KIMIA FARMACEUTIKE I (Pjesa e Pergjithshme)

Page 48

Kimia Farmaceutike 1 (Pjesa e Përgjithshme)

Enver MUSTAFAJ

dhe 1.35 nm. Megjithatë, eksperimentet konduktometrike tregojnë që largësitë reale janë vetëm 0.63 dhe 0.95 nm. Këto vlera eksperimentale janë në përputhje me largësitë ndërmjet azoteve, të vërejtura në bllokuesit neuromuskularë me strukturë të shtangët, siç janë kuraret. Barriera e ulët energjitike, që pengon kalimin nga një gjëndje konformacionale tek tjetra, mund të mposhtet nga energjia e ndërveprimit me ndonjë lloj receptori, ose dhe enzime. Ky konstatim është baza e teorisë së përshtatjes së induktuar të Koshlandit. Ilustrim i kësaj teorie janë të dhënat kristalografike për agonistët ßadrenergjikë, ku largësia e unazës aromatike prej azotit të ngarkuar dhe prej oksigjenit është kritike për veprimin farmakologjik. Nëse është e nevojshme që të përshtatet, molekula paloset për të fituar konformacionin optimal, i cili nuk gjëndet as në gjëndjen e ngurtë dhe as në tretësirën e pastër të lëndës vepruese. Eshtë e njohur mirë analiza e konformacionit të cikloheksanit dhe rrjedhësve të tij. Vet unaza e cikloheksanit mund të pranojë disa konformacione. Konformacioni në trajtë karrikeje është më i qëndrueshëm sesa ai në formë varke ose i përdredhur, sepse lejon ekzistencën e numrit maksimal të zëvendësuesve në konformacion të tendosur, në lidhje me fqinjët e tyre. Zëvëndësuesit mund të pranojnë dy konformacione në lidhje me planin e unazës (të përcaktuar nga atomet e karbonit 2,3,5 dhe 6): aksial (a), në të cilin ata tregojnë lart dhe poshtë; dhe ekuatorial (e), në të cilin ata tregojnë në drejtim të rrethit të unazës. Ndërkohë që unaza e cikloheksanit gjendet nën goditje nga prapa e përpara ndërmjet shumë formave karrike, zëvëndësuesit në unazë alternohen midis konformerëve aksial dhe ekuatorial pa u stabilizuar.

Karrike

Varkë

I përdredhur

a a

1

e e

e 2

1

e

2

a

Stereokimia e molekulës medikamentoze dhe veprimi biologjik

a

48


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.