Koha 1031

Page 1

Barometër për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale Shqiptarët dhe “Ballkani i Hapur” KOHA Javore ISSN 1800-5696 Podgoricë e enjte, 13 tetor 2022 Viti XXl Numër 1031 Çmimi 0,50 Interesat personale para atyre publike
2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi: Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Ambasadorja e SHBA-së Xhudi Rajzing Rajnke, paralajmëron udhëheqësit që vënë interesat partiake para atyre të vendit Prezantim i prodhimtarisë vendore Degjenerimi total shpirtëror i “njeriut të ri socialist” Një roman historik, plot rrëfime dhe ngjarje interesante që duhet lexuar patjetër 10 12 16 20 E ENJTE, 13 TETOR 2022
KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE Prenkë Jakova - Kujtimi për Ulqinin, Katërkollën dhe Ostrosin Shën Jeronimi nga Iliria antike - çfarë ka të bëjë emri i tij me Organizatën e Kombeve të Bashkuara? Sait Gjonoviq, shembull i gjallë se si mund të jetohet mirë dhe me nder nga puna Misionar i denjë dhe i paepur i veprimtarisë së vet profesionale 22 24 28 30 ARKIVI: www.kohajavore.me E ENJTE, 13 TETOR 2022

Promovim i turizmit dhe i mundësisë së investimeve në Ulqin

Forumi dyditor u organizua nga Komuna e Ulqinit dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, me mbështetjen e Qeverisë së Malit të Zi. Në të morën pjesë mbi 100 përfaqësues të bizneseve të sektorëve të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës. Sipas organizatorëve, Ulqini dhe kosovarët mbesin besnikë të përhershëm të njëri-tjetrit dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me takime me biznese dhe investitorë potencialë

Ulqin – Komuna e Ulqinit dhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, me mbështetjen e Qeverisë së Malit të Zi, organizuan për të parën herë në Ulqin, më 7-8 tetor 2022, Forumin Ekonomik Ndërkombëtar “Ulqini 2023”.

Ky forum dyditor kishte për qëllim promovimin e turizmit dhe mundë sisë së investimeve të reja në Ko munën e Ulqinit.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka thënë se Mali i Zi është ekonomi e hapur, e bazuar në shër bime, e cila varet nga investimet e huaja direkte.

Sipas tij, bizneset e Ulqinit janë më pak të pranishme në tregun e Kosovës, mirëpo ky forum është mundësi e hapjes së tregut për bi zneset e të gjitha vendeve në Ballkan e në veçanti me Kosovën, ku mbi 30

për qind e të gjithë pushuesve janë nga Kosova, kurse investitorët më të mëdhenj në Ulqin prapë mbeten kosovarët.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bi zneseve, Agim Shahini, ka thënë se Kosova është partner i qëndrue shëm i Malit të Zi dhe po vazhdon të punojnë në këtë drejtim.

Ai ka thënë se Mali i Zi duhet t’i heqë

burokracitë në marrjen e lejeve e li cencave të ndryshme për të ardhur më lehtë për të investuar këtu.

Shahini ka nënvizuar se përgjatë dy viteve të fundit në Ulqin janë kryer in vestime me vlerë prej miliona eurosh nga kosovarët, të cilët sipas tij janë liderë në aspektin e investimeve dhe si turistë tradicionalë. Ai ka thënë se kosovarët kanë më shumë prona në Ulqin sesa në tërë Shqipërinë. Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, ka pohuar po ashtu se investimet më të mëdha në Ulqin vijnë nga Kosova dhe se ky është rast i mirë që t’i shohin nga afër procedurat.

Ai ka thënë se po shohin mundësinë për të hapur një dhomë ekonomike të përbashkët në Ulqin.

Në Forumin Ekonomik Ndërkom bëtar “Ulqini 2023”, Komuna e Ul qinit prezantoi mundësitë për in vestime në fushat e ndërtimtarisë, hotelerisë, turizmit, shërbimeve të tjera prodhuese, përpunuese dhe tregtare.

Në forum morën pjesë mbi 100 për faqësues të bizneseve të sektorëve të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të cilët kanë zhvilluar edhe takime dyp alëshe B2B.

Ditën e dytë të Forumit u orga nizuan vizita në zona dhe parcela të ndryshme si potenciale për bashkin vestim të investitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Forumi është mbyllur me takimin që disa nga përfaqësuesit e bizneseve të Kosovës patën në Komunën e Ul qinit.

Sipas organizatorëve të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar, Ulqini dhe kosovarët mbesin besnikë të përhershëm të njëri-tjetrit dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me takime me biznese dhe investitorë potencialë.

KOHA Javore4 NGJARJE JAVORE
(Kohapress)
U mbajt Forumi Ekonomik Ndërkombëtar “Ulqini 2023” E ENJTE, 13 TETOR 2022

Do të përfshijë të gjitha hapësirat e nevojshme për organizimin e ndeshjeve

Tuz – Para disa ditësh filluan punimet për fazën e parë të ndërtimit të tri bunës së re dhe të rregullimit të ter renit të stadiumit të Klubit të Futbollit “Deçiqi”.

Javën e kaluar gurthemelin e ven dosën kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kryetari i Federatës së Futbollit të Malit të Zi, Dejan Sav iqeviq dhe drejtori i KF “Deçiqi”, Pal Dreshaj, në prani të përfaqësuesve të tjerë të Komunës, të Federatës, qytetarëve dhe të mediave. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gje loshaj ka falënderuar Federatën e

Futbollit të Malit të Zi për ndihmën në ndërtimin e tribunës. “Falënderojmë Federatën e Futbol lit të Malit të Zi për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm. Ne morëm mbështetje për këtë projekt dhe ndërtimi filloi menjëherë sapo mblodhëm të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Është ky një investim i përbashkët i cili ndihmon në zhvil limin e infrastrukturës së sportit të komunës sonë. Shpresoj që në të ar dhmen bashkëpunimi ynë të jetë po aq i suksesshëm sa ka qenë deri më tani”, tha Gjeloshaj.

Ndërkaq, Kreu i Federatës së Fut bollit të Malit të Zi, Dejan Saviqeviq ka thënë se ndjehet jashtëzakonisht mirë kur pas disa pengesave admin istrative, ka filluar ndërtimi i tribunës së re të stadiumit të Tuzit.

“Shpresoj që punimet të përfundo jnë në kohë dhe Tuzi të ketë një go dinë moderne futbolli. Dëshira jonë është që kur të ndërtohet kjo tribunë, të vazhdojmë me projektin dhe të ndërtojmë një tribunë tjetër në këtë stadium, që këtu të luhen ndeshjet ndërkombëtare”, tha Saviqeviq pas vendosjes së gurthemelit.

Nga Komuna e Tuzit njoftuan se në fazën e parë të projektit do të ndërtohet tribuna me kapacitet prej 1.080 vendesh, e cila do të përfshijë të gjitha hapësirat e nevojshme për organizimin e ndeshjeve - hapësira të reja të zhveshjes për ekipet dhe zyr tarët, dhoma ambulantore, dhoma e shtypit etj.

Ndërtimi për fazën e parë të tribunës së stadiumit është investim i financ uar nga Komuna e Tuzit dhe Federata e Futbollit e Malit të Zi me vlerë prej afro 2.5 milionë eurosh, ndërsa afa ti për përfundimin e punimeve është dymbëdhjetë muaj.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE
t. u.
Përfaqësues të Komunës së Tuzit dhe të Federatës së Futbollit të Malit të Zi, vendosen gurthemelin për ndërtimin e tribunës së re të stadiumit të KF “Deçiqi” E ENJTE, 13 TETOR 2022

Zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera në Malin e Zi

Barometër për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

Zgjedhjet lokale do të zhvillohen në Podgoricë dhe 13 komuna të tjera: Bijello Pole, Budvë, Danillovgrad, Kollashin, Plavë, Plevlë, Plluzhinë, Rozhajë, Tivar, Tivat, Shavnik, Zetë dhe Zhablak. Ato konsiderohen si test dhe barometër për të matur vullnetin politik të qytetarëve, sidomos për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato presidenciale

Më 23 tetor të këtij viti do të mbahen zgjedhjet lokale në kryeqytetin e Mal it të Zi, Podgoricë, dhe 13 komuna të tjera: Bijello Pole, Budvë, Danillovgrad, Kollashin, Plavë, Plevlë, Plluzhinë, Rozhajë, Tivar, Tivat, Shavnik, Zetë (ku votohet për herë të parë pas shpalljes komunë e pavarur) dhe Zhablak. Afa ti për dorëzimin e listave zgjedhore ka përfunduar më 27 shtator dhe tashmë dihet se kush janë partitë, koalicionet apo grupimet e qytetarëve që do të marrin pjesë në këto zgjedhje. Për shqiptarët me rëndësi janë sidomos ato komuna ku ata jetojnë, si në Tivar, Podgoricë, Plavë dhe Rozhajë. Vetëm dy parti shqiptare marrin pjesë në këto zgjedhje, në kuadër të koalicioneve me partitë qytetare. Kështu Alternativa Shqiptare është pjesë e koalicionit me Lëvizjen Qytetare URA në Podgoricë, Tivar dhe Plavë, kurse Unioni Demokra tik i Shqiptarëve pjesë e koalicionit të kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve në Podgoricë. Partitë tjera shqiptare kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale.

Beteja kryesore për Podgoricën Beteja kryesore në këto zgjedhje lo kale pa dyshim që do të zhvillohet në kryeqytetin Podgoricë, ku jetojnë rreth 190 mijë banorë apo gati një e treta e qytetarëve të Malit të Zi.

Në regjistrin zgjedhor janë 143 mijë votues, për votat e të cilëve do të ga rojnë tetë lista zgjedhore. Gara krye sore do të jetë ndërmjet koalicionit të

udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe partive që në zgjed hjet e fundit parlamentare kanë fituar shumicën. Koalicioni më i madh në këto zgjedhje është Lëvizja “Të gjithë për QYTETIN tonë – Dr. Ivan Vukoviq”, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Socialdemokrate, Socialdemokratët, Partia Liberale, Iniciativa Qytetare “21 Maji”, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Partia Boshnjake, E Majta e Re dhe Partia Demokratike Rome. Këtij koalicioni i prinë kryetari aktual i Podgoricës, Ivan Vukoviq. Përpos këtij koalicioni, në zgjedhjet lo kale në Podgoricë do të garojë edhe koalicioni “Për ardhmërinë e Pod goricës”, i përbërë nga Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokra tike, Lëvizja për Ndryshime, Mali i Zi i Drejtë, Mali i Zi i Lirë dhe Partia Komuniste Jugosllave. Kjo listë krye sohet nga ish-ministrja e Shëndetë sisë, Jelena Boroviniq - Bojoviq. Dy koalicione të tjera janë ai që përbëhet nga Demokratët, Mali i Zi i Bashkuar dhe DEMOS, dhe koalicioni Lëvizja Qytetare URA, CIVIS dhe Alternativa Shqiptare. Në zgjedhje marrin pjesë po ashtu edhe lëvizja politike “Evropa tani!” e ish-ministrave Millojko Spajiq dhe Jakov Millatoviq, Partia Popullore e Socialistëve, Lëvizja Qytetare “Kthesa” dhe Lista Serbe e Shën Savës.

Dy partitë shqiptare – Alternativa Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve janë pjesë e koalicioneve

të udhëhequra nga PDS, gjegjësisht

Lëvizja Qytetare URA. Partitë shqip tare ka kohë që nuk kanë këshilltar në Kuvendin e Podgoricës, ndërsa që prej kur Komuna e Tuzit është bërë e pavar ur janë zvogëluar mundësitë që partitë

KOHA Javore6 VËSHTRIM & OPINION
Pikëpamjet
e shprehura në fq:
OPINIONE
&
VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 13 TETOR 2022

zgjedhjet e ardhshme presidenciale

shqiptare të fitojnë këshilltar në Kuven din e Podgoricës.

Asnjë listë shqiptare në Tivar Në zgjedhjet lokale në Komunën e Ti varit nuk ka asnjë listë shqiptare. Edhe në këtë komunë, Alternativa Shqiptare është pjesë e koalicionit së bashku me Lëvizjen Qytetare URA dhe CIVIS. Në Komunën e Tivarit garojnë gjithsej dh jetë lista zgjedhore – katër koalicione dhe gjashtë parti. Përpos koalicionit të drejtuar nga Lëvizja Qytetare URA, në garë janë edhe koalicioni i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Socialdemokrate dhe Partia Lib erale, koalicioni “Për ardhmërinë e Ti

Vetëm dy parti shqiptare marrin pjesë në këto zgjedhje, në kuadër të koalicioneve me partitë qytetare. Kështu Al ternativa Shqiptare është pjesë e koalicionit me Lëvizjen Qytetare URA në Podgoricë, Tivar dhe Plavë, kurse Unioni Demokratik i Shqiptarëve pjesë e koalicionit të kryesuar nga Partia Demokratike e Socialistëve në Podgoricë. Par titë tjera shqiptare kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale

varit” (Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Demokratike dhe Lëvizja për Ndryshime) dhe koalicioni i përbërë nga Demokratët, Lëvizja “Evropa tani!” dhe Mali i Zi i Bashkuar. Në zgjedhje po ashtu marrin pjesë Partia Boshn jake, Partia e Drejtësisë dhe e Pajtimit, grupimi qytetar “Zgjedh Tivarin – Ra domir Novakoviq Cakan”, Mali i Zi i Drejtë, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Socialiste. Në zgjedhjet e kaluara lokale (27 maj 2018) partitë shqiptare, për herë të parë në historinë e shumëpartiakë sisë në Malin e Zi nuk arritën të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Komunës së Tivarit. Kjo pasi që Koali cioni “Shqiptarët për Tivarin”, i përbërë nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Partia Demokratike, e vetmja listë zgjedhore shqiptare në këto zgjedhje, fitoi vetëm 163 vota apo 0.8 për qind, duke mos fituar asnjë këshilltar.

Nuk pranohet lista e LDSh-së në Plavë

Në zgjedhjet lokale në Komunën e Plavës garojnë gjashtë lista zgjedhore: koalicioni Lëvizja Qytetare URA dhe Alternativa Shqiptare, Partia Bosh njake, Lëvizja “Evropa tani!”, Partia Popullore Socialiste, Fronti Demokra tik dhe koalicioni Partia Demokratike e Socialistëve, Partia Socialdemokrate dhe Socialdemokratët. Edhe në këtë komunë, partia e vetme shqiptare që

garon është Alternativa Shqiptare. Në fakt, listën e kandidatëve për këshilltarë e ka dorëzuar edhe Lidhja Demokratike Shqiptare, por ajo nuk është pranuar nga Komisioni Zgjed hor Komunal për shkak të parregull sive. Komisioni Zgjedhor Shtetëror ka refuzuar ankesën e përfaqësuesit të LDSh-së duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit Zgjedhor të Komunës së Plavës.

Zgjedhjet lokale zhvillohen në situatën e krizës politike në vend, kur Gjykata Kushtetuese është e bllokuar dhe nuk funksionon (nga Kuvendi i Malit të Zi kanë paralajmëruar se seanca ku do të votohet për katër gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese do të mbahet më 21 tetor 2022, dy ditë para mbajtjes së zgjed hjeve lokale), Qeveria është në mandat teknik, në procedurë është nisma për shkarkimin e Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për shkak se ka re fuzuar të mandatojë Miodrag Lekiqin, kandidatin e shumicës parlamentare të dalë nga zgjedhjet e gushtit 2020, për formimin e Qeverisë së re. Krahas kësaj, zgjedhjet lokale organizohen si pas ligjeve të vjetra zgjedhore, sepse nuk është zbatuar reforma zgjedhore. Zgjedhjet lokale konsiderohen si test dhe barometër për të matur vullnetin politik të qytetarëve, sidomos për zg jedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato presidenciale.

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
i. k.
E ENJTE, 13 TETOR 2022

Diskursi politik

Interesat personale

Refuzimi i propozimit të Presidentit për shpërbërjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve nga ana e shumicës aktuale parlamentare, dëshmon qartë defektet e Kushtetutës së vendit e cila duhet të ndryshohet, për të qenë në favor të funksionimit të qeverisjes dhe të interesit publik, e jo të interesave personale e të klaneve të ndryshme, duke injoruar qytetarët të cilët aty janë në saje të votave të tyre

Nail Draga

Nga miratimi i pluralizmit në Mal të Zi (1990) në skenën politike, pas tri dhjetëvitesh, në zgjedhjet parlamen tare të mbajtuara më 30 gusht 2020, PDS kaloi në opozitë, të cilën e kanë përjetuar si goditje të rëndë politike. Nga ato zgjedhje u formuan dy qeveri, e para e njohur si e ekspertëve dhe e dyta e pakicës, por nuk paten jetëg jatësi, duke dëshmuar se ende nuk janë në nivelin e duhur për të qeveri sur, sepse ka ekzistuar animoziteti personal dhe sidomos dallimet pro gramore e ideologjike në mes kon stituentëve të koalicionit qeverisës. Një veprim i tillë i dha mundësi PDSsë të gjallërohet, të cilët për intere sat e tyre e mbeshtetën qeverinë e pakicës, duke përjashtuar idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlam entare.

Partitokracia si parim i qeverisjes Në ato mjedise ku në rend të parë janë interesat personale apo par tiake, mungon qasja parimore për qeverisje, andaj edhe marrëveshjet e arritura janë formale, duke marrë parasysh se shoqëria malazeze është tipike partitokratike, edhe për mar rëveshjet mbi çështjet elementare është vështirë të arrihet konsenzuesi.

Arritja e marrëveshjes nga ana e shu micës se re, përkatësisht të vjetër parlamentare që për kryeminstër të propozohet Miodrag Lekiqi, nuk u mbeshtet nga presidenti Millo Gju kanoviq, u hapen dilema të cilat nuk kanë qenë të pranishme deri më tash në relacionin President - Parlament. Shteti si pronë private

Dhe nuk si të jetë ndryshe, sepse përvoja e deritashme dëshmon se shumë individë të angazhuar në poli tikë, sidomos atA në nivel shtetëror, Malin e Zi e trajtojnë si pronë të tyre, madje disa prej tyre politikën e kanë si profesion të vetëm.Një percep tim i tillë nuk vlen vetëm për partitë e mëdha por edhe të ato të voglat, sepse një dukuri e tillë ndodh te sho qëritë me demokraci të pakonsolidu ar, ku është e pranishme autokracia, ku Mali i Zi është rast tipik në rajon. Privilegjet nga politika Jemi dëshmitarë se individë të ndry shëm përmes angazhimit në politikë kanë siguruar privilegje, andaj bëjnë çmos që ato mos t’i humbin, me ve prime të ndryshme që varësisht prej rastit sillen sikurse akrobatët e cir kut. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse vendi i punës së politikanit në Mal të Zi paguhet mirë, andaj edhe angazhimi në këtë drejtim shpërble het. Por, të gjithë jemi dëshmitarë se politikanët në vend që të punojnë për interesin publik, në rend të parë kanë interesin personal. Duhet të ndryshohet Kushtetuta Ndër pëngesat e mosfunksionim it të pushtetit aktual në Mal të Zi,

paraqet edhe Kushtetuta e cila është miratuar në vitin 2007. Por, nga ajo kohë e deri më tash ka kaluar kohë e mjaftueshme, duke dëshmuar defek te në funksionimin e pushtetit, në raportin me Qeverinë dhe Presiden tin e vendit. Janë pikërisht defektet në Kushte tutë që ekzekutivit dhe Parlamentit i

KOHA Javore8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME
nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale
„KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 13 TETOR 2022

para atyre publike

mundësojnë të veprojnë sipas mo mentit të përshtatshëm, sepse nuk ekzistojnë pëngesa të definura në Kushtetutë. Për një veprim të tillë të shumicës aktuale parlamentare nga 30 gushti i vitit 2020, këtë komoditet ua ofron kjo kushtetutë e cila nuk ka pësuar ndryshime. Por, pse nuk ka pësuar ndryshime, përgjegjës është vet presidenti aktual M.Gjukanovii, sepse ai me partinë e tij (PDS) e ka hartuar e miratuar atë, duke mos menduar se një ditë do të jenë në opozitë.

Pra një veprim i tillë duke menduar se do të jenë në pushtet në mënyrë të përhershme, si duket tash u ka sjellë kokëçarje atyre dhe qytetarëve të cilët nuk janë mësuar me veprime të tilla destruktive në skenën politike në Mal të Zi.

Në pritje të shpërbërjes së Parla mentit

Ndryshimet në Kushtetutë janë të nevojshme duke i cekur në mënyrë taksative obligimet e Presidentit, Kryeministrit dhe të Parlamentit, se si duhet të veprohet kur Qeveria humb votëbesimin, e jo duke krijuar akrobacione politike nga partitë par lamentare, të cilat herë janë pjesë e shumicës, e herë e pakicës par lamentare. Në raste të tilla, duhet të definohet se kur Qeveria humb votëbesimin, shpërbëhet Parlamen ti dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme parlamentare, sikurse veprohet në vendet demokratike ev ropiane.

Ndërsa në rastin konkret në Mal të Zi, edhe pse Presidenti i vendit ka dhënë propozimin që vendi të shko jë në zgjedhje të parakohshme par lamanetare, ai mund të jetë vetëm propozim, sepse çdo gjë varët nga disponimi dhe interesi i partive par

lamentare të cilat përbëjnë shumicën për të miratuar një kërkesë të tillë. Në rastin konkret, propozimi i Presiden tit u refuzua, sepse i munguan votat e mjaftueshme (41) për të realizuar në praktikë një veprim të tillë, andaj çdo gjë do varet nga shumica aktuale parlamentare.

Por po të ishin definuar qartë në Kushtetutë ingerencat e Presidentit në lidhje me këtë çështje, ai nuk do të varej nga disponimi dhe interesat e deputetëve të shumicë të cilët mbro jnë interesat e tyre dhe të subjekteve politike, por me dekret do të shpërn dante Parlamentin dhe do t’i shpallte zgjedhjet parlamentare, si kudo në botën demokratike.

Kaosi politik në dëm të qytetarëve Duke marrë parasysh se një dukuri e tillë është e panjohur deri më tash në pluralizëm, skena politike në Mal të Zi ka kohë që është në një kaos politik i cili për momentin nuk ka zgjidhje, sepse derisa Presidenti i shtetit re fuzon të mandatojë për kryeministër M.Lekiqin, nga shumica e re (e vjetër) parlamentare, ndërsa shkarkimet e ndryshme në institucionet shetërore ditëve të fundit, si rezultat i aferës së korrupcionit të duhanit, dëshmojnë se nuk kemi stabilitet të Qeverisë, e cila si e tillë siç duket do të vazhdojë deri në formimin e qeverisjes së re, apo të zgjedhjeve parlamentare.Pasi në ndërkohë do të mbahen edhe zgedhjet lokale më 23 tetor në 14 komuna, ku më e rëndësishmja është ajo e Podgoricës, rezultati i zgjedh jeve do të jetë barometër tregues dhe orientim për ditët në vijim në skenën politike.

Partitë politike si grupe të interesit Përfundimisht, del qartë se në skenën politike në Mal të Zi, par titë politike më tepër iu ngjajnë gru peve të interesit, sepse përmes tyre individë dhe klane të ndryshme janë përfituesit më të mëdhenjë, që dëshmohet me mosshpërbërjen e Parlamentit dhe mbajtjen e zgjedh jeve të parakohshme parlamentare, si mundësi reale për daljen nga kriza aktuale në këtë mjedis.

KOHA Javore 9Pikëpamjet e shprehura në fq:
OPINIONE
&
VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
personale
E ENJTE, 13 TETOR 2022

Forumi i Sigurisë i Këshillit Atlantik

Ambasadorja e SHBA-së

Rajnke, paralajmëron udhëheqësit interesat partiake para atyre

Forumi 2BS, një nga konferencat kryesore politike dhe të sigurisë në Evropën Juglindore, organizuar nga Këshilli Atlantik i Malit të Zi, që u mbajt në Budvë, u përqendrua tek sfidat që ka sjellë lufta e Rusisë në Ukrainë dhe tek nevoja e një të ardhmeje euroatlantike për vendet e Ballkanit Perëndimor

tha Rajnke.

Zonja Rajnke tha se sulmi i Ru sisë nuk është vetëm një sulm ndaj Ukrainës, por është sulm mbi rendin e bazuar në siguri.

Ballkan, sepse duam të garantojmë paqen në rajon “, tha zoti Joana.

Ai kujtoi gjithashtu se Rusia filloi një luftë të tmerrshme, me pasoja që janë ende në vazhdim.

Ali Salaj

Në panelin për të ardhmen e rajonit që u mbajt më 7 shtator, ambasa dorja amerikane në Podgoricë, Xhu di Rajzing Rajnke, tha se kërcënimi më i madh për Malin e Zi është një qeverisje që vendos interesat par tiake para atyre sociale. Zonja Rajnke tha se janë identifikuar tri lloje kërcënimesh - të jashtme, të brendshme dhe ekzistenciale. “Bota ndryshoi më 24 shkurt në përpjekjen kriminale të Rusisë për të zhdukur sovranitetin e Ukrainës. Prandaj, bashkëpunimi ynë për sig urinë është më i rëndësishëm se kurrë. Kërcënimet e brendshme janë diçka që shqetëson dhe rrit ndarjet në shoqëri – tha ajo. Kërcënimet ekzistenciale, thotë Rajn ke, janë diçka që rrezikojnë sigurinë e Malit të Zi në të ardhmen afatgjatë, dhe kjo është paaftësia për të zgjid hur korrupsionin e rrënjosur. “Korrupsioni duhet të ndalet dhe dua të them se kërcënimi i vërtetë është qeveria që arrin të vendosë interesat partiake mbi interesat shoqërore”,

“ Kur ke agresor, nuk ke gjendje të rregullt. Ne duhet të vazhdojmë pre sionin ekonomik dhe diplomatik ndaj Rusisë dhe të vazhdojmë të mbësht esim Ukrainën “, tha ambasadorja Rajnke.

Ajo vlerësoi dënimin e Malit të Zi për referendumin e rremë të Rusisë në Ukrainë, duke dënuar përpjekjen e Rusisë për të aneksuar një pjesë të territorit ukrainas, por edhe kritikoi përfaqësuesit politikë që nuk dënuan qartë agresionin rus.

“Nga ana tjetër, ata udhëheqës mala zezë që nuk arritën të dënojnë qartë dhe publikisht agresionin rus, kanë treguar se nuk ndajnë vlerat tona euroatlantike”, theksoi Xhudi Rajzing Rajnke.

Zëvendës/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mirko Joana, tha se Rusia qëndron pas sulmit kibernetik ndaj Qeverisë së Malit të Zi. “Mali i Zi është i ekspozuar ndaj një sulmi kibernetik që vjen nga një grup rus, ne pamë diçka të tillë në Bos nje dhe Hercegovinë, kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Por ne jemi të pranishëm, në Kosovë kemi 20 mijë ushtarë dhe kjo është prania më e fortë ushtarake në

“ Zaporozhia dhe rajone të tjera me madhësinë e Portugalisë janë anek suar në Rusi. NATO nuk do ta njohë kurrë këtë grabitje toke. Gjithashtu, retorika bërthamore është diçka që është përshkallëzuar, sepse lufta nuk po shkon ashtu siç e ka imagjinuar Rusia, ndonëse Moska po përbal let me rezistencë të fortë edhe nga njerëzit e zakonshëm”, tha zv/Sek

KOHA Javore10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht
politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 13 TETOR 2022

Xhudi Rajzing udhëheqësit që vënë atyre të vendit

retari i Përgjithshëm i NATO-s. Ndërkaq, ish-ministrja e Mbrojtjes dhe organizatorja e Forumit 2BS, Milica Pejanoviq Gjurishiq, tha se që nga 24 shkurti, kur filloi agresioni rus kundër Ukrainës, ne jetojmë në një botë krejtësisht tjetër.

“Agresioni rus kundër Ukrainës shënon fundin e një epoke sigurie që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore. Disa e quajnë fundi i historisë mod erne, për të cilën ka argumente të vlefshme. Ne po përballemi jo vetëm me një sulm ndaj Ukrainës, por edhe me vënien në pikëpyetje të vlerave të demokracisë”, tha zonja Pejanoviq. Ajo tërhoqi vëmendjen për ato prirje në rajon që vënë në dyshim të dre jtat demokratike dhe që po ushtrojnë me një ndikim të rëndësishëm në di namikën politike të karakterizuar nga paqëndrueshmëria, me potencial për të rrezikuar paqen tashmë të brishtë. “ Mungesa e kapaciteteve demokra tike, institucionet e dobëta dhe mung esa e fokusit të partnerëve perëndi morë, kanë lehtësuar ndërhyrjen e

akterëve që duan të kërcënojnë BEnë dhe NATO-n përmes destabilizim it të rajonit”, tha zonja Pejanoviq.

I dërguari i posaçëm i BE-së për di alogun ndërmjet Beogradit dhe Pr ishtinës, Miroslav Lajçak, tha se lufta në Ukrainë solli një ndërgjegjësim në BE për nevojën e integrimit të shpe jtë të Ballkanit.

“Ata (BE-ja) e kuptuan se duhet ta shohin Ballkanin sa më shpejt në BE, sepse nuk dihet se sa do të jetë i qëndrueshëm”, tha zoti Lajçak.

Ai theksoi se kriteret teknike janë të rëndësishme për zgjerimin, por se përputhja me politikën e BE-së dhe standardet e saj është shumë më e rëndësishme.

Zoti Lajçak bëri thirrje për shtimin e angazhimit ndaj reformave dhe plotë simin e standardeve të nevojshme për integrim evropian dhe para lajmëroi se përkushtimi ndaj vlerave evropiane ka rënë.

“Raporti për progresin e Malit të Zi që do të publikohet, ndoshta do të jetë më i keq se pesë vjet më parë. Bashkëpunimi rajonal është më i keq se pesë vjet më parë, kështu që të gjithë treguesit paralajmërojnë se vendosmëria dhe përkushtimi ndaj reformave që do ta afronin BE-në, janë më pak të pranishme sot”, tha zoti Lajçak.

Ai iu përgjigj edhe rezervave në rajo nin e Ballkanit Perëndimor për hapat e përshpejtuar të afrimit të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë me BE-në. “Duhet ta dini se Evropa nuk po i kthen shpinën Ballkanit dhe fakti që po zgjerohemi në Lindje nuk do të thotë se do të ketë ndikim negativ në Ballkan”, tha zoti Lajçak. Forumi i Sigurisë në Evropën Jug lindore organizuar nga Këshilli Atlan tik i Malit të Zi, edhe në ditën e dytë të punimeve u përqendrua tek sfidat që ka sjellë lufta në Ukrainë. Presidenti i

Ukrainës, Volodimir Zelenski përmes lidhjes me video iu drejtua pjesëmar rësve të Forumit dhe qytetarëve të Cetinës, të cilët 100 ditë protestuan pa ndërprerje kundër agresionit rus në Ukrainë.

Zelenski tha se uniteti është ga rantuesi kryesor i paqes dhe është detyrë në ruajtjen e saj.

“Rusia ka frikë nga uniteti ynë, ndaj po përpiqet të na përçajë. Detyra jonë është ta ruajmë në mënyrë që të mos na thyejë dot. Uniteti është ga rantuesi i paqes”, tha Zelenski .

Ai po ashtu tha se të gjitha vendet evropiane duhet ta elimininojnë ndi kimin rus pasi ai kërcënim nuk është vetëm për Ukrainën.

“Në të gjitha nivelet në Evropë, ne duhet të pranojmë se Rusia nuk është vetëm një kërcënim për Ukrainën, por për të gjithë. Tingëllon pak e paza kontë për Evropën, por tani shihet se si Rusia mund të fillojë një luftë”, tha Zelenski.

Sipas tij, për shumë vite kreu i Rusisë dhe rrethi i tij mbetën të pandësh kuar. Ata, siç tha ai, shkatërruan edhe demokracinë në Rusi.

Duke folur për sanksionet kundër Rusisë, Zelenski tha se ato janë të detyrueshme.

“Ato duhet të përforcohen rregullisht në mënyrë që shteti agresor të mos ketë kohë të përshtatet”, tha presi denti i Ukrainës duke shprehur besi min në fund në fitoren përfundimtare të Ukrainës që sipas tij do të riven dosë paqen dhe lirinë në këtë vend.

Në panelin e ditës së dytë të Foru mit, morën pjesë presidenti i Sllo venisë Borut Pahor dhe ai i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, të cilët folën për rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e rajonit.

Ata u shprehen kundër vakumit gjeo politik, sepse ku nuk ka BE hyjnë të tjerët, dhe zgjidhja më e mirë për Ballkanin Perëndimor është evropia nizimi i mëtejshëm dhe anëtarësimi i tij në Bashkimin Evropian.

Forumi 2BS (To Be Secure) shënon dymbëdhjetë vjet të përpjekjeve të për të ndikuar, ndryshuar dhe të japë përgjigje për sfidat e ndryshme rajo nale dhe globale.

Në Forum morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, si dhe ekspertë të njohur në fushën e sigurisë dhe mar rëdhënieve ndërkombëtare.

KOHA Javore 11Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION
E ENJTE, 13 TETOR 2022

Degjenerimi total shpirtëror i “njeriut të ri socialist”

Duke qenë se për një kohë të gjatë vendi nuk kishte polici e ligje civile, u kthye në diktaturë ushtarake e cila kryente veprime shtypëse më të rënda se ushtritë pushtuese. U bënë gjyqe për dënimin e kriminelëve të luftës, por në to u dënuan vetëm kundërshtarët politikë të komunistëve, ndër të cilët edhe anëtarë të gjykatave që dënonin njerëz të pafajshëm

Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Sjelljet e këtyre partizanëve “proletarë” në shumë vende bënin që kur dikto heshin se “po vijnë”, banorët e lësho nin tërësisht fshatin dhe strehoheshin nëpër shpella nga frika. Luan Malltezi dhe Ndreçi Plasari në “Politika anti kombëtare e Enver Hoxhës” [Tiranë 1995], thonë se masat e rrepta shka ktonin largimin e popullit nga fshatrat e tyre (ff. 92-94). Të tillë kishte prej shumë fshatrave të zonave të veriut. Ushtria i ndiqte kudo që ishin dhe kur i kapnin, i ekzekutonin pa ditur kush janë dhe ç’kanë bërë, kurse ata më me fat i internonin.

Çelo Hoxha botoi një dukument që tregon se partizanët kishin rrethuar një shpellë ku mendohej se ishte fshehur armiku, por po aty tregohet se bren da shpellës kishte qindra njerëz civilë [dok. 134, ff. 252-253]. Një raport i Zihni Meçes, më 21 tetor 1944, thotë se partizanët e brigadës VII “nuk kanë mbajtë raporte të mira me popullin, e kjo ka bërë përshtypje të madhe”. Dhe cila ishte arsyeja e raporteve të tilla?

“Në Polis, një komandant bataljoni i

kësaj brigade i ka nxjerrë revolen nji ka tundari tue kërkue ushqim të mirë dhe dyshek. Në katundin Xibrakë na thotë nji katundar me insistim se Gjin Marku ka çelë gardhin e një are dhe ka futur kuajt mbrenda në misër. Në katundin Prapanik partizanët kanë kontrolluar arkat e grave dhe kanë marrë plaçkat. Në shumë katunde janë kërkue pare me forcë nga katundarët. Kanë marrë me zor opingat e katundarëve...” [dok. 116, ff. 232-234].

Me të njëjtën metodë vepronte edhe brigada XV: “Kur kanë hyrë partizanët në qytet, kanë djegur shtëpinë e një spiuni, shtëpi e cila i takonte nënës së tij që qëndron shumë mirë dhe vëllait të tij që është partizan. Për më tepër bashkë me këtë dogjen edhe një shtë pi tjetër tue lanë në rrugë të madhe. Kanë kontrollue kot së koti një shtëpi që ka mbajtur qëndrim të mirë dhe që ka dy veta partizanë, tue grabitur dhe plaçka. Meqë familja atë natë nuk ishte aty, kanë thyer derën”. Veprime të ng jashme jepen edhe për Brigadat VI, XVII dhe XX.

Duke qenë se për një kohë të gjatë vendi nuk kishte polici e ligje civile, u kthye në diktaturë ushtarake e cila kryente veprime shtypëse më të rënda se ushtritë pushtuese. U bënë gjyqe për dënimin e kriminelëve të luftës, por në to u dënuan vetëm kundërshtarët politikë të komunistëve, ndër të cilët edhe anëtarë të gjykatave që dënonin njerëz të pafajshëm. Një studim i hol lësishëm i këtyre dokumenteve do të

zbulojë një situatë tepër të vështirë, me urdhra e porosi zyrtare nga më të çu ditshmet për pushkatime pa gjyq, për djegie shtëpish, për sekuestrime pa surish etj. Të gjitha këto sot po na i “ar syetojnë” duke thënë se ka qenë “kohë lufte”, por çfarë ngjau pas luftës? Ndërmjet viteve 1945 dhe 1990 shqip tarët në Ballkan jetuan nën sundimin komunist, por me dallime të mëdha. Komunizmi shqiptar i përngjante ro manit “1984” të Orvellit, që nënkup tonte kontrollin e trupave dhe shpir trave të njerëzve nga Partia e Punës e Shqipërisë. Ky sundim rezultoi me de gjenerimin total shpirtëror të “njeriut të ri socialist”, duke ia ndaluar të mendojë me kokë të veten, duke mos pasur të drejtë të shprehë ndjenjat fetare, duke e varfëruar dhe poshtëruar deri në varr. Partia që mori pushtetin e ri ndërhyri brutalisht në letërsi, e qëroi traditën, mbajti ç’deshi, hoqi ç’nuk i duhej dhe dënoi shkrimtarë dhe vepra deri në fund. Ajo bëri shkrimtarët e vet, sa u krijua një psikozë që mjaftonte të kishe qenë partizan që të bëheshe shkrimtar! Bijtë e fitimtarëve i kishin mundësitë e hapura për t’u bërë dhe poetë, ndër sa ishin më të hapura dyert e burgjeve për bijtë e atyre që nuk i honepste dot regjimi. “Gazeta Shqiptare” ka publi kuar një dokument “Tepër sekret” të Sigurimit të Shtetit të vitit 1978, i nx jerrë nga arkivat e shtetit shqiptar, një dokument që mban datën 16.8.1978, me emrat e rreth 315 intelektualëve mjaft të njohur të artit, kulturës, skenës,

KOHA Javore12 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„E ENJTE, 13 TETOR 2022
Dosjet e fshehta të komunizmit (3)

shpirtëror socialist”

ekranit dhe letrave shqipe që ishin vënë në ndjekje nga shërbimet sekrete të diktaturës, duke qenë nën vëzhgim hap pas hapi për veprimtarinë e tyre, ndër ta Marije Kraja, Rikard Ljarja etj. Dokumentet që mbajnë datën 4.12.1978 dhe 12.6.1979 na tregojnë qartas vijën ndarëse sipas biografisë politike dhe prejardhjes shoqërore. Kush kishte një “biografi të keqe” diskriminohej vazhdimisht; nuk lejohej të vazhdonte shkollën e mesme apo të lartë, vendosej në vende pune të rënda me pagë të vogël, fyhej dhe menjano hej në jetën e përditshme, nuk i jepej leja të blinte mallra që konsideroheshin luksoze, i mohohej dhënia e çmimeve në raste rezultatesh etj. Ishin komu nistët, familjet e veteranëve të luftës, të “heronjve socialistë” dhe të gjithë ata “me biografi të mirë politike” që gëzo nin privilegje si vende drejtuese pune (shpesh pa asnjë kualifikim), bursa stu dimi etj. Ndërmjet viteve 1967 dhe 1984, En ver Hoxha ngriti shumë bunkerë betoni përgjatë Shqipërisë, pjesërisht nga fri ka prej ndonjë pushtimi, por kryesisht për të ngjallur frikë te popullata. Rreth 750.000 të tillë në një popullatë rreth

Ishin komunistët, familjet e veteranëve të luftës, të “heron jve socialistë” dhe të gjithë ata “me biografi të mirë poli

tike” që gëzonin privilegje si vende drejtuese pune (shpesh pa asnjë kualifikim), bursa studimi etj.

tre milionësh, që i bie një bunker për çdo katër banorë! Ndërsa kostoja e një bunkeri ishte rreth 280.000 lekë, afërsisht i barabartë me koston e një apartamenti të vogël brenda një ndër tese, i bie që secila familje në Shqipëri “mund të kishte një shtëpi me koston e këtij budallallyku” [Moorey:2015, f. 33]. Koston e bëri më të ashpër çësht ja fetare, e cila u bë “e turpshme” për komunistët dhe punonjësit e shërbimit qeveritar [Hadžišehović: 2003, f. 120]. Stalini – një ish-seminarist që nuk u bë kurrë prift, i kishte thënë Enverit – një djalë hoxhe që mësimet e para i mori në mejtep: “Çështja e besimeve fetare duhet pasur mirë parasysh dhe duhet vepruar me shumë kujdes, sepse nuk mund të nëpërkëmben ndjenjat fe tare të popullit, janë ndjenja që janë kultivuar prej shekujsh në njerëzit dhe duhet vepruar me shumë maturi” [Fe vziu:2011, f. 193]. Megjithatë lufta e tij ndaj fesë, jo vetëm që ishte më e egra, por edhe më e trishtueshmja e regjimit. Në mars të vitit 1947, Qeveria usht roi presion mbi një grup komunistësh bektashinj. Baba Fajo e Baba Fejzo, përkrahës të regjimit, vizituan kryeg jyshin Dede Abaz Hilmin, për të dis kutuar reformat. Dede Abazi i vrau të dytë, pastaj i dha fund edhe jetës së vet. Qeveria natyrisht e përdori këtë si incident për të eliminuar secilin lid er bektashi që konsiderohej i pandry shueshëm. Po atë vit u ekzekutuan tre baba bektashianë [Moorey: 2015, ff. 43-44].

Ndërmjet viteve 1945 dhe 1953, numri i priftërinjve ra drastikisht, prej 93 në 24. 35 u burgosën, 11 u rekrutuan në ushtri, 3 ikën nga Shqipëria dhe 10 humbën ose u vranë. Numri i kishave katolike ra, kurse sistemi shkollor kato lik u eliminua tërësisht [Elpern:1971, f. 48]. Dervishëve ua prenë mjekrat dhe ua ndaluan uniformën religjioze. Në shtator 1967, nën “frymëzimin” e Revolucionit Kulturor në Kinë, Enver Hoxha përshëndeti ndërmarrjet e stu dentëve të shkollës “Naim Frashëri” të Durrësit, për të eliminuar kishat e xham

itë në Shqipëri dhe “për të fshirë ob skurantizmin religjioz” [Moorey:2015, f. 62]. Kryqet, citatet kuranore, të gjitha u ndaluan, minaret e këmbanat u shkatërruan, madje edhe varrezat me simbole fetare u vandalizuan, duke i cilësuar si “mbeturina të vjetëruara”, të papajtueshme me “moralin socialist”. Brenda këtij “morali” vetëm simboli i yl lit të kuq ishte i lejuar. Shprehja fetare si “Inshallah” (në dashtë Zoti), etj mund të ishte e mjaftueshme për një arres tim apo dënim. Një katundar i dehur në Libohovë që rastisi të përmendë se “nesër ishte festa e Bajramit”, pati fat që nuk u burgos [Moorey:2015, f. 71].

Partia Komuniste ishte “zot i vërtetë”, sepse “religjioni ishte opium për njerëzit”, se udhëheqesit fetarë ishin “injorantë” që nuk meritonin respekt [Moorey:2015, f. 77]. U shkatërru an, u shndërruan në depo, në tualete publike, në magazina apo në shtalla bagëtish 2.172 institucione fetare, 740 xhami, 609 kisha ortodokse, 158 kisha katolike, 530 teqe etj., [Balkan veb, 5 janar 2019]. Nga dymbëdhjetë medresetë e Shqipërisë nuk ngeli asnjë [Musai:2007, f. 29] Në Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, e cila ishte e mbrojtur si objekt historik, vetëm vizitorët e jashtëm ishin të lejuar të falen [Moorey:2015, f. 66]. Në fund të vitit 1983 “Zëri i Popullit” mohonte që besimtarët e religjione ve persekutoheshin në Shqipëri nga Qeveria, se ata ishin larguar nga relig jioni “mbi bazë të argumenteve”. Fin ngeir Hiorth në “Albania – An Atheist State” [George Fox University, 1989], thotë se disa avokatë shqiptarë tho nin madje se ndalimi i propagandës fetare nuk ishte shkelje e të drejtave njerëzore, por “mbrojtje e atyre të dre jtave”. Si do të veproje ndryshe kur kri jon njeriun ‘robot’ si në rastin e Sonja Beribashit, një studente e kohës së “marrëzisë së madhe komuniste”, kur i mësonin në lëndën e fizikës se: “jo Nju toni, por Enver Hoxha e kishte zbuluar teorinë e gravitetit” [O’Donnell:1999, f. 117]. (vijon)

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ E ENJTE, 13 TETOR 2022

Shqiptarët dhe “Ballkani

Për çdo gabim paguhet një faturë Në këtë situatë të konkurrencës së gjeopolitikave të Fuqive të Mëdha, të përpjekjeve të politikës serbe për të krijuar terren të favorshëm në interes të politikës së saj dhe defiçencës, përçartjes dhe përçarjes së politikës dhe diplomacisë shqiptare, është ndezur projekti i emërtuar si “Ballkani i Hapur”, në krye të të cilit qëndro jnë të përqafuar Aleksandar Vuçiqi dhe Edi Rama, pas të cilëve u radhit Zoran Zaevi (sot Kovaçevski) me Ali Ahmetin dhe ata i ftojnë t’u bash këngjiten edhe Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

Projekti “Ballkani i Hapur” nuk është rastësor e aksidental, por është i menduar nga autori për të ndërtuar një formacion që duhet të përgatisë e të ruajë një frymë e shtrat që i in tereson atij. Sigurisht, pjesëmarrësit dhe të interesuarit e tjerë përpiqen për ta shfrytëzuar dhe përfituar me mënyrën e tyre. Sado që një projekt mund të fillojë si ekonomik, shpesh tërheq pas interesa politike.

“Ballkani i Hapur”, për nga fryma dhe emri që mban, sikur shpërfaq idenë e projektit “Shoqëri e Hapur” të Xhorxh Sorosit. Në Samitin e Ohrit, djali i tij, Aleksandar Soros, i cili nuk përfaqëson asgjë në administratën e SHBA-së, nuk ishte një pjesëmarrës periferik, por një person i nderuar në tryezën e projektit.

Kjo iniciativë mbështetet edhe nga SHBA-ja, si iniciativë ekonomike, e cila mendon se ky nuk është projekt politik. Kështu u shpreh në një lidhje virtuale, gjatë Samitit të Ohrit, Ga briel Eskobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballk anin Perëndimor. Ndërkaq BE-ja nuk

ka një qëndrim publik të prerë për nismën “Ballkani i Hapur”. Kancelari Gjerman Sholc, në vizitën që ua bëri disa shteteve të Ballkanit Perëndi mor, u shpreh se dëshiron riaktiv izimin e nismës Procesi i Berlinit. Ai tha se të gjitha vendet që synojnë të anëtarësohen në BE, duhet të pajtohen me parimet e BE-së. Me këtë qëndrim duket sikur iniciativa “Ballkani i Hapur” llogaritet si inicia tivë paralele me Procesin e Berlinit. Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, “Ball kani i Hapur” është projekt serb që mbështetet nga Rusia.

“Ballkani i Hapur” jo vetëm se i kri jon Serbisë pothuajse daljen e plotë

nga gëzhoja e krimeve të luftrave të fundit dhe si faktor destabiliteti në rajon, por nëpërmjet saj e shtrin dhe e forcon ndikimin dhe rolin e saj ekonomik, kulturor dhe politik në tre vat shqiptare dhe më gjerë në rajon. Përmes këtij projekti ajo bëhet lidere në këto fusha për Ballkanin Perëndi mor”.

Ky është një nga shqetësimet që të preokupojnë për këtë projekt. Prob lemi tjetër shumë i mprehtë ka të bëjë me ndikimin e mundshëm të saj në përplasjet e gjeopolitikave të ven deve me peshë vendimmarrëse për rajonin, të cilat janë të interesuara për një marrëveshje përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, e cila

KOHA Javore14 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 13 TETOR 2022

“Ballkani i Hapur”

pa vullnetin tonë dhe pa mundësinë për t’u mbrojtur. Një gabim i bërë vetë, i shpërblen të tjerët, pa të drejtë për ta rikthyer pas atë që e ke hum bur duke gabuar vetë. Sado që të përpiqesh nesër për ta marrë veten për t’u bërë i fuqishëm, nuk të lë për ta realizuar atë jo vetëm dëmtimi nga fatura që e ke paguar, por edhe ata që kanë përfituar nga gabimi yt, sepse të bëhesh i fuqishëm është e vetmja mundësi për ta rikthyer atë që e humb duke gabuar.

do të siguronte njohje të ndërsjellë të tyre.

Të kujtojmë se çlirimi i Kosovës ishte një ngjarje historike e veçantë, sepse ajo u realizua edhe me vetë pjesëmarrjen e shqiptarëve, lufta çlir imtare e të cilëve e kishte tërhequr pas vetes SHBA-në dhe disa shtete të tjera të NATO-s, të cilët po e ndës hkonin Serbinë me arsyetimin e kri meve, spastrimit etnik dhe gjenocidit që po realizonte në Kosovë, por ajo që e bënte të qëndrueshme këtë ndërhyrje ishte angazhimi gjeopoli tik i tyre. Kjo ndodhi në një kohë kur Rusia, e cila kishte qenë shkaktarja kryesore për copëtimin e trevave dhe të kombit shqiptar në vitin 1913, e

kishte humbur peshën politike e ush tarake, dhe Franca, si shteti i dytë në anën e Serbisë, në rrethanat e reja të peshës vendimtare politike dhe ush tarake të SHBA-së, Gjermanisë dhe Anglisë me shtetet e tjera të NATO-s, nuk kishte hapësirë pozicionimi dhe mbështetje publike të Serbisë. Ky ishte shansi historik i shqiptarëve që solli çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne shqiptarët nuk e kemi luksin të ga bojmë, sepse në situatën e çështjes sonë kombëtare ato tërheqin pas ve tes faturë që e dëmton kombin për të mos e ngritur kokën ndoshta asn jëherë. Në Konferencën e Ambasa dorëve në Londër na ndanë të tjerët

Thembra e Akilit te shqiptarët Politika shqiptare si tërësi, në kontu initet, duhej t’ia vënte vetes për de tyrë strategjike, si interes i të gjithë shqiptarëve, harmonizimin dhe bash kimin e energjive politike, diploma tike, intelektuale dhe ekonomike të kombit shqiptar në përballjen me Serbinë dhe miqtë e saj. Për ta ar ritur këtë ishte dhe është i domos doshëm konsolidimi politik, ekono mik, kulturor dhe social i Shqipërisë dhe i Kosovës, të cilat lidhen drejt përdrejt me forcimin e shtetit. Por, kjo nuk mund të arrihet në një mjedis ku mungon shteti i drejtë ligjor dhe respektimi i tij, si parimi më i lartë i një shoqërie me moral të shëndoshë; në një mjedis ku ka mbirë dhe rritet korrupsioni dhe krimi i organizuar; denatyrimi i kulturës dhe moralit kom bëtar; si dhe promovimi i pseudoeli tave politike, intelektuale dhe ekono mike. Në këto rrethana shqiptarët kanë ngelur dhe do të vazhdojnë ta kenë të pamundur të ndërtojnë pozi ta vetëmbrojtëse të mirëqëna, por as nuk mund të ndërtojnë e ruajnë një ekuilibër realist në marrëdhëniet me miqtë dhe aleatët e tyre.

Një shteti të dobët, të paorganizuar, të tjerët ia imponojnë lehtë vullnetin e tyre. Derisa nuk arrijmë t’i forco jmë shtetet tona, jo vetëm Serbia dhe Greqia që do të ngelin kërcënim serioz për shqiptarët, por as nuk do të kemi forcë ndikimi në projektet në të cilat janë autorë Fuqitë e Mëdha, vendimet e të cilave i prekin interesat shqiptare.

KOHA Javore 15Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 13 TETOR 2022

U hap Panairi i punimeve artizanale dhe ushqimit të shëndetshëm

Prezantim i prodhimtarisë

“Në vitin 2022 mes tjerash do të ketë përkrahje për prodhuesit bujqësorë me masa, si pagesa direkte për njësi sipërfaqësore, përkrahje e prodhimit të qumshtit, përkrahje për prodhimin e drithrave, participimi në pagesën e kontributeve të prodhuesve bujqësorë, si dhe masa të tjera të cilat kanë për qëllim zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Vizioni ynë është që të kemi produkte me të cilat do të njihemi jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë”, theksoi Ismeta Gjoka, sekretare e Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Tuzit

Tuz – Panairi i dytë i punimeve ar tizanale dhe i ushqimit të shën detshëm u hap në Tuz, më 7 tetor 2022, në prani të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale, të Ministrisë së Bujqësisë, dhe të një numri të kon siderueshëm të ekspozuesve të cilët prodhimet e tyre i shpalosën në sten dat përpara godinës së QKI “Malë sia”.

Në fillim të hapjes së këtij panairi u

tha se njëra ndër shtyllat e zhvillimit të Komunës së Tuzit është bujqësia dhe prodhimet vendore të bujqësisë dhe agroturizmit, me synim që ky pa nair të bëhet tradicional për të evi dentuar të arriturat në këtë fushë. Ndërkohë, duke e shpallur të hapur këtë panair, kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj tha se kjo fushë e veprimtarisë shoqërore është tejet e rëndësishme për Komunën e Tuzit të

cilën siç tha, vazhdojnë ta promovo jnë dhe mbështesin fuqishëm. “Çdo vit e më shumë do të vazhdo jmë me përkrahjen ndaj fushës së bu jqësisë. Sikur e dimë, në vendin tonë janë duke u ndërtuar edhe fabrikat të cilat do të lidhen drejtpërdrejt me bujqësinë. Nga viti në vit kemi rritur mbështetjen për bujqësi në buxhetin e Komunës së Tuzit. Këtë vit kemi ar ritur afërisht shifrën prej 550 mijë eu

KOHA Javore16 KULTURË
E ENJTE, 13 TETOR 2022

prodhimtarisë vendore

rosh për subvencione të drejtpërdre jta për fermerët tanë, dhe kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, u shpreh Gjeloshaj, teksa njoftoi se ditët në vijin starton me punë edhe fabrika e përpunimit të patates, për katësisht e prodhimit të patatinave. Ndërkaq sekretari shtetëror i Minis trisë së Bujqësisë, Budimir Mugo sha theksoi se Komuna e Tuzit ka bindshëm potencialin më të madh në sektorin e bujqësisë, e në veçanti në fushën e perimtarisë dhe pem tarisë. Zoti Mugosha njoftoi edhe për mbështetjen që kjo ministri do të ketë ndaj fermerëve në tërësi, dhe të atyre nga komuna e Tuzit.

Në të njëjtën kohë, sekretarja e Sek retariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Ru ral në Komunën e Tuzit, Ismeta Gjoka duke përshëndetur dhe falënderuar të pranishmit në këtë panair, u shpreh se Komuna e Tuzit disponon me kushte të jashtëzakonshme natyrore

për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

“Në këtë zonë janë të përfaqësuara prodhimtaria bimore dhe blegto ria. Prodhimtaria bimore është do minuese, veçanërisht perimtaria dhe vreshtaria. Këtë vit në territorin e komunës së Tuzit u kultivuan 1 mijë e 140 hektarë të tokave bujqësore. Kulturat dominuese kanë qenë patat ja me treqind hektarë, pastaj shalqini me njëqind e nëntëdhjetedy hektarë, gruri me njëqind e dyzetedy hektarë, etj.”, tha Gjoka.

Ajo më tutje ka prezantuar një kro nologji të shkurtër të mjeteve finan ciare me të cilat Komuna e Tuzit ka mbështetur prodhuesit bujqësorë nga viti 2020 e tutje.

“Në vitin 2022 mes tjerash do të ketë përkrahje për prodhuesit bujqësorë me masa, si pagesa direkte për njësi sipërfaqësore, përkrahje e prodhimit të qumshtit, përkrahje për prodhimin e drithrave, participimi në pagesën

e kontributeve të prodhuesve bu jqësorë, si dhe masa të tjera të cilat kanë për qëllim zhvillimin e sektorit të bujqësisë. Vizioni ynë është që të kemi produkte me të cilat do të nji hemi jo vetëm në Mal të Zi, por edhe më gjerë”, theksoi Ismeta Gjoka, sek retare e Sekretariatit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Tuzit.

Panairi në fjalë korrespodoi me Ditën ndërkombëtare të ushqimit të shën detshëm, i cili çdo vit shënohet më 16 tetor, ndërsa u organizua nga Sekretariati për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me Organiza tën Turistike të Tuzit.

Panairi zgjati tre ditë rresht. Ditën e dytë është mbajtur një trajnim i shkurtër mbi kulturën e verës dhe mënyrën e prezantimit të saj, ndërsa është përmbyllur në Triesh me Pa nairin e ushqimit dhe të prodhimeve tradicionale.

KOHA Javore 17 KULTURË
t. u.
E ENJTE, 13 TETOR 2022

Ekspozitë personale e piktorit Nazim Ujkashi – Sukubina

Nostalgjia për vendlindjen

Ulqin – Piktori Nazim Ujkashi –Sukubina, i cili që prej 43 vitesh jeton në mërgim (Gjermani) ka hapur të mërkurën mbrëma (5 tetor 2022) në Galerinë e Qendrës së Kulturës – Ulqin ekspozitën e tij të parë per sonale në vendlindje.

Ekspozita me titull “Nostalgji” shfaq mallin dhe dashurinë e piktorit për vendlindjen e tij. Në punimet e tij dominon sidomos figura e femrës, portretet e njerëzve të thjeshtë, pei zazhet e Anës së Malit etj., duke na rikthyer në të kaluarën.

Piktori ka treguar se deri kur ka emigruar, në moshën 27 vjeç, e ka përjetuar jetën e rëndë të fshatit, veçmas të gruas në Anë të Malit. “Kjo më ka munduar krejt jetën. Trag jike”, është shprehur ai.

Si një piktor autodidakt, Ujkashi ka thënë se deri që ka bërë 17 vjet, “as kam pasur libra arti, as dikush që më

ka mësuar të vizatoj”. Megjithatë, pasioni për artin ka bërë që ai, pavarësisht punës dhe sakrifi cave të jetës, të mos largohet kurrë nga arti dhe piktura, ndërsa sot e konsideron veten më së tepërmi si një lloj ilustratori.

Piktori ka rrëfyer për pengun e tij, se derisa ka jetuar në vendlindje, ka pa sur dëshirë të madhe që ta pikturojë Anën e Malit nga pjesa e Shqipërisë, por për shkak të kufirit të mbyllur nuk ka pasur mundësi. Prandaj ai ka shprehur besimin se kjo ëndërr e madhe që e ka pasur dikur, më në fund do t’i realizohet dhe gjatë kohës që do të qëndrojë në vendlindje do të ngjitet në majën mbi Muriqan për të pikturuar Anën e Malit. Piktori Jozo Koçaj ka thënë se është impresionuar tepër nga peizazhet e Ujkashit, sepse janë autentike, të kohës të cilën ai e ka lënë këtu kur

është larguar nga Ulqini. “Është një kolorit karakteristik. Pjesa konceptuale e trajtimit, janë temati ka autentike, kombëtare, motive të vjetra, peizazhi kryesisht, portrete, akte të ndryshme, veshje pop ullore...”, ka thënë ai.

Për Koçajn, autori ka një përparësi, “sepse i sheh dhe i ritrajton gjërat nga një aspekt tjetër meqenëse tani jeton dhe krijon në një realitet tjetër, në Gjermani, dhe kur nga ai diapazon i sheh, i vrojton dhe i analizon sendet reale këtu, shumë më ndryshe i sheh se ne ose dikush që është këtu”.

Koçaj ka thënë se në punimet e pik torit Ujkashi-Sukubina vërehet pjesa notalgjike dhe në to arrijmë të sho him “edhe ato sfida jetësore të cilat autori edhe këtu i ka pasur, ankthi, kërkimi i vazhdueshëm, ajo luftë që nuk i është dhënë territori ose ambi enti i duhur”.

KOHA Javore18 KULTURË
E ENJTE, 13 TETOR 2022

vendlindjen

Më tej ai ka thënë se nga veprat e ekspozuara, duke pasur parasysh kohën e punimit të tyre, arrijmë të kri jojmë edhe një kronologji të jetës në Anën e Malit, sepse “arti, por sido mos piktura, janë gjurma më e mirë që mund të lë koha si trashëgim”.

Dr. Nail Draga e ka cilësuar Naz im Ujkashin-Sukubinën një piktor autentik, origjinal dhe të vendlindjes.

Ai ka thënë se po të mos kishin qenë teknologjia dhe portalet e kohës, piktori kishte qenë i panjohur, sepse mosha e re nuk ka ditur fare për të. Organizatorja e ekspozitës, kryetarja e Shoqatës “Labeatët”, Luljeta Avdiu – Cura, e ka vlerësuar këtë ekspozitë si një ngjarje të veçantë. “Nazimi si shumë të tjerë migron në mërgim në vitin 1979 dhe nga ëndrrat e shumta që kishte për të diplomuar në pikturë, jeta e tij merr një kahje krejt tjetër. Dhe ndoshta ky

është një mesazh i mirë që të rinjtë dhe të rejat që i kemi këtu duhet t’i përkrahim, duhet t’i afirmojmë dhe duhet t’i ndihmojmë në rrugëtimin e tyre”, është shprehur ajo.

Ajo ka lexuar një shënim të poetit dhe mjekut Argëzon Sulejmani për ek spozitën, ndërsa aktori Shefqet Luca ka lexuar për të pranishmit biografinë e piktorit Nazim Ujkashi – Sukubina. Shoqata “Labeatët” i ka ndarë mirën johje piktorit Nazim Ujkashi – Suku bina, ndërsa për disa institucione që kanë mbështetur organizimin e ek spozitës janë dhuruar nga një punim i piktorit.

Përpos ekspozitës, në një cep të Galerisë janë ekspozuar punimet e dorës që kanë qenë dikur pjesë e pajës për martesë në trevën e Anës së Malit.

Këngëtari Shaban Gjeka (Mjeshtër i Madh) dhe Sulejman (Fiqo) Dabi në

fizarmonikë kënduan disa këngë të vjetra për të pranishmit.

Piktori Nazim Ujkashi – Sukubina u lind në Sukubinë, në vitin 1952. Shkollën fillore e ka përfunduar në Sukubinë dhe Katërkollë nga viti 1960-1966. Dëshira e tij për të vazhduar shkollimin dhe studimet për art nuk u realizua, pasi që atij nuk iu dha mundësia që të regjistro het në Shkollën e Artit në Pejë apo Akademinë e Arteve në Prishtinë. Në vitet 1974-1976 është angazhuar në SHKA “Zgjimi”. Në vitin 1979 emi groi në Keln të Gjermanisë, ku jeton edhe sot. Në Gjermani ka punuar 40 vite si punëtor në hoteleri dhe paralelisht është angazhuar si piktor, ilustrator dhe ka qenë shumë aktiv në jetën kulturore të vendbanimit të tij dhe është marrë me ilustrime për libra, karnavale etj.

i. k.

KOHA Javore 19 KULTURË
E ENJTE, 13 TETOR 2022
Ekspozita me titull “Nostalgji” shfaq mallin dhe dashurinë e piktorit për vendlindjen e tij. Në punimet e tij dominon sidomos figura e femrës, portretet e njerëzve të thjeshtë, peizazhet e Anës së Malit etj., duke na rikthyer në të kaluarën

Një roman historik, plot rrëfime ngjarje interesante që duhet lexuar

Duke marrë shkas nga veprat e lex uara më parë të këtij shkrimtari e përfundova me një frymë edhe këtë të fundit me kureshtjen dhe dëshirën për të zbuluar fatin e personazheve dhe zhvillimin e ngjarjeve të veprave të mëparshme.

Veprat e shkruara nga Fran Camaj e them pa drojë mund të konsiderohen si letërsi dokumentare, pra shumica e romaneve të tij e marrin shtysën nga realiteti dhe ngjarje të përjetuara ndër vite në Malësi, pra në gjysmën e fundit të shekullit të kaluar. Në romanin “Biseda me gjyshin imag jinar” kemi të bëjmë me një zhanër narrativ të kombinuar me peronazhe reale, por edhe me karaktere imag jinare.Vepra nxjerrë në pah ngjarje të ndryshme të ndërtuara në harkun kohor të të dy shekujve, të kaluarin dhe të tashmin.

Autori përshkruan episode historike përmes personazheve, ku atyre ju lë në dorë të bëjnë edhe rolin e anal istëve të shumë ngjarjeve. Referimin e ngjarjeve e kemi tek e kaluara e personazheve, ku rrëfyesi është një dëshmitar okular i shumë situatave në vepër.

Për mua ky roman përbën një rëndësi shumë të veçantë sepse më ka ser virur informacion të bollshëm që të kuptoj mjaftueshëm dhe të mësoj më shumë rreth çështjeve të ndryshme, të jetës politike, shoqërore e kul turore këtu në vendin ku jetoj që prej shekullit të kaluar.

Ngjarjet në këtë vepër e kanë fokusin në Malësi, por lidhen nga pak me anë të personazheve edhe me Amerikën e largët ose siç e quan autori në ro manin e tij të parë “toka e premtuar”,

ajo tokë e cila ndër vite i ka tunduar bashkëvendasit tanë, të cilët e kanë braktisur vendlindjen fizikisht dhe janë vendosur atje për një jetë më të mire. Emigrimi kjo plagë shekullore që i prekë të gjithë shqipëtarët andej dhe këndej kufirit. Pikërisht këtë fat e pati edhe peronazhi kryesor i romanit, Pali.

Gjuha në vepër është e rrjedhshme e kuptueshme me një standard të pastër, aty këtu i përzier nga pak edhe me ndonjë shprehje në dialekt, kjo bën që të lexohet me kureshtje dhe nuk të lën mundësi të shkëputesh pa e përfunduar krejtësisht. Veprën mund ta konsideroj si përmbledhje të rëndësishme të dhënash, faktesh dhe ngjarjesh nga romanet e mëparshme si: “Rru ga e pamëshirshme”, “Mëshira e pamëshirshme” dhe “Njeriu me mjekër të thinjur” dhe përfudimin e fa tit të lënë përgjysmë të personazheve në veprat e lartëpërmendura. Shkrimtari përdor narracionin, përsh krimin dhe dialogun për nxjerrjen në pah të situatave të ndryshme. Metoda e shkrimit është realiste, pra ngjarjet tregohen me një vërtetësi nga personazhet. Bisedat e lirshme e shoqërojnë ro manin nga fillimi deri në fund saqë të jep përshtypjen që ke në duar një ditar që të informon deri në de taje për çdo gjë që ndodhë dhe do të ndodhë. Autori duket se merr sh kas dhe është frymëzuar nga ngjarje të ndryshme në vendlindje ndër vite. Ndeshemi me momente historike të skalitura mjaft bukur me element sa real aq edhe artistik, pra kemi gër shetimin e reales me atë artistiken. Kemi ndërthurjen e kontrasteve që e shoqërojnë jetën e njeriut, të mirën dhe të keqën, jetën dhe vdekjen, ën drrën dhe realitetin, pesimizmin dhe optimizmin. Dy data që bëjnë histori të veçantë dhe shumë të rëndësishme për ven din tonë që autori i ka theksuar në këtë vepër janë: Besëlidhja e Malë

sisë e vitit 1970 ( të shekullit të kalu ar) dhe fitimi i statusit - Tuzi Komunë e plotë në vitet e fundit. Një moment i shumëpritur nga të gjithë ata që e duan vendin e lindjes me zemër. Camaj duket se është kujdesur që të mos harrojë asnjë pjesë nga e kaluara sepse momentet historike ndër vite në këtë vepër nxjerrin në pah trimërinë e malësorëve, të këtyre njerëzve që nuk u përkulën kurrë ndaj armikut, por qëndruan stoik edhe pse u përballën me sfida dhe tragjedi të ndryshme.

Përveç ngjarjeve historike në vepër autori nxjerrë në pah zakonet dhe traditat malësore në kohët e kaluara, duke treguar me kujdes rëndësinë e festave fisnore të besimit të krishterë ashtu edhe atij islam dhe bashkë jetesën fetare në një harmoni të plotë ndërmjetet njerëzve të të dy besi

KOHA Javore20
Analizë e romanit ”Biseda me gjyshin imagjinar” E ENJTE, 13 TETOR 2022
KULTURË

dhe lexuar patjetër

meve.

Pali, personazhi kryesor i romanit është skalitur aq bukur nga autori duke vënë në pah vlerat e tij si njeri intelektual dhe atdhedashës i cili nuk u dorëzua anjëherë edhe pse jeta e vuri shpeshherë me shpatulla mbas muri, por gjithmonë në plan të parë kishte vendin e lindjes dhe kjo u pa edhe në dy romanet e para të au torit “Rruga e pamëshirshme “ dhe “Mëshira e pamëshirshme”. Në veprën “Biseda me gjyshin imag jinar”, duket se jeta e tij tashme ka marrë një kthesë komplet tjetër, kthehet nga Amerika në vendlidje me dëshirën të pushojë në vendin e tij dhe të gjejë atë qetësinë e munguar ndër vite sepse tashmë është edhe në një moshë të thyer. Kthimi në ven din e origjinës e bën Palin edhe më të ndjeshëm sepse e shikon se jeta ka ndryshuar në shumë aspekte dhe njerëzit nuk janë më siç kanë qenë më përpara, kjo e bën personazhin të vuajë edhe më shumë. Ai shprehet se vdekja nuk përbën më frikë për të, përkundrazi e mirëpret, por shqetë simi më i madh i shpirtit të tij është vetmia.

Përshkrimi i detajuar i situatës së COV -19 nëpërmjet bisedave me gjyshin imagjinar, ku autori e rrëfen gjendjen e shkaktuar nga pandemia në mënyrë të përpiktë dhe izolimin nga ky armik i padukshëm i cili e ka ploi krejt globin, megjithatë Malësia e kaloi edhe këtë sfidë duke qenë e bashkuar dhe korrekte gjatë kohës së izolimit.

Interesante është mënyra e bash këbisedimit të personazhit, Pali me gjyshin ( i cili ka vite që ka vdekur) dhe figura e tij është thjeshtë e skali tur në imagjinatën e Palit dhe shfaqja e tij jepet jo vetëm në këtë roman, por edhe në disa romane të tjera ku fig ura e gjyshit ka qenë në mbështetja dhe udhërrëfimi i jetës së Palit, kur i është dashur të përballet me shumë sfida në kohë të ndryshme, por i ka kaluar ato me shumë zgjuarsi dhe

dinjitet.

Autori i ka dhënë gjyshit një rol shumë të rëndësishëm edhe pse një personazh imagjinar, por shpeshherë të jep përshtypjen se është qendra e krejt veprës si rrëfyes i shumë ng jarjeve nga e kaluara historike dhe si mësues në rrugëtimin e jetës së Palit (karakterit kryesor) dhe analizuesi i shumë situatave dhe çështjeve të ndryshme në roman. Tashmë para lajmërimi i tij që ka ardhur për herë të fundit ta takojë nipin që duket se është në momente shumë të vështira para fundit të jetës së tij. Siç shprehet edhe Pali asnjëherë nuk e ka ndjerë veten më ngusht sesa tani. Vetmia po ia gërryen shpritin e tij dhe shkaku është virusi, ky kalvar i fundit që po kalon, e ka lodhur shumë personazhin. Shfaqja e gjyshit në këto momente duket se ja lehtëson sadopak vuajtjet personazhit. Shikojmë një rrjedhshmëri dhe kor relacion të theksuar në mes dialogut të gjyshit (imagjinar) dhe Palit, ku shtjellimi i ngjarjeve jepet në mënyrë kronologjike nga autori, pra ato paso jnë njëra – tjetrën.

Shkrimtari e ka përdorë retrospek tiven si teknikë kompozicionale letra re.

Gyshi na rrëfen për jetën dhe vuajt jet e tij, duke na kthyer pas në kohë me dekada, por gjithashtu edhe Pali kthehet herëpashere në kujtimet e të kaluarës.

Një pjesë të rëndësishme në roman zënë edhe fjalët e urta dhe shpreh jet frazeologjike që janë autoktone të zonës së veriut.

Malësoret përveç trimërisë, burrërisë dhe besës kanë pasë shprehje inte resante dhe shumë domethënese me një filozofi dhe kuptim të thellë, duke qenë se dialekti i gegnishtes është mjaft i pasur me fjalë dhe autori i ka sjellë gjalla siç i ka përdorë populli ndër vite, por edhe tani.

“Bukë e krypë e zemër” kjo për faqëson në vetvete malësoret dhe mikpritjen e tyre të madhe me aq mundësi sa ata kanë patur, por ama me zemër.

Një thënie tjetër që më ka bërë për shtypje është: “Merre me mend jetën kur e dëshiron vdekjen”

Këtu duket qartë sa e madhe ka qenë vuajtja dhe para çfarë vështirësishë janë vendosur njerëzit saqë i luteshin Zotit tua merrte jetën sepse vdekja

për ta ishte shpëtim.

“Burri mund të bëjë vepra të mira dhe të quhet i mirë gjatë gjithë jetës, por për një ditë edhe para fundit mund ti prishë të gjitha”

Kjo thënie tregon qartë rëndësinë e madhe që malësorët i kanë dhënë nderit dhe ruajtjes së tij deri në mak simum sepse një ditë mjafton ta shkatërrojë atë që njeriu e ndërton gjithë jetën.

“N’dasht se asht sokol (dai për fem rat) e muj me bajtë” Pra mjafton që njeriu është i pashëm pavarësisht, mendjes së madhe dhe primitivizmit të tij.

“Syni i njeriut âsht si uji, që përpin çdo gjâ e nuk gihet kurrë”

Lakmia kjo sëmundje e rëndë e egos e aktuale në jetën e përditshme, fat kqësisht ekzistojnë njerëz të tillë që nuk mjaftohen kurrë me gjërat që kanë.

“Senja e tretun e shpirti i bjerrun” , “Kija inatin e folja hakun” dhe shumë e shumë shprehje të tjera të cilat kanë një rëndësi të madhe gjuhësore për ruajtjen e idiomit të Malësisë.

Si përfundim, romani përbën vlera shumë të mëdha letrare dhe historike. Është me rëndësi që të lexohet sido mos nga brezi e ri që të informohen dhe të mësojnë shumë gjëra të cilat mendoj se janë të rëndësishme të di hen. Në qoftë se nuk i njohim tradi tat dhe nuk e dimë historinë e vendit tonë atëherë mund të cilësohemi si popull i varfër. Malësorët ndër shekuj kanë vuajtur, janë ndeshë me probleme të shumta politike dhe sociale dhe po të mos të kishin qenë të ata të cilët kanë luftu ar, sakrifikuar dhe flijuar jetën dhe çdo gjë tjetër për të mirën e vendit, ndoshta sot nuk do të flitej shqip në këto treva.

Historinë nuk e fshehim dot. Ajo është e destinuar të dalë në dritë edhe pse na ka ardhë në një formë tjetër, nëpërmjet letërsisë. Kuptohet qartë qëllimi i autorit dhe dëshira e tij të ndajë me lexuesin shumë infor macione të akumuluara ndër vite, të lidhura me vendlindjen dhe fatin e bashkëvendasve të tij, ku siç shpre het vetë ai në pasthënien e romanit, shumë ngjarje i ka përjetuar person alisht dhe për shumë të tjera ka qenë dëshmitar tyre.

E përgëzoj shkrimtarin për këtë ve për!

KOHA Javore 21
E ENJTE, 13 TETOR 2022 KULTURË

Prenkë JakovaKujtimi për Ulqinin, Katërkollën dhe

Ostrosin

Po këtë vjet, më çuan ma në thellë si, në katundin Ostros Ku sipas ku jtimeve plotësuese, të mikut tim, dramaturgut të shquar Zotit FADIL KRAJA, mësojmë se Prenkë Jako va, me të shkuar në zonën e Krajës, u akomodua në shtepine e Gjyshit të tij, arsimdashës, AHMET BEQI, në Fshatin Maxhur, past shtëpija e tij, ishte ndër te paktat, që kishte odat (dhomat) me tavan të mirë, te cilat i lëshoj falas edhe si ambiente, për klasat e shkollës, në këtë zonë, të Ostrosit .Ahmet Beqiri kishte një kulturë të gjerë, pasi për shume vite kishte punuar, si bahçevan, në Stam boll, në Pallatin Mbretëror, ne Bahçe Saraj, nga ku ishte kthyer aty rreth, moshës 50 vjeçare. Në këtë shkollë ai, ishte ndër të parët, që regjistroj edhe djali dhe vajzen e ti .Më posh të Prenkë Jakova në shenimet e tija, kujton. Këtu ne Ostros, shpesh e ku jtojshe kangen e Hetit të Molla Sy los, per “Shestaneshen” /Qysh n’at darsëm në Ostros /Kanga e Hetit nuk u sos/ Për Shestanin, Shestaneshen /Për syzezen Stamolleshen/ Ah, me det si paska kene Mos me t’ndryk / Se je e kshtene etj. Këtu u njoha, me shumë krijime të mrekullueshme, të

folklorit, të pa përseritshem, të Kra jës, ku ai i Ostrosit ishte i veçantë. Këtu më bante përshtypje, edukata tolerante e muslimanëve, të Krajës, të cilët i ruanin me plot perkujdesje, objektet e kultit kristian, si Kishën, Ublën e Vjetër, Kryqin e Gurit, Kshta jnat e Priftit, Kshtajnen e Taip Sma jlit, Shkaomin e Skanderbegut, Çel en në Priftnaj e shumë toponime e vende, të tjera, të shenjta kristiane, ku riti në Malin e Rumijes, ishte një brilant, shumë i shenjtë, si për kato likët ashtu edhe për muslimanët, të cilët ishin shumë fanatik, në zbatimin e këtyre riteve. Edhe këtu më priten shumë mirë, këtu fillova, t’ju meso jshe, shume vjersha patriotike dhe kangë.Atyre ju pelqenin shumë, kan get popullore, të Shkodrës. Në këtë krahinë, kishte mbetë i gjallë, kujtimi dhe kanget e bejtat e Hetit të Molla Sylos e të Gjergjit të Macit e tjer. Ku s’pari pata mësue, keto vargje pop ullore nga Thtjani i Larjes.

“Kush u vra njaty te shkami? Myrto Huti e Xhaf Osmani. Mos u ngut Myrto me qitë, Se kam delet pa poitë!

Kadal delet t’i pois Edhe huten t’a afris Atere plumat dal t’i pris Hajt-e-hajt, ti Myrto halla, Kështu e kane nipat me daja”

Këto shkolla, ishin fillore dhe mësimi mbahej në gjuhen shqip por, prindërit kur vijshin me marr fëmijët e tyre, më

pyesnin për landët në gjuhën ser bisht, tuj ma perzie me shqip e tuj më thanë: Po çka ka marrë, ne “Nauka o vjeri sa moralnim poukama”, ose për gjeografinë, si po e ka kandarin ne “Zemijopis”, ose “Rucni-rad” kurse bukurshkrimit, “Lijepo pisanje.” Deri këtu durova por kur më thojshin - a po din mirë, “Pjevanje ?”. Këtu shperthe jshe, me tanë nervat, tuj ju bertit, në kup të qillit. Mos ma përmendni, ma pjevanjen, por më-thoni.A….din….. me këndue…… mirë…… shqip. O. vëllazen, se kjo asht shkollë shqipe, e tuj qeshë më merrnin me të mirë, tuj më puthë doren e prap tuj me thanë: -Tu rrit ndera, o gospodari i Shkodrës...! Ishin njerëz te mrekul lueshem, që i kujtoj shpesh, plot nos talgji. Meqë ishin fëmijë, tepër patriot, u mundojshe, me ju mësue Fishten, Ndre Mjeden, Himnin e Shqypnisë, e shumë histori, të patriotëve shqip tarë. Këtu vijshe me dy etapa, shumë te kandëshme. E para Shkodër-Zo gaj, me biçikletë e prej këtu, hypshe në sule, të Jonuz Zaganjorit, i cili ishte dhanderr, në Ostros, ai me çonte e më binte, pa pare edhe biçikleten e lejshe, në shtëpinë e tij. Me vehte pata marrë edhe një fizarmonikë, të vogël, të cilën e hidhshe në krah e shkojshe, për me ra, muzikë të kohës edhe popullore Shkodrane. Krajanët e kishin për zemër, kangën e Shko drës, sa disa herë, më patën thirr, për me i ra, ndër disa dasma e fejesa, të fëmijve të tyre. Shumë nxanës filluen me i ra bukur, ndër ta edhe djali i hox hës, së Krajës, por ai kishte edhe një

KOHA Javore22 E ENJTE, 13 TETOR 2022 KULTURË

za fenomenal prej tenori. Ato kishin një vesh apsolut muzike. Të gjith ishin, të pashëm e të pastërt, edhe mue, më respektojshin së tepërmi edhe pse isha shumë i ri. Këtu tham se pat fillue me më rrahë zemra s’parit............!

Dhe kqyr, se si, më ndodhi !

Një ditë, me një klasë, dolme me she tit, tek pylli i kështenjave. Tek një ubël, pashë një vajzë të re, tuj mbushë ujë .Sesi mu duk! Si nje shtojzavalle, që deri at’here, nuk e kisha pa, kërkund tjetër. Nuk e di se ç’ka pata. Më erdhi nje frymëzim, dhe me njëherë, nxora një teftere (Bllok shenimesh G.U.),

dhe fillova, me hedhë, një vjershë, që m’duel prej zemres. E ma vonë, bana nji kangë, me të por partitura nuk e di, se ku, më pat hup, kur kjeshe në b..., por edhe sot, nuk më hiqet prej mendesh, ajo melodi e bukur, që mi pat marr mendët, për nji kohë shumë të giatë.

“Vashës krajane”

Te nji ubel, tuj mbush uj, Pash një vashë e s’ja thash kuj. Vesh në t’bardha, për marak, Nuk qe vash, por qe zamak.

Me sy t’ballit un e pash. E kërkuj nuk ja thash

Me flok t’verdha kaçurrela, Për mbi sy, ja hidhte era.

Me sy t’ballit un e pash.

E kërkuj nuk ja thash.

Sa e bukur ish kjo vash. Me sy t’ballit un e pash.

Sa keq, më erdhi, që ndejta, aq pak, me atë vend, të bekuar me ato njerëz të mrekullueshëm e të qetë........!

Marrë nga dorëshkrimi i Prof. Gëzim Uruçit: “Prenkë Jakova meteor i pashuar i muzikës dhe i kulturës tonë kombëtare”, pjesë e bibliotekës per sonale, dhuruar nga profesori në fjalë në vitin 2012.

KOHA Javore 23E ENJTE, 13 TETOR 2022 KULTURË
Prenkë Jakova ne mesin e nxënesve të shkollës fillore në vitin 1942 Në foto Prof. Gëzim Uruçi me nxënësit e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga”- Katërkollë.

Sait Gjonoviq, shembull i gjallë se si mund të jetohet mirë dhe me nder nga puna

Zona e Krajës kahmoti është e njohur për kultivimin e duhanit nga i cili po thuaj çdo familje me shumë punë e vështirësi kanë siguruar jetesën e tyre. Kultivimi i duhanit këtu ka një traditë të gjatë, madje shekullore, për shkak të tipologjisë së tokës dhe kushteve klimatike. Gjethet e arta të thara në diell të kësaj bime fitimpru rëse, dikur në Krajë mbulonin poth uaj çdo cep të secilës shtëpi. Fer merë atëherë kishte shumë, sepse Kraja ishte e populluar me më shumë banorë. Sot kjo krahinë shqiptare, buzë Liqenit të Shkodrës, nën ma lin Rumi, lëngon nga mungesa e banorëve të saj, të cilët për arsye të ndryshme janë larguar nga ajo, duke kërkuar jetë më të rehatshme brenda dhe jashtë shtetit. Megjithëse Kraja çdo vit po zbrazet, ata pak banorë që ende ruajnë tokën dhe shtëpitë e të parëve të vet nuk kanë hequr dorë nga ky lloj biznesi familjar. Në mesin e tyre është edhe fermeri Sait Gjonoviqi ( 64 vjeç) nga fshati Blacë i Krajë , të cilin çdo ditë pazari mund ta takoni dhe të blini duhan tek ai në tregun e gjelbër në Ulqin.

Tradita më e fortë se ligjet

Ai edhe në këtë moshë vazhdon tra ditën e familjes, për të cilën thotë se ajo është më e fortë se ligjet dhe marrëveshjet. “Kultivimin e duhanit e kemi traditë të lashtë të cilën nuk e kemi ndërprerë deri më sot. Edhe unë këtë veprimtari e kam trashëguar nga të parët e mi. Si fëmijë i kam ndihmuar babait dhe gjyshit në kul

tivimin e duhanit dhe asnjëherë nuk kam hequr dorë nga prodhimi i këtij produkti shumë të kërkuar në treg. Më intensivisht merrem me kultivimin e duhanit qysh se mbeta pa punë në ndërmarrjen “ Primorka” të Ti varit. Asokohe nuk kisha asnjë të ar dhur tjetër, prandaj vendosa të shtoj sipërfaqet e mbjella me duhan. Tokat i kam shumë pjellore. Ato nuk kanë nevojë për ujitje, sepse e mbajnë shumë lagështinë. Aq janë të mrekul lueshme, saqë gjetelinën (tërfojën) e kam kositur deri në pesë herë në vit pa rënë pika e shiut. Nga viti në vit e kam shtuar prodhimin e duhanit. Krahas kësaj veprimtarie jam marrë pak edhe me peshkim e prodhimtari të tjera bujqësore e blegtorale.

Kultivimi i duhanit është punë e vështirë

Ky prodhues i duhanit thotë se ky produkt kërkon shumë punë, që nga procesi i prodhimit e deri tek procesi i tregtimit - shitjes. “Në kohët e hershme tokën e kemi punuar në mënyrë primitive, me vegla të vjetra bujqësore , me parmendë, kurse mbjelljen dhe prashitjen duhanit e kemi bërë me shatë. Tokën e kemi plehëruar vetëm me plehra organike të prodhuara në stalla të bagëtive. Në ato kohra fidanin e duhanit e kemi mbjellë 70-80 centimetër larg njëritjetrit. Rreth punëve të duhanit kanë qenë të angazhuar pothuaj të gjithë anëtarët e familjes. Nuk kemi pasur nevojë për punëtorë. Ka pasur edhe raste bashkarie, ose si punëtorë falë. Gjethet e duhanit i kemi vendosur në një fill të quajtur varg, një sasi duhani e një “ dore vjeljeje”. Më pastaj kemi bërë ndarjen e duhanit në klasa, ndarjen e gjetheve të duhanit sipas karakteristikave të caktuara, madhë sisë së gjetheve, ngjyrës dhe “ dorës së vjeljes” me qëllim kategorizimin cilësor të gjetheve të duhanit. Duh

anin e kemi tharë në mure të shtëpive.

Pas tharjes, gjethet e duhanit i kemi bërë gati për tregtim. Në kohën sa ka ekzistuar Kombinati i Duhanit në Podgoricë, shumica kultivuesve të duhanit në Krajë këtë produkt ia ka dhënë këtij grumbulluesi me të cil in kemi lidhur kontratë shit-blerjeje. Sezoni i grumbullimit të duhanit të tharë, kryesisht fillon jo më vonë se data 1 nëntor dhe përfundon jo më vonë se deri në fund të muajit mars të vitit pasardhës”, thotë Gjonoviqi.

Ai shton se me kalimin e viteve është lehtësuar puna në kultivimin e kësaj kulture. “Toka sot punohet me mjete bashkëkohore bujqësore. Kjo është gjë e mirë, por shqetëson fakti se numri i prodhuesve të duhanit në Krajë po zvogëlohet , si pasojë e mi grimit dhe emigrimit të popullatës”, shprehet me keqardhje Gjonoviqi.

Rendimentet e kënaqshme

Sipas fjalëve të Saitit, rendimen tet janë të kënaqshme. “ Unë këtë vit kam mbjell rreth 20.000 fidanë duhan. Vjeljen e duhanit e kam për funduar në muajin qershor, sikurse edhe prodhuesit e tjerë të kësaj zonë. Të gjithë sasinë e duhanit tash disa vjet e thaj në afro 10 sera, e jo si di kur nëpër mure të shtëpisë. Pas kësaj fushatem mund të them se rendi mentet janë të kënaqshme dhe se ky vit për mua ka qenë i bereqetshëm, sepse vera ka qenë e thatë dhe shumë e nxehtë, çka ka ndikuar në rritjen e sasisë së duhanit. Saiti uron që të gjithë prodhuesit e tjerë du hanit në Krajë të jenë të kënaqur me rendimentet në mënyrë që edhe ata, sikur ai, të kenë sadopak fitim (të ar dhura) për jetesë në këtë vendbanim të lashtë afër boshatisjes së plotë.

Cilësia e mirë, aroma e këndshme, tregu i siguruar Duhani i Krajës

është

KOHA Javore24 KULTURË
kahmoti
i njo
Portret i një kultivuesi të njohur të duhanit nga Kraja E ENJTE, 13 TETOR 2022
Gjekë Gjonaj

hur për nga cilësia, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në ish-republikat e Jugosllavisë dhe në shtete tjera ev ropiane, deri edhe në Amerikën e largët, ku është tregtuar me vite të tëra. Këtë fakt e dinë të gjithë du hanxhinjtë e vjetër, sidomos ata që kanë përdorur për pirje “duhanin e dredhur” të grirë me fije të imta, “duhanin për llullë” të grirë trashë, për pirje me llullë, duhanin “puro”, të grirë , i mbështjellë me gjethe duhani ose mbështjellëse letre me ngjyrë të bardhë. Ky duhan, siç pohojnë kon sumuesit e tij, përveç cilësisë, ka një aromë të veçantë, specifike tepër të këndshme. Këto karakteristika kanë ndikuar në shit-blerjen e tij. Se sa kualitet (në zë) ka qenë duhani i Kra jës, bashkëbiseduesi ynë na tregon një rrëfim të bashkëfshatarëve të tij të vjetër që i mbeti në kujtesë. “ Kur

isha fëmijë mbaj mend një pako të duhanit të quajtur “Zodijak”. Këto cigare , siç bisedonin kranjanët e vjetër, kanë pasur një aromë tepër të mirë dhe nën emrin “Zodijak” në pako shkruante : “ Duhani nën Rumi të Krajës”. Ky rrëfim prej atëherë më bëri shumë përshtypje dhe si duhanpirës i kahmotshëm dhe si kul tivues i duhanit mund të them atë që e thonë shumë duhanxhinj se duhani i kësaj treve në atë kohë ka qenë du hani më i mirë dhe më i shtrenjti në ish-Jugosllavi. Duhani i Krajës edhe sot është i cilësisë së mirë, aromatik, ndërsa prodhuesit e kanë të siguruar tregun për shitjen e tij.

Një kilogram duhan kushton 30-50 euro Rritjet e konsiderueshme të shpenzi meve të jetesës kanë ndikuar edhe

në rritjen e çmimit të duhanit. “Çmi met po rriten shumë shpejt. Pothuaj çdo ditë blej në dyqane e markete të mëdha. Ditëve të pazarit tregtoj në tregun e gjelbër në Ulqin dhe za konisht çmimet po ndryshojnë nga dita në ditë. Ky inflacion i ka detyruar edhe prodhuesit e duhanit të Krajës të rrisin çmimin. Unë e shes duhanin në bazë të cilësisë. Një kilogram kushton 30-50 euro. Ky çmim për dikë mund të jetë i shtrenjtë, meg jithatë tregun e kam të siguruar. Madje , kërkesa është më e madhe se sa prodhimi. Edhe pse duhani e dëmton shëndetin e njeriut, duhani i Krajës është më i mirë se të gjithë të tjerët. Duhani që blihet në pako është artificial, jo i pastër, kurse du hani i Krajës është organik, sepse rritet pa insekticide artificiale, plehra kimikë dhe hebricide. Përveç kësaj ai është më i leverdishëm për du hanpirësit. Ja matematika ime: Me 1 kilogram duhan të grirë prodhohen afro 60 pako cigare. Mesatarisht një pako cigare e cilësisë së mirë të duhanit kushton 3-4 euro, që do të thotë 180—240 euro shpenzime për një muaj, ndërsa ata që e kon sumojnë duhanin e grirë të Krajës shpenzojnë tri deri në katër herë më pak para. Dhe, çka është më e rëndësishmja, ata dinë se çka pinë”, thotë Saiti.

Derisa të ketë shëndet, do ta kultivojë duhanin Ky kultivues i njohur i duhanit një pjesë të vitit jeton në Krajë, kurse pjesën tjetër në lagjen Kodra të Ul qinit bashkë me bashkëshorten dhe babain. Kur mërzitet në Ulqin, shkon në Krajë, e kur e merr malli për qytet kthehet në Ulqin. Kështu, thotë ai do të veprojë derisa të ketë shëndet. Do të vazhdojë gjithnjë me mbjelljen e duhanit, por në sasi më të vogla. Nuk mund të ndahet lehtë nga prodhimi i duhanit, sepse, siç pohon ai, nga duhani, peshkimi e prodhimet e tjera bujqësore e blegtorale ka shkollu ar tre fëmijë, një djalë e dy vajza, të gjithë me arsimim të lartë e të mar tuar, ka blerë truallin dhe ka ndërtuar shtëpinë në Ulqin. Shembull i gjallë se si mund të jetohet mirë dhe me nder nga puna, pra edhe nga duhani.

KOHA Javore 25 KULTURË
E ENJTE, 13 TETOR 2022

Ismet Kaleziqi

Kthimi i mërgimtarit

Fundi i “Skenës Verore” në Kalanë e Ulqinit. Duke u larguar mu drejtua një burrë:

Ti je Dr. Gani Karamanaga?

Pas përgjigjes time, ai filloi bisedën: “Unë jam Ismet Kaleziqi, dikur kam punuar në Sipërmarrjen Hote lieriko-Turistike “Riviera e Ulqinit”. Jam kthyer nga Amerika ku kam qenë 23 vjet. Tash jam pensionist”. Pas shumë viteve që nuk e kisha parë, Ismeti mu kujtua, nuk kishte ndryshua shumë.

Më pyeti për vëllain tim Ruzhdin, me të cilën kanë punuar së bashku një kohë të gjatë. Ai shprehi dëshirën për ta vizituar.

Para pak ditës me Ismet Kaleziqin ishim në Kala te vëllau im Ruzh di Karamanaga. Ai është i sëmurë dhe nuk del nga Kalaja. Ismeti edhe Ruzhdi folën për atë kohë kur ishin bashkëpunëtorë në “Rivierën e Ul qinit”. Më këta të dy asokohe kishin qenë edhe Sulejman Lika, Ali Pesh ku, Mehmed-Meho Mehani, Shef ki Nimanbegu, Avdullah-Dulo Holi, Safet Divanoviqi...

Ismeti thotë: “Në vitin 1988 më thir

rën në Podgoricë dhe më thanë se duan të më emërojnë drejtor gjen eral të ‘Rivierës së Ulqinit’. Detyra jote është të shitësh objektet dhe të pushosh nga puna rreth 400 punëtorë. Prej shitjeve të objekteve, do të kesh edhe ti përqindjen tënde. Përgjigjen nga ti e presim për dy ditë. Menjëherë, pa u menduar aspak ia ktheva: Përgjigjen e keni tash, këtu: Nuk pranoj të shes objektet dhe ti qes punëtorët nga puna! Vendosa që të emigroj për në Amer ikë”.

E pyeta:

“Si ke kaluar atje, në Amerikë?”

Ismeti përgjigjet:

“Vitin e parë kam mësuar gjuhën angleze më mirë si edhe diturinë në kompjuter. Kam filluar punën më të mirë. Unë nuk kam blerë shtëpi si shumica e njërëzve tanë që vijnë në Amerikë. Kam shkolluar djalin dhe va jzën. Ato janë investimet më të mira për mua. Djali edhe vajza punojnë punë të mirë, intelektuale. Jam i kën aqur për këtë gjë”.

Ti u ktheve për fare? E pyeta unë.

“Po. Kam shtëpi në Gjerana. E kam rregulluar pensionin nga Kroacia (ka punuar në Opatia), dhe këtë të Malit të Zi. Por, pensioni i Amerikës është më i mirë. Mund të jetoj mirë. Fëmijët e kanë punën e mirë. Unë do të rri këtu..”.

Janë këto fjalët e Ismet Kaleziqit, njërit prej doajenëve të turizmit mod

KOHA Javore26 KULTURË
E ENJTE, 13 TETOR 2022

mërgimtarit

ern në Ulqin. Ismeti vazhdon bisedën: “Kur kam punuar në fillim pas diplo mimit në Opatia, babai më thirri dhe më tha: Kthehu në vendlindje. Nuk je shkol luar që të punosh jashtë vendit tonë! Edhe u ktheva për të punuar këtu në Ulqin”.

Biografia

Ismet Kaleziqi u lind në Katerkollë në tetor të vitit 1951. Shkollën tetëv jeçare e përfundon në Katerkollë. Gjimnazin klasik në Ulqin . Fakultetin Ekonomik - Dega turizëm dhe hotelieri në Rijekë dhe Opa ti. Specializimi i parë në Opati dhe pastaj specializimi i dytë 1 vjeçar në Lozanë – Zvicër.

Pas diplomimit u punësua në Hotelin Adriatik në Opati.

Pas 3 viteve punë në Opati, në vitin 1979 kthehet ne Ulqin dhe punëso het në Gjimnazin “Vëllazërim-Bash kim” ku punon për 4 vite.

Pas kthimit në Ulqin nga Opatia, u zgjodh kryetar i Organizatës së rinisë për Anë të Malit dhe anëtar i Kryesisë së rinisë të Ulqinit.

Pastaj punësohet në Sipërmarrjen Hotelierike “Ada Bojana”.

Në vitin 1985 votohet për deputet në Parlamentin e Jugosllavisë me man dat 5 vjeçar.

Në vitin 1987 Ministria e Punëve të Jashtme e përgatit që pas përfun dimit të mandatit në Parlament të an

gazhohet në diplomaci.

Ne vitin 1986 udhëheq ekipin e ex pertëve për të formuar Organizatën Hoteliero-Turistike “Riviera e Ulqinit”. Në vitet 1996/97 emërohet drejtor në “Ada Bojana”. Aty u shpall dre jtori më i mirë dhe “Ada Bojana” zg jedhet qendra turistike më e mirë ne konkurrencën e 26 hoteleve dhe qendrave turistike të Jugosllavisë.

Ne vitin 1987, Ismeti u emërua zëvendës/drejtor gjeneral i “Rivierës së Ulqinit”.

Për katër vite ka qenë anëtar i Këshil lit drejtues të Organizatës “Monte negro Turist” në Budvë.

Ka marrë pjesë në disa kongrese për turizëm.

Ismeti i pakënaqur me mënyrën se si Ministria e Turizmit donte ta likvidon te ndërrmarrjen “Riviera e Ulqinit” , tërhiqet nga të gjitha postet dhe em igron në SHBA, ku jetoi dhe veproi 23 vite.

Në korrik të vitit 2022 pensionohet dhe kthehet të jetojë në Ulqin.

Në fund

Ismet Kaleziqi i takon gjeneratës së shkolluar në qendrat e mëdha univer sitare turistike në Opati dhe Rijekë (Kroaci). Ai nuk pranoi të ishte në krye të Sipërmarrjes Hotelierike “Riv iera e Ulqinit” për të shitur objektet hotelierike dhe për të qitur nga puna 400 punëtorë.

Ai është njëri ndër doajenët e tur izmit modern të Ulqinit.

KOHA Javore 27 KULTURË
E ENJTE, 13 TETOR 2022

Shën Jeronimi nga Iliria ka të bëjë emri i tij me Kombeve të Bashkuara?

“Parce mihi, domine, quia dalmata sum!” - Më fal o Zot se kam ndod hur dalmat (fis ilir), citohet të jetë shprehur në latinisht, Shën Jeronimi (347- 420), i lindur në qytetin Stridon të Ilirisë, që duhet të ketë ekzistuar diku në territorin e Kroacisë ose Sll ovenisë së sotme. Kush është ky bir i Ilirisë antike dhe pse e përdor emrin e tij Organizata e Kombeve të Bash kuara (OKB) sot, pothuaj 17 shekuj më vonë?

Kësaj pyetjeje i përgjigjet Dom Lush Gjergji në librin e tij “Shën Jeronimi Ilir”: “Shën Jeronimi ilir është një ndër kolosët e mëdhenj fetar, shpirtëror, kulturor, biblik, patristik, që e prano jnë dhe nderojnë jo vetëm të gjithë të krishterët, por edhe mbarë njerëzimi, si shenjtor dhe dijetar të madh, një ndër doktorët dhe etërit e Kishës më të spikatur të kohës së tij, “egre gius doctor Ecclesiae” – doktor i shkëlqyeshëm i Kishës, së bashku me Shën Ambrozin (330-297) dhe Shën Augustinin (354-430). Ai ishte njeri i dijes dhe kulturës, por edhe i studim it, uratës, pendesës, jetës së rreptë asketike, duke luftuar kundër mëkatit, veseve, epsheve, pothuaj gjithnjë në kërkim të përsosmërisë dhe shen jtërisë. Këto arsye, por edhe shumë të tjera, sidomos në 1600-vjetorin e vdekjes së tij, ai vjen tek ne dhe ndër ne me shumë porosi dhe aktualitete,

si njeri i Provanisë dhe historisë tonë të lashtë martire dhe biblike, “vegël” e Zotit për t’ia dhënë mbarë njerëzimit Biblën, nëpërmjet “Vul gatës”, përthimit të shkëlqyeshëm në gjuhën latine, me shekuj si burim jete dhe frymëzimi për fe, traditë, kulturë dhe qytetërim evropian dhe botëror”, ka shkruar Dom Lush Gjergji, i njo hur tanimë në botën shqitare dhe më gjerë si biografi i Nënë Terezës, autor i dyzina librash mbi jetën dhe veprimtarinë e Shën Nënë Terezës shqiptare, në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në gjuhë të tjera, përf shirë anglishten. Dom Lush Gjergji është autor edhe i shumë veprave të tjera letrare, përkthimesh, botimesh teologjike dhe subjektesh të tjera. Por le t’i kthehemi subjektit të këtij shkrimi modest, protagonistit krye sor, Shën Jeronimit me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthyesve Botërorë – ditë që shënohet nga Kombet e Bashkuara më 30 shtator, ndonëse pak me vonesë – datë kjo që Kisha Katolike Universale shënon gjithashtu edhe Festën e Shën Je ronimit – Ilirit të vetëshpallur. Dita Ndërkombëtare e Përkthyesve, është caktuar si e tillë me anë të një rezolute nga Asamblea e Përg jithshme e Kombeve të Bashkuara, më 24 maj 2017, për të nderuar rolin e përkthyesve dhe profesion istëve gjuhësorë, të cilët me punën e tyre bashkojnë kombet, përforco jnë paqen, mirëkuptimin dhe zhvil limin midis vendeve, gjuhëve dhe kulturave të ndryshme. Asamblea e Përgjithshme e OKB-së e ka parë të arsyeshme që Dita Ndërkombëtare e Përkthyesve të jetë pikërisht 30 shtatori, dita kur, sipas kalendarit kishtar, shënohet festa e Shën Je

ronimit, përkëthyesit të Biblës, që si i tillë konsiderohet edhe mbrojtë si i përkthyesve. Bibla është libri që është përkthyer në mbi 2 mijë gjuhë

KOHA Javore28
E ENJTE, 13 TETOR 2022
KULTURË

Iliria antike - çfarë me Organizatën e Bashkuara?

botërore, nga gjuhët e vjetra he braishtja, armaishtja dhe greqisht ja. Shën Jeronimi ilir e ka përkthyer Biblën në latinisht dhe në greqisht.

Përkthyesit e Kombeve të Bash kuara në kabinat e tyre gjatë një de bati brenda Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Organizata e Kombeve të Bashkuara është organizatë e cila punëson numrin më të madh të përkthyesve dhe profesionistëve gjuhësorë në botë.

PHOTO: UN/Manuel Elias30 shtatori është dita liturgjike e fes tës së Shën Jeronimit. Kjo është ar syeja që OKB-ja ka caktuar, pikërisht, këtë ditë si Ditën Ndërkombëtare të Përkthyesve, në nder të Shënjtit të madh me origjinë ilire, i cili i ka dhënë botës perëndimore përkthimin e parë të Biblës në latinisht, dhe në shen jë respekti për të gjithë përkthyesit anembanë botës për rolin e tyre, lehtësimin e komunikimit midis popu jve dhe njeriut me njeriun. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Përkthyesve 30-shtator 2022 ishte “Një botë pa barriera” (A world without barriers).

Sipas Kombeve të Bashkuara, Dita Ndërkombëtare e Përkthyesve është një mundësi që të pakën njëherë në vit, të nderohet puna e përkthy esve dhe e të gjithë profesionistëve gjuhësorë, të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në komunikimin midis popujve dhe kombeve, duke lehtë suar dialogun, bashkëpunimin dhe zhvillimin, ndërkohë që me punën e tyre ata kontribuojnë në përforcimin e paqes dhe sigurisë në botë. Është interesant fakti që Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vendo sur që në këtë Ditë Ndërkombëtare të kujtohet çdo vit, pikërisht, Shën Jeronimi, një prift katolik, me orig jinë iliro-shqiptare, si simbol dhe shembull i një profesioni, përkthyes i Biblës pothuaj 17 shekuj më parë, për brezat e rinjë të përkthyesve sot, punën e të cilëve OKB-ja e cilëson si një vlerë themelore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

KOHA Javore 29
E ENJTE, 13 TETOR 2022 KULTURË

Misionar i denjë dhe i paepur i veprimtarisë së vet profesionale

“Kushdo që vjen nga Plava e Gucia, del nga krahina që në historinë më të re ka një emër të veçantë të nderit të kombit. Tashmë dihet se këto dy qyteza me rrethinat e veta janë sim bole të qëndresës në vitet e Rilindjes Kombëtare, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Këtu kanë vepruar edhe gjeneralët e shquar të mbrojtjes së Shqipërisë, Ali Pashë Gucia e Jakup Ferri. Nga këtu i kemi edhe gjeneralët e famshëm të dijes, Rexhep Qosjën e Jashar Rexhep agiqin. Këtu i kanë rrënjët edhe po

etët e njohur, Esad Mekuli e Qerim Ujkani”, janë këto fjalë me të cilat e ka filluar recensionin e vet Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri në librin me titull “Gjurmë në kohë dhe refleksione”, të autorit të këtij portreti (Sh.H.) Jashar Rexhepagiqi u lind në Plavë, më 16 janar të vitit 1929. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndër sa gjimnazin në Beran dhe në Pejë. Grupin e lëndëve pedagogjike e stu dioi në Fakultetin Filozofik të Zagre bit, ku diplomoi në vitin 1953. Gradën doktor shkence e mori në vitin 1965 në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku mbrojti me sukses tezën “Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit të shqiptarëve në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918”. Jashar Rexhepagiqi ushtroi detyra të ndryshme në shkolla dhe në arsim, si profesor i Shkollës Normale dhe i Gjimnazit në Prizren, këshilltar ped agogjik për shkolla të mesme i Ple

qësisë së Arsimit të KAKM, ligjërues dhe profesor i Shkollës së Lartë Ped agogjike të Prishtinës, kurse nga viti 1962 punoi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Në këtë institucion si profesor i rregullt veproi deri në vitin 1990, kur edhe u pensionua. Që nga themelimi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, gjegjësisht të ASHAK, Prof. Dr. Jashar Rexhepagiqi, ishte anëtar i rregullt i këtij institucioni të lartë shkencor të Kosovës. Pos detyrës së sekretarit të Seksionit të Shken cave Shoqërore, dy herë qe sekretar i përgjithshëm i Akademisë dhe në dy mandate nënkryetar i saj. Akademiku Prof. Dr. Jashar Rexhep agiqi ka marrë pjesë në kongrese, në simpoziume, në tryeza të rrumbullakë ta dhe në tubime të tjera shkencore e profesionale të pedagogëve në vend dhe jashtë. Në konferenca ndërkom bëtare shkencore ka mbajtur refer

KOHA Javore30
PORTRET
Akademiku dhe orientalisti shqiptar Jashar Rexhepagiq (1929-2010) E ENJTE, 13 TETOR 2022

ate ose kumtesa: në Pragë, Moskë, Jenë, Ankara, Mahaçkalla, Tiranë, Te heran (dy herë), Prishtinë, Sarajevë, Novi Sad. Ka bashkëpunuar në afro njëzet revista e fletore pedagogjike e të tjera. Ka qenë redaktor i Buletinit të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, redaktor i revistës shkencore “Stu dime”, të Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK dhe redaktor i “Vjetarit” të ASHAK; anëtar i Këshillit redaktues të bibliotekës “Pedagogë bashkëkohor”, anëtar i Këshillit reda ktues të Enciklopedisë pedagogjike I, II; kryetar i Këshillit botues të revistës shkencore “Përparimi” etj. Akademiku dhe orientalisti shqiptar, Jashar Rexhepagiqi ka qenë anëtar i redaksisë së revistës “Studime” të ASHAK, të revistës “Edukata Is lame”, kryetar i Këshillit redaktues të Buletinit të Titinit dhe anëtar i Këshil lit botues të revistës “Univerzitets

ka misao” (Mendimi universitar) të Universitetit të Novi Pazarit (Pazarit të Ri). Akademiku Prof. Dr. Jashar Rexhepagiqi është marrë edhe me historinë e përgjithshme të peda gogjisë, veçanërisht me historinë e shkollave e të arsimit në Kosovë, pastaj me pedagogjinë teorike e komparative, me didaktikën, me ped agogjinë shkollore e familjare dhe me metodologjinë e gjurmimeve peda gogjike dhe albanistike. Në kohën më të re është përqendruar në gjurmime iranologjike në këto treva të Ballkanit. Akademiku Rexhepagiqi është marrë edhe me poezi. I janë botuar pesë vël lime (libra) me poezi. Po ashtu është marrë edhe me kritikë shkencore dhe letrare. Është autor i mbi 20 librave dhe më se 360 punimeve shkencore e profesionale. Gjatë hulumtimit ka botuar disa vepra monografike, një numër të konsiderueshëm të studi

meve, disa tekste shkollore, shqyr time të shumta, artikuj, ese kritike dhe kontribute të tjera. Ka qenë bashkau tor i një varg projektesh shkencore dhe udhëheqës i disa prej tyre. Akademiku i nderuar dhe i mirënjo hur Jashar Rexhepagiqi për punën e vet të denjë dhe të paepur shken core, pedagogjike e shoqërore, është laureat i shumë shpërblimeve dhe mirënjohjeve prestigjoze me pe shë dhe vlerë të lartë, ndër të cilat: Shpërblimi i Drejtorit të KSA të Kosovës për punë shkencore dhe për rezultate në pedagogji në vitin 1972; është bartës i Urdhrit të Punës me Kurorë të Artë në vitin 1980, dhe i Urdhrit të Republikës me Kurorë të Argjendtë në vitin 1988. Akademiku Jashar Rexhepagiqi ndër roi jetë më 28 janar të vitit 2010 në Prishtinë, ku dhe u varros me nde rimet më të larta.

KOHA Javore 31
PORTRET E ENJTE, 13 TETOR 2022

Pasqyrim i dilemës hamletiane

Të gjitha pyetjet, dilemat, botëkuptimet, sqarimet, etj, vijnë si një rrebesh në kokën e Hamletit, thuajse janë personazhe të gjalla dhe të vërteta përreth tij, dhe herë-herë vijnë si mendime të vet Hamletit dhe zërave të personazheve që i dëftohen në kokën e tij. Argumentet e asaj që më mirë është “të jesh”, theksojnë pjesën e parë të ëndrrës së tij, ndërsa argumentet e tjera janë pjesë e asaj që “të mos jesh” është të mos dëshmosh asgjë, por të heshtësh. Pasojat janë evidente në të dyja anët e dilemës hamletiane “të jesh apo të mos jesh”, por përcaktimi më i afërt mund të jetë “të jesh si të tjerët, apo të mos jesh”

Tuz – Shfaqja teatrore “Ëndrrat e Hamletit”, një monodramë e filo zofisë hamletiane bazuar në veprën e Shekspirit -“Hamleti - Princi i Dani markës”, me tekst të Nina Mazur dhe regji e interpretim të Mentor Zymber ajt, u shfaq të hënën mbrëma më 10 tetor 2022, në Qendrën Kulturore-In formative “Malësia” në Tuz. “Ëndrrat e Hamletit” është një dramë e dilemave të Hamletit në filozofinë e tij, “të jesh apo të mos jesh”. Rrëfimi i kësaj monodrame është më tepër si një dialog i tij me personazhet e ve prës së Hamletit, me të cilët shtron çështjet e komunikimit në relacionet dhe pasojat e veprimit dramaturgjik. Monodrama në fjalë është e ndarë dy pjesë të rrëfimit, në atë “të jesh”, dhe në atë “të mos jesh”.

Të gjitha pytjet, dilemat, botëkupti met, sqarimet, etj, vijnë si një rrebesh në kokën e Hamletit, thuajse janë personazhe të gjalla dhe të vërte ta përreth tij, dhe herë-herë vijnë si

mendime të vet Hamletit dhe zërave të personazheve që i dëftohen në kokën e tij.

Argumentet e asaj që më mirë është “të jesh”, theksojnë pjesën e parë të ëndrrës së tij, ndërsa argumentet e tjera janë pjesë e asaj që “të mos jesh” është të mos dëshmosh asgjë, por të heshtësh. Pasojat janë eviden te në të dyja anët e dilemës hamle

tiane “të jesh apo të mos jesh”, por përcaktimi më i afërt mund të jetë, “të jesh si të tjerët, apo të mos jesh”.

Premiera e shfaqjes teatrore “Ëndrrat e Hamletit”, është dhënë më 27 mars të vitit 2018 në Kosovë, në Ditën Botërore të Teatrit.

Kjo monodramë ka arritur sukses të jashtëzakonshëm si në Kosovë, ashtu edhe në disa vende të tjera ballkani ke dhe evropiane, duke u shpërblyer me çmime të rëndësishme. Gjithash tu edhe regjisori Mentor Zymberaj, me shfaqjen e kësaj monodrame është vlerësuar për përfeksionim dhe mjeshtëri në aktrim.

Ndër çmimet e shumta veçojmë: Mirënjohje e veçantë nga Festiva li Ndërkombëtar Teatror “SAINT MUSE” në Ulanbator (Mongoli); Fes tivali Ndërkombëtar i Monodramës në Kosovë “MonoAKT”, 2018 - no minuar dhe vlerësuar: Niveli më i lartë i artit performues (Mentor Zymber aj); Shfaqja më e mirë e Festivalit – “Ëndrrat e Hamletit”- Mirënjohje Speciale nga Ministria e Kulturës së Dagestanit (Mentor Zymberaj); Fes tivali Ndërkombëtar i Monodramës BACAUFest 2019, Bacau, Rumani (Shfaqje nderi – “Ëndrrat e Hamle tit”); Festivali Ndërkombëtar Teat ror MOLDFEST, Kishineu, Moldavi, 2019 - Mentor Zymberaj me “Ëndrrat e Hamletit” (Laureat i çmimit kryesor të Festivalit); Festivali Ndërkombëtar Teatror “Aktori i Evropës”, Resen, Maqedoni e Veriut 2021 - Çmimi prestigjioz i Jascues La Carierre për Mentor Zymberaj (“Ëndrrat e Ham letit”), dhe shumë çmime të tjera të shfaqjes dhe të regjisorit Zymberaj në Bullgari, Armeni, Egjipt, etj. t. u.

KOHA Javore32
Në Qendrën Kulturore Informative “Malësia” u shfaq monodrama “Ëndrrat e Hamletit” E ENJTE, 13 TETOR 2022
KULTURË

Muzika na bashkon

Më 29 shtator 2022, në Kishën Ka tolike „Zemra e Krishtit’’ në Tiranë, me filim në ora 19 u mbajt koncerti me muzikë shpirtërore. Ky organizim u realizua me mbështetjen e Kryedi oqezës së Tivarit. Vlen të përmendet se artistët që morën pjesë i për kasin kombësive të ndryshme dhe ata ishin: Dimitrij Grinekh – bariton (Rusi), Sara Vujosheviq - Jovanoviqsoprano (Mali i Zi), Nikita Loyko – pi anist (Ukrainë), të cilët me pikat e tyre muzikore mahnitën publikun. Publiku

dëgjoi me entuizëm dhe vëmendje vepra të kompozitorëve: Moniusz ko, Dvorzhak, Sonevsky, Batista, etj. Nga ana tjetër, duket sikur asgjë në këtë eviment nuk ishte përzgjedhje e rastësishme: artistët me kombësi të ndryshme (Rusia – Ukraina -Mali i Zi), përzgjedhja e kompozitorëve (Moniuszko, Dvorzhak, Sonevsky ), vendi (kisha), e mbi të gjitha talenti i artistëve (muzika) si mjet që bashkon e thyen barrierat e luftës dhe kthen në kohën e paqes e mirëkuptimit. Teksa

dëgjoje këta artistë (Sarën, Dimitrijin dhe Nikitën) duke përformuar, herë solo e herë në duet, vibroje ndërmjet realitetit paksa të trishtë dhe u rik theje në ëndërrime dhe mendoje se sa e bukur do dukej bota pa konflikte. Në fund të evenimentit, fjalën e mori famullitari i kësaj kishe, Patër Zef Bi sha i cili falendëroi të pranishmit dhe artistët për koncertin. Rikujtojmë që më parë ky koncert u mbajt edhe në qytetin e Shkodrës.

KOHA Javore 33
E ENJTE, 13 TETOR 2022 KULTURË

Në Frankfurt të Gjermanisë u hodh shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian në Futboll “Euro 2024”

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët në grupe

Në kualifikime për “Euro 2024” marrin pjesë 53 vende, të ndara në 10 grupe, ku shtatë prej tyre janë me pesë ekipe dhe tre prej tyre me gjashtë ekipe. Në finale kualifikohen dy vendet e para në grupe, kurse tre ekipet tjera do të përcaktohen pas ndeshjeve të “play-off”-it në Ligën e Kombeve të UEFA-s që do të mbahet në mars 2024. Drejtpërdrejt në “Euro 2024” është kualifikuar Gjermania si vend mikpritës, ndërsa në kualifikime nuk merr pjesë Rusia e cila është pezulluar nga të gjitha garat për shkak të luftës me Ukrainën

Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në kual ifikimet për Kampionatin Evropian në Futboll “Euro 2024”.

Shorti që u hodh të dielën në Frank furt të Gjermanisë ka vendosur që Mali i Zi të jetë në një grup me Hun garinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Litu aninë. Shqipëria do të përballet me

Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, kurse Kosova ka në grup Zvicrën e shqiptarëve Shaqiri, Xhaka etj., Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën. Në kualifikime për “Euro 2024” mar rin pjesë 53 vende, të ndara në dh jetë grupe, ku shtatë prej tyre janë me pesë ekipe dhe tre prej tyre me

Grupet

Grupi A: Spanjë, Skoci, Norveg ji, Gjeorgji, Qipro

Grupi B: Holandë, Francë, Republika e Irlandës, Greqi, Gjibraltar

Grupi C: Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë

Grupi D: Kroaci, Uells, Armeni, Turqi, Letoni

Grupi E: Poloni, Çeki, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavi

Grupi F: Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni

Grupi G: Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani

Grupi H: Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlanda e Veriut, San Marino

Grupi I: Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorë

Grupi J: Portugali, Bosnjë e Her cegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtajn

gjashtë ekipe. Në finale kualifikohen dy vendet e para në grupe, kurse tre ekipet tjera do të përcaktohen pas ndeshjeve të “play-off”-it në Ligën e Kombeve të UEFA-s që do të mbahet në mars 2024. Drejtpërdrejt në “Euro 2024” është kualifikuar Gjermania si vend mikpritës, ndërsa në kualifikime nuk merr pjesë Rusia e cila është pe zulluar nga të gjitha garat për shkak të luftës me Ukrainën. Ndeshjet kualifikuese do të fillojnë më 23-25 mars 2023 dhe do të për fundojnë më 19-21 nëntor 2023. Ndërkaq Kampionati Evropian do të zhvillohet më 14 qershor – 14 kor rik 2024. Ndeshjet do të luhen në dhjetë qytete të Gjermanisë: Berlin, Këln, Mynih, Frankfurt, Hamburg, Dortmund, Lajpcig, Gelsenkirhen, Shtutgart dhe Dyseldorf.

KOHA Javore34 SPORT
(Kohapress)
E ENJTE, 13 TETOR 2022

KT “Ulqini”, kampion i Malit të Zi në forma

Në disiplinën e formave, garuesit e këtij klubi kanë fituar 17 medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe një medalje të bronztë, duke zënë vendin e parë dhe shpërblyer me kupën për vendit e parë. Ndërsa në disiplinën e ndeshjeve, KT “Ulqini” zuri vendin e tretë në renditjen e përgjithshme

Klubi i Taekwondosë “Ulqini” është shpallur kampion i Malit të Zi në di siplinën e formave, në Kampionatin shtetëror që u zhvillua të dielën në Gollubovc.

Në disiplinën e formave, garuesit e këtij klubi kanë fituar 17 medalje të arta, shtatë medalje të argjendta dhe

një medalje të bronztë, duke zënë vendin e parë dhe shpërblyer me kupën për vendin e parë.

Edhe në disiplinën e ndeshjeve, garuesit e “Ulqini”-t arritën rezultat të kënaqshëm pasi që u renditën në vendin e tretë, duke fituar një tjetër trofe. Në këtë disiplinë nga

KT “Ulqini” u shpallën 13 kampionë shtetërorë, gjashtë nënkampionë, kurse dy garues fituan medalje të bronzta.

Ky rezultat përbën një sukses tjetër për KT “Ulqini”, i cili në Kampionatin e Malit të Zi mori pjesë me 45 garues, në të dy disiplinat. (Kohapress)

KOHA Javore 35 SPORT
E ENJTE, 13 TETOR 2022
kohajavore.me
“Koha Javore” në versionin online, mund ta lexoni në linkun: www.kohajavore.me
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.