Drogat & Substancat Abuzive

Page 1

drbesi/dbmi

1


drbesi/dbmi

Drogat dhe Substancat Abuzive

drbesi/dbmi londer/ britani e madhe, janar 2019

2


drbesi/dbmi

Lajmerim per e-liber sipas te Drejtes te Autorit. Te gjitha te drejtat e rezervuara per Drogat © 2014-2019 Dr. Besi/ DBMI: Ndalohet Marrja e materialeve te ketij libri, ndryshimi, riprodhimi, kopjimi, shperndarja dhe publikimi i tyre; ne cdo forme, nga kushtdo tjeter, pervec © Dr. Besi, Londer, Britani e Madhe. Edicioni i 3te. Janar 2019-01-29. Ky ebook ka perkthime se ne manual duhen parametra ekzakte, po ashtu pershtatje e shenime ne 25 vite; botuar ne 2014-15 te DBMI & DBMI_ISSUU ne liber me 3 pjese: Urgjenca, Drogat, Vitaminat e Mineralet. Ky eshte versioni origjinal ne Shqip megjithese ka te tilla ne disa forume e fq. te ndryshme. Para vitit 2014 s’kam marr pjese ne projekte as rrjete sociale, [shume ralle ne pak forume] ne vite, ndoshta 15 vite me pare, kam hedhur ~300-400fq materiale mjekesore, ne forme anonime. Kur u ktheva ne 2014, tentova te kontaktoj disa faqe, ishin perhapur shume e disa s’pergjigjeshin (disa jane mbyllur) per tu stabilizur si autori origjinal, gjithsesi nese dikush ka probleme te me kontaktoje. Online, DBMI eshte projekti me i plagjiarizuar, e jo vetem Mjekesi, ku materialet merren ne gati 5 vite, pa na dhene kredit e duke ndryshuar autoresine. eBook copyright notice An ebook or electronic book is the digital equivalent of a traditional print book. It can be downloaded via the Internet and read using a computer or an ebook reader. According to Title 17 of the U.S. Code, copyright laws protect the ownership rights of the authors of original works. According to the U.S. Copyright Office, an ebook created on or after January 1, 1978 is automatically copyright protected for 70 years after the author's death. Anything written ("notated or recorded") in a fixed form, in this case the form of an ebook, is automatically copyrighted. Copyright prevents anyone from: copying author’s work distributing copies of it, whether free of charge or for sale renting or lending copies of intellectual work performing, showing or playing other’s work in public making an adaptation of anyone else’s work putting it on the internet Only the author owns the copyright, unless the author has legally transferred the rights to another party (in writing).

UK, copyright protection is enforced by IPO, Intellectual Property Office. Copyright is an automatic right protects eBook authors for 70 years following death. In the USA, copyright protection is enforced by U.S. Copyright Office. Copyright is an automatic right and protects eBook authors for 70 years following death. Intellectual property is protected by copyright in other countries through international agreements, The Berne Convention © b.bestar, June 2014-2019 London, United Kingdom TITLE Copyright © 2019 by Dr. Besi. All rights reserved. No part of this book may be used or reproduced in any manner whatsoever without written permission except in the case of brief quotations em-bodied in critical articles or reviews. Book & Cover design by b. bestar For information contact; Doctor Besi Medical Information. | 1st Edition: September 2014 | 2nd Edition: May-June 2015 | 3rd Edition: 30 January 2019 All rights reserved for: Drogat © January, 2019 Dr. Besi/ DBMI

3


drbesi/dbmi

Drogat, Individi dhe Shoqeria Sot ne bote nuk flitet me per perdorues te shperndare por kulture droge, jemi ne nivele kur agjensite ligj-zbatuese kane buxhetin me te vogel sesa shperndaresit e droges. Megjithe legjislacionet, programet dhe betejat dhe nismat e panderprera qe organizojne shtetet, duket sikur po e humbim luften ne kete drejtim. Numri i perdoruesve sot ne bote, eshte ne rritje. Si dhe numri i shperndaresve. CFARE JANE DROGAT? NGA SE PERBEHEN ATO? CFARE EFEKTI KANE? PSE I MARRIM NE?

Do mundohem tu jap pergjigje ketyre pyetjeve madhore qe mundojne si te prekurit nga fenomeni dhe ata qe studiojne vazhdimisht efektet te individi dhe shoqeria. Platformat te ndryshme dhe te vecanta ne luftimin kkunder droges nuk kane dhene rezultate te kenaqshem. Zbatimi i disa ligjeve ekstreme prape nuk i ndalon shperndaresit dhe as perdoruesit. Dihet se ka disa shtete qe procedojne duke denuar me vdekje qofte dhe shperndares jo-substanciale. Atehere si do pare ky problem? Ka kompleksitet qe varion sipas regjioneve, shtrirjes gjeografike dhe ne kohe, lehtesise se kultivimit dhe perpurnimit, transportit dhe ne fund kerkeses se perdoruesit. Drogat dhe substancat psikotike ne vetvete nuk jane problem as i ri dhe as i panjohur; njerezimi njeh shume susbtanca te tilla te perdorura per effekte te ndryshme. Por tashme jeni ne niveli te larta perdoruesish, ate qe e quajtem: Kultura e Droges. Si filloi? Perhapja masive erdhi ne mesin e shek XX, me muziken dhe revolucionin seksual, hipite dhe media e shperndane ne te gjitha grupimet shoqerore. Per here te I-re ne histori te merrje droge ishte “e lejuar” dhe ne fakt, duhet te provoje “te pakten nje here”

“Sot mendohet se ka 208.000.000 perdorues droge ne bote, nga keta 20.000.000 jane ne SHBA.” 4


drbesi/dbmi

Ne bote, “droga no.1” me te cilen abuzohet eshte Alkoholi. Dhe mbahet nder shkaqet me madhore te invaliditetit e te vdekshmerise nga semundjet qe lidhen me te, dhe / apo aksidentet rrugore. Ne disa vende ze vendin e 2-te deri ne te 4-rt per vdekshmerine e adoleshenteve.

Droga ilegale me e perdorur eshte mariuana. Sipas raportit te OKB-se per Drogat ne 2008 ~ 4% e popullates nga 15 – 64 vjec ne bote, ka perdorur mariuanen.

Ndersa 40% e gjimnazisteve kane pire alkohol dhe ~20% e tyre mariuanen.

Ne Europe studimet tregojne se ne 15-16 vjecaret perdorimi i mariuanes varion nga 1040%, ku numri me i larte eshte raportuar ne Republiken Ceke (44%) Irlande e Britani, (respektivisht 39% & 38 % ) dhe France me 38%.

Ne Spanje dhe Britanine e madhe kokaina perdoret nga 4-5% e 15-16 vjecareve.

Kokaina eshte ne rritje ne kete grup-moshe ne Danimarke, Itali, Spanje, Norvegji e France.

5


drbesi/dbmi

Pse njerezit marrin dhe fillojne Drogen? Shkaqet jane te ndryshme, disa e bejne per kuriozitet, disa ti pershtaten grupit te shokeve, disa jane te merzitur apo te stresuar, duan te duken me te rritur, per arsye eksperimentimi a rebelimi. Ka te tjere qe jetojne ne ambiente ku te medhenjte i marrin drogat (prinder perdorues, shpendares etj) dhe akcesi per to eshte shume i lehte. Njerezit ne fillim nuk e kuptojne rendesine e rrezikun e veprimit te tyre, pasi shpejt rezultatet do jene me te medha sesa problemi apo shkaku fillestar qe i shtyu drejt atij veprimi. Si funksionojne drogat? Gjitshka varet nga sasia. Te marresh pak mund te ndiesh efektin stimulues te tyre, kur merr me teper kane efekt sedativ (qetesues) dhe kur merr shume me teper mund te kalosh ne overdoze dhe kjo shkakton vdekje. Kjo vlen per cdo droge por shumica e tyre ndikojne mendjen tuaj, perceptimin, kuptimin e eventeve, orientimin spacial, ndikojne refklekset, kohen e reagimit, sjelljen dhe te gjithe procesin konjitiv. Personi mund te duket konfuz, i keq-orientuar, irracional, i agjituar, preket lehte, nuk perfill normat shoqerore dhe kalon ne shkalle agresiviteti, me veprime qe demtojne veten apo dhe te tjeret.

6


drbesi/dbmi

Drogat ne shume raste ndikojne ne uljen e dhimbjeve apo faktoreve stresante, por ky efekt afat-shkurter sjell me vete dhe efekte anesore qe permendem me lart. Alterohet mendimi dhe llogjika, bie vigjilenca e aftesia procesive e trurit tuaj. Ka nje perceptim te sotem ne publik, se “njerezit krijues� i perdorin drogerat me mase, aq sa ju duhen, dhe kjo bile eshte e nevojshme ne procesin artistik, filmik, letrat etj. Ne realitet kjo nuk qendron. Drogerat te sjellin nje gjendje fillestare euforie dhe energjie por duke rene efekti i tyre personi ndihen me keq se sa me pare, dhe me cdo perdorim te mevonshem reniet emocionale bien me poshte, droga do shtuar ne dozim ose do marre nje droge e re dhe me e forte, dhe vjen nje dite qe pikerisht ky proces do e shkaterroje aftesine krijuese te ketyre individeve.

Si Klasifikohen Drogat Para se te shtjellojme kete duhet te them kam pasur kontante nga individe e perfaqesues organizmash te ndryshme, ne Shq, Ks. Mq e ne bote; prinder femijet e te cileve kane vuajtur nga droga, mesues, shkolla e univesiteti, avokate e prokurore, psikologe e punonjes te sherbimeve sociale; [te gjitheve ju kam thene materiali eshte per cdo lexues dhe mund ta perdorni ne cdo kohe] ndaj duke pare kete interest do jap disa shpjegime shtese. Klasifikimet variojne nga efekti e perdorimi te ana ligjore dhe mjekesore. Ne shumice te madhe bazohen te ilegaliteti [mungesa e akcesit ligjor] por jo gjithmone ose me mire te themi jo per cdo droge e potencialin demtues qe mund te kete. Ne fillim marrim aspektin ligjor nga Britania e Madhe pasi ketu jetoj. Bazuar tek Akti i Keqperdorimit te Drogave 1971 (Misuse of Drugs Act 1971) drogat klasifikohen sipas 3 Kategorive, disa prej tyre jane perfshire te Akti i Barnave/ Ilaceve 1968 (Medicines Act 1968) Sic ka dhe droga qe i kontrollon Akti I 1968 por jo i 1971. Po aty, ne 2001 kemi Sistemin Rregullator te Keqperdorimit te Drogave (i amenduar)

ne varesi te drogave me

perdorim ligjor qe ndahet ne 5 skedina perkatese. Skeda 1 perfshin ato qe qeveria si quan me vlera mjekesore (p.sh, halucinogjenet) ndersa 2-5 jane drogat e rregulluara. 7


drbesi/dbmi

Pra nje droge mund te jete ne Klasen A, B ose C por dhe ne skedinen perkatese per perdorim mjekesor te ligjshem, sic eshte morfina; ne spital lejohet por nese e shet te perdoruesit e droges pa baze mjekesore, eshte veprim ilegal per te cilin denohesh nen Aktin e Keqperdorimit Droges nga 1971.

Klasa A futen heroine, metadone, kokaine, krak, ekstazi, LSD dhe amfetaminat. Denohesh me gjobe dhe deri 7 vite burgim nese jane ne pronesine tuaj. nese ishperndan mund te denohesh me ‘burg te perjetshem dhe gjobe’

Klasa B futen amfetaminat dhe barbituratet, perpara ndryshimeve qe jane bere keto tani dhe kanabisi ka qene ne kete klase. Pronesia – denohesh me gjobe dhe 5 vite burgim. Trafikimi – deri ne 14 vite burg dhe nje gjobe.

Klasa C, si me e uleta perfshin amfetaminat ‘e buta ‘ [per dobesim] dhe steroidet anabolike, po ashtu benzodiazepinat (valiumi) Pronesia e tyre te ben te fitosh 2 vite burgim ndersa trafikimi 5 vite.

Akti i Keqperdorimit te Drograve thote se eshte e paligjshme: 

Te kesh nje droge te pakontrolluar

Te kesh nje droge te kontrolluar me qellim per ta shperndare

Te shperndash (shet/ jep/ ndan nje pjese) nje droge te kontrolluar

Te lejosh qe banesa/ qendra ku je (shtepi, pune etj) te perdoret per perdorimin e ketyre substancave. 8


drbesi/dbmi

Versioni me 8 grupe te drograve: 

Stimulantet (kokaine, metamfetamine, ritaline etj)

Inhaluesit (solucionet e hollimit te bojes, ngjitesit industriale, gasolina etj)

Kanabioidet (mariuana, hashish, kanabis)

Depresantet (barbiturate, benzodiazepina, BHD, Alkoholi, trankuilizuesit etj)

Opioidet (kodeine, fentanyl, opium, morfine, oksikodone, heroine)

Steroidet anabolike (Dainabol, Oksandrine, Anadrol etj)

Halucinogjenet (Meskaline, Psilocibine, LSD etj)

Barnat me recete:

(a) opioide:

kodeine, morfine, oksikodone, (b) barna depresante te sistemit nervor:

barbiturate & benzodiazepina (c) stimulantet desktroamfetamina dhe metilphidrati

Nese i klasifikojme sipas efektit tek perdoruesit, do kemi 3 grupe: 

stimulantet

sedativet

psikodeliket/ halicunogjenet

The War on Drugs (sic) Ne 1971 presidenti Nixon deklaron Lufte Kunder Droges ne 3 aspekte: eradikim, parandalim dhe burgim. Sot SHBA shpenzon mbi $50 bilione ne vit kunder droges, ne vendin e saj dhe vende kultivuese (p.sh. jep $500 milione ne Kolumbi) Ne 2008 ishin 1.5 milione arrestime qe rezultuan ne 500.000 burgosje. Kostoja e luftes kunder droges ne bote ka kaluar $100 miliarde ndersa kartelet po perfitojne sasi shume te larta se kjo. Krimi ne 2018 vetem Meksike pati ~30,000 vddekje nga droga e tregjet ilegale te saj (28,816) kjo shenon rritje prej 15% krahasuar me 2017. Deklarata e 2008 e Forumit Boteror Kunder Droges kerkoi balance ne parandalim, edukim, agjensite ligjore, kerkime shkence e ulje te prodhimit, pasi ky kombinim, eshte platforma me efektive per te ulur abuzimin me drogat. Nje studim nga 2013 thote se cmimet e heroines, kokaines dhe kanabis nga 1990-2007 kane pesuar ulje por pastertiae ketyre substancave eshte ne rritje. 9


drbesi/dbmi

Disa modele Kultivimi, shperndarja dhe perdorimi i droges sot ndikon cdo vend ne bote. Nga Afganistani ne Hollande, nga Iraku ne Suedi, nga Kina ne Australi, nga Peruja ne Turqi, nga Kolumbia ne ShBA dhe Shqiperi; cdo vend ka probleme me drogen. Ka vende me ligje te forta ne leter, si Brazili, por problemi ne rruge nga niveli i varferise te rritja e numrit te viktimave nuk po ndalon. Ka si India me arrestime policore e denime, si Meksika me ushtrine neper qytete, si dhe ka vende me denime dragoniane, ku 32 prej tyre kane dhe denimin me vdekje. (vetem 6 prej tyre e zbatojne) Nga 2015-2017 jane ekzekutuar 1,320 persona per shkelje ligjore te lidhura me drogen. Sot duket sikur the War on Drugs (lufta kundrejt droges) duket e humbur. Me shume luftojne shtetet me teper rritet kerkesa, proliferojne rruge te reja te shperndarjes nga kartelet e droges, organizma mafioze & krimi i organizuar i cdo lloj forme; perfshire korrupsionin aktiv a pasiv te individeve qe punesohen nga agjesite e rendit dhe atyre ne pika kyce (qeveri, porte, aeroporte etj) ne kalimet kufitare e nderkombetare. Viktimat e shumta, niveli i varferise, perfshirja ne to e familjeve per gjenerata dhe e femijeve te tyre; dhe kerkesa ne rritje per droge nga perdoruesit; ka bere qe shtete e individe prominente, organizata te bamiresise e ato studimore po kerkojne per legalizimin e droges ose te pakten deklasifikimin ne shkalle serioziteti te disa prej tyre. Historia meson se prohibicionet nuk funksionojne ne alkohol, cigare ose droge; sido te jete njerezit do gjejne nje a disa rruge per ti prodhuar, transportuar, konsumuar e fituar prej tyre. Ne ane tjeter kundershtia eshte ne faktin; pse duhen lene ‘te lira’ pasi do shkaterrojne me shume jete njerezish sa me haptazi te shitet e me te lehta te jene ne akces. Te dyja anet kane argumentet e tyre, une te pakten besoj se duhet nje reforme me stable, gjitheperfshirese dhe me sisteme me te sakte ku primare te jete jeta [nga te dy anet] pasi ne fund perdoruesit kane nder kostot me te larta. Jane 3 konventa nderkombetare ku bazohet kjo lufe

Konventa Single e Kombeve te Bashkuara per Substancat Narkotike 1961

Konventa ne Substancat Psikotropike, 1971, dhe

Konventa kunder rafikut te Paligjshem te Drograve Narkotike & Susbtancave Psikotropike, 1988 10


drbesi/dbmi

Dy vende ne bote kane dekriminalizuar kanabis-in, Kanada dhe Uruguai. Ndersa ne SHBA jane 10 shtete qe jejojne konsum s shperndarje por akoma ngelet krim federal. Ne 14 shtete lejohet perdorimi i kanabis per qellime mjekesore (dhimbje ne semundje kronike dhe /ose terminale) si Australi, Kanada, Kolumbia, Kili, Finlanda, Gjermania,

Greqia, Izraeli, Italia, Norvegjia, Peru, Poloni, Hollande e Tailande. Ndersa ne Amerike perdorimi per qellime mjekesore lejohet ne 33 shtete. (per burimin e foto klik ketu)

Sipas nje raporti te Kombeve te Bashkuara (2009) 77% e kanabis te konsumur ne Itali shkonte nga Shqiperia por me renie ne fund te dekades. Policia Italiane mendon se fitimi prej saj ne Shqiperi, bazuar ne prodhim prej 900 tonesh eshte ~4.5 miliarde euro. Portugalia ka dekriminalizuar te gjitha drogat ne 2001 duke u lene statusin ilegal per perdorim ose ne pronesi personale pa autorizim por i zbriti nga penalitetet tek ceshtjet administrative. Ne nje strategji kombetare te kombinuar qe perfshinte trajtim mjekesor, perdorim te monitoruar, kujdes per varesit e ri-integrim social; u ve re se rane numrat e perdoruesve te shiringave te kontaminuara (cdo farmaci jep te reja falas) u ul numri i infeksioneve me HIV; si dhe pati ulje te kriminalitetit dhe te vdekjeve te lidhura me drogen. Sot ky vend merret si model suksesi pas mese 15 vite prove por realiteti nuk eshte kaq i thjeshte sa tregojne statistikat. 11


drbesi/dbmi

DROGAT Klasifikimi i Drogave dhe Substancave Abuzive ne kete e-book do behet sipas rendit alfabetik pa pasur preferenca bazuar ne klasifikimet e ndryshme, me shpjegime te plota per keto substanca/droga, sipas renditjes.

Klasifikimi: Alkoholi, Amfetamina, Barbituratet, Benzodiazepinat, Ekstazia, GBH, Ketamina, Khat, LSD, Kokaina, Mariuana (Marijuana) Nikotina, Nitritet, Meskalina, OpioidĂŤt ose Opiatet Heroina, Fenciklidina (Phencyclidine) dhe SolventĂŤt.

12


drbesi/dbmi

SUBSTANCAT ABUZIVE e DROGAT ALKOHOLI Njihet si: Pije (perfshire veren, birren, pijet me ose pa ngjyre) ne angl. booze / drink; gjithashtu njihet si alkoholi etilik ose etanol. Kategoria: Depreson sistemin nervor qendror, sedative. Varesia: Meqenese pergjigja individuale ndaj alkoholit varion, eshte shume eshte e veshtire te masim potencialin e "kerkeses"- pra adoptimin. Sigurisht qe ekziston nje semundje e quajtur Alkoholizem, e cila karakterizohet nga pa-aftesia e personit per te kontrolluar sasine e alkoholit qe merr. Pirja e alkoholit ne menyre te rregullt ose marrja e tij ne sasira eksesive nuk eshte shkaktar i alkoholizmit por nje indikacion qe ai mund te jete prezent. Ne alkoholizem perfshijme VARESINE fizike e psikologjike, te evidentuar nga pirje e rregullt ne sasi te medha ose ne menyre perodike.

Menyra e marrjes: Nga goja ne forme vere, birre, pijesh te tjera apo likeresh. Perdorimi ligjor: S'ka kufizime ligjore ne perdorimin e tij, shitja e tij ndalohet (ose duhet) ndaj personave nen 18 vjec. Kur legjislacioni ekziston e zbatohet, prodhimi i alkoholit monitorohet ne menyre konstante jo vetem se eshte burim taksash per shtetet, por dhe per ndalimin e pijeve alkoholike qe permbajne metanol (alkoholin metilik), i cili eshte toksik mund te shkatoje verbim e pasoja te tjera. 13


drbesi/dbmi

Ne Mjeksi: Alkoholi kirurgjikal (alkohol i koncentruar me permbajtje metanoli) perdoret si antiseptik perpara injeksioneve per te parandaluar rrezikun e infeksioneve. Mund te perdoret tek personat qe qendrojne per nje kohe te gjate shtrire per te parandaluar demtimet e lekures. Efektet Afatshkurtra: Alkoholi eshte depresant i sistemit nervor duke ulur ankthin, tensionin a inhibicionet sociale. Marre ne sasi te moderuara, krijon nje ndjenje qetesie e vetebesimi; personi behet me shoqeror e me i cliret por s'ka rritje te aftesive mendore. Sasite e moderuara dilatatojne (zmadhojne) enet e vogla te gjakut duke sjelle skuqje ne lekure, e nje ndjenje ngrohtesie. Me rritje te sasise kemi ulje te perqendrimit e gjykim te kufizuar, dhe reagimi normal shkon drejt renies. Ka mundesi per aksidente, sidomos ato automobilistike dhe drejtuesit e makinerive te tjera. Me rritjen e metejshme e nivelit te alkoholit ne gjak, sjellja agresive apo e dhunshme eshte e mundur. Te folurit ndikohet dhe personi behet i paqendrueshem, i merren mendte e mund te kete double vision (sic) po ashtu ka te vjella e urinim pa vetedije. Humbja e vetedijes mund te vije nga rritja akoma e me e tepert e perqendrimit te alkoholit ne gjak. Rreziku i vdekjes eshte i pranishem, si rezultat i inhalimit te te vjellave ose ndalimit te frymemarrjes. Efektet Afatgjata dhe Rreziqet: Konsumatoret e rregullt te tij rrezikojne qe ne trupin e tyre te zhvillohen semundje te ndryshme te melcise; si hepatiti alkoholik, kanceri i melcise, cirroza hepatike apo steatoza hepatike (melcia yndyrore) Rritje te tensionit te gjakut (presionit) qe rrit incidencen per hemorragjite cerebrale. Inflamacioni i stomakut, gastriti dhe ulcerat peptike jane me te perhapura ne alkoholiket, te cilet kane risk me te madh qe te preken nga Dementia (deteriorim mendor i pakthyeshem). Pirja masive dhe per nje kohe te gjate e alkoholit, ne pergjithesi shoqerohet me varesine fizike ndaj tij. Nje alkoholist mund te mos duket i dehur dhe pas nje sezoni "maratone" me pijet, se ka tolerance ndaj tij, por ne te ardhmen shihet dukuria e Tolerances Reversible (sic) ku nje sasi relativisht e vogel alkoholi mund ta coje ne gjendje intoksimi te plote. Alkoholizmi jo vetem ka probleme per shendetin por dhe nje spekter te problemeve personale e sociale. Alkoholiket vuajne nga ankthi dhe depresioni, e meqenese shpeshhere ata hane fare pak, jane ne rrezik nga semundje te ndryshme te deficences ushqimore-e vecanerisht deficience te tiamies (Vit. B1 ).

14


drbesi/dbmi

Marrja e tij gjate shtatezanise mund te sjelle abnormalitete tek fetusi dhe zhvillim te dobet fizik e mendor tek femijet; dhe sasite e moderuara mund te sjellin abort, femije nen-peshe apo prapambetje mendore. Shenjat e abuzimit: Perdorimi i alkoholit mund te quhet jashte kontrollit, nese disa nga keto shenja jane te pranishme: pirja e tij heret ne mengjes, "kalimi" nga birra tek pijet e forta, kur individi pi vetem, dhe perpara cdo problemi a pune sociale etj. Shihen ndryshime te personalitetit, periudha ne rritje te intoksikimit te shoqeruara keto me humbje kujtese (blackouts) ndaj ngjarjeve qe ndodhin gjate kohes se pirjes. Simptomat fizike perfshijne: marrje mendesh, te vjella, te dridhura ne mengjes, dhimbje abdominale, krampe (ngerc), skuqje e rritje te eneve te gjakut ne fytyre; dobesi ne kembe e duar, paqendrueshmeri fizike, memorje te ulet dhe inkontinence (jashteqitje e pavetedijeshme). Nese ne kete stad Ndalohet pija - por s'ka trajtim MJEKESOR kjo con ne Delirium Tremens, dridhje te forta, konfuzion, halucincione, e nganjehere konvulsione fatale, te cilat fillojne nga nje 1- 4 dite pas lenies se alkoholit, e zgjasin per tre dite. Pikerisht keto simptoma mjekesia i kontrollon me ilace si klormetiazol, atenolol, ose benzodiazepina si valiumi, te cilat jepen per nje afat te shkurter nen mbikeqyrje mjekesore. Bashkeveprimi: Alkoholi bashkevepron me nje sasi te madhe Barnash. Ne vecanti rrit rrezikun e sedatimit me cdo ilac qe ka veti sedative ne sistemin nervor qendror. (sedativ - qetsues) Ketu perfshihen ilacet kunder ankthit, ilacet per gjume, anestetiket e pergjithshem,

analgjeziket

opioide,

antipsikotiket,

antidepresantet

triciklike,

antihistaminat dhe disa ilace per hipertensionin (klonidine e metildopa). Marrja e alkoholit se bashku me substanca te tjera abuzuese, si opioidet, barbituratet apo solventet mund te sjelle koma, e ne disa raste eshte fatal. I marre me aspirinen ose analgjezike te ngjashem, rrit rrezikun per gjakrrjedhje nga stomaku, vecanerisht ne njerezit me ulcera te stomakut. Njerezit qe marrin disulfiram (Antabuse), nje ilac qe perdoret per te mbajtur alkoholiket larg pijes, do kene reaksione teper te pakenaqeshme - qofte dhe me nje sasi te vogel alkoholi si: skuqje ne fytyre, dhimbje te forta ne koke, palpitacione, marrje mendesh e te vjella. Alkoholi ne ekses mund te ngadalesoje shperbashkimin e disa barnave (qe merren nga goja) ne diabetiket ose antikoagulantet (te marre nga goja), e sjell rritjen e efektit te tyre. 15


drbesi/dbmi

Marre me inhibitoret e monoamine oksidazes (MAOI s), disa pije alkoholike e vecanerisht vera; mund te sjellin nje rritje te rrezikshme ne tensionin e gjakut. Keshilla Praktike: Nese pini duhet te dini limitet tuaja te cilat variojne nga nje person te tjetri, kapaciteti juaj varet shume nga pesha trupore, mosha, eksperienca po ashtu nga gjendja juaj mendore e emocinale. Megjithate ju mund te perdorni nje rregull te thjeshte per te percaktuar aftesine e trupit tuaj ne shperbashkimin e alkoholit. Ne pergjithesi trupi mund te shperbashkoje nje UNIT alkohol (p.sh.nje mase pijesh, nje gote vere ose 300 ml birre) per nje ore. Ne se ju pini me shpejt alkoholi ne gjak do rritet mbi "limitin ligjor" per nisjen e makines. Sasi te vogla te alkoholit ndikojne mbi gjykimin e alterojne kohen e reagimit, keshilla me e sigurte ne kete rast do ishte: mos pini fare alkohol, nese keni ne plan te ngisni makinen. 

Burrat nuk duhet te pijne me shume se 28 UNIT-e ne jave dhe



grate jo me teper se 20 UNIT-e.

Ne jeni grua shtatezene ose po provoni te beni femije, rruga me e sigurte eshte mos konsumoni alkohol. Nese kuptoni se keni probleme per te kontrolluar pijen, kerkoni ndihme tek mjeku ose organizata te dedikuara per te ndihmuar njerezit me probleme te tilla. Edhe po s'patet probleme me kontrollin mos pini ne sasi te shumta, alkoholi ka efekte te demshme ne pjese te ndryshme te trupit, perfshire melcine e trurin. *** Alkoli | Alkoholi | Sa mund te pijme? [2] Njohuria pa aplikim praktike ngelet ne nivel akademiko-teorik e ky s'eshte qellimi yne. Alkoholi ndikon ne jeten e perditshme ne nivele qe i shohim ose per momentin si kemi menduar. Ketu ndalemi dhe te niveli i alkoholit ne: (1) organizmin tone (2) sasia " e lejuar" kur jeni ne kontroll te makines.

Duhet te njohim disa parametra per alkoholin, per arsye qe jane te rendesishme:

16


drbesi/dbmi

• Ne pijet qe marrim vete. • Riskun tek te rinjte, ne potenciale dhe pasoja. Humbja orientimit, aksidentet, abuzimet seksuale, demet shendetesore, financiare e sociale. • Pergjegjesia individuale e ne raport me te tjeret. Nen ndikimin e alkoholit, ndryshohet - ose shkaterrohet - jeta e dikujt, ne menyre te pakthyeshme. • Bashkeveprimi i alkoholit me gati te gjitha barnat. Sa eshte Mjaft? Alkoholin e ndajme ne Unite. Burrat ~ 21-28 Unite alkoholi ne Jave. Grate ~ 14-21 Unite alkoholi ne jave Sa eshte nje Unit? 1 Unit Alkohol = 10 ml (1 centiliter-1cl) ne vellim ose 8 grame ne peshe - alkohol i paster. 1 Unit - Birra ne 250-300 ml me perqendrim alkoli 3-4-5% Nje gote uji ose 0.5 pint. 1 Unit ~ 125 ml Vere | 10-14% alkohol | ~ gjysme gote. 1 Unit - 25 ml | pijet e forta Vodka, Konjaku | alkohol 40% | Pija ne funksione shoqerore e ne shtepite tuaja s' ben dem, per aq kohe sa: (a) NUK keni semundje te meparshme. (b) NUK jeni nen mjekim. (c) NUK operoni makineri. Thjeshtezojme me shishe e gota, shikoni dhe figuren ilustruese. Grate: 2-3 Unite / dite. Ose ~ 20 unite ne jave. Burrat: 3-4 Unite/ dite. Ose ~ 25 unite me jave. Grate Birre | 1-2 shishe ne dite. Vere | 1 gote Vere ne dite (maksimumi lejuar) ~ 250 ml.

17


drbesi/dbmi

Vodka, Konjak, pije me 40% perqendrim alkoholi |jo me teper se 2-3 teke ne dite. Burrat Birre || 2-3 shishe ne dite. Vere || 1.5 gota vere ne dite || maksimumi 2-3 shishe ne jave. Vodka, Konjak || Jo me teper se 2 dopjo (100ml) ne dite || Ose nje shishe ne jave. (750 ml vodka = 30 Unite alkoli)

Shume jane kurioze per absorbimin e "Alkoholit ne Gjak" Kjo varet nga: pesha trupore, seksi, ushqimi, gjendja psikologjike, toleranca funksionale, shpejtesia ne te pire, intervalet, mjekimet, semundjet, lodhja, aktiviteti fizik, perqendrimi i alkoholit; pra ndryshon nga individi ne individ. Parametrat e lejuar ne nisjen e makines variojne sipas shteteve. Ideale do ishte qe nese keni pire "mire" te prisni 12h, gati nje nate. Matja behet ne, mg alkohol per 100 ml gjak. Ka shtete qe specifikojne parametrat per moshen, nen 21 vjec, nen 25 vj. Nje gote vere ose 1 birre mund te jeni nen nivelet ligjore.   

Ne Britani, Malte e disa shtete ne SHBA, niveli eshte 80mg of alkohol / 100ml gjak. Austria, Gjermania, Italia, Franca Irlanda, Hollanda etj, e kane ~ / = 50 mg/100ml Hungaria, Sllovenia, Cekia e Sllovakia; niveli i alkoholit ne gjak eshte 0.

18


drbesi/dbmi

AMFETAMINA (Amphetamine) Njihet si: Speed, uppers, bennies, whiz, blues. Kategoria: Stimulant i Sistemit Nervor Qendror. Varesia. Perdorimi i rregullt i amfetaminave ose met-amfetminave, ne menyre te shpejte sjell tolerance. Doza

me te larta kerkohen per te arritur te njejtin efekt.

Perdoruesit behen te varur psikologjikisht nga efektet e kesaj droge. Efekti toksik mund te ndodhe dhe ne doza reltivisht te uleta.

Menyra e marrjes. Zakonisht kaperdihet ne trajte tabletash ose si puder. Nganjehere merret nepemjet hundes ose perzihet me uje dhe injektohet. Perdorimi ligjor. Ne vitet `50 - `60 Amfetaminat u perdoren gjeresisht si supresuese te oreksit. Kjo metode eshte braktisur nga mjekesia se ekziston rreziku i abuzimit dhe i varesise ndaj ketyre substancave. Gjithashtu jane perdorur nga shoferet e pilotet, ne menyre qe mos ti zinte gjumi. Sot jepet nga mjeket per personat hyperaktive dhe per narkoleptiket. Klasifikohet si droge e klasit B. Efekti Afatshkurter. Ne doza te vogla Amfetamina rrit vigjilencen mendore dhe energjite fizike. Frymemarrja e ritmi i zemres rriten, pupilat zmadhohen, oreksi bie dhe tharja e gojes eshte shenje e zakonshme. Largimin gradual te tyre, e ndjekin depresioni dhe lodhja.

19


drbesi/dbmi

Marre ne doza te larta, amfetamina mund te sjelle tremor (dridhje), djersitje, dhimbje koke, palpitacione e dhimbje gjoksi. Ne doza shume te medha mund te sjelle deluzione, konfuzion, halucinacione, delir, kolaps, sjellje agresive, konvulsione, koma e vdekje. Efekti Afatgjate dhe Rreziqet. Perdorimi i rregullt i saj sjell demtime te muskulatures, humbje ne peshe e konstipacion. Gjithashtu keta persona mund te jene te pastabilizuar nga ana emocionale. Depresioni e vetevrasjet, jane te shoqeruara me ndalimin e tyre ne menyre te pakontrolluar. Perdorimi per nje kohe te gjate ul rezistencen e trupit ndaj infeksioneve, mbart rrezik per demtime ne zemer e ne enet e gjakut; duke sjelle keshtu hemorragji dhe kolaps te zemres. Marrja e amfetamines gjate shtatezanise rrit rrezikun per difekte ne fetus, vecanerisht ne zemren e tij. Gjithashtu, mund te coje ne lindje te parakoheshme dhe femije nen peshe. Shenjat e abuzimit. Perdoruesi i amfetamines mund te duket energjik, i gezuar dhe ka nje ndjesi per te folur papushim kur gjendet nen influencen e kesaj droge. Levizja papushim, agjitimi e nje humbje aparente e interesit ndaj ushqimit jane simptoma tipike; personaliteti ndryshon, ka reagime psikotike e deluzione paranoide. Perdoruesit e rregullt mund te kene tipare te pazakonta ne lidhje me gjumin duke ndenjur zgjuar per 2-3 nete papushim, me vone flene dhe deri ne 48 ore. Jane te pranishme dhe ndryshimet e temperamentit. Bashkeveprimi. Amfetamina bashkevepron me shume ilace e droga te tjera.Sjell nje rritje te presionit te gjakut, duke kundershtuar keshtu efektin anti-hipertensiv te shume barnave. Marre me *MAOI-te, mund te sjelle nje rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Rrit rrezikun per ritem abnormal te zemres me ilacet digitalis-, levodopa-n dhe disa anestetike qe jepen me ane te inhalimit. Amfetamina kundershton veprimin e ilaceve qe depresojne sistemin nervor qendror. MAOI-te - Monoamine-oxidase inhibitor. Ketu fusim moclobemide, phenelzine, isocarboxazid dhe tranylcypromine qe vijne me emra te ndryshme. Phenelzine, isocarboxazid e tranylcypromine jane perdorur shume qe nga vitet 50-te, sot nuk rekomandohen. Nje ilac i ri i qe ka me pak efekte ansore, eshte

Moclobemide.

Ky

grup

parandalon

shperbashkimin

e

plote

te

disa

neurotransmetuesve, si noradrenaline e serotonine. Mendohet se nje pjese ne shkaktimin e depresionit, e luan ndryshimi i balances se neuro-transmetuesve. 20


drbesi/dbmi

MAOI-te perdoren per te trajtuar depresionin e ankthin. Do i shohim disa ne kete Seksion tek “Bashkepveprim i droges/ substances abuzuese� me ilacet e tjera. MAOI - Grup barnash Anti-Depresiv.

BARBITURATET Njihen si. Barbs, downers,gjume-shkaktues, hipnotike. Kategoria. Depresante te sistemit nervor qendror. Varesia. Perdorimi per nje kohe te gjate mund te sjelle varesi ndaj tyre. Kjo mund te jete fizike dhe psikologjike. Menyra e marrjes. Nga goja ne forme kapsulash a tabletash, nganjehere perzihen me uje e injektohen. Perdorimi ligjor. Ne te kaluaren jo te larget - barbituratet u dhane gjeresisht si barna gjumi. Qe ne 1990 kemi 2500 versione te ndryshme te tyre. Nga `60-te jane zevendesuar nga benzodiazepinat - te cilat mund te jene adiktive - por ka me pak shance qe te shkatojne vdekjen nga overdoza. Perdorimi me i perhapur i barbiturateve eshte ne anestezi (Thiopentone) e ne epilepsi (phenobarbitone). Shumica jane nen grupin B te drogave, skeda III, ne legjislacionin per keqperdorimin e drogave. Kjo varion ne shtete te ndryshme. Efektet Afatshkurtra. Jane te ngjashme me ato te alkoholit. Nje doze e vogel prodhon qetesim, ndersa dozat e medha e bejne perdoruesin me te intoksikuar e te pergjumur. Kordinacioni dhe te folurit preken e ka dallime te dukshme, me pas vijne ngathtesia dhe konfuzioni. Dozat e medha e ne rritje mund te sjellin humbje te vetedijes, koma e vdekje; e cila vjen nga depresioni i mekanizmave te frymemarrjes se individit. Efektet Afatgjata. Rreziku me i madh nga barbituratet eshte Varesia Fizike. Ne nje person dependent ndaj tyre, ndalimi i menjehershem sjell simptoma te cilat variojne per nga rendesia; varur kjo pjeserisht nga tipi i barbituratit, doza e kohezgjatja e perdorimit. Ne menyre primare percaktohen nga gjetja, kerkimi e administrimi i trajtimit mbeshtetes, perfshire barnat e nevojshme. Simptomat mund te perfshijne irritim, 21


drbesi/dbmi

gjume te shqetesuar, enderra te frikshme, marrje mendesh, te vjella, dobesi te pergjithshme dhe ankth te shtuar. Ndalimi i menjehershem pas disa muajsh perdorimi mund te sjelle konvulsione, delirium, ethe dhe koma; qe mund te zgjase deri ne nje jave. Ne kohezgjatje, perdorimi i shumte i barbiturateve sjell rrezikun e overdozes aksidentale. Gjithashtu, vihet re qe keto persona kane rrisk te shtuar per infeksione te gjoksit; refleksi i kollitjes - eshte i supresuar (shtypur) nga perdorimi per nje kohe te gjate i ketyre drograve. Gjate shtatezanise mund te shkaktojne abnormalitete tek fetusi dhe te marra rregullisht ne tre muajt e fundit te saj, mund te sjellin adaptimin/varesine e foshnjes ndaj tyre.

Shenjat e abuzimit. Perdorimi per nje kohe te gjate i barbiturateve, mund te shkaktoje periudha te shpeshta intoksikimi, shoqeruar me humbje te kujteses, neglizhim te paraqitjes personale e pergjegjesive qe ka individi; personaliteti ndryshon e shihen episode te nje depresioni te rende. Bashkeveprimi. Barbituratet veprojne me mjaft Barna duke rritur rrezikun e sedatimit me cdo ilac qe ka efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Ketu futen ilacet kunder ankthit, analgjeziket opioide, antipsikotiket, antihistaminat dhe anti-depresantet triciklike. Doza te larta te marra me alkohol mund te cojne ne nje koma fatale. Barbituratet rrisin aktivitetin e enzimave ne melci, duke sjelle rritje ne shperbashkimin e disa barnave, pra reduktojne efektin e tyre, ne kete menyre ndikohen disa 22


drbesi/dbmi

antidepresante triciklike si phenytoin, griseofulvin dhe kortikosteroidet. Tek njerezit qe marrin barbiturate toksiciteti i overdozes me paracetamol eshte me i larte. BARBITURATET, mund ti keni degjuar disa, nen keto emertime, • Amytal Sodium • Butisol Sodium • Luminal • Nembutal Sodium • Phenobarbital

BENZODIAZEPINAT Njihen Si: Trankuilizues, qetesues, temmies, benzot. Kategoria: Depresante te sistemit nervor qendror. Varesia. Potenciali i tyre per adaptim eshte me i vogel se depresantet e tjere te sistemit nervor qendror, si barbituratet. Megjithate, perdorimi i tyre per nje kohe te gjate mund te sjelle varesi fizike e psikologjike ne efektet e tyre sedative. Menyra e marrjes.Ne forme tabletash, kapsulash apo me injeksion. Tamazepami eshte benzodiazepina me e abuzuar. Perdorimi legjitim. Benzodiazepinat jepen nga mjeku, zakonisht ne trajtimin afatshkurter te ankthit dhe stresit, po ashtu dhe ne raste pagjumesie. Ato perdoren ne anestezi si barna para-operatore dhe per te induktuar anestezine e pergjithshme. Ne kurimin e alkoholikeve, ne kontrollin e epilepsise e ne qetesimin e spazmave muskulare. Jane droga te klases C. Efektet Afatshkurtera. Benzodiazepinat mund te ulin aktivitetin mendor. Ne doza te moderuara kemi ulje te vigjilences, perqendrimit e ulje te reagimeve normale trupore, pra ulin aftesine e nje personi qe operon makineri duke rritur rrezikun per aksidente. Ne disa raste mund te sjellin amnezi - humbje kujtese. Cdo benzodiazepine ne doza te mjaftueshme sjell gjume. Dozat teper te larta mund te sjellin depresion te mekanizmave te frymemarrjes. 23


drbesi/dbmi

Efektet Afatgjate e Rreziqet. Me perdorimin e tyre per nje kohe te gjate, efekti u bie. Perdoruesi rrit dozen duke sjelle njekohesisht varesi fizike e psikologjike. Te vjetrit mund te behen apatike ose konfuze kur marrin keto ilace. Ne rastin e ndalimit te marrjes se tyre, perdoruesit mund te kene keto shenja: ankth, atake paniku, palpitacione, dridhje, pagjumesi, dhimbje koke, marrje mendesh, dhimbje muskujsh, humbje te oreksit dhe ngathtesi. Keto simptoma zgjasin nga 4 dite deri ne 1 jave. Femijet e lindur nga nenat qe kane marre benzodiazepina gjate shtatezanise, mund te kene probleme varesie ne javen e pare te jetes se tyre.

Shenjat e abuzimit. Abuzimi mund te jete nepermjet injeksionit tek moshat e reja. Nje tip tjeter abuzuesi gjendet ne moshat e mesme a tek te vjetrit, te cilet mund ti kene marre keto barna per nje kohe relativisht te gjate nga mjeku i tyre. Ai /ajo, e di problemin dhe mundet qe haptas ta pranoje se po merr ilace per "nervat" ose per gjume, ne doza normale ose te medha. Problemet zakonisht vijne kur njerezit tentojne te ndalojne marrjen e tyre pa keshillim mjekesor. Bashkeveprimi. Ne bashkeveprim me cdo ilac qe ka efekt sedativ, benzodiazepinat e rrisin efektin sedativ ne sistemin nervor qendror. Ketu futen ilacet kunder ankthit e ato te gjumit, alkoholi, opioidet analgjezike, antipsikotiket e antidepresentat triciklike; po ashtu dhe antihistaminat.

24


drbesi/dbmi

Keshilla praktike. Normalisht benzodiazepinat duhen dhene per dy jave, ose me pak. Nese keto jane marre per me teper se dy jave eshte mire qe te ulet doza gradualisht per te minimizuar rrezikun e efekteve te pakendeshme. Nese ju keni marre benzodiazepina per muaj me rradhe, eshte plotesisht e arsyeshme dhe e nevojshme qe te njoftoni mjekun per te percaktuar nje program "terheqje" graduale nga efektet e ketyre barnave. Nese eshte e mundur, do jete mire qe t`ju tregoni familjareve dhe miqve tuaj, per te pasur mbeshtetje morale ne kete aksion. • BENZODIAZEPINAT mund ti keni degjuar si: Ativan, Dalmane, Doral, Estazolam Flurazepam, Halcion, Lorazepam, Midazolam HCL, Prosom, Restoril, Temazepam Triazolam, Alprazolam, Clorazepate, DIAZEPAM, LIBRIUM, LORAZEPAM, VALIUM, XANAX, CLONAZEPAM, Klonopine etj.

EKSTAZIA Njihet si: Ectasy, E, MDMA, XTC, plot pseudonime te tjera. Kategoria. Stimulant i sistemit nervor qendror. Varesia. Si dhe me amfetaminat e tjera, perdorimi i rregullt i saj sjell rritjen e dozes per te pasur te njejtin efekt. Perdoruesit mund te behen te varur nga ana psikologjike nen efektet e kesaj droge e menyra e jeteses e shoqeruar me te. Menyra e perdorimit. Nga goja si tablete apo kapsule. Perdorimi legjitim. Megjithese ka pasur pretendime qe ekstazia mund te kete vend ne psikoterapi, s'ka perdorim legjitim mjekesor. Eshte droge ne klasen A te drogave. Efektet afatshkurtra. Ekstazia perdoret ne klube, bare e diskoteka; per ti dhene mundesi perdoruesit te vallezoje nen ritmin e nje muzike te shpejte per ore te tera., stimulon sistemin nervor qendror, ben te mundur qe perdoruesi te rrije zgjuar e te kete energji, arritur nga supresioni i ndjenjes se etjes, gjumit dhe lodhjes. Mund te sjelle shtrengim te pavullnetshem te nofullave e ne muskuj te tjere. Rrit ritmin e zemres dhe presionin e gjakut Komplikacione te ndryshme mund te ndodhin; nga supresimi i ndjenjes se etjes - personi dehidrohet e atij mund ti bjere "pika" pasi trupi ka humbur 25


drbesi/dbmi

nje sasi te patolerueshme lengjesh, kjo sjell demtime muskulare, insuficience renale, probleme me mekanizmat e mpiksjes se gjakut, konvulsione dhe ne fund vdekje. Ne disa raste, kemi nivele teper te uleta te Natriumit nga marrja e shumte e lengjeve por personi nuk leviz shume "vallezon" kjo sjell qe sasia e tepert e lengjeve nuk mund te dale jashte me ane te djerses e kjo humbje e Na + (Natriumit) sjell edema te trurit (fryrje ose enjtje). Perdoruesi mund te kete te vjella, dhimbje koke, marrje mendesh. Jane vene re dhe demtime te melcise e hemorragji cerebrale.

Efekte afatgjata dhe rreziqet. Pak dihet per keto efekte. Ne disa raste jane raportuar semundje psikiatrike, si skizofreni e depresion, plus shqetesime me gjumin, probleme me dhembet dhe nje tip varesie ndaj cokollates. Ne eksperimente me kafshet, ekstazia ka sjelle demtime ne disa qeliza nervore, mendohet se per vite mbas lenjes se kesaj droge ekziston rreziku per depresion. Shenjat e abuzimit. Perdoruesi mund te kete humbje ne peshe, demtime dhembesh (nga shtengimi i pavetedijeshem i tyre ) dhe ankth. Bashkeveprimi. Ndodh me nje varietet te larmishem barnash, nese merret me moamine oksidaze inhibitoret (MAOI-s) ekstazia mund te sjelle nje rritje te rrezikshme te tensioni te gjakut. Me ilacet - digitalis - levodopan e disa tipe te ndryshem ilacesh te anestezise te marra me inhalim. Ekstazia tenton te kundershtoje efektet sedative te barnave qe depresojne sistemin nervor qendror, e efektet e tyre ne tru reduktohen. 26


drbesi/dbmi

FENICIKLIDINA Njihet si: PCP, angel dust, crystal, ozone. Kategoria. Anestetik i pergjithshem, Halucinogjen. Menyra e perdorimit. Mund te thithet permes hundes, perdoret ne perzierje per tu pire si duhani (ne trajten e angel dust), kaperdihet (si tableta) , ose, ne raste te rralla injektohet. Perdorimet e ligjshme. Megjithese dikur perdorej si anestetik, s’ka me perdorime mjeksore. I vetmi perdorim legal i tij haset ne mjekësine veterinare. Klasifikuar si droge e klases A, Skedina II. Efektet qe ka Fenciklidina ne sjellje (shih me poshte) e bejne nje nga DROGAT ME TE RREZIKSHME. Per fat te mire, ne Europe eshte teper e rralle kjo droge.

Efektet afatshkurtra. Fenciklidina e marre ne doza te vogla ne pergjithesi sjell nje gjendje euforie "high" por ngandonjehere sjell ankth ose depresion. Perkeqesim te kordinimit te te folurit e levizjes, mendimi e perqendrimi ulen ne menyre te konsiderueshme. Mund te kemi haluçinacione e sjellje agresive. Efekte te tjera te mundeshme jane: rritja e ritmit te zemrës dhe e presionit te gjakut, dilatim (zgjerim) te pupilave, tharje te gojes, tremor, mpirje dhe nje ulje te konsiderueshme te sensitivitetit ndaj dhimbjes, e cila mund te sjelle veshtiresi per te qetesuar e frenuar nje person qe eshte bere agresiv nen influencen e kesaj droge. Dridhje, te vjella, dobesim muskular dhe rigjiditet (ngurtesim) mund te shihen ne keto individe. Dozat e larta sjellin koma ose gjendje stupori. Periudha e sherimit eshte shpesh e zgjatur, me periudha alternimi

27


drbesi/dbmi

ndermjet te qenit zgjuar dhe gjumit. Zakonisht e ndjekur kjo, nga nje humbje e kujteses gjate episodeve kur perdoruesi ishte nen influence. Efektet afatgjata. Rreziku. Perdorimi i perseritur i Fenciklidines mund te sjelle paranoje, haluรงinacione auditore, sjellje agresive, ankth, depresion te thelle, dhe skizofreni. Ne gjendje te depresuar perdoruesi mund te tentoje suicid (vetevrasje) me overdoze. Perdoruesit e rendshem te tij mund te kene demtime ne tru, te cilat mund te sjellin humbje te kujteses, humbje te orientimit, shqetesime vizuale dhe veshtiresi ne te folur. Vdekjet nga konvulsionet e shpeshta e te perseritura ne nje afat te gjate kohor, arreste kardiake apo respiratore dhe carje te eneve te gjakut ne tru; jane raportuar. Pas dozave te larta ose nje kome te gjate, gjithashtu ka rrezik per crregullim mendor te perhershem. Shenjat e abuzimit. Perdoruesi i kesaj droge mund te duket si i pire kur eshte nen influencen e saj. Sjellje e pakendeshme dhe agresive, ndryshime violente te temperamentit plus kalime te alternuara ne depresion mund te jene te zakonshme ne perdoruesit e rregullt. Bashkeveprimi. Marrja e Fenciklidines mund te inhiboje efektet e barnave kolinergjike, po ashtu dhe te beta-bllokuesve e barnave anti-hipertensive.

GHB Njihet si: Liquid X, GBH, Liquid E, gamma hydroxybutyrate. Kategoria . Depresant i sistemit nervor qendror. Varesia. GHB nuk eshte pare qe te jete adiktive. Menyra e perdorimit. Nga goja. Shpesh shitet si leng ne shishe, por mund te paraqitet ne kapsula ose ne trajte pluhuri, i cili zakonisht shkrihet ne uje per te prodhuar nje leng pa ngjyre, qe merret nga perdoruesit.

28


drbesi/dbmi

Perdorimi legal. GHB eshte nje substance kimike qe prodhohet ne trup ne sasira te vogla. Ne fillim eshte perdorur si anestetik ne trajtimin e narkolepsise, pagjumesise e gjate ndalimit te alkoholit apo opioideve. Ne ditet e sotme s'ka perdorim mjekesor per te, pasi ka ilace e barna me efektive. Legjislacioni i shume shteteve se perfshin kete droge ne kategorine e drogave te rrezikshme apo te ndaluara, pra pasja e saj nuk konsiderohet si thyerje ligji, por prodhimi i pa-autorizuar e shperndarja e GBH-se quhet ofence kriminale.

Efektet afatshkurtra. GHB, eshte depresant i sistemit nervor qendror. Efektet e tij jane gati te ngjashme me alkoholin; nga folja e shpejte e papushim te euforia pas perdorimit te tij ne doza mesatare. Disa perdorues mund te kene dhimbje koke, mund te ndihen te pergjumur per rreth 8 ore ,mund te jene konfuze, ose shfaqin simptoma gastrointestinale si te vjella apo dhimbje barku. Dozat e larta mund të çojnë në humbje të vetëdijes, por kjo ne mënyrë tipike zgjat përreth 1-2 orë. Efektet afatgjata. Perdoruesit mund te jene me marrje mendesh per 1-2 dite dhe mund te kete pagjumesi per me teper se 2 jave. Efektet afatgjata te kesaj droge duhet thene se nuk jane studiuar plotesisht. Shenjat e abuzimit. Meqenese kjo droge merret ne forme te lengshme eshte e veshtire te llogaritet doza "korrekte" nga marresi, e pergjigja e trupit varion ne individe te ndryshem. Shume perdorues, thjeshte e pijne deri sa te arrijne efektin e deshiruar. Kjo zakonisht arrihet pak kohe para se perdoruesi te humbe vetedijen, pra nese shihet dikush qe bie pa ndjenja ne vallezim e siper, mendja mund te te shkoje te nje abuzues i GHB. Po ashtu dhimbje te gjata koke e marrje mendesh, mund te jene nje sinjal qe kemi te bejme me nje perdorues te tij. 29


drbesi/dbmi

Bashkeveprimi. Efektet e kesaj droge vijne ne rritje nese merret se bashku me depresante te tjere te sistemit nervor qendror-si alkoholi, benzodiazepinat dhe antipsikotiket.GHB. Mund te rrise dhe efektin e barnave analgjezike apo te muskulorelaksanteve. Disa here perzihet me amfetaminat per te mbajtur nje gjendje "high" per nje kohe relativisht te gjate. GHB ne Britani - "Date Rape Drug" ilaci i perdorur per perdhunime. Thame qe nuk ka ngjyre dhe shije, nje dose e forte ju kalon pa ndenja, e le femrat te pambrojtura ndaj nje sulmi seksual. Kujdes ne bare/ klube, nga kush merrni pije e mos i lini pijet tuaja pa vezhguar, dikush me tendenca kriminale mund te perdore GHB-ne kunder jush. Me alkolin mund te jete i rrezikshem, dhe efektet afat-gjata te kesaj droge nuk i njohim mire. Quhet gabimisht Liquid E ose Ekstazia e Lenget por s'eshte fare e tille. Ne Britani eshte droge e Klasit-C qe vjen me maksimum 2 vjet burg. Nese e shperndan denohesh deri ne 14 vjet. Ata qe perdorin per te mposhtur nje person per qellime seksuale, denohen me 10 vite burg.

KETAMINE Njihet si Kit-Kat, Special K, Super K. Kategoria. Anestetik i pergjithshem me efekte analgjezike Menyra e perdorimit. Zakonisht gelltitet ne forme kapsulash, tabletash ose mund te jete leng farmaceutik i cili ngrohet deri ne avullim te lengut per te marre kristalet e ketamines. Pihet si duhani ose me thithje nga hunda ne forme pudre. Perdorimi ligjor. Eshte nje anastetik gjeneral me properti analgjezike, perdorur ne mjekesine humane e ate veterinare, ka relacion me phencyclidine-n. Efektet afatshkurtera. Varen nga gjendja fiziko emocionale dhe ambjenti, por shenjat e tij jane te shpejta. Ketamina stimulon sistemin kardiovaskular duke rritur ritmin e zemrĂŤs. Mund te shihen nje numer efektesh psikologjike, perfshire nje ndjenje paralize ku perdoruesi s'mund te levize ose te flase por eshte i vetedijeshem dhe sheh e degjon. Veprimet ose fjalet mund te perseriten ne menyre monotone e perdoruesi 30


drbesi/dbmi

tregon me pas sesi ka provuar nje "eksperience jashte trupore". Keta persona normalisht nuk shqetesohen nese do jetojne a do vdesin. Nga efekti analgjezik qe ka kjo droge perdoruesi ka pak shance te ndjeje dhimbje dhe ne qofte se demtohet. Reaksione me serioze mund te kemi zakonisht nga overdoza, ku perfshihen konvulsionet, depresioni i frymemarrjes ose kolaps i mekanizmit te zemres.

Efektet afatgjata dhe rreziqet. Ketamina e marre per nje kohe te gjate mund te shoqerohet me humbje kujtese, ulje vemendjeje dhe pamundesi per te mesuar gjera te reja. Po ashtu mund te kene dhe "flashbacks". Shenjat e abuzimit. Sjellja e cuditshme mund te sugjeroje per efektet psikologjike te ketamines. Demtime te dhimbshme si p.sh. djegjet me cigare duket sikur personi si ve re Bashkeveprimi. Barbituratet zgjasin kohen e aksionit qe rezulton nga perdorim i ketamines e ne kombinim kemi nje risk te depresionit respirator. Perdorimi i ketamines se bashku me teofilinen apo aminofilinen mund te rrise shancet per konvulsione. Alkoholiket duket sikur jane rezistente ndaj ketamines, por gjate periudhes se rikuperimit te tyre efektet psikologjike mund te jene me afatgjata.

31


drbesi/dbmi

KHAT Njihet si: Cat, chaat, mriaa, quat. Kategoria. Stimulant i sistemit nervor qendror. Varesia. Dependenca ne Khat eshte totalisht psikologjike. Menyra e perdorimit. Khat nxirret nga gjethet dhe sythet e nje bime qe rritet ne vendet tropikale, Catha edulis. Nje sasi e madhe gjethesh a sythes te kesaj bime pertypen dhe lengu kalon ne stomak. Ne disa raste merret ne trajte caji.

Perdorimi ligjor. Kjo droge perdoret si stimulant ne shume vende te Afrikes e Lindjes se Mesme, ne festime e mbledhje shoqerore per argetim. Gjithashtu eshte perdorur prej tyre si perberje tradicionale per trajtimin e depresionit, lodhjes, obezitetit e ulcerave gastrike. Megjithese duhet thene se autoritetet mjekesore e shteterore ne keto vende jane te shqetesuara nga efektet jo te mira te perdorimit te saj ne shendetin e popullates perdoruese ne pergjithesi. Efektet afatshkurter. Khat prodhon eufori, rrit vigjilencen, shton ndjenjen per te folur papushim, sjell qe personi behet hiperaktiv. Shenjat me te perhapura jane ato gastrointestinale, por ka dhe nje rritje te moderuar te presionit te gjakut, pulsit e te ritmit te frymemarrjes. Si dhe rrit temperaturen e pergjithshme te trupit. Me pas si efekte anesore ngelen: pagjumesia, perqendrim i dobet dhe ndonjehere sjellje agresive e halucinacione. Psikozat e renda rralle vihen re. Pas nderpritjes ne perdoruesit shihen shenja te depresionit mendor.

32


drbesi/dbmi

Efektet afatgjate. Rreziqet. Shume i perhapur eshte konstipacioni (kapslliku) e ulcera e stomakut. Te burrat shihet nje ulje e deshires seksuale e mund te kete dhe impotence. Ka nje rritje te presionit te gjakut ne perdoruesit e grupmoshave te reja. Perdorimi kronik nga gratĂŤ shtatezena mund te sjelle femijĂŤ me peshe te ulet, KHAT ekskretohet ne qumeshtin e gjirit. Shenjat e abuzimit. Kjo droge sjell nje ngjyre boje kafe te piset te dhembet e perdoruesve te rregullt, dhe mund te kete renie ne peshe si rezultat kjo e supresimit te oreksit. Bashkeveprimi. Mund te bashkeveproje me amfetaminat ose me fenilpropanolaminen per te shkaktuar nje rritje te ritmit te zemrĂŤs e te presionit te gjakut.

LSD Njihet si: Lysergide, Lysegic acid, Acid, Haze, Microdots. Kategoria Halucinogjen. Varesia. Megjithese nuk sjell varesi fizike, LSD-ja mund te shkaktoje varesi psikologjike. Mbas disa ditesh perdorimi te rregullt, individi fillon e behet TOLERANT ndaj veprimit te LSD-se. Nje periudhe pritjeje DUHET te kaloje, perpara se perdoruesi i kesaj substance te provoje efektet origjinale. Menyra e marrjes. Nga goja, si tableta shume te vogla (te njohura si "Microdots" ) ose te absorbuara ne katrore te vegjel letre, leter xhelatinoze, kuba sheqeri. Perdorimi ligjor. ASNJE! Interesi qe dikur profesioni mjekesor tregoi ne LSD, u fokusua ne perdorimin e mundshem te saj ne Psikoterapi por studimet e mevoneshme treguan se ajo mund te coje drejt psikozes - njerez me predispozicion per tronditje mendore. LSD, eshte ne liste nen Klasen A te drogave. Efektet afatshkurtera. Efekti i dozave te zakonshme te LSD-se zgjat per 4-12 ore, duke filluar gati pernjehere pas marrjes se saj. Efektet fillestare perfshijne; padurim, marrje

33


drbesi/dbmi

mendesh, ndjenje te ftoheti me te dridhura dhe nje deshire te pakontrolluar per te qeshur. Me pas vijne; distortimi i pamjes e ne disa raste perceptimi i zerit. Mundet qe personi te provoje eksperienca mitike apo pseudo-religjioze. Nese personi vuan nga nje ankth i "fjetur" ose depresion MUND te kete: humbje te kontrollit emocional, halucinacione te pakendeshme apo te tmerrshme; ndjesi te larte ankthi, deshperimi e paniku. Vetevrasja mund te tentohet. Ngarja e makines apo e makinerive te tjera jane teper te rrezikshme! Disa njerez nen influencen e kesaj droge jane hedhur nga ndertesa te larta - fatalisht duke besuar - se mund te fluturojne. Efektet afatgjate. Sa me gjate te perdoret LSD-ja, me shume rriten shancet per shqetesime mendore, perfshire depresionin e rende ne njerez me probleme ekzistuese psikologjike. Shtojme se bile dhe muaj a vite pasi eshte perdorur kjo per here te fundit, ish-perdoruesit provojne eksperienca teper te shkurtera por vivide (te gjalla) te efekteve te LSD-se, te cilat shkaktojne ankth e disorientim. Nuk ka evidence qe LSD ka efekt afatgjate ne shendetin fizik.

Shenjat e abuzimit. Nje person nen influencen e LSD-se mund te sillet ne menyre te cuditshme por rralle shihen shenja te dukshme te intoksikimit. Disa here perdoruesi i LSD-se mund te duket i mbi-eksituar, paraqitet i terhequr ose konfuz. Bashkeveprimi. Klorpromazina redukton efektet e LSD-se, pra mund te perdoret ne trajtimin e nje personi teper te shqetesuar. Me droga të tjera si alkoholi - mund të rrisë gjasat për një sjellje të pahijshme ose herë-herë të dhunshme. Abuzuesit e Lysergie qe po marrin SSRI (p.sh. fluoxetine, paroxetine, apo sertaline) mund te provojne nje sere reminishencash te pakendeshme. 34


drbesi/dbmi

KOKAINA Njihet si:. Cocaine, Coke, Crack, Nose Candy, Snow. Kategoria. Stimulant i sistemit nervor qendror e anastetik lokal. Varesia. E marre rregullisht kokaina krijon varesi tek perdoruesit. Keta mund te behen dependent nga ana psikologjike nen efektet e saj fizike e psikologjike, e mund te vihet re nje rritje e dozes per mbajtur te njejtat efekte (ose per ti rritur ato), gjithashtu per te parandaluar nje ndjenje te lodhjes ekstreme e te depresionit; qe mund te vije si pasoje e ndalimit te kesaj droge. Ky rrezik eshte me i larte tek nje forme e larte e kokaines qe ne e quajme KRAK (Crack) ose qe njihet nga perdoruesit si "freebase" . Menyra e perdorimit. Pihet si duhani, thithet nga hunda, e me raste merret me injeksione. Perdorimi ligjor. Ne te kaluaren jo te larget Kokaina eshte perdorur gjeresisht si anastetik lokal. Sot perdoret ngandonjehere per anastezi topikale ne sy, goje e fyt; perpara operacioneve te vogla kirugjikale ose procedura te tjera. Megjithate, nisur nga efektet anesore e potencialin per abuzim, kokaina eshte pothuajse kudo droge e klasit A. Efektet afatshkurter. Kokaina eshte stimulant i sistemit nervor qendror. Ne doza te moderuara antagonizon lodhjen duke krijuar nje ndjenje te pergjithshme kenaqesie dhe eksitimi. Oreksi reduktohet. Ne efektet fizike futen: rritje e ritmit te zemrës dhe presionit te gjakut, dilatatim i pupilave (zgjerim), tremor dhe djersitje profuze. Dozat e larta mund të sjellin agjitim, ankth, paranojë dhe halucinacione. Paranoja mund të prodhojë një sjellje agresive. Doza shume te larta te kokaines mund te sjellin konvulsion dhe vdekje si pasoje e infarkteve kardiake apo kolaps te zemres. Efektet afatgjate dhe rreziqet. Perdorimi i rregullt i kokaines mund te sjelle agjitim, pagjumesi, hypereksitim, marrje mendesh e humbje ne peshe. Perdorimi i metejshem mund te sjelle psikoza dhe paranoje. Thithja e perseritur nepermjet hundes demton membranat e saj e me kalimin e kohes ka shkaterrim te septumit (struktura qe ndan vrimat e hundes) Njerezit me semundje te zemres ose me nje gjender tiroide hyperaktive te cilet jane perdorues te kokaines, rrisin shancet per demtime te zemres.

35


drbesi/dbmi

Shenjat e abuzimit. Perdoruesi i kokaines ne dukje ngjan energjik dhe ekzuberant e po ashtu tregon fare pak interes ne ushqim. Perdorimi per nje kohe te gjate i saj sjell te perdoruesi: shqetesime ne ushqim dhe ne rutinen e gjumit. Agjitim, ndryshime ne sjellje, po ashtu agresiviteti dhe dyshimet ndaj te tjereve, mund te jene shenja te nje personi qe perdor "rendshem" kokainen. Bashkeveprimi. Kokaina rrit presionin e gjakut dhe kundershton efektin e barnave antihypertensive. Marre me MAOI-TE (Inhibitoret e Mono Amine oksidazes) shkakton rritje te rrezikshme te tensionit te gjakut. Rritet rrisku per efekte te padeshirueshme ne zemer kur merret me disa anastetike te pergjithshem.

Ketu vlen te theksojme nje lajm te ri. Shkencetaret kane krijuar nje vaksine per kokainen. Nisur nga fakti se shume njerez te artit e muzikes e kane perdorur kete droge dhe shpesh mbas lenies se tij i jane rikthyer, kjo paraqet interes per kedo. Sot ne kemi ne dipozicion vec dy menyra per ta luftuar kete: keshillimet profesionale dhe klinikat e rehabilitimit. Pra lajmi i nje vaksine eshte dicka teper me vlere. Faza e pare e kesaj ka perfunduar dhe po punohet ne fazen e dyte te saj.

Eshte punuar sipas ketij parimi.

Molekulat e kokaines jane teper te vogla, e si te tilla e pershkojne barrieren e eneve te gjakut ne cipen mbrojtese te trurit, cipe kjo qe mbron trurin nga agjentet e huaj, shkencetaret po i kerkojne "ndihme" sistemit imun, duke "shenuar " kokainen me kete vaksine TA-CD, do behet e mundur qe antitrupat e sistemit mbrojes ta Njohin molekulen e kokaines dhe ta rrethojne ate duke u ngjitur me te. Kjo do sjelle qe masa e saj do rritet ndjeshem e s'do kete mundesi te kaloje barrieren e gjakut ne tru. Sado kokaine qe perdoruesi te marre nuk do kete me efekt. 36


drbesi/dbmi

TA-CD ja eshte nje kombinim i molekules se kokaines dhe nje proteine te madhe, e cila kur injektohet ne trup, eshte mjaftesisht e madhe qe te njihet nga sistemi imun dhe ky i fundit te gjeneroje anti-trupa.

Vlen per tu permendur ketu, meqenese kemi aferi

molekulash, molekula e Nikotines ashtu si ajo e kokaines eshte e vogel e pikerisht kete parim po ndjek kjo kompani te luftoje varesine nga duhani, ka filluar puna per vaksine kunder duhanit. KRAK Le te sqarojme dhe dicka per nje forme tjeter te Kokaines: KRAK. ne Angl. Crack. Kjo forme teper potente e kokaines merret ne forme kristalesh, te cilat pihen si duhani. Teper adiktiv Krak-u, duket se ka efekt me te forte se te gjithe format e tjera te Kokaines dhe perdorimi i tij eshte i shoqeruar me nje rrisk gjithnje e ne rritje per ritme abnormale te zemres, goditje ne zemer, hemorragji cerebrale e ne fund vdekje. Konsekuencat afatgjata te perdorimit te Krak perfshijne: flegmen ne ngjyre te zeze, teshtitje, demtime te pakthyeshme te mushkerive, trashje te zerit e djegje permanente te buzeve, gjuhes e fytit nga inhalimi i tymrave te nxehte.

Deteriorimi mendor,

ndryshime ne personalitet, terheqje e izolim shoqeror, paranoia, sjellja agresive dhe tentativat per vetevrasje; mund te shfaqen ne keto perdorues. [shih me siper}

MARIUANA Njihet si: Cannabis, grass, pot, dope, hashish, reefers, weed, hash, ganja, skunk, skunkweed Kategoria. Depresant i sistemit nervor qendror, halucinogjen, anti-emetik * (te vjellave) Varesia. Ka evidence qe perdoruesit e rregullt te Mariuanes mund te behen fizikisht e psikologjikisht te varur nga efektet e saj. Menyra e perdorimit. Zakonisht pihet si duhani ose me "bong pipe" (cibuk a llulle). Mund te hahet-e futur ne kek a biskota, ose pihet si caj. Perdorimet ligjore. Pergatitja e bimes se Cannabis (mariuana) eshte ne perdorim qe 2000 vjet te shkuara. Prezantuar ne mjekesine perendimore ne mes te shekullit te 19, mariuana jepej per nje game te gjere ankesash, perfshire rastet e pagjumesise, 37


drbesi/dbmi

shqetesimeve reumatizmale, migrene, menstruacioneve te dhimbshme, helmimeve me Striknine dhe ne rastin e lenies se Opiateve. Sot, derivate te mariuanes - p.sh. Nabilone mund te jipen per te vjellat qe vijne nga perdorimi i barnave anti-kanceroze. Eshte droge e klases B, por ne shume shtete kjo varion. Efektet afatshkurtera. Keto varen nga efektet qe priten nga perdoruesi po ashtu nga sasia dhe koncentrimi i preparatit te perdorur. Disa tipe mariuansh sot (si skunk) jane me te fuqishme se pak vite me pare. Ne doza te vogla, kjo droge sjell nje ndjenje qetesie e mireqenie, zmadhon perceptimet auditive e vizuale, dhe rrit ndjenjen per te folur. Oreksi zakonisht rritet. Megjithate ne disa individe kjo droge mund te kete pak ose aspak efekt. Nen influencen e saj, mund te kemi crregullim te kujteses se shkurter dhe aftesia per te perdorur makineri si dhe perqendrimi ulen se tepermi. Mund te shihet konfuzion, tronditje emocionale e humbje e sensit te Kohes, ne keta individe. Halucinacionet mund te jene te pranishme ne raste te rralla. Efektet zgjasin per 1-3 ore pas pirjes se Mariuanes (ne trajte cigareje) dhe per afro 12 ore pasi eshte ngrene, por koha e reagimit te personit mbetet e ulet per rreth 24 ore pas nje doze te vetme te droges. Nuk njohim ndonje rast me vdekje nga mbidoza /overdoza.

Efektet afatgjate. Pirja e Mariuanes, ashtu si dhe duhani, rrit rrezikun per bronkit e kancer te mushkerive. Perdoruesit e rregullt mund te behen apatike dhe letargjike, dhe neglizhojne punen apo studimet si dhe paraqitjen e jashtme te tyre. Ne njerez me shqetesime "te fjetura" mendore, perdorimi me teprice, mund te sjelle nje shqetesim psikotik te perkohshem. 38


drbesi/dbmi

Disa mjeke mendojne se marresit e Mariuanes, kane me shume shance te eksperimentojne me droga te tjera. Meqe kjo droge mund te ule presionin e gjakut e te rrise ritmin e zemres, njerezit me shqetesime te zemrës - mund te jene ne rrezik nga efektet e saj. Perdorimi i rregullt i Mariuanes, mund te ule fertilitetin ne te dy sekset, e nese merret gjate shtatezanise, mund te sjelle lindje te parakohshme. Shenjat e abuzimit. Perdoruesit e saj mund te duken teper "llafazane" ose si te pire nen influencen e saj. Oreksi rritet. Perdoruesi mund te behet defensiv ose dhe agresiv nese pyetet se a eshte perdorues droge. Tymi i mariuanes ka nje ere te qarte e cila ngelet ne floket e rrobat e atij qe e peror. Vende te djegura mund te shfaqen ne rroba si rezultat i renies se nje cope kanabisi nga cigarja. Bashkeveprimi. Mariuana, mund te rrise efektet sedative te barnave ose drogave qe kane efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Ketu futen barnat kunder ankthit, barnat e

gjumit,

anestetiket

e

pergjithshem,

analgjeziket,

opioidet,

antipsikotiket,

antidepresantet triciklike, antihistaminat dhe alkoholi. Shtese, nje artikull ne Lancet "Mariuana per Sherbime Mjeksore - Te Shohim pas Perdes se Tymit" nenvizon: "Sot ka iniciativa aktive ne shume vende perendimore per ta legalizuar mariuananen per Sherbime Mjeksore. Duke u nisur nga debatet e forta qe ka per kete problem ne te shkuaren, s'eshte suprize qe argumenti do vazhdoje dhe per anen terapeutike" (NB ne parathenie ka shtete qe e kane legalizuar, dekriminalizuar dhe lejuar per qellime te perdorimit vetejak e mjekesor, 29. Janar. 2019)

NIKOTINA Njihet si: Gjindet ne produktet e duhanit. Kategoria. Stimulant i sistemit nervor qendror Varesia. Nikotina e duhanit (tabacco) është direkt përgjegjëse e varësisë tek mbi 1/3 e popullsisë të cilët janë pirës të duhanit. Shumë janë psikologjikisht të Varur në procesin

39


drbesi/dbmi

e pirjes së duhanit; njerëzit që e fillojnë duhanin vazhdojnë ta pijnë rregullisht atë; dhe shumë të tjerë bëhen të varur fizikisht nga nikotina. Ndalimi mund të prodhojë simptoma të përkohshme tërheqjeje, ku përfshihen: marrje mendësh, dhimbje koke, diarre, uri (oreks të shtuar), përgjumje, lodhje, insomnia, irritabilitet, depresion, pamundësi për tu përqendruar dhe dëshirë për të pirë prapë cigare.

Menyra e perdorimit. Zakonisht pihet ne forme cigaresh, puro e me cibuk. Nganjëherë me thithje nga hunda (sniffed - tobacco snuff) ose duke e përtypur (chewed - tobacco). Perdorimi ligjor. Nuk ka kufizime ligjore ne perdoruesit e duhanit. Shitja e tij, megjithate, eshte e ndaluar per personat mbi 16-18 vjec, ose duhet ndaluar ne vendet ku mungon legjislacioni per kete problem. Camcakeze me perberje nikotine ose ne forme leukoplasti te ngjitur ne lekure (nicotine patches) mund te jepen per periudha te shkurta, se bashku me terapi ne modifikimin e sjelljes per te ndihmuar ata qe duan te lene duhanin. Nikotina gjithashtu perdoret dhe si insekticid (eshte nje helm shume i fuqishem) Efektet afatshkurtra. Nikotina stimulon sistemin nervor simpatik. Në përdoruesit e rregullt të duhanit rrit përqendrimin, liron tensionin e lodhjen, dhe kundërshton mërzitjen e monotoninë. Këto efekte kanë jetë të shkurtër, pra kemi inkurajim të përdorimit frekuent. Në efektet fizike futen: ngushtimi i enëve të gjakut, rritja e ritmit të zemrës e të presionit të gjakut dhe reduktim në sasinë e urinës. Përdoruesit për herë të parë shpesh kanë marrje mendësh e ndjenjë të vjellash, disa dhe mund të vjellin. 40


drbesi/dbmi

Efektet afatgjata. Nikotina e marrë rregullisht mund të shkaktojë një rritje të acideve yndyrore në gjak. Ky efekt, kombinuar me efektin e saj në ritmin e zemrës (rritjen) dhe ngushtimin e enëve të gjakut, mund të rrise gjasën për sëmundje zemre si dhe ato të qarkullimit; përfshirë anginën, presion të lartë të gjakut, sëmundje vaskulare periferale, hemorragji cerebrale e trombozë koronare.

Efektet e saj stimulatore sjellin

mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Rreziqe të tjera të mirënjohura nga pirja e duhanit: probleme gjatë shtatzanisë e kancere të gojës, fytit e mushkërive; mund të jenë si pasojë e përbërësve të tjerë të dëmshëm që ka duhani. Besohet se kimikati i cili shkakton kancer që gjindet në duhan është benzo [a]pyrene-diol-epoxide. Shenjat e abuzimit. Pirësit e rregullt të duhanit shpesh kanë një si ngjyrë të verdhë në gishta e dhëmbë si dhe erë të keqe nga goja. Era e duhanit mund të ngelet dhe në flokë e në rroba. Kolla e duhanxhiut ose "mosngopja me frymë" janë shenjat e hershme të dëmtimit të mushkërive apo të zemrës. Bashkeveprimi. Pirja e duhanit ul përqendrimet në gjak të barnave të ndryshme. Këto barna përfshijnë benzodiazepinat, antidepresantet triciklike, teofilinen, propranolol, heparine dhe kafeine. Diabetikëve mund t'u duhen doza më të rritura insuline. Rreziqet mjekësore të marrjes së kontraceptivëve orale rriten nga pirja e duhanit. Keshilla praktike • Mos filloni duhanin; Nikotina eshte teper adiktive. • Nese jeni pires i Duhanit, lere sa me pare dhe ne qoftese nuk keni akoma efekte te pakendeshme. • Kerko keshilla e mbeshtetje nga Doktori i familjes. • Kontakto me te tjere persona ose grupe te cilat ndihmojne njerezit te lene duhanin. Shenim: Po punohet per vaksine per efektet e nikotines, kujt i intereson sesi po behet nje gje e tille te rikthehet tek Kokaina, kemi pershkruar dicka te tille. Parimi per te dyja vaksinat eshte pak a shume i njejte. Theksoj, Vaksina per Kokainen eshte ne stade me te avancuara. Editim shtese2019 (keto shenime jane qe 15 vite) ne veshtiresite e shkences – puna per vaksinen vazhdon por akoma s’ka perfunduar, per me shume klik ketu 41


drbesi/dbmi

NITRITET Njihet si. Amyl nitrite, butyl nitrite, poppers, snappers. Kategoria. Vazodilatator (zgjeron enët e gjakut) . Varesia. Nitritet nuk jane pare te shkaktojne varesi fizike; simptoma madhore te Terheqjes nuk jane raportuar asnjehere. Megjithate, perdoruesit mund te behen te varur psikologjikisht nga efekti stimulant i ketyre drogave. Menyra e perdorimit. Me inhalim, zakonisht nga shishe te vogla, ose ampula te vogla xhami te cilat thyhen. Perdorimet e ligjshme. Amyl nitrite' ne fillim perdorej ne trajtimin e angines, tani eshte zevenesuar nga barna me te sigurta e me efekt me afatgjate. Perdoret si Antidote ne rastet e helmimeve nga Cianidi. (Cianur Potasi-KCN, Cianur Hidrogjeni-HCN / gaz, Cianur Natriumi-NaCN, te gjithe Helme me TOSKICITET SHUME TE LARTE) Nitritet e Butyl-it e Izobutyl-it nuk perdoren ne mjekësi.

Efektet afatshkutra. Nitritet rrisin fluksin e gjakut duke zgjeruar enet e tij. Ato i japin perdoruesit nje ndjenje te shpejte "eksitimi", e ndjere kjo si nje shperthim masiv energjie. Efektet me pak te kenaqeshme perfshijne nje rritje te ritmit te zemrës, skuqje intensive ne lekure, marrje mendesh, te fiket (humbje ndjenjash), dhimbje pulsative te kokes, ndjenje te vjelli dhe kolle. Dozat e larta mund te shkaktojne c'ngjyrim te lekures qe tenton drejt bluse, pasoje kjo e alterimeve qe ndodhin ne hemoglobinen e rruazave te kuqe te gjakut. 42


drbesi/dbmi

Efektet afatgjate dhe rreziqet. Nitritet jane droga qe veprojne TEPER SHPEJT! Efekti i tyre fillon rreth 30 sekonda pas inhalimit e zgjat jo me shume se 5 minuta. Perdoruesit e rregullt jane bere TOLERANT ndaj ketyre drogave, pra duke kerkuar doza akoma me te larta per te arritur efektin e deshiruar. Demtimet fizike qe zgjasin, perfshire ketu problemet kardiake, mund te rezultojne nga perdorimi kronik i ketyre drogave, dhe kane ndodhur raste vdekje. Rreziku i efektit TOKSIK vjen ne rritje, ne ato qe kane tension te ulet te gjakut. Nitritet mendohet se precipitojne fillim e glaukomes te personat me predispozicion per te, duke rritur presionin brenda syrit. Shenjat e abuzimit. Nitritet kane nje ere te forte si ere frutash. Ato avullojne shpejt; perberja e nje shishe te vogel e lene e pambyllur me tape zakonisht zhduket brenda 2 oresh. Mund te dallohen vec nese personi shihet duke mare kete droge ose ne rast overdoze, e vetmja shenje e abuzimit eshte cngjyrimi i lekures drejt bluse. Bashkeveprimi. Efekti i uljes se tensionit te gjakut qe rezulton nga keto droga, mund te rritet nga alkoholi, beta-bllokuesit, bllokuesit e kalciumit, dhe antidepresantet triciklike, duke rritur rrezikun per marrje mendesh e te fiket.

MESKALINA Njihet si: Peyote, cactus buttons, big chief. Kategoria. Haluรงinogjen. Varesia. Meskalina ka potencial te ulet per varesi; nuk shkakton varesi fizike e zakonisht nuk sjell adaptim psikologjik. E marre per disa dite, perdoruesi krijon Tolerance ndaj saj. Kjo sjell qe individet nuk e perdorin rregullisht. Menyra e perdorimit. Nga goja ne trajte kapsulash, ose ne formen e farave te kaktusit (kaktusi peyote) te cilat jane si komca rrumbullake, hahet e fresket apo e thare, pihet si caj, ose bluhet dhe pihet me mariuanen (ne forme cigaresh).

43


drbesi/dbmi

Perdorimet e ligjshme. Kaktusi peyote eshte perdorur permbi 2000 vjete nga Meksikanet autoktone, si ne ritet religjioze ashtu dhe kura te ndryshme te nje spektri te larmishem; nga trajtimi i plageve e i bronkitit, deri te perdorimi i tij ne semundjet e syrit. Meskalina klasifikohet si droge e klases A. Efektet afatshkurtra. Meskalina alteron perceptimet vizuale e auditore, megjithate haluçinacionet e verteta hasen rralle. Oreksi bie nen efektin e kesaj droge. Gjithashtu ka nje rrezik per efekte jo te mira mendore, vecanerisht ne njerezit me ankth e ne ata me depresion. Perberesit e ketij kaktusi mund te kene efekte te shtuara, nga perberes te tjere aktive qe ndodhen ne te (perfshire dhe meskalinen). Ka kimikate te ngjashme me Strikninen, sjellin marrje mendesh, te vjella e ngandonjehere tremor (dridhje) e djersitje, efekte keto qe i paraprijne efekteve perceptuale te meskalines - rreth 2 ore perpara.

Efektet afatgjata. Rreziqet. Keto nuk jane te studiuara plotesisht. Mund te rrise rrezikun per shqetesime mendore, sidomos ne ata njerez me probleme ekzistuese psikologjike. Studimet tregojne se pas marrjes se Meskalines, shumica e kesaj droge s' koncentrohet ne tru por ne mÍlçi, kjo na ben te mendojme se mund te kete rrezik me te larte ne ato persona me demtime funksionale te melcise. Shenjat e abuzimit. Meskalina apo kaktusi peyote mund mos kene shenja te dukshme. Perdoruesit jane dhe te terhequr, me veshtiresi orientimi ose konfuze. Bashkeveprimet. Kombinimi i alkoholit me peyote, megjithese i zakonshem, mendohet te jete i rrezikshem. Ekziston rreziku i nje "cmendurie" te perkohshme, qe rezulton nekeq-orientim, panik e sjellje agresive. Ka mundesi periudha shoqerohet me te vjella. 44


drbesi/dbmi

HEROINA | Opoidët-Opiatet| Njihen si:. Horse, junk, smack, H, diamorfine, morfine, opium. Kategoria.. Depresante te sistemit nervor qendror. Varesia. Ne Opiatet analgjezike perfshihen jo vetem drogat e derivuara nga "bocja" e opiumit (opiumin e morfinen) por gjithashtu drogat sintetike qe kane veprim te ngjashem mjeksor me morfinen, psh petidinen, metadonin, e dekstropropoksifenin (pethidine, methadone, dextropropoxyphene) Perdorimi frekuent i tyre sjell Tolerance dhe te gjithe kane potencial per Varesi. Ne mes tyre, HEROINA ESHTE ME E FORTA, ME E ABUZUARA, DHE ME E RREZIKSHMJA.

Gjithashtu eshte e shoqeruar me sjellje kriminale.

Vetem disa jave pas perdorimit, Simptomat e Terheqjes mund te shfaqen nese droga ndalohet; Frika nga keto "Efekte te Terheqjes" mund te jete nje incentive (shtytje) per te vazhduar perdorimin. Ne perdoruesit e rregullt, vesi i kesaj droge shpesh shoqerohet nga nje menyre jetese qe sillet e percaktohet nga kjo droge. Menyra e perdorimit. Nje puder ngjyre te bardhe ose si kafe e hapur, Heroina pihet si duhani, thithet me hunde, injektohet me shiringë. Opiatet e tjera merren dhe nga goja. Perdorimet e ligjshme. Heroina perdoret gjeresisht ne Britani e ne Belgjike per trajtimin e dhimbjeve akute teper te forta, si p.sh ato qe vijne pas nje goditje ne zemer. S'perdoret nga mjekesia e vendeve te tjera. Opiate te tjera, si morfina e metadoni, perdoren si analgjezike. Shumica e opiateve jane te klasifikuara si droga te klases A. Opiatet e "buta" si Koedina (codeine) perfshihen ndonjehere ne ilacet per supresimit e kolles dhe ne preparatet kunder diarrese, e jane te perfshira nen Skedinen e V-te . Efektet afatshkurter. Opiatet e forta induktojne nje ndjenje vetekenaqesie e lumturie. Dhimbja sikur iken dhe aktiviteti i sistemit nervor qendror depresohet; frymemarrja dhe ritmi i zemrës ulen e refleksi i kolles (te kolliturit) inhibohet. Ata qe i perdorin keto per here te pare, kane marrje mendesh e te vjella. Me doza më të larta, rriten shancet për humbje të vetëdijes, nganjëherë kjo sjell koma e në raste të rralla çon në vdekje nga arresti respirator.

45


drbesi/dbmi

Efektet afatgjate. Rreziqet. Perdorimi per nje kohe te gjate i Opiateve sjell konstipacion, ulje te deshires seksuale, crregullim te ciklit menstrual, e ulje te oreksit. Mos-ushqimi, e cilesia e ulet nutricionale shoqeruar keto me neglizhim personal mund te sjellin nje shendet te dobet te individit. Drogat e rruges jane shpesh te perziera "cutEngl." me substanca te tjera si Kafeine, Kinine, Puder (Talkum Powder), dhe miell; te cilat mund te demtojne enĂŤt e gjakut dhe bllokojne mushkerite. Gjithashtu ka rrezik per abcese ne vendin e infektimit. Infeksionet e rrezikshme, sic jane hepatiti, sifilisi dhe virusi i imuno-deficiences njerezore HIV, mund te transmetohen nga perdorimi i shiringave te papastra qe perdoren disa here rradhasi nga perdoruesit. Disa jave pas perdorimit te rregullt "lenia e menjehershme" e opiateve sjell nje tip sindromi te terheqjes, te ngjashme me gripin, shenja te cilat fillojne nga 6-24 ore pas marrjes se dozes se fundit. Simptomat mund te perfshijne: rrjedhje ne hunde e ne sy, djerse te ngrohta e te ftohta, pagjumesi, dhimbje muskujsh, dridhje, marrje mendesh, te vjella, diarre, spasma muskulare e krampe abdominale. Keto efekte arrijne kulmin 48-72 ore pas ndalimit te droges e gradualisht zhduken pas 7-10 ditesh.

Shenjat e Abuzimit. Nje perdorues i opiateve mund te tregoje apati, neglizhim te paraqitjes personale e te higjenes, humbje oreksi, renie ne peshe, humbje te interesit per argetimet e hobby te meparshme, mosperfillje ndaj aktiviteteve sociale, personave qe e rrethojne e detyrimeve individuale. Perdoruesit shpesh orientohen drejt krimit per te vazhduar financimin e vesit. Shenjat e intoksikimit perfshijne pupila te ngurtesuara ne nje pike e nje paraqitje te paorientuar qe shpesh i ngjan sjelljes se nje te piri. Bashkeveprimet. Opiatet ne menyre te rrezikshme, rrisin rreziqet Sedative te cdo droge me efekte qetesues ne sistemin nervor qendror, perfshire ketu barbituratet e alkoholin. 46


drbesi/dbmi

TRETESIT | Holluesit (Solventët) Njihen si:. Inhalants, glue. Kategoria. Depresante te sistemit nervor qendror. Varesia. Ka pak rrisk fizik per varesi fizike nga abuzimi i solventeve, por perdoruesit e rregullt mund te behen te varur psikologjikisht. Te rinj me probleme personaliteti e ne familje jane ne rrezik te vecante per tu bere perdorues te rregullt te solventeve. Menyra e perdorimit. Duke marre fryme (thithur avujt), zakonisht nga nje qese plastike te vene ne hunde dhe/ose ne goje, ose nga nje cope rrobe a shami e zhytyr ne solvente. Perdorimet e ligjshme. Solventët përdoren kudo; në industri, prodhime shtëpiake e ato kozmetike. I hasim në formë spërkatësi (spray) për floke, për bojë, si gaz çakmakesh, dhe deodorantë. Ato gjinden ne adezive (ngjites), bojra, ne solucionet per heqjen e bojes, karburante (benzina) dhe ne lengjet pastruese. Produktet te cilat permbajne ose jane solvente nuk duhen shitur tek personat nen moshen 18 vjecare.

Efektet afatshkurtra. Nje fare euforie e lehte, marrje mendesh, konfuzion dhe pergjumje progresive; me rritjen e dozes kemi humbje te kordinimit. Aksidentet e te gjitha llojeve kane shance te ngjasin. Ritmi i zemrës mund te shqetesohet, ndonjehere ne menyre fatale. Dozat e larta sjellin keq-orientim, haluçinacione, humbje të vetëdijes. Marrje mendesh, te vjella dhe dhimbje koke, jane te pranishme gjithashtu. Eshte nje fenomen ne rritje ne te rinjte ne mbare Europën. Japim nje shembull ketu, ne Gjermani ka mbi 117 vdekje te shkaktuara prej tyre ne vit, France 120 e Britani 100.

47


drbesi/dbmi

Efektet afatgjata. Rreziqet. Nje nga rreziqet me te medha te abuzimit te solventeve mbetet: plagosja apo vdekja aksidentale, kur individi eshte nen efektin e tyre. Disa produkte, vecanerisht gazet ne forme aerozolesh, gazi i butanit dhe lengjet qe i perdorim per pastrim, mundet qe ta crregullojne ne menyre serioze ritmin e zemres e disa here sjellin vdekje. Aerozolet (spray) e butani (gaz) gjithashtu mund te sjellin MBYTJE, duke ftohur pernjehere rruget e frymemarrjes se keto jane vecanerisht te rrezikshem nese leshohen ne goje. Jane raportuar raste kur leshimi i gazit butan ne goje ka shkaktuar zjarr. Produktet ne trajte aerozoli, si deodorantet e boja (ne forme kutish qe perdoret si spray) mund te mbysin perdoruesin duke bllokuar mushkerite. Njerezit kane vdekur duke thithur solvente nga thase plastike te vene mbi koken e tyre. Ekziston nje rrezik per vdekje nga inhalimi i te vjellave e depresioni i mekanizmit te frymemarrjes. Perdorimi afatgjate i lengjeve pastruese me baze solventesh mund te sjelle demtime te perhershme te mëlçisë e te veshkave, ndersa ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj benzenit (gjendet në çimentot plastike, pastruesit e bojës, karburantët) mund të çojnë në probleme të gjakut e të mëlçisë. Adezivet me baze Hekzani mund te sjellin demtime nervore te cilat shfaqen ne humbje ndjeshmerie e tremor. Thithja e perseritur e karburanteve te papastra con ne helmime Plumbi. Engl. - Leaded Petrol - qe do te thote benzine e pasur ne plumb-i, Pb -> metal i rende. Perdorimi i rregullt i solventeve sjell mbi-lodhje, dobesi te pergjithshme e harrese. Perdorimi i "rendeshem" i tyre shihet ne uljen e rezultateve te studentit e nxenesit dhe shoqerohet me humbje ne peshe, depresion, e nje perkeqesim te plote te shendetit. Shenjat e abuzimit. Shumica e abuzueseve jane adoleshente por ka nje game perdoruesish nga 10-19 vjecare, megjithate mosha mesatare 14-15 vjecaret per kete tip te abuzimit te drogave eshte ne ulje, kur ekspansioni ne te dy anet e spektrit eshte ne rritje! Shenjat e qarta te saj perfshijne nje ere kimike ne fryme dhe shenja apo njolla te ngjitesve (adezive), bojes a solventeve te tjere ne trup a rroba. Sjellje evazive, ndryshime te temperamentit, dhimbje apo plage te pazakonta rreth gojes, hundes, e syve dhe nje kolle te vazhdueshem. Bashkeveprimi. Thithja e solventeve rrit rriskun e sedatimit me cdo barne qe ka efekt sedativ ne sistemin nervor qendror. Barna te tille perfshijne barnat kunder ankthit, ato te gjumit, opiatet, anti- depresantet triciklike, anti- psikotiket dhe alkoholin. 48


drbesi/dbmi

Drogat dhe Denimet Kam permendur ne fillim te librit denimin me vdekje, ketu do e shtjellojme me gjate. Sipas Kombeve te Bashkuara (OKB) jane 170 vende qe e kane hequr denimin me vdekje (32 e kane akoma) ose kane vene moratorium ndaj kesaj praktike. Te jemi precize OKB ka 193 anetare ndaj i bie qe numri te dale me 23 shtete. Sipas Amnesty International (sic) jane 142 vende qe ose e kane hequr denimin me vdekje ose se praktikojne ate por ne 5 vitet e fundit 33 vende kane bere te pakten nje ekzekutim me vdekje. Pse ky ndryshim? OKB i merr statistikat nga shtetet. A. International nga organizma, familje dhe individe te denuar me vdekje ose avokatet e tyre.

Metodat jane te ndryshme, perdoren injektime vdekjeprurese me shiringa, prerje koke, skuader pushkatimi dhe varje. 4 shtete pergjegjese per 87% te ekzekutimeve (2017) Arabia Saudite, Irani, Iraku dhe Pakistani. Kina qe eshte ne vendin e pare, statistika te tilla i ka sekret shteteror por mendohet se kryen mbi 1000 ekzekutime ne vit.

49


drbesi/dbmi

Nje report nga Harm Reduction International (2012) thote se ne 5 vite para kesaj periudhe, nga 33 vende qe ushtrojne denimin me vdekje per penalitete te lidhura me drogat, ne 12-14 prej tyre jane bere ekzekutimet. (jo cdo deim me vdekje ekzekutohet pasi ka pardone ose kthim ne denim me burgim te perjetshem ne gjykata apeli) Kundershtaret e ketij denimi jane fokusuar dhe te lidhja me drogen duke argumentuar se praktika eshte e papranueshme, ekcesive dhe jashte proporcionit. Lexuesi i vemendshem do kete vene re se, nga nje organizem ne tjetrin shifrat edhe variojne disi; ndaj duhet theksuar se statistikat e tilla nuk jane te lehta te mblidhen ne varesi te burimit te origjines ose institucionit qe I paraqet dhe mundesive qe kane ato.

Stigma e te qenit bartes apo perdorues i droges ne persona e pafajshem eshte shume e larte e me pasoja serioze, deri ne fatale ne jeten e tyre. Ndaj duhet bere kujdes ne akuza e verifikime, dicka per te cilen jane ne dijeni agjensite shteterore te luftes kunder droges e personeli shendetesor; megjitheate gabimet edhe ndodhin. Te DBMI kam sensibilizuar dhe per drogat, sjell nje precedent qe e kam publikuar 3 vite me pare (05.08.2016)

50


drbesi/dbmi

Nje model tjeter klasifikimi i droges ne varesi te penaliteteve - SHBA Ne vende te ndryshme te botes, denimet bazohen te: 

Substanca (potenciali i saj, klasifikimi)

Perdorimi dhe/ose shperndarja

Shperndarja, prodhimi, transporti

Dhe ne varesi te tyre, se bashku me provat e mbledhura nga agjensite ligjore jepn denime te ndryshme qe perfundojne ne burgime (dhe denime me vdekje ne disa vende) Denimet fillojne me gjoba, lirim me kusht, pune komunitare, arrest ne shtepi etj. Problemet e ketyre individeve s’mbarojme ketu, jo vetem shume i ri-kthehen nje jete te tille por dhe ata e cilet kurohen nga varesi ndaj droges ose largohen nga rruga e krimit, kane veshtiresi me vone; pasi nje rekord kriminal i ndikon ne cdo aspekt, nga puna, kredite bankare, kualifikimet dhe kufizimet me te cilat perballen ish- te denuarit. Agjensia kryesore ne Amerike e cila pergjigjet direkt per luften kunder droges eshte DEA (Drug Enforcement Administration) Sipas tyre jane 5 skedina ne klasifikim (ne Anglisht schedule ne kete rast d.m.th liste/ listime/tabele) te cilat kane vlere ne nivelin federal (burimi te referencat, nese do ta shohesh tani, klik ketu) keto jane kategori specifike ne varesi te disa faktoreve. Klasifikimi Amerikan i DEA Skeda I Permban substanca, droga ose kimikate ku futen droga me potencial te larte per abuzim dhe nuk kane perdorime mjekesore. Heroina, LSD, Mariuana (canabis) pyeote etj. Skeda II Permban substanca, droga ose kimikate qe jane percaktuar si droga me potencial te larte abuzimi, perdorimi i te cilave sjell varesi shume te larte psikologjike ose fizike. Keto droga po ashtu konsiderohen te rrezikshme. Kokaina, Oksikodoni (oxycodone) Fentanyl, Rialin etj. 51


drbesi/dbmi

Skeda III Permban substanca, droga ose kimikate qe jane percaktuar si droga me potencial te ulet deri ne te moderuar per varesi fizike dhe psikologjike. Ketamina. Anaboliket steroide. Testosteroni etj. Skeda IV Permban substanca, droga ose kimikate qe jane percaktuar si droga me potencial te ulet abuzimi e rrezik te ulet per varesi. Ksanaks (xanax)Darvon, Ativan, TRamadol. Valium etj Skeda V Permban substanca, droga ose kimikate qe jane percaktuar si droga me potencial abuzimi me te ulet se Skeda IV e konsiston ne preparate qe ne permbajtjen e tyre kane disa narkotike ne sasi te kufizuara. Barnat anti-diarretike, anti-tusive (kunder-kollitjes) dhe qellime analgjezike (qetesues te dhimbjes) Lomotil. Motofen. Parapectolin etj. Bazuar ne kete listim, denimet variojne ne varesi te mbajtjes dhe perdorimit. Dikush qe kapet me droge per perdorim vetjak prape perfshihet ne krim por sa kohe qe nuk tenton te shese vepra penale eshte e ulet. Personi mund te denohet me burgim nese substanca eshte e kontrolluar dhe me rrezik te larte. Kjo varet na rekordi i meparshem kriminal, qe ja rendon situaten nese ka qene i denuar me pare. Shitesit & shperndaresit e droges, zakonisht kane denime me te larta se perdoruesit e tyre, dhe pasojat jane ne varesi te shtetit ku kapen. Per tu theksuar eshte nje esktrem punitiv ku nese personi kapet duke shitur droge te femijet denohet 5x me teper se denimet standarte qe aplikohen ne te tjera raste. Denimet jane te renda per individet qe kapen duke futur droge ne SHBA nga vendet e tjera, ku minimumi perfshin 5 vite burg nese dikush eshte demtuar seriozisht kalon ne 20 vite dhe gjobat shkojne deri ne $5.000.000. Natyrisht kualiteti i droges, rekordi kriminal i personit dhe sasia e droges merren ne konsiderate rast pas rasti. 

Ne Amerike sot jane me shume se 2.000.000 te burgosur



gjysma e te cileve jane denuar per krime e lidhura me drogen. 52


drbesi/dbmi

Denimet ne Bote Ka shtete qe kane dekriminalizuar disa droga (si kanabis) ka te tjere ku lejohet perdorimi ne sasi te ulet por jo shperndarja, ka qe shperndarjen e kane licensuar. Permenda ne fillim shembullin Portugez kur te mbajturit e droges per perdorim vetiak denohen me masa administrative; si gjobitje dhe pune per komunitetin por jo si denime me burgim; duke shtuar se duhet kujdes kur reklamojme kete vend ‘si sukses absolut ne luften kunder droges’ Nder shtetet me liberale Europiane ne kete aspekt eshte Cekia (ne vend te 2-te) qe ne 2009 nuk denoheshe per sasi te vogla mariuane e heroine (perdoruesit) ndersa perdoruesit e trafikantet kane pasoja ligjore. Cekia ka lejuar perdorimin e kanabis per qellime mjekesore nga viti 2013. Ndersa Kanadaja e ka lejuar canabis per te semuret terminale qe ne vitin 2001. Ka dhe ekstreme, sipas nje artikulli (2016) te The Guardian: “nga kafenete e kanabis ne denimet me vdekje” (klik ketu) “Ligjet per drogen ne Indonezi jane shume strikte, nga burgime afat-gjata te denimet me vdekje. Tani kane ndryshuar dicka tek perdoruesit duke hapur programe rehabilitimi. Ne Emiratet e Bashkuara Arabe gjinden listat nder me te gjata ne bote me substancat e ndaluara (qofte kodeine e disa anti-depresante te perballin me pasoja ligjore e ndoshta burgim) ky vend qe ushtron deimin me vdekje per drogat, po te zuri me droge ne urine ose ne gjak, qofte ne sasi te vogla, te konsideron si perdorues e te percjelle ne burg. Irani ka rregulla te perziera, ku perdoruesit mund te rrihen me kamxhik ne publik, dhe ~70% e denimeve me vdekje lidhen me drogen. Ky vend qe ka nder numrin me te larte te perdoruesve ne bote, ka filluar disa programe per te varurit nga droga dhe po ben progres me ndryshime te tjera.” Ramifikimet ligjore variojne nga nje shtet ne tjetrin e ne disa vende [si Amerika] dhe brenda nje shteti. Burime te ndryshme kane ide e statistika te ndryshme per drogat. Policia Britanike. Komisioni Europian. Kongresi, DEA ne Amerike e Instituti Kombetar per Drogen [po aty] agjensite te ndryshme ligjore e institucione mjekesore ne bote, megjithese kane variacione ne perkatesi te legjislacionit e aplikimit te denimeve

53


drbesi/dbmi

jane dakortesuar ne nje pike: numri i perdoruesve te droges eshte ne rritje, dhe demtimet nga droga s’po ndalen megjithe masat e marra te pakten ne 50 vitet e fundit. Varesia/ adaptimi dhe te varurit nga droga/ adiktet (sic) Ne fillim do jap historikun e droges, me links te cilet mund ti studioje cdo lexues (ne Anglisht) e te interesuarit nga organizma, studimore ligjore e te bamiresise) per te ditur burimet primare. 

Historik te droges e perdorimit nga antikiteti ne ditet tona, studiuesit referohen te Shaffer (Timeline of Events in the History of Drugs, Schaffer Library online of drugs policy)

DEA website, per Agjensite ligjzbatuese & organet e rendit publik,

Historik konciz per luften kunder droges ne kohrat moderne, klik ketu

Kronologjine ne aspekt kulturor e historik: lidhja e njeriut me drogat adiktive (sic) klik ne kete studim

Ne anen mjekesore burime primare konsiderohen NHS Britanik. Institutet e Shendetit ne Amerike, NCBI, Shoqata e Psikiaterve Amerikane e organizma me pervoje ne trajtimin e varesise ndaj droges. Sipas Dr. Crocq termi varesi ka nje evolucion ne kohe. “Sot ka zevendesuar toksikomanine (assuetude ne Fr. nga assuetudo Lat) qe bazohet ne administrimi ne progres e shkon nga perdorimi, abuzimi dhe varesia. Keto substanca sjellin kenaqesi duke aktivuar sistemin mezolimbik te dopaminergjise, e te varesise duke perfshire adaptimin e inervimit glutamatergjik parafrontol ne nukleus akumbens. Sipas fjalorit te Oksfordit termi adikt, perdoret: “ i lidhur me deshire, i vete-varur te nje praktike, me devocion, etj. [Marc-Antoine Crocq, MD, Centre Hospitalier, Rouffach, France] Sa me lart te gjitha ne origjine kane fjalen zakon [habit] ku paraqitet nje lidhje ‘fizike dhe psikologjike’ por qe nga 1964 OBSH-JA [Organizata Boterore e Shendetesise] rekomandon qe termat habituation & addiction (sic) te zevendesohen nga drug dependence (sic) [varesia te droga] Vetem semantika dhe perdorim i ketij termi [dhe 2-3 te tjere] zene nje kapitull me vete ne historikun e mjekesise dhe me pas ne aplikin juridik; si dhe per agjensite ligjore; ndaj ne do vazhdojme me problemin me te cilin perballet koha moderne. 54


drbesi/dbmi

Perdoruesit e droges. Jane ata qe rrisin kerkesen dhe mbajne tregun ne levizje konstante. Kemi sot droga te cilat me pare konsideroheshin ilace dekada me pare, sic kemi ilace te cilat mund te perdoren si droga. Kokaina dhe heroina ne fillim te shekullit 20-te por edhe me pare substanca te ngjashme (opiumi) konsideroheshin ilace te mjekesise. ne gjysmen e pare te shekullit 20-te doktoret jepnin morfine dhe kokaine tek te varurit ndaj ketyre drogave. 

Ne 1975 Britania e Madhe kishte rreth 5.000 persona te perfshire nga varesia,

ne rreth 3 dekada e gjysme ky numer shkon ne 281.000 (2007)

Cfare eshte varesia ndaj droges? Crregullimi i perdorimit te substancave ose varesia ndaj substancave percaktohen nga IHME bazuar ne perkufizmet e Klasifikimit Nderkombetar e Semundjeve nga OBSH-ja Aty futet alkoholi edhe te gjitha drogerat perfshire opiatet, kokaina, amfetamina dhe kanabis. Nese ka 3 a me shume se shenjat me poshte, personi konsiderohet si individ qe ka varesi ndaj droges. [WHO's International Classification of Diseases (ICD-10).] 

Deshire te forte per te marre substancen

Veshtiresi per te kontrolluar sjelljen ne marrjen-e-substances ne fillim, fund, ose nivelet e perdorimit

‘terheqje psikologjike’ kur substanca reduktohet, ka mbaruar ose perdorimi i nje substance te ngjashme per ti evituar keto simptoma (withdrawal symptoms)

Evidence e tolerances, ne ate forme sa duhet te rritet doza e substances psikoaktive per te arritur efektet origjinale te prodhuara nga doza me te uleta (si alkoholi, opiatet etj) Doza te cilat mund te inkapacitojne ose edhe te vrasin perdoruesit jo tolerante (pak a shume fillestare)

Neglizhim progresiv i kerkesave te tjera per kenaqesi dhe interesa normale ndaj perdorimit te substancave psikoaktive, rritje e sasise se kohes per te marre e gjetur kete subtance ose per ta marre veten nga efektet e saj.

Vazhdon duke perdorur substanca me gjithe evidencat e qarta te pasojave te demshme, si pirja me teprice e alkoholit (demtim me melci) periudha depresioni, ndryshme te sjelljes, efekte konjitive te prekura, dhe duhet bere mundim qe perdoruesi te percaktoje ose te jete ne gjendje te kuptoje natyren dhe shkallen e demtimit.

55


drbesi/dbmi

Permbushja e 3 a me shume parametrave, ben nje person te varur nga droga ne klasifikim mjekesor. Keto jane marre parasysh ne shpjegimin alfabetik ne liber; efektet aftashkurtra & afatgjata, lidhja e paraqitja ne raport me droge-konsumimin. Sipas ketij burimi, prevalenca e crregullimeve te perdorimit te alkoholit e te substancave jepet ne keto forma [Global Burden of Disease Collaborative Network. Global Burden of Disease Study 2016 (GBD 2016) Results. Seattle, United States: Institute for Health Metrics and Evaluation (IHME), 2017]

56


drbesi/dbmi

Ku qartesisht shihen problemet qe ka Amerika dhe Rusia me alkoholin dhe drogat (ngjyra blue e erret) dhe ne varesi te ndryshme vendet e tjera te globit. Perdorimi idroges ka kosto te larte te individi, familja e tij e shoqeria ne teresi. Sipas ourworldindata. org nuk eshte e lehte te maten shifra te tilla, pasi ka nen-diagnostikim dhe jo raportime te sakta; gjithsesi ne demtime shendeti, disabilitete (sic) dhe rendim ne shendetesi: problemet rezultuese nga perdorimi I droges zene 1-5% ndersa ne Amerike jane >5% 0.8% e popullates boterore sot ka crregullim qe vijne nda perdorimi I droges (pa perfshire alkoholin) [viti 2016] 

Prevalanca shkon nga 0.4 deri ne 3.3% ne vendet e botes

ShBA ka 1 ne 30 persona te varur nga droga [viti 2016]

Nese keto trende specifikohen per moshe, ne rang global del qe: 

Te rriturit ne moshat 20 vjecare kane me shume shanc te perfshihen ne nje crregullim te droges.

Jane 2% (1 ne 50) e moshes 20-29 vjecare qe futen ketu

Ne ShBA 8-9% e te rriturve ne moshat 20 vjecare kane problem droge, kjo eshte 1 ne 11 persona ose 1 ne 12 persona [viti 2016]

Besohet se ne shkalle globale ~62.000.000 persona kane nje crregullim te droges, ku 2/3 rreth 40.000.000 jane meshkuj, dhe 1/3 ~ 20.000.000 jane perdoruese femra.

Pjesa kryesore ka varesi nga opiatet (42% ne bote)

ndersa 1/3 kane me varesine ndaj kanabis.

Ndersa per alkoholin, i njejti burim, beson se jane keto shifra: 

1.3% e popullates kane crregullime me perdorimine alkoholit

0.5-5% per vende te ndryshme,

Rusia ka 4.6% me gati 1:20 persona te varur nga konsumi i alkoholit.

Mendohet se perdorimi iketyre substancave ka shtuar ndjeshem problemet mendore dhe rritur riskun per suicid/ vetevrasje: 

Konsumi i alkoholit rrit riskun per suicid/vetevrasje me 10%

Konsumi i opiateve rrit riskun per suicid/vetevrasje me 7%

Konsumi i psikosimulanteve e rrit riskun per suicide me 10% 57


drbesi/dbmi

Pa pretenduar se jepet metrika e plote, dhe te pasojat indirekte dhe / ose afatgjate, impakti direkt per vdekjet nga alkoholi dhe droga, eshte kalkuluar se ne 2016 ka sjelle 318.000 vdekje, si me poshte

***

58


drbesi/dbmi

Perdorimi i droges, lufta kunder droges dhe ndihma per varesine ndaj droges ne Shqiperi Bazuar te botimi te Institutit te Shendetit Publik, Droga dhe Pasojat e Perdorimit te saj tek te Rinjte “Sipas YRBS (youth risky behaviour survey) nje studim i bere ne shkolla me te rinjte e moshave 14-18 vjecare, tregohet se 

5.4 e te anketuarve kishin eksperimentuar me kanabis,

4% me ekstazi,

1.4% perdorur heroine dhe

1.6% koakaine.

 [per te pare kete broshure 24 fq., klik ketu shenim i imi: ne fund ka daten 2011 por data e kesaj ankete nuk jepet]

Ndihma per te varurit nga droga. Kjo varet nga Shendetesia Publike ne Shqiperi, kushtet e mundesite dhe cfare straegjie kane ndertuar ne 3 dekadat e fundit. Po ashtu, ketu futen institucione te shendetit publik, te luftes kunder droges, organizma te bamiresise dhe agjensite e rendit & ligjit. Si kudo, duhet nje bashkepunim nder-institucional pas vete kompleksiteti i problemit, dhe pasojat te individi e komuniteti e bejne drogen, luften kunder saj dhe kujdesin ndaj perdoruesve nje problem mbare-shoqeror. A mund a le me kaq kete paragraf? Edhe mundem, por lexuesi qe me ka ndjekur rregullisht te DBMI [dhe di standartet ne cilesi, operim e publikim] si dhe lexuesi i ri qe me ndoqi deri ne fund te ketij libri, natyrisht, presin dicka me shume. Ok. Do na dale ekzakt ajo qe shkruaj nga 2014 te DBMI, nuk kam nevoje te jem fare ne terren, sic nuk keni ju lexues – nese se dini por ju bie te kerkoni ndihme per problemin e varesise nga droga. Ne Google, shkruaj: “kurimi per te varurit nga droga ne shqiperi” Dalin keto rezultate. Ti analizojme sic jane me print-screen. 59


drbesi/dbmi

Nga 8 rezultatet e para ne fq.1 ne Google,

6 jane nga mediat Shqip. [me te kuqe]

dy videot po ashtu jane nga media: TV Albania, Qendra rehabilitimi ne bote, dhe Balkanweb.com Qendra rehabilitimi ne Shkoder

Cfare jane dy te tjerat? 1. Rezultati nr.1, website https://www.heroindetoxeurope.com/alb/anty-relapse-measuring/rehab Por

le ta shohim dhe kete me print-screen;pasi per nje kerkim substancial e shume te

rendesishem, ze vendin e pare ne gjuhen Shqipe ne kete teme, duke ja kaluar edhe medias. Klik ne titull, si link Rehabilitimi nga Droga | Detoksifikimi i Drogës - Heroin Detox [a] Klinika ka numer telefoni me prefiks Britanik (++44) [b] Klinika e ka material ne 8 gjuhe (Anglisht, Gjermanisht etj) perfshire gjuhen Shqipe. [c] Klinika eshte e bazuar ne Beograd te Serbise. 2. Rezultati no.6,Inst. i Shendetit Publik, Strategjia Kombetare Kunder Droges (2012-16)

60


drbesi/dbmi

Algoritmat dhe Interneti nuk kane respekt per shkencen, praktiken klinike, aftesine dhe besimin te Institucionet Zyrtare te Shqiperise. Jo vetem media por asnje faqe e huaj, sado cilesore dhe te perktheje ne Shqip, kur specifikohet se ‘kerkon trajtim ne Shqiperi’ [ky eshte ekstremi fundor, pasi, qofte ne pyetje standarte ne Shqip algorimat prioritizojne shtetin] duhet te dale ne Nr.1 Shteti Shqiptar dhe Institucioni i Shendetit Publik, qe ne fund ka aty nje raport formal prej 26 fq. Nese pyetjen: “kurimi per te varurit nga droga ne shqiperi” E bejme si: “kurimi per te varur nga droga ne shqiperi” 

Instituti i Shendetit Publik del akoma me poshte (vendi nr. 8)

ndersa faqja nga Beogradi tashme kap dy rezultate (vendi nr. 2 & 3)

Pasi plotesosht maksima bazike: ‘pa prezence ne internet nuk ekziston askund’ le te ndalojme ketu dhe ti referohemi, po institucionit qe duhet te ishte nr. 1 dhe Shtetit. Cfare eshte bere deri me sot, si ka shkuar ecuria e luftes kunder droges dhe ndihmes per perdoruesit e droges? Ky eshte titulli, me print-screen:

61


drbesi/dbmi

Pas kesaj ne fq.3 menjehere ne para.1 te faqes 4 sheh kete

62


drbesi/dbmi

Serish jemi me print-screen, pasi ne nje situate kaq delikate smund te lihesh i hapur per adoptime, parafraza a gjykime te padrejta. Par. thote se, ne Shqiperi sot 

Nuk ka struktura publike ambulatore

Nuk sherbime ditore

Nuk ka sherbime komunitare, per drogen

Cfare ka: 

2 qendra private trajtimi (Aksion Plus + Emanuel)

reparti i toksikologjise [abuzim, overdoze etj]

Si ka mundesi te jete keshtu ne nje vend me ~3.000.000, a ndoshta s’ka nevoje? Po kesaj i pergjigjen vete. Mendohet se Shqiperia ka 40-60.000 perdorues te droges, nga te cilet 4.500-8.000 jane te varur prej saj. [sipas ISHP, po ne kete raport] Ne fund te ketij raporti, nga fq 21-26 jepen objektiva, aktiviteti, qellimet, indikatore, parametra dhe nje strategji e plote kombetare ‘ku strategjia ka ne thelb te saj eksperiencen e vendeve te tjera Europiane (po aty, f.25 Kapitulli 10, Par. I) Dhe mbyllet me: “Keto zhvillime kerkohen per vendet kandidate dhe ato potenciale per vende kandidate ne BE ne Strategjine per Drogat te BE (2005 – 2012) si dhe jane ne perputhje te plote me EU Acquis ne kete fushe. “ NE FUND. Pika 10.2

10.2 Komiteti Kombetar i Bashkerendimit te Luftes Kunder Droges

-

po kjo pike

perfundon keshtu: “…. Komiteti eshte pergjegjes per monitorimin e zbatimit strategjise kombetare antidroge duke koordinuar veprimtarite e institucioneve te perfshira. “ Detyrimet, angazhimet dhe kerkesat te lindura nga mungesat jane te tilla, sa do ngrihet nje Qender Polivanlente prane QSUT-se me 20-25 shtreter dhe te pakten 2.000 raste ambulatore ne nje vit. Sistem kombetar te dhenash. Tranjohen rreth 300 personel shendetesor. Tranjohen te pakten 30% e stafit te sherbimit paresor [2011] dhe brenda 2013 rreth 70% e tyre. Vizita ne shtepi. Komision ekspertesh per standartet e me rradhe. 63


drbesi/dbmi

Bazuar ne raport, Shqiperia ka nje Komitet Kombetar per Bashkerendimin e Luftes Kunder Droges. Duke ju uruar fat, vazhdojme edhe pak kerkimet. 

Kur eshte krijuar?

Si funksionon

Ligjshmeria ku bazohet

Praktikat operative te Komitetit Kombetar [droga]

Ndryshimet dhe arritjet ne keto vite (nga viti 2016)

Ne mediat Shqiptare rezulton se: 

“Me 26.03. 2016 Kuvendi I Shqiperise miraton Ligjin 8750“Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope” neni 3 I te cilit thote: “Krijohet Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës, nën drejtimin e Kryeministrit”.

Ne vijim: “Komiteti mblidhet të paktën 2 herë në vit dhe ka për detyrë të përcaktojë drejtimet e politikës së përgjithshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar të parandalimit të dhe të luftës kundër prodhimit e përhapjes së paligjshme të substancave të sipërpërmendura, të promovojë fushata për të bërë të njohura efektet negative të drogës, masat e parandalimit, asistencën shëndetësore dhe të dhënat epidemiologjike dhe statistikore, rehabilitimin dhe integrimin e toksikodipendentëve….”

Neni 5 “Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit, nëpërmjet Kryeministrit, brenda datës 30 mars të çdo viti i paraqet Kuvendit një relacion me të dhënat që kanë të bëjnë me paraqitjen e dukurisë së drogës në Shqipëri, me strategjitë e përshtatura, me objektivat e arritura dhe orientimet e ardhshme të Qeverisë për detyrimet ndërkombëtare!” Sa me siper jane fjalet e deputetit Luan Rama, dhe vazhdon:

“Analiza është e thjeshtë: Komiteti Kombëtar i Bashkërendimit të Luftës Kundër Drogës të cilin duhet ta drejtojë Kryeministri, nuk krijohet, për rrjedhojë nuk funksionon. Duke mos qenë, duke mos ekzistuar, nuk ka as relacion që po nëpërmjet Kryeministrit duhej t’i paraqitej Kuvendit! Atëherë lindin një mori pyetjesh: nga merren të dhënat? Kush i përpunon? Kush i analizon? Cilat janë strategjitë? Kush çmon se cili institucion e ka kryer detyrën dhe kush jo? Kush përcakton përgjegjësitë? Po detyrimet ndërkombëtare?... 64


drbesi/dbmi

Kerkimet si kemi mbaruar. Del dicka akoma me e cuditshme. Pasi vazhdova me shpresen se nga Prill2018 kur z. L. Rama ben konstatimin, ndoshta ka ndryshuar dicka deri ne Janar 2019. E sheh e rrethuar me te kuqe firmen e z. Aleksander Meksi? Shqiperia e paska nje Komitet Kombetar te Luftes Kunder Droges. [me print-screen]

Kush merr pjese ne kete Komitet Kombetar (?) qe nga 1993-94. Serish me print-screen qe nga koha e z. Aleksander Meksi, jane: Rendi Publik, Policia, Drejtesia, Financa, Ekonomia, Doganat, Farmacia & Shendetesia, Bujqesia, Kultura, Rinia dhe Arsimi; ne efekt jemi korrekt te themi se perjashtuar Ministrine e Jashtme dhe ate te Mbrojtjes, ketu perfshihet e gjithe aparatura e Shtetit Sqiptar. 65


drbesi/dbmi

Komiteti Kombetar ne Luften Kunder Droges, krijuar te pakten 2x ne 25 vite, akoma nuk eshte ne ekzistence. Keshtu kuptohet se lufta kunder droges e ndihma ndaj perdoruesve nuk jane nder prioritetet e para te Shtetit Shqiptar. Me gjithe keto mungesa, duhet theksuar se mungesa me e madhe eshte mungesa e VULLNETIT. 

Vullnet per te implemetuar nje strategji te sakte

Vullnet per krijuar strukturat mbare-kombetare

Vullnet per tranjimet e profesionisteve

Vullnet per edukimin publik, nga shkolla, familjet e te varurit nga droga

Vullnet per mbrojtur qytetaret e rrezikur, ulur nr. e HIV, hepatitit e semundjve te lidhura me drogat, demtimeve akute dhe atyre qe shkojne deri ne vdekje.

Vullnet per t’ju dhene nje shanc tjeter, duke menduar se luftohet dhe kriminaliteti, e me cdo person qe shpetohet nga varesia ulet nr. i perdoruesve. 66


drbesi/dbmi

Te gjitha sa me lart, kerkojne vullnet e forte politik, institucional dhe manaxherial; ne nivelet me te larta te shtetit, rendit publik dhe te shendetesise publike. Duke mos paragjykuar e kritikuar asnje pale, nga qeveria te institucionet e tjera, do jap nje sqarim neutral bazuar ne parametrat e Britanise (NHS, klik ketu) Si kerkohet ndihma per varesine ndaj droges.    

Nese jeni nje i ri eshte mire te bisedoni me nje mesues te besuar dhe/ose psikologun e shkolles Diskutoni me mjekun ne familjes, aty merrni informacion dhe referim per trajtim te metejshem. Kontaktoni vete organizma & projekte qe ndihmojne te varurit nga droga & alkoholi Mund te adresoheni ne spitale/ klinka private por trajtime te tilla, qe zgjasin ne kohe, mund te rezultojne te kushtueshme.

Cfare perfshin trajtimi kunder varesise.      

Terapi konjitive te sjelljes (CBT ne Shqip mund ta themi TKS) Trajtim me medikamente, nese keni marre heroine (ose opiate) mund tu jepet nje zevendesues [metadone] Detoksifikim per individe qe ndalojne menjehere per ti monitoruar e ndihmuar gjate periudhes se terheqjes (withdrawal symptoms) Vete-ndihma, lidhesh me grupe personash qe jane/ kane qene te varur dhe kane hapur kurse per te shkembyer eksperienca. Testime per HIV, hepatit etj probleme qe hasen ne perdoruesit e droges (shiringat e kontaminuara) Trajtimet ne raste ekstreme dhe me komplikacione behen ne spitale apo rezidenca te posatshme por zakonisht jane vizita ne klinika ose dhe behen ne shtepi.

Ndihma per varesine ndaj droges te DBMI. Krahasuar me probleme te tjera per mjekesine, pacientet dhe fushata te ndryshme ne vite te DBMI 2014-2018 trajtimi qe kam bere per drogat eshte me i ulet [p.sh ne krahasim me suicidin/ vetevrasjes 3x fushuta javore ne 3 vite] por kam bere sensibilizime edhe per kete teme. Ne Mars te 2017-es kam postuar nje mundesi me vlera per doktoret e personelin mjekesor qe kane problemet me alkoholin dhe drogat. Ky app i quajtur rTribe, dhe me popullaritet sot ne bote, eshte nje ndihmes shtese per t’ju larguar varesise dhe regjistruar progresin. 67


drbesi/dbmi

burimi: DBMI_Google, Facebook & Twitter, 2017 (sjelle me print-screen) Per me teper klik ne emrin e aplikacionit rTribe.

***

68


drbesi/dbmi

Referenca 1. National Institute on Drug Abuse (NIDA): Information on Common Drugs of Abuse 2. National Institutes of Health (NIH): Health Information (Substance Abuse) 3. WHO guidelines on community management of opioid overdose 4. The Global Information System on Alcohol and Health 5. Substance Abuse and Mental Health Services Administration, Results from the 2013 National Survey on Drug Use and Health: Summary of National Finding 6. 2007 National Survey on Drug Use and Health 7. United Nations Office on Drugs and Crime, World Drug Report 2014 (United Nations publication, Sales No. E.14.XI.7), p. 1. 8. "Alcohol Poisoning Deaths: A deadly consequence of binge drinking," CDC Vital Signs, January 2015, p. 1. 9. "Alcohol," The Merck Manual for Health Care Professionals, Special Subjects: Drug Use and Dependence, Alcohol (Merck & Co. Inc., last revised July 2008), last accessed August 28, 2013. 10. United Nations Office on Drugs and Crime, World Drug Report 2014 (United Nations publication, Sales No. E.14.XI.7), p. 35. 11. Hall, W., Room, R. & Bondy, S., WHO Project on Health Implications of Cannabis Use: A Comparative Appraisal of the Health and Psychological Consequences 12. Alcohol, Cannabis, Nicotine and Opiate Use, August 28, 1995 (Geneva, Switzerland: World Health Organization, March 1998) 13. "Alcohol Poisoning Deaths: A deadly consequence of binge drinking," CDC Vital Signs, January 2015, p. 1. 69


drbesi/dbmi

14. "Ethanol Poisoning," MEDLINEplus Medical Encyclopedia, US National Library of Medicine (Bethesda, MD: American Accreditation HealthCare Commission, Feb. 3, 2009). 15. "Cocaine," The Merck Manual for Health Care Professionals, Special Subjects, Drug Use and Dependence, Cocaine (Merck & Co. Inc.: July 2008), last accessed Dec. 13, 2012 16. European Monitoring Centre for Drugs and Drug Addiction, "Annual report 2012: the state of the drugs problem in Europe" 17. Burris, Scott; Beletsky, Leo; Castagna, Carolyn; Coyle, Casey; Crowe, Colin; and McLaughlin, Jennie Maura, "Stopping an Invisible Epidemic: Legal Issues in the Provision of Naloxone to Prevent Opioid Overdose," Drexel Law Review (Philadelphia, PA: Earle Mack School of Law, Spring 2009), Vol. 1, Number 2, p. 277. 18. Seal, Karen H., Robert Thawley, Lauren Gee, Joshua Bamberger, Alex H. Kral, Dan Ciccarone, Moher Downing, and Brian R. Edlin, "Naloxone Distribution and Cardiopulmonary Resuscitation Training for Injection Drug Users to Prevent Heroin Overdose Death: A Pilot Intervention Study," Journal of Urban Medicine (New York, NY: New York Academy of Medicine, 2005), Vol. 82, No. 2, 19. Coffin, Phillip O., MD, and Sullivan, Sean D. PhD, "Cost-Effectiveness of Distributing Naloxone to Heroin Users for Lay Overdose Reversal," Annals of Internal Medicine 2013 Jan 1 20. "Opioids," The Merck Manual for Health Care Professionals, Special Subjects: Drug Use and Dependence, Opioids (Merck & Co. Inc., last revised July 2008), last accessed Feb. 16, 2013. 21. Center for Substance Abuse Treatment, "Methadone-Associated Mortality: Report of a National Assessment, May 8-9, 2003," CSAT Publication No. 28-03 (Rockville, MD: Center for Substance Abuse Treatment, Substance Abuse and Mental Health Services Administration, 2004) 22. Chen LH, Hedegaard H, Warner M. Drug-poisoning deaths involving opioid analgesics: United States, 1999–2011. NCHS data brief no. 166. 70


drbesi/dbmi

23. Hyattsville, MD: US Department of Health and Human Services, CDC; 2014 24. Bacchuber, Marcus A., MD; Saloner, Brendan, PhD; Cunningham, Chinazo O., MD, MS; and Barry, Colleen L., PhD, MPP. "Medical Cannabis Laws and Opioid Analgesic Overdose Mortality

in

the

United

States,

1999-2010."

JAMA

Intern

Med.

doi:10.1001/jamainternmed.2014.4005. Published online August 25, 2014. 25. Bohnert, Amy S.B., et al., "Association Between Opioid Prescribing Patterns and Opioid Overdose-Related Deaths," Journal of the American Medical Association, April 6, 2011, Vol 305, No. 13, pp. 1319-1320. 26. Christopher M. Jones, PharmD, Karin A. Mack, PhD, and Leonard J. Paulozzi, MD, "Pharmaceutical Overdose Deaths, United States, 2010," Journal of the American Medical Association, February 20, 2013, Vol 309, No. 7 27. Enoch, Mary-Anne, "The role of early life stress as a predictor for alcohol and drug dependence," Psychopharmacology (Heidelberg, Germany: July 2010) Vol. 214, No. 1, 28. Office of Applied Studies, National Institute on Drug Abuse, "National Household Survey on Drug Abuse: Main Findings 1998" (Rockville, MD: SAMHSA, US Department of Health and Human Services, March 2000) 29. Wright, D., & Pemberton, M. (2004). Risk and Protective Factors for Adolescent Drug Use: Findings from the 1999 National Household Survey on Drug Abuse (DHHS Publication No. SMA 04-3874, Analytic Series A-19). Rockville, MD: Substance Abuse and Mental Health Services Administration, Office of Applied Studies, 30. Hornik, R., Maklan, D., Cadell, D., Barmada, C., Jacobsohn, L., Henderson, V., Romantan, A., Niederdeppe, J., Orwin, R., Sridharan, S., Chu, A., Morin, C., Taylor. K., and Steele, D. (June 2006). Evaluation of the National Youth Anti-Drug Media Campaign: 2004 Report of Findings. Report prepared for the National Institute on Drug Abuse 31. Rosenbaum, Dennis, "Assessing the Effects of School-based Drug Education: A Six Year Multilevel Analysis of Project DARE," Abstract of article published in Journal of Research in Crime and Delinquency, Vol. 35, No. 4 71


drbesi/dbmi

32. World Drug Report 2009. United Nations Publications. 30 June 2009. pp. 96–. ISBN 97892-1-148240-9. 33. ""Cannabis in Albania"". 29 October 2013. Retrieved 25 June 2017. 34. Kings of cocaine: how the Albanian mafia seized control of the UK drugs trade https://www.theguardian.com/world/2019/jan/13/kings-of-cocaine-albanian-mafiauk-drugs-crime

35. Drug Enforcement Administration. (n.d.). Drug Scheduling. https://www.dea.gov/drugscheduling

36. Droga dhe Pasojat e Perdorimit saj tek te Rinjte, broshure 24 fq. Instituti i Shendetit Publik, http://www.ishp.gov.al/multimedia/botime/broshure_droga.pdf

37. Republika e Shqiperise, Strategjia Kombetare Kunder Droges (2012-2016) ISHP, raport 26 fq. pdf, klik ketu 38. Luan Rama Një fakt që nuk e di zonja Vlahutin! http://tv1-channel.tv/2018/04/25/njefakt-qe-nuk-e-di-zonja-vlahutin/ 25/04/2018- 16:19 39. Per Krijimin e Komitetit Kombetar te Luftes kunder Droges, Vendim i KM 27.05.1994 http://www.ikub.al/LIGJE/405270005/Article-Per-krijimin-e-Komitetit-Kombetar-teluftes-kunder-droges.aspx 40. British NHS Drug addiction; getting help https://www.nhs.uk/live-well/healthybody/drug-addiction-getting-help/

** 72


drbesi/dbmi

Ne kete format e njohin lexuesit e-book nr.3 publikuar ne 2015 me titull Urgjencat, Drogat, Vitaminat dhe Mineralet. (Aforizma, nga Thenia e Dites & Psikologjia, jane e-book nr. 1 & 2) Drogat tashme del me vete ne edicionin e 3-te. Me poshte disa e-books nga DBMI ne ISSUU.

73


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.