MANIFEST 2017-2021

Page 1

PROGRAMI I PLOTË PËR 4 VJEÇARIN E ARDHSHËM

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

QERSHOR 2017

1


PËRMBAJTJA

1

4

Shqipëria që duam!

Premtime të mbajtura

fq.03

fq.12

2 5 3 6 Nga një realitet i dhimbshëm fq.07

Premtime për të cilat po punojmë ende fq.18

Nje Shqipëri sot, më e mirë

Shqipëria jonë në vitin 2021.

fq.09

fq.19

Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë! Sepse e duam Shqipërinë dhe jemi këtu, në këtë parti, për Shqipërinë që duam! fq.32

2

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Shqipëria që duam!

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Ne, socialistët shqiptarë, po ndërtojmë Shqipërinë e të gjithëve, me shtet funksional, punë të sigurtë, mirëqenie për qytetarët dhe të ardhme për gjeneratën tjetër. Një Shqipëri më e mirë, një ekonomi në rritje, një shoqëri më e drejtë, shërbime publike cilësore për të gjithë dhe qytetarë më të mbrojtur nga përjashtimi social e arroganca e pushtetit, është ajo për të cilën po punojmë, është Shqipëria që duam për çdo shqiptar.

Shqipëria që kemi sot është ende një shtet pa drejtësi. Një Shqipëri më e drejtë është nevojë jetike. Barazia para ligjit ka qenë thelbi i sjelljes sonë të vendosur, të përditshme në qeverisje. Respektimi i Kushtetutës, ndarja e pushteteve, zbatimi i ligjit dhe barazia para tij, drejtësia, po sfidohen në mënyrë të vazhdueshme nga një grusht politikanësh, prokurorësh dhe gjykatësish të korruptuar, duke cënuar rëndë institucionet, ekonominë, shoqërinë. Ne jemi të vendosur ta reformojmë Drejtësinë, si një nga elementet kyç të shtetbërjes dhe thelbin e një shoqërie demokratike.

Për ne, reforma në drejtësi është rruga për të:

4

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


• ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, ku të gjithë qytetarët, pavarësisht nga origjina, pozita dhe statusi ekonomik e shoqëror, gëzojnë të drejta të barabarta ligjore, ekonomike, sociale dhe mbrojtje të barabartë nga abuzimi, shfrytëzimi, përjashtimi.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

5


• rithemeluar mbi bazë aftësie, merite, ndershmërie, paanshmërie, përgjegjshmërie, pallatin e drejtësisë, rikthimin e tij në shërbim të çdo qytetari të zakonshëm që kërkon drejtësi dhe ligjit.

6

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


• shembur murin e lartë të pandëshkueshmërisë, hequr imunitetin e të paprekshmit për politikanë e pushtetarë që shkelin ligjin, familjarë dhe klientë ekonomikë që grumbullojnë përfitime të paligjshme, duke i marrë qytetarit dhe ekonomisë sonë të përbashkët gjithçka për vete.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

7


• garantuar një ekonomi të hapur, të lirë e konkurruese, që ofron mundësi të barabarta për të hyrë në treg; për të punuar, zhvilluar, dhe u rritur cilitdo sipërmarrës e punëtor; për t’u tatuar ndershmërisht mbi fitimet e të ardhurat e tyre të njohura me ligj.

8

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


• mbrojtur të drejtat e punëtorëve nga fuqia e punëdhënësit, privat apo publik, mbi parimet e një pune të ligjshme, të mirëpaguar, taksuar ndershmërisht dhe mbrojtur me sigurime shoqërore e shëndetësore dhe përfitime të tjera të ligjshme.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

9


• garantuar trajtim ligjor të barabartë, të ndershëm, të shpejtë dhe efikas të çdo sipërmarrjeje vendase e të huaj; zbatuar të njëjtat rregulla loje të njohura, të qëndrueshme, të pandikuara nga pushteti e lidhja me të; rritur konkurrueshmërinë, efiçencën dhe efektshmërinë në tregje; reduktuar në maksimum kostot e mungesës së besimit, korrupsionit apo pasigurisë. 10

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


• ndëshkuar dhe zhbërë çdo vendim të padrejtë apo akt të dhunshëm të grabitjes dhe tjetërsimit të pronave të vjetra apo të reja të qytetarëve, nëpërmjet pushtetit ekzekutiv, gjyqësor dhe të parasë, pozitës zyrtare apo forcës banale, për të çliruar tregun e pronës nga pronësia e rreme, pronarët e paligjshëm dhe për t’ia kthyer këtë pasuri të madhe ekonomike të zotëve dhe zhvillimit kombëtar. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

11


• garantuar që solidariteti i shoqërisë shkon për të pamundurit e të varfërit, duke mbrojtur secilin prej tyre nga pamundësia e marrjes apo mohimi i kujdesit shëndetësor, shërbimit arsimor dhe çdo shërbimi tjetër publik të garantuar me ligj, përfshirë mjetet e domosdoshme monetare për të patur kushte minimale jetese dhe dinjitet çdo ditë.

12

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


• çuar deri në fund betejën e nisur e që vazhdon kundër krimit, kultivimit dhe trafikimit të drogës, krimit kundër jetës dhe pronës, betejën kundër krimit financiar që krijon e qarkullon pasuri të paligjshme të cilat do të sekuestrohen dhe përdoren për të fituar këtë betejë dhe për të dëmshpërblyer të dëmtuarit.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

13


Përmes Drejtësisë, ne garantojmë një qeverisje funksionale dhe të përgjegjshme, si një kontratë e ligjshme, e monitorueshme dhe e kontrollueshme, mes të zgjedhurve dhe qytetarëve të lirë, por edhe më shumë, një qeverisje të përmbajtur dhe efikase qendrore, në ekuilibër të plotë dhe ndarje të qartë të përgjegjësive, financave, pasurive, me qeverisjen vendore si bartësen e demokracisë lokale aktive dhe funksionale.

Ne i dhamë fund populizmit dhe zbatuam një program intensiv reformash strukturore, me vizionin e Shqipërisë së 20 viteve të ardhshme dhe kurajon politike që nuk e kishte guxuar asnjë qeveri më parë.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për të zhvilluar më tej një model ekonomik me rritje të qëndrueshme, të lidhur ngushtësisht me punësimin, prodhimin, dijen, inovacionin dhe konkurrencën, me mbrojtjen e mjedisit, përdorimin dhe zhvillimin efikas të pasurive kombëtare natyrore.

Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë politika që vendosin barazi mes qytetarëve, por edhe që mbrojnë individin nga arroganca e pushtetit dhe efektet anësore të fuqisë së tregut të lirë.

Shoqëria e mirëqenies qëndron në themel të këtij modeli e do të zhvillohet më tej. 14

Ne jemi të bindur se rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies kalon nga shtetformimi dhe vazhdimësia e reformave të nisura në shërbim të qytetarit.

Nuk ka rritje pa punësim, as mirëqenie pa të. Ndaj angazhimi ynë qeverisës do të synojë një vend pune për cilindo që ka aftësitë dhe kërkon të punojë. Tregu i punës gjithëpërfshirës, fleksibël, me rregulla, pagë minimale në rritje dhe punë të paguar denjësisht, mbetet prioriteti ynë.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

15


16

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Gjatë katër viteve të ardhshme ekonomia jonë do të krijojë vende të reja pune të ligjshme dhe të mirëpaguara.

220.000 vende të

reja pune. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

17


Ne jemi të vetëdijshëm se tregu i punës ka ende nevojë për përmirësim, por edhe kapacitete të pashfrytëzuara për t’u vënë në funksion të rritjes ekonomike dhe mirëqenies së qytetarit. Në qendër të politikave tona të punësimit, do të jetë harmonia dhe drejtësia sociale, mirëqenia e njerëzve që punojnë dhe zbatojnë rregullat e shoqërisë, meritokracia, duke i dhënë secilit atë që i takon. Me politikat tona do të vazhdojmë të rikthejmë në tregun e punës optimizmin, besimin, meritën, pjesëmarrjen, konkurrueshmërinë dhe mbrojtjen e të drejtave të çdo punëtori. Do të mbështesim sipërmarrjen, vetëpunësimin dhe shërbyesit publikë. Do të bëjmë pjesë të tregut të punës bujqit dhe çdo qytetar me akses te kufizuar në ekonomi, për një shoqëri më të mirë, më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Vendet e reja të punës do të garantohen nga rritja më e lartë ekonomike, përshpejtimi i ritmit të saj, shfrytëzimi efektiv i aftësive individuale dhe profesionalizmi, të mbështetura me politikat e industrializimit dhe përhapja në masë e teknologjisë. Përshtatja profesionale ndaj kërkesave të vendit të punës në funksion të meritës do të garantohet nëpërmjet arsimit të vazhdueshëm dhe trajnimeve efektive, për t’i dhënë mundësi çdo individi të zhvillojë njohuritë gjatë gjithë ciklit të jetës, pavarësisht gjinisë, etnisë, moshës, identitetit kulturor, bindjeve politike e fetare dhe orientimit seksual. Vazhdimi i politikave të punësimit do të garantojnë punësim dhe rritje të mëtejshme të të ardhurave individuale e familjare, si dhe më shumë siguri për të ardhmen përmes pagesave të kontributeve shoqërore për pensionet dhe shëndetin.

18

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Në katër vitet e mandatit tonë të dytë, ekonomia do të rritet deri në 5.5 përqind.

5.5% MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

19


“Made in Albania” një markë e konsoliduar në shumë sektorë të ekonomisë. Më shumë produkte bujqësore cilësore në tregjet aktuale, të denja për të konkurruar edhe në tregje të reja.

Do të kemi ferma të riorganizuara në nivelin e ndërmarrjeve ekonomike të subvencionuara në inputet për prodhim dhe produkte shumë më konkurruese dhe të përshtatura ndaj teknologjisë më të përparuar, për të fituar në sasi, llojshmëri, hershmëri e cilësi. Do të kemi turizëm që ofron magjinë por edhe pastërtinë e natyrës sonë unike, traditën dhe origjinalitetin kombëtar, kulturën dhe aventurën, të mbështetur në shërbime cilësore dhe novatore.

20

Industria e lehtë dhe energjia do të vijojnë të mbështeten, zhvillohen dhe rriten si sektorët kyç të ekonomisë kombëtare, për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, punësimin dhe eksportet shqiptare. Arsimi dhe shëndetësia do të mbështeten edhe më shumë nga teknologjia, dija dhe informacioni. Do të sigurojmë arsim cilësor dhe sipas meritës për të gjithë të rejat dhe të rinjtë me kosto minimale. Do të garantojmë Mbulim Shëndetësor Universal me shërbim dhe akses cilësor shëndetësor. Investimet në teknologjinë e informacionit do të jenë përparësia jonë për katër vitet e ardhshme të qeverisjes, për të mbështetur rritjen ekonomike, konkurrueshmërinë, mirëqeverisjen, komunikimin dhe mirëqenien.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Industrializimi dhe mekanizimi i proceseve prodhuese do të mbështeten nga kapitali social dhe burimet njerëzore. Ne do t’i riorganizojmë shkollat në qendra shumëfunksionale, ku krahas arsimit profesional do të ofrohet dhe formim profesional, për më shumë të rinj, për më shumë gra e vajza. Do të rrisim mundësitë që emigrantët dhe diaspora shqiptare të forcojnë rolin si burim dhe përfitues të zhvillimit ekonomik, shoqëror dhe politik të Shqipërisë. Në këtë mandat qeverisës do të sigurojmë që të gjithë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit të kenë fjalën e tyre në vendimarrjen më themelore të vendit, zgjedhjet politike. Prej tyre ne duam të përfitojmë gjithashtu kulturën perëndimore për ligjin, punën dhe bashkëjetesën cilësore dhe moderne në komunitet.

Kujdesi ynë për qytetarët në nevojë do të jetë maksimal. Nëpërmjet politikave të zhvillimit, efikasitetit të ndihmës ekonomike dhe zëvendësimit gradual të programeve të ndihmës me programe punësimi në zonat urbane dhe rurale, Shqipëria e vitit 2021 do të ketë më shumë mundësi të barabarta, më pak pabarazi ekonomike e sociale, më pak qytetarë në nevojë. Të moshuarit do të kenë më shumë përkrahje, më shumë shërbime publike cilësore, një jetë më të mirë, më shumë pjesëmarrje në jetën e komunitetit dhe shoqërisë, më shumë dinjitet. Partneriteti Publik Privat Do të jetë prioritet edhe për katër vitet e ardhshme, duke bashkërenduar mundësitë dhe ndarë barrën e mbështetjes financiare në rrugën tonë të vendosur për të rritur sasinë, efektivitetin dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve, si edhe për të zgjeruar kapacitetet prodhuese të ekonomisë kombëtare.

Ky është vizioni ynë: Shtet – Punë – Mirëqenie për të gjithë! Kjo është Shqipëria që aspirojmë dhe po ndërtojmë. Për të kërkojmë mbështetjen dhe ndihmën e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

21


22

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Nga një realitet i dhimbshëm

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

23


Katër vjet më parë Shqipëria ishte zhytur në një gjendje agonie. Ekonomia bazohej tek dërgesat e emigrantëve, të pamjaftueshme për të paguar borxhet familjare e borxhet kombëtare. Konsumi i qeverisë po shkatërronte ekuilibrat fiskalë. Bujqësia dhe fermerët ishin braktisur. Besimi ndaj institucioneve publike ishte rrënuar. Shteti kishte falimentuar.

EKONOMIA NDALI. Shqipëria pothuajse nuk kishte rritje ekonomike. Nuk prodhonte.

2013

1%

RRITJA EKONOMIKE

* PIKA ME E ULET NE 15 VITET E FUNDIT

SEKTORI I NDËRTIMIT

4.5% 1.4% RËNIE PREJ

* BURIMI KRYESOR I EKONOMISE NE ATE KOHE

KREDITIMI

KREDITË E KËQIJA

24

RËNIE NË

24% U RRITËN NË

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


TË PAPUNË DERI NË MOSHËN 29 VJEÇ

192.000 111.000

VENDE PUNE TË MBYLLURA

PAPUNËSIA NË KULM.

Nuk u shtua asnjë vend i ri pune, përkundrazi, në dy vitet e fundit të qeverisjes së mëparshme u mbyllën 192 mijë vende pune, 111 mijë të tillë shtuan papunësinë ndër të rinjtë deri në moshën 29 vjeç. Dëshpërimi mbyti nevojën për punë dhe besimi në gjetjen e një pune ra në minimum.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

25


TË VARFËRIT EDHE MË TË VARFËR - U SHTUAN ME 65.000 Varfëria vazhdoi të rritej dhe në vitin 2012 arriti 14.3 përqind. Të varfërve iu shtuan 65 mijë persona dhe arritën në 415 mijë të tillë. Varfëria ekstreme ose mjerimi u dyfishua. Varfëria pushtoi edhe qytetet.

2012

VARFËRIA ARRITI NË

14.3%

415.000 26

TË VARFËR NË SHQIPËRI

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Gjysma e shqiptarëve jetonin me më pak se 5 dollarë në ditë, të pamjaftueshme për të mbijetuar.

5$/DITË

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

27


Qeveria, në pamundësi për të paguar shërbimet e kryera publike, pagesat e solidaritetit për të pamundurit, rimbursimin e TVSh-së etj., kishte krijuar dhe fshehur një borxh deri në 720 milionë dollarë ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve më në nevojë. Borxhi publik ishte shumë më i lartë se ai që pranonte qeveria, 70.4 përqind dhe defiçiti buxhetor arrinte në mbi 5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

FINANCAT PUBLIKE TË RRËNUARA 2.8 PIKË 28

Të ardhurat fiskale në katër vitet e fundit të qeverisjes ranë me 2.8 pikë përqindje ndaj PBB-së. Taksa e Sheshtë thelloi padrejtësinë dhe polarizoi shoqërinë. Informaliteti rekord u kthye në normalitet, duke zgjeruar paligjshmërinë në ekonomi. Falimentimi i sektorit energjetik boshatisi arkën e shtetit, krijoi një zinxhir të ri borxhesh të pamenaxhueshme, por rrezikoi edhe kolapsin total të furnizimit me energji elektrike. Më shumë se gjysma e energjisë së prodhuar apo importuar, vidhej ose humbiste në sistem. Privatizimi klientelist dhe i korruptuar i OSSH-së dështoi edhe pse u shoqërua me një sërë favoresh që rrënuan përfundimisht dy kompanitë e tjera publike në energji.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Borxhi publik

70.4% Defiçiti buxhetor

5% MBI

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

e Prodhimit të Brendshëm Bruto

29


SHËRBIMET PUBLIKE TË DËSHTUARA. Arsimi ishte kthyer në një gënjeshtër të madhe. Cilësia e mësimdhënies ishte banale, mësuesit ishin pa arsimin përkatës, tekstet degraduan në mediokritet, klasat ishin të mbipopulluara, aty ku kishte klasa. Universitetet mashtronin studentët dhe familjet me diploma pa vlerë ose të falsifikuara, dhënë pa mësime, pa dije. Sistemi shëndetësor ishte ndër më të korruptuarit, të sëmurët nuk përballonin koston e rritur të ilaçeve me tatimin 10% mbi to; spitalet dhe qendrat shëndetësore po rrënoheshin dhe radhët për ekzaminime ishin disa mujore; mjekët mungonin nëpër spitale dhe specializimi i mjekëve të rinj ishte bllokuar për nevoja të klientelës ekonomike e politike të qeverisë.

Skema e pensioneve po falimentonte duke kërcënuar seriozisht pleqërinë e denjë të gjithkujt, pavarësisht kontributeve. Sistemi energjetik ishte i rrënuar dhe po shkonte drejt falimentimit te sigurt edhe nga praktika e kthyer në normalitet ku, shumica e të pasurit vidhnin dhe pakica e pensionistët paguanin . Zyrat e punësimit ishin kthyer në ngrehina që shërbenin vetëm për të lëshuar vërtetime papunësie, duke mbajtur fshehur dhe të rreme shifrën zyrtare të papunësisë. Shqiptarët kishin humbur besimin dhe zyrat e punës punësonin më pak se numri total i punonjësve që punonin në to.

30

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

31 04


SHTETI I FALIMENTUAR Institucionet kishin humbur besimin e qytetarëve. Administrata shpenzonte paratë publike dhe ofronte pak ose aspak shërbime për qytetarin dhe për vetë shtetin. Institucionet dhe administrata shërbenin për pushtetarët, qeveritarët dhe politikanët rreth tyre. Korrupsioni dhe klientelizmi kishin pushtuar çdo qelizë të shtetit, dëmtonin ekonominë dhe përjashtonin njerëzit e zakonshëm prej pjesëmarrjes në të.

Kontratat koncesionare deri ditët e fundit të mandatit, vetëm sa rritën kostot për qytetarin duke rënduar buxhetin e shtetit dhe forcuar pagesa më të shtrenjta. Qeverisja vendore ishte e segmentuar, e korruptuar, klanore dhe klienteliste, larg nevojave të njerëzve për shërbime dhe për nevojat e tyre reale.

SIPËRMARRJA E SULMUAR , DHE NËN DHUNË Taksimi i pandershëm dhe informaliteti i lartë shtrirë në të gjithë ekonominë, mbysnin konkurrencën, godisnin sipërmarrësit e ndershëm e krijues, vrisnin ndjenjën e përgjegjësisë sociale dhe shpresën për një shoqëri më të mirë. Klima e biznesit u përkeqësua nga detyrimet kontraktuale të papaguara, pengesat proceduriale

32

për të paguar taksat dhe mentaliteti grabitqar i tatimorëve, mungesa e energjisë elektrike, bllokimi i lejeve të ndërtimit dhe mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar. Kjo sjellje ishte arsyeja përse në dy vitet e fundit të qeverisjes së atëhershme, numri i bizneseve u shtua vetëm me 2 përqind.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Në një Shqipëri më të mirë sot

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

33


Shqipëria e vitit 2017 është shumë më e mirë, më e fortë dhe më e sigurt se Shqipëria e vitit 2013. Ne ndalëm krizën, rënien, kaosin, dëshpërimin dhe nisëm rimëkëmbjen, ndërtimin, rimodelimin ekonomik, konsolidimin e parametrave makroekonomikë e fiskalë dhe trajektoren pozitive të rritjes.

EKONOMIA ME RITMET MË TË LARTA TË RRITJES.

Konsumi i familjeve ka patur rritjen më të lartë në shtatë vitet e fundit qytetari shqiptar sot konsumon rreth 44 mijë lekë më shumë se në vitin 2013. Të ardhurat e disponueshme për banor kanë arritur në 580 mijë lekë ose 16% më të larta se në vitin 2013. Me politikat tona të mbështetjes së prodhimit bujqësor, agroindustrisë dhe industrisë së lehtë, ne shmangëm efektet negative nga tregjet ndërkombëtare, ruajtëm konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe produkteve shqiptare. Ekonomia po formalizohet në çdo degë, financat publike janë konsoliduar dhe rreziqet për integritetin fiskal janë pakësuar. Tregjet financiare i përgjigjen ekonomisë shqiptare me pozitivitet. Besimi për ekonominë tonë është rritur dhe jemi vlerësuar me nota pozitive nga çdo agjenci ndërkombëtare.

Katër vite më pas, ne kemi një Shqipëri që rritet ekonomikisht shpejt e në mënyrë të qëndrueshme. Prej rritjes ekonomike, po përfitojnë gjithnjë e më shumë familjet, gjithnjë e më shumë qytetarët. Rritja ekonomike sot është 3.5 herë më e lartë se në vitin 2013 dhe ne e bëmë Shqipërinë ndër vendet me ritmet më të larta të rritjes në Europë.

34

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Rritja ekonomike sot është

3.5X më e lartë se në vitin 2013. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

35


MË SHUMË SHËRBIME PUBLIKE PËR QYTETARËT Sot, më shumë se asnjëherë më parë, shteti është kthyer në shërbim të qytetarit dhe nevojave reale të tij.

Sot, qytetari shqiptar përfiton shërbime shëndetësore publike pavarësisht mundësisë së tij ekonomike. Me mjekun e familjes dhe kontrollin bazë FALAS, ilaçet 30 përqind më të lira dhe tarifat fare simbolike në shërbimin e specializuar mjekësor apo ekzaminimet mjekësore, të kurohesh kushton shumë herë më pak për qytetarin. Ne krijuam vetëdijen se energjia është një produkt jetësor për të gjithë dhe gjithkush duhet të paguajë atë që konsumon. Ne mbështesim maksimalisht familjet në nevojë pa dëmtuar të mirën e përbashkët. Sot, energjia kushton më pak. Arsimin, si një nga faktorët kryesorë të zhvillimit të kapitalit njerëzor, e vumë në shërbim të aspiratave të individit dhe shoqërisë. Përjashtuam nga sistemi kioskat që prodhonin e shisnin diploma pa vlerë, rritëm cilësinë dhe rivendosëm dinjitetin e figurës së mësuesit, duke e punësuar dhe shpërblyer sipas meritës. Filluam mësimin e fëmijëve me tekstet e Pearson, Oxford, Cambridge, sipas standardeve të BE-së dhe zgjeruam aksesin e fëmijëve në arsim. Siguruam ligjshmërinë në arsimin e lartë dhe po ndërtojmë universitete cilësore, autonome e konkurruese që do të kontribuojnë në ekonominë e dijes.

36

Kemi rritur përkujdesjen për të moshuarit, shtresat në nevojë dhe punëtorët e profesioneve të vështira. Pensioni social u ka dhënë mundësi të moshuarve të plotësojnë nevojat minimale, por dhe shpresën se nuk do të jenë kurrë më të harruar. Qytetarët ndihen më të sigurt për të ardhmen. Duke qenë pjesë e skemave të pensioneve dhe kujdesit shëndetësor, pensionistët janë më të pavarur me rritjen e pensioneve të reja. Me programin kombëtar të Rilindjes Urbane dhe planet e reja të zhvillimit urban, sot, qytetet kanë një identitet të ri dhe model të ri të jetës në komunitet. Përmes mbështetjes se 400 projekteve të Rilindjes Urbane janë rikonstruktuar: rreth 300 mijë ml rrugë, rreth 20 mijë ml bulevarde dhe shëtitore, rreth 200 mijë m2 sheshe dhe qendra urbane, rreth 150 mijë m2 parqe. Nga zbatimi i këtyre projekteve, kanë përfituar rreth 1.8 milionë shqiptarë si dhe rreth 3 mijë biznese të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonat e rilindura.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


210 MIJË VENDE PUNE MË SHUMË, 60 MIJË SHQIPTARË MË PAK NË VARFËRI.

Sot, shoqëria shqiptare është më e barabartë në shanse dhe mundësi. Tregu i punës po bëhet dinamik dhe po i përgjigjet nevojave të ekonomisë.

Qytetarët po i rikthehen punës me optimizëm. Në tre vjet e gjysëm u punësuan 183 mijë shqiptarë dhe ndërkohë, në zyrat e punës ofrohen aktualisht 30 mijë vende të tjera të lira pune

Sot, në Shqipëri jetojnë më pak të varfër. Rreth 60 mijë persona shpëtuan nga varfëria dhe rreth 29 mijë të tjerë shpëtuan nga mjerimi. Sot, të varfërit kanë më shumë akses në tregun e punës, shërbimet publike-arsim e kujdes shëndetësor dhe mbrojtjen sociale.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

37


MILIARD EURO

1

Investime të huaja direkte

38

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


SIPËRMARRJA KONKURRUESE DHE PARTNERE E ZHVILLIMIT Sot, biznesi është i mbrojtur nga konkurrenca e pandershme dhe informaliteti. Biznesi është bërë partner i qeverisë në projektet e zhvillimit. Në këtë drejtim kemi ecur më shpejt se rajoni në këto katër vite. Falë Partneritetit Publik Privat, po ofrojmë shërbime në dobi të qytetarit me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë duke përmirësuar ndjeshëm ekonominë dhe jetën e tyre sociale.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Rritja e numrit të bizneseve të huaja në Shqipëri ështe prova e forcimit të besimit të sipërmarrësve tek sistemi ynë qeverisës që sot është i paanshëm transparent dhe mikpritës. Reformat themelore që ndërmorrëm u shpërblyen me përmirësimin e ndjeshëm të klimës së biznesit. Viti 2016 shënoi një rekord historik të investimeve të huaja direkte me rreth 1 miliard euro. Në mandatin tonë të dytë do të arrijmë të dyfishojmë investimet e huaja direkte në Shqipëri me 2 miliardë euro.

39


QEVERISJE PËR QYTETARËT Rimëkëmbja e Financave Publike, dhe reformat në Shërbimin Publik , Shëndetësi, Arsim, Qeverisjen Vendore, Pensione dhe Energji, po konsolidojnë një qeverisje për qytetarët dhe në shërbim të tyre. Administrata publike po reflekton gjithnjë e më shumë profesionalizëm dhe përkushtim, duke i shërbyer të mirës të përbashkët publike. Shkollat po bëhen gjithnjë e më shumë konkurruese dhe ofrojnë një edukim më cilësor. Qendrat shëndetësore, poliklinikat dhe spitalet, po administrohen më mirë, shërbejnë më shumë e më mirë, po shkurtojnë radhët disa mujore të ekzaminimeve e ndërhyrjeve kirurgjikale, për më shumë qytetarë dhe pa pagesë.

40

Sektori energjetik nuk është më barrë për shtetin, ekonominë kombëtare dhe familjare, por një e mirë publike për qytetarët dhe kontribues në buxhet. Qeverisja vendore është funksionale, më pak e kushtueshme dhe shumë më afër njerëzve, interesave të tyre. Skema e pensioneve ka fituar stabilitetin, është bërë e qëndrueshme dhe pensionet po rriten. Qeveria është transparente ndaj publikut më shumë se kurrë. Sot Shqipëria është e mirëqeverisur.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Premtime të mbajtura

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

41


Premtuam dhe po ndërtojmë një Shqipëri më të mirë, ekonomi më të fortë, shoqëri më të drejtë, shërbime publike cilësore dhe qytetarë të mbrojtur nga fuqia e tregut dhe arroganca e pushtetit. 42

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Premtuam rikthimin e rritjes ekonomike! Trefishuam rritjen e saj; Rritja ekonomike arriti 3.5% në vitin 2016, duke u shpërndarë më mirë në shoqëri. Premtuam kontrollin mbi borxhin publik! Ndalëm rritjen e borxhit dhe kemi filluar uljen e tij; Për herë të parë pas shumë vitesh, buxheti i vitit 2016 është me sufiçit primar. Mirëmenaxhuam me përgjegjësi të lartë borxhin publik.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Rritëm numrin mesatar të ditëve të maturimit nga 466 në 768 ditë (65% më shumë). Ulëm koston e bonove nga 7.1% në 4.4% (38% kosto më e ulët) , rritëm efikasitetin e përdorimit të borxhit për investime nga 141 lekë në 194 lekë, për çdo 100 lekë të marra borxh.

43


Premtuam

përmirësimin e klimës së biznesit dhe më shumë garanci për investimet e huaja! Rritëm në 1 miliard euro investimet e huaja direkte në vitin 2016, niveli më i lartë në 25 vite dhe e renditëm Shqipërinë të dytën në rajon. 44

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Premtuam shpëtimin e shtetit nga falimentimi, rikthimin e besimit tek ekonomia kombëtare dhe mundësuam që për herë të parë pas tetë vjetësh, ekonomia shqiptare të jetë e besueshme dhe e vlerësuar pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare. Në 2016, Standard and Poor’s përmirësoi vlerësimin e borxhit të Shqipërisë nga niveli B në B+. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

45


Premtuam luftë kundër informalitetit dhe rritëm të ardhurat fiskale në buxhet; të ardhurat arrijnë në 27% të PBB-së nga 24% në vitin 2013; vetëm në vitin 2016 mblodhëm mbi gjysmë miliardë euro më shumë se në vitin 2013.

46

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Premtuam rritjen e të ardhurave për shqiptarët dhe arritëm të shtojmë të ardhurat e disponueshme të tyre e më shumë sesa në tetë vitet e qeverisjes së mëparshme të marra së bashku. Vetëm në vitin 2017, prej rritjes së pagave e pensioneve, kaluan në buxhetin e familjeve rreth 100 milionë euro, në një kohë që qeveria e mëparshme për tetë vjet dha vetëm 120 milionë euro. Prej marsit 2017 përfituan rritje page: mësuesit e pedagogët 10%, mjekët e infermierët 13%, policët 10%, punonjësit me pagë minimale 36%. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

47


Premtuam rritjen e pagës reale dhe e rritëm atë për 97% të të punësuarve; infermierët e policët përfitojnë 1 pagë mujore shtesë, ndërsa mjekët e mësuesit gjysmë pagë mujore shtesë në vit. 48

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Premtuam tatimin e drejtë e të ndershëm dhe hoqëm barrën e taksës së sheshtë duke rritur të ardhurat reale për edukatoret, mësuesit, pedagogët, infermierët, mjekët, policët, ushtarakët, zjarrfikësit, nëpunësit, të vetëpunësuarit dhe punonjësit me paga të ulëta në sektorin privat. Falë implementimit të taksimit të ndershëm, kthyem rreth 360 milionë euro në xhepat e 97% të qytetarëve në tre vite e gjysmë qeverisje të mandatit tonë të parë.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

49


Premtuam përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe arritëm ta bëjmë këtë për çdo sipërmarrje në vend; ngjitëm Shqipërinë 32 shkallë në renditjen globale të të bërit biznes. Falë reformave të ndërmara, Shqipëria u rendit në raportin e “ Doing Business” në vendin e 58-të nga 190 vende të vlerësuara në vitin 2017. Sot, kemi 45% më shumë biznese ose 50 mijë më shumë se në vitin 2013. Gjatë tre viteve u rrit me 30% niveli i besimit të bizneseve të huaja në Shqipëri krahasuar me 2013. Ne synojmë përmirësimin e infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit në administratën publike për zhvillime të harmonizuara dhe integruara sipas standardeve ndërkombëtare për e-qeverisjen në të gjithë sektorët (shëndetësi, arsim, mjedis, bujqësi, turizëm, kulturë, energji, transport, etj.)

50

me qëllim ndërlidhjen 100% të të gjitha sistemeve deri në fund të 2020-s. Deri në fund të vitit 2020 do të mbulohet me shërbim komunikimi elektronik të sigurtë i gjithë territori i vendit dhe 90% e popullsisë.

U përmirësuam me 13 pozicione në shkallën e konkurrueshmërisë globale dhe zumë vendin e 80-të ndër 138 vende. U ngjitëm 20 pozicione në lirinë ekonomike dhe zumë vendin e 42-të në 159 vende. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Premtuan shlyerjen e të gjitha detyrimeve të papaguara ndaj sipërmarrjes dhe qytetarëve dhe u paguam atyre 720 milionë euro borxhe të fshehura, të pakontabilizuara për investime publike, shpenzime në arsim, shëndetësi, pagesa të invalidëve, vonesa në kompensime të TVSh-së apo Tatim-Fitimit. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

51


Premtuam heqjen e tatimit për biznesin e vogël dhe zeruam tatimet për bizneset me xhiro vjetore deri në 5 milionë lekë, prej nga përfitojnë 83 mijë familje. Krijuam 60 lehtësira fiskale për sipërmarrjen; Vendosëm vetëm 5% tatim-fitimi për bizneset me xhiro vjetore nga 5-8 milionë lekë, prej nga përfitojnë 17 mijë biznese; 93% e bizneseve ose 100 mijë biznese të vogla i lehtësuam nga barra tatimore.

52

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Premtuam rimëkëmbjen e sektorit energjetik dhe po ndërtojmë nga themelet një të tillë, publik, efikas dhe të qëndrueshëm, duke shërbyer dhe investuar për çdo qytetar, komunitet dhe sipërmarrje. Ulëm çmimin mesatar të energjisë për familjarët nga 9.7 në 9.5 lekë/kilovat. Vendosëm disiplinë në pagesën e energjisë së konsumuar, duke zhvendosur barrën e rëndë nga një pakicë e heshtur dhe e rregullt, tek çdo konsumator në të gjithë vendin.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Falë kësaj disipline, mbi 500 mijë konsumatorë përfitojnë nga kompensimi, anullimi i faturave abuzive dhe marrëveshjet për shlyerjen graduale të borxhit të prapambetur; nga një gropë e zezë që i thithte buxhetit të shtetit 150 milionë euro në vit, sektori energjetik sot kontribuon me të ardhura në buxhet.

53


Premtuam rikthimin e turizmit në një degë të fortë të ekonomisë dhe arritëm që kontributi i turizmit në PBB në vitin 2016 të ngjitet në një nivel rekord historik.

54

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


1.5

të ardhura

miliardë euro

38%

më lart se viti 2013

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

55


Premtuam një turizëm gjithëvjetor dhe ja kemi arritur. Në vitin 2016 kishim rreth 1.5 milionë më shumë turistë se në 2013-n. Falë politikave të duhura të nxitjes së prodhimit vendas, u rritën eksportet bujqësore me 73% dhe prodhimet tekstile 53%, si dhe u shtua diversifikimi i bazës së eksporteve. U shmangën pasojat negative të rënies së çmimeve ndërkombëtare të mineraleve dhe lëndëve djegëse.

56

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

57


Premtuam 300 mijë vende pune dhe arritëm që gjatë mandatit tonë të parë të punësojmë 183 mijë shqiptarë, ndërsa vetëm gjatë viteve 2012-2013 u humbën 192 mijë vende pune. Rikthyem në tregun e punës 124 mijë të papunë të dekurajuar që mendonin se gjetja e një vendi pune ishte e pamundur. Dyfishuam në mbi 27 mijë numrin e të kualifikuarve nga shkollat dhe qendrat e formimit profesional. Nxitëm me përparësi punësimin e formimin profesional të të rinjve, grave e vajzave, romëve, personave përfitues të ndihmës ekonomike dhe grupeve të tjera të rrezikuara.

58

Në vitin 2016 ishin 128 mijë femra më shumë të punësuara se në vitin 2013, pra 526 mijë kundrejt 398 mijë. Vetëm gjatë vitit 2016 reduktuam me një të pestën, numrin e të papunëve në moshë të re. Pesëfishuam fondet dhe shtatëfishuam numrin e të punësuarve nga programet e nxitjes së punësimit. Financuam 30 projekte për të rinj, të cilët synuan mbështetjen e ideve inovative, kryesisht të vajzave, të rinjve me aftësi të veçanta, nga komuniteti rom dhe egjyptian. Ngushtuam nga 10 në 7 përqind diferencën në paga midis burrave dhe grave. Rritëm me 4,500 lekë në muaj mbështetjen financiare për të papunët. Kështu, nxorrëm nga varfëria 60 mijë shqiptarë.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


2013-2016

2009-2013

niveli i punësimit

Për punën e ligjshme, miratuam pesë ligje të rëndësishme që ndikojnë drejtpërdrejt për punë të denjë: Kodin e Punës, ligjin e Zejeve, ligjin e Punëkërkuesve të Papunë, ligjin për Arsimin dhe Formimin Profesional, ligjin për Shërbimin Kombëtar të Punësimit.

-17% +17%

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

59


Ne po i bëjmë shkollat dhe universitetet shqiptare konkurruese. Rritëm autonominë, performancën e meritokracinë, zbatuam akreditimin e renditjen, mbyllëm universitetet fantazëm që mashtronin studentët e rinj dhe prindërit e tyre me diploma pa vlerë; pastruam sistemin parauniversitar nga 4 mijë mësues pa arsimin përkatës dhe 600 tekste jashtë standardit dhe sot, rekrutojmë mësues në bazë të meritës e botojmë tekste të standardeve të BE-së, të cilat u shërbejnë 545 mijë nxënësve; rritëm 36% pagat për mësuesit e pedagogët; krijuam akses në arsimin parashkollor për të gjithë fëmijët deri në 5 vjeç.

60

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


545.000 Tekste të standardeve të BE-së që u shërbejnë

nxënësve MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

61


Sot, ofrojmë shërbime shëndetësore për të gjithë qytetarët, pavarësisht aftësisë paguese. Të gjithë shqiptarët gëzojnë të njëjtat të drejta për kujdes shëndetësor, përfshirë edhe 600 mijë të pasiguruar që duhet të paguanin nga xhepi i tyre në 2013-n. Mjeku i familjes është FALAS për të gjithë. Nga ilaçet e rimbursueshme përfitojnë të gjithë njësoj, përfshirë të pasiguruarit, ndërkohë që lista e barnave të rimbursueshme u shtua edhe me 170 ilaçe të rinj. Hoqëm tatimin mbi vlerën e shtuar 10% për ilaçet dhe shërbimet mjekësore dhe tatimin mbi vlerën e shtuar 20% për pajisjet mjekësore të implantueshme. Ulëm çmimet e ilaçeve me 30% pa cënuar cilësinë dhe sigurinë e tyre duke i kursyer çdo vit shqiptarëve rreth 70 62

milionë dollarë. 1,3 milionë shqiptarë në grupmoshën 35–70 vjeç gëzojnë të drejtën e kontrollit bazë shëndetësor FALAS çdo vit duke i kursyer shoqërisë rreth 12 milionë euro në vit. Flota tokësore dhe ajrore e urgjencës mjekësore u zgjerua me autoambulanca dhe helikopterë të rinj. Urgjenca mjekësore për goditjet kardiake dhe traumat cerebrale garantohet 24/7 ashtu si urgjenca mjekësore 24/7 gjatë sezonit turisitik veror. Koha e pritjes për ekzaminime imazherike u ul nga disa muaj në 1 muaj. Transplanti i veshkës dhe protezat ortopedike ofrohen FALAS. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


ulëm me

30% 70 100

çmimin e ilaçeve e

u kursyem qytetarëve

milionë euro/vit për çdo familje

euro/vit

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

63


Me reformën e pensioneve shpëtuam skemën nga falimentimi ku po e çonte qeverisja e mëparshme. Shtuam 200 mijë kontribues; rritëm me 30% pensionet e reja; vendosëm pensionin social 6,700 lekë për të moshuarit mbi 75 vjeç, nga i cili përfitojnë rreth 5 mijë të moshuar në vit; ulëm me 5 vjet (nga 65 në 60 vjeç) moshën e daljes në pension dhe dyfishuam pensionet për mbi 6 mijë minatorë; miratuam statusin e naftëtarit dhe zgjidhëm problemin e pensioneve për 5 mijë naftëtarë.

64

Rreth 320 mijë qytetarë përfitojnë nga trefishimi i ndihmës ekonomike nga 15 mijë në 45 mijë dhe nga 30 mijë në 80 mijë lekë; rreth 100 mijë fëmijë të familjeve në ndihmë ekonomike përfitojnë tekste shkollore dhe vaksinim FALAS; rritëm me 25% pagesat mujore për personat me aftësi të veçanta.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


6.000 dyfishuam pensionet për mbi

minatorë

rritëm me

25%

pagesat mujore për personat me aftësi të veçanta.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

65


Përgatitëm dhe miratuam legjislacionin për reformën në drejtësi dhe jemi të vendosur të luftojmë e zhdukim gangrenën në sistemin e drejtësisë. 66

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Me reformën administrativoterritoriale ulëm numrin e njësive vendore rreth 6 herë, nga 374 njësi vendore në 61 bashki. U dhamë atyre më shumë fuqi e kompetenca në shërbim të qytetarëve.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Ulëm me 60 milionë dollarë në vit kostot e shpenzimeve për administratën; rritëm me 1% të PBB-së buxhetin vendor.

67


700 U RIKTHYEM QYTETARËVE

mijë m2 territor

6.000 KOMISARIATI DIXHITAL

raportime / muaj

68

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Rikthyem Policinë e Shtetit në krye të detyrës dhe besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit, si ruajtëse e rendit, qetësisë publike dhe territorit. Në vitin 2016, numri i vrasjeve ishte rreth 30% më i ulët sesa viti 2013, 74 kundrejt 104 në 2013-n; ulëm ndjeshëm numrin e aksidenteve rrugore dhe me 10 përqind fatalitetet prej tyre, 269 kundrejt 295 në 2013-n;

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

çliruam hapësirat publike nga rreth 9 mijë ndërtime të paligjshme dhe u rikthyem qytetarëve 700 mijë m2 territor; komisariati dixhital, i cili pret 6 mijë raportime në muaj, i bëri qytetarët roje të rendit publik.

69


Me politikat tona për mbrojtjen e mjedisit ndaluam barbarinë ndaj florës e faunës me moratoriumin ndaj pyjeve dhe gjuetisë. Sot, lejojmë prerjen e ligjshme vetëm në 30% të drurëve; rritëm sipërfaqjen e zonave të mbrojtura në rreth një të pestën e territorit; filluam përpunimin e mbetjeve në Tiranë, Elbasan dhe Fier; ulëm me 12% ndotjen në qytetet e mëdha.

70

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Në 3 vjet e gjysmë dyfishuam sipërfaqen e tokës bujqësore të përfshirë në sistemin e ujitjes e kullimit. Përmes operacionit më të madh të 25 viteve të fundit për çlirimin, pastrimin dhe hapjen e kanaleve vaditëse sot vaditen e kullohen normalisht 225 mijë hektarë nga 110 mijë në 2013. Bëmë pronarë të ligjshëm FALAS 138,580 familje ose 7 herë më shumë se tetë vitet e qeverisjes së mëparshme.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

71


Financuam mbi 400 projekte të infrastrukturës urbane, për rehabilitim hapësirash të gjelbra, kënde lojrash për fëmijë dhe objekte kulturore publike, falë një investimi total prej 41 miliardë lekë, duke i dhënë përparësi mjaft qyteteve që ishin harruar prej kohësh, si Skrapari, Tropoja, Puka, Malësia e Madhe, Kukësi, Burreli, Kavaja, Kruja, Belshi, Gramshi, Librazhdi, Divjaka, Velipoja, Orikumi, Selenica;

72

për rivitalizimin e qendrave urbane të Durrësit, Korçës, Elbasanit, Gjirokastrës, Beratit, Sarandës, Gramshit, Burrelit, Lushnjes, Kukësit, Lezhës, Kavajës, si edhe për zhvillimin e infrastrukturës turistike në bashkitë Vlorë, Himarë, Pogradec, Skrapar, etj.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


400

RILINDJA URBANE E QYTETEVE

projekte te financuara

41

INVESTIME NË INFRASTRUKTURË

miliardë lekë MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

73


U rikthyem dinjitetin dhe realizuam 7 këste pagesash për rreth 17,300 të përndjekur ose familjet e tyre. Ne po paguajmë këstin e tetë, kur në 2013-n kishte të përndjekur që nuk kishin marrë as këstin e parë.

Shlyem 6 milionë dollarë për shpërblimin e 120 mijë fëmijëve të porsalindur. 74

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Gjatë mandatit tonë të parë janë kryer mesatarisht 170 mijë shërbime konsullore në vit ose 30% më shumë krahasuar me periudhën 2009-2013. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

75


Ne e nxorrëm Shqipërinë nga lista e "zezë" e vendeve nën vëzhgim për pastrim parash dhe financim terrorizmi dhe e bëmë vendin tonë një partner të denjë të aleatëve euroatlantikë dhe lider në zhvillimet e përgjegjësitë gjeopolitike rajonale. 76

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Ne, socialistët shqiptarë, që e besojmë dhe e duam me të gjithë fuqinë e shpirtit Shqipërinë që aspirojmë, projektojmë e ndërtojmë, kemi prodhuar dhe do të vazhdojmë të prodhojmë ndryshim, pozitivitet dhe optimizëm në ekonomi dhe në shoqëri. MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

77


Besimi tek ndryshimi është jetik për suksesin e reformave që kryem dhe vazhdimit të tyre në katër vitet që vijnë. Ne bëjmë shtet, krijojmë më shumë punë dhe ndërtojmë mirëqenie për të gjithë shqiptarët.

78

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Premtime për të cilat po punojmë ende

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Ne jemi të vetëdijshëm se realizimi i zotimeve që morëm para shqiptarëve në vitin 2013 nuk ishte një punë e lehtë. Disa prej tyre, megjithë përpjekjet tona, nuk arritëm t’i realizonim plotësisht. Edhe pse ato janë shumë të pakta, ne kemi guximin politik e qytetar ta pranojmë këtë.

Jo se nuk deshëm. Jo se nuk ditëm. Por nuk mundëm, për shkak të burimeve të kufizuara financiare. Ne u kërkojmë ndjesë publikisht qytetarëve shqiptarë për mosrealizimet duke garantuar se mandati ynë i dytë qeverisës do të nisë nga plotësimi i tyre.

Ne premtuam kujdes shëndetësor të përballueshëm për të gjithë ose shëndetësinë FALAS. Kjo për ne do të thotë akses në kujdesin shëndetësor edhe për ata që nuk janë të siguruar ose kanë të ardhura të pakta, për të cilët paguan shteti nga taksimi i përgjithshëm. Deri sot, kemi arritur: rreth 1.3 milionë shqiptarë të moshës 35-70 vjeç kanë akses në kontrollin bazë shëndetësor pa pagesë; kujdesi mjekësor nga mjeku i familjes është FALAS; tarifat e vizitave dhe ekzaminimeve te mjeku specialist për të pasiguruarit janë minimale; çmimet e ilaçeve janë ulur mesatarisht 30 përqind. Nga këto masa përfitojnë edhe 600 mijë qytetarë të pasiguruar. Mbulimi Shëndetësor Universal nuk është objektiv i një mandati, por qëllimi madhor afatgjatë i sistemit tonë shëndetësor.

80

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


1.3

përfitojnë kontroll bazë shëndetësor pa pagesë

milionë shqiptarë Kujdesi mjekësor nga mjeku i familjes është FALAS.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

81


Premtuam krijimin e 300 mijë vendeve të punës. Reforma e tregut të punës, e pensioneve, lufta kundër informalitetit, rritja e financimeve publike për punësimin dhe mbështetja e sipërmarrjeve private mundësuan krijimin e mbi 210 mijë vendeve të punës. Rikthyem në tregun e punës rreth dhjetëra mijëra të papunë të zhgënjyer që mendonin se gjetja e një vendi pune ishte e pamundur.

Premtuam se do të rrisnim financimin publik për arsimin në nivelin 5 përqind të PBB-së. Edhe pse ky objektiv financimi nuk u realizua plotësisht, ne i përdorëm paratë e taksapaguesve për të ndërtuar një sistem arsimor më të mirë e më produktiv: cilësia e mësimit në shkollat tona është rritur dukshëm, nxënësit shqiptarë kanë sot mësues më të përgatitur dhe kushte më të mira për të mësuar.

82

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Financimi publik për arsimin

38.2

2013

miliardë lekë

48.5

2016

miliardë lekë RRITJE

RRITJE NË

RRITJE

27% 3.23% 11.7 % MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

83


Premtuam përfitimin e lejes së lindjes për çdo nënë, pavarësisht nga kontributet në sigurimet shoqërore, por nuk mundëm ta mbajmë këtë premtim për shkak të kostos shumë të lartë financiare. Ne do të përcaktojmë formën dhe masën e këtij përfitimi brenda mandatit të dytë.

84

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

85


Ne, socialistët, jemi të besueshëm sepse pranojmë mosrealizimet dhe kërkojmë ndjesë publike për gabimet tona. Çdo e metë, çdo dobësi, çdo gabim i këtyre 44 muajve, është sot një mësim i madh, një mësim më vete për 4 vitet që vijnë.

86

Nga ana tjetër, çdo ndryshim në këta 44 muajt e fundit, vlen sot më së pari si një bazë e mirë për të ndërtuar më tej Shqipërinë që Duam.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Shqipëria jonë në vitin 2021.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Ne punojmë për një Shtet për të gjithë, për më shumë punësim, zhvillim ekonomiko-social dhe mirëqenie. Modeli ynë ekonomik, i mbështetur tek politikat zhvilluese dhe reformat strukturore po nxit punësimin dhe biznesin e ndershëm, promovon konkurrueshmërinë dhe inovacionin, po mbron dhe përmirëson shëndetin, arsimimin, emancipimin dhe përparimin e të gjithë shqiptarëve, mbështet mundësitë e barabarta, të drejtat e detyrimet e barabarta, mbron familjen, mbështet qytetarët në betejën e vazhdueshme kundër varfërisë, abuzimet e pushtetit, dhunës dhe padrejtësive, krijon shtetin e mirëqënies sociale. Si nismëtarë dhe protagonistë të vendosur të reformës në drejtësi, ne besojmë se zbatimi i saj çliron energji e potencial të pafundëm shoqëror e ekonomik për qytetarët shqiptarë,

88

për sipërmarrjen shqiptare, e në të njëjtën kohë lartëson imazhin e Shqipërisë si një vend i denjë për familjen Europiane. Ne, socialistët shqiptarë, jemi të vendosur që me përgjegjshmërinë dhe modestinë, këmbënguljen, qartësinë dhe moralin e forcës sonë politike të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes për Shqipërinë që duam. Ne besojmë në politika sociale dhe ekonomike në harmoni të plotë me konsolidimin fiskal, shërbimet publike cilësore, zhvillimin e kapitalit njerëzor si pasuria më e madhe e një kombi, riaftësimin dhe mbështetjen për shtresat në nevojë, vazhdimin e marrëdhënies dhe bashkëpunimit me biznesin si një partner i denjë drejt zhvillimit dhe nxitjes së sektorëve me potencial ekonomik për më shumë punësim dhe mirëqenie.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

89


Rritja ekonomike 5.5 përqind e PBB-së. Gjatë katër viteve të ardhshme, ne garantojmë një rritje ekonomike mesatare 4.5 përqind për të arritur në 5.5 përqind në fund të mandatit të dytë. Rritja do të garantohet nga konsolidimi i reformave të ndërmara në mandatin e parë, zbatimi i politikave të duhura sektoriale, shtimi i investimeve vendase e të huaja në ekonomi dhe rritja e konsumit të popullatës si dhe përmirësimi i cilësisë së kapitalit njerëzor. Rritja e besimit tek shteti i të gjithëve, tek ekonomia dhe tek e ardhmja europiane, është themeli i suksesit tonë.

Ulim Borxhin Publik nën 60 përqind të PBB-së. Borxhi i lartë publik është një kërcënim serioz ndaj rritjes ekonomike afatgjatë. Ne jemi tërësisht të ndërgjegjshëm se çmimin më të lartë të një borxhi publik të lartë e kërcënues, e paguajnë shtresat me të ardhura të mesme dhe të ulëta, veçanërisht shtresat në nevojë. Me politikat tona të kujdesshme, ne garantojmë një defiçit buxhetor nën nivelin prej 2% dhe uljen e borxhit publik nën nivelin prej 60%. Ne jemi të vendosur për të vazhduar konsolidimin fiskal. Ne do të garantojmë vazhdimin e financimit të investimeve publike në rreth 5% të PBB-së. Ne jemi të vendosur për të vazhduar me përdorimin e instrumenteve të tilla financiare, si Partneriteti Publik Privat, për projekte me rëndësi të veçantë në ekonomi, për të siguruar investime në infrastrukturë dhe shërbime publike të domosdoshme për publikun. 90

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


220 mijë vende të reja pune. Përshpejtimi i qëndrueshëm i rritjes ekonomike, zbatimi i reformës në drejtësi, konsolidimi i mëtejshëm i institucioneve shtetërore, forcimi i shtetit ligjor, shtimi i investimeve në ekonomi, aplikimi i politikave nxitëse në sektorët prioritarë, si dhe ndërhyrjet për të siguruar një ofertë më cilësore në tregun e punës, do të jenë faktorët kryesorë që do të mundësojnë krijimin e 220 mijë vendeve të reja të punës në mandatin e dytë. Ne e konsiderojmë punësimin si një e drejtë e patjetërsueshme e çdo qytetari të aftë për punë.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Ne e konsiderojmë punën dhe punësimin si mjetin e parë e të patjetërsueshëm në luftën kundër varfërisë dhe uljen e pabarazisë. Nëpërmjet politikave sociale për barazinë gjinore dhe progameve të riaftësimit dhe punësimit profesional, do të synojmë rritjen e mëtejshme të pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe reduktimin e hendekut gjinor në paga. Fokusi ynë do të mbetet punësimi i të rinjve me formimin e duhur profesional. Gjatë katër viteve të ardhshme ekonomia jonë do të krijojë mundësi që norma e papunësisë të ulet për herë të parë nën nivelin dyshifror (8.2 përqind) pas më shumë se dy dekadash.

91


25% rritje e të ardhurave të disponueshme të popullatës; Fondi i pagave në sektorin publik rritet me 68 miliardë lekë! Modeli ekonomik që po ndërtojmë synon rritjen e vlerës së shtuar të prodhimeve vendase. Rritja e prodhimit vendas, rritja e punësimit, rritja e produktivitetit të punës, si dhe lufta kundër informalitetit, do të mundësojnë që njerëzit të fitojnë më shumë dhe të përfitojnë paga më të larta. Ne do të lehtësojmë barrën fiskale në 18%, për të ardhurat nga pagat e niveleve të larta. Beteja jonë me informalitetin do të vazhdojë në emër të mbrojtjes së punës dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët, por edhe të garancisë se merita dhe profesionalizmi do të marrin shpërblimin e duhur.

92

Lufta kundër informalitetit është luftë kundër pabarazisë dhe kundër varfërisë. Ne jemi të vendosur për përmirësimin e shërbimeve publike dhe konsiderojmë edhe rritjen e pagave si një masë të rëndësishme në këtë drejtim. Deri në fund të mandatit, do të rrisim deri në 40% pagat, ku prioritet do të kenë sektorët e arsimit dhe shëndetësisë. Jemi të bindur se rritja e kapaciteteve njerëzore me profesionalizëm mbetet thelbësore për mirëqeverisjen e vendit. Ne do të rrisim pagat e administratës publike për të rritur qëndrueshmërinë e institucioneve.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Rritje e fondit të pagave në sektorin publik

68

miliardë lekë

40% Rrisim pagat me

brenda mandatit

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

93


Paga minimale, 30 mijë lekë. Rishpërndarja e të ardhurave dhe mbrojtja e të drejtave të të punësuarve më vulnerabël në tregun e punës, mbeten qëllime parësore të forcës sonë politike. Ne synojmë mbështetjen maksimale të këtyre shtresave duke konsideruar ruajtjen e balancës së shëndetshme të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë së ekonomisë së vendit.

94

Politikat tona fiskale synojnë ngushtimin e pabarazisë në harmoni me nxitjen e rritjes ekonomike. Ne kemi qenë dhe jemi për taksa të ndershme e të drejta, ku ata që kanë më shumë mundësi, kontribuojnë edhe më shumë për kostot e shoqërisë. Brenda mandatit të dytë, paga minimale do të arrijë në 30 mijë lekë.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

95


Paketa e solidaritetit për pensionistët

96

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Paketa e solidaritetit për pensionistët 24 miliardë lekë; 7-10 mijë lekë çdo fundvit për çdo pensionist! Kujdesi ndaj moshës së tretë gjatë mandatit të parë do të vijojë të jetë në qëndër të vëmendjes sonë edhe në mandatin e dytë. Ndryshimet rrënjësore të sistemit shëndetësor si dhe përparimi drejt mbulimit universal dhe shëndetësisë FALAS, do të ndikojë sidomos në moshat e treta. Përveç konsolidimit të lehtësive në shërbime ndaj kësaj shtrese, një kujdes të veçantë do t’i jepet edhe trajtimit financiar të tyre.

Ne do të konsolidojmë zbatimin e reformës së pensioneve, reformë e cila shpëton skemën e pensioneve nga falimentimi ku po e çonte qeverisja e mëparshme. Ne do të vazhdojmë rritjen vjetore të pensioneve si dhe angazhohemi për dhënien e shpërblimit të fundvitit nga 7 deri në 10 mijë lekë për çdo pensionist, duke nisur nga viti i parë i qeverisjes. Paketa e solidaritetit në fund të vitit do të jetë një politikë e përhershme e Qeverisë gjatë mandatit të dytë.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

97


5% Tatim-Fitimi për prodhimin në Teknologjinë e Informacionit. Do të stimulojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e teknologjisë së informacionit, ku bizneset që investojnë në zhvillimin e saj do të kenë një normë tatimi ndaj fitimit prej 5%. Teknologjia e informacionit do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të sektorëve të prodhimit, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, uljen e kostos së tyre, si dhe rritjen e punësimit të të rinjve në sektorët me vlerë të lartë të shtuar.

98

Zhvillimi i kapaciteteve të Teknologjisë së Informacionit do të jetë një nga instrumentet kryesorë të modernizimit të shtetit për të ofruar shërbime më të shpejta, transparente dhe cilësore ndaj qytetarëve, si dhe për të luftuar në mënyrë efikase korrupsionin dhe abuzivizmin. Aplikimi i platformave elektronike që minimizojnë kontaktet e qytetarit me administratën, monitorojnë punën dhe afatet kohore dhe shtojnë transparencën për publikun, do të vazhdojë të jetë përparësi në katër vitet e ardhshme.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

99


Ndihmë familjeve të reja për blerjen e shtëpisë së parë. Njohja si shpenzime të zbritshme të interesave të kredive të marra për shtëpinë e parë që në fillim të mandatit. Ne do të vazhdojmë të punojmë për ta bërë Shqipërinë një vend dhe një shoqëri më të sigurtë. Për ne, siguria sociale është një e drejtë civile, jo një privilegj, dhe siguria fillon në radhë të parë tek familja, e cila është edhe qeliza bazë e sistemit shoqëror dhe mjedisi ku individi gjen natyrshëm paqen e brendshme. Nën moton, “Familja e shëndoshë, krijon një shoqëri të zhvilluar”, ne do të synojmë mbështetjen e të gjithë individëve në kërkim të hedhjes së hapit të parë drejt ndërtimit të familjes për blerjen e shtëpisë së parë me anë të një kredie. Në mandatin e dytë qeverisës do të kemi një paketë të plotë të promovimit të rritjes së popullsisë.

me përparësi e në dobi të zonave dhe familjeve të varfra, shënjestrimit më të mirë të ndihmës ekonomike dhe zëvëndësimit gradual të programeve të ndihmës me programe punësimi në zonat urbane dhe rurale.

Njerëzit me aftësi të veçanta kanë sot më shumë mundësi për punësim, jetë normale dhe integrim shoqëror. Ne do të vazhdojmë të punojmë për përmirësimin e cilësisë së jetesës së tyre, duke i fuqizuar edhe më shumë bazuar në standardet më të mira ndërkombëtare të klasifikimit dhe duke ndërthurur skemën e pagesave me shërbime të integruara.

Ne do të vazhdojmë të punojmë për uljen e varfërisë nëpërmjet politikave të zhvillimit ekonomik, realizimit të investimeve të rëndësishme

100

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

101


Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave Ne zotohemi të garantojmë pagë të njëjtë për gratë dhe burrat që kryejnë punë të njëjtë. Sot, kemi rreth 50 mijë më shumë gra dhe vajza që punojnë krahasuar me katër vjet më parë. Do të vijojmë procesin e nisur për fuqizimin ekonomik të grave nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit, nxitjes së kreditimit dhe sipërmarrjeve të grave e vajzave, nxitjes përparësore të punësimit e formimit profesional të tyre dhe buxhetimit gjinor në politikëbërje e vendimmarrje. Do të ulim me 10% punën e papaguar të grave, duke rritur aksesin në shërbimet sociale si: çerdhe, kopshte, shërbime për moshën e tretë, shërbime për gratë dhe fëmijët me aftësi të veçanta, shërbime për gratë rome, egjyptiane, etj. Do të punojmë për fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale, nëpërmjet uljes së punës së papaguar në sektorin bujqësor, fuqizimit të skemave të subvencioneve dhe shërbimeve të ekstensionit, rritjes së aksesit në shërbime shëndetësore e sociale, rritjes së formalizimit të punës së grave, etj. Do të vijojmë të ruajmë nivelin e përfaqësimit të grave me të paktën 40% në vendimmarrje në proceset publike në nivel drejtues dhe proceset ligjvënëse, politikëbërëse dhe planifikuese në nivel qendror. 102

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


50.000 Kemi punësuar

gra më shumë

krahasuar me 2013-n

40% 10% ULIM ME

nivel përfaqësimi

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

103


104

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Fuqizimi i kompetencës ekonomike dhe sociale të rinisë Ne rritëm punësimin e të rinjve me 4.5% dhe ulëm papunësinë me 3.2 përqind, krahasuar me 2013-n. Plotësimi i nevojave për punëtorë të kualifikuar nëpërmjet arsimit dhe formimit profesional bashkëkohor në industri, bujqësi e shërbime, të mbështetur në burime publike e private, është rruga kryesore e rritjes së kompetencës sociale dhe ekonomike të rinisë.

Gjatë katër viteve të ardhshme do të rrisim punësimin e të rinjve nëpërmjet mbështetjes së programeve “start-up”, shkollimit dhe formimit profesional; do të rrisim pjesëmarrjen e të rinjve në vendimmarrjet politike; do të ruajmë dhe mbrojmë shëndetin e të rinjve përmes politikave të integruara shëndetësore dhe masivizimit të kulturës sportive.

Rritëm punësimin me

Ulëm papunësinë me

tek të rinjtë

krahasuar me 2013-n

4.5% 3.2% MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

105


Mbrojtja e fëmijëve

Ne do të vazhdojmë të mbrojmë fëmijët nga çdo formë abuzimi e dhune nëpërmjet përmirësimit të legjislacionit, zbatimit të sistemit të detyrueshëm të raportimit, programeve të prindërimit pozitiv, përkujdesjes alternative të sigurt e cilësore për fëmijët e abuzuar apo pa kujdes prindëror, ngritjes së një qendreje të specializuar për trajtimin e fëmijëve viktima të abuzimeve të rënda, integrimit në shkolla apo qendra përkujdesi të fëmijëve në situatë rruge dhe të shfrytëzuar për punë, dhe monitorimit të vazhdueshëm të situatës së të drejtave të fëmijëve.

106

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Mbrojtje, përkujdesje dhe përfshirje shoqërore. Ne mbështesim shërbimet e kujdesit social, bazuar në parimet e decentralizimit dhe përfshirjes. Do të transformojmë Ndihmën Ekonomike në Program për riintegrim social, përmes përfshirjes së përfituesve në programet e punësimit dhe kualifikimit profesional në ndërmarrjet dhe bizneset sociale.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Shtimi i ndihmës ekonomike sipas modelit të ri do të shoqërohet me rritjen e përfshirjes në këtë skemë të familjeve të varfëra e të përjashtuara nga mundësia e përfitimit të saj në të gjithë vendin.

107


Deri në 2021 kryejnë arsimin e detyruar

100%

70%

më shumë djem e vajza përfundojnë gjithë nivelet e arsimit

e fëmijëve romë dhe egjyptianë

Banesa sociale në bashkëpunim me pushtetin vendor.

108

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Do të rrisim 10% numrin e përfituesve nga shërbimet komunitare dhe shërbimet alternative sociale dhe do të ofrojmë tipologji të reja shërbimesh. Deri në vitin 2021 të gjitha llojet e shërbimeve publike do të jenë të aksesueshme për të gjitha kategoritë e aftësisë së veçantë, duke përfshirë edhe ofrimin e shërbimit të interpretimit në gjuhën e shenjave. Do të krijojmë kushtet që çdo fëmijë me aftësi të veçantë të ndjekë shkollën. Do të përmirësojmë shëndetin e personave me aftësi të veçanta me shërbime e përfitime të aksesueshme, të rimbursueshme dhe pranë komunitetit, përmes qendrave speciale të rehabilitimit.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Deri në vitin 2021, çdo fëmijë rom dhe egjyptian do të regjistrohet në shkollë, 100% e tyre do të mbarojnë arsimin e detyruar dhe 70% më shumë vajza e djem rom dhe egjyptianë do të përfundojnë të gjitha nivelet e arsimit. Do të rrisim numrin e familjeve rome dhe egjyptiane që do të strehohen në banesa sociale dhe alternativave të ndryshme të strehimit në bashkëpunim me pushtetin vendor.

109


Mbështetje, integrim dhe dinjitet të përndjekurve politikë

Ne mbajtëm premtimin për zgjidhjen e problemit të dëmshpërblimit të përndjekurve politikë. Skema jonë e re e kompensimit zgjeroi grupin e përfituesve, zbatuam një shpërblim progresiv në varësi të viteve të dënimit dhe moshës së ish të përndjekurve.

110

Shtuam në skemën e dëmshpërblimit të përndjekurit që kishin aplikuar jashtë afatit ligjor. Në katër vjet, të përndjekurit politikë që jetojnë u trajtuan me përparësi, u dëmshpërblyen, përfituan 7 këste dhe kemi filluar pagesën e këstit të tetë. Gjatë mandatit të dytë do të përfundojmë procesin e dëmshpërblimit të plotë të të përndjekurve politikë.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Bujqësia, një sektor prioritar! Në katër vitet e ardhshme, ne do të konfirmojmë mbështetjen e bujqësisë ku, përveç vazhdimit të politikave të aplikuara gjatë mandatit të parë, do të synojmë zhvillimin cilësor të sektorit për arritjen e një raporti më të drejtë midis kontributit të bujqësisë në PBB, në punësim, si dhe shtimit të vlerës së produkteve bujqësore (përmes përpunimit apo varieteteve të përmirësuar). Në 3 vjet e gjysmë dyfishuam sipërfaqen e tokës bujqësore të përfshirë në sistemin e ujitjes e kullimit.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Përmes operacionit më të madh të 25 viteve të fundit për çlirimin, pastrimin dhe hapjen e kanaleve vaditëse, sot vaditen e kullohen normalisht 225 mijë hektarë nga 110 mijë në 2013. Do të vazhdojmë mbështetjen fiskale të sektorit me TVSH zero që nga viti i parë i qeverisjes për plehrat kimike, farat, pesticidet dhe fidanët, një ndihmesë prej 20 milionë dollarë në vit për fermerët e bujqësinë.

111


SOT Toka bujqësore me sistem ujitje dhe kullimi

225.000 hektarë

ZERO TVSH

20

110 MIJË HA

225 MIJË HA

2013

2017

Plehrat kimike

Farat

100% 2021

Pesticidet

Fidanët

Mbështetje për fermerët

milionë dollarë / vit 112

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Do të përfundojmë shpërndarjen e çertifikatave të pronës së tokës bujqësore. Do të përfundojmë procesin e shpërndarjes së çertifikatave të pronësisë së pronës bujqësore brenda mandatit të dytë qeverisës.

profilizimit, rritjes së potencialeve e burimeve të kreditimit dhe formimit profesional, me përparësi në mekanikën bujqësore.

Do të nxisim prodhimin bujqësor, industritë agropërpunuese, konkurrencën dhe formalizimin e tregut.

Burimet dhe incentivat financiare e fiskale do të mbështesin me përparësi fermat në zgjerim, duke garantuar mbështetje paralele për sipërmarrësit, të vetëpunësuarit dhe të punësuarit në bujqësi, blegtori dhe agropërpunim.

Do të lehtësojmë rrugën drejt tregut të prodhimeve bujqësore e blegtorale vendase, nëpërmjet mbështetjes së shtimit e zmadhimit të fermave mbi 5 hektarë, kooperimit,

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

113


232 milionë dollarë më shumë financime për Bujqësinë Gjatë mandatit të parë rritëm financimin e programit të mbështetjes ndaj fermerëve mesatarisht me 75% për çdo vit krahasuar me vitin 2013 (financuam 5.95 miliardë lekë për 2014-2017 ose mesatarisht 1.488 miliardë lekë në vit përkundrejt 0.847 miliardë lekëve të shpenzuara në 2013-n për këtë zë), dhe e rrisim me rreth 23% këtë fond për vitet në vijim (1.82 miliardë në vit). Do të sigurojmë mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural me 71 milionë euro në kuadër të programit IPARD për investime në bujqësi, prodhim, përpunim e tregtim të produkteve bujqësore.

114

Do të investojmë 100 milionë dollarë në rrugët dytësore në bashkëpunim me Bankën Botërore për të lehtësuar aksesin në treg të produkteve bujqësore, si dhe për ta lidhur atë me zonat turistike. Do të shtojmë efektshmërinë e linjës së kredisë për agrobiznesin në kuadër të programit me EBRD-në. Nga fillimi i projektit janë dhënë 588 kredi nga ky instrument në shumën 5.3 milionë euro. Tashmë që instrumenti po maturohet, janë rreth 95 milionë euro të disponueshme për kreditimin e sektorit me kushte lehtësuese.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Krahasuar me 2013-n kemi rritur mesatarisht me

75%

23%

më shumë rritje gjatë mandatit të ardhshëm

financimin e programit të mbështetjes ndaj fermerëve 2013

0.847 miliardë lekë

2017

1.488 miliardë lekë

100 588 95 milionë dollarë investime në rrugët dytësore

në bashkëpunim me Bankën Botërore

kredi në shumën 5.3 milionë euro

milionë euro të disponueshme për kreditimin e sektorit

Linja e kredisë për agrobiznesin, program i EBRD-së

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

115


116

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Arsimi i gjeneratës tjetër. Për ne, arsimi dhe kërkimi shkencor janë një e mirë publike, themelet e ndërtimit të së ardhmes, rruga kryesore e progresit dhe e përballimit të sfidave të integrimit euroatlantik. Ne punojmë për një sistem arsimor, i cili ndihmon në kultivimin e identitetit kulturor e kombëtar, zhvillimin e intelektit, formimin e vlerave qytetare, morale, fizike, sociale dhe estetike, forcimin e përgjegjësisë ndaj vetes, shoqërisë dhe mjedisit, aftësimin për jetë dhe për punë, zhvillimin e shpirtit të sipërmarrjes dhe përdorimin e teknologjive të reja. Ne po punojmë për një sistem arsimor, i cili krijon bazat për një jetë të pavarur, pjesëmarrëse dhe të përgjegjshme, në tregun e punës dhe në shoqëri. Ne po ndërtojmë një sistem arsimor që ka në qendër nevojat dhe interesat e nxënësve e studentëve, dhe ofrohet në të gjitha stadet e jetës, nga fëmijëria e hershme, në edukimin në vazhdim dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Prioritet i politikave tona arsimore është barazia sociale në arsim. Ne do të vazhdojmë të krijojmë mundësi të barabarta për shkollim cilësor të të gjithë fëmijëve, pavarësisht origjinës, gjinisë, vendbanimit dhe të ardhurave. Ne punojmë që talenti të mos humbasë për shkak të origjinës dhe aftësive të kufizuara fizike. Ne garantojmë mundësi të barabarta, bazuar në aftësitë dhe meritën për çdo nxënës që dëshiron të ndjekë studimet në arsimin e lartë. Ne punojmë që shkolla shqiptare të transmetojë dije, formojë shprehi punuese e kërkimore, dhe të ndërtojë kompetenca për t’u dhënë zgjidhje problemeve individuale e shoqërore, si dhe të kontribuojë në rritjen ekonomike të qëndrueshme, inteligjente e gjithëpërfshirëse. Sa më shumë njerëz të kenë qasje në arsimin cilësor, aq më e lartë, cilësore dhe e qëndrueshme do të jetë rritja ekonomike.

Ne e orientojmë shkollën drejt mësimit të shkencave dhe teknologjive bashkëkohore, për t’i përgatitur nxënësit dhe studentët të përballen me sfidat e epokës së informacionit dhe të kontribuojnë në ekonominë e dijes.

117


Angazhimi ynë themelor për nxënësit mbetet

investimi në fëmijërinë e hershme duke rritur numrin e të regjistruarve në arsimin parashkollor me synim shndërrimin e tij në të detyrueshëm në fund të mandatit; sigurimi i një Arsimi gjithëpërfshirës duke garantuar mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi të veçanta; do të lehtësojmë familjet shqiptare duke rritur kohën e qëndrimit në shkollë, duke mundësuar ushqim në shkollë, si dhe duke ndihmuar fëmijet në përgatitjen e mësimeve; do të mundësojmë shtrirjen e nismës “Shkolla qendër komunitare” nga 225 shkolla në të gjitha shkollat e vendit; do të digjitalizojmë tërësisht kurrikulat e arsimit parauniversitar.

118

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


61 qendra të këshillimit të punësimit dhe karrierës Do të synojmë rajonalizim në shkollat me klasa kolektive dhe do të mundësojmë futjen e sistemit digjital të mësimdhënies në këto klasa; do të realizojmë investime cilësore në infrastrukturën shkollore në gjithë ciklet arsimore duke synuar eliminimin përfundimtar të mësimit me turne; financimet në sistemin arsimor do të mundësojnë vendosjen e sistemit ngrohës për klasat e laboratorët në shkollat shqiptare; ne synojmë që shkollat të jenë jo vetëm vendet ku merret dije e kulturë, por edhe një mjedis ku komuniteti do kalojë pjesë të rëndësishme në aktivitete sportive, kulturore dhe artistike.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

119


Do të ndërtojmë 140 shkolla të reja model për 40 mijë nxënës Mësuesi do vazhdojë të jetë kryefjala e mbështetjes për rritjen e cilësisë në arsim. Ne do të konsolidojmë të gjithë sistemin e formimit dhe zhvillimit profesional të mësuesit duke realizuar me përparësi trajnimin e 20 mijë mësuesve mbi bazën e nevojave të identifikuara për kualifikim; gjatë katër viteve të mandatit të ardhshëm do të realizojmë një rritje deri në 40% të pagës së mësuesve si dhe do të mundësojmë aplikimin e një pakete të dedikuar kualifikimit të mësuesve.

120

Në kuadrin e objektivit të rritjes së cilësisë së mësuesve dhe mësimdhënies do të realizojmë në mënyrë tërësore e funksionale forumet online të çdo rrjeti profesional të mësuesve; në kuadër të përmirësimit të standardeve të drejtimit dhe menaxhimit, do të standardizojmë “Shkollën e drejtorëve” përmes provimit dhe licensimit duke larguar përfundimisht klientelizmin, nepotizmin dhe politikën nga drejtimi i shkollës.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


20

Kemi trajnuar me sukses

MBI BAZËN E NEVOJAVE TË IDENTIFIKUARA PËR KUALIFIKIM

mijë mësues

40% Rritje me

të pagës së mesuesëve

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

121


Angazhimi jonë për shkollat e larta, universitetet dhe studentët do të jetë: garantimi i një sistemi arsimor universitar, cilësor, i sigurt dhe i akredituar ndërkombëtarisht; do të mundësojmë arsim të lartë FALAS apo të mbështetur me bursat përkatëse për studentët e ekselencës dhe çdo student me rezultate të larta në pamundësi ekonomike; do të realizojmë dhe standardizojmë Anketën Kombëtare Studentore, si instrument vlerësimi të çdo universiteti;

122

do të krijojmë platformën unike digjitale për të dhënat në arsimin e lartë dhe do të ndërtojmë një sistem modern gjurmueshmërie punësimi si instrument kryesor të evidentimit të cilësisë së universiteteve tona; do të garantojmë punësimin në administratën publike të studentëve ekselentë; do të mundësojmë për çdo student, akses FALAS në veprimtari kulturore-artistike, reduktim tarifash për shërbime publike, tarifa preferenciale për shërbime private.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Angazhimi jonë për pedagogët do të jetë: garantimi për herë të parë dhe në formë të plotë i statusit të pedagogut; rritja e vazhdueshme e financimit publik për arsimin e lartë dhe krijimi i kushteve dhe standardeve për tërheqjen e investimeve sa më të mëdha nga sektori privat, pushteti lokal, biznesi dhe aktorë të tjerë të shoqërisë në këtë sektor; ne do të punojmë intensivisht për transformimin e sistemit të gradave dhe titujve akademikë në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare;

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

do të mbështesim rolin e universiteteve si qendra të zhvillimit ekonomik e social të vendit; do të reformojmë thellësisht sistemin e kërkimit shkencor dhe financimit të tij duke realizuar edhe portalin “Censusi i kërkimit shkencor”; do të mundësojmë mbështetje financiare për projekte kërkimore nga sipërmarrja përmes lehtësive fiskale dhe do të mbështesim rritjen e pjesëmarrjes së projekteve akademike në gara publike.

123


Çdo bashki të ketë të paktën një shkollë profesionale, të specializuar në nevojat e tregut lokal. Do të vazhdojmë të punojmë që shkollat tona të transmetojnë jo vetëm dije, por edhe të formojnë aftësi që të rinjtë shqiptarë të bëhen konkurrues dhe dinamikë në tregun e punës si dhe të kultivojnë përgjegjësinë qytetare e shoqërore.

124

Do të riorganizojmë shkollat në qendra shumëfunksionale, ku krahas arsimit profesional do të ofrohet edhe formim profesional; transformimi i 18 shkollave të mesme në shkolla ekselence sipas sistemit dual, do të dyfishojë nga 27 mijë në 54 mijë numrin e personave të formuar në katër vitet e ardhshme.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


27 54 mijë të trajnuar

mijë të trajnuar

2016

2020

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

125


Drejt shëndetësisë FALAS brenda mandatit të dytë Mbulimi Shëndetësor Universal mbetet qëllimi dhe angazhimi ynë. Brenda vitit 2021 shqiptarët do të kenë shërbimet shëndetësore FALAS. Nën moton “Shëndet për të Gjithë”, ne do të vazhdojmë të promovojmë jetën e shëndetshme duke rritur investimet në të gjithë sektorët që lidhen me shëndetin, rininë, mjedisin, sigurinë rrugore, sportin, edukimin fizik në shkolla dhe masat fiskale e administrative për të kufizuar dëmet nga përdorimi i alkoolit dhe duhanit.

Rasteve urgjente do t’ju përgjigjemi brenda 10–15 minutave në zonat urbane dhe 20–35 minutave në zonat rurale Urgjenca mjekësore në territor do të forcohet në kapacitete njerëzore, mjekësore e motorrike. Flota e autoambulancave do të rinovohet tërësisht. Thirrjeve të rasteve urgjente do t’ju përgjigjemi brenda 10–15 minutave në zonat urbane dhe 20–35 minutave në zonat rurale. Ne do të kompensojmë plotësisht materialet mjekësore për kryrjen e funksioneve të domosdoshme jetësore për fëmijët dhe pensionistët. 126

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Do të rrisim kujdesin për nënën dhe fëmijën, me vëmendje të veçantë për fëmijët me aftësi ndryshe, duke mundësuar një qasje socio-shëndetësore në qendra të specializuara. Do të forcojmë kapacitet për rehabilitimin e sëmundjeve dhe traumave të ndryshme. Do të vijojmë të mbështesim fort parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm sepse prirjet demografike po krijojnë një profil të ri epidemiologjik: jetëgjatësia po rritet, sëmundjet jongjitëse edhe numri i të sëmurëve me disa sëmundje njëherësh po shtohen. Paralelisht me plotësimin e boshllëqeve për specialistë të kujdesit shëndetësor, ne do të rrisim autoritetin dhe dinjitetin e mjekëve dhe infermierëve dhe do të rrisim pagat e tyre, duke promovuar përkushtimin dhe performancën. Ne do të mbështesim financiarisht kualifikimin e profesionistëve të shëndetësisë në qendrat spitalore dhe universitetet prestigjioze jashtë vendit, duke bashkëpunuar me institucione e profesionistë të shquar në vendet perëndimore.

Financimi publik për kujdesin shëndetësor synohet të arrijë 60-65% të shpenzimeve totale për shëndetësinë (e gjetëm 43 % në 2013-n), duke siguruar që asnjë familje shqiptare të mos bjerë në varfëri për shkak të pagesës për kujdes shëndetësor. Do të shtojmë investimet në infrastrukturën shëndetësore dhe pajisjet mjekësore, për të garantuar akses dhe cilësi në kujdesin shëndetësor. Kantieri tashmë i hapur i shëndetësisë do të zgjerohet me vepra të reja të infrastrukturës spitalore, duke shfrytëzuar financimet publike dhe Partneritetin Publik Privat. Vëmendje të veçantë do t’ju kushtojmë qendrave spitalore universitare dhe spitaleve rajonale. Do të vijojmë zgjerimin dhe konsolidimin e shëndetësisë elektronike. Do të krijojmë lehtësi për pacientët dhe profesionistët e shëndetit. Regjistri kombëtar elektronik i shëndetit do të përfshijë edhe një rrjet të integruar të diagnostikës imazherike, për të pakësuar ndjeshëm ecejaket e pacientëve dhe për të siguruar shërbim cilësor, edhe në zonat periferike.

Financimi publik për kujdesin shëndetësor

2013

43% të shpenzimeve totale

2020 60-65% të shpenzimeve totale MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

127


128

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Një treg energjetik potencial dhe modern i orientuar drejt eksportit Pas nxjerrjes së sektorit nga falimentimi faktik gjatë mandatit të parë, mandati i dytë synon konsolidimin e rimëkëmbjes së kompanive dhe kthimin e tyre nga një risk për buxhetin e shtetit në një nga asetet më të rëndësishëm që gjenerojnë të ardhura për buxhetin. Shtimi i investimeve në këtë sektor do të synojë: modernizimin e rrjetit, shtimin e kapaciteteve të interkonjeksioneve me tregun rajonal energjetik, diversifikimin e burimeve të energjisë si dhe shtimin e kapaciteteve të reja hidrike.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Prioritet në katër vitet e ardhshme do të jetë përfundimi i liberalizimit të tregut për tensionin e lartë dhe të mesëm, investimi në burimet kryesore të gjenerimit, fuqizimi i linjave të transmetimit të brendshëm dhe interkonjeksionit me vendet e rajonit, fillimi i ndërtimit të gazsjellësit Adriatiko-Jonian.

129


Do të përfundojmë procesin e legalizimeve Programi i Rilindjes urbane, i zbatuar gjatë viteve 2014-2017 do të pasohet nga shndërrimi i qyteteve në qytete sociale dhe qytete për njerëzit gjatë mandatit tonë të dytë qeverisës. Do të ofrojmë një model të ri dhe afatgjatë të rritjes së efektivitetit të administrimit dhe funksionimit të tregut të tokës, me ndikim të drejtpërdrejtë në tregun e pasurive të paluajtshme, rritje ekonomike, kohezion social, mjedisor dhe kulturor.

Do të krijojmë një platformë kombëtare urbanizimi për vlerësimin e nevojave të zonave informale për shërbime publike dhe infrastrukturës prioritare së nevojshme integruese, në koordinim me bashkitë, komunitetin dhe aktorët e përfshirë, për garantimin e Partneritetit Publik Privat, për urbanizimin, zhvillimin dhe integrimin e zonave të formalizuara. Do të formalizojmë të gjithë vendbanimet informale, duke mbyllur përfundimisht epokën e informalitetit në zhvillimin e tokës.

Do të hartojmë një plan strategjik reformues për rigjenerimin urban dhe zhvillimin cilësor të tokës, mbi formalizimin, urbanizimin dhe përcaktimin e instrumenteve të linjës së planifikimit, në koherencë me Planin e Përgjithshëm Kombëtar dhe Planet e Përgjithshme Vendore.

130

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

131


Mjedis i favorshëm për zhvillimin e biznesit Ne jemi të bindur se biznesi i ndershëm dhe novator që di të rritet dhe kultivojë vlera, di të ofrojë punësim dhe krijojë mirëqenie, po operon në një mjedis shumë më të favorshëm se më parë. Politikat tona kanë ndihmuar që biznesi të zhvillojë potencialet e tij në rritjen e produktivitetit dhe qëndrueshmërisë duke frenuar njëanshmërinë dhe abuzimin nëpërmjet unifikimit të marrëdhënies me administratën tatimore; kemi nxitur investimet kapitale në proceset prodhuese me shtimin e përjashtimeve për TVSh-në e makinerive dhe pajisjeve; kemi rritur ndërgjegjësimin e biznesit dhe i kemi shtuar hapësirat vetëkorrigjuese. Kemi miratuar një paketë të plotë thjeshtimesh dhe lehtësirash proceduriale tatimore duke adresuar të gjitha kërkesat e komunitetit të biznesit.

Do të ulim tatimin mbi dividentin nga 15% në 6% dhe tatimin mbi të ardhurat personale nga 23% në 8%.

132

Mandati i dytë qeverisës do të karakterizohet nga qëndrueshmëria e legjislacionit fiskal dhe modernizim i mëtejshëm i administratave fiskale, rritja e përdorimit të teknologjisë së informacionit për të minimizuar kontaktet ne terren të administratës me biznesin. Stabiliteti makroekonomik, vazhdimi i reformave strukturore, stabiliteti fiskal, si dhe fillimi i aplikimit të reformës në drejtësi do të garantojnë një klimë shumë më të përmirësuar të të bërit biznes. Në prezencë të një klime të përmirësuar të biznesit, në vazhdimësi të politikave buxhetore dhe fiskale që nxisin rritjen e vlerës së shtuar të prodhimeve të vendit si edhe të politikave sektoriale zhvillimore për sektorët prioritarë, modeli i ri i zhvillimit ekonomik do të mbështesë orientimin e biznesit drejt industrializimit të lehtë. Ky kalim do të mundësojë një shtim më të lartë të vlerës së prodhimit vendas, për të reflektuar rritjen e produktivitetit të kapitalit financiar, të vlerës së burimeve natyrore dhe kapitalit njerëzor, për rritjen e mirëqenies së shoqërisë sonë.

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

133


Programi “ 1 Miliard ” Një tjetër parneritet me biznesin do të jetë Paketa “1 Miliard” si një nismë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë kombëtare në sektorë të ndryshëm, duke u fokusuar në atë social, turizëm dhe infrastrukturë. Ne do të injektojmë më shumë se 1 miliard dollarë në ekonomi, nëpërmjet aktivizimit të kapitaleve private në një numër të madh investimesh duke ndikuar drejtpërdrejtë në

rritjen ekonomike dhe zhvillimin e sektorëve prioritarë. Nëpërmjet partneritetit me biznesin do të financohen 1 spital rajonal, 10 institucione shëndetësore rehabilituese, 53 shkolla të reja dhe rehabilitimi i 88 të tjerave, 6 shkolla profesionale, akset kryesore rrugore si Rruga e Arbërit, Tiranë – Thumanë – Vorë, Kardhiq – Sarandë, dhe shumë projekte të tjerë prioritarë.

Paketa “1 Miliard”

1 10 SPITAL RAJONAL

134

INSTITUCIONE SHËNDETËSORE REHABILITUESE

53 88 6 SHKOLLA TË REJA

SHKOLLA TË REHABILITUARA

SHKOLLA PROFESIONALE

Rruga e Arbërit

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Ne jemi Partia Socialiste e Shqipërisë! Sepse e duam Shqipërinë dhe jemi këtu, në këtë parti, për Shqipërinë që Duam! MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

135


Ne, socialistët e Shqipërisë, kemi pasur nderin dhe, në të njëjtën kohë, peshën e përgjegjësisë për ta ndërtuar Shqipërinë nga rrënojat ku e trashëguam.

Po mbyllim një mandat sfidash të vështira, prej ku Partia Socialiste del më e rritur, më e fortë, më e vendosur për të udhëhequr Shqipërinë. E Shqipëria del më e mirë, më e sigurt, më e vetëdijshme, sesa tre vjet e gjysmë më parë, që po, mund të bëhet shtet. Një shtet serioz për të gjithë qytetarët, pa dallim, një shtet dinjitoz në marrëdhëniet me fqinjët dhe me botën.

Prandaj, 25 qershori është dita jonë. Është dita për t’u kthyer nga partia e socialistëve, në shtëpinë e shqiptarëve përtej ngjyrave, simboleve, ideologjive të vjetra, në vatrën ku ka vend për çdo njeri të zakonshëm që e do Shqipërinë, në fuqinë reformuese dhe transformuese që mishëron ambicien e prindërve për fëmijët e Shqipërisë.

Në 44 muaj të mandatit tonë të parë kemi bërë shumë, por gjithçka arritëm deri këtu, vlen më së pari për të besuar se shumëçka mbetet për t’u bërë, ne dhe vetëm ne mund ta bëjmë. Ne e mbrojmë të ardhmen, të cilën do ta ndërtojmë së bashku. Dhe me të njëjtin vizion për Shqipërinë, me po atë energji, këmbëngulje, durim që kemi luftuar e fituar për Vetting-un dhe drejtësinë, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë.

Vetëm kështu do ta çojmë Shqipërinë më shpejt, më fuqishëm, aty ku e kanë ëndërruar baballarët e këtij kombi dhe aty ku e duan të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

136

Përpara, të bashkuar, me sa më shumë zemra që rrahin për Shqipërinë që Duam!

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

137


138

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM

139


140

MANIFEST PËR SHQIPËRINË QË DUAM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.