Raporti i Verifikimit të Kritereve të Ligjshmërisë të IAL-ve

Page 1



PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PUBLIKE E PRIVATE NË VEND

3



PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PUBLIKE E PRIVATE NË VEND

Verifikimi i kritereve të ligjshmërisë në institucionet e arsimit të lartë (IAL) është një megaproces inspektimi i IAL-ve, publike dhe private, që ka ndodhur për herë të parë pas 24 vitesh. Ky është një raport i përmbledhur ku evidentohen elementet kryesore të tij si dhe masat që propozohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS) ndaj IAL-ve publike dhe private. Procesi është konceptuar, që kur kjo Qeveri ka marrë detyrën, si një ndër detyrat e posaçme të MAS: fillimin e një procesi inspektimi dhe transparencë të të gjitha IAL-ve publike dhe private, si një proces i cili do të ishte në funksion të kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë në këto institucione. U konceptua që në fillim si një proces gjithëpërfshirës, transparent, profesional dhe tërësor me pjesëmarrje të të gjithë stafit të Ministrisë, por dhe të institucioneve të varësisë, që ofronin ekspertizën më të mirë në këtë fushë. Ky proces u konceptua dhe u zhvillua në katër faza: Faza e parë: Mbledhja e të gjitha informacioneve nga IAL-të publike dhe private. Në janar të këtij viti, nga MAS iu kërkua, nëpërmjet shkresave zyrtare, të gjitha IAL-ve publike e private i gjithë informacioni i nevojshëm, i cili do të shërbente për të kuptuar situatën ligjore të çdo institucioni të arsimit të lartë. Të dhënat kishin të bënin me stafin, infrastrukturën, programet e studimit, strukturën etj. U përpunuan dhe u shqyrtuan në një kohë rekord të dhënat. Bazuar në panoramën ligjore që kishin krijuar të dhënat e marra zyrtarisht nga IAL-të, ministri i Arsimit dhe Sportit, me Urdhër nr. 106, më 28 mars 2014 u kërkoi IAL-ve të përcjellin në MAS një sërë dokumentesh të detajuara në 37 kërkesa specifike, të cilat bënin të mundur shqyrtimin e kritereve më të rëndësishme ligjore që një institucion i arsimit të lartë duhet të plotësojë dhe të zbatojë, në kuadër të respektimit të kërkesave ligjore për të operuar në përputhje me ligjin për arsimin e lartë. Faza e dytë: Përpunimi i të dhënave të marra nga IAL-të. Me një urdhër të dytë të ministrit të Arsimit dhe Sportit u ngrit grupi i punës, i përbërë nga 39 specialistë dhe drejtues të MAS-it. Ky grup përpunoi dokumentacionin e detajuar, të mbledhur nga të

VERIFIKIMI I KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

gjitha IAL-të, publike dhe private, në përgjigje të 37 kërkesave. U përgatitën skedat paraprake për çdo institucion, bazuar në vetëdeklarimin e tyre. U ngritën 59 grupe pune për 59 IAL, ku u angazhuan mesatarisht 5 specialistë për grup nga MAS, Agjencia e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL) dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit (IShA). Në përpunimin e këtyre të dhënave, grupet e punës konsumuan rreth 5000 orë pune. Faza e tretë: Inspektimet në vend. Në muajt maj, qershor dhe korrik, në një kohë rekord, u realizuan inspektimet në 59 institucionet, ku u verifikuan dokumentacioni, regjistrat, stafi, infrastruktura, struktura e IAL-ve, u intervistuan studentë, staf akademik, staf administrativ dhe titullarë të institucioneve etj. Në total, u kryen rreth 2000 orë inspektime, në përfundim të të cilave nëngrupet e kontrollit hartuan projektraportet e kontrollit. Në zbatim të parimeve më të mira të procesit të rregullt ligjor, projektraportet iu vunë në dispozion të gjitha IAL-ve, duke u lënë kohën e nevojshme për të kundërshtuar, observuar apo pranuar gjetjet e konstatuara tashmë nga grupet e kontrollit. Brenda 7 ditësh, IAL-të sollën në Ministri të gjitha objeksionet e tyre mbi projektraportet, të cilat iu dërguan përsëri grupeve të kontrollit për shqyrtim dhe reflektim në projektraportet paraprake. Faza e katërt: Dalja në konkluzione finale. Në MAS u ngrit një komision i posaçëm nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, në përbërje të të cilit ishin drejtori i Drejtorisë Juridike në MAS, drejtori i Arsimit të Lartë në MAS, drejtori i APAAL dhe drejtori i Drejtorisë së Inspektimit dhe kontrollit të Ligjshmërisë në IShA, të cilët, në një proces maratonë, diskutuan në seanca dëgjimore me nëngrupet e punës, në mënyrë specifike për çdo IAL. U diskutuan të gjitha gjetjet, konkluzionet dhe objeksionet. Në disa raste, komisioni thirri në seanca dëgjimore edhe përfaqësuesit më të lartë të IAL-ve, në mënyrë që edhe ata të jepnin shpjegimet e tyre mbi gjetjet e grupeve të kontrollit, për të mbërritur në konkluzione sa më të drejta dhe shteruese. Në mbarim të diskutimeve, nëngrupet e punës përgatitën raportet 5


VERIFIKIMI I KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PUBLIKE E PRIVATE NË VEND

finale për çdo institucion, që ia dorëzuan Sekretarit të Përgjithshëm të MAS-it. U shkruan 4000 faqe raporte, janë administruar si prova shkresore mbi 10000 faqe dokumentacion. Gjetjet kryesore, të konstatuara në nivel makro nga ky inspektim kaq masiv dhe që në fakt është një pasqyrë e qartë e situatës ligjore në të cilën ndodhet sot arsimi i lartë në Republikën e Shqipërisë, janë: Për IAL-të private: • Mbi 90% e IAL-ve private nuk kanë staf të mjaftueshëm efektiv. • Më shumë se 2/3 e IAL-ve nuk arrijnë të mbulojnë ngarkesën mësimore akademike me staf të brendshëm, sipas standardeve ligjore të kërkuara. • Mbi 90% e IAL-ve private nuk kanë akte rregullatore të brendshme për mirëfunksionimin e tyre, të miratuara nga organet kolegjiale. • 88% e institucioneve të arsimit të lartë kanë parreg ullsi ose paplotësi të regjistrave themeltarë, të progresit akademik apo të diplomimit të studentëve. • 85% e institucioneve të arsimit të lartë nuk zbatojnë rregullat ligjore për administrimin dhe ruajtjen e dokumentacionit zyrtar të institucionit. • 80% e institucioneve të arsimit të lartë kanë parregullsi në marrëdhëniet kontraktuale me stafin akademik dhe studentët. • Rreth 2/3 e institucioneve të arsimit të lartë bëjnë reklamim/marketing të pandershëm, përhapje informacioni të rremë për publikun dhe studentët. • Në më shumë se 60% të institucioneve të arsimit të lartë privat nuk funksionojnë organet kolegjiale, sipas legjislacionit në fuqi. • 56% e institucioneve të arsimit të lartë privat nuk ofrojnë garanci financiare për vazhdimin e studimeve as për studentët që kanë aktualisht në sistem. • Më shumë se gjysma e institucioneve të arsimit të lartë privat nuk plotëson standardet minimale të infrastrukturës dhe sigurisë së studentëve. • Më shumë se gjysma e institucioneve të arsimit të lartë privat, që kanë ofruar të drejtën për ofrimin e programeve të ciklit të tretë, nuk kanë kapacitet akademik ose nuk plotësojnë standardet për të ofruar këto programe. Për IAL-të publike: • Asnjë nga institucionet publike të arsimit të lartë 6

(përveç 1 IAL-je) nuk i është nënshtruar detyrimit ligjor për vlerësimin e cilësisë dhe akreditimin. • Me pak përjashtime, thuajse të gjitha IAL-të kanë mangësi të rëndësishme dhe parregullsi në dokumentacionin zyrtar, të personelit akademik dhe të studentëve. • Rreth 2/3 e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjitha njësive bazë në përbërje të tyre në lidhje me numrin dhe shkallën e kualifikimit të stafit akademik. • Rreth 1/2 e IAL-ve nuk plotësojnë standardet e të gjitha njësive kryesore në përbërje të tyre. • Më shumë se 1/2 e IAL-ve nuk plotësojnë standardet minimale për treguesit staf akademik/ student dhe staf efektiv/staf i ftuar. • Në rreth 70% të IAL-ve, organet kolegjiale funksionojnë dhe/ose marrin vendime në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore, madje dhe me vetë rregulloret e tyre. • Në shumicën dërrmuese të IAL-ve, autoritetet drejtuese të zgjedhura marrin kompetenca dhe vendimmarrje/miratime në kundërshtim të hapur me ligjin, aktet nënligjore dhe vetë aktet e miratuara të institucionit (statut, rregullore). • Më shumë se 1/2 e IAL-ve nuk respektojnë parimet, kriteret dhe procedurat për rekrutimin e stafit akademik efektiv dhe të ftuar, si dhe atë administrativ. • Thuajse 100% e IAL-ve nuk respektojnë kriteret përzgjedhëse për pranimet e studentëve në ciklin e dytë, Master profesional, dhe rreth 70% as ato për pranimet në Master shkencor. • Më shumë se 1/2 e IAL-ve nuk kanë kapacitetet e duhura akademike dhe shkallën e kualifikimit për të ofruar programet e studimit Master shkencor dhe Doktoratë. • Rreth 2/3 e IAL-ve shkelin ose nuk respektojnë kriteret dhe procedurat e pranimit në programet e studimit të doktoratës. • Më shume se 1/2 e IAL-ve nuk respektojnë kriteret dhe procedurat për promovimin për grada dhe tituj akademikë. • Rreth 3/4 e IAL-ve nuk plotësojnë as standardet minimale të infrastrukturës, mjediseve dhe kritereve të sigurisë për stafin dhe studentët. Masat dhe tipologjitë e tyre Bazuar në këto gjetje dhe ballafaqimin e tyre me dispozitat ligjore dhe nënligjore, tipologjitë e masave që MAS propozon për IAL-t janë:


PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PUBLIKE E PRIVATE NË VEND

Për IAL-të Private: • Masat për institucionin: • Heqje licence: Institucionit i hiqet e drejta e ushtrimit të aktivitetit në fushën e arsimit të lartë, duke ndërprerë veprimtarinë në fushën e arsimit të lartë për të gjitha programet dhe vitet e studimit. Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të tjera, t’i rimbursojë ata financiarisht, si dhe t’i dorëzojë zyrtarisht MAS-it të gjithë dokumentacionin zyrtar që disponon. • Pezullim licence deri në një afat dyvjeçar dhe eventualisht kushte për t’u plotësuar brenda fillimit të vitit akademik për vitet nga i dyti e më tej: Institucionit i hiqet e drejta të pranojë studentë të rinj për vitin akademik 2014-2015, për të gjitha vitet dhe programet e studimit, si dhe të pranojë studentë që transferohen nga institucione të tjera në këtë institucion. Institucioni duhet të plotësojë të gjitha kushtet e vëna dhe të raportojë në MAS për plotësimin e tyre brenda afatit të përcaktuar. MAS do të vlerësojë plotësimin e tyre dhe vetëm në rast plotësimi do të vijojë me revokimin e pezullimit, në të kundërt do të vijohet me heqjen e licencës. • Mbyllje të programeve të studimit: Për këto programe studimi nuk mund të vijohet me procesin mësimor në asnjë nga vitet e studimit. Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët e këtij programi studimi me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të tjera. • Rekomandime për t’u plotësuar brenda një afati të caktuar: Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masën e pezullimit/heqjes së licencës. • Kallëzim penal për personin juridik. Në këtë proces të verifikimit të ligjshmërisë janë hasur shpesh veprime apo sjellje të personit juridik, pra të institucionit, të cilat përbëjnë vepra penale dhe dënohen sipas legjislacionit penal në fuqi. Për këtë

VERIFIKIMI I KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

shkak, MAS, përveç kallëzimeve për individë të ndryshëm të përfshirë në konsumimin e veprave penale, do të kallëzojë penalisht edhe personat juridikë që me mënyrën e tyre të të organizuarit dhe të funksionuarit kanë konsumuar elemente të veprave penale. Njëkohësisht, do të kërkojmë që nga ana e prokurorisë të merret masa e sigurisë për bllokimin e aseteve të kompanive që qëndrojnë pas këtyre personave juridikë. • Si masa shoqëruese, MAS ka gjykuar që në çdo rast, për çdo IAL private, t’i dërgojë zyrtarisht Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës raportet e kontrollit me kërkesën për fillimin e kontrollit tematik, për të gjitha IAL-të. Për individët dhe organet vendimmarrëse të IAL-ve: • Përveç masave që do të merren për personat juridikë, nga MAS, pas individualizimit të përgjegjësive do të vijohet edhe për individë të veçantë me kallëzime penale për veprën penale të “mashtrimit”, “fallsifikimit” apo “shpërdorimit të detyrës”. Kjo do të ndodhë jo vetëm për individë apo organe individuale, por njëkohësisht edhe për organet kolegjiale. Nuk mundet më të vijohet të ndiqet praktika e fshehjes së vendimeve të paligjshme nëpërmjet vendimmarrjeve nga organet kolegjiale. MAS do të kërkojë përgjegjësitë individuale në organet kolegjiale. • Për IAL-të publike: Për institucionin: • Mbyllje të institucionit: Institucioni mbyllet përfundimisht duke ndërprerë veprimtarinë në fushën e arsimit të lartë për të gjitha programet dhe vitet e studimit. Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të tjera, eventualisht, si dhe t’i dorëzojë zyrtarisht MAS-it të gjithë dokumentacionin zyrtar që disponon. • Mbyllje të filialeve/njësive kryesore: Filiali/njësia kryesore mbyllet përfundimisht duke ndërprerë veprimtarinë në fushën e arsimit të lartë për të gjitha programet dhe vitet e studimit që ajo 7


VERIFIKIMI I KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PUBLIKE E PRIVATE NË VEND

njësi mbulon. Institucioni ka detyrim, në rastet e mbylljes së filialeve, të parashikojë transferimin e studentëve të viteve nga i dyti e më tej pranë njësive kryesore të tij deri në përfundimin e ciklit përkatës të studimeve ose, eventualisht, të pajisë të gjithë studentët e interesuar me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e studimeve të tyre në institucione të tjera. Në rastet e mbylljes së njësive kryesore, institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e studimeve të tyre në institucione të tjera ose transferimin e tyre në programe të ngjashme sipas të gjitha procedurave të parashikuara në aktet ligjore e nënligjore në fuqi. • Riorganizim institucional ose i njësive kryesore dhe/ ose atyre bazë: Institucionet kanë detyrimin të kryejnë procesin e riorganizimit institucional dhe të ndjekin të gjitha procedurat e vlerësimit dhe miratimit në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, brenda afateve të lëna. • Pezullim i programeve të studimit: Për këto programe studimi nuk parashikohet të akordohen kuota pranimi për vitin akademik 2014-2015 dhe më tej, deri në plotësimin e kushteve të vëna. Studentët, tashmë të regjistruar në këto programe studimi nga viti i dytë e më pas, do të vijojnë studimet deri në përfundimin e tyre. Institucioni ka detyrim të garantojë ofrimin e një procesi mësimor brenda standardeve të parashikuara për studentët që do të vijojnë. • Rekomandime për t’u plotësuar brenda një afati të caktuar: Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Rishikim i kuotave të akorduara për programet e ndryshme të studimit, bazuar në gjetjet e këtij

8

procesi verifikimi: Duke nisur nga viti akademik 2014-2015, për të gjitha institucionet, filialet/njësitë kryesore, programet e studimit, të cilat nuk plotësojnë kriteret bazë (pjesërisht ose plotësisht) është parashikuar në VKM-në përkatëse reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë në të gjitha IAL-të publike. Mbështetur në vlerësimet dhe gjetjet e këtij procesi, do të vijohet edhe me përcaktimin e kuotave për programet e ciklit të dytë dhe të tretë në vijim. Për individët, organet individuale dhe kolegjiale: • Do të kërkohet pezullimi dhe shkarkimi i çdo autoriteti drejtues i institucioneve të arsimit të lartë, që nga rektori deri te pedagogu, apo nëpunësit administrativë. • Do të kërkohet marrja e masave administrative dhe/ose kallëzim penal për individët ose organet kolegjiale të IAL-ve. Siç e theksuam më lart, nuk do të ketë më shmangie nga përgjegjësia nëpërmjet fshehjes në organet kolegjiale. Do këtë përgjegjësi deri penale individuale për anëtarët e organeve kolegjiale. • Do të informohet Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP) për të evidentuar konflikte të mundshme interesi në institucionet tona publike të arsimit të lartë. Masat konkrete të propozuara nga MAS për IAL-të private: A) Vijim i aktivitetit me kushte, apo rekomandime për përmirësim të kritereve: 1. Universiteti “Polis” 2. Universiteti katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” 3. SHLUJ “Marubi” 4. Universiteti “Epoka” 5. IPAL “Shkolla e Lartë “Nehemia” 6. Universiteti Europian i Tiranës 7. SHLUJ “Universiteti i New Yorkut, Tiranë” 8. SHLUJ “Luarasi” 9. Akademia e studimeve të aplikuara “Reald” 10. Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë 11. SHLP “Tirana Business University” 12. SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” 13. SHLUJ Universiteti “Marin Barleti”


PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PUBLIKE E PRIVATE NË VEND

B) Pezullim i pjesshëm apo i plotë i aktivitetit: 1. Universiteti “Aldent” 2. SHLP “Hëna e plotë” (Bedër) 3. Kolegji Profesional privat “New Generation” 4. SHLP “Logos” 5. SHLUP “Instituti Kanadez i Teknologjisë” 6. Kolegji Profesional “Ivoclar Vivadent & Partners” 7. ShLAP “Pavarësia” Vlorë 8. Akademia Profesionale e Biznesit 9. IPAL “ISSAT” 10. ShLUJ “Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi” 11. SHLUJ “Justicia” 12. SHLUP “Wisdom University” 13. Universiteti privat “Albanian University”

VERIFIKIMI I KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë, si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in, brenda afateve të përcaktuara, mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së, si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit.

C) Heqje e licencës: Universiteti i Sporteve, Tiranë 1. SHLUP “Vitrina” 2. SHLUJ “Universiteti Kristal” 3. SHLUJ “Justiniani I” 4. Akademia e Ndërtimit, Tiranë 5. SHLP “Universiteti Elite” 6. IPAL Shkolla e Lartë “Illyria” 7. Akademia e Studimeve të Aplikuara, Durrës 8. SHLP “Universiteti Planetar i Tiranës” 9. Akademia Pedagogjike, Tiranë 10. IALP Shkolla e Lartë “Nëna Mbretëreshë Geraldinë” 11. IPAL “Kolegji profesional i sporteve, Fier” 12. Kolegj profesional “Argent”, Shkodër 13. IALP “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës” 14. Shkolla e Lartë Private e Edukimit 15. Kolegjet Profesionale, private “Medicom” 16. IP “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës” 17. SHPAL “Gjon Buzuku”, Shkodër 18. SHLUJ “Medikadent” Masat e marra aktualisht dhe që do të ndërmerren në vijim për IAL-të publike: Universiteti i Tiranës • Propozim për mbyllje të filialeve Kukës dhe Sarandë dhe riorganizim institucional. • Pezullim i programeve të studimit. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i

• Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. Universiteti i Arteve, Tiranë • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa 9


VERIFIKIMI I KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PUBLIKE E PRIVATE NË VEND

administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë • Propozim për mbyllje të filialeve Kukës dhe Sarandë dhe riorganizim institucional dhe/ose shkrirje me një institucion tjetër të arsimit të lartë publik. • Pezullim i programeve të studimit të cikleve të ndryshme, përfshirë doktoratat. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. Universiteti Politeknik i Tiranës • Riorganizim institucional. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. 10

Universiteti Bujqësor i Tiranës • Propozim për mbyllje të filialeve të Lushnjës dhe Gjirokastrës dhe riorganizim institucional. • Pezullim i programeve të studimit. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. Qendra e Studimeve Albanologjike Rivlerësim i statusit juridik të QSA-së. Riorganizim tërësor i këtij institucioni. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për të gjitha ciklet e studimit të ofruara nga ky institucion. • Pezullim i programeve të studimit. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit.


PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PUBLIKE E PRIVATE NË VEND

Akademia e Forcave të Armatosura • Riorganizim institucional. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit.

VERIFIKIMI I KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. Universiteti “Eqerem Çabej”, Gjirokastër

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës • Propozim për mbyllje të filialit të Peshkopisë dhe riorganizim institucional. • Pezullim i programeve të studimit. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit.

• Riorganizim institucional. • Pezullim i programeve të studimit. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë • Riorganizim institucional. • Pezullim i programeve të studimit. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i

• Riorganizim institucional. • Propozim për mbyllje të filialit të Pogradecit dhe riorganizim institucional. • Pezullim i programeve të studimit. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i

11


VERIFIKIMI I KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PUBLIKE E PRIVATE NË VEND

tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan • Riorganizim institucional. • Pezullim i programeve të studimit. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër • Riorganizim institucional. • Reduktim i kuotave të studimit ose mosakordim i tyre për ciklin e parë të studimit me kohë të plotë si dhe në vijim për ciklin e dytë dhe të tretë. • Institucioni duhet të plotësojë rekomandimet dhe

12

të informojë MAS-in brenda afateve të përcaktuara mbi përmbushjen e rekomandimeve të lëna sipas tipologjisë. Në rast mosplotësimi, MAS do të vijojë me masat e përshkallëzuara sipas natyrës dhe tipologjisë së rekomandimeve si dhe marrjen e masave për individët përgjegjës. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masat përkatëse më tej për pezullim/shkarkim të autoriteteve drejtuese të IAL-së si dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. Akademia e Arteve, Shkodër • Propozim për mbyllje IAL-së. • Nuk u akorduan kuota të reja studimi në të 13 programet që ky institucion ofronte, për vitin akademik 2014-2015. • Të gjithë studentët që ndjekin studimet nga viti i dytë e më pas, do të transferohen në Universitetin e Arteve Tiranë për vijimin e studimeve. • Institucioni ka detyrim të pajisë të gjithë studentët me dokumentacionin e nevojshëm për vijimin e tyre në institucione të tjera, si dhe t’i dorëzojë zyrtarisht MAS-it të gjithë dokumentacionin zyrtar që disponon. • Individualizimi i përgjegjësive për organet kolegjiale dhe individët përgjegjës për shkeljet e vërejtura dhe masa administrative dhe/ose kallëzim penal/civil për individët ose organet kolegjiale. • Njoftim i ILDKP-së për rastet e konfliktit të interesit. MAS, mbështetur në gjetjet e këtij procesi, po vijon punën për identifikimin dhe marrjen e masave për përgjegjësitë individuale të individëve apo autoriteteve drejtuese, si dhe ato të organeve kolegjiale, përfshirë dhe identifikimin e pasojave të shkaktuara nga vendimmarrjet respektive financiare apo të natyrave të tjera. MAS, gjithashtu, që në fillim të këtij procesi, ka pasur në vëmendje konstante pasojat që ky proces mund të sjellë eventualisht për studentët, duke pasur shumë të qartë përgjegjësinë që vetë shteti ka për situatën që është konstatuar në arsimin e lartë nëpërmjet këtij kontrolli. Në respekt të plotë të një


PËRMBLEDHJE E RAPORTIT TË VERIFIKIMIT TË KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË, PUBLIKE E PRIVATE NË VEND

VERIFIKIMI I KRITEREVE TË LIGJSHMËRISË NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË

parimi kushtetues, siç është ai sigurisë juridike, MAS do t’u gjendet pranë studentëve për çdo zgjidhje ligjore individuale që ata do të kërkojnë. Për këtë shkak, po përgatitet një urdhër i ministrit të Arsimit dhe Sportit për krijimin e një komisioni të posaçëm ad hoc, të përbërë nga profesionistë të fushës së arsimit të lartë, i cili do të marrë në shqyrtim të gjitha kërkesat e studentëve që do të preken nga ky proces. MAS i bën të qartë publikut se i gjithë ky proces ka pasur për qëllim vetëm verifikimin e përmbushjes së kritereve ligjore të institucioneve të arsimit të lartë dhe nuk sjell në vetvete asnjë garanci për asnjë institucion të arsimit të lartë për cilësinë që institucioni ofron nga pikëpamja akademike. Kontrolli i ligjshmërisë ka për qëllim vetëm verifikimin e mundësive juridike nëse një institucion i arsimit të lartë mund të vijojë të ushtrojë aktivitetin e tij si i tillë apo jo. Kontrolli i cilësisë akademike, sigurisht, që do të jetë një fazë e dytë dhe do të realizohet nga një kompani e mirënjohur ndërkombëtare e akreditimit.

13





Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.