Dy miqte.pdf

Page 1

DY MIQTË Trajtuar nga “kënga e bulkut” e Bruno Ferrero


Më i madhi quhej Frank dhe ishte njëzet vjeç. Më i riu ishte Ted dhe ishte tetëmbëdhjetë vjeç. Ishin gjithmonë së bashku, shumë miq që në fillore, dhe së bashku vendosën të rekrutoheshin në ushtri.


Kur u nisën i premtuan njëri-tjetrit dhe prindërve që do të kishin patur kujdes.

Ishin me fat dhe përfunduan në të njëjtin batalion: një luftë e tmerrshme mes rërave të ndezura në shkretëtirë.


Për disa kohë Frank dhe Ted qëndruan në kampet e mbrojtura nga aviacioni. Pastaj një mbrëmje erdhi urdhëri që të avanconin në territorin armik. Ushtarët avancuan për gjithë natën, nën kërcënimin e zjarrit armik.


Në mëngjes batalioni u mblodh në një fshat, por Ted nuk ishte.

Frank e kërkoi nga të gjitha anët, mes të plagosurve, mes të vdekurve… Gjeti emrin e tij në listën e të humburve.


Iu paraqit komandantit: “Kërkoj leje që të shkoj për të marrë mikun tim”

“Është tepër e rrezikshme” - iu përgjigj komandanti “E kam humbur tashmë mikun tënd, nuk dua të të humbas edhe ty. Atje jashtë janë duke gjuajtur!”


Frank prapëseprapë u nis. Mbas disa orësh e gjeti Ted të plagosur për vdekje.

E ngarkoi mbi shpatulla. Por një cifël e goditi për vdekje.


Ted pas pak kohe vdiq. Frank edhe pse i plagosur për vdekje, njësoj u zvarrit deri te kampi.

“A ia vlente të vdisje për të shpëtuar një të vdekur?” - bëriti komandanti -


“PO” pëshpëriti, sepse para se të vdiste, Ted më ka thënë: Frank e dija që do të kishe ardhur”.


Këtë do t’i themi Hyjit në atë moment: “E dija që do të kishe ardhur”


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.