Programi plote elektoral

Page 28

në nevojë, ku janë në proces 120 apartamente dhe 120 mbeten për t„u realizuar në vitin 2011. Me mbështetjen e qeverisë Bashkia ka dhënë kredi të buta për rreth 100 familje. Bashkia deri në vitin 2010, për implementimin e programit për strehim ka realizuar vetëm 2.8 % të shpenzimeve faktike ose 51.367 mijë lekë. Programi ynë - Ndarja e 120 apartamenteve të banesave sociale, të përfunduara brenda 9-mujorit të parë të vitit 2011; - Përfundimi, brenda 6 mujorit të parë të vitit 2012 të 120 apartamenteve, në kuadër të kredisë së Komisionit të Bankës Europiane (CEB); - Ndërtimi i 300 apartamenteve të reja për familjet që banojnë në shtëpitë e pronarëve; - Dhënia e kredive me interesa të ulëta për çiftet e reja; - Krijimi i një partneriteti privat publik për ndërtimin e banesave për kategori sociale me të ardhura të pakta; - Ndërtimi i një kompleksi banimi për familjet rome në Nish-Tulla; - Përfundimi i procesit të privatizimit, pajisjes së qytetarëve me titull pronësie të 1. ish-kabinave të plazhit dhe 2. të godinave të ashtuquajtura pallatet e Arabit, të ndërtuara në Lagjen 13 Durrës nga firma Investitore/Ndërtuese “HAEAI-ALB Shpk. 6.2.d Shërbimet sociale Demagogjia e programit të socialistëve për katër vjet ka qenë: “Sigurimi i plotë i nevojave ekonomike dhe sociale të familjeve dhe individëve të qytetit të Durrësit, duke i integruar përfituesit në mjedisin shoqëror, duke harmonizuar programet e mbrojtjes dhe të zhvillimit social si edhe duke i transformuar në një instrument aktiv të zhvillimit shoqëror”. Në katër vjet drejtuesit socialistë investuan në : Rikonstruksion çerdhesh 20 000 000 lekë, ndërtimin e një çerdheje të re 30.200 000 lekë, në Durrës dhe kanë filluar ndërtimin e çerdhes së re në Shkozet me dy vite financim. Programi ynë: Hartimi i një politike për një program të ri për kujdesin dhe shërbimin social për shtresat në nevojë dhe shtresat e paafta për punë duke ndërtuar kështu projekte të veçanta për çdo kategori sociale, të mbështetura financiarisht nga Bashkia dhe nga donatorët vendas dhe të huaj. Për më tepër, një projekt i veçantë do të realizohet në kuadër të programit për integrimin e komunitetit rom. Në zbatim të realizmit të premtimit tonë do të realizohen:

Program elektoral i kandidatit Ferdinad Xhaferaj

Page 28


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.