Takvimi 2012

Page 20

43

Tefsir

Banorët e xhenetit, do të jenë në kënaqësi të vazhdueshme. Atyre do t’u shërbehen pije të ndryshme, që nuk kanë qenë të njohura asnjëherë më parë në këtë botë. Zaten, çdo shëmbëllim i ngjashmërisë së gjërave të kësaj botë, me ato të xhenetit, është bërë vetëm për t’ua afruar mendësisë së të kuptuarit të njerëzve, sepse çdo përngjasim është i pakrahasueshëm. Edhe gotat e tyre do të jenë të stolisura e zbukuruara nga gurë të çmueshëm. Ata, banorët e xhenetit, duke qenë të mbështetur nëpër jastëkë të renditur një mbi një, do të jenë mbretër e shkuar mbretërve. Përreth tyre do të parakalojnë duke u shërbyer djelmoshat e vegjël të xhenetit, të cilët u ngjajnë inxhive të radhitura në qafore. Dhomat e tyre do të jenë të shtruara me qilima përrallorë, bukuria e të cilëve nuk përshkruhet. Mbase edhe për këtë arsye, i dërguari i Allahut për të gjitha përjetimet dhe kënaqësitë e xhenetit ka thënë: “Në xhenet, do të ketë gjëra që syri i njeriut kurrë nuk i ka parë, veshi i tij kurrë s'i ka dëgjuar e do të ketë edhe asi gjërash, që mendja e njeriut as që ka mundur t’i imagjinojë se mund të ekzistojnë”.

44

Takvim - Kalendar 2012

të lartë, me jastëkë të mëndafshtë në të cilët do të jenë të mbështetur. Përreth tyre, shërbëtorët e xhenetit do t'u shërbejnë me pije të ndryshme të freskëta - Nga ajetet e mëparshme, mund të nxjerrim disa krahasime impresionuese kuranore, në mes gjendjes dhe kënaqësive të banorëve të xhenetit dhe ndëshkimeve e përbuzjeve të atyre të xhehenemit. F.v. kur Allahu i madhërishëm flet për banorët e xhehenemit dhe thotë: “Atë ditë sheh fytyra të përulura, të lodhura e të rraskapitura (nga mundimi)”, ndërsa për banorët e Xhenetit thotë: “Atë ditë sheh fytyra të ndritshme, të kënaqura për veprimet e veta” - Kur flet për vendqëndrimin e banorëve të Xhehenemit thotë: “Ata hyjnë në zjarrin të ndezur fort”, ndërsa për vendqëndrimin e banorëve të Xhenetit thotë: “Në Xhenet të shkallës së lartë”. - Kur flet për pijet e pabesimtarëve në fundin e Skëterrës thotë: “U jepet të pinë prej një kroi të valë.”, ndërsa për pijet e banorëve të Xhenetit thotë: “Aty ka kroje që rrjedhin”.11

Porosia e këtyre ajeteve - (8-16) - Në këtë ditë të ringjalljes, do të ketë edhe njerëz, që do të shijojnë kënaqësitë dhe shpërblimet e Allahut. Fytyrat e tyre të ndriçuara do të shkëlqejnë nga nuri hyjnor. Ata do të jenë në vende të larta në xhenet, në të cilin as nuk dëgjojnë fjalë të pakëndshme, e as fjalë të pahijshme. Ata do të jenë nëpër kopshte ku rrjedhin lumenj. Do të jenë të ulur nëpër kolltukë e shtretër 11

Ibn Ashur “Et-Tahriru ve-t-tenviru”, vëll. 30. fq. 303.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.