Dituria islame 250

Page 69

Aktivitete 250 DITURIA ISLAME MAJ 2011

Islami është fe e paqes Fjala e Myftiut të Kosovës, Mr. Naim Tërnava në takimin e liderëve fetarë të Ballkanit në Shkup Bismilahi - Rrahmani - Rrahim! I nderuari reis i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, zotëri Sulejman Rexhepi; I nderuari kryetar i DIJANET-it të Turqisë, zotëri Mehmet Gyrmez; I nderuari kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zotëri Selim Muça; Të nderuar efendilerë; kryetarë të Bashkësive Islame të rajonit; Të nderuar të pranishëm!

M

ë lejoni që, në emër të Kryesisë së BIRK-së, t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për ftesën e bërë dhe praninë time dhe të kolegëve të mi në këtë konferencë të radhës, e cila po mbahet këtu në qytetin e Shkupit.Sigurisht që unë përkrah tërë atë që thanë parafolësit e mi, prandaj edhe nuk do të rikthehem për t’i përsëritur dhe nuk dua ta zgjas shumë, por më lejoni që, edhe unë në emër të BIK-së dhe si Myfti i Kosovës, t’ju drejtohem me pak fjalë. Dihet mirëfilli se komuniteti shqiptar është komuniteti më i madh në Ballkan që ka përqafuar Islamin si fe. Ky komb autokton tash e që në parahistori në këto troje, i takon në shumicë këtij besimi, mirëpo edhe atij ortodoks, e edhe atij katolik. Diversiteti apo llojllojshmëria në besim brenda kombit tonë, vetëm sa ka shtuar në vazhdimësi respektin e ndërsjellë dhe jemi krenarë dhe e konsiderojmë begati të jashtëzakonshme brenda kombit tonë faktin që historia nuk ka shënuar asnjëherë as më të voglin ekses në raport me besimet që ka ky popull e ky komb. Ndaj përgjegjësia e Islamit, nisur nga ky parim dashtë e pa dashtë, bie mbi ne, e ne duhet të jemi tepër të vetëdijshëm dhe të dimë të punojmë së pari duke respektuar veten, e më pastaj edhe të gjithë të tjerët. Në rajon besoj se nuk është një qasje e duhur në raport me besimet, ngase Islami nuk bën që edhe tash, në këtë shekull të njëzetenjëtin, të shikohet si mish i egër në trupin e BE, por duhet të shikohet si një realitet dhe si një identitet, i cili duhet të integrohet në shoqëritë evropiane e më gjerë, dhe të bashkëjetojë me besimet e tjera në Evropë e më gjerë. Prandaj nuk lejohet të ndodhë që të favorizohet një besim e të shpërfillet një besim tjetër me politika që mund të dalin nga qeveritë të ndryshme të rajonit e më gjerë. Nëse dëshirojmë një mirëqenie të përgjithshme të të gjithë njerëzve anë e kënd botës, duhet një qasje e drejtë nga të gjithë, sepse i Madhi Zot ka vënë një barazi në mes njerëzve pavarësisht se ç’besim kanë, ç’gjuhë flasin e ç’race i takojnë. Islami as nuk ka qenë, as nuk është dhe as do të jetë fe e botës së tretë ose fe e shkretëtirës, po është një fe gjithëpërfshirëse botërore, e cila ka zënë vend

dhe zë vend deri në kataklizmën përfundimtare, nëpër tërë rruzullin tokësor, ashtu sikur shtrihen edhe besimet e tjera anë e kënd botës. BIR e Kosovës, me tërë kuadrin e vet që ka, dëshiron ta ruajë këtë traditë kaq të pastër islame tash e 600 e sa vjet në Kosovën tonë, pa u lënë hapësirë asnjëherë tentativave të mundshme që të fusin edhe mospajtimin më të vogël në mesin e besimeve këtu në vendet tona. E kjo do të arrihet falë një bashkëpunimi ndërrajonal dhe në shkallën e tërësishme botëror. Unë do të kthehem në temë, dhe mua më vjen keq që sot nuk mund të flas ashtu si foli homologu im këtu, pra në këtë konferencë, Reis ulemaja i Maqedonisë. Mua më erdhi mirë që, edhe pse ka vështirësi shumë të mëdha, është duke u punuar në kthimin e pronave vakëfnore prej qeverisë së Maqedonisë. Nuk mund të them as atë që tha kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, sepse edhe atje është marrë vendimi për kthimin e pronave. Mund të them vetëm që në Kosovë prej vitit 1948 e deri në vitin 1965, mbi 90% e pronave vakëfnore janë nacionalizuar nga pushteti i atëhershëm komunisto – ateist. Kosova, tash tre vjet e pavarur, ende nuk ka marrë vendim në Parlament për kthimin e pronave vakëfnore , edhe pse ne kemi bërë një kërkesë të vazhdueshme dhe kërkojmë në vazhdimësi që pronat të kthehen te pronari, ngase ata besimtarë, duke lënë vakëf pronën e tyre, e konsiderojmë se kanë bërë një vepër të shenjtë. Ndaj ajo duhet të mbetet për atë që është dedikuar. Sigurisht që në Kosovë ka pasur dhe ka probleme natyrash të ndryshme, tashmë tre vjet pas pavarësisë së vendit, mund të themi që kemi filluar një bashkëpunim shumë të mirë me të gjitha institucionet e Kosovës dhe ekziston një gatishmëri e bashkëpunimit, prandaj besojmë që brenda këtij viti në Parlamentin e Kosovës do të merret vendimi për rikthimin e vakëfeve, rikthimin e pasurisë së BI-së, sikurse edhe të bashkësive të tjera fetare në Kosovë. Ne jemi varfëruar shumë nga marrja e pasurisë vakëfnore dhe sigurisht që kjo ka qenë politikë e sistemit komunisto- ateist, që bashkësitë fetare t’i nxirrte me shkopin e lypjes. Mirëpo tash, pas këtyre proceseve demokratike, besoj që kjo nuk është më një politikë që synon të avancohet, apo një politikë që duhet të fuqizohet, por një politikë e cila duhet të luftohet, e bashkësitë fetare duhet të gëzojnë të drejtat e tyre që u takojnë. Unë, me krenarinë më të madhe, mund them para jush se ne si BI- e Kosovës, vetëm nëpër qytete deri sot në nivele komunale, nga qeveritë komunale, kemi marrë mbi 40 mijë metra katrorë tokë për ndërtimin e xhamive dhe dyqaneve, kuptohet që të gjithat gratis dhe kemi arritur të shtojmë numrin e dyqaneve në mbi 250 dyqane të reja a lokale afariste të reja, si dhe na janë dhënë shumë parcela nëpër fshatra për ndërtimin e xhamive të tjera. Mirëpo, ajo që mua më mundon edhe më tutje, është ajo që e theksova pak më herët, se nga

69


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.