KIMIA FARMACEUTIKE I (Pjesa e Pergjithshme)

Page 35

Kimia Farmaceutike 1 (Pjesa e Përgjithshme)

Enver MUSTAFAJ

Pas futjes në organizem molekula e barit duhet të kalojë përmes shumë barrierave dhe, përpara se të arrijë vendin e veprimit (objektivin), zakonisht një receptor, duhet t’u “shmanget” lidhjeve me vende të tjera ku mund të mbetet e depozituar dhe njëkohësisht t’u “mbijetojë” edhe shkatërrimeve esenciale metabolike. Tek objektivi (receptori, enzima apo acidi nukleik), në shumicen e rasteve vendoset një ekuiliber i tillë:

Bar

+

Objektiv (receptor, enzimë, ac.nukleik)

Kompleksi [Bar-Objektiv]

PERGJIGJA BIOLOGJIKE

Një molekulë bari ideale duhet të lidhet me objektivin në mënyrë të tillë që ekuilibri të zhvendoset në të djathtë (në favor të numrit të komplekseve bar-objektiv). Pas shpërbashkimit nga kompleksi mundet që molekula e barit të lidhet përsëri me objektivin ose mund të rifutet në qarkullimin sistemik, duke iu nënshtruar më tej biotransformimit dhe/ose jashtëqitjes. Në disa raste të tjera më të rralla, siç janë agjentët alkilues që përdoren në kimioterapinë antikanceroze (shih citostatikët alkilues), disa inhibitor të enzimës acetilkolinesterazë (shih antikolinesterazikët) dhe disa agjentë antimikrobikë, lidhja me receptorin-objektiv është e tipit kovalent, çka nënkupton një farë shmangie nga skema e mësiperme e ndërveprimit bar-receptor. Në këto raste, qeliza duhet t’a shkatërrojë receptorin, ose të vetshkatërrohet. Në rastin e agjentëve alkilues, qeliza tumorale duhet të zëvendësohet, mundësisht me një qelizë tjetër normale.

Bar

+

Objektiv (receptor, enzimë, ac.nukleik)

Kompleksi [Bar-Objektiv]

PERGJIGJA BIOLOGJIKE

Si në rastin e parë, të formimit të komplekseve të rikthyeshme, ashtu dhe në rastin e formimit të komplekseve të qëndrueshme, pas një periudhe kohore të caktuar, organizmi ‘çlirohet’ nga efekti i barit (përgjigja biologjike) dhe, nëse kerkohet që efekti të vazhdojë më gjatë, atëhere bari duhet të merret në mënyrë të përsëritur. Madhësia e përgjigjes biologjike, përfshirë dhe efektin farmakologjik që rezulton nga ndërveprimi bar-objektiv, varet nga karakteristikat e dy molekulave reaguese, por drejtpërdrejt varet edhe nga numri i komplekseve [bar-objektiv]. Duke e konsideruar të pandryshuar Ndikimi i vetive fiziko-kimike të barit në fazen farmaceutike, farmakokinetike e farmakodinamike

35


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.