Takvimi 2012

Page 112

Trajtesë

227

1. 2. 3. 4.

Muhaxhirët- myslimanë të emigruar nga Meka. Ensarët-vendorët myslimanë, nga fisi Evs dhe Hazrexh. Idhujtarët vendorë arabë, nga fisi Evs dhe Hazrexh. Jehudët-Hebrenjtë të përbërë nga tri fise: Benu Kajnukaë, Benu Kurejdha, Benu En-Nadir. Me ardhjen në Medinë, Muhamedi a.s. nisi dhe ndërtoi bashkësinë e parë medinase të tipit krejtësisht të ri multietnik, multifetar dhe multikulturor, që nuk ish i njohur më parë, i cili nuk bazohej në përkatësinë e gjakut, të racës, etnisë e as të territorit. Pejgamberi a.s. në Medinë themeloi një bashkësi-komunitet, të bazuar kryekëput në fe monoteiste-besimin në një Zot të vetëm e të pashoq.2 Për këtë qëllim, me të gjithë medinasit hartuan bazamentin ligjor, aktin kushtetues për themelimin e shtetit të përbashkët. Ky akt shtetformimi, është i njohur si "Karta e Medinës", "Es-Sahifetu- ‫ﻴ ﹶﻔ ﹸﺔ‬‫ﺼﺤ‬  ‫" ﺍﹶﻟ‬3 dhe Medina u bë qyteti-shtet i parë islam. Të gjithë qytetarëve në "Kartë- ‫ﻴ ﹶﻔ ﹸﺔ‬‫ﺼﺤ‬  ‫ " ﺍﹶﻟ‬u garantohej liria e religjioneve, e kulturave dhe etnive. Të gjithë anëtarët dhe të gjitha bashkësitë, të nënshkruarit e Kartës së Medinës, konsideroheshin si një ummet (komunitet), kurse çdo bashkësi tjetër ishte bashkësi e veçantë juridike me autonominë e vet fetare dhe kulturore. Islami nuk i trajtonte Hebraizmin dhe Krishterimin si fe që kanë qëndrime të tjera, por si fe juridikisht të barabarta dhe fetarisht të shpallura nga Zoti.

2 3

Rozhe Garodi, “Gjallërimi islamik”, fq. 6, Gjakovë, 1991. Ali Bulaç, “Islami dhe Demokracia”- teokracia dhe totalitarizmi, Logos-A, fq. 23, Shkup, 1968.

228

Takvim - Kalendar 2012

Ka shumë ajete të Kuranit që apelojnë për karakterin dhe praktikën e marrëdhënieve të myslimanëve, tolerancën fetare dhe bashkëjetesën me ithtarët e librave të tjerë të shpallur "Ehlu El-Kitab" sikur në ajetin: "Thuaj; "Ne I kemi besuar Allahut, edhe asaj që na është zbritur neve, dhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve të tij. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që u është zbritur pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim në mes njëri-tjetrit prej tyre dhe Atij (Allahut) I jemi nënshtruar ".4 Islami nuk e shikonte veten si diçka që vjen në skenën fetare krejtësisht i ri, krejtësisht i paparë, krejtësisht i padëgjuar, por si riafirmim i po asaj të vërtete dhe i atyre vlerave që kishin paraqitur më herët pejgamberët e mëparshëm tek popujt e tyre. Edhe në periudhën e Katër Kalifëve të parë (Rrashidinëve), atëherë kur kufijtë e shtetit islam ishin zgjeruar përtej kufijve të Gadishullit Arabik, e Islamin e kishin pranuar edhe etni e kombe joarabe, çështja e bashkëjetesës dhe tolerancës me ithtarët e feve dhe konfesioneve të tjera fetare ka vazhduar të jetë sipas parimeve dhe ligjeve islame dhe ndaj abuzuesve, kushdo që ishin ata dhe pa marrë parasysh se çfarë etnie apo feje i takonin, janë marrë masa konform ligjit. Gjatë sundimit të emevitëve me qendër në Damask, për tetë dekada, pushteti shpirtëror dhe politik i Islamit, kultura dhe qytetërimi islam kishte përfshirë territor të madh. Nuk ka dyshim se hilafeti emevit, duke i kombinuar parimet dhe mësi4

Kurani, sureja “Al-Imran”, ajeti 84.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.