KIMIA FARMACEUTIKE I (Pjesa e Pergjithshme)

Page 82

Kimia Farmaceutike 1 (Pjesa e Përgjithshme)

Enver MUSTAFAJ

Përshkrimi matematikor i ndërveprimit bar-receptor Nëse ndërveprimi në nivel molekular mes barit dhe receptorit supozohet se ndodh sipas konceptit klasik (teorisë klasike) të okupimit, të dhënë nga Clark, është i mundur edhe një pershkrim matematikor i lidhjeve ndërmjet përqëndrimit të barit dhe pergjigjes biologjike. Në bazë të teorisë së okupimit, molekulat e barit ndërveprojnë me vënde lidhëse identike e të pavarura të receptorit, i aktivizojnë ato, duke çuar në një përgjigje biologjike që është proporcionale me shumën e komplekseve të formuara bar-receptor. Përgjigja biologjike ndërpritet kur këto komplekse shpërbashkohen. Pra, formimi i komplekseve bar-receptor ngjason me ndërveprimin mes një enzime dhe substratit të saj. Si rrjedhim, është e mundur që trajtimi matematikor i realizuar për ndërveprimin mes një enzime dhe substratit, nga Michaelis dhe Menten, të shfrytëzohet edhe për trajtimin e lidhjes së barit me receptorët. Meqënëse formimi i komplekseve bar-receptor është një fenomen i rikthyeshëm, përshkimi i tij matematikor mund të bazohet në ligjin e veprimit të masave, pra është i vlefshëm ky ekuacion i thjeshtë reagimi: R + A

k1 k2

RA

Ku A = bari, R = receptori dhe RA = kompleksi receptor-bar, k1 = konstantja e shpejtësisë së formimit të kompleksit dhe k2 = konstantja e shpejtësisë së shpërbashkimit të kompleksit. Kur arrihet ekuilibri, reaksionet në të dy drejtimet ecin me shpejtësi të barabarta (v1 dhe v2), si rrjedhim ekuacionet korresponduese mund të shkruhen: v 1  k 1  (cR  cA) v 2  k 2  cRA

k 1  (cR  cA)  k 2  cRA

cR  cA k 2   KA cRA k1

(Ekuacioni 3.1)

Shprehja KA është konstantja e shpërbashkimit të kompleksit barreceptor. 1/KA është konstantja e bashkimit të kompleksit. Përqëndrimi total i receptorëve (cRt) jepet nga shuma e Përshkrimi matematikor i ndërveprimit bar-receptor

82


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.