Revista Tifozët Gjermanë, nr. 1, janar 2012

Page 90

Përtej sportit

Beckenbauer mirëpritet në Kosovë Nga Express më 04 mars 2011

F

ranz Beckenbauer sot vizitoi Prishtinën, me ftesë të presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli. Legjenda e futbollit gjerman është pritur ngrohtësisht nga kosovarët. Ngrohtë është pritur edhe në kabinetin e presidentit Pacolli. Ky i fundit e luti ish yllin e Bayern Munchenit që ta shfrytëzojë autoritetin e tij dhe ta ndihmojë Kosovën në procesin drejt anëtarësimit në FIFA e UEFA. Pacolli theksoi se Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes botërore të futbollit. Ndërkohë, Beckenbauer premtoi se do të bëjë çmos që ta përshpejtojë realizimin e aspiratës së kosovarëve për t’u bërë pjesë e botës së futbollit. Në takimin e Pacollit me Beckenbauerin prezent ishte edhe ministri i sportit, Memli Krasniqi. Më pas, ish ylli i Kombëtares së Gjermanisë, i shoqëruar nga Krasniqi dhe kryetari i FC Prishtinës, Remzi Ejupi bënë një xhiro në sheshin ‘Nënë Tereza’, për të vizituar më pas stadiumin e Prishtinës. Aty Beckenbauer është pritur mirë nga tifozët e FC Prishtinës, Plisat. Shumë tifozë morën autografe nga legjenda e futbollit gjerman. Ndërsa, drejtuesit e FC Prishtinës i dhuruan një fanellë të skuadrës së tyre me numrin 5, numër të cilin mbarte Beckenbauer kur ishte aktiv në futboll. Në fund, Pacolli shtroi një drekë për mysafirin nga Gjermania. Pjesëmarrës në këtë drekë ishin edhe zyrtarë tjerë të lartë qeveritarë, por edhe ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë. Aty kishte edhe përfaqësues të Federatave sportive të Kosovës. Me këtë rast, Pacolli ka dekoruar Beckenbauerin me çmimin ‘Ambasador Nderi i Kosovës’.

90 Tifozët Gjermanë


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.