleshente dhe ato te reja (15-24 vjec) jane ne rrezik 2x me te madh ndaj infektimit me HIV krahasuar me djemte, te te njejtes grup-moshe. Ky rrezik i larte i HIV shoqerohet me aktivitet seksual te pambrojtur dhe shpesh here te dhunshem.

187

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Shtatezania e Adoleshenteve Shtatezani ne kete moshe rrit rezikun per nenat dhe femijet e porsalindur. Megjithe ka progres per te ulur keto numra tek adoleshentet, me teper se 15.000.000 e lindjeve ne bote, nga 135.000.000 te tilla, jane ne vajzat 15-19 vjecare. Adoleshentet shtatezena kane me shume shance sesa te rriturat te kene aborte te pasigurta. Mendohet se te pakten 3.000.000 aborte te tilla ndodhin sot ne bote ne mes vazjave 15-19 vjece. Abortet e pasigurta kontribojne ne probleme shendetsore qe zgjasin gjate jetes dhe ne vdekjen e nenava gjate kesaj periudhe. Komplikacionet nga shtatezani te tilla dhe gjate lindjes jane faktor i rendesishem per vdekshmerine e vajzave 15-19 vjecare ne vendet me te ardhura mesatare dhe te uleta. Perdorimi i Substancave abuzive

Vajzat adoleshente po perdorin gjithnje e me shume cigare dhe alkohol, qe rrezikojne te kompromentojne shendetin e tyre, vecanerisht ne vitet e mevonshme. Ne disa vende ato po perdorin cigare dhe alkohol po aq sa dhe djemte. P.sh. Ne regjionin e Amerikave, 23% e djemve dhe 21% e vajzave te moshes 13-15 vjecare raportojne se kane perdorur duhanin ne muajin e meparshem. Ushqimi (nutricioni) Ne 21 nga 41 vende te studiuara, me shume se 1/3 e vajzave 15-19 vjece jane anemike. Anemia, me e zakonshmja ajo e deficences se hekurit, rrit shancet per hemorragji dhe sepsis gjate lindjes. Shkakton probleme konjitive dhe deficite fizike ne femijet dhe redukton produktivitetin tek te rriturit. Vajzat dhe grate jane me te ndjeshme ndaj anemise se ardhur nga deficenca e hekurit ne dieten e tyre, gjakut menstrual dhe periudhes te rritjes se shpejte. Periudha Riprodhuese (15-44 vjecare) dhe grate e rritura (20-59 vjecare) HIV/SIDA Per femrat 15-44 vjece, HIV/SIDA jane shkaku baze ne vdekjet e tyre sot ne bote, me seksin e pambrojtur te qenit faktori kryesor ne vendet ne zhvillim. Faktoret biologjike, mungesat per informacion dhe sherbimet e shendetit, faktoret ekonomike e diferencat ne marredheniet seksuale i ekspozojne femrat, vecanerisht vajzat e reja, ndaj infeksionit me HIV. Shendeti i nenave Vdekjet maternale jane vrasesi no. 2 te femrat ne moshen e riprodhimit. Cdo vit gati 287.000 femra vdesin si rezultat i komplikacioneve te shtazanise dhe lindjes, 99% e tyre ndodhin ne vendet ne zhvillim. Megjithese ne 30 vitet e fundit jane rritur metodat kontraceptive dhe perdorimi i tyre, shume femra ne shume regjione nuk ka mundesi te perdorin metodat e kontracepsionit modern. P.sh. ne sub-Saharane Afrikane, 1 ne 4 femra nuk kane mundesi per planifikimin familjar.

188

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Tuberkulozi Tuberkulozi eshte shpesh i lidhur me infeksionin me HIV dhe eshte 1 ne 5 shkaqet madhore te vdekjeve ne vendet me te ardhura te uleta, ne mes femrave te moshes riprodhuese dhe te femrat e moshes 20-59 vjecare. Demtimet & traumat Si demtimet e veteshkatuara dhe aksidentet rrugore jane ne 10 shkaqet madhore te vdekjeve ne mes femrave 20-59 vjecare sot ne bote. Ne regjionin e Azise Lindore, ne 10 shkaqet kryesore futen djegjet, ne mes te grave 15-44 vjecare. Femrat vuajne me shume nga demtimet e lidhura me zjarret dhe vdekjet prej tyre sesa burrat, sepse shumica e aksidenteve vjen gjate gatimeve dhe dhunes nga partneret intime dhe familja. Kanceri Cervical Kanceri cervikal eshte tipi i 2-te me i perhapur i kancereve te femrat sot ne bote, me te gjitha rastet te lidhura me infeksionet gjenitale te transmetuara ne rruge seksuale me virusin e papilomes humane (HPV) meqe shume nuk kane akces ndaj screening (sic) dhe trajtimet mjeksore, gati 90% e vdekjeve ndodhin te femrat me te ardhura te uleta apo te mesme. Dhuna Dhuna ndaj femrave eshte e perhapur ne te gjithe boten. Figurat e fundit tregojne se 35% e grave ne bote kane provuar ose dhune nga partneri intim ose nga partnere jo seksuale gjate jetes se tyre. Mesatarisht, 30% e grave qe kane qene ne nje marredhenie kane provuar nje fare forme te dhunes fizike ose seksuale nga partneret e tyre. Ne rang global, jane gati 38% a vrasjeve te grave qe behen nga partneret e tyre intim. Femrat qe jane abuzuar fizikisht ose seksualisht kane probleme te shendetit mendor, shtatezani te padeshirueshme, aborte dhe deshtime me shume sesa grate a pa-abuzuara. Grate qe jane ekspozuar ndaj dhunes se nje partneri jane 2x me shume ne rrezik per depresion dhe gati 2x per probleme me abuzimin e alkoholit dhe 1.5x per HIV ose semundje te tjera seksuale te transmetueshme. 42% e tyre kane pasur demtime si pasoje e ketyre problemeve. Sic shihet ne rritje, ne shume konflikte, dhuna seksuale po perdoret si taktike e luftes. Depresioni dhe suicidi Femrat jane me te predispozuara ndaj depresonit dhe ankthit se meshkuj. Depresioni eshte shkaku primar per femrat si ne ne vendet me te ardhura te uleta si ne ato me te ardhura te larta dhe te mesme. Depresioni qe vjen pas lindjes, ndikon 20% te nenave ne vendet me te ardhura te uleta, qe eshte me e larte se raportimet nga vendet me te ardhura te larta. Cdo vit, gati 800.000 njerez vdesin ne bote nga vetevrasja, shumica e tyre jane meshkuj. Megjithese, ka vecori, p.sh. ne Kine ku raporti i vetevrasjes ne zonat rurale eshte me i larte te femrat se te meshkujt.

189

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Tentativat per suicid, kalojne suicidin me 20x, jane zakonisht me te shpeshta te femrat sesa meshkujt dhe shkaktojne nje barre te panjohur per semundjet e ardhme. Ne te njejten kohe, tentativat per suicid jane nje faktor i rendesishem per vdekjet nga suicidi dhe kjo tregon nevojen per sherbimet e specializuara mjeksore per kete grup. Invaliditetet Invaliditeti – i cili prek 15% te popullates se botes – eshte me i hasur te grate sesa te burrat. Grate me invaliditete kane shance te uleta per shendet te mire, arsimi i tyre eshte i ulet, me pak perfshirje ne ekonomi dhe me shume te varfera sesa grate pa invaliditete. Femrat e rritura with invaliditet jane 1.5x me shume ne rrezik te bien viktima te dhunes seksuale sesa ato pa invaliditete. Semundjet kronike obstruktive te mushkerive (Chronic obstructive pulmonary disease (COPD) Perdorimi i duhanit dhe i vajrave yndyrore per gatimet (djegje) jane faktoret primare te rrezikut per COPD – nje semundje jete kercenuese e mushkerive – tek grate. 1/3 nga te gjitha vdekjet prej OCD-ve dhe pasojave qe jep kjo semundje, shkaktohen nga tymi i brendshem ne shtepi duke gatuar me zjarr te hapur apo soba jo eficente. Femrat ne moshe (60 vjece dhe me shume) Globalisht meshkuj jane pak me shume se femrat, por meqe femrat jetojne me shume se meshkujt, ato perfaqsojne nje proporcion me te larte te moshat e plakura: 54% e njerezve mbi 60 vite /+ jane femra dhe kjo rritet te gati 60% ne moshat mbi 75 vjecare dhe shkon ne 70% ne moshat 90 e lart. Semundjet jo te transmetueshme Semundjet qe “nuk komunikohen” apo ngjiten, vecanerisht ato kardiovaskulare dhe kanceret, jane shkaqet madhore te vdekjeve te grate ne moshe, pavaresisht nivelit te zhvillimit ekonomik te vendit ku ato jetojne. Semundjet kardiovaskulare jane pergjegjese globalisht per 46% te vdekjeve te grate e vjetra ndersa 14% shkaktohen nga kanceret; me shume kanceret e mushkerive, gjirit, kolonit dhe stomakut. Semundjet kronike respiratore, zakonisht COPD, shkaktojne 9% te vdekjeve ne grate e vjetra. Shumica e problemeve shendetsore me te cilat perballen grate ne moshe te shtyre jane si rezultat i ekspozimit ndaj faktoreve te riskut ne adoleshence apo me vone, si tymi i duhanit, jeta sedentare dhe dietat jo te shendetshme. Invaliditeti Probleme te tjera te shendetit me te cilat hasen grate ne moshe te vjeter ulin funksionet e tyre fizike dhe konjitive, perfshire ketu shikim te dobey (kataraksin po ashtu) renie te degjimit, artritin, depresionin dhe dementian. Megjithe burrat vuajne nga keto gjendje, ne shume vende grate kane me pak shance te marrin trajtim mbeshtetes mjeksor sesa burrat. Grate ne moshe kane me shume invaliditete se burrat, kjo reflekton percaktore te shendetit, si:

190

Shendeti Femeror

Dr. Besi


  

Pabarazine ne normat dhe ligjet qe jane ne disadvantazh per femrat Ndryshimet ne strukturen e familjes; dhe Raporte te larta per pune te papaguar ne sektore informale

Charts - 10 leading causes of death for women worldwide and by income group, 2011

Keto faktore kombinohen per te rritur problematiken, dhe te ulin akcesin e nevojshem per sherbimet efektive shendetsore. Sipas OBSH-se, Organizata Boterore e Shendetsise. WHO: Fact sheet N°334 / Updated September 2013

191

Shendeti Femeror

Dr. Besi


192

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Referencat 1. Sue Turner and Susie Baines, Public Health England Health Checks Factsheets 2. NHS Health Choices on Screening and testing: Health checks for ages 30 to 64 3. Dr. Lasse T Krogsbøll, Dr. Karsten Juhl Jørgensen, Dr. Christian Grønhøj Larsen, Peter C Gøtzsche, professor, director. General health checks in adults for reducing morbidity and mortality from disease: Cochrane systematic review and meta-analysis BMJ 2012; (Published 20 November 2012) BMJ 2012;345:e7191 4. Collaborative Group on Epidemiological Studies of Ovarian Cancer†Menopausal hormone use and ovarian cancer risk: individual participant meta-analysis of 52 epidemiological studies The Lancet 12 February 2015 5. Lisa Cuseo-Ott, Ph.D., The effect of hormones in women May 2011 6. American College of Obstetricians and Gynecologists on: Hormone Therapy 7. WebMD, Normal Testosterone and Estrogen Levels in Women 8. Elizabeth Vliet, M.D. Screaming to be Heard, Amazon (eBook) 9. Shawn E. Nielsen, et al., Hormonal contraception usage is associated with altered memory for an emotional story. Neurobiology of Learning and Memory Volume 96, Issue 2, September 2011, Pages 378–384 10. Norman, Anthony B. and Litwak, Gerald, Hormones, Academic Press INC., New York, 1987. 11. NHS Health Choices Breast cancer (female) - Causes 12. Nicolas Wentzensen and Britton Trabert Hormone therapy: short-term relief, longterm consequences The Lancet Volume 385, No. 9980, p1806–1808, Published 12 February 2015 13. Alice G. Walton, The Female Reproductive Cycle...Explained 14. Grayce P. Storey, The Effect of Hormones on Female Sexuality and Menopause

193

Shendeti Femeror

Dr. Besi


15. M P Warren and N E Perlrot, Hormonet and sport:The effects of intense exercise on the female reproductive system. Department of Obstetrics and Gynecology, Columbia College of Physicians and Surgeons, New York, New York, USA 16. International Resource Center, The Hormone Health Network Women’s Health Fact Sheets and Patient Guides 17. Science Daily, on Pregnancy and Childbirth 18. Cougle J e al., Generalized anxiety associated with unintended pregnancy: a cohort study of the 1995 National Survey of Family Growth. J Anxiety Disord 2005 19. Waggoner, M. R. (2013). Motherhood preconceived: the emergence of the Preconception Health and Health Care Initiative. Journal of Health Politics, Policy and Law, 38(2), 345-371. PMID: 23262764 20. Steinberg JR and Rubin LR. Psychological Aspects of Contraception, Unintended Pregnancy, and Abortion. Policy Insights Behav Brain Sci. 2014 Oct;1(1):239-247. 21. David Bainbridge reproductive biologist, “Making Babies: The Science of Pregnancy” Paperback, 30 Sep 2003 22. Dr. Sarah J. Buckley Hormonal Physiology of Childbearing: Evidence and Implications for Women, Babies, and Maternity Care 23. WomensHealth.gov. Birth control methods fact sheet

24. Priscilla K. Coleman, Abortion and mental health: quantitative synthesis and analysis of research published 1995–2009 Published 31 August 2011 The British Journal of Psychiatry 25. U.S. Food and Drug Administration, Birth Control: Medicines To Help You 26. NHS Choices Contraception guide, Family Planing Association Your guide to contraception: Contraceptive methods 2014 edition 27. National Institute of Child Health and Human Development Contraception and Birth Control

194

Shendeti Femeror

Dr. Besi


28. Centers for Disease Control and Prevention Effectiveness of Family Planning Methods 29. National Institute of Child Health and Human Development. What Are the Different Types of Contraception? 30. Ferri’s Netter Patient Advisor, 2nd Ed. 2012 31. Gideon Koren, MD FRCPC et al., Survey of phyisicians knowledge regarding awareness of maternal alcohol use and the diagnosis of FAS. 32. Healthy People 1990: Promoting Health/Preventing Disease: Objectives for the Nation - Office of Disease Prevention and Health Promotion (ODPHP) within the U.S. Department of Health and Human Services (HHS). 33. Centers for Disease Control and Prevention Atlanta, USA, Women’s Reproductive Health, 34. U.S. Food and Drug Administration. Medicine and Pregnancy 35. Womenshealth.gov. Pregnancy and Medicines Fact Sheet 36. Centers for Disease Control and Prevention Medications and Pregnancy 37. The Society of Obstetricians and Gynaecologists of Canada – SOGC, Medications and drugs before and during pregnancy 38. Motherrisk.org - The Hospital for Sick Children. Drugs, chemicals, radiation & herbal products in pregnancy 39. WHO Salmonella (non-typhoidal) Fact sheet N°139 Updated August 2013 40. NHS Choices Information specific to Motilium - Domperidone 41. EMC (electronic Medicines Compendium - eMC) Safety alert. Motilium is subject to additional monitoring. Updated on 12-Mar-2015 42. A J Wakefield, et al., Ileal-lymphoid-nodular hyperplasia, non-specific colitis, and pervasive developmental disorder in children The Lancet, Volume 351, Number 9103 28 February 1998 RETRACTED 43. David Gorski. Antivaccine hero Andrew Wakefield: Scientific fraud? February 8, 2009

195

Shendeti Femeror

Dr. Besi


44. Doja A, Roberts W Immunizations and Autism: A Review of the Literature. The Canadian Journal of Neurological Sciences 2006; 33(4):341-6

45. Hornig M et al., Lack of Association between Measles Virus Vaccine and Autism with Enteropathy: A Case-Control Study PLoS ONE 2008, 3(9): e3140 doi:10.1371/journal.pone.0003140

46. D'Souza Y et al., No Evidence of Persisting Measles Virus in Peripheral Blood Mononuclear Cells from Children with Autism Spectrum. Pediatrics 2006; 118(4):1664-75

47. NHS Immunisations at secondary school https://www.gov.uk/ government/uploads/ system/uploads/attachment_data/file/369768/PHE_2014_imm_secondary_school_05_web.pdf

48. WHO. Fact sheets on infectious diseases

49. WHO Strengthening health security by implementing the International Health Regulations (2005)

50. Foundation for Women’s Cancer - Gynecologic Cancers

51. National Cancer Institute Gynecologic Cancers Cervical, Endometrial, and Ovarian

52. National Library of Medicine's Medline 6 Common Cancers

53. American Cancer Society (ACS) – Skin Cancer – Melanoma

54. American Cancer Society (ACS) – Skin Cancer Basal and Squamous Cell Skin Cance

196

Shendeti Femeror

Dr. Besi


55. BreastCancer.org. Why and How Hair Loss Happens

56. Mayo Clinic Chemotherapy and hair loss: What to expect during treatment

57. LiveScience - Circulatory System

58. Tim Taylor Innerbody, The cardiovascular system

59. David Sedmera DOI: 2 March 2011 Function and form in the developing cardiovascular system

60. WHO. Violence against women Fact sheet N째239 Updated November 2014

61. United Nations General Recommendation 19 to the Convention on the Elimination of all Forms of Discrimination Against Women

62. Susan L. Webb The Global Impact of Sexual Harassment, New York 1994.

63. UN.org/womenwatch. What is sexual harassment?

64. U.S Equal Employement Opportunity Commission, Sexual Harassment

65. The International Labor Organization (ILO) is a specialized United Nations Discrimination (Employment and Occupation) Convention (ILO No. 111), 362 U.N.T.S. 31, entered into force June 15, 1960.

66. Hill, C., and E. Silva. Drawing the Line: Sexual Harassment on Campus. Washington, DC: American Association of University Women, 2006

197

Shendeti Femeror

Dr. Besi


67. Louise Whitfield and Holly Dusting for EVAW, 2015 Obligations to Protect Women Students’ Safety & Equality - Using the Public Sector Equality Duty & the Human Rights Act in Higherand Further Education Institutions to Improve Policies and Practices on Violence Against Women and Girls

68. University of the West of England The Intervention Initiative (a bystander intervention programme for all universities to address the problem of sexual violence and domestic abuse in student populations, incorporating a free comprehensive online programme of teaching sessions and additional resources)

69. Oxford University Student Union Sexual Violence Incident Resource Guide,

70. Centre for Family Law and Practice at London Metropolitan University, 2013 College and University responses to Forced Marriage,

71. MentalHelp.net Domestic Violence And Rape

72. HelpGuide.org Domestic Violence and Abuse

73. NYS Office for the Prevention of Domestic Violence: what do professionals need to know

74. NYS Office for the Prevention of Domestic Violence: Understanding Domestic Abusers

75. The National domestic Violence: What is Domestic Violence?

76. The National domestic Violence Red Flags for Abusive Relationships

77. Rape Crisis England & Wales , Rape and sexual violence

78. Rape Crisis England & Wales, Rape within relationships

198

Shendeti Femeror

Dr. Besi


79. National Institute of Justice, Rape and Sexual Violence

80. Martha Langelan.Back Off!: How To Confront And Stop Sexual Harassment And Harassers. Front Cover 路 Simon and Schuster, Jul 1, 1993

81. NHS Choices, Phobias & Phobias - Treatment

82. Hara Estroff Marano The Dangers of Loneliness July 1, 2003

83. Judith Shulevitz. The Lethality of Loneliness May 13, 2013

84. Dr Jane Wilson-Howarth. How to avoid travel accidents February 2012

85. Dr Jane Wilson-Howarth | Healthcare abroad: what you need to know Issue 123 | October

86. FitForTravel, Accident Prevention

87. NHS Choices, Female sexual health

88. Mayo Clinic, Women's sexual health,

89. EmedicineHealth, Female Sexual Problems

90. Patient.co.uk Tests for Sexually Transmitted Infections

199

Shendeti Femeror

Dr. Besi


91. EveryDayHealth.com, Sexual Health, All Sexual Health Articles

92. The British Hernia Centre, Hernia overview diagnosis and treatment

93. Prof. Dr.Arben Gjata, Hernia Inguinale Trajtimi Kirurgjikal. Inguinal Hernia – Surgical Treatment

94. Anemia.org, Medical Professionals – Anemia

95. U.S. National Library of Medicine - Anemia

96. Mayo Foundation for Medical Education and Research – Anemia

97. Dr Liam O'Toole, Chief Executive of the UKCRC Prevent, Transform, Cure – the Arthritis Research UK Manifesto & Interview

98. Profesor Alan Silman. Managing the single largest cause of chronic pain Arthritis Research UK Pain Centre

99. Jon Giles, MD. Is TNF Inhibitor Therapy Effective at Preventing Bony Ankylosis in Ankylosing Spondylitis? February 24, 2007

100. Rheumatoid Arthritis - overview from the National Institute of Arthritis and Musculoskeletal and Skin Diseases

101. Brock E. Harper, M.D. and John D. Reveille, M.D. Spondyloarthritis: Clinical Suspicion, Diagnosis, and Sports

200

Shendeti Femeror

Dr. Besi


102. Dr Raj Sengupta, a NASS trustee, and Dr Athimalaipet Ramanan, Juvenile Versus Adult-onset Ankylosing Spondylitis - Clinical, Radiographic, and Social Outcomes. A Systematic Review Journal of Rheumatology

103. Hreggvidsdottir HS1, Noordenbos T, Baeten DL. Inflammatory pathways in spondyloarthritis.

104. Kim L. Bennell, PhD1; Thorlene Egerton, PhD1 et al Effect of Physical Therapy on Pain and Function in Patients With Hip Osteoarthritis A Randomized Clinical Trials

105. Kim Bennell Professor and Director of the Centre for Health, Exercise and Sports Medicine at the Department of Physiotherapy, University of Melbourne, and an NHMRC Principal Research Fellow.Which treatments are people with osteoarthritis actually using?

106. Holden MA, Nicholls EE, Young J, Hay EM, & Foster NE (2012). Role of exercise for knee pain: what do older adults in the community think? Arthritis care & research, 64 (10), 1554-64 PMID: 22511582

107. Jerry C. Jacobs, MD Spondyloarthritis and EnthesopathyCurrent Concepts in Rheumatology

108. Leslie J Crofford Division of Rheumatology & Immunology, Vanderbilt University, 1161 21st Ave S, T3113 MCN, Nashville, TN 37232, USA 24 July 2014, BioMed Central Use of NSAIDs in treating patients with arthritis

109. Rajiv Chowdhury, MD, PhD et al Association of Dietary, Circulating, and Supplement Fatty Acids With Coronary Risk: A Systematic Review and Metaanalysis"

201

Shendeti Femeror

Dr. Besi


110.

NHS Choices; Responding to an emergency

111.

The University of Sydney Australia, What to do in an emergency

112.

British Red Cross, Treating first aid situations

113.

Ranger Workbook Pages 195-209 First Aid Skills

114. Kost K, Forrest JD Intention status of US births in 1988: differences by mothers’ socioeconomic and demographic characteristics. Fam Plann Perspect 1995 115.

WHO: Fact sheet N°334 / Updated September 2013

ISBN-13: 978-1512287431 ISBN-10: 1512287431

© Maj 2015 Dr. Besi

202

Shendeti Femeror

Dr. Besi


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.