Dituria islame 250

Page 51

Kujtime 250 DITURIA ISLAME MAJ 2011

As në ëndërr mos e pafsha Agnesa Sinani

P

ranvera e vitit 1999 nuk i ngjasonte asgjëje. Nuk ishte si pranverat e tjera, nuk u ngjante as luleve, as Diellit, as Hënës, madje as cëcërimave të zogjve. I ngjante një mali të shkretë pa gjelbërim e pa zogj. Ajo pranverë nuk e ngrohu Kosovën. Ishte krejtësisht e hidhur. Një natë, teksa valëvitesha në kujtime, vazhdoja të rrija pa gjumë. Edhe mesnata më sillte ndër mend e më kujtonte gjithçka. E frikshme dhe e tmerrshme ishte aq sa më bënte të kërkoja fundin e jetës sime. Ajo që më frikësonte më së shumti, ishin vëzhgëllimat e errësirës. Oh, sa tmerrshëm vëzhgëllonin! Vëzhgëllonin aq trishtueshëm saqë edhe shpresat më të vogla filluan të luhateshin! Eh- do të thuash ti, ku i ndien fëmija këto trishtime?! Po, po! Sa vente e trishtohesha gjithnjë e më shumë.Të rrëfesh për një gjë që është pjesë e jetës, për mua do të thotë shumë. Rrëfimi i një vajze 4-vjeçare, ndoshta ndonjë ditë më pak. E di, më kujtohet. Isha aq e vogël, aq e brishtë! Do të rrëfej për plumbat që më kalonin mbi kokë. Ecëm disa qindra metra e ata vazhdonin të vinin mbi kokat tona. Edhe sot kur më kujtohet, them se ishte vetë mrekullia. Si nuk arritën të më qëllonin?!!! Atëherë për mua ishte një fije shprese për të jetuar. Ndoshta nuk më kujtohet asnjë ditë tjetër, ndoshta asnjë natë ose as edhe një minutë. Por dita kur ia ktheva shpinën shtëpisë sime, më kujtohet fare mirë. Atë ditë kur na detyruan të braktisnim vatrat tona, u larguam për të shpëtuar nga ajo luftë, e mua së shkretës m’u duk se i gjithë qielli më ra mbi kokë.Ëndrrat e mia në vendlindjen time fluturonin qiellit. Këndoja bashkë me zogjtë. Por ne iknim. Iknim nga shtëpia. Pas po linim atdheun me plagë në zemër nga ajo që po

ndodhte. Më kujtohet stacioni i trenit, o Zot, ishte shndërruar në një vend të dhimbjes, të lotve dhe të ndarjeve të anëtarëve të familjes. Medet! Mes nesh mbretëronte heshtja. Aty nuk shihje veç se ankth. Përqafimet në mes njerëzve me lot në sy, kurrë nuk do të më hiqen nga mendja. Shiu sikur edhe më shumë e rëndonte dhimbjen. Pa dyshim edhe qielli qante për ne. Të gjithë prisnin me radhë të hipnin në ata vagonë të zi. Hipa dhe unë. Jashtë lashë fëmijërinë time, ëndrrat e mia që posa ishin zgjuar. Rrugë e gjatë… Rrugë pa fund Më në fund zbritëm diku. Nga dritarja e vagonit shihja një breg të gjerë mbi të cilin ishte një popull i tërë. Njerëzit nuk i njihja. Trishtimi në sytë e tyre më trishtonte dhe mua. Po. Isha vetëm 4 vjeç dhe mendoja se luftërat i bënin vetëm burrat. Se dikë do ta pengonin fëmijët dhe se do t’i nxirrnin ata nga shtëpitë e do t’i linin të vdisnin në baltën e atyre kodrave, - këtë nuk e kisha menduar kurrë. Ja kjo qenka lufta, thosha më vete. Ai breg ndillte tek unë një gjë shumë të keqe. Vetëm Zoti e di se çfarë mendoja në ato çaste! Por, bota gjithmonë ka pasur edhe njerëz të mirë, ka edhe tash dhe do të ketë gjithmonë. Në një vend që i thoshin Maqedoni, njerëzit na i hapën dyert. I hapën zemrat. Për ata muaj, sa qëndruam atje, malli për shokët dhe shoqet, për lojërat tona ma ndezi zemrën disa herë. Qofshin të shkuara e të harruara. Më në fund erdhi edhe ajo ditë kur pranvera ngrohu Kosovën. Atdheu i ngjante Diellit e lulet e kuqe Dëshmorëve. Më në fund u kthyem në vatrat tona, edhe pse shumëkush nuk i gjeti më të dashurit. Ua kishte rrëmbyer lufta.

51


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.