KIMIA FARMACEUTIKE I (Pjesa e Pergjithshme)

Page 112

Kimia Farmaceutike 1 (Pjesa e Përgjithshme)

Enver MUSTAFAJ

Reduktimi i azokomponimeve

Reduktimi i aldehideve

Reaksionet e hidrolizës Reaksioneve e tipit hidrolitik përfshihen në biotransformimin e shumë barnave të rëndësishme: estereve, amideve, glikozideve dhe epoksideve (Tabela 5.5). Në Tabelen 5.6 jepen shëmbuj tipik të biotranformimeve të ndryshme hidrolitike. Tabela 5.5. Reaksionet e Hidrolizë me anë të esterazave tipit hidrolitik dhe enzimat 1. Hidroliza e estereve biotransfor-muese 2. Hidroliza e amideve Hidrolizë me anë të glikozidazave 3. Hidroliza e acetaleve (glikozideve) Hidrolizë me anë të epoksid-hidratazave 4.

Hidroliza e epoksideve

Esteret alifatike zberthehen jashtëzakonisht shpejt prej esterazave të serumit (pseudo-kolinesterazave). Këto lloj esteresh mund të mbrohen pjesërisht me anë të zëvendësuesve sterik të vendosur në afërsi të funksionit ester. Edhe amidet alifatike hidrolizohen prej të njëjtave enzima, por për një kohë shumë më të gjatë. Për zberthimin e estereve dhe amideve me mbetje aromatike (regjione aromatike) janë përgjegjëse arilesterazat; ndërsa për rastin e glikozideve përgjegjëse janë glikozidazat specifike. Reaksionet e fazës së parë

112


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.