Takvimi 2012

Page 91

Trajtesë

185

kjo nuk është pjesë rituale e besimit (ibadet), sepse ibadetet i jep Ligjdhënësi, Allahu (xh.sh.), por ajo është gjithsesi pjesë e traditës, e cila ka luajtur dhe luan rol specifik për shqiptarët në Kosovë e gjetiu. Ata që marrin lehtësisht të drejtën për t'i hedhur poshtë mendimet dhe pikëpamjet e të tjerëve ndaj traditës, duhet ta kuptojnë që një pikëpamje e vetme, një interpretim nuk i jep porosisë atributin e unversalitetit, aplikimit në çdo kohë dhe hapësirë. Mevludi nuk është ibadet që i hap dyert e Xhenetit, por është një rast dhe mundësi për t'u mbledhur e afruar dhe për të kujtuar Pejgamberin (a.s.) kurdo. Nëse Mevludin e kuptojmë në këtë kontekst, me siguri në vendin tonë do ta kuptojmë më mirë Porosinë e Pejgamberit a.s.. Kur është fjala për mevludin, përsëri duhet të kemi parasysh dy gjëra: një gjë është mevludi si tekst - poemë që këndohet me rastin e shënimit të lindjes së Muhamedit (a.s.), dhe diçka tjetër është solemniteti, privat a publik, me rastin e të cilit tubohen njerëzit që të jenë të pranishëm aty, duke dëgjuar dhe kënduar vargje të zgjedhura të këndimit të mevludit, duke diskutuar për probleme të ndryshme fetare, duke u njohur më mirë reciprokisht dhe duke u afruar shpirtërisht me njëri-tjetrin. Personalisht mendoj se mevludi nuk duhet kuptuar vetëm si këndim i tekstit, i vargjeve të shkruara mbi jetën dhe biografinë (sirën) e Resulullahut, po si një formë organizimi që përbëhet nga më shumë elemente dhe aktivitete. Mevludi ka emër të madh që është përhapur dhe kultivuar shekuj me radhë në Botën Myslimane në përgjithësi, dhe tek ne shqiptarët në ve-

186

Takvim - Kalendar 2012

çanti. Mevludet familjare kanë luajtur rolin e dyfishtë në shoqërinë shqiptare, duke ruajtur njëkohësisht edhe gjuhën tonë amtare, edhe traditën tonë fetare islame. Shpesh ai ishte e vetmja lidhje e myslimanit me Islamin. Shumë imamë e hoxhallarë, sidomos gjatë kohës së komunizmit, në mevludet familjare shpalosnin dhe shpjegonin shumë çështje fetare, një gjë që nuk mund dhe nuk guxonin ta bënin nëpër xhamitë e tyre. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë, se në xhami ishte rrethi më i gjerë, i përbërë nga njerëz të panjohur dhe të pakontrolluar, të cilët mund të denonconin imamin për politizimin e fesë dhe përdorimin e saj kundër ideologjisë moniste, që ishte atëherë në fuqi si dhe indoktrinimin e popullatës myslimane. Ndonëse emri i mevludit është shumë i përhapur në masat e gjera myslimane, megjithatë ne nuk duhet të mbetemi vetëm tek emri dhe të vetëkënaqemi me pjesën sipërfaqësore të tij. Gjëja më e rëndësishme e organizimit të mevludit (qoftë ai familjar apo publikmanifestiv), është strukturimi programor dhe i përmbajtjes së tij si dhe amortizimi final i burimeve dhe potencialeve njerëzore përmes një strategjie të qartë për një vizion të dakorduar. Përpjekjet e këtilla do ta shndërronin mevludin në një mjet të fuqishëm, edhe një mundësi më tepër dhe një shans i mirë për përcjelljen dhe transmetimin e mesazhit universal të Pejgamberit të Islamit. Nga kjo kuptojmë se mevludi, si tillë, nuk është qëllim në vetvete, por mjet për të realizuar objektivat madhorë të Islamit dhe myslimanëve në kohën e sotme të globalizmit. D.m.th. ai është një nga alternativat e komunikimit masiv me njerëzit, për vetëdijësimin dhe sensibilizimin e tyre për të vërtetat e Islamit, në kohën kur ato po shtrembërohen nga të gjitha anët, si nga myslimanët ashtu edhe nga jomysli-


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.