Fundjava

Page 1

Divjaka

Faqe 14

Perla e fshehur mes pishave

Roma

Si të zbulosh Qytetin e Përjetshëm NGA VALBONA SULÇE

V

ndarë sipas zonave. E dyta: të informohesh sa më shumë rreth vendeve që duhen vizituar dhe motit, dhe e treta: të vishesh sa më lehtë, këpucë e atlete të rehatshme dhe një vullnet të paparë për të ecur. Pasi t’i kesh bërë këto, je gati për në Romë. Avioni ynë nisej në 6.15 të mëngjesit të së shtunës Faqe 15

Mrekullia e natyrës dhe gatimet mjeshtërore të zonës

ërtet Roma nuk u ndërtua në një ditë, po romakët e ndërtuan atë në mënyrë të tillë që të mund ta vizitosh për dy ditë! Vetëm me tre kushte ama: e para, të rezervosh gjithçka më parë: biletat, hotelin, muzetë (sidomos Vatikanin) si dhe të bësh paraprakisht planin e vizitës të

Nr: 10 E premte, 13 prill 2012

E-mail: fundjava@shqiptarja.com

Fundjava

Suplementi i së premtes te SHQIPTARJA.com

RREFIMI EMOCIONUES I DIANA NDRENIKES, VAJZES SE AKTORIT TE SHQUAR

“BETEJA JONE ME VUAJTJEN” Ana tjetër e Robert Ndrenikës. Mes skenës dhe jetës, rikthimi në teatër, sakrifica dhe humbja e gruas

Arredimi

Faqe 20

TIRANË

ROVENA RROZHANI

Q

ë rikthimi i aktorit Robert Ndrenika është një festë për teatrin dhe publikun, nuk vihet aspak në diskutim, dhe interesi i madh për shfaqjen i dedikohet kryesisht këtij aktori që me modesti nuk dëshiron ta quajë veten mjeshtër, edhe pse është i tillë. Por familja Ndrenika, ku plaga e humbjes së gruas dhe nënës së dashur Polikseni është ende e hapur, falë këtij rikthimi ka shënuar një fitore në betejën e saj me vuajtjen, e cila mendohej se i kishte vënë poshtë të gjithë. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse sic thotë një nga vajzat e tij, Diana, babai Ndrenika e mund aktorin Ndrenika. Ai është kryefamiljari i përkushtuar që ka ruajtur më së miri ekulibrin mes familjes dhe punës, dhe ia ka dalë mbanë

Daneri: Të shpëtosh nga gjërat e tepërta

Aktori Robert Ndrenika gjatë shfaqjes “Doktor Shuster”

që të ngrejë një strehë të bukur dashurie që edhe kur shënon humbje di të përcojë energji pozitive. Ashtu si kjo intervistë me Diana Ndrenikën e cila ndan me lexuesit e Shqiptarja.com. kujtime, emocione dhe vlera të një familjeje me të cilën në kohët e sotme rrallë mund të

ndeshesh. Pas një mungese të gjatë në skenë babai juaj është rikthyer sërish. Ju pamë në provat gjenerale të doktor Shuster. Çfarë ndienit dhe cfarë mendonit kur shihnit babanë tuaj në skenën e teatrit?

“Pharmakon”, beteja për trupin

Ka qenë një traditë familjare që dikush prej familjes të ishte prezent gjatë provave skenike të babit, kryesisht ato gjenerale. Kjo ka ndodhur më shumë në teatër, por ka patur raste kur e tërë familja (unë dhe motra së bashku me mamin) ka qënë e zhvendosur në sheshin e

xhirimit. Më kujtohet që në një rast të tillë kemi qënë për disa javë në qytetin e Pogradecit, gjatë xhirimeve të filmit “Shoqja nga fshati”. Modest dhe me një traditë parimesh konservatore familjare, atij nuk i pëlqente të përziente familjen me punën... Vijon në faqen 18

Hapet “Shqipëria fantastike” e Kodrës Faqe 16

Faqe 17


14

E premte, 13 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshironi të udhëtoni?

N

jë pushim aktiv mes pishave dhe detit është një nga fundjavat më të preferuara në stinën e pranverës. Ndërsa temperaturat luhaten duke i mbajtur njerëzit larg plazhit, pas dimrit, pylli është një mundësi e shkëlqyer për ata që preferojnë ekskursionet, piknikët apo shëtitjet me makinë dhe kuaj. Ndaj në axhendën e pushimeve të fundjavës, nuk duhet lënë në asnjë mënyrë pa u shënuar edhe pylli i Divjakës. Ai është pjesë e Parkut Kombëtar Natyror të Divjakës, një nga 12 parqet natyrore kombëtare të vendit tonë, i cili prej vitit 1994 ka hyrë në mbrojtjen ndërkombëtare të konventës së Ramsarit.

PYLLI MË I MADH HALOR I BALLKANIT Pylli i Divjakës ndodhet në jug- perëndim të qytetit të Divjakës, rreth 5 kilometra larg tij, ndërsa largësia nga qendra e qytetit të Lushnjës është 40 kilometra. Rruga për në Divjakë kalon nga autostrada Tiranë-Durrës- Lushnje. Nga kjo autostradë deri në parkun e Divjakës duhen përshkuar 16 kilometra, në një rrugë relativisht të mirë për ccdo lloj automjetim. Pylli ka një sipërfaqe prej 1.250 hektarësh dhe shtrihet nga grykderdhja e lumit Seman deri në grykëderdhjen e lumit Shkumbin. Ai është një nga pyjet halorë më të mëdhenj të Ballkanit Perëndimor. Kurorat e pishave janë mahnitëse në pyllin e Divjakës, ku dallohen thuajse të gjithë llojet e bimëve nga ato barishtoret deri tek pemët e larta. Njihen të paktën 24 lloje drurësh në këtë pyll ku mbretërojnë më shumti pishat, ajo e butë dhe e egër si dhe shqopa e kuqe, apo dëllinja kokërrmadhe. Laureshat, lepuri i egër, apo fazani janë ndër pasuritë e këtij parku të pasur në botën shtazore. Pylli i Divjakës është një mundësi e shkëlqyer relaksi shumë pranë detit duke u bërë një pikë e shfrytëzueshme për pjesën më të madhe të vitit sidomos për ata që preferojnë turizmin natyror. PAS PYLLIT EDHE PAK JOD DHE HORIZONT DETAR

FUNDJAVA ndryshe në Divjakë mes pishave dhe detit, në mrekullitë e natyrës dhe gatimet mjeshtërore të zonës.

DIVJAKA

Akomodimi

Perla mes pishave Pylli më i madh halor i Ballkanit Perëndimor Pylli i Divjakës është i famshëm për historitë me diversantë si Xhevdet Mustafa dhe kuajt e egër, si ata tek filmi “Pylli i lirisë”. Por në fakt ai është vetëm 30 për qind e hapësirës së Parkut Kombëtar Natyror të Divjakës. Një pjesë deri në 3 për qind është rërë çfarë do të thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për hijen gjelbërimin dhe zhurmat e pyllit gati 80vjeçar, por edhe për një pushim të këndshëm në bregdet. Rruga deri në zonën

Hotel Different, gjendet në hyrje të pyllit të Divjakës. Ai është në një godinë moderne të ndërtuar kohët e fundit. Kapaciteti I hotelit ëshë 10 dhoma dhe një suitë të pajisura me ajër të kondicionuar. Në restorantin e Different shërbehen gatime tradicionale të zonës, italian, ku kombinohen gatimet me prodhime deti dhe mish shpendësh të egra. Cmimet për dhomë fillojnë nga 2500 lekë të reja.

Argena Hotel

Komoditet në bregdet

USHQIMI I PASUR Pranë detit, pranë peshkut! Në Divjakë, nuk mund të konceptohet një fundjavë pushimesh pa shijuar menunë e pasur me peshk të freskët. Natyrisht mbizotërojnë ngjalat, të cilat janë mjaft të preferuara në

këtë zonë. Natyrisht që mund të shijoni edhe pjata me karkalec deti, kallamarë dhe oktapodë. Por edhe mishrat janë një joshje më vete në tryezë, duke qenë se zona është e pasur me shpendë e kafshë të ndryshme. Për një turist që shkon

Gojëdhënat e Divjakës

E

vlera kurative. Natyrisht rëra mbetet për tu shijuar në stinën e nxehtë, por shëtitjet në bregdet si dhe shijimi i gatimeve të zonës, është një ritual për shumë vizitorë në fundjava. E nëse nuk ju mjafton kaq për fundjavën tuaj kaloni në pjesën tjetër të Parkut Kombëtar të DIvjakës, në lagunën e Karavastasë për zbulur një thesar natyror të mrekullueshëm.

Gatime tradicionale

Tel: +355 67 200 67 99

Divjaka ka një ndërthurje të mrekullueshme të pishave me rërën, e cila në këtë vend është mjaft e pasur me jod dhe ka vlera kurative e rërës është një joshje më vete, pasi kalon mespërmes dendurisë së pemëve dhe pas disa minutash gjendesh përballë detit. Divjaka ka një ndërthurje të mrekullueshme të pishave me rërën, e cila në këtë vend është mjaft e pasur me jod dhe ka

Hotel Different

bekuar me ujin, pishat dhe rërën! Por nuk mbaron këtu. Divjaka ka një histori lashtësie dhe këtë e kanë vënë në pah zbulimet e ndryshme arkeologjike. Më të rëndësishmet mund të përmenden fytyra e një femre në reliev, Erinia, perendesha e hakmarrjes e skalitur në një bllok të vogël guri gëlqeror. Ky zbulim është bërë në murin e jashtëm të Kishës së Divjakës. Po këtu është gjetur edhe portreti i perandorit Ilir, Kostantini i Madh (306-332) i veshur me këmishë ilire. Sipas dokumentave turke të viteve 1441-1450 del se Divjaka ka qenë pronësi e Dhimitër Prespës e më pas i Zakonas Beut. Pas vitit 1450 u bë pronë e nënës së Sulltanit. Ndërkohë për emrin e këtij vendi qarkullojnë disa legjenda, Njëra prej këtyre shpjegon se emri Divjakë vjen nga fjala Divija (dy vija uji); Përroi i Rrezes dhe Përroi i Murtajës. Një tjetër vjersion lidhet me rrënjën e emrit. Div, përdoret për kafshët e mbinatyrshme dhe për njerëzit e fuqishëm e shtatëmëdhenj. Këta të fundit ekzistojnë në një përrallë të moccme që tregohet nga banorët e zonës.

për herë të parë i famshëm mbetet lokali i Ali Kalit ku pronari u shërben klientëve të tij hipur mbi një kalë. Në të gjitha lokalet e zonës gjenden menu me peshk të freskët dhe cmime që variojnë nga 300 deri në 600 lekë të reja.

Hoteli ndodhet në ish-shtëpinë e pushimit, I cili ndodhet 4 km larg nga Divjaka dhe 50 m larg detit. Hoteli ka 54 dhoma të kompletuara me dushe, televizor dhe kondicioner. Në dispozicion të pushuesve janë hapur bar-bufe, disko, parking me personel për sigurinë e automjeteve, restorant me kuzhinë tipike të zonës me bazë peshkun e freskët. Çmimet për dhomë fillojnë nga 2500 lekë të reja.

Tel: 355 69 20 87 429

TREVIS TRAVEL & TOURS

TREVIS TRAVEL & TOURS

super

ofertë

Rr. KAVAJES Pall.217 nr.16 tel:

+355 450 7086 67 20 21986

mobile: +355

e-mail: trevis_travel@live.com saku.vojsava@hotmail.com

TOURI SELANIKUT 3 ditë 125 euro për person 20 prill- 22 prill ITALI - FRANCE -SPANJE 6 ditë 795 euro për person 23 prill- 28 prill


E premte, 13 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

NJË GUIDË praktike për të zbuluar kryeqytetin italian. Si të shijosh Romën për vetëm dy ditë sipas një plani të detajuar udhëtimi

Dëshironi të udhëtoni? NGA VALBONA SULÇE

K

ur Rovena, redaktorja e “Fundjava”, më pro pozoi të shkruaja një guidë të shkurtër për Romën, sytë i kisha ende të mbushur me pamjet e Qytetit të Përjetshëm, aq sa çdo dritë majë kodre rrugës nga Rinasi në kthim më shëmbëllente me një Villa Borghese, Villa Farnesina, Villa Medici………….. Vërtet Roma nuk u ndërtua në një ditë, po romakët e ndërtuan atë në mënyrë të tillë që të mund ta vizitosh për dy ditë! Vetëm me tre kushte ama: e para, të rezervosh gjithçka më parë: biletat, hotelin, muzetë (sidomos Vatikanin) si dhe të bësh paraprakisht planin e vizitës të ndarë sipas zonave. E dyta: të informohesh sa më shumë rreth vendeve që duhen viz-

ROMA Qyteti i Përjetshëm Në guidë me Valbona Sulçe

Në Termini mund të lini bagazhet tuaja kundrejt një tarife 1 euro për 5 orët e para dhe 0.70 për cdo orë të mëpasme. ituar dhe motit, dhe e treta: të vishesh sa më lehtë, këpucë e atlete të rehatshme dhe një vullnet të paparë për të ecur. Pasi t’i kesh bërë këto, je gati për në Romë. Avioni ynë nisej në 6.15 të mëngjesit të së shtunës dhe kthimi ishte në 21.40 të së dielës. E përsosur! Në zgjedhjen e hotelit sërish online, u kujdesëm të gjenim një hotel afër qendrës, ose të paktën afër linjave të metrosë a të autobusëve. Me pak fat se ishte vigjilja e pashkëve, rezervuam një hotel afër Piazza Bologna me 130 euro, dhomë dyshe pa mëngjes plus 4 euro taksa. Nga aeroporti, stacioni i parë Termini, pika lidhëse e rrjetit metrobus të Romës. Mund të shkosh me tren, 14 euro personi ose me autobus 6 euro, vetëm se udhëtimi zgjat 20 minuta më shumë. Prerja e biletës ditore 4 euro për të lëvizur në çdo autobus dhe metro brenda orës 24.00. Do t’ju këshilloja udhëtimin me autobus duke qenë se sheh më shumë, dhe që distancat për t’u përshkuar me metro nuk janë dhe aq shumë të gjata. Meqënëse parashikimi i motit ishte me shi, kishim planifikuar që ditën e parë t’ia kushtonim muzeve. I pari, Muzeu i Vatikanit, një ndër më të pasurit në botë. Kundrejt rradhës kilometrike, dhe

Sheshi San Pietro

pamundësisë për të patur biletat online ( ishin mbaruar), zgjodhëm shërbimet e një agjensie që ofronte tur dhe guidë me disa euro më tepër. Dy orë e gjysëm midis veprave më të bukura të artit për të mbërritur te e famshmja Kapela Sistina dhe për të dalë tek Bazilika e San Pietros, ku po bëheshin përgatitjet e fundit për ceremoninë e Pashkëve. Prej aty, 5 minuta ju ndajnë nga kështjella Sant’ Angelo, një nga perlat e arkitekturës romake me formën e vet trerrethore. Tarraca e saj ta jep Romën në pëllëmbë të dorës, mbase njësoj si te Koloseu,

Darka Romane Trastevere, zona pas lumit Tevere, të ofron mjedisin më të këndshëm për një darkë romane me të pagabueshmet “spaghetti alla matriciana”, pasta “Caccio e pepe” dhe “saltimbocca alla romana”. Në fund mos harroni të shijoni edhe akulloret e famshme artizanale. Zgjidhni cilindo nga trattori-të e vogla buzë rrugës dhe do të keni të njëjtin shërbim e çmime.

pidoglio, Bashkinë e qytetit të Romës. Bukuria e Romës qëndron në faktin se të gjitha monumentet kryesore janë “alla portata di mano”. Tabelat anash rrugëve ta le-

htësojnë orientimin për tek Koloseu, amfiteatri simbol i Romës , tek i cili mbërrin nëpërmjet Rrugës së For(um)eve Romane, një shesh me rrënojat e institu-

Në qendër të sheshit ndodhet Obelisku Flaminio, vendosur me urdhër të perandorit Ottaviano Augusto dhe sjellë nga Egjipti në shekullin 10 para erës së re por me më pak rradhë. Hyrja në muze 10 euro. Pas një pushimi të shkurtër në hotel, rinisim zbulimin e qytetit kësaj here nga Piazza Venezia, sheshi me monumentet madhështorë , vendi ku gjendet Palazzo Venezia që mban brenda muzeun kombëtar me të njëjtin emër dhe Cam-

15

Sheshi Navona

Akomodimi cioneve kryesore të Romës së lashtë e që për shekuj ka shërbyer si qendra e jetës publike romake. Në fund të rrugës së Foreve, shquhet cepi i Koloseut, nën një qiell të mahnitshëm. Një ndalesë e vogël dhe prej andej drejt Via del corso për të parë shatërvanin më të famshëm në botë, Fontana di Trevi, Piazza di Spagna me shkallaret e famshme deri te Piazza del Popolo. Këtu mund të admironi Bazilikën e Santa Maria del Popolo, dizenjuar dhe modifikuar nga mjeshtra si Bramante, Raffaello dhe Bernini, brenda së cilës janë ruajtur vepra shumë të rëndësishme të Karavaxhos dhe Karaçit. Në qendër të sheshit ndodhet Obelisku Flaminio, vendosur me urdhër të perandorit Ottaviano Augusto dhe sjellë nga Egjipti në shekullin 10 para erës së re. Dita e dytë nis me një aksion të rëndësishëm për çdo turist fundjave: çlirimi nga bagazhet. Në Termini mund të lini bagazhet tuaja kundrejt një tarife 1 euro për 5 orët e para dhe 0.70 për cdo orë të mëpasme. Sërish 4 euro për metrobus dhe nga Termini kthehemi ne Via del Corso për të parë, Pantheonin, ndërtesën e famshme dhe të ruajtur më mirë të Romës Antike. Pak metra më tej, gjendet Piazza Navona, por nëse keni kohë mund të hyni në kishën në Via del Seminario, pasi çdo kishë është një vepër arti më vete në Romë. Pas disa rrugicave të këndshme, shfaqet me gjithë madhështinë e saj Piazza Navona, ndërtuar mbi stadiumin e Domizianos me formën e saj ovale. Në qendër të sheshit qëndron shatërvani i famshëm i Katër Lumenjve i Berninit, përballë kishës së mahnitshme të Sant’Agnese in Agone, një vepër e mrekullueshme baroke e Borrominit. Në pamundësi për të vizituar të gjitha vilat, vendosim të shkojmë tek villa Farnesina, rezidenca që strehon disa prej afreskeve origjinale të Rafaelos. Bankieri i pasur kishte shndërruar çdo dhomë të rezidencës në një muze arti, bashkë me kopshtin e kuruar me shatërvanin e bukur në mes. Do donim të qëndronim edhe më të shijonim përëndimin , po duhet të nxitojmë për në aeroport, duke kaluar më parë në Termini ku kemi lënë bagazhet, duke prerë biletën në makinat automatike pa mbajtur rradhë dhe duke mërmëritur nën dhëmbë “Arrivederci Roma….”. Pse kot i hodhëm monedhat te Fontana di Trevi?

Hotel Milani

Çmim ekonomik në qendër Hoteli gjendet në brendësi të një pallati elegant në qendër të Romës, pranë stacionit Termini. Ambjentet e tij të brendshme janë mbushura me piktura dhe objekte antike. Shërbehet një mëngjes I pasur në barin e rafinuar të hotelit. MIlani ka gjthashtu edhe internet ëireless. Cmimi për dhomë fillon nga 19 euro

Tel 0044 203 027 7155

B&B Albatros

Një shtrat, mëngjes dhe kuzhinë B&B gjendet në qendrën historike të Romës, zona San Pietro, 400 metra larg stacionit të metrosë Ottaviano-San Pietro dhe vetëm 90 metra hyrjes së Muzeut të Vatikanit. Hoteli gjendet në katin e katërt një godine të vjetër dhe siguron privatësinë e klientëve të tij. Hoteli mundëson edhe përdorimin e kuzhinës. Cmimi për dhomë fillon nga 26 euro.

Tel 0044 203 027 7155

Flower Garden

Për një fundjavë romantike Hoteli gjendet në qendër të Romës, pranë rrugës së dyqaneve të modës, restoranteve e teatrove. Ai është Brenda një ndërtese të bjetër, ofron mëngjesin, informacione të nevojshme turistike. Por falë pozicionit të tij. Floëer Garden është ideal për fundjavë romantike në Romë. Cmimi për dhomë fillon nga 59 euro

Tel 0044 203 027 7155

Golden Rooms

Një dhomë pranë Trevit

Golden Rooms ndodhet pranë sheshit Spagna, Shatërvanit Trevi, Villa Borghese e Teatrit të Operas. Ai ofron shërbim 24 orë. Dhomat e hotelit janë të pajisura me internet ëireless falas dhe ajër të kondicionuar. Mëngjesi është I përfhsirë në cmim, I cili për një dhomë fillon nga 45 euro

Tel 0044 203 027 7155


16

E premte, 13 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të shkosh në kinema?

FILMI provokon dramaturgjinë. Ai,është një sfidë për publikun e gjerë duke thyer disa konvencione dhe duke ruajtur disa të tjera.

Realiteti i vrazhdë shqiptar në syrin e regjisorit të ri Joni Shanaj

“Pharmakon”, beteja për trupin Prodhim i Zig Zag Studio sjell për herë të parë në kinema: Olta Gixhari dhe Klevis Bega PROGRAMET E KINEMASE NE FUNDJAVE KINEMA MILLENIUM Filmat në sallë “Pharmakon” (Në të gjitha oraret) “American Reunion “ (Në orën 10:30 dhe 18:00) Orari dhe Çmimet Filmi 2D ora 10:30 – 300 lekë ora 13:00 – 300 lekë ora 15:30 – 500 lekë ora 18:00 – 500 lekë ora 20:30 – 500 lekë ora 23:00 – 500 lekë ora ora ora ora ora ora

Filmi 3D 10:30 – 500 13:00 – 500 15:30 – 700 18:00 – 700 20:30 – 700 23:00 – 700

lekë lekë lekë lekë lekë lekë

NE FUNDJAVE KINEMA IMPERIAL Filmat në salla “Pharmakon” (Ora: 11:00,13:00) “Wrath of the Titans” (Në të gjitha oraret e tjerë) Orari dhe Çmimet ora 13:00 – 500 lekë Qendra Kristal ora 18:00 - 500 lekë Qendra Kristal” ora 12:30 - 500 lekë AGIMI ora 17:30 - 500 lekë AGIMI ora 20:00 - 500 lekë AGIMI ora 22:00 - 500 lekë AGIMI

P

rej datës 12 prill në kine ma në Millennium ka filluar të shfaqet filmi më i ri shqiptar “Pharmakon”. Filmi, I shkruar dhe I drejtuar nga Joni Shanaj, flet për rrugëtimin e një të riu drejt rritjes e pjekurisë, dhe kërkimin e së vërtetës, në një periudhë të vështirë , jo vetëm në jetën personale të personazhit kryesor, por edhe të superstruktures dhe vëndit ku ai jeton. Historia përqendrohet në një marrëdhënie dashurie mes një djali të ri e një vajze të re; në zemër të një sistemi patriarkal dhe cinik të dorëzuar përballë urisë për pushtet,

korrupsionit dhe mashtrimeve. Branko (Klevis Bega/ Kastro Zizo), një djalë 25 vjeçar tiranas jeton në periferi të qytetit, në një zonë të re në ndërtim të vazhdueshëm. Farmacia ku ai punon është në pronësi të babait të tij, Dr. Sokratit (Niko Kanxheri), një mjek me emër në qytet; ajo administrohet dhe kontrollohet prej tij, ashtu si dhe çdo gjë tjetër në jetën e të riut. Kjo farmaci është më tepër një fasadë për të mbuluar afera të dyshimta në bisnesin e medikamenteve ku Dr. Sokrati është i përfshirë. Në mungesë të klientëve të rregullt,

miqtë e vetëm te Brankos në periferi të Tiranës janë Sherifi (Vasil Goda), një roje pallatesh, dhe Gjergji (Pano Aliu), një femijë i pastrehë, që strehohet në të njëjtën zonë. E vetmja gjë që i ngjall interes Brankos, është një vajzë e re, simpatike dhe bionde, studentja dhe infermierja Sara (Olta Gixhari), që punon në spitalin e babait të tij. Nëna e Sarës është e sëmurë rëndë dhe ndodhet e shtruar në pavionin babait të Brankos, Dr. Sokratit.Branko dhe Sara nisin një marrëdhenie dashurie me njëri-tjetrin. Por mes tyre qëndron doktor Sokrati.

“American Pie “, vijon aventurën I

shte viti 1999 kur të katër djemtë e qytezës së vogël në Michigan do të fillonin kërkimet mbi seksualitetin e tyre. Një dekadë më vonë, Jim e Michelle janë martuar, ndërsa Kevin e Vicky janë ndarë. Oz e Heather janë rritur të ndarë, ndërsa Finch është ende i lidhur pas nënës së Stifler. Tani këta miq të vjetër rikthehen si djem të rritur, për të kujtuar kohët e bukura, kur ishin adoleshentë dhe vepronin nën kthetrat e hormoneve. ”American Pie Reunion” mban firmën e regjisorëve Jon Hurwitz, Hayden Schlossberg të cilët vijnë nga një bashkëpunim në filmin “A Very Harold & Kumar 3D Christ-

SKEDA E FILMIT Titulli: American Pie Reunion Regjia: Jon Hurwitz, Hayden Schlossberg Skenari: Adam Herz, Jon Hurwitz, Hayden Schlossberg Aktorë: Alyson Hannigan, Chris Oëen, Deborah Rush, Molly Cheek, Jeremy Ambler, Jason Biggs, Seann William Scott, Eugene Levy, Chris Klein, Mena Suvari Gjinia: komedi Kohëzgjatja: 113 minuta

mas” ku kanë shkruar karakteret kryesore. Nisur nga kjo përvojë të dy kanë dhënë kontributin e tyre në skenarin e

D

“American Pie 4” që në fakt ruan autorësinë e Adam Herz, atij që ideoi dhe shkroi sagën e famshme. Në kast janë përf-

shirë aktorët e njohur të kësaj sage. Së pari më kryesori ndër protagonistët, Jason Biggs, cili do të shfaqet në disa skena nudo të komentuara prej vetë tij, si një gjë normale, me të cilën spektatorët duhet të mësohen. Në krah të tij në këtë aventurë të re do të jenë edhe

Seann William Scott, Alyson Hannigan, Chris Oëen, Thomas Ian Nicholas, Mena Suvari, Chris Klein, Eugene Levy, Tara Reid, Jennifer Coolidge, Eddie Kaye Thomas, Jon Cho si dhe aktoret e reja në këtë film Dania Ramirez e Katrina Bowden.

Kur zemërohen Titanët

hjetë vjet pasi ka sfiduar heroikisht përbindëshin Kraken, Perseu përpiqet të bëjë një jetë më të qetë si peshkatar në një fshat, ku po rrit i vetëm djalin e tij dhjetëvjeçar Helius. Ndërkohë mes perëndive dhe titanëve ka filluar një luftë e ashpër për supremaci. Për shkak se njerëzit nuk u besojnë më si dikur, perënditë janë duke humbur kontrollin mbi titanët dhe udhëheqësin e tyre, të rrezikshëm Kronos,

SKEDA E FILMIT Titulli: Wrath of the Titans Regjia: Jonathan Liebesman Skenari:Dan Mazeau, David Johnson Aktorë: Sam Worthington, Liam Neeson, Danny Huston Gjinia: Aksion,Aventurë, Fantashkencë Kohëzgjatja: 1 orë e 39 minuta

babai i vëllezërve Zeus, Had e Poseidon. Kronos kishte spostuar prej kohësh babain e fuqishëm duke e lënë në humnerat e Tartarit, nje burg në

botën e nëndheshme. Forca e Titanëve rritet gjithnjë e më shumë ndërsa fuqitë e perëndive dobësohen dhe ferri vjen mbi tokë. Për të shpëtuar

familjen e tij, Perseu ndërmerr një udhëtim të rrezikshëm në botën e nëndheshme, për të shpëtuar Zeusin, për të mundur titanët dhe për të shpëtuar njerëzimin. Filmi epik premton një sukses kinematografik jo vetëm për nga skenat dhe realizimi I tyre por mbi të gjitha nga një kast i përzgjedhur aktorësh ku përmendim Sam Worthington, Liam Neeson, Danny Huston, Ralph Fiennes, Bill Nighy.


E premte, 13 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të ndjekësh një spektakël?

VEPRA të piktorit të njohur janë mbledhur nga koleksionistë të ndryshëm, fondacioni “Ibrahim Kodra” dhe fondi i GKA

Hapet “Shqipëria fantastike” e Kodrës Ekspozohen veprat e krijuara në 1938-2005

P

iktori I njohur Ibrahim Kodra rivjen për pub likun shqiptar përmes veprave të tij. Piktura të mbledhura nga nga koleksioni i Fondacionit “Ibrahim Kodra” në Milano (Itali), vepra nga koleksioni i Z. Kozma Dashi (Shqipëri), vepra nga fondi i Galerisë Ko-

PROFIL

Kodra, ishmaku që cuditi botën

I

Piktura e Ibrahim Kodrës është një bashkim i çuditshëm botësh; botës së tij origjinale, të mbartur nga vendlindja, me motivet dhe historinë e saj, shpesh herë të etiketuar si orientale mbëtare të Arteve në Tiranë, si dhe vepra nga koleksione te ndryshme private brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ekspozita e kuruar nga drejtori I galerisë kombëtare të arteve, Rubens Shima, titullohet “Shqipëria Fantastike”. Ajo do të qëndrojë e hapur prej datës 13 prill deri në datën 20 maj, në sallën e ekspozitave të përkohshme. Piktura e Ibrahim Kodrës është një bashkim i çuditshëm botësh; botës së tij origjinale, të mbartur nga vendlindja, me motivet dhe

historinë e saj, shpesh herë të etiketuar si orientale nga shtypi italian, dhe skemave artistike perëndimore që kishin marrë jetë me avantgardat e fillimit të shekullit të njëzetë. Ky bashkim, kjo përzierje e bën Kodrën një artist tepër të veçantë për periudhën kur ai jetoi dhe punoi. Sipas kritikut Carlo Bo, Kodra megjithëse i ardhur nga një kulturë tjetër, nuk hyn në një marrdhënie inferiore me botën dhe artin perëndimor duke iu nënshtruar normave dhe estetikës së tij, përkun-

drazi duke përdorur gjuhën e avantgardës, (kubizmin e surealizmin) ai s’bën gjë tjetër veçse përforcon formimin e tij të ndryshëm dhe gjuhën e tij origjinale, e cila tregon haptas lashtësinë e saj. Kështu, kubizmi i Kodrës nuk është një përpjekje për ta shpërbërë objektin por për ta ribërë atë, duke e kthyer pikturën e tij në një mjet preçizioni të lartë, në funksion të të kuptuarit dhe të gjykuarit të artit dhe kulturës perëndimore, duke zgjedhur rrugën e përballjes kritike me këtë të fundit.

brahim Kodra lindi në Ishëm të Tiranës në vitin 1918. Ai e kaloi fëmijërinë në atmosferën e vështirë ekonomiko-politike të Shqipërisë së pas-Luftës së Parë Botërore. Në mesin e viteve tridhjetë, Kodra pasi kishte kryer arsimin e përgjithshëm, u fut në shkollën e sapohapur të artit, në Tiranë, të quajtur ‘Shkolla e Vizatimit’. Më pas, në vitin 1938, duke përfituar nga marrëdhëniet e ngushta mes Mbretërise Shqiptare të Ahmet Zogut dhe Italisë, Ibrahim Kodra arriti të marrë një bursë studimi për në Akademinë e Arteve Brera, në Milano. Ai u shpërngul në Itali ku studioi pikturë me profesorët Carra, Funi e Carpi. Pas studimeve akademike, Kodra vendosi të qëndronte në Milano ku hapi edhe atelierin e tij artistik, ndonëse kjo përkoi me periudhën e vështirë të mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai u bë shpejt pjesë e ekspozitave të rëndësishme kolektive që organizoheshin në Itali, por edhe në Paris, (Francë) duke filluar që nga viti 1948 e duke vazhduar përgjatë gjithë viteve pesëdhjetë. Në këto ekspozita ai merrte pjesë krahas artistëve më të njohur të Evropës. Karriera e tij artistike kulmoi me pjesmarrjen në Ekspozitën e Universitetit të Parisit, në vitin 1953, ku ekspozonin njëkohësisht Picasso, Chagall, Matisse, Modigliani etj. Që nga ai moment Kodra u bë një piktor popullor në Itali dhe më gjerë, duke ekspozuar individualisht në muze e galeri të ndryshme evropiane e madje edhe në SHBA, Neë York. (Princess Hall Gallery, 1963) Në vitin 1973 Ibrahim Kodra u dekorua nga Akademia Franceze e Arteve, Shkencave dhe Letërsisë. Ai jetoi dhe punoi deri në fund të jetës së tij, (2006) në atelierin e tij në Milano, në sheshin Ragosta.

Teatër

Rrëfehen “Fqinjët” e Ruzhdi Pulahës N

ë një fshat të Greqisë së Veriut, në shtëpinë e një fermeri grek. Barba Kosta jeton me familjen e tij dhe kantinën e verës të cilën e ka edhe vinotekë, edhe bibliotekë edhe historinë e familjes dhe jetës së tij. Ka punësuar një familje të re shqiptare në biznesin e tij. Dashuria e nipit Marko me Borën, motrën e Beharit (Lefterit), përbën ngjarjen shkakore qe nxit zhvillimin dramaturgjik. Konflikti bazë është kombësia e dy të dashuruarve. Anthulla, nëna e Markos nuk pranon kurrsesi që i biri të martohet me një shqiptare, por edhe Bardha (kunata e Borës), nuk është

dakort me këtë martesë. Konflikti bëhet shumë i fortë dhe në të njëjtën kohë krijon dhe situatë me shumë humor, por dy të rinjtë kanë aleatë shumë të fortë, Barba Kostën dhe Jaja Aspasinë e cila e do Bardhën si vajzën e saj. Me ardhjen e prinderve të Bardhës, Vasilit dhe Shegës, vepra merr një zhvillim të ri, krejt tjetër, por pa anashkaluar dashurinë e dy të rinjve e cila vendoset në një situate vërtet të vështirë. Rrëfimi i Vasilit është një kulminacion dramaturgjik që i jep zgjidhje të gjitha marrëdhënieve të karaktereve në vepër. Aspasia gjen vëllanë e saj Vasilin pas

më shumë se 50 vjetësh. Me finalen dramatike dhe emocionuese të bashkimit të motrës me vëllanë,kurorëzohet dhe dashuria e Markos me Borën. “Fqinjët” është shkruar nga dramaturgu i njohur Ruzhdi Pulaha. Regjia e shfaqjes është realizuar nga Alfred Trebicka i cili rolet I ka ndarë mes aktorëve Mehdi Malka, Mariana Kondi, Violeta Trebicka, Erdt Asllani, Elvi Shuku apo Aneta Malaj. Trebicka gjithashtu është angazhuar në një nga rolet e tragjikomedisë shqiptare e cila vjen për publikun shqiptar mbrëmjen e sotme në Teatrin Kombëtar të Komedisë.

17

JETA ARTISTIKE 13-14-15 PRILL Teatri Kombëtar “Doktor Shuster” Autori: Dushan Kovaçeviç Regjia: Spiro Duni Aktorë: Robert Ndrenika, Olta Gixhari, Artan Imami Ora: 20.00 Cmimi: 400 lekë të reja Historia e një vëllai e motre sklerotikë, në Ballkanin postkomunist ku sistemi i vlera është përmbysur dhe korrupsioni mbetëron kudo. Një jetëme stë shkruarës dhe të tashmes, ngjyrimet e një komedie të trishtë.

13-14-15 PRILL Teatri i Metropolit “Karnavalet e Korcës” Autor: Spiro Comora Regjia: Elma Doresi, Aktorë: Devis Muka, Ina Gjonçi, Marsela Lena, Ora:19.00 Çmimi: 500 lekë Familja e Jorganxhive përpiqet të gjejë një dhëndër për së mbari për vajzën e tyre Afroviti që ka mbetur pa martuar. Dhëndurët shkojnë e vijnë, por asnjëri prej tyre nuk ia mbush mendjen Nikollaq Jorganxhiut.

14-15 PRILL Teatri Kombëtar i Komedisë “Familja në shi” Regjia: Ilir Bezhani Aktore: Xhevahir Zeneli, Xhemil Tagani, Andon Qesari, Genc Fuga Ora: 19.00 Çmimi: 400 lekë Ngjarja vërtitet rreth një shkrimtari e familjes së tij, i cili i gjendur përpara domosdoshmërisë së një operacioni, zhytet në borxhe. Për të dalë nga halli mendon të inskenojë rrëmbimin e fëmijës së doktorit.

14-15 PRILL Teatri i Metropolit “Vitaminat” Regjia: Alma Hoti Autori: Flamur Topi. Aktorë: Florian Kokona, Ledio Janushi Jona Rexha, Arber Islami, Elisa Dyrmishi Ora: 10.30 Cmimi: 200 lekë të reja Një për të gjithë, të gjithë për një” apo ndryshe “Vitaminat” con vëmendjen e fëmijëve drejt vlerës së vitaminave nëpërmjet situatave komike.


18

E premte, 13 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? Luga e argjendtë

RECETA E RE nga Luga e Argjendtë, këshilla për të pastruar sa më mirë shtëpinë si dhe një libër për tu lexuar në fundjavë

Receta nga Dhurata Thanasi

Këshilla

Si të përgatisim një fritatë me makarona spageti

J

u ka qëlluar që ushqimi të mbetet pa konsumuar? Përpos gjetjes së recetës që duhet gatuar gjatë ditës, problemi kryesor I shumë amvisave apo shtëpiakeve që gatuajnë është gjella e mbetur. Ndaj këtë herë mendoj t’ I kushtohemi kësaj pjese të gatimit duke gjetur një zgjidhje për të mos cuar dëm ushqimin e pakonsumuar. Receta e javës është Fritata me spageti, dhe është një “zgjidhje shumë e mirë për makaronat spageti të mbetura pas një dreke apo darke. Por mbi gjithcka kjo pjatë është vërtet ndjellëse dhe e shijshme. Përvec kësaj Fritata me spageti është një ushqim kalorik dhe shumë i shijshëm, të cilin personalisht e gatuaj sa herë me familjen time dhe miq shkojmë për piknik.Duke qenë kalorik, fritata e çdo lloj tipi që është, vlen shumë pasi ngop, dhe “digjet” mirë nga organizmi sidomos kur jeni në natyrë, në lëvizje dhe ajër të pastër. Është vërtet ushqimi ideal dhe për fëmijët tanë pasi në natyrë kushdo ka dëshirën te luajë dhe ecë me shokë dhe shoqe, ndaj kjo pjatë përmbush mirë nevojat tona. RECETA: FRITATË ME MAKARONA SPAGETI Në një tas rrihni vezët me një frustë dhe pak nga pak shtoni fillimisht kripën dhe piperin e bluar, djathin parmigiano regiano, pançetën, djathin scamorza dhe së fundi majdanozin e grirë. Sigurohuni që t’i

Uthulla

Jo vetëm një përbërës në gatim

S

Detaj Vështirësia e kësaj recete është e shkallës së ulët e po ashtu edhe kostoja e saj. Mjaft e favorshme është kjo recetë kur koha nuk premton sepse për përgatitjen e saj mjaftojnë vetëm 20 minuta

keni përzierë mirë të gjithë përbërësit. Në një tigan me diametër rreth 22 cm, ku keni ngrohur vajin ekstra të virgjër, hidhni makaronat spageti dhe me anë të një luge druri shpërndajini dhe nivelojini përreth gjithë tiganit. Lërini rreth 1 minutë në zjarr jo shumë të fortë dhe më pas hidhni masën e përgatitur me përbërësit e mësipërm. Kini kujdes ta shpërndani mirë në mënyrë uniforme në gjithë sipërfaqen dhe nën zjarr mesatar vazhdoni ta gatuani fritatën për pothuaj 10 minuta, mbuluar mundësisht me një kapak. Më pas, me anë të një pjate të madhe ktheni fritatën nga ana tjetër dhe rikthejeni në tigan duke e gatuar për 5 minuta të tjera. Për të siguruar që është gatuar tundeni tiganin para dhe mbrapa nëse nuk ngjitet në të. « Rrëshqiteni» fritatën mbi një pjatë ose tabaka, lëreni të ftohet e më pas priteni në copa. Ju bëftë mirë !

Përbërësit Çfarë ju duhet për recetën Përbërësit për 5-6 persona: Vaj ulliri ekstra i virgjër 3 ose 4 lugë gjelle Pançeta e tymosur, ndarë në copa kubike – 50 gr Djath Parmigiano Regiano- 30 gr Piper i zi,kripë sipas dëshirës Majdanoz i grirë 2 lugë çaji Djath tip scamorza/ ose djath pice prerë në copa kubike - 100 gr Makarona spageti të ziera – 350 gr Vezë - minimumi 4 copë

Libri

tina e pranverës është sinonim I pastërtisë. Dielli hyn në shtëpi,dhe pluhuri bëhet gjthnjë e më I dukshëm. Bashkë me sfhaqjen prepotente të pluhurit shtohet edhe dëshira për ta eliminuar sa më parë nga shtëpia. Por nganjëherë mjaftojnë disa substance natyrale për të pastruar më shpejt se cdo pajisje tjetër. Kështu për të pastruar dhe rinovuar mund të përdorim uthullën e cila është një produkt që rrjedh nga vera dhe për pasojë konsiderohet një acid relativisht I dobët. Kjo karakteristikë e saj mund të përdoret për të hequr kalkaret sidomos tek rubinetat, për të zbutur rrobat gjatë larjes, mjafton t’I shtosh një lugë zbutësit që përdor), për hequr yndyrën; nëse përdor uthullën e mollën mund të shmangësh edhe erërat e këqija, duke e shndërruar në një deodorant shumë të mirë. Ndonëse nuk është një dezinfektant I vërtetë, uthulla eliminon shumë lloje bakteriesh që nuk jetojnë dot në ambjente me acid. Uthulla pastron xhamat e ndotura nga insektet dhe për shkak të erës që I ka mban larg ato. Si përdoret? Mbush një shishe me spruzo me ¾ ujë të ngrohtë dhe ¼ uthull dhe përdore këtë solucion për të pastruar mobiljet prej laminate: nëse solucionit i shton edhe disa pika vaj eukallipti apo menteje mund të ta përdorësh si dezinfektant që jo vetëm pastron por lë edhe një aromë të mirë. Vetëm me uthull të pastër mund të pastrosh frigoriferin, i cili më pas lahet me ujë e sodë. Uthulla është ideale edhe për të shkëlqyer sobat e celikut. Por edhe tapetet mund të pastrohen fare mirë me uthull të tretur në ujë. Falë këtij trajtimi ngjyrat theksohen dhe gjallërohen.

Rushdie rrëfen Magjistricat e Firences N

jë djalosh shtatlartë e flokëver dhë nga Europa, i cili e quan veten “Mogor del’Amore” (që do të thotë mongol i lindur jashtë lidhjes martesore), vjen në oborrin e një mongoli të vërtetë: Mongolit të Madh, perandorit Ekber. Udhëtari i ri ka sjellë me vete një histori që fillon ta magjepsë kryeqytetin perandorak. I huaji pretendon se është fëmija i një princeshe të humbur mongole, i motrës së vogël të gjysh Babarit të perandorit Ekber. Princesha quhej Karakëze, “Zonjë Syzeza”, dhe ishte një bukuroshe që besohej se zotëronte fuqitë e magjisë. Në fillim, princeshën Karakëze e zë rob një kryeluftëtar uzbek, pastaj shahu i Persisë dhe, më në fund,

bëhet e dashura e njëfarë Argalia, një mercenari fiorentinas, komandant i ushtrive të sulltanit osman. Kur Argalia kthehet në qytetin e lindjes së bashku me të dashurën mongole, qyteti magjepset nga prania e saj. Dhe atëherë fillojnë telashet. Por a është e vërtetë historia e Mogorit? Nëse po, çfarë i ka ndodhur princeshës së humbur? E nëse Mogori është gënjeshtar, a duhet të vdesë ai? Dilemat e kësaj historie të shkruar nga Salman Rushdie, zbërthehen në romanin “Magjistrica e Firences” sjellë në shqip nga përkthyesi Ilir Baci. Romani rrëfen historinë e një gruaje që përpiqet të marrë në dorë frerët e fatit të saj në

një botë të drejtuar nga meshkujt. Në të bashkohen dy qytete që thuajse nuk janë në dijeni të ekzistencës së njëri-tjetrit. Këta janë kryeqyteti qejfdashës mongol, ku mendja e shkëlqyer e perandorit merret përditë me çështje të fesë, dëshirës dhe tradhtisë së të bijve, si dhe Firencja, po aq sensuale, me botën e fuqishme të kurtizaneve, filozofinë humaniste dhe torturat çnjerëzore të saj, ku shoku i fëmijërisë i Argalias, Makia (Niccolò Machiavelli), po e provon mbi kurrizin e tij se çfarë është mizoria e pushtetit. Këto dy botë kaq të largëta dalin se, çuditërisht, janë shumë të ngjashme e të ngërthyera në magjepsjen e grave.

Çdo të premte Lounge Bar, me çmime 200L Lounge Drink, Çdo të shtune Karaoke Night me Kelly, Blerina dhe Graciela Çdo ditë një menu e pasur me gatime shtepie dhe Italiane. Çdo ditë Menu ofertë 500Lku është e përfshirë një pjatë e parë, pjatë mishi ose gatime shtëpie, dhe një pije. Catering të shpejtë në shtëpinë tuaj

RRUGA "MUSTAFA MATOHITI", PËRBALLË PALLATIT ME BIRRILA

Cel. 0696070651


E premte, 13 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Dëshiron të qëndrosh në shtëpi? SOT

20:00 Emisioni “Fiks Fare” 20:50 “Kenedit” Pj.3, 4 Serial

KLAN 20:10 “Bingo show” 21:00 Emisioni “Zonë e lirë”

VIZION+ 19:55 “Jetë e dyfishtë” pj.69 21:00 Emisioni “Debat”

DIGITALB 21:00 “Jane Eyre” Autor 21:30 “Te sapomartuar” Komedi

E SHTUNË TOPCHANNEL 20:45 Emisioni “Pop Channel” 20:45 “Big Brother 5” reality show

KLAN 20:05 “Skuadra e re” pj.36 serial 20:55 “Ezel” pj.55-56

VIZION+ 20:00 “Mos e beso po deshe” 21:00 “Histori Dashurie”

DIGITALB 21:00 “Dashuri pa detyrime” Hits 21:15 Nate ne Rodante” Drame

E DIEL TOPCHANNEL 20:17 “Exclusive” dokumentar 21:00 Show Portokalli

KLAN 20:10 “Anatomia e Greit” pj.102 21:00 X Factor Albania

VIZION+ 19:45 ““Dancing with the stars” forum 20:45 “Apartament 2XL” show

DIGITALB 21:00 “Pelegrinazhi” Hits 23:00 “Pesë gishtat” Triller

ANA TJETËR e mitit të skenës dhe ekranit shqiptar. Mes skenës dhe jetës, rikthimi në teatër, sakrifica dhe humbja e gruas

Rrëfimi emocionues i vajzës së aktorit të shquar

PROGRAMACIONET E FILM TV

TOPCHANNEL

19

ROVENA RROZHANI vijon nga faqja 1 ...Mbaj mend që na porosiste gjithmonë të rrinim urtë në sheshin e xhirimit, pasi ne bashkoheshim dhe luanim me fëmijët e tjerë që gjendeshin aty. Ndonjëherë bëhej një rrëmujë e vërtetë. Tani që e kujtoj, është e çuditshme, se si ai është përpjekur ta ruajë familjen, duke e mbajtur larg andrallave dhe ambienteve të punës, që nuk kanë qënë të pakta, sidomos nën diktaturë. Në shfaqjen e fundit, “Doktor Shuster”, ku babi u rikthye në teatër pas katër vitesh, unë e shoqërova disa herë në prova përpara premierës. Dikur këtë gjë e bënte mami. Ajo e adhuronte të shoqin, aq shumë, sa në shtëpi, kur ktheheshin, ne i vinim në lojë e bënim qyfyre, por tani që ajo nuk është më, unë, më shumë se nostalgji, ndjeva një përgjegjësi për të shoqëruar tim atë në provat përpara premierës. Në shfaqje lotova pothuaj gjatë gjithë kohës, kjo në sajë dhe të pjesës që kishte jo pak dhimbje. Po dhe gëzim të madh që e pashë përsëri në teatër, sepse gjatë kohës së gjatë që mami ishte sëmurë, të them të drejtën e humba shpresën që ai do të kthehej një ditë në skenë. Tani ndjehem e gëzuar, e çliruar. Falenderoj Spiro Dunin me zemër. I bëni “kritika”, vërejtje apo jepni mendime për performancat e tij? Jo, nuk i bëj kritika, ose i bëj fare pak. Nuk e kemi një traditë të tillë, kjo jo rastëshisht, jo për indiferencë. Shikoni, marrëdhënien me punën ai e ka mbajtur larg familjes, me pak fjalë, ai merrte përsipër përgjegjësinë , andrrallat, kurse ne kënaqësinë e karaktereve që ai krijonte. Ishte një lojë në disfavor të tij kjo, por dhe një meritë e madhe si baba. Por nga ana tjetër kemi qënë më shumë se spektatorë. Karakteret që ai krijonte, në njëfarë mënyre ishin prezente në shtëpi. Ja t’ju them së fundmi për doktor Shusterin. Unë nuk e njihja pjesën, madje as subjektin e saj. Sepse pas një fare kohë që babi kishte munguar në teatër doja të përjetoja një lloj surprize emocionale në shfaqje. Kështu ndërsa shikoja Doktor Shusterin u befasova! Po kuptoja se diku e njihja këtë personazh. -Si ka mundësi,thashë? –Cfarë ka ndodhur-? Dhe e zbulova. Mu kujtua gjithçka. Për javë të tëra im

Diana Ndrenika: Beteja jonë me vuajtjen Harmonia familjare dhe roli i babait artist atë kishte jetuar së bashku më këtë personazh. Në çdo batutë, në çdo rrethanë jetësore, ai përshtaste jo sjelljen e tij, por rrethanën dhe sjelljen, mimikën e gjestet e karakterit që ai po krijonte, doktor Shusterin duke e bërë prezente në jetën e përditshme. Kjo nuk kërkon vetëm

“Gjatë kohës së gjatë që mami ishte sëmurë, e humba shpresën që ai do të kthehej një ditë në skenë. Tani ndjehem e gëzuar, e çliruar” imagjinatë, por dhe mjaft punë. Kjo është një lloj përvoje tepër intime që ne kemi fatin ta shohim në familje. Jam e prekur nga kjo arritje. Mendoja se vuajtja me sëmundjen e mamit na kishte vënë poshtë të tërëve. Beteja me vuajtjen është një sprovë për të cilën të përgatit

Robert Ndrenika me bashkëshorten Polikseni

Shabani vritet nga një ushtar italian, ne (unë dhe motra) fillonim e qanim. Atëherë ai ngrihej dhe na e mbyllte televizorin. Ne, pastaj qanim akoma më shumë. Ai që na jepte një krenari të brendshme ishte roli i Fotaqit te Koncerti. Edhe sot e përjetoj këtë ndjesi sa herë e rastis këtë film. Mendoj

Robert Ndreknika është një mit i skenës dhe i ekranit shqiptar, por si është ai në “rolin” e babait? Babai Robert Ndrenika e mund aktorin Robert Ndrenika. Ai mbetet figura kryesore mashkullore për mua. Në rolin e babait ai ka qënë figura kryesore në familje dhe është kujdesur për ne vazhdimisht.

Aktori Robert Ndrenika me familjen e tij

vetëm eksperienca. Kaq vite në skenë, dhjetëra shfaqje, role në filma. Cili prej tyre është më i preferuar nga ju? Po në familje në përgjithësi cilin preferoni dhe komentoni më shumë? Ka shumë, por po ju them një histori me filmin “Shtigje lufte”. Siç e dini babi luan rolin e një fshatari nga Peza që lufton kundër italianëve, Shabanit. Sa herë jepej pjesa kur

një figurë sa groteske, por dhe e rrezikshme, përfaqësues i puritanizmit anglez të shekullit të XVI. Por fatkeqësisht një numër i madh rolesh, apo veprash teatrore, për shkaqe specifike, sot kanë mbetur të paregjistruara. Nuk kujtohem nëse Robert Ndrenika ka interpretuar ndonjerë rolin e një personazh negativ, ose së paku, tipik negativ.

se “Koncert në vitin 1936” është një prej 10 filmave më të mirë që ka prodhuar ndonjëherë Kinostudio “Shqipëria e Re”. Më shumë se një film artistik është një histori, një etnografi e gjallë e një periudhe e cila megjithëse nën një këndvështrim të kufizuar vjen me ngjyra mjaft të gjalla. Gjatë kohës që kam qënë student, babi ka interpretuar një rol të mrekullueshëm në komedinë e Shekspirit, “Nata e dymbëdhjetë”, Malvoljon,

Dihet që vajzat kanë një raport të vecantë me baballarët e tyre. Cfarë spikat në raportin tuaj më së shumti? Të dyja motrat jemi të lidhura me babin dhe mbajmë kontakte të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Autoriteti I tij ka qënë i padiskutueshëm dhe këtu duhet t’ju them se një kontribut të paepur për këtë ia atribuoj mamasë sime që na ushqeu një respekt të padiskutueshëm për të. Ajo e donte

shumë. Cfarë adhuroni më shumë tek babai juaj? Është familjar i përkushtuar. Si është një ditë e lumtur në familjen tuaj? Premierat e babit mund të quhen të tilla. Sakrifica që babai juaj bëri për gruan e tij dhe nënën tuaj, Poliksenin flet për një histori të madhe dashurie që revokon premtime altari….apo jo? Janë të mundura lidhje të tilla? Cili është sekreti i lumturisë së tyre sipas jush? Ata nuk patën mes tyre ndonjë krizë, as ndonjë marrëdhënie konfliktuale. Kisha filluar të besoja se çelësi apo sekreti anonte më shumë nga mami. Prezenca dhe atmosfera që ajo krijonte në famije ishin si të përjetoje gëzimin e një dite feste, apo si të një të diele me diell. Por kujdesi që im atë tregoi për të, sakrifica me të cilën ai përballoi sëmundjen ishte monumentale. Në sytë e mi ka qënë një dashuri e madhe, që më pas ushqeu një mama dhe një baba të jashtëzakonshëm, dhuratë që unë e ime motër, patëm fatin që perëndia të na i dhuronte.


20

E premte, 13 prill 2012 WWW.SHQIPTARJA.COM

Suplement javor i SHQIPTARJA.com

Sugjerimi i javës MARINA DANERI

K

ush e njeh sadopak feng shui do të ketë mbetur me siguri i befasuar po aq sa edhe unë, nga rëndësia që ky art apo disiplinë i atribuon çlirimit të ambjenteve të shtëpisë nga çdo akumulim objektesh, në mënyrë që të rikthehet enegjia pozitive, e mirë dhe “e pastër”, ndoshta edhe duke hequr dorë nga mijëra simbolika të ndërlikuara, dhe duke rekuperuar gjuhën më familjare. Nëpërmjet hapësirave të lira, larg pengesave që shkaktojnë ngecje në mënyrë të pashmangshme negative, energjia e mirë do të burojë duke rigjallëruar ambjentet në të cilat jetojmë, të cilave u kemi dhënë një ndriçim të ri dhe ngjyra favorizuese, duke kontribuar në harmoninë e mirëqënies gjatë qëndrimit në shtëpi. Në këtë parim themelor qëndron ndoshta një nga çelësat e suksesit të kësaj doktrine tejet orientale, origjina e së cilës është kaq e largët nga dimensioni ynë bashkëkohor dhe perëndimor. Tematikat ambientaliste, por jo vetëm – kursimi i energjisë është natyrisht një diktat ekonomik më tepër se ekologjik– gjejnë vend në afirmimin e tendencave të reja në botën e konsumit duke u përhapur si filozofi të vjetra ose të reja jetese. Ka një

Si të “heqësh qafe” gjërat e tepërta në shtëpi Ridimensionimi dhe riciklimi si stil jetese IDE RICIKLIMI 1

Kur porta është e vjetër

K

eni fatin që të posedoni një portë antike, ose dhe vetëm prej druri, paksa e vjetër por që ruan akoma stilin e saj? Një restaurim i mirë, qoftë prej jush, nëse ju vjen ndoresh, apo edhe nga një ekspert i fushës, (ju lutem vlerësojini mirë aftësitë tuaja për të bërë gjërat vetë sepse nëse nuk jeni i aftë ajo që do të keni efekt të kundërt) dhe ja që përveçse do të keni kursyer paratë tuaja për të blerë një derë të re, moderne, por tepër të kushtueshme për xhepat tuaja dhe për ambjentin, mund t’i jepni hapësirë shijes suaj personale (e ndoshta duke bërë nga një prekje alla feng shui, duke zgjedhur për shembull ngjyrën më të përshtatshme me ambjentin tuaj) duke rikrijuar një objekt tepër të personalizuar me të cilin të mund të dekoroni shtëpinë tuaj. Kështu ju nuk do ta përdorni vetëm thjesht si një derë për shtëpinë tuaj, por duke e “ripërdorur”, falë mënyrave të reja të përdorimit. Porta të bukura, antike të varura në mur si objekte arti, por edhe porta disi fshatarake të përdorura si separè, të zbukuruara ndoshta me teknika dekorative si aktualizmi “shabby chic”, ose mbulimi i drurit me bojra transparente të cilat ruajnë ngjyrën e drurit. Disa porta mund të shndërrohen në koka të mrekullueshme krevatesh martesorë sidomos në apartamente të rinjsh dhe plot shpirt humori. Më tradicionalisht këto porta përdoren duke imituar kamare në mur. Po të vëna në mur ato mund të japin përshtypjen e një dere qilari.

Riciklimi dhe rekuperimi i bukurisë dhe dobisë së një objekti, është një aktivitet që çimenton zakone, mpreh ndjeshmërinë dhe zgjon artistin fije të përbashkët që lidh çështje të mëdha të tilla si mbrojtja e mjedisit dhe përdorimin më të mirë të burimeve të energjisë dhe materiale, me veprimin individual, përmes miratimit nga të gjitha parimet, zakonet dhe mënyrat e jetesës dhe mënyrës mjedisore. Nga vatra më perëndimore e tendencave të reja – siç është për shembull, Amerika, lind lëvizja që braktis gjërat e panevojshme. Slogani i saj është; ndrysho konsumin, hiq qafe gjërat e tepërta, çlirohu prej tyre dhe fito hapësirën e nevojshme, ato metra katror të çmuar, të zëna nga objekte të papërdorura ... Ashtu si lëvizja e 100 gjërave, frymëzuar nga kaliforniani Dave Bruno i cili vendosi ta shndërronte ridimensionimin në një stil jete. Dhe u bë i famshëm me librin “Sfida e 100 gjërave”. Sipas Brunos, është pikërisht 100 maksmumi, numri i objekteve që na duhet të ruajmë si kryesore në jetën tonë dhe lançon një “sfidë” për të realizuar këtë qëllim. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lëvizja shënon një numër të madh ndjekësish: për të gjithë është një provokacion i dobishëm dhe një burim sugjerimesh. Dhe sigurisht një stimul për të reflektuar mbi nevojat tona dhe vlerat e tyre. Cfarë e bën faktikisht esencial, një objekt? Dobia e tij prak-

ITALI nga laboratori i Genovas, vijnë këshillat e cmuara për të manovruar sa më mirë me sipërfaqen dhe objektet e shtëpisë

Një komodine e vjetër e dekoruar

tike, por edhe vlera afektive, historia që ky objekt nga tregon. Është i padiskutueshëm funksioni i vetpastrimit të veprimeve të tilla si zbrazja e një dollapi nga veshjet e tepërta dhe të papërdorshme, jashtë mode, apo që nuk na bën më

(duke ua dhuruar ndoshta njerëzve që kanë nevojë) apo eliminimi i enëve të dëmtuara, (sërish këtu disiplina feng shui rekomandon çlirimin e kuzhinës duke siguruar kështu jo vetëm hapësirë, por edhe prosperitet në familje!!). Por gjithashtu

IDE RICIKLIMI 2

Mobilje dhe pasqyrë për banjon

P

or jo vetëm portat apo vetëm drurin: janë të pafund materialet dhe mobiljet, dhe objektet që mund të rilindin dhe të rivendosen në një mënyrë tjetër në cfarëdolloj ambienti. Keni një mobilje të vjetër druri të linjës pak a shumë të ashpër, që nuk përputhet me blerjet e reja që keni bërë për shtëpinë tuaj? Është mëkat ta flakësh! Mund të shndërrohet në një mobilje të vogël por shumë të bukur për banjon. Një njeri që është tejet i pasionuar pas punëve që i bën vetë. ose një marangoz i mirë profesionist, do të dijë të presë mobiljen në mënyrë që t’i përshtatet një lavamani. Zgjedhja e stilit dhe e ngjyrave ju takon plotësisht juve. E nëse keni një pasqyrë të vjetër, mund ta ridimensioni në një mobilje të re, ose ndoshta ta vini në mënyrë të tillë që të krijoni një kontrast të fortë në stil. Shija personale do të na lejojë që të arredojmë banjon tonë në një mënyrë të kënaqshme dhe sidomos origjinale dhe të personalizuar. Dhe duke ruajtur gjithashtu këto ngjashmëri familjare me të cilat jemi të lidhur sepse ndoshta na flasin për traditën ose historinë tonë. E gjitha kjo bëhet pa reshtur së reflektuari natyrisht mbi atë që vlen dhe mbi atë që me të vërtetë shërben, ndoshta duke rishpikur nevojat tona ose duke zbuluar se ajo që nuk na shërben më neve, mundet tu hyjë fare mirë në punë të tjerëve. Duke u mësuar njëkohësisht atyre sesi mund të çlirohen nga ajo që nuk u shërben më, pa asnjë keqardhje dhe në mënyrën e duhur!

një përfitim si psikologjik ashtu edhe Genova, qytetin ku jetoj dhe punoj, i kënaqshëm përveç faktit që të ndi- janë vetë strukturat vendore që nxihmon të kursesh, mund të jetë, sin dhe promovojnë riclikimin duke dhënia e një “jete” të re, objekteve aplikuar sistemet e grumbullimit të të jetës sonë të përditshme ose të tra- diferencuar, por edhe duke sponsoriditës. Kjo mund të ndodhë duke u zuar aktivitetet krijuese që përfshijnë dhënë këtyre objekteve një formë të kurrese të mbajtura nga vullnetare, re. E mbërrijmë në këtë mënyrë në shpesh artistë të rinj, të cilëve u jepet riciklimin krijues, që ndoshta ngjan mundësia që të shprehin talentin e më shumë me një afrim jo domos- tyre, ose të paktën iniciative që përfdoshmërisht tradicionalist, por sig- shijnë artistë të famshëm të aftë për urisht impenjativ për të shndërruar me ruajtur natyrën, duke prekjen e tyre një obshmangur ndotjen me jekt të rekupembeturinat e objekteve rueshëm në një objekt ndoshta të zvetënuara unikal, ndoshta për tu plotësisht, por edhe shitur në një ankand duke mbrojtur e duke për qëllime bami dhënë jetë tjetër, pairësie, sikundër surisë sonë të mrekulndodh këtu në Genolueshme historike dhe va, falë impenjimeve artistike, edhe duke të enteve dhe sponshpëtuar ato që na flssorizimeve bujare. in për traditat tona Ruajtja në vend të shlokale dhe familjare. katërrimit, në emër të Riciklimi dhe rekuperbinomit bukur-dobi imi i bukurisë dhe duhet të na udhëheqë dobisë së një objekti, të gjithëve në jetën e është një aktivitet që Froni i ricikluar përditshme. Të gëpo përfshin gjithnjë e nga një bidon zueshme dhe nën sytë më shumë njerëz duke te të gjithëve vijnë fasçimentuar zakone e duke mprehur adat e Tiranës, “të kthyera” në një ndjeshmërinë njerëzore e përse jo shpërthim ngjyrash.Eshtë rasti për të edhe damarin prej artisti. Aq shumë thënë se mbrojtja dhe promovimi i po preferohet ky proces saqë po sh- pasurisë artistike dhe kulturore i një tohen gjithnjë e më shumë kurset për vendi fillon edhe nga kjo: nga restautë mësuar sesi të shndërrosh dhe rimi dhe mbrojtja e pasurisë antike zbukurosh objektet, të cilat kanë materiale dhe jo nga shkatërrimi dhe ardhur deri në atë gjendje sa mund riciklimi. Duhet përfshirë në këtë të përfundojnë fare mirë në koshin e konsideratë edhe pasuria materiale plehrave. Në Milano ashtu si dhe në që kemi brenda shtëpive tona.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.