Takvimi 2012

Page 156

Ndriçime

315

shqiptar do të vazhdonte deri në luftën e fundit në Kosovë, në vitin 1999, me vrasjen e 38 imamëve - shehidë.

316 Takvim - Kalendar 2012 kruan një numër i madh i banorëve të kësaj ane, e shumë familje u shuan përgjithmonë.6

Yrrfia dhe mulla Ademi-Keqekolla

Kush ishte mulla Ademi?

Viti 1921 mund të thuhet se ishte viti më i tmerrshëm për banorët e kësaj ane të Gallapit. Masakra e vitit 1921, në kujtesën e këtyre banorëve, mbahet në mend edhe sot e kësaj dite me emrin: ”Janari i zi” apo “Yrrfia”4. Në janarin e vitit 1921, Batalioni i Armatës së III të ushtrisë së Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, i udhëhequr nga koloneli Radovan Radoniç dhe njësiti i Xhandarmërisë i komanduar nga Bozhidar Paunoviç, mbështetur edhe nga grupe të tjera paramilitare serbe, filluan ekspeditën për masakrimin e disa fshatrave shqiptare në Llap e Gallap. Ekspedita filloi në Popovë, Majac, Lupç, Bellopojë, Tërrnavë, Sharban, Koliq, Keqekollë, Ballaban dhe në Prapashticë. Më 10 janar 1921, kjo ekspeditë, pasi vrau në shtëpitë e tyre në këto fshatra, arriti në fshatin Keqekollë, ku së pari masakruan familjen e imamit të xhamisë së fshatit Prapashticë, mulla Ademin me të gjithë familjarët që u gjenden në shtëpi (gjithsej 9 anëtarë). Kishin zgjedhur mulla Ademin dhe familjen e tij, sepse mulla Ademi llogaritej ndër personalitetet më të shquara të kohës në këtë anë.5 Bazuar në burimet e kohës, thuhet se vetëm në fshatrat Prapashticë e Keqekollë nga kjo ekspeditë u vranë dhe u masa-

Adem Emërllahu, u lind në vitin 1850 në Prapashticë. Shkollimin e kreu në Prishtinë, Shkup dhe Stamboll, e mëpastaj u emërua hoxhë në Prapashticë dhe në Keqekollë. Ishte njeri i dëshmuar në veprimtarinë e tij politike e shoqërore, ishte shok edhe me njërin nga veprimtarët e dalluar në Lëvizjen Kombëtar Shqiptare, sidomos në kryengritjen e vitit 1910, krahu i djathtë i Idriz Seferit, - mulla Sinan Maxherës7 të Kara-

4

5

RRUFI-JA /m. - Në të folmen e Kurbinit: kur ushtria i bjen njaj vendi, tue shtrëngue pjekë e damtue në kalim të vet..., gjendje rrethimi, në kohen e sundimit turk, shih: Tahir N. Dizdari, Fjalor i orientalizmave në Gjuhen shqipe, ISHMQI, Tiranë, 2005,f. 850. Ajvaz Abazi, Nëntëdhjetë vjet të një masakre të madhe e të pandriçuar, në: ”Zëri”, nr. 3402, e shtunë, 8 janar, 2011.

6

7

Ramadan N. Ibrahimi, Masakra në Prapashticë dhe Keqekollë (janar 1921), botimi i dytë, Prishtinë, f. 29; Ramadan N. Ibrahimi, Masakrat serbe në Malësinë e Gallapit në janar të vitit 1921, në: ”Gallapi gjatë rrjedhave të historisë”, Prishtinë, 2010, f. 153-154. Deklaratë nga Mulla Rizah Mustaf Hoxha, i lindur më 1911, në Keqekollë, dhënë në Prishtinë më 2000. Mulla Sinan Maxhera u lind në fshatin Maxherë të Karadakut të Preshevës në vitin 1863, nga e ëma Ajetja dhe babai Bilalli. Rridhte nga një familje me tradita patriotike. Mësimet e para i mori te hoxha i fshatit, ndërsa medresenë e mesme e mbaroi në Shkup, për ta vazhduar më vonë Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll. Si ushtar i Perandorisë Osmane mori pjesë në luftë kundër ushtrisë greke, ku edhe u plagos. Ka punuar si hoxhë në fshatrat Caravajkë, Pograxhë e Dobërçan, ku nxënësve, pos lëndëve fetare, u mbante edhe ligjërata me karakter kombëtar. Me autoritetin që gëzonte në popull, mulla Sinani luajti një rol të rëndësishëm edhe në pajtimin e gjaqeve dhe në zhdukjen e hakmarrjes. Mori pjesë në luftën e prillit të vitit 1910, përkrah Idriz Seferit. Pas shuarjes së kryengritjes, pushteti xhonturk do të organizonte ekspedita ndëshkuese kundër kryengritësve shqiptarë, kështu që mulla Sinani do të arrestohej dhe do të burgosej në Kaçanik. Gjykata ushtarake xhonturke do ta dënonte me vdekje së bashku me 6 vetë të tjerë. Mulla Sinani u var në Kaçanik më 7 korrik 1910 dhe u varros në varrezat e vjetra të këtij qyteti. Katër muaj pas vdekjes së mulla Sinanit, gruas së tij do t’i lindte djalë, ndërsa familja e pagëzoi me emrin Sinan. (Shih: Rexhep Selimi, Kontributi i Mulla Sinan Maxherës në lëvizjen Kombëtare Shqiptare, në - Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, IH, Prishtinë, 2003, f. 113)


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.