Stampimi i parase dhe efektet ne ekonomi

Page 1

UNIVERSITETI I TIRANES

Qershor 2010 FAKULTETI I EKONOMISE

DEPARTAMENTI I INFORMATIKES

UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I EKONOMISE DEPARTAMENTI I INFORMATIKES DEGA INFORMATIKE – EKONOMIKE

Tema: Stampimi i parase dhe efektet ne ekonomi

Romina Kostani Elda Shurdhaj


Gjate viteve te fundit ekonomia boterore ka pesuar nje goditje, e cila vazhdon te ndihet ende. Qeverite e vendeve te prekura nga kriza kane hartuar plane nga me te ndryshmet per perballimin e saj. Ndoshta te gjithe e kemi pasur nje pyetje te tille ne raste recesioni, po sikur te stamponim me teper para? A do te ishte nje menyre e mire per te perballuar krizen? Cfare do te ndodhte nese qeveria, do te prodhonte me teper para kesh e do t’iau jepte ato qytetareve? A do te conte ne nje rritje ekonomike nje prodhim me i madh i parase? Le te shohim aspektin e pare. Nese qeveria do te vendoste t’i jepte cdo qytetari nje shume te caktuar parash, cfare do te ndodhte? Nje pjese e saj do te kursehej, nje pjese mund te shkonte per te shlyer borxhe, per te paguar taksa etj, por pjesa me e madhe, ne pergjithsi do te shpenzohej. Te gjithe do te vraponin neper dyqane per te blere te mira. Pra, kerkesa per mallra do te rritej. Oferta nuk do te ndryshonte, sepse jemi ne nje periudhe afatshkurter. Kompanite nuk mund te rritin prodhimin brenda nje periudhe kaq te shkurter, sepse do te duhej investim ne pune dhe kapital. Shitesit nuk do te ishin ne gjendje te perballonin nje fluks te tille kerkesash, prandaj veprimi me logjik qe do te benin, do te ishte rritja e cmimeve. Kjo do te ndodhte per nje pjese te madhe produktesh dhe do te sillte inflacion. Parate tona do te zhvleresoheshin. Depozitat e kursimeve do te beheshin te pavlefshme. E njejta gje do te ndodhte edhe me bonot. Ne momentin e maturimit, shuma e marre nga qytetaret do te ishte e pakonsiderueshme. Ne kete menyre, do te kishim humbje kudo. Bankat gjithashtu mund te pesonin humbje te medha dhe nje pjese e madhe e tyre do te falimentonin. Analogji: ari eshte i cmuar sepse sasia e tij eshte e kufizuar. Nese do te rritej gjendja e tij, edhe vlera do te binte. Analogji: nese nje mesues, do te vendoste noten maksimale per cdo student, atehere nota do te behej e pavlefshme. Nese do te vazhdohej te prodhohej gjithmone e me shume para, perseri nuk do te ishte e mjaftueshme per te arritur nivelin e rritjes se cmimeve. Pra, monedha do te zhvleresohej dhe njerzit do hiqnin dore prej saj, duke kerkuar menyra te tjera transaksioni. Nje prej tyre mund te ishte shkembim te mirash. Shkaku kryesor i hiperinflacionit eshte nje rritje masive e sasise se parase qe nuk korrespondon me rritjen e prodhimit te te mirave dhe sherbimeve. Kjo sjell nje disekuiliber mes kerkeses dhe ofertes per para (ne monedha dhe ne depozita) dhe shoqerohet me humbje totale te besimit ndaj parase. Ne pergjithesi, nuk mund te stampohen para me shpejt se norma me te cilen rritet inflacioni, sepse intervali kohor i ndryshimit shtrihet ne disa dite, madje 1


edhe ne disa ore. Hiperinflacioni lidhet ne pergjithesi me parate leter, sepse ato perdoren zakonisht per te rritur oferten monetare. Meqenese ekonomia eshte ne krize, qeveria apo Banka Qendrore fillon te prodhoje para ne prerje me te medha, saqe ato te voglat behen te pavlefshme. Nje rast i tille, kur Banka Qendrore filloi te stamponte para pa pushim ka ndodhur ne Gjermanine e viteve ’20. Gjithe ky proces coi ne nje nga hiperinflacionet me te medha ne bote.

GJERMANIA Ne Gjermanine e pas Luftes se Pare Boterore, inflacioni ishte ne kontroll. Kjo sepse, miliona njerez ishin ne front duke luftuar e jo neper dyqane duke blere, civilet punonin shume dhe kishin shume pak kohe te lire per te shpenzuar. Nevojat ishin te racionuara dhe te mirat e luksit nuk gjendeshin kollaj. Njerzit kursenin para, dhe ne shume raste per te menjanuar taksat. Qeveria i kishte premtuar popullit paga me te larta, ore te reduktuara, permiresim te sistemit arsimor dhe perfitime te tjera sociale. Por kjo do te thoshte nje kerkese te paperballueshme nga kapaciteti prodhues, i cili ishte i kufizuar. Per keto arsye, inflacioni u shfaq dukshem ne shkurt 1920 dhe niveli i cmimeve ishte 5 here me i larte se ai i disa muajve me pare. Nderkohe, sasia e parase ne qarkullim thjesht ishte dyfishuar. Cmimet po rriteshin me shpejt se norma e stampimit te parase. Besimi te marka gjermane kishte filluar te dobesohej. Ne te njejten kohe, miliarda rezerva parash u shfaqen nga asgjeja dhe hyne ne treg. Ne 15 muajt ne vijim indeksi i cmimeve mbeti i qendrueshem. Marka e kishte fituar rendesine e saj, cmimet rane me 50%, por qeveria vazhdonte te emetonte para ne treg. Sasia e monedhes ne qarkullim u rrit me 50% dhe borxhi i Bankes Qendrore me 100%, gje qe u be shkaku i nje situate tjeter inflacioni. Ne maj 1921, cmimet u rriten serisht dhe rreth nje vit me vone, perqindja e rritjes se tyre ishte 700. Banka Qendrore (Reichsbank) vazhdonte te stamponte monedha te reja, megjithese me ngadale se ritmi i rritjes se cmimeve. Pas korrikut te 1922 filloi hiperinflacioni. Gjithe besimi tek paraja u zhduk dhe indeksi i cmimit ishte gjithmone ne rritje per 15 muajt ne vazhdim.

Korrik 1914

1.0

Janar 1919

2.6

Korrik 1919 3.4 Janar 1920

12.6

Janar 1921

14.4

Korrik 1921 14.3 Janar 1922

36.7

Korrik 1922 100.6 Janar 1923

2,785.0

Korrik 1923 194,000.0

2


Nentor 1923 726,000,000,000.0

Nga mesi i 1922 deri ne nentor ’23 hiperinflacioni mori vrull te jashtezakonshem. Kete mund ta veme re edhe nga tabela e mesiperme qe pasqyron shifrat e indeksit te cmimeve. Meqenese Banka Qendrore besonte se problemi qendronte tek zhvleresimi i markes ne raport me monedhat e huaja, ata provuan edhe ta forconin ate duke blere monedhe te huaj. Por, meqenese gjate kesaj kohe, vazhdonin te prodhonin para te reja, me gjithmone e me teper 0, kjo tentative deshtoi. E vetmja perpjekje qe rezultoi me sukses ishte ajo te blerjes se arit apo metaleve te tjera te cmuara. Sipas fakteve historike, Gjermanise i duhej te paguante demshperblime lufte prej 31.4 miliard $. Kjo sasi ishte me teper se GDP e pergjitheshme e gjithe vendit. Shume besonin se Gjermania nuk do te ishte ndonjehere ne gjendje per ta paguar, megjithe afatit kohor prej 42 vjetesh. Kjo ishte dhe nje arsye tjeter pse Republika e Vajmarit stamponte gjithmone e me teper para, per te perballuar borxhin. Ne 1922 Gjermania nuk arriti te paguante nje kest, dhe kjo coi ne pushtimin e Ruhrit nga Franca dhe Belgjika. Qellimi ishte qe borxhi te nxirrej permes punetoreve gjermane ne kete zone, por ata filluan greven, prodhimi u paralizua dhe ekonomia e Gjermanise filloi te perkeqsohej edhe me shume. Nisi nje periudhe kur shteti megjithese rriste pagat vazhdimisht, ato nuk pershtateshin dot me normat e rritjes se inflacionit. Ne mesin e ’23, punetoret pagueshin 3 here ne dite, grate e tyre merrnin parate dhe vraponin neper dyqane per te blere. Por dyqanet gjate kesaj kohe ishin gjithmone me mungesa. Shitesit nuk mund te perballonin blerjen e mallit me gjithe ate destabilitet te parase. Fermeret refuzonin te sillnin produkte ne qytet, per ti shkembyer me ‘para te pavlefshme’. Filluan trazirat per ushqim. Shume njerez vershuan neper fshatra per te mbledhur vete perime apo per te plackitur fermat. Bizneset po mbylleshin dhe papunesia u rrit menjehere. Ekonomia po shkaterrohej. Njerzit e shtreses se mesme filluan te shisnin mobiljet, rrobat, bizhuterie dhe punime arti per te blere ushqim. Spitalet, aktivitet kulturore, institucionet e bamiresise dhe ato besimtare u mbyllen per shkak se fondet mungonin. Ata qe u preken me teper ishin njerzit e shtreses se mesme, meqenese vareshin nga nje e ardhur fikse. Te gjitha keto cuan ne humbjen e besimit tek qeveria dhe krijuan nje terren te hapur per ardhjen ne pushtet te Hitlerit. Punetoret, te zhgenjyer, u kthyen nga komunistet. Partite demokrate dhe shoqatat e punes humben kapitalet e tyre dhe u dobesuan. Regjimi demokratik e humbi besimin. Por, do te ishte e gabuar te mendoje se te gjithe ishin kunder inflacionit. Shume biznesmene rezultuan te fituar, pasi munden te shlyenin menjehere borxhet. Diten si te mbronin veten, duke kembyer marken ne monedha te tjera (ne tabele, kembimi valutor i markes me dollarin amerikan), apo duke investuar ne toke, duke marre hua nga bankat e duke e perdorur kete hua per te blere aksione te lira. Kostoja e huave ra dhe kjo i beri keto investime te vlefshme. Edhe shume punetore menduan se kjo ishte nje situate perfituese, 3


te pakten ne stadet e para te inflacionit. Pagat e tyre u rriten dhe u desh pak kohe per te kuptuar se cmimet po rriteshin shume me shpejt dhe ishin ata qe po humbisnin. Udheheqesit gjermane justifikonin faktin se, per shkak te zhvleresimit te markes, ishte e pamundur shlyerja e borxheve. Edhe sistemi i taksave ra. Biznesmenet pane se sa me teper te vononin ne pagesat e taksave, aq me e zbehte do te behej vlera e tyre. Ne tetor 1923, vetem 1% e buxhetit te shtetit hynte nga taksat dhe 99% nga stampimi i parave te reja. Nje ekonomist ka thene se, ‘Me pak qarkullojne ne Gjermani sot sesa para luftes’. Kjo thenie mund te duket e gabuar ne pamje te pare, por ne fakt eshte e vertete. 15-20 here me teper para qarkullonte ne ato vite ne krahasim me periudhen e para-luftes, nderkohe qe cmimet ishin rritur 40-50 here. Vlera e parase e llogaritur ne ar ra nga 7428 milion marka ne janar 1920 ne 168 milion ne korrik 1923. Pra, rezultoi se sasia e parase ne qarkullim ishte teper e madhe, por vlera e saj teper e vogel. Per sa kohe njerzit humbasin besimin tek nje monedhe, perpiqen qe te heqin dore nga ajo. Marshall-i ka thene se, vlera e parase nuk rritet duke shtuar prodhimin e saj, cdo rritje ne sasi tenton te pergjigjet me ulje te vleres se cdo njesie ne raport me rritjen. Ne tabele: marka gjermane qe nevojiteshin per te blere 28 gram flori.

EFEKTET E HIPERINFLACIONIT Nderkohe qe fillon inflacioni, njerzit nxitojne te blejne te mira per te hequr nga dora parate e zhvleresuara. Te njejten gje bejne edhe prodhuesit, duke blere makineri apo materiale te tjera qe nevojiten per prodhim. Fillojne te marrin me qellim kredi nga bankat, vleren e te cilave do ta fshije me pas inflacioni. Ne pergjithesi, nderkohe qe industria e rende lulezon, fillon nje depresion ne te produktet e konsumit. Firmat e medha e shohin me te lehte te rrisin cmimet, te perdorin materiale te dores se dyte dhe vecanerisht te aplikojne marrjen e kredive. Njerzit te shqetesuar per situaten, bejne pune me pak produktive, sepse shumicen e kohes mendojne se si te jene nje hap para inflacionit dhe nuk perqendrohen mjaftueshem tek puna. Vlera e kursimeve bie. Ne nje ekonomi moderne, norma e interesit eshte zakonisht me e larte se ajo e inflacionit. Psh, nqs inflacioni eshte 5%, norma e interesit mund te jete 7%. Kur inflacioni behet i dukshem, norma e tij ia kalon normes se interesit, qe sjell zhvleresim te depozitave. Kostoja e perballimit te te hiperinflacionit eshte e tille: nje klient eshte duke pire nje kafe, e cila kushton, le te supozojme ne rastin e Gjermanise, 5 000 marka. Pasi pi kafen e pare, porosit nje tjeter. Ne fund, fatura nuk i vjen 10 000 marka, por 14 000 marka. I thuhet se cmimi i kafes u rrit nderkohe qe ai ishte duke pire kafen e pare. Nje shembull tjeter do te ishte: pasi punetoret pagueshin ne 10 ne mengjes, do te shkonin ti shpenzonin ato para 4


menjehere. Shpeshhere, per te paguar, njerzit duhet te leviznin me karroca ose valixhe me para. Humbet besimi ne sektorin financiar dhe kjo mund te sjelle pasoja negative per te ardhmen. Mjafton te rikujtojme qe nazistet ne Gjermani u forcuan duke perfituar nga nje situate hiperinflacioniste. Hiperinflacioni i ben njerzit te shpenzojne me pak dhe firmat te reduktojne investimet. Kjo sjell renie drastike ekonomike dhe ulje te standartit te jeteses. Vlera e bonove gjithashtu bie, dhe madje akoma me shpejt se parate kesh. Raste te tjera, te ngjashme me Gjermanine ka pasur edhe ne vende te tjera, si Kina ne vitet 1948-49, kur Dinastia Yuan stamponte sasi te medha parash per te perballuar kostot e luftrave qe zhvillonte. Hiperinflacioni coi ne revolucion. Rast tjeter jane SHBA gjate viteve 1861 – 1865, Zimbabve ne vitet 1980 etj.

KONKLUZION Nga sa pame me lart, emetimi i pakontrolluar parase ne treg ka pasur efekte negative, si ne jeten ekonomike ashtu dhe ne historine e shteteve. Nje prodhim i tepruar i kartmonedhave mund te coje ne nje kolaps te paparashikuar ekonomik, mund te sjelle revolucione dhe luftra civile, mund te demtoje popullin, bizneset dhe shtetin si dhe te rrezoje monedhen vendase.

5


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.