Koha 1044

Page 1

Zgjedhje pa zgjidhje

Femra
atdhetare
shquar
KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 19 janar 2023 Viti XXll Numër 1044 Çmimi 0,50
Kontribut për gjeografinë historike të popullit shqiptar
krajane,
e
e çështjes kombëtare
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi më 19 mars Qendra të shumta skijimi presin për rënie të dëborës Do të mbahen më 5 mars 2023 Barbarizëm serb dhe krim kundër njerëzimit 4 5 10 12 E ENJTE, 19 JANAR 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Isa Boletini dhe emigrantët shqiptarë në dokumentet arkivore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi Një poet dhe albanolog i vetmuar mes Ulqinit dhe Lezhës Vdekja e ngadaltë e qytetit Folklori burimor dhe arti i bukur dramatik i anamalasve 16 18 24 28 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 19 JANAR 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi më 19 mars

Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq, ka shpallur të hënën datën e zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 19 mars 2023.

Ajo e ka bërë këtë në përputhje me nenin 89 të Kushtetutës së Malit të Zi dhe nenin 2 të Ligjit mbi zgjedhjen e Presidentit të Malit të Zi, sipas të cilëve kryetari i Kuvendit është i autorizuar dhe i obliguar që t’i shpallë zgjedhjet për President të Malit të Zi jo më vonë se 120 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit të Malit të Zi. “Duke marrë parasysh se prej ditës

së shpalljes deri në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve për President të Malit të Zi nuk mund të kalojnë më pak se 60 ditë dhe as më shumë se 90 ditë, si dhe duke pasur parasysh se në prill 2023 janë festat fetare të tre religjioneve më të mëdha në Malin e Zi, është vlerësuar se data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve është 19 mars 2023. Kështu më 9 prill janë Pashkët katolike, më 16 prill Pashkët ortodokse, kurse më 21, 22 dhe 23 prill Bajrami. Të tri festat fetare bien të dielën, e cila është dita e përcaktuar me ligj për mbajtjen e zgjedhjeve.

Po ashtu, duke pasur parasysh mundësinë që asnjëri nga kandidatët potencialë në zgjedhjet presidenciale të mos fitojë në rrethin e parë zgjedhor, pra të mos fitojë më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve që kanë votuar, ka qenë e nevojshme të merret parasysh fakti se rrethi i dytë zgjedhor mbahet pas 14 ditësh, gjë që sërish nuk do të ishte në rregull nëse do të binte gjatë ditëve të festave fetare, prandaj për këtë arsye është caktuar 19 marsi, në mënyrë që në një rast të tillë rrethi i dytë zgjedhor të mbahet më 2 prill 2023”, thekson deklarata për shtyp e Kuvendit të Malit të Zi.

Në këtë mënyrë ka rënë poshtë çdo mundësi që zgjedhjet presidenciale dhe ato eventuale parlamentare të mbahen në të njëjtën ditë, siç është deklaruar disa herë nga përfaqësuesit e partive politike.

Menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve presidenciale, forcat politike kanë filluar me propozimet dhe iniciativat për kandidatët e mundshëm për president të Malit të Zi.

Mandati i Presidentit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka filluar më 20 maj 2018 dhe përfundon më 19 maj 2023.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 19 JANAR 2023
Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijella Gjuroviq, shpalli datën e zgjedhjeve presidenciale

Zgjedhjet lokale në Tuz

Do të mbahen më 5 mars 2023

Tuz – Zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit do të mbahen më 5 mars 2023, kështu solli vendimin për shpalljen e zgjedhjeve presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq në fund të dhjetorit. Nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i votuesve në listat zgjedhore për zgjedhjet lokale në Komunën e Tuzit në ditën e 28 dhjetorit 2022 është 12 mijë e 290, derisa në zgjedhjet e 30 gushtit 2020 ky numër ka qenë 12 mijë e 151. Ndërkohë numri i votuesve të saporegjistruar është 618, nga të cilët 565 e kanë fituar të drejtën e votës me arritjen e moshës madhore, 33 në bazë të regjistrimit të vendbanimit dhe 20 me marrjen e shtetësisë malazeze.

Ndërkaq në bazë të të dhënave nga MPB-ja, numri i votuesve për të cilët është kryer ndryshimi i regjistrit në bazë të aplikimit, përkatësisht çregjistrimit të vendbanimit në Mal

të Zi është 617, ndërsa nga lista e votuesve janë fshirë 343 votues. “Për shkak të vdekjes 342 dhe 1 për shkak të çrregjistrimit të vendbanimit jashtë Malit të Zi. Numri i votuesve të cilët e kanë ndryshuar emrin personal është 245, derisa 89 votues që u është ndryshuar data e lajmërimit të vendbanimit të fundit. Numri i votuesve të cilëve u është ndryshuar vendvotimi është 155”.

Më tutje në këtë njoftim të MPB-së thuhet se qasjen në listën zgjedhore votuesi mund ta realizojë personalisht në sportel të filialit për çështje administrative, shtetësisë dhe të huajve në Tuz, çdo ditë pune nga e hëna në të premte nga ora 8 deri në orën 14 me kartë të vlefshme të identitetit ose pasaportë.

“Me rastin e aksesimit të drejtëpërdrejtë votuesi mund të kërkojë ndryshimin e të dhënave të regjistruara në listën zgjedhore. Votuesi mund

të ketë qasje në listën e votuesve direkt ose përmes ueb portalit www. biraci.me, ku duke shënuar numrin e kartës së identetit ose të pasaportës, mund të verifikojë nëse është në listën e votuesve dhe në cilin vendvotim. Votuesit të cilët posedojnë kartë elektronike të identitetit të lëshuar pas 30 marsit 2020, qasjen në listë mund ta kryejnë drejtpërdrejt përmes portalit https://e.servis.mup.gov. me, me përdorimin e çertifikatës për përdorim elektronik. Në këtë mënyrë mund ta ndryshojnë edhe adresën”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Kujtojmë që zgjedhjet e fundit lokale në Tuz janë mbajtur më 3 mars 2019 ku garuan pesë lista zgjedhore të pavarura dhe një koalicion: Forumi Shqiptar (ASH – LDSH – UDSH), Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Socialiste Popullore, Demokratët, Partia Boshnjake dhe Partia Socialdemokrate. t. u.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 19 JANAR 2023

BE këmbëngul që Mali i Zi ta shfuqizojë dhënien e shtetësisë për investitorë të dyshimtë

Mali i Zi të harmonizojë urgjentisht politikën e tij të vizave me BE-në

Zëdhënësja e Këshillit Evropian, Ana Pisonero Hernandez, ka thënë se si vend kandidat i BE-sË Mali i Zi duhet të përmbahet nga çdo masë që mund të rrezikojë arritjen e qëllimeve të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe përdorimin e skemës për dhënien e shtetësisë ekonomike.

“Ne monitorojmë nga afër ngjarjet që mund të kuptohen si anashkalim i masave të aplikuara në kuadrin e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Ne mirëpresim vazhdimin e përafrimit të plotë të Malit të Zi me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe angazhimin e tij për zbatimin e plotë të masave kufizuese të BE-së”, ka thënë të premten Pisonero.

Ajo vuri në dukje se “Komisioni Evropian e ka këshilluar vazhdimisht Malin e Zi që të heqë skemën e shtetësisë për investitorët dhe se Mali i Zi është zotuar ta bëjë këtë deri në fund të vitit 2022 për shkak të rreziqeve që paraqet, si pastrimi i parave, evazioni

fiskal, financimi i terrorizmit, korrupsioni dhe infiltrimi i krimit të organizuar”.

Këshilli Evropian në raportin e fundit i kërkoi Podgoricës të heqë shtetësinë ekonomike dhe të harmonizojë politikën e vizave për “vendet e treta”. “Nëse vlerësohet se programe të tilla paraqesin një rrezik të shtuar për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të shteteve anëtare, regjimi pa viza mund të pezullohet”, thuhet në raportin për monitorimin e regjimit pa viza të vendeve anëtare. Raporti rekomandon që Mali i Zi duhet të harmonizojë urgjentisht politikën e tij të vizave me Bashkimin Evropian kur bëhet fjalë për vendet e treta, veçanërisht ato që përfaqësojnë migrimin e parregullt ose rreziqet e sigurisë për Bashkimin Evropian. “Mali i Zi nuk e ka anuluar ende programin e shtetësisë për investitorët, pavarësisht vendimit të shpallur më parë për anulimin e tij në vitin 2021. Përkundrazi, në dhjetor 2021 qeveria

malazeze vendosi të zgjasë programin deri në fund të vitit 2022”, thuhet në raportin e KE-së.

Ata kujtojnë se në vitin 2021, Mali i Zi ka pranuar 241 aplikime për 807 persona për marrjen e shtetësisë në bazë të investimeve. Mbi këtë bazë deri në dhjetor 2021 janë lëshuar 264 pasaporta malazeze. Programi i planifikuar të zgjasë tre vjet filloi në vitin 2019 nga qeveria e mëparshme e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Millo Gjukanoviq. Në tre vjet (nga janari 2019 deri në fund të vitit 2021) synohej të “shiten” 2.000 pasaporta, kështu që për shkak të interesit të ulët, qeveria e Zdravko Krivokapiqit planifikoi ta anulojë në fund të vitit 2021. Mirëpo, më 30 dhjetor të vitit 2021 u vendos që programi të zgjatej deri në fund të vitit 2022 me shpjegimin se investitorët nuk kishin kohë për të përfunduar projektet për shkak të krizës së pandemisë COVID-19. (VOA)

KOHA Javore 6 E ENJTE, 19 JANAR 2023 NGJARJE JAVORE

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, u prit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, dhe kryeministri Albin Kurti

Përkushtim i dyanshëm për angazhim drejt hapjes së kapitujve të ri të bashkëpunimit

Prishtinë – I ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj, ka zhvilluar të mërkurën e kaluar (11 janar 2023) takime me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, dhe kryeministrin Albin Kurti. Në deklaratën për media të zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës thuhet se në takim, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve të mira fqinjësore në dobi të qytetarëve dhe bashkërendimin e qëndrimeve kundër tendencave destabilizuese në rajon. “Palët diskutuan po ashtu për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast Presidentja Osmani vlerësoi lart mbështetjen e Malit të Zi për perspektivën evropiane të Kosovës dhe

theksoi rëndësinë e lartë të vazhdimit të kësaj mbështetjeje përderisa Kosova po ndërmerr hapa të rëndësishëm në këtë drejtim”, thekson deklarata.

Duke folur për rolin e komunitetit malazez në Kosovë, Presidentja Osmani ka potencuar bashkëpunimin e mirëfilltë në kuadër të Këshillit Konsultativ për Komunitete.

Palët diskutuan për mundësitë dhe potencialin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me ç’rast u theksua përkushtimi i dyanshëm për angazhim drejt hapjes së kapitujve të ri të bashkëpunimit.

Ndërkaq në takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe dhe për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëm-

bimeve tregtare ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

“Duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme të Malit Zi ndaj Kosovës, veçanërisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e pozitës së Kosovës në iniciativa rajonale, Kryeministri Kurti e përgëzoi z. Çobaj për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të ngushtë”, thekson deklarata për media e zyrës së kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Kurti ka theksuar vullnetin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për angazhim edhe më të madh në çështje të interesit të përbashkët të të dy vendeve e që kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë dhe sigurinë në rajon.

(Kohapress)

KOHA Javore 7 E ENJTE, 19 JANAR 2023 NGJARJE JAVORE

Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, vizitoi të hënën Komunën e Ulqinit

Bashkëpunim për një administratë publike efikase dhe më ekonomike

Ulqin – Ministri i Administratës Publike në mandatin teknik, Marash Dukaj, ka zhvilluar të hënën një vizitë pune në Komunën e Ulqinit, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Omer Bajraktari, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Administratës Publike thuhet se Dukaj dhe Bajraktari kanë biseduar për tema të shumta që lidhen me funksionimin e Komunës së Ulqinit, projektet aktuale, reformën e administratës publike në të gjitha nivelet, me theks të posaçëm në reformën e vetëqeverisjes lokale si dhe modalitetet për avancimin e bashkëpunimit.

Ministri Dukaj ka thënë se janë plotësisht të përkushtuar ndaj procesit të decentralizimit të sistemit në Mal të Zi e bashkë me këtë edhe ndaj forcimit të rolit të njësive të vetëqeverisjes lokale në procesin e reformës së administratës publike në nivel lokal, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve, por edhe rregullimin e sistemit të menaxhimit

në të gjitha fushat e punës së tyre. “Në këtë kuptim, jemi duke realizuar aktivitete në fushën e përmirësimit të kuadrit ligjor, sigurisë kibernetike, digjitalizimit dhe e-shërbimeve, rreth të cilave mund të mblidhemi së bashku në mënyrë që në bashkëpunim ekipor t’i zgjidhim sfidat e shumta”, ka theksuar ai.

Dukaj ka thënë se Ministria e Administratës Publike do të mbështesë plotësisht zhvillimin e mëtejshëm të vetëqeverisjeve lokale me qëllim të ofrimit efikas të shërbimeve për qytetarët dhe ka nënvizuar rëndësinë e vendosjes së bashkëpunimit në fushën e administratës elektronike me qëllim të krijimit të një administrate publike efikase dhe më ekonomike.

Ai i ka nxitur përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit që të përcjellin dhe marrin pjesë aktivisht në programet e Ministrisë së Administratës Publike. Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, e ka njoftuar ministrin Dukaj me riorganizimin e sekretariateve dhe shërbimeve të Ko-

munës së Ulqinit, që sipas tij, tashmë po tregon rezultate të dukshme.

“Ky është riorganizimi i parë serioz pas disa dekadash, i cili ishte i nevojshëm për t’u përgjigjur nevojave aktuale dhe moderne të shoqërisë”, ka theksuar ai.

Bajrakatari ka potencuar se “Komuna e Ulqinit përpiqet për digjitalizim më të madh të shërbimeve publike, forcimin e mëtejmë të kapaciteteve njerëzore dhe profesionalizimin e administratës lokale dhe se në këtë drejtim pret ndihmë dhe përkrahje nga Ministria”.

Në takim kanë marrë pjesë edhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Administratës Publike, Dragisha Janjusheviq, dhe shefja e kabinetit të ministrit, Milica Pajoviq, kurse nga Komuna e Ulqinit, kryetari i Kuvendit, Ardijan Mavriq, nënkryetarët e Komunës Sabri Salaj e Beqir Sellaj, dhe kryeadministratori Naser Resulbegoviq. Po të hënën, ministri Dukaj ka vizituar edhe Komunën e Tivarit, ku është pritur nga kryetari i saj Dushan Raiçeviq me bashkëpunëtorë. i. k.

KOHA Javore 8 E ENJTE, 19 JANAR 2023 NGJARJE JAVORE

Komuna e Gucisë

Nënshkroi marrëveshjen për projektin e ri tejkufitar në vlerën 389.635.61 euro

Guci – Në Ministrinë e Financave, Sektori për marrëveshje dhe financim të programeve nga mjetet e Bashkësisë Evropiane (CPCU) në Beograd, i cili është i ngarkuar për marrëveshje të projekteve sipas ftesës së bashkëpunimit tejkufitar Serbi-Mal i Zi, 2014-2020 (IPA II), zyrtarisht është nënshkruar marrëveshja me vlerë 389.635.61 euro për projektin tejkufitar “Clean community for sustainability in Environment and Nature – CLEAN”, gjegjësisht “Bashkësia e pastër për rrethim të qëndrueshëm dhe natyrë – të PASTËR”, të cilin e ka fituar Komuna e Gucisë bashkë me Komunën e Ivanjicës si partnere. Kontratën në emër të Komunës së Gucisë e ka nënshkruar kryetarja e Komunës Anella Çekiq, në prezencën e nënkryetarit të Komunës Huso Brdakiq, dhe shefit të Shërbimit të Policisë

Komunale, Semih Rexhepagiq. Projekti në shumën prej 84.90 % të mjeteve financohet nga buxheti i Bashkësisë Evropiane, ndërsa pjesën tjetër e financojnë vetëqeverisjet lokale. Në pajtim me projektin i cili ka fituar dritën e gjelbër nga sektori i sipërpërmendur dhe Bashkësia Evropiane, Komunës së Gucisë i janë destinuar 210.000.00 euro, ndërsa pjesa tjetër e shumës i takon Komunës së Ivanjicës. Në këtë projekt Komuna e Gucisë është lider partner, gjegjësisht bartëse e projektit, ndërsa Komuna e Ivanjicës është partnere aplikuese. Me buxhetin e projektit është paraparë blerja e automjeteve të specializuara si dhe pajisjeve të tjera komunale, kurse projekti do të zbatohet në 24 muajt e ardhshëm. Gjithashtu është shkruar edhe marrëveshja e partnerëve (partnership

agreement) në mes të Komunës së Gucisë dhe Komunës së Ivanjicës, të cilën e kanë nënshkruar kryetarët e komunave Anella Çekiq the Momçillo Mitroviq, e me të cilën definohen detyrimet e dyanshme në realizimin e projektit. Me realizimin e projektit në fjalë do të avancohet sistemi i menaxhimit me mbeturina në Guci dhe Ivanjicë. Ky është IPA projekti i tretë tejkufitar i lejuar Komunës së Gucisë, ndërsa në ditët në vijim kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq do të nënshkruajë edhe marrëveshjen për projektin e katërt tejkufitar, të cilin Komuna e Gucisë do ta realizojë me Komunën e Pukës të Republikës së Shqipërisë. Vlera e marrëveshjes do të jetë 300.420.00 euro, nga të cilat mbi 50 % të mjeteve i janë destinuar Komunës së Gucisë.

KOHA Javore 9 E ENJTE, 19 JANAR 2023
NGJARJE JAVORE

Në sezonin turistik dimëror

Qendra të shumta presin për rënie

Qendrat e ndryshme të skijimit jo vetëm në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe ato të Evropës ankohen për shkak se moti me temperatura relativisht të larta për këtë periudhë kohore nuk po i favorizon pasi që ende nëpër qendra skijimi nuk ka dëborë, ose edhe atje ku mund të ketë një shtresë të lehtë bore është e pamjaftueshme

Të pasionuarit pas sporteve dimërore siç është sporti i skijimit, i cili konsiderohet edhe si sport ekstrem, po presin ende për ta shijuar këtë sport, aventurier, rekreativ dhe argëtues. Qendrat e ndryshme të skijimit jo

vetëm në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe ato të Evropës ankohen për shkak se moti me temperatura relativisht të larta për këtë periudhë kohore nuk po i favorizon pasi që ende nëpër qendra skijimi

nuk ka dëborë, ose edhe atje ku mund të ketë një shtresë të lehtë bore, është e pamjaftueshme. Organizatat turistike të vendeve përkatëse nuk po i favorizon moti që të mund të kenë profit nga ky sport si rëndom në këtë mes të janarit. Nga

KOHA
10
Javore
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 19 JANAR 2023

shumta skijimi të dëborës

ana tjetër edhe turistët e shumtë janë të brengosur nga ky fenomen i natyrës, sepse ata mezi presin që të kalojnë ndonjë fundjavë apo ditë tjetër pushimi, për t’u kënaqur dhe për t’u argëtuar nëpër qendra skijimi të cilat nga viti në vit përpiqen që të përmirësojnë kushtet (terrenet sportive), infarastrukturën e përgjithshme në mënyrë që vizitorët të mbeten të kënaqur nga shërbimi i tyre.

Në qendrat e skijimit në Mal të Zi ka mungesë dëbore edhe pse sezoni turistik dimëror në vend është hapur zyrtarisht nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar. Edhe në Maqedoninë e Veriut ankohen se do të ketë një sezon katastro-

fik për ta, ashtu siç u shpreh ditë më parë drejtuesi i resortit të skive “Bistra” gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës.

Pra, ashtu siç kanë pohuar ekspertët, mungesa e dëborës vjen si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga vetë njerëzit dhe këto pasoja po i ndjejnë më së shumti pronarët dhe drejtuesit e bizneseve të qendrave të ndryshme të skijimit, por edhe turistët që presin me padurim t’ia mësyjnë dëborës. Mirëpo, këto temperatura të larta që nuk sollën dëborë e kanë një anë pozitive për të gjithë ata të cilët jetojnë nëpër viset veriore, ku dimri për ta është më i butë e rrjedhimisht edhe jeta bëhet më e lehtë.

Ky mot favorizon banorët të cilët në vendbanimet e tyre merren me blegëtori, pasi që kur nuk ka dëborë kullosat janë të lira e kështu mund t’i ushqejnë bagëtitë e tyre duke kursyer sadopak rezervat ushqimore që i kanë siguruar për to për këtë sezon dimëror.

Nga disa imazhe të cilat i kanë publikuar mediat ditëve të fundit, në shumicën e qendrave të skijimit në Ballkan, Rumani, Bullgari, etj, vihet re që ato janë pothuajse tërësisht pa dëborë. Mediat kanë raportuar se disa shtigje të skijimit në Bjelasnicë kanë qenë të mbyllura më 5 janar, ndërsa edhe vizitorë të shumtë janë larguar. Shpresojmë që në ditët në vijim do të përmbushën pritshmëritë e qendrave të skijimit dhe të vizitorëve (skiatorëve), ku meteorologët paralajmërojnë reshje intensive të shiut, ndërsa në viset veriore edhe të dëborës.

Kjo tematikë u pasqyrua pak ditë para hyrjes së gazetës në shtyp e cila u botua të enjten më 19 janar 2023. t. u.

11
KOHA Javore
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 19 JANAR 2023

Barbarizëm serb krim kundër njerëzimit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani: “Të kthehemi në Reçak e në çdo vend tjetër ku barbaria serbe la gjurmë tmerri, ta themi me zë të lartë se këtu kanë ndodhur krime kundër njerëzimit, siç e tha ambasadori Uoker para njëzet e katër vjetësh; ta dëshmojmë të vërtetën e Reçakut e të gjithë Kosovës, sepse vetëm e vërteta ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në paqe”. (15 janar 2023)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti: “Reçaku është një nga dëshmitë kryesore që na kujton rrënjët dhe çmimin e lirisë sonë. Në 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut, nderojmë 45 shqiptarët civilë të masakruar nga forcat e Serbisë. Ne përkulemi para vuajtjes e sakrificës së njerëzve tanë. Shteti ynë demokratik nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës. Populli ynë i është gjithmonë mirënjohës e falënderues Ambasadorit Uilliam Uoker për rolin e kontributin e punës së tij për të vërtetën dhe Kosovën”. (15 janar 2023)

24 vite më parë, më 15 janar të vitit 1999 në fshatin Reçak, Komuna e Shtimes jo më larg se 30 kilometra në jug të Prishtinës, forcat serbe të diktatorit terrorist të Serbisë, Millosheviqit vranë 45 civilë shqiptarë të pafajshëm. Të dielën (15 janar 2023) në atë fshat u mblodhën një numër i

madh qytetarësh në një tubim përkujtimor në nderim të viktimave, udhëheqësit më të lartë të Republikës së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, si dhe ambasadori Uilliam Uoker i cili 24 vjetë më parë i kumtoi botës lajmin e zi të masakrës në Reçak të 45 shqiptarëve. Kosova shënoi 24-vjetorin e këtij krimi kundër njerëzimit, përvjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike e cila konsiderohet si pikëkthesa kryesore e ngjarjeve të mëvonshme në Kosovë, sulmet ushtarake të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe industriale serbe, përfshirë kryeqytetin e Sebisë Beogradin. Ajo ishte një ndërhyrje që më në fund detyroi largimin e forcave terroriste ushtarake dhe policore serbe nga Kosova, duke i dhënë kështu fund luftës në Kosovë.

Ishte ambasadori amerikan Uilliam Uoker, në atë kohë Shef i Misionit Verifikues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) ai i cili në atë kohë zgjoi nga gjumi letargjik ndërgjegjen e botës mbi barbarizmat që makineria ushtarako-policore dhe paramilitare e Serbisë po bënte në Kosovë, si të donte dhe kur të donte pa asnjë ndëshkim. Ambasadori amerikan Uoker ka thënë në të kaluarën se ato që ai ka parë me sytë e tij në Reçak janë ato që ai i konsideron si prova dërrmuese të së vërtetës që ka ndodhur aty. Të vërtetën që ai i kumtoi botës në atë kohë se forcat ushtarake, policore dhe paramilitare të Serbisë kishin kryer masakra dhe krime të rënda kundër njerëzimit ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Pasi kishte parë kufomat e shqiptarëve të vrarë në Reçak, ambasadori amerikan e ka dënuar masakrën si një “barbarizëm të pabesueshëm”, ndërsa i ka cilësuar vrasjet në fshatin Reçak si “një

krim kundër njerëzimit”, duke i thënë në atë kohë gazetës amerikane “Nju Jork Tajms” se,”nuk dëshironte të hezitonte asnjë minutë që të akuzonte drejtpërdrejt forcat qeveritare serbe si përgjegjëse të kësaj masakre”. Deklarata e ambasadorit Uolker bëri jehonë anembanë botës në atë kohë, por shkaktoi reagime të ashpra sidomos në Shtetet e Bashkuara dhe në Ervopë. Ish-presidenti amerikan Bill Klinton ka reaguar atëherë ndaj deklaratës së ambasadorit Uolker duke thënë se: “Masakra e Reçakut ishte një akt vrasës i qëllimshëm dhe pa dallim që synonte të frikësonte popullin e Kosovës”. Ndërsa ministri i Jashtëm i Gjermanisë gjatë shpërthimit të krizës në Kosovë, Josçka Fisher duke folur në emër të Bashkimit Evropian pas zbulimit të masakrës në Reçak nga ambasadori Uoker ka thënë: “Ata që janë përgjegjës për këtë akt, duhet ta dinë se komuniteti ndërkombëtar nuk do të pranojë kurrë masakrimin brutal dhe vrasjen e popullatës civile”. Masakra e shqiptarëve civilë nga forcat serbe në Reçak ishte vetëm një nga sulmet e forcave terroriste serbe kundër popullatës shqiptare të Kosovës gjatë atyre viteve, për të cilat bota nuk ishte e informuar. Por më në fund ka qenë deklarata e ambasadorit Uilliam Uoker, si dëshmitar okular i masakrës në Reçak, ajo që bëri jehonë në mediat botërore dhe si rrjedhim shkaktoi një ndryshim të dukshëm të politikës së vendeve perëndimore karshi gjendjes në Kosovë dhe njëkohësisht shërbeu si një katalist për ndërhyrjen eventuale të NATO-s për të dëbuar forcat serbe nga Kosova. Gazeta e kryeqytetit amerikan “Uashington Post”, shkruante në prill të vitit 1999 se pas një shqyrtimi të vendim-mar-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 19 JANAR 2023 E
vërteta e Reçakut
Për Koha Javore: Frank Shkreli / Nju Jork

dhe njerëzimit

rjeve në Shtëpinë e Bardhë dhe në kryeqendrën e NATO-s në Bruksel, shihet qartë se masakra e Reçakut transformoi politikën e Perëndimit ndaj Ballkanit si asnjë ngjarje tjetër më parë. Masakra e Reçakut sipas gazetës “Uashington Post”, bindi qeverinë amerikane dhe aleatët e saj në NATO se politika e tyre e ndjekur deri atëherë duhej të ndryshohej fund e krye.

Politika amerikane ndaj Kosovës deri atëherë bazohej në atë që njihet si “Paralajmërimi i Krishtlindjes”, një telegram prej një fjalie që administrata e presidentit Bush të parë i kishte dërguar Millosheviqit më 24 dhjetor 1992, vija e kuqe e që ishte një telegram shumë i shkurtër dhe pa stërhollime, por tekstualisht përmbajtja e tij u citua nga “Uashington Post” të ketë qenë fjalia që vijon: “Në rast të një konflikti në Kosovë që shkaktohet nga ndërhyrja e Serbisë, Shtetet e Bashkuara do të jenë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe brenda Serbisë”. Ky kërcënim u përsërit disa herë edhe nga ish-Sekretari i Departamentit të Shtetit Uorren Kristofer në mandatin e parë të presidentit Klinton, por deri në Masakrën e Reçakut mbeti vetëm një kërcënim në letër. Ishte pra Masakra e Reçakut dhe dëshmia e një ambasadori amerikan mbi këtë tragjedi që zgjoi më në fund ndërgjegjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në NATO, por edhe të botës mbarë e cila bëri që paralajmërimi kërcënues i administratës së Xhorxh Bushit të parë me rastin e Krishtlindjes të vitit 1992, më në fund të zbatohej. Si përfundim, më 13 tetor 1999 për herë të parë në historinë e saj organizata e Atlantikut Verior NATO autorizon komisionin ushtarak të saj

që të fillonte planifikimin për ndërhyrje ushtarake në Kosovë. Shpesh mendoj me vete po të kishte qenë në atë kohë në Kosovë ndonjë përfaqësues tjetër nga ndonjë vend evropian e jo Uilliam Uoker, si Shef i Misionit Verifikues i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, çfarë do të kishte ndodhur me rrjedhat historike të Kosovës dhe me të vëretën e Reçakut?A do kishte pasur një përfaqësues tjetër fuqinë dhe ndërgjegjen morale që të shkonte e të vërtetonte vet se çka kishte ndodhur në Reçak? Ose çfarë do të kishte ndodhur në qoftë se ambasadori Uoker nuk do të kishte shkuar fare për të parë vetë me sytë e tij tragjedinë në Reçak? Unë besoj se si rrejdhim do të kishte pasur masakra të tjera si ajo e Reçakut, anembanë Kosovës dhe askush nuk do të dinte gjë për to sot e kësaj dite. Ambasadori Uoker kollaj mund të kishte shkruar raportin nga një zyrë e ngrohtë në Prishtinë e ta dërgonte në Vjenë duke informuar OSBE-në se “sipas raporteve thuhet se ka ndodhur një tragjedi në Reçak, por rrethanat dhe hollësitë nuk dihen”. Dhe me aq ai e kishte kryer detyrën e vet.

Por jo! Ai si diplomat i regjur e me përvojë e ka ditur se një raport i tillë nuk do të kishte pasur kurrë efektin që do të kishte dëshmia e tij e gjallë, duke vajtur vet në vendin e ngjarjes

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tragjike në Reçak, duke e bërë kështu më të besueshme deklaratën e vet mbi masakrën që kishte parë në atë fshat.

Andaj në këtë 24-pëvjetor të atij krimi të shëmtuar nga forcat kriminele serbe, të kujtojmë natyrisht me respekt dëshmorët dhe martirët e rënë të Reçakut në solidaritet me familjet e tyre, por njëkohësisht të mos harrojmë as diplomatin amerikan, ambasadorin Uilliam Uoker, i cili me guximin dhe kurajon e tij zgjoi ndërgjegjen morale të botës e cila falë dëshmisë së tij u njoh për së afërmi me barbarizmat që po bënte Serbia me dekada në Kosovë kundër shqiptarëve, dhe më në fund bëri që NATO të vendoste që të ndërhynte për t’i ndaluar masakrat serbe kundër shqiptarëve, duke ndërmarrë sulme ajrore kundër Serbisë dhe forcave të saj në Kosovë.

Të rënëve Zoti u faltë paqen! Familjeve të dëshmorëve Zoti u dhashtë forcë! Ndërsa mikut tonë, ambasadorit Uilliam Uoker i cili për shumicën e shqiptarëve kudo ka lenë gjurmë të thella dhe vulë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe të mbarë kombit shqiptar - Zoti i faltë jetë të gjatë dhe shëndet, ashtu që të dëshmojë të vërtetën e Reçakut për një kohë të gjatë!

Rrnoftë ndër shekuj Kosova e pavarur, e lirë dhe demokratike!

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 19 JANAR 2023
Fotot nga përvjetori përkujtimor janë marrë nga portali i presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ku mund të shikoni edhe foto të tjera nga ky tubim

Viti i zgjedhjeve

Zgjedhje pa zgjidhje

Qytetarët i përjetojnë zgjedhjet me ankth pasi që fushatat zgjedhore dhe në përgjithësi i gjithë procesi zgjedhor shndërrohen në një betejë të vërtetë, ku nuk zgjidhen mjete për të goditur dhe sulmuar “armikun”. Ndërsa vetë qytetarët, dashur padashur bëhen pjesë e kësaj loje të pistë

KOHA Javore 14
javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 19 JANAR 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë një sprovë e radhës për demokracinë e brishtë dhe mund të konsiderohen si një referendum i dytë për pavarësinë e Malit të Zi. Në situata të veçanta, zgjedhjet i kontribuojnë zgjidhjes së krizës politike. Por në rastin e Malit të Zi, një gjë është e sigurt – zgjedhjet (presidenciale dhe parlamentare) nuk do të ofrojnë ndonjë zgjidhje për këtë

Zgjedhjet janë një instrument për të matur mbështetjen e qytetarëve për politikën që përfaqëson një forcë politike. Ato janë një proces i rregullt, që zhvillohen sipas një kalendari të përcaktuar në bazë të ligjit dhe shërbejnë edhe si tregues i shkallës së demokracisë së një vendi. Por në vende me demokraci të pakonsoliduar, siç është Mali i Zi dhe disa vende të tjera të rajonit, zgjedhjet e kanë humbur kuptimin e shprehjes së vullnetit të lirë të qytetarëve për shkak të përpjekjeve për manipulim zgjedhor. Pjesa më e madhe e forcave politike pjesëmarrëse në zgjedhje përdorin të gjitha mjetet, përfshirë edhe ato joligjore, për arritjen e qëllimit të tyre, domethënë arritjes së një rezultati maksimal dhe fitores së zgjedhjeve. Ato përdorin forma e mekanizma të ndryshme për blerjen e votës, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë përmes favoreve, punësimeve partiake etj. Në këtë mënyrë,

konkurrenca e pabarabartë dhe e pandershme ndikon në devijimin e vullnetit të lirë të qytetarëve të shprehur përmes votës së tyre. Mali i Zi ka hyrë në vitin 2023 me krizën më të madhe politike në historinë e tij të re, që prej shpalljes së Pavarësisë në vitin 2006. Ky është një vit zgjedhor, ku përpos zgjedhjeve presidenciale që tashmë dihet se do të zhvillohen më 19 mars, pritet të mbahen edhe ato parlamentare dhe zgjedhjet lokale në Tuz. Qytetarët i përjetojnë zgjedhjet me ankth pasi që fushatat zgjedhore dhe në përgjithësi i gjithë procesi zgjedhor shndërrohen në një betejë të vërtetë, ku nuk zgjidhen mjete për të goditur dhe sulmuar “armikun”. Ndërsa vetë qytetarët, dashur padashur bëhen pjesë e kësaj loje të pistë. Deri tani, proceset zgjedhore në Mal të Zi kanë qenë në përgjithësi të qeta dhe për këtë janë vlerësuar nga ndërkombëtarët, pavarësisht kriti-

kave për manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve nga partitë humbëse apo organizatat e ndryshme që merren me monitorimin e tyre. Por zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kanë treguar anën e errët të procesit zgjedhor në Mal të Zi. Tragjikomedia me zgjedhjet lokale në Shavnik, ku zgjedhjet dhe përsëritja e tyre në dy vendvotime ka dështuar plot nëntë herë, mund të hyjë në Librin Gines të Rekordeve. Për këtë arsye, në situatën e tanishme të tensioneve politike ekziston frika reale se sindromi i zgjedhjeve lokale në Shavnik mund të ndodhë në tërë Malin e Zi.

Zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kanë treguar anën e errët të procesit zgjedhor në Mal të Zi. Tragjikomedia me zgjedhjet lokale në Shavnik, ku zgjedhjet dhe përsëritja e tyre në dy vendvotime ka dështuar plot nëntë herë, mund të hyjë në Librin Gines të Rekordeve. Për këtë arsye, në situatën e tanishme të tensioneve politike ekziston frika reale se sindromi i zgjedhjeve lokale në Shavnik mund të ndodhë në tërë Malin e Zi

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë një sprovë e radhës për demokracinë e brishtë dhe mund të konsiderohen si një referendum i dytë për pavarësinë e Malit të Zi. Shoqëria malazeze vazhdon të jetë e përçarë, ndërkohë që ndikimet dhe ndërhyrjet nga jashtë janë të mëdha dhe vendimtare në politikën e brendshme dhe të jashtme. Për momentin është herët të flitet për rreshtimin e forcave politike dhe numrin e kandidatëve për president, por ajo që dihet është se do të ketë dy rryma kryesore (dy kandidatë kryesorë për president) – njëra pro pavarësisë së Malit të Zi dhe tjetra që përbëhet nga forcat proserbe. Në situata të veçanta, zgjedhjet i kontribuojnë zgjidhjes së krizës politike. Por në rastin e Malit të Zi, një gjë është e sigurt – zgjedhjet (presidenciale dhe parlamentare) nuk do të ofrojnë ndonjë zgjidhje për këtë.

KOHA Javore 15
VËSHTRIM & OPINION E
ENJTE, 19 JANAR 2023
Ismet Kallaba

Isa Boletini dhe emigrantët në dokumentet arkivore të

Shtetëror të Malit të Zi

Në dy fondet e Arkivit Shtetëror të Malit të Zi (në tekstin e mëtutjeshëm: ASHMZ), atë të Ministrisë së Punëve të Brëndshme (në tekstin e mëtutjeshëm: MUD) dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme (në tekstin e mëtutjeshëm: MID) gjenden apo më mirë të thuhet janë të regjistruara një numër i konsiderueshëm i dokumenteve që kanë të bëjnë me Isa Boletinin dhe emigrimin e shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës në Mal të Zi, pas shuarjes së kryengritjeve nga ushtria turke në vitin 1910. Dokumentet pasqyrojnë ardhjen e Isës në Mal të Zi, qëndrimin dhe aktivitetet e tij, por nuk flitet për largimin e Isës nga Mali i Zi në vitin 1911. Po ashtu nuk flitet as për rikthimin e tij në Mal të Zi më 1915, pas rënjes së dytë të Shkodrës në duart e malazezëve edhe pse nga dy letrat e pabotuara për Isa Boletinin del qartë se vërtetë ishte kthyer në Mal të Zi, ku disa muaj më vonë vritet mizorisht nga xhandarmëria malazeze. Sipas dokumenteve arkivore vërejmë se Isa Boletini nuk kishte kërkuar tretman të veçantë, por trajtohej si të gjithë emigrantët e tjerë. Ndihma që ai merrte në emër të shpenzimeve për strehim dhe ushqim nga qeveria e Malit të Zi ishte e njëjtë si për të gjithë të tjerët, përveç shpenzimeve që bëheshin për mbajtjen e kalit të Isës që e kishte sjellur me vete.

Dua të ceki se dokumentet arkivore që gjenden në ASHMZ nuk hedhin dritë mbi vrasjen e kryetrimit e luftëtarit të lirisë Isa Boletini, pasi nuk ruhet asnjë dokument në lidhje me këtë çështje. Kjo ndoshta edhe për faktin se ajo ng-

jarje makabër ndodhi mu në ditën kur Mali i Zi po pushtohej nga forcat austro-hungareze. Dy vite më vonë, Mali i Zi në Kuvendin e Madh të Podgoricës në mënyrë të paligjshme e humbi sovranitetin shtetëror dhe pa dëshirën e shumicës së popullit iu bashkangjit Serbisë. Për këtë periudhë kohore në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi ka fare pak ose aspak dokumente të cilat pasqyrojnë ngjarjet e kësaj kohe. Në këtë kontekst duhet të shikohet edhe në mungesën e dokumenteve për ditët e fundit të jetës dhe vrasjes së Isa Boletinit.

Më lart, me qëllim theksova se në dy fondet e ASHMZ-së janë regjistruar një numër i dokumenteve për Isa Boletinin dhe emigrantët e tjerë shqiptarë në Mal të Zi. Vërtetë në fondin MUD për ardhjen, qëndrimin dhe veprimin e emigrantëve shqiptarë në Mal të Zi janë regjistruar 50 dokumente ndërsa për ardhjen, qëndrimin e Isa Boletinit në Mal të Zi 32 dokumente. Ndërkaq, në fondin MID për emigrantët dhe Isa Boletinin janë regjistruar 32 dokumente dhe disa të tjera që i përkasin Konsullatës së Malit të Zi në Shkodër. Siç u njoftova nga zyrtarët e ASHMZsë regjistrimi i këtyre fondeve dhe dokumenteve është bërë në vitin 1965. Për çudi, nga të gjitha dokumentet e regjistruara në fondet arkivore të sipërpërmendura, studiuesi mund të shfrytëzojë një numër shumë të vogël të tyre. Pra, mungojnë dhe nuk dihet se nga cila datë dhe vit mungojnë! Nuk dua të besoj se nuk më janë dhënë me qëllim, sepse ato dokumente, në mendim të parë, shkojnë në favor të mirësjelljes së Malit të Zi ndaj emigrantëve kryengritës shqiptarë nga Vilajeti i Kosovës, por mungesa e tyre e bën të mangët këtë studim dhe çdo studim tjetër për qëndrimin e emigrantëve shqiptarë dhe vetë Isa Boletinit në Mal të Zi dhe për sjelljen dhe veprimtarinë e pushtetit, ushtrisë dhe xhendarmërisë malazeze ndaj shqiptarëve.

Pse u mënjanuan dhe nga kush këto dokumente nga fondet arkivore nuk mora një përgjigje të prerë nga zyrtarët e ASHMZ-së! Ekzistojnë shumë mundësi ndër të cilat po përmendim vetëm dy: E para, ka mundësi që dokumentet janë mënjanuar me urdhër nga lart; dhe e dyta, ka mundësi që këto dokumente i ka marrë dikush nga studiuesit që i kanë shfrytëzuar këto fonde, që më duket e pa mundur, duke pasur parasysh procedurat e përdorimit të matrialit arkivor. Pas vitit 1990 dokumentet për emigrantët shqiptarë dhe Isa Boletinin i kanë përdorur vetëm dy studiues shqiptarë Zekiria Cana, Gjergj Nikprelaj dhe pas tyre unë. Pas kontrollimit të të gjitha fusnotave të përdorura nga këta dy studiues u vërtetua se dokumentet që mungojnë nuk janë përdorur nga ata, sigurisht se kanë munguar edhe atëherë. Shtrohet pyetja ku janë dhe kush i ka marrë!?

Sipas shkresës së MPB-së, nr. 1294/ 7 qershor 1910, i pari në Mal të Zi,më 13 qershor 1910, kufirin në Velikë e kaloi vetë i gjashtëmbëdhjeti Isa Boletini. Ai u ndalua nga rojet kufitare të cilët mënjëherë lajmëruan MPB-në në Cetinë. Ai së bashku me të tjerët, sipas urdhrit të prerë të ministrit të Punëve të Brendshme duhej të përcillej mënjëherë në Nikshiq. Ministri porositi që Isa të mbahet vazhdimisht nën kontroll. Së bashku me Isën kufirin e kaluan: Halili, Muja dhe Ademi, djemt e Isës, Tafili, Januzi dhe Jashari, djemt e vëllaut të Isës, Hamid Ahmeti, miku (kunati) i Isës nga nahija e Pejës, Bislim Selimi, mik (kunati) i Isës nga nahija e Vuçitërnës, Bajram Sali, pobratim i Isës nga nahija e Pejës, Selman Shabani, kushëri i Isës, Hasan dhe Qerim Selimi, kushërinj të Isës, Hazel Lahi, kushëri i Isës.

Isa Boletini dhe Hasan Ferri kufirin e kishin kaluar dhe kishin shkuar në Nikshqi me kuajt e tyre.

Në shkresën K nr.1963, të datës 26

KOHA Javore 16
E ENJTE, 19 JANAR 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME
VËSHTRIM & OPINION
nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shqiptarë Arkivit

qershor 1910, e cilësuar si urgjente të cilën Stanko Nikçeviqi në emër të Drejtorisë Krahinore në Nikshiq ia dërgon ministrit të MPB-së Jovan S. Pllamenac thuhet: “E kam për nderë të njoftoj z.ministrin se Isa Boletini (Boletinac) dhe Hasan Ferri (Feroviq) kanë sjellë edhe 2 kuajt e tyre të cilët i mbajnë në shtallë. Hotelieri i këtushëm Vaso Naskiq çdo ditë blenë sanën për ata dy kuaj. Nëse do të paguhen shpenzimet edhe për dy kuajt e tyre, ju lutem të dërgoni shumën prej 300 perperësh për blerjen e sanës”. Shteti i Malit të Zi për të mos mbetur në Velikë apo kudo tjetër afër kufirit, por për të vazhduar rrugën për në Nikshiq, vazhdonte t’u jepte ndihmë financiare të gjithë emigrantëve që vazhdonin të vinin nga Vilajeti i Kosovës. “Meqenëse emigrantët e sotëm, që janë gjithsej trembëdhjetë, me vete përveç armëve nuk kanë sjellë asgjë, ju lutemi që sa më parë t’i jepni urdhër doganës së këtushme që në emër të shpenzimeve të rrugës deri në Nikshiq t’u jepet një shumë në të holla, përndryshe është e pamundur që të nisen”, thuhet në telegramin e Serdar Tomanoviqit dërguar nga Andrijevica, më 20 gusht 1910, ministrit dhe kryetarit Dr. Tomanoviq. Shteti i Malit të Zi të gjithë emigrantëve të Vilajetit të Kosovës kishte vendosur që t’u sigurojë shpenzimet e qëndrimit - fjetjes dhe ushqimit. Fillimisht shteti i paguente pronarit të objektit (Vaso Zllatar) ku ishin vendosur Isa Boletini me shokë, shpenzimet e qëndrimit nga 3 perperë për çdo emigrantë. Edhe këtu Isa Boletini nuk dallohej nga të tjerët. Për shpenzimet e tij shteti paguante vetëm 3 perpera në ditë. Një shkresë tjetër pa titull, e datës 5 korrik 1910, vërtëton ndihmën financiare që i jepej Isa Boletinit për shpenzimet e qëndrimit në Nikshiq. Në shkresën që i drejtohej Drejtorisë Krahinore në Nikshiq thuhet: “Sot janë nisur paratë (të hollat) për mbajtjen e Isa Boletinit me shokë”.

Emigrantët, përveç fjetjes dhe ushqimit bënin edhe shpenzime tjera ditore (kafe, çaj, etj) kështu që ministri i MPB-së vendosi që paratë mos t’ua paguajnë pronarëve ku ata banonin dhe ushqeheshin, por direkt atyre. Në shkresën nr.9552, 1 nëntor 1910, që ministri M. Gjukanoviq ia dërgon Drejtorisë Krahinore në Nikshiq ndër të tjera thuhet: “Duke filluar nga sot, të gjithë emigrantëve shqiptarë që janë aty, në vend të shpenzimeve do t’u jepen para të gatshme, nga 3 perperë në ditë pasi mendojmë se do të jetë më mirë për ta, kështu që vetë të gjenden për banesë dhe ushqim”. Isa Boletini kujdesej për gjendjen e të gjithë emigrantëve që ishin vendosur në Nikshiq, Podgoricë apo Cetinë. “Për dijeni njoftohet Ministria Mbretërore e Punëve të Brendshme, se sot në thirje të Isa Boletinit janë nisur për atje (Cetinë, shënimi im) Sulejman agë Batusha, Ibrahim Hoxha, Mehmed Hoxha dhe Magjun Nimani”, thuhet në telegramin e sekretarit të Drejtorisë Krahinore z. Vuçiniq dërguar Ministrisë Mbretërore të Punëve të Brendshme në Cetinë (telegrami mban datën 26, por nuk ka as muaj, as vit).

Situata e vështirë ekonomike dhe numri i madh i emigrantëve shqiptarë, sidomos pasi strehim në Mal të Zi

kërkuan edhe malësorët e Vilajetit të Shkodrës, e detyroi Malin e Zi që për të siguruar strehimin e emigrantëve shqiptarë të akordojë edhe një kredi për këtë qëllim. Ministri i MPB-së, M.Gjukanoviq, me shkresë nr. 9564, 1 nëntor 1910, njoftom MPJ-në në Cetinë se: ”Kredia e lejuar deri tash për mbajtjen e emigrantëve shqiptarë është shpenzuar. Faturat për muajin nëntor janë marrë, por nuk kemi t’i paguajmë. Për muajin nëntor pagesa do t’u paguhet përçdo pesëmbëdhjetë ditë personalisht në dorë e ata vetë të kujdesën për shpenzimet. Ju lutem që të angazhoheni për rritjen e kredisë për së paku 15.000 perperë”. Të nesërmen kredia e kërkuar në vlerën prej 15.000 perperësh u lejua. Nga disa dokumente del qartë se Isa gëzonte respekt të veçantë në Mal të Zi e veçanërisht të Krajl Nikollës! Kjo vërtetohet edhe nga një relacion i konsullit serb në Kosovë, Millan Rakiqit. Sipas tij Krajl Nikolla e pranonte Isën në bisedime në çdo kohë që ai e kërkonte. Njëherë Isa shkoi në Oborrin Mbretëror të Krajl Nikollës. Aty takoi një agjutant të ri i cili i tha se duhet të presë derisa të lajmëronte Gospodarin. Pasi u njoftua, doli Krajl Nikolla dhe e kritikoi agjutantin pse e kishte ndaluar Isën dhe vetë e çoi në dhomën e pritjes!

KOHA Javore 17
E ENJTE, 19 JANAR 2023 Pikëpamjet e shprehura
VËSHTRIM & OPINION
në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Ese

Vdekja e ngadaltë e

Shpeshherë përballemi në përditshmëri me faktin e trishtë të braktisjes së fshatrave, por e vërteta është që jo vetëm fshatrat po vdesin dalëngadalë para syve tanë. Edhe qytetet e vogla po pësojnë të njëjtin fat. Në lagjen time të vjetër pothuajse nuk ka mbetur më askush. Vetëm në rrugicën tonë, që ne shpesh e quanim edhe “gryka jonë” kishte më shumë se njëzet familje me nga katër, pesë e më shumë anëtarë, çka bënte që rrugica të gumëzhinte nga

mëngjesi herët, e deri në darkë vonë nga zërat e fëmijëve të moshave të ndryshme sipas orareve të shkollës e në buzëmbrëmje dimër-verë nga e gjithë lagjja. Kalamajtë duke luajtur, gratë e gocat me grepat e shtizat në dorë duke bërë muhabet e burrat duke lozur lart ke Sopi Xhemerit. Zakonisht gëzimi i daljeve pasdite “ke ura”, përveç muhabetit për shtatë palë qejfe ishin edhe “petllat e Meleqes”, që ajo i bënte me maja birre, me formën si top, mbi një tepsi të madhe plot me vaj, mbi një zjarr të ndezur në mes të oborrit. Nga vitet ‘90 e deri tani, në lagje kanë mbetur vetëm dy-tri plaka dhe dy-tri familje por asnjë fëmijë.

Nga Kaditë ka mbetur vetëm Saidi, dy Kollçakët nuk janë më asnjëri, madje nuk janë më as ata që blenë shtëpinë e Kollçakëve. Zaja ka ikur jashtë me të gjithë familjen dhe shtëpia tashmë është e rrënuar. Te familjet “Arapi” ka mbetur vetëm non Xhija me Bukurijen. Nga fisi i madh i Kazive ku ishin gati dhjetë familje, ka mbetur vetëm Lala me Gjenin. Dizdart’ kanë kohë që janë shpërngulur e nuk e di nëse shtëpinë së fundi e ka blerë dikush apo jo. Nga ne Xhemont’ vetëm xhaxhi Gimi dhe Sadiku. Po të dalim pak jashtë rrugicës, Mancakt kanë kohë që kanë ikur në Gjermani e Amerikë. Edhe te

KOHA Javore 18
E ENJTE, 19 JANAR 2023
Flora Xhumani-Baba
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e qytetit

Sedjat, Rrema së fundi e kishte shitur shpinë. Nga Rricat ka mbetur vetëm Sula me Mirsijen që shkojnë e vijnë në Itali, ndërkohë që Çim Rrica është shpërngulur nga lagja në qendër (të paktën lajm i mirë që nuk ka emigruar). Fatmirësisht janë ende aty dy çunat e Xhe Merit, vëllezërit Babamusta. Te Ajdint’ me ikjen e Sherbetit nga kjo jetë Ylja iku në Gjermani. Kollçakët e tjerë kanë ikur prej vitesh, shtëpia është e shkretë. Te Gegët, familja me shumë vëllezër, ka mbetur vetëm Çilja. Edhe Xhihont’ fisi që popullon gjysmën e lagjes së poshtme, janë pakësuar ndjeshëm duke u spostuar përfundimisht nga

lagja. Pak më poshtë familja e Murat Kollçakut është e gjitha e ikur dhe me vdekjen e dy pleqve, dykatëshja e madhe është kthyer në rrënojë. Te Kasat ka mbetur vetëm Goni kurse në fisin tjetë të madh të Gosenve shumica kanë ikur prej vitesh. Në lagjen e sipërme është pak a shumë e njëjta gjë dhe me një bilanc përfundimtar, në zonë nuk ka mbetur më shumë se 20% e popullsisë së dikurshme, shumica të rritur ose të moshuar. Nga Klubi Romës deri tek autostrada, lagjja kishte më shumë se dhjetë dyqane ushqimore, dyqane materialesh ndërtimi, parukeri, dhe disa kafene. Tani nuk kanë mbetur më shumë se dy a tre gjithsej gati për t’u mbyllur nga mungesa e blerësve. Mungesa e fëmijëve është një fakt i trishtueshëm që të çon në përfundimin se pas pak vitesh kur pleqtë e mbetur të kenë shkuar në fundin e rrugës së tyre, lagja do të tkurret

edhe më shumë ose do të pushojë së ekzistuari.

Tkurrja vitet e fundit ka ecur me ritëm galopant, sepse mbaj mend që gjatë fëmijërisë së çunave tanë në lagje kishte ende gjallëri. Tani jo më.

Kjo është pasqyra e lagjes time Zguraj në Kavajë. Por besoj se është pak edhe pasqyra e çdo lagjeje të çdo qyteti të Shqipërisë, sidomos e qyteteve të vogla që po zbrazen përditë, pa zhurmë e bujë, duke u thithur nga cikloni i emigrimit ose i shpërnguljes në qytetet e mëdha.

Nuk ka trishtim më të madh se shtëpitë e braktisura, ku sot nuk jeton më askush e që nesër me shumë gjasa do të bëhen gjahu i peshkaqenëve të ndërtimit, që do t’ua blejnë për dy aspra pinjollëve që nuk kanë shkelur kurrë aty, për të ndërtuar aty blloqet e banimit të mijëvjeçarit të ri të cilat po ata pinjollë do t’i blejnë sa frëngu pulën.

KOHA Javore 19
E ENJTE, 19 JANAR 2023
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Kontribut për gjeografinë historike të popullit

Në jetën e një populli nuk janë të rralla rastet ku disa personalitete kanë luajtur rol të rëndësishëm në ngjarje të ndryshme të cilat janë bërë pjesë e historisë kombëtare. Në këtë gamë të çështjeve te shqiptarët në të kaluarën vend nderi zënë klerikët e nderuar si Buzuku, Bogdani, Bardhi, Budi et., ndërsa këtyre iu shtohet edhe teologu Vinçenc Zmajeviqi i cili veçohet me dy kontribute me peshë të veçantë. E para është roli i tij në organizimin e Kuvendit të Arbrit (14 janar 1703) dhe e dyta ka të bëjë me emigrimin dhe zhvendosjen e shqiptarëve nga krahina e Krajës dhe e Shestanit në Zarë të Dalmacisë në vitin 1726

Ky personalitet i nderuar në saje të angazhimit jo vetëm teologjik ka mbledhur të dhëna me interes për shqiptarët që i ka shkruar në veprën “Relacion i gjendjes së Shqipërisë e Serbisë (1702-1703)”, e cila për një kohë të gjatë ka qenë e panjohur për opinionin e gjerë, por falë angazhimit të përbashkët në mes Institutit Shqiptar në St. Gallën në Zvicër dhe Shtëpisë Botuese ”Faik Konica”në Prishtinë, na vjen e botuar në shqip në vitin 2022.

Në saje të informacionit që disponojmë, Relacioni i ipeshkvit Vinçenc Zmajeviqit i vitit 1702/1703 është vepër e tre autorëve: Vinçenc Zmajeviq, Peter Bartl dhe Injac Zamputi. Zmajeviqi e ka shkruar këtë relacion nga vizita apostolike në ipeshkvitë e Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë më 1702/1703.

Këtë relacion e ka botuar në italisht (versioni i arkivit të Vatikanit) Peter Bartl më 1979 në librin “Quellen und Materialien zur albanischen Geschichte Im 17. Und 18. Jahrhundert“ fq. 1-186, përcjellë me shpjegime e shënime nga vet Bartli. Ndërsa në shqip është përkthyer nga Injac Zamputi më 1988, që ishte përkthim i pabotuar deri tani.

Autoritet i kohës së tij

Vinçenc Zmajeviqi u lindu në Perast (Mali i Zi i sotëm), më 23.12.1670 në një familje kroate e njohur në historinë e rajonit dhe më gjerë. Me ndihmen e xhaxhai i tij Andrija Zmajeviq, i cili ishte ipeshkëv i Tivarit (1671-1694), dërgohet në “Collegium Urbanum” në Romë ku përfundon studimet në filozofi e teologji, ku edhe doktoroi më 30.3.1695. Pas shugurimit meshtarak, më 1696 kthehet në vendlindje dhe emërohet famullitar në Perast. Më 1701 Papa Klementi XI e emëroi ipeshkëv të Tivarit me dekretin: “Vicentius Zmajevich, archi-

ep. Antibarensis 8 Iulii 1702 deput. visit. apost. ecclesiarum et missionum prov. Epiri seu Albaniae iuxta decr. S. Congr. Prop. 13 Iun. 1702 emanatum et a S.S. 19 Iun. 1702 approbatum”. Vinçenc Zmajeviqi ishte ipeshkëv i Tivarit deri sa u emërua ipeshkëv i Zarës në Kroaci më 1713, ku edhe vdiq më 11.9.1745. Pas emërimit të tij ipeshkëv i Tivarit më 1701, Papa Klementi XI (Giovanni Francesco Albani) emëroi Zmajeviqin Vizitator Apostolik në Shqipëri, Serbi, Maqedoni e Bullgari dhe këtë vizitë e filloi në shtator të vitit 1702 dhe zgjati deri në shkurt 1703. Pasi Zmajeviqi kishte vizituar si i dërguar i Vatikanit ipeshkvitë në Shqipëri, Maqedoni, Serbi e Bullgari, kishte parë gjendjen e mjerueshme të katolikëve shqiptarë, jo vetëm materiale por edhe organizative, strukturore nën Perandorinë Osmane. Një situatë e tillë aspak e favorshme ndikoi që ai të ndërmarrë diçka konkrete për Kishën Katolike në trojet shqiptare. Kështu falë Zmajeviqit u thirr

KOHA Javore 20
E ENJTE, 19 JANAR 2023
Peter Bartl-Injac Zamputi-Vinçenc Zmajeviq “Relacion i gjendjes së Shqipërisë e Serbisë (1702-1703)”, botoi Albanisches Institut (St. Gallën)-Faik Konica (Prishtinë), 2022
KULTURË

gjeografinë popullit shqiptar

dhe u organizua Kuvendi i Arbrit i cili u mbajt më 14 dhe 15 janar 1703 në Mërçi në afërsi të Lezhës, ku u tubuan ipeshkvijtë e klerikët katolikë, apo më mirë të themi përfaqësuesit kishtarë shqiptarë për të diskutuar dhe vendosur rregulla për jetën kishtare në trojet shqiptare. Gjatë historisë kishtare, organizime ipeshkvore apo ndëripeshkvore ka pasur edhe më parë por Kuvendi i Arbrit ishte me përmasa të mëdha, pasi për këtë ishte informuar mirë Papa Klementi XI dhe dokumentet e botuara pas Kuvendit ishin të shumta në latinisht e pastaj edhe në shqip, me interes studimi, si kishtare, historike, gjuhësore, gjeografike e etnografike, duke qenë i rëndësishëm për historinë e popullit shqiptar. Relacioni i vitit 1702/03 i Zmajeviqit nuk është me interes vetëm për historianët e shekullit XVII. Përmbajtja e tij do të mund të përshkruhet në pika të shkurtra si vijon: Faqet e para ia kushton gjendjes jo vetëm historike shqiptare, por edhe asaj ekonomike, pozicionit gjeografik, dioqezave në trojet shqiptare, gjendjes së mjerueshme të të krishterëve nën sundimin e Perandorisë Osmane, por as kritikat ndaj klerit katolik nuk mungojnë. Në këtë pjesë Zmajeviqi shkruan se duhet thirrur një koncil provincial shqiptar, çka edhe bëri më 1703 (Kuvendi i Arbrit).

Përshkrimet e Zmajeviqit në këtë relacion janë detaje për kohën, jo vetëm për jetën e besimtarëve apo të klerikëve, për hapësirën gjeografike që ai vizitonte, për shkatërrimin e kishave, tjetërsimet nëpër kisha, por jep edhe numra të saktë të besimtarëve katolikë nëpër famulli. Në këtë kohë, siç dihet, islamizimi kishte shtrirë rrënjët jo pak në popullin shqiptar dhe jeta ishte tejet e vështirë jo vetëm për të krishterët,

por edhe për ata që ishin islamizuar. Kishte edhe të tillë që në brendi mbaheshin të krishterë, kurse jashtë si myslimanë. Relacioni trajton me nga një kapitull të veçantë dioqezat që ai vizitonte e ku jetonin katolikët si ato të Tivarit, Shkodrës, Pultit, Sapës, Lezhës, Administratën e Durrësit, Budues, gjendjen e kishave të Serbisë dhe Administratën e Shkupit, gjendjen e të krishterëve në Bullgari. Jep po ashtu edhe ide për dalje nga kjo gjendje e mjerueshme, nevojat e misionarëve françeskanë etj. Kemi të bëjmë me një relacion të detajuar nga një indvid i përgatitur jo vetëm në aspektin teologjik që ishte model për kohën kur është shkruar, por e them pa hezitim se mund të shërbejë si model edhe për kohën tonë duke ofruar të dhëna me interes shumëdimensional.

Vendbanime të shpopulluara Duke analizuar këtë botim ku ofrohen të dhëna për një numër të konsideruar të vendbanimeve, unë me këtë rast jam përcaktuar për disa vendbanime të cilat sot janë në kuadër të Malit të Zi. Pikërisht duke marrë parasysh të dhënat për vendbanimet e prezantuara në kuadër të famullive të tyre, del qartë se në ditët tona pas më shumë se tre shekujsh, disa vendbanime nuk ekzistojnë më. Ato janë shpopulluar për shkaqe të ndryshme të kohës qoftë në saje të emigrimit, sëmundjeve të ndryshme apo çështje të tjera sociale dhe si të tilla i takojnë gjeografisë historike. Në këtë aspekt na ndihmojnë edhe hartat e publikuara për kohën përkatëse për të deshifruar më saktë vendndodhjen e tyre.

Shasi - famullia kryesore në Anë të Malit

Me këtë rast dua të ceki disa të dhë-

na që kanë të bëjnë me famullitë në Anë të Malit, sepse kemi të bëjmë me disa të dhëna me interes gjeografik, historik e etnografik.

Kështu famullia kryesore e Anës së Malit është ajo e Shasit e cila përbëhej nga 9 vendbanime (Brija, Shasi, Milla, Krytha, Kllezna, Brajsha, Selita, Suma dhe Bukmira), të cilat gjithsej kanë 114 shtëpi me 923 banorë, ndërsa në aspektin fetarë ishin: 69 shtëpi katolike me 602 banorë, 41 shtëpi myslimane me 290 banorë si dhe 4 shtëpi ortodokse me 31 banorë.

Nga këto vendbanime më së shumti shtëpi katolike kishte Milla - 18 shtëpi me 171 banorë, duke pasuar nga Brija e Kllezna.Ndonëse ishte seli e famullisë,Shasi kishte 1 shtëpi katolike me 3 banorë, ndërsa kishte 12 shtëpi myslimane me 90 banorë, dëshmi e procesit të islamizimit të popullsisë shqiptare duke filluar nga viti 1571 në kohën kur Shasi është okupuar e shkatërrur nga Perandoria Osmane. Ndonëse para okupimit Shasi ishte ipeshkvi, nga ajo traditë kishtare tash kishte statusin e famullisë me numër minimal të banorëve.

Në Relacion Vinçenc Zmajeviqi për Shasin ofron të dhëna për të kaluarën e tij duke cekur disa kisha me emër, e në kohën tonë u dihet emri vetëm për dy prej tyre (Katedralja e Shën Gjonit brenda qytetit dhe ajo e Shën Mrisë jashtë mureve të qytetit).

KOHA Javore 21
E ENJTE, 19 JANAR 2023 KULTURË

Femra krajane, atdhetare e shquar e çështjes kombëtare

Në shtator të vitit 1988, Nazire Curaj përsëri dënohet me një vit burg dhe burgun e vuan në Mitrovicë dhe Beograd ku përsëri vazhdojnë torturat ndaj saj. Pasi lirohet nga burgu ajo përsëri shkon ilegalisht në Krajë për të vazhduar aktivitetet e saj patriotike dhe atdhedashëse. Nga përndjekjet e shumta nga policia sllavo-komuniste jugosllave, Nazirja herë pas here detyrohet të kalojë në Shqipëri. Tanimë në një gjendje të mjerueshme, e dalur nga burgu, pa punë, e me fëmijë

të vegjël kalon në Shqipëri disa herë por edhe në këtë gjendje të rëndë psiqike policia malazeze e ndalin dhe e mbajnë në burgun e Shpuzës për pesë ditë me pretekstin që pas pesë ditëve të paraqitet në policinë e Prishtinës. Pra, nga kjo shihet qartë se Nazire Curaj-Zogaj ishte një patriote e flaktë nga treva e Krajës, ishte e lidhur për të vazhduar veprimtarinë e saj për çështje kombëtare, andaj ishte e ndjekur këmba-këmbës nga UDB-ja jugosllave, e cila torturohej fizikisht dhe mendërisht. Ishte e burgosur disa herë si në burgun e Ferizajit, Nishit, Prishtinës, Mitrovicës, Beogradit e të Shpuzës. Ajo u rezistoi të gjitha burgjeve, qoftë në Serbi, Kosovë e Mal të Zi dhe asnjëherë nuk u dorëzua, përkundrazi dilte kryelartë në mbrojtje të idealeve të veta kom-

bëtare. Edhe pas gjithë këtyre vuajtjeve e burgosjeve ajo asnjëherë nuk u mposht edhe pse spijunët e “udbashat” e policisë sllavo-komuniste e torturonin, ajo përsëri qëndronte kokëlartë. Të njëjtën gjë e bënte kudo ku vepronte si në vendlindje Krajë po ashtu edhe në Kosovë ku jetonte dhe kishte bazën e veprimtarisë së saj. Mbi të gjitha luftonte për çlirimin e kombit të vet nga thundrat sllavo-komuniste jugosllave.

Fakti që Nazirja kishte krijuar një shoqëri patriotike si në Kososvë po ashtu edhe në vendlindjen e saj Krajë, kishte formuar dhe udhëhequr grupin ilegal “Jehona e Krajës” së bashku me patriotët e tjerë krajanë, ajo nuk mund të anashkalojë idealet dhe çështjen kombëtare që ia kushtoi tërë jetën e saj. Ajo nuk mund të

KOHA Javore 22 E ENJTE, 19 JANAR 2023
MOZAIK

pranonte diktaturë, dhunë policore e vuajtje të popullit të saj, ndaj dhe i shfaqi hapur bindjet e saj politike, por në të njëjtën kohë edhe policia sllavo-komuniste jugosllave nuk mund ta pranonte Naziren, ndaj e goditi me burgime të njëpasnjëshme duke e ndjekur këmba-këmbës në veprimtaritë e saj. Ajo kurrë nuk u mundua për përfitime vetjake, politike e karrieriste, por veten e shkriu për idealet kombëare dhe bashkim të të gjithë trevave shqiptare në një shtet të përbashkët-Shqipërinë Natyrale.

Nazire Curaj përveç që është marrë me veprimtari patriotike kombëtare, ajo njëkohësisht është marrë edhe me shkrime të ndryshme e sidomos me poezi. Ka shkruar qysh në bankat e shkollës së mesme kur ishte në Kososvë. Kryesisht shkrimet e saj kanë qenë të orientuara me tema për vendlindjen, por ka shkruar edhe tematika të ndryshme e sidomos ato me tema atdhedashurie. Nuk janë të botuara deri më tani asnjë nga shkrimet e saj por shpresojmë që edhe ato një ditë ta shohin dritën e tyre në revista, gazeta e periodikë të ndryshëm, mbase në një vepër të veçantë të saj. Jo vetëm që Nazirja është marrë me shkrime të ndryshme, por për Naziren

edhe kanë shkruar të tjerët qysh kur ajo ishte gjallë dhe në flakën e veprimtarisë së saj patriotike. Për Naziren kanë shkruar edhe emigrantët krajanë në Nju Jork, ku bukur mirë më kujtohet kur isha student në SHLT në Ferizaj në vitet ‘80, një bashkëvendas i imi (i autorit të këtij shkrimi) në mërgim në Nju Jork me pseudonimin “Lulo” më dërgonte poezi kushtuar Nazires dhe më porosiste që t’ia dorëzoja asaj, mirëpo edhe pse unë (autori i shkrimit) nuk e kam takuar Naziren, por në distancë e kam parë disa herë, por jo folur apo ndenjur me të, sepse si student që isha na kaplonte friga t’i afroheshim një patrioteje si ajo me pretekst se do të na spiunonte dikush në policinë e Tivarit dhe do të humbisja të drejtën e shkollimit, dhe ato poezi i mbaja shumë të fshehura që të mos mi dinin as shokët e mi se unë i kam, dhe kështu amaneti i “Lulo’s” kurrë nuk u plotësua nga një student krajan, madje ato poezi gjatë një udhëtimi nga Prishtina për në vendlindje Krajë, ranë në dorë të policisë së Tivarit në stacionin e autobusave në Tivar dhe kur më pyeten policët se: “Ç’farë janë këto”, unë u përgjigja: “Detyra shtëpie”), duke iu treguar se isha student dhe kisha detyra shtëpie për studime, dhe kështu i shpëtova bukur mirë një marrje në pyetje nga policia malazeze, burgosje disaditëshe apo edhe disavjeçare, mbase edhe ndërprerje studimesh të mëtejshme.

Nazire Curaj vdiq më 14 dhjetor të vitit 2019 në Ferizaj të Kososvës por u varros aty ku e kishte lënë amanet. në vendlindjen e saj në Krajë. Ajo u kthye në vendlindjen e saj në Krajë që e donte shumë, në arkivol të mbështjellur me flamurin shqiptarë Kuq e Zi - që e kishte në zemër por edhe si

venë në trupin e vet. Për në banesën e fundit ajo u përcoll me nderime të veçanta dhe një respekt të madh me pjesëmarrjen e bashkëvendasve në ceremoninë e varrimit të saj. U përcoll për në banesën e fundit edhe nga shumë veprimtarë të kohës kur ajo vepronte dhe punonte për çështjen kombëtare. Gjatë përcjelljes së arkivolit të saj për në banesën e fundit, ajo u përcoll edhe nga shumë banorë të Ferizajit ku jetonte dhe vepronte, nga familjarët, bijat, nipat e mbesat e saj dhe një numër i madh qytetarësh nga Kosova e më gjërë.

Gjatë ceremonisë së varrimit për veprën dhe figurën e atdhetarës krajane Nazire Curaj folën edhe figura të njohura politike e veprimtarë të ndryshëm.

Edhe pas vdekjes së Nazire Curaj janë shkruar artikuj dhe poezi të ndryshme kushtuar kësaj “heroine krajane”. Me rastin e vdekjes së saj edhe autori i këtyre rreshtave ia ka kushtuar një poezi mësueses, atdhetares dhe patriotes krajane titulluar “Heroinës krajane-Nazire Curaj”.

Jeta dhe veprimtaria patriotike dhe arsimore e Nazire Curaj, është një jetë e lavdishme dhe pothuajse një histori e veçantë, sidomos në veprimtarinë patriotike e cila ishte edhe shumë e mundishme, për të kryer detyrat e saj arsimore-patriotike, jetë kjo pothuajse gjysma e saj kaloi nëpër burgjet sllavo-komuniste jugosllave. Me të duhet të krenohet e mbarë Kraja si dhe e gjithë shqiptaria. Sot popullata krajane duhet të jetë krenare me këtë bijë të tyre të paharruar, por edhe shembull se si duhet punuar dhe vepruar për idealet kombëtare. Ajo sot lirirsht mund të thuhet se gjendet në piedestalin e femrave veprimtare shqiptare për çlirim dhe bashkim kombëtar. Ajo sot është heroinë e trevës së Krajës. Nazire Curaj mbetet një emër i madh i femrës-gruas së panënshtruar krajane, por edhe mbarëshqiptare e cila diti si të veprojë e punojë për çështjen kombëtare.

I lehtë i qoftë dheu i tokës së Krajës që aq shumë e deshi. Qoftë i paharruar kujtimi i kësaj besnikeje krajane, kosovare dhe e gjithë shqiptarisë.

KOHA Javore 23 E ENJTE, 19 JANAR 2023
MOZAIK

Një poet dhe albanolog i vetmuar mes Ulqinit dhe Lezhës

Deri kur do të justifikohemi duke thënë se na mungojnë studime të mjaftueshme për të ngritur në piedestalin e merituar kombëtar figura të tilla si Ali Ulqinaku: hafiz, poet dhe luftëtar me armë në dorë për mbrojtjen e trojeve amtare; mësues, përkthyes në gjuhën shqipe, deri atëherë e ndaluar dhe imam; leksikograf, hartues abetareje për mësimin e gjuhës amtare dhe myfti? Deri kur nuk do t’i dalim zot në mënyrë të merituar vlerave tona kulturore, morale dhe atdhetare? Deri kur?

që kanë mbajtur mbiemrin Hafizi, kanë jetuar në Lezhë. Unë që kam filluar punën si mësues letërsie në gjimnazin e Lezhës në moshën 22-vjeçare, mbaj mend shtëpinë e Hafizëve, diku në breg të Drinit jo larg xhamisë që sot është kthyer në pjesë të Memorialit të Skënderbeut. E bëra këtë hyrje për të dëshmuar

praninë e pandërprerë deri në ditët e sotme të pasardhësve të Ali Ulqinakut në Lezhë, një qytezë kaq e ngjashme me Ulqinin për shkak të traditave kulturore-historike thuajse të njëjta, për shkak të simboleve ndërtimore që lidhen me kështjellat mesjetare të të dy qyteteve, si dhe për lidhjet me detin: Lezha ka shumë pranë Shëngjinin. Nga ana tjetër,Lezha dhe Ulqini janë dy qyteza të baraslarguara nga qyteti i Shkodrës, atëherë qendër vilajeti me një potencial ekonomiko-kulturor të konsiderueshëm për kohën. Madje, Shkodra atëherë ishte një nga qytetet më të mëdha të Perandorisë Osmane në Ballkan edhe për faktin se kishte mundësi të lidhej me qendra të rëndësishme të Mesdheut përmes të dy porteve detare: Ulqinit dhe Shëngjinit. Duhet përmendur se Shëngjini e fitoi rëndësinë e vet si port detar i Shkodrës pas rënies së Ulqinit, pra pas vitit 1880 kur edhe shumë familje ulqinakësh braktisën qytetin e tyre dhe u vendosën në Shkodër. Pavarësisht se mungojnë studimet e hollësishme, unë kam mendimin se shumë detarë ulqinakë e vazhduan veprimtarinë e tyre në Shëngjin. Traditat e detarisë në Shëngjin deri vonë kanë pasur si model barkëtarët ulqinakë: të gjitha gojëdhënat për detin kanë si kryeheronj deri në ditët e sotme kapitenët ulqinakë. Me këtë dua të them se nuk është rastësi vendosja e Ali Ulqinakut në Lezhë, qoftë i ftuar për mësues si e bijnë disa biografë të tij, qoftë i emëruar imam a myfti si e bijnë studiues të tjerë. Madje duhet supozuar se në atë qytet duhet të ketë pasur edhe familje të tjera ulqinakësh: apo detarët ulqinakë, që pas viteve 1880 punonin me varkat e tyre në Shëngjin, duhet të kenë pasur familjet e tyre më shumë në Lezhë sesa në Shëngjin apo Shkodër. Por Ali Ulqinaku megjithëse prej një familjeje detarësh, u vendos në Lezhë

Ali Ulqinaku jetoi në Lezhë nga viti 1883-1884 (apo nga viti 1889) derisa u nda nga jeta 100 vjet më parë, më 23 prill 1913. Pra, ai erdh në qytetin e Lezhës në një moshë të pjekur, diku rreth të tridhjetave dhe shërbeu si mësues, si imam e myfti për një çerek shekulli, diç më pak a më shumë. Megjithëse trupi i Hafiz Ali Ulqinakut është varrosur në Shkodër, pasardhësit e tij

Mundet që shembulli i Ali Ulqinakut, si poet dhe përkthyes i poezisë turke në shqip, të ketë shërbyer si nxitje për Gjergj Fishtën e ri, si poet e përkthyes i poezisë dhe teksteve teatrore në shqip. Kur hamendësojmë për kontakte a ndikime të tilla të ndërsjella, nuk duhet të na shqetësojë fakti i përdorimit të dy alfabeteve: njëri alfabet arab, tjetri latin

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 19 JANAR 2023
Dr. Tonin Çobani

si një njeri i ditur, i formuar në Ulqin e Shkodër dhe sipas disa biografëve të tij edhe në Stamboll: prandaj njohës shumë i mirë i turqishtes dhe arabishtes. Madje edhe me njëfarë përvoje në mësuesi për shkak se kishte punuar disa vjet në shkollën e Dudasit, lagje e Shkodrës. Por, çfarë është më e rëndësishmja, Ali Ulqinaku vinte në Lezhë si një hafiz që kishte guxuar të shkruante gjuhën e vet amtare edhe atëherë kur ajo nuk lejohej të shkruhej e të mësohej në shkolla. Madje kishte hartuar edhe një abetare në atë gjuhë. Pyetja që shtrohet sot është: çfarë solli dhe çfarë gjeti Ali Ulqinaku në Lezhë? Ai solli tri vepra, përkthime në gjuhën shqipe të cilat i botoi në Stamboll në vitin 1887 dhe hartoi fjalorët e parë mësimorë shqip-turqisht dhe anasjelltas të cilët presin të studiohen me seriozitetin e merituar, sepse përfaqësojnë një autor, ndoshta më të fundit autor të Rilindjes sonë Kombëtare i cili në

“Ali Ulqinaku vinte në Lezhë si një hafiz që kishte guxuar të shkruante gjuhën e vet amtare edhe atëherë kur ajo nuk lejohej të shkruhej e të mësohej në shkolla. Madje kishte hartuar edhe një abetare në atë gjuhë

kapërcyell të shekujve XIX-XX fiksoi me shkronja leksikun e gjuhës së gjallë shqipe të qyteteve Ulqin, Shkodër dhe Lezhë. Dhe çfarë gjeti aty? Një traditë shkrimi të gjuhës shqipe që qarkullonte rrethinave, kryesisht në Zadrimë në qendra të tilla, si: Mërqia, Kallmeti, Blinishti etj. Çfarë solli? Përvojën e luftëtarit aktiv për mbrojtjen e trojeve amtare (sipas disa biografëve Ali Ulqinaku kishte marrë pjesë me armë në dorë në dy beteja për mbrojtjen e Ulqinit) dhe gjeti, ose më saktë, qe dëshmitar (sepse mungojnë studimet e hollësishme) i kryengritjeve të vitit 1911-1912 me kryeqendër rrethinat e Lezhës, si dhe i ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në atë qytet në dhjetor të vitit 1912, pavarësisht nga prania e trupave serbe që ishin vendosur në pritje për të zëvendësuar ushtrinë turke në tërheqje. Çfarë solli tjetër? Mësuesin e munguar të gjuhës shqipe dhe klerikun patriot që deklaronte me kurajo: Gjuha ime asht shqipja, shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip. Dhe gjeti qytetarë të etur për të shkruar dhe lexuar gjuhën e tyre amtare. Lezha në atë kohë ishte një qytezë me 3.500 banorë, aq sa edhe Durrësi. Sami Frashëri shkruan se numëronte 80 dyqane dhe zhvillonte një tregti të dendur, veçanërisht në ditë pazari. Qyteti shtrihej në shpatin e malit të Mërqisë, ku ndodheshin shtëpi të rrethuara me “kopshtie të bukura”; ka 4 xhami dhe dy kisha, pasi 3 nga të pesë kishat që ai qytet kishte pasur para pushtimit osman, ishin kthyer në xhami. Si qendër kazaje, Lezha mbulonte 39 fshatra me toka shumë pjellore, ku jetonin 30.000 banorë, pa përfshirë “Shenjt-Gjinin (kështu e

“Hafiz Ali Ulqinaku është një nga ato figura të rëndësishme të kulturës shqiptare që dhanë shembullin frymëzues të zhvillimit të njëkohshëm e të bashkërenditur të veprimtarisë atdhetare, shkencore, arsimore e fetare duke çuar më përpara traditën pozitive të krijuar në vendin tonë në këtë fushë”. - Faik Luli

shkruan Sami Frashëri), lime, në një mëngë të vogël afër gojës së Drinit, shkallë e Shkodrës, me 2.000 njerëz”. Neve na mungojnë studimet integrale, por mund të hetohet edhe për kontakte të Ali Ulqinakut me Gjergj Fishtën, qofshin ato kontakte të drejtpërdrejta, qofshin përmes personave të tretë. Kështu gjatë viteve 1896-1897 kur Fishta ishte kapelan i kishës së Lezhës, të dy kanë jetuar në të njëjtin qytet (në vijë ajrore as 300 metra larg) dhe me të njëjtin përkushtim për gjuhën shqipe. Mundet që shembulli i Ali Ulqinakut, si poet dhe përkthyes i poezisë turke në shqip, të ketë shërbyer si nxitje për Gjergj Fishtën e ri, si poet e përkthyes i poezisë dhe teksteve teatrore në shqip. Kur hamendësojmë për kontakte a ndikime të tilla të ndërsjella, nuk duhet të na shqetësojë fakti i përdorimit të dy alfabeteve: njëri alfabet arab, tjetri latin. Së pari, deri në Kongresin e Manastirit më 1908 dhe ca më pas, nuk përdornin të njëjtin alfabet as Mjeda me Fishtën dhe autorë të tjerë shqiptarë brenda e jashtë vendit. Së dyti, kur Ali Ulqinaku bën provat e para në gjuhën shqipe në moshën 22-23 vjeçare, mendonte se ai ishte më i pari që shkruante në atë gjuhë, sepse “Asht nji gjuh(ë) qi me kalem s’asht kollanis“. Ky varg justifikon gjithçka, madje dhe e ngre në një piedestal më të lartë autorin pasi e dëshmon poet dhe gjuhëtar të vetmuar në radhët e rilindësve të tjerë, atë që më parë e cilësuam autorin më të fundit të Rilindjes sonë Kombëtare. Tani duke përfunduar më lejoni të lë peng një pyetje të fundit: deri kur do të justifikohemi duke thënë se na mungojnë studime të mjaftueshme për të ngritur në piedestalin e merituar kombëtar figura të tilla si Ali Ulqinaku: hafiz, poet dhe luftëtar me armë në dorë për mbrojtjen e trojeve amtare; mësues, përkthyes në gjuhën shqipe, deri atëherë e ndaluar dhe imam; leksikograf, hartues abetareje për mësimin e gjuhës amtare dhe myfti? Deri kur nuk do t’i dalim zot në mënyrë të merituar vlerave tona kulturore, morale dhe atdhetare? Deri kur?

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 19 JANAR 2023
Hafiz Ali Ulqinaku 1853-1913

Botim i ri

Shkolla shqipe në Ulqin

Isa Lala, Ali Haxhialoviqi dhe Nazif Lucoviqi.

Parathënie

Shqiptarët të administruar nga Mali i Zi nga viti 1878 e këndej, kanë qenë me pasoja të rënda për të gjithë fushat e jetës e të krijimtarisë. Nga viti 1878 deri në vitet 1915-1918, e gjer në vitin 1941 mohohej kultura shqiptare e nuk lejohej hapja e shkollave shqipe.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore hapen shkollat shqipe anembanë trojeve shqiptare.

Periudha 1945-2018 ka qenë më e volitshme se periudhat e mëparshme. Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shkollave fillore e të mesme me mësim në gjuhën shqipe dhe hapjen e programit studimor për arsimimin e mësuesve në gjuhën shqipe.

Kësaj radhe ne jemi fokusuar për të shkruar monografinë për Shkollën shqipe në Ulqin.

Mësuesit shqiptarë të shkolluar në Shqipëri ishin: Ramadan Mala, Prenkë Gjoni, Palokë Traboini, Faik Tuzi, Katrinë Berisha, Prenkë Gruda, Shaban Ferri.

Mësuesit shqiptarë të shkolluar në teritorin e Jugosllavisë së Parë (1918-1941) ishin: Angelina Pistulli, Lucë Lucaj, Kolë Gegaj, Shaban Ferri, Çeba Rexhepagiqi, Esad Mekuli,

Në këtë periudhë në shkollat shqipe dhanë mësim edhe shqipfolësit: Minja Nikolaidisi dhe Antonija (Rogin) Markoviqi.

Shkolla Fillore “Skanderbeg” në gjuhën shqipe

Në fillim të Luftës së Dytë Botërore shpallet Mbretnija Shqiptare. Ulqini i takonte këtij shteti të posaformuar. Në Ulqin u hap Shkolla Fillore “Skanderbeg” e cila punoi prej vitit 1941-1945, drejtor ishte Jahja Damnori. Po i numëroj disa nxënës të kësaj shkolle: Ilimi Cungu, Shefki Karamanaga, Ali Peshku, Mefit Hoxha, Bahri Brisku. (Në dokumentet e Shkollës Tetëvjeçare “Boshko Strugar” shkruan: “Shkolla nuk ka punuar nga viti 1941-45”).

Normalja e Gjakovës

Naxhije Alibegu, shpjegon: “Në fillim të vitit shkollor 1949/50, një grup i madh i nxënësve nga Ulqini dhe Ana e Malit: Ruzhdi dhe Naxhije Alibegu, Hilmi Cungu, Ismet Lamoja, Hasan Gorana, Bahri Brisku, Kabil Veliaga, dhe të Anës së Malit: Fadil Taipi, Xhevdet e Sabri Hollaj etj e morën ‘rrugën për kurbet’, u nisën për Kosovë për t’u shkolluar, për t’u bërë mësues në Shkollën Normale, në Gjakovë e cila sa ishte hapur.

Normalja në Prishtinë - universitet i kohës Në vitin shkollor 1953/54 Shkolla

Normale nga Gjakova transferohet në Prishtinë. Po këtë vit, në Normalen në Prishtinë vijnë shumë të rinj të tjerë nga Ulqini, Ana e Malit, Malësia. Aty shkollohen: Shefki Karamanaga, Xhemajl Milla, Hilë Cuca, Ruzhdi Ushaku, Hajredin Pufja, Ali e Limone Llunji, Pjetër e Zef Mirdita, Shefqet Peku.

Shkolla e parë Fillore Tetëvjeçare nën Kala. “Boshko Strugar” ka qenë e kuptuar nga malazezët si “bastioni” i tyre. Për këtë arsye po i përsërisim emrat e tre drejtorëve shqiptarë: Jahja Damnori nga Shkodra, Fadil Taipi dhe Muhamed - Muho Spuzha.

Shkolla e dytë Fillore- Tetëvjeçare u themelua në dekadën e shtatë të shekullit XX. Më vonë ajo u emërtua “Mareshali Tito”. Aty drejtorët ishin të gjithë shqiptarë, përveç Aleksandar-Aco Janinoviqit.

Mësuesit e parë Në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore disa mësuesë nuk kanë pasur kualifikim të duhur, por kohë pas kohe janë organizuar kurset pedagogjike dhe të gjithë ata morën diplomën e mësuesit. Ishte kohë e vështirë, mësuesit e parë kanë punuar me shumë entuziazëm duke shkuar nëpër fshatra, duke banuar në shtëpi private larg familjeve të tyre.

Mbyllja e shkollave në gjuhën shqipe në vitin 1956

Në periudhën 1954-1958 dolën në skenë armiqtë e shkollës shqipe me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Bëhet propagandë e organizuar për mbylljen e shkollave shqipe në Mal të Zi. Për mësim në gjuhën joamtare ishin edhe shqiptarët të cilët ishin në radhët e Partisë Komuniste. Në pesë vite shkollore (1956/571960/61) nxënësit shqiptarë në Shkollën Fillore “Boshko Strugar” në Ulqin, kanë mësuar në gjuhën joamtare. Viti shkollor 1956-57 ka qenë i mbrapshtë për shqiptarët në Mal të Zi. Regjistrohet reagimi i nxënësve shqiptarë ndaj mësimit në gjuhën joamtare. Nxënësit e Shkollës Tetëvjeçare në Ulqin protestojnë kundër mësimit në gjuhën joamtare. Më të

KOHA Javore 26 KULTURË
E ENJTE, 19 JANAR 2023

zëshëm kanë qenë mësimdhënësit e komunës së Ulqinit. Posaçërisht u angazhuan: Cafë S. Kuqi nga Zogajt e Ulqinit, Ramazan Mala, Ana e Malit - Ulqin, Bajram Sela, mësues nga Brajsha - Ulqin, Bahri Brisku nga qyteti i Ulqinit, Vata Elezaj nga Shtoji i Ulqinit. Edhe nxënësit e Shkollës Normale në Prishtinë nga Ulqini kanë reaguar ndaj mësimit në gjuhën joamtare në shkollat fillore në Mal të Zi. Në mënyrë të posaçme janë angazhuar: Xhemal Milla, Pjetër Mirdita, Mefit Hoxha etj. Disa nxënës nga Ulqini kanë shkuar atëherë në Ostros për të mësuar në gjuhën shqipe. Në vitin 1962 filluan përsëri të hapen shkollat në gjuhën shqipe. Mosmësimi në gjuhën shqipe më ka përcjellë gjatë tërë kohës së shkollimit tim, në të gjitha etapat kemi mësuar në gjuhën joamtare.

Mësuesit e mi

Më kujtohen mësuesit e mi: Ramazan Jahja në klasën e parë, Qouthere Llunji në klasën e dytë, Bajram Sela në klasën e tretë dhe të katërt. Pastaj kaluam mësimin në gjuhën serbo-kroate në vitin 1956. Vëllezërit e mi dhe motrën time i kanë mësuar këta mësues: Paulina Pepgjonaj, Dilavere Alibegu, Lucë Lucaj, Antonija Markoviqi (‘Zonja e Pogut’).

Më kujtohen edhe mësuesit dhe arsimtarët e tjerë: Shaban, Qamil, Hasan Gorana, Izet Luli. Në klasën e katërt erdhi në inspektim Minja Nikolaidisi.

Jonuz Divani

Drejtori shumëvjeçar i Shkollës Fillore Tetëvjeçare në Katërkollë, mbetet person i veçantë me merita të rëndësishme për ngritjen e nivelit arsimor, kulturor në trevën e Anës së Malit.

Shkolla “Bedri Elezaga” në Katërkollë u bë ndër shkollat më të njohura në tërë ish-Jugosllavinë.

Jonuzi nxiti hkollimin dhe arsimimin e kuadrove nga disa fusha nga Ana e Malit.

Familja Alibegu

Ka dhënë disa emra në arsimimin në gjuhën shqipe: motrat Dilavere, Naxhije, Hinda, vëllai Ruzhdiu, me bashkëshorten Myrveten, motrat Sadije dhe Perihane Alibegu.

Në fund

Nderim i veçantë për të gjithë mësuesit, arsimtarët, profesorët në gjuhën shqipe.

Një homazh për ata që nuk jetojnë më.

Gjeneratat e sotme dhe ato që do të vijnë nuk do t’i harrojë dhe do t’i kujtojë me respekt dhe dashuri.

KOHA Javore 27 KULTURË E ENJTE, 19 JANAR 2023

Folklori burimor dhe arti i bukur dramatik i anamalasve

Ana e Malit është zonë e vlerave kombëtare e cila zë vendin e duhur në botën e kulturës shqiptare. Që ta njohësh folklorin e kësaj zone duhet të hysh në jetën e banorëve anamalas, të përjetosh nga afër realitetin e saj. Kjo trevë në tërësi ka krijuar dhe vazhdon të ruaj vlera të trashëgimisë etno-kulturore të zonave autoktone shqiptare. Ana e Malit paraqet një venbdbanim me interes nga pikëpamja kulturore. Në këtë aspekt ajo është shumë e pasur. Ka një thesar të pasur popullor. Brenda gjithë atij thesari ka shumë trashëgimi. Këngët, instrumentet muzikore, vallet popullore, kostumet me ngjyra që rrezatojnë shpirtin e anamalasve, janë dëshmi e pasurisë shpirtërore të kësaj zone. Këto vlera kombëtare anamalasit i kanë ruajtur me fanatizëm nëpër shekuj pavarësisht rrethanave jo të favorshme historike dhe trysnive të vazhdueshme politike, maltretimeve e diskriminimeve që i bëheshin kësaj popullate. Për ta forcuar identitetin e tyre kombëtar dashamirët vullnetarë të folklorit të kësaj zone, siç shkruan njohësi i mirë i trashëgimisë folklorike të kësaj treve Haxhi Zeneli në librin e tij “Me këngë nga vendlindja në Amerikë”, organizimet e para kulturore artistike nisën pas Luftës së Dytë Botërore në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë, ku drejtor i asaj kohe

ishte Jonuz Divani i cili nga banorët e kësaj zone vlerësohet si njeriu me kontribute dhe merita më të mëdha në edukimin, arsimimin dhe emancipimin e tyre. Këto aktivitete me nxënës të drejtuesve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle i paraprinë një fillimi të mbarë të organizimit të jetës kulturore në Anë të Malit. Shoqëria Kulturore Artistike “Buna”, pionere e kulturës folklorike në Anë të Malit

Këtë vit kalendarik do të mbushen 54 vjet nga krijimi i Shoqërisë Kulturore Artistike “Buna” ( sipas emrit të Lumit Buna), institucioni i parë amator kulturor i ngritur me nismën e disa veprimtarive dhe adhuruesve të shquar të asaj kohe të trashëgimisë kulturore, artistike të përcjellë ndër breza të cilët dolën nga shkolla fillore e Katërkollës. Përkujtimi i kësaj ngjarjeje mendojmë se ka një rëndësi shumë të madhe për kulturën folklorike të anamalasve, sepse ky ansambël folklorik i vuri themelet e zhvillimit të jetës kulturore artistike në këtë trevë dhe bëri të mundur ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e folklorit anamalas përmes koncerteve e festivaleve të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Pavarësisht nga kushtet shoqërore-historike në të cilat jetonin popullata e Anës së Malit në regjimin komunist - titist , i cili nuk i shihte me sy të mirë organizimet e këtilla kulturore të shqiptarëve në ish-Jugollavi, ky ansambël folklorik lindi si një nevojë jetike e organizuar vullnetarisht nga vetë anamalasit që bënë çmos që të ruajnë vlerat folklorike kombëtare. Sipas Haxhi Zenelit SHKA “ Buna “ u themelua në Katërkollë në vitin 1969 , kryetar i së cilës u zgjodh Elez Muça. “Kjo shoqëri ishte e para në Anë të Malit,

ku pasi punoi për disa vite rrethanat e asaj kohe bënë që të pushojë deri në riaktivizimin e saj në janar të vitit 1978 me shfaqjen e një koncerti në hollin e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga“ në Katërkollë. Kjo shoqëri ka dhënë disa koncerte nëpër qendra të tjera gjatë kësaj kohe”, shkruan Zeneli.

Shoqëria Kulturore Artistike “Lipoja” Me një lule nuk çelë pranvera, thotë një fjalë e urtë popullore. Prandaj gjashtë vite më pas u formua Shoqëria Kulturore Artistike “ Lipoja” në vitin 1975 , në fshatin Krythë. Ajo e mori emrin e malit të lartë Lipoja në Anë të Malit. Punën e saj, siç pohon Zeneli, e udhëhoqën Musa Pali, arsimtar i gjuhës shqipe dhe Ramazan Bërkani (aktor i teatrit të Gjakovës). Artdashësit e tubuar në këtë ansambël më punën e tyre vullnetare dëshmuan vlerat e çmuara të trevës në fushën e artit, folklorik dhe kulturës sonë kombëtare, bukurinë dhe larminë e kostumeve popullore, simfoninë e instrumenteve popullore që dëshmojnë lashtësinë e shpirtit artistik të anamalasve. Shoqëria Kulturore Artistike “Zgjimi” Tri vite pas themelimit të shoqërisë së dytë kulturore artistike në Anë të Malit fillon punën edhe një shoqëri e re për ruajtjen e trashëgimisë folklorike. Në verën e vitit 1978 disa studentë që studionin në Universitetin e Prishtinës u organizuan dhe në dhjetor të atij viti themeluan SHKA “ Zgjimi”. Kryetar i kësaj shoqate u zgjodh Zija Kraja, nënkryetar Faik Avdiu dhe sekretar Junuz Ujkashi. Siç mësuam nga njëri prej bartësve të veprimtarisë dhe aktiviteteve të kësaj shoqërie Gjilaver Avdiu, këta të rinj entuziastë, plot vullnet e energji, pas shumë provave çdo pas-

KOHA Javore 28 MOZAIK
E ENJTE, 19 JANAR 2023

dite në mjediset e shkollës fillore në vitin 1978 shfaqën koncertin e parë për banorët e Bashkësisë Lokale të Sukubinës. SHKA “Zgjimi” e përbërë nga grupi i djemve dhe i vajzave shfaqi me sukses koncerte në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, si në Sukubinë, Katërkollë, Ostros, Tuz e Ulqin, pastaj në Festivalin Republikan Folklorik, në Festivalin Ballkanik të Folklorit në Ohër etj. Ajo i befasoi edhe përfaqësuesit e strukturave udhëheqëse komunale dhe republikane, të cilat dolën me vlerësime se veprimtaria e saj nuk përkonte me frymën e vëllazërim-bashkimit jugosllav dhe si e tillë duhej hetuar nga Administrata e Sigurimit Shtetëror të UDB-së jugosllave e cila filloi t’i thërrasë në biseda informative themeluesit dhe anëtarët e kësaj shoqërie gjoja për të gjetur armiqtë e vërtetë të cilët ishin

të indoktrinuar nga irrendentistët kosovarë”, shkruan Avdiu në librin e tij “Pishtarët e lirisë”. Teatri për fëmijë “Zgjimi” ringjalli artin skenik Në kuadër të SHKA “Zgjimi” nga Sukubina, nga viti 1996-2000 me mjaft sukses ka vepruar edhe Teatri për fëmijë, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në trevat shqiptare në Mal të Zi. Falë vullnetit dhe entuziazmit të Shefqet Lucës , regjisor i këtij teatri dhe aktor amator shumëvjeçar në trupat teatrore “Sandër Prosi” dhe “Aleksandër Mojsiu” të Mitrovicës, me rreth 50 fëmijë të moshës 5-13 vjeçare ringjalli artin skenik jo vetëm në këtë lokalitet kufitar, por edhe në Komunën e Ulqinit. Gjatë punës së vet, siç na njoftoi regjisori dhe aktori Luca, ky teatër ka vënë në skenë tri shfaqje premierë: “Me Lizën në pritje

të Vitit të Ri” ( dhjetor 1996), “ Një zemër e humbur” ( maj 1997) dhe “ Klasa e çapkënëve” ( prill 1998) me të cilat është prezantuar para publikut vendas dhe mbarëshqiptarë. Këto tri shoqëri kulturore artistike në atë kohë patën një veprimtari të dendur artistike. Koncertet e shfaqura në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi u pritën shumë mirë nga publiku. Mirëpo pas vitit 1985 filloi rënia ose një pasivitet i këtyre shoqërive. Në pasivitetin e tyre ndikuan demonstratat e vitit 1981 në Kosovë pas të cilave edhe në Anë të Malit filluan të ashtuquajturat “diferencime” politike, nga e cila valë e pësuan edhe disa nga anëtarët e këtyre shoqërive, kurse disa të tjerë u detyruan ta pezullojnë ose ta pakësojnë veprimtarinë e vet.

Shtojmë se aktualisht në Anë të Malit në mënyrë aktive nuk vepron asnjë shoqëri kulturore artistike. Tri ansamblet e para f0lklorike bashkë me teatrin për fëmijë janë shuar, kurse dy shoqatat e fundit kulturore artistike “Tradita” dhe “Ana e Malit“ figurojnë vetëm në letër. Për ringjalljen e tyre duhet një mbështetje e qëndrueshme financiare.

KOHA Javore 29 MOZAIK
E ENJTE, 19 JANAR 2023
Teatri për fëmijë “Zgjimi” nga Sukubina Shoqata kulturore artistike “Buna“ 1978

KULTURË

Mbi librin “Fiset shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura” të autorit Robert Elsi

lartë e pasqyrimit të identitetit kombëtar

Shkrimtari, përkthyesi, interpretuesi dhe eksperti i studimeve shqiptare, Robet Elsi (1950-2017) nga Anglia, përmes veprës së vet “Fiset shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura”, ofron një lëndë gjithëpërfshirëse për 69 fise të ndryshme, duke përfshirë edhe të dhëna për pozicionet, përkatësinë fetare, strukturat fisnore dhe relacionet ndërmjet tyre, statistikat e popullatës, folklorin e fisit, legjendat, doket dhe historinë e fisit. Në libër janë përfshirë edhe pasazhet dhe fragmentet nga veprat e udhëpërshkruesve të mirënjohur të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX si të Edit Durhamit, Baron Franc Nopçes, Johan Xhorxh von Hanit dhe Karl Shtajnmecit, të cilët udhëtuan nëpër rajonet e fiseve, si dhe biografitë e shkurtra të figurave të shquara e të spikatura të cilat kishin lidhje me fisin. Veprën “Fiset shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura” të autorit Robert Elsi, tekstin e të cilës nga anglishtja në gjuhën shqipe e përktheu Prof. Dr. Abdullah Karjakdiu, lektor i së cilës është Dr. Fadil Grajçevci e botoi Shtëpia Botuese “Artini” në Prishtinë në vitin 2017 dhe përbëhet prej 534 faqesh.

Brumin e materialit të tekstit të veprës, autori Elsi e ka ndarë, radhitur e sistemuar në parathënie të zbërthyer

në trajtesat: Kush janë shqiptarët?; Gegët dhe toskët; Shoqëria fisnore shqiptare; Kur dhe si u formua shoqëria fisnore shqiptare?; Sa fise kishte? dhe A ekzistojnë ende fiset shqiptare? Këto i ka trajtuar në 11 kapituj në të cilët janë prezantuar të gjitha fiset shqiptare siç vijon: 1. Fiset e Alpeve të Shqipërisë së Veriut (Malësia e Madhe) ku janë përfshirë: Fisi i Kelmendit, Fisi i Hotit, Fisi i Trieshit, Fisi i Kastratit, Fisi i Bogës, Fisi i Shkrelit, Fisi i Lohjes, Fisi i Reçit në Malësi të Madhe dhe Fisi i Rijollit.

2. Fiset e rajonit të Pulatit në të cilin janë përfshirë: Fisi i Planit, Fisi i Xhanit, Fisi i Kirit, Fisi i Sumës dhe Fisi i Drishtit.

3. Fiset e rajonit të Dukagjinit në të cilin janë përfshirë: Fisi i Shalës, Fisi i Shoshit, Fisi i Shllakut, Fisi i Mazrekut, Fisi i Dushmanit dhe fisi i Toplanes.

4. Fiset e Malësisë së Gjakovës në të cilin janë përfshirë: Fisi Nikaj, Fisi i Merturit, Fisi i Krasniqes, Fisi i Gashit dhe Fisi i Bytyçit.

5. Fiset e rajonit të Pukës në të cilin janë të përfshirë: Fisi i Qerretit, Fisi i Pukës, Fisi i Kabashit, Fisi i Berishës, Fisi i Thaçit dhe Fisi i Malit të Zi.

6. Fiset e rajonit të Malësisë së Lezhës në të cilin janë përfshirë: Fisi i Bulgërit, Fisi i Kryezinjëve, Fisi i Manatias dhe Fisi i Velës.

7. Fiset e rajonit të Malësisë së Krujës në të cilin janë përfshirë: Fisi i Kurbinit, Fisi i Rranzës dhe Fisi i Bendës.

8. Fiset e rajonit të Mirditës në të cilin janë të përfshirë: Fisi i përbërë i Mirditës, Fisi i Dibrrit, Fisi i Kushnenit, Fisi i Spaçit, Fisi i Fanit, Fisi i Oroshit, Fisi i Kërhellës dhe Fisi i Selitës.

9. Fiset e rajonit të Matit në të cilin janë përfshirë: Fisi i Bushkashit dhe Fisi i përzier i Matit.

10. Fiset e Pellgut ujor të Drinit të Epërm në të cilin janë përfshirë: Fisi i Hasit, Fisi i Lumës, Fisi i Lurës, Fisi i Arrënit dhe Fisi i përzier i Dibrës.

11. Fiset e vogla shqiptare në të cilin janë përfshirë: Fisi i Bobit, Fisi i Boksit, Fisi i Buzës së Ujit, Fisi i Çidhnës, Fisi i Dardhës, Fisi i Dervishajt, Fisi i Dushit, Fisi i Gimajt, Fisi i Grizhës, Fisi i Kastriotit, Fisi i Komanit, Fisi i Koplikut, Fisi i Luznias, Fisi i Mëgullës, Fisi i Morinës, Fisi i Muhurrit, Fisi i Ploshtanit, Fisi i Reçit të Dibrës, Fisi i Sheh Hysenajt, Fisi i Skandërit, Fisi i Trojakut, Fisi i Urës së Shtrejtë dhe Fisi i Zogjajt. Në vazhdim të kapitullit të 11 janë parashtruar edhe fjalëkuptimet: fjalorthi, anas, bajrak, bajraktar, bark, besa, bey, djelmënia, dukagjin, fis, gegë, gjakmarrja, hise, kajmakam, kanuni, kapedan, katun, kry, kryeplak, kulla, kuvend, lekë, malësor, mëhalla, nahie, plak, pleqni, sanxhak, sanxhakbej, serrai, shpi, tosk, vali, vilajeti, virgjinesha, vllazni, vojvoda dhe zapti. Në faqet e fundit të librit gjenden edhe fusnotat, bibliografia dhe treguesi i emrave.

Pikësynimi i autorit Robert Elsi me këtë vepër ka qenë që të gjejë dhe të mbledh sa më tepër informata dhe të dhëna për fiset e Shqipërisë së Veriut, sidomos duke mbledhur të dhëna që mund të mblidhen para se kujtesa kolektive e fiseve të harrohet dhe të zhduket në analet e kohës. Prandaj për çdo fis të identifikuar është siguruar një kapitull i vogël që përmban kryesisht informata për mjedisin gjeografik, referencat më të hershme historike të tij,

shqiptar

KOHA Javore 30
vlerë
Vepër me peshë dhe E ENJTE, 19 JANAR 2023
Shaban Hasangjekaj

vlerë të shqiptar

përkatësinë e tij fetare në të kaluarën dhe statistikat mbi popullsinë. Pjesa e dytë e çdo kapitulli synon të sigurojë informata mbi legjendat dhe mbi të parët ose stërgjyshërit, veçanërisht të fiseve monofilitike, si dhe të mblidhen shënime, sigurisht jo të plota mbi historinë e fisit të caktuar. Këtë shpeshherë e përcjellë një seksion i veçantë i mbresave të udhëtimit apo i teksteve që datojnë nga shekulli XVIII dhe fillimi i shekullit XIX të udhëtarëve dhe gjurmuesve të huaj të cilët morën guximin të vizitojnë Malësinë e Shqipërisë së Veriut dhe të shënojnë atë që kanë parë. Kapitujt përfshijnë po ashtu shumë raste të paraqitjes së shkurtër të përfaqësuesve të lavdishëm historikë të fiseve. Në vijim i tërë korpusi i veprës në fjalë shoqërohet nga informata për numrin e fiseve të vogla (disa prej tyre janë përfshirë këtu si fise thjeshtë të vogla për shkak të mungesës së të dhënave të mjaftueshme dhe jo për arsye të madhësisë apo të prestigjit).

Në fund është përfshirë edhe fjalorthi dhe bibliografia e cila do t’i ndihmojë lexuesit e interesuar që të zhvillojë hulumtime dhe kërkime të mëtejme. Vepra “Fiset e Shqipërisë” apo “Fiset shqiptare”, s’ka pikë dyshimi se është një përmbledhje e informatave, e të dhënave të ndryshme dhe teksteve me shumë boshllëqe, për të cilat autorit Robert Elsi i vjen shumë keq. Megjithatë, mbretëron shpresa se ky prezantim do të nxisë interesimin e mëtejm për këtë shoqëri të jashtëzakonshme, për historinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi, vërtetë unike në Evropë. Në fund pa hezitim dhe me plot gojë konstatoj se vepra “Fiset shqiptare –

historia, shoqëria dhe kultura”, e autorit anglez Robert Elsi, i cili ka shkruar më se 70 libra mbi Shqipërinë, do të mbetet një vepër e domosdoshme dhe autoritative e referencave. Ka fare pak njerëz në botë që do të mund të shkruanin një libër të këtillë. Absolutisht asnjëri nuk do të mund ta bënte këtë më mirë se Robert Elsi i

cili është i pashoq në njohjen e kësaj lënde, shprehet Sir Noel Markom. Si e para e këtij lloji, vepra “Fiset shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura” do të jetë me interes jo vetëm për studiuesit dhe studentët e Ballkanit, por edhe për studiuesit e antropologjisë, të etnografisë dhe të historisë të Evropës Juglindore.

KOHA Javore 31
E ENJTE, 19 JANAR 2023 KULTURË

Veprimtaria sportive e KF “Deçiq” gjatë vitit 2022

Në 2023-shin, vazhdimi i kampionatit dhe lufta për titull

“Edhe pse në shikim të parë arratisja me nëntë pikë e dy klubeve nuk është diferencë e cila nuk mund të anulohet, ne do të përpiqemi që ta anulojmë atë dhe të synojmë titullin e kampionit, e natyrisht në frontin tjetër, në garat për kupë të arrijmë titullin e parë, pra rezultatin historik, një titull i cili këtë vit do të arkivohej në muzeun e klubit tonë”, shprehet kryetari i KF “Deçiq”, Pal Dreshaj

Viti 2022 ka rezultuar një vit i suksesshëm për Klubin e Futbollit “Deçiq”, ndërsa këtij suksesi i kanë

paraprirë rezultatet historike që ky klub i arriti gjatë vitit 2021, si kualifikimi në finalën e Kupës së Malit të

Zi dhe arritja e pjesëmarrjes së këtij klubi në garat evropiane të UEFA-s (Liga e Konferencës).

KOHA Javore 32 SPORT
E
ENJTE, 19 JANAR 2023

Mbi veprimtarinë e këtij klubi sportiv në tërësi gjatë viti të kaluar, por edhe mbi prioritetet për këtë vit për gazetën “Koha Javore” u pronocua kryetari i KF “Deçiq” z. Pal Dreshaj i cili thotë se në pikëpamjen e rezultateve gjatë vitit të shkuar ky klub i ka arritur objektivat. “Në sezonin 2022 ishim finalistë të Kupës së Malit të Zi dhe fituam vendin e tretë i cili siguroi kualifikimin në garat evropiane të UEFA-s (Liga e Konferencës), ku u prezantuam me një lojë dinjitoze ndaj një gjigandi i cili na takoi nga shorteu - Dinamo Minskut”, shprehet Dreshaj.

Ai thotë se gjatë ecurisë së kampionatit ky klub ka pasur ngritje-rëniet e veta, duke përfunduar kështu në vendin e tretë në kampionat, dhe me kualifikimin në gjysmëfinalen e kupës e cila do të vazhdojë këtë vit, përkatësisht në muajin prill.

Ai potencoi si rezultatin më të madh të klubit realizimin e sipër të një projekti grandioz, atë të ndërtimit të tribunave dhe të fushave e të tapetit të ri i cili, siç tha, do të jetë tapeti më bashkëkohor në rajon, gjysmë hibrid, dhe ndërtimin e dy fushave stërvitore.

“Duhet të përmendim edhe suksesin që patëm gjatë garave të kategorive të reja ku gjatë vitit 2022 u kualifikuan në Ligën A (juniorët dhe kadetët), ndërsa edhe pionierët janë në një pozicion jashtëzakonisht të mirë, në vendin e katërt në gjysmësezonin e parë”, thotë Dreshaj.

Për drejtuesin e këtij klubi prioritet këtë vit është vazhdimi i kampionatit dhe lufta për titull. “Edhe pse në shikim të parë arratisja me nëntë pikë e dy klubeve nuk është diferencë e cila nuk mund të anulohet, ne do të përpiqemi që ta anulojmë atë dhe të sulmojmë titullin e kampionit, e natyrisht në frontin tjetër, në garat për kupë, të arrijmë titullin e parë, pra rezultatin historik, një titull i cili këtë vit do të arkivohej në muzeun e klubit tonë”, shprehet kryetari i KF “Deçiq”, Pal Dreshaj.

Duke u ndalur tek përmirësimi i kushteve në infrastrukturën përkatëse, atë të ndërtimit të tribunave, ai tha se ky projekt i cila ka filluar në tetor të vitit të kaluar pritet të përfundojë para afatit kohor që është përcaktuar të jetë tetori i vitit 2023.

“Kjo do të varet edhe nga kushtet klimatike, mirëpo deri më tani punimet kanë vazhduar me dinamikën e duhur”, tregon Dreshaj.

I pyetur se sa është i kompletuar ky klub me lojtarët dhe trajnerët, Dreshaj thotë se gjatë punës dhe përzgjedhjes së lojtarëve të një klubi ky është procesi më i vështirë i cili nuk duket.

“Këtu mund të kemi përzgjedhje të qëlluara, por edhe të gabuara. Ne duke analizuar aktivitetet tona, kemi evidentuar disa gabime të cilat në të ardhmen nuk do t’i përsërisim. Menjëherë kemi bërë largimin e tetë lojtarëve të cilët nuk kanë përmbushur pritshmëritë tona dhe natyrisht

bashkë me ta edhe stafin teknik”, u shpreh Dreshaj.

Klubi i Futbollit “Deçiq” në muajin dhjetor të vitit që sapo lamë pas, ka firmosur kontratë me trajnerin Vllado Gaqinoviq nga Trebinja e Bosnjës dhe Hercegovinës i cili sipas Dreshajt, ka një përvojë disavjeçare, i kualifikuar dhe i suksesshëm. “Ne sërish kemi afruar këtu ish-lojtarin tonë Leon Ujkaj i cili ka luajtur në Kosovë. Gjithashtu edhe dy lojtarë malazezë që kanë luajtur në skuadra të huaja, Zoriq dhe Vushuroviq. Tani jemi në negociata edhe me dy-tre lojtarë që janë në pozicione kyçe, mirëpo benefiti ynë më i madh është fakti që kemi afruar edhe disa lojtarë nga akademia jonë e futbollit të cilët në fillim të stërvitjeve kanë dhënë sinjale shumë premtuese për ne”, thotë Dreshaj, duke shtuar se ngritja e nivelit të punës në akademinë e futbollit do të jetë për ta një burim i pashtershëm i resurseve të lojtarëve të tyre, që në vitet në vijim do t’ua lehtësojë dukshëm përzgjedhjen e skuadrës A.

Aktualisht Klubi i Futbollit “Deçiq” është duke kryer stërvitjet rutinë dhe përgatitjet për pjesëmarrje në gara të ndryshme, ndërsa drejtuesi i klubit shprehet se po kërkojnë të blejnë një truall për të ndërtuar një kamp stërvitor “në të cilin do të ndërtoheshin tre-katër fusha sportive, pra një kamp modern e bashkëkohor. Mjetet për ndërtimin e këtij kampi i kemi të siguruara”, përfundon Dreshaj. t. u.

KOHA Javore 33 SPORT E ENJTE, 19 JANAR 2023

Ese

Të drejtat e femrës sërish në rrezik

Të flasësh për një temë të tillë është paksa e vështirë pasi që domodso rrezikon që teksti nga lexuesi të përceptohet në mënyra të ndryshme, ose thënë ndryshe në mënyrë individuale të secilit që merr përsipër të lexojë për këtë temë. Dekadave të fundit sa kishim filluar të mësoheshim me idenë që të drejtat e femrës, të cilat njëkohësisht janë edhe të drejtat themelore të njërzimit janë duke u fuqizuar, por dy vitet e fundit treguan qartazi që jemi po aq larg sa ishim në fillim. Mjafton të fillojmë sprovën tonë me një nga shtetet që supozohet që njihet për liri dhe demokraci – SHBA-në e cila kthen në pushtet ligjin kundër abortit. Kjo do të thotë se tashmë të abortosh një fëmi është e paligjshme, madje edhe e dënueshme. Në SHBA as

që bëhet më fjalë të kryhet një gjë e tillë. Edhe kjo nëntemë sjell debate të ndryshme mes asaj së kur duhet apo kur nuk duhet të bëhët një gjë e tillë. Mes atyre që nuk mund të kenë fëmijë, dhe mes atyre që mund të kenë por refuzojnë, mes atyrë që bëjnë fëmijë dhe në fund i braktisin ata, mes njërëzve të fesë e atyre moralistëve të tjerë që bëjnë moral pa ditur se çfarë është morali në të vërtetë. Por e vërtëta është dhe mbetet që ne i djmë pasojat e veprimeve tona dhe këto veprime nuk duhet t’i diktojë e as t’i kufizojë askush tjetër përveç vetja jonë. Nesë një nga këto shtete me fuqi të madhe kufizon të drejtën e zgjedhjes së lirë të jetës atëherë çfarë presim nga shtetet tjera? Pothuajse nuk na bën përshtypje fare që Irani fillon e vret vajzat

dhe gratë thjesht se refuzojnë të mbajnë shami në kokë. Dikush njëherë më patë thënë që koha e feminizmit mbaroi, se tashmë termi feminizëm është vulgar pasi që të drejtat e një femre janë aty. Sipas tyre ti ke të drejtë të punosh, votosh, arsimohesh dhe edukohesh, ke të drejtë të shprehësh lirë mendimin etj. Unë qesha, sepse e di që jemi akoma larg derisa feminizmi si lëvizje të mbarojë. Përderisa unë matem dy herë a të veshi apo jo një fund të shkurtër nga frika se do të gjykohem, përdhunohem e mbi gjitha akuzohem se vetë e kërkova se dola me një veshje të tillë jashtë. Përderisa shkolla për shumë vajza është tabu dhe e vetmja zgjidhje ose shpëtim është martesa. Përderisa nesë një martesë rezulton e dhunshme, se fjala divorc të kthen në një grua dështake, se sinonimi i femrës është durimi, përderisa të thyhet çdo paragjykim mbi fjalën femër! E ti më thua mbaroi si lëvizje! Më beso, unë e para do të dilja në rrugë dhe me gjithë zërin tim do bërtisja: më në fund mbaroi! Por deri atehërë, deri sa të shoh çdo femër në çdo cep të botës të jetojë e lirë si don vetë, më vjen keq por mbetem FEMINISTE!

KOHA Javore 34 KULTURË
E ENJTE, 19 JANAR 2023

Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” nga Rugova e Pejës, kremtoi 75-vjetorin e punës, jetës dhe rritës

Manifestimi jubilar u shënua me program të begatë kulturor

Pejë – Nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Kosovës, Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” nga Rugova e Komunës së Pejës, të premten më 23 dhjetor 2022, në ambientin e Restorantit “Univers” në Pejë, në praninë e një numri të konsiderueshëm personalitetesh të shquara të jetës shtetërore e politike, shkencore e kulturore nga Komuna e Pejës dhe

nga trojet etnike mbarëkombëtare shqiptare, me akademi solemne e shënoi dhe e kremtoi manifestimin jubilar 75-vjetorin e punës, të jetës dhe të rritës.

Programi i begatë dhe i larmishëm i manifestimit, filloi në orët e pasdrekës me fjalët përshëndetëse dhe mirëseardhëse të nikoqirit dhe vazhdoi me përurimin e librave: “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës

me rrethinë I - Lojëra tradicionale të Rugovës, Sofra Pejane si vlerë autentike, Pleqnia në odat e anës së epërme të Rrafshit të Dukagjinit” dhe “Visare të trashëgimisë shpirtërore të Pejës me rrethinë II - Ansambli Folklorik Autokton ‘Rugova’, thesar i trashëgimisë kulturore shqiptare”, kryeredaktor dhe përgatitës për shtyp i të cilëve është epikologu i mirënjohur shqiptar, Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, të botuara nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë KulturorePejë, mbi të cilat në mënyrë koncize e analitike elaboruan ca referues eminentë të zhanreve të ndryshme letrare shqipe, të cilët në fjalën e rastit përzemërsisht i falënderoi kryeredaktori i librave të përuruara, Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, i cili të gjithë të pranishmit i përshëndeti dhe u uroi mirëseardhje dhe u shprehi mirënjohje për pjesëmarrje.

Programi i manifestimit solemn e jubilar, i gërshetuar me përformanca shumëpërfshirëse kulturore, artistike e muzikore, vazhdoi me shfaqjen e filmit dokumentar “Kanagjeqi në Rugovë” i autorit Fatos M. Lajçi dhe u përmbyll me koncertin festiv shumëpërmbajtësor disa orësh, në të cilin ishin të kyçur mbi 150 artistë profilesh të ndryshme dhe dhjetëra ansamble, SHKA dhe rapsodë nga trojet etnike shqiptare, ndër të cilët edhe anëtarët e Ansamblit Folklorik Autokton “Rugova”, të cilët me përformim të këngëve, valleve dhe shfaqjeve të tjera kulturore artistike e filluan koncertin.

Për të gjithë të pranishmit në ambientin e Restorantit “Univers” u organizua koktej rasti.

KOHA Javore 35 KULTURË
E ENJTE, 19 JANAR 2023

“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

kohajavore.me

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.