Programi plote elektoral

Page 5

1. PROGRAMI I ZHVILLIMIT TË BASHKISË SË DURRËSIT 1.1 HYRJE Programi elektoral, që Partia Demokratike dhe unë paraqesim sot, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 8 Majit 2011, është ndërtuar mbi parimet e mirëqeverisjes, të transparencës, llogaridhënies, pjesëmarrjes qytetare, si edhe të ekspertizës më të mirë të qeverisjes vendore. Ky Program i ka të specifikuara në detaje të gjitha problemet që shqetësojnë qytetarët, këto probleme janë grupuar në prioritete strategjike mbi bazën e të cilave janë hartuar politikat, objektivat dhe projektet që do t‟i realizojnë ato. Ky program ka marrë në konsideratë dhe është mbështetur mbi shumë propozime të bëra nga qytetarët, në takimet paraelektorale që kam zhvilluar me banoret e 18 lagjeve të qytetit. Ndërtimi i një programi elektoral së pari dhe mbi të gjitha, duhet të jetë i besueshëm. Për të arritur besueshmërinë, jemi nisur nga një studim i hollësishëm i mundësive financiare që ka pasur 4-5 vitet e fundit Bashkia e Durrësit, si dhe të aseteve në zotërim të saj. Sipas të dhënave zyrtare rezulton se Bashkia e Durrësit, në katër vitet e fundit, 2007-2010, ka menaxhuar shumën prej 7.452.529.000 lekë ose 53.3 milionë euro. Nëse kësaj shume i shtojmë dhe kredinë e marrë nga Komisioni i Bankës Europiane (CEB), prej 3.4 milionë për strehimin e familjeve me të ardhura të pakta, rezulton se në katër vite Bashkia e Durrësit zotëronte 56.3 milionë euro. Për të qenë më praktikë dhe për të shprehur mundësitë që ka pasur Bashkia e drejtuar nga socialistët në këto katër vite të shkuara, kemi llogaritur se, nëse 50 % e fondeve do të përdoreshin për investime kapitale, me këto para do të ndërtoheshin rreth 150 km rrugë me gjerësi 8 m, ose rreth 2.100 apartamente banimi. Përgatitja e Planit Strategjik për Programin Elektoral, ka si domosdoshmëri një bashkërendim të ideve e të projekteve të institucioneve dhe ndërmarrjeve ekonomike, që operojnë në Durrës, siç janë Autoriteti Portual Durrës, agjencitë e ndryshme shtetërore dhe private, Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave, institucionet bankare dhe financiare, Universiteti “A.Moisiu”, organizatat jofitimprurëse, specialistët e pavarur të të gjitha fushave, politikanë të pushtetit qendror dhe vendor, etj. Këtu nuk mund të lëmë pa përmendur qasjen që i kemi bërë një materiali tepër të dobishëm, që është Strategjia e Zhvillimit Ekonomik Vendor (të Durrësit), e përditësuar. Hartimi i këtij programi merr në konsideratë studime të kryera si dhe planin strategjik të zhvillimit, ku dallohet Masterplani i Portit, Parku Industrial dhe Parku Energjetik, Porti i Ri i Peshkimit, ndërtimi i kampusit të Universitetit të Durrësit, planet e studimit të qendrës së Durrësit, Projektplani i Përgjithshëm Rregullues i qytetit, i shoqëruar me planin strukturor, studimin e përmirësimit të ujit të pijshëm, studimin dhe rikonstruksionin e KUZ-it në PLAZH, studimin e Planit lokal për menaxhimin e mbetjeve të ngurta të Bashkisë Durrës, e-Government, Strategjia për Fëmijët, etj. Në këtë program është bërë një vlerësim i të dhënave, me anë të të cilave është hartuar analiza fillestare SWOT, duke nxjerrë në pah pikat e forta dhe të dobëta të qytetit. Kjo analizë është përshtatur me situatën e sotme dhe shërben si bazë për hartimin e politikave lokale dhe rajonale

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 5


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.