Shqiptarja.com

Page 3

E enjte, 10 nëntor 2011

3

POLITIKE

Zgjedhjet e 2011, apeli për përdorimin e administratës

P

ërpara zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011 shoqëria civile dhe diplomatë të huaj shprehën shqetësimin për përdorimin e administratës në fushata zgjedhore dhe pas saj. Sipas rezultateve të monitorimit të kryer nga Grupi shqiptar i të Drejtave të Njeriut, ishin shkelur disa ligje dhe të drejta të njeriut në fushatat zgjedhore,

sepse nëpunësit e administratës u përdorën politikisht dhe disa rrezikuan deri dhe punën në rastet kur kundërshtuan presionin. Sipas diplomatëve të huaj në Tiranë gjatë periudhës së zgjedhjeve dhe pas saj, nxënës studentë dhe nëpunës të administratës u përdorën nga politika. "Kishte udhëzime që u jepeshin punonjësve të shërbimit publik për pjesëmarrje në aktivitetet private. Ka

pasur pushime nga puna të njerëzve të cilët kanë refuzuar ta bëjnë këtë. Ka pasur presion mbi bizneset private në mënyrë që ato të financonin partitë politike, fushatën e tyre dhe pjesëmarrjen në fushatë dhe ato që nuk pranuan u bënë më pas objekt i kontrollit të organeve tatimore"-thuhej në një reagim të diplomatëve të huaj para zgjedhjeve vendore të 8 majit 2011.

Raporti i OSBE/ODIHR

Qeveria presion nëpunësve të administratës për 8 majin 2011

TIRANE

nxënësit. MVZ-ja e OSBE/ODIHR i vlerësoi si të besueshme mjaft raste në qarkun e Tiranës, Kukësit, Elbasanit, Vlorës dhe Korçës. Për shembull mësuesit në Vlorë dhe Kamëz (qarku Tiranë) i urdhëroi drejtori i shkollës të merrnin pjesë në mitingjet e PD-së. Nxënësve të shkollës në Kukës dhe studentëve të universitetit në Korçë u thanë mësuesit të merrnin pjesë në një miting të PD-së, personelit të spitalit në qarkun e Elbasanit iu kërkua të merrnin pjesë në një miting të PD-së. Nëpunësve civilë në një ministri në Tiranë iu kërkua nga Zyra përkatëse e Burimeve Njerëzore të merrnin pjesë në mitingjet e PD-së dhe pjesëmarrja e tyre u kontrollua.

S

ipas Raporti Përfundimtar të Mi sionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të 8 majit 2011, Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it iu raportuan një sërë ankesash në shumë qarqe të vendit se ndaj administratës shtetërore, përfshirë mësuesit, punonjësit e shëndetësisë dhe nëpunësit civilë si edhe nxënësit, po ushtrohej presion ose për të marrë pjesë në aktivitetet e fushatës të PDsë, ose për të mos shkuar në aktivitetet e opozitës. Presione të tilla përfshinin kërcënime për humbjen e vendit të punës ose nota të ulëta për

Nota mbetëse e Administratës Publike në Progres-Raportin e Këshillit të Europës 2011

Administrata, një çorbë politike Raporti: "Shërbimi civil mangësi të rëndësishme, për meritokracinë, kontratat e përkohshme, shkarkimi dhe nga politizimi, veçanërisht në emërime"

Lajmi Kur në tetor 2011 KE publikoi raport-progresin për Shqipërinë 2011, theksoi përparimin e kufizuar në fushën e reformës së administratës publike dhe politizimin drastik të saj, si një "Jo" ndaj Shqipërisë për afrimin me BE-në

TIRANE

NGA ARBEN RROZHANI

P

olitizimi dhe mbushja e ad ministratës Publike me mili tantë partie ishte një nga "Jo"të e Këshillit të Europës për pranimin e Shqipërisë si kandidat për në BE. Në Progres-Raporti e Këshillit të Europës për vitin 2011, publikuar në tetor, theksohej përparimi i kufizuar në fushën e reformës së administratës publike, e cila është prioritet kyç i Opinionit. "Shërbimi civil po vuan nga mangësi të rëndësishme, veçanërisht në lidhje me parimin e meritokracisë gjatë procesit të rekrutimit, punësimin me kontrata të përkohshme, rregullat për ngritjen në detyrë, transferimin dhe shkarkimin e punonjësve civilë. Funksionimi i shërbimit civil vazhdon të vuajë nga politizimi, veçanërisht për sa u përket emërimeve"-thuhej në të.

VOTIMET

Zyrtarët e PD, formularë për nëpunësit

N

ë media para zgjedhjeve të 8 majit u zbuluan shkresa zyr tare për përpjekjet e PD-së për marrjen e votive. Zyrtarët u kërkuan të gjithë nëpunësve të administratës publike, por edhe në sektorë të tjerë si arsim, tatime, sigurime, që të plotësojnë një formular, me të dhëna personale që nisin që nga gjeneralitetet, emër mbiemër, e më pas adresa e saktë e banimit, qendra e votimit deri edhe orientimi politik dhe numri i votuesve që kishin në shtëpi. Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR dhe delegacionit të Kongresit iu raportuan një sërë ankesash në shumë qarqe të vendit se ndaj administratës shtetërore, përfshirë mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë si edhe nxënësit.

Sipas raportit zbatimi i Urdhrit të Kryeministrit të tetorit 2010 që vendos një kufi maksimal prej 2.5% të punësimeve me kontratë në shërbimin civil, vazhdon të jetë i dobët. Qeveria miratoi një letër politikash që shqyrton një sërë ndryshimesh në Ligjin e ri për Shërbimin Civil. "Në qershor 2011, si pjesë e reformës së inspektimit, parlamenti miratoi Ligjin për Inspektimin. Në të njëjtin muaj, një vendim i Këshillit të Ministrave përcaktoi standardet dhe metodat për krijimin e organeve publike për sa u përket strukturave dhe organizimit. Megjithatë, në përgjithësi reforma e administratës publike nuk ka avancuar shumë"-thuhet në ProgresRaport 2011.

Ndërrimi i pushtetit është shoqëruar gjithmonë me një reformë në administratë ndërsa fushatat elektorale janë shoqëruar me nxjerrjen e administratës në mitingje. Për këtë arsye, ekspertët e BE-së kanë hartuar një draft të posaçëm vetëm për punësimet dhe shkarkimet në administratë. Ekspertët ndërkombëtarë shumë herë kanë rekomanduar uljen e numrit të kontratave të përkohshme, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në politizimin e administratës publike, duke rekomanduar që të gjithë nëpunësit duhet të fitojnë statusin e nëpunësit për të gjithë jetën dhe punësimi me kontrata të përkohshme të bëhej vetëm në raste te veçanta dhe për poste drejtuese të larta, siç janë titullarët e disa institucioneve ku mandati është i përcaktuar. Sipas përvojës europiane, kandidatët, për tu bërë pjesë e administratës shtetërore, duhet t'i nënshtrohen konkursit kombëtar vjetor, ku kandidatët e suksesshëm do të jenë të përshtatshëm për tu emëruar si nëpunës civilë dhe për 2-3 vjet ata mund të jenë zëvendësues ose nëse kanë fat mund të fillojnë direkt punë në administratë. Ligji i propozuar nga BEja kërkonte t'I vinte fre shkarkimit të nëpunësve me motivacionin "për shkak të rikonstrukturimit" dhe kalimi në listën e pritjes për një periudhë më të gjatë duhet të jetë një përjashtim.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.