Koha 1046

Page 1

Media e
Donacionet për institucionet qeveritare, mision i paqartë Shoqëria Kulturore Artistike “Tradita”, prezantuese e denjë e vlerave autoktone trashëgimore të Anës së Malit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 2 shkurt 2023 Viti XXll Numër 1046 Çmimi 0,50
ka humbur rrugën e misionit

Sindikata e Medias: Urgjentisht të avancohet pozita e punonjësve mediatikë

Një shqiptar, kandidat për President?!

Asllan Bushati, “Diktati i ADM-ve në Luftën e Ftohtë e pas saj”

Grupi i parë i vullnetarëve amerikanë

KOHA Javore

Themelues: Kuvendi i Malit të Zi

Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002.

Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve

Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani

Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer)

Ismet Kallaba (aktualitete, sport),

Toni Ujkaj (kulturë)

Vijoleta Berishaj (sekretare teknike)

Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi

Telefon: 020/240-659

E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2 KOHA
PËRMBAJTJE
Javore
8 12 18 22 E ENJTE, 2 SHKURT 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Antitezë realiteti Gërmimet arkeologjike të vitit 1864 në Shas sipas një dosjeje të Arkivit Osman të Shtetit në Stamboll
poetik në kohë
Erik Adams nderon artistin Kastro Zizo në Nju Jork 24 26 28 32 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 2 SHKURT 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi
Shtegtim
Kryebashkiaku

Bashkimi Evropian qorton Malin e Zi

I mundshëm edhe ndëshkimi

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Malit të Zi që situatën aktuale politike në vend ta tejkalojë vetëm me mjete kushtetuese, në mënyrë që vendi kandidat të mund të vazhdojë rrugëtimin në procesin e integrimeve evropiane.

Mali i Zi ka qenë një prej temave të diskutimit në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që është zhvilluar të hënën në Bruksel.

Për situatën në Malin e Zi kanë raportuar së bashku ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg.

Ata kanë vizituar së fundmi Malin e Zi në emër të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme

dhe Siguri, Josep Borrell. Zyrtarët e BE-së thonë se këto vizita të dy ministrave të Jashtëm të dy vendeve anëtare në Podgoricë ishin të suksesshme.

Ata kanë thënë se udhëheqësve politikë në Mal të Zi u është dërguar mesazhi i qartë se situata e tashme mund të zgjidhet vetëm me mjete ligjore, duke kërkuar edhe zgjedhjen e dy gjykatësve, në mënyrë që të funksionalizohet Gjykata Kushtetuese. Ky vlerësohet si një parakusht për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të rregullta në Mal të Zi.

Mali i Zi është konsideruar vend udhëheqës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE. Por problemet e

brendshme politike kanë ndikuar që procesi të ngadalësohet.

Disa burime diplomatike në Bruksel madje kanë tërhequr vërejtjen se i tërë procesi mund të ndalet nëse nuk sigurohet sundimi i ligjit dhe funksionalizimi i Gjykatës Kushtetuese. (Kohapress)

Escobar: Mali i Zi në prag të kolapsit institucional

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, paralajmëroi për “shumë pasoja të mundshme” nëse Mali i Zi nuk e zgjidh krizën e thellë politike dhe institucionale.

“Mali i Zi është në një krizë shumë të thellë. Është afër një kolapsi institucional që nuk e kam parë në asnjë vend. Nuk ka qeveri. Dy qeveri janë rrëzuar dhe nuk ka pasur përparim në formimin e një qeverie tjetër. Nuk ka një kuorum në Gjykatën Kushtetuese që mund të konfirmojë zgjedhjet e reja”, ka thënë ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit kujtoi se mandati i presidentit Milo Gjukanoviq do të përfundojë në pranverë, ndërkohë që kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq, ka shpallur së fundmi datën e zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 19 mars 2023.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 2 SHKURT 2023

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë

dhe Menaxhimit të Ujërave, Salih A. Gjonbalaj

Në vizitë zyrtare Komunës së Gucisë

Guci – Sekretari shtetëror i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave në Qeverinë e Malit të Zi në mandatin teknik, Salih A. Gjonbalaj, të premten më 27 janar 2023, qëndroi në vizitë zyrtare në Komunën e Gucisë të cilin në rezidencën e Komunës e pritën dhe i dëshiruan mirëseardhje përfaqësuesit e stafit punëdrejtues të Komunës së Gucisë - kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, kryetari i Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj me bashkëpunëtorë.

Në takimin dypalësh është biseduar mbi aktualitetet dhe çështjet e hapura që janë në kompetencë të Ministrisë në fjalë, si dhe mbi gjendjen dhe situatën e krijuar si pasojë dhe rrjedhojë e fatkeqësive elementare natyrore (përmbytjeve e vërshimeve

te përrenjve e lumenjve, rrëshqitjeve e rrokullisjeve të dheut e gurëve, dëmeve të dukshme të shkaktuara fermerëve bujqësor e blegtoral) në territorin e Komunës së Gucisë. Në takimin konstruktiv menxhuesit e stafit drejtues të komunës, sekretarin Gjonbalaj e njoftuan me sfidat esenciale dhe kryesore me të cilat ballafaqohen prodhuesit bujqësor e blegtoral nga treva e komunës, si dhe me projektet prioritare të infrastrukturës që impulësojnë zhvillimin dhe avancimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këtë komunë. Pas takimit bashkëbiseduesit vizituan ca lokalitete të goditura nga fatkeqësitë elementare natyrore.

Sekretari Salih A. Gjonbalaj, në fjalën e rastit ndër të tjera theksoi se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe

Menaxhimit të Ujërave në Qeverinë e Malit të Zi në mandat teknik, është plotësisht e përkushtuar për zhvillimin dhe avancimin e bujqësisë dhe shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese në komunat e Veriut të Malit të Zi, duke konfirmuar se zhvillimi i viseve rurale dhe bujqësia në trevën e tyre është një nga potencialet zhvillimore edhe për Komunën e Gucisë. Në vazhdim të elaborimit të vet, sekretari Gjonbalaj bëri me dije se ministria në fjalë është e vendosur në përpjekjet e saj që në mbështetje të qeverisë të cilës i përket, varësisht nga mundësitë e veta, do t’i mbështesë prodhuesit bujqësor e blegtoral në zonat vunerabël të komunave të prekura e dëmtuara nga fatkeqësitë elementare kohë më parë.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 2 SHKURT 2023

Një

donacion tjetër

nga familja

Kurmemaj

dhe Fondi Humanitar “Trojet Tona”

Pajisje mjekësore për

Donacioni me vlerë 158 mijë dollarë amerikanë është shfrytëzuar për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve mjekësore prioritare për Spitalin e Përgjithshëm në Tivar - një automjeti të ndihmës së shpejtë, tavoline të operacionit për sallën e kirurgjisë, tavoline për repartin e ortopedisë, aparati ultrazë dhe aparaturave të tjera për repartin e pediatrisë së këtij institucioni shëndetësor

Çifti Dina dhe Ahmet Kurmemaj, të cilët jetojnë në ShBA, përmes Fondit Humanitar “Trojet Tona” – Nju Jork, kanë realizuar donacionin e radhës në ndihmë për vendlindjen. Ata kanë dhuruar 158 mijë dollarë amerikanë për Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, me të cilat janë blerë disa mjete dhe pajisje mjekësore - një automjet i ndihmës së shpejtë, tavolina e opera-

cionit për sallën e kirurgjisë, tavolina për repartin e ortopedisë, aparati ultrazë dhe aparatura të tjera për repartin e pediatrisë së këtij institucioni shëndetësor. Ceremonia e dorëzimit të donacionit është zhvilluar të enjten, ku kanë marrë pjesë ministri i Shëndetësisë, Dragosllav Shqekiq, kryetari i Komunës së Tivarit, Dushan Raiçeviq, kryetari i

Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, koordinatorja e Fondit Humanitar “Trojet Tona” për Malin e Zi, Vjollca Lika – Çobaj, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm – Tivar, Dr. Igor Karishik etj. Përfaqësuesja e Fondit Humanitar “Trojet Tona”, Vjollca Lika – Çobaj, ka thënë se familja Kurmemaj, ndonëse që një kohë të gjatë jeton në ShBA, ka dëshmuar përherë një lidh-

KOHA Javore 6
E ENJTE, 2 SHKURT 2023
NGJARJE JAVORE

për Spitalin e Tivarit

je të posaçme me vendin e tyre dhe dëshirën për të ndihmuar jo vetëm grupet më të rrezikuara, siç janë fëmijët, të moshuarit, të sëmurit, por edhe instituciont shëndetësore.

Ajo ka përkujtuar se në fillim të vitit të kaluar kjo familje ka bërë donacion 100 mijë dollarë për personat me diabet të tipit 1 nga Ulqini, Tivari, Gucia dhe Plava.

Duke folur për Fondin Humanitar “Trojet Tona”, Lika - Çobaj ka thënë se ky fond e ka filluar veprimtarinë e tij pikërisht me qëllim për të ndihmuar dhe kontribuar në vendlindje përmes donacioneve dhe aktiviteteve të ndryshme si ndihma për grupet më të rrezikuara, rastet sociale, fëmijët jetimë, pastaj ndarjen e bursave për studentë, si dhe mbështetjen për organizimin e aktiviteteve të ndryshme sportive dhe edu-

kative për fëmijët dhe të rinjtë. Ministri i Shëndetësisë Dragosllav Shqekiq ka shprehur kënaqësi për donacionin dhe ka thënë se ai paraqet një nxitje të madhe për sistemin shëndetësor të Malit të Zi.

“Donacioni i familjes Kurmemaj është një mesazh se çfarë do të thotë kur jeni i përgjegjshëm ndaj komunitetit dhe kur këtë e dëshmoni përmes investimit të mjeteve aty ku është më e nevojshme”, ka theksuar ai.

Drejtori i Spitalit të Tivarit, Dr. Igor Karishik, ka treguar se paratë e donacionit janë shfrytëzuar për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve mjekësore prioritare.

Ai e ka vlerësuar donacionin e familjes Kurmemaj si shumë të rëndësishëm, duke thënë se Ahmeti dhe Dina ata nuk i kanë harruar njerëzit të cilët kanë nevojë.

“Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë donacion, por jam i sigurt se nuk do të jetë e fundit”, ka theksuar Karishik.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka thënë se e gëzon fakti që nga komuniteti ynë në ShBA kemi dikë si Ahmet dhe Dina Kurmemajn të cilët në vazhdimësi ndihmojnë me donacione të vlefshme qytetarët e Malit të Zi. Ai ka thënë se pas donacionit të vitit të kaluar për personat që vuajnë nga diabeti, ky është një donacion tjetër “shumë i mirëpritur dhe i nevojshëm për Spitalin e Tivarit, të cilin e përdorin edhe qytetarët e Komunës së Ulqinit”. Të pranishmit në ceremoninë e dorëzimit të donacionit kanë nënvizuar bashkëpunimin e shkëlqyer të të gjithë aktorëve për realizimin me sukses të këtij donacioni. i. k.

KOHA Javore 7
E ENJTE, 2 SHKURT 2023 NGJARJE JAVORE

Në Ditën e Gazetarëve

Sindikata e Medias: Urgjentisht avancohet pozita e punonjësve

“Të punësuarit në media janë ata të cilët krijojnë përmbajtjet mediatike që i përgjigjen publikut dhe që informojnë qytetaret dhe qytetarët tanë. Shpresojmë që së shpejti do të vetëdijësohen edhe punëdhënësit në media, ashtu që, në afatin më të shkurtër kohor të ulen në tryezë me sindikatat për të rënë dakord për marrëveshjen kolektive sektoriale për fushën mediatike”, shprehen nga Sindikata, duke shtuar se me këtë edhe punonjësve mediatikë do t’ju mundësohet përmirësimi i pozitës socio-ekonomike dhe para së gjithash të kenë një jetë normale

Në Ditën e Gazetarëve të Malit të Zi e cila shënohet çdo vit më 23 janar, Sindikata e Medias e Malit të Zi përmes një shkrese shprehu shqetësimin për kushtet në të cilat ende punojnë gazetarët dhe punonjësit mediatikë, të cilat siç kanë theksuar, shpeshëherë janë përulëse dhe që nuk pasqyrojnë rolin që ata

kanë në shoqëri. Nga kjo sindikatë kanë thënë se të punësuarit në media nuk guxojnë të jenë dëm kolateral të trazirave sociale, ashtu siç e ka vënë në dukje Sindikata e Medias tash një kohë të gjatë. “Pavarësisht nga politika redaksionale, të punësuarit përballen me të njëjtat probleme: rrogat i kanë

kryesisht nën mesataren shtetërore, janë të mbingarkuar, ndërsa nuk iu paguhet puna jashtë orarit. Janë të ekspozuar ndaj presioneve, kërcënimeve, sulmeve, ndërsa disa janë të ekspozuar ndaj censurës dhe vetëcensurës”, theksojnë nga kjo sindikatë.

Për ta, liria e medias nuk do të thotë

KOHA Javore 8 Pikëpamjet
OPINIONE & VËSHTRIME
politikën
të „KOHA
VËSHTRIM & OPINION
e shprehura në fq:
nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht
redaksionale
javore„
E ENJTE, 2 SHKURT 2023

Urgjentisht të punonjësve mediatikë

vetëm avancimi i pozitës së shtëpive mediatike dhe përmirësimi i situatave të tyre financiare.

“Të punësuarit në media janë ata të cilët krijojnë përmbajtjet mediatike, që i përgjigjen publikut dhe që informojnë qytetaret dhe qytetarët tanë. Shpresojmë që së shpejti do të vetëdijësohen edhe punëdhënësit në media, ashtu që, në afatin më të shkurtër kohor të ulen në tryezë me sindikatat për të rënë dakord për marrëveshjen kolektive sektoriale për fushën mediatike”, shprehen nga Sindikata, duke shtuar se me këtë edhe punonjësve mediatikë do t’ju mundësohet përmirësimi i pozitës socio-ekonomike dhe para së gjithash të kenë një jetë normale. Ata ndër të tjera kanë thën se radhën tani e ka profesioni gazetaresk, duke u zotuar se kjo sindikatë nuk do të lejojë që gazetarët dhe punonjësit

mediatikë të mbesin mbrapa me standarde.

“Sindikata e Medias e Malit të Zi dhe Sindikata e Veprimtarisë Informative, Grafike dhe Botuese, kanë përgatitur vitin e kaluar propozimin e Marrëveshjes së re Kolektive Sektoriale duke ia dorëzuar punëdhënësve, si dhe janë mbajtur disa takime fillestare, por negociatat konkete akoma nuk kanë filluar. Sindikata e Medias do të instistojë që të ardhurat e të punësuarve të rriten për 15 deri në 20 përqind, si dhe të sigurohet përmirësimi i një sërë të drejtash punëtore dhe profesionale. Gjithashtu do të insistojmë që ndihmën shtetërore ndaj mediave duhet t’a ndjejnë edhe të punësuarit, kreatorët e përmbajtjeve mediatike për të cilët shteti u ka dhënë paratë pronarëve të tyre”, theksojnë nga kjo sindikatë.

Ata në Ditën e Gazetarëve kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Malit të Zi që gjatë këtij viti ta miratojnë strategjinë mediatike dhe ligjet e reja për mediat, me qëllim që edhe në këtë mënyrë të përmirësohet situata në këtë profesion, që të sigurohet qëndrueshmëri më e madhe e mediave, e respektimit të standardeve profesionale dhe të sigurohet kundërpërgjigje ndaj dukurive negative siç është gjuha e urrejtjes, lajmet e rreme dhe fushatat dezinformuese.

“ Dëshirojmë që të punësuarit në media që të jenë solidarë, që t’u rezistojnë presioneve, veprimtarive kundërsindikale, ndërsa tek Sindikata e Medias të shohin një partner të sinqertë në luftën për një pozitë më të mirë në profesionin tonë”, theksojnë nga Sindikata e Medias e Malit të Zi. t. u.

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e
në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk
VËSHTRIM & OPINION
shprehura
përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 2 SHKURT 2023

Mërgimtarët shqiptarë dhe ndihmat humanitare

Donacionet për institucionet qeveritare, mision i paqartë

Të ofrosh donacione për një institucion buxhetor, siç është Spitali i Tivarit, është jo shumë e pranueshme në opinionin e këtushëm, kur dihet se në sytë e gati të gjithë shqiptarëve që gravitojnë në këtë objekt të kujdesit shëndetësor (Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini) ky spital shihet si një institucion i korruptuar, i cili ka një qasje diskriminuese ndaj tyre dhe ku trajtohen si pacientë të dorës së dytë

Ndihma materiale dhënë nga mërgimtarët në SHBA dhe në vendet perëndimore vazhdimisht ka ndikuar në zbutjen e problemeve sociale, shëndetësore dhe arsimore te shqiptarët në Malin e Zi. Veprimet e tyre përgjatë viteve kanë pasur një rol të rëndësishëm në ekonominë e shqiptarëve në vend, duke nxitur sanimin ekonomik dhe duke siguruar të ard-

hura shtesë për familjet në nevojë. Në këtë mënyrë janë ndihmuar nxënës e studentë, familje pa të ardhura dhe nevojtarë të ndryshëm. Ndërkaq me motivin më fisnik dhe më human ndihmuan me dhjetëra familje, të cilëve gjatë pandemisë COVID-19 u vdiqën më të dashurit e tyre. Prandaj ngarkimi me donacione ose fonde të tjera për institucionet qeveritare në Malin e Zi është një mision jo i qartë, që rëndon veprimtarinë humanitare të mërgimtarëve dhe krijon pikëpyetje të ndryshme. Në këtë kuadër mund të kuptohet edhe donacioni për Spitalin e Tivarit i familjes Kurmemaj, realizuar ditë më parë nëpërmjet Fondacionit “Trojet Tona”.

Sipas lajmit që u transmetua nëpër

Këto ndjesi i bazojmë edhe në rastin e mërgimtarit dhe mjekut të njohur, Bahri Ceka, i cili para disa vitesh ndihmoi Shtëpinë e Shëndetit në Katërkollë të Anës së Malit me një autoambulancë me pajisje bashkëkohore për emergjencë . Në ceremoninë e dorëzimit, ku morën pjesë politikanë dhe punonjës të shëndetit u theksua se ky donacion “ do të kontribuojë në ngritjen e nivelit të mbrojtjes shëndetësore”. Por vetëm pas disa muajve autoambulanca u shkatërrua dhe humbi pa gjurmë!

disa media në gjuhën shqipe, por edhe në ato malazeze, bëhet fjalë për një donacion me pajisje për repartin e pediatrisë dhe të terapisë fizikale në vlerën 150.000 euro. Të ofrosh donacione për një institucion buxhetor, siç është Spitali i Tivarit, është jo shumë e pranueshme në opinionin e këtushëm, kur dihet se në sytë e gati të gjithë shqiptarëve që gravitojnë në këtë objekt të kujdesit shëndetësor (Kraja, Ana e Malit dhe Ulqini) ky spital shihet si një institucion i korruptuar, i cili ka një qasje diskriminuese ndaj tyre dhe ku trajtohen si pacientë të dorës së dytë. Në trajtimin e pacientëve shqiptarë nga stafi i këtij spitali, rol vendimtar luan pashmangshëm fuqia e dhënies së ryshfetit (korruptimit), duke filluar nga roja te dera, infermieret dhe deri te specialistët mjekësorë. Kur kësaj ia shtojmë faktin se disa institucione shëndetësore në Mal të Zi, në vend që të vihen në shërbim të humanizmit duke respektuar betimin e Hipokratit, për çdo ditë e më shumë po politizohen dhe po instrumentalizohen për interesat e caktuara politike. Kështu, fjala vjen, në hollin e Spitalit të Podgoricës dominon gravura në bakër e “Vajzës kosovare” (Kosovska devojka), e cila simbolizon nacionalizmin e skajshëm serb dhe mitin e tyre të rrejshëm për shqiptarët dhe Kosovën,

KOHA Javore 10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 2 SHKURT 2023

institucionet paqartë

Në trajtimin e pacientëve shqiptarë nga stafi i këtij spitali rol vendimtar luan pashmangshëm fuqia e dhënies së ryshfetit (korruptimit), duke filluar nga roja te dera, infermieret dhe deri te specialistët mjekësorë

gjë e cila lë një shije të hidhur për degradimin e këtyre institucioneve shëndetësore.

Kështu, fjala vjen, në hollin e Spitalit të Podgoricës dominon gravura në bakër e “Vajzës kosovare” (Kosovska devojka), e cila simbolizon nacionalizmin e skajshëm serb dhe mitin e tyre të rrejshëm për shqiptarët dhe Kosovën, gjë e cila lë një shije të hidhur për degradimin e këtyre institucioneve shëndetësore.

Në një ambient të këtillë vetvetiu lindin dilemat se sa do të jenë funksionale këto donacione dhe a ka mundësi që në një të ardhme të shkatërrohen ose të tjetërsohen për interesat e ndokujt?!

Në një ambient të këtillë vetvetiu lindin dilemat se sa do të jenë funksionale këto donacione dhe a ka mundësi që në një të ardhme të shkatërrohen ose të tjetërsohen për interesat e ndokujt?! Këto ndjesi i bazojmë edhe në rastin e mërgimtarit dhe mjekut të njohur Bahri Ceka, i cili para disa vitesh ndihmoi Shtëpinë e Shëndetit në Katërkollë të Anës së Malit me një autoambulancë me pajisje bashkëkohore për emergjencë. Në ceremoninë e dorëzimit, ku morën pjesë politikanë dhe punonjës shëndetësorë u theksua se ky donacion “do të kontribuojë në ngritjen

e nivelit të mbrojtjes shëndetësore”. Por vetëm pas disa muajve autoambulanca u shkatërrua dhe humbi pa gjurmë!

Nisma për t’i ndihmuar institucionet buxhetore, qofshin ato shëndetësore apo arsimore, është e pajustifikueshme edhe nga fakti se shqiptarët në Mal të Zi janë taksapaguesit më të rregullt në vend, prandaj kanë të drejtën bazë të shërimit dhe të arsimimit si të gjithë qytetarët e tjerë në Malin e Zi. Po ashtu shqiptarët pa mëdyshje mbështetën dhe kontribuan në pavarësinë e Malit të Zi dhe janë edhe sot populli më lojal në vend.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 2 SHKURT 2023

Qasje

Një shqiptar, kandidat

Partitë politike shqiptare herë kanë marrë pjesë e herë i kanë bojkotuar zgjedhjet presidenciale, në varësi të situatës dhe interesave të tyre politike. Në rastet kur kanë votuar, shqiptarët gjithmonë kanë votuar për të tjerët, jo rrallë herë është dashur të zgjedhin të keqen më të vogël ndërmjet kandidatëve presidencialë. Në këtë mënyrë, vota e një pjese të shqiptarëve ka qenë de facto e imponuar nga rrethanat politike vetëm që të mos fitojë kandidati tjetër

Në periudhën e pluralizmit politik në Malin e Zi deri tani nuk ka pasur asnjë kandidat shqiptar i cili ka garuar për President. Kjo deri diku është e kuptueshme, sepse shqiptarët janë pakicë kombëtare në Malin e Zi. Nëse u referohemi statistikave zyrtare, përqindja e shqiptarëve në popullsinë e përgjithshme të Malit të Zi ka ndryshuar në periudha të ndryshme, për të arritur (rënë) në 4.91 për qind sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Malin e Zi (2011), që përbën përqindjen më të vogël prej kur regjistrimet e popullsisë përfshijnë edhe deklarimin e përkatësisë kombëtare. Që prej fillimit të pluralizmit politik

në Malin e Zi, presidentët kanë qenë kandidatët e propozuar nga Partia Demokratike e Socialistësve, e cila deri në gusht të vitit 2020 (zgjedhjet e fundit parlamentare) ka qenë në pushtet. Partitë politike shqiptare herë kanë marrë pjesë e herë i kanë bojkotuar zgjedhjet presidenciale, në varësi të situatës dhe interesave të tyre politike. Në rastet kur kanë votuar, shqiptarët gjithmonë kanë votuar për të tjerët, jo rrallë herë është dashur të zgjedhin të keqen më të vogël ndërmjet kandidatëve presidencialë. Në këtë mënyrë, vota e një pjese të shqiptarëve ka qenë de facto e imponuar nga rrethanat politike vetëm që të mos fitojë kandidati tjetër. Në të kaluarën, partitë politike shqiptare shpeshherë i kanë lënë votuesit e tyre që të vendosin vetë. Kjo ka pasur pasoja, duke i hapur shtegun depërtimit të partive joshqiptare në trupin zgjedhor shqiptar. Zgjedhjet e reja presidenciale në Malin e Zi, që do të zhvillohen më 19 mars 2023, mbahen në një moment

të ri politik, kur PDS nuk është më në pushtet, dhe në situatën e krizës më të thellë politike dhe institucionale, të paktën që prej Pavarësisë së Malit të Zi (2006). Skena politike në Mal të Zi është tejet e polarizuar. Deri tani kemi dy kandidatë që kanë paralajmëruar se do të garojnë për President (kryetari i Lëvizjes Evropa tani, Millojko Spajiq, dhe ish-drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Dejan Vukshiq, nga Lëvizja Demokristikane), ndërkohë që afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më 26 shkurt 2023. Ajo që dihet, qoftë për shkak të krizës politike por edhe nga paralajmërimet e partive politike, është se në këto zgjedhje do të ketë më shumë kandidatë për President, ndërsa është e sigurt se në rrethin e parë të zgjedhjeve nuk do të ketë fitues.

Po ashtu, as në këto zgjedhje nuk do të ketë kandidat shqiptar për President. Raportet e partive politike shqiptare janë të këqija dhe të acaruara. Është e kuptueshme se një

Është e kuptueshme se një kandidat potencial shqiptar nuk do të kishte kurrfarë shansi për të fituar, por të paktën do të ishte një përpjekje për homogjenizimin e votave të shqiptarëve dhe të trupit votues shqiptar. S’do mend se një pjesë e shqiptarëve do të votonin në përputhje me bindjet e tyre politike dhe nuk do ta mbështetnin kandidatin shqiptar. Ç’është e vërteta, shqiptarēt në Malin e Zi nuk kanë ndonjë figurë përbashkuese dhe që gëzon autoritet, por kjo nuk përbën arsyetim. Ky do të ishte një eksperiment për të provuar trupin votues shqiptar në Malin e Zi. Tekefundit, një kandidat shqiptar nuk do të humbte gjë!

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 2 SHKURT 2023

kandidat për President?!

Deri tani kemi dy kandidatë që kanë paralajmëruar se do të garojnë për President, ndërkohë që afati për dorëzimin e kandidaturave është deri më 26 shkurt 2023. Ajo që dihet, qoftë për shkak të krizës politike por edhe nga paralajmërimet e partive politike, është se në këto zgjedhje do të ketë më shumë kandidatë për President, ndërsa është e sigurt se në rrethin e parë të zgjedhjeve nuk do të ketë fitues

kandidat potencial shqiptar nuk do të kishte kurrfarë shansi për të fituar, por të paktën do të ishte një përp-

jekje për homogjenizimin e votave të shqiptarëve dhe të trupit votues shqiptar. S’do mend se një pjesë e

shqiptarëve do të votonin në përputhje me bindjet e tyre politike dhe nuk do ta mbështetnin kandidatin shqiptar. Ç’është e vërteta, shqiptarēt në Malin e Zi nuk kanë ndonjë figurë përbashkuese dhe që gëzon autoritet, por kjo nuk përbën arsyetim. Ky do të ishte një eksperiment për të provuar trupin votues shqiptar në Malin e Zi. Tekefundit, një kandidat shqiptar nuk do të humbte gjë! Prandaj, pyetja që mbetet pezull është: A ka ardhur koha që shqiptarët të kenë një kandidat për President të Malit të Zi?

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 2 SHKURT 2023

A ofrojnë sot mediat gazetari të mirëfilltë?

Media e ka humbur

Në vend që publiku i gjerë të pasurohet mendërisht e shpirtërisht

me

emisione

karakterit kulturor, arsimor, eduktativ, shkencor etj, nga të cilat do të dilte një gjuhë standarde dhe progresiste, aty dëgjon një gjuhë të dhunës verbale e nganjëherë edhe fizike, një model komunikimi të ulët i cili promovon shembuj të këqij për t’u ndjekur

min që mund të bëjmë, shthuremi dhe po deformojmë atë që quhet kultura e përgjithshme e shoqërisë.

Përpjekjet e shoqërisë për të qenë në hap me trendin e kohës janë racionale dhe në pajtim me synimet për zhvillimin dhe avancimin si shoqëri bashkëkohore e emancipuese. Megjithatë, krahas kësaj përpjekjeje, ndodh që të tejkalojmë kufijtë për shkak se me ekzagjeri-

Ky opinion i referohet asaj se çfarë ofrojnë sot disa media shqiptare në përmbajtjen e programacioneve të tyre. Kështu, do apo nuk do, përveç politikës ditore që është bërë lajtmotiv i edicioneve të lajmeve, dominojnë emisionet zbavitëse dhe argëtuese “Reality show”, ndërsa dukshëm më të pakta janë ato të karakterit edukativ, arsimor, kulturor, artistik e shkencor të cilat janë përherë të nevojshme. Kuptohet se shumica e mediave sot, veçanërisht ato në pronësi private reshtin pas komercializmit dhe sensa-

cionalizmit, pra për produktin që plasojnë në treg për të vjelur mjete financiare që të vetëfinancohen e ndoshta edhe vetëm për të mbijetuar prodhojnë emisione “Reality show” për të rritur shikueshmërinë e tyre përherë e më tepër. Këto emisione dalin të jenë më të rëndësishmet duke marrë parasysh kohën televizive që iu jepet. Fasha e orarit zakonisht varijon nga pasditja deri në mesnatë, që është koha më me shikueshmëri dhe më e shtrenjta për një televizion.

Shtrohet pyetja se sa këto media me përmbajtjet e tyre programore i shërbejnë interesit të përgjithshëm të shoqërisë, duke pasur parasysh misionin e

KOHA Javore 14
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 2 SHKURT 2023
Ujkaj
Toni

rrugën e misionit

vet ku përveç informimit dhe zbavitjes, ndër të tjera, media ka për detyrë edhe edukimin e masës dhe formimin e një shoqërie të shëndetshme. Realiteti aktual tregon se me këto lloj përzgjedhjeje që po praktikojnë gazetarët dhe drejtuesit e disa mediave, media e ka humbur rrugën e misionit. Pëveç asaj që media në këtë mënyrë nuk i shërben misionit për të cilin është destinuar, ajo për fat të keq ndikon negativisht tek formimi i shoqërisë, sepse në këto programe dëgjojmë edhe gjuhë të papërshtatshme e joetike.

Në vend që publiku i gjerë të pasurohet mendërisht e shpirtësisht me emisione të karakterit kulturor, arsimor, eduktativ, shkencor etj, nga të cilat do të dilte një gjuhë standarde dhe progresiste, aty dëgjon një gjuhë të dhunës verbale, e nganjëherë edhe fizike, një model komunikimi të ulët i cili promovon shembuj të këqinj për t’u ndjekur.

Pra mediat të cilat konsiderohen si pushtet i katërt për fuqinë, rolin dhe influencën e tyre në transformimin, zhvillimin dhe demokratizimin e shoqërisë, do të duhej pareshtur që të veprojnë

për të përmbushur këtë rol. Shoqëria shqiptare a cilado qoftë në kohën e botës dixhitale dhe mes një mori informacionesh të pakontrolluara që sot sërviren, ka nevojë që mediat klasike duke filluar prej radios, gazetës e televizionit, të sjellin rubrika e emisione të fokusuara në kualitet së pari, ndërsa dëgjueshmëria, lexueshmëria dhe shikueshmëria të jenë dytësore. Këtë ndihmë dhe qasje ndaj edukimit dhe emancipimit të shoqërisë, media mund ta bëjë vetëm nëpërmjet programeve televizive të cilat do të ishin të dobishme, ku do të dominonin emisionet që do të kultivonin dhe transmetonin thesar të vlerave të mirëfillta. Në këtë kuadër media me pakësimin e emisioneve show dhe me shtimin e programeve të sipërpermendura, do ta përmbushte më së miri rolin që asaj i takon, dhe në këtë mënyrë do të promovonte një shoqëri me vlera të larta morale dhe intelektuale duke u dhënë kështu pas asaj që quhet kulturë e përgjithshme masive. Me këto lloj programesh që padiskutim do të kishin influencë pozitive në shoqëri, të rinjët ndoshta do të fillo-

nin gradualisht që të sensibilizohen dhe të kuptojnë se vërtetë programet zbavitëse nuk janë të duhurat, përkundrazi ato duke të mbajtur të “mbërthyer” pas ekraneve me orë të tëra, ta humbasin kohën e cila po të shfrytëzohej për qëllime të tjera si në detyrime shkollore ose profesionale, shoqëria sot do të ishte shumëfish më e arsimuar, me një potencial intelektual dhe shkencor që edhe kombet e tjera do t’ia kishin lakmi. Nisur nga roli dhe influenca që kanë mediat në shoqëri, atëherë duhet pranuar se për të gjitha ato dukuri negative që ngjajnë në shoqëri, siç janë dhuna në familje e shoqëri, vrasjet e vetëvrasjet, krimi e korrupsioni, një “faj” të madh e kanë mediat të cilat nuk u servojnë shikuesve të tyre atë produktin e qenësishëm që do të kishte si rezultat zbutjen dhe çrrënjosjen e dukurive negative të shoqërisë.

Por në këtë prizëm është po aq e rëndësishme që vetë të rinjtë sot të dinë të zgjedhin në mes asaj që u ofrohet dhe asaj që e kanë të nevojshme, pra në mes vlerave të mirëfillta dhe antivlerave që medoemos lënë pasoja afatgjata.

KOHA Javore 15
humbur
VËSHTRIM & OPINION E
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ENJTE, 2 SHKURT 2023

Gjeli i bardhë

Fiqret Mujeziqi

Kur isha fëmijë, gjëja që më mahniste dhe më së shumti tërhiqte vëmendjen time ishte një gjel i bardhë. Zakonisht gjelat tanë ishin të kuq me qafë të zezë, por ky doli të ishte i bardhë. Kishte zë të bukur dhe një krenari të papërshkruar prej gjeli. Sa herë që ishte e nevojshme luftonte

me gjelat e tjerë dhe dilte gjithmonë fitimtar. Nuk donte t’i shqetësonte më kundërshtarët e mundur, por nëse nuk largoheshin, bënte një lëvizje si për t’i sulmuar dhe ata largoheshin menjëherë. Pulat dhe zogjtë e vegjël i mbante afër dhe kur gjente ndonjë krimb apo diçka tjetër, i thërriste me “kuk-kuk-kuk”. Në rast rreziku, ai vetë rrinte dhe shikonte terrenin, ndërsa pulat kullosnin. Më pëlqente eleganca dhe krenaria e tij, por edhe guximi dhe ndjenja e përgjegjësisë që kishte për të tjerët që ishin më të dobët se ai. Ai donte të kishte, por edhe të ishte dikush. “Kam” dhe “Jam” sikur

burojnë nga sytë e tij të kristaltë. Ai kishte një marrëdhënie të veçantë me mua, ndoshta ndiente dëshirën time për ta vëzhguar dhe për ta pasur pranë, dukej se prania ime i bënte mirë. Kur kthehesha nga shkolla, në vend që të shkoja të luaja me bashkëmoshatarët, kërkoja gjelin e bardhë me një “kikikiiiiii”. Sapo dëgjonte zërin tim, lëshonte një “kikikiii” të bukur dhe nga zëri e kuptoja se ku ishte. E gjeja kudo që ishte: në “Kopshtin e Ademit”, në “Kopshtin e Haxhisë”, “Mas Lamit” apo edhe në “Përzhinë” shkonte ndonjëherë. Shpesh bënim sikur ziheshim me njëri-tjetrin.

KOHA Javore 16
Ese E ENJTE, 2 SHKURT 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Lëshonte krahun e djathtë sikur po binte në tokë dhe më kërcente në gjoksin tim, por nuk më lëndonte. Ky ishte një ritual dhe një shprehje dashurie për njëri-tjetrin. Kuptoheshim pa folur.

Unë isha shumë krenar kur dikush thoshte: „Sa za t’bukur ka!“

Pula mbante edhe një plakë, gruaja e një xhaxhai që jetonte vetëm dhe e quaja “Nene”. Në një pranverë klluka kishte nxjerrë dymbëdhjetë zogj, shumica prej tyre gjela. Atë që filloi të këndonte i pari dhe ishte i kuq me qafë të zezë, vendosi ta mbante. Ai rritej shpejt dhe kishte një zë të lartë dhe krenar, por gjeli im i bardhë ishte më i fortë dhe në fillim nuk kishte konkurrencë mes tyre.

Një ditë u ktheva nga shkolla dhe kërkova gjelin, por nuk e gjeta. Edhe “kikikiii” im nuk funksionoi, nuk bëhej i gjallë. ”E paska hanger dhelpna“, mendova. Por kjo nuk më shqetësoi,

sepse e dija se ai mund të nuhaste rrezikun dhe ta shmangte atë. Pas një kohe kërkim, gjeta pulat dhe gjelin e Nenes që krekosej me mburrje, ndërsa lashën e kuqe e kishte të përgjakur. Pas një shkurreje gjeta gjelin tim të bardhë, të strukur dhe të gjakosur. Obobo, si i ngrirë, më i vogël se ditët e tjera dhe pa krenarinë që e dallonte. Dukej si një gjeneral i mjerë pas një beteje të humbur. Ai kishte humbur dëshirën për të luajtur me mua. Kjo gjendje zgjati me ditë të tëra. Një ditë vendosa ta ndihmoja. Mora gjelin e kuq, i hoqa disa flatra dhe i futa në duel. Gjeli i kuq nuk mundi të kërcente dhe gjeli i bardhë, duke përfituar nga kjo situatë, e fitoi luftën. Çuditërisht ai nuk shfaqi gëzim dhe as nuk u mburr. Ishte një fitore e hidhur. Edhe unë u ndieva në faj, por doja të ndihmoja gjelin tim.

Kaluan disa ditë dhe gjeli i kuq mori sërish krahët dhe dominoi. Gjeli i

bardhë tërhiqej çdo ditë e më shumë. Ai jetonte i vetëm.

“Kanili i askuj nuk ban dritë deri n’natje”, - kisha dëgjuar të thonin të rriturit. Kuptova: feneri i gjelit tim, pra, po fikej.

Dëgjova gjyshen që i fliste dikujt: „Deshta me pre gjelin e bardhë, por e kish hanger dhelpna n’Rrathinë t’Ademit!“

Vrapova atje dhe i gjeta pendët e bardha të grumbulluara. Ishte koha për t’i thënë lamtumirë gjelit të bardhë. Jeta e kishte mësuar të luftonte për ekzistencë. Kur iu shterruan forcat, nuk kishte pse të jetonte. Shpresa, që vdes e fundit, nuk e mbajti. Nuk kishte vdekur, e kishte lënë dëshira për të jetuar. Ishte fundi i një gjenerali që kishte humbur krenarinë.

Megjithatë, u gëzova që dhelpra e mori dhe gjyshja nuk e kishte gatuar për darkë.

KOHA Javore 17
E ENJTE, 2 SHKURT 2023
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Asllan Bushati, “Diktati në Luftën e Ftohtë

Fjala është për librin “Diktati i ADMve në Luftën e Ftohtë e pas saj”, me autor ish-gjeneralin Asllan Bushati, botuar kohët e fundit.

Libri i ish-ushtarakut të lartë në Ushtrinë Shqiptare, gjeneralit Asllan Bushati mbulon një subjekt për të cilin fare pak njerëz janë të informuar, ndërsa ka më pak prej të tjerëve që dëshirojnë të dinë e të mësojnë më shumë për Armët e Dëmtimit në Masë (ADM-ve) dhe për rrezikun që paraqet ekzistenca e tyre për mbarë njerëzimin.

Por është një subjekt i rëndësishëm dhe i paevitueshëm që nuk mund të anashkalohet edhe nëse do të donim ta injoronim një gjë të tillë, si individë dhe si shoqëri. Armët bërthamore, kimike apo biologjike, duam a s’duam, janë të pranishme edhe në botën e sotme (30 e ca vite) pas Luftës së Ftohtë, ndoshta edhe më të përhapura se kurrë më parë, përfshirë edhe periudhën e Luftës së Ftohtë prej pothuaj gjysëm shekulli. Armët bërthamore, biologjike e kimike “të dëmtimit në masë”, siç i cilëson ato autori unë do preferoja t’i quaja armë të shkatërrimit në masë, sepse të tilla janë. Mbi të gjitha ato përbejnë një subjekt të frikshëm e kërcënues për njerëzimin dhe për mbijetimin e këtij planeti. Si i tillë, është një çeshtje me rëndësi që na imponohet të gjithëve kudo që jetojmë, është e doemosdoshme që si qytetarë të cilitdo vend qoftë, të lexojmë e të mësojmë më shumë për këto armë të shkatërrimit në masë

e që për njerëzimin janë një rrezik real, i pranishëm dhe i përgjithmonshëm, përderisa ato nuk zhduken nga faqja e dheut me marrëveshje ndërkombëtare për eliminimin e tyre njëherë e mirë. Një mundësi reale kjo por aq e parealizueshme sot, siç ka qenë edhe gjatë dekadave të kaluara të Luftës së Ftohtë dhe më vonë. Prandaj, për autorin Bushati eliminimi i këtyre armëve vdekjeprurëse në masë, është një nevojë themelore për njerëzimin siç është edhe “njohja e përgjithshme dhe e thelluar e ADM-ve”, që sipas tij “do të na shtynte të mendojmë si njerëz të civilizuar të këtij globi për një të ardhme më të mirë, më jetëgjatë, më të kulturuar për vete dhe për breznitë e ardhshme”.

Kjo është e rëndësishme, shkruan Asllan Bushati, se mediat kombëtare dhe ndërkombëtare nga frika për të mos përhapur panik në popullsi nuk kanë njoftuar siç duhet të dhënat në lidhje me rreziqet e mundshme që vijnë nga armët e shkatërrimit në masë

(ADM), qoftë në kohë lufte, por edhe nga aksidentet ose nga terrorizmi ndërkombëtar në kohë paqeje. Autori e shpreh shqetësimin e tij në lidhje me përdorimin e këtyre armëve e sidomos të armëve kimike, duke pohuar se megjithë marrveshjet ndërkombëtare dhe opinionit publik kundër përdorimit të tyre, këto armë janë përdorur, sipas tij, në disa vende të botës përfshirë ish-Jugosllavin, ku fillimisht janë përdorur nga ushtria ish-jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës në vitet 1981, 1990 dhe 1991 dhe më vonë edhe kundër objekteve civile të kroatëve e boshnjakëve. Gjenerali Bushati shpreh shqetësimin e tij në librin “Armët e Dëmtimit në Masë (ADM-ve)”, se Serbia si pasardhëse e ish-Jugosllavisë ka prodhuar gjatë viteve armë të tilla të shkatërrimit në masë, përfshirë armët kimike, Autori shkruan se Serbia përben një rrezik të madh për Shqipërinë dhe për Kosovën në këtë fushë, pasi sipas tij, Serbia ”në thellësitë territorit të saj, ajo ka trupa

KOHA Javore 18 KULTURË
E ENJTE, 2 SHKURT 2023
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

“Diktati i ADM-ve Ftohtë e pas saj”

operative-strategjike dhe një sasi të madhe raketash “Skud”, të cilat janë rrezik potencial për Kosovën dhe Shqipërinë”.

Në të vërtetë, shkruan Bushati, ishte pikërisht Kosova si poligon e hapë sirë dhe shqiptarët si banorë të saj, ata që Serbia i shënjestroi në fillim të 1990-ve me sulme armësh kimike dhe të tjera. “...shihni pamjet tele vizive, ata (serbët) e kanë përdorur gazin helmues edhe në oborret e spitaleve”, citon autori aktivistin e të drejtave të njeriut në atë kohë, të shquarin Prof. Dr. Zekeria Cana. Z. Bushati thekson se megjithëse lufta ka pushuar në ish-Jugosllavi “fryma antishqiptare atje është shumëfi shuar”, ndërkohë që “arsenali kim iko-ushtarak (serb) jo vetëm se nuk është zvogëluar, por është shumuar e sofistikuar me ndihmën e Rusisë”, shkruan Bushati. Autori paralajmëron se kjo situatë e krijuar “përben me të vërtetë një rrezik real për shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, por si komb. Ai i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës

se megjithë ombrellën e NATO-s, dy shtetet shqiptare duhet të vlerësojnë gjëndjen aktuale dhe të ndërmarrin masat e nevojshme tekniko-ushtarake për të përballuar gjendjen në hapësirat shqiptare ShqipëriKosovë, përfshirë edhe trojet shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut.

Autori Asllan Bushati, ish-ushtaraku i lartë në Ushtrinë Shqiptare ka zgjedhur kohën e duhur që të shkruaj dhe të botojë librin doracak “Diktati i ADM-ve në Luftën e Ftohtë e pas saj” mbi rrezikun e armëve bërthamore, kimike dhe biologjike ndaj njerëzimit.

Një numër gjithnjë e më i madh eskpertësh të armëve bërthamore dhe të çeshtjeve strategjike ndërkombëtare – amerikanë dhe ndërkombëtarë –sidomos përballë agresionit rus në

it për të përdorur armët bërthamore në Evropë si përfundim i atij konflikti, kanë paralajmëruar se ndoshta kurrë më parë nuk ka ekzistuar rreziku më i madh se sot për përdorimin e armëve bërthamore të shkatërrimit në masë.

ti, Lufta e Ftohtë mund të ketë marrë fund, por regjimet si Serbia dhe të tjera janë duke rritur arsenalet e tyre të armëve bërthamore, biologjike dhe

urinë rajonale e botërore, shprehet

formuar për këtë rrezik që vjen nga

jike e me të cilin përballet njerëzimi, jo vetëm nga regjime diktatoriale por edhe nga grupe terroriste, anembanë botës që mund t’i blejnë ato armë nga shtete diktatoriale, siç mund të

Subjekti i armëve bërthamore, kimike dhe biologjike është një subjekt për të cilin unë si shumë të tjerë nuk jam

edhe aq i mirë informuar, duke menduar gabimisht se nuk do të kemi kurrë nevojë të merremi me to. Por, duke lexuar librin e z. Bushati mësova shumë gjëra. Ashtu kam besimin se edhe lexuesit e tjerë të këtij libri do të mësojnë shumë mbi këtë subjekt, ose të pakën ky libër do të tërheq sado pak vëmendjen e tyre qoftë edhe për një kohë të caktuar, sa për të reflektuar ndaj këtyre armëve të shkatërrimit në masë dhe për rrezikun e madh që ato përbejnë për njerzimin dhe të dinë se ato vazhdojnë të mbeten një kërcënim i madh për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi ku ne jetojmë si komunitet larg trojeve tona të origjinës, por edhe për vëllezërit tanë në trojet e veta në Ballkanin Perëndimor - Shqipëri dhe Kosovë.

Në këtë kuptim, autori Asllan Bushati bën një shërbim të madh për lexuesin dhe për shoqërinë duke na bërë që të reflektojmë mbi rrezikshmërinë e mundësisë së një kombinimi të mundshëm të teknologjisë moderne dhe armëve bërthamore me fanatizmin politik, fetar ose çfardo lloji tjetër. Natyrisht se ashtu si edhe për botën tjetër, as për shqiptarët subjekti i armëve të shkatërrimit në masë nuk është një subjekt i këndshëm as i pëlqyeshëm për të cilin është lehtë të bisedohet, të diskutohet ose të shkruhet. Por, megjithëkëtë, gjëja më e rëndësishme dhe më urgjente për botën sot, sipas autorit të librit “Diktati i ADM-ve në Luftën e Ftohtë e pas saj”, është menaxhimi i suksesshëm i përhapjes së armëve bërthamore dhe kimike si dhe pakësimi i këtyre armëve të rrezikshme për botën mbarë, sidomos atyre armëve kimike e bërthamore që janë nën kotrollin e vendeve armike të demokracive të botës perëndimore. Unë nuk e ndjeki këtë subjekt në median shqiptare, por nuk jam në dijeni të ndonjë literature në gjuhën shqipe mbi armët bërthamore, biologjike dhe kimike. Kjo e bënë librin e Asllan Bushatit një botim të rrallë por të nevojshëm në fushën e rrezikshmërisë së këtyre armëve për njerëzimin. Prandaj libri i z. Asllan Bushati duhet të konsiderohet si një kontribut i çmueshëm për stimulimin, në mos të një debati serioz mbi një subjekt tepër serioz, atëherë uroj që sado pak ky libër të stimulojë një dialog publik mbi këtë subjekt tepër të rëndësishëm, megjithëse dy shtetet shqiptare nuk posedojnë armë të tilla, janë vendet fqinje siç është Serbia që posedojnë armë kimike dhe e cila ka treguar në të kaluarën se ajo është më se e gatshme t’i përdori ato kundër fqinjve – siç sugjeron edhe autori Asllan Bushati në librin që u promovua javën e kaluar në “Vatër”.

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE,
2 SHKURT 2023
Autori i librit z. Asllan Bushati

Shoqëria Kulturore “Tradita”, prezantuese vlerave autoktone të Anës së Malit

SHKA ”Ana e Malit” nga Shkodra, u paraqitën dhe konkurruan në këtë festival me emrin e përbashkët “Ana e Malit e Bashkuar”. SHKA ”Tradita” si përfaqësuese e Anës së Malit të Komunës së Ulqinit fitoi dy çmime. Vendin e parë për ansamblin më të mirë dhe çmimin e dytë për vallen me motive folklorike ”Rituali i ceremonisë së dasmës” .

Me këtë emër, në kuadër të Biznis Klubit “Ana e Malit”( BKA-së) në vitin 2013 u themelua ky ansambël me qëllim ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kulturore dhe artistike të zonës së Anës së Malit. Kryetari i kësaj shoqërie artistike Selatin Gjeloshi, na njoftoi se të gjithë anëtarët e tjerë të kryesisë janë anëtarë të ish-grupeve të shoqërive kulturore artistike të mëparshme si “Buna”, “Lipoja” dhe Zgjimi”, të cilat kanë vepruar e kontribuar në këtë trevë, sikurse edhe anëtarë të rinj me synimin që të bashkohen si një trup i vetëm, i përbashkët për ruajtjen e kulturës sonë. Gjatë veprimtarisë së saj të suksesshme disavjeçare ka marrë pjesë në manifestime kulturore të organizuara në Anë të Malit, Komunën e Ulqinit dhe në festivale të ndryshme kombëtare e mbarëkombëtare, ku u shpërblye me mirënjohje e çmime si vijon:

1. Në prill të vitit 2014 SHKA ”Tradita” ka marrë pjesë në ”Lojnat Popullore Fest” – edicionin e 7-të, që u mbajt në Oblikë (Shkodër), me ç’rast dy shoqëri artistike nga dy pjesët e Anës së Malit, SHKA ”Tradita” nga Komuna e Ulqinit bashkë me

2. Në qershor 2014 SHKA ”Tradita” ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Këngëve dhe Valleve ”Gurra Popullore”, i cili u mbajt në Gjilan të

Kosovës ku morën pjesë 12 ansamble dhe grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare. Në këtë festival SHKA ”Tradita” fitoi çmimin për punë në kontinuitet për ruajtjen e traditës.

3. Me ftesë të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” - Nju Jork kjo shoqëri ka marrë pjesë në ceremoninë e festës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë në SHBA, respektivisht në Mbrëmjen Festive të 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, më 23 nëntor 2014 në hotelin Hilton Garden në Stejten

KOHA Javore 20
E ENJTE, 2 SHKURT 2023
KULTURË
Gjekë Gjonaj

Artistike prezantuese e denjë e trashëgimore

Ajlënd.

4. Ky ansambël ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër (10-16 maj 2015). Në këtë festival në të cilin nga radhët e shqiptarëve në Mal të Zi morën pjesë edhe SHKA “Ana e Malit “ dhe SHKA” Buzuku”, kënga tradicionale e Anës së Malit e interpretuar në Gjergjef në kuadër të “Dasmës së Anës së Malit” të prezantuar nga Ansambli “ Tradita” e kënduar nga Egzona Salaj, u vlerësua nga juria profesionale e Republikës së Shqipërisë dhe Repub-

likës së Kosovës me çmimin e parë. Këngëtarja Egzona Salaj mori çmimin e parë me motivacionin “Këngëtari më i mirë i Festivalit Folkorik Kombëtar Gjirokastër 2015″. Ajo me prezantimin e melosit tradicional të Anës së Malit u vlerësua si këngëtarja më e mirë në mesin e 1.300 pjesëmarrësve të FFKGJ 2015. Shoqëritë “Tradita”, “ Ana e Malit” dhe “Buzuku” në këtë festival zunë vendin e tretë.

4. Shoqëria Artistike “Tradita” ka fituar Çmimin e Dytë në Festivalin

Folkorik Mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë – Klinë 2015”, i cili mbahet për nder të ditëlindjes së komandantit të UÇK-së Mujë Krasniqi. Gjatë tri netëve konkurruese në skenë janë ngjitur 33 shoqëri kulturore nga të gjitha trojet shqiptare me mbi 700 artistë.

5. SHKA “Tradita” në Festivalin “Oda Dibrane”, i cili u mbajt nga data 17-19 nëntor 2015 në Peshkopi të Shqipërisë, u shpërblye për lojën popullore të kitrrës.

6. Kjo shoqëri kulturore gjatë punës së saj gjashtëvjeçare u shpërblye edhe me disa mirënjohje në Strugë (2015), Shkodër (2015), në Austri (2015) etj.

7. Po ashtu kjo shoqëri ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Arteve e Kulturës Tradicionale ,,ETNO FEST’’ në Prishtinë në fshatin Kukaj përballë Kalasë së Artanës ( 7 gusht 2015), në Festivalin Mbarëkombëtar “Rapsha” në Vitojë - Malësi e Madhe.

8. SHKA “Tradita” ka shpalosur disa herë vlerat e trashëgimisë kulturore autoktone të trevës edhe në Katërkollë me rastin e manifestimeve kulturore siç janë: “Pranvera në Anë të Malit”, “Dita e shegës” dhe në Ulqin me rastin e hapjes së sezonit turistik, manifestimeve të ndryshme kulturore që janë organizuar në këtë qytet.

Nga ajo që thamë mund të nxjerrim përfundim se falë punës aktive të stafit drejtues dhe përkushtimit të solistëve dhe valltarëve në ushtrime dhe prova, ky ansambël shpejt u bë vendi më i pëlqyeshëm i adhuruesve të ruajtjes së vlerave të mirëfillta folklorike të zonës së Anës së Malit.

Për gjashtë vjet ky ansambël shpalosi vlerat më të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore dhe artit shqiptar. Pas shumë performancave në festivale, koncerte e evente të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, me karakter kombëtar e ndërkombëtar, ky ansambël bëri që të shpërblehet dhe të vlerësohet kudo që është paraqitur. Veprimtaria aktive e këtij ansambli të suksesshëm folklorik, i cili denjësisht prezantoi vlerat folklorike të kësaj zone në festivale të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, është pezulluar para diç më shumë se tri vitesh në mungesë të mjeteve të qëndrueshme financiare. Ky ansambël figuron vetëm në letër.

KOHA Javore 21
E ENJTE, 2 SHKURT 2023 KULTURË

Grupi i parë i vullnetarëve amerikanë

programit Toefl në kuadër të Korpusit të Paqes, asistentes për sigurinë e vullnetarëve, menaxherit të Korpusit të Paqes për sigurinë e vullnetarëve si edhe profesoreshave të gjuhës angleze të shkollës sonë.

Si lindi Korpusi i Paqes?

Korpusi i Paqes zyrtarisht u themelua më 1 mars 1961 nga presidenti Xhon F. Kenedi me qëllim të promovimit të paqes dhe miqësisë në botë, duke ofruar vullnetarë amerikanë për të kontribuar në zhvillimin social, ekonomik dhe njerëzor në vendet nikoqire ku ata shërbejnë. Që nga viti 1961, mbi 240.000 amerikanë kanë shërbyer në Korpusin e Paqes në 143 vende të ndryshme.

Mali i Zi është vendi i 142-të në të cilin Korpusi i Paqes zbaton programin e vet, si vazhdim i programit ekzistues në Shqipëri. Qeveria malazeze i ka bërë ftesë në gusht të vitit 2018 Korpusit të Paqes që të nisë një program edhe në Mal të Zi. Shkolla jonë fillore në Jug të Malit të Zi është përzgjedhur të përfshihet në këtë program dhe deri në momentin që vullnetari ka mbërritur në shkollën tonë në dhjetor 2022, në ambientët e shkollës janë zhvilluar disa takime me rëndësi për mbarëvajtjen e punës së vullnetarit dhe finalizimin e procedurave që nga viti 2019.

Për shkak të pandemisë Covid-19, Korpusi i Paqes është larguar për në SHBA në mars 2020 dhe është rikthyer sërisht në tetor 2022.

Po ashtu nga takimet veçojmë datën 1.6.2022 ku në lokalet e shkollës sonë u zhvillua takimi ndërmjet drejtorit të shkollës dhe menaxheres së

Vullnetari i Korpusit të Paqes Erik është vullnetari i cili do të qëndrojë në shkollën tonë dy vite dhe në bashkëpunim me mësimdhënëset e gjuhës angleze, jo vetëm që do të realizojnë orë të gjuhës angleze, por edhe do të ndërmarrin iniciativa dhe do të organizojnë aktivitete të larmishme edukative jashtëshkollore, e gjitha kjo me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave mes dy shteteve - Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e arsimit.

Në Ceremoninë e Betimit për 6 amerikanët e përzgjedhur që do të shërbejnë në shkollat në Mal të Zi si vullnetarë të Korpusit të Paqes, cer-

emoni që u mbajt në Podgoricë në fund të dhjetorit 2022. Të pranishmit i përshëndeti ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhudi Rajzing Rajnke. Po ashtu fjalën e rastit e kishin edhe drejtoresha e Korpusit të Paqes për Shqipërinë dhe Malin e Zi, Megan Uilson si edhe ministri i Arsimit, Miomir Vojinoviq.

Nga shkolla jonë në ceremoni morën pjesë drejtori i shkollës, si edhe një nga mësimdhënëset e gjuhës angleze.

Korpusi i Paqes (Peace Corps) është program i vullnetarëve i drejtuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, misioni i të cilit përfshin sigurimin e asistencës teknike për të ndihmuar njerëzit jashtë SHBA-së të kuptojnë kulturën amerikane dhe në të njëjtën kohë të ndihmojnë amerikanët të mësojnë për kulturat e vendeve tjera.

Si një nga gjashtë vullnetarët e parë

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 2 SHKURT 2023
Luljeta Avdiu-Cura

të Korpusit të Paqes të Shteteve të Bashkuara që do të shërbejë në Mal të Zi, Erik, një amerikan në pension, erdhi këtu nga shteti i Karolinës së Veriut. Edhe pse ka doktoruar në muzikë, ka studiuar edhe anglishten si gjuhë të dytë. Gjatë bisedave me Erikun në shkollë, ai shprehet se është i kënaqur që ndodhet në Mal të Zi dhe punon me mësues të gjuhës angleze në një shkollë në Jug të Malit të Zi.

Gjashtë vullnetarët e parë në Mal të Zi para se të fillonin punën vullnetare, kaluan 11 javë në një komunitet të vogël për të mësuar gjuhën malazeze dhe për të bërë praktikën në një shkollë fillore përpara se të transferoheshin në komunitetet e tyre në disa komuna anembanë vendit. Rëndësi të veçantë për vullnetarët ka edhe familja pritëse, pasi ata janë njerëzit e parë që hapin dyert dhe zemrat e tyre për të mirëpritur vullnetarët.

Vullnetarët dhe familjet pritëse krijojnë marrëdhënie që mund të zgjasin përtej shërbimit të tyre dy vjeçar. Të ndash jetën me një familje tjetër, të jesh i mirëpritur në shtëpitë dhe komunitetet e tyre është një përvojë që mund të ndryshojë jetën e shumë kujt. Kjo është një mënyrë për të eksploruar më mirë se si të bashkëjetohet me një kulturë tjetër dhe dinamikat që ajo përfshin.

Vizitat nga mësuesit amerikanë në shkollën e vjetër në vitin 1962 në komunitetin tonë

Gjatë bisedës me Erikun pata kënaqësi t’i tregoja se institucionin tonë shkollor e kanë vizituar edhe mësues të tjerë nga Shtetet e Bashkuara dhe në librin e shënimeve kanë lënë shënimet e mëposhtme.

Shpresoj që periudha dy vjeçare e qëndrimit të Erikut në shkollën tonë të jetë një periudhë e veçantë, si për vullnetarin ashtu edhe për kolektivin e në veçanti për mësimdhënëset e gjuhës angleze, nxënësit dhe komunitetin.

Gjuha angleze ka filluar të mësohet në shkollën tonë nga viti shkollor 1977/78.

KOHA Javore 23 KULTURË
E ENJTE, 2 SHKURT 2023
Në foto drejtori i programimit dhe trajnimit pranë Korpusit të Paqes Shqipëri-Mali i Zi, asistentja për sigurinë e vullnetarëve, drejtori i shkollës, profesoreshat e gjuhës angleze si edhe disa nxënës të dalluar të gjuhës angleze, nëntor 2019
KOHA Javore 24 KULTURË E ENJTE, 2 SHKURT 2023

Antitezë realiteti

“Rabiat” quhet përmbledhja më e re me poezi e poetit ulqinak Jaho Kollari, i cili këtë libër e nxori nga shtypi mu në vigjilje të Vitit të Ri. Ai këtë libër ia kushton qytetit të vet të shtrenjtë – Ulqinit dhe kemi të bëjmë me një përmbledhje të atillë që në një vend kemi të përmbledhura poezi të shkruara 20, 30, 40 vjet më parë e deri në ditët tona, por që gjatë leximit hetohet aktualiteti i njejtë edhe pse koha, njerëzit dhe jeta ka ndryshuar.

Në këtë përmbledhje poezish poeti Jaho Kollari na vjen me një harbim të ri vargu në përpjekje të mënjanimit të damkës që i është qepur si një qen i çartur filozofisë së jetesës të qytetin të tij. Këto shfaqje (më tepër nga ato që të fusin në qorsokak) e bezdisin atë pa masë sa, aty-këtu, na del si një gjahtar i shkathët i tyre duke u përpjekur t’i vë në pah sidomos përmes sarkazmit dhe ironisë. Vetë poezia “Rabiat” (që njëkohësisht është edhe titulli i librit) s’të lë asnjanës, një paqenësi kjo që rri si fantazëm mbi kasaba e të cilën patjetër duhej luftuar, çfarë bukur bie në sy në vargjet e këtij libri.

Vargjet e këtij libri arrijnë mbi 40 vjet prapa në kohë por, po të kthehemi vetëm 30 vjet pas (1992), Kollari në titullin “Ulqini” nxjerr nga shpirti tij i ndjeshëm këto vargje: “Ulqini ka sall një rrugë (kryesore) e njerëzia mësyjnë rrugicat e ngushta, të cilat të nxjerrin në det, në të cilin mund të mbytesh, por edhe të shpëtosh...”. Tridhjetë vjet më pas bie në sy po e njëjta gjë që atëbotë qe e shprehur me simbolikën: “Ulqini është i humbur rruge, pavarësisht rrugës së hapur dhe të gjerë dhe pavarësisht kamjes të gjithë atij deti mundësish”! S’është ky veçse fatalitet në vazhdimësi i këtij mjedisi që në mbijetesë ka mishëruar edhe jetën me tërë çfarë ofron ajo: shpëtimin, humbjen, kamjen, skamjen, gëzimin sikundër edhe hidhërimin?!

Autori duke e vënë këtë nënqiell si antitezë të realitetit të mirëfilltë, bën përpjekje të thehej “teza” e parisë ku sinteza mund të arrihet me ndryshime.

Dialektika hegeliane këtu jep shpirt meqë sinteza kërkon tezën: “për të jetuar me besë, nder, burrëri..., duhej gjetur shoku më i mirë se vetja”,

çfarë nuk lyp ndryshime dhe antiteza: “për të bërë karrierë, çfarëdo qoftë ajo, duhej gjetur shoku më i keq se vetja”, gjë që patjetër kërkon ndryshime (teza, antiteza, sinteza, dialektika...).

S’ka shkallmim nga pika e vdekur nëse qëmtohet kjo: “... merre ose lëje, apo merre si ta marrësh...”!? Autori me zemër të thyer fillon librin me moton: „Qytetit tim të shenjtë, që mbeti jetim, pavarësisht DheutAt, dhe GjuhësAmë” dhe vë re se: “n’Ulqin nuk pa del moti, si duket na ka harru Zoti”! dhe e përfundon me falendërim kolegëve të vet krijues „ua di për nder kolegëve të mi krijues, që ma hapën syrin, të mos e jetoj më ëndrrën e poetit“.

Jaho Kollari u lind në Ulqin (1961). Shkollën fillore si dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Studioi në Prishtinë ku edhe filloi të merret me shkrime. Botoi atëbotë poezi nëpër revista të ndryshme e më vonë edhe librin e parë. Shkruan poezi dhe prozë sikurse edhe recensione e kritika letrare. Jeton dhe punon në mërgatë. Ky është libri i tij i nëntë. Gazmend Çitaku

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 2 SHKURT 2023

Botime të reja

Shtegtim poetik në kohë

Poeti Ali Gjeçbritaj ka ardhur para lexuesit me vëllimin e ri poetik “Kohë”, i cili përbëhet nga 84 poezi, të ndara në pesë cikle. Ai është një poet i frytshëm, që nuk mund të rrijë pa shkruar dhe që vargun e ka si bukën me të cilën ushqen shpirtin e vet dhe të lexuesit. Poeti nuk ka nevojë të fantazojë, sepse bota që e rrethon i ofron brumin për poezitë e tij. Ai sikur shfryn dufin e ndrydhur prej kohësh që nuk mund ta mbajë brenda vetes. Përmes poezive të Gjeçbritajt shtegtojmë në kohë. Një realitet plot kontrast shfaqet ndërmjet dy botëve – kohës së shkuar, për të cilën përkundër jetës së vështirë poeti duket se përmallohet dhe ka nostalgji, dhe të tashmes që po përjetojmë – kohë e mbrapsht, botë memece... Gjeçbritaj është poet që tashmë ka krijuar stilin e vet të vjershërimit. Ai mund të cilësohet si poet i dhimbjes, që e përjeton rëndë dhe nuk don të pajtohet me realitetin e hidhur, kurse poezia e tij është poezi e brengës për fatin e vendit dhe popullit të vet. Redaktor i librit është Ismet Kallaba, recensent Dimitrov Popoviq, lektore Aishe Gjeçbritaj, kurse redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” dhe është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Ai është botuar me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave.

Ali Gjeçbritaj ka lindur në Arbnesh të Krajës, më 1953. Krahas punës në arsimimin dhe edukimin e brezit

të ri merret dhe me krijimtari letrare dhe publicistike. Ka qenë redaktor i revistës “Valët”, revistë e nxënësve

të shkollës fillore “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” në Ostros. Deri tash ka botuar librat: “Motet” (poezi), “Gjurmët e moteve” (publicistikë), “Informatori” (publicistikë), “Shkolla në Krajë 1929-2009” (monografi), “Nata me hënë” (poezi), “Botë mashtrimi” (poezi), “Kopshti i xixëllonjave” (poezi për fëmijë), “Udhëtim në kohë” (monografi), “Heshtja që flet” (poezi), “Shkolla në Krajë 19292019” (monografi), “Rite dasme në Krajë” (monografi), “Gurët e truallit tim” (poezi), “Motet” (poezi të zgjedhura), “E dua shkollën” (libër leximi për klasën e pare; bashkautor) dhe “Kohë” (poezi). i. k.

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 2 SHKURT 2023
(Ali Gjeçbritaj, Kohë, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2022)

Pushime të digjitalizuara

Pothuajse një muaj të plotë zgjati pushimi i këtij gjysmëvjetori, meqenëse Ministria e Arsimit vendosi ta zgjaste për cilëndo arsye të tyre. Ky vendim u pëlqye vetëm nga ana e disave, por jo nga prindërit e as nga ana e mësimëdhenëseve nuk u prit me brohoritje tepër të madhe. Plot tridhjetë ditë të janarit qëne në dispozicion të fëmijëve për t’i shfrytëzuar për të shëtitur, pushuar e pse jo mësuar ndonjë hobi, ndonjë gjuhë, zanat ose diçka të re. Në ditën e parë të rikthimit në bankat shkollore, gjëja e parë që bëra ishte pyetja se si e kishin kaluar këtë pushim? Përveç ca shëtitjeve të vogla që kishin bërë me prindërit e tyre, pothuajse të gjithë dhanë përgjigjen e njëjtë: ndeja në dhomën time në celular. E trishtueshme si përgjigje por një realitet i hidhur. Ajo çfarë

shqetëson më shumë është fakti që ata nuk dinë si të shfrytëzojnë kohën e tyre, por e digjitalizojnë fëmijërinë e tyre, kohë e cila nuk kthehet më. Fare pak prej tyre dalin e lozin në natyrë e shpikin mjetet për lojë, por luajnë lojëra në celularë. Fare pak nga ata shfletojnë libra qofshin realë, qofshin të digjitalizuar e në vend të tyre zgjedhin të shohin programe telezive aspak të përshtashëm për ta dhe moshën e tyre si: Big Brother, Përputhen etj, ku antivlerat promovohen si vlera, prandaj nuk duhet të na bëjë përshtypje se shumica e fëmijeve sot nuk kanë fjalor të pasur, nuk kanë botë imagjinare, sepse kjo botë fitohet me leximin e përrallave, romaneve, poezive etj. Krijimi i eseve dhe hartimeve paraqet vështirësi, është një lloj sfide për ta pasi e

vetmja gjë që dinë është paraqitja e thatë e disa fakteve të kërkuara, por asgjë përtej kësaj. Por çdonjëri nga ata di të tregojë çfarë është Tik-Toku, Snapchati e Instagrami e aplikacione të tjera. Të vjen keq të shohesh se si fëmijët digjitalizohen e vetëbesimi i tyre formohet e varet nga sa pëlqime marrin në foto nëpër rrjetet sociale. Por më së shumti të vret të shohesh se si ata i shklasin mundësitë për të formuar personalitetin dhe karakterin e tyre duke çuar dëm potencialin e tyre, e kjo vetëm e vetëm se nuk dinë si ta menaxhojnë kohën e tyre, si ti shfrytëzojnë si duhet këto burime të digjitalizuara. Vërtët që teknologjika e ka bërë jetën më të mirë, por ajo njëkohësisht është bërë armiku kryesor i njeriut sot!

KOHA Javore 27 KULTURË
E ENJTE, 2 SHKURT 2023

Dosje

Gërmimet arkeologjike të vitit 1864

në Shas sipas një dosjeje të Arkivit

Osman të Shtetit në Stamboll

Hulumtimi më interesant për publikun tonë është një dosje e ndodhur në fondin Meclis-i Vâlâ

Riyâseti Belgeleri (MVL), e datës 16.1.1281 h / 21.6.1864 m, që përbëhet prej dy shkresave. Me çka kemi parë, njëra shkresë është kërkesa e autorit të gërmimeve në Shas, Ebju, drejtuar

Mytesarifit të Shkodrës e përkthyer në osmanisht, ndërsa tjetra njoftimi që i bën ky i fundit

Kryeministrit (Sadrazamit) në Stamboll. Nga kjo dosje shohim se bëhet fjalë për disa gërmime nga shtetasi austriak, Ebju në Shas

Duke qenë se Perandoria Osmane në shumë drejtime zhvillimore i referohej Perëndimit, veçanërisht Francës, bëri që të përkujdesej edhe për gjetjet nga trashëgimia kulturore brenda hapësirës së vet.

Arkeologjia (shkenca për të vjetrën) në Evropë i ka rrënjët në shek. XV-XVI me renesancën. Studiues të ndryshëm, nën emra të shkencave të ndryshme filluan të hulumtonin trashëgiminë kulturore të periudhës antike dhe asaj mesjetare. Ndërsa si degë më vete, ajo fillon të zhvillohet në shek. XVIII gjatë hulumtimeve të bëra në Pompei dhe Herculaneum. Themelet e shkencës së arkeologjisë klasike janë vendosur në vitin 1870 gjatë hulumtimeve për kulturën e Mikenës dhe Trojën. Në këtë mënyrë, në disa shtete si Italia, Franca, Gjermania, Austria filluan që të hapen institute të arkeologjisë dhe të dalin arkeologë të njohur.

Duke qenë se objekt i hulumtimeve të tyre ka qenë antikiteti dhe mesjeta, dhe ku pjesa më e madhe e kësaj trashëgimie përfshihej brenda kufijve administrativë të Perandorisë Osmane, u bë shkak i nxitjes së shumë hulumtuesve evropianë. Në këtë kuadër edhe treva jonë u përfshi në hartën e studimeve arekeologjike, etnografike etj.

Gjetjet nga ekspeditat arkeologjike lindën nevojën e themelimit të muzeve dhe muzeologjisë nga gjysma e dytë e shek. XVIII në shumë shtete të Evropës.

Sot ekzistojnë mendime të ndryshme rreth krijimit të muzeut në Perandorinë Osmane. Në vitin 1846 Perandoria Osmane e miratoi zyrtarisht fillimin e grumbullimit të monumenteve të vjetra. Por sipas disa studiuesve të tjerë, viti 1723 është më i përshtatshëm për krijimin e muzeut. Sipas disa specialistëve të kësaj fushe, muzeu fillon në vitin 1869 pasi edhe termi „koleksion që përdorej deri atëherë u ndryshua në „muze” dhe se është hapur për publikun. Në anën tjetër, Muzeu i Pallatit (Müze-i Hümayun) vetëm në vitin 1889 e fitoi mëvetësinë si institucion shtetëror (Wendy M. K. Shaw, Osmanlı Müzeciliği (Müzeler, Arkeoloji ve Tarihin Görselleştirilmesi), İletişim yay. Botimi 3, İstanbul, 2020, f. 19).

Eksponatet e gjetura qoftë nëpërmjet hulumtimeve, apo si rezultat i punimeve ndërtimore u bënë shkak që Perandoria, gjegjësisht Drejtoria e Muzeut të tregojë një kujdes, duke vënë alarmin për ruajtjen dhe grumbullimin e tyre. Këtë gjë më së miri e shohim edhe nga një dokument i Arkivit të Stambollit, i cili bën fjalë për gjetjen e një statuje prej tunxhi të Jupiterit në rrethinat e Vlorës, në mars të vitit 1884, e cila u dërgua në Muzeun Perandorak (Ermal Nurja, “Një statujë tunxhi

e Jupiterit në rrethinat e Vlorës, 1884 , www.adsh.al). Por ka edhe dokumente të tjera që bëjnë fjalë për gjetje të eksponateve të çmueshme.

Edhe ne gjatë hulumtimit tonë në Arkivin Osman në Stamboll kemi identifikuar mjaft dosje që bëjnë fjalë për hulumtime dhe gjetje të eksponateve me vlerë. Por hulumtimi më interesant për publikun tonë është një dosje e ndodhur në fondin Meclis-i Vâlâ Riyâseti Belgeleri (MVL), e datës 16.1.1281 h./ 21.6.1864 m., që përbëhet prej dy shkresave. Me çka kemi parë, njëra shkresë është kërkesa e autorit të gërmimeve në Shas, Ebju, drejtuar Mytesarifit të Shkodrës, e përkthyer në osmanisht, ndërsa tjetra njoftimi që i bën ky i fundit Kryeministrit (Sadrazamit) në Stamboll. Nga kjo dosje shohim se bëhet fjalë për disa gërmime nga shtetasi austriak, Ebju në Shas. Nga dokumenti kuptohet që studiuesi i njohur të ketë marrë leje nga autoritetet shtetërore për të hulumtuar thesarin. Ndërkohë që autori nuk e ka gjetur thesarin, përsëri e kërkon lejen dhe mbështetjen për të hulumtuar edhe në një sondë tjetër në Shas. Pas kësaj, autoritetet lokale të Sanxhakut të Shkodrës e informojnë pushtetin qendror për ekspeditën në fjalë duke i rrëfyer se janë gjetur mjaft eksponate në Shas si: afreska, statuja e shenja apo nishane, pa u dhënë detaje nga shtetasi austriak Ebju. Mbi vendet e gërmuara janë vendosur disa lule të zeza (karagül).

Lidhur me këtë kemi kërkuar për studi-

KOHA Javore 28
E ENJTE, 2 SHKURT 2023
KULTURË
Mr. Ali Bardhi

uesit austriakë që kanë vepruar në këto vite në hapësirën e Perandorisë Osmane, gjegjësisht në Sanxhakun e Shkodrës, ku prej sa kam mundur të shoh përafrimin e emrit Ebju apo Ebjo të jetë ndoshta mbiemri Boue i studiuesit Ami Boué. Ai u lind në vitin 1794 në Hamburg dhe ka vdekur në vitin 1881 në Vjenë. Ai udhëtoi shumë në Gjermani, Austri, Evropë Jugore dhe Ballkan (Perandorinë Osmane), duke studiuar formacione të ndryshme gjeologjike dhe duke u bërë një nga pionierët në kërkimet gjeologjike. Akademinë Perandorake të Shkencave në Vjenë ai e kompletoi me dokumente të rëndësishme mbi gjeologjinë e shteteve të Ballkanit (1859-1870) etj, dhe gjithashtu botoi veprën me titull “Mémoires géologiques et paléontologiques” (Paris, 1832) dhe “La Turquie d’Europe; observations sur la geographie, la géologie, l’histoire naturelle” (Paris, 1840) etj.

Ai në librat e tij ofron mjaft të dhëna për Sanxhakun e Shkodrës dhe shumë vende të Perandorisë Osmane, ku përmend kalatë antike e mesjetare të shumë qyteteve, por interesant është fakti i mospërmendjes së Shasit. Duke qenë se tre librat e tij janë botuar përpara viteve 1840, ndërkohë që hulumtimet në Shas i realizon në vitin 1864, na e lë enigmë hulumtimin e tij në Shas. Por siç u pohua më lart që autori Akademinë Perandorake të Shkencave në Vjenë ta ketë kompletuar me dokumente të rëndësishme mbi gjeologjinë e shteteve të Ballkanit (1859-1870), autori ndoshta ka formuar ndonjë dosje për Shasin të cilën mund ta ketë dërguar në Vjenë apo edhe në Stamboll. Por në dokumentin e Arkivit Osman të vitit 1864 nuk ceket se si është vepruar me eksponatet e gjetura. Ka gjasa që autori t’i ketë dërguar në Vjenë këto eksponate, pasi në Stamboll akoma nuk ishte formuar Muzeu i Pallatit dhe nuk kishte një ligj të miratuar rreth trajtimit të tyre (Në vitin 1869 u përgatit një rregullore nga Osman Hamdi Beu, e cila i definonte si pronë shtetërore monumentet e vjetra të gjetura në territorin administrativ osman. Por si shkak i mangësive që ka pasur, kjo rregullore u plotësua në vitin 1874, 1884 dhe 1906. Por se në vitin 1874 me miratimin e ligjit për monumentet e vjetra mund të themi se u vunë themelet e arkeologjisë osmane). Nga Arkivi Osman shohim të kenë ndodhur edhe raste të pahijshme pasi në disa raste hulmtuesit i kanë vjedhur eksponatet e gjetura. Kështu nga një dosje e vitit 1292 h./ 1875 vërejmë se një agjenci e cila kryente gërmime arke-

ologjike në Perandorinë Osmane në emër të shtetit austriak, të ketë vjedhur shumë eksponate dhe se për këtë arsye organet perandorake njoftojnë se nuk do t’i jepet leja rishtazi. (BOA, MF.MKT, 26/170.) Po kështu edhe në vitin 1329 h./ 1911 shohim që të jenë vjedhur disa eksponate të shenjta të gjetura në Kudus-Palestinë dhe për këtë u kërkua që të formohet një komision për zgjidhjen e këtij problemi (BOA, DH.İD, 23/6). Andaj duhen të bëhen hulumtime të mëtejshme në Akademinë Perandorake të Shkencave në Vjenë, por edhe në Stamboll në mënyrë që të shihet qartësisht se çfarë është gjetur nga eksponatet e gjetura në Shas dhe shpjegimet që mund t’u jenë bërë. Nga librat e Ami Boué-së vërehet interesimi për të hulumtuar në territoret e Perandorisë Osmane, ndërkohë që nga dokumenti arkivor për hulumtimet në Shas vërehet që motiv kryesor i kësaj ekspedite të ketë qenë gjetja e thesarit. Nuk e kemi të qartë nëse autori i kërkimeve në Shas e ka pasur për objekt studimi vetëm thesarin apo të dyja së bashku, por gjithsesi përfundimet e arritura tregojnë se fushë interesi e tij në mënyrë të tërthortë kanë qenë edhe eksponatet e gjetura në Shas.

Ami Boué në librin e tij “La Turquie d’Europe” pohon: “Në Drisht (Drivasto), në lindje të Shkodrës gjenden rrënoja antikitetesh dhe megjithëse banorët besojnë se aty ka thesare të fshehura, nuk guxohet të gërmohet; leja e pashait do të nxirrej me vështirësi, por një kërkesë e tillë do të shihej me sy të keq”. (Ami Boué, “Shqipëria në Turqinë Evropiane”, Plejad, Tiranë, 2011, f. 75.) çka lë për të kuptuar se autori i ka pasur për synim të dyja - studimin dhe thesarin.

Legjendat e popullit tonë për thesarin e arit të ruajtur në Shas mund ta kenë shtyrë autorin që të bëjë hulumtime në Shas. Akoma në memorien e popullit tonë ruhen gojëdhëna nga të parët tanë që flasin për arin apo tezgjahët e arit në Shas, të cilat kohët e fundit janë regjistruar nga disa autorë vendas si Dr. Ismail Doda, Muhamet Nika, Gazmend Kovaçi, por këtij fenomeni i kanë kushtuar edhe prozë e poezi shkrimtarët vendas si Prof. Dr. Basri Çapriqi, Dr. Bahri Brisku, Ibrahim Berjashi, Hajredin Kovaçi, Gazmend Çitaku e deri te brezi i ri, Argëzon Sulejmani etj.

Kurse Dr. Ismail Doda në një artikull të publikuar në gazetën “Koha Javore”, duke iu referuar etnologut kuças Stevan Duçiqit, i cili e pat publikuar atë në vitin 1931, rrëfen një tregim interesant të cilit

në vitin 1920 t’i ketë thënë një ulqinak, pa iu cekur emri, që sipas gojëdhënave të banorëve vendas testamenti i Skënderbeut ndodhet i fshehur në Shas. Sipas tij, ky testament përmban tre (3) qypa, nga ku dy prej tyre janë plot me ari, ndërsa i treti ka armët e Skënderbeut (Dr. Ismail Doda, “Motiv me rreze historike”, Koha Javore, 3 shtator 2009). Prandaj ky artikull le të jetë një fener ndriçues për studiuesit në të ardhmen që të hulumtojnë raportet e gjetjeve të Ami Boué-së në Kalanë e Shasit. Këto mund të jenë edhe gërmimet e para arkeologjike në Shas.

Lartmadhërisë z. Kryeministër Fshati Shas, i cili është pjesë e kazasë së Shkodrës, duke qenë se është i pasur me thesare, nënshtetasi austriak me emrin Ebjo (Ami Boue) ka kërkuar leje të gërmimeve për thesar, të cilit i është dhënë ajo. Si shoqërues, në dispozicion të tij janë vënë disa zabitë ushtarakë (policia ushtarake) dhe nëpunësit e shërbimit civil (pronës publike). Me shumë siguri ekzistojnë pritshmëritë për gjetjen e thesarit në vendin e gërmuar. Por edhe pse janë identifikuar disa afreska dhe statuja, akoma nuk është gjetur thesari. Duke mos pasur të holla (akça) për shpenzimet e gërmimeve më tej, bëhet sqarimi se me një shumë tjetër të vogël mund të bëhen kërkime në një pjese tjetër të lokacionit, si edhe të vihet në dispozicion logjistika e mësipërme. Mbi vendet e gërmuara në fshatin Shas janë vendosur lule të zeza (karagyl). Në vendin e gërmuar janë identifikuar monumente dhe shenja nishane, por duke qenë se pritshmëritë janë më të mëdha, kërkohet leja dhe mbështetja nga pasuria publike në mënyrë që të bëhet e mundur për kërkimet e mëtejshme. Urdhri dhe fermani i takojnë të zotit të çështjes. Shkodër, më 16 muharrem viti 1281

9 qershor viti 1280 / 21 qershor 1864

Marshal Ismail Hakki Komandant i Ushtrisë dhe Mytesarif i Shkodrës Shkresa e përkthyer nga osmanishtja, dërguar Kryeministrisë (Sadrazamit) nga Mytesarifi i Shkodrës

KOHA Javore 29
E ENJTE, 2 SHKURT 2023 KULTURË

Vepër unikale e ndriçimit dhe reflektimit të trashëgi misë kulturore kombëtare shqiptare të një etnorajoni

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Pejë, falë mbështetjes së Departamentit të Trashëgimisë Kulturore të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës, po bën punë të konsiderueshme edhe në planin e botimit të veprave studimore-shkencore të trashëgimisë sonë shpirtërore. Në vazhdën e kësaj veprimtarie të dendur, pos botimit të vëllimit “Visare të Trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë I”,, studim ky që në mënyrë fragmentare shpërfaq thesare të çmuara etnokulturore të trashëgimisë së rajonit të Pejës, QRTK-Pejë sjellë Vëllimin II “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, AFA ‘RUGOVA’ - thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare”, që sublimon në një tërësi punën kërkimore-shkencore të studiuesve gjithandej trojeve shqiptare, të prezantuar në konferencën shkencore të organizuar në Pejë, më 2 dhjetor të vitit 2017, me rastin e shënimit të 70-vjetorit të themelimit të Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”, shprehet drejtoresha e RTKsë Dr. Sc. Shpresa Tolaj-Gjonbalaj në fillimin e hyrjes së Vëllimit të II.

Dy vëllimet në fjalë, i pari i botuar në vitin 2017 dhe i dyti në 2019, u përuruan më 23 dhjetor të vitit 2022 në ambientin e Restorantit “Univers” në Pejë, në akademinë solemne me rastin e shënimit dhe kremtimit të manifestimit jubilar - 75-vjetorit të punës, të jetës dhe rritës së AFA “Rugova”, kryeredaktor dhe përgatitës për shtyp i të cilave është Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, mbi të cilat në mënyrë koncize e analitike elaboruan ca referues eminent të zhanreve të ndryshme letrare shqiptare.

Kryeredaktori dhe përgatitësi për shtyp, Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri përmbajtjen e tekstit të lëndës së Vëllimit II e ka ndarë, radhitur dhe sistemuar në parathënie, hyrje, në pjesë të I e zbërthyer në Fjalë të mirëseardhjes, fjalë përshëndetëse, fjalë të hapjes, në kumtesa nga fusha e etnologjisë, epikologjisë, lirikës, etnomuzikologjisë, gjuhësisë, të tjera dhe fjalë përfundimtare, në pjesën e II të zbërthyer në shtatë krerë: 1. AFA “Rugova” nëpër dhjetëvjetor, tekste dhe fotografi, 2. AFA “Rugova” çmime, mirënjohje, falënderime, 3. Shkrimet dhe aktivitetet e Ansamblit “Rugova”, 4. AFA “Rugova”, shënimi i 70-vjetorit të themelimit, 5. Veshja, vallet, këngët, 6. Lirika popullore e Rugovës dhe 7. Fotoalbumi nga shënimi i 70-vjetorit të themelimit.

Në fillim të parathënies kryeredaktori Neziri konfirmon se në Tryezën shkencore AFA “Rugova” – vlerë e madhe etnokulturore kombëtare”, e organizuar nga Këshilli Organizues i

Qendrës së Trashëgimisë KulturorePejë, me drejtoreshë Dr. Sc. Shpresa

Gjonbalaj dhe nga Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” me kryetarin Vesel Nikçi, kanë marrë pjesë me kumtesa të veta studiues të njohur.

Temat për shqyrtim janë nga fushat: etnologji, epikologji, lirikë, etnomuzikologji, gjuhësi dhe të tjera.

Prof. Dr. Afërdita Onuzi nga Akademia e Shkencave AlbanologjikeTiranë, paraqitet me kumtesën “Vlerat kulturore dhe artistike të veshjeve popullore në fshatrat e Rugovës”, në të cilën thekson faktin se në Rugovë deri në fund të shekullit XIX është përdorur gjerësisht veshja me xhubletë. Tash, vazhdon ajo, këmisha e grave të Rugovës përbehet nga dy pjesë: fundi shumë i gjerë dhe i gjatë deri nën gju, dhe nga bluza me mëngë të gjera e të gjata deri nën kërdhokulla. Për sa i përket veshjes së burrave, ajo klasifikohet në tiparin e quajtur “me tirq”. Tirqit bëhen me shajak të bardhë dhe zbukurohen me gajtanë leshi me ngjyrë të zezë, thekson autorja e kumtesës.

Prof. Dr. Adem Zejnullahu nga Prishtina në kumtesën “Veçoritë e AFA ‘Rugova’ përballë trendeve bashkëkohore”, thekson se me vlerat përmbajtësore dhe artistike të trashëgimisë sonë kulturore, njëra ndër vallet më karakteristike të saj është “Vallja e shpatave”, e cila ka një shtrirje të gjerë në hapësirat shqiptare dhe më gjerë.

Prof. Asoc. Dr. Bashkim Lajçi, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës,

KOHA Javore 30
Mbi
Folklorik E ENJTE, 2 SHKURT 2023
librin “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë, Vëllimi II, Ansambli
KULTURË
Shaban Hasangjekaj

Autokton ‘RUGOVA’ - thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare” (1)

ndriçimit trashëgikombëtare etnorajoni

në kumtesën “Rreth valles luftarake ‘Loja me shpata’, e cila quhet edhe ‘Loja me jatagana’, ose ‘Kcimi i Rugovës”, thotë se tashmë ajo është loja më e popullarizuar te ne. Kjo është një valle luftarake në të cilën gjestet e rënda, të hapura me shpatë në dorë paraqesin dhe imitojnë sulmet e armikut dhe mbrojtjen e palës kundërshtare. Kjo valle është hedhur edhe në momentet e përgatitjes së rugovasve për luftë, madje edhe në intervale të ndërprerjes së saj. Prof. Asoc. Dr. Bukurije Mustafa, bashkëpunëtore e lartë shkencore e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup, kumtesën “Disa elemente krahasimi tipologjike në veshjen e burrave dhe tipi i veshjes së grave me dy futa në Maqedoni dhe Kosovë”, e fillon me faktin se disa nga tiparet krahasuese të tipologjisë së rrobave të stilit të burrave dhe llojit të rrobave në Maqedoni dhe Kosovë, është një studim i shkurtër i trashëgimisë materiale që i përket një entiteti etnografik dhe që pasqyron shtrirjen përtej përcaktimeve gjeografike, duke qenë i kufizuar në Veri të Kosovës dhe në Jug me Shqipërinë.

Dr. Sc. Ismail Doda nga Kraja (Tivar) - Mali i Zi, në kumtesën “Ansambli folklorik autokton ‘Rugova’ shembull frymëzimi për ruajtjen dhe zhvillimin e folklorit në çdo vis shqiptar”, shkruan për rolin e rëndësishëm që luajti Ansambli “Rugova” në ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë folklorike të krahinës së Rugovës. Rapsodët

vendas këndojnë me lahutë dhe me vegla të tjera, por këndojnë edhe këngë maja krahu.

Prof. Dr. Bardhosh Gaçe, nga Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës, në kumtesën “Rugova - visar i rrallë i folklorit shqiptar”, thotë se Rugova ka më shumë arsye për të qenë e lidhur me traditën epike edhe për

shkakun e lidhjes së fortë me instrumentin e lashtë, lahutën. Fondi i saj i këngëve të kreshnikëve me mbi 120 mijë vargje, prej tyre 100 mijë vargje janë mbledhur në vitet ‘80 nga epikologu Zymer Ujkan Neziri. Këtë krahinë të njohur në histori e bën më kryesoren e këngëve të këtilla në të gjitha viset tona. (Vazhdon)

KOHA Javore 31
E ENJTE, 2 SHKURT 2023 KULTURË

Kryebashkiaku Erik Adams artistin Kastro Zizo në Nju

Të enjten, më 26 janar 2023, këngëtari, producenti, aktori dhe TV prezantuesi Klevis Bega i njohur profesionalisht me emrin Kastro Zizo u nderua me Çertifikatën e Mirënjohjes nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, z. Erik Adams. Çmimi i kryebashkisë së Nju Jorkut inkurajon ekselencë në krijimet artistike, nxit shërbimin ndaj komunitetit dhe vlerëson artistë të shquar dhe liderë të komunitetit që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në jetë, në zhvillim të komunitetit dhe shoqërisë.

Ky çmim vlerëson artistin Kastro Zizo për arritjen e tij të jashtëzakonshme në art dhe argëtim në karrierën e tij profesionale në muzikë dhe TV për mbi 25 vite. Zizo fitoi famë kombëtare në Shqipëri, duke krijuar art të rëndësishëm në historinë e rokut urban. Artisti zgjodhi të bënte karrierën e tij në Tiranë dhe Nju Jork, duke i bërë të dy qytetet një vend më të pasur kulturalisht.

Në certifikatën e vlerësimit shkruhet: “Çertifikata e Njohjes së Qytetit të Nju Jorkut iu dorëzua Klevis Begës për arritjet tuaja si këngëtar, kantautor dhe aktor i njohur profesionalisht si Kastro Zizo. Ju keni angazhuar dhe frymëzuar njerëz në Shqipëri, vendin tuaj të lindjes, diasporën e saj dhe më gjerë. Me shumë kënaqësi i bashkohem Klubit Rrënjët Shqiptare të Kolegjit St. Francis në Bruklin për të duartrokitur punën tuaj si një artist i talentuar dhe kontributet tuaja për komunitetin vibrant shqiptaro-amerikan të qytetit të Nju Jorkut. Së bashku ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme ndërsa bashkohemi me #GETSTUFDONE dhe krijojmë një të ardhme më të ndritshme, më harmonike dhe më të begatë për të gjithë - Eric Adams, kryetar bashkie, 26 janar 2023, Nju Jork.”

Çmimi iu prezantua artistit Klevis

Bega (Kastro Zizo) nga z. Maliek Steret, drejtor i Çështjeve Multikul-

turore gjatë serisë së leksioneve “Edicion Unlimited” mbajtur në Ko-

KOHA Javore 32 PORTRET
E ENJTE, 2 SHKURT 2023
Karen White, Nju Jork

Jork

“Në emër të Zyrës së Çështjeve Multikulturore dhe Kolegjit St. Francis, është nder dhe privilegj t’ia dorëzoj këtë çmim të kryebashkiakut artistit Kastro Zizo. Faleminderit që gjetët këtë kohë për të ndarë përvojat tuaja me studentët, stafin dhe të ftuarit tanë, për t’u dhënë atyre frymëzim që të ndjekin gjithçka që zemra e tyre dëshiron. Ju përgëzoj që vazhdoni të jeni ndryshimi i nevojshëm për të patur me të vërtetë një ndikim në botë,” tha Maliek Steret, drejtor i Çështjeve Multikulturore.

“Ndjehem tepër i nderuar që kam marrë një çmim kaq të rëndësishëm nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, z. Erik Adams, Çertifikatën e Njohjes nga Kryetari i Bashkisë. Unë jam sinqerisht mirënjohës për vlerësimin që kam marrë për punën time dhe do vazhdoj të jem i përkushtuar të sjell ndryshime pozitive përmes artit, ‘artivizmit’ dhe diplomacisë kulturore për të lidhur Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh artisti i njohur Kastro Zizo.

e tashmja ime!”. Dëshiroj të falënderoj të nderuarin Kryetarin e Bashkisë z. Adams për mirënjohjen. Është një nder i madh për mua të marr këtë çmim special. Dëshiroj të shpreh falënderimet e përzemërta për Nju Jorkun, St. Francis College (SFC), z. Maliek Steret dhe Albanian Roots Club të SFC për mbështetjen”, shtoi Kastro Zizo (Artisti i Vitit).

Çmimi nga zyra e Bashkisë së Nju Jorkut vjen pas një çmimi tjetër historik për artistin Kastro Zizo ku vlerësohet nga Kongresi Amerikan në dhjetor 2022 dhe emërohet “Artisti i Vitit 2022” në Uashington DC për arritjet e tij artistike dhe për kontributin e shoqatës “E ardhmja ime, e tashmja ime!”.

legjin St. Francis më 26 janar 2023, ku Zizo ishte i ftuar nderi.

“Ky çmim është shumë domethënës për mua pasi shënon mbi 25 vjet karrierën time profesionale në art dhe TV dhe përkujton punën time jofitimprurëse në mbrojtjen e të rinjve përmes organizatës “E ardhmja ime,

Artisti Kastro Zizo përdor artin dhe muzikën shqiptare për të krijuar lidhje ndërkombëtare. Zizo është ideatori i një koncept të ri origjinal të cilin ai e quan “artivizëm” – sjellja e ndryshit nëpërmjet artit. Nëpërmjet artit dhe organizatës së tij “E ardhmja ime, e tashmja ime!” Zizo ka promovuar mbrojtjen e lirisë dhe shprehjen artistike duke transformuar historinë e artit. Ai ka fuqizuar të rinjtë në Shqipëri të ndjekin ëndrrat e tyre, ka ndikuar në breza artistësh, krijues dhe liderësh të rinj. Për më tepër, Kastro Zizo ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për diversitetin kulturor duke promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe duke stimuluar marrëdhëniet kulturore dhe artistike SHBA-Shqipëri.

“Artivizmi mund të jetë një mjet i fuqishëm për shoqërinë tonë për të sjellë ndryshime pozitive sociale. Duke i angazhuar njerëzit dhe duke inkurajuar ndërveprimin e tyre përmes shprehjes artistike dhe kulturore, ne mund ta transformojmë shoqërinë për më mirë. Jam krenar që OJQ “E ardhmja ime, e tashmja ime!” i ka dhënë rinisë tonë një zë dhe një shans për të ndjekur ëndrrat e tyre. Dua që rinia jonë të ndihet e fuqizuar, e vlerësuar dhe ta dinë se ata kanë rëndësi”, tha Kastro Zizo, kryetar i OJQ “E tashmja ime, e ardhmja ime!”.

Për më shumë ndiqni faqen zyrtare të artistit @kastro_zizo_ dhe aktivitetet e organizatës në faqen @ imeeardhmja

KOHA Javore 33 PORTRET Adams
Nju
E ENJTE, 2 SHKURT 2023
nderon

Shtëpia e Shëndetit në Ulqin (2)

Katër periudha në shërbimin shëndetësor

Periudha prej 1.1.2021 deri më 31.12.2021 është edhe periudha më e vështirë pandemike për qytetin e Ulqinit. Në Ambulancën Covid-19 janë ekzaminuar 8.755 pacientë, janë testuar 8.940 nga të cilët 1.990 kanë rezultuar pozitivë.

Periudha 4: Covid-19

(Drejtoreshë: Dr. Sadije Hollaj)

Dr. Sadije Hollaj

Puna në Ambulancën Covid-19

në 2021

Të gjithë punëtorët e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin dhe Ambulancës në Katërkollë kanë qenë maksimalisht të angazhuar që nga fillimi i pandemisë, duke mos kursyer kohë dhe duke u përpjekjekur maksimalist për t’i ofruar çdo pacienti kujdes adekuat shëndetësor brenda objektit shëndetësor dhe në terren në formë të shërbimit të patronazhit. Në këtë periudhë të vështirë jo vetëm për instucionin tonë shëndetësor u paraqit nevoja për angazhimin e një numri shtesë të punëtorëve shëndetësor dhe atyre jo shëndetësor në mënyrë që të rritet cilësia e shërbimit dhe çdo pacienti t’i ofrohet shërbimi në kohën e duhur. Me kërkesën tonë për të punësuar staf shtesë në fillim të vitit 2021 fituam miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe u punësuan edhe 4 mjekë, 14 teknikë medicinalë, 2 shofera dhe 2 punëtore ne higjienë.

Mjekët përdorën ekskluzivisht Protokollin për trajtimin e pacientëve me infeksionin Covid-19, duke ndjekur me përpikëri udhëzimet.

Gjatë vitit 2022, me kërkesën tonë, morëm miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë për zgjerimin e rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës për 24 punonjës në Shtëpinë e Shëndetit Ulqin.

Me datë 30 nëntor 2022 janë të punësuar 121 punonjës me status të përhershëm dhe me afat të caktuar pune.

Puna në Ambulancën Covid-19 në 2022

Të gjithë punëtorët e Shtëpisë së Shendetit në Ulqin dhe Ambulancës në Katërkollë kanë qenë maksimalisht të angazhuar që nga fillimi i pandemisë, duke mos kursyer kohë dhe mund. Mjekët ekskluzivisht kanë përdorur Protokollin për trajtimin e pacientëve me infeksion Covid-19, duke respektuar rreptësisht udhëzimet.

Për periudhën prej 1.1.2021 deri më 13.12.2022 që është edhe periudha më e vështirë pandemike për qytetin e Ulqinit, në Ambulancën e Covid-it janë ekzaminuar dhe testuar 23.181 persona, prej të cilëve 5.693 kanë rezultuar pozitivë në Covid-19. Njëkohësisht të gjithë pacientët i janë nënshtruar analizave laboratorike të gjakut, RTG inçizimeve, 31.917 shërbime me rreze x, etj.

Për periudhën 1.1.2021 deri më

30.11.2022 nuk kishte ankesa të dorëzuara te Ombudspersoni-mbrojtësi i të drejtave të pacientit. Dr. Teuta Gjeçbritaj (mjeke në Ambulancën Covid):

Personeli në luftën kundër pandemisë Covid-19

Mjekët: Dr.Sanella Abazoviq, Dr. Kujtim Sella,Dr. Teuta Leskovac- Myrteza, Dr.Olivera Poçek, Dr.Ilirjana Bisha, Dr.Teuta Gjeçbritaj, Dr. Egzona Pali, Dr.Dhurata Kuqi-Hasa, Dr. Synora Salaj, Dr. Selim Ismaili-radiolog, Dr. Rexhep Kraja-pneumoftiziolog ,Dr.Pavle Marnikoviq-pediatër, Dr. Sabahete Çapuni-Paraçki - pediatre. Infermierët:Valbona Kapllanbegu, Adriana Dollareviq, Albana Pera, Irena Bogojeviq, Feride Hoxha, Suada Hoxha, Vanja Kalugjeroviq, Fatjona Saloviq, Angjela Radinoviq, Besarta Bajraktari, Florinda Myrtoja-Gorana, Arlinda Hajdinaga. Koordinatore: Dila Pekiq-kryeinfermiere, Slavica Gjakonoviq zv/kryeinfermiere.Patronazhi: Lavdrim Kollari, Afrim Imeri, Blerim Avdiu. Laboratoriumi: Dr.Angelina Vraçar, Mensura Kollari, Afërdita Lamoja, Indira Nikeziq, Emina Muratoviq, Sandra Konatar, Nadire Popi, Prena Shkrela, Genta Dragovoja. Rendgen teknikët: Agron Lamoja, Kile Kasneci.

Duhet të përmendet se edhe shërbimet e tjera të Shtëpisë Shëndetit kanë pasur rolin dhe punën e vet në mjekimin e zhdukjen e pandemisë Covid-19.

Stacioni shëndetësor në Katërkollë - mjekët: Dr. Sabrije Taipi, Dr. Adem Mustafa. Infermierët: Sabahete Mustafa, Nail Alaj, Zire Hollaj, Fadile

KOHA Javore 34 MOZAIK E ENJTE, 2 SHKURT 2023
Gani Karamanaga

Sulejmani, Bajram Seferi , Kimete Hollaj. Vozitësit e ambulancës : Hysa Seferi, Naser Taipi.

Vështrim

Fundi i gushtit-fillimi i shtatorit 2021. Bashkëshortja edhe unë dolëm pozitiv në Covid-19. Unë kisha dy vaksina të marra dhe sëmundja tek unë ishte shumë e lehtë. Por bashkëshortja pati infektim shumë të rëndë. Pas disa ditëve u komplikua me kallje të mushkërive (pneumoni e dyanshme). Pas konsultimeve filloi terapinë tri herë në ditë të cilën e merrte në Ambulancën

Covid të Shtëpisë së Shëndetit. Pas një jave gjendja u përmirësua.

Dy dhoma në përdhese dhe një në katin e parë ishin të përgatitura me shtretër për dhënien e terapisë intravenoze. Kam pasur kohë që të përcjell punën e personelit, posaçërisht të infermiereve: ishin të shpejta, të rregullta. Gjithmonë ishin korrekte me të gjithë të sëmurit, me buzëqeshje, nuk u lodhën kurrë. Edhe mjeket Ambulancën Covid ishin në një nivel korrekt dhe profesional.

Në vitin 2001 humbën jetën nga Covid-19 ish-punonjësit e Shtëpisë

së Shëndetit: Dr. Fatmir Resulbegu, Dr. Mervan Haxhibeti, dentisti Bozhidar Boshko Çilingiri dhe Suada Hasanaga.

Në fund

Sipas hulumtimeve dhe dijenisë sime, Komuna e Ulqinit asnjëherë nuk ka ndarë ndonjë mirënjohje ose dekoratë për Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Është koha që në ditën e Ulqinit, në fillim të prillit, të kujtohet edhe Shtëpia e Shëndetit e cila me dekada në këta dy shekuj i ka kryer detyrat e saj në nivel të lartë...

KOHA Javore 35 MOZAIK E ENJTE, 2 SHKURT 2023
Vehbi Zejnelaga në vitet ‘50 në eradikimin e malaries Tërmeti i vitit 1979 –motive nga Kalaja Stacioni shëndetësor (1929-1963) Kampi i refugjatëve në Zall (Plazhi i Madh) Tahir Pereziqi me refugjatë
kohajavore.me “Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.