The Albanian June 2008

Page 22

LONDON JUNE 2008

I gjithanshmi Alban Bytyci

NGA MUHAMED VELIU lban Bytyci është një emër i njohur për komunitetin shqiptarë në Angli. Nuk ka veprimtari social kulturore, sportive apo qofshin ato me karakter polit që ai mos të jetë prezent. Epiteti i gjithanshëm është përcaktuesi më i saktë që mund të gjendet për ta përkufizuar me një fjalë të vetme këtë djalë kaq energjik e tejet popullor mes bashkëmoshatarëve shqiptarë e të huaj në kryeqytetin britanik. Të nisësh e të shkruash për Albanin, aq më tepër kur ti e njeh atë nga afër, nuk din se nga mund t'ia fillosh. Çdo aspekt i jetës së Bytyçit është aq e pasur saqë nëse do të përdornin një shprehje të vjetër shqiptare me të vërtetë do të duhet një natë e gjatë dimri për të eksploruar atë. Si gjithmonë i veshur sportive ai është preciz me kohën e takimit jo shumë larg shtëpisë ku banon prej disa vitesh, në lagjen më me emër të Londrës e quajtur SOHO. Ai ka shumë për të thënë. Biseda jonë nis shumë vite pas në kohë kur ai ka mbaruar studimet në shkollën 8 vjecare. "Kisha dëshirë të madhe të mësoja. Kushtet nuk ishin. Kështu si shumë bashkëmoshatar të mi me të mbaruar tetëvjeçaren ju futa punës si bari" fillon rrëfim Albani ku hedhur vëzhgimin nga një tavolinë tjetër ku disa zonja angleze mes tyre bisedojnë se çfarë gjuhe janë duke folur këta dy djem ku njëri prej tyre ka nxjerrë një bllok e mban shënime. Biseda rrej natyrshëm. Albani gjatë të gjithë bisedës e thekson me të madhe se ai ishte i etur për dije. Donte të shkollohej me çdo kusht. Ky është edhe shkaku primar që ai do të braktiste vendlindjen për t'ju drejtuar një bote të re ku shpejtësia me të cilën jetohej e punohej ishte jashtëzakonisht e shpejtë me atë të një bari. Kjo nuk e trembi. Përkundrazi e bëri që edhe ai të motivohej për të kapur shpejtësinë e ritmit të jetës. Përpara kishte shumë sfida, të cilat kur ai i mendon se i ka kapërcyer me sukses , pozon për një moment e thotë. "A isha unë ai i cili i dhashë jetës time një dimension krejt tjetër pasi erdha në Britaninë e Madhe si një emigrant"? Gjithçka i duket e pabesueshme. Ishte viti 2000 kur mbërrin në shtetin ishullor. Ishte vetëm 20 vjeç. Gjëja e parë që bën është të fillojë punë për një Indian që kishte lindur në Angli vetëm e vetëm për të mësuar gjuhën. Ishte një hap i menduat mirë. Vetëm disa muaj më pasi ai ishte në gjëndre të komunikonte anglisht. Shtatorin e atij viti i drejtohet kolegjit të quajtur Barnfield College në qytezën Luton duke treguar interes për të studiuar në degën e Anglishtes dhe Media. "Anglishtja juaj nuk është e mjaftueshme për tu regjistruar në një kurs të tillë" kanë qenë fjalët e pedagoges së pranimit që po e intervistonte. Albani këmbëngul duke i thënë. "Ka vetëm disa muaj që kam ardhur në Angli. Nuk flisja asnjë fjalë. Tani unë po komunikoj me ju në Anglisht. Në këto muaj unë kam avancuar shumë. Ma jep mundësinë të studioj. Keni për pa parë se nuk do të kem asnjë problem" ka thënë shqiptari. E shtangur nga ngulmimi i Albanit profesoresha vendos ta pranojë. Kursi një vjecar do të mbaronte shumë shpejt si pa u ndjerë për të . Duke befasuar të gjithë klasën,

22

A

Vendlindjen e la si bari, ngjiti shkallët e saldatorit, lau pjatat

shqiptari "me anglishte e restoranteve, pastroj mbeturinat mbas shtëpive të brakjo të mjaftueshme për tisura, duke mos braktisur ëndrrën për të fituar dije dhe të ndjekur atë kurs" renditet si në radhën e aftësuar vetveten, vegla që tani i përdor për t'i shërbyer tyre që u shpallën Silkombit nga kua vjen dhe përparimit të mëtejshëm profever student. Por si ja arsional personal. Tani mësues në një kolegj londinez ku u riti një gjë të tillë? mëson të huajve të flasin anglisht, ndërsa vendasit i Albani thotë: "Me këmbëngulje. parapërgatit për arsimin e lartë. Historia e Alban Bytyçit Qëndroja në kolegj për djalit energjik e të gjithanshëm, i cili punon edhe në 12 orë. Punoja në darkë Parlamentin Britanik, tempullin e demokracisë botërore si për 7 orë kohën që ndihmës asistant i një deputeti laburist mbetej e përdorja për të studiuar në shtëpi dhe reciproke e Amerikës me Shqipërinë Gëzim Alpion. pak gjumë". që tregon këtë dashuri amerikane Shpeshherë Të studiuarit për një vit media e bëjnë aspak të verbër. Janë arsyet historike Albani shkruan thjesht atë të mendojë se të studiuarit për ato që dominojnë. Ishte ish amerikani për hobi. Më shumë se gazetari ishte një opsion i parapëlqyer president Woodrow Willson ai i cili në sa shkrimtar ai ka nga ai. Aq më tepër që kishte krijuar vitet 1900 vendosi që shqiptarët kanë përemër përkthimin. "E idhullin e tij në BBC editorin të drejtën e vetëvendosjes. Dhe kjo nuk kam provuar veten si ndërkombëtar të madhin Jonhn Simp- është pak". thotë ai përmes kësaj përkthyer në disa raste. son. përgjigje standarte që u jep miqve të Jam ndjerë shumë i Hapi tjetër drejt shkollimit cilën i thonë me shaka se ai ka studi- emocionuar kur kam në nivel universitar ishte ndjekja për uar në një degë që shkojnë vetëm të pa- përkthyer nga shqipja një vit e një kursi që njihet si "Akses surit "reach peoples degree". në Anglisht librin kushtuar grave të në edukimin e lartë". Ndërkohë që Pas përfundimit të studimeve Albani përdhunuara në Kosovë me titull "Vandiqte këtë kurs Albani tregon se nisi në vitin 2006 u trajnua për mësimd- jzat e dhunuara të Kosovës". Ishte një të punojë në një kompani avokatore hënie në degën "English Speaking libër ku përshkruhen tragjeditë e këtyre punë si postier i brendshëm dhe i grave të denja për një fil hollivudian

jashtëm. Pasi ka konkuruar në disa degë të ndryshme në universitetin Kings College të Londrës, vendos të studiojë në degën "Studime Amerikane" duke braktisur deri diku aspiratën për tu bërë gazetar por jo tërësisht. Ishte viti 2003 kur ai ulet për herë të parë në këtë tempull dije që renditet ndër universitet më të mira në Angli. Shpeshherë me të drejtë miqtë apo ata që nuk e njohin kur bisedojnë me Albanin përse zgjodhi këtë degë që tingëllon disi e çuditshme për një jo amerikan ai jep një përgjigje tejet të argumentuar. "Në viset shqipfolëse ka një frymë amerikane tejet të theksuar pro amerikane gjë e cila u vu re dukshëm nga vizita e presidentit Bush vitin e shkuar në Shqipëri. Shpeshherë pyesja veten. Nga buron ky proamerikanizëm i "çmendur" tek shqiptarët". Nuk merrja përgjigje. Për këtë vendosa të studioj në këtë degë. Dhe përgjigjen enigmës së proamerikanizmit të shqiptarëve e mora pas tre vite studimi. Ishte historia

Other Language" (Anglishtja për folësit e gjuhëve të tjera). Tani ai është punësuar si mësues në City of Westminster College në Londër ku krahas të mësuarit të huajve anglisht,u jep mësim edhe studentëve vendas në degën "Aftësi themelore dhe biznes" duke i parapërgatitur ata për në arsimin e lartë. Koha e lirë e tij është një nocion që herë herë nuk ekziston për Albanin. Atë ai ja kushton shumë pak vetës ndërsa pjesën më të madhe aktiviteteve në komunitet siç ishte organizimi "Sezonit të filmit shqiptarë në Londër" në vitin 2005 veprimtari e cila tërhoqi vëmendjen e kineastëve britanik madje rreth tij do të shkruante një koment tejet pozitiv edhe e revista Times Out përfshirë disa revista të tjera që shkruajnë për kinematografinë. Promovimi autorëve shqiptarë është një tjetër aspekt ku ai i tregon një vëmendje të veçantë. Aktiviteti më i fundit i kësaj natyre që mban firmën e organizatorit nga Alban Bytyçi ishte promovimi librit më të fundit të autorit

me temë lufte siç ishte ajo që ndodhi realisht në Kosovë" shprehet 28 vjeçari që shpreson në të ardhmen ti përkushtohet akoma më shumë botës së madhe të përkthimeve. Ama një përkthyesi të kujdesshëm me prioritet ruajtjen me fanatizëm të gjuhës shqipe e duke e mbrojtur atë. Në këtë pikë Albani është i ashpër sidomos me njerëzit e imediat të cilët sipas tij po e bastardojnë shqipen duke përdorur fjalë të huaja tërësisht të panevojshme. Në mbrojtje të gjuhës shqipe ai së bashku me Ariola Vishnjën dhe në bashkëpunim me rrjetin e intelektualëve shqiptarë në Anglia "Akademia shqipatre UK" organizuam një simpozium për shqipen e përdorur në median shqiptare. Simpoziumi u mbajt në Kings College më 28 Nëntor 2004. Ruajtja e trashgimnisë muzikore shqiptare dhe përdorimi i saj sa më gjerësisht nga shqiptarët e Anglisë ka qënë dhe mbetet një tjetër angazhim i Bytyçit. Çdo muaj ai kthehet në promotor të mbrëmjeve me muzikë shqiptare në ambientet e ngrohta të shtëpisë së madhe gjithnjë me dyer të hapura për shqiptarët e Londrës Bar Koha. "Nostalgjia e tingujve Shqip" me këtë emër ai i ka pagëzuar këto mbrëmje që tërheqin shumë të rinj duke vallëzuar deri në orët e para të mëngjesit duke mos ndalur asnjë çast nën ritmet e muzikës nga të gjitha trevat shqiptare. Nuk mbarojnë këtu aktivitet e tij. Fotografimi evenimenteve në komunitetin shqiptarë dhe njerëzve që marrin pjesë në hyn tek hobet e Albanit. Ai ka një arkivë fotografike disa vjeçare që do ta kishte zili çdo fotograf profesionist. "London Mjaft Club"së

bashku me Ralf Gjonin do të ishte angazhimi i radhës ku Alban Bytyci nuk do të hezitonte ti thoshte jo. Me dhjetëra veprimtari në parlamentin britanik duke bërë lobing për Shqipërinë dhe Kosovën, protesta përpara ambasadës greke në Londër ku u protestua për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në vendin helen e shumë të tjera mbajnë brenda tyre mundin e organizimit të tij. Tashmë pas largimit nga Anglia të drejtorit të këtij klubi zotit Ralf Gjoni, atij i është besuar drejtimi "London Mjaft Club". "Së bashku me djemtë dhe vajzat e shkëlqyer të "London Mjaft Club" ne do ta çojmë përpara traditën e krijuar të këtyre organizimeve" pohon ai me modesti duke shtuar se janë duke përgatitur një sërë veprimtarish. Megjithëse shpeshherë kritik me politikanët shqiptarë Alban Bytyci e shikon politikën si një fushë ku ka shumë për të eksploruar. Për këtë ai fitoi respektin e deputetin britanik John Grogan i cili do ta bënte pjesë të bashkëpunëtorëve të ngushtë duke i besuar rolin e ndihmës asistentit. Albani nuk parapëlqen të flasë për të ardhmen por garanton se asnjëherë nuk do ta ulë ritmin e jetës e përfshirjen e tij në gjithçka sa u përmend më sipër pa harruar kërcimin Salsa dhe të flirtuarit me sa më shumë vajza sidomos shqiptare, që kur kërcejnë me të nuk zhgënjehen kurrë. Biseda jonë me të pandalshmin e të gjithanshmin plot energji Alban dukej sikur skishte të mbaruar. "Në moshën 16 deri 20 vjeç isha një njeri i pashpresë. Jeta ime ndryshoi e të marrë kuptim kur mbusha 20 vjeç falë vendosmërisë për të ardhur në Angli ku hulumtova shumë gjëra dhe vazhdoj ta bëj akoma çdo minutë të jetës time", janë fjalët e fundit tejet të sinqerta gjatë bisedës së gjatë e interesante me Alban Bytyçin që nuk e la jetën të rridhte mbase drejt një bariu të përjetshëm mes malesh duke ruajtur dhitë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.