Programi i Partise Socialiste

Page 33

RIMEKEMBJE E EKONOMISE shtyllat kryesore të ekonomisë, ku sipërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë mundësi të mbështesin suksesin e tyre.

fushë. Zhvillimi i zonave rurale do të marrë hov edhe nga përfitimet që sjell mirëmenaxhimi i territorit. Do të rehabilitohen sipërfaqet e mëdha të shfrytëzuara për gurore dhe do të promovohen prodhimet e dyta pyjore.

Forma kryesore e turizmit në Shqipëri përqëndrohet në shfrytëzimin e rërës dhe të detit. Për pasojë, 40% e turistëve vizitojnë vendin tonë vetëm në muajt korrik e gusht.

Shqipëria ka fatin të përfshijë në territorin e saj tre liqene ndërkufitare me vlera unikale natyrore, por edhe me potenciale të mëdha për zhvillim.

Pas vitit 1990, ndryshimet gjeopolitike krijuan mundësinë që bregdeti shqiptar të kthehet në bregdetin natyral të të gjithë shqiptarëve dhe sot, 60% e vizitorëve në vendin tonë vijnë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, duke dëshmuar se turizimi në Shqipëri mbetet ende një turizëm etnik. Rritja e numrit të vizitorëve nuk është shoqëruar me rritjen e të ardhurave dhe sektori ka ende një bilanc negativ financiare.

Të dy zonat bregliqenore të Shkodrës dhe Ohrit, por edhe ajo e Prespës, janë lënë në mëshirën e fatit e për pasojë, zhvillimit të tyre i mungon vizioni dhe karakteri miqësor ndaj mjedisit. Në bashkëpunim me vendet fqinje kufitare, do të hartohen e miratohen plane rajonale zhvillimi për të mirën e komunitetit dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tyre. Në mirëkuptim me komunitetin e peshkatarëve, do të ndalohen në të gjithë liqenet, përfshirë edhe në ata të brendshëm, natyralë e artificialë, të gjitha aktivitetet që dëmtojnë rezervën peshkore duke e kthyer aktivitetin e peshkimit në normalitet.

Furnizimi i pandërprerë me ujë të pijshëm mungon në shumë zona me potenciale për zhvillimin e turizmit. Transporti nuk është i organizuar si në vendet fqinjë. Mjedisi është i ndotur dhe anës së rrugëve kombëtare e në destinacioneve turistike gjenden me shumicë mbeturina urbane. Për 6 vjet rresht, qeveria e bllokoi hapësirën detare, duke dëshmuar jo vetëm

1.8 Shërbime turistike të shekullit 21-të Turizmi duhet të kthehet në një nga 33


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.