Dituria islame 250

Page 40

40

250 DITURIA ISLAME MAJ 2011 Shëndetësi

tipike të ulçerës peptike deri tek gjendja pa simptoma. Njëri nga faktorët e këtij ndryshimi është edhe vetë pozicionimi i procesit inflamator të ulçerës, pra në vartësi se në cilën pjesë të traktit gastrointestinal lokalizohet ulçera peptike (ezofag, lukth, zorrë dymbëdhjetëgishtore) ka edhe psaqyrë klinike specifike. Më e shpeshta prej simptomave është dhembja në pjesën e sipërme të barkut (epigastrium) dhe ndjenja e djegies në këtë zonë. Kjo dhembje zakonisht manifestohet në mes shujtave të ushqimit ose pas ushqimit. Shpeshherë i sëmuri edhe zgjohet nga gjumi për shkak të dhembjes (më së tepërmi tek ulçera e lokalizuar në zorrën dymbëdhjetëgishtore). Kjo dhembje kalon zakonisht me ngrënien e ushqimit dhe përdorimin e tabletave antiacide. Vjeshta dhe pranvera konsiderohen si dy stinët kur dhembjet shtohen. Nga shenja të tjera që shoqërojnë ulçerën, por që shfaqen më rrallë, janë edhe nauzeja (përzierje në stomak) dhe të vjella. Por është tipike që, kur të villet, dhembjet të pakësohen. Po ashtu mund të ketë rënie në peshë dhe humbje të oreksit. Nëse ulçera ka gjakrrjedhje, atëherë shfaqet edhe melena (jashtëqitje e zezë). Diagnostikimi i ulçerës peptike Diagnostikimi i ulçerës peptike bëhet kryesisht nga mjeku internist-gastroenterolog. Në mesin e testeve/analizave diagnostikuese që bëhen për të diagnostikuar ulçerën peptike, përveç anamnezës, ekzaminimit klinik, ankesave subjektive të të sëmurit, janë edhe endoskopia, biopsia e marrë gjatë endoskopisë (shikimi me sondë nazogastrike), filmimi radiografik me kontrast dhe testi i ureazës. Po ashtu vrojtimi i H.pylori-t në mikroskop ose mbjellja e tij në kulturë bakteriologjike. Në gjak mund të gjenden edhe antitrupa të formuar kundër këtij bakteri në mënyrë që të shihet nëse dy muajt e fundit ka pasur apo jo Helicobacter pylori. Komplikimet e ulçerës peptike Mostrajtimi me kohë i ulçerës peptike dhe përparimi i saj, mund të sjellin komplikime të ndryshme, në mesin e të cilave mund të përmendim këto: Hemorragjia e lukthit: Një nga shkaktarët kryesorë të hemorragjive të sistemit gastrointestinal është ulçera peptike. Si shenjë e këtij komplikimi është se këta persona vjellin një përmbjatje ngjyrë kafeje ose nxjerrin jashtëqitje të zezë. Rekomandohet që këta persona të paraqiten menjëherë te mjeku! Perforacioni i lukthit: Shpuarja e lukthit nënkupton hapjen e ndonjë vrime në murin e lukthit si pasojë e rritjes së patologjisë së ulçerës peptike në shtresa të tjera të murit të organit dhe

kapërcimi i tyre, që manifestohet me një pasqyrë klinike të peritonitit. Manifestohet me një dhembje të fortë, si e prerjes me thikë, në bark, barku forcohet, lëvizja dhe ndërrimi i pozicionit për personin vështirësohet. Stenoza: Ulçerat peptike të lokalizuara në duoden dhe ato pranë pylorit përmes edemës së shkaktuar, mund të çojnë në një bllokim të ushqimit mbi pjesën e ngushtuar dhe të përfundojë me të vjella pasi ushqimi nuk ka ku të shkojë. Manifestohet me të vjella të vazhdueshme pas marrjes së ushqimit dhe, megjithëse personi ushqehet mirë, përsëri bie nga pesha, sepse ushqimet nuk thithen. Mjekimi Në ditët e sotme ekziston një standard i mjekimit të ulçerës peptike, i cili për objektiv ka uljen e dhembjes tek i sëmuri dhe parandalimin e komplikimeve. Mjekimi përfshin mbajtjen e një diete, përdorimin e barnave që ulin aciditetin e lukthit dhe terapinë eradikuese e H. pylorit tek personat, tek të cilët verifikohet prania e tij. Ndërsa në disa raste të avancimit të sëmundjes dhe komplikimeve, trajtimi indikon edhe ndërhyrje operacioni. Dieta tek ulçera peptike orientohet drejt uljes së marrjes së ushqimeve që ngacmojnë shtimin e aciditetit të lukthit, të cilat treten për një kohë të gjatë dhe shkaktojnë ngacmimin e mukozës së lukthit. Në mesin e substancave që kanë ndikim jo të mirë në mukozën e lukthit dhe të cilave duhet t’u shmangen personat që kanë ulçerë peptike, mund të përmendim: duhanin, alkoolin, barnat e grupit të NSAID, turshitë, yndyrnat dhe ushqimet thartinore, qumështin, qepët, hudhrat, ujin shumë të ftohtë, limonin etj.. Barnat që e ulin aciditetin: Tek ulçera peptike, ashtu sikurse edhe tek sëmundja e refluksit gastroezofageal, përdoren barnat me mekanizma të ndryshëm veprimi, të cilat ulin aciditetin e lukthit. Në mesin e tyre përmendim bllokuesit e receptorëve H2 dhe inkibitorët e pompës së protonit. Eradikimi i Helicobacter Pylori bëhet me marrje të antibiotikëve, të cilët i ordinon mjeku specialist (gastroenterologu). Kujdes Nëse terapia e ordinuar nga mjeku specialist nuk përdoret në sasi dhe në kohë të rekomanduar, nuk do ta ketë efektin e paraparë të shërimit. Pas 6 javësh të trajtimit mjekësor, pacientëve u rekomandohet të bëjnë edhe një endoskopi dhe të konstatohet mjekimi e të shmanget mundësia e përsëritjes së ulçerës peptike.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.