Revista Tifozët Gjermanë, nr. 1, janar 2012

Page 81

Arsyeja

nr.

A

5

pse Gjermania do dominoje EURO 2012: Manuel Neuer

ktualisht nr. 1-shi gjerman qe rezulton te jete edhe nje nga portieret me te mire te botes. Ish portieri i Schalkes ka luajtur ne te gjitha nivelet e U-18 deri U-21. Bashke me titullin Kampion te Europes me u-21, Neuer mori me vete edhe cmimin e Portierit me te Mire. Vendin ne Kombetare e fitoi ne 2010. Ne 6 ndeshjet qe luajti (nga 7 te tilla), pesoi vetem 4 gola, me pak se 1 gol per ndeshje. Ne ndeshjen e vendit te trete me Urguajin, ai nuk luajti e Gjermania pesoi 2 gola, numrin me te madh te golave qe kishte pesuar gjate gjithe kompeticionit ne nje ndeshje. Ka luajtur cdo minute te kualifikuesve te Europianit dhe ka ndihmuar Gjermanine te qendroje sa me perfekte ne golat e pesuar: vetem 7 te tilla. Ndersa luante per Schalke sezonin e kaluar, ai e coi skuadren ne gjysefinalet e Champions League dhe Kupes se Gjermanise. Pasi deklaroi se nuk do te rinovonte me blute, u ble nga Bayern dhe u rendit i dyti nder portieret me te shtrenjte. Ne sezonin aktual me Bayernin, ai theu rekordin e klubit duke qendruar mbi 1000 minuta pa pesuar asnje gol. Neuer eshte patjeter portieri me i talentuar gjerman per momentin dhe me siguri do te mbroje rrjeten e skuadres me shume perkushtim.

Arsyeja

Arsyeja

nr.

6

pse Gjermania do dominoje EURO 2012: Mesut Özil

M

essi gjerman, Zidani gjerman... Po vrisni mendjen se pse nuk ishte ne arsyen e kaluar? Sepse ai perben nje arsye me vete! Mesfushori i Realit te Madridit kaloi nga Werder Bremen tek spanjollet per 15 milion €. Nje perfitim i jashtezakonshem dhe nje kosto kaq e ulet per nje lojtar kaq te talentuar si ai. 23 vjecari me origjine turke, pasi ndihmoi U-21 vjecaret te fitonin Europianin e 2009 iu bashkua Kombetares ne rrugen e Kampionatit Boteror vitin e kaluar. Ne fund te tij, ai ishte lojtari qe kishte dhene numrin me te madh te asisteve, edhe me shume se Xavi. Goli i vetem i ndeshjes me Ganen i hapi Gjermanise driten jeshile per raundin tjeter. Ne ndeshjet e rendesishme kunder skuadrave te medha si Anglia e Urguaj, ai dha nga nje asist per cdo ndeshje. Po ashtu eshte kandiduar nder 10 lojtaret kryesues per fitimin e Topit te Arte. Ne ndeshjet kualifikuese, ai luajti ne 9 te tilla dhe shenoi 5 here, pervec 7 asisteve qe dha. Ne Euron e ardhshme, pa dyshim qe te paturit e Ozil ne skuader do te ndihmoje Gjermanine te triumfoje e pse jo ta coje suksesin deri ne fund. Horst Hrubesch, trajneri i U-21 gjermane tha: “Ne në Gjermani kemi tendencen per te lavderuar lojtaret e huaj, Wayne Rooney, Cristiano Ronaldo apo Messi. Por ne kemi Messin tone. Ai eshte Özil.”

nr. 7 pse Gjermania do dominoje EURO 2012: Mundesi zgjedhjeje per mesfushen

G

jermania ka disa mesfushore te talentuar dhe trajneri Löw do ta kete te veshtire per te bere zgjedhjen. Sami Khedira, Thomas Müller dhe Bastian Schweinsteiger jane vetem disa opsione. Mbrojtes/mesfushor Sami Khedira ka luajtur per shume skuadra te reja gjermane derisa debutoi duke i marre vendin Simon Rolfes-it te Leverkusen ne 2009. Nje vit me vone shkoi ne Afrike per Kupen e Botes. Gjysem tunizian, Sami Khedira luan aktualisht per Realin e Madridit, ku ka bere nje performance goxha te mire. Ka fituar Bundesligen me Stuttgartin dhe Kupen e Mbretit me Realin. Te dyja ne vitin e tij te pare ne skuader. Ne kualifikueset e Europianit dha 2 asiste dhe ne 8 ndeshjet ku mori pjese Gjermania pesoi vetem 4 gola. Bavarezi Thomas Müller eshte si fizikisht ashtu edhe emocionalisht i pjekur. Ne rolin e nje mesfushori sulmues, 22 vjecari merr shpesh edhe pozicionin e mesfushorit te qendres ne 3-shen gjermane te mesfushes. Pas udhetimit ne Boterorin e 2010, Thomas u nderua me Kepucen e Arte pasi kishte shenuar 5 gola dhe kishte dhene 3 asiste. Ai u konsiderua edhe si Lojtari i Ri me i Mire per te mos harruar pastaj edhe listimin e tij ne 50 lojtaret kandidate per Topin e Arte 2011. Nen-kapiteni i Bayernit, Bastian Schweinsteiger ka qene nje zgjedhje e vjeter per Kombetaren. Ka luajtur me te qe prej 2004, pra ne 2 Boterore, 2 Europiane dhe 1 Kupe Konfederate. “Basti” apo “Schweini” sic e quajne shpesh luajti ne 5 ndeshje kualifikuese per Euro 2012. Ai shenoi edhe penalltine ne ndeshjen me Turqine disa jave me pare. Me Sami Khedira, Thomas Müller dhe Bastian Schweinsteiger, ndermjet te tjereve, mesfusha gjermane duket e frikshme! Tifozët Gjermanë 81


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.