Te jesh i varfer

Page 1


Një baba i pasur, duke dashur që djali i tij të kuptonte çfarë domethënë të jesh i varfër, e bën të kalojë disa ditë me një familje të thjeshtë fshatare.


Fëmija kalon tre ditë e tre netë në fushë.


Gjatë kthimit për në qytet, akoma në makinë, babai e pyet: Çfarë më thua për përvojën që kalove? -Mirë, përgjigjet fëmija, me gjysmë zëri.


A ke mësuar gjë?-këmbëngul i ati.


Po, shumë, përgjigjet djali. Si për shembull?-vazhdon i ati. 1 – Që ne kemi një qen e ata kanë katër.


2 – Që kemi një pishinë me ujë të filtruar, që arrin deri në fund të kopshtit. Ata kanë një lumë, me ujë të kristaltë, peshq e shumë gjëra të tjera të bukura.


3- Që kemi dritë elektrike në kopshtin tonë, por ata kanë yjet dhe hënën për t’i ndriçuar.


4 – Kopshti ynë arrin deri te muri, i atyre deri në horizont.



6 – Ne dëgjojmë CD... Ata dëgjojnë një simfoni të vazhdueshme papagajsh, gjinkallash e kafshësh të tjera...


...e gjithë kjo, ndonjëherë e shoqëruar me këngën e ndonjë të afërmi që punon tokën.


7 – Ne përdorimin mikrovalën. Ajo që ata gatuajnë ka shijen e zjarrit të ngadaltë.


8 – Për tu mbrojtur jetojmë të rrethuar nga rrethime me alarme... Ata jetojnë me dyer të hapura, të mbrojtur nga miqësia e shokëve të tyre.


9 – Ne jetojmë të lidhur me celularin, me kompjuterin, me televizorin. Ata janë të lidhur me jetën, me qiellin, me diellin, me ujin, me fushat, me kafshët, me hijet dhe familjet e tyre.


Babait i bëjnë shumë përshtypje ndjenjat e të birit. Në fund i biri e përmbyll me këto fjalë:


- Faleminderit që më mësove sa të varfër jemi!


Çdo ditë, bëhemi gjithnjë e më të varfër sepse nuk vëzhgojmë më natyrën, që është vepra madhështore e Hyjit,


por shqetësohemi gjithnjë që të KEMI, të KEMI e të KEMI GJITHMONЁ E MЁ SHUMЁ, në vend që të shqetësohemi vetëm që të JEMI.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.