Dituria islame 250

Page 14

14

250 DITURIA ISLAME MAJ 2011 Hutbe

jetë pjesë e identitetit të besimtarëve të sinqertë, që nënkupton se vetëm dyfytyrëshat veçohen për një veçori të tillë. Madje jo vetëm kaq, në Kuran, ky mëkat është përmendur paralelisht me politeizmin. Allahu ka thënë: “...pra, largohuni nga ndyrësitë e idhujve dhe largojuni fjalës shpifëse.” (El-Haxh,30). E pikërisht këtu ishte mbështetja e Ibni Mes’udit kur pati deklaruar: “Dëshmia e rrejshme është baras me politeizmin”. Kjo ishte pa dyshim inspirim edhe për Pejgamberin, alejhi’s selam, që këtë mëkat ta radhiste ndër më të mëdhatë. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebi Bekrete: “Një ditë, derisa ishim tek Pejgamberi, a.s., tha: “A t’ju rrëfej për mëkatet më të mëdha? Po, gjithsesi, o i Dërguari i Allahut- i thanë. Ato janë -filloi Pejgamberi, a.s. me numërimin e tyre: T’i bësh ortak Allahut, të jesh arrogant ndaj prindërve, sepse rrinte i mbështetur, u ul dhe tha: Vini re! Edhe dëshmia e rrejshme. Vini re! Edhe dëshmia e rrejshme. Vini re! Edhe dëshmia e rrejshme. E përsëriti aq –rrëfen transmetuesi- saqë thamë: Ah sikur të heshtte!”Pejgamberi, a.s., përmendi edhe një detaj tjetër të dëshmisë së rrejshme. Në fakt, kjo është një pasojë e saj, e cila shkakton defekte në botën e adhurimit aq sa arrin t’i zhveshë nga

shpërblimi adhurimet. Buhariu transmeton se Pejgamberi, alejhi’s selam, ka thënë: “Kush nuk braktis dëshminë e rrejshme dhe veprimin sipas saj, ai nuk do të ketë shpërblim nga agjërimi, ngase Allahu nuk ka nevojë për askënd prej jush që ta braktisë ushqimin dhe pijen e tij.” Dijetarët janë munduar të numërojnë disa aspekte, që këtë mëkat e radhisin ndër më të mëdhatë: - Gënjeshtra dhe shpifja, e Allahu ka thënë: “... S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon në rrugë atë që e tejkalon dhe është rrenës”. (Gafir, 28).-I ka bërë padrejtësi atij që ka dëshmuar rrejshëm kundër tij.-I ka bërë dëm dhe atij në favor të të cilit ka dëshmuar, ngase i ka sjellë diç që në fakt nuk është e tij. Pejgamberi, alejhi’s selam, ka thënë: “Nëse dikujt (për shkak të dëshmisë së rrejshme) i kam ndarë diçka nga e drejta e vëllait të tij, atëherë le të mos e marrë, ngase kështu i ndaj një pjesë në zjarr!” Buhariu. Ka lejuar diç qe Allahu e ka ndaluar. Shfajësimin e kriminelëve dhe mëkatarëve nëpërmjet dëshmisë së tij të rrejshme.Devijimin e gjykatësve nga e vërteta dhe shkaktimin e gjykimit të kotë. Pejgamberi, alejhi’s selam, në pjesën e parë të hadithit që sapo cituam: thotë: “Vërtet, unë jam njeri dhe ju paraqitni ankesat tuaja tek unë, kështu që ndodh që ndonjëri prej jush të jetë më argumentues se tjetri dhe, rrjedhimisht, edhe unë të gjykoj sipas asaj që dëgjoj...”. Shkaqet e dëshmisë së rrejshme Mendoj se do të bënim mirë sikur të mësonim edhe për disa nga shkaqet që çojnë në dëshminë e rrejshme. Së pari, dobësia e besimit, sepse përndryshe, besimtari i sinqertë vëllait ia do atë që do për vete dhe nuk mund të imagjinohet që të dëshmojë rrejshëm kundër tij. Së dyti, zilia, e cila e “detyron” njeriun që t’i bëjë keq tjetrit me çdo kusht, e në këtë rast edhe të dëshmojë rrejshëm kundër tij. Së treti, afërsia, e cila njeriun e shtyn ta përkrahë verbërisht të afërmin, ani pse ai nuk është me të vërtetën. Kjo nuk bën të jetë pjesë identifikuese e besimtarit, ngase ai e thotë të vërtetën pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë. Së katërti, interesi material që realizojnë për një dëshmi të rrejshme. Vëllezër të nderuar! Do të doja që në ndarje, porosi të marrim Fjalën e Allahut, e cila përmbledh tërë çështjen rrjedhshëm dhe shumë qartë. (Shih:En-Nisa,35). Pra, le të mos na shtyjë asgjë të dëshmojmë rrejshëm, le të kemi parasysh se e tërë ajo që bëjmë, nuk i fshihet Allahut dhe se një ditë, kur nuk do të mund të përmirësojmë gabimet më dhe as që do të vlejë pendimi, do të japim llogari për gjëra të mëdha dhe për gjëra të vogla. Atë ditë, edhe sikur e gjithë pasuria e botës të jetë në duart tona, nuk do të bëjë dobi. Atë ditë, vetëm zemra e pastër dhe vepra e mirë, e prej tyre pa dyshim edhe dëshmia e vërtetë, do të bëjnë dobi!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.