Takvimi 2012

Page 74

151

Me shkas

e tij dhe veprimet që nuk përputhen me Sheriatin islam. Pejgamberi a.s. thotë: “Kush shpik në çështjen (fenë) tonë diçka që nuk është prej saj, ajo nuk pranohet”. (Buhariu dhe Muslimi). Në një hadith tjetër thotë: “Nuk ka besuar ndonjëri prej jush përderisa epshi i tij të mos jetë në pajtim me atë që kam ardhur”. Madje na e tërheq vërejtjen duke thënë: “Largohuni nga shpikjet (risitë) në çështjet (e fesë), ngase çdo shpikje shpie në humbje.” Allahu thotë në Kuran: “E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që, duke mos pasur fakt prej Allahut, ndjek epshin e vet? S'ka dyshim se Allahu nuk e udhëzon popullin zullumqar”. (Kasas, 50).

5. Mbrojtja e Sunetit të tij Çdo besimtar që e do Pejgamberin a.s. e ka obligim ta ruajë dhe mbrojë personalitetin e këtij Pejgamberi si dhe Sunetin e tij. Ta mbrojë atë nga sulmuesit dhe etiketuesit e ndryshëm. Forma më e mirë e mbrojtjes është vetë praktikimi dhe zbatimi i këtij Suneti në jetën e përditshme. Kohët e fundit jemi dëshmitarë të sulmeve dhe ofendimeve të ndryshme që i bëhen Pejgamberit tonë të dashur, me karikatura e vizatime të ndryshme. Madje në kohën e fundit është bërë dhe një film dashakeq dhe ofendues për Pejgamberin e nderuar, i titulluar “FITNA”. Të gjitha reagimet e besimtarëve janë për t’u përshëndetur, por në

152

Takvim - Kalendar 2012

formën e drejtë e të civilizuar, e jo të bien pre e provokimeve dhe intrigave të jobesimtarëve dhe armiqve të Pejgamberit alejhi selam. Po e përsëris edhe një herë se forma më e mirë e mbrojtjes së Pejgamberit dhe Sunetit të tij është ngjallja dhe zbatimi i këtij Suneti.

6. Nënshtrimi ndaj tij dhe moskundërshtimi i tij Nga dashuria që ka ndaj Pejgamberit, besimtari duhet t’i nënshtrohet atij e t’i bindet në të gjitha çështjet. Kurrsesi nuk bën të bjerë në kundërshtim me të. Pejgamberi ynë i dashur thotë: “Gjithë Umeti im do të hyjë në xhenet, përveç atij, i cili refuzon. I thanë atij: E kush është ai që refuzon, o i Dërguari i Allahut?! Ai u përgjigj: Ai, i cili më nënshtrohet, hyn në xhenet, e kush bën mëkat ndaj meje (nuk më nënshtrohet), ai tashmë refuzon të hyjë në xhenet”. (Buhariu). Allahu i Madhërishëm thotë: “Thuaj: Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, e nëse ata refuzojnë, atëherë Allahu nuk i do pabesimtarët”! (Ali Imran, 32). Në Sahih, në hadithin që transmeton Enesi r.a., shënohet: “Një njeri erdhi te i Dërguari i Allahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, kur është kiameti? Pejgamberi i tha: Çfarë ke përgatitur për atë ditë? Ai iu përgjigj: Nuk kam përgatitur shumë agjërim apo shumë sadaka, përveçqë unë jam një njeri që E dua Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Atëherë Pejgamberi alejhi selam i tha: Ti do të jesh me atë që e do”!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.