KIMIA FARMACEUTIKE I (Pjesa e Pergjithshme)

Page 95

Kimia Farmaceutike 1 (Pjesa e Përgjithshme)

Enver MUSTAFAJ

Figura 4.2. Përbërja kimike dhe struktura molekulare e një shtrese membranore

Sipas një modeli më të ri të dhënë nga Wallach dhe Zahler, të quajtur modeli-mozaik, pranohet se shtresat proteinike mbi mbaresat polare nuk janë monomolekulare por përbëhen nga grumbullime (tapa) proteinike në formë globulash, të cilat i përshkojnë tej për tej membranën. Kjo formë ndërtimi njihet si modeli mozaik i ndërtimit dhe paraqitet në Figura 4.3. Fig.4.3. Modeli mozaik i një membrane sipas Wallach & Zahler

Sido që të jetë mënyra e ndërtimit të membranës, është me rëndësi fakti se lidhja mes yndyrnave dhe proteinave bazohet në forcat van der Waals dhe në ndërveprimet hidrofobe. Eksperimentalisht vertetohet qartë se lidhjet kimike me energji më të lartë nuk janë shumë të pranishme dhe nuk luajnë ndonjë rol të rëndësishëm në strukturen membranore. Kjo rezulton nga fakti se, me anë të një tretësi organik, yndyrnat mund të ekstraktohen shumë lehtë nga membranat biologjike, duke u tretur dhe larguar prej tyre. Pra, membranat nuk kanë një strukturë të fortë dhe të përcaktuar, ato praqesin një gjëndje kristalore të dobët që mund të transformohet në forma të tjera kristalore, duke ndryshuar edhe strukturën e tyre. Struktura e membraneve biologjike

95


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.