Koha 1045

Page 1

Pasion mbi pesëdhjetëvjeçar për peshkim Diskutim mbi rolin e gruas në shoqëri KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 26 janar 2023 Viti XXll Numër 1045 Çmimi 0,50 Zgjedhjet presidenciale test për ato parlamentare
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Shtypi malazez i kohës për ngjarjet në Vilajetin e Kosovës dhe Isa Boletinin Rusia i ka dëmtuar myslimanët më shumë se Perëndimi! Himara është shqiptare, si në të kaluarën dhe në ditët tona Pse Rusia e filloi invazionin ndaj Ukrainës? 8 10 12 16 E ENJTE, 26 JANAR 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Kontribut për gjeografinë historike të popullit shqiptar “Në horizont” Valbona Bajri Shoqëria Kulturore Artistike “Ana e Malit” Vazhdojnë punimet në restaurimin e Muzeut të Ulqinit 18 20 22 34 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 26 JANAR 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj priti në takim gazetaren, sociologen dhe ish-deputeten, Grida Duma

Diskutim për çështje aktuale politike

Tuz – Gazetarja, sociologia dhe ish-deputetja në parlamentin shqipar, Grida Duma u takua të shtunën më 21 janar 2023 me kryetarin e Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj. Kajoshaj në këtë takim e njoftoi znj. Duma për projektet zhvillimore të Komunës së Tuzit të realizuara viteve të fundit, si dhe për sfidat me të cilat përballet ajo.

Sipas njoftimit të Komunës së Tuzit, në këtë takim gjithashtu u diskutua për çështjet aktuale politike, duke ndarë të njëjtin mendim se Mali i Zi dhe të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duhet të njekin frymën e re të mendësisë evropiane.

“Duke uruar Kajoshajn për transformimin që po i bëjnë qytetit, Duma u dëshiroi atyre suksese në

zgjedhjet e 5 marsit. Të pranishëm në takim ishin edhe shkrimtari dhe gazetari, Agim Baçi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, nënkryetari i Komunës, Haris Ramoviq, sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, Marina Ujkaj dhe shefja e kabinetit të kryetarit, Drita Rukaj”, thuhet në njoftim.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
t. u.
E ENJTE, 26 JANAR 2023

U nënshkrua marrëveshja për sanimin e urës në Lumin Luça

Guci – Tash sa vite gjendja e konstruksionit të urës në Lumin Luça, e cila gjendet në rrugën lokale të gjatë 1.200 metra që lidhë rrugën magjistrale Guci-Martinaj-Plavë, në fshatin Martinaj, në anën e majtë të lumit në fjalë, me rrugën rajonale Guci-Krushevë-Vojno Sellë-Plavë, në anën e djathtë të lumit në fshatin Vishnjevë, e cila është në fazën e rikonstruktimit është shumë e keqe, ngase këmbëza e djathtë mbështetëse e shtratit të urës në drejtim të Vishnjevës është fundosur disa dhjetra centimetra në shtratin e lumit ku gjendet, ashtu që një pjesë e dukshme e shtratit të saj ka marrë pozitë të pjerrtë për disa dhjetra shkallë, dhe si e tillë paraqet rrezik për automjete të udhëtarëve e

madje edhe për ato transportuese, të cilat në vazhdimësi kalojnë nëpër të edhe përkundër rrezikut që u kanoset në çdo moment e për të cilin vozitësit janë apo nuk janë të vetëdijshëm. Në dy-tri raste organet kompetente të Komunës së Gucisë kanë intervenuar në bllokimin e urës për qarkullimin e automjeteve nëpër të, duke shkarkuar nga kamionët grumbuj zalli e gurësh në të dy anët e saj, mirëpo personat e pandërgjegjshëm pengesat në fjalë i kanë mënjanuar për t’i realizuar qëllimet e veta afariste. Me qëllim të zgjidhjes sa më të shpejtë të këtij problemi vërtetë madhor, vitin e kaluar Komuna e Gucisë ka shpallur tenderin për angazhimin e kryerësit të punëve në sanimin e

saj. Në tenderin e shpallur në të cilin janë paraqitur ca subjekte të interesuara, kryerës i punëve është zgjedhur ndërmarrja SH.P.K. “MOSTING” nga Podgorica, vlera e të cilave kap shumën e përgjithshme 113.626,57 euro, me përfaqësuesin e të cilës kohë më parë kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq ka nënshkruar kontratën.

Përgatitjen e dokumentacionit të projektit e ka financuar Komuna e Gucisë, ndërsa realizimin e projektit në fjalë do ta financojë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Komuna e Gucisë. Pos marrëveshjes për kryerjen e punëve sanuese të urës është arritur edhe marrëveshja lidhur me shërbimet mbikëqyrëse të zhvillimit të punëve të cilat i janë besuar SH.P.K. “Ingenijum” nga Podgorica. Punët do të fillojnë posa të mundësojnë kushtet atmosferike dhe niveli i ujit në lum, kurse planifikimi i kryerjes së tyre është 30 ditë nga dita e fillimit. Me sanimin e urës në fjalë padyshim do të mundësohet qarkullimi i sigurtë i automjeteve nëpër të, i cili deri më tani ka munguar sidomos për banorët e fshatrave Vishnjevë e Krushevë të cilët më së shumti e kanë shfrytëzuar.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 26 JANAR 2023

Diskursi politik

Zgjedhjet presidenciale test për ato parlamentare

Ndonëse është pritur se brenda një dite në Mal të Zi të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, opinioni u informua se më 19 mars do të mbahen vetëm zgjedhjet presidenciale, ku sipas të gjitha gjasave do të jenë test për ato parlamentare që do të vendoset më vonë në saje të kompromisit politik në mes shumicës dhe opozitës si zgjidhje të krizës politike në vend

kaluar.

Nail Draga

Ndonëse të gjitha partitë politike janë deklaruar se mbështesin zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por nuk janë angazhuar konkretisht në këtë drejtim. Çështja qendron të shumica aktuale parlamentare e cila ka 41 mandate, ku pa miratimin e tyre nuk mund të shpërndahet parlamenti dhe të shpallen ato nga presidenti i vendit. Por, duke marrë parasysh krizën aktuale politike e institucionale në vend, mbajtja e zgjedhjeve presidenciale do të jetë në favor të zhbllokimit të situatës e cila është e panjohur në kohën e pluralizmit.

Duke marrë parasysh se në ingerencat e kuvendit është caktimi i datës së mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, ato do të mbahen më 19 mars dhe do të jenë të katërtat pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi, përkatësisht të shtatat nga vendosja e pluralizmit politik në këtë vend. Këto zgjedhje janë të veçanta, sepse mbahen në kohën e qeverisë në detyrë së cilës i është votuar mosbesimi në gusht të vitit të

Presidenti vetëm nga një parti politike Kujtojmë me këtë rast se nga miratimi i pluralizmit në Mal të Zi (1990) të gjithë presidentët kanë qenë nga radha e një partie politike (PDS). Para Millo Gjukanoviqit, i cili është presidenti aktual dhe kryetari i PDS-së, president i vendit ka qenë Filip Vujanoviqi në tre mandate nga viti 2002-2018.

Ndërsa para Vujanoviqit president ka qenë Millo Gjukanoviqi në një mandat pasi në tetor të vitit 1997e ka fituar kundërkandidatin Momir Bullatoviqin. Në zgjedhjet e fundit presidenciale ndonëse M.Gjukanoviq u zgjodh president, ai mbajti edhe pozitën e kryetarit të partisë politike (PDS). Ishte ky një veprim irritues i cili është në kundërshtim me parimet demokratike, sepse ka qenë e udhës që të tërhiqet nga pozita partiake.

Por, ambiciet lideriste siç duket kanë dominuar mbi logjikën dhe demokracinë pluraliste, sepse presidenti përfaqëson të gjithë qytetarët e jo elektoratin e partisë së tij.

ar. Andaj për momentin mund të spekulohet se shumica aktuale parlamentare e opozita do të paraqitën me një apo me shumë kandidatë.

Nga përvoja e kaluar në zgjedhjet presidenciale më herët është ditur se kush do të jetë kandidat për president, ndërsa kësaj here është e kundërta. Ndonëse jemi dy muaj para zgjedhjeve, opinioni nuk është i informuar për ndonjë individ i cili do të paraqesë kandidaturën për president.

Gjukanoviqi do të kandidohet përsëri (!?)

Duke marrë parasysh animozitetin në mes partive politike si te shumica parlamentare ashtu edhe te opozita, ani pse deklarohen se janë për një kandidat të përbashkët, sipas të gjitha gjasave disa parti do të paraqitën me kandidatët e tyre. Por, në skenën politike në Mal të Zi dilemë paraqet mundësia e rikandidimit të presidentit aktual M.Gjukanoviq edhe për një mandat nga ana e PDS-së, apo kjo parti të kandidojë ndonjë person tjetër jopartiak apo nga shoqëria civile.

Pa kandidatë

të paralajmëruar Për momentin në skenën politike në Mal të Zi enigmatike është se sa kandidatë do të paraqiten në konkurim në pozitën e presidentit, sepse deri më tash nuk ekziston ndonjë kandidat i paralajmëru-

Por, edhe po qe se do të kandidohej ndonjë kandidat tjetër me referenca pozitive qytetare e intelektuale, i cili nuk është në lidhje me korrupcionin e kriminalitetin, duke marrë parasysh mentalitetin e qytetarëve në Mal të Zi, është pikëpyetje se a do të kalonte, sepse kemi të bëjmë me një shoqëri

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 6 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 26 JANAR 2023

presidenciale parlamentare

e cila ende vlerëson kultin e individit, andaj kandidati partiak vlerësohet më tepër pa marrë parasysh se çfarë programi prezanton. Në rastin konkret në Mal të Zi, M.Gjukanoviqi ende mbetet personi më karizmatik dhe me kredibilitet jo vetëm të elektorati i partisë së tij, por edhe te partitë e tjera që ishin më herët në koalicion qeveritar. Madje ky është i vetmi i cili mund të jetë shpëtimtar i partisë së tij, sepse sipas të dhënave rejtingu i tyre është në rënie të vazhdueshme, ku zgjedhjet lokale (tetor 2022) janë dëshmi e një konstatimi të tillë. Por ai është i vetmi që mund të homogjenizojë elektoratin e partisë së tij, por edhe të partive të

tjera që e mbeshtesin, ndërsa nga ana tjetër ai mund të motivojë konkurrentët të mobilizohen për të fituar kandidati i tyre.

Nuk ka dilemë se do te kemi një garë interesante e cila do të ketë edhe raundin e dytë, sepse askush nuk beson se presidenti do të zgjidhet vetëm me votimin e parë.

Votat e shqiptarëve janë vendimtare (!)

Duke marrë parasysh raportet aktuale në skenën politike në Mal të Zi, për zgjedhjen e presidentit nuk përjashtohet mundësia që vendimtare të jenë votat e elektoratit shqiptarë. Një konstatim i tillë nuk është befasi, sepse përvoja e kaluar është dëshmi e verifikuar. Kujtojmë këtu dy raste të cilat ishin vendimtare në rrjedhat politike në Mal të Zi. Fjala është për zgjedhjet presidenciale në vitin 1997, ku në raundin e dytë u mbeshtet M.Gjukanoviqi dhe fitoi mandatin nga mbeshtetja e shqiptarëve, ndërsa me rastin e votimit të Referendumit për pavarësi të Malit të Zi, më 21 maj 2006, po ashtu votat e shqiptarëve ishin vendimtare. Andaj, duke marrë parasysh se rapor-

tet në mes pozitës dhe opozitës janë shumë të ngushta, nuk përjashtohet mundësia që edhe kësaj here votat e shqiptarëve të jenë vendimtare në zgjedhjen e presidentit të vendit. Ndërsa cilin kandidatë do ta mbeshtesin shqiptarët mbetet çështje individuale, por nga përvoja e deritashme dihet se kandidati i cili mbeshtet politikën proserbe nuk do të ketë votat e tyre.

Test për zgjedhjet parlamentare

Mbajtja e zgjedhjeve presidenciale nuk ka dilemë se do të jetë një test për ato parlamentare. Statistika e dy zgjedhjeve të fundit (gusht 2020 dhe tetor 2022), dëshmon se shumica aktuale parlamentare është në përparësi ndaj opozitës aktuale, çështje e cila do të dëshmohet më 19 mars si realitet në skenën politike në Mal të Zi, apo ishte një evoluim i pakënaqësisë ndaj qeverisjes tridhjetëvjeçare. Varësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në këtë vit në skenën politike në Mal të Zi janë gjasat reale për dekompozim partiak dhe qeveritar që do të pasojë me zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 26 JANAR 2023

Shtypi malazez i kohës Vilajetin e Kosovës dhe

Ngjarjet në Kosovë në vitin 1910, shtypi malazez i përcillte me interes të veçantë. Për këto ngjarje kanë shkruar vetëm dy gazeta: “Glas Crnogoraca” dhe “Cetinjski Vjesnik” që botoheshin në Cetinë, sepse të tjera nuk kishte! Këto gazeta të gjitha njoftimet për ngjarjet në Kosovë i bazonin në raportimet e gazetave të huaja, pasi nuk kishin korrespondentët e tyre në Kosovë. Shkrimin e parë për ngjarjet në Kosovë në vitin 1910 e hasim në gazetën “Glas Crnogoraca”, të datës 27 mars 1910. Korrospondenti i kësaj gazete nga Selaniku shkruan: “Gjendja në Shqipërinë e Veriut, sidomos në rrethin e Prishtinës është shumë serioze. Zhvillohen luftime ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe ushtrisë osmane. Është vendosur që në Prishtinë të shpallet gjendja e shtetrrethimit”, dhe vazhdon: “Ushtria, përderisa t’i vijnë përforcimet e paralajmëruara, po shmangë çdo konflikt me shqiptarët kryengritës... Çarmatimi i shqiptarëve në Pejë po vazhdon”.

Ndërkaq gazeta “Cetinjski Vjesnik”, më datë 31 mars 1910, në titullin “Rrebelimi i shqiptarëve” ndër të tjera shkruan: “Sanxhaku i Prishtinës është shndërruar në llogor lufte. Fiset shqiptare janë rrebeluar dhe po përgatiten për mbrojtje. Betejat e përgjakura pa ndërprerje vazhdojnë. Pushteti ndërkohë ka vendosur të ndërmarrë masa të rrepta, ndërsa kryengritësit kërkojnë përgjigje në kërkesat e tyre. Edhe deputetët e tyre në Stamboll kanë kërkuar që të caktohet një komision i cili do të shqyrtojë kërkesat e kryengritësve në mënyrë që mos të derdhet gjak kot”.

Po në të njëjtin numër kjo gazetë në titullin “Kryengritja në Shqipëri” njofton për rrebelimin e shqiptarëve. “Nga Shkupi, Prishtina, Ferizaji, Selaniku e Stambolla vijnë pandërprerje telegrame për kryengritësit shqiptarë. Nëpër Kosovë dëgjohen gjëmat e topave, ndërsa rreth Pejës, Prishtinës e Gjakovës po derdhet gjaku. Mbi 15.000 shqiptarë të armatosur deri në dhëmbë janë mbledhur në Prishtinë, Pejë, Prizren”. Edhe gjatë muajit prill gazeta “Glas Crnogoraca” vazhdon të njoftojë lexuesit e vet me ngjarjet në Vilajetin e Kosovës. Korrespondentët e kësaj gazete nga Beogradi, Selaniku e Stambolli lajmërojnë se: “Qeveria ka dhënë urdhër që reformat e duhura në Shqipërinë e Veriut të zbatohen në mënyrë energjike e nëse duhet edhe me forcë.” Kjo gazetë, po ashtu në këtë numër përcjellë shkrimin e gazetës “Jani gazeta” nga Stambolli të datës 29 mars 1910, e cila boton deklaratën e ministrit të MPB-së mbi rëndësinë e kryengritjes në Shqipëri. Ministri e hedh poshtë lajmin mbi ndikimin e agjentëve të Austro-Hungarisë në ngjarjet në Prishtinë. Po ashtu gazeta njofton se kryengritësit në luftime kundër ushtrisë qeveritare kanë humbur 80 veta. Sipas po kësaj gazete, nga Stambolli më 12 prill lajmërojnë se: “Sipas lajmëve të besueshme, në Shtimje (Vilajeti i Prishtinës) në rrugën Ferizaj – Prizren nga dje luftojnë 10.000 shqiptarë me 8 batalione ushtarësh. Hollësitë akoma nuk janë të njohura”, ndërsa nga Selaniku më 13 prill lajmërojnë se: “ Nga Shqipëria e Veriut vijnë lajme shumë të pafavorshme. Në vende të ndryshme qëndrojnë 31.000 shqiptarë, ndërsa ushtria turke numron 52 batalione e 16 bateri... Thuhet se shqiptarët kanë pasur humbje të mëdha dhe po tërhiqen”. Sipas korrespondentit të kësaj gazete nga Selaniku “kryengritësit më 14 prill kanë ndërprerë komunikacionin hekurudhor ndërmjet Shkupit dhe Mitrovicës.

Janë përhapur zërat se dje ndërmjet Kaçanikut dhe Ferizajit ka pasur një konflikt në mes të shqiptarëve dhe ushtrisë dhe disa vende janë bombarduar”. Ndërkaq, në lajmet e 15 prillit veçohet se shqiptarët lëshojnë vetëm trenat që transpotojnë njërëz dhe postën. Po i njëjti korrespondent më 16 prill njofton se kryengritësit e kanë marrë Gjakovën dhe kanë çarmatosur një gjysëm batalioni të ushtrisë dhe i kanë përzënë pushtetarët. Po këtë ditë nga Stambolli, Porta zyrtarisht njofton se ushtria e ka rrethuar Grykën e Kaçanikut dhe ka ndërmarrë masat e duhura për kapjen e kryengritësve.

Kjo gazetë më 26 prill 1910, në titullin “Rrebelimi i shqiptarëve” boton telegramet e ardhura nga Selaniku dhe Stambolli. Nga Selaniku më 19 prill, njoftohet se përreth Grykës së Kaçanikut mbretëron qetësia, ndërsa nga Stambolli po atë ditë, valiu i Kosovës njofton se shqiptarët pas luftimeve në Gjilan dhe Kaçanik kanë filluar të shpërndahen, ndërsa më 21 prill nga Stambolli njoftohet se në Grykën e Kaçanikut shqiptarët kanë pasur rreth 500 të vrarë, në mesin e të cilëve edhe vojvoda i tyre Idris Seferi.

Gazeta “Cetinjski Vjesnik” më datë 1 maj 1910, ndër të tjera shkruan: “Pesëdhjetë batalione të përqendruara midis Kaçanikut dhe Ferizajit nuk janë të mjaftueshëm që të thyhen shqiptarët, e këtë e shohin mirë edhe komandantët... Ushtria përsëri po grumbullohet. Për dy-tri ditë pritet që ushtria të niset në disa drejtime kundër shqiptarëve... Përleshje të reja dhe më të forta do të ketë në Drenicë. Sa më thellë që të hyjë ushtria, do të përballohet me rezistencë më të fortë dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë e vështirë të depërtojë deri në Prizren... I gjithë rreziku vjen nga Luma e cila akoma nuk ka ngritur krye... Është shumë vështirë të mendohet se Luma do të qëndrojë e qetë. Ajo po hesht dhe po pret

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 8
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 26 JANAR 2023

për ngjarjet në Isa Boletinin

ushtrinë turke... Kur të ngritet Luma, do të ngritet e gjithë Shqipëria. Sipas statistikave të Ministrisë së Ushtrisë, kryengritësit prej datës 10 prill në luftimet te Gryka e Carralevës kanë pasur 250 të vdekur ndërsa në luftimet të Nikovci dhe Kaçanik 50 të vdekur, ndërkaq, forcat turke kanë pasur vetëm dy ushtarë të plagosur. Në mesin e kryengritësve të vrarë ka pasur edhe disa udhëheqës shqiptarë të kryengritësve... Duke gjykuar nga shumë shenja, në kohën e fundit shqiptarët kujdes më të madh i

kanë kushtuar Grykës së Carralevës. Aty përveç bajraqeve përreth është përqendruar edhe bajraku i Rahovecit me 2.000 njerëz të udhëhequr nga Musë H. Mustafa, Hajrullah Çanta, Hasan Shtavica, Jashar Bugari, Shaban Bude, Dervish Mire, Shaban Ondozi dhe Hasan Shabani. Isa Boletini me të tijët është në Carralevë kështu që mendohet se në Carralevë dhe rrethinë janë grumbulluar forcat më të mëdha të kryengritësve shqiptarë... Janë themeluar gjyqet e jashtëzakonëshme në Ferizaj dhe Kaçanik dhe me të madhe kanë filluar të punojnë. Është dhënë një urdhër i rreptë sipas të cilit askush nuk guxon të dalë nga shtëpia pas orës 6 në mbrëmje, sipas orës evropiane... Fshati në të cilin do të gjendet edhe një pushkë e vetme pa asnjë komentim do të bombardohet... Raporti zyrtar për përfundimin e betejës në Carralevë dhe Budakovë thotë: “Beteja të Carralevë dhe Budakovë ka zgjaur nga mëngjesi i të dielës deri në mbrëmje të martën... Në luftë ka marrë pjesë edhe Isa Boletini... arralevë”. Më 8 maj 1910, gazeta “Cetinjski Vjesnik” në artikullin “Rrebelimi në Shqipëri” njofton lexuesit e saj se “me forcat e shumta shqiptare kanë komanduar Isa Boletini, Hasan Hyseni nga Budakova, Musaja nga Rahoveci, Adem Ostrazubi dhe Marka Doda –Fana (katolik)”. Në vazhdim gazeta thekson se në betejën e 27 prillit në Carralevë kanë rënë shumë kryengritës e më së shumti nga bajraku i Hasit. Gazeta shton se flitet se në këtë betejë është plagosur edhe vetë Isa Boletini dhe Neza i Kaçanikut. “Posa ushtria i kishte shpërndarë kryengritësit nga Gryka e Carralevës, erdhi lajmi se Luma është ngritur përsëri. Kryetrimi i njohur i Lumës, Ramadan Zaski me 700 shqiptarë ka mbërritur në Manastiricë afër Prizrenit. Ai u ka bërë thirje pleqve të fshatit Sreckë që t’i përgatisin ushqimin dhe fjetjen, ndërsa fshatit shqiptar Lubinje i kishte bërë thirje që t’i bashkohen

dhe t’ia çelin rrugën për në Siriniq. Po ashtu flitet se Sulejman Batusha i Gjakovës ka grumbulluar 200 njerëzit e vet e Shaban Binaku 100 të tjerë. Pritet që në Malësi të ngriten 10.000 shqiptarë. Nga Selaniku vijnë lajmet se po ngriten edhe shqiptarët e Vilajetit të Manastirit (Bitolit)”, veçon kjo gazetë. Gazeta “Glas Crnogoraca”, datë 12 qershor 1910 në rubrikën “Lajmet nga vendi” boton artikullin “Shqiptarët e arratisur” në të cilin njofton se i njohuri Isa Boletini së bashku me 13 shokë ka kaluar kufirin tonë në Velikë, të cilin pushteti lokal e dërgoi për në Andrijevicë e nga aty sipas urdhëresës së Qeverisë, për Nikshiq. Theksohet se me Isa Boletinin gjenden edhe fëmijët e tij. Në numrin e ardhshëm, kjo gazetë po ashtu lajmëron se Hasan Ferri së bashku me dy vëllezërit, djalin dhe djalin e vëllaut kanë kaluar kufirin në Velikë, i cili dje nga pushteti kufitar është dërguar në Andrijevicë, ndërsa nesër sipas urdhëresës së Qeverisë do të shkojë në Nikshiq.

“Cetinjski Vjesnik” më datë 27 nëntor 1910 duke shkruar për emigrantët shqiptarë në Mal të Zi paraqet pikëpamjet e korrespondentit nga Mali i Zi të gazetës çeke “Narodno listy” të paraqitura në një seri artikujsh me titull “Komentet e bisedave në kryeqendrën turke”. Ndër të tjera në këtë artikull thuhet: “Emigrantët shqiptarë po e sjellin Malin e Zi në pozitë jo të mirë. Mali i Zi nuk mund t’u mohojë mikpritjen. Nga ana tjetër mundohet t’i mbajë marrëdhëniet e mira me Turqinë”. Vetë Isa Boletini, shkruan gazeta, është shprehur: “Kam menduar se është e pamundur që turqit, ortodoksët e katolikët të jetojnë në atë harmoni në mes veti si e gjeta këtu në Mal të Zi”. Gazeta çeke në vazhdim thekson: “Malit të Zi të varfër i ka ra për hise mbajtja e këtyre emigrantëve...”.

Kjo gazetë vazhdon të njoftojë lexuesin për emigrantët shqiptarë të vëndosur në Mal të Zi edhe në vitin 1911. Kështu më 20 qershor të vitit 1911, boton shkrimin e gazetës së Petrovgradit “Novoje vremja” e cila theksonte se “Mbreti i Malit të Zi me gjithë fuqinë e vet po kujdeset që të ndalojë popullin e vet nga çdo pjesëmarrje, sado e vogël në kryengritjen e shqiptarëve”.

KOHA Javore 9 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 26 JANAR 2023

Gjatë shekujve të pushtimit otoman, në Labëri ka pasur lëvizje të shumta të popullsisë.

Nga kjo krahinë ka pasur largime drejt Greqisë edhe para shek. XV, por lëvizjet më të mëdha për Greqi dhe Itali kanë ndodhur gjatë shek. XV–XVI, për t’u shpëtuar raprezaljeve që pasuan vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe shtypjen e kryengritjeve të fuqishme të viteve 1492 e 1537.

Nga emigrimet e dokumentuara, vala e parë është më 1442, një tjetër më 1448, pastaj më 1482, më 1492 dhe më 1537. Ikje të tjera ka pasur edhe gjatë periudhës 1628–1740 nga epidemitë e murtajës dhe të kolerës që prekën krahinën. Ndër të ikurit kanë qenë qindra e qindra familje të fshatrave të Bregut. Në Greqi, shumica e tyre u vendosën në Peloponez, ku shqiptarët qenë vendosur që në kohën e perandorit arbërori Krokondil Klada, prijës i krahinës së Manit në Peloponez, që u bashkua me ekspeditën e Gjon Kastriotit më 1481, e kishte farefisin në Himarë.

Ndër arbërorët e Greqisë nga Himara kanë qenë Xhavellat Kollokotroni e ka prejardhjen nga familja Kotroni e Vunoit, e mërguar qysh herët në Greqi; kurse artistja e njohur greke Melina Mërkuri ka pohuar me gojën e vet se e ka prejardhjen

nga Piluri, një nga fiset e të cilit janë Mërkurajt. Edhe më i madh ka qenë numri i familjeve nga fshatrat e Bregut që u shpërngulën në Itali. Prania e tyre në ngulimet arbëreshe dëshmohet nga mbiemrat që gjenden në dokumente historike dhe në regjistrat e lindjeve pranë kishave. Shkrimtari arbëresh Zef Skiroi është përpjekur në shumë shkrime të zbulojë prejardhjen e banorëve të vend-

lindjes së tij, Horës së Arbëreshëve në Sicili. Duke u mbështetur në dokumentin e themelimit të kësaj kolonie më 1488, në të cilin përmenden emrat e katër përfaqësuesve kryesorë të shqiptarëve, Giovani Barbati, Pietro Bua, Giorgio Golemi e Giovani Schirò, Zef Skiroi arriti në përfundimin se një pjesë e tyre rrjedhin nga Himara. Përmendja e Pjetër Buas si një nga krerët e themeluesve të Horës do të

KOHA Javore 10
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shqiptare, të kaluarën
ditët E ENJTE, 26 JANAR 2023 Në lidhje me këtë çështje dëshmojnë fiset kryesore të saj të cilat janë shqiptare, ndërsa emigrimi i popullsisë nga Himara në të kaluarën kryesisht në Mesjetë, ka qenë i ndikuar nga rrethanat shoqërore të kohës për të cilat ekziston një faktografi e dokumentuar, ku çdo interpretim tjetër është spekulim dhe politizim nga qarqe të ndryshme antishqiptare!
Himara është
dhe në
Jani Prifti

shqiptare, si në ditët tona

thotë se ndër banorët e hershëm të saj ka pasur një bërthamë familjesh nga Bregdeti i Sipërm.

Lidhur me Pjetër Buan, Skiroi shkruan: “E fuqishme ishte në Akrokeraunet familja Bua, që duhet të ketë pasur si zotërim të vet edhe Gjirokastrën dhe dihet që në Dhërmi u lind Mërkur Bua, i cili u dallua aq shumë në Itali me stratiotët e tij në shërbim të mbretit të Francës Françesk I”. Eqrem Çabej duke folur për prejardhjen e ngulimeve arbëreshe të Italisë, përmend një varg mbiemrash të arbëreshëve, që në Labëri janë emra vendesh. Nga emrat që u takojnë fshatrave të Himarës së sotme, ai përmend Cudes (Kudhës), Dirmi (Dhërmi) e Pillora (Pilur).

Kurse si emra familjesh të arbëreshëve të cilëve u përgjigjen emra fisesh ose familjesh nga trevat prej Vlore në Prevezë, nga e kanë prejardhjen shumica e arbëreshëve të

Italisë, ai përmend Andronico, Bala, Barbaçi, Bellusci, Granà (Vranà), Ghisci, Lucci, Macri, Stamati, Strati, Sciarra, Tanasi, Thani, Zuppa (Zhupa), Basta, Bua, Losha, Muriqi, Spata. Në regjistrat e lindjeve të Horës së Arbëreshëve, të cilat autori i këtij libri ka pasur rastin t’i shfletojë, gjenden mjaft emra familjesh me prejardhje nga kjo trevë.

Që nga viti 1568 në këta regjistra përsëriten shpesh mbiemrat Dirmi, Bua, Pilora/Pillora, pa folur për emra familjesh tipike edhe për këtë trevë, si: Chulla/Ciulla, Lala, Schillirò, Helmi, Cipi, Dimasi, Verza, Maja etj. Kjo do të thotë se familjet nga fshatrat e Bregdetit të Sipërm përbëjnë një element të rëndësishëm të këtij ngulimi. Mbiemrat e disa lëvruesve e dijetarëve arbëreshë tregojnë se këta e kanë prejardhjen nga Bregdeti i Sipërm.

Himariotët dhe arbëreshët Mbiemri Matrënga i shkrimtarit Lekë Matrënga jeton në Himarë në toponimet Ara e Matrënge, Kisha e Matrënge, Lisi i Matrëngës; mbiemri i humanistit shqiptar Mikel Maruli (1453–1500) në Itali lidhet me famil-

jen Maruli të Himarës e shuar aty nga çereku i fundit i shek. XIX, emri i së cilës sot ruhet në toponimet Varret e Marulëve, Sheshi i Marulit, Lisi i Marulit; edhe mbiemri Skutarioti që del në Itali, lidhet me Skutará, një fshat i shkatërruar nga tërmeti i vitit 1410, rrëzë malit me të njëjtin emër midis Vunoit e Himarës.

Prania e elementit himarjot nga ana e Bregut në kolonitë arbëreshe të Kalabrisë është aq e madhe, sa duke u nisur nga mbiemrat e familjeve dhe toponimet në veprat e poetit arbëresh Jeronim de Rada, sidomos në poemën “Milosao”, këto kohët e fundit është vënë në dyshim mendimi i gjertanishëm se ngjarjet e kësaj poeme zhvillohen në Shkodër.

Toponime të tilla si Skutari, stani i Marlules, Mesosporitë, Lumi i Vodit, emri Kallogre, mbiemrat Skutarioti (Rina, heroina e poemës, është bija e “Kallogresë së Skutariotëve”) dhe parganiot, që dalin në këtë vepër, gjejnë shpjegim vetëm në truallin e Himarës.

Aty kemi toponimet Skutará, Marul, Shën Maria e Mesosporitës, Lumi i Bellovodit dhe fisin Pagnatatë të Vunoit. Mbi këtë bazë është formuluar hipoteza se poema “Milosao” “nuk lidhet me qytetin e Shkodrës, por lidhet esencialisht me Himarën”, pra që ngjarjet e kësaj poeme zhvillohen në Himarë dhe personazhet e saj janë himarjotë.

Eksodi i himariotëve edhe brenda viseve të Labërisë Veç eksodit drejt vendeve fqinje, një pjesë e popullsisë së fshatrave të Bregut u drejtua për shpëtim në viset e brendshme të Labërisë. Në “Historinë e Shqipërisë” thuhet se nga fundi i shek. XV dhe më vonë, “me mijëra fshatarë u shpërngulën nga bregdeti i Himarës dhe u vendosën në malësitë e Kurveleshit”. Por në Labërinë e brendshme mbahen mend vetëm raste të rralla të ardhurish nga Himara. Kështu në Gjorm, lagjja Keshej është e ikur nga Vunoi për hasmëri; lagjja Elezaj e ardhur nga Dhërmia me tufa të mëdha dhish në shek. XVII. Me prejardhje nga fshatrat e Bregdetit janë Gjovarfët e Tragjasit, Sinovarfët e Kuçit, Lekvarfajt e Borshit, etj.

KOHA Javore 11
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 26 JANAR 2023

Rusia i ka dëmtuar myslimanët më shumë se Perëndimi!

Rusia e vetme ka shkaktuar shumë më shumë dëm ndaj myslimanëve se sa të gjitha shtetet perëndimore së bashku! Kështu që nëse myslimanët kanë për se të jenë të zemëruar ndaj Perëndimit, kjo nuk do të thotë se për inat të tyre duhet të jenë në anën e Rusisë!

Sipas një ankete të OJQ-së IPIS të mbajtur nga 23-26 dhjetori i vitit që sapo e lamë pas, një pluralitet i përfaqësuar nga 47% e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut e mbështesin Ukrainën në luftën kundër Rusisë, ndërkaq, një përqindje po ashtu e madhe prej 41.4% qenkan neutralë¬. Përqindja e madhe e neutralëve mund të shpjegohet me atë që Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe zyrtarët ukrainas disa herë kanë këmbëngulur në këtë qëndrim, apo me kujtimet e hidhura nga konflikti i vitit 2001 kur Ukraina e armatoste palën maqedonase dhe madje pilotët ukrainas i bombardonin fshatrat shqiptare. Por, befasia më e madhe e kësaj ankete është që 4.5% e të anketuarve etnikisht shqiptarë të kësaj ankete, janë në anën e Rusisë!

Nëse nuk e shpërfillim këtë përqindje thjeshtë si gabim statistikor, atëherë ka një shpjegim përse ndodh kjo. Ta krahasojmë me një rast tjetër, me djathtistët ekstremë amerikanë që e festonin fitoren e talebanëve në Afganistan. Edhe pse këta djathtistë janë ekstremistë krishterë që i urrejnë myslimanët, ata iu bashkëngjitën festimeve për fitoren e talebanëve, sepse te kjo

shihnin triumf kundër vlerave liberale që djathtistët ekstremë amerikanë gjithashtu i urrejnë. Kështu ngjashëm, ka shqiptarë që e mbështesin Rusinë jo sepse e duan Rusinë por sepse Ukraina mbështetet nga Perëndimi që dekadave të fundit është shkaktar i shumë vuajtjeve të myslimanëve në Lindjen e Mesme me të cilët solidarizohen myslimanët në pjesët tjera të botës, përfshirë dhe ata shqiptarë. Shtoja kësaj që presidenti aktual i Ukrainës pat dalë me mbështetje për operacionet ushtarake të Izraelit ndaj palestinezëve, dhe fiton rezultat që ka shqiptarë që te kjo luftë e mbështesin Rusinë.

Një rol në këtë dukuri të papritur luan edhe depërtimi i teorive konspirative që thonë se shtetet perëndimore kontrollohen nga forca të fshehta sataniste dhe globaliste si Iluminatit dhe Masonët e që duan ta pakësojnë dhe kontrollojnë njerëzimin, ndërsa Rusia duke qenë përballë shteteve perëndimore ajo lufton edhe kundër forcave të tilla të errëta.

Si faktor tjetër i supozuar për paraqitjen e këtij “tifozllëku” për Rusinë, disa mund ta konsiderojnë edhe ndikimin turk te shqiptarët. Domethënë, meqë Turqia dhe Rusia tani “i kanë rregulluar punët” dhe të dyja janë rivale të Perëndimit, kjo ka bërë që te shqiptarët turkofilë të paraqiten simpati edhe për

Rusinë. Kjo teori është e gabuar sepse riafrimi aktual në mes Turqisë dhe Rusisë është tepër sipërfaqësor. Rusia dhe Turqia kanë qëndrime të kundërta për shumëçka: për pozitën e Asadit në Siri, për statusin e Krimesë, dhe janë pikërisht dronët turq ata me të cilët Ukraina ka bërë kërdi ndaj forcave ruse.

Por, një arsye tjetër dhe që është tema kryesore e këtij shkrimi, është një karakteristikë e hetuar te myslimanët në vendet e tjera të botës e që tani tektuk është paraqitur edhe te disa shqiptarë. Bëhet fjalë për urrejtjen e Perën-

e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet
politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 26 JANAR 2023

dëmtuar shumë

dimit dhe simpatinë për Rusinë që vjen si rezultat i përqafimit të pikëpamjes arabocentrike ndaj botës. Siç dihet, vendet arabe ishin nën kolonializimin e shteteve evropiane që ka lënë kujtime të këqija te ta, kurse në këtë shekull ndodhi pushtimi amerikan i Irakut dhe pasojat negative që ende vazhdojnë. Destabilizimi i Lindjes së Mesme çoi te vazhdimi i përzierjes së shteteve perëndimore (kryesisht SHBA-së) përmes shkeljes së sovranitetit dhe bombardimeve të vazhdueshme mbi Irakun, Sirinë, dhe Jemenin, që shkaktojnë vuajtje të madhe te njerëzit. Këtë përvojë negative që arabët e kanë me Perëndimin, e krahasojnë me marrëdhëniet e mira që shumë shtete arabe i kishin me Bashkimin Sovjetik dhe Rusinë. Dhe pikërisht këtë pikëpamje mund ta kenë përqafuar edhe myslimanët joarabë si klishe. Pa marrë parasysh vërtetësinë e kësaj hipoteze për përqafimin e pikëpamjes arabocentrike ndaj botës te myslimanët joarabë, e vërteta është se me Perëndimin kanë përvojë negative edhe shumë myslimanë joarabë. Megjithatë, vështirë se të gjitha shtetet perëndimore së bashku kanë shkaktuar më shumë dëm ndaj myslimanëve se sa një Rusi e vetme! Për shembull, shtetet perëndimore e kanë pushtuar Afganistanin dhe qëndruan aty si pjesë e misioneve ISAF dhe RSM ku morën pjesë edhe Turqia dhe disa shtete të tjera me shumicë myslimane, por më herët Afganistanin e ka pushtuar edhe Bashkimi Sovjetik duke shkaktuar shumë më shumë viktima se shtetet perëndimore! Bashkimi Sovjetik e shkaktoi vdekjen e 500 mijë deri 2.5 milionë afganëve dhe ishte pikërisht BRSS ishte ai që e shkak-

toi krizën me miliona refugjatë afganë. Shtetet perëndimore nuk e mbushën Afganistanin me mina gjë që e bëri BRSS dhe pasojat tragjike për jetët dhe gjymtyrët e afganëve ndjehen sot e kësaj dite. Po ashtu, ushtarët amerikanë dhe të shteteve të tjera perëndimore nuk e kishin shprehi të prekin në nderin e femrave afgane (përveç ndonjë rasti të paprecedentë), kurse ushtarët rusë përdhunimin e grave afgane e kishin shprehi të nënkuptuar. Nga shekulli XIX, shtetet perëndimore e pushtuan Afrikën dhe Lindjen e Mesme ku për shumë dekada zbatuan kolonializëm që ka lënë pasoja edhe sot. Një gjë që i merret për të madhe Perëndimit është ndikimi kulturor që e ka lënë te popullsitë vendase përmes shkollimit. Por a thua kjo ishte më e dëmshme se politika e Rusisë Cariste që myslimanët nën pushtimin e saj t’i lë të paarsimuar dhe të prapambetur? (Me qëllim që t’i sundojë më lehtë dhe mos të ketë kush t’i udhëheqë në kryengritje). Kur Rusia Cariste u shndërrua në Bashkimin Sovjetik, u bë arsimimi masiv edhe i popullsisë myslimane. Por a thua ky shkollim ishte si në medrese apo ishte në bazë të ateizmit shtetëror që ishte doktrinë zyrtare e Bashkimit Sovjetik? Dhe a thua cila është më e dëmshme për Islamin: shkollimi sekular por që nuk e mohon fenë (i sjellë tek popujt myslimanë nga kolonialistët perëndimorë), apo shkollimi ateist që u bëhej popujve myslimanë në Bashkimin Sovjetik? Njëri nga llojet e kolonializimit ishte ai me vendosjen e popullsisë së pushtuesit në tokën e pushtuar (settler colonialism). Përveç se me Algjerinë (nga e cila Pied Noir-ët u larguan gati qindpërqind), shtetet kolonialiste perëndimore këtë nuk e kanë bërë me asnjë vend tjetër të arabëve. Ndërkaq, Moska s’ka lënë vend të myslimanëve që ishte direkt nën Rusi apo ndonjë republikë sovjetike pa e mbushur me rusë, aq sa Republika Socialiste Sovjetike e Kazakistanit kishte më shumë ardhacakë rusë se sa kazakë vendas! Gjatë kohë pas largimit të sundimit kolonial, më 2001 në Afganistan dhe më 2003 në Irak, shtetet perëndimore u rikthyen ushtarakisht në tokat e myslimanëve. Megjithatë ata nuk e shfuqizuan subjektivitetin ndërkombëtar të Afganistanit dhe Irakut, dhe SHBA ka shpenzuar miliarda dollarë për rindërtimin dhe stabilizimin e këtyre

shteteve myslimane. Dhe sot nuk ka asnjë vend të myslimanëve në botë që është nën okupimin, e aq më pak nën sovranitetin e ndonjë shteti perëndimor. Por e kundërta vlen për Rusinë. Rusia Cariste e shkatërroi shtetësinë e Kanatit të Kazanit dhe konfederatën e çerkezëve (mbi të cilët kreu edhe gjenocid) dhe sot e kësaj dite miliona km2 janë nën Federatën Ruse pa vullnetin e miliona myslimanëve vendas të këtyre tokave. Në dominimin ndaj myslimanëve Rusia bile shkon përtej kufijve të saj zyrtarë, duke e konsideruar Azinë Qendrore sferë të saj të interesit. Për Irakun rëndom thuhet se SHBA e ka pushtuar që t’ia marrë naftën. Kjo është një legjendë urbane e padëshmuar, sepse si pjesë e miliardave që i ka dhënë për rindërtimin e Irakut, pikërisht SHBA e ka ndihmuar Irakun edhe për modernizimin e sektorit të naftës dhe gazit. Ndërkaq nga dhjetëra fusha të naftës që i ka Iraku, vetëm dy i janë dhënë me koncesion kompanive amerikane (të tjerat kompanive franceze, japoneze, turke, malajziane, etj.) Por ajo që nuk është legjendë urbane, por e vërtetë për të cilën jemi dëshmitarë edhe ne, është që në Tatarstan, Kaukaz, etj., Rusia sot e kësaj dite i eksploaton tokat e myslimanëve për naftë, gaz, dhe minerale. Gjithsesi, në disa aspekte pushtimi rus dhe sovjetik kishte ngjashmëri me kolonializimin perëndimor. Nëse për arabët kanë lënë pasoja vdekjeprurëse kufijtë Sykes-Picot (me të cilat u pajtua edhe Rusia Cariste), në Azinë Qendrore sot e kësaj dite shkaktojnë gjakderdhje në mes popujve myslimanë kufijtë e vizatuara nga Bashkimi Sovjetik. Një ngjashmëri tjetër është trashëgimia gjuhësore – ashtu si në Marok, Algjeri, dhe Tunizi ka mbetur frëngjishtja, tek shtetet myslimane në Azinë Qendrore ka mbetur rusishtja. Por përskaj këtyre ngjashmërive, Rusia e vetme ka shkaktuar shumë më shumë dëm ndaj myslimanëve se sa të gjitha shtetet perëndimore së bashku! Kështu që nëse muslimanët kanë për se të jenë të zemëruar ndaj Perëndimit, kjo nuk do të thotë se për inat të tyre duhet të jenë në anën e Rusisë! Në veçanti kjo nuk i ka hije një shqiptari kur dihet që Rusia historikisht ka qenë kundër interesave të shqiptarëve dhe sot e kësaj dite vazhdon me këtë qasje duke i mbështetur qëndrimet e kundërshtarëve të shqiptarëve!

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet
e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 26 JANAR 2023

Tradita shumëshekullore e peshkimit në brigjet e Liqenit të Shkodrës

Pasion mbi pesëdhjetëvjeçar për peshkim

Peshkimi si veprimtari me një potecial ekonomik, por edhe sportivo-rekreativ e zbavitës, mendohet të datojë nga koha e paleolitit të hershëm. Me zhvillimin e njeriut ky zanat është ushtruar dhe zhvilluar ndër shekuj gjithnjë e më shumë, për të vazhduar deri në ditët e sotme. Peshkimi përveç anës sportivo-rekreative ka pasur dhe vazhdon të ketë edhe anën ekonomike, ku edhe sot peshkatarë të shumtë gjithandej, peshkojnë për të fituar ndonjë qindarkë dhe për të mbijetuar dhe mbajtur veten dhe familjen.

Nëse i referohemi peshkimit si zanat, pasion apo profesion në Malësi, kjo veprimtari është ushtruar ndër shekuj, si përgjat shtratit të Lumit Cem, e posaçërisht në fshatrat të cilat ndodhen në brigjet e Liqenit të Shkodrës. Kështu banorët e këtyre fshatrave janë marrë në vazhdimësi me peshkim, dikush për hobi, por më shumë për shkak të mbajtjes së familjes. Mbi peshkimin si hobi dhe pasion në një bisedë për gazetën “Koha Javore”, Marash Dedvukaj, gazetar, flet në hollësi mbi këtë veprimtari të cilën ai krahas profesionit e ushtron prej plotë një gjysmë shekulli, duke thënë se të jetosh pranë ujit është e pamundur të mos merresh me peshkim.

“Arsyeja ime për t’u marrë me peshkim buron nga shkaku se kur graviton në trevën pranë liqenit, patjetër që je i detyruar të merresh me peshkim, sepse është diçka të themi më e fortë që të shtyn të merresh me këtë profesion, e këto janë ndjenjat që nuk mund t’u rezistosh”, shprehet Dedvukaj i cili me peshkim merret që në moshën e hershme të fëmijërisë, qëkur ishte dhjetë vjeç për të vazhduar ende edhe

sot me shumë entuziazëm dhe pasion, veçanërisht peshkimin nga pema, ose

siç njihet ndryshe peshkimi me fuzhë nga shelqja. Ai tregon se një njeri i cili

KOHA Javore 14
Pikëpamjet e shprehura
fq: OPINIONE & VËSHTRIME
të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 26 JANAR 2023
nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale

aspiron të merret në mënyrë profesionale me peshkim, duhet që paraprakisht të pajiset me një sërë mjetesh të domosdoshme për ta ushtruar këtë profesion. “Nëse do të kesh përfitime të duhura nga peshkimi, duhet patjetër të kesh barkën, apo siç e quajmë ne sulen e mirë, pastaj motorrin dhe rrjetat e reja. Ka edhe shumë mjete të tjera të peshkimit, disa prej të cilave lejohen, kurse disa të tjera jo. Përveç me rrjeta (nica), peshku gjuhet edhe me papunica, koca, kosha, grepa dhe me pinar”, thotë Dedvukaj duke shprehur shqetësimin për atë se kohëve të fundit, siç tregon, gjuatja e peshkut po bëhet me mjete që janë rreptësisht të ndaluara siç mund të jetë vrasja e tyre me gjeneratorë që lë pasoja fatale për ekosistemin

ujor dhe faunën. Megjithatë, siç shprehet Dedvukaj, ka edhe peshkatarë të vetëdijshëm dhe të kujdesshëm të cilët gjuejtjen e peshkut e bëjnë me mjete konform rregullave ligjore.

I pyetur se cili është “sekreti” apo teknikat që përdoren për të zënë sa më shumë peshk, ai thotë se duhen shtrirë në mbrëmje rrjetat e peshkimit në liqe, ndërsa në mëngjes shkon për t’i tërhequr. “Atëherë çfarë të kesh fat, shton ai, por prapëseprapë peshkatarët e mirë zgjedhin vendet nga ku mendojnë se do të ketë më shumë lëvizje peshku. Kohëve të fundit ekziston edhe mjeti i cili të tregon se ku gjindet peshku dhe kështu peshkatarët peshkojnë me çfarëdo mjeti vetëm për të ardhur deri te peshku, praktikë që edhe kjo është plotësisht e ndaluar. Gjithashtu e ndaluar është edhe gjuetia me fuzhën, posaçerisht kur peshku shumohet nga muaji mars e deri në muajin maj”, tregon Dedvukaj.

Periudha më adekuate për gjahun e peshkut është nga muaji shtator e deri në kohën kur ndalohet gjuetia e peshkut më 15 mars, ndërsa peshkimi më pak praktikohet në kohën e pranverës së vonshme e deri në përfundim të verës.

Peshkimi tradicional me grep vazhdon gjithnjë në Malësi, ndërsa peshkatarët që këtë zanat e kanë si hobi, kur dalin në breg të liqenit, përveç shkopit dhe grepit përdorin edhe ushqime siç janë misri dhe gruri si dhe disa ushqime të tjera që joshin peshkun për t’u grumbulluar më shumë. Përveçse një zanat i cili të jep kënaqësi të veçantë teksa hedh grepin për ta zënë peshkun, kjo veprimtari mund të bëhet edhe e rrezikshme siç mund të jetë në rastet kur gjuetia bëhet në liqenin e hapur.

“Erërat e forta dinë ta përmbysin sulen dhe kjo duhet shmangur. Megjithatë peshkatarët kanë përvojë të madhe dhe vështirë se mund të bien pre e kësaj. Gjithashtu e rrezikshme është edhe gjuajtja e peshkut me mjete eksploduese të cilat janë shumë të rrezikshme”, thotë bashkëbiseduesi ynë. Për peshkatarin me përvojë të gjatë, Marash Dedvukajn, peshku më i mirë në Liqenin e Shkodrës është ai që graviton nga zona e liqenit që shtrihet nga fshati Bozhaj e deri tek vendi i quajtur Koraqica, për faktin se në zonat ku shtrihen fshati Nënhelm, Vitoja e deri te

fshati i Sukruqit, pastaj në anën tjetër nga Shegani e deri tek Jubica, në këto zona ka më së shumti burime ku peshku ushqehet.

Dedvukaj tregon se përgjatë përvojës së tij në gjahun e peshkut, më së shumti ka kapur peshk në kohën kur ai ka dalë për të peshkuar me prindërit e tij vite më parë kur kishte shumë peshk dhe kur peshku nuk është gjuajtur me mjete të ndaluara, ndërsa sot siç shprehet ai, peshkimi me gjenerator ka bërë një kthesë prapa sa i përket gjuetisë së peshkut dhe mbijetesës së peshkut në Liqenin e Shkodrës. Për të gjithë ata që peshkimin e ushtrojnë në kohën e lirë si sport apo edhe ata që mund të marrin ndonjë përfitim sa për të mbijetuar, peshkimi përveç anës së kënaqësisë dhe qetësisë që sjell ka edhe sfidat e veta, sepse gjahu i peshkut duhet bërë fizikisht, ndërsa liqeni kurdoherë është i ftohtë dhe kështu peshkatarët duhet të kenë veshjen më të mirë për ta përballuar këtë. Për peshkatarin e vjetër, Marash Dedvukaj, peshkimi ka qenë dhe mbetet pasion megjithëse, siç shprehet, jo me atë entuziazimin që kishte viteve të shkuara për vetë faktin që, sipas tij, gjuetia e pakontrolluar ia zvogëlon interesin për gjueti edhe pse peshkimi do të mbetet për të hobi kryesor dhe burimi i qetësisë shpirtërore deri në atë masë sa që, siç thotë ai, po të mos kishte ekzistuar gjuetia e peshkut dhe Liqeni i Shkodrës, kushedi se ku do të kishte përfunduar në SHBA apo viset e tjera perëndimore.

I pyetur se në ç’masë janë të rinjtë të pasionuar pas peshkimit, Dedvukaj thotë rinia sot për fat të keq nuk ka interesimin e duhur për këtë sport dhe se ata më shumë zgjedhin kafenetë për të qëndruar me orë të tëra, se sa të merren me ndonjë veprimtari që do të ishte produktive për ta.

“Një i ri duhet të ketë kohën e lirë e të preferuar për t’u marrë me sporte dhe argëtime të shumta ku hyn edhe gjuetia e peshkut, fushë kjo e cila mendoj se e plotëson çdo të ri duke përfshirë këtu shoqërimin e pakufizuar, relaksimin e argëtimin deri në maksimun. Pra të rinjtë do të përfitonin shumë, duke lënë menjanë politikën ditore dhe kafenetë, sepse sporti dhe peshkimi ofrojnë shumëçka pozitive, pikësëpari kënaqësinë shpirtërore e pastaj edhe argëtim të pakufishëm”, përfundon Dedvukaj.

KOHA Javore 15
t. u.
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 26 JANAR 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Pse Rusia e filloi invazionin ndaj Ukrainës?

Përderisa vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, vendet evropiane janë të shqetësuara për një afat më të gjatë kohor lidhur me pasojat që mund të ketë situata me furnizim me gazin rus. Gazi natyror rus mbulon rreth 40% të tregut evropian, për vendet si Franca, Polonia, Gjermania dhe Italia. Perëndimi është i shqetësuar se Rusia do të gjejë një pretekst për të ndaluar rrjedhën e gazit në Evropë që kalon me tubacione përmes Ukrainës. Me këtë bëhet e qartë se Rusia po e përdor gazin si armë politike për të kërcënuar Evropën dhe veçanërisht për të kërcënuar ato vende që ata besojnë se mund të kenë rol në miratimin e gazsjellësit Nord Strim 2, por jo vetëm të sigurojë gazin, por edhe të ketë pronësi mbi tubacionet, të kontrollojë presionin dhe sasinë e gazit që kalon nëpër tubacione

ukrainase. Ukraina me një sipërfaqe prej 603.628 km² dhe me një vijë bregdetare prej 2.782 km, është shteti i 44-të më i madh në botë. Është shteti më i madh tërësisht evropian dhe vendi i dytë më i madh në Evropë. Terreni i Ukrainës përbëhet kryesisht nga fusha pjellore dhe rrafshnalta, të përshkuara nga lumenj si Dniepër, Severski Donjec, Dniestër dhe Buhi Jugor që rrjedhin në jug drejt Detit të Zi dhe Detit të vogël Azov. Burimet e rëndësishme natyrore në Ukrainë përfshijnë mineralin e hekurit, qymyrgurin, manganin, gazin natyror, naftën, kripën, squfurin, grafitin, titanin, magnezin, kaolinën, niklin, merkurin, drurë dhe një sasi të madhe të tokës së punueshme. Për zhvillimin e bujqësisë Ukraina ka mundësi të gjëra. Ukraina ndryshe quhet edhe “Drithnajë e Evropës”. Kështu në arat e saj mbillen drithërat, panxharsheqeri, patatet, perimet dhe duhani. Po ashtu edhe kultivimi i llojeve të ndryshme të kafshëve e bënë blegtorinë një element të rëndësishëm të ekonomisë së përgjithshme të Ukrainës. Duke marrë parasysh se Ukraina është njëra ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë, forcat detare ruse tash për tash nuk e le-

jojnë eksportimin e drithërave ose lëndëve të tjera, që do të thotë se Rusia i bllokon portet e rëndësishme ukrainase në Detin e Zi. Mungesa globale e drithërave të Ukrainës që nga fillimi i luftës në shkurt, ka lënë miliona njerëz në rrezik nga uria, sidomos duke ditur se agjencitë e Kombeve të Bashkuara paralajmërojnë se mungesa e drithërave ukrainase, që kryesisht eksportohen në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, po kërcënojnë që të ketë uri dhe migrim në masë të madhe drejt Evropës. Pas mbarimit të korrjeve të sivjetshme, Ukraina ka nevojë urgjente që të eksportojë drithërat pasi që fermerët po përballen me mungesë të hapësirës për t’i ruajtur produktet e tyre. Vijmë në përfundim se Rusia përveç se po përdor energjinë si armë dhe kështu në çdo rast, qoftë për një mbyllje të pjesshme të gazit rus apo për një mbyllje të plotë, Evropa dhe në përgjithësi bota duhet të jetë gati edhe për një krizë tjetër, e ajo është kriza me ushqim-drithëra, që sipas mendimit tim është edhe qëllimi kryesor i pushtimit rus ndaj Ukrainës, që Rusia përveç të ketë kontrollin me gaz, të ketë edhe kotrollin me resurset e ushqimit, respektivisht furnizimin me drithëra në vend të parë

KOHA Javore 16
E ENJTE, 26 JANAR 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

të vendeve afrikane, por edhe ato evropiane dhe me këtë të bëhet faktori kryesor më i rëndësishëm në botë. Përfundimisht nëse Rusia e fiton

luftën dhe e ankeson tërë Ukrainën nën kthetrat e saj, atëherë do të fillojë edhe më shumë të rrikthehet Lufta e Ftohtë dhe rënia e Perdes së Hekurt

e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dhe ndarja e Botës në dy blloqe, gjë që do të thellojë edhe më tepër krizat dhe mundësitë për luftëra të reja në tërë botën.

ENJTE, 26 JANAR 2023

KOHA Javore 17
VËSHTRIM & OPINION
E
Pikëpamjet

Kontribut për gjeografinë historike të popullit shqiptar

Në jetën e një populli nuk janë të rralla rastet ku disa personalitete kanë luajtur rol të rëndësishëm në ngjarje të ndryshme të cilat janë bërë pjesë e historisë kombëtare. Në këtë gamë të çështjeve te shqiptarët në të kaluarën vend nderi zënë klerikët e nderuar si Buzuku, Bogdani, Bardhi, Budi et., ndërsa këtyre iu shtohet edhe teologu Vinçenc Zmajeviqi i cili veçohet me dy kontribute me peshë të veçantë. E para është roli i tij në organizimin e Kuvendit të Arbrit (14 janar 1703) dhe e dyta ka të bëjë me emigrimin dhe zhvendosjen e shqiptarëve nga krahina e Krajës dhe e Shestanit në Zarë të Dalmacisë në vitin 1726

(Vijon nga numr i kaluar)

Bria dhe Bukmira i takojnë gjeografisë historike

Nga numri I përgjithshëm të vendbanimeve të cilat prezantohen në këtë botim dy vendbanime janë të diskutueshme. Fjala është për dy vendbanime në Anë të Malit, e ata janë BRIJA, e cila gjindej në pjesën

veriore të liqenit të Shasit, ku sot gjindet vendbanimi me emrin Kllezna Poshtë. Në vitin 1703 kishte 11 shtëpi katolike me 115 banorë, ndërsa të fesë islame ishin 3 shtëpi me 25 banorë. Por, nga të dhënat e mëvonshme ky vendbanim nuk figuron, sepse sipas një informacioni që disponoj në vitin 1756 popullsia e 42 shtëpive e tëra ka emigruar në Itali. Nuk ka të dhëna se kush ishte motivi i emigrimit kolektiv, ku supozohet sëmundja e kohës apo ndonjë motiv tjetër social. Por, nga ajo kohë e më pas këtu është vendosur një popullsi e ardhur nga Mirdita, dhe Shkreli që është e pranishme edhe në ditët tona. Nga ajo kohë humbi emri I mparshëm BRIJA, ku si dësh-

mi janë gërmadhat e shtëpive të asaj kohe, ndërsa me banorët e rinjë vendbanimi quhet Kllezna Poshtë, në analogji me vendbanimin e njëjtë i cili quhet Kllezën, e më pas Kllezna e Sipërme(Naltë).

Nga këtë aspekt kemi edhe vendbnimin BUKMIRA, në afërsi të Shasit të sotëm, e cila kishte 4 shtëpi katolike me 41 banorë dhe 2 shtëpi të fesë islame me 13 banorë. Kemi të bëjmë me një vendbanim me pozitë të përshtashme gjeografike me resurse natyrore që sipas të dhënave është vendbanim i vjetër dhe i banuar. Në atë kohë këtu bëhët fjalë për kishën Shën Pelegrinit, për të cilën sot nuk dihet. Por, nga ajo kohë e me pas nuk ekzistojnë të dhëna se

KOHA Javore 18 KULTURË E ENJTE, 26 JANAR 2023
Peter Bartl-Injac Zamputi-Vinçenc Zmajeviq “Relacion i gjendjes së Shqipërisë e Serbisë (1702-1703)”, botoi Albanisches Institut (St. Gallën)-Faik Konica (Prishtinë), 2022

popullsia është rritur, por e kundërta duke mbetur pas Shasit. Mbetet të hulumtohet për ish popullsinë e Bukmirës dhe numrin e tyre me pas, sepse ka mbetur pa banorë. I cekëm këto dy vendbanime sepse me pas ata nuk figurojnë, sepse popullsia për shkaqe të ndryshme ka emigruar, që mbetën çështje për hulumtim, ku si të tilla këto vendbanime i takojnë gjeografisë historike. Nuk ka dilemë se një çështje e tillë ekziston edhe në dioçezat tjera shqiptare ku iu takon studiuesve të japin kontributin në hulumtimin e tyre në terren, por edhe të emërtimi, sepse disa kanë evoluar për nga forma që paraqet vështirësi në identifikimin e tyre.

Nga ana tjetër duhet cekur se V.Zmajeviqi përveç përkatësisë fetare kato-

like e islame të popullsisë ofron të dhëna edhe për përkatësinë fetare ortodokse të vendbanimeve shqiptare. Këtu mendoj për disa vendbanime në famullitë në Anë të Malit e në Krajë e cila më pas është eliminuar duke kaluar në ate islame, që dëshmohet me pas në sajë të dhënave në terren në këto mjedise. Ndërsa të dhënat në këtë relacion për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kelmendi në vitin 1700 të rreth 250 familje për në Peshter, Novi Pazar, Rozhajë etj., të cilët si të përkatësisë fetare katolike ne mungesë të meshtarëve rrezikonin të asimiloheshin në mysliman apo ortodoks sllavë, dukuri e cila më vonë ndodhi në realitet, duke humbur identitetin kombëtar.

Përfundimisht analiza e vendbanimeve në kuadër të dioçezave, përkatësisht të famullive përkatëse nga ajo kohë e deri në ditët tona ofron mundësi për analiza të ndryshme. Pikërisht në këtë aspekt ky relacion do të nxitë kureshtjen e lexuesve, sepse kemi të bëjmë me një botim i cili i ka munguar literatures shqipe. Ndërsa i botuar në prag të vitit jubilar të Kuvendit të Arbrit është një dhuratë jo vetëm për studiuesit e profileve shkencore por edhe për opinion e gjerë. (Lexuar me rastin e shënimit të 320-vjetorit të Kuvendit të Arbrit, në Merçi-Lezhë, më 14 janar 2023)

(Fund)

KOHA Javore 19 KULTURË E ENJTE, 26 JANAR 2023

Shoqëria Kulturore Artistike “Ana e Malit”

ta. Por, kjo nuk do të thotë se ata nuk kanë përçuar artin, kulturën dhe traditën edhe jashtë kufijve tanë etno-gjeografik për sa kohë kanë ekzistuar.

drejtues Din Zeneli.

Folklori u ka qëndruar shekujve falë paraardhësve tanë që me fanatizëm e kanë kultivuar dhe ruajtur edhe pse në kushte shumë të vështira. Për faktin se është transmetuar e ruajtur në kujtesën popullore brez pas brezi, ne sot kemi këtë thesar të trashëgimisë sonë të cilin duhet të dimë ta çmojmë. Duke mësuar folklorin ne mësojmë se si ka ecur dhe si është zhvilluar populli dhe si i ka përjetuar fatet e veta historike.

Folklori ndryshe mund të quhet edhe thesari popullor, dhe për popullin tonë i cili ka kaluar dhe pësuar transformime të ndryshme përgjatë historisë ka pasur dhe ka një rol të veçantë. Këtu kemi të bëjmë jo vetëm me shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, por në përgjithësi ku jetojnë shqiptarët, janë përpjekur që aty ku kanë jetuar dhe punuar të mbartin një pjesë të kulturës së vendit të vet. Folklori nuk është meritë vetëm e një gjenerate, sepse çdo gjeneratë qysh nga e kaluara e largët la gjurmët e veta në folklore në treva të ndryshme, kurse ne kemi obligim që këtë thesar ta ruajmë me fanatizëm. Folklori në kohërat më të vështira mbijetoi duke iu falënderuar aftësisë, mençurisë popullore e cila në momentet kur ishte nevoja diti ta përdorë me shumë mjeshtri gjuhën figurative të mbështetur në alegori, kriptologji, enigmatikë, perifrazë, metaforë etj. Në periudha të ndryshme kohore janë bërë përpjekje për themelime të grupeve folklorike dhe riorganizim të tyre.Të gjitha grupet e folklorit që janë mbështetur nga një kryetar komune apo një tjetër kanë qenë jetëshkur-

Në periudha të ndryshme kohore në Anë të Malit kanë ekzistuar shoqëri të ndryshme. SHKA ”Buna” në Katërkollë u themelua në vitin 1969 dhe u riaktivizua në vitin 1978. Kryetar i saj ishte Elez Muça; SHKA “Lipoja” u themelua në Krythë në vitin 1975, udhëheqës të saj ishin Musa Pali dhe Ramazan Berkani; Në vitin 1978 është themeluar SHKA “Zgjimi” në Sukubinë, me kryetar Zija Krajën. Më vonë Shoqëritë “Tradita” (2013), kryetar Selatin Gjeloshi; “Ana e Malit”(2014), kryetare Luljeta Avdiu-Cura dhe së fundmi “Trojet tona”(2021),

Shoqëria Kulturore Artistike “Ana e Malit” u themelua në dhjetor të vitit 2014 dhe kishte këtë përbërje të Këshillit drejtues: Luljeta Avdiu-Cura (kryetare), Zenepa Lika (nënkryetare), Hodo Luka (sekretar), anëtarët: Hajredin Kovaçi, Bajram Seferi, Kristina Shkreli, Fortesa Nika, Izet Draga dhe Sead Asllani.

SHKA ”Ana e Malit” me seli në Katërkollë, si qëllim i kishte vënë vetes kultivimin e traditës së mirëfilltë anamalse, duke përfshirë kështu në mënyrë te posaçme folklorin dhe muzikën burimore të trevës sonë. Një pjesë e mirë nga anëtarët e Këshillit drejtues të shoqërisë, në të kaluarën kanë qenë anëtarë të shoqërive të mëparshme që janë themeluar në

KOHA Javore 20 MOZAIK
E ENJTE, 26 JANAR 2023

trevën tonë. Vlen të theksohet se falë angazhimit të entuziastëve të kulturës, folklori ynë ka marrë jetë në periudha të ndryshme kohore edhe pse shumica e tyre ishin jo profesionistë.

Kur mora ftesën për ta udhëhequr shoqërinë kulturore në fjalë, vajzen Arbanen e kisha 6-vjeçare kurse djalin Albanin vetëm katër muajsh, por në nderim të anëtarëve të familjes sime dhe të bashkëfshatarëve nga katundi im Sukubina dhe jo vetëm,që në kohë të vështira socio-ekonomike dhe politike promovuan folklorin tonë, iu përgjigja pozitivisht ftesës për ta udhëhequr këtë lokomotivë të traditës. Gratë kanë luajtur një rol kyç në ruajtjen e folklorit duke filluar me këngët e djepit, gëzimit, vajit etj. Edhe pse nuk kanë qenë të shkolluara ato kanë qenë të edukuara dhe të pasura në aspektin kulturor, sepse kanë bartur një thesar të madh të krijimtarisë gojore. Po ashtu kanë qenë të pasura nga aspekti i dijebërjes së kostumeve popullore dhe kanë qenë promovuese të tyre, sepse i kanë veshur edhe në jetën e përditshme dhe

jashtë shtëpisë. Me fjalë tjera, gratë shqiptare në hapësira të ndryshme etno-gjeografike kanë qenë institucione kulturore. Kështu pata nderin e veçantë që të jem femra e parë kryetare që udhëhoqa një grup folklori nga treva e Anës së Malit që nga themelimi i shoqërive të para në këtë trevë. Për këtë nderim që më bënë u jam mirënjohëse anëtarëve të për Këshillit drejtues për mirëbesimin dhe për vlerësimin, si edhe të gjithë përsonave dhe institucioneve që na përkrahën. Por, mirënjohje meritojnë vajzat që ndër vite me aktivizimin e tyre në grupe të folklorit u hapen rrugë gjeneratave të reja dhe sfiduan mentalitetin e vështirë që sundonte në trevën tonë.

Gjatë vitit të parë SHKA “Ana e Malit” ishte shumë aktive. Gjatë këtiJ viti rrugëtimin nuk e kishte të lehtë, sidomos në fillim të aktivitetit, por me përkushtimin e anëtarëve dhe anëtareve si edhe Këshillit drejtues të shoqërisë sonë, kjo SHKA për një periudhë 1-vjeçare arriti të marrë pjesë në katër festivale dhe të jetë pjesëmarrëse në një serë aktivitetesh kulturore si mbrenda ashtu edhe jashtë vendit. Mbresëlënëse ishte dalja e parë në skenë pikërisht në Festivalin e Gjirokastrës, në maj të vitit 2015, ku shqiptaret nga Mali i Zi u kurorëzuan me vendin e tretë. Kjo dalje e parë në skenë dhe ky çmim i përbashkët me shoqëritë e tjera pjesëmarrëse, na motivoi edhe më tepër në punën tonë të palodhshme në promovimin e vlerave dhe traditave të trevës sonë. Po në maj të këtij viti, morëm pjesë në Festivalin në Rahovec “Anadrinia Jehon 2015”, për t’u kurorëzuar nga juria e festivalit me dy çmime: Çmimi orkestra më e mirë e festivalit (në përbërje prof. Mustaf Zhugjeli - harmonikë, Shuajb Bisha - violinë, dhe Samir Dabi - dajre); si dhe Çmimin këndimi më i mirë tradicional i grave dhe vajzave (Elira Kovaçi, Hazreta Cuca, dhe Egzona Nika - Kënga e bletës). Pas Rahovecit, pikërisht në muajin qeshor 2015, radhën e kishte Kaçaniku legjendar ku shoqëria jonë pati fatin të marrë pjesë në Festivalin “Kaçaniku 2015”, festival të cilin vendasit e organizonin për nder të Ditës së Çlirimit. Në këtë festival çmimi “Dueti më i mirë” iu dhurua pikërisht Elira Kovaçit

dhe Suad Shaptafit. Ftesa e radhës për shoqërinë tonë erdhi nga ana tjetër e Atlantikut për të marrë pjesë në “Albanian Festival”, me ftesë të z. Mark Shkrelit, ku shoqëria jonë atje u prezantua denjësisht .Pjesëmarrja në këtë festival ishte vetëm fillimi i aktiviteteve në SHBA, sepse me ftesë të z. Naser NikëS u prezantuam në “Sofren e shqipes”, organizuar nga Albi’s Party dhe Tv Blue Sky Music dhe pastaj edhe me një tjetër koncert në Stejten Ajlënd. Edhe gjatë vitit 2016 ishim pjesëmarrës në një sere aktivitetesh dhe organizimesh ku veçojmë pjesëmarrjen në: Ditën e verës në Elbasan, Karnavalet e Korçes, Festivalin e Kulturës Shqiptare në Mantova, Festivalin e Dumresë në Elbasan, si edhe në shumë aktivitete të tjera me rëndësi në Ulqin dhe rrethinë.

SHKA “Ana e Malit” ishte aktive edhe gjatë vitit 2017, me pjesëmarrje në organizime kryesisht në Ulqin dhe rajon. Gjatë aktivitetit 3-vjeçar dosja u mbush me çmime dhe mirënjohje, për të mbetur kështu dëshmi e një pune të përkushtuar të komplet Këshillit drejtues dhe anëtarëve. Që të bëhet zgjidhja më e mirë e mundshme e që skenat e festivaleve dhe aktiviteteve në vend dhe më gjërë të ndriçojnë nga larmia e kostumeve, valleve tona ulqinake, anamalse, krajane, malësore, shestanase etj. do ishte e nevojshme që në kuadër të Qendrës për Kulturë në Ulqin të themelohet një ansambël që i përmbledh këto treva. Ka ardhur koha që thënies: “Folklori lind në fshat e vdes në qytet” t’i ndërrohen fjalët dhe të përdoret si moto: “Folklori lind në fshat dhe rritet në qytet”. Po ashtu në shkolla duhet të ekzistojë një lëndë e veçantë edukuese në lidhje me trashëgiminë kulturore, në mënyrë që edukimi i brezit të ri të bëhet që në bankat e shkollës. Në këtë mënyrë në të ardhmen do të kemi një rini që do të dijë të çmojë vlerën e trashëgimisë kulturore të vendit të vet por edhe do bëhej shkak që pikërisht individë të ndryshëm të bëheshin bartës të aktiviteteve kulturore dhe promovues të trashëgimisë. Njohja e trashëgimisë kulturore dhe lidhja në aspektin kulturor material e shpirtëror me vendet e rajonit është nevojë e kohës dhe një imperativ në këtë kohë të globalizmit.

KOHA Javore 21 MOZAIK
E ENJTE, 26 JANAR 2023

“Në horizont” Valbona Bajri

[Lokja e mjerë], etj. Duke shprehur ndjenjat e saj të dashurisë dhe keqardhjes, apo protestën e saj, pra Valbona – poetja na paraqitet si interpretuese e marrëdhënies për një jetë më të mirë të njerëzve. Andaj ajo përmes poezisë tenton të sfidojë të gjithë njerëzit e vetëdijshëm politikisht për të ndikuar që të veprojnë në të mirë të vendit dhe avancimit të mirëqenies shoqërore: “E ata kokëlartit të shohin Se janë vetëm një hije në diell...” Poezitë e përmbledhjes “Në horizont” janë artistike, andaj ato edhe krijojnë efekte artistike të fuqishme si dhe ofrojnë kënaqësi të madhe poetike. Poezitë e tilla sigurisht duke ngjallur ndjenja aq të forta, e shtyjnë lexuesin të mendojë dhe ta çojë në përfundime e gjykime për shoqërinë dhe rendin shoqëror.

Ditë më parë nga shtypi doli libri më i ri me poezi i titulluar “Në horizont” të autores Valbona Bajri. Emri i Valbona Bajrit tashmë është i njohur për lexuesin e poezisë, pasi që ky është libri i saj i katërt me radhë. Për dallim nga tre librat e parë në këtë vistër poezishë, Valbona na paraqitet më serioze dhe poezitë e saj tashmë janë më të formuara dhe përplot me mesazhe. Përmes këtij libri, Valbona Bajri na shpreh qëndrimin dhe marrëdhënien e saj ndaj shoqërisë, ndaj dukurive shoqërore si dhe reagimet e saj ndaj këtyre dukurive. Ajo

pikësëpari frymëzohet nga gjendja shoqërore dhe pozita e vështirë e bashkëqytetarëve të saj: “Humanizëm, drejtësi, vullnet e sinqeritet

E në trotuaret e rrugëve të takojë Sa më pak njerëz në skamje...”

[Lumturia ekziston]

Mërgimi që është plagë e pashëruar shoqërore gjithashtu është temë që trajton autorja: “Përshpëriste lokja e mjerë Të kesh sa të duash Por të mos presësh askënd të hyjë në derë...”

Valbona Bajri u lind më 1986 në fshatin Çapraj – Ana e Malit. Më krijimtari letrare u mor si nxënëse dhe studente. Kontribuoi më punimet e saj në prozë e poezi në revistat e shkollës “Shkëndijat” dhe “Fillimet”. Si gjimnaziste botoi përmbledhjen më poezi ”Dy sy”. Në vitin 2015 botoi përmbledhjen më poezi “Fol me gjuhën e zemrës”, ndërsa në vitin 2020 botoi përmbledhjen më poezi “Diell pranveror”. Ajo i mbaroi studimet në degën Gjuhë shqipe e letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ky është libri i saj i katërt. Kjo përmbledhje me poezi u mbështet nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. Gazmend Çitaku

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 26 JANAR 2023

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

„Qesh pak, shiko këtu”
SAMIRA GJOKAJ PESHKATARI
KOHA Javore 23 FOTOGRAFIA E JAVËS E ENJTE, 26 JANAR 2023

Kurbeti, plagë

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 26 JANAR 2023

plagë e pashërueshme

Këngët e kurbetit në folklorin shqiptar janë të shumta. Ka një fond të pasur me këto këngë nga të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë. Poeti popullor ka krijuar një mori këngësh popullore që trajtojnë këtë plagë të pashërueshme të shqiptarëve. Kjo shpjegohet me vendin e gjerë që ka zenë kjo dukuri ku shkaqet janë të ndryshme si ato ekonomike, politike etj. Drama që shpaloset në këngët e kurbetit është e ndryshme, diku vajtohet për ata që shkojnë nëper botë pa dërguar as lajm as letër, diku i shohim ata që kthehen përkohësisht apo rishtazi pasi më nuk e kanë energjinë e dikurshme etj. Sot edhe pse më të rrallë, hasën poetë popullor që e ndjejnë këtë plagë në qenien e tyre dhe atë e shprehin me fjalë. Krahasuar më kohët e shkuara ata janë më të paktë por prapëseprapë hasim aty këtu ndonjë këngë të re të dalë nga goja e krijuesit popullor që shpreh ndjeshmërinë shpirtërore të individit dhe të komunitetit të caktuar. Sot pa dashje më ra në dorë një e tillë e thurur me mjeshtri nga Ahmet Smajli Bolaj nga Bolajt e Ostrosit të Madh që jetoi për shumë vjet në kurbet, ku atje edhe ndërroi jetë dhe u varros. Poeti popullor në fjalë (autori i këngës) siç duket nga përmbajtja e saj sikur ia ka ndie zemra se do “humbë” (tretë) eshtrat diku larg vendit të vet atje në kurbet. Përndryshe ai ka ndërruar jetë në gusht të vitit 2022 në moshën 91 vjeçare në Nju Jork. Sipas të dhënave që posedojmë këngën e paska krijuar në maj të vitit 2020, dy vjetë më para se të ndërrojë jetë. Për të mos humbur këngën ai ia rrëfen nipit të tij Samirit i cili e shënon në letër ashtu si ka mundur e ka ditur dhe në rrethana që jeton.

SHUMË JAM PLAKË

E JAM VJETRUE

Shumë jam plakë e jam vjetrue, N’paçi qef me u kallxue, Për jetën time si e kam kalue, Kur i mbusha gjashtëdhjetë vjet, Mora rrugën për kurbet, Diku rreshtnat për me i tretë, Në kurbet unë kur kam shkue,

Punë fizike kam punue, Tuj punue në kurbet, Nuk m’lijshin andrrat me fjetë, E më jepshin shumë ezjet, Për natë dojsha me fluturue, Në vendlindje për me shkue, Fluturim o për hava, N’abarr tem unë kur kam ra, Prishë aborri e prishë avllija, Ish çartë shkalla dhe shpija, Ish tha molla e zerdelija, Ish tha fiku e ardhija, Ish tha dardha e qershija, Ishin tha të tana marë

Si mas t’ishte kush i gjallë, Kush të gvesë o për kajshi, Nuk kanë met veç dy tri shpi, Tuj shetitë unë nëpër Krajë, Kuj s’i thaç unë puna marë, Si t’mos ishte kush i gjallë, Nuk punonte rob i gjallë, Në Ostros unë kur kam dalë, Aty gjeta popull ball, Kush teposhtë e kush përpjetë, Vlojshin gjin’ja porsi bletë, Disa erdhën me më pevetë, Si kam kjen me shëndet, Disa dojshin për me dijtë, Si isht jeta n’Amerikë, Unë të drejtën mu kallxue, Kurrë atje s’kisha me shkue, Disa rrijshin tuj u ankue, S’jena sue me punue, N’Amerikë dona me shkue, Po nig’joni o milet, Kun se gjeni venin e vet, Edhe na e kena lshue, Shumë pej nesh kishin mu kthye, Shumë po kisha për mu thanë, Por se koha nuk m’premton, Sa shumë malli më ka marrë, Një ditë në mal për me dalë, Në mal dola në Tri Lera, Ish çartë ubla e ish mbyllë lera, Plat me thi e mush me ferra, Mrizat rrijshin tuj gjimue, Shelqet rrijshin tuj vajtue, Aty shumë jam përmallue, Disa pika lot kam lshue, O medet mori Tri Lera, Çka u solli ju pranvera, Çabanë s’nihen tuj këndue, Grigjë nuk shihet tuj mallue, Erdh nji zog tuj fluturue, Të lumtë goja more shpend, Se s’po ndiej za n’kët vend,

S’jam bylbyl si ke mendue, Jam qyqe unë me vajtue, Po vajtoj për djelmtë e ri, Të tanë kanë ik, të tanë kanë tretë, E kanë lanë vendin të shkretë, Të tanë kanë ikë, të tanë kanë shkue, Ktu ka metë vetem për mue, Niset shpendi e po pëvetë, O ti plak, o plak i shkretë, Kah po vjen e ku ke kjenë, A ke kjenë ndonjerë n’kët vend Ti moj qyqe n’daç me dijtë, N’Krajë kam le e këtu jam rritë, Kam ruejt dele, kam ruejt dhi, Furka e lasa kam gaditë, Nëpër maje tuj këndue, Edhe grigjes tuj i vishkllue, Ma shumë kishe për me t’thanë, Porse koha nuk m’lejan, Ktu po la nji amanat, Mos e lshoni vendin e vet, Kun se gjeni kët lexet, Prej këtushit kush ka dalë, Kurrë mrapa ma nuk ka ardhë, M’ka ardhë vakti për mu nisë, Me kajshi mu hallashtisë, Të mramën herë edhe nji fjalë, Kush të doje t’ma bajë hallall, Fjala e mrame që due me thanë, Krejt shqiptarëve u baj selam.

Këndoi Ahmet Smajli Boli 16.5.2020

E shënoi Samir Boli Korektor Ali Gjeçbritaj më 14.1.2023

Sqarim: rreshtnat-eshtrat, ezjet-vështirësi, abarr-oborr, aborri-oborri, zerdelia-kajsia, ardhija-hardhia, marë-të gjithë, gvesë-pyes, kajshi-fqinj, ball-boll (shumë), gjin’janjerëzit, pevetë-pyet, kjen-qenë, sue-mësue, milet-popull, Tri Lera(Tri Lerat, mikrotoponim), lera-gropim në tokë që mbanë ujin, aty barinjtë i paitnin bagëtinë), plat – plotë, çaban-çoban (bari), djelmtë-djemtë, lasa-mjet në formë të lopatës së zgjatur nga druri që është përdorur dikur për larjen e teshave (janë rrahur me las), gaditë-punuar (latuar, gdhendur), vishkllue-fishkëllye, këtushit-nga këtu (prej këtu) vakti-koha, me kajshi mu hallashtisë-me fqinjë me u përshendetë, hallall –falje, selam-i përshendes.

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 26 JANAR 2023

Diskutim mbi rolin e gruas në shoqëri

Tuz – Sociologia, gazetarja dhe ish-deputetja nga Shqipëria, Grida Duma ishte e ftuar të shtunën më 21 janar 2023 në Tuz për të diskutuar mbi temën “Roli i gruas në shoqëri”, takim ky i cili u mbajt në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit, ku morën pjesë gra dhe vajza të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Në fillim të këtij takimi, nga Komuna e Tuzit shpalosën një biografi të jetës dhe veprimtarisë së pasur profesionale dhe politike të znj. Duma. Ndërkohë, znj. Marina Ujkaj nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale, shpalosi në retrospektivë pozitën e femrës malësore ndër vite, veçanërisht femrën nga vitet e ‘70-ta të shekullit të kaluar, por edhe zhvillimin dhe avancimin e saj në shoqëri sot dhe kyçjen në politikë dhe në pozitat vendimmarrëse.

Ndërkaq, znj. Grida Duma, u ndal tek evoluimi i suksesit të gruas në sho-

qëri, duke thëne se gruaja sot ka një pushtet të jashtëzakonshëm, duke mos anashkaluar as disa mangësi të shoqërisë shqiptare në raport me gruan, sidomos mendësinë patriarkale.

“Një ndër disfunksionalitetet më të mëdha të shoqërisë shqiptare është fakti që me martesën, pasi dy individë lidhin martesën, ata mendojnë se ka mbaruar martesa dhe detyra dhe se më s’kanë nevojë ta kurojnë njëri-tjetrin dhe të kujdesën për njëritjetrin. Madje në Shqipëri, ekziston një verb patriarkal, sidomos në Veri, ku djemtë ju thonë vajzave po çfarë do tani, a të mora? Dhe kjo nënkupton që nëse ai person është martuar me gruan e vet, është akti më i madh që ka bërë”, tha Duma. Ajo në lidhje me këtë fenomen sugjeroi që të kurohet marrëdhënia në mes të partnerëve, madje gjithë jetës. “Sepse që të jesh i suksesshëm në

jetë, burrë apo grua, duhet të kesh mirëqenien shpirtërore. Është e pamundur të kesh një jetë personale të pashëndetshme dhe të mendosh të jesh i suksesshëm. Duhet një taban mbështetjeje në jetën shpirtërore që të vazhdosh pastaj me një lloj sigurie të caktuar që lind nga kjo botë e brendshme, sidomos për mentalitetin e gruas shqiptare dhe ballkanase, e deri diku edhe mesdhetare dhe nuk ka gjë më të rëndësishme se marrëdhënia që ka gruaja me familjen nga ka ardhur dhe me familjen që ajo krijon”, shprehet Duma.

Ajo tha se në mentalitetin tonë familja është një fondament i rëndësishëm, duke treguar se ne nuk kemi arritur ende atë emancipimin për disa, apo joemancipimin për disa të tjerë, pra në atë botën perëndimore ku më shumë është i rëndësishëm individi se sa familja.

“Për ne, nëse do të bënim një studim

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 26 JANAR 2023
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe Komuna e Tuzit organizuan në Tuz takimin e hapur me sociologen,

sociologen, gazetaren dhe ish- deputeten nga Shqipëria, Grida Duma

rolin shoqëri

një pjesë e madhe e satisfaksioneve dhe lumturisë na vjen nga familja jonë”, theksoi Duma. Ajo ndër të tjera potencoi atë që ajo e quajti si një problem që ekziston në Shqipëri dhe në të gjithë hapësirën shqiptare, por jo vetëm, ai i mungesës së profesionit. “Sepse shoh që 70 përqind e njerëzve nuk kanë profesion. Nuk janë njerëz që po t’i heqesh nga politika dinë se çfarë të bëjnë në jetën e përditshme. Nëse i heq nga politika, këta njerëz nuk dinë të jetojnë në jetën e përditshme, sepse nuk kanë një profesion”, theksoi Duma, duke shtuar se ky fenomen nuk prekë vetëm klasën politike shqiptare, por edhe partitë e vendeve siç mund të jetë Franca apo vende të tjera evropiane.

“Pra, politika është bërë gjithnjë e më tepër populiste që kërkon përfaqësimin nga njerëz të zhargonit të thjeshtë, por kjo nuk do të thotë që

është më e mira, dhe apriori nuk do të thotë që është më e keqja, sepse edhe intelektualët në politikë kanë dështuar herë pas here dhe arsyeja për këtë dështim është se ata kanë një sens përkëdhelie të thonë: unë jam i mençur e të më respektojnë, por nuk funksionon bota kështu”, tregon Duma.

Ajo shprehu më tutje zhgënjimin e saj për faktin se shumica e intelektualëve nuk flasin dhe se është e vështirë t’i bësh ata të marrin qëndrime. “Por zhvillimi i një populli vjen nga elita e vet. Elita ekonomike, elita intelektuale dhe politike. Fakti që lokomotivat tona elitare heqin dorë, për mua është problemi më i madh”, thekson Duma.

Duke u ndalur tek përfshirja e grave në politikën shqiptare sipas kuotave, Duma theksoi që këtë parim të kuotave nuk e mbështet, duke thënë se gratë në këtë mënyrë janë të

Takime në Librarinë “Ulqini” dhe shkollën e

mesme në Ulqin

Ulqin – Në kuadër të takimeve të hapura me temë “Roli i gruas në shoqëri”, Duma ka zhvilluar të shtunën takime me të rinjtë në Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” dhe me femrat ulqinake në Librarinë “Ulqini”.

Takimet janë organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi në bashkëpunim me Librarinë “Ulqini” dhe Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim”.

ofenduara dhe nuk janë në pozitën e barabarë dhe mbi bazën e meritokracisë.

Në këtë takim të hapur, znj. Duma u pyet nga disa zonja/usha në sallë për çështje me interes për gruan në shoqëri.

Kjo është hera e parë që sociologia, gazetarja dhe ish-deputetja Grida Duma merr pjesë si ligjëruese në Tuz, ndërsa ky aktivitet u organziua nga Komuna e Tuzit dhe Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi. t. u.

KOHA Javore 27 KULTURË
E ENJTE, 26 JANAR 2023

Mbi veprën monografike “Lëvizja Kaçake në Kosovë (1916-1928)”, të autorit Dr. Liman Rushiti

Shpalosja, ndriçimi dhe reflektimi i rrjedhave të lëvizjeve kombëtare shqiptare ndër shekuj

“Historiografia më e re i ka kushtuar kujdes të duhur të kaluarës jo të largët historike të Kosovës, të periudhës mes dy luftërave botërore. Shikuar nga ky aspekt, janë arritur rezultate të konsiderueshme në hulumtimin dhe trajtimin e gjendjes ekonomike e politike të Kosovës nga sfera të ndryshme. Deri më tani nuk është shkruar asnjë studim për Lëvizjen Kaçake në Kosovë në periudhën 1918-1928, që ta trajtojë në mënyrë të gjithanshme e objektive. Pa dyshim, kjo është një zbrazëti në shkencën historike”, shprehet në fillimin e parathënies së veprës së vet monografike “Lëvizja Kaçake në Kosovë (1918-1928)”, studiuesi, publicisti dhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Dr. Liman Rushiti. Synimi themelor ka qenë që në këtë vepër monografike të paraqesë Lëvizjen Kaçake në Kosovë në periudhën 1918-1928 ashtu siç ishte, thekson autori në vazhdim të parathënies dhe shton se për ta paraqitur në mënyrë objektive shkencore këtë lëvizje ka qenë i detyruar që në pika të shkurtra ta trajtojë lëvizjen para kësaj kohe. Është nisur vetëm nga periudha kohore 1918-1928 edhe pse kjo lëvizje zanafillën e ka shumë më herët.

Autori Limani shkruan se për ta sqaruar në mënyrë të drejtë e shkencore këtë temë, ka qenë e domosdoshme që në pika të shkurtra të përshkruhet qëndrimi i qeverisë serbomadhe prej luftërave ballkanike ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë dhe e rajoneve të tjera të Jugosllavisë të banuara me shqiptarë. Po ashtu qëndrimin e shqiptarëve ndaj pushtuesve austro-hungarezë dhe bullgarë në Luftën e Parë Botërore dhe qëndrimin e Lëvizjes Kaçake ndaj tyre. Gjithë këtë autori i monografisë e ka bërë me qëllim që të jetë më e qartë rruga e popullit shqiptar në Kosovë, e si pjesë e tij Lëvizja Nacional-Çlirimtare Kaçake, lufta e së cilës ishte drejtuar kundër qëllimeve robëruese qeverive ballkanike e për të drejta nacionale dhe sociale. Në tekstin e monografisë janë paraqitur shkurtimisht edhe lidhjet në mes të Lëvizjes Kaçake me lëvizjet e tjera jashtë territorit të Kosovës, me ato vende të banuara me shqiptarë në Maqedoni dhe Mal të Zi (Plavë, Guci), Sanxhak e të tjera. Meqenëse kjo temë përfshinë për të parën herë në mënyrë të tërësishme këtë lëvizje, autori Liman Rushiti ka qenë i detyruar që zhvillimin e ngjarjeve ta trajtojë në mënyrë kronologjike duke u mbështetur në të dhëna autentike. Për ta shtjelluar problematikën komplekse të Lëvizjes Kaçake në Kosovë, e ka parë të arsyeshme që para se t’i hyjë shtjellimit të temës, të paraqesë në pika të shkurta qëndrimin e organeve shtetërore ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti.

Vepra monografike “Lëvizja Kaçake në Kosovë (1918-1928)” e autorit Dr. Liman Rushiti, ka përjetuar tri botime: botimin e parë në vitin 1981 në Prishtinë, recensent të së cilës ishin Prof. Dr. Ali Hadri dhe Prof. Dr. Hajredin Hoxha, botimin e dytë me plotësime në vitin 2016, kryeredaktori i të cilës ishte Prof. Assoc. Dr. Sabit Syla, recensentë Prof. Dr. Hakif Bajrami dhe Prof. Dr. Lush Culaj dhe botimit e tretë në vitin 2022 në Prishtinë, në edicionin e Shtëpisë Botuese “Artini” dhe përbëhet prej 390 faqesh. Brumin e përmbajtjes së lëndës së monografisë, autori Rushiti e ka ndarë, radhitur e sistemuar në: parathënie, hyrje të zbërthyer në dy trajtesa shtjelluese, në katër kapituj (pjesë) të zbërthyer po ashtu në trajtesa shtjelluese.

Para se të kalojë në shtjellimin e kapitullit të parë, autori Rushiti ka paraqitur shkurtimisht rivendosjen e pushtetit serb në Kosovë, që të mund të sheh që në fillim qëndrimin e qeverisë serbomadhe ndaj Kosovës e cila me anë të ushtrisë – të forcës i mohoi çdo të drejtë popullit shqiptar.

Po ashtu në pika të shkurtra është dhënë ndarja territoriale e Kosovës – copëtimi i saj në krahina administrative me qëllim që të mos jetë kompakte,etj.

Në Kapitullin (pjesën) e parë (I) - Rrethanat ekonomike, shoqërore dhe politike e zbërthyer në pesë trajtesa shtjelluese, autori ka trajtuar rrethanat ekonomike, shoqërore dhe politike në periudhën 1918-1928, reformën agrare si formë perfide për shkom-

KOHA Javore 28
E ENJTE, 26 JANAR 2023
KULTURË

bëtarizimin e Kosovës. Këtu në pika të shkurta janë paraqitur karakteristikat themelore të pozitës së Kosovës në Mbretërinë SKS (Serbo-Kroato-Sllovene), qëllimet e qeverisë serbomadhe, që me anë të shtypjes së popullsisë jo sllave me metoda dhe mënyra të ndryshme të shtyjë popullsinë shqiptare që të shpërngulet, për të realizuar dëshirën dhe tendencën e kahershme të serbizimit të Kosovës. Duke trajtuar rrethanat politike autori Rushiti është përpjekur të japë një pasqyrë të shkurtër të qëndrimit të mbretërisë SKS ndaj shqiptarëve në përgjithësi, me theks të veçantë ndaj Lëvizjes Kaçake në Kosovë si forcë kryesore, e cila me armë në dorë luftoi politikën shoviniste serbomadhe që zbatohej ndaj shqiptarëve. Kapitulli (pjesa) e dytë (II) - Lëvizja Kaçake më 1918-1924, e zbërthyer në nëntë trajtesa shtjelluese përfshinë Lëvizjen Kaçake të periudhës kohore 1918-1924, në të cilën bëhet fjalë për veprimtarinë luftarake dhe politike të lëvizjes kundër politikës serbomadhe të qeverisë SKS ndaj shqiptarëve dhe lëvizjes, organizimin, masivizimin dhe karakterin e saj. Përfshirja masive në lëvizje, mënyra e luftës së lëvizjes, “Zona Neutrale e Junikut”, veprimtaria e çetave si në Kosovë në “Zona Neutrale”, ashtu edhe në Shqipëri, përgjithësisht lufta e lëvizjes dhe e shqiptarëve për çlirimin nacional dhe social, e pastaj formimin e Zonës së lirë të Drenicës - Azem Bejtës, po ashtu dhe të Zonës së lirë të Mehmet Konjuhit në Dumnicë-Zagorth të Vushtrrisë, marrëveshjet e tyre me organet shtetërore, shkatërrimin e këtyre zonave dhe vrasjen e Azem Bejtës pas së cilës gati edhe shkatërrohet Lëvizja Kaçake.

Në Kapitullin (pjesën) e tretë (III)Lëvizja Kaçake 1923-1928, e zbërthyer në dy trajtesa shtjelluese bëhet fjalë për vazhdimin e rezistencës prej vitit 1924-1928. Autori thekson se në këtë kapitull flitet për lëvizjen deri në këtë kohë nga shkaku se prej vitit 1928 deri në atë 1931, çetat s’paraqiten në territorin e Kosovës për shkak të kushteve të njohura historike.

Në Kapitullin (pjesën) e katërt (IV) dhe të fundit - Qëndrimi i partive politike ndaj Lëvizjes Kaçake, au-

tori Dr. Liman Rushiti ka paraqitur qëndrimin e partive politike si ato qeveritare, ashtu edhe të PK ndaj lëvizjes. Periodizimi në këtë mënyrë është bërë në bazë të rezultateve të hulumtimeve të dokumenteve arkivale, duke u mbështetur në zhvillimin autentik të ngjarjeve në Kosovë. Autori Rushiti thekson se Lëvizja Kaçake lindi si formë e rezistencës kundër pushtuesit të huaj. Me këtë emër njihet në periudhën turke në shekullin XV-XVI, e cila kishte më tepër karakter ekonomik se sa politik. Kjo lëvizje vjen duke u shtuar gjithnjë e më tepër dhe merr formën e rezistencës politike në truallin shqiptar, posaçërisht në gjysmën e dytë të shekullit XIX e bëhet më masive pas shuarjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Për hartimin, koncipimin dhe përpilimin e veprës monografike në fjalë, autori Dr. Liman Rushiti është mbështetur në dokumentacionin burimor të kohës i cili është i shumëllojshëm dhe i pasur. Hulumtimet e dokumentacionit kryesisht i ka bërë në arkivat e Jugosllavisë, të Republikës së Shqipërisë dhe dokumente të sjella nga arkiva Foreing Office (Londër) nga Dr. Zhivko Avramovski, të cilat gjenden në Arkivin e Institutit të Historisë së Kosovës. Në përfundimin e përmbajtjes së tekstit të monografisë, autori Rushiti thekson se Lëvizja Kaçake në Kosovë në periudhën kohore 1918-1928, është lëvizja e masave të gjëra popullore e mbështetur në traditat dhe luftërat e popullit shqiptar për liri nacionale. Kjo lëvizje është vijim i luftës shekullore të popullit shqiptar kundër sunduesve të huaj. Karakteri i saj nacional cilësohet në radhë të parë me luftërat kundër Perandorisë Osmane e pas vitit 1912, kjo e vazhdon luftën në kushte të reja kundër veprimeve të sunduesve të rinj – okupatorëve serbo-malazezë që si okupatorë nga fillimi nxiti indinjatë dhe revoltë te të gjithë popullsia shqiptare. Autori Rushiti thekson se gjatë periudhës dhjetëvjeçare, e nga tetori i vitit 1918, Lëvizja Nacional-Çlirimtare Kaçake kaloi nëpër disa faza të zhvillimit të saj duke përjetuar batica dhe zbatica (katër sosh).

Faza e parë fillon që nga muaji tetor i vitit 1918, e zgjatë deri në muajin mars të vitit 1919. Kjo fazë karak-

terizohet me rezistencat lokale të çetave kundër vendosjes së pushtetit ushtarako-policor e administrativ të okupatorit serbomadh. Faza e dytë fillon në muajin mars të vitit 1919 dhe zgjati deri në fund të vitit 1921. Ajo merr hovin e një lëvizjeje të përgjithshme si në dimensionin e gjerësisë, ashtu edhe në formën e luftës, duke kaluar në formën e luftës së organizuar. Kjo fazë e luftës përshkohet me ndikimin e ideve revolucionare e demokratike për çlirim kombëtar. Këto u shprehën në kërkesat e udhëheqjes së lëvizjes jo vetëm në vitin 1919, por edhe gjatë periudhës së ekzistimit të saj. Faza e tretë në periudhën korrik 1923-korrik 1924, karakterizohet me ndërrimin e taktikës së luftës së çetave dhe me rënien e intensitetit të saj. Në korrik të vitit 1923 formohet zona e lirë e Drenicës e Azem Bejtës dhe zona e lirë në Dumnicë-Zagorth e Mehmet Konjuhit. Në këtë fazë zhvillohet edhe aktiviteti diplomatik nga të dy palët - nga ana e organeve shtetërore dhe nga ana e lëvizjes. Faza e katërt korrik 1924-1928, karakterizohet me shkatërrimin e zonave të lira, me vrasjen e Azem Bejtës dhe të shumë prijësve të tjerë të çetave, me dobësimin e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare Kaçake në Kosovë dhe në shkatërrimin e lëvizjes së organizuar. Lëvizja vazhdon luftën me çeta te vogla duke bërë rezistencë aty-këtu deri ne vitin 1928. Në atë kohë shkatërrohen shumë çeta të lëvizjes, të cilat e vazhduan luftën kundër qeverisë serbomadhe, si ato që qëndruan në Kosovë, ashtu edhe çetat që kishin dalë në Shqipëri dhe kohë pas kohe kalonin në Kosovë për të bërë aksione luftarake.

Lëvizja Nacional-Çlirimtare Kaçake e Kosovës u shkatërrua me zjarr, pas një lufte dhjetëvjeçare që bënë luftëtarët e saj kundër pushtetit serb me qëllim çlirimin dhe bashkimin kombëtar.

Në faqet e fundit të veprës monografike në fjalë gjenden shkurtesat, burimet, literatura dhe albumi i përbërë prej 28 fotoportretesh, 19 fotografishë dhe dy hartash në teknikën bardhë-zi që dëshmojnë të kaluarën e hidhur të shqiptarëve, si dhe regjistrat e kaçakëve të qendrave, qyteteve dhe zonave të ndryshme të Kosovës.

KOHA Javore 29
E ENJTE, 26 JANAR 2023 KULTURË

Gazetari Sali Nivica - një nacionalist i vërtetë!

Model për rininë dhe gazetarinë shqiptare

Kush ishte Sali Nivica dhe pse po e kujtojmë sot këtë atdhetar të shquar? Po e kujtojmë atë në ditën e vrasjes së tij më 10 janar 1920. I lindur në Kurvelesh, një bir i denjë i Labërisë dhe i mbarë Shqipërisë, megjithëse në moshë të re ai u dallua në shumë fusha të veprimtarisë së tij: si publicist, botues i gazetës “Populli”, si patriot i flakët atdhedashës, si shkrimtar, por edhe si politikan. Brenda një jete shumë të shkurtër (nën 30 vjeçare) para se të vritej barbarisht, Sali Nivica kishte arritur shumë më shumë se ndonjë prej nesh mund të arrijë në një jetë të tërë e të plotë. Me veprat e tij patriotike ai kishte bërë emër në qarqet atdhetare dhe intelektuale të kohës në Shqipëri dhe në Kosovë si patriot i flakët, organizator dhe veprimtar i kryengritjeve antiosmane dhe antisllave. Fillimisht ai nisi veprimtarinë e tij patriotike në gjimnazin që frekuentonte në Manastir, në fillim të viteve 1900. Atje u njoh me patriotin Bajo Topullin (vëllai i Çerçiz Topullit), një figurë e njohur nacionaliste shqiptare – themelues i Komitetit të parë Kryengritës për Çlirimin e mbarë Shqipërisë të cilit iu bashkua edhe i riu Sali Nivica. Bashkëpunoi me Bajo Topullin, të cilit kolosi i gjuhës shqipe Eqrem Çabej i është drejtuar me fjalët e fundit: “Ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri... që t’i e deshe gjithë jetën, më tepër sesa shpirtin”. Me njerëz të tillë, të vlerësuar për kontributin e tyre, ve-

pronte dhe bashkëpunonte i riu Sali Nivica në mbrojtje të atdheut dhe të drejtave të shqiptarëve nga Jugu në Veri, duke filluar nga Manastiri e në Shkodër e deri në Kosovë. Më vonë Saliu i ri shkon në Shkodër, ku në shkurt të vitit 1918 bëhet anëtar i Komisisë Letrare, në të cilën merrnin pjesë disa nga patriotët më të njohur dhe personalitetet më të shquara të gjuhës, kulturës, por edhe të politikës kombëtare si At Gjergj Fishta, Gurakuqi, Pekmezi, Mosi, Logoreci, Mjeda, Xhuvani etj. Merreni me mend këtë patriot të ri shqiptar në shoqërinë e këtyre kolosëve të kombit duke diskutuar fatin e kombit dhe duke mësuar prej tyre dashurinë e vërtetë për kombin e vet! Duke marrë mësim nga më të mirët e kombit, Sali Nivica në atë kohë e shtriu gjithashtu veprimtarinë e tij patriotike edhe në Kosovë, ku në nëntor të vitit 1918 bëhet njëri prej organizatorëve të themelimit dhe anëtar i Komitetit të emërtuar Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, me qëndër në Shkodër. Edhe në këtë organizatë Sali Nivicës i jepet mundësia të bashkëpunonte me figurat më të ndritura të kombit shqiptar, si Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçenc Prenushi, Sejfi Vllamasi etj. Veprimtaritë e tij nepër organizata e komisione në mbrojtje të interesave të atdheut në bashkpunim me më të mëdhenjtë e kombit të asaj kohe dhe sot, i riu Sali Nivica, i cili falë rinisë së tij duhet të ketë qenë edhe më entuziasti në atë grup e dyfishonte dhe trefishonte kontributin e tij me punën në fushën e publicistikës si botues i një gazete në Shkodër. Sipas burimeve si botues i gazetës së tij “Populli” ai vuri në dispozicion gazetën që në numrin e parë të saj Komitetit Mbrojt-

ja Kombëtare e Kosovës – gazetë që e botonte me moton “Për Lavdinë e Atdheut”. Gazeta “Populli” nën drejtimin e atdhetarit të ri Sali Nivicës jo vetëm gjatë Konferencës së Paqes në Paris, por gjatë gjithë periudhës që ajo u botua shërbeu si një “pararojë” e mendimit atdhetar-nacionalist të kohës për çlirimin dhe për bashkimin e Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare “nën sundim të Shqipërisë së lirë”. Fatkqësisht për botën e sotme shqiptare dhe për të ardhmen afatgjatë të kombit shqiptar, subjekte dhe personalitete të historisë së shqiptarëve të para Luftës së Dytë Botërore si Sali Nivica nuk janë subjekte që pëlqehen të mbulohen nga media e sotme “moderne” majtiste. Pra, nuk janë subjekte as personalitete historike që frymëzojnë njeriun sot, mendojnë ata. Për fat të keq për ta më shumë ka rëndësi publiciteti i një çante 10 mijë dollarëshe të një kompanie evropiane të modës, ndonëse me shqiponjën dy-krenare në faqen e saj, se sa të përmendurit e një kauze ose personaliteti të madh të kombit si Sali Nivica, si një rast frymëzimi për brezin e ri të shqiptarëve të cilët kollaj mund të joshën nga reklamat e kohëve të fundit për çantën 10 mijë dollarëshe, që të largohen masivisht nga Shqipëria, ashtu siç po ndodhë për fat të keq. Megjithëse rinia shqiptare ka edhe shumë e shumë arsye të tjera politike, ekonomike, korrupsioni, varfëria, mungesa e sigurisë, mungesa e perspektivës që po arrariset ditën e natën nga trojet shqiptare, madje edhe duke rrezikuar jetën në detet e hapura. Bota e sotme shqiptare përfshirë politikën dhe median, por edhe entet akademike shqiptare nuk janë hiç të interesuar për të ditur ose për t’i treguar brezit të sotëm ose të nesërm

KOHA Javore 30
E ENJTE, 26 JANAR 2023
Për Koha Javore:
KULTURË

dhe për shqiptare sot

të shqiptarëve se kush ishte Sali Nivica dhe çfarë vlerash përfaqësonte ai për kohën që jetoi, por edhe për kohën e sotme. Një shënim që gjeta në lidhje me përvjetorin e Sali Nivicës (10 janar) ishte një shkrim i shkurtër në gazetën “Dielli” të Vatrës së Amerikës nga studiuesi dhe historiani Dr. Dorian Koçi, i cili kujton dhe vlerëson Sali Nivicën: “Në këtë vend idealistët janë të rallë, por aq të paktë sa janë shkelqejnë me personalitetin e tyre”. Dr. Koçi kujton 103-vjetorin e vrasjes barbare të Sali Nivicës, mesuesit, patriotit e gazetarit që në Shkodrën e viteve 20’ kishte themeluar gazeten “Populli”, shkruan ai dhe vlerëson rolin e gazetës së Sali Nivicës, gazetë e cila sipas historianit Koçi “ishte një tribunë e mendimit të lirë e demokratik shqiptar dhe pasqyronte me pathos përpjekjet e kombit për të krijuar shtet modern”. Dr. Dorian Koçi nënvijon se Sali Nivica “përfaqëson brezin e shkëlqyer të studentëve idealistë shqiptarë që u mëkuan me vargjet e Naimit, aksionin luftarak të vëllezërve Topulli, publicistikën therrëse të Konicës, epikën e satirën e Fishtës. Sali Nivica ishte një dishepull i tyre dhe me veprën e tij pasuroi dhe çoi përpara mendimin idealist e shtetformues shqiptar...”, përfundon vlerësimin e tij të shkurtër (por të vetëm që kam parë me këtë rast në median shqiptare) për veprën dhe jetën e patriotit Sali Nivica, studiuesi Dr. Dorian Doçi në shkrimin e tij për gazetën “Dielli” të Nju Jorkut. Rrallë ose hiç ka momente kur shfrytëzohet rasti që kontributi dhe sakrificat sublime të patriotëve si Sali Nivica të përkujtohen zrytarisht nga entet qeveritare e shtetërore. Por në rastin e Sali Nivicës, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi në janar të vitit 2011 të paktën ka përkujtuar dhe nderuar këtë patri-

ot të madh të kombit, duke i akorduar urdhrin e lartë “Nderi i Kombit”. Me atë rast ish-presidenti Topi vlerësoi karakaterin qytetar, historik dhe atdhetar të Sali Nivicës dhe zonës së Labërisë nga e ka origjinën ai: “Rruga jonë nëpër histori nuk ka qenë e lehtë, ajo ka qenë heroike dhe populli i kësaj treve nuk është kursyer në sakrifica sa herë shqiptarëve u është dashur t’i bënin ato. Nga gjiri juaj kanë dalë shembuj frymëzues siç është rilindasi Sali Nivica, personalitet ky që idetë e mëdha i shndërroi në histori... Ndërgjegjësimi që vjen nga kujtesa na bën të pohojmë sot njëzëri se krahina juaj e krejt Labëria kanë qenë gjithmonë një pishtar i ndezur në luftrat patriotike për zgjim kombëtar, pavarësi e konsolidim të saj. Sa herë jepej kushtrimi ata ishin rojtarë të fateve të atdheut”, ka thenë presidenti Topi. Sipas ish-udhëheqësit shqiptar, ndonëse në moshë shumë të re, Sali Nivica krah për krah dhe me më të mëdhenjt e kombit ishte një “mbrojtës i zjarrtë i integritetit territorial, përkrah Luigj Gurakuqit në Kancelaritë Evropiane zë i parreshtur i Kosovës së martirizuar, intelektual e mendimtar, i vrarë pabesisht nga armiqtë e Shqipërisë më 10 janar të vitit 1920, me të drejtë do të meritonte përkufizimin e të madhit Gjergj Fishta se “Sali Nivica ishte portë e shtyllë e të thuesh nji shkam të cilit tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujt me e brejtë kurrkund, burra të cilët rrallë i lindin nanat!”, ka cituar Topi vlerësimin e At Gjergj Fishtës për Sali Nivicën. “Mësuesi i popullit” Sali Nivica ishte dhe mbetet një shembull i vlerave patriotike, intelektuale e morale, të cilin ne sot e vlerësojmë si një nga mendjet e ndritura të asaj Shqipërie që synonte të shkëputej nga e kaluara duke fituar lirinë e duke parë nga moderniteti, si një nga themeluesit e gazetarisë, arsimit e fjalës së lirë në Shqipëri. “Nderi i Kombit” është një dekoratë e merituar për ata që e udhëhoqën kombin drejt lirisë, shtetformimit dhe modernitetit, për ata që sakrifikuan jetën për idetë, për idenë e madhe e të shenjtë të një Shqipërie të lirë, të pavarur e të denjë për të qëndruar në krah të shteteve evropiane”, ka thenë z. Topi duke shtuar: “Të gjithë ne brezat e rinj, fëmijët

tanë, nxënësit dhe studentët duhet të formohen intelektualisht me parime të drejta historike, sepse historia gjithmonë konfirmohet si mësuese e jetës! Ata duhet të dinë se mbijetesa e Shqipërisë në ato rrethana historike u realizua nga idealizmi dhe sakrifica e dëshmorëve si Sali Nivica! Burra të tillë i dhanë gjithçka Shqipërisë pa interes, duke sakrifikuar edhe jetën e duke na lënë ne pasardhësve të tyre pasqyrën morale ku të shihemi çdo ditë, modelin etik të sakrificës, ndershmërisë dhe idealizmit, bashkëpunimit dhe dialogut që vendi ynë natyrshëm të realizojë ëndrrën e madhe - Shqipërinë e përparuar, Shqipërinë evropiane”, ka vlerësuar Topi kontributin e Sali Nivicës. Në qoftë se rinia e sotme shqiptare anembanë trojeve iliro-arbërore e cila po lagohet masivisht nga Shqipëria dhe nga Kosova, ka nevojë për një shembull patriotizmi e atdhetarizmi e pse jo edhe nacionalizmi të pastër kombëtar, ja ku e kini Sali Nivicën që At Gjergj Fishta e ka quajtur si njërin ndër “burrat të cilët rrallë i lindin nanat” dhe njerin prej “intelektualëve më të aftë dhe më konsekuent të kohës”, sipas vlerësimit të Luigj Gurakuqit.

KOHA Javore 31
E ENJTE, 26 JANAR 2023
KULTURË
Sali Nivica

Shtëpia e Shëndetit në Ulqin (1)

Katër periudha në shërbimin shëndetësor

Periudha 1:

Malaria dhe eradikimi i saj (Kryeshefat e Stacionit shëndetësor: Dr. Eva Hrastnik, Dr. Marko Popoviq) Në shumë komuna të Malit të Zi, sidomos në periudhën mes dy luftërave dhe në një masë të konsiderueshme pas Luftës së Dytë Botërore, sëmundjet infektive kanë paraqitur problem të theksuar social dhe mjekësor. Kjo kishte të bënte, pikë së pari, me malarien, tuberkulozin, dizenterinë, tifon e morrit etj. Edhe në qarkun e Komunës së Ulqinit ka qenë një numër i dukshëm i sëmundjeve të sipërpërmendura dhe të atyre infektive.

Nga viti 1950 deri në vitin 1956, vazhdojnë aktivitetet e nisura nga periudhat e mëparshme: sidomos punohet në eradikimin e malaries (me preparatin e ri ddt); shërbimi shëndetësor orientohet në drejtimin e veprimit preventiv (zhdukjen e sëmundjeve infektive dhe të tjera, mundjen e malaries, vaksinimin) e masa të tjera higjienike.

Shërbimi DDD realizon në mënyrë të efektshme aktivitet e planifikuara në

zhdukjen e mushkonjave dhe të molestantëve dhe insekteve; shërbimi higjienik-epidemiologjik merr masat e nevojshme sanitare-higjienike dhe aksione të tjera në përmirësimin e mjedisit shoqëror më të mirë se në periudhën paraprake. Në oborr, mu pranë godinës të Stacionit shëndetësor ka qenë një rezervuar me tri vende të ndara për kultivimin dhe ruajtjen e një lloji të peshkut – gambusje. Nga këto rezervuare, gambusjet janë bartur dhe lëshuar në ujërat e ndenjura – bërrakat, moçale dhe ujëra të tjera me rrjedha të vogla në qarkun e komunës së Ulqinit. Këta peshq të vegjël – gambusje, janë kultivuar më shumë vite dhe kanë paraqitur njërën nga metodat të luftës kundër anofelizmit (gambuziet kanë qenë shumë grabitqare dhe janë ushqyer me larvat e mushkonjave).

Përndryshe gambuzia affinis është me prejardhje nga lumi Misisipi. “Nga Amerika gambuziet janë mbartur në Spanjë dhe në Itali”5, ndërsa te ne është sjellë në vitin 1925, më parë në Dalmaci. “Në Mal të Zi, nga Trogiri në vitin 1930, atë e ka prurë Georgije Abramov-i dhe i ka qitur në ujëra në rrethin e Ulqinit dhe të Tivarit”.

Malaria ka qenë një ndër sëmundjet infektive parazitare më e përhapur në tërë botën.

Për arsye se në fillim të dekadave të shekullit XX , konkretisht deri në dekadën e pestë, ka qenë shumë e pranishme edhe në Mal të Zi, si edhe në ish-republikat e tjera të ish-Ju-

gosllavisë.Ulqini me rrethinën e tij, me fushat dhe kënetën, ka qenë burimi i shkaktarëve të kësaj sëmundjeje. Në dekadën e pestë të shekullit XX, sëmundshmëria (morbiditeti) i malaries në botë ka arritur numrin deri në një miliardë, kurse mortaliteti (vdekshmëria) deri 500.000 mijë njerëz për një vit.

Jugosllavia e atëhershme ka qenë njëra prej shteteve në Evropë që ka vuajtur shumë prej malaries. Me përdorimin e preparatit ddt malaria definitivisht është zhdukur nga komuna e Ulqinit dhe komunat e tjera të Malit të Zi.

Tre rastet e fundit në Mal të Zi janë paraqitur në vitin 1959 nga rrethi i komunës së Ulqinit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë malaria gjendet në: Afrikën Subsahare, Azi, Amerikën Latine, në Lindjen e Mesme dhe në disa pjesë të Evropës.

Në vitin 2008 malaria është regjistruar në 108 shtete të botës. Numri i të sëmurëve: 274.000.000 është morbiditeti, kurse vdekshmëria - mortaliteti – 1.000.000, shumica prej këtyre kanë qenë fëmijë.

Me përdorimin e preparatit ddt malaria në Ulqin definitivisht është zhdukur.

Mjekët e atëhershëm: Dr. Abramov, Dr. Marko Popoviq, Dr. Eva Hrastnik. Punëtorët e parë të cilët kanë punuar në eradikmin e malaries ishin: Adem Hidri, Vehbi Zejnelaga, Vehbi Hoxha, Ilija Janinoviq.

KOHA Javore 32 MOZAIK
E ENJTE, 26 JANAR 2023
Gani Karamanaga

Periudha 2:

Tërmeti më 15 prill 1979

(Drejtor : Dr. Gani Karamanaga) Zona e Ulqinit është e njohur historikisht si zonë seizmikisht jostabile. Tërmeti më i parë historikisht në zonën jugore të Adriatikut, i shënuar në kronikat e kohës, është ai i shek. II para erës së re, për të cilin supozohet se ka qenë 12 ballësh të Merkalit, me epiqendër në fundin e detit jo larg Cavtatit të sotëm në Kroaci. Atëherë janë zhdukur shumë qytete bregdetare. Gjatë mesjetës janë ruajtur disa shënime për tërmetet e posaçërisht në shekullin XVI. Sipas kallëzimeve të moshuarve, tërmeti i madh i parafundit në Ulqin edhe në Shkodër, ka qenë në fillim të shek. XX. Gjithashtu, në vitin 1968 pas një kohe regjistrohet tërmeti në Ulqin edhe në rrethinë i cili ka rezultuar me dëme materiale, por jo me viktima.

Më 15 prill 1979 komunën e Ulqinit, si dhe tërë bregdetin e Malit të Zi e ka goditur një tërmet i fuqishëm, në të cilin ka pasur të lënduar dhe të vdekur, gjegjësisht prej komunës së Ulqinit ka patur 33 të vdekur. Gjithsej në tërë Malin e Zi ka pasur 133 viktima.

Atë ditë, e dielë, më 15 prill 1979 në orën 7 e 21 minuta pas tërmetit një numër i madh i punëtorëve në shëndetësi janë gjetur në oborrin e Shtëpisë së Shëndetit në Mera. Kjo ndërtesë ka pasur dëmtime shumë të mëdha dhe nuk ka qenë për përdorim.

Ndihma e parë është dhënë në hapësirat para ndërtesës. Pas një kohe të shkurtër në koordinim me pushtetin lokal Shtëpia e Shëndetit zhvendoset në pushimoren e Rozhajës në rrugën për Zall. Më vonë Shtëpia e Shëndetit kalon punën në vilën “Dubrovnik” të hotelit Mediteran.

Në të njëjtin vit, pas tërmetit janë ndërtuar barakat e montuara në Katërkollë dhe në Shtoj për nevojat e shëndetësisë.

Me ndërtimin e Shtëpisë së Shëndetit në Mera (1981), të Stacionit shëndetësor në Katërkollë (1981) dhe të Punktit shëndetësor “Krka” në Ulqin (1982), është kryer puna ndërtimore e objekteve shëndetësore. E diele, ditë prilli, Pashkët e përbash-

këta (katolike dhe ortodokse)... Nga deti erdhi stuhia, dielli u mbyll, toka filloi të dridhet, shtëpitë u rrënuan, rrugët u mbyllën.. Tërmeti më 15 prill 1979 i rrënoi shumë shtëpi në Kala. Pat edhe 6 viktima. Më vonë kam dëgjuar që kanë thënë: “Kalaja ishte e mbuluar me tym, kemi menduar se askush nuk shpëtoi prej aty...”.

Kështjella shumëshekullore qëndroi në këmbë, tërmeti e dëmtoi por mbijetoi..

- kalalitë e ruajtën vendlindjen e tyre, - nuk lejuan që të mbyllen portat e saj.

Jeta vazhdonte edhe pas tërmetit, në kampin ku ishin të strehuar dy të rinj u fejuan, pas disa ditëve ishte edhe martesa e parë pas tërmetit..

Tërmetin e përcolli solidariteti i madh prej të gjithë Malit të Zi si edhe prej republikave të tjera të ish-Jugosllavisë. Në atë ditë, para sëmundjes Josip Broz Tito ishte në rezidencën e tij në Igallo. Menjëherë më helikopter e vizitoi bregdetin e Malit të Zi kishin pasojat dhe rrënimet më të mëdha.. Prej atëherë filluan ndihmat dhe lufta që të tejkalohen pasojat e tërmetit.

Kujtime për viktimat e tërmetit Jam krenar që isha në krye të shërbimit shëndetësor në atë kohë, respekt për ata punëtorë të shëndetësisë dhe të tjerët që u bashkëngjitën për të ndihmuar të plagosurit, të sëmurët. Ata i patën harruar familjet e tyre, sepse menjëherë erdhën para Shtëpisë së Shëndetit në kushte të vështira të punojnë ditë e natë...

Periudha 3:

Refugjatët nga Kosova Shpërberja e Jugosllavisë dhe lufta civile

Kriza e refugjatëve (Drejtor: Dr. Selim Ismaili - radiolog ) Lufta etnike ne Ballkan solli vuajtje të mëdha, vrasje deri në shfarosje gjenocidale si dhe lëvizje të mëdha të popullatave të të gjitha vendeve të përfshira në luftë. Në këto kushte më ra për detyrë të udhehiqja dhe organizoja shërbimin shëndetësor në Ulqin. Më 3 gusht të vitit 1998 u emërova drejtor i këtij institucioni në valën më të madhe të lëvizjeve të refugjatëve dhe grumbullimit të tyre

në cakun përfundimtar në Komunën e Ulqinit. Në vitet e mëparshme, Ulqini ishte destinacion i refugjatëve nga viset tjera si:Bosna e Hercegovina, Kroacia dhe në fund nga Kosova që në vitin 1998 erdhi duke u shtuar, për të arritur kulmin në fillimin e vitit 1999, ku numri i refugjatëve arriti në 123.000.

Shtëpia e Shëndetit në Ulqin ishte dhe është një institucion shëndëtsor për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore të popullsisë vendore prej 26.000 banorëve. Ky kolektiv duhej të angazhohej edhe për pesë herë më shumë njerëz në kushte ekstreme. Kolektivi i përbërë prej 17 mjekëve dhe 8 stomatologëve dhe 78 punëtorëve shëndetësor dhe të mirëmbajtjes. Ishte punë kolosale. Vëndosja e refugjatëve ishte e përhapur në tërë territorin e komunës së Ulqinit. Përqendrimi ishte më i madh në qytet dhe në kampet turistike. Shumica apsolute në kushte tejet të vështira,që e vështirësonte mbrojtjen shëndetësore edhe më shumë.

Në këto kushte ky kolektiv entuziastë, me përkushtim të pashoq në punë, arritëm të ofrojmë mbrojtjen shëndetsore te të gjithë refugjatëve dhe popullsisë vendore. Në këtë kohë nuk patëm shpërthime epidemishë, apo sëmundje të rënda. Shumica e refugjatëve vinin nga rajoni i Pejës,Istogut dhe Mitrovicës, rajon me nefropati endemike dhe një numër shumë i madh i pacientëve ishte në dializë-rreth 60 të tillë. Krijuam ambulancë lëvizëse, ambulancë në kampe si dhe aktivizuam ambulancën në Shtoj dhe në Plazhin e Madh. Në të njejtën kohë nuk patëm mungesë të medikamentëve, serumeve dhe mjeteve sanitare. Patëm mbështetjen e organizatave ndërkombëtare. Mjekëve dhe të tjerëve që u angazhuan shumë edhe në terren u jemi mirënjohës. Jam krenar që isha bartës i kësaj energie pozitive.

Konkludim: Shtëpia e Shëndetit e Ulqinit ka qenë e hapur për të gjithë refugjatët nga Kosova. Personali ka punuar pa ndalim dhe të gjithë ata kanë pasur një pritje të mirë dhe shërbim mjekësor në nivel të lartë.

KOHA Javore 33 MOZAIK E ENJTE, 26 JANAR 2023

Vazhdojnë punimet në restaurimin e Muzeut të Ulqinit

Dyert e Muzeut të Ulqinit në Kala, në kuadër të së cilit punojnë pavijoni arkeologjik, etnologjik dhe galeria e arteve, që nga muaji mars i vitit të kaluar janë të mbyllura për shkak të punimeve në rikonstruksionin e tij brenda të cilit ndodhet një trashëgimi

me vlerë duke filluar nga eksponatet e periudhës ilire e deri tek artefaktet dhe veshjet e krahinave të ndryshme shqiptare të këtyre anëve. Vlera e këtij investimi, siç na njoftoi drejtuesi i këtij muzeu Gazmend Kovaçi, është 80.000 euro. “Ky projekt fi-

Synojnë që kjo hapësirë muzeore e vendosur në pjesën e epërme të Kalasë, pranë portës veriore të saj të kthehet në një pikë atraksioni për turistët vendas dhe të huaj, të ruhen vlerat e objekteve historike si atraksione gjithmonë edhe më tepër të lakmuara në shërbim të vizitorëve dhe të jetë një vlerë e shtuar e këtij qyteti të lashtë

nancohet nga Komisioni Evropian, Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte të Komunës së Ulqinit në kuadër të projektit trepalësh të Malit Zi, Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Me këtë projekt është përfshirë rikonstruksioni i gjysmës së kompleksit të Muzeut, kurse pjesa tjetër duhet të jetë në vëmendjen e investimeve të ardhshme në mënyrë që të arrihet një standard që duhet të kenë të gjithë muzetë. Deri më tani janë vendosur dyert dhe dritaret e reja në pavijonin e etnografisë dhe në galerinë e arteve, janë sanuar muret e brendshme në të dy pavijonet e përmendura dhe është në fazën e punimeve tualeti për tur-

KOHA Javore 34 MOZAIK
E ENJTE, 26 JANAR 2023

istët, i cili është më se i nevojshëm. Po ashtu është përfunduar edhe pullazi në objektin e etnografisë”, pohon Kovaçi. Sipas fjalëve të tij, pjesë e këtyre investimeve është edhe instalimi i dritave ( ndriçimi) në të tri ndërtesat e Muzeut. Ai shpreson se punimet do të përfundojnë deri në fund të marsit të këtij viti në mënyrë që të mund të përgatisin Muzeun për sezonin e ardhshëm turistik. “ Pas përfundimit të punimeve të planifikuara me këtë projekt dukshëm do të përmirësohen kushtet e punës së këtij muzeu, të cilat kanë munguar shumë dekada. Përveç kësaj do të shtohet oferta e Muzeut, do të shtrenjtohen biletat prej 3 në 5

Pas përfundimit të punimeve të planifikuara me këtë projekt dukshëm do të përmirësohen kushtet e punës së këtij muzeu, do të shtohet oferta e Muzeut, do të shtrenjtohen biletat prej 3 në 5 euro për hyrje në Muze, ndërsa edhe arkëtimet do të njohin rritje

euro për hyrje në Muze, ndërsa edhe arkëtimet do të njohin rritje në krahasim me vitet e mëparshme”, shprehet Kovaçi. Ai shton se synojnë që kjo hapësirë muzeore e vendosur në pjesën e epërme të Kalasë, pranë portës veriore të saj të kthehet në një pikë atraksioni për turistët ven-

das dhe të huaj, të ruhen vlerat e objekteve historike si atraksione gjithmonë edhe më tepër të lakmuara në shërbim të vizitorëve dhe të jetë një vlerë e shtuar e këtij qyteti të lashtë ndër më të vjetrit në bregdetin Adriatik, me histori më të vjetër se 2500 vjeçare.

KOHA Javore 35 MOZAIK E ENJTE, 26 JANAR 2023
Ky projekt me vlerë prej 80.000 euro financohet nga Komisioni Evropian, Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte të Komunës së Ulqinit në kuadër të projektit trepalësh të Malit Zi, Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës

“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

kohajavore.me

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.