Punësimi i të rinjve- Sfidat kryesore politike në Ballkanin Perëndimor

Page 1

PUNËSIMI I TË RINJVE - SFIDAT KRYESORE POLITIKE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

I


PUNËSIMI I TË RINJVE - SFIDAT KRYESORE POLITIKE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

1


BOTUES: Shkolla e Hapur e Beogradit Rruga 5/16 Masarikova 11000 Beograd, Serbi Telefon: + 381 11 30 61 341 Faks: +381 11 36 13 112 Web: www.bos.rs www.web4yes.eu

PËR BOTUESIN: Vesna Đukić AUTORE: Aleksandra Đurović KONTRIBUES: Ajka Rovčanin, Ivona Krstevska, Irena Topalli, Jelena Manić Radoičić, Jovana Duković-Milović and Valmir Xhemajli. RISHIKOI BOTIMIN: Ivana Aleksić PËRKTHYER NË SHQIP NGA: “YOUR EDUCATION KEY” VITI: 2018

Mbështetja e Komisionit Evropian për prodhimin e këtij publikimi nuk përbën një miratim të përmbajtjes e cila pasqyron pikëpamjet vetëm të autorëve dhe Komisioni nuk mund të jetë përgjegjës për çdo përdorim që mund të bëhet nga informacioni që përmban ai.

2


T

ë rinjtë në Ballkanin Perëndimor përballen me vështirësi të shumta në procesin e kalimit nga arsimi në tregun e punës. Një prej pengesave kyçe që hasin është mungesa e aftësive që do t’i ndihmonin ata të hynin në botën moderne dhe dinamike të punës dhe të fitonin një punë të favorshme. Tre lloje të shërbimeve identifikohen si veçanërisht të rëndësishme në mbështetjen e punësimit të të rinjve dhe në zhvillimin e aftësive shumë të nevojshme: orientime në karrierë, praktika dhe trajnim për aftësim për punësim. Studimet e mëparshme kërkimore 1 tregojnë se ato mund të jenë efektive në përmirësimin e aftësive dhe rëndësia e tyre është njohur në dokumentet përkatëse strategjike. 2 Organizatat e shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë në rajonin e Ballkanit Perëndimor shpesh përfshihen në fushën e punësimit të të rinjve si ofrues të shërbimeve 3 – duke ofruar shërbime të orientimeve për karrierë dhe trajnimit të aftësive për punësim, dhe duke ndërmjetësuar ndërmjet punëdhënësve dhe të rinjve në organizimin e praktikave. Përveç ofrimit të shërbimeve, organizatat e shoqërisë civile mund të japin kontribut të rëndësishëm në proceset e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave. Roli i organizatave të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve për përmirësimin e aftësive të të rinjve dhe përvoja e tyre në punën e drejtpërdrejtë me të rinjtë duhet të njihen dhe të përdoren për t’u paraqitur në dokumentet e politikave. Ky dokument rishikon sfidat kryesore të politikës së punësimit të të rinjve bazuar në analizën krahasuese, me qëllim që të hartohen fushat e bashkëpunimit të mundshëm midis organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike në Ballkanin Perëndimor dhe kështu të kontribuojnë në uljen e papunësisë së të rinjve. Studimet dytësore (në kompjuter) u kryen në procesin e grumbullimit të të dhënave, pasuar nga konsultimet me palët e interesuara përkatëse individualisht dhe brenda Forumeve Kombëtare për Punësimin e të Rinjve të themeluar në kuadër të këtij projekti në secilin nga vendet si platforma për dialog strukturor midis palëve kyçe të interesuara në këtë fushë. Në kuadër të Forumit Rajonal për Punësimin e të Rinjve të organizuar në Shkup nga 20 deri më 21 qershor 2018, rezlutatet dhe rekomandimet e këtij dokumenti u diskutuan nga më shumë se 70 përfaqësues të institucioneve publike, sektorit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile që merren me punësimin e të rinjve nga Ballkani Perëndimor.

3


Bazuar në raportin analitik dhe konsultimet rajonale dhe kombëtare me palët kryesorë, përmbledhim pesë sfida kyçe politike në këtë fushë përkatëse për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor:

# 1. Të rinjtë nuk kanë akses në shërbimet cilësore të karrierës që do t’i ndihmonin ata të fitojnë aftësi për menaxhimin e karrierës. # 2. Mungesa e koordinimit dhe bashkëpunimit midis palëve kryesore i pengon të rinjtë që të identifikojnë lehtësisht cilat shërbime të orientimit të karrierës janë në dispozicionin e tyre. # 3. Aksesi i të rinjve në informacione të besueshme lidhur me karrierën është e kufizuar. # 4. Cilësia e praktikave të ndërmarra nga të rinjtë nuk është e sigurtë. # 5. Trajnimi mbi aftësitë e punësimit të të rinjve nuk është shfrytëzuar plotësisht.

Pas shqyrtimit të sfidave është një grup rekomandimesh për bashkëpunim ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile në nivel kombëtar dhe rajonal.

4


# 1.

Të rinjtë nuk kanë akses në shërbimet cilësore të karrierës që do t’i ndihmonin ata të fitojnë aftësi për menaxhimin e karrierës.

Me qëllim të marrjes së vendimeve të karrierës dhe menaxhimit të tranzicioneve midis arsimimit, trajnimit dhe mundësive të punësimit, 4 është jetike që të rinjtë të zhvillojnë aftësitë e menaxhimit të karrierës. Me fjalë të tjera, ata kanë nevojë për aftësi për të mbledhur informacion në lidhje me kapacitetet, kompetencat dhe interesat e tyre, për të përcaktuar rrugët dhe profesionet e tyre të edukimit dhe për të analizuar dhe organizuar atë informacion. Megjithatë, shumë të rinj në Ballkanin Perëndimor ende nuk janë të përfshirë në shërbimet e orientimit të karrierës (informacione mbi karrierën, këshillim për karrierë dhe edukim për karrierë) që do t’i ndihmonte ata të fitonin aftësitë e kërkuara. Për shembull, rreth dy të tretat e të rinjve në Serbi raportojnë se ata nuk kanë qenë të përfshirë në shërbimet e orientimit të karrierës.5 Përfundimi i raportit të fundit mbi orientimin e karrierës në Shqipëri 6 është se ka “vetëm kuptim të kufizuar dhe të fragmentuar të konceptit të orientimit të karrierës” dhe se nuk është i përfaqësuar mirë në kurrikulë, as mjaftueshëm në dispozicion për studentët e universiteteve publike. Përveç disponueshmërisë së shërbimeve të orientimit në karrierë, cilësia e tyre gjithashtu përbën një sfidë. Sigurimi i cilësisë është përcaktuar si prioritet në dokumentet strategjike në disa vende. Megjithatë, në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk ekziston një mekanizëm i përcaktuar për të siguruar cilësinë e shërbimeve, veçanërisht për të siguruar që të rinjtë që marrin

5


ato shërbime në të vërtetë të zhvillojnë aftësitë e menaxhimit të karrierës. Sigurimi i cilësisë është vendosur si prioritet në dokumentet strategjike në Malin e Zi dhe në një nga subjektet politike në Bosnje dhe Herzegovinë (Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës). Dokumentet e tyre strategjike përcaktojnë hapa specifikë për t’u ndërmarrë për të krijuar standarde cilësore për të gjithë ofruesit e shërbimeve. Në Serbi, standardet e cilësisë janë zhvilluar kohët e fundit nga Grupi i Punës i përbërë nga përfaqësues të palëve kryesore të interesuara. Edhe pse mungesa e sigurimit të cilësisë është vërejtur edhe në vende të tjera, zhvillimi i standardeve të cilësisë nuk është vënë në programin e tyre. Për shembull, është theksuar se nuk është bërë asnjë vlerësim për modulin e orientimit për karrierë, që është një aktivitet ekstrakurikular për nxënësit e klasës së fundit të arsimit të detyrueshëm në Shqipëri7. Në mënyrë të ngjashme, njihet që mekanizmi kryesor për monitorimin dhe sigurimin e cilësisë së shërbimeve në dispozicion në IRJ të Maqedonisë 8 është matja e numrit të përdoruesve të arritur dhe korniza e përgjithshme e cilësisë mungon. Situata në lidhje me cilësinë e shërbimeve të drejtimit të karrierës kërkon ngritjen e standardeve në këtë fushë. Të rinjtë nga zonat e largëta dhe ato rurale e kanë shumë të vështirë për të pasur akses në orientimin në karrierë. Për shembull, sa tregojnë edhe këshillimet tona, të rinjtë nga zona të tilla në Kosovë kanë vështirësi në qasjen në qendrat e karrierës pasi ato janë të vendosura vetëm në qendrat universitare.

6


# 2.

Mungesa e koordinimit dhe bashkëpunimit midis palëve kryesore i pengon të rinjtë që të identifikojnë lehtësisht cilat shërbime të orientimit të karrierës janë në dispozicionin e tyre.

Edhe pse ka institucione të ndryshme të përfshira në ofrimin e orientimeve për karrierë, nuk ka ekzistojnë mekanizma të përcaktuara dhe efektive për koordinim dhe komunikim midis tyre. Këto mekanizma janë vendimtare edhe nga perspektiva e politikës - për të shmangur fragmentimin e politikave dhe dyfishimin e përpjekjeve, dhe nga perspektiva e të rinjve - për të identifikuar lehtësisht atë që është në dispozicion të tyre.9 Për më tepër, ato janë veçanërisht të rëndësishme kur nevojitet një përgjigje e koordinuar nga ofruesit e shumëfishtë, si në rastin e ofrimit të udhëzimeve për të rinjtë që nuk janë në punës, arsim apo trajnim. Secili nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka institucione të veçanta përgjegjëse për orientimin e karrierës për të rinjtë. Në të gjitha vendet, ato përfshijnë ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe ministrinë përgjegjëse për punësim, ndërsa në disa vende disa përgjegjësi në këtë fushë ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të rinjtë dhe institucionet arsimore. Në disa raste, institucionet në nivel lokal dhe zyrat e të rinjve gjithashtu luajnë një rol. Për më tepër, qendrat e Euroguidance janë themeluar në Serbi, Malin e Zi dhe IRJ të Maqedonisë me qëllim të promovimit të dimensionit evropian në orientimin dhe ofrimin e informacionit cilësor mbi orientimin dhe gatishmërinë gjatë gjithë jetës për qëllime mësimore. Për më tepër,

7


në shumicën e vendeve, organizatat ndërkombëtare janë të përfshira në orientimin e karrierës duke ofruar mbështetje për zhvillimin e saj. Në disa raste, organizatat e shoqërisë civile janë gjithashtu të angazhuara në zhvillimin e politikave orientuese si anëtarë të grupeve të punës dhe zbatimin e tyre përmes projekteve. Për të arritur koordinimin dhe bashkëpunimin midis këtyre institucioneve të ndryshme, shumica e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë testuar disa qasje. Megjithatë, përpjekjet për krijimin e një mekanizmi për koordinimin e orientimeve për karrierë, qoftë nëpërmjet formimit të një organi të ri koordinimi ose nëpërmjet nënshkrimit të protokolleve të bashkëpunimit ndërmjet palëve kryesore, nuk kanë provuar të jenë tërësisht efektive dhe të qëndrueshme. Për shembull, në Serbi 10, qendra kombëtare e burimeve për këshillim dhe orientim në karrierë, një nga funksionet e të cilave duhet të kishte qenë për të siguruar koordinimin e përgjithshëm të sistemit të orientimit dhe këshillimit të karrierës, është parashikuar në Strategjinë për Orientimin e Karrierës, por nuk është themeluar. Në mënyrë të ngjashme, në Kosovë, Forumi i Politikave për Arsimin dhe Orientim në Karrierë u krijua në kuadër të projektit në vitin 2006 si një mekanizëm i koordinimit të politikave të orientimit të karrierës. Edhe pse kjo ishte një ide e shkëlqyer, në praktikë, forumi nuk arriti të përfshijë të gjithë palët në fushën e orientimit të karrierës në vend 11; ajo ishte e udhëhequr nga projekti dhe ishte e pamundur mbajtja e mekanizmit pas finalizimit të projektit.

8


# 3.

Aksesi i të rinjve në informacione të besueshme lidhur me karrierën është i kufizuar.

Informacion i besueshëm lidhur me karrierën 1, i cili mbështetet nga dëshmitë dhe rrjedh nga burime të besueshme, është vendimtar për të rinjtë dhe është një parakusht i rëndësishëm për realizimin e suksesshëm të shërbimeve të tjera të orientimit në karrierë këshillim për karrierë dhe edukim karriere. Megjithatë, aksesi i të rinjve në informacione gjithëpërfshirëse dhe jo të njëanshme është i kufizuar. Analiza jonë e të dhënave të disponueshme ka treguar se në të gjitha vendet ekzistojnë disa materiale të bazuara në faqe interneti dhe të printuara që ofrojnë informacion mbi arsimin, opsionet e trajnimit dhe profesionet, të cilat janë në dispozicion përmes agjencive kombëtare të punësimit, institucioneve arsimore, sektorit privat dhe organizatave të shoqërisë civile. Megjithatë, ato nuk janë gjithëpërfshirëse dhe të integruara, ose të ofruara në një mënyrë miqësore për të rinjtë. Edhe kur ekziston informacioni, ai nuk shndërrohet në material mësimor të lehtë për tu përdorur dhe të përdorshëm për orientimin për karrierën dhe shpërndahet përmes kanaleve që të rinjtë përdorin më shpesh. Kjo është veçanërisht shqetësuese në rastin e informacionit të tregut të punës. Për shembull, kanalet më të shpeshta për shpërndarjen e rezultateve 12 në nevojat e aftësive në vendet e Ballkanit Perëndimor janë raportet dhe faqet e internetit, dhe rrallë ndodh që ato të shpërndahen përmes mediave sociale. Për më tepër, informacioni i marrë përmes raporteve dhe faqeve të 1

Informacioni i lidhur me karrierën përfshin informacion mbi opsionet e edukimit dhe trajnimit, rrugët e edukimit dhe profesionet, si dhe informacionet e tregut të punës (të tilla si tendencat në punësim dhe informacion mbi aftësitë në kërkesa të larta në tregun e punës).

9


internetit nuk është i lehtë për tu përdorur nga të rinjtë. Vërehet se në Shqipëri,13 ka vështirësi në përkthimin e informacionit të tregut të punës në informacione të lehta për tu përdorur për karrierën që janë të përshtatshme për fazat e ndryshme të zhvillimit të karrierës së të rinjve. Për më tepër, në kontekstin e rritjes së mobilitetit rajonal, sidomos mobilitetit të forcës së punës në vende të ndryshme, është e rëndësishme të sigurohet që informacionet e përshtatshme janë në dispozicion të punëkërkuesve të interesuar. Konkretisht, një nga pengesat e njohura për ndryshueshmërinë rajonale është informacioni publik i kufizuar i disponueshëm për vendet e lira të punës dhe profilet e kërkuara. Rekomandimet kryesore për përmirësimin e situatës janë shkëmbimi i informacionit mbi aftësitë e kërkuara dhe krijimi i një portali rajonal në internet për shpalljen e vendeve të lira të punës.14 Ashtu si në rastin e sistemeve kombëtare për sigurimin e informacionit të karrierës, një parakusht i rëndësishëm që theksohet është mbledhja e të dhënave të sigurta dhe të qëndrueshme për nevojat e aftësive lokale dhe rajonale.15 Zhvillimi i një sistemi rajonal i informacionit mbi karrierën në internet është gjithashtu i rëndësishëm për të rinjtë dhe për rritjen e mobilitetit të të rinjve.

10


# 4.

Cilësia e praktikave të ndërmarra nga të rinjtë nuk është e sigurtë.

Shumë të rinj që po përpiqen të hyjnë tregun e punës përballen me “kurthin e eksperiencës”; me fjalë të tjera, ata nuk mund të fillojnë punën e tyre të parë pa eksperiencë pune të mëparshme. Një mënyrë me të cilën ata mund të fitojnë eksperiencë pune është përmes praktikave që u ofrojnë atyre eksperiencë në vendin e punës. Disa të rinj kanë mundësi të hyjnë në praktika gjatë arsimit formal, por nuk ndodh gjithmonë kështu ose këto praktika nuk i pajisin ata me aftësitë e duhura të kërkuara nga punëdhënësit. Prandaj, ekziston një tendencë për të organizuar praktika jashtë programit të rregullt, të cilat i referohen si “praktika në tregun e hapur”. Në nivel të BE-së, ekziston një grup i pranuar i përmasave të cilësisë,16 që parashikojnë se praktikat, duke përfshirë praktikat në tregun e hapur, duhet të bazohen në një marrëveshje me shkrim, duhet të qartësohen objektivat e të mësuarit dhe trajnimit, që të drejtat dhe kushtet e punës së praktikantëve duhet të respektohen në përputhje me ligjet në fuqi; kohëzgjatjen e arsyeshme, që kompetencat e fituara duhet të njihen dhe të vërtetohen dhe ofruesit e praktikave duhet të përfshijnë në njoftimet e tyre të vendeve të lira të punës informacione mbi kushtet dhe afatet e praktikës. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka një mungesë e përgjithshme të të dhënave për numrin e praktikave dhe të rinjve që i ndjekin ato, dhe mungesa e informacionit mbi cilësinë e atyre praktikave. Çështja e cilësisë në mënyrë të barabartë i referohet praktikantëve në tregun e hapur dhe praktikave të punës që janë pjesë e politikave të punësimit të të rinjve, ku ekziston një rrezik më i madh se i pari nuk do t’u sigurojë të rinjve eksperiencë kuptimplotë të të nxënit. Të dhënat në dispozicion tregojnë një cilësi shqetësuese të ulët të praktikave në përgjithësi. Në Serbi bëhet një anketë vjetore që

11


përfshin një sërë pyetjesh mbi cilësinë e programeve të praktikave. Midis të rinjve që morën pjesë në programet e praktikave në Serbi në vitin 2017, tre të katërtat prej tyre morën pjesë në të paktën një program pa nënshkruar një kontratë me shkrim dhe sipas të dhënave nga viti 2015, 50 përqind ishin pa mentorë.17 Në Malin e Zi, të dhënat e vitit 2014 18 në cilësinë e programeve të trajnimit të qeverisë për të diplomuarit e arsimit të lartë sugjerojnë se edhe pse shumica e të rinjve kanë raportuar se kanë kushte të përshtatshme për mësim dhe punë, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Një mënyrë për të siguruar cilësinë e praktikave, përveç promovimit të dimensioneve cilësore, është duke miratuar legjislacionin ose duke nxjerrë udhëzime për të rregulluar përmbajtjen dhe zbatimin e praktikave. Studimi i kryer në vitin 2016 dhe i paraqitur në Dokumenti i Punës i Stafit për Zbatimin e Kuadrit të Cilësisë për Praktikat 19 tregoi se të gjitha 28 shtetet anëtare kanë strukturë rregulluese që mbulojnë së paku një formë të praktikave jashtë programit të rregullt dhe se tetë prej tyre kanë rregulla specifike për të dy praktikat e llojit ALMP dhe ato të tregut të hapur. Megjithatë, asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka një strukturë rregullative për praktikat, të cilat gjithashtu mund të përfshijnë praktika të organizuara në tregun e hapur.

12


# 5.

Trajnimi mbi aftësitë e punësimit të të rinjve nuk është shfrytëzuar plotësisht.

Punëdhënësit dhe të rinjtë besojnë se aftësitë kryesore të punësimit2, të cilat janë në kërkesa të larta në tregun e punës, nuk janë zhvilluar mjaftueshëm përmes arsimit formal. Edhe pse reformat e arsimit janë në zhvillim e sipër, ende nuk do të ketë shumë mundësi që të rinjtë të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe shanset e tyre të punësimit derisa këto reforma të jenë zbatuar siç duhet. Arsimi joformal ofron një zgjidhje dhe studimet e mëparshme kërkimore 20 tregojnë se ka aftësi punësimi që mund të zhvillohen në këtë mënyrë. Në veçanti, mund të përdoren trajnime specifike për përmirësimin e aftësive të punësimit. Rezultatet e analizave tona dytësore tregojnë se, përveç disa programeve të kryera nga shërbimet publike të punësimit, ky lloj trajnimi kryhet nga ofruesit privatë të arsimit joformal (të tilla si shkollat e gjuhëve të huaja ose ofruesit e trajnimit të IT dhe informatikës) dhe organizatat e shoqërisë civile të cilat punojnë me të rinjtë (kryesisht me qëllim përmirësimin e aftësive të komunikimit, aftësive të punës në grup, lidershipi, aftësive organizative dhe sipërmarrëse). Ndryshe nga programet e organizuara nga organizata private që janë të shtrenjta për disa të rinj, programet e ofruara nga organizatat e shoqërisë civile janë falas. Sidoqoftë, gjatë

2 Aftësitë e punësimit i referohen aftësive që rrisin mundësinë për të siguruar dhe mbajtur një punë, përparimin në punë dhe përballimin e ndryshimeve. Ato përfshijnë aftësitë që janë të rëndësishme për të fituar për të gjithë sektorët dhe fushat profesionale: aftësitë e komunikimit, aftësitë e punës në grup, aftësitë e gjuhëve të huaja, dëshira për mësim dhe vetëpërmirësim, aftësi informatike dhe kompjuterike, aftësi për përshtatje dhe fleksibilitet, aftësi për zgjidhjen e problemeve etike, aftësia për të punuar nën presion, planifikimi dhe aftësitë organizative dhe aftësitë sipërmarrëse.

13


konsultimeve tona u identifikuan disa çështje të tjera, të cilat parandalojnë që këto forma të trajnimit të shfrytëzohen plotësisht disponueshmëria, cilësia dhe aksesi i tyre. Nuk ka mjaftueshëm programe të trajnimit për përmirësimin e aftësive të punësimit të organizuara nga organizatat e shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë. Këto programe mbështeten nga donatorët ndërkombëtarë ose përmes fondeve qeveritare. Përkatësisht, kurset e trajnimit organizohen në kuadër të projekteve dhe shpesh nuk ka mundësi për ti përfundojnë ato, që do të thotë se ato nuk janë gjithnjë të disponueshëm për të rinjtë. Një çështje tjetër ka të bëjë me cilësinë e trajnimit, në veçanti efektivitetin e saj, që nuk monitorohet gjithmonë. Efektiviteti duhet të monitorohet në disa nivele - duke ndjekur kënaqësinë e të rinjve të përfshirë në trajnim, për të përcaktuar se si trajnimi zhvilloi aftësitë e tyre, pavarësisht nëse i zbatojnë ato në kontekstin e tyre të përditshëm dhe nëse trajnimi çoi në punësim. Për më tepër, vlerësimi i ndikimit mund të kryhet për të përcaktuar efektet e trajnimit mbi njerëzit dhe shoqërinë. Nga aspekti i politikave, verifikimi i cilësisë së kurseve të trajnimit të kryer mund të jetë i dobishëm në përcaktimin nëse ato duhet të përmirësohen. Përveç kësaj, ai mund të ndihmojë të rinjtë të vendosin se cilat trajnime duhet të kryejnë. Së fundi, ekziston dhe çështja për mundësinë që të gjitha grupet e të rinjve të kryejnë këto trajnime. Në veçanti, të rinjtë nga zonat e largëta dhe ato rurale janë në rrezik për të mos u përfshirë në këto lloj kurse trajnimi, pavarësisht faktit që ofrimi i trajnimit teknik dhe jo teknik i të rinjve nga zonat rurale ka qenë e efektshme. 21 Një çështje tjetër që duhet trajtuar është përcaktimi i kurseve të trajnimit për të siguruar që ata të përfshijnë të rinjtë që kanë më shumë nevojë për zhvillimin e këtyre aftësive.

14


Konkluzione dhe rekomandime

Punësimi i të rinjve është një çështje urgjente në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tashmë njihet rëndësia e madhe e përmirësimit të punësimit të të rinjve, veçanërisht aftësitë që ata zotërojnë. Konkretisht, janë zbatuar masa specifike të politikave për orientimin për karrierë, praktika për të rinjtë dhe trajnimet për aftësitë e punësimit të të rinjve dhe ekzistojnë shembuj të shumëfishtë të praktikave të mira në fushën e punësimit të të rinjve, të cilat ofrojnë një bazë të mirë për bashkëpunim të ndërsjellë. Megjithatë, ka disa sfida që paraqesin pengesa për zbatimin e suksesshëm të politikave të punësimit të të rinjve. Në fushën e orientimit në karrierë, ato lidhen me bashkëpunimin dhe koordinimin e pamjaftueshëm midis institucioneve të përfshira në ofrimin e orientimit për karrierë dhe mekanizmin për sigurimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara. Për më tepër, ekziston një mungesë substanciale e informacioneve të vlefshme për karrierën që është vendimtare për të rinjtë që të marrin vendime të mirë-informuara. Për sa i përket praktikave, nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me numrin e të rinjve që kryejnë praktika në tregun e punës me iniciativën e tyre në vendet e Ballkanit Perëndimor, ose të dhëna për cilësinë e tyre; prandaj, aktualisht nuk ka informacion të mjaftueshëm për të identifikuar boshllëqet dhe masat e dizajnit që synojnë rritjen e numrit të praktikave cilësore. Një pengesë shtesë është korniza e papërshtatshme rregullatore për praktikat në përgjithësi. Së fundi, trajnimi për përmirësimin e aftësive të punësimit të të rinjve nuk është shfrytëzuar plotësisht, pasi ka çështje në lidhje me disponueshmërinë, cilësinë dhe mundësinë e kësaj mase. Bazuar në çështjet e identifikuara të politikave, mund të propozohen një sërë rekomandimesh.

15


Rekomandime për bashkëpunim ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile në nivel kombëtar:

(1)

Për të shmangur fragmentimin e politikave dhe dyfishimin e përpjekjeve, si dhe për të lehtësuar aksesin e të rinjve në shërbimet e orientimit të karrierës, qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të miratojnë një vendim për themelimin e Grupeve Kombëtare të Punës për zhvillimin e politikave dhe sistemeve orientuese, të cilat do të mbledhin përfaqësues të qeverisë nga sektorët e arsimit, punësimit dhe politikës rinore dhe përfaqësues të palëve të tjera të interesuara, duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile. Ministritë e arsimit, punësimit dhe rinisë (nëse ekzistojnë) mund të mbledhin përkatësisht grupe pune dhe të mbulojnë shpenzime përkatëse, në varësi të detyrës që i ngarkohet grupit të punës.

( 2)

Në mënyrë që të gjithë të rinjtë të kenë akses në mbështetje cilësore në rritjen e aftësive të menaxhimit të karrierës, standardet minimale për shërbimet e orientimit të karrierës duhet të zhvillohen përmes punës së grupeve të punës, duke përfshirë të gjithë palët kombëtare të interesuara.

(3)

( 4)

16

Për të siguruar që informacioni i lidhur me karrierën është i arritshëm për të rinjtë, duhet të krijohet një sistem informacioni kombëtar online i cili kombinon të gjithë informacionin në dispozicion. Ministritë individuale (përgjegjëse për arsimin, punësimin ose të rinjtë) mund të jenë drejtpërdrejtë përgjegjës për prodhimin e informacionit të karrierës ose mund të kontraktojnë sektorin privat ose organizatat e shoqërisë civile për këtë qëllim. Të rinjtë në veçanti duhet të kenë një rol aktiv në prodhimin e këtij lloji të informacionit për të siguruar që ai të jetë në përputhje me nevojat e tyre. Shpërndarja e informacionit ekzistues në lidhje me karrierën duhet të vihet në dispozicion të të rinjve përmes kanaleve të shumta, duke përfshirë mediat sociale, në një mënyrë të aksesueshme për ta. Kjo mund të bëhet në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë ose u delegohen atyre. Institucionet publike duhet të zhvillojnë dhe/ose përmirësojnë kuadrin rregullator për praktikat në përputhje me standardet e cilësisë të përshkruara në Rekomandimin e BE-së për një


Strukturë të Cilësisë për Praktikat, e cila gjithashtu rregullon praktikat në tregun e hapur. Organizatat e shoqërisë civile mund të përdorin iniciativa ekzistuese për ndryshimin e rregulloreve të punës, miratimin e programeve kombëtare të praktikave ose futjen e elementeve cilësore për praktikat, për të mbështetur krijimin e një kuadri rregullator mbështetës për të gjitha llojet e praktikave, duke përfshirë ato të organizuara në tregun e hapur.

( 5)

Institucionet publike duhet të bashkëpunojnë me organizatat e shoqërisë civile në organizimin e trajnimeve për aftësi të efektshme të punësimit (ose të delegojnë ofrimin e trajnimeve për ta). Parakushti është që cilësia e trajnimit të vlerësohet nga palët e treta / pavarësisht nga organizatat e ofruesve të trajnimit. Institucioni përgjegjës për krijimin dhe monitorimin e zbatimit të masave të politikave në lidhje me trajnimin e aftësive të punësimit duhet të angazhohet për një numër të caktuar të të rinjve nga zonat rurale dhe ato të largëta për ti përfshirë ata.

Rekomandime për bashkëpunim ndërmjet institucioneve publike dhe organizatave të shoqërisë civile në nivel rajonal:

(1)

Një studim rajonal që do të kryhet në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfshijë një sërë pyetjesh që synojnë mbledhjen e të dhënave për përfshirjen e të rinjve në praktika dhe cilësinë e atyre praktikave. Këto të dhëna duhet të përdoren më tej nga institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile për të identifikuar boshllëqet dhe masat e dizajnit që synojnë rritjen e ofertës dhe sigurimin e cilësisë së praktikave të ofruara në tregun e hapur.

( 2)

Një platformë rajonale interneti që do të mbledhë informacion mbi mobilitetin (informacion mbi tregun e punës, kushtet për mobilitetin e punës së të rinjve në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, burimet në secilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor të destinuara për zhvillimin e karrierës) duhet të krijohet. Një rrjet rajonal i organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve publike që punojnë në këtë fushë mund të kryejnë këtë detyrë.

17


1

E.g. Hooley, T. (2014). The evidence base on lifelong guidance: A guide to key findings for effective policy and practice. University of Derby, UK: ELGPN; Broeki, S., Hogarth, T., Baltina, L. & Lombardi (Fondazione Giacomo Brodolini) Skills development and employment: Apprenticeships, internships and volunteering; Souto-Otero, M., Ulicna, D., Schaepkens, L., & Bognar, V. (2013). Study on the impact of Non-Formal Education in youth organizations on young people’s employability. In Brussels: European Youth Forum. 2 E.g. Commission (2016). Communication: A New Skills Agenda for Europe - Working together to strengthen human capital, employability and competitiveness; Council of the European Union (2008). Better Integrating Lifelong Guidance into Lifelong Learning Strategies. 15030/08. EDUC 257 SOC 653; Council of the European Union (2014). Council recommendation on Quality Framework for Traineeships. 2014/C 88/01. 3 Batelić, J., Cvetkovska, E., Dedić, A., Đurović, A., Jevtović, B., Josifovska, M., Knežević, M., Nasufi, I., Pešić, S., Topalli, I. (2017). (Ed.). The Regional Youth Employability Skills Portfolio. Belgrade: Belgrade Open School, http://www.bos.rs/rs/uploaded/ Portfolio%2025_7.pdf 4 Sultana, R.G. (2012). Flexicurity. Implications for lifelong career guidance. ELGPN Concept Note No.1. ELGPN University of Jyväskylä, Finland. [Online]. 5 Ministry of Youth and Sports. (2017). The position and needs of young people in Serbia. Ministry of Youth and Sports: Belgrade. 6 Ademi B. & Avxhiu, S. (2017). Review of current state of Career Guidance and counseling in Albania. Available at: http:// risialbania.al/index/wp-content/uploads/2017/03/Review-ofcurrent-state-of-Career-Guidance-and-counseling-in-Albania.pdf 7 Ademi B. & Avxhiu, S. (2017). Review of current state of Career Guidance and counseling in Albania. 8 https://eacea.ec.europa.eu/national-policies/en/content/ youthwiki/34-career-guidance-and-counselling-formeryugoslav-republic-macedonia, accessed on 27.08.2018. 9 Lifelong Guidance Policy Network (2015). Guidelines for Policies and Systems Development for Lifelong Guidance: A Reference Framework for the EU and for the Commission. European Lifelong Guidance Policy Network. Jyväskylä: ELGPN. [Online]. 10 The Strategy of Career Guidance and Counselling in the Republic of Serbia and its Action Plan (2010-2014), accessed on 27.08.2018.

18


11

Zelloth, H. (2008). Career guidance policy and practice in Kosovo. Review of progress and feasibility of future intervention. 12 ETF (European Training Foundation), Skills needs identification and skills matching in South Eastern Europe, ETF, Turin, 2016. 13 Ademi b. & Avxhiu, s. (2017). Review of current state of Career Guidance and counseling in Albania. 14 Shani, N., & Vidovic, H. (2015). Labour Mobility as a Factor of Development in South-East Europe: Regional Overview. T. Dedovic (Ed.). Regional Cooperation Council. 15 World Bank. 2017. Western Balkans: Regional economic integration issues notes (English). Washington, DC: World Bank. 16 Council of the European Union (2014). Council recommendation on Quality Framework for Traineeships. 2014/C 88/01. 17 Ministry of Youth and Sports. (2015).The position and needs of young people in Serbia. Ministry of Youth and Sports: Belgrade. 18 Association for Democratic Prosperity – Zid. (2014). The report on the assessment of the effects of policies which regulate traineeships in Montenegro. 19 European Commission. 2016. Applying the Quality Framework for Traineeship, Commission Staff Working Document, COM 646, (Luxembourg, Publications Office of the European Union). 20 Bath University/GHK Consulting. (2012). Research Study on the Impact of Non-Formal Education in Youth Organisations on Young People’s Employability. European Youth Forum; Marković D. & Džigurski S. (2014). The impact of non-formal learning in youth work on young people’s employability. National Association of Youth Workers, Novi Sad. 21 International Labour Association. Youth in the Rural Economy, https://www.decentjobsforyouth.org/wordpress/wp-content/ uploads/2017/11/Thematic-Plan-3-Youth-in-the-RuralEconomy.pdf, p.7, accessed on 27.08.2018.

19


Falënderime

Ky dokument është hartuar në kuadër të projektit WeB4YES - Organizatat e Shoqërisë Civile të Ballkanit Perëndimor për Mbështetjen e Punësimit të të Rinjve, të mbështetura në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Civil dhe Programit të Medias 2016-2017 Konsolidimi i Rrjeteve Rajonale Tematike të Organizatave të Shoqërisë Civile nga Komisioni Evropian. Projekti përfaqëson një iniciativë në shkallë rajonale të projektuar për të ofruar qasje inovative dhe t’u ofrojë të rinjve në rajonin e Ballkanit Perëndimor mundësi për zgjerimin e mundësisë së punësimit dhe punësim. Koordinatori i projektit është Belgrade Open School dhe partnerët në këtë projekt janë Association for Democratic Prosperity – Zid (Mal i Zi), NGO Lens (Kosovë* 3), Beyond Barriers Association (Shiqëri), Institute for Youth Development KULT (Bosnjë dhe Hercegovinë), National Youth Council of Macedonia (Maqedoni) dhe Olof Palme International Center (Suedi).

Autori dëshiron të falënderojë të gjitha organizatat partnere për përgatitjen e raporteve kombëtare për mundësinë e punësimit të të rinjve dhe përfaqësuesit e këtyre organizatave për ndihmën e tyre kërkimore në shkrimin e raportit - Ajka Rovčanin, Ivona Krstevska, Irena Topalli, Jelena Manić Radoičić, Jovana Duković-Milović dhe Valmir Xhemajli. Për më tepër, autori dëshiron të falënderojë Ivana Aleksić, e cili rishikoi dokumentin dhe dha sugjerime dhe komente të paçmueshme. Ky dokument bazohet në raportin rajonal “Rritja e mundësisë së punësimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor”. www.web4yes.eu Autorja: Aleksandra Đurović, aleksandra.djurovic@bos.rs.

3 Ky përcaktim nuk paragjykon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me UNSCR 1244 dhe Opinionin e ICJ për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

20


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.