Koha 1024

Page 1

përcaktueseVlerëeidentitetitkombëtar Takim i këndshëm dhe miqësor me mërgatën shqiptare KOHA Javore 1800-5696ISSN Podgoricë e enjte, 25 gusht 2022 Viti XXl Numër 1024 Çmimi 0,50 Qeveri e re apo zgjedhje parakohshmetëparlamentare

2 KOHA Javore PËRMBAJTJE Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Botues: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Qani Osmani Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.mewww.kohajavore.me Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. KOHA Javore Bie qeveria pakicë e Dritan Abazoviqit Shqiptarët e Çamërisë - gjenocid i harruar Për ta ndaluar shpërthimin e luftës në Kosovë, duhet të trajtohet liria e medias nëStatujaSerbi 6 10 14 16 E ENJTE, 25 GUSHT 2022

KOHA Javore 3 PËRMBAJTJE ARKIVI: www.kohajavore.me Doli nga shtypi numri 18/2022 i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Dija” Mirsad Rexha, fermeri i ri nga Kllezna vendosi të ardhmen e tij në blegtori dhe bujqësi Nëse e doni punën që bëni, do të jeni edhe ju suksesshëmtë Piktor me një të ardhme të ndritur 22 24 30 32 E ENJTE, 25 GUSHT 2022

“Dashuria për vendin mund të tregohet duke sakrifikuar interesat personale për të mirën e shumicës. Kështu arrihet përparimi, kur njerëzit bashkohen... Këtë sot e ka treguar familja

KOHA Javore4 NGJARJE JAVORE

Plavë – Në prani të një numri të madh të adhuruesve të artit dhe kul turës, artistëve, përfaqësuesve të pushteteve vendore në Plavë dhe Guci etj., të hënën në Plavë është bërë hapja solemne e Galerisë së Arteve, që mban emrin e këtij qyteti. Galeria “Plavë” është hapur me nismën e piktores Kaltrina Hoti dhe mbështetjen e familjes së Almir Pe jçinoviqit, i cili ka ofruar mjediset për galerinë. Objekti i përshtatur për galeri të arteve ndodhet në rrugën kryesore të Plavës, mu në qendër të këtij Nismëtarjaqyteti. për hapjen e kësaj gal erie, piktorja Kaltrina Hoti, ka thënë në fjalën e saj, në hapje të galer isë, se dashuria për vendin mund të tregohet duke sakrifikuar interesat personale për të mirën e shumicës. “Kështu arrihet përparimi, kur njerëzit bashkohen... Këtë sot e ka treguar familja Pejçinoviq, e cila na ka sjellë të gjithë neve një dhuratë të madhe për Plavën, që domethënë dhuratë për gjeneratën e re”, është shprehur Piktorjaajo. ka theksuar se galeritë ar tistike zënë, pa dyshim, vend të posaçëm në shoqërinë e sotme. “Kjo pjesë e Plavës dhe Gucisë ka aq shumë artistë, saqë kur jam kthy er jam çuditur se si kanë mundur të jenë nën hije si artistë. Sot Plava e ka galerinë, ku do të jemi në gjend je të ushqejmë edhe zemrën tonë, të jemi njerëz në kuptimin e plotë të fjalës”, ka thënë ajo. Hoti ka thënë se Plava e meriton të ketë galerinë e arteve, sepse përpos bukurive që e karakterizojnë këtë pjesë të veriut të Malit të Zi, duhet të tregojnë edhe se janë njerëz in Nëteligjentë.hapjen solemne të galerisë shiri tin e kanë prerë piktori i njohur ven das, Hilmo Feratoviq, dhe njëri ndër pinjollët e familjes Pejçinoviq. Me këtë rast është hapur ekspozita kolektive e 14 piktorëve nga Plava, Gucia, Andrijevica, Malësia dhe Ul qini (Ibrahim Rekoviq, Ismet Çekiq, Hilmo Feratoviq, Kaltrina Hoti, Belki sa Bektesheviq, Arijeta Luceviq, Sl lobodan Dimitrijeviq, Agron Ujkashi, Monika Dukaj, Rajko Rajkoviq, Ra sim Muminoviq, Senadin Pupoviq, Fitore Hakaj, Ena Çekiq), ku janë prezantuar 67 vepra të tyre, të real izuara në teknika të ndryshme. Sipas organizatorëve, qëllimi i kësaj ngjarjeje është që të promovohen potencialet turistike të veriut të Malit të Zi, në radhë të parë bukuritë naty rore të Plavës, dhe talenti i artistëve nga këto anë, por edhe që njerëzit tanë të mos ikin në botë, por të vijnë në vendlindjen e tyre dhe të tregojnë të gjitha vlerat e tyre. Hapja e Galerisë së Arteve në Plavë është cilësuar si një ndër ngjarjet më me rëndësi në fushën e kulturës, që ka ndodhur në Plavë viteve të fundit. i. k.

Pejçinoviq, e cila na ka sjellë të gjithë neve një dhuratë të madhe për Plavën, që domethënë dhuratë për gjeneratën e re”, është shprehur piktorja Kaltrina Hoti, nismëtare për hapjen e Galerisë së Arteve “Plavë”

Një dhuratë për gjeneratën e re Plava bëhet me galeri të arteve

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

Ulqin – Qytetarët e Anës së Malit, Mërkotit, Peçuricës etj. kanë zhvilluar të dielën te rrethrrotullimi në Krythë të Anës së Malit një tubim protestues me kërkesën për rikonstruksionin e pjesës së rrugës R29, me gjatësi 14 kilometra, e cila lidh Tivarin me Anën e Malit dhe pikën e kalimit kufitar AtaSukubinë-Muriqan.kanëbllokuarpër një orë komu nikacionin te rrethrrotullimi në Krythë, në të gjitha drejtimet. Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqip tarëve në Malin e Zi, Faik Nika, ka thënë se kjo rrugë është jetike për banorët e Krythës, Anës së Malit, Krajës, Mërkotit, Peçuricës, dias porës sonë dhe turistëve ndërkom bëtarë që kalojnë në këtë rrugë. “Është jetike për ne banorët vendas që jetojmë e punojmë në këto tre va, sepse shërbimet dhe ndihmën shëndetësore e marrim në Qendrën Spitalore të Tivarit, ndërsa shërbimi i urgjencës në Katërkollë dhe Ostros e ka humbur funksionin primar, sepse nuk mund të funksionojë si urgjencë në këtë gjendje në të cilën është kjo rrugë aktualisht. Është jetike sepse fuqia punëtore nga këto treva e shfrytëzon çdo ditë këtë rrugë për të shkuar në punë”, ka thënë ndër të tjera ai. Nika ka përmendur edhe një sërë ar syesh të tjera, duke thënë se rikon struksioni i kësaj rruge duhet të jetë prioritet i secilës qeveri dhe duhet të shpallet tenderi dhe të fillojnë pun imet sa më shpejt që është e mundur.

KOHA Javore 5 NGJARJE JAVORE

„Rumia“ në Çikago, përmes së cilës mërkotasit në diasporë i mbështesin protestat dhe përpjekjet e Mërko tit që të realizojnë ëndrrën e gjen eratave, rikonstruksionin e rrugës nëpërmjet Mërkotit. Në tubimin protestues nuk kanë mar rë pjesë përfaqësuesit e pushtetit lo kal të Ulqinit dhe as të partive politike shqiptare dhe të tjera që veprojnë në Komunën e Ulqinit. Ky është tubimi i radhës që orga nizojnë banorët e Mërkotit, Peçuricës dhe të Anës së Malit. Qeveria e Malit të Zi i zhvendosi një pjesë të parave të planifikuara me buxhet për për gatitjen e tenderit për këtë rrugë për kryerjen e disa punimeve shtesë në Mateshevë, në autostradën Ti var – Bolare. Kjo shërbeu si shkak që banorët e trevës së Mërkotit dhe Peçuricës të nisin protestat. i. k.

Rikonstruksioni i rrugës prioritetKrythë-Tivar,içdoqeverie

Të dielën në Krythë të Anës së Malit u zhvillua tubimi protestues për rikonstruk sionin e rrugës R29

“Andaj ne jemi të vendosur dhe nuk do të heqim dorë nga kërkesat tona për kushte normale të jetesës, për infrastrukturë ku nuk rrezikohet jeta dhe nuk na dëmtohet prona. Ne do të insistojmë në kërkesat tona dhe do t’i shpeshtojmë protestat si këto, deri në marrjen e një përgjigjeje nga Qeveria për shpalljen e tenderit dhe kohën e fillimit të punimeve”, ka thënë ai. Në emër të banorëve të Peçuricës dhe Mërkotit ka folur Alen Pelinkov iq, i cili ka thënë se kjo rrugë paraqet fytyrën e Malit të Zi dhe tonën. Ai ka përkujtuar se përmes kësaj rruge, sipas statistikave të viteve 2018-2019 kanë kaluar mbi 500 mijë automjete dhe dy milionë ud hëtarë në pikën e kalimit kufitar. Pelinkoviq ka theksuar se për shkak të gjendjes së keqe të rrugës, në të ndodhin shpesh aksidente gjatë dim rit, por sidomos gjatë verës pothua jse për çdo ditë. „Kjo rrugë ka marrë dhe merr jetë njerëzish... Kush kalon një herë nëpër këtë rrugë, nuk kalon më, jo vetëm nëpër këtë rrugë, por as në Mal të Zi“, ka thënë ai. „E kemi gojën plot me turizëm dhe strategji të ndryshme, por nuk kemi rrugë normale nëpër të cilën hyhet dhe dilet nga Mali i Zi“, ka deklaruar AiPelinkoviq.kaakuzuar Ministrinë për Investime Kapitale dhe ministrin Ervin Ibrahi moviq për manipulimin e fakteve lid hur me këtë rrugë dhe ekspropriimin e Kryetaripronës.i Këshillit Kombëtar të Mys limanëve të Malit të Zi, Sabrija Vuliq, ka lexuar letrën e dërguar nga Klubi

KOHA Javore6 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Qeveria e Dritan Abazoviqit në Mal të Zi, u rrëzua pasi Parlamenti votoi në orët e para të së shtunës në favor të mocionit të mosbesimit ndaj saj, që u ndërmor pasi kabineti votoi pro Mar rëveshjes bazë me Kishën Ortodokse PërSerbe.shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm, kurse një de Bie qeveria pakicë e Dritan Abazoviqit E ENJTE, 25 GUSHT 2022

SalajAli “Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes bazë me Kishën Ortodokse Serbe. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe mos u fshihni pas evropianizmit tani”, tha zoti Abazoviq “

Pas debateve të gjata dhe shpeshherë me tone të ashpra, Parlamenti i Malit të Zi ka votuar pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë pakicë së Dritan Abazoviq. Nismën për rrëzimin e Qeverisë e paraqiti Partia Demokratike Socialiste e presidentit Millo Gjukanoviq dhe disa parti të tjera aleate, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për të nënshkruar Marrëveshjen bazë me Kishën Ortodokse Serbe

KOHA Javore 7 VËSHTRIM & OPINION Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ putet ishte kundër. Të paktën 41 nga 81 vota të Parlamentit ishin të nevo jshme për të rrëzuar Qeverinë. Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanoviq, Demokratët, Partia So cialdemokrate, Partia Liberale, Partia Boshnjake dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve votuan në favor të hum bjes së votëbesimit. Në votim nuk morën pjesë deputetët e Frontit Demokratik, Partisë Popullore Socialiste dhe të koalicionit “E zeza mbi të “Njoftojbardhën”.seQeveria e 43-të e Malit të Zi ka humbur votëbesimin”, tha kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviq pas takimit. Zoti Abazoviq tha se e pranonte hum bjen po menjëherë fajësoi lidhjet me krimin e organizuar për rënien e qeverisë së tij. “Përgëzoj koalicionin e ri të (Aleksa) Beçiqit dhe Gjukanoviqit. Jemi gati ta pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rreg ulluar marrëdhëniet politike”, tha zoti AiAbazoviq.shtoise nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në të. Të rikujtojmë se mocioni ishte kërkuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Gjukanoviq, dhe disa parti të tjera. Të premten në mbrëmje para votës së mosbesimit, një grup deputetësh të Parlamentit të Malit të Zi që mbështes in kryeministrin Dritan Abazoviq, kishin nënshkruar një nismë për ristrukturimin e NismaQeverisë.për ristrukturimin rezultoi e mjaftueshme për të shmangur votën e Partitëmosbesimit.që kërkuan votëbesimin e Qeverisë, thanë se e morën nismën për shkak të ndalimit të Malit të Zi në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian dhe shtimit të tensioneve ndëretnike në vend. Ata thanë se në vend që të ndjekë rrugën evropiane, Qeveria po kryen eksperimente politike. “Pas qeverisë së ekspertëve dhe (qeverisë) pakicë, Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje për një qeveri legjitime”, tha Danijel Zhivkoviq, për faqësuesi i Partisë Demokratike So cialiste të presidentit Millo Gjukanoviq. Kryeministri Abazoviq tha se kërkesa për rrëzimin e Qeverisë nuk kishte të bënte me proceset evropiane, por me marrëveshjen që Qeveria e tij arriti me Kishën Ortodokse Serbe. “Ju e keni dorëzuar iniciativën për shkak të Marrëveshjes bazë me Kishën Orto dokse Serbe. Ju thatë se ishte krim dhe tradhti ndaj interesave kombëtare dhe mos u fshihni pas evropianizmit tani”, tha zoti MarrëveshjaAbazoviq.me Kishën Ortodokse Serbe shkaktoi përplasje brenda koa licionit qeverisës që në fillim. Një pjesë e partive qeverisëse, theksuan se Mar rëveshja është kundër interesave kom bëtare të Malit të Zi dhe nuk është në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet mala Edhezeze. shoqëria civile dhe analistë të pa varur patën vërejtje serioze për përm bajtjen e Marrëveshjes. Në fillim të gushtit, kryeministri Abazoviq i refuzoi zyrtarisht të gjitha kundërshtimet e or ganizatave joqeveritare, Akademisë së Shkencave të Malit të Zi, si dhe insti tucioneve të tjera në vend.

E ENJTE, 25 GUSHT 2022 “Pas qeverisë së ekspertëve dhe (qeverisë) pakicë, Mali i Zi nuk ka më kohë për eksperimente politike. Është koha që të kemi zgjedhje për një qeveri legjitime”, tha Danijel Zhivkoviq, përfaqësuesi i Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq “

Rezultatet për 100 ditë Por, Qeveria e udhëhequr nga kryem inistri Dritan Abazoviq, për këto ditë ka arritur disa suksese të cilat më

KOHA Javore8 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik E ENJTE, 25 GUSHT 2022

Pas 12 orëve debat, më 19 gusht Qeveria e 43-të e Malit të Zi hum bi votëbesimin, e paralajmëruar me herët nga 36 deputetë nga shumi ca parlamentare (PDS,PL,SD,PS D,UDSH), të cilëve u janë bashkëng jitur edhe deputetët nga PB, si dhe janë mbeshtetur edhe nga një pjesë e opozitës aktuale (Demokratët e Malit të Zi). Nga votimi dual qartë se kemi të bëjmë me shumicën e re par lamentare (Gjukanoviq-Beçiq), e cila në ditët në vijim do të dëshmohet si votim i rastit për rënien e Qeverisë, apo do të jetë një koalicion qeverisës në të Votimiardhmën.imocionit të mosbesimit do të mbesë në historinë e Malit të Zi, sepse Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Dritan Abazoviq, është me afat më të shkurtër prej 113 ditësh! (28 prill-19 gusht) Nëse Qeveria e parë e dalë nga zg jedhjet e 30 gushtit 2020 ishte e ek spertëve, kjo e dyta ishte pakicë, por nuk pati jetëgjatësi edhe pse tregoi gatishmëri e guxim për t‘u ballafaqur me korrupsionin e kriminalitetin si asnjë qeveri deri më tash. Por, në agjendën e programit qever itar kishte edhe çështje të cilat nuk janë zgjidhur me herët, duke mbetur pezull vite më radhë. Në këtë aspekt bën pjesë nënshkrimi i Marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe (KOS), çështje e cila nuk është vetëm te ologjike por edhe politike në rapor tet malazezo-serbe, sidomos nga viti 1918 kur Malit të Zi ia mohuan Dukeshtetësinë.marrë parasysh se nga viti 2006, Mali i Zi ka rikthyer pavarësinë e humbur, ka qenë e udhës që nga ajo kohë Qeveria të angazhohej në zgjidhjen e kontekstit me KOS-in. Por, siç duket qeveritë e mëparshme kanë pasur në fokus të veprimtarisë së tyre çështje të tjera më të rëndë sishme duke e margjinalizuar këtë çështje e cila ka peshë të veçantë për popullsinë ortodokse, kryesisht serbe në këtë mjedis. Por, në saje të ndryshimit të pushtetit nga 30 gushti 2020 dhe ardhjes së opozitës në pushtet, kjo çështje me peshë politike ishte me përparësi në ag jendën qeveritare. Por, pas formimit të Qeverisë pakicë me kryeministër Dritan Abazoviqin, ai nuk hezitoi por u a në realizimin praktik te saj. Marrëveshja me KOS-in, shkak i rënies së Qeverisë Ndonëse kryeministri Dritan Aba zoviq është paralajmëruar më herët nga partia e presidentit Millo Gju kanoviq (PDS) së nëse e nënshkruan Marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe (KOS) ai do të shkarkohet përmes mocionit të votëbesimit nga Kuvendi i Malit të Zi, ai vërejtjet e tilla nuk i ka vlerësuar si reale, i bindur së nuk është duke vepruar në kundërsh tim me ligjin dhe Kushtetutën. Por, pikërisht në ditën kur e nënshkroi Marrëveshjen me patriarkun e KOSit në Podgoricë, më 3 gusht 2022, mediat njoftuan se disa orë më pas PDS-ja ka nënshkruar kërkesën për mocion të mosbesimit të Qeverisë dhe e kanë depozituar në sekretarinë e DuhetKuvendit.cekur me këtë rast se si nga ana e presidentit M.Gjukanoviq por edhe nga partitë e tjera parlamen tare, është kërkuar që teksti i Mar rëveshjes të përmirësohet si dhe nënshkrimi i saj të shtyhet për disa muaj deri në fund të vitit, por çdo tentim ka qenë i kotë. Andaj, shikuar në këtë aspekt, shkas për rënien e Qeverisë është Marrëveshja me KOS-in, edhe pse ka edhe shkaqe të tjera, siç janë lufta kundër korrup sionit e kriminalitetit, burgosja e in dividëve në pozita shtetërore etj, të cilët kanë qenë pjesë e qeverisjes shtetërore vite më radhë.

DragaNail

Pas rënies së Qeverisë së Malit të Zi, si opsion për të dalë nga kriza qeveritare është formimi i qeverisë se re apo vazhdimi i ekzistueses si teknike, deri në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, andaj u mbetet partive politike të vendosin që të dalin sa ma parë nga kriza qeveritare e parlamentare siç veprojnë vendet e qytetëruara

Qeveri e re apo zgjedhje parakohshme parlamentare

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

KOHA Javore 9Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION herët nuk i ka arritur asnjë qeveri me mandat të plotë. Përveç nënshkrim it të Marrëveshjës me Kishën Orto dokse Serbe, që ai e cilëson si të ar ritje në favor të pajtimit të popullsisë ortodokse në Mal të Zi, e veçantë është lufta kundër korrupsionit dhe krimininalitetit, që dëshmohet me burgosjen e disa individëve në pira midën e pushtetit, por edhe të disa grupeve të ndryshme të narkodil erëve, etj. Pasi mocioni i mosbesimit të Qeverisë është transmetuar dre jtpërdrejt në televizion, në kanalin parlamentar qytetarët kanë pasur mundësi të përcjellin diskutimet e deputetëve. Pa dashur të analizoj paraqitjet e tilla që ishin me interes, sidomos nga kryeministri Dritan Aba zoviq, i cili ofroi të dhëna për luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit duke cekur emra të individëve të lid hur me pushtetin vite më radhë, ku një numër janë në paraburgim. As kundërshtarët politikë më fanatikë, nuk mund të mohojnë arritjet, por çështja qëndron të animoziteti politik, qofshin ato personale apo partiake. Ulqini në mes shpresës dhe zhgënjimit Me zgjedhjen e Dritan Abazoviqit në pozitën e kryeministrit të Qeverisë së Malit të Zi, qytetarët e Ulqinit menjëherë vërejtënn se ka shpresë për investime të cilat kanë munguar vite me radhë nga ana e PDS-së. Ndërsa tani në vitin 2022 disa pro jekte janë bërë pjesë e program it vjetor të Qeverisë, siç është ura mbi lumin Bunë, investime në infra strurën rrugore, hotele, ndërsa nuk duhet harruar rikthimin e ullishtës së Valdanosit qytetarëve, përkatësisht ish-pronarëve në Ulqin, pastaj sta tusin e kryporës, projekti për çerd hen e fëmijëve në Fushë të Ulqinit etj. Janë këto projekte që janë pjesë e agjendës qeveritare, të cilat kanë munguar në qeverisjen e PDS-it për tridhjetë vite. Andaj, largimi i Dritanit nga pozita e kryeministrit do të ketë efekte negative, sepse do të paraqit en pengesa të ndryshme byrokra tike e subjektive si më herët, sepse e kaluara ka qenë dështuese dhe jashtë interesimit të pushtetit për in vestime në Ulqin. E dhëna se nga ana e PDS-së për tridhjetë vite të qeverisjes, nga Ul qini nuk ka qenë i emëruar asnjë ministër shqiptarë apo në pozita të rëndësishme qeveritare dëshmon mjaft, gjoj për konsideratën e treguar ndaj shqiptarëve, ndërsa e kundërta ndodhi për këtë mandat të kufizuar të kryeministrit D. Abazoviq, i cili duke emëruar një numër të konsideruar shqiptarësh në ministri të ndryshme, ndikoi në ndryshimin e strukturës kombëtare në fushën e punësimit, që paraqet një moment që duhet të vlerësohet.

Zhbllokimi i institucioneve Pavarësisht rrëzimit të Qeverisë, për bërja aktuale e Parlamentit i ka të gjitha mundësitë të bëjë zhbllokimin e institucioneve të vendit përmes shu micës së kualifikuar sipas rekoman dimeve nga Bashkimi Evropian. Fjala është për zhbllokimin e institucione ve të drejtësisë, në zgjedhjen e gjy qtarëve të Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Prokurorin Suprem Shtetëror, të cilat kanë mbetur pa u realizuar tash dy vite duke dëshmuar joseriozitet në punën e partive parlamentare, që do të jenë me pasoja për qytetarët. Zgjedhjet e parlamentareparakohshmesizgjidhje Sipas paralajmërimeve të disa par tive politike, për të dalur nga kjo krizë qeveritare ekzistojnë disa opsione, ku një ndera ndër to është edhe formimi i qeverisë së re nga fituesit e zgjedhjeve të 30 gushtit 2020.

zgjedhje

Kemi të bëjmë me mundësi logjike, por duke marrë parasysh animozite tin në mes subjekteve politike (URADemokratët) vështirë të realizohet. Ndërsa nga URA kanë njoftuar se nuk do të jenë pjesë e asnjë qeverie te re, ndërsa ajo të formohet nga shu mica e re parlamentare, konkretisht nga partia e Millo Gjukanoviqit (PDS) dhe Aleksa Beçiqit(Demokratët). Por, nëse nuk arrihet të formohet qeveria e re, si opsion mbetet që qeveria aktuale në cilësinë e asaj teknike të vazhdojë deri në orga nizimin e mbajtjes së zgjedhjeve par lamentare nëse nuk ndodhë ndonjë kombinim i pa pritur, sepse partitë parlamentare duan të fitojnë në kohë duke ruajtur pozitat e tyre. Në saje të përvojës së deritashme, nëse në ditët në vijim e më së larg ti deri më 18 shtator nuk do të vihet deri të emri i mandatarit për formimin e qeverisë së re, atëherë presiden ti i vendit Millo Gjukanoviq duhet të marrë vendim për shpërbërjen e Ku vendit dhe të shpallë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare. Një vendim i tillë do të ishte i logjikshëm, sepse pas formimit dhe dështimit të dy qeverive në afat prej dy vitesh, zgjedhjet parlamentare janë zgjidh je për të dalur nga kriza qeveritare e parlamentare si kudo në vendet demokratike. parlamentaretë

Balkan Free Media Initiative E ENJTE, 25 GUSHT 2022

Ekspertët thonë se sulmi ishte operacion agresiv hibrid rus, i krijuar për ta provokuar një luftë tjetër evropiane dhe për ta larguar kështu vëmendjen nga Ukraina Antoineta Nikolova

Për ta ndaluar shpërthimin luftës në Kosovë, duhet trajtohet liria e medias

KOHA Javore10 Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION

Më 1 gusht, një mosmarrëveshje mbi rregullat për targat e automjeteve, u shndërrua në krizë të madhe, pas shpërthimit të dezinformatave prej faqeve të internetit të lidhura me Rusinë dhe me profilet e mediave sociale që pretendonin se luftimet kishin shpërthyer në Kosovë, se forcat serbe kishin hyrë në vend dhe se Rusia do t’i mbështeste ata. Pasoi paniku, derisa u bë e qartë se këto pretendime nuk ishin aspak të vërte Fatmirësisht,ta. këtë herë u shmang konflikti i vërtetë. Por, ekspertët thonë se sulmi ishte operacion agre siv hibrid rus, i krijuar për ta pro vokuar një luftë tjetër evropiane dhe për ta larguar kështu vëmendjen nga Ukraina. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se ata nuk do ta provojnë këtë sërish. Në Kosovë, kërcënimi i tillë ka peshë të veçantë. Në vitin 2004, serbët u akuzuan gabimisht për mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë. Pasoi një stuhi mediatike e cila çoi në një shpërthim të dhunës etnike që la 19 njerëz të vdekur dhe qindra të tjerë të pla gosur. Sipas OSBE-së, “pa rapor timin e pamatur dhe senzacional të 16 dhe 17 marsit, ngjarjet mund të kishin marrë rrjedhë tjetër”. Si Serbia, ashtu edhe Kosova, kanë mësuar pak nga kjo tragjedi. Retori ka përçarëse dhe agresive e medias është e zakonshme nga të dyja palët – shpeshherë rrjedh nga liderët e tyre politikë. Në të vërtetë, në rastin e Vuçiqit, takimi i kësaj të enjte – i cili duhet të jetë mundësi e madhe

shpërthimin e duhet të medias në Serbi

KOHA Javore 11Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ VËSHTRIM & OPINION për t’i zbutur tensionet – tashmë po keqpërdoret si mundësi mediatike.

Presidenti serb i tha transmetuesit shtetëror RTS se ai nuk pret asgjë nga bisedimet dhe se e ka gabim kushdo që mendon se është e mun dur të ruhet paqja me Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës,. Është gjithashtu e qartë se Vuçiqi nuk e ka bërë asnjë koment për sulmin e supozuar hibrid të Rusisë, pavarësisht faktit se përfshinin njof time të rreme që i atribuoheshin vetë Kjopresidentit.nukduhet të jetë befasi. Vuçiqi prej kohësh i ka nxitur mediat serbe për të përhapur retorikë përçarëse rreth Kosovës dhe çështjeve tjera, si dhe ka prirë në rënien e madhe të hapësirës informative të Serbisë. Instituti V-Dem raportoi se nën pres idencën e tij, Serbia është transfor muar nga një demokraci elektorale në autokraci elektorale “pas sulmeve të vazhdueshme ndaj gjyqësorit dhe kufizimeve në media dhe në sho qërinë civile”. Këto kufizime kanë bërë që dezin formimi rus të lulëzojë në mediat kryesore. Duke i pasur parasysh ng jarjet historike dhe ato të fundit në Kosovë, kjo tani duhet të shihet si çështje serioze për sigurinë në rajon. Narrativat pro-ruse janë të përhapu ra në mediat serbe që mbështeten nga shteti. Në shkurt, një ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, tabloidi më i njohur serb “Informer”, raportoi në faqen e parë: “Ukraina sulmon KyRusinë!”shembull tronditës është veçse maja e ajsbergut. Një studim i fundit i kryer nga Iniciativa për Media të Lira në Ballkan, zbuloi se dezinformatat ruse përsëriten rregullisht në burimet kryesore të mediave në Serbi, për para se të shpërndahen gjerësisht nëpër rrjetet sociale. Teksa pjesa më e madhe e Ev ropës tashmë e ka ndaluar kanalin shtetëror të propagandës ruse, RTS transmetuesI në korrik njoftoi se do të hapë zyra të reja në Serbi. Çështja komplikohet nga fakti se me diat e besueshme dhe të paanshme të lajmeve po përballen me presion të vazhdueshëm nga qeveria dhe nga përpjekjet për t’i eliminuar ato nga Aktivistëttregu.e lirisë së medias kritikuan këtë muaj Rregullatorin e Medias të Serbisë, pasi mediave pro-qeveri tare ua dha të katër licencat e dis ponueshme televizive kombëtare. Ka shpekulime se një licencë e pestë dhe e fundit mund t’i shkojë stacionit hungarez TV2, që ka lidhje të ngush ta me Viktor Orbanin. Dhënia e licencave televizive kom bëtare që rinovohen çdo dhjetë vjet, është një nga mundësitë afatgjata për ta përmirësuar pluralizmin medi atik të minuar nga autoritetet serbe. Këto beteja për lirinë e medias mund të duken teknike ose të parëndë sishme nëse shikohen veç e veç. Por, ato kontribuojnë në rënien ma sive të hapësirës informative që e bën Kosovën objektiv të përsosur për Rusinë dhe për akterët tjerë keq Nëdashës.kontekstin aktual, takimi i kësaj të enjte ka më shumë gjasa të përdoret si mundësi mediatike për ta përsëri tur përçarjen, në vend që të para lajmërojë një përparim në negociata. Kjo nuk duhet lejuar të vazhdojë. Për ta mbrojtur Kosovën, BE-ja duhet të bëjë më shumë sesa të presë për bisedimet. Ajo duhet të ndërmarrë hapa aktivë për ta përmirësuar lirinë e medias në Ballkan.

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

Vlerë përcaktuese e identitetit kombëtar Toleranca fetare

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

KOHA Javore12 VËSHTRIM & OPINION

Besimi është harta orientuese në jetën e njerëzve. Secili mendon se harta e tij është më e saktë. Mirëpo, këto bindje nuk duhet të politizohen, por të trajtohen si vlerë personale e tyre. Besimi buron nga shpirti i njeriut, atë nuk mund ta gjesh në objekte. Qytetërimi evropian e kultivon këtë qasje dhe në këtë mënyrë i eviton fërkimet fetare. Karakteristikë kryesore e qytetërimit euro-perëndimor është mendësia inkluzive, pranuese dhe jo përjashtuese Arbër Xhaferi Feja islame ndryshe praktikohet nga turqit, ndryshe nga arabët, apo pakistanezët, afganët, kaukazianët apo irani anët. Detyrimisht ndryshe do të duhej të praktikohej edhe nga shqiptarët evropianë, pa e lënduar substancën, dogmën që është në funksion të aksiomës në sistemin religjioz “

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Qytetërimi evropian nuk është në përputhje të plotë me një religjion dhe është ndërtuar mbi parimet e la icizmit. Kjo u vërtetua edhe me rastin e hartimit të Kushtetutës së UE-së. Mendoj se ky orientim i qytetërimit evropian është modeli shpëtimtar për shqiptarët, formula që në zanafillë i eviton fërkimet. Çështja e besimit është, mbase çështja më komplekse, më e ndjeshme në jetën e njeriut. Besimi është harta orientuese në jetën e njerëzve. Secili mendon se harta e tij është më e saktë. Mirëpo, këto bindje nuk duhet të politizohen, por të trajtohen si vlerë personale e tyre. Besimi buron nga shpirti i nje

Etnologu serb, Vuk Karaxhiq sugjeron që serbët, përkatësisht sllavët e jugut, ta kopjojnë modelin shqiptar: “Arnautët… për ne janë më të afërt se gjermanët dhe hungarezët. Ka të tillë që i takojnë ritit roman, diçka edhe ritit grek, por të gjithë quhen arnautë. Mund të ndodhë që ata ta urrejnë nga pak njëri-tjetrin, por kundruall të tjerëve sillen si vëllezër, sikur të ishin të të njëjtit besim” “

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ riut, atë nuk mund ta gjesh në ob jekte. Qytetërimi evropian e kultivon këtë qasje dhe në këtë mënyrë i eviton fërkimet fetare. Karakteristikë kryesore e qytetërimit euro-perëndi mor është mendësia inkluzive, pran uese dhe jo përjashtuese. Prandaj, të gjithë marksistët-leninistët dikur, dhe të gjithë fundamentalistët sot, kanë kërkuar strehim në Evropë dhe jo në shtetet komuniste apo në shtetet e ashtuquajtura islamike. Pas pranimit të konventave ndërkombëtare që ga rantojnë liritë dhe të drejtat e njeriut, apostazia, proselitizmi, konvertimi, kam përshtypjen se janë fenomene të së kaluarës. Natyrisht se këto procese do të vazhdojnë edhe më tutje, në trajta të buta, si e drejtë e patjetërsueshme e njeriut. Konver timet spektakulare janë të dëmshme dhe gjithmonë kanë shkaktuar efekt të kundërt. Sipas njohurive të mia, edhe Vatikani është kundër konverti meve pompoze, që për bazë e kanë interesin vetjak, apo politik. Për Vatik anin besimi është gjëja më serioze në jetën e njeriut dhe çdo keqpërdorim, instrumentalizim i tij për qëllime jofe tare, është i palejueshëm. Në siste min perëndimor të vlerave për të gjitha shqetësimet e për dilemat tona, gjenden zgjidhje të pranueshme. Të gjitha besimet monoteiste kanë një substancë teologjike, kanë një burim dhe ofrojnë të njëjtën rrugëdalje për ta gjetur kuptimin e jetës. Problemet nuk shfaqen, pra në planin teolog jik, por te shfrytëzimi i religjionit si përçues i vlerave nacionale dhe kul turore të popujve të tjerë, përkatë sisht të interesave të tyre të ngushta. Feja islame ndryshe praktikohet nga turqit, ndryshe nga arabët, apo pa kistanezët, afganët, kaukazianët apo iranianët. Detyrimisht ndryshe do të duhej të praktikohej edhe nga shqip tarët evropianë, pa e lënduar sub stancën, dogmën që është në funk sion të aksiomës në sistemin religjioz. Natyrisht se kundër këtij qëndrimi do të jenë integralistët orientimesh të ndryshme, që përpiqen të imponojnë një unitet që nuk ka ekzistuar as në kohën e profetit Muhamed. Në kohën e globalizmit, ku paralelisht globalizo het e mira dhe e keqja, çdo spektakël konvertues do të krijonte probleme të pazgjidhshme për popullin tonë dhe do të ishte prelud për shthurje mbi baza religjioze. Toleranca fetare nuk është produkt aktual politik, por një vlerë substanciale e traditës sonë, një vlerë që e përcakton identitetin tonë kombëtar. Etnologu serb, Vuk Karax hiq sugjeron që serbët, përkatësisht sllavët e jugut, ta kopjojnë modelin shqiptar: “Arnautët… për ne janë më të afërt se gjermanët dhe hungarezët. Ka të tillë që i takojnë ritit roman, diç ka edhe ritit grek, por të gjithë quhen arnautë. Mund të ndodhë që ata ta urrejnë nga pak njëri-tjetrin, por kun druall të tjerëve sillen si vëllezër, sikur të ishin të të njëjtit besim. Ka ndod hur që njëri prej tyre, i besimit turk të vrasë dhjetë turq të vërtetë për një arnaut, cilit do rit krishterë, ashtu si një arnaut i ritit roman të vrasë dhjetë italianë për një arnaut të ritit turk”. Ndonëse ky pohim është vulgar, megjithatë e përmenda për të kup tuar se kjo harmoni ndërfetare është e trashëguar dhe nuk është floskulë retorike politike.

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

KOHA Javore 13 VËSHTRIM & OPINION

Shqiptarët e Çamërisë - gjenocid i harruar Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Duke vënë në dukje se anëtari i Komi sionit Evropian për Negociatat e Zg jerimit, Johanes Han e ka pohuar rëndësinë e përfshirjes së çështjes çame në takimet përkatëse mes Shqipërisë dhe Greqisë, Veliu shpre hej se në marrëdhëniet me Greqinë Shqipërisë do t’i mjaftonte të ndiqte agjendën evropiane.

KOHA Javore14

“Në vitin 1994, Kuvendi Popullor i Shqipërisë e shpalli zyrtarisht 27 Qer shorin si “Ditën e Gjenocidit” të kryer kundër shqiptarëve çamë nga grekët”. Në vitin 1944, krahas gjenocideve dhe dëbimeve të ndërmarra kundër çerkezëve të Kaukazisë dhe tatarëve të Krimesë, një gjenocid më i pak i njohur u krye ndaj popullit shqiptar të GjenocidiÇamërisë. i Çamërisë që vazhdoi nga 27 qershori 1944 dëri në mars të 1945-ës, thuajse është harruar, duke lënë një njollë në historinë e njerëzimit. Në këtë gjenocid u masakruan 10% e shqiptarëve të Çamërisë. Çamëria është një krahinë prej rreth dhjetë mijë kilometrash katrorë që ndodhet në veriperëndim të Greqisë. Në literaturë njihet edhe si Epiri i Jug ut, dhe banorët e krahinës si epiriotë. Çamëria përbën pjesën më jugore të territoreve me shumicë shqiptare. Në këtë krahinë ndodhen qytetet e Pargës, Prevezës, Igumenicës, Margëllëçit, Filatit, Paramithisë dhe Filipiadhës. Gadishulli i Prevezës, përveçse ka to kat më pjellore në Greqi, është territori më i afërt i kësaj të fundit me Evropën. Sipas numërimit të popullsisë të vitit 1908, kryer nga Perandoria Osmane, Çamëria kishte shtatëdhjetë e tre mijë banorë. 92% e tyre përbëheshin nga shqiptarët, kurse pjesa tjetër nga grekët, vllehët dhe romët. Në fillim të Luftës së Parë Botërore, 50% e shqip tarëve çamë ishin myslimanë dh 50% Nëortodoksë.fillimtë shekullit të 20-të, krahina e Epirit, pavarësisht kundërshtimeve të popullsisë shqiptare çame që përbënte shumicën dërrmuese të banorëve, sip as vendimeve të Konferencës së Am basadorëve të mbajtur në Londër në vitin 1913, u shkëput nga Shqipëria dhe iu dha Greqisë si një pakicë etni ke. Kjo popullsi vendase, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore pësoi një fat tragjik nga dora e grekëve. Masakrat në nivel gjenocidi që grekët kryen nga 27 qershori 1944 deri në mars 1945 kundër shqiptarëve vendas të Çamërisë, sot po sillen në vëmend je në platforma të ndryshme në kuadër juridik nga intelektualët dhe politikanët shqiptarë të brezit të ri. Drejtuesi i Fondacionit Hasan Tahsin dhe eksperti i çështjes çame Alket Ve liu, një vit më parë deklaronte se po vazhdon lufta për rifitimin e të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, të humbu ra 78 vjet më parë. Veliu shtoi se përpjekjet e Shqipërisë për çështjen çame gjatë tridhjetë viteve të fundit kanë qenë me ulje-ngritje, por se sot ka një prirje krejt të ndryshme “për harrimin” e kësaj çështjeje. Gjithashtu theksonte se “kërkesat e shqiptarëve të Çamërisë janë të thjesh ta dhe të drejta, pasi ata thjesht duan të kthehen në trojet e tyre”.

Duke thënë se kanë sjellë në vëmend jen e opinionit publik shqiptar fakte të ndryshme, dokumente të shkruara si dhe rrëfimet e viktimave të gjenocidit, Veliu deklaronte: “Sot pa dyshim që po përpiqemi ta mbrojmë çështjen tonë dhe të jemi kundër atyre që duan ta lënë atë në harresë. Por dua t’u kujtoj të gjithëve se jemi gjallë dhe në këmbë. Do të jemi kundër kujtdo që i hap luftë çështjes çame. Edhe sikur një çam i vetëm të mbetet mbi dhe*, do të vazh dojë të përpiqet për këtë çështje”. Shohim se shqiptarët e brezit të ri janë të vendosur për të kërkuar llogari për gjenocidin ndaj shqiptarëve çamë në KomunitetiGreqi. shqiptar që sot në Ballkan ka dy shtete dhe tre kryeministra, ka filluar ta ngrejë zërin për përmasat juri dike, politike dhe kulturore të gjenocidit të ShqiptarëtÇamërisë.e Çamërisë dhe shqiptarët e mbarë Ballkanit kërkojnë që ngjarjet e 1944-ës të njihen si gjenocid, kërkojnë lirinë për të vizituar trojet e tyre brenda kufijve të Greqisë si dhe kthimin e të drejtave të pronësisë. Çfarë ndodhi në Çamëri? Krahina e Çamërisë fillon nga jugu i Shqipërisë dhe përfshin zonën nga Ja nina në Prezevë, që sot ndodhet bren

VËSHTRIM & OPINION E ENJTE, 25 GUSHT 2022 OsmanAtalay

VËSHTRIM & OPINION

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„ E ENJTE, 25 GUSHT 2022

KOHA Javore 15 da kufijve të Greqisë. Shqiptarët që jetonin në këtë krahinë që ishte pjesë e Vilajetit të Janinës, deri në vitin 1913 ishin shtetas osmanë. Në Konferencën e Londrës që u zhvil lua në vitin 1913 pas Luftës Ballkanike, Çamëria iu la Greqisë si një krahinë pakice etnike. Sipas numërimit të pop ullsisë të vitit 1910, në krahinë jetonin tetëdhjetë e tre mijë shqiptarë. Forcat e komanduara nga gjenerali grek Napoleon Zerva, gjatë Luftës së Dytë Botërore kryen masakra kundër shqiptarëve të Çamërisë. Gjatë fushatës së spastrimit etnik që zgjati nga qershori 1944 deri në mars 1945, u vranë dy mijë e nëntëqind meshkuj, 214 gra dhe 96 fëmijë, u përdhunuan 745 gra dhe u dogjën pesë mijë e tetëqind shtëpi në 68 fshatra. Veç kësaj, mbi dy mijë të tjerë e humbën jetën nga kushtet e rënda të jetesës dhe shpërngulja. Hamendjet për numrin e shqiptarëve çamë që jetojnë në Turqi ndryshojnë. Zakonisht përmenden shifra si katërm bëdhjetë mijë, nëntëmbëdhjetë mijë, njëzet mijë dhe njëzet e pesë mijë. Si pas raporteve të shqiptarëve çamë, ky numër është rreth tridhjetë e pesë mijë. Gjithashtu, sipas burimeve shqiptare, rreth dy mijë e pesëqind refugjatë çamë myslimanë e humbën jetën për shkak të urisë dhe epidemive gjatë shpërnguljes në Shqipëri. Pasi pjesëtarët e komunitetit çam u vendosën në Shqipëri, Republika Pop ullore Socialiste e Shqipërisë dhe Par tia e Punës e Shqipërisë e drejtuar nga Enver Hoxha, nuk i trajtuan si viktima, por shfaqën një qëndrim tejet mosbe sues ndaj tyre dhe ndërmorën arres time e Shqiptarëtdëbime.çamë u etiketuan si “të prapambetur”, “vrasës të grekëve” dhe “bashkëpunëtorë të pushtuesve”. Duke qenë se elitat çame ishin pro narë të pasur tokash, u përballën me persekutime në Shqipëri me arsyetimin se kishin bashkëpunuar me forcat e Boshtit dhe kishin kryer veprimtari an tikomuniste. Çfarë duan shqiptarët e Çamërisë? Shqiptarët e Çamërisë duan t’i trego jnë botës për gjenocidin e kryer ndaj tyre si dhe të përballen juridikisht me ShqiptarëtGreqinë. çamë të shpërngulur me dhunë në Shqipëri, menjëherë u or ganizuan nën kupolën e “Komitetit Antifashist Çam”, dhe u shkruan insti tucioneve të rëndësishme në botë për t’u treguar tragjedinë e tyre dhe për të kërkuar mbështetje për çështjen e Metyre.kalimin e Shqipërisë në sistemin shumëpartiak, në janar të vitit 1991 u themelua “Shoqata Politike Atdhetare e Çamërisë”, nëpërmjet së cilës çamët iu drejtuan institucioneve të rëndë sishme ndërkombëtare dhe u bënë apel OKB-së, SHBA-së dhe BE-së për realizimin e kërkesave të tyre. Në apelet që u kanë drejtuar insti tucioneve ndërkombëtare, shqiptarët e Çamërisë kërkojnë që Greqia t’u njohë të drejtat e tyre si pakicë (për shembull, të njëjtat të drejta që i njihen pakicës greke sot në Shqipëri). Shqiptarët çamë i kërkojnë Greqisë t’u kthejë shtetësinë greke dhe shpreso jnë të kthehen në trojet e tyre prej nga u dëbuan në 1944-1945. Kërkojnë t’u kthehen trojet dhe shtëpitë që u janë marrë gjatë dëbimit të tyre në Shqipëri. Kërkojnë dëmshpërblim material nga Greqia për dëbimin, gjenocidin dhe dëmtimin e pasurisë së tyre. Kurse autoritetet greke përgjigjen: “Për ne nuk ka problem çam; ky prob lem është zgjidhur në vitin 1944”. Kuvendi Popullor i Shqipërisë, në vitin 1994 e ka shpallur zyrtarisht 27 Qer shorin si “Ditën e Gjenocidit kundër Shqiptarëve të Çamërisë”. Gjatë luftës së 1999-ës në Kosovë, u bë e qartë edhe njëherë se trekëndëshi më i madh i djallit kundër shqiptarëve është aleanca ruso-ser Kundërbo-greke.shqiptarëve ka një bash këpunim sllavo-ortodoks. Si pasojë e gjenocideve të ndërmarra kundër shqiptarëve nga Greqia dhe Jugosllavia, sot në katër anët e Turq isë jetojnë miliona shqiptarë. Në shumë fusha po zhvillohen veprim tari me qëllim që OKB-ja, SHBA-ja, BE-ja dhe institucione të tjera mos t’i mbyllin sytë ndaj padrejtësisë që u është bërë shqiptarëve të Çamërisë, por të bëjnë detyrën që u takon për t’u kthyer atyre të drejtat e rrëmbyera nga Greqia.

Statuja Statuja në Shkup nuk mashtron askënd. Është ajo që ndodh në Maqedoninë e mirë “të vjetër” të Veriut - vjedhja historike. Një tregim i rremë. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk duan t’u japin mbështetje diplomatike: sepse ky vend fjalë për fjalë përpiqet të heqë një pjesë të trashëgimisë së njerëzve të huaj dhe ta pretendojë atë si të tijën. Kur ju pranoni fjalë për fjalë gënjeshtrat, njerëzit e tjerë thonë se po gënjeni dhe kundërshtojnë riinterpretimin tuaj të vogël të rremë Për Koha Javore: UashingtonLulushiAstrit/ Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

VËSHTRIM & OPINION

KOHA Javore16 Statujat shpesh pasqyrojnë heronj të rremë, por edhe vjedhje. Maqe donasit akuzohen për vjedhje të historisë maqedonase. Si mund të vjedhin atë që është e tyre? - do të pyesësh. Maqedonasit nuk vjedhin historinë maqedonase, “maqedo nasit” e veriut janë. Ata gjithashtu pëlqejnë për vete edhe një pjesë të historisë helene, shqiptare, bullgare aty-këtu, duke zhvilluar një obse sion unik me historinë e lashtë të Aleksandrit të Madh. Ajo histori nuk është e tyre, nuk ka qenë kurrë, dhe kjo mund të vërtetohet lehtësisht. Sa i përket mënyrës se si përpiqen ta bëjnë këtë, ata janë disi krijues që përpiqen të legjitimojnë preten dimet e tyre. Duke e mbushur sheshin me statu Tëja. gdhendësh një gur në një person nuk është mënyrë shumë bindëse

KOHA Javore 17 për ta shpallur atë “maqedonas”, por detajet e vogla nuk janë shqetë simi i tyre. Duhet të duket madhësh Satore.më shumë statuja. Kjo i bën homazhe atij që aspironte të ishte Aleksandri i Maqedonisë, por në pllakë shkruhet se i përket të tjerëve. Nuk jeni të bindur nga statujat apo deklaratat e dukshme? Askush nuk është. Pa djersë, ata kanë mjete të tjera në dispozicion. Nëse nuk mund të provoni diçka, thjesht gën jeni. Gjithsesi, kjo është filozofia e treguar për të huajt. Një libër në Amazon apo faqe në internet e shp jegon atë nga këndvështrimi i një pale të tretë, një më pak i ngarkuar emocionalisht me këtë çështje. Gënjejnë turistët, gënjejnë studi uesit, gënjejnë të gjithë. Pse të shqetësoheni për të krijuar diçka kur thjesht mund të gënjeni për të dhe të përpiqeni t’u tregoni të tjerëve se është e kaluara juaj. Kjo është metoda e zakonshme. Gjeni diçka greke, ilire, përdhosni, quani diçka që nuk është. Gënjeshtrat janë të këqija. Çfarëdo droge përdorin njerëzit që shkruajnë këtë version të historisë, janë të këqij. Si e dimë që ata gën jejnë? Lehtë; kur versioni i tyre i ng jarjeve është i ndryshëm nga ai i të gjithë të tjerëve. Por një gënjeshtar nuk mund të duket shumë i çmen dur, e vërteta duhet të “ndryshohet” që gënjeshtrat të funksionojnë. Injorimi i pjesëve të të gjithë figurës me qëllim. Shihni, dy statujat, janë disi lehtësisht të dallueshme, duke pasur parasysh se jetët e tyre ishin të dokumentuara mjaft mirë për kohët e vjetra. Pyesni Cezarin. Le të pyesim vetë Aleksandrin për iden titetin e “Paraardhësittij. tuaj erdhën në Maqe doni dhe në pjesën tjetër të Hellas dhe na bënë dëm të madh, meg jithëse nuk u kishim bërë asnjë lën dim më parë. Unë jam emëruar ud hëheqës i grekëve dhe duke dashur të ndëshkoj persët, kam ardhur në Azi, të cilën e mora nga ju” (Letra e Aleksandrit drejtuar mbretit persian Darius III të Persisë në përgjigje të një lutjeje për armëpushim, siç cito het në Anabasis). Duket sikur ai i konsideron maqe donasit grekë. Unë do të imagjinoja se ai do ta dinte, duke qenë fjalë për fjalë Aleksandri i Madh i Maqe donisë dhe i gjithë të tjerëve për reth. Sjell vetëm një supozim. Statuja në Shkup nuk mashtron askënd. Është ajo që ndodh në Ma qedoninë e mirë “të vjetër” të Veriut - vjedhja historike. Një tregim i rre më. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk duan t’u japin mbështetje diplomatike: sepse ky vend fjalë për fjalë përpiqet të heqë një pjesë të trashëgimisë së njerëzve të huaj dhe ta pretendojë atë si të tijën. Kur ju pranoni fjalë për fjalë gënjeshtrat, njerëzit e tjerë thonë se po gënjeni dhe kundërshtojnë riinterpretimin tuaj të vogël të rremë.

E ENJTE, 25 GUSHT 2022Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

VËSHTRIM & OPINION

Takim i këndshëm dhe miqësor me mërgatën shqiptare Në Malësi u zhvillua aktiviteti “Vëllazërisht me diasporën”

KOHA Javore18 KULTURË

Ky tubim madhështor ku morën pjesë numër i madh i bashkëvedasve që jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës, u zhvillua në Kullën e Vuksan Lekës, në fshatin MërgimtarëtVuksanlekaj. në këtë mbrëmje u sho qëruan vëllazërisht me miqtë që jeto jnë në vendlinje, me familjarët e tyre, por edhe me përfaqësues të Ko munës së Tuzit, duke shkëmbyer ide dhe plane të reja për zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të trevës së FillimishtMalësisë.të pranishmit i përshëndeti kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gje loshaj i cili duke iu urojë mirëseard hje dhe pushime të këndshme në vendlindje të gjithë mërgimtarëve, i informoi ata mbi veprimtarinë e Komunës së Tuzit mbi zhvillimin e vendit, si dhe mbi projektet e rëndë sishme infrastrukturore që janë re alizuar dhe ato që janë në realizim e sipër.

“Në kohën kur Malësia nuk kishte in stitucionin e vet, ka pasur diasporën e cila nuk ka gurë që është vendo sur në këtë vend që s’ka qenë edhe djersa Juaj. Dhe kjo është ajo që na ka mbajtur dhe që na ka dhënë durim që të presim e të kemi vetëqeverisjen tonë lokale. Para tre vitesh në koor dinim me Ju e kemi fituar Komunën dhe bashkë me Ju kemi vazhduar të kordinojmë dhe ta drejtojmë si një vetëqeverisje të mirë me baza për zhvillim”, theksoi kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. Ai shtoi se gjatë tre viteve të fun dit, pavarësisht kushteve të vështira nga pandemia dhe nga ndryshimi i pushtetit në vend, në Malësi është punuar dhe investuar shumë. “Vullneti, dëshira dhe bashkëpunimi dhe mbështetja Juaj dhe e qytet arëve këtu, ia kemi dalur që të ven dosim themelet e mira për zhvillim dhe se Malësia ka marrë rrugëtimin e saj pa kthim. Ai është rrugëtimi i dre jtimit të mirë dhe i zhvillimit ekono mik”, u shpreh Gjeloshaj. Ndërkohë, ai duke mos u ndalur tek investimet që janë kryer më parë që nga marrja e pushtetit në Tuz, Gje loshaj u ndal tek bilanci i punimeve që është duke u realizuar këtë vit në zhvillimit dhe prosperitetin e vendit në tërësi. Ai potencoi kilometra të tëra që janë realizuar në përmirësimin e infras trukturës rrugore në vend, nga bjesh ka e Koritës e poshtë, si dhe ato që janë në realizim e sipër në periudhën në vazhdim, në infrastrukturë rrugo re, në ujësjellës dhe në sektorin e “Nësportit.Malësi janë katër fabrika në ndërtim e sipër, që asnjë komunë tjetër në Mal të Zi e ndoshta as në rajon, në këtë kohë nuk i ka. Kemi fabrikën e çipsit, fabrikën e va E ENJTE, 25 GUSHT 2022

Vuksanlekaj – Takimi i mërgimtarëve “Vëllazërisht me diasporën”, është aktiviteti i radhës të cilin e organizoi Komuna e Tuzit në kuadër të mani festimit “Vera kulturore në Malësi”.

“Sot jemi bashkë këtu me Ju, që t’ju themi mirë se vini në shtëpinë Tuaj, në emër të institucionit, Komunës së Tuzit të cilën e keni dashur dhe kërkuar bashkë me ne vite me radhë, e më në fund sot e kemi këtë insti tucion që e drejtojmë bashkë me Ju për të mirën dhe zhvillimin e këtij vendi”, tha Gjeloshaj. Kryetari i Komunës së Tuzit shpre hu mirënjohje dhe falënderim për të gjithë kontributin që diaspora shqip tare ka dhënë ndër vite për Malësinë.

Në kohën kur Malësia nuk kishte institucionin e vet, ka pasur diasporën e cila nuk ka gurë që është vendosur në këtë vend që s’ka qenë edhe djersa Juaj. Dhe kjo është ajo që na ka mbajtur dhe që na ka dhënë durim që të presim e të kemi vetëqeverisjen tonë lokale. Para tre vitesh në koordinim me Ju e kemi fituar Komunën dhe bashkë me Ju kemi vazhduar të kordinojmë dhe ta drejtojmë si një vetëqeverisje të mirë me baza për zhvillim”, theksoi kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

KOHA Javore 19 KULTURË jit, fabrikën e përpunimit të frutave dhe perimeve dhe fabrikën e qum shtit dhe përpunimit të djallit e cila filloi të ndërtohet para një muaji. Këto katër fabrika sjellin zhvillim ekonomik, vende të reja të punës. Pra me këto investime që po kryhen tash tre-katër vite që jemi këtu, me hapjen e këtyre fabrikave Malësia nuk është më ajo që ishte”, tha ndër të tjera Gjeloshaj. Ai më tej u zotua se në vazhdim do të ndërtojnë sheshin e ri të qytetit, me një investim afro 1 milionë euro, për t’u ngritur më pas m’u në mes të sheshit permëndorja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skendër Ndërkaq,beut.

të pranishëm në takim ishin edhe kryetarë të disa sho qatave atdhetare që veprojnë në Shtetet e Bashkura të Amerikës, të cilat ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar dhe të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe zhvillimin e Malë sisë në të gjitha sferat jetësore. Për veprimtarinë, kontributin dhe mi sionin e shoqatave që drejtojnë dhe për vizionin e tyre fisnik dhe human për Malësinë në të ardhmen, folën kryetari i shoqatës atdhetare “Malë sia e Madhe”- Miçigan, z. Ndrekë Gjolaj, kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”, z. Vilson Sinishtaj dhe kryetari i shoqatës “Malësia” në Ka liforni, Enver Vero Gjokaj. Takimi me mërgimtarët kaloi në një atmosferë të këndshme miqësore, ku të pranishmit duke u shoqëruar me njëri-tjetrin, shijuan koktej të përgat itur për ta, që u harmonizua me tin guj të fyellin nga Shtjefën Ujkaj, dhe recitim të poezisë nga Idriz Gjokaj e më pas duke u argëtuar me muzikë live nga këngëtarja Eliza Markiq nga Ulqini. t. u.

KOHA Javore20 MOZAIK

Pikësynim: Informacion i padëshmuar në artikullin “Aktivitet kulturor ‘Vera në Cem’” të autorit Rrok Gjolaj, “Koha Javore”, Podgoricë, e enjte, 21 korrik 2022, viti XXI, numër 1019, ff. 28-29

Dr. Rrok Gjolaj, publicist i afirmuar, shkrimtar, profesor, funksionar i lartë në Ministrinë e Arsimit në Republikën e Malit të Zi, në artikullin e sipërpër mendur përfshiu një informacion të z. Tomë Dedivanaj. Ky i fundit për kole gun e bashkëpunëtorin e tij, të ndjer in Gjergj Hasanaj, pohon se: “Në vitin 1972, Gjergji ishte pjesëmarrës në Kongresin e drejtshkrimit në Tiranë (dhe pse deri më sot nuk është botu ar ndonjë e dhënë për këtë kontribut të Gjergj Hasanajt), bashkëpunëto ri i tij Tomë Dedivanaj dëshmoi për saktësinë e informacionit”. Lidhur me këtë informacion që e lex ova te “Koha Javore”, që sapo e për mendëm, kohëve të fundit më pyesin Gjergj Hasanaj nuk ka pjesëmarrës në Kongresin Drejtshkrimit të Gjuhës

Sqarim E ENJTE, 25 GUSHT 2022

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

2. Kujtesa ime (I. D.), përkundër modestisë theksoj se ende është e fortë, megjithë moshën e pleqërisë falë dhuratës së Perëndisë. Si sot më kujtohet e shtuna e 19 nëntorit 1972, kur na pritën në Han të Hotit me dashuri vëllazërore për faqësuesit e organizuesit të Kongre sit të Drejtshkrimit në krye me Koço Bihikun, zëvendësdrejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Universi tetit Shtetëror të Tiranës. Më takoi të rri në ndenjëse të auto busit pranë prof. Mahir Domit gjatë rrugës për në Tiranë. Darkuam në Shkodër. Gjergj Hasanaj gjëkundi s’është parë. Gjatë kohës së mbajtjes së Kongre sit, më vendosën në një dhomë të hotel “Dajti”-t në Tiranë bashkë me kolegun Zijadin Munishi nga Gjilani. Përbri nesh u vendos prof. Jak Mita nga Prishtina. Gjergj Hasanaj s’u duk fare. Ai s’ishte i pranishëm as të nesërmen, më 20 nëntor 1972, kur i filloi Kongresi pun imet në sallën e madhe të Kuvendit Popullor të atëhershëm; gjatë mba jtjes dhe përfundimit të tij. S’u pa në pritjet që na ftuan: në Ministri të Arsimit, sh. Thoma Deliana; te Prof. Androkli Kostallari, drejtor i Institutit mikpritës; as në shëtitje jashtë Tirane.

KOHA Javore 21 MOZAIK

shumë kolegë nga Trieshi dhe treva të tjera. E do puna që kësaj radhe të përmendi me shumë mall e nder im shokun tim të nderuar, tanimë të ndjerë, duke uruar që të pushojë në paqe në atë Botë, ku, të gjithë, herët a vonë, do të shkojmë. Me ndërgjegje të plotë, përgjegjë si morale, njerëzore dhe shoqërore, në vigjiljen e 50-vjetorit të mba jtjes së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (më pas KDGJSH), si pjesëmarrës i tij nga Mali i Zi sqa roj se i ndjeri Gjergj Hasanaj nuk ka qenë i 1.Dëshmi:pranishëm.Dokumentacioni dhe aktet e botu ara të KDGJSH (19-25 XI 1972).

Besoj se janë të mjaftueshme këto dëshmi për të vërtetuar se në Kon gres s’ka marrë pjesë fare, as s’ka qenë atëbotë në Shqipëri.

KongresinqenëeGjuhësShqipe

Do të kishte shumë vlerë të zbardhej dëshmia për saktësinë e informa cionit që u bë objekt sqarimi. Prandaj veproni sipas kodit të gazetarit! Delni zot asaj që shkruani dhe informoni! Zaten biografitë s’shkruhen me hamendje, sipas dëshirave, me lë vdime të tepruara, duke e bërë mizën buall, siç thotë populli, me synime e prirje krahinarizmi e bajraktarizmi, pa asnjë bazë, por në mbështetje të fak teve të qëndrueshme dhe meritave reale. Dr. Ismail Doda

Në rubrikën “Poezi e Ballkanit”, janë përfshirë poetët me poezitë: Nikolla Polliq me “Mëngjes i pistë”, Minja Pjeshçiq me “Falja më e rëndë sishme”, Salih Aliq me “Pamja nga këmbanarja”, dhe Sllavko Mihaliq me “Në tavolinën, mes oqeanit”. Të gjitha poezitë në fjalë i ka përkthyer dhe përshtatur Gazmend Çitaku. Në rubrikën “Poezi botërore”, janë prezantuar: Ada Negri (18701945) me “Nëna”, Elisabeta Bali me “Mrekulli nën diell (1)”, Nina Ka sian (1924-2014) me “Ka mënyra e mënyra për t’u zhdukur”, Leonardo Sinisgalli (1908-1981) me “Shpirti im”, Mark Strand (1934-2014) me Pranverë, Xhianis Ritsos (19091990) me “Foleja”, Katerina Silvia Fiore me “Shtigjet e mistershme të dashurisë”, Gabriella Paci me “Ti që nuk je poet”, Uilliam Batler Jets (1865-1939) me “Zemër”, dhe Emanuela Rico me “E re si pranve Nëra”. rubrikën “Prozë”, me punimet e veta janë paraqitur: Mark Pashku me “Shënimet e Mateos”, Fatmire Dura ku me “Ora me qostek”, dhe Vera Bekteshi me “Të lindur në pallatin ‘Rus’ të viteve ’50-të”. Në rubrikën ”Prozë bashkëkohore malazeze”, janë prezantuar me pun ime: Tanja Sekuliq me “Babai”, dhe Mitar Misho Shkuletiq me “Mamba e zezë”, të cilat i ka përkthyer nga gju ha malazeze Gazmend Çitaku. Në rubrikën “Prozë botërore”, me

Botime të reja KULTURË E ENJTE, 25 GUSHT 2022

KOHA Javore22 Në muajin qershor të këtij viti, katër vite me vonesë nga numri paraprak 17/2018, për shkak të mungesës së mjeteve materiale për botim, por edhe të shkaqeve të tjera, doli nga shtypi numri 18/2022 i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Dija”, të cilin e botoi Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, kryetar i të cilit është Prim. Dr. Gani Karamana ga, i themeluar më 12 nëntor të vitit 2022 në Ulqin. Ky numër i revistës në fjalë u botua me ndihmën e IP Qendra për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës së pakicave në Mal të Zi në bazë të kontratës për realizimin e aktiviteteve në bash këpunim me Bashkimin e Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi. Redaksia në përbërje të Dr. Gani Karamanaga, Dr. Anton Lulgjuraj, Hajro Ulqinaku, Mustafa Canka, Jaho Kollari dhe Ali Gjeçbritaj, në krye me kryeredaktorin Gazmend Çitaku, në punën përgatitore për botim, bru min e materialit shumëpërfshirës të opuseve dhe zhanreve të ndryshme të autorëve konkurrues të përfshirë në këtë numër të revistës, e kanë ndarë në dy cikle, atë letrare dhe studimore, të cilat i kanë shpërndarë në ca rubrika prezantuese. Revis ta është shtypur në shtypshkronjen “Press studio”, Ulqin, 2022, në tirazh prej 300 copësh dhe përbëhet prej 192 Hyrjafaqesh.nërevistë fillon me visarin e mençurisë (aforizmin) e Xhon Lenon (1940-1980) “Jeta është ajo që të ndodhë përderisa je i zënë duke bërë plane tjera” dhe vazhdon me faqet e rubrikës “Kujtojmë me poezi”: Simë Dobreci (1934-2020), Nezir Çitaku (1938-2020), Bahri Brisku (19332021), në të cilën me poezitë e veta paraqiten: Ibrahim Berjashi me “Ku po shkon o, Simë Dobreci?”, Halil Matoshi me poezinë “Po zvogëlohet baba”, dhe Meri Elizabet Frye me poezinë “Mos rri pranë varrit tim dhe mos qaj”, të përkthyer dhe përshtat ur nga Gazmend Çitaku. Cikli i parë – Letrare, fillon me ru brikën “Poezi shqiptare”, në të cilën me poezitë e veta paraqiten: Halil Matoshi me “Dita kur u ndal lufta”, Frederik Rreshpja me “Ushtari i vjetër”, Argëzon Sulejmani me “Shi i tokës sime”, Shaban Hasangjekaj me “Sytë”, Rita Petro me “Mekati i shegës”, Ali Gjeçbritaj me “Plisi im”, Greta Bandilli Backa me “Ditën që iku poeti...”, Agim Desku me “Adem”, Rozafa Shpuzha me “Për një dash ni të refuzueme”, Jaho Kollari me “Poetët”, dhe Fatmin Gjata me “Më bëhesh valë”.

Doli nga shtypi numri i revistës për shkencë, kulturë dhe art “Dija”

18/2022

Në rubrikën “Ese”, janë prezantuar me punimet e veta: Jovan Nikollaidis me “Në dorën e shtrirë të shpresave – arsyeja në pranga” (të përkthyer dhe përshtatur nga Gazmend Çita ku), dhe Ambroz Nikçi me “Të jetosh me gropë në gjoks (të shqipëruar nga Gazmend Çitaku). Në rubrikën “Ex-libris”, me punimet e veta janë paraqitur: Dr. Nail Dra ga me “Ngjarjet e Ulqinit në një bo tim estetik”, Jaho Kollari me “Vjelja e detit”, Qani Osmani me “Busulla e artë”, dhe Gazmend Çitaku me “Thesari gastronomik i Ulqinit”.

KOHA Javore 23 KULTURË E ENJTE, 25 GUSHT 2022 materialet e veta janë paraqitur: Gar sia Markez me “Sikur të kisha një copëz jetë...”, Italo Kalvino me “Takimi me psikologun” (përkthyer nga Arian Kallço), Mitja Çander me “I verbri” (shqipëruar nga Nikollë Berishaj), dhe Neale Donald Ualsh me “Biseda me Zotin” (përkthyer dhe përshtatur nga Shemsie Shaba).

Në rubrikën “Historike”, të ciklit të dytë – Studimore, me punimet e veta janë prezantuar: Mustafa Can ka me “Ulqini në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, dhe Gazmend Çitaku me “Demonstratat e Ulqinit të vitit 1969”. Në rubrikën “Traditë”, me materialet e veta janë paraqitur: Prof. Dr. Mak sut Xh. Haxhibrahimi me “Krojet e Ul qinit dhe rrethinës”, Fjoralba Prifti me “Muzeu kombëtar i artit mesjetar”, Sami Flamuri me “Tivari, dashuria dhe mankthi im!”, Gazmend Kovaçi me “Siujdhesa labeate”, Sami Mish erri me “Dr. Groti – Got mit uns (Zoti me ne)”, Ali Gjeçbritaj me “Fejesa në trevën e Krajës”, Dr. Bahri Brisku (tani i ndjerë) me “Shtresime estetike në Eposin e kreshnikëve të shqip tarëve në Mal të Zi”, dhe Gazmend Çitaku me “Afro-ulqinakët”. Në rubrikën “Arkitekturë”, paraqitet: Korab Kraja me punimin “Shtëpia tradicionale në Krajë”. Në rubrikën “Arsim”, me punimet e veta janë prezantuar: Arlinda Suka liqi me punimin “Rëndësia e mis ionit të mësuesit në diasporë”, dhe Shaban Hasangjekaj me punimin “Rrjedha e arsimit shqip në komu nat Plavë e Guci pas Luftës së Dytë NumriBotërore”.18/2022 i revistës “Dija”, mbyllet me rubrikën “Ulqinakët në Durrës”, ku me punimet e veta paraqiten: Meçan Hoxha me “Shqipëria në librin ‘Etnia dhe hapësira’ të Dr. Nail Draga”, Naim Kërçuku me “Disa mendime dhe konkluzione rreth librit ‘Në derë të oborrit’ të Prim. Dr. Gani Karamana ga”, Rifat Plaku me “Kapedan Xhelo dhe Hajro Ulqinaku”, Vladimir Muça me “Kur jeta i ngjet letërsisë”, dhe Dr. Nail Draga me punimin “Komu nikimi me të shkuarën dhe të tash men”. Shaban Hasangjekaj

Intervistë

Koha Javore: Z. Gjokaj prej disa vitesh, falë sukseseve perma nente gjatë arsimimit Tuaj, keni arritur të kyçeni në shumë sektorë të jetës shoqërore. A mund të na thoni se kur filloi angazhimi dhe kontributi Juaj i parë në shoqëri dhe si vijoi ai ndër vite?

A. Gjokaj: Kompania myWorld është një kompani ndërkombëtare, e themel uar në vitin 2003 në Grac të Austrisë. Sot kompania shtrihet në 5 kontinente, në 56 shtete të botës me zyra qen drore në Londër, Angli dhe në Grac të Austrisë. Momentalisht kompania numëron mbi 16 milionë konsumatorë në të gjithë botën dhe ka partneritet me mbi 150.000 kompani. Në fakt, kom pania myWorld është një platformë ndërkombëtare e cila u mundëson të gjithë klientëve të vet, në mbarë botën, të kursejnë para gjegjësisht të përfito jnë rikthim të parave “Cashback” me çdo blerje. Me fjalë të tjera, një klient i myWorld, që mund të regjistrohet gratis në www.myWorld.com, mund të gëzojë përfitime të shumta përmes kësaj platforme ndërkombëtare, kudo në botë për çdo blerje dhe çdo shpën zim. Për më tepër, platforma mund të përdoret si për blerje online ashtu edhe për blerje tradicionale në dy qane, markete etj. E gjithë kjo është gratis – pa pagesë, dhe klienti gjithnjë merr vetëm përfitime. Këtu në Mal të Zi, platforma jonë mund të përdoret në mbi 300 kompani, kurse në botë kemi partneritet me më se 150.000 kompa ni duke përfshirë këtu kompanitë më të mëdha botërore si booking.com, Walmart, AliExpress.com, Tamoil, Star bucks, Spar, etj. Pra, qëllimi dhe mi sioni i kompanisë është që çdo klient që regjistrohet, kudo që ai lëviz nëpër botë, të rimbursohet për çdo shpenzim dhe blerje (ushqime, karburant, farma ci, hotele, restorante, karta avioni etj), duke shfrytëzuar kështu platformën tonë – myWorld App. Unë personalisht kam filluar an gazhimin tim në kompaninë myWorld në Mal të Zi si drejtor i shitjeve në vitin 2018. Falë suksesit dhe rezultat eve që arritëm këtu në Mal të Zi, dhe në shtetet e ish-Jugosllavisë, në vitin 2021 kompania vendosi të hapë degët e veta në Shqipëri dhe Kosovë, dhe në të njëjtën kohë më emëruan si drejtor gjeneral për myWorld Albania sh.p.k. dhe për myWorld Kosova sh.p.k. Koha Javore: Me profesion jeni ekonomist i diplomuar. Sa fushë sfiduese është ekonomia? A. Gjokaj: Studimet themelore i kam përfunduar në Podgoricë, pikër isht në Fakultetin Ekonomik. Po në të njëjtin institucion, gjatë studimeve post-diplomike, kam punuar edhe si ligjërues-asistent ku edhe kam përfun duar studimet e magjistraturës. Ekono mia është një fushë shumë e gjerë dhe që i jep mundësi një individi të punojë në fusha të ndryshme. Sot pothuajse asnjë institucion, asnjë kompani, zyrë apo dyqan nuk mund të funksionojë pa ekonomist. Kjo nga njëri këndvështrim mund të analizohet edhe si avantazh për ekonomistët, sepse jep shumë mundësi për punësim ose vetë-punë sim, por nga ana tjetër duhet theksuar se një ekonomist i mirëfilltë duhet të jetë i njohur dhe i avancuar me sfera të ndryshme të ekonomisë si: kontabi liteti, financat, marketingu, menaxhimi, PR e kështu me radhë. Përveç kësaj, jemi dëshmitarë se në kohët e fundit, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, dhe rrethanat e ndryshme me kovid-in, kanë ndryshuar mënyrën e veprim tarisë së çdo biznesi dhe çdo per soni. Andaj, një ekonomist i mirëfilltë, përveç eksperiencës dhe diturisë në fushë të vet, për shkak të veprimtarisë së gjithanshme, duhet jetë i përditësu ar edhe me zhvillimin e teknologjisë, pastaj duhet të jetë njohës i normave dhe çështjeve ligjore, juridike, tatimore dhe kështu me radhë.

A. Gjokaj: Aktivitetet ne sektorin e jetës shoqërore janë diçka me çfarë edhe jam rritur. Duke filluar nga mo sha rinore, kam qenë i pasionuar dhe shumë aktiv në aktivitetet e shumta në Malësi si në karnavale, në Teatrin e Shna Ndout, në shoqatat kulturo-artis tike dhe folklor, si dhe në sport e akti vitete të tjera jashtë bankave shkollore. Mund të them se ky entuziazëm dhe vullnet më ka ndjekur edhe gjatë stu dimeve, ku kam qenë anëtar i kryesisë së Shoqatës Sportive të Studentëve të Fakultetit Ekonomik “Ekomen” për plot 3 vite. Edhe pse obligimet stu dentore ishin të shumta, gjithnjë kam gjetur kohë për aktivitete të tilla, duke mos lënë pas asnjëherë aktivitetet në Malësi. Edhe pse këto aktivitete kërko nin kohë dhe angazhim, prapëseprapë, nuk kanë paraqitur asnjë pengesë në arsimimin tim, për më tepër, mund të them se kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin dhe edukimin tim, duke më dhënë kështu mundësi të mësoj dhe të zgjeroj diturinë time në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Përveç kësaj, këto 4 vitet e fundit jam edhe kryetar i Shoqatës “Karnavali-Koret” që me krenari mund të them se është një ndër evenimentet më të ndjekura në Malësi. Koha Javore: Viteve të fundit jeni drejtor (menaxher) i kompanisë, myWorld. Për çfarë kompanie bëhet fjalë dhe ku operon?

KOHA Javore24 INTERVISTË

Koha Javore: Në Malësi veçoheni për suksesin dhe arritjet Tuaja të shumëfishta. Çili është çelësi i këtij suksesi, si arrihet ai në këtë nivel që e keni arritur Ju? A. Gjokaj: Meqenëse gjithmonë kam qenë adhurues i sportit, e sidomos i futbollit edhe këtu dua të bëj një para lele me sportin. As në sport e as në jetë të përditshme, mendoj se asgjë nuk mund të arrihet individualisht. Këtu patjetër që e kam fjalën për mbështet

Nëse e doni punën që bëni, do të jeni edhe ju të suksesshëm me të riun e suksesshëm nga Malësia, Arton Gjokaj

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

Koha Javore: Vitin e kaluar në Kosovë, nën organizimin e Gen telmen Magazin dhe Friday Communications, u bë përgjedhja e burrave më të suksesshëm për vitin 2021, në 13 kategori, dhe Ju morët çmimin “Burri i vitit”. Si e vlerëson këtë çmim dhe çfarë përbën ai për Ju? A. Gjokaj: Ishte vërtetë një kënaqë si e madhe kur mësova se pikërisht në prag të festave të fundvitit do të shpërblehesha me titullin “Burri i vitit” në Kosovë. Ishte një kënaqësi dhe një ndjenjë e jashtëzakonshme që për, pak a shumë, një vit aktivitet në Kosovë, të fitoj këtë çmim dhe të jem i sho qëruar me individët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm të Kosovës si stil isti Valdrin Sahiti, biznesmenët Erolld Belegu, Mërgim Cahani, pastaj Dr. Isuf Dedushaj, sportisti dhe selektori Dri ton Kuka etj. Çdo çmim dhe mirënjohje ka domethënien e vet, mirëpo kjo për mua kishte domethënie të dyfishtë. Nga njëra anë, shpërblimi erdhi në një shtet ku ushtroja aktivitet për pak kohë, dhe ajo punë u vlerësua nga organizatat e lartpërmendura dhe u cilësua si aktivitet i jashtëzakonshëm, që për mua ishte shumë inkurajuese në aspektin profesional. Mesiguri që ky çmim më ka nxitur dhe do më nxisë të punoj edhe më shumë dhe më mirë në të ardhmen në mënyrë që këtë tit ull “mos ta humbas”, por ta rikonfirmoj edhe në të ardhmen. Nga ana tjetër, çmimi kishte edhe domethënie senti mentale dhe emocionale, meqenëse u shpërbleva pikërisht në Prishtinë, në qytetin i cili ka qenë gjithherë i lidhur ngushtë me Tuzin tonë, vendi ku kanë studiuar dhe ku janë arsimuar prindërit dhe të parët tanë.

KOHA Javore 25 INTERVISTË

E ENJTE,

jen e “bashkëpunëtorëve” më të ngushtë, e na rastin tim është familja. Jam i mendimit që hapi i parë drejt suksesit, është mbështetja e mad he që vjen pikërisht nga familja, dhe ndoshta nuk më takon mua të flas për një sukses apo arritje time, por çdo gjë që kam arritur dhe realizuar, është falë mbështetjes që kam patur nga familja, jo sot, jo dje, as jo para një viti, por që nga dita e lindjes e deri më sot. Përveç kësaj, rruga drejt suksesit varet edhe nga individi dhe, medoemos, ka disa shkallë që nuk mund të kapërce hen. Nga ana tjetër, suksesi është i ndërlidhur ngusht me shumë faktorë si edukimi, arsimimi, aspiratat e sido mos me sakrificat e një individi. Unë kam pas fatin që gjatë studimeve të jem bursist i fondacioneve të jashtme, që më kanë mundësuar të udhëtoj, të studioj dhe të shoh shumë gjëra që ndoshta në universitet tona nuk mëso hen. Kështu si student dhe si ligjërues në universitet, kam patur rastin të nd jeki trajnime të shumta në shtete të ndryshme të Evropës. Kjo sigurisht që ka ndikuar në zhvillimin dhe në formim in tim e sidomos në qëllimet e mia.

Koha Javore: Ditëve të fundit jeni përgjedhur si fitues i njërit ndër çmimet prestigjioze dhe të njohura për liderët e rinj të biznesit “40 under 40”. Si ndiheni për këtë vlerësim dhe kur do të mbahet mbrëmja gala? A. Gjokaj: Po, më 15 gusht të këtij viti mora vesh edhe për shpërblimin e radhës, që kësaj here ka përmasa më të gjera. Në fakt, që disa vite me radhë në qytete të ndryshme në botës or ganizohet evenimenti Business Elites Awards “40 under 40” nën orga nizimin e Global >Top Brands Awards. Business Elites “40 Under 40” është një program çmimesh prestigjioze që identifikon menaxherë dhe sipërmar rës të rinj, vizionarë dhe novatorë që kanë arritur suksese në lëmi dhe fush at e veprimtarisë së tyre. Është një nga çmimet më të njohura dhe prestigjioze në botë për liderët e rinj të biznesit, dhe vetë fakti që quhet “40 under 40”, do të thotë që përzgjidhen vetëm 40 individë që janë nën 40 vjeç. Përveç kësaj, janë shumë kushte të tjera që duhen plotësuar për t’u marrë ky çmim, ku analizohet pozita e individit në kom pani dhe arritjet e kompanisë falë indi vidit, madhësia e kompanisë, edukimi, karriera, punimet dhe krijimtaritë jashtë punës së përditshme, angazhimet e tjera në sektor shoqëror, etj. I gjithë procesi i përzgjedhjes ka zgjatur me muaj të tërë dhe me verifikime të shumta. Çmimet janë të ndara sipas rajoneve, kështu që çmimi që unë kam marrë është “40 under 40” në Evropën Juglindore ku janë të përfshira më shumë se 15 shtete. Muajin e kaluar është organizuar evenimenti “40 under 40” për pjesën e Amerikës Veriore që u mbajt në Nju Jork, kurse për pjesën e Evropës Juglindore e ashtuquajtura mbrëmja gala dhe ndarja e çmimeve do të mbahet me datën 15 shtator në Stamboll të Turqisë. Koha Javore: Cilat janë planet Tuaja në vazhdim dhe mesazhi Juaj drejtuar të rinjve të cilët as pirojnë të afirmohen dhe të kenë sukses në fusha të ndryshme të jetës? A. Gjokaj: Jemi dëshmitarë se sot je tojmë në një botë të shpejtë me shumë ndryshime që nuk mund të parashiko hen, andaj, nuk është aq e lehtë që të thuash me siguri të plotë se ku do të jesh për pesë apo dhjetë vite. Ajo që gjithmonë tingëllon dhe dëgjohet në brendësinë time, është sigurisht vend lindja. Mendoj se kontributi më i madh që një njeri mund të jap është së pari ajo çfarë i jep vetës, familjes e pastaj edhe shoqërisë dhe vendlindjes. Në lidhje me këtë, unë gjithnjë mendoj dhe uroj që diku në të ardhmen të gjithë këtë eksperiencën time dhe diturinë që kam fituar duke punuar me kompa ni ndërkombëtare, ta vë në shërbim të vendlindjes sime. Investimi më i mirë i një shoqërie është pikërisht investimi në të rinjtë, dhe besoj se gjëja më e shenjtë dhe më e mirë që mund të bë jmë është që me shembullin dhe me sukseset tona të tregohemi altruist dhe të udhëheqim dhe të drejtojmë vendin tonë duke krijuar kështu një të ardhme të mirë, një të ardhme të bukur dhe të sigurt për gjeneratat e reja. Lumturia është çelësi i suksesit. Andaj nëse e doni punën që bëni, do të jeni edhe ju të suksesshëm. Koha Javore: Ju falënderoj për këtë intervistë! A. Gjokaj: Faleminderit Juve për kuj desin dhe për intervistën që realizuam së bashku. Është gjithmonë kënaqësi që të jem në një farë mënyre mysafir i “Kohës Javore”. Ju uroj shumë suksese në punën dhe veprimtarinë Tuaj. Bisedoi: Toni Ujkaj 25 GUSHT 2022

KOHA Javore26 KULTURË E ENJTE, 25 GUSHT 2022 vazhdon nga numri 1021 Përgjegjësinë e shtetit shqiptarë për masakrën e Tivarit, e thekson edhe autori i librit Dr. Nail Draga, tha Prof. Ulaj në elaborimin e vet. Për librin “Masakra e Tivarit – gjeno cid kundër shqiptarëve”, në mënyrë koncize, analitike dhe kronologjike të konkretizuara me fjalë dhe shifra, elaboroi edhe kryetari i Kuvendit të kombit shqiptar dhe ish-themeluesi dhe kryetari i Shoqatës Atdhetare “Kosova”, shkrimtari dhe publicis ti nga Shqipëria, Dashamir Uruçi, si dhe vetë autori, Nail Draga. Elaborimin lidhur me përurimin e librit “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990” të autorit Hajrullah Hajdari, redaktori i veprës në fjalë, Dr. Nail Draga, e filloi me shprehjen:“Trajtimi i temave që kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi, janë inspiruese për autorë të ndry shëm, që është dëshmuar me bo time të veçanta në këto tri dekadat e fundit. Kemi të bëjmë me kohën e pluralizmit, ku autor të profileve të ndryshme, kanë trajtuar e botuar ar tikuj, studime e botime me vlerë nga fusha e shkencës, letërsisë, kulturës, e Nëpublicistikës.mesineatyre autorëve është edhe Hajrullah Hajdari, i cili pas tri librave të botuar deri më tash ‘Shqiptarët në Mal të Zi nga Kon gresi i Berlinit deri më 1941’ (2016); ‘Ulqini në dokumentet malazeze nga viti 1880 deri më 1915’ (2018), ‘Pro nat dypalëshe të shqiptarëve në të dy anët e kufirit Shqipëri-Mali i Zi’ (2019), së fundmi opinionit i prezan tohet me botimin e ri të katërt me titull ‘Pozita kushtetuese-juridike dhe poli tike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990’, botuar nga SHAI ‘Art Club’ në Ulqin. Libri paraqet peri udhën e socializmit përkatësisht të ideologjisë komuniste deri më dësh timin e këtij rendi shoqëror në vitin 1990, kur këtu u miratua në praktikë pluralizmi politik”. Në elaborimin e tij, Dr. Draga thek soi se fjala është për një periudhë kohore, e cila në rrethana të reja proklamonte barazinë shoqërore në një mjedis shumëkombësh, siç ishte shteti përbashkët me emrin Jugoslla vi, ku bënte pjesë edhe Mali i Zi. Në këtë ish-republikë, shqiptarët ishin popullsia e vetme jo sllave, andaj kanë sfiduar rrethanat e kohës për të mbijetuar, sepse ndonëse në spek trin formal juridik, shqiptarët ishin të barabartë si qytetarët e tjerë, por praktika tregonte të kundërtën, ata ishin të diskriminuar sepse nuk ka ekzistuar vullneti politik i pushtetit për barazi qytetare e nacionale. Mos investimi në viset shqiptare, in frastruktura e pavolitshme dhe pap unësia, ishin parakushte për emigrim in e shqiptarëve në botën e jashtme, duke mbetur plagë e pashërueshme deri në ditët tona, theksoi referuesi Draga në elaborimin e vet, dhe shtoi se me një fjalë kemi të bëjmë me një spastrim të heshtur etnik, praktikisht me shpopullarizimin e vendbani meve shqiptare që dëshmohet nga burimet statistikore. Ndërsa, nga të dhënat që i prezanton autori Hajdari për shqiptarët sipas regjistrimeve të popullsisë (1948-1981), del qa rtë se kemi të bëjmë me falsifikim të të dhënave për shqiptarët sipas vendbanimeve, sepse numri i shqip tarëve ka qenë më i lartë se sa e ka paraqitur statistika zyrtare. Ndërsa, të dhënat e prezantuara për gjoja deklarimin e popullsisë malazeze në vendbanimet shqiptare ku nuk ka pa sur asnjëherë të tillë, dëshmon falsi fikimin e të dhënave, me dirigjimin e pushtetit, me prapavijë politike, duke i paraqitur shqiptarët me pjesëmarrje sa më të ulët në kuadër të popullsisë së Referuesipërgjithshme.Nail Draga theksoi se autori Hajdari librin e ka ndarë në shtatë pjesë, duke i trajtuar me qasje shumëdimensionale çështjet preok upuese për popullsinë shqiptare në Mal të Zi. Në të dhënat e prezantuara përveç konsultimit të literaturës për katëse, bien në sy dokumentet arki vore të cilat opinionit i prezantohen për herë të parë. Duke lexuar këtë libër, çdokush e ka të qartë se sa ka qenë vështirë të jetohet si shqiptarë, sepse pushte ti ideologjik ndaj shqiptarëve kishte standarde të dyfishta, ku në mënyrë perfide luftonte identitetin kombëtar Periudhashqiptar. kohore e trajtuar në këtë libër, ka të bëjë me ideologjinë komu niste, e cila në mënyrë formale bazo hej në parimet e barazisë nacionale për të gjithë, por, në praktikë ishte krejt ndryshe, theksoi Draga në elaborimin e tij, dhe shtoi se barazia naciona le për të gjithë ata popuj, të cilën morën pjesë në luftën për çlirimin e vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga okupatorët mbeti vetëm prem tim që u dëshmua me tkurrjen e të drejtave nacionale të pakicave kom bëtare, ku shqiptarët në Mal të Zi, ishin shembull tipik i këtij konstatimi, dhe nuk ka si të ishte ndryshe, sepse sistemi shoqëror-politik, i vendosur në territorin e Malit të Zi pas Luftës së Dytë Botërore, ka pasur të gjitha karakteristikat e pushtetit totalitar me bazament ideologjinë politike. Referuesi Nail Draga, foli edhe për shumëçka të përfshirë në librin e Ha jrullah Hajdarit, dhe në fund veçoi: “I vetëdijshëm se nuk kemi të bëjmë me çështje personale, por me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi për periudhën kohore 19451990, autori i librit ofron të dhëna me

U bë përurimi i librave të autorëve Dr. Nail Draga dhe Hajrullah Hajdari Në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë

(2)

KOHA Javore 27 KULTURË E ENJTE, 25 GUSHT 2022

Objekt e librit janë edhe vuajtjet dhe qëndresa e shqiptarëve në Malin e Zi, zhvillimi kulturor, arsimor e ekonomik në periudhën 45 vjeçare në kuadër të Malit të Zi. Libri trajton një periud hë të rëndësishme, por të ndjeshme. Andaj ky libër mund të konsiderohet edhe si thirrzë ndaj kujtesës sonë kolektive, për të mos harruar, është prehur në fund të referimit të tij kon ciz dhe konstruktiv Mr. Ismet Kallaba. Për librin në fjalë, në mënyrë koncize dhe analitike, ka folur edhe autori Ha jrullah Hajdari. Në fund të përurimit, autorët e li brave, Dr Nail Draga dhe Hajrullah Hajdari, kanë falënderuar panelistët për vlerësimin e librave të tyre, e po ashtu, kanë shprehur falënderime edhe për pjesëmarrësit në numër të konsiderueshëm në akademinë solemne të përurimit. Sh. Hasangjekaj

interes, të cilat trajtohen, analizohen dhe publikohen për herë të parë, ndërsa shfrytëzimi i lëndës arkivore, jo vetëm për nga forma, dëshmon për qasje profesionale për çështjet e tra Referuesijtuara”.

Draga, pa hezitim përm byllë konstatimin se ky botim me vlerë i fushës historiko-juridike, por gjithsesi edhe nga sociologjia poli tike, do të jetë nxitje për studiues të ndryshëm, për të vazhduar hulum timet sipas profilit të tyre profesion al, e si i tillë do të jetë referencë e nevojshme për të gjithë ata që do të trajtojnë rrethanat shoqërore e poli tike për shqiptarët në këtë mjedis, për këtë periudhë kohore. Referuesi i dytë, dhe njëherazi lektori i librit në fjalë, Mr. Ismet Kallaba, në emër të botuesit – Shoqatës së Ar tistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini, kryetar i së cilës është, përshëndeti të pranishmit dhe falën deroi organizatorin e përurimit të li brave, në krye me Binak Ulaj, që ka përzgjedhur të përuroi këta dy libra në Vuthaj, të botuara nga shoqata e “Veprimtariatyre. botuese është njëra ndër aktivitetet kryesore të sho qërisë tonë, e cila është botuesi më i madh ndër shqiptarët në Mal të Zi. Gjatë këtyre 32 viteve, që nga fillimi, në dhjetor të vitit 1990, ‘Art Club’-i ka botuar rreth 175 libra të fushave të ndryshme, kryesisht të autorëve shqiptarë në Mal të Zi. Viteve të fun dit, është rritur numri i librave nga autorët shqiptarë në Mal të Zi, gjë që është për tu gëzuar, por në anën tjetër duhet ta pranojmë që kemi pak studime. Në këtë aspekt, duhet parë dhe vlerësuar edhe katër librat stu dimore të autorit Hajrullah Hajdari, pavarësisht se jemi tubuar këtu për të përuruar librin e fundit të tij. Ky libër nuk mund të shikohet si i ndarë (i veçuar), sepse është vazhdimësi e punës kërkimore të autorit dhe e tre librave të tij të mëparshëm. Për këtë arsye, do t’i them përmbledhtazi disa mendime për autorin dhe veprat e tij, si dhe rëndësinë e tyre për studimin shqiptar në Mal të Zi dhe më gjerë. Kush e njeh autorin e librit, e din që ai është shembull i njeriut të përkushtu ar, i cili kudo ka punuar, ka lënë gjur më. Pas daljes në pension, ai i është përkushtuar pasionit të tij-studimit të çështjeve preokupuese që lidhen me shqiptarët në Mal të Zi. Fakti se për një periudhë të shkurtër prej 5-6 vitesh i ka sjellë lexuesit katër libra, dëshmon se kemi të bëjmë me një studiues produktiv. Ato janë rezul tat i përkushtimit dhe i punës së tij vetmohuese, i durimit si cilësi e një punonjësi serioz”. Në elaborimin e vet mbi veprimtarinë krijuese të autorit Hajrullah Hajdari, Mr. Ismet Kallaba, veçoi disa gjëra që për të janë thelbësore në librat e tij: së pari, përzgjedhja e temave apo e objektit studimor. Të katër li brat e Hajdarit 1. “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri në vitin 1941”; 2. “Ulqini në dokumentet malazeze (1880-1915)”; 3. “Pronat dypalëshe – në të dy anët e kufir it Shqipëri-Mali i Zi” dhe 4. “Pozita kushtetuese juridike dhe politike e shqiptarëve më Mal të Zi nga viti 1945-1990”, trajtojnë tema që janë thelbësore për historinë dhe identite tin e shqiptarëve që sot jetojnë në Mal të Zi; së dyti, janë botimet do kumentare që bazohen në materialet arkivore të grumbulluara nga kërkimet në arkivat e Malit të Zi, Shqipërisë etj., është shprehur kështu, sepse një pjesë e studimeve të sotme, qoftë për shkak të lehtësisë apo pamundë sisë materiale të autorit, vuajnë nga mungesa (mangësia) e studimeve në terren dhe arkiva; së treti, plotësimi i boshllëkut të studimeve, që lidhen me shqiptarët dhe çështjet shqiptare në Mal të Zi, janë deficitare dhe – së katërti, dobia e këtyre librave për të tjerët (lënda arkivore që ai sjellë) u shërben edhe studiuesve të tjerë që merren me studimin e kësaj materie. Objekt i hulumtimeve dhe studimit në librin “Pozita kushtetuese juridike dhe politike e shqiptarëve më Mal të Zi nga viti 1945-1990”, janë akte juridike të RSFJ-së dhe Malit të Zi, institucioneve ndërkombëtare, rapor ti mes tyre, forma dhe rendi juridik i qeverisjes, veprimtaritë dhe përgjeg jësitë e institucioneve shtetërore-leg jislative, ekzekutive, gjyqësore, ad ministrative dhe politike, roli i politikës në qeverisje, ngjarjet dhe proceset politike dhe gjyqësore me ndikim në jetën e përditshme, qytetari - në veçanti shqiptar.

KOHA Javore28

më besoni, por u mahni ta nga kompozimi në ballinë: një tufë vjollcash, mbirë dhe shpërthyer në grushtin e dy duarve të brishta e të lidhura. Një ide krijuese e vetë au tores së librit, që flet në heshtje sa një det fjalësh. Ky qe edhe magneti që më shtyri ta marr librin dhe ta lexoj duke mbajtur shënime. Është vërtet mjaft i bukur dhe interesant, madje më shumë i dobishëm, pasi libra të tillë që i kushtohen gruas dhe përp jekjeve të saj për liri dhe barazi sho qërore, janë të rrallë. Për fat të keq, besoj se është i vetmi në llojin e tij, në letrat shqipe. Në këtë rast do të isha e lumtur të gaboja. Që në fillim, dua të theksoj gjuhën dhe leksikun e përzgjedhur, thjeshtësinë dhe qartësinë e shprehjes, gjeograf inë e gjerë që ngërthen vepra, përf shirë edhe forcën dhe magjinë e fjalës artistike, aq sa shumë shprehje mund të gjejnë vend në citate për t’u përdorur si ilustrim në literaturë, apo në mendimin filozofik. Libri në vetvete është vepër studi more, publicistike, politike dhe sho qërore, ku gjejmë një informacion të bollshëm, sa historik, aq analitik edhe bashkëkohor, madje tepër jetësor, pasi prek edhe qelizën e jetës, famil jen, fëmijët, marrëdhëniet me burrin dhe mjedisin që na rrethon. Pikërisht këtu, në shumicën e herëve mbi zotëron edukata dhe mjedisi mash kullor, jo vetëm në vatrat e familjeve shqiptare, por edhe në mjedisin poli

Jam njohur me znj. Vilhelme Vra na-Haxhiraj nga bisedat me mikun tonë, krijuesin dhe studiuesin Kadri Tarelli, i cili flet me admirim për këtë vlonjate nga Kanina, të fisme nga rrënjët, por edhe shkrimtare, poete e studiuese mjaft e njohur në letrat shqipe e cila mban titullin “Mjeshtre e Madhe e Penës” dhe është anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Ar teve, Shqiptaro-Amerikane, me seli në Nju Jork, SHBA. Ky perifrazim disi i gjatë, më ndihmon të formoj një përshkallëzim: emri në pesë rasat e mundshme, mbiemri në tre shkallët e tij dhe folja në tre kohët Nukthemelore.edinë

Një gjerdan i artë për gruan shqiptare E ENJTE, 25 GUSHT 2022 Për Koha Javore: FatmiraBeqja/Veseli

KULTURË

shqiptareartë tik. Më vjen mirë që në këtë vepër është përfshirë edhe gruaja e Darda nisë shqiptare, mbase do të duhej të flitej më shumë edhe për vlerat dhe heroizmin e tyre. Megjithatë edhe kaq nuk është pak. Meqë jam e diplomuar për gjuhë-letër si, jam e dashuruar me letërsinë dhe leximin. Kështu që e prita me kën aqësi librin më të fundit të saj “Lidhja demokratike e gruas, Vlorë”, ku njoha edhe një “Vivra” tjetër, një intelektuale të përfshirë në veprimtari shoqërore, e cila ishte nismëtare e themelimit dhe drejtimit për një kohë të gjatë të “Lidhjes demokratikë të grave”, në qytetin e Vlorës. E lexova të gjithë librin. Autorja pa e kërkuar, të bën pjesë të ndjesive të forta, kur ndeshesh me ngjarje ku luhet me jetën dhe mbijetesën e vetes, familjes dhe mbarë kom bit. Këtu, si çdo lexues apo lexuese e ndjeshme, i jap të drejtë vetes të shprehem, se nga kënaqësia u ndala e rilexova, sidomos pjesën e parë, ku flitet me adhurim për gratë shqiptare, jo thjesht si nëna të përkushtuara ndaj familjes dhe fëmijëve, por më shumë si personalitete, që në kohën e tyre kanë shkëlqyer, duke lënë gjurmë në histori, si brenda botës arbërore, si trimëresha dhe luftëtare të shquara në beteja për liri kom bëtare, por edhe në botën e mad he të dijes, artit, shkencës, human izmit, pse jo edhe në legjenda, që na mahnisin e mrekullojnë me bukurinë, mençurinë, durimin dhe guximin deri në Unë,madhështi.pavarësisht se jam mjaft e kën duar në letra, çuditërisht në gjerdanin e artë të gruas shqiptare, mes em rave shumë të njohur, ndeshem për herë të parë me figura që Vivra i ven dos në “Elitat e mohuara” të kombit, por që për shumicën nga ne janë të panjohura. Them “çuditërisht”, sepse unë e kam jetuar kohën, arsimim in, punën, administratën, hallet dhe vështirësitë e të gjithë shoqërisë, në veçanti të grave. Nuk jam e para që e them, pasi ja dhe jemi ndeshur, me mungesën e informacionit, që koha dhe më shumë politika na i ka mohuar, diku me heshtje, diku edhe me fshehje të qëllimshme. Ndaj e adhuroj autoren Vivra, që ka guxim të gjejë e të thotë të vërtetën, madje edhe të diskuto jë e të polemizojë me faktet, fitoret, humbjet, dështimet e ngadhënjimet. Unë mund të them pa frikë, se znj. Vivra bëhet edhe gjyqtare, jo vetëm rrëfyese. Besoj është shumë, sepse këtu mësojmë më shumë nga ç’ men Vepra,dojmë. si pa dashje të shtyn të ecësh në udhën e vështirë të historisë, në rrugicat e kalldrëmta, shumica plot pluhur, baltë e llucë, që në shekuj të spërkatura e ngjyrosura me gjakun e bijve dhe të bijave. Vivra si grua, studiuese, më shumë edhe si për jetuese e ndjeshme, i njeh mirë këto udhë, ku varfëria, mentaliteti, prapam betja, zakonet, turpi dhe ndëshkimi, madje edhe politika e përçarjes dhe përbuzjes, bënin ligjin. Pikërisht këtu, gruaja shqiptare ka ecur, ka shkelur dhe është penguar, gjakosur e vrarë, rrëzuar e ngritur, rrudhur e rritur, në përpjekjet për vazhdim të jetës, për emancipim dhe liri shoqërore. Jam në një mendje më autoren, se fitore ka, por jo të mjaftueshme, se liria fitohet nuk dhurohet dhe barazia shoqërore meritohet, aq më pak, nuk jepet si lëmosh mëshire. Një formë që Vivra e përbuz deri në neveri. Pak më lart theksova “Pjesa e parë”, megjithëse libri është unik në tërë si, por unë në mendjen time e ndaj në dy pjesë, pasi pjesa e dytë përf shin veprimtarinë e grave në lëviz jen demokratike, pas ndryshimit të sistemit, ku përballemi me të gjithë problematikat e shoqërisë shqiptare, ekonomike, politike dhe shoqërore, të ndërthurura aq gërshet në jetën dhe me jetën e gruas shqiptare. Unë jam vetë grua dhe më pëlqen që autorja, në fjalorin e saj me theks logjik, vendos në çdo gjymtyrë të fjalisë: nëna nënë, nëna edukatore, nëna që mbjell dashuri dhe edukatë, përkushtim e ndershmëri, atdhetari e trimëri, shpresë e optimizëm, forcë shpirtërore, plot guxim dhe durim, për luftë e Çuditërisht,përparim.nëvepër autorja e vua jtur, por trimëreshë, nuk ngre konf likt me askë. Mospajtimi qëndron mes saj dhe autoriteteve të të gjitha kohëve, sepse edhe sot e kësaj ditë, plagët e së djeshmes nuk janë shëru ar e mbyllur, megjithëse bëhet shumë zhurmë nga daullet e propagandës. Jam në një udhë me autoren, se sh kaku kryesor është gjendja ekono mike, varfëria dhe papunësia, që dobëson pozitat e saj, si në familje dhe në jetën shoqërore. Kushtet i detyrojnë gratë të mos jenë të pa varura, aq me pak në vendimmarrje. Megjithatë, Vivra ngre zërin, se vetëm arsimimi, ngritja në kulturë dhe përp jekjet e vetë grave mund ta zgjidhin barazinë gjinore, dhe askush tjetër. Mos të lodhen kot duke pritur. Burrat nuk lëshojnë pushtet. Jam e vetëdijshme se nuk kam hyrë në analizë të hollësishme të veprës, duke i lënë lexuesit, apo më shumë lexueses, mundësi për të vlerësuar vetë, atë çka mëson e përjeton, duke qenë e bindur se ndjesitë e bukura nuk do të mungojnë, edhe kur mbyll faqen e fundit. Kam mendimin se kjo vepër duhet lexuar, mësuar e përtypur mirë, për t’u ndeshur me të keqen dhe të shëmtuarën, për t’u larguar sa më shumë nga e shkuara, nga varfëria, dhuna, plumbi, litari dhe errësira, që koha dhe njerëzit na e kanë lënë pe shqesh në Faleminderitvatër.znj.

KOHA Javore 29

Vivra! Mësova shumë nga Ju. Mësova për ato gra që analfabetizmi nuk i pengoi t’i vinin shpatullat kombit, të varrosnin bijtë e tyre me armë në dorë, të duronin dhimbjen dhe lotët e shpirtit të lën duar, të luftonin në krah të burrave, shpesh edhe në krye të tyre. Zotësia dhe vepra e tyre i bën të adhuruara në Mirënjohjepërjetësi.znj. Vivra! Grave shqiptare u ngrite një monument, që hyn e ze vend në çdo shtëpi, shkollë apo bib Urime!liotekë. Jetë, shëndet dhe krijimtari të bukur, plot dashuri, fisnikëri dhe at dhetari.

E ENJTE, 25 GUSHT 2022 KULTURË

MOZAIK

Mirsad Rexha, fermeri Kllezna vendosi të ardhmen tij në blegtori dhe bujqësi E ENJTE, 25 GUSHT 2022 GjonajGjekë

Në shumë fshatra të Anës së Malit mbarështimi i deleve si biznes është lënë pas dore viteve të fundit. Për fat të mirë ende ka fermerë, edhe pse në numër të vogël, të cilët jetojnë nga blegtoria e bujqësia. I tillë është edhe 44 vjeçari Mirsad Rexha , me familje nga fshati Kllezën Naltë i Anës së Malit, Komuna e Ulqinit. Kllezna është një vendbanim malor që ndodhet 12 kilometra larg qytet it të Ulqinit. Kushtet natyrore të këtij fshati me kullosa dhe me fusha pjel lore (livadhe), mundësojnë zhvillimin e blegtorisë dhe bujqësisë. Banorët e këtij fshati në të kaluarën kryesisht merreshin me blegtori e bujqësi.

Vazhdim i traditës familjare Mirsad Rexha e trashëgoi dashurinë e tij për mbarështimin e dhenve nga gjyshi dhe babai i tij. Kjo veprimtari për familjen Rexha është përcjellë nga brezi në brez , si një lloj tradite dhe tani këtë profesion biznesi e ushtron me shumë dashuri, vëmendje e kujdes Mirsadi, bashkëshortja e tij Suada, me ndihmën edhe të fëmijëve të tyre, djemve Merdijanit, 17 vjeç , Merdinit 8 vjeç dhe vajzës Merdinës 11 vjeçe. Ky fermer i ri, por i sukseshëm me përvojë më se 25 vjeçare, i cili jeton nga produktet blegtorale dhe bu jqësore, nga viti në vit e shtoi tufën e bagëtive pasi u bind se delet , dhitë dhe lopët nuk janë shumë kërkuese dhe se kjo veprimtari nuk është tepër

KOHA Javore30

Historia e tij e biznesit Mirsad Rexha i donte kafshët që i vogël, ndaj ishte e logjikshme që ai të mos hiqte dorë nga dashuria e tij. Historinë e tij të biznesit e fil loi para më se dy dekadash, pas përfundimit të shkollës fillore dhe të mesme. Prej atëherë, kur u krijuan kushtet, pra kur u bashkuan dashuria dhe dëshira për t’u marrë me bleg tori, mori një vendim të prerë. Ishte një lloj konfirmimi i punës së tij. Filloi të shtojë numrin e deleve, e më vonë edhe të bagëtive të tjera të ima dhe të trasha dhe kështu ia plotësoi ve tes dëshirën për të bërë këtë punë.

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

MOZAIK fermeri i ri

bujqësiardhmenngae

Tufën e tij e kullotë në Kllezën dhe në Mal të Birsë Për shumë blegtorë, mungesa e kullotave paraqet problem serioz, por jo edhe për Mirsadin. Ai sqaron se tufën e tij e kullotë gjatë gjithë vitit në Kllezën dhe në Mal të Brisë. “ Pjesën më të madhe të vitit ko penë time të dhenve e kullosi në Mal të Brisë, në pronat e Pero dhe Gjuro Vukçeviqit, të cilat gjithëherë i shfrytëzoj falas, ndërsa unë ua mirëmbaj atyre pronat dhe përkuj desem për to. Tre-katër muajt e vitit tufën time e kullosi në fushat (livad het) e Klleznës Poshtë”, shpjegon Mirsadi.

KOHA Javore 31 e vështirë nëse ke vullnet për të . Siç tregon Mirsadi, fermeri më i madh jo vetëm i këtij fshati, por ndoshta edhe i krejt zonës së Anës së Mal it, kur mbarështimi i dhenve është në gjene, ato bëhen shpejt kafshë të “Pasipreferuara.idoja shumë kafshët , edhe pse e dija se puna për kujdesjen dhe kultivimin e tyre nuk është lehtë, por as shumë e vështirë nëse ke vullnet dhe dëshirë për këtë veprimtari, ven dosa të shtoj numrin e kopesë sime. Aktualisht kam mbi 180 krerë dele, 30 krerë dhi , dhe afro 40 krerë bagëtishë të trasha në mesin e të cilave edhe kuaj, të cilët i mbaj më shumë për qef se sa për punë. Unë dhe bashkëshortja ime kemi vendo sur të mbartështojmë delet, dhitë dhe lopët autoktone (vendase) , të cilat janë një recetë e provuar për sukses në këtë fshat”, thotë Mirsadi.

Shitja e produkteve blegtorale e siguruar në prag të shtëpisë Produktet kryesore të fermës së dhenve të familjes Rexha janë qumështi, djathi dhe mishi. Për këtë blegtor fisnik kanë dëgjuar në pjesët më të largëta të Komunës së Ulqinit dhe Tivarit, kështu që ai nuk ka nevojë të kërkojë klientë, ata vijnë tek ai. Shitjen e deleve dhe deshve për mish, familja Rexha e bën krye sisht për kurbana, por ajo shet edhe qengjat, edhat dhe viçat. Cilësia e mishit është e mirë, thotë Mirsadi, sikurse edhe e produkteve të tjera bujqësore organike që ai prodhon. Qumështi i dhisë më i shëndetshmi Të gjitha produktet blegtorale të Mirsad Rexhës janë organike dhe cilësore, por qumështi i dhisë është më i shëndetshmi, gjë të cilën e dëshmon edhe kërkesa e tij në treg që është gjithnjë e më shumë në shit je. Ky produkt, shton Mirsadi, është një produkt i shëndetdshëm të cilin konsumatorët po e kërkojnë gjithn jë e më shumë, për shkak se përfi timet e tij janë shumë të mëdha, sepse përmban vitamina të grupeve ndryshme të cilat në përgjithësi kanë efekt të dobishëm për trupin e njeriut. Kriza botërore reflektohet edhe në blegtori e bujqësi Kriza globale po prekë ngadalë të gjitha aspektet e jetës. Pra radha i erdhi edhe blegtorisë (bariut). Ndry she nga viti i kaluar, çdo gjë është bërë dyfish më shtrenjtë për bagëtinë. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të produkteve blegtorale. Mirëpo, unë deri më tani, klientëve të mi ende ju kam shitur produketet me çmime të mëparshme. Mirëpo, në të ardhmen do të jem i detyruar të përcjelli çmi met e tregut. Kush dëshiron të punojë, mund të jetojë nga blegtoria Në pyetjen tonë se një familje e cila dëshiron të merret me këtë biznes a mund të fitojë para dhe të jetojë nga blegtoria, Mirsad Rexha përgjigjet pozitivisht: “ Kush do të punojë me përkushtim dhe me vullnet në sek torin e blegtorisë, pavarësisht rrre thanave, kushteve dhe vështirësive reale me të cilat patjetër do të për ballet çdo blegtor, mund të jetohet nga ky kjo degë ekonomike. Por, për fat të keq gjithnjë e më pak ka të rinj anamalas të interesuar për këtë bi znes (veprimtari), pothuaj në zhdukje. Siç thotë fjala, askush nuk do të marrë më shkopin e çobanit dhe të ndjekë bagëtinë, as do të merret me blegtori. Shembull i një fermeri të ri punëtor i cili i mbeti besnik jetës idilike të fshatit Të shtojmë se Mirsad Rexha përveçse është blegtor i dalluar, njëherazi është edhe bujk i suksesshëm dhe punëtor i zellshëm e i papërtueshëm. Kultivon produkte të ndryshme bujqësore dhe posedon makinerinë e nevojshme bujqësore. Është shfrytëzues i sub vencioneve të Ministrisë së Bujqë sisë dhe shembull i një kryefamiljari të ri shumë punëtor e mikpritës, i cili i mbeti besnik jetës idilike të fsha tit, natyrës së virgjër, ajrit të pastër, burimeve të freskëta të ujit e pasurive të tjera natyrore që ofron lokaliteti i Klleznës me rrethinat e saj.

Piktor me një të ardhme të ndritur

Në QKI “Malësia”, u hap ekspozita individuale e piktorit të ri Kolë Bojaj

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

Tuz – Në Qendrën Kulturore-Infor mative “Malësia”, të mërkurën më 17 gusht 2022, u hap ekspozita in dividuale e piktorit të ri, por shumë të talentuar nga Malësia, Kolë Bojaj, përdryshe djali i të ndjerit Tomë Bo jaj, themeluesit të Televizionit Boin. Në prani të një numri shumë të madh të publikut, të përfaqësuesve të Komunës së Tuzit, të ministrave në Qeverinë e Malit të Zi dhe të per sonaliteteve të fushave të ndryshme jetësore, moderatoret e këtij eve nimenti kulturor shpalosën një jetëshkrim të piktorit në fjalë, i cili krijimtarinë e tij artistike e ka for muar në kohë, vende dhe teknika të ndryshme. Ai talentin për pikturë e trashëgoi nga babai i tij, Tomë Bojaj. Për talentin e piktorit të ri Kolë Bo jaj, foli profesor Andi Hila, si njohës shumë i mirë i veprimtarisë artistike të piktorit të ri nga Malësia.

Z. Hila e konsideroi piktorin e ri Bo jaj si një personazh të jashtëzakon shëm i cili ka arritur që të ndryshojë komplet tematikën dhe zhvillimet. “Kola personifikon një shpirt të butë, të brishtë, të dashur dhe shumë të pastër, dhe një artist nuk mund të mbijetojë gjatë, pa një shpirt të tillë. Kjo ekspozitë pasqyron pikërisht shpirtin e Kolës. Kola mundohet dhe punon me shumë dashuri për çdo detaj, dhe Ju vëzhgoni me vëmendje detajet, delikatesën e ngjyrave që burojnë nga delikatesa e shpirtit të Tij”, theksoi profesori Andi Hila. Ndërkaq, këtë ekspozitë e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj. Z. Gjeloshaj tha se me këtë eksopozitë, Bojaj na tregon se vull neti dhe shpresa janë gjithmonë më të forta se vështirësitë që ne kalo jmë çdo ditë. Autori i kësaj ekspozite indivuduale Kolë Bojaj, ka përshëndetur dhe falënderuar të gjithë të pranishmit, e në veçanti profesorin e tij, Andi Hila. Organizimi i ekspozitës në fjalë është mbështetur nga Komuna e Tuzit. t. u.

KOHA Javore32 KULTURË

KOHA Javore 33 MOZAIK

E ENJTE, 25 GUSHT 2022

Dubravë- Dyzetetetë nxënës “Pishtarë” u shpërblyen nga Ko muna e Tuzit, në një solemnitet të organizuar në skenën verore në Du Nëbravë.prani të prindërve, përfaqësue seve të shkollave dhe Komunës së Tuzit, kryetari Nik Gjeloshaj bëri ndarjen e shpërblimeve. Duke u dëshiruar suksese të mëte jshme, Gjeloshaj në fjalimin e tij mes tjerash, nxënësve iu drejtua me fjalët: “Mos harroni se me vete bartni një barrë të bukur që quhet trashëgimia juaj kulturore dhe kom bëtare - Identiteti juaj! Mburruni me të kudo që të jeni, së paku aq sa po mburrem unë dhe të gjithë qytetarët e Malësisë me ju”, është shprehur Gjeloshaj gjatë ceremonisë së ndarjes së shpërblimeve. t. u.

Komuna e Tuzit shpërblen nxënësit “Pishtarë” Me një solemnitet të organizuar në Dubravë

3. KNOWLEDGE: Mission’s protocol procedures as it relates to the Front Office. State Department vehicle safety standards. Motor pool rules and regulations. Knowledge of the location of the Missions, host Government institutions, and non-governmental organizations. Knowledge of local traffic and regulations. Knowledge of in-country travel routes and areas. General awareness of the general political climate in the country related to protests, demonstrations, and riots.

EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equi table treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national ori gin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer

• English language - Level 2 (Limited knowledge) Speaking/Reading/Writing is required. (This will be tested). • Montenegrin language - Level 3 (Good Working knowledge) Speaking/Reading/ Writing is required.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: 31.08.2022

QUALIFICATIONS REQUIRED

KOHA Javore34 MARKETING E ENJTE, 25 GUSHT 2022 U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for Chauffeur •

4. SKILLS AND ABILITIES: Must hold a valid and legally obtained B and C driver’s license. Operates level C or D armored with defensive driving skills. Must be able to diagnose and handle preventive maintenance and first-echelon automotive repairs. Ability to detect vehicle defects and report them immediately to authorities concerned. Must quickly and calmly evaluate risks and alternative actions always assuring the maximum safety of the passengers. Must be able to deal with high level officials in a relaxed and competent manner. Must have basic computer skills to maintain reports and for communication purposes.

1. EDUCATION: Completion of High School education is required. EXPERIENCE: At least three years of professional driving experience is required.

2. LANGUAGE:

The incumbent operates safely a fully armored vehicle (FAV) or, on occasions, unar mored vehicle, to transport embassy personnel within the city and the surrounding ar eas. Analyses the daily appointment schedule, ensuring familiarity with both a primary and alternate route to the destination, as well as potential security concerns at destina tion. Ensures that the vehicle is in clean and serviceable condition and performs minor preventive maintenance. Conducts vehicle inspection and reports vehicle deficiencies to the supervisor •

BASIC FUNCTION OF THE POSITION

SKILLS & ABILITIES

THE VACANCY WILL REMAIN OPEN UNTIL FILLED. THE SUCCESSFUL APPLICANT WILL BE HIRED BY AN EMPLOYMENT COMPANY, BUT WORK AT THE RESIDENCE.

The Chef will also maintain the overall cleanliness of the kitchen; advise on house hold inventory supplies or other duties as required such as assisting with functions at other diplomatic locations.

LANGUAGE

Full-Time - Approximately 40 hours/week SALARY EUR 1.500,00 gross/month based on a 40-hour work week. Additional benefits include 20 working days of annual leave, and the possibility of a yearly bonus.

The Chef works under the direct supervision of the Employer or their designated repre- sentative at the residence. They work closely with other personnel when planning and organizing events in the residence. Main responsibilities include: overseeing the preparation, presentation, and serv ing of food; coordinating catering staff and activities for special events; serving as bartend- er and waiter when required; carrying out regular shopping; preparing mileage logs, maintaining a small household budget, and purchasing items with petty cash.

REQUIRED EXPERIENCE

Can understand and speak excellent English as well as Montenegrin.

PRIVATE CHEF / HOUSE MANAGER POSITION OVERVIEW

Minimum of 3 years experience working as a Chef or cook. Hospitality and catering ex- perience is a plus. Experience/ability preparing European continental cuisine, includ- ing desserts. References appreciated.

QUALIFICATIONS

KOHA Javore 35 MARKETING E ENJTE, 25 GUSHT 2022 WE ARE HIRING A DIPLOMATIC RESIDENCE ASSOCIATED WITH U.S. EMBASSY PODGORICA IS SEEKING THE FOLLOWING POSITION: PRIVATE CHEF / HOUSE MANAGER INTERESTED APPLICANTS MUST SUBMIT THEIR APPLICATION BY E-MAIL (PREFERABLY IN ENGLISH) AND ANY ADDITIONAL DOCUMENTATION TO: PODGORICAORE@STATE.GOV.

Knowledge of modern cooking techniques focusing on healthy, nutritious, and ele gant meals; attention to detail, enthusiasm, good interpersonal skills, ability to work in a team; and possess a valid driving license. A background check will be required to be hired and to maintain continued employment.

WORK HOURS

kohajavore.me

Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.