Takvimi 2012

Page 109

Jurisprudencë islame

221

dënimi të cilin ai sheh adekuat, por që nuk arrin shkallën dhe peshën e dënimit 'hadd'. Masa dhe shkalla e këtij dënimi, sipas mendimit të juristëve myslimanë, ndryshon në varësi nga mosha, gjinia dhe pozita e kundërvajtësit, si dhe nga pesha e veprës kundërvajtëse. Në këtë kategori bëjnë pjesë masat e ndryshme, sikurse janë: 1. tërheqja e vërejtjes; 2. heqja e lirisë; 3. goditja me kamxhik; dhe 4, dënimi me të holla. Personat, të cilët neglizhojnë obligimet fetare, mund të ndëshkohen. Këtu mund të përmendim edhe matjen e pasaktë: “Edhe masën plotësojeni dhe, kur të peshoni në litër, madje peshoni drejt edhe me terezi…” (El Isra, 35). Përdorimi i pijeve alkoolike, është një vepër e ndaluar, për të cilën, në Kuran nuk është përcaktuar ndonjë dënim i veçantë: “O besimtarë, nuk ka dyshim se alkooli, edhe loja me para, edhe idolatria, edhe shigjetat për fall janë të ndyra, nga punët e djallit, prandaj largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar”. (ElMaidetu, 90). Dallueshmëria në mendime ka ardhur si rezultat i përpjekjeve për të caktuar dënimin për përdorimin e alkoolit, dhe është zgjeruar meqenëse juristët nuk arritën të pajtohen për dënimin, të cilin e kishte shqiptuar i Dërguari a.s. për këtë vepër. Disa mendojnë se i dehuri duhet të ndëshkohet me dyzet goditje, kurse pjesa dërrmuese e juristëve islamë kanë pranuar se duhet të ndëshkohet me tetëdhjetë goditje, sipas fjalëve të Aliut r.a. që i tha për të dehurin: “Ai kur pi - dehet, e kur dehet - e

222

Takvim - Kalendar 2012

kalon kufirin, dhe kur e kalon kufirin - shpif, kurse për shpifësin ndëshkimi është tetëdhjetë goditje.”31 Ndërkaq, kundërvajtje kundër të drejtave të individit, konsiderohet çdo shkelje e të drejtave të tjetrit. Shkelësi i të drejtave të të tjerëve, ndëshkohet me 'ta'zir', madje kundërvajtësi mund të privohet nga të drejtat e tij. 32 Juristët islamë, kanë nxjerrë një rregull, në bazë të hadithit të Muhamedit a.s.: “Mos zbatoni dënime, në rastet kur nuk jeni plotësisht të sigurt për fajtorin!”33. Prandaj, më mirë është të mos ndëshkohet delikuenti, dhe për këtë pajtohen të gjithë dijetarët myslimanë, sesa të ndëshkohet dikush pa të drejtë, në bazë të akuzave të pabaza.

Ashpërsia e ligjeve islame Armiqtë e Islamit kanë shkruar se dispozitat e Sheriatit janë tejet të ashpra∗. Madje ka edhe të atillë që me deklaratat e tyre skizofrene, shkojnë aq larg, saqë pohojnë se ligjet islame janë 'të ashpra', sepse origjinën e kanë prej arabëve, prandaj në 'ashpërsinë' e ligjit islam reflektohet 'ashpërsia' e vetë arabëve. Pa dyshim që njeriu, nën hijen e së drejtës islame, ndihet jo i frikësuar, por i sigurt dhe i qetë, për jetën dhe pasurinë e tij. Këtë e di secili që ka pasur rastin të jetojë në këto vende, për një kohë të caktuar. Këtë e kam ndier edhe unë gjatë viteve që 31

Dr. Muhamed Beker Ismail, El Fikhul Vadih, vëllimi 2, op. cit., f. 290. Rijad Mejdani, Ukubat- Serijatsko Krivicno Pravo, op. cit., f. 68-69. 33 Muhamed Kutub, Sa jemi Muslimanë, op. cit., f. 24. ∗ Dënimet e quajtura “hudud” në Ligjin Islamik, janë më pak të ashpër se sa tek Ligji Hebraik, sipas të cilit 36 vepra kriminale, sikurse janë: kurorë-shkelja, sodomia, idhujtaria, magjia dhe vrasja, ndëshkohen me varje deri në vdekje, këputje koke, djegie ose mbytje (zënie fryme), shih: Sejid Husein Nasr, Srce islama, op. cit., f. 195. 32


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.