Fjalëkryq: Bioteknologji Farmaceutike

Page 1

Bioteknologji Farmaceutike Dr. Enver MUSTAFAJ FjalĂŤkryq: Biotek_Farm 1.3 1 4

2

3

5

6

7

8 9

10

11

12

13

14

15 16

17

18

19

20

21

22

23

24

25

26

27

28

29 30 31 32

33

34

35

36 40

37

38

41

42 43

44 45 47

46 48

49

50 51

52 53

39


Horizontalisht 5. Procesi i rritjes së numrit të kopjeve të një gjeni të veçantë, apo sekuencave të kromozomit. 6. Lëndë kimike që formohet si rezultat i metabolizmit në baktere ose këpurdha dhe që shfrytëzohet, kryesisht për trajtimin e infeksioneve bakterore. 9. Disa tharme mund të fermentojnë __________________ dhe janë të rëndësishme në përgatitjen e birrës dhe bukës. 10. Një varg i gjatë aminoacidesh të bashkuara nga lidhja peptidike. 14. Lëndë e cila, kur futet në organizem, indukton një përgjigje imune ndaj një antitrupi specifik. 18. Një gjen që kontrollon aktivitetin proteino-sintetizues të gjeneve të tjera. 20. Njëri nga tri kodonet e ARN mesazhere që sinjalizon fundin e vargut të aminoacideve në sintezen e proteinave. 24. Material ushqyes me përbërje të atillë, që favorizon rritjen vetëm të organizmave specifik, duke frenuar rritjen e të tjerëve. 29. Ristrukturim kimik i lëndëve të para, duke përdorur një biokatalizator. 30. Sekuencë e bazave të ADN, e cila komandon ARN polimerazen për të ndaluar sintezen e ARN. 32. Enzima e pranishme tek viruset ARN që katalizon formimin e ADN prej ARN virale njihet me emrin transkriptazë e _______________. 34. Kimikat sintetik, i huaj për organizmat e gjalla, që rezulton të jenë rezistent ndaj shkatërrimit prej mjedisit. 35. Individ (kafshë ose organizem i ulët) i prodhuar nga transplantimi i një pjese të embrionit të një individi tek një embrion i të njëjtës specie ose të një specie tjetër. 36. Enë që përdoret për bioproceset. 42. Proteinë e prodhuar nga organizmi njerëzor dhe i kafshëve të larta, si përgjigje ndaj pranisë së një antigjeni specifik. 44. Një degë e biologjisë molekulare që synon identifikimin e profilit proteinik të secilit tip të qelizës, vlerësimin e ndryshimeve proteinike mes qelizave të shëndosha dhe të sëmura, si dhe zbulimin, jo vetëm të funksionit specifik të secilës

Vertikalisht 1. Degë e bioteknologjisë, e cila synon të zhvillojë metoda biologjike për të shkatërruar ksenobiotikët. 2. Përdorimi i proceseve biologjike për zgjidhjen e problemeve ose krijimin e produkteve të dobishme. 3. Term i përgjithshëm për enzimat që kryejnë sintezen e acideve nukleike. 4. Dekodifikim i një vargu të ADN, ose një gjeni, në rradhitjen specifike të nukleotideve të tij: adeninë, citozinë, guaninë dhe timinë. 7. Transplantimi i organeve të gjalla, qelizave ose indeve prej kafshëve tek njerëzit. 8. Inicialet pë një molekulë të ngjashme me ADN, që përcjell mesazhin gjenetik të ADN në citoplazmen e një qelize, ku krijohen proteinat. 11. Inicialet në anglisht për tekniken që amplifikon një sekuencë shënjestër ADN të nukleotideve me disa qindramijëra herë. 12. Një gjen i modifikuar gjenetikisht që kodifikon një antibiotik, i cili, në rast mungese të lëndëve ushqyese, mund të vrasë qelizen bakterore bartëse. 13. Termi anglisht i përdorur për proceduren e largimit të introneve dhe bashkimit të eksoneve për të formuar një sekuencë koduese të vazhdueshme tek ARN. 15. Qeliza që gjënden në të gjitha organizmat shumëqelizor dhe karakterizohen nga aftësia për të rinovuar vetveten përmes ndarjes mitotike, por edhe për t’u diferencuar (shndërruar) në lloje të ndryshme qelizash të specializuara. 16. Proteinë që lidhet tek një operator ngjitur me gjenin strukturor, duke frenuar transkriptimin e atij gjeni. 17. Molekulë e madhe me nënnjësi që përseriten. 18. Një gjen që kodifikon një proteinë, të tillë si enzimat. 19. Enzima që këput ADN në vënde shumë specifike, duke krijuar hapësira në të cilat mund të futen gjene të reja, njihet me emrin enzimë _______________. 21. Një preparat që përmban një antigjen, i përbërë nga tërësia e organizmave sëmundje-shkaktues (të vrarë ose dobësuar), ose pjesë të organizmave të tilla, i cili përdoret për të krijuar imunitet kunder sëmundjes që ata organizma shkaktojnë. 22. Një terapi që përfshin futjen e gjeneve në qelizat somatike për qëllime mjekuese njihet me emrin __________ _______________. 23. Një treshe e bazave nukleotide në ARN transferuese, e cila çiftëzohet (përputhet) me një treshe të ARN mesazhere. 25. Që rrjedh nga lloje të ndryshme të qelizave. 26. Segment i ADN që mund të zhvendoset i plotë dhe të futet në disa regjione të ADN bakterore ose në një fag, duke alarmuar kështu ADN e bartësit. 27. Organizem që formohet nga futja e materialit gjenetik të huaj në linjen qelizore riprodhuese. 28. Një virus që përmban enzimen transkriptazë e anasjelltë. 31. Aftësia për të infektuar ose shkaktuar sëmundje. 33. Grimcë virale elementare (fillestare) e përbërë nga


proteinë, por edhe si ajo ndërvepron me proteina të tjera. 49. Kalimi nga prodhimi në sasi të vogla (eksperimental) në prodhimin masiv industrial, njihet me termin anglisht _______ __. 50. Një përbërës i qelizës, që përmban proteina dhe ARN, i përfshirë në sintezen e proteinave. 51. Qelizat e tjera, përjashtuar qelizat seksuale dhe embrionale, njihen me emrin qeliza __________. 52. Në bioteknologji, me termin ___________ kuptohet celuloza, një burim natyror i rinovueshëm që shfrytëzohet në prodhimin e kimikateve për gjenerimin e energjisë, ose si lëndë e parë në industrinë kimike, për të zvogëluar varësinë nga lëndët djegëse të fosilizuara e të parinovueshme. 53. Agjenti (p.sh., një plazmid ose virus) që përdoret për të mbartur ADN e re tek një qelizë.

materiali gjenetik dhe një mbulesë proteinike. 37. Teknikë laboratorike për formimin e një bime të re prej një mase qelizash bimore. 38. Inicialet në shqip për disa proteina të rralla të sistemit imunitar, të prodhuara nga makrofagët, që duket se shkatërrojnë disa tipe të qelizave tumorale, pa ndikuar tek qelizat e shëndosha. 39. Një organizem submikroskopik që përmban informacion gjenetik, por nuk mund të riprodhojë vetveten. 40. Segment i ADN (p.sh., kromozom ose plazmid) që mund të replikohet në mënyrë të pavarur. 41. Procesi i cili, për të prodhuar një produkt të dëshiruar, përdor qelizat e gjalla ose komponentët e tyre. 43. Riprodhim ose dublim, si kopje ekzakte, i një vargu të ADN. 45. Një formë e vogel rrethore e ADN, që përmban disa gjene, e aftë të replikohet (përseritet, kopjohet) në mënyrë të pavarur në brendësi të një qelize bartëse. 46. Term i përgjithshëm për këpurdhat një-qelizore që riprodhohen me sythe. 47. Material mbi të cilin vepron një enzimë. 48. Një gjen që pengon shprehjen e fenotipeve (efekteve të mutacionit) tek gjenet e tjerë njihet me emrin gjen ________.

Vëmëndje, Të gjithë atyre që marrin mundimin dhe shkojnë deri në fund të leximit! Kjo formë studimi dhe kontrolli i dijeve mund të aplikohet në çdo fushë (disiplinë), vetem se kerkon pak më shumë punë në fillim nga hartuesi i programit e formuluesi i fjalëkryqeve, prandaj, nëse gjeni sado pak kohë: 1. A mund të shprehni opinionin tuaj për këtë model studimi dhe verifikimi të dijeve, 2. A mund të jetë kjo formë, me fjalëkryq (puzzle) edhe një alternativë plus për ta bërë më tërheqëse studimin dhe pervetësimin e dijeve?


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.