Koha 1043

Page 1

Tre shqiptarët e rinj trieshjanë që shkëlqyen në vitin 2022 Kosova dhe pretendimet nacionaliste serbe KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 12 janar 2023 Viti XXll Numër 1043 Çmimi 0,50
e parakohshme parlamentare gjithnjë e më afër
Zgjedhjet
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Viti që na riktheu vetëbesimin e lëkundur Nuk ka paqe të qëndrueshme në qoftë se tirania triumfon mbi lirinë dhe demokracinë Dy letra të pabotuara për Isa Boletinin Kur Amerika thotë JO! 5 14 16 18 E ENJTE, 12 JANAR 2023
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Femra krajane, atdhetare e shquar e çështjes kombëtare Një mision i vazhdueshëm Faik Konica – liberatori i kulturës shqiptare Federata Panshqiptare “Vatra” në 110 vite histori 20 22 24 26 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 12 JANAR 2023 Shqiptarët në Mal të Zi në kohën KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha, burimi bazë dhe bastion apo fillimi – një gjuhe KOHA Javore KOHA Javore Gjuha shqipe është identiteti KOHA Javore Shqiptarët në Mal të Zi në kohën e shpalljes së PavarësisëShqipërisësë KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë enjte, 1 dhjetor 2022 Viti Numër 1038 Çmimi 0,50 Gjuha, burimi bazë dhe bastion i kombit Kulmi apo fillimi i ndasive KOHA Javore Podgoricë enjte, dhjetor 2022 Viti XXl 1039 Çmimi 0,50 Thesaret e Ulqinit KOHA Javore ISSN 1800-5696 Gjuha shqipe është identiteti ynë Thesaret e Ulqinit Thesar i vyer i artit poetik, leksikut e frazeologjisë së gjuhës shqipe KOHA Javore Podgoricë enjte, 22 dhjetor Viti XXl Numër 1041 Çmimi

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare gjithnjë e më afër

Podgoricë – Bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi, të mbajtura të mërkurën (4 janar 2023) kanë dështuar, sepse shumica parlamentare e përbërë nga Fronti Demokratik, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA nuk kanë arritur marrëveshje. Në fund të takimit, mandatori i propozuar nga Kuvendi i Malit të Zi për formimin e Qeverisë së re, deputeti Miodrag Lekiq, njëherazi kryetar i DEMOS-it, ka deklaruar se nuk do të ketë qeveri të re.

“Kam thënë se qeveria do të jetë serioze, ose nuk do të ketë qeveri. Pra, nuk do të ketë (qeveri), kurse kush ka qenë serioz le ta gjykojnë qytetarët”, ka thënë ai. Forcat që përbëjnë shumicën në Kuvendin e Malit të Zi kanë akuzuar njëra-tjetrën për dështimin e bisedimeve. Fronti Demokratik ka akuzuar Lëvizjen Qytetare URA dhe Partinë Popullore Socialiste në pushtet, të cilat nuk i kanë dhënë nënshkrimet për thirrjen e seancës së Kuvendit në të cilën do të votohej për Qeverinë

e re. Ndërkohë që nga këto dy parti politike janë përgjigjur se kjo ka ndodhur për shkaqe parimore dhe konceptuale, sepse nuk është paraqitur program konkret, gjegjësisht prioritetet dhe synimet e Qeverisë së re. Bashkësia ndërkombëtare, para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, i ka kritikuar po ashtu përpjekjet dhe mënyrën e formimit të një qeverie të re në bazë të Ligjit të ndryshuar të Presidentit, i cili ia shkurton kompetencat kreut të shtetit, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e një qeverie të tillë.

Më herët, pas emërimit mandator për formimin e qeverisë së re nga Kuvendi i Malit të Zi, më 29 dhjetor të vitit të kaluar, Lekiq kishte deklaruar se afati për këtë është 20 janari.

Pas dështimit të bisedimeve duket se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë gjithnjë e më afër dhe mundësia e vetme për daljen nga kriza politike.

Në pranverë të këtij viti Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, i përfundon mandati. Prandaj si një prej mundësive shikohet edhe ajo që zgjedhjet eventuale të parakohshme parlamentare në Malin e Zi të mbahen në të njëjtën ditë me ato presidenciale.

KOHA Javore 4 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 12 JANAR 2023
Dështojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, vlerëson rezultatet e arritura gjatë shtatë muajve të qeverisjes

Viti që na riktheu vetëbesimin e lëkundur

Ulqin - Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, e ka cilësuar vitin 2022 si një vit të suksesshëm, që sipas tij riktheu vetëbesimin e lëkundur dhe dëshmoi se udhëheqja e re din të marrë vendime dhe të menaxhojë në mënyrë të pavarur këtë komunë. Ai i ka bërë këto deklarata në koktejin dhe mbrëmjen gala të organizuar në prag të Vitit të Ri (29 dhjetor 2022), në Qendrën e Kulturës – Ulqin. “Ky ishte viti kur në një kohë rekord stabilizuam financat publike, treguam se si menaxhohen paratë e qytetarëve dhe miratuam buxhetin më të madh në historinë e qytetit për vitin e ardhshëm 2023 prej gati 18 milionë euro”, ka theksuar ai. Bajraktari ka thënë se gjatë këtyre 200 ditëve në drejtim të Komunës së Ulqinit e kanë konfirmuar se “kur menaxhohet mirë, ka para për të

gjithë - nga studentët dhe sportistët, përmes fermerëve dhe organizatave të shoqërisë civile e deri te punonjësit në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike, themeluesit e të cilave jemi ne”. Në fjalën e tij përshëndetëse, ai ka bërë një përmbledhje të punëve dhe rezultateve të arritura gjatë vitit 2022 dhe parashikimet për vitin 2023.

“Po shtrojmë rrugët tona, jemi një hap më afër ndërtimit të bulevardit të ri në Fushën e Ulqinit, si dhe të një stadiumi të ri në Plazhin e Madh. Po bëhet rinovimi i Molit të Madh, në fillim të vitit do të nisë faza e dytë e rikonstruksionit të rrugëve në Kala dhe shpresojmë të ndërtohet porti i peshkimit. Ne kemi zhbllokuar projektin e ujësjellësit dhe ujërave të zeza me Bankën Gjermane për ZhvillimKFW, vlera e të cilit është vetëm faza

e parë prej rreth 20 milionë euro. Puna më e madhe na pret në ngritjen e cilësisë së ofertës sonë turistike, mbi të gjitha në rinovimin dhe ndërtimin e hoteleve të reja”, ka theksuar Bajraktari. Për të gjitha këto, kryetari i Komunës së Ulqinit ka falënderuar partnerët e koalicionit qeverisës, opozitën e përgjegjshme në Kuvendin e Komunës së Ulqinit, Qeverinë e Malit të Zi, diasporën nga Ulqini në ShBA dhe vende të tjera. “Këtë nuk do të kishim arritur pa një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Qeverinë e Malit të Zi dhe kryeministrin Dritan Abazoviq. Dua ta falënderoj përzemërsisht për përkushtimin dhe vizionin e tij për këtë qytet”, ka deklaruar Bajraktari.

Ai ka thënë se është i bindur se dekada e ardhshme është dekada e Ulqinit dhe se tashmë ajo ka filluar. “Ky qytet dhe banorët e tij e merituan këtë pas një vonese të gjatë, që është vërtet mëkat nëse dimë se çfarë potencialesh dhe resursesh kemi ne”, ka thënë kryetari i Komunës së Ulqinit.

Bajraktari u zgjodh kryetar i Komunës së Ulqinit në seancën e Kuvendit, të mbajtur më 3 qershor 2022, si kandidat i koalicionit qeverisës të formuar nga koalicioni “Fillimi i Ri” dhe Forca e Re Demokratike. Në zgjedhjet lokale të mbajtura më 27 mars 2022, koalicioni “Fillimi i Ri” (Lëvizja Qytetare URA, Partia Demokratike, Socialdemokratët, Partia Socialdemokrate dhe Alternativa Shqiptare) të cilit i printe Bajraktari fitoi më së shumti - 14 këshilltarë nga 33 sa ka gjithsej Kuvendi i Komunës së Ulqinit. i. k.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
E ENJTE, 12 JANAR 2023

Komuna e Tuzit shpall vitin 2023 “Vit i xhubletës”

Pritet të zhvillohen ngjarje të shumta kulturore

Kujtojmë që Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në mbledhjen e mbajtur në Rabat të Marokut gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, miratoi unanimisht shpalljen e xhubletës dhe dijebërjes së saj si pjesë të listës së trashëgimisë kulturore jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s

Tuz – Me rastin e mbrojtjes së xhubletës nga UNESCO që zyrtarisht u shpall si e tillë në muajin nëntor të vitit të kaluar, Komuna e Tuzit ka vendosur që vitin 2023 ta shpallë si “Vit i xhubetës”, duke vlerësuar kështu rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe.

Nga ky institucion kanë bërë të ditur që si trevë e cila ka bërë ruajten dhe kultivimin e kësaj veshjeje, shprehen krenarë që xhubleta është bërë pjesë e listës së trashëgimisë botërore, si trashëgimi kulturore jomateriale.

“Xhubleta shqiptare përfaqëson veshjen më të hershme në këto treva, por njëherësh edhe tipologjinë e veshjes më të vjetër në botë”, kanë njoftuar nga Komuna e Tuzit, duke u zotuar se përgjatë gjithë vitit do të zhvillojnë ngjarje dhe aktivitete të ndryshme kushtuar xhubletës.

Kujtojmë që Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në mbledhjen e mbajtur në Rabat të Marokut gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, miratoi unanimisht shpalljen e xhubletës dhe dijebërjes së saj si pjesë të listës së trashëgimisë kulturore jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.

KOHA Javore 6
t. u.
E ENJTE, 12 JANAR 2023
NGJARJE JAVORE

Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë në vitin 2022

U miratua buxheti dhe

plani i investimeve për vitin 2023 si dhe një vistër propozim-vendimesh

dhe

materialesh

të tjera

Guci – Në seancën e katërt të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur më 29 dhjetor 2022, në sallën e komunës në te cilën ishin të pranishëm 26 këshilltarë prej gjithsej 30 sa numëron Kuvendi, u shqyrtuan dhe u miratuan një vistër propozim-vendimesh, programesh e konkluzionesh të punës së organeve të qeverisjes lokale, të institucioneve publike dhe të organizatave që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës së Gucisë, ndër të cilat qendrore ishin propozim-vendimi për buxhetin dhe ai për planin e investimeve të Komunës së Gucisë për vitin 2023.

Seanca të cilën e hapi kryetari i Kuvendit, Bujar Hasangjekaj e cila me propozimin e tij filloi me një minutë heshtje në shenjë respekti dhe nderimi sekretarit tani të ndjerë të Kuvendit të Komunës së Gucisë, Enver Dedushaj i cili papritmas nga sulmi kardiak ndërroi jetë më 7 nëntor 2022, dhe se në detyrën e postit të sekretarit të Kuvendit të Komunës e kreu prej kthimit të statusit të komunës së pavarur të Gucisë në vitin 2014 e deri në vdekje. Të njëjtën detyrë gjashtë vite me radhë e ushtroi edhe në Kuvendin e Komunës së Plavës.

Puna e seancës filloi me miratimin njëzëri të procesverbalit nga seanca e tretë e rregullt e kuvendit, e mbajtur më 13 tetor 2022, dhe vazhdoi me shqyrtimin dhe miratimin e rendit të ditës të propozuar prej 18 pikash i cili pësoi ndryshim, sepse nga seanca u tërhoq pika e 12-të e radhës, propozim-vendimi për shitjen e patundshmërisë me marrëveshje të drejtpërdrejtë, ndërsa propozim-vendimi për buxhetin dhe ai për planin e investimeve të komunës për vitin 2023 të shqyrtohen në pako (së bashku), të cilat ishin dy pikat e parafundit të rendit të ditës, i cili nga këshilltarët e pran-

ishëm u miratua njëzëri. Propozim-vendimin e buxhetit të komunës për vitin 2023, në mënyrë koncize dhe analitike e prezantoi dhe e argumentoi sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa, Mirallem Bektesheviq, i cili ndër të tjera theksoi se buxheti është zhvillimor i projektuar në shumën 2.647.000,00 euro dhe i ndarë në buxhet operativ në shumën 1.758.700,00 euro, në buxhet kapital në shumën 858.300,00 euro, në rezervë rrjedhëse të buxhetit në shumën 20.000,00 euro dhe në rezervë të përhershme buxhetore në shumën 10.000,00 euro. Propozimin e planit të investimeve të komunës për vitin 2023 në mënyrë koncize dhe kronologjike e prezantoi drejtori i Drejtorisë për investime dhe rregullim hapësinor, Shemso Jaroviq i cili theksoi se shuma decide e projekt-planit në fjalë i cili financohet nga buxheti kapital i komunës, nuk është e definuar.

Përkitazi me buxhetin dhe planin e investimeve për vitin 2023, diskutuan ca këshilltarë të pozitës dhe opozitës të cilët në mënyrë koncize shprehën qëndrimet dhe shikimet e veta përmes vërejtjeve dhe sugjerimeve. Buxhetin dhe planin e investimeve të Komunës së Gucisë për vitin 2023, këshilltarët e pranishëm me votim të hapur e miratuan me 19 vota “për”, 1 “kundër dhe 1 “të përmbajtur”. Gjatë punës rreth dy orëshe të seancës, këshilltarët me dhe pa pjesëmarrje në diskutim, njëzëri ose me shumicë votash “për” shqyrtuan dhe

miratuan edhe propozim-vendimet, konkluzionet dhe programet e përfshira në rendin e ditës të cilat i prezantuan dhe i argumentuan përpunuesit e tyre, ndër të cilat veçojmë: propozim-vendimin mbi dhënien e pëlqimit të vendimit për miratimin e çmimeve të furnizimit publik me ujë dhe menaxhimin me ujëra të zeza komunale për personat juridikë dhe fizikë për vitin 2023 të SHKP “Veprimtaritë komunale” në Guci, mbi financimin e partive politike, mbi bashkëfinancimin e ofrimit të shërbimit “ndihma në shtëpi” për personat e rritur dhe të moshuar në Komunën e Gucisë për vitin 2023, mbi përcaktimin e lokacionit me elementet e kushteve urbanistiko-teknike për ndërtimin e objektit lokal të interesit të përgjithshëm, tri propozim-vendime mbi shitjen e patundshmërive me marrëveshje të drejtpërdrejtë, mbi shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Komunës së Gucisë për zgjatjet e vlefshmërisë së vendimit për planet në rajonin e Komunës së Gucisë, mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të këshillit për bashkëpunim të vetëqeverisjes lokale dhe të organizatave joqeveritare, mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të këshillit për monitorimin e realizimit të kushtetutës dhe statutit dhe mbi shkarkimin dhe emërimin e anëtarit të këshillit për dispozita. Po ashtu këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan edhe konkluzionet mbi dhënien e pëlqimit për programin e punës dhe planin financiar të SHPK “Veprimtaritë komunale” në Guci për vitin 2023, mbi dhënien e pëlqimit për programin e punës dhe planin financiar të Qendrës për Kulturë në Guci për vitin 2023, si dhe mbi programin e punës së Komunës së Gucisë për vitin 2023.

Në pikën e fundit të rendit të ditës së seancës, pyetjet dhe përgjigjet e këshilltarëve u paraqitën tre sish, të cilët në pyetjet e parashtruara kërkuan përgjigjet me shkrim.

KOHA Javore 7
E ENJTE, 12 JANAR 2023 NGJARJE JAVORE

Ambasadori i Republikës se Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi, Rami Rexhepi

Në vizitë zyrtare komunave të Plavës dhe Gucisë

Plavë/Guci – Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi, Rami Rexhepi, të martën më 27 dhjetor 2022 qëndroi në vizitë zyrtare komunave të Plavës dhe Gucisë, me ç’rast u takua me stafet punëdrejtuese të vetëqeverisjeve lokale të tyre. Mysafirin e lartë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin në Mal të Zi Rami Rexhepin në rezidencën e Komunës së Plavës e pritën dhe i dëshiruan mirëseardhje kryetari i Komunës, Nihad Canoviq, dhe kryetarja e Kuvendit të Komunës, Jasmina Cikotiq. Duke i shprehur falënderim për

vizitë, kryetari i komunës Nihad Canoviq, ambasadorin Rexhepi e ka njoftuar me potencialet e Plavës dhe ka theksuar interesimin e Komunës së Plavës për binjakëzim me ndonjë nga komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të nxitur dhe avancuar bashkëpunimin në të gjitha fushat në interes të dyanshëm. Bashkëbiseduesit në takimin miqësor kanë konstatuar se përmes komunikimeve të vetëqeverisjeve lokale përfitohet pasqyrëza më e mirë mbi gjendjen reale të bashkësisë dhe të nevojave konkrete të banorëve, dhe se në periudhën

e kaluar kultura ka qenë pika më e mirë e lidhjes së Plavës me komunat e Maqedonisë së Veriut. Në Komunën e Gucisë ambasadori Rami Rexheni, u prit me respektin më të lartë në kabinetin e kryetares së Komunës, të cilit mirëseardhje në takim i dëshiroi kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq e shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj dhe nënkryetarët e Komunës, Huso Brdakiq dhe Edon Balidemaj. Gjatë takimit dypalësh miqësor është folur mbi bashkëpunimin e Komunës se Gucisë me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi.

Kryetarja e Komunës, Anella Çekiq në fjalën e rastit ka falënderuar ambasadorin Rexhepi për ardhjen në vizitë zyrtare Komunës së Gucisë dhe e ka njoftuar me resurset, potencialet dhe planet zhvillimore të komunës. Po ashtu është folur edhe mbi bashkëpunimin në nivel të binjakëzimit me ndonjë komunë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim janë përmendur komuna e qytetit të Shkupit - Gjorçe Petrov dhe të tjera, si Krusheva e Ohri, ku përmes binjakëzimit të Komunës së Gucisë dhe të komunës nga Maqedonia e Veriut, do të avancohej bashkëpunimi përkitazi me prezantimin e kulturës, traditës, adetit e zakonit, zbatimit të projekteve, shkëmbimit të përvojave. Kryetarja Çekiq, ndër të tjera ka përmendur se në Shkup dhe në qytetet në rrethinë jeton numër i caktuar bashkëqytetarësh gucianë, andaj do të paraqiste kënaqësi që të avancohen lidhjet e ndërsjella të qytetarëve, shteteve dhe popujve.

KOHA Javore 8
E ENJTE, 12 JANAR 2023 NGJARJE JAVORE

Komuna e Gucisë vogëlushëve parashkollorë

U ndau pako me dhurata për Vitin e Ri

Guci – Në kuadër të pritjes dhe shënimit të Vitit të Ri 2023, Komuna e Gucisë të hënën më 26 dhjetor 2022, vogëlushëve të cilët qëndrojnë në Kopshtin e Fëmijëve në Guci u ka ndarë 90 pako me dhurata. Në emër të Komunës së Gucisë, gjatë ndarjes së pakove me dhurata vogëlushëve, kanë qenë të pranishëm kryetarja e Komunës Anella Çekiq, nënkryetari i Komunës Huso Brdakiq dhe sekretarja e Sekretariatit për administrim të përgjithshëm dhe veprimtari shoqërore, Samra Balliq.

Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq në fjalën e rastit ka thënë se edhe këtë vit vetëqeverisja

lokale ka përgatitur pako me dhurata për qytetarët e vet më të vegjël dhe në atë mënyrë ka dëshmuar kujdesin për banorët e vet më të rinj. Drejtoresha e Kopshtit të Fëmijëve në Plavë, zonja Dragana Ojdaniq, në përbërje të të cilit punon edhe ai në Guci, ka falënderuar Komunën e Gucisë e cila edhe këtë vit ka ndarë një pjesë të mjeteve për blerjen e këtyre pakove me dhurata, duke shfaqur ashtu kujdesin për banorët më të rinj të vet.

Në fund, kryetarja e Komunës Anella Çekiq me bashkëpunëtorët e vet, në emër të kolektivit të Komunës së Gucisë, të gjithë vogëlushëve, edukatoreve dhe mbarë punëtorëve të

Kopshtit të Fëmijëve u ka dëshiruar fat dhe të gjitha të mirat për Vitin e Ri. Më pastaj, vogëlushët kanë përgatitur fletëurimet modeste për komunën përmes të së cilave ata kanë shprehur dhe dëshmuar falënderimet e veta të sinqerta për pakot me dhurata të dorëzuara, si dhe për vizitën dhe mesazhet e shprehura për Vitin e Ri 2023.

Në emër të Drejtorisë së Kopshtit të Fëmijëve, drejtoresha Ojdaniq, kryetares së Komunës, Anella Çekiq ia ka dorëzuar fletëfalënderimin për ndarjen e pakove me dhurata për Vitin e Ri, vogëlushëve të Njësitit Edukativ të Gucisë.

KOHA Javore 9 E ENJTE, 12 JANAR 2023
NGJARJE JAVORE

Histori frymëzuese

Tre shqiptarët e rinj trieshjanë që shkëlqyen në vitin 2022

shoqërinë.

Sukseset e të rinjve shqiptarë nga Mali i Zi nuk kanë të ndalur. Edhe të rinjtë malësorë (trieshjanë) në fusha të ndryshme brenda dhe jashtë shtetit, po arrijnë suksese të mëdha individuale duke i bërë të gjithë krenarë me arritjet e tyre. Në kushte jo të favorshme, për shkak të pandemisë me Covid-19, në vitin e kaluar i cili ishte i gjatë dhe i vështirë për të gjithë njerëzimin, me aftësitë e tyre profesionale dhe me punë të vazhdueshme shkëlqyen tre të rinj ambicioz me prejardhje nga Trieshi (Malësia), Komuna e Tuzit, vëllezërit Arton e Anton Gjokaj dhe Rajmond Gjonaj.

Historia e tyre është shembull për t’u ndjekur, sepse kanë ofruar përvojën e tyre si pikë frymëzimi dhe motivimi për të tjerët. Ata dëshmuan se me punë, përkushtim dhe dashuri në rrugën që njeriu ndjek mund të arrihen qëllimet, objektivat dhe ëndrrat rinore . E përbashkëta e këtyre të rinjve të suksesshëm të grupmoshës 24-32 vjeç është dija, puna konsistente, përkushtimi, këmbëngulja, ambicia, pasioni, shkenca, thjeshtësia, modestia dhe profesionalizmi për tejkalimin e sfidave me veten dhe

Mr. Arton Gjokaj, fitues i çmimit prestigjioz ndërkombëtar “Business Elites 40 under 40” Në ceremioninë e mbajtur në Stamboll - Turqi , në shtator 2022, Arton Gjokaj u shpërbleye me çmimin prestigjioz ndërkombëtar “ Business Elites 40 under 40”, si një ndër menaxherët më të suksesshëm nën moshën dyzet vjeçare në Evropën Juglindore. Gjokaj është drejtor i përgjithshëm i Kompanisë “my World” për Shqipëri dhe Kosovë dhe anëtar i kësaj kompanie ndërkombëtare e themeluar në Austri në vitin 2003. “Isha vërtet i emocionuar nga mirënjohja, nderimi dhe respekti në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “Elitës së Biznesit 40 under 40” në Stamboll, që është një nga çmimet më të njohura në botë për liderët e rinj në fushën e biznesit. Unë u jam gjithmonë mirënjohës kolegëve të mi nga “myWorld” për mbështetjen e përgjithshme dhe sigurisht jam vërtet i bekuar me dashurinë dhe mbështetjen e familjes sime, thotë Artoni.

Ky magjistër i ekonomisë dhe sipërmarrës i njohur ka një biografi të shkëlqyer. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Tuz me sukses shembullor, si fitues i çmimit “Pishtari”. Ka përfunduar Fakultetin Ekonomik, njëri ndër dy studentët më të dalluar të gjeneratës. Po në të njëjtin institucion me notën 10.00

përfundon edhe studimet e magjistraturës. Gjatë studimeve u shpërblye me disa bursa ku vlen të veçohet bursa prestigjioze e Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer Stiftung. Në vitin 2014 punon në Fakultetin Ekonomik të Podgoricës si asistent për disa lëndë, kryesisht në fushën e menaxhimit dhe marketingut. Ka publikuar disa punime shkencore në fushën e marketingut dhe branding, si bashkautor. Në vitin 2016 punësohet në Fondin për zhvillim dhe investim të Malit të Zi (IRFCG), ku qëndron më pak se 3 vite, për t’u angazhuar pastaj si drejtor i shitjeve i Kompanisë Austriake “myWorld” në degën e tyre në Mal të Zi. Ai është laureat i çmimit “Burri i vitit” në Kosovë (2021), si një ndër menaxherët më të suksesshëm në tregun e Kosovës.

Mr. Anton Gjokaj, shkencëtari i ri më i suksesshëm në Mal të Zi Ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të Malit të Zi, Bilana Shqepanoviq në Vila Gorica, në Podgoricë, më 22 dhjetor 2022 i dorëzoi Mr. Anton Gjokajt çmimin për shkencëtarin e ri më të mirë dhe më të suksesshëm nën 30 vjeç në vitin që lamë pas. Ky çmim për të, shprehet Gjokaj, është i veçantë dhe do ta mbajë mend gjatë, sepse është i pari për arritje shkencore i cili do ta nxisë që edhe në të ardhmen të hulumtojë dhe t’i kontribuojë komunitetit shkencor dhe të lartësojë integritetin e tij, të familjes dhe të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA

KOHA Javore 10
VËSHTRIM & OPINION
javore„
E ENJTE, 12 JANAR 2023

vendit nga vjen. Matematika është fusha e kërkimit të shkencëtarit të ri më të mirë në vitin 2022, i cili arriti rezultate të dukshme në kërkimin shkencor duke botuar dy punime shkencore si autori i parë në revista nga lista SCI/SCIE, me faktor ndikimi më të madh se zero dhe në një punim shkencor ai është autori i vetëm. Ka përfunduar Fakultetin Matematiko-Natyror në Podgoricë –drejtimi Matematikë me notë mesatare 10.oo. Po me këtë sukses ka kryer studimet master dhe provimet e doktoraturës në të njëjtin fakultet. Që nga viti 2017 është i punësuar si asistent pranë Universitetit të Malit të Zi. Është bashkëpunëtor në mësimdhënie i profesorit në disa lëndë në Fakultetin Elektroteknik. Gjatë studimeve bachelor, studimeve të specializimit dhe master ka fituar këto çmime: Studenti më i mirë i Fakultetit Matematiko-Natyror( 2015), Pllakën e Universitetit për pesë studentët më të mirë të Universitetit( 2017), Bursën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi për gjashtë të rinjtë më të talentuar në shkencë. Aktualisht është në fazën përfundimtare të studimeve të doktoraturës në Fakultetin e Shkencave të Matematikës të Universitetit të Malit të Zi, të cilat pritet t’ i kryejë me sukses këtë vit. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka përfunduar në Tuz me sukses shem-

bullor, si fitues i çmimit “Pishtari” dhe “Nxënës i gjeneratës”. Ka arritur suksese të njëpasnjëshme në gara shtetërore nga matematika (vendet e para dhe të dyta) dhe biologjia (vendi i tretë). Ka përfaqësuar Malin e Zi në garat ballkanike të matematikës për juniorë (Sarajevë, 2009), në garat ballkanike të matematikës për seniorë (Qipro, 2013) dhe në Olimpiadën internacionale të matematikës (Kolumbi, 2013).

Rajmond Gjonaj, studenti më i mirë i Fakultetit të Mjekësisë në Mal të Zi

Komisioni i Dhomës së Mjekëve së Malit të Zi, në një ceremoni të mbajtur më 28 dhjetor 2022 në ambientet e Fakultetit të Mjekësisë në Podgoricë, Rajmond Gjonajt i ndau çmimin tradicional, studenti më i mirë i mjekësisë në Mal të Zi. Çmimet tradicionale vjetore studentëve më të mirë ua ndau kryetarja e Dhomës së Mjekëve së Malit të Zi, Dr. Zhanka Ceroviq.

Rajmond Gjonaj është student i vitit të gjashtë në Fakultetin e Mjekësisë dhe kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë në Mal të Zi, si një nga studentët më të mirë të këtij fakulteti me notë mesatare 10.00 në vitin e kaluar akademik, i shpërblyer pesë herë nga Fakulteti i Mjekësisë si student i shkëlqyeshëm. Në seancën e fundit të Parlamentit

Studentor të Universitetit të Malit të Zi, studenti Rajmond Gjonaj është zgjedhur anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Parlamentit Studentor të Universitetit të Malit të Zi si dhe anëtar i Senatit të Universitetit të Malit të Zi, organit më të lartë akademik që vendos për çështje të bashkëpunimit mësimor, shkencor dhe profesional të Universitetit të Malit të Zi. Ai përbëhet nga rektori, prorektorët, përfaqësuesit e personelit akademik dhe përfaqësuesit e studentëve në përputhje me Statutin e Universitetit. Është studenti i vetëm shqiptar në këto forume (organe) të larta drejtuese studentore -universitare në Mal të Zi.

“Të jesh një ndër të dalluarit e një universiteti padyshim që është një nga ngjarjet më domethënëse që mund t’i ketë një student përgjatë gjithë ngritjes në aftësimin profesional dhe një nga përjetimet më të veçanta që do ta shoqërojnë atë gjatë gjithë jetës. Në momentin kur e mora çmimin nga Dhoma e Mjekëve së Malit të Zi u ndjeva shumë i emocionuar dhe i gëzuar. Ky vlerësim më dha motiv që të jem edhe më këmbëngulës në vazhdimin e misionit tim si mjek dhe të kontribuoj në ngritjen e cilësisë së mjekësisë në Mal të Zi në të mirë të shëndetit të pacientëve ”, pohon Gjonaj i cili shkollimin fillor dhe të mesëm i ka përfunduar në Ulqin me sukses shembullor dhe është fitues i çmimit “ Pishtari”.

KOHA Javore 11 Pikëpamjet e
fq:
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 12 JANAR 2023
shprehura në
OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Mr. Arton Gjokaj Mr. Anton Gjokaj Rajmond Gjonaj

Kosova dhe pretendimet nacionaliste serbe

Viti që lamë pas u mbyll me heqjen e barrikadave serbe në Veri të Kosovës. Barrikadat edhe kësaj rradhe u përdorën si mjet shantazhi, ku Serbia tashmë nuk po e fsheh qëllimin e saj pushtues për të qenë bashkëpronare e Kosovës, për aq sa asaj i konvenon ta trajtojë çështjen serbe si proces të papërfunduar. Në Serbi janë ndërruar disa pushtete me orientime të djathta e të majta, por të gjithë e kanë përdorur Kosovën si “klinikë” për të mbajtur gjallë gjendjen shpirtërore të nacionalizmit serb.

I fundit që po tregohet më këmbëngulës në trajtimin e Kosovës si terapi nacionaliste, është Alaksandar Vuçiq. I ardhur nga shkolla radikale serbe e urrejtjes dhe i kalitur në shkollën millosheviqiane të manipulimit, Vuçiqi aktualisht, pa e penguar askush nga Brukseli dhe uashingtoni, është dinozauri i fundit i politikës serbomadhe që ende po mbijeton me metodat e njëjta që çuan në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë. S’do mend se kurajon e lidershipit serb për të mbetur në histori si politikani që synon rrumbullakësimin e projektit Bota serbe, nëpërmjet bashkimit të territoreve ku ka qoftë edhe një varr të vetëm serbi, e ush-

qejnë marrëveshjet e dëmshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bëra pas hyrjes në fuqi të Pakos së Ahtisarit, që e bënë Kosovën shtet të brishtë. Ekspansionin serb e ushqen edhe heshtja mortore e Shqipërisë në momente rreziqesh

serioze për të gjithë shqiptarët, naiviteti i lidershipit shqiptar që prej muajsh, madje edhe në takime të rëndësishme diplomatike, bën avokatin mbrojtës të presidentit luftënxitës dhe prorus serb, duke e prezantuar atë si burrështetas që ruan paqen në Ballkan, paçka se rreth e përqark Kosovës ai mban në gatishmëri të lartë lufte njësitet speciale ushtarake, duke pritur momentin e përshtatshëm për përsëritjen e mynxyrave të mësuesit të tij kasap. Kapaku i kësaj vakie është qëndrimi i luhatshëm i BE-së, që bën kinse nuk i kupton lojërat e rrezikshme të Vuçiqit. Parësia e saj qibare zhagitet pas ngjarjeve që rrezikojnë paqen e gjithë kontinentit. Ajo nuk denjon të ndajë fajtorin nga jofajtori dhe viktimën nga agresori. Nyjen mes Kosovës dhe Serbisë ajo “e zgjidh” me barazimin e palëve në

KOHA Javore 12 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 12 JANAR 2023

konflikt, njëra prej të cilave përpiqet të mbrojë atdheun dhe lirinë e vet, kurse tjetra fut serbët brenda territorit të huaj paramilitarë të maskuar, të armatosur dhe të gatshëm për t’ia rivënë flakën Ballkanit. Ata që e njohin udhën plot sakrifica të Kosovës gjer në shpalljen e saj shtet i pavarur, nuk e kuptojnë përse Beogradi nuk është i kënaqur me të drejtat e garantuara të serbëve me Pakon e Ahtisarit, që e shndërroi Kosovën në shtet arnë me mbi dyzet xhepa/eksteritore, ku nuk mund të shkelë asnjë këmbë joserbi; nuk e kuptojnë Listën Serbe me 10 deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 10 kuaj trojanë, që kryejnë detyrat e Serbisë për rrënimin e shtetit, të cilin duhet ta mbrojnë ashtu siç ngjet me gjithë kuvendarët e shteteve të botës. Ata nuk i kuptojnë “padrejtësitë” ndaj

një popullate që nuk paguan tatime, që nuk paguan rrymë, që regjistron veturat me targa të një shteti tjetër, që nuk përfillin sistemin arsimor të shtetit ku jetojnë…, po që marrin paga të rregullta nga Kosova, sepse kjo nuk bie ndesh me synimet serbe për ta bërë Kosovën shtet jofunksional.

Si është e mundur që shteti i cili e bëri Kosovën disa herë shkrumb e hi, shteti ushtarët dhe paramilitarët e të cilit dhunuan mbi 20.000 vajza dhe gra shqiptare, shteti që masakroi mijëra qytetarë të paarmatosur, mes të cilëve dhe mijëra fëmijë, shteti që ka rrezikuar dem baba dem paqen dhe lirinë e fqinjëve të saj…, të guxojë të përsëris gjenocidet e papara, për të cilat kanë lënë dëshmi të dokumentuara vetë serbët si oficeri Dimitrije Tucoviq, i cili në veprën “Serbia dhe Shqipëria”,

në cilësinë e dëshmitarit okular, shkroi për krimet serbe ndaj shqiptarëve gjatë Luftrave Ballkanike. Ja si e përshkroi ai njërën prej mizorive të ushtrisë serbe në vendbanimet shqiptare, që krahas maskave të kasapëve të së shkuarës, heq dhe maskat e pinjollëve të tyre, të cilët shiten sot si burrështetas të urtë: “Shqiptarët u tërhoqën me mashtrim afër zjarrit artilerik. Menjëherë pastaj, shrapnelat tanë bënë kërdinë më të tmerrshme në ta. Shqiptarët binin në grumbuj, klithmat e tërbimit dhe dhembjes gati barazoheshin me bubullimat e topave. Në ajër fluturonin duart, këmbët, kokat dhe copat e mishit të shqiptarëve . E kur zjarri artilerik u ndal, fushëbeteja ishte e mbuluar jo me kufoma, por me gjymtyrë të copëtuara, që dukeshin si ndonjë masë e ngjyer me ngjyrë të kuqe buzëkuqi”. Të njëjtën gjë e bëri dhe mësuesi nga Leskoci, Josif H. Kostiqi, që qe pjesëmarrës i gjenocidit në Sanxhakun e Nishit, por që më vonë ndjeu keqardhje dhe në librin e tij “Çlirimi i qytetit të Leskocit” shkroi për natën e tmerrshme të dëbimit të mbi 100 mijë shqiptarëve nga vatrat shekullore: “Atë natë shumë fëmijë me qerre apo me djep në krahët e nënave vdiqën nga të ftohtit e madh derisa familjet shqiptare iknin përgjatë luginës së lumit Morava. Pranë rrugës gjatë grykës së Gërdelicës, deri ke Vranja dhe Kumanova, nga tërhiqeshin familjet shiheshin fëmijët e hudhur, të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja ishte tragjike…”. Ata që ndjekin marrëdhëniet e tensionuara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë njohin dhe intelektualë, analistë, gazetarë dhe politikanë të sotëm serbë, të cilët, pavarësisht rreziqeve për jetë e thonë zëshëm të vërtetën për Kosovën dhe shqiptarët, duke shpëtuar kësisoj atë që mund të shpëtohet nga pjesa e mbetur e dinjitetit të etnisë së tyre. Por, fatkeqësisht përqindja e të militarizuarve, të infektuarve dhe të krisurve që duan reprizën e makabriteteve të para njëzet e ca viteve është shumë më e madhe dhe shumë më shpresëthyese për të nesërmen ndryshe të Ballkanit Perëndimor, dhe jo vetëm.

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 12 JANAR 2023

Dy letra të pabotuara

Siç

ndodhën në arkivin e Institutit Historik të Malit të Zi në Podgoricë.

është e njohur, Isa Boletini ishte organizator, pjesëmarrës, luftëtar dhe strateg i kryengritjeve të armatosura kundër sundimtarëve osmanë në Kosovë në vitet 1902-1903, 1908-1910. Pas shtypjes së Kryengritjes së Kosovës (1910), grupe të mëdha njerëzish nga Kosova, së bashku me disa nga prijësit e Lëvizjes Kombëtare u detyruan të braktisin vendin e vet dhe kërkuan strehim në Mal të Zi. Një ndër ta, madje i pari, që erdhi në Mal të Zi ishte Isa Boletini. Ky strateg popullor, organizator e udhëheqës i Lëvizjes për Çlirim e Bashkim Kombëtar qëndroi disa vite në këtë vend, ku vritet pabesisht nga dora e armikut – xhandarët malazezë në Podgoricë më 23 janar 1916, po atë ditë kur ushtria austro-hungareze hyri në Mitrovicë. Vrasja e trimit Isa Boletini ende mbetet enigmë, së paku në variantin zyrtar. Ai vdiq në një luftim të papritur, që i përngjan një tradhtie të shtetit, ndërsa arsyeja dhe rrjedhoja e ngjarjes mizore nuk u bë e ditur deri më sot. Për qëndrimin e Isa Boletinit në Mal të Zi ka shkruar shtypi i kohës ndërsa në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi (fondi i MPB, MPJ dhe Konsulata malazeze në Shkodër) ruhen shumë dokumente të cilat mund të hedhin dritë mbi ardhjen, jetën, dhe veprimtarinë e tij dhe shqiptarëve të tjerë gjatë qëndrimit të tyre në Mal të Zi. Kësaj radhe po japim dy letra të pabotuara deri më tash për personalitetin e Isa Boletinit, të cilat

1. Dorëzimi i Isa Boletinit me rastin e okupimit të dytë të Shkodrës në qershor 1915 Konsujt e Fuqive të Mëdha në Shkodër kanë pohuar se trupat tona, të cilat në kërkesë të aleatëve, janë tërhequr nga Kiri deri në urën e Mesit, do të kthehen andej kah kanë ardhur, por pa hyrë në Shkodër. Një variant i tillë përhapej nëpër qytet. Shumë e kanë marrë si të vërtetë.

Isa Boletini, shqiptar në zë dhe luftëtar, kundërshtar i devotshëm i imperisë turke, gjakpirës i njohur i popullit serb, pas përfundimit të Luftrave Ballkanike ka jetuar një kohë në Krasniqe. Atje ka ndenjur derisa trupat e Veshoviqit nuk kanë kaluar në drejtim të Shkodrës. Atëhërë së bashku me malësorët e atjeshëm dhe disa agjentë austriakë ka tentuar të luftojë kundër tyre. U mundën dhe u shpërndanë. Isa me përkrahësit e vet iku për në Shkodër. Bazuar në pohimin e cituar të konsullit, ai atje ka ndenjur pa frikë. Bajram Curri dhe të arratisur të tjerë në zë, një ditë më parë ishin larguar. Përfundimisht edhe Isa e pa se do të ndodhi okupimi i padiskutueshëm i qytetit. Në momentin e fundit, së bashku me përcjellësit e mbetur, 20 deri në 30 shokët e tij, tentuan të gjejnë shpëtim në drejtim të Lezhës. Por për fatkeqësinë e tij kjo nuk i shkoi për dore. Rrugën veç e kishin ndërprerë aradhat tona të sektorit të Bunës. Po atë natë u desht që të kthehet. Menjëherë kërkoi dhe e fitoi strehimin dhe mbrojtjen nga konsulli francez. Shpresoi se franceëet, si aleatë dhe miq tanë të atëhershëm, do të gjejnë mundësinë që nëpërmes Cetinës ta shpëtojnë. E menduar mirë, por e kryer pa sukses.

KOHA Javore 14
VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 12 JANAR 2023
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Hajrullah Hajdari

pabotuara për Isa Boletinin

Konsulli malazez për të gjitha këto ka qenë saktësisht i njoftuar. Në fund të fundit duke e shikuar gjendjen paraokupuese nëpër qytet, e ka parë me sytë e tij ikjen në agim të Isait dhe kthimin e tij të hidhur. E gjitha kjo ka ndodhur në natën e 13 qershorit të vitit 1915, në natën e okupimit të Shkodrës. Të nesërmen gjatë okupimit në marrëveshje me gjeneral Veshoviqin, përreth konsullatës franceze dhe bahçes së saj janë vendosur roje të padukshme. Për këtë rast diplomacia e Parisit dhe Cetinës me të madhe kanë punuar. Të kota kanë qenë kërkesat që Isa të lirohet. Më në fund është arritur marrëveshja që ai me përcjellësit t’i dorëzohet konsullit malazez, i cili ende ka qenë në Shkodër, kështu që ai me përcjellje të veçantë ushtarake dhe me përgjegjësinë e tij personale, me vapor (anije) ta dërgojë për në Rijeka Crnojeviq, nga ku do ta përcjellë sipas urdhëresave të mëtutjeshme. Në këtë kuptim, konsulli francez nga Parizi dhe ai malazez nga Cetina i morën instrukcionet e duhura. Është vepruar në mënyrë të përpiktë sipas tyre. Konsulli francez z. Begen Bliko e ka përcjellur nga konsullata franceze në atë të Malit të Zi. Skena ishte mbresëlënëse.

Isa ka lënë përshtypjen e njerit serioz, dinjitoz dhe të vendosur, të luftëtarit për të drejtat e shqiptarëve, udhëheqësit të mirë ushtarak. Ka qenë fis i pastër, një tip i vërtetë i fisit të prirë shqiptar, mjaft të ngjajshëm me vojvodet tanë të vjetër, të lindur, të pashëm, të zgjuar, të mprehtë, të guximshëm, të cilët kundër osmanlinjve luftuan si luanë për idealet e tyre të mëdha.

Në mënyrë të denjë e ka përshendetur përfaqësuesin e Malit të Zi. Nga një truproje e tij e mori pushkën e zbrazur dhe ia dorëzoi duke thënë: “E dorëzoj si një përfaqësuesit të të madhit, të mençurit dhe kalorësit të Krajl Nikollës, në njerëzillekun, heroizmin dhe bujarinë e të cilit beson. (Kjo pushkë, si dhuratë e Krajlit, edhe sot gjendet të nënshkruesi i

kësaj letre. Për pushkën dhe mbishkrimin do të bëhët fjalë veçanërisht). Isoja ka folur përmes përkthyesit. Me të kanë qenë edhe një apo dy fëmijë, gjegjësisht nipat.

Konsulli malazez e takoi bukur dhe me elegancë. Këtë, përveç kurtoazisë personale e ka imponuar edhe personaliteti i tij dhe ndërhyrja franceze. Armët tjera në konsullatë më vonë i kanë sjellë kavazet francezë. Gjeneral Veshoviqit nuk ka dashur t’i dorëzohet. Në të nuk ka pasur besim. Si duket nga ai ka pasur frikë. Si rival të mëparshëm, në vendet e reja të çliruara kanë pasur zënka të forta. Këto rezultojnë nga veprimet e mëparshme të Isës me popullsinë serbe, por edhe nga lufta në kufirin e Shqipërisë me rastin e marshimit tonë drejt Shkodrës. Edhe ai vetë ka menduar, por edhe mbrojtësit e tij francez, se nuk është e pamundur që gjeneral Veshoviqi për të gjitha ato, do të ishte kacafytur ashpër. Nuk e kam të njohur nëse dikush e ka kërkuar ekstradimin e tij. Dyshoj. Në fund të fundit, meqenëse ai është konsideruar si personalitet politik (fajtor), kjo do të ishte e pavend. Është fakt i njohur se të tillët kurrë dhe askund nuk i tradhtojnë. Derisa është kufizuar me Turqinë, ka pasur kuptim politik dhe interes që edhe Serbia edhe Mali i Zi të tentojnë të përfitojnë miqësinë e tij. Mirëpo, pas Luftrave Ballkanike, veçanërisht pasi Shqipëria ka fituar pavarësinë, kjo ka humbur çdo rëndësi. Isa pa zgjedhur mjete, me të gjithë forcën e tij në të gjitha drejtimet i është përkushtuar pretendimeve të tij shoveniste. U bë armik i hapur i tyre edhe pse me ata ka lidhur, veçanërisht e fshehurazi - herë me gojë e herë me shkrim shumë marrëveshje të shtrenjta.....!

Pas kryerjes së këtyre formaliteteve, Isa me vapor është nisur për Rijeka Crnojeviq. Besoj se është çuar edhe në Cetinë. Kjo ishte atëherë një sensacion i madh. Nga aty është dërguar në Nikshiq. Pas hyrjes së trupave austriake ka kaluar në Podgoricë, ku ka vdekur në një luftim

të papritur, arsyen dhe rrjedhjen e secilës të interesuarit dhe të pranishmit në vendngjarje besoj se duhet t’i shpjegojnë me saktësi në favor të historisë.

1.

Pushka e Isa Boletinit

Kur për të dytën herë kam qenë të Krajli – Gospodari me kërkesën e tij, i kam treguar si është dorëzuar Isa Boletini nëpërmes konsullatës franceze (Shih artikullin të cilin e kam shkruar).

Me atë rast e kam njoftuar se pushka që ai e mori nga duart e truprojës së tij e që në shenjë dorëzimi ma dorëzoi mua, gjendet tek unë; e kam sjellë nga Shkodra dhe do t’ia dorëzoj atij që të më urdhërohet. Krajli atëherë më ka thënë: “Nuk është e nevojshme ta sjellësh, e askujt t’ia dorëzosh, por ta mbash për vete”. Pastaj më ka thënë: “Në kondakun e pushkës shkruaj: Kjo është pushka e të famshmit Isa Boletini, gjakpirësit të famshëm të popullit serb të cilën Krajli - Gospodari ia ka dhuruar konsullit të vyeshëm të Tij, Aleksa V. Martinoviqit, si dhuratë për riokupimin e Shkodrës në qershor të vitit 1915”. I putha dorën. Me përulësi e falënderova. Isha i kënaqur me këtë nderim dhe u ndjeva i përkëdhelur. Nuk e di si dhe pse nuk e kam kryer këtë urdhëresë të lartë!? Ndoshta për rrethanat e krijuara! Megjithatë pushkën e kam ruajtur. Gjatë kohës së Austrisë e kam ruajtur në legatën greke këtu. Këtë e kam bërë me mirësinë e kolegut dhe mikut tim z. Rentis, të ngarkuarit grek me punë në Cetinë. E ruaj edhe sot si kujtim me vlerë historike, në koleksionin tim të pushkëve të vjetra. Gjithashtu do të ekzekutoj urëdhrin dashamirës të sovranit tim për mbishkrimin (nga i njëjti autor).

Autori i këtyre dy letrave ka vdekur në Cetinë në vitin 1956, ndërsa unë vazhdoj të jam në kërkim të pushkës së Isa Boletinit, si kujtim me vlerë historike!

KOHA Javore 15
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 12 JANAR 2023

Nuk ka paqe të qëndrueshme në qoftë se tirania triumfon mbi lirinë dhe demokracinë

Kështu tha javën e kaluar në Oslo të Norvegjisë, Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. I ftuar në mbledhjen vjetore të Konfederatës së Ndërmarrjeve të Norvegjisë më 5 janar 2023, kreu i Aleancës së Atlantikut Verior theksoi se “armët në fakt sigurojnë paqen” dhe shtoi se “nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në qoftë se shtypjet dhe tirania triumfojnë mbi lirinë dhe demokracinë”. Ai nënvijoi nevojën që aleatët në NATO të investojnë më shumë për mbrojtjen e përbashkët, të eliminojnë varësinë nga regjimet autoritare dhe të jenë të bashkuara në mbështetje të lirisë dhe të demokracisë”.

Z. Stoltenberg e përqendroi fjalimin e tij në agresionin rus kundër Ukrainës dhe bëri thirrje për kujdes ndaj regjimeve të tjera autoritare siç është Kina. Sipas tij, gjendja aktuale në Ukrainë “është pjesë e një politike ku Moska përdor forcën ushtarake për të realizuar objektivat e saj politike”. Lufta në Ukrainë, vazhdoi Stoltenberg, nuk ka filluar shkurtin që kaloi por në vitin 2014, kur Moska ka aneksuar Krimenë dhe Ukrainën Lindore. Në fjalimin e tij, udhëheqësi i NATO-s paralajmëroi në Oslo se në qoftë se Putini fiton në Ukrainë, kjo do të ishte një tragjedi jo vetëm për ukrainasit, për mbarë botën, por edhe për ne. Optimizmi për një Evropë të bashkuar e në paqe, pas shembjes së Murit të Berlinit është zëvendësuar,

tha Stoltenberg me “regjime autoritare që po shtohen dita-ditës, ndërkohë që demokracia është në rënie dhe globalizmi ka marrë tatpjetën”. Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s paralajmëroi se “nuk do të ketë paqe të qëndrueshme në botë, në qoftë se shtypjet dhe tirania triumfojnë mbi lirinë dhe demokracinë”. Ai theksoi se “pa marrë parasysh se kur e si do të marrë fund kjo luftë, ne duhet të pranojmë se gjendja e sigurisë në Evropë ka ndryshuar përgjithmonë”. Regjimi i Moskës do dëshironte një Evropë tjetër, është shprehur z. Stoltenberg, duke shtuar se Moska “dëshiron të kontrollojë vendet fqinje, ndërsa e shikon lirinë dhe demokracinë si kërcënim për objektivat e saj, diçka që e ka vendosur Rusinë në një konflikt të vazhdueshëm me Perëndimin”. “Varësia tek regjimet autoritare është e rrezikshme”, vazhdoi ai, duke u kujtuar të pranishmëve se disa kohë më parë shumë njerëz besonin se blerja e gazit nga Rusia ishte thjeshtë një çështje tregtare. “Realiteti është se tregtia është gjithashtu edhe një çështje politike. Ka të bëjë me sigurinë tonë. Tregtia gjithashtu është edhe politikë!”, ka theksuar Stoltenberg. Ai u tha të pranishmëve, por edhe një audience evropiane jashtë sallës se duhet pasur kujdes që ai gabim me Rusinë të mos përsëritet më me regjime të tjera autoritare, duke përmendur specifikisht Kinën si një prej atyre vendeve. “Interesat afatshkurtra ekonomike nuk duhet të përdoren kurrë në dëm të interesave themelore kombëtare”, është shprehur Stoltenberg. Ai paralajmëroi edhe kundër asaj që ai e cilësoi si një “bashkëpunim në rritje e sipër midis regjimeve autoritare”, duke venë në dukje bashkpunimin midis Moskës dhe Pekinit, “një partneritet strategjik

dhe pa kufi”, siç është cilësuar nga ata vetë.

Regjimet autoritare janë regjime të ndryshe të cilat promovojnë një rend tjetër botëror, tha udhëheqësi i Aleancës ushtarake të Atlantikut Verior në fjalimin e tij në Oslo. “Ato regjime promovojnë vlera që dhunojnë e shkelin vlerat tona të lirisë e demokracisë. Prandaj është e rëndësishme që të gjithë ne që besojmë në liri e demokraci të jemi të bashkuar përballë regjimeve autoritare pasi ne ndajmë të njëjtat vlera me njëri tjetrin”, ka përfunduar z. Stoltenberg fjalimin e tij drejtuar Konfederatës së Ndërmarrjeve Norvegjeze në Oslo të enjten e kaluar. Siç duket, z. Stoltenberg paralajmëroi edhe disa vende anëtare të NATO-s me regjime me prirje autoritare siç është edhe Shqipëria, që të mbrojnë lirinë e demokracinë në vendet e tyre dhe të rrinë larg nga regjimet autoritare dhe të “mbrojnë interesat e tyre kombëtare”. Prandaj, në qoftë se Shqipëria si vend anëtar i NATO-s është e interesuar të mbrojë lirinë dhe demokracinë për veten dhe për të tjerët, Tirana zyrtare do të bënte mirë që të dëgjonte këshillën dhe paralajmërimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës së NATO-s, z. Jens Stoltenberg, se pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin tregon pse vendet që e konsiderojnë veten demokratike duhet të jenë të kujdesshme në marrëdhëniet e tyre me vendet që botërisht njihen si regjime autokrate, tiranike dhe antidemokratike. “Varësia tek regjimet autoritare është e rrezikshme”, paralajmëroi Stoltenberg.

Fatkeqësisht Shqipëria zyrtare por edhe disa elementë në Kosovë lakmojnë ende nga Lindja – megjithëse kombi shqiptar ka vuajtur 500 vjet nën pushtimin turk, gjysëm shekulli

KOHA Javore 16
E ENJTE, 12 JANAR 2023
Për Koha Javore:
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME
VËSHTRIM & OPINION
nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

qëndrueshme triumfon demokracinë

nën diktaturën më të egër komuniste sllavo-aziatike në Evropë, shkatërrimin e identitetit kombëtar nën revolucionin kulturor kinez. Por edhe me gjithë plagët e freskëta e të pashëruara të luftës së fundit në Kosovë të terrorit serb për spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e veta shekullore, e të tjera fatkeqësi ndërkombëtare të shqiptarëve nën sundimin ose influencën e tiranive të huaja, disa prej të cilave Tirana zyrtare i ka shpallur “partnerë strategjikë”. Z. Stoltenberg e këshillon Tiranën dhe të tjerët me prirje autoritare lindore: duart larg prej tyre. Ndërsa shqiptarët e lodhur me sundimet e diktaturave të huaja ndër shekuj dhe nga influencat majtiste autoritare sllavo-aziatike, po largohen masivisht si në kohën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut drejt Perëndimit. Ndërkohë që liderët e tyre politikë shikojnë gjithnjë nga Lindja dhe flirtojnë me liderët më autoritarë që njeh sot bota mbi faqen e dheut, si Vuçiq, Erdogan, Putin, e të tjerë. Për fat të keq, megjithëse historikisht kombi shqiptar ka treguar gjithmonë dhe me shumicë prirjet dhe preferencat e tij pro-perëndimore se është pjesë e Evropës dhe e Perëndimit, liderët shqiptarë prapë se prapë nuk ndjekin dëshirat e kombit të vet, por interesat personale dhe anti-demokratike, andaj shikojnë e lakmojnë nga Lindja, 30 e sa vjet nga shembja e Murit të Berlinit. Duket se atje në Lindje, si ndjekës të autoritarizmit sllavo-aziatik, liderët shqiptarë sot e gjejnë veten më rehat në shoqërinë e autoritarëve dhe tiranëve të lartpërmendur që sipas Stoltenberg, po sjellin botën mbrapsht duke kërcënuar lirinë dhe demokracinë e popujve, se sa në rrethin e udhëheqësve perëndimorë siç është Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

As liria e demokracia, por as atdhetarizmi i vërtetë, as siguria e përbashkët perëndimore nuk promovohen me çanta grashë me flamurin shqiptar me një çmim prej mijëra dollarësh, ose me orë zvicerane me portretin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. E vërtetë se flamuri shqiptar është më i bukuri në botë (jo meritë e këtyre) dhe Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ishte kryetrim dhe mbetet jo vetëm kryetrimi dhe i përgjithëmonshëm i kombit shqiptar, por edhe shpëtimtari i Evropës. I asaj Evrope nga e cila klasa aktuale politike shqiptare po e largon gjithnjë e më shumë kombin shqiptar në favor të bërjes biznes me autokratët dhe tiranët sllavo-aziatikë të Lindjes. Po e largojnë Shqipërinë dhe shqiptarët nga Evropa e lirë e demokratike, ku e duan shumica dër-

muese e shqiptarëve, por që klasa aktuale politike nga dita në ditë dhe nga viti në vit, po e bën Shqipërinë pjesë të një aleance autoritarësh e tiranësh modernë lindorë, historikishtë pushtues e zaptues të tokave dhe shkatërrues të identitetit kombëtar të shqiptarëve ndër shekuj. Kombi shqiptar nuk ka pasur as nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat dhe as me “kulturën” e këtyre tiranëve. Këta tiranë, autokratë, përfaqësues regjimesh diktatoriale të Lindjes sllavo-aziatike, “promovojnë vlerat që dhunojnë e shkelin besimin dhe vlerat tona të përbashkëta të lirisë e demokracisë”, në favor të “një rendi të ri botëror” anti-demokratik, ishte paralajmërimi dhe thelbi i mesazhit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Oslo.

KOHA Javore 17
E ENJTE, 12 JANAR 2023
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg duke folur në mbledhjen vjetore të Konfederatës së Ndërmarrjeve të Norvegjisë më 5 janar 2023 në Oslo.
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Qasje

Kur Amerika thotë JO!

Përpjekjet për formimin e një qeverie të re nga shumica parlamentare ekzistuese përbëjnë një eksperiment të dështuar politik. Mali i Zi nuk e ka luksin të provojë një eksperiment të ri me aktorët e njëjtë politikë. Për dallim nga herët e tjera kur reagimet e ndërkombëtarëve kanë qenë më diplomatike, kësaj radhe edhe Amerika dhe Bashkimi Evropian u kanë thënë hapur Jo këtyre përpjekjeve. Ata e kanë thënë troç se nuk e mbështesin një qeveri të re, pjesë e së cilës do të ishte Fronti Demokratik, që përveç politikës proserbe mbështet hapur edhe politikën ruse në Mal të Zi dhe në Ballkan

Mali i Zi po përjeton ditët më të vështira në historinë e tij të re, që prej shpalljes së Pavarësisë në vitin 2006. Dy vitet e fundit të qeverisjes së fituesve të zgjedhjeve të fundit parlamentare mund të konsiderohen si vite të shpresës së humbur. I njohur si udhëheqës në proceset integruese euroatlantike, Mali i Zi tashmë e ka humbur këtë pozicion. Nga një vend me stabilitet politik të admiruar është shndërruar në një vend me paqëndrueshmëri politike, duke u renditur ndër vendet e Ballkanit Perëndimor me rrezik potencial për konflikt. Për momentin, Mali i Zi është një vend pa orientim të qartë në politikën e jashtme. Megjithëse është anëtar i NATO-s, një pjesë e forcave qeverisëse dhe përfaqësuesve qeveritarë janë kundër kësaj aleance duke shfaqur hapur simpat-

inë për Rusinë dhe Putinin. Mali i Zi deklarativisht mbështet Bashkimin Evropian, organizëm në të cilin synon të anëtarësohet, por veprimet në praktikë jo rrallë herë janë kundër qëndrimeve të BE-së. Mali i Zi i ka njohur zyrtarisht Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, por deklaratat dhe veprimet e disa qeveritarëve bien shpesh në kundërshtim me linjën e politikës zyrtare, siç është pjesëmarrja e dy ministrave (Aleksandar Damjanoviq dhe Marko Kovaç) të qeverisë në detyrë në akademinë solemne me rastin e shënimit të Ditës së Republikës Serbe (9 janar).

Mali i Zi ka hyrë në një krizë të thellë politike dhe institucionale falë politikës aventuriere të forcave politike të shumicës parlamentare. Në luftën për të mbizotëruar mbi palën tjetër, politika e ka lënë vendin pa institucionet

themelore të shtetit, siç është Gjykata Kushtetuese, e cila për momentin është jofunksionale, me një qeveri në detyrë, President me kompetenca të cunguara etj. Shumica parlamentare e ka keqkuptuar rolin dhe të drejtat e saj, duke dëshmuar se me fuqinë e gishtave mund të ndryshojë çdo gjë që nuk i pëlqen ose nuk është në favorin e saj, pa çka se kjo mund të jetë jokushtetuese, siç janë vlerësuar nga Komisioni i Venecias ndryshimet e Ligjit për Presidentin, me të cilat një pjesë e kompetencave të Presidentit i kalojnë Kuvendit të Malit të Zi. Mali i Zi ka pasur nevojë emergjente për ndërrimin e qeverive të kalbura të PDS-së, por jo për qeveri të këtilla si dy qeveritë e fundit të Malit të Zi, të cilat përpos se kanë vazhduar me të njëjtin model të qeverisjes, kanë krijuar skandale

Shumica parlamentare e ka keqkuptuar rolin dhe të drejtat e saj, duke dëshmuar se me fuqinë e gishtave mund të ndryshojë çdo gjë që nuk i pëlqen ose nuk është në favorin e saj, pa çka se kjo mund të jetë jokushtetuese, siç janë vlerësuar nga Komisioni i Venecias ndryshimet e Ligjit për Presidentin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

KOHA Javore 18
E ENJTE, 12 JANAR 2023
Ismet Kallaba
VËSHTRIM & OPINION

Dy vitet e fundit të qeverisjes së fituesve të zgjedhjeve të fundit parlamentare mund të konsiderohen si vite të shpresës së humbur. I njohur si udhëheqës në proceset integruese euroatlantike, Mali i Zi tashmë e ka humbur këtë pozicion. Nga një vend me stabilitet politik të admiruar është shndërruar në një vend me paqëndrueshmëri politike, duke u renditur ndër vendet e Ballkanit Perëndimor me rrezik potencial për konflikt

duke prodhuar kriza të vazhdueshme që e kanë sjellë vendin në një qorrsokak. Për një kohë të gjatë, SHBA dhe BE kanë toleruar mesazhet dhe veprimet kundërthënëse që kanë ardhur nga qeverisja e re e Malit të Zi. Por tashmë Qeveria e ka humbur

besimin e aleatëve perëndimorë. Përpjekjet për formimin e një qeverie të re nga shumica parlamentare ekzistuese përbëjnë një eksperiment të dështuar politik. Mali i Zi nuk e ka luksin të provojë (durojë) një eksperiment të ri me aktorët e njëjtë poli-

tikë. Për dallim nga herët e tjera kur reagimet e ndërkombëtarëve kanë qenë më diplomatike, kësaj radhe edhe Amerika dhe Bashkimi Evropian u kanë thënë hapur Jo këtyre përpjekjeve. Ata e kanë thënë troç se nuk e mbështesin një qeveri të re, pjesë e së cilës do të ishte Fronti Demokratik, që përveç politikës proserbe mbështet hapur edhe politikën ruse në Mal të Zi dhe në Ballkan. Kjo ka bërë, si duket, që edhe Lëvizja Qytetare URA, ndonëse formalisht e ka mbështetur propozimin për krijimin e një qeverie të re, të ndërrojë mendje dhe qëndrim, shto kësaj edhe mospajtimet që ka me forcat e tjera të shumicës parlamentare. Në këtë situatë, zgjedhjet e reja parlamentare tani duken të pashmangshme, pa pasur iluzion se edhe ato do të zgjidhin krizën e thellë politike.

KOHA Javore 19
E ENJTE, 12 JANAR 2023
VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Nazire Curaj-Zogaj (1)

Femra krajane, atdhetare e shquar e çështjes kombëtare

Hamid Alaj

Ti jepet epiteti një femre “atdhetare e shquar e çështjes kombëtare” nuk është e paktë, sepse aty lypet jo pak por shumë për të bërë e sakrifikuar, madje edhe deri në dhënie jete, e mos të flasim për të tjera gjëra që një femër duhet të kalojë gjatë gjithë jetës së saj për ideale dhe çështje kombëtare. Ajo është një dhe e vetmja femër krajane që sakrifikoi gjithçka për çështjen dhe idealet kombëtare, e quajtura Nazire Curaj-Zogaj. Nazirja e lindur dhe e rritur në trevën e Krajës derisa mori rrugën e shkollimit të mëtejshëm, pastaj e shkolluar dhe e frymëzuar me idealet dhe çështjen kombëtare në Kosovë, ajo sot mund të bëjë krenare çdo femër krajane por edhe çdo banor të trevës që e kujtojnë me rrespekt dhe nostalgji edhe si mësuese por edhe si “femra” më e njohur krajane e idealeve kombëtare, e pse të mos thuhet “heroina” e trevës së tyre. Ajo ka një biografi të gjërë edhe pse dominon vuajtja dhe sakrifica e saj për idealet dhe çështjen kombëtrae shqiptare. Nazire Curaj u lind më 27.12.1946 në fshatin Ostros i Madh (lagja, Curaj Poshtë) të Krajës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje në vitin shkollor

1960/61. Mbasi mbaron shkollën fillore Nazirja regjistrohet në Shkollën e Mesme në Ferizaj, në Kosovë, në vitin shkollor 1961/62 dhe përfundon në vitin shkollor 1964/65. Në vitin 1966 kthehet në vendlindje si mësuesja e parë krajane dhe pikërisht më 1 shkurt të vitit 1966, fillon punën në arsim pranë Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Ostros të Krajës. Në shtator të vitit 1967 e braktis Krajën dhe kalon ilegalisht në Shqipëri. Gjatë qëndrimit katërvjeçar në Shqipëri (gjer më 1971), ajo ndiqte studimet për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Tiranës. Gjatë atyre viteve dha provimet e vitit të parë dhe të dytë të studimeve dhe njëkohësisht edhe punësohet për dy vite ku dha mësim në Shkollën Fillore “Vaso Kadija” në Zues të Shkodrës. Pas atyre viteve qëndrese në Shqipëri, ajo vendos të kthehet në vendlindje. Edhe pse kthehet në vendlindje - Krajë asaj nuk i lejohet punësimi në komunën e Tivarit, gjegjësisht të punësohet si mësuese në trevën e Krajës aty ku për herë të parë filloi profesionin e saj dhe mori ditarin e mësueses në dorë. Edhe pas gjithë kësaj, ajo e etur për të punuar profesionin e vet vendos të shkojë në Kosovë dhe pranohet në Shkollën Fillore “Jeta e Re” në Komoran të Kosovës, ku punoi një vit shkollor. Pas një viti shkollor vendos të transferohet për të dhënë mësim në Shkollën Teknike në Ferizaj, në vitin shkollor 1972/73. Edhe në këtë shkollë punoi një vit shkollor. Po një vit shkollor dha mësim edhe në Shkollën Ekonomike

në Ferizaj ku vazhdon punën edukativo-arsimore, si mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Gjashtë vite shkollore dha mësim në Shkollën Fillore në Babush të Ferizajit. Ajo në mënyrë permanente, me vullnet e zell punoi për ngritjen dhe përsosjen profesionale. Për këtë qëllim regjistrohet në Fakultetit Filozofik, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe në Universitetit e Prishtinës dhe diplomon në vitin 1980. Profesoresha atdhetare në vitin 1980 fillon të japë mësim në Shkollën e Mesme Bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj. Në një periudhë kohore dhjetëvjeçare (1971-1981) Nazire Curaj nuk rreshtë së punuari për çeshtjen kombëtare. Bile ajo së bashku me aktivistë tjerë si nga Kosova po ashtu edhe nga treva e Krajës, vazhdon aktivitetet e saj patriotike dhe kombëtare për t’u përgaditur për Pranverën e Madhe të vitit 1981. Ajo shkon në vendlindjen e saj - Krajë dhe takohet me patriotët krajanë të idealeve kombëtrae si me Ali Perashin, i cili shprehet i gatshëm për të punuar për çeshtjen kombëtare, po ashtu edhe me patriotët e tjerë krajanë si me Xhafer Markashin, Salih Markashin e Hasan Perashin. Të gjithë së bashku bien dakord që idealet e tyre patriotike ti shkrijnë për çështjen kombëtare shqiptare. Kjo ishte nisma e formimit të grupit ilegal “Jehona e Krajës”, protagoniste e së cilës ishte Nazire Curaj. Kështu, Nazire Curaj së bashku me Eshrefe Mujën në vitin 1982 shkojnë pësëri në Krajë dhe vendosen ilegalisht në lagjen Kacaj

KOHA Javore 20 MOZAIK
E ENJTE, 12 JANAR 2023

(fshati Martiq) në shtëpinë e Et’hem Halilit, ku u zyrtarizua formimi i grupit ilegal “Jehona e Krajës”. Nazirja ka ardhur shpesh në Krajë nga Kosova ku jetonte dhe vepronte. Sa qëndronte në vendlindje së bashku me patriotët e tjerë krajanë formonin dhe shkruanin trakte të ndryshme kundër regjimit sllavo-komunist dhe njëkohësisht edhe i shpërndanin në mënyrë ilegale nëpër rrugët e Krajës. “Gjatë qëndrimit njëjavor në Kacaj, unë kam shkruajtur disa trakte për t’i shpërndarë në mbarë Krajën dhe disa letra proteste, që t’ju dërgohen të gjitha instancave që nga Komuna e Tivarit e gjer në Federatë”, shprehet Nazire Curaj. Ajo me urdhër të aktivistit të njohur për çeshtje kombëtare nga Kosova patriotit Abdulla Prapashtica, shkon në Krajë me detyrë që të formojë një grup të besueshëm i cili do të shërbejë si bazë e nevojshme për të bashkëpunuar me shtetin amë - Shqipërinë. Në prill (9 dhe 10) të vitit 1981 Nazire Curaj merret në pyetje nga policia e Ferizajit për aktivitetet e saj patriotike dhe me këtë rast dënohet dy (2) muaj burg, kurse më 18 prill po të atij viti e largojnë nga puna. Kolektivi i shkollës ku ajo punonte dhe nxënësit e asaj shkolle protestuan për një kohë të gjatë, plot gjashtë muaj për kthimin

në punë të mësueses së tyre, por ai kthim i saj në marrëdhënie pune u mundësua në shtator të vitit 1992. Pasi lirohet nga burgu dymujor, po në vitin 1981 ajo shkon në Krajë dhe njëkohësisht viziton edhe Ulqinin. Me këtë rast merret në pyetje nga UDB-ja në Stacionin policor të Ulqinit. Kthen në Kosovë dhe vashdon aktivitetet e saj patriotike. Në shtator të vitit 1983, Nazire Curaj merr detyrë që përmes Krajës, me ndihmën e anëtarëve të grupit ilegal “Jehona e Krajës” të shkojë në shtetin amë bashkë me Xhabir Morinën, me detyrë që të kontaktojë me udhëheqësit e shtetit amë dhe të kërkojë ndihma konkrete për fillimin e Luftës Çlirimtare në Kosovë. Kjo ishte Nazire Curaj e cila kishte guxim dhe vullnet ta kryente çdo detyrë që i ngarkohej asaj për çeshtjen dhe idealet kombëtare. Dhe at[ e bënte. Niset për në shtetin amë - Shqipëri dhe atje kërkon të takohet me disa udhëheqës të lartë shtetëror për të kërkuar ndihmë por siç shprehet ajo: “mbeta e zhgënjyer duke më thënë se nuk janë pjekur kushtet për një gjë të tillë”. Pasi kthehet nga Shqipëria ajo bie në depresion të thellë dhe njëkohësisht humb vetëdijen dhe ashtu në atë gjendje, pa pikë mëshire, policia fashite jugosllave e burgosin sërisht me një nga nxënëset e saj, Elmaze Graincën në vitin 1985 ku ndaj saj ushtrojnë dhunë të paparë saqë brenda dy ditëve i thejnë 15 dhëmbë e dhëmballë, ku gjaku i shkonte curril

nga hunda, veshi e goja, ku shpesh nuk ishte e zoja të ngrihej në këmbë, por ashtu në atë gjendje përpiqej të qëndronte në këmbë, gjë që e paraqet edhe në një poezi të saj të pabotuar ku ajo shprehet: “Si feniksi unë jam ba / Shumë herë vdiqa dhe u ngjalla”. Po atë vit (22 tetor 1985) mbahet gjykimi i saj në Prishtinë me kryetar të trupit gjykues Shefki Sylaj, “udbashi” famëkeq shqiptar i asaj kohe i cili me këmbëngulje kërkon që Nazire Curaj të dënohet me burgim të përjetshëm, kurse eksperti ligjor boshnjaku Muhedi Salihamixhiqi-neuropsikiatër, insistonte që Nazire Curaj të dënohej me një vit burg, kurse ish-nxënësja e saj të lirohej në mungesë faktesh.

Pasi që Nazirja ishte me origjinë nga Kraja, trevë e cila ishte nën juridiksionin e Malit të Zi, në burgun e Prishtinës ku Nazirja vuante dënimin vijnë disa “udbasha” nga Mali i Zi me pretekst që ajo është nga Mali i Zi dhe që ajo të transferohet në burgun e Shpuzës për ta vuajtur dënimin, mirëpo një “udbash” shqiptar, njëfarë Arif Riza mundohet që Naziren mos ta lëshojë në duar të malazezëve duke iu treguar atyre dosjen shëndetësore të saj “udbashave” malaziaz që kishin ardhur për ta marrë Naziren. Ashtu ndodhi, Nazirja nuk u transferua në Mal të Zi në burgun e Shpuzës por e vuajti dënimin në burgun e Prishtinës aty ku ishte dënuar.

(vazhdon)

KOHA Javore 21 MOZAIK
E ENJTE, 12 JANAR 2023

Me rastin e 80-vjetorit të vdekjes

Faik Konica – liberatori i kulturës shqiptare

Për Faik Konicën që në fillim lirisht mund të themi se është njëri prej shqiptarëve më mendjendritur i të gjitha kohërave, biri më eminent i Shqipërisë, pionieri i pavarësisë, mbrojtësi i indipendencës kombëtare dhe drejtues i revistës Albania - kësaj enciklopedie monumenti e akademie të kohës.

I formuar në qendrat më të njohura të Evropës, i paprekur nga hatri i rremë dhe konformizmi ballkanik, Faik Konica pati guximin të shkruajë mbi temat e nxehta të kohës së tij, duke sfiduar prapavitë e pushtuesve dhe mendësinë delikate të parisë të atdheut dhe të disa krijuesve bashkëkohas. Guximi dhe stili i të shprehurit të gjërave, ironitë e holla dhe sarkazmat therrëse e bënë për një kategori njerëzish shumë të dashur, kurse për disa të tjerë të urryer e të kontestueshëm. Ata që e gjenin veten në ato shkrime ia denigronin personalitetin, ndërkaq pushtetarët e dënonin me vdekje. Jo të gjithë e dinë se Faik Konica është i dënuari i shumëfishtë i mendimit të lirë. Për shkak të shkrimeve të tij, qeveria turke e asaj kohe e ka dënuar dy herë me vdekje, kurse Austria pas pajtimit me projektin gjerman për ndarjen e tokave shqiptare mes Serbisë dhe Greqisë në vitin 1915, e shpalli persona non grata. Për paradoks, një dënim i rreptë për të në vitin 1922 u kërkua madje edhe në Parlamentin shqiptar.

Faik Konica i ka nxjerrë në pah më fort se çdo krijues tjetër shqiptar të metat e kombit të vet, duke prekur kësisoj përjetësisht në sedër mendjelehtësit, të cilët hiq ca përjashtime të njohura për publikun lexues, janë bërë kritikë jo të veprave letrare, por “të metave” njerëzore të tij. Dhe për të dëshmuar tendencën e pashpjegueshme dhe energjinë negative ndaj tij, nuk mungojnë madje as “studiuesit” që,para se ta thonë një fjalë të mençur për veprën unikate, merren zhurmshëm, madje dhe me përcaktimin fetar dhe shtratin e Konicës, duke tentuar me ankth që edhe në këtë plan të sajojnë dëshmi diskredituese për ta nxjerrë në total të dështuar njeriun më të ditur e më të kompletuar që ka pasur ndonjëherë bota shqiptare. Mjeti që zgjodhi Konica ta thotë çiltas atë që kishte në mendje e në shpirt ishte shkrimi, ishte vepra e veçantë që u përket llojeve të ndryshme letrare, tharmin e të cilave e përbën eseja – zhanri që ia mundësoi të mbetet përjetësisht, jo vetëm në historinë e kulturës dhe letërsisë shqipe e ballkanike. Formimi në shkollat më të mira franceze e kishte bërë të kuptojë në moshë fare të re se qenë eseistët e kalibrit të Montenjit e Volterit ata që hapën dyert e arsyes njerëzore, që propaguan qëndrimin kritik ndaj fenomeneve dhe ngjarjeve shoqërore, që nxitën frymën antifanatike dhe shkundën nga themelet mendësinë mesjetare të Evropës. Po këtë Konica u përpoq ta arrijë në një kontekst tjetër kohor e hapësinor, duke e shfrytëzuar shkrimin si mjet me të cilin iu fut gati i vetmuar lëvrimit të shkëmbit, ndriçimit të mendjes së kombit dhe gjetjes së kodit të humbur evropian të shqiptarëve, që sakaq u bë motoja e jetës së tij dhe e Rilindjes Kombëtare. Përvoja i thoshte se vetëm forca e esesë mund

ta xigëlojë ndërgjegjen e fjetur shqiptare dhe ta çlirojë atë nga kllapia e kultivuar me sistem prej armiqëve të vjetër e të rinj, të cilët krahas planeve për shpëtimin e vendeve të tyre nga kthetrat otomane, kishin përgaditur dhe planet për copëtimin e Shqipërisë së katandisur nga luftërat e pareshtura dhe prapambetja me përmasa titanike.

Përveç pragmatizmit dhe interesit kombëtar ishte edhe natyra e trazuar ajo që e bëri Konicën të jetë eseist në të gjitha shkrimet: edhe në skica e tregime, edhe në romanin e tij të vetëm, edhe në publicistikë, edhe në letërkëmbim, edhe në polemikat e zjarrta, edhe në shkrimet e karakterit historik, politik, gjuhësor e religjioz..., madje një eseist shumë të parakohshëm në kulturën dhe letërsinë shqiptare – një eseist që i bën nder edhe kulturës e letërsisë evropiane, duke qenë se e gjejmë të inkuadruar me vepër konkrete në mendimin dhe idetë më përparimtare perendimore, të cilat i përkapi më mirë se cilido krijues bashkëkohas nga Ballkani. Dyzet e shtatë vjet zgjati beteja e Faik Konicës për realizimin e planit për të stërvitur shpirtin dhe karakterin e popullit dhe për të lëvruar shkëmbin. Për këtë qëllim, përveç revistës së famshme ALBANIA (Bruksel-Londër, 1897-1909), kësaj enciklopedie të madhe me mbi 2.500 faqe; kësaj shkolle që kultivoi frymën e munguar kritike në shumë fusha të jetës, Konica themeloi e drejtoi edhe dhjetra gazeta e revista të tjera në gjuhën shqipe, si ALBANIA E VOGËL (Bruksel, 1899-1903), DIELLI (Boston, 1909-1913), TRUMBETA E KRUJËS (Sent Luis, 1911), USHTIMI I KRUJËS (Durrës, 1913-1914), FLAMURI (Boston, 1910), SHQIPTARI I AMERIKËS (Korçë 1922-1924), BOTA E RE (Boston, 1922-1923),

KOHA Javore 22 KULTURË
E ENJTE, 12 JANAR 2023

liberatori shqiptare

PURTEKA (Boston, 1922-1923) dhe KOMBI NË RREZIK (Boston, 1923). Nëpër faqet e tyre ai na ka lënë një trashëgimi të rrallë prej më se 1.500 artikujsh, pa llogaritur epistolarin, përkthimet, fjalimet, konferencat, ligjeratat, intervistat..., pa llogaritur punën që bënte në shkrimet të cilat i punonte e redaktonte me javë të tëra dhe gjithsesi pa llogaritur shkrimet në gjuhë të huaja, disa prej të cilave akoma janë të panjohura. Përveç mediave të lartpërmendura, janë dhe mbi 50 gazeta e revista të tjera shqipe të kohës, në të cilat botoi të paktën nga një artikull dhe mbi 20 gazeta e revista të huaja, në gjuhën frënge, angleze, gjermane, greke..etj, në faqet e të cilave gjithashtu përçoi zërin e rezistencës shqiptare. Nëpër këto të përkohshme, sidomos në faqet e gazetës ALBANIA, gjejmë të skalitur mendimin shqiptar dhe mendimin e madh të Konicës, përkatësisht zhvillimin e atij mendimi ndër vite shumë të turbullta. Kur flasim për meritat e Faik Konicës nuk kemi parasysh vetëm shkrimtarin, publicistin, kritikun letrar, eseistin, përkthyesin, por vështruar më gjërë një nga etërit e artit dhe dhe kulturës sonë moderne, intelektualin e krijuesin e hershëm shqiptar të afiniteteve dhe dimensioneve evropiane. Është fakt se megjithë kundërthëniet dhe zigzaget e jetës së tij politike, emancipimi ynë kombëtar do t’i detyrohet në një shkallë të ndjeshme dhe rolit të veprës së Konicës. Ky emancipim do të ketë të bëjë së pari me letërsinë, me fjalën shqipe por edhe me kulturën, me mendimin shqiptar, me ato ura komunikimi që ai hodhi në mes Shqipërisë dhe botës. Konica synoi dhe punoi tërë jetën që atdheu i tij duke qenë gjeografikisht pjesë e pandarë e Evropës, të ndjehej e të mendonte si Evropa, të

punonte e të krijonte si ajo. Për këtë, ai ishte i bindur dhe i vendosur, sado që realiteti bashkëkohor shqiptar shpesh nuk i jepte shkas për optimizëm. Kjo shpjegon pakënaqësinë e tij të vazhdueshme, zemërimin e hidhur që i zgjonin dukuritë negative në jetën shoqërore e shpirtërore të bashkatdhetarëve, kjo përligj në të shumtën e rasteve edhe satirën e sarkazmën e pamëshirshme të cilat ua kundërvuri mendimeve, mendësive dhe praktikave të mbrapshta që pengonin progresin dhe emancipimin e kombit. Lartësia nga e cila vështronte dhe aspironte Konica, kur qe fjala për Shqipërinë dhe shqiptarët ishte e një kuote evropiane. Prandaj, në këto kërkesa dhe qëndrime të rrepta, ai nuk u vu në rolin e mësuesit dhe edukatorit të kombit siç ndodhi me Naimin e rilindës të tjerë, por të kritikuesit e të kërkuesit. Sigurisht, kjo pozitë e veçantë e Konicës, si dhe natyra e tij e vështirë për të bashkëpunuar me të tjerët, temperamenti egocentrik, sado vërshtërsi që i sollën personalitetit të tij nuk ia errësuan kurrsesi figurën në historinë e kulturës shqiptare. Ai mbeti një individualitet i spikatur si mendimtar, krijues e njeri, që e begatoi dhe e larmoi universin tonë kombëtar. Men-

dimet dhe gjykimet për Faik Konicën sado kontradiktore qofshin, vijnë në përfundime pak a shumë të përbashkëta kur bashkojmë në figurën e tij, sipas përcaktimit të Nolit, stilistin e përkryer, eruditin e shkëlqyer dhe atdhetarin e madh. Janë këto, tre dimensionet e personalitetit të Konicës, të cilat nuk mund të kuptohen pa kohën dhe mjedisin nga doli e u formua, pa rrethanat shqiptare dhe lidhjet me botën, pa dhuntitë e aftësitë e tij krijuese.

Dhe më në fund, po ta marrim veprimtarinë e Konicës, ai si në fusha të tjera, edhe në të kuptuarit e drejtë të lojrave politike ishte një shekull para bashkatdhetarëve të tij, i vetmi faj i Faik Konicës, për mendimin tim, është fakti se erdhi shumë para kohe në letërsinë dhe kulturën shqiptare e dhëna se ishte më inteligjent dhe më largpamësi në mesin e rilindasve të kohës së tij.

Merre nga ta marrësh, Faik Konica ishte dhe mbeti një vigan liberator i kulturës shqiptare që bëri shumë për Shqipërinë dhe për kombin tonë. Atë ne mund ta akuzojmë vetëm për një gjë: “pse nuk shkruajti më shumë”. (Lexuar me rastin e shënimit të 80 – vjetorit të vdekjes së F. Konicës në Ulqin, më 22 dhjetor 2022)

KOHA Javore 23 KULTURË
E ENJTE, 12 JANAR 2023

Një mision i vazhdueshëm

Ulqin - Numri 22 i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Lemba”, e cila botohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, është përuruar më 28 dhjetor 2022 në Librarinë “Ulqini”. Për konceptin dhe politikën redaktuese të kësaj reviste si dhe përmbajtjen e numrit 22 ka folur kryeredaktorja Dr. Sabina Osmanoviq. Ajo ka thënë se qëllimi i revistës “Lemba” është shpalosja dhe ruajtja e vlerave kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi.

Sipas saj, pavarësisht se jetojmë në kohën e teknologjisë dhe digjitalizimit, ku mbajtja e një reviste letrare, kulturore, shkencore mund të ngjajë si luks, në fakt “Lemba” nuk është luks për shqiptarët në Malin e Zi, por “e domosdoshme për të ruajtur iden-

titetin tonë kombëtar”.

Osmanoviq ka thënë se në gjithë këto vite “Lemba” “është përpjekur që të paraqesë disa nga sfidat, problematikat, arritjet, edhe dështimet e shqiptarëve në Mal të Zi” dhe se një qëllim i vazhdueshëm i saj është “kultivimi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore e me këtë krijimi i një baze shkencore që do të përdoret më vonë për hulumtime të tjera më të thella”.

Ajo ka thënë se edhe në të ardhmen kjo revistë “do të shërbejë si platformë për formimin e debatit të mirëfilltë shkencor dhe të vetëdijësimit në krijimin e shijes së mirëfilltë letrare”. Në vijim ajo ka paraqitur përmbajtjen e numrit 22 të revistës “Lemba”. Numri fillon me editorialin “’Lemba’ –një mision i vazhdueshëm” i kryere-

daktores Sabina Osmanoviq. Në rubrikën “Studime” janë botuar artikujt e Prof. dr. Hajrullah Koliqit “Princi i Krajës dhe shenjti i Arbërisë (Shën Gjon Vladimiri)”, Hajrudin S. Mujës “Kërkime gjeografike për ‘misterin’ e hapësirës së Krajës”, Gjokë Dabajt “Tivarasit në Venedik (2)” dhe Korab Krajës “Trashëgimia ndërtimore e krahinës së Plavës dhe Gucisë”. Në rubrikën “Analizë” është botuar artikulli i Gjylie Rexhës “(Dez)integrimi mediatik i gjuhës standarde shqipe”, kurse në rubrikën “Vështrim” artikulli i Gjekë Gjonajt “Një vështrim mbi disa lokalitete arkeologjike të harruara dhe të pagërmuara në zonën e Malësisë”. Rubrika “Intervistë” sjell intervistën me Prof. Dr. Emil Lafen, gjuhëtar dhe ish-sekretar i Komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit “Gjuha

KOHA Javore 24 KULTURË
E ENJTE, 12 JANAR 2023
U përurua numri 22 i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Lemba”

vazhdueshëm

letrare kombëtare e sanksionuar nga Kongresi i Drejtshkrimit, një realitet i pakthyeshëm”. Në rubrikën “Letërsi dhe kritikë letrare” në fokus është shkrimtari Mark Pashko (Lucgjonaj) me një fragment nga romani “Humbja”, fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për romanin e vitit 2021. Po ashtu është botuar recensioni i Bernard Çobajt “Joyce - kozmopoliti i mërguar irlandez”. Në rubrikën “Poezi” janë paraqitur poetët Ali Gjeçbritaj dhe Gladiola (Busulla) Jorbus. Në rubrikën “Përkthime” është botuar poezia “Mona Rosa” e poetit turk Sezai Karakoç, përkthyer dhe përshtatur nga Sabina Osmanoviq dhe Ridvan Dibra. Në rubrikën “In Memoriam” janë botuar artikujt e Gazmend Çitakut “Bahri Brisku (1933-2021) - Bacë, pusho i qetë!” dhe Ismet Kallabës me rastin

Për konceptin dhe politikën redaktuese të kësaj reviste si dhe përmbajtjen e numrit 22 ka folur kryeredaktorja Dr. Sabina Osmanoviq. Ajo ka thënë se qëllimi i revistës “Lemba” është shpalosja dhe ruajtja e vlerave kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi. Sipas saj, pavarësisht se jetojmë në kohën e teknologjisë dhe digjitalizimit, ku mbajtja e një reviste letrare, kulturore, shkencore mund të ngjajë si luks, në fakt “Lemba” nuk është luks për shqiptarët në Malin e Zi, por “e domosdoshme për të ruajtur identitetin tonë kombëtar”

e vdekjes së Sazana Çapriqit (19642021). Po ashtu “Në vend të përkujtimit” është botuar artikulli i Sazana Çapriqit “Kanoni letrar dhe shkrimi femëror - pushtimi i kanonit”, pjesë nga libri i saj “Shkrimi femëror”. Numri përfundon me paraqitjen e botimeve të reja të “Art Club”-it. Numri 22 i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Lemba” është botuar me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, ndërsa për të gjithë të

pranishimit në përurim “Art Club”-i ka ndarë nga një kopje të revistës. Përurimi i numrit 22 të revistës “Lemba” është bërë në kuadër të shënimit të 32-vjetorit të “Art Club”-it. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i kësaj shoqate, Ismet Kallaba, ka folur mbi rolin dhe kontributin e “Art Club”it për artin, kulturën dhe shkencën shqiptare si dhe ka paraqitur një përmbledhje të veprimtarive kryesore të “Art Club”-it gjatë vitit 2022. i. k.

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 12 JANAR 2023

Intervistë me Dr. Paulin Markun, anëtar i kryesisë së Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”

Federata Panshqiptare “Vatra” në 110 vite

Koha Javore: Z. Marku, Federata Panshqiptare “Vatra” është organizata më jetëgjatë e shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut, e cila asnjëherë nuk reshti së ndihmuari çështjen kombëtare në të gjitha aspektet dhe fushat. Cilat do të veçonit si tri arritjet më të mëdha të kësaj federate në këto 110 vjet ekzistencë?

P. Marku: Federata Panshqiptare e Amerikës “Vatra” e themeluar në vitin 1912 nga intelektualë shqiptarë, me në krye Nolin dhe Konicën ishte për mbrojtjen e interesave kombëtare, për të bashkëpunuar në zhvillimin e arsimit, kulturës e traditës shqiptare, si dhe për të krijuar lidhjet me atdheun. Nëpërmjet organit zyrtar, gazeta “Dielli” informonte opinionin publik për ngjarjet në viset shqiptare, qëndrimin dhe deklaratat e ndërkombëtarëve dhe ndaj aktiviteteve të diasporës shqiptare.

Gjatë këtyre 110 viteve veprimtari, pati një rol të rëndësishëm në procesin shtet-formues dhe në vendimmarrje politike në Shqipëri. Po ashtu, “Vatra” ka qenë protagoniste në mbrojtje të të drejtave kombëtare shqiptare e territoriale dhe në lobimin ndërkombëtar për konsolidimin e shtetit shqiptar, për promovimin e vlerave tona kombëtare si dhe për ndërtimin e urave lidhëse me institucionet amerikane.

Koha Javore: Prej sa anëtarësh përbëhet sot kryesia e “Vatrës” dhe si i zhvilloni mbledhjet?

P. Marku: Kryesia e “Vatrës” përbëhet prej trembëdhjetë anëtarësh dhe drejtohet nga kryetari i “Vatrës”. Mbledhjet zhvillohen periodikisht sipas programit dhe projekteve të spektrit kombëtar në përputhje me interesat e “Vatrës” dhe të shqiptarëve.

KOHA Javore 26 INTERVISTË
histori
E ENJTE, 12 JANAR 2023

Panshqiptare histori

Koha Javore: Për të realizuar misionin e saj, si financohet Federata Panshqiptare “Vatra”?

P. Marku: Ju falënderoj për këtë pyetje mjaft interesante. Të ardhurat sigurohen nga anëtarët e saj, nga donatorë të ndryshëm, qofshin ‘vatran’ apo miq të jashtëm të “Vatrës”. Gjej edhe rastin që t’i falënderoj për zemërgjerësinë që kanë dëshmuar dhe dëshmojnë, të cilëve duhet t’iu jemi mirënjohës për kontributin e tyre. Mund të pohohet se gjatë këtyre 110 viteve janë realizuar projekte të shumta në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare dhe të “Vatrës”. Janë vërtet të shumtë individë apo familje që kanë dhuruar për “Vatrën” dhe për projekte të ndryshme të ‘vatranëve’ ndër dekada, ku disa prej tyre edhe nuk jetojnë më, por mund të pohoj se falë donacioneve që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë, janë realizuar shumë projekte.

Koha Javore: Cili është bashkëpunimi Juaj me shoqatat e tjera në Amerikë dhe ku konsiston ky bashkëpunim?

P. Marku: Bashkëpunimi i “Vatrës” me shoqatat e tjera është konstruktiv. Në lidhje me zhvillimin e aktiviteteve ato janë të ndryshme si: bashkëpunime shkencore, kulturore e shoqërore. Po ashtu, “Vatra” ka patur dyert e hapura për të gjithë ata që kanë kërkuar bashkëpunim për të promovuar veprimtaritë e tyre me karakter kombëtar shqiptar, arsimor e kulturor.

Koha Javore: Federata që ju aderoni ka qenë zë permanent i mbrojtjes dhe garantimit të të drejtave të shqiptarëve në SHBA dhe lobuese në Kongresin Amerikan për shqiptarët anembanë botës. Si e shikoni

aktualisht statusin e shqiptarëve në SHBA, arritjet e tyre në fusha të ndryshme jetësore?

P. Marku: “Vatra” lindi dhe u rrit si e tillë,në mbrojtje të interesave kombëtare shqiptare dhe e zhvilloi veprimtarinë për ndërgjegjësimin e opinionit publik amerikan për vlerat e larta që e karakterizojnë popullin shqiptar. Gjithashtu, ka mbajtur marrëdhënie me autoritete të larta shtetërore, Kongresin Amerikan, Departamentin e Shtetit, senatorë e kongresmenë. “Vatra” e ka dëshmuar forcën e saj në mbrojtje të çështjes kombëtare e territoriale në Konferencën e Parisit kur kërcënimi ishte tepër serioz dhe përgatiti një fushatë të gjerë dhe mjaft aktive me autoritete të larta në Amerikë. “Vatra” i ka kultivuar vazhdimisht marrëdhëniet me autoritet amerikane në mbrojtje të shqiptarëve, që u finalizuan me aktin e ahpalljes së Kosovës të lirë dhe të pavarur. Statusi i shqiptarëve në SHBA është vërtet një shembull pozitiv për mënyrën e integrimit në shoqërinë amerikane. Janë të shumtë të rinj e të reja shqiptare që studiojnë në universitete amerikane prestigjioze dhe kanë arritur rezultate të shkëlqyera, si dhe janë të shumtë ata që kanë mbaruar universitetin dhe sot punojnë në dikastere të rëndësishme. Sot që flasim, shqiptarët i gjejmë në institucione të rëndësishme amerikane në fusha të ndryshme: akademike, arsimore, mjekësi, inxhinieri, shërbim ushtarak e policor duke mbajtur edhe grada drejtuese të rëndësishme. Aktualisht kemi specialistë shqiptarë dhe në fushën e drejtësisë e financës. Po ashtu, gjenden biznese të shumta shqiptarësh, kryesisht në fushën e ndërtimit, bare e restorante, menaxhim biznesesh, shitblerje shtëpish e pronash e shumë punë të tjera profesionale.

Koha Javore: Në kuadër të Federatës Panshqiptare “Vatra” botohet edhe gazeta“Dielli”m e një traditë raportimi mbi një shekull, një mjet informimi tejet i rëndësishëm për shqiptarët në SHBA e drejtuar ndër dekada nga emra të mëdhenj të shkencës dhe kulturës kombëtare si Faik Konica, Fan Noli, etj. Cili ka qenë kontribu-

ti i kësaj gazete në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve përtej Atlantikut?

P. Marku: Gazeta “Dielli” është organi zyrtar i “Vatrës” dhe botohet njëherë në muaj. Veprimtaria e “Vatrës” dhe e komunitetit shqiptar në Amerikë zënë vend të rëndësishëm në shtypin e gazetës “Dielli”. Po ashtu, në gazetë gjenden shkrime të shumta të karakterit: historik, gjuhësor e letrar, politik, shoqëror e kulturor. Gjatë pandemisë Covid-19, gazeta “Dielli” kontaktoi dhe zhvilloi intervista të shumta nga katër anët e botës me specialistë të mjekësisë dhe të shëndetit publik për të informuar lexuesit rreth gjendjes së Covidit.

Koha Javore: Cila është veprimtaria aktuale e Federatës Panshqiptare “Vatra” dhe planet më të afërta?

P. Marku: Veprimtaria e “Vatrës” është e mbushur me aktivitete të shumta përgjatë gjithë vitit. Këtë vit “Vatra” kishte edhe 110-vjetorin e themelimit të saj që përkon me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për këto dy ngjarje të rëndësishme u organizuan aktivitete shkencore. Më 12 qershor 2022 u organizua Konferenca Ndërkombëtare Shkencore ku morën pjesë njëzet studiues profesionistë për të folur për të shkuarën e lavdishme të Federatës “Vatra”. Në këtë aktivitet shkencor, studiuesit paraqiten temat e tyre mjaft interesante dhe sollën shumë risi për veprimtarinë e “Vatrës” shekullore. Aktualisht jemi duke punuar për realizimin e botimin të akteve të konferencës. Me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë u organizua Simpozium Shkencore në “Vatër”. Po ashtu, kemi patur aktivitete festive me komunitetin shqiptar ne Amerikë.

Koha Javore: Z. Marku, Ju falënderoj për këtë intervistë! P. Marku: Falënderoj gazetën “Koha Javore” për interesimin për të informuar lexuesit rreth veprimtarisë së Federatës “Vatra”, veçanërisht falënderoj gazetarin Toni Ujkaj. Ju uroj shumë suksese!

Intervistoi: Toni Ujkaj

KOHA Javore 27 INTERVISTË
“Vatra” E ENJTE, 12 JANAR 2023

Në prag të festave të fundvitit

Gjolaj sërish gëzon nxënësit e shkollës Trieshit me dhurata

KOHA Javore 28 MOZAIK
E ENJTE, 12 JANAR 2023

gëzon shkollës së dhurata

Në një atmosferë tejet të këndshme dhe festive në praninë e prindërve, banorëve vendas, bashkëpunëtorëve dhe donatorëve, nxënësit dhe arsimtarët e Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti –Skënderbeu” në Triesh, shënuan Ditën e afarizmit duke zhvilluar edhe një varg aktivitetesh të larmishme që u përkojnë festave të fundvitit.

Duke përshëndetur të pranishmit, drejtori i shkollës Leon Gjuravçaj fillimisht iu drejtua nxënësve duke theksuar se festat e dhjetorit gjithherë janë të bukura, andaj si të tilla janë pjesë e pandarë e jetës shkollore, janë festa të gëzueshme dhe kanë karakter solemn, sepse dhjetori është muaji i dritave shumëngjyrëshe, muaji i urimeve, muaji i shpresave, muaji i buzëqeshjeve në veçanti në fytyrat e fëmijëve, muaji i magjisë së babagjyshit, muaji i dashurisë së përbashkët në prag të ndërrimit të moteve tek të gjitha grupmoshat shkollore. Duke iu drejtuar prindërve, bashkëpunëtorëve e donatorëve, ai nënvizoi se në saje të punës organizative të stafit drejtues, angazhimit të gjithë stafit pedagogjik të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” si institucion edukativo-arsimor me kohë është e njohur si vatër e një mësimdhënie frymëzuese e në të njëjtën kohë edhe sfiduese. Por jo vetëm, ajo është edhe vatër e talenteve të rinj duke i qëndruar besnikë parimit se dija është investimi më fitimprurës i jetës. Andaj, vazhdoi Gjuravçaj, sot ky institucion i ka hapur dyert e saj, zemrat e të gjithë nxënësve me moton “Gjithçka për fëmijët dhe për të ardhmen e tyre”, duke u paraqitur para jush me performanca përmes këngëve, melodive, recitimeve, grimcave teatrale me dëshirë për t’u shprehur urimet e tyre juve të nderuar të pranishëm për këto festa të fundvitit, por edhe të demonstrimit të aftë-

sisë e prirjes për finalizimin e punimeve artizanale, panairit të gatimit të produkteve ushqimore të cilat nxënësit me shumë kujdes e përkushtim, të ndihmuar nga arsimtarët entuziastë e kreativë e prindërit e zellshëm i kanë përgatitur me aq shumë dashuri e mjeshtëri. Pjesë e pandarë e këtij aktiviteti ishte edhe ekspozita e punimeve të nxënësve të talentuar nga kultura e artit figurativ.

Drejtori Gjuravçaj përshëndeti e falënderoi zotëri Mark Rrok Gjolaj, bashkëvendësin nga fshati Muzheçk i Trieshit, pronarin e Kompanisë ‘’Art keramik’’ i cili për të dytën herë siguroi dhuratat për festat e fundvitit - Krishtlindje dhe Vit të Ri për të gjithë nxënësit në nivel të shkollës amë, paralelet Rudinë dhe Cem i Trieshit. Zotëri Gjolaj, krahas këtyre dhuratave, ahkollës i siguroi një kompjuter me vlerë prej 680 euro, rekuizite sporti për futboll e basketboll si dhe koktej për të gjithë të pranishmit. Në vazhdim pasoi falënderimi për ‘’Zyrën e Avokaturës Preleviq’’ nga Podgorica, e cila po ashtu siguroi dhuratat për Vit të Ri për të gjithë nxënësit në nivel të shkollës.

Falënderim të veçantë drejtori shprehi për Kishën Katolike ‘’Zemra e Krishtit’’ nga Podgorica në krye me eprorin Don Janez Mirtek, që shkollës i dhuroi ngrohëset me gaz me vlerë afro 2.000 euro.

Fjalë falënderuese e mirësie pati për Shtjefën Ujkaj, udhëheqësin artistik të SHKA ‘’Besa’’, TV Boin në krye me drejtoreshën Sandra Bojaj dhe bashkëvendasin Gjokë Asanaj me banim në Podgoricë.

I gjithë ky aktivitet u zhvillua e u mbyll në një atmosferë festive madhështore me plot ovacione, shoqërim spontan dhe koktej të begatë përgatitur nga nxënësit, mësimdhënësit dhe donatori Gjolaj duke këmbyer urimet më të bukura në ndërrimin e moteve.

KOHA Javore 29 MOZAIK
E ENJTE, 12 JANAR 2023

Nga fundi i muajit dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Malit të Zi, Unioni i Punëdhënësve, Asociacioni i Sindikatave dhe Unioni i Sindikatave të Lira, firmosën Marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive.

Nga Sindikata e Medias në Mal të Zi, këtë marrëveshje e kanë cilësuar si dokumentin më të rëndësishëm për

të gjithë të punësuarit në Mal të Zi i cili, siç kanë thënë, jep më shumë të drejta në raport me Ligjin e punës. “Ky është tani dokumenti më i rëndësishëm edhe për anëtarët/et e Sindikatës së Medias dhe për të punësuarit në media, për shkak se Marrëveshja kolektive sektoriale për fushën e medias pushoi së vlefshmi

para dy vitesh”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Medias.

Ata kanë sqaruar se gjatë bisedimeve mbi Marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive, pika që ka sjellë më shumë pengesa ka qenë ajo e ngritjes së pagesës ditore për punë gjatë të dielave për të punësuar në media në nivelin prej 80 përqind.

KOHA Javore 30
MOZAIK Më shumë të drejta Firmoset Marrëveshja e re e përgjithshme kolektive E ENJTE, 12 JANAR 2023 “Ky është tani dokumenti më i rëndësishëm edhe për anëtarët/et e Sindikatës së Medias dhe për të punësuarit në media, për shkak se Marrëveshja kolektive sektoriale për fushën e medias pushoi së vlefshmi para dy vitesh”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Medias

drejta për të punësuarit

“Pronarët e mediave lokale kanë kërkuar që të punësuarit në këto media të jenë të përjashtuar nga kjo rritje e pagesës ditore, duke pohuar se kjo do të rrezikonte qëndrueshmërinë e këtyre mediave. Këshilli kryesor i Sindikatës së Medias, në fund ka pranuar që rritja e pagesës ditore në media të shtyhet për gjashtë muaj, në mënyrë që Marrëveshja e re kolektive e përgjitshme të firmoset, por dhe që t’i jepet shans që gjatë kësaj periudhe të bisedimeve të vihet deri tek Marrëveshja kolektive sektoriale për fushën e medias. Nëse kjo nuk do të miratohet për gjashtë muaj, automatikisht do të vazhdojë të vlejë rritja e pagesës ditore për punë në media gjatë të dielave. Kjo thuhet në Nenin

37 të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive”, theksojnë nga Sindikata e Medias.

Më tutje, sipas raportimit të Sindikatës së Medias, thuhet se nëse do të miratohet Marrëveshja kolektive sektoriale në gjashtë muajt e ardhshëm, ajp nuk mund të përmbajë më pak të drejta në raport me Marrëveshjen e përgjithshme kolektive, çfarë thuhet edhe në Nenin 3 të Marrëveshjes të përgjithshme kolektive. Kjo do të thotë që të punësuarit në media, pavarësisht nga të gjitha, do të fillojnë të paguhen me rritje të pagesës ditore për punë të dielave për gjashtë muaj. Nga kjo sindikatë ndër të tjera tregojnë se të punësuarit në media të cilët

paguhen me pagë minimale 450 euro, e të cilët punojnë përtej orarit të punës, gjatë natës, në kujdestari, apo që punojnë gjatë festave dhe të dielave, me Marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive, menjëherë do të marrin pagë të ngritur. Me Marrëveshjen e re të përgjithshme kolektive rriten pagesat ditore edhe për punë të dyfishtë me 10 përqind, ndërsa janë të garantuara edhe një sërë të drejtash të tjera për të punësuarit. Nga ana tjetër, me këtë marrëveshje ndërpritet masa disiplinore, por të punësuarit, ashtu sikurse edhe deri më tani të drejtat e tyre mund t’i mbrojnë me procedim gjyqësor.

KOHA Javore 31
t. u. MOZAIK
E ENJTE, 12 JANAR 2023

Legjendë nga librat

Legjenda thotë se ky ritual ndihmon. (Nga libri “Mjekimi me faktorë natyrorë në regjionin e Ulqinit”)

Legjenda për Xhemilen

tari dhe shkrimtari ulqinak Ali Llunji në bazë të kësaj legjende e botoi librin ”Lugu i Xhemiles” (dramë). Po i përshkruajmë disa fragmente nga kjo vepër...

Legjenda e Shpellës së Qelbët Plazhi i grave / ose Shpella e Qelbët / gjendet ndërmjet hoteleve “Albatros “ dhe “Galeb” në lokalitetin e Pyllit të Pishave. Është e mbrojtur prej pamjes nga jashtësia dhe ofron kushte shumë të mira për rrezitje, larje në det, mjekim me faktorë natyrorë / uji mineral i sulfurit i cili buron në breg të detit/. Gjatësia e plazhit është 100 m, një pjesë e saj është me zhavor, kurse në të dy anët është shkëmbore... Këtu munden të lahen edhe notuesit e dobët sepse një pjesë është e cekët.

Në këtë vend gjithmonë kanë ardhur gra prej vendit si edhe prej vendeve tjera, duke kërkuar mjekim dhe ilaç që të mund të lindin si edhe shërim nga sëmundjet e tjera gjinekologjike. Këtu mundën të shërohen me faktorë natyrorë edhe astma bronkiale tek fëmijët, si edhe sëmundjet e tjera kronike siç janë: reumatizmi, gjendjet post-traumatike neurologjike, disa sëmundje të lëkurës.

Legjenda për Shpellën e Qelbët

Në skaj të Plazhit të grave, pak e fshehur gjendet Shpella e Qelbët. Këtu herët në mëngjes gati çdo ditë para lindjes së diellit vijnë gratë të cilat kërkojnë të lindin me një grua tjetër si udhëheqëse dhe bëjnë një ritual të posaçëm i cili është i vjetër disa qindra vite. Gruja hyn në ujë të detit dhe i afrohet shpellës. Vendosë një pjesë të rrobave të saj në shkëmbin i cili gjendet në mesin e shpellës. Sillet tri herë rreth këtij shkëmbi në ujë. Pastaj del jashtë në bregun e detit në afërsi dhe merr ushqimin e përgatitur për mëngjes.

Para treqind vjetësh në këtë luginë e mbytën në mënyrë brutale nusen e re, Xhemilen me bukuri të rrallë. Gaze-

Këtu e treqind vjetë më parë, në Ulqin jetonte një vajzë shumë e bukur. Emrin e kishte Xhemile. Ishte aq e

KOHA Javore 32
E ENJTE, 12 JANAR 2023
KULTURË

librat e mia

pashme, saqë e lakmonin shumë djem konaqesh. Xhemilja e re si vera, e njomë si thëllëza, qendiste në gjergjef. Bëhej gati për nusëri... Pëlqente një djalë të varfër, por babai i saj – kapidan anije, e martoi për një detar. Pak kohë bëri me te dhe e la të vetmuar. Lundronte deteve për të

siguruar jetesën. Detari i ri e la gruan në amanet. Dorëzanët – lugëtarët –bënë hatanë. Medet, medet... Atë natë vrau rrëfeja. Ishte kohë e ligë. Bubullonte, vetonte. Dy gra vinin rrugicave të kalldrëmeve të ullishtës... dy hijeve nën qyrqe, ua dorzon nusen e re... Ajo dridhej si shelgu... këputën rrugën nën hijen e Mendrës dhe u futën thellë në pyll... që andej lugu u bë me gjak... çdokund fluturon shpirti i saj. Sa në tokë, sa në det, sa herë që ndëgjoni ushtimë deti – gjëmon zërin e saj, sa herë dëgjohen klithma pulëbardhash janë thirrjet e saj, këtu ditë e natë dëgjohen gjëmë, klithma. ( Nga libri “Mjekimi me faktorë natyrorë në regjionin e Ulqinit”)

Legjenda te Fusha e Qehajës Miliha Karamanaga – Hidri rrëfen: “Kam qenë nxënëse shkolle, ishte natë duke u kthyer nga shkolla. Në bedenin te Fusha e Qehajës janë disa penxhere të rrumbullakëta të drejtuara prej detit. Ndërmjet dy penxhereve të fundit janë tri hapësira të vogla.. Duke ecur menjëherë prej këtyre hapësirave të vogla doli flakë e kuqe...u frigova, shpejtova dhe mbërrita deri te shpja jonë.. Për këtë gjë nuk i fola askuj. Kaluan disa ditë, te na erdhi Hatmane Hoxha, vajza e kushërinit Musa Nagës. E shoqërova Hatmanen deri te Porta e Jallisë. I tregova se çka më ka ndodhur para disa netëve duke kaluar nëpër Fushë të Qehajës”.

Hatmanja u ndal dhe më tha: “Kam dëgjua prej të moçëmve: Para njëqind vjetëve, nuset janë marrë natën të hypura në kalë. Një herë duke kaluar kali me nuse te ato penxheret e vogla para bedenit te Fusha e Qehajës prej detit e gjuajnë me top Kalanë dhe vetëm nusja atëherë ka mbetur e vdekur...

Ti nuk je vetmja që e ke pa flakën e cila del prej këtyre penxhereve...” (Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar”)

Legjenda për Bedenin e Kanunes

Prej Ali Peshkut dëgjova edhe këtë tregim për Bedenin i Kanunes.

Bedeni i Kanunes është sipër jallije i drejtuar nga plazhi i qytetit dhe gadishullit “Suka”. Aty gjithmonë kanë dalur dhe ulur më tepër gratë dhe të moshuarit për të shikuar Ranën, ardhjen dhe largimin e barkave prej Molit të Ulqinit. Aliu rrëfen: “Kjo pjesë e Kalasë emrin e mori prej plakës Kanune e cila jetonte fillimisht në brendësi të Kalasë.

Para shumë viteve në një lundrim të gjatë deri në Skenderie (Aleksandria në Egjipt) ishin edhe kapidan Ismail Kalamishi me djalin Osmanin. Nëpër detin Adriatik deri në dalje të Otrantos i përcjelli kohë e mirë me erëra të lehta.

Anija “Muradije” lundronte.. por pasi e lanë Detin Jon filloi tramuntana, valët ishin aq të mëdhaja sa e mbulonin tërë kuvertën e barkës.

Kapidani nuk u frikësua, çdo kush bënte punën e vet .

Kapidani i dha urdhër Hyseinit për të thirrur sallën (lajmërim për të vdekurit)

Hyseini i lidhur për dyrekun e parë më përmallim e thirri sallën - Enzanin.

Prej shtatë detarëve të “Muradijes” të cilën të thyer në disa copa e qiti deti në brigjet e Sicilisë , shpëtuan vetëm dy.

Kapidani, djali i tij Osmani kurse detarët Hyseini, Selimi dhe Hajdari u mbytën…

Pas disa ditëve detarët që vinin nga lundrimi e përhapën lajmin për mbytjen e anijes “Muradije”..

Kanunja , gruja e kapidan Ismailit kështu humbi djalin edhe burrin.. Ajo çdo ditë ishte në skaj të Kalasë, te bedeni mbi Jalli..

Nuk besonte se djali edhe burri nuk do të kthehen më nga lundrimi..

Kanunja shiti bylykun e ullinjve në Bishtë dhe ndërtji shtëpi të vogël në buzë të bedenit..

Dhe aty qëndronte ditë e natë duke pritur ardhjen e djalit dhe të burrit...

Këtë tregim ma tregoi babai im Sulejman ef. Peshku . Unë isha 5 vjeçar, kurse Brahim dhe Nail Karamanaga, Mustafë Ismajlaga, Xhemal Idrizaga ishin më të rritur”. Kështu e përfundoi Aliu këtë bisedë. (Nga romani “Mullini i Erës”)

KOHA Javore 33
E ENJTE, 12 JANAR 2023
KULTURË

Paqe tani, më shumë se kurdoherë tjetër!

Paqë e pajtim edhe për shqiptarët kudo që janë

Kjo është kërkesa e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guteresh në mesazhin e tij drejtuar botës në vigjiljen e fillimit të Vitit të Ri 2023. “Pas një viti luftrash brutale nga Afganistani e deri në Ukrainë, duke detyruar një numër rekord njerëzish të largohen nga shtëpitë e tyre, bota ka nevojë për paqe në vitin 2023 më shumë se kurrrë më parë”, është shprehur udhëheqsi i OKBsë, në mesazhin e tij drejtuar mbarë botës, me rastin e Vitit të Ri 2023. Peace needed now, ‘more than ever’: Guterres | UN News.

“Le ta bëjmë Vitin 2023 një vit kur rivendoset paqja në jetën tonë, në shtëpitë tona dhe në botën tonë. Në vitin 2023 kemi nevojë për paqe, tani më shumë se kurrë. Paqe me njëritjetrin nëpërmjet dialogut, për t’u dhënë fund konflikteve…”.

“Për një jetë me dinjitet, paqja është gjithashtu e nevojshme brenda familjeve, ashtuqë gratë dhe vajzat të mund të jetojnë në dinjitet dhe siguri”, ka theksuar Sekretari i Përgjithshëm i OKB_së, Antonio Guteresh. “Paqe edhe për protestuesit paqësorë nepër rrugë të cilët shpeshëherë janë subjekt hakmarrjesh dhe dhune nga forcat e sigurisë”, ka shtuar ai. Demonstruesit dhe komunitete të tëra kanë nevojë që të drejtat e tyre të njeriut të mbrohen plotësisht

dhe duhet të ketë paqe në hapësirat fetare dhe tolerancë më të madhe ndaj feve të tjera, është shprehur udhëheqësi botëror. Guteresh kërkoi gjithashtu paqe në internet, ashtuqë të gjitha komunitetet të mund të përdorin internetin “të lirë nga fjalët plot urrejtje dhe abuzime”. Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh i bëri thirrje botës që “në vitin 2023 të vendosim paqen në zemër të fjalëve dhe të veprave tona”, ashtuqë ta bejmë Vitin e Ri 2023 një vit kur të rivendoset paqja në jetën tonë, në shtëpitë tona dhe në botën mbarë”.

Paqe e pajtim edhe për Shqiptarët kudo që janë Temat e mesazhit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Vitin e Ri 2023 si “paqa e siguria”, “të jetuarit me dinjitet”, “liria nga urrejtjet dhe abuzimet” dhe “fund konflikteve”, për fat të keq janë fenomene dhe dukuri

dominuese negative që kërcënojnë paqen dhe sigurinë për të cilat foli Antonio Guteresh në mesazhin e tij - edhe në shoqëritë shqiptare në përgjithësi e sidomos në radhët e politikës.

Viti i Ri nuk është vetëm një ndryshim datash e vitesh, por është një rast për ndryshim drejtimesh, qëllimesh e objektivash të reja me një angazhim serioz për realizimin e tyre. Në 30 vitet e fundit “post-komunizëm” dhe pas luftës për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës shpresohej se do merrnin fund urrejtjet, antagonizmat, përçarjet, grindjet dhe ndasitë politike midis shqiptarëve anembanë trojeve të tyre shekullore kryesisht si rrjedhim i regjimit komunist nën të cilin shqiptarët jetuan për një gjysëm shekulli. Shembja e Murit të Berlinit shpresohej të shënonte një rend të ri shoqëror e politik për Evropën dhe për shqiptarët në veçanti. Madje, fillimi i shekullit XXI është shikuar me aq

nga Nju Jorku për në atdhe, nëntor, 2018. Mendonim gabimisht se riatdhesimi i eshtrave të Frashërit do të hapte një kapitull të ri tolerance në Shqipëri. Fatkeqësisht duket se e kundërta ndodhi – dhunimi i varrit të Mid’hat Frashërit dhe heshtja e Tiranës zyrtare ndaj këtij krimi taleban mesjetar, tregon se urrejtja politike ndaj një shqiptari ndonëse i vdekur e që konsiderohet si kundërshtar politik pothuaj një shekull më vonë – është në kulmin e saj, urrejtje kjo e kaluar brez pas brezi. Frank Shkreli/ Riatdhesimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit – një përcjellje dinjitoze nga Nju Jorku |

KOHA Javore 34
E ENJTE, 12 JANAR 2023 MOZAIK
Për Koha Javore: Gazeta Telegraf

optimizëm saqë mendonim se më në fund ky do të ishte “shekulli i shqiptarëve”.

Por, jo! Asgjë nuk ka ndodhur gjatë këtyre tre dekadave që të na bejë të besojmë një gjë të tillë. Përkundrazi! Sulmi dhe shkatërrimi i varrit dhe bustit të Mid’hat Frashërit ditëve të fundit mu në zemër të Tiranës, tregoi qartë se për shoqërinë dhe shtetin shqiptar, gjoja “demokratik” dhe anëtar të NATO-s, Lufta e Dytë Botërore nuk ka marrë fund ende. Një provë kjo e gjallë për të gjithë ata që mendonin se gjërat mund të ndryshonin në Shqipëri, në paqe e siguri, pa urrejtje dhe dinjitet për të gjithë dhe pa dallime politike, ashtu siç bëri thirrje Antonio Guteresh në mesazhin e tij drejtuar botës për Vitin e Ri 2023. Lista e urrejtjes zyrtare ndaj ish-kundërshtarëve të komunizmit barbar të Enver Hoxhës edhe sot e kësaj dite është shumë e gjatë ndaj më të mirëve të kombit shqiptar si At Gjergj Fishta dhe Mid’hat Frashëri e shumë e shumë të tjerë të cilëve as varret nuk u dihen se ku i kanë, nëse i kanë. Heshtja zyrtare ndaj këtyre akteve të shëmtuara kriminale inkurajon akte të tjera si kjo e ditëve të fundit në Tiranë. Duke përjetësuar kështu urrejtjen nga një brez në brezin tjetër midis shqiptarëve. E pafalshme! Shqiptarët ndonëse të shpërndarë në pesë shtete janë një komb, kanë një gjuhë dhe një histori, janë vëllëzër e motra të një gjaku. Megjithëkëtë, fatkeqësisht historia dhe shpresat e fillim shekullit 21 kanë ndeshë përsëri në një numër trysnishë, kryesisht politike si rrjedhim i antagonizmave dhe përçarjeve midis partive të ndryshme, saqë edhe për optimistin më të madh vihet në pikëpyetje të madhe gatishmëria dhe vullneti i klasës politike shqiptare të këtij çerek shekulli për të jetuar në paqe, harmoni dhe në vëllazërim kombëtar me njëri-tjetrin. Ishin këto 30 vite “post-komunizëm” që fatkeqësisht u dalluan nga mungesa e tolerancës politike, mungesa e kulturës politike dhe shoqërore ndaj njëri-tjetrit pothuaj në të gjitha nivelet e shoqërisë, e sidomos në radhët e partive politike dhe të qeverive të drejtuara prej tyre. Askush nuk flet për pajtim midis shqiptarëve!

Rezultatet e kësaj politike shkatërruese kombëtare besoj se sot shihen

nga të gjithë. Prandaj si rrjedhim 30 vite pas shembjes së Murit të Berlinit dhe me Kosovën e pavarur, ka ardhur koha që vullnetmirët dhe atdhetarët e vërtetë të konsiderojnë një fillim të ri politik dhe shoqëror, të vendosin për një angazhim serioz, për një harmoni të vërtetë vëllazërore atdhetarizmi me njëri-tjetrin, me gjithë ndryshimet dhe pikëpamjet politike që mund të ekzistojnë midis tyre. Rrugë tjetër nuk ka.

Duke shkruar këto mendime modeste mu kujtua një shkrim i Ernest Koliqit të cilin po e parafrazoj pasi nuk më kujtohet burimi i vërtetë për ta cituar tekstualisht, por duke folur për pajtim midis shqiptarëve ai është shprehur se paqja e njerës palë e siguruar nga gjaku dhe vuajtjet e gjysmës së palës tjetër nuk zgjatë shumë edhe në qoftë se mbahet në këmbë për një kohë. Që kombi shqiptar të bëhet pjesë e paqes dhe pajtimit botëror dhe të një bashkëjetese të harmonizuar botërore, logjika e kërkon se duhet më së pari që të pajtohemi ne si shqiptarë me njëri-tjetrin. Që të jemi të bashkuar me mend e zemër të gjithë pa dallim, si shqiptarë që Shqipërinë e duan SHQIPTARE. Është pra në dorë të shqiptarëve nëse ata zgjedhin paqen, harmoninë, bashkëjetesën dhe pajtimin për një jetë të lumtur për të gjithë dhe pa dallim – pjesëmarrës të barabartë në proceset demokratike – apo do të zgjedhin grindjet, konfliktet dhe mospajtimin midis tyre që çon drejt një

humnere të rrezikshme dhe të pafund kombëtarisht.

Urojmë pra që Viti i Ri 2023 të shërbejë si një fillim i ri, si një rast që në Vitin e Ri shqiptari të mos e përjashtojë dhe të mos e urrejë shqiptarin, vetëm e vetëm se tjetri ka pikëpamje të ndryshme politike, por të punojnë së bashku për dashurinë ndaj Shqipërisë dhe shoqi-shoqit si dhe për hir të përparimit ekonomik dhe politik të mbarë kombit shqiptar. Kështu do të ishte e mbara.

Ky pra është urimi për Vitin e Ri, por besoj se edhe i shumicës dërmuese të shqiptarëve kudo që shqiptarët në përgjithësi dhe klasa politike shqiptare në veçanti, të dëgjojë zërin e arsyes dhe tu tregojnë “Miqve dhe armiqve anembanë botës se shqiptarët janë të zotët ta bëjnë dhe ta mbajnë Shqipërinë të bashkuar, të fortë, madhështore dhe të denjë për Kastriotin, për stërgjyshërit tanë, për burrërinë dhe fisnikërinë shqiptare”. (At Anton Harapi).

Si është e mundur që shqiptari sot pajtohet, bëhet mik dhe quan vëlla turkun, grekun e serbin – por nuk pajtohet me vëllain e vet? Ne duhet t’i kemi të gjithë këta miq, por vëllezër e motra janë ata të një gjaku, të një gjuhe e të një kulture, të një historie e identiteti! Të huajve u ndërtohen buste e monumente në trojet shqiptare, ndërsa personaliteteve të historisë së kombit shqiptar u shkatërrohen ato natën për terr. Diçka nuk është në rregull me këtë vend, që të pakën deri tani ende e quajmë Shqipëri.

Historikisht,armiqtë e shqiptarëve i kanë dashur ata të ndarë e të përçarë politikisht dhe gjeografikisht nga trojet e veta. Por fati i shqiptarëve është sot në dorë të vetë shqiptarëve. Mos të humbet rasti historik që shqiptarëve t’u jepet arsye dhe mundësi që të qëndrojnë në trojet e veta stërgjyshore dhe që të kenë besim në një Shqipëri e Kosovë demokratike ku të gjithë ta ndjejnë veten të barabartë dhe pjesëmarrës në proceset demokratike dhe të mos marrin rrugët e botës, vetëm e vetëm se klasa aktuale politike me ndasitë dhe me përçarjet midis veti, po bjerrë aspiratat e shqiptarëve për një jetë më të mirë, në paqe e siguri, pa urrejtje dhe me dinjitet në shtëpitë e tyre, në atdheun e të parëve.

KOHA Javore 35 E ENJTE, 12 JANAR 2023 MOZAIK
Busti dhe varri i dhunuar i Mid’hat Frashërit në Tiranë, dhjetor, 2022

“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me

kohajavore.me

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.