Dituria islame 250

Page 19

Tefsir 250 DITURIA ISLAME MAJ 2011

dora e tyre për ndonjë mendim a veprim të keq. Nuk e dinë nëse Allahu do t’i shikojë me syrin e mëshirës apo të hidhërimit, prandaj luten me sy të përlotur gjatë namazit të tyre të natës, që të mos përjetojnë trishtimin e zjarrit të Xhehenemit. Ata e dinë se ç’vendbanim i keq e i shëmtuar është ai vend. Transmetohet nga Salih ibn Kejsane të ketë thënë: Ka thënë Ebu Abdurrahmani: “E kam dëgjuar Ebu Hurejren të ketë thënë se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu ia ka ndaluar Zjarrit (të Xhehenemit) t’i djegë dy palë sy: Syrin që ka qarë (lotuar) nga droja e Allahut, dhe syrin që ka ndenjur zgjuar duke ruajtur Islamin dhe pjesëtarët e tij nga pabesimtarët”1. Besimtarët e vërtetë, të cilët kanë kuptuar qëllimin e ekzistencës së tyre në këtë univers, gjatë jetës së tyre sillen në përputhje me këto rregulla të përcaktuara, duke u shkrirë në këtë harmoni të sistemit të përkryer hyjnor, kështu që çdo veprim i tyre është i matur dhe i baraspeshuar, e të tillët edhe meritojnë të jenë në mesin e shtatë grupeve të njerëzve, të cilët do të jenë nën Hijen e Arshit të Allahut, nga të cilët është edhe personi, të cilin Resulullahu s.a.v.s. e ka përshkruar: “... Një njeri, i cili E ka përmendur Allahun në vetmi, e sytë e tij kanë lotuar”. 13. “E ju, fshiheni ose thuajeni fjalën tuaj haptas; s’ka dyshim se Ai e di ç’ fshihni në zemrat tuaja”. Ky ajet ka zbritur për idhujtarët, të cilët në mes vete flisnin fjalë të këqija rreth Pejgamberit a.s., por që të gjitha këto biseda të fshehta,

Allahu ia bënte të ditura Muhamedit a.s., prandaj ata, pasi kuptuan se për të gjitha këto informacione ishte i njoftuar i Dërguari i Allahut, i thoshin njëri-tjetrit ‘mos flisni haptazi, që të mos i dëgjojë këto fjalë Zoti i Muhamedit’. Ky ishte shkaku që Allahu i Madhërishëm T’u kundërvihej me këtë ajet, duke ua bërë të ditur se çfarëdo që të flisnin, qoftë haptazi qoftë fshehtazi, Atij nuk mund t’i fshihet asgjë... .2 Një prej Emrave të bukur të Allahut dhe Cilësive të Tij, është Emri “Alim”-“I Gjithëdijshëm”, që nënkupton se Ai di dhe është i njoftuar për çdo gjë që ndodh në këtë ekzistencë. Dijes së Tij nuk mund t’i fshihet asgjë, madje as imtësia më e vogël. Ky ajet është një njoftim i përgjithshëm, drejtuar të gjitha krijesave, për t’i vënë në dijeni se nuk mund të fshehin asgjë nga Allahu, madje as mendimet që i fshehim në zemra e në mendje, e në veçanti u drejtohej idhujtarëve-pabesimtarëve, të cilët përgatisnin intriga e komplote të ndryshme kundër Muhamedit a.s., po për të gjitha këto plane djallëzore, ai njoftohej me kohë nga ana e të Lartmadhërishmit, që të kishte kujdes. 14. “A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai depërton në thellësi të sekreteve, i njeh hollësitë.” Ky ajet është një vazhdimësi kuptimore e ajetit paraprak, i cili flet për Cilësitë e Allahut, Dija e të Cilit është gjithëpërfshirëse. Prandaj, edhe ajeti fillon me nistoren pyetëse: A mund t’i vishet Allahut ndonjë mangësi në Dije për veprat tona, kur Ai na ka krijuar dhe e di se ç’pëshpëritin madje edhe mendjet tona?

19


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.