Takvimi 2012

Page 94

Trajtesë

191

me siguri janë përmendur argumentet më të rëndësishme për këtë grup ulemash. Gjithsesi, ata duke komentuar ajetin e përmendur nga sureja El-Maide: “Sot përsosa për ju fenë tuaj…”, konsiderojnë që futja e çfarëdo risie në fe do të ishte e panevojshme dhe e padëshiruar. Ata, në pajtim me këtë, besojnë që bid'atet në fe (besim) vetëm mund ta shkatërrojnë sunnetin e Pejgamberit (a.s.) dhe ta shtrembërojnë besimin. Grupi i dytë i ulemasë së Sheriatit, në të cilin bëjnë pjesë: Imam Shafiu , Ibni Hazmi, Ibn El-Xhevzi, Ibn El-Esir, Imam Gazaliu, Imam Neveviu, Imam Sujutiu, Ibn Haxher El-Askalani, El-Iz ibn Abde-s-Selam, Ibn Abidin El-Zerkani dhe ElKarafi, si dhe shumë dijetarë të tjerë të njohur nga të katër medhhebet, kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme lidhur me çështjen e bid'atit (risisë në fe). Ky grup, jo vetëm që pohon se ka bid'at të mirë, por pohon se ekziston edhe bid'ati, futja e të cilit, në fe paraqet farz të rreptë. Ata konsiderojnë se të gjitha këto nuk janë në kundërshtim me ajetin e përmendur të sures El-Maide, meqë kanë vendosur një kusht të rreptë që bid'ati, i cili futet, duhet të jetë i bazuar patjetër në Sheriat dhe të mos jetë në kundërshtim me dispozitat ekzistuese islame. Këta dijetarë konsiderojnë që të gjitha hadithet që i sjell grupi i parë, në të vërtetë, kanë të bëjnë vetëm me bidatet që janë në kundërshtim me dispozitat ekzistuese islame. Ata, për më tepër, konsiderojnë që disa prej këtyre haditheve, të cilat i ka sjellë si argumente grupi i parë i ulemasë, e bëjnë madje pikërisht të 2

Imam Shafiu r.a. në një thënie të tij rreth ndarjes së bidatit, thotë: "Ka dy lloje bidatesh: të qortuara edhe të lëvduara. I lëvduar është ai bidat i cili është në pajtim me sunnetin, i qortuar është ai që është në kundërshtim me sunetin". Neveviu, po ashtu, thotë: "Bid'at në Sheriat është një shpikje që s'ka qenë në kohën e Pejgamberit a.s., e ai mund të jetë i mirë ose i keq"!

192

Takvim - Kalendar 2012

kundërtën, d.m.th. tregojnë për mundësinë e futjes së bid'ateve (të dobishme) në fe. I tillë është, për shembull, hadithi: “Kush bën diçka që nuk ka bazë në fe, ajo është redd (d.th. ajo refuzohet)”. Nëse e vështrojmë këtë hadith me kujdes, do të kuptojmë që Pejgamberi a.s. ka thënë që do të refuzohet ai bid'at i cili nuk ka bazë në fe? Për këtë përgjigjen do të na e japë Pejgamberi a.s. në hadithin që e transmeton Imam Muslimi: “Kush sjell në Islam ndonjë gjë të re, ai ka shpërblim për atë dhe shpërblimin e atij që e praktikon atë pas tij, e atyre (d.m.th. atyre që e praktikojnë atë) nuk i pakësohet asgjë nga shpërblimi i tyre. E kush sjell në Islam ndonjë gjë të keqe, ai ka dënim për të, po edhe dënimin e atyre që do ta praktikojnë atë, e atyre asgjë nuk u pakësohet nga dënimi i tyre.” Ka edhe shumë hadithe që flasin për të njëjtën temë, sikurse është hadithi që e transmeton Ebu Hurejre (r.a.) në koleksionin e Muslimit, i cili është i ngjashëm me hadithin e mëparshëm, po në këtë rast nuk do ta përmendja. Edhe një argument që bid'ati është i lejuar dhe i preferuar në fe, e shohim në praktikën e ashabeve të Pejgamberit a.s.. Qysh në kohën sa ishte gjallë Pejgamberi a.s., ndodhi që ishte një ashab ndaj të cilit u ankuan ashabet e tjerë për shkak se në çdo rekat këndonte surën El-Ihlas. Kur e pyeti Pejgamberi (a.s.) për ç'arsye e praktikonte atë, ai u përgjigj se e donte atë sure, për se Pejgamberi a.s. buzëqeshi e i tha: “Edhe Allahu të do ty për këtë veprim tëndin”. Pejgamberi a.s. i dha përkrahje atij ashabi dhe nuk e qortoi për shkak të futjes së bid'atit. Në një hadith tjetër, thuhet gjithashtu se si Pejgamberi a.s. e pyeti hz. Bilalin: “O Bilal, i kam dëgjuar hapat e tu në Xhenet, ç'ke bërë ti kështu? Hz. Bilali iu përgjigj: “Unë vetëm e kam bërë praktikë që, pas


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.