Programi i Partise Socialiste

Page 1



“Për një ide te re, ideal bujar. Për një agim të lum e të drejtë kombëtar.” Migjeni


K

ur dolëm në rrugë kundër regjimit të vjetër pamë me sytë e mendjes një Shqipëri që ende nuk e kemi, pas thuajse çerek shekulli nga përmbysja historike. Por unë vazhdoj të besoj tek ajo që pashë atëherë edhe pse sot Shqipëria është kaq e varfër, e papunë, e pafuqishme ekonomikisht. Edhe pse sot Shqipëria është kaq e rrënuar, prej krimit që e godet përditë dhe korrupsionit që e shqyen ngado. Edhe pse sot Shqipëria është kaq larg ëndrrës së shqiptarëve për të jetuar në një atdhe europian, me shtet të së drejtës për të gjithë dhe me liri të garantuara për secilin. Unë besoj sot tek një Rilindje Shqiptare, sepse besoj që ëndrra e vjetër e Shqipërisë Europiane, e cila frymëzoi rilindasit tanë dhe lindi shtetin tonë njëqind vjet më parë, është një ëndërr e destinuar të bëhet realitet. Ajo ëndërr, që e ushqeu


parreshtur imagjinatën tonë për njëqind vjet me radhë, edhe në ditët e të zymta të historisë së vjetër e të re, është sot energjia e besimit tonë tek mundësia reale e një Rilindjeje Shqiptare. Ky është idealizmi im realist. Ne duam të bëjmë për Shqipërinë atë që shqiptarët që morën detin në këmbë, drejt Perëndimit, bënë për familjen e tyre. Me punë e sakrifica të jashtëzakonshme kapërcyen dallgët e frikshme të paragjykimeve, diskriminimit dhe margjinalizimit. Çanë përpara me kurajo të pashoqe, talent të admirueshëm, vullnet të palëkundur për t’ia dalë. Ngritën ekonominë familjare, siguruan arsimim më të mirë për fëmijët, u dhanë mbështetje jetike prindërve të tyre të moshuar. U integruan. Fuqia e ëndrrës së tyre për një jetë më të mirë, si të barabartë mes të barabartësh në Botën e Lirë, i rilindi si qytetarë të asaj bote ku sot janë bërë pjesë e pandarë dhe e respektuar. E pra, ne duam ta bëjmë gjithë Shqipërinë pjesë të pandarë e të respektuar të Botës së Lirë duke e rilindur përmes forcës së lirisë, barazisë së mundësive për të gjithë dhe respektit për meritën e secilit. Ne duam një Shqipëri të rilindur, me vlera të përbashkëta e qëllime të mëdha. Një Shqipëri moderne që nuk e njeh frikën nga e ardhmja dhe as kall pasiguri për të ardhmen në shpirtin e njerëzve të saj. Ne duam ta rilindim besimin e njerëzve tek politika dhe duam t’u japim shqiptarëve një qeveri të mirë, që ta bëjë të mundur në realitetin e jetës së tyre Rilindjen e projektuar në programin tonë ambicioz. Asnjë parti politike në këto dy dekada dhe as ne vetë më parë, nuk e kemi pasur një program kaq të detajuar qeverisës përpara një ballafaqimi zgjedhor. Programi ynë për një Rilindje Shqiptare nuk është një program elektoral i radhës, po është kontrata jonë qeverisëse me shqiptarët. Ne nuk kemi rënë nga qielli. Nuk jemi as të pagabueshëm. Prandaj ndryshe nga të tjerët, ne jemi gjithnjë të gatshëm të mësojmë nga

gabimet tona. Ata flasin për ndryshimin, por koha ka provuar që nuk e sjellin dot ndryshimin, sepse nuk ndryshojnë dot vetë. Ndërsa ne jetojmë me ndryshimin. Dhe jemi të vetmit që mund ta bëjmë realitet ndryshimin që kërkojnë shqiptarët. Unë vetë, vij në këtë ballafaqim kaq të rëndësishëm për Shqipërinë me bindjet e mia të thella dhe reflektimet e sinqerta në rrugën e vështirë të opozitës së penguar, të vjedhur e të vrarë. Vij për të fituar jo për vete, po për të udhëhequr përmes fitores transformimin që do ta bëjë më të mirë vendin tonë. Vij me bindjen e palëkundshme se mund ta qeverisim më në fund këtë vend në interesin e shumicës, në mbështetje të atyre që duan ta krijojnë mirëqenien me punë duke respektuar rregullat. E paralelisht në luftë pa kompromis me trashëgiminë e rëndë të rrënimit të institucioneve, kapjes së shtetit dhe përfitimeve të paligjshme, që pengon ndërtimin e Shqipërisë Europiane. Por vij edhe me reflektimin mbi domosdoshmërinë e një qeverisjeje që ta bashkojë vendin rreth vlerave të përbashkëta e qëllimeve të mëdha. Duke garantuar në radhën më të parë paprekshmërinë e hapësirës së aktivitetit opozitar në politikë, media, shoqëri. Duke i dhënë parlamentit rolin e munguar në tërë këto vite si pushtet i përfaqësimit të popullit Sovran. Duke e vënë ekzekutivin nën kontrollin e parlamentit dhe në shërbim të interesit kombëtar e publik. Duke e vendosur gjyqësorin në kushtet që të japë drejtësi. Duke i kthyer komunikimit të qeverisë me publikun etikën e humbur ndër vite të tëra shpërdorimi të detyrës publike. Shqipëria e rilindur është vendi ku të gjithë ndjehemi pjesë e një rrugëtimi të përbashkët, drejt një ëndrre që njëqind vjet më parë çoi në Shqipërinë e pavarur. Ndërsa sot na çon drejt Shqipërisë Europiane si pjesë tërësisht e integruar e Europës së Bashkuar.


1. RIMEKEMBJE E EKONOMISË

8

MIRËQËNIE PËRMES PUNËS Punësim real Taksim i ndershëm Mbështetje sipërmarrjes Borxh nën kontroll

12 14 16 18 20

EKONOMI PRODHUESE DHE SHËRBIME CILËSORE Turizëm gjithëvjetor dhe mbarëkombëtar Zhvillim i integruar rajonal Mirëadministrim i pasurive natyrore Pavarësi energjetike Infrastrukturë europiane Zgjidhje për pronat

24 26 28 30 32 34 38

RILINDJE E FSHATIT Mirëqënie për fshatin Blegtori dhe bujqësi e zhvilluar Zhvillim rural modern

42 44 48 50

2. RIPËRTËRITJE E SHOQËRISË

52

SHËRBIME PUBLIKE SIPAS NEVOJËS Kujdes shëndetësor universal Përkujdesje për familjen dhe fëmijët Luftë varfërisë dhe përjashtimit social Pensione dinjitoze

56 58 60 62 66

JETËSIM MUNDËSIVE TË BARABARTA Barazi gjinore Përparësi rinisë Respekt për veteranët Nderim ish të përndjekurve politikë

70 72 76 78 80

ARSIM CILËSOR DHE SHKENCË BASHKOHORE Arsim cilësor Arsim profesional i rindërtuar Kërkim shkencor i rigjeneruar Shqipëri dixhitale

84 86 90 92 96


KULTURË, MJEDIS, SPORT Kultura, për Shqipërinë krijuese Trashëgimi e rivlerësuar Mjedis i mirëqeverisur Rimëkëmbje e sportit Sporti në komunitet

100 102 106 108 112 114

3. RIVENDOSJE E DEMOKRACISË

118

SHTET I SË DREJTËS DHE DREJTËSI Mirëqeverisje në raport me ligjin dhe sistemin e drejtësisë Integritet pushtetit gjyqësor Financim sistemit të drejtësisë Reformë prokurorisë Drejtësi në shërbim të biznesit Profesione të lira me standarte

122 124 129 131 132 134 135

REND DHE SIGURI

138

ÇMONTIMI I SISTEMIT TË KORRUPSIONIT DHE KULTURËS SË PANDËSHKUESHMËRISË

146

RIGJALLËRIM I SHOQËRISË CIVILE DHE I LIRISË MEDIATIKE Shoqëria Civile, si bashkëndërtuese e demokracisë Media e lirë, detyrim ndaj publikut

152 154 156

4. RIBASHKIM ME EUROPËN

162

DREJT SHQIPËRISË EUROPIANE Cilësi dhe ritëm në procesin e integrimit në BE Shërbim publik europian

166 168 172

SHQIPËRIA EUROPIANE NË RAJON E NË BOTË Respektim i angazhimeve në NATO Model frymëzimi në rajon Rol aktiv në bashkëpunimin shumëpalësh

176 178 181 183

PARTNERITET STRATEGJIK ME KOSOVËN

186

SHËRBIM DIPLOMATIK I REFORMUAR

192

PËRKUSHTIM NDAJ SHQIPTARËVE QË PUNOJNË DHE STUDIOJNË JASHTË VENDIT

198


8

1. RIMËKËMBJE E EKONOMISË Shqipëria mund jetë shumë më mirë


E refuzojmë një Shqipëri të varfër. Një model ekonomik ku burimet dhe energjia e vendit janë në shërbim të pak njerëzve. Hendekun që dita ditës zgjerohet mes të pasurve dhe të varfërve. Shtresën e mesme që varfërohet çdo ditë e më shumë. Fshatin shqiptar në skamje. Territorin e shfrytëzuar barbarisht. Potencialin prodhues të vendit të asfiksuar si kurrë më parë. Jemi gati ta kthejmë faqen e kësaj historie të vështirë të gjithë këtyre viteve. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme. Ne kemi vizionin, aftësitë dhe vendosmërinë e duhur për të ndërtuar një model të ri ekonomik. Shqipëria nuk do të jetë më një vatër papunësie, një vend që takson padrejtësisht shtresën e mesme, vendi i ekonomisë së konsumit vetëm të mallrave të importuara, i informalitetit, i ekonomisë rurale që nuk ekziston, i shërbimeve të tregut aspak konkuruese dhe i turizmit pa peshë në rajon. Shqipëria jonë, synon më të mirën, kërkon më shumë, arrin realitete krejt të tjera. Modeli i ri ekonomik mbështet një ekonomi prodhuese, begatinë e fshatit, shërbime të tregut të cilësisë së lartë dhe turizmin si marka e pesha jonë në rajon. Shqipëria mund të jetë shumë më mirë. Rimëkëmbjen ekonomike do ta bëjmë realitet. Me përkushtim. Së bashku.


10

Të prekim urtësinë, Të zëm’ udhën e mbarë, Të ngjallim Shqipërinë Naim Frashëri



Mirëqënie përmes punës


P

ër mirëqënien e qëndrueshme, rritja ekonomike e qëndrueshme dhe stabiliteti makro ekonomik përbëjnë dy parakushte themelore. Rritja relativisht e qëndrueshme e periudhës 2000-2008 nuk u shoqërua me rritje të punësimit, zvogëlim të ekonomisë joformale, dhe zhvillim të kapitalit njerëzor. Anarkia e tregut dhe mungesa tërësore kontrollit u shoqërua me dëmtim të mjedisit, keqshfrytëzim të burimeve natyrore dhe shpërdorim të territorit. Situata është rënduar më tej nga mungesa e vizonit të Partisë Demokratike përballë krizës ekonomike globale shenjat e të cilës ishin të dukshme që në 2009. Partia Socialiste propozoi menjëherë masa për përballimin e saj, por qeveria aktuale vazhdon të insistojë në mospranimin e krizës. Paaftësia e qeverisë së PD-së në analizimin e situatës dhe në ndërrmarjen e hapave të nevojshëm, ka çuar drejt një kolapsi tjetër historik dhe mjaft të thellë ekonominë kombëtare.Më shumë se gjysma e pasurisë së shqiptarëve ështe përqëndruar në më pak se 5% të njerëzve. Ndërsa, sistemi i taksimit është shëmbëlltyra e padrejtësisë. Kush fiton më pak taksohet më shumë, kush fiton më shumë taksohet më pak. Monopolet kontrollojnë furnizimin dhe tregtimin e produkteve themelore për shqiptarët dhe ekonominë tonë.Partia Socialiste do ta ndryshojë këtë tablo, duke ndryshuar strukturën e ekonomisë, nga një ekonomi e bazuar tek konsumi i mallrave të importuara, emigracioni e informaliteti në një ekonomi që bazohet tek puna dhe rritja e produktivitetit.


Në qeverisjen PD-së vendet e punës në ekonominë shqiptare nuk janë shtuar. Përkundrazi një në çdo njëzet shqiptarë të punësuar ka humbur vendin e punës. Sipas të dhënave zyrtare në Shqipërinë e 2013ës ka më shumë se 51 mijë vetë më pak të punësuar se në vitin 2008. Pra, vetë të dhënat qeveritare pasqyrojnë dështimin e qeverisë në krijimin e 160 vendeve të reja të punës në periudhën 2009–2013, si dhe përgënjeshtrojnë deklarimet se në periudhën 2005–2009 u krijuan 80 mijë vende të reja pune, Qeveria e partisë demokratike i ka kështu borxh shqiptarëve plot 211 mijë vende pune. Të dhënat vërtetojnë pohimin e pakundërshtueshëm se në Shqipëri janë 1 milion të papunë. Qeverisja e 8 viteve të fundit ka dështuar në rritjen e punësimit dhe në në krijimin e një shërbimi efektiv publik punësimi.

Punësim real

14

Angazhimi Ynë Krijim i 300 mijë vendeve të reja të punës Zotimet Tona:

►► 40 mijë vende të reja pune dhe 12 mijë vende pune shoqëruese në industrinë prodhuese nëpërmjet financimit shtetëror të 120 milion USD në 4 vjet, në mbështetje të këtij sektori. ►► 15 mijë vende të reja pune përmes zhvillimit të industrive që lidhen me detin dhe atyre mbështetëse. ►► Të paktën 150 mijë vende të reja pune nga zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe aktiviteteve të tjera rurale. ►► 4 mijë vende të reja pune përmes zhvillimit të industrisë së teknologjisë të informacionit, që do të punojë për

tregjet e huaja. ►► 11 mije vende pune nga politikat e reja në mbështetje të turizmit gjithëvjetor si dhe rritja e kërkesave për shërbime të reja. ►► 62 mijë vende pune përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike duke e zëvendësuar me mundësi reale punësimi në shërbim të komunitetit. ►► Vënie në dispozicion të realizimit të këtij objektivi e të gjitha mjeteve dhe masave të nevojshme ligjore në të gjithë sektorët e ekonomisë.


Nga viti 2008 kanë humbur punën

51 mijë vetë

►► Përballim me përgjegjësi i sfidës demografike duke parandaluar krijimin e papunësisë së re. ►► Parteritet me qytetarin për krijimin, nxitjen, kërkimin dhe gjetjen e punësimit dhe në këtë kuadër: • Riorientim i arsimit profesional drejt nevojave reale të tregut të punës në Shqipëri dhe modelit tonë të ri ekonomik. • Dyfishim i shkollave të arsimit profesional dhe ndërthurje me Qendrat e Formimit Profesional. • Zgjerim i shërbimit arsimor dhe formimit profesional në fshat, duke ofruar aftësi në bujqësi, agropërpunim e shërbime bujqësore. • Trajnim brenda 6 muajsh i të gjithë të rinjve nën 25 vjeç që janë regjistruar si punëkërkues. • Përgjysmim i papunësisë së regjistruar femërore. • Të gjitha grave e vajzave të regjistruara

të papuna u ofrojmë një shans punësimi, vetëpunësimi ose trajnimi brenda një viti. • Garantim i përparësisë në punësim për gratë dhe vajzat që kanë imigruar në zonat urbane dhe qytetet e mëdha. • Mbështetje dhe diversifikim i programeve të posaçme të aftësimit e vetëpunësimit në zonat rurale. • Trajnim brenda 2 vitesh i të gjithë të regjistruarve si punëkërkues. • Krijim i Programit Kombëtar të Formimit Profesional në Punësim, për të formalizuar e zgjeruar traditën ekzistuese të mësimit të profesioneve. • Krijim i shkollave të larta të arsimit profesional. • Bashkëpunim me sektorin privat në Partneritete Publike-Private (PPP) për krijimin e institucioneve të larta të arsimit profesional. • Krijim i programeve dhe kurseve kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara.


Parimi i kësaj qeverie ka qenë të taksojë më shumë ata që fitojnë më pak, dhe të taksojë më pak ata që fitojnë më shumë. Taksa e sheshtë ka varfëruar 95% të shqiptarëve. Taksa e sheshtë rëndon në kurriz të qytetarëve. Qeveria e Partisë Demokratike u merr më shumë taksa qytetarëve se sa biznesit. E thënë ndryshe, takson popullin për të pasuruar bizneset e lidhura me pushtetin. Taksa e sheshtë ka rrënuar shtresën e mesme. Një mësues paguan 4.230 lekë më shumë taksa në muaj, ose 50.760 lekë më shumë taksa në vit. Ndërsa, kryeministri paguan 6940 lekë më pak çdo muaj ose 83280 lekë më pak çdo vit. Taksa e sheshtë ka dështuar pasi jo vetëm që nuk nxiti zhvillimin ekonomik, por frenoi rritjen ekonomike. Normat e rritjes ekonomike prej 5.9% në 2007, është ulur në më pak se 1% në 2013. Taksimi i sheshtë ka sjellë ulje të kërkesës konsumatore, ulje të nivelit të jetesës, dobësim të klasës së mesme, polarizim të shoqërisë.

Taksim i Ndershëm

16

Angazhimi Ynë Taksim i ndershëm progresiv që ul taksat për 95% të shqiptarëve

Zotimet Tona:

►► Zëvendësim i taksës së sheshtë me taksimin e ndershëm. ►► Vendosje e drejtësisë sociale përmes taksimit progresiv për të ardhurat personale. ►► Zbatim i parimit kush fiton më pak do të paguajë me pak - kush fiton më shumë do të paguajë me shumë. ►► Tatim mbi fitimin në dy nivele për biznesin: një nivel për biznesin e madh dhe një nivel më i ulët se ai ekzistues për biznesin e vogël.

►► Politikë e re fiskale, e cila mbështetet kryesisht në uljen e kostos së jetesës për shumicën e popullsisë. ►► Heqje apo përgjysmim i tatimit mbi vlerën e shtuar për ushqimet jetike të shportës. ►► Heqje e tatimit mbi vlerën e shtuar për barnat dhe shërbimet mjekësore. ►► Reduktim i ndjeshëm i tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimin me energji elektrike të konsumatorëve familjarë.


►► Rishikim në mënyrë të plotë i të gjithë sistemit të tarifave. ►► Tarifa transparente dhe brenda mundësive të përballimit të kostos së shërbimit që ofrohet. ►► Politika fiskale të përputhëshme me modelin e ri ekonomik dhe kontribuese në lehtësimin e gjendjes kritike ku ndodhet ekonomia e vendit. ►► Politika tatimore që synojnë lehtësimin e menjëhershëm të

barrës ekonomike të familjeve me të ardhura të ulëta e të mesme. ►► Taksim i ndershëm si kontribut për më shumë investime publike, më shumë vende pune dhe më shumë kërkesë konsumatore. ►► Ndryshim radikal në shpenzimet publike dhe në përdorimin e parave e pasurisë publike, duke siguruar sukses në zbatimin e politikës fiskale.


Nën qeverisjen aktuale, të vetdeklaruar liberale apo dhe supozuar neo-liberale, me justifikimin e dorës së fshehtë të tregut, është braktisur shumica e sipërmarrjes për t’i lënë dorë, dukshëm, krejt të lirë disave. Sipërmarrja e huaj dhe vendase është nën presion të vazhdueshëm shtetëror. Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të ardhurat janë përqendruar në një grup gjithnjë e më të vogël kompanish. Nga rreth 9500 subjekte që paguajnë tatim fitimi mbi shoqëritë, vetëm 50 më të mëdhatë realizojnë një fitim sa 50 % e gjithë fitimit të realizuar në vend. 10 kompanitë me fitimin më të madh në vend kanë një normë vjetore fitimi më të madhe se 35 %, ndërsa 9450 kompanitë e mesme apo më të vogla kanë një normë vjetore fitimi rreth 6 – 7 %. Brenda një periudhe kohore sa jetëgjatësia e kësaj qeverie, 6 ligjet bazë tatimorë janë ndryshuar 79 herë.

Mbështetje Sipërmarrjes

18

Angazhimi Ynë Farkëtim i një partneriteti të ri me biznesin e sipërmarrjen Zotimet Tona:

►► Heqje e taksës së biznesit të vogël për të lehtësuar gjendjen e vështirë ku gjendet ky biznes dhe të vetpunësuarit në Shqipëri. ►► Tatimi i fitimit për biznesin e madh do të ketë vetëm një nivel dhe nuk do të ndryshojë në fund të vitit 2013. Shkalla e re tatimore do të vendoset në bashkëbisedim me sipërmarrjen, pasi të kemi provuar se kemi shmangur taksën e korrupsionit dhe taksën e kohës. ►► Heqje e referencave aktuale në dogana e tatime. ►► Garantim i parashikueshmërisë; asnjë ligj fiskal nuk do të ketë

efekt të menjëhershëm pa i lënë kohë biznesit të përgatitet për ndryshimet. ►► I japim fund gjobave të vendosura me kulturën e presionit dhe si mjet alternativ i mbledhjes së të ardhurave. ►► Rimbursimin korrekt i TVSH-së duke rimodeluar të gjithë hallkat administrative. ►► Thjeshtëzim real i procedurave tatimore. ►► Fuqizim dhe shtrirje masive e shërbimit të asistencës së tatimpaguesve me qëllim rritjen e pajtimit të tyre me tatimet.


►► Stabilizim i një administrate tatimore të qëndrueshme dhe profesionale me anë të krijimit të një Administrate të vetme Doganore dhe Tatimore. ►► Përdorim i teknologjisë së informacionit për të gjitha llojet e tatimeve dhe taksave në vend. ►► Konsultim me komunitetin e biznesit dhe angazhim i këtij komuniteti në të gjitha reformat e administrimit tatimor. ►► Rikthim i Komunitetit Konsultativ të Biznesit dhe shoqatave përfaqësuese të tij në një partner real në konsulencë dhe vendimmarrje. ►► Ristrukturim i Këshillit Kombëtar të Biznesit. ►► Partneritet publik-privat i mbështetur e

promovuar me objektivë të qartë të dobishmërisë publike, legjislacion inkurajues e transparencë. ►► Kontrata të qarta me sipërmarrësit dhe eliminim i të gjithë mundësive për shantazhimin e tyre nga administrata e pushteti. ►► Hartim i Planit të Përgjithshëm Kombëtar dhe ngritje e Kadastrës Shumëqëllimëshe si instrumentë themelor për orientimin e investimeve. ►► Axhendë katërvjeçare e mbështetur në dialog e bashkëpunim për zgjidhjen e shqetësimeve të tyre dhe krijimin e një klime lehtësuese për bizneset.


Në vitin 2009 qeveria u zotua se do të kishte një rritje ekonomike mbi 6% në vit dhe se brenda 5 vitesh do ta ulte borxhin publik në 50% të PBB. Borxhi jo vetëm që nuk u ul, por është kthyer në një kërcënim për secilin qytetar ashtu si dhe brezat e ardhshëm. Heqja e tavanit të borxhit përbën një precedent të rrezikshëm për financat publike. Pas 8 vjetësh qeverisje borxhi është dyfishuar duke kaluar katër herë rritjen ekonomike. Në vlerë nominale borxhi është rritur 177 % kundrejt vitit 2005. Borxhi për çdo banor është rritur me 186 %. Çdo fëmijët që lind në Shqipëri e nis jetën me një borxh mbi 3 mijë USD. Shpenzimet e shërbimit të borxhit i kushtojnë cdo famijeje shqiptare më shumë se 60 USD në muaj. Shumë kjo më e madhe se fatura mesatare mujore e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm marrë së bashku. Përtej borxhit publik që pranohet zyrtarisht, stabiliteti makroekonomik kërcënohet edhe nga borxhi real që nuk pasqyrohet plotësisht në regjistrat publikë. Të gjithë këto tregues të marrë njëherazi e çojnë nivelin e borxhit në Shqipëri në nivelin e vlerës vjetore të PBB-së.

Borxh nën kontroll 20

Angazhimi Ynë Defiçit dhe borxh publik nën kontroll, përmes politikave tona të përgjegjëshme fiskale Zotimet Tona:

►► Krijim i një programi që synon uljen graduale të borxhit nëpërmjet kontrollit të rreptë të defiçitit fiskal në bashkëpunim të ngushtë me FMN dhe BB. ►► Borxh publik në parametra të kontrollueshëm dhe jo barrë për brezat e ardhshëm. ►► Borxh publik në parametra të përshtatshëm për ritme pozitive të rritjes dhe strukturën ekonomike

të vendit. ►► Politika fiskale që sigurojnë burime financiare gjithnjë në rritje, duke siguruar funksionimin e shtetit në përputhje me proceset integruese. ►► Hapa seriozë për shlyerjen e pjesës më të shtrenjtë të borxhit ekzistues. ►► Shtet që shpenzon paratë me efikasitet dhe efektivitet.


Mbytja nga borxhi

Borxhi është rritur në 3.000 USD për frymë

►► Politikat fiskale që prodhojnë më shumë qëndrueshmëri fiskale.

që sjellin punësim dhe rritje ekonomike.

►► Rritje e të ardhurave buxhetore nëpërmjet miradministrimit fiskal dhe uljes së evazionit fiskal.

►► Përmirësim i menaxhimit të shpenzimeve publike me synim minimizimin e shpenzimeve joproduktive.

►► Rritje e të ardhurave buxhetore pa u bazuar në rritjen e nivelit të taksave. ►► Mundësim i një frymëmarrjeje më të madhe për shpenzimet produktive dhe investimet

►► Mbikëqyrje e tregut financiar nga një institucion me autoritet të fortë për mbikëqyrjen e gjithë institucioneve financiare, bankare dhe jo bankare.


22

“Udhët, për të cilat tani shqipëtarët paguajnë aq sa munt të shtroheshin të gjitha udhët e Shqipërisë me flori, mund të goditen me fort më pak ergjënt prej një qeverie të drejtë e me nder.” Sami Frashëri, 1899



24

Ekonomi prodhuese dhe shĂŤrbime cilĂŤsore


E

konomia shqiptare ka shumë pak vlerë të shtuar dhe bazohet kryesisht në konsumin e mallrave që importohen të gatshëm për përdorim. Dëshmi e qartë është fakti që ¾ e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar arkëtohen që në doganë. Për më shumë, vitet e fundit importi i makinerive dhe pajisjeve ka rënë. Potenciali turistik i vendit është komprometuar thellësisht nga dëmtimi i zonave turistike, nga mungesa e vizionit dhe një plani të përgjithshëm kombëtar. Pretendimi absurd për rritje të ndjeshme të numrit të turistëve vit pas viti, tradhëtohet nga të dhënat zyrtare që dëshmojnë se të ardhurat nga turzimi janë pakësuar me 365 milionë USD që prej vitit 2009. Shqipëria e vitit 2013 është vendi europian me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë, në një kohë që ka numrin më të vogël të makinave për banor. Çdo vit shoqëria jonë humbet rreth 106 milion euro ose 1% të GDP’së nga aksidentet rrugore. Asnjë qeveri deri më sot nuk e ka parë problematikën mjedisore si prioritet real në hartimin e politikave ekonomike të zhvillimit të vendit. Është kjo arsyeja që Shqipëria paraqitet me burimet natyrore me të degraduara në Ballkan. Nuk do të lejojmë vazhdimin e kësaj gjëndjeje, por do të ndërhyjmë menjeherë, me politika të harmonizuara, që do të bëjnë realitet një ekonomi prodhuese dhe shërbime cilësore.


Gjatë dy mandateve të qeverisjes së djathtë zhvillimi i turizmit në vend ngeli peng i mungesës së vizionit për rolin e turizmit në ekonominë e vendit; mungesës së një strategjie kombëtare për zhvillimin e qëndrueshëm; shfrytëzimit pa kriter dhe shterues të burimeve natyrore dhe ambjentale; dëmtimit të rëndë të trashëgimisë kulturore; mungesës së infrastrukturës dhe e investimeve në tërësi; problemeve të pafundme të pronësisë që kanë paralizuar çdo lloj nisme serioze investimi në zonat turistike. Rreth 50% e sistemit hotelier të vendit është jashtë sistemit fiskal. TVSH mbi njësitë akomoduese në Shqipëri është 20%, ndërsa në Itali 10%, Maqedoni 5%. Aktualisht vendi vuan nga: mungesa e një strategjie kombëtare reale, të zbatueshme dhe unike për zhvillimin e turizmit në vend; zhvillimi voluntarist dhe me rënie të lirë i sektorit të turizmit; ndryshim i politikave dhe përparësive, sa herë që ndryshojnë qeverisjet apo edhe ministrat; mbivendosje e politikave dhe strategjive të sektorëve të tjerë me ato të turizmit, duke bërë që të asgjësohen apo komprometohen rëndë kapacitetet turistike të zonave të caktuara.

Turizëm gjithëvjetor dhe mbarëkombëtar 26

Angazhimi Ynë Shqipëria një prej destinacioneve turistike në Ballkan dhe pjesë integrale e ofertës turistike mesdhetare Zotimet Tona:

►► Turizmi, një prej tre shtyllave kryesore të ekonomisë kombëtare. ►► Zhvillim i një industrie të qëndrueshme turistike. ►► Themelim i trekëndëshit që na jep avantazh konkurrues: trashëgimi kulturore, peisazh natyror dhe mikëpritje shqiptare. ►► Mbështetje në këtë trekëndësh për ndërtimin e ofertës turistike “Made in Albania.”

►► Krijim i një oferte tërheqëse që nuk përqendrohet në muajt e verës, por përfshin të gjithë vitin. ►► Fushatë informimi dhe promovimi për ofertën turistike gjithëvjetore. ►► Zhvillim i turizmit shqiptar mbështetur në 10 pole. ►► Përqendrim i energjive projektuese, investuese, bashkëpunuese dhe promovuese në 10 polet e zhvillimit të turizmit.


Sipas qeverisë në 2005-2012, turizmi solli 128 miliard euro më pak, por 2,3 milion turistë më shumë! ►► Krijim i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, përgjegjëse për planifikimin hapsinor dhe mbrojtjen e territorit të bregdetit. ►► Në bashkërendim me Kosovën, mundësojmë ofertë turistike mbarë shqiptare, duke përfshirë në një rrjet të gjitha burimet turistike të hapsirave shqiptare. ►► Miratimi i Masterplanit Kombëtar për Zhvillimin e Turizmit, i cili duhet të orientojë çdo investitor potencial shqiptar apo të huaj. ►► Masterplani Kombëtar për Zhvillimin e Turizmit do të ndërveprojë aktivisht me Planin e Përgjithshëm Kombëtar që në fazën e hartimit. ►► Pajisje e zonave turistike me studime dhe plane afatgjatë zhvillimi të

qëndrueshëm, brenda vitit të parë të qeverisjes. ►► Implementim i një studimi të integruar për zhvillimin e bregdetit të jugut dhe i një strategjie për konsolidimin dhe densifikimin e zonave turistike. ►► Rishikim i barrës fiskale mbi njësitë akomoduese, me qëllim uljen dhe përafrimin e saj me vendet e tjera të rajonit. ►► Nxitje shkollimit profesional turistik. ►► Krijim i zërave të veçantë dhe progresivë në buxhetin e shtetit për investime në infrastrukturën turistike. ►► Harmonizim i aktiviteteve kulturore me ofertën turistike gjithëvjetore.


Qeverisja aktuale nuk mundi të hartonte një strategji globale të zhvillimit të territorit, duke bërë që zhvillimet në këtë aspekt në vendin tonë të ishin krejtësisht të paorganizuara e kaotike dhe të rezultonin në shpërndarjen e ndërtimeve pa asnjë kriter përgjatë rrugëve, fushave, kodrave, etj. me pasoja tejet të rënda për territorin e vendit. Kuadri ligjor për funksionimin e qarqeve mbetet i paplotësuar dhe në mospërputhje tërësore me politikat e zhvillimit rajonal. Reforma e decentralizimit ka ngelur në vend numëro, ndërsa keqmenaxhimi i mjeteve fiskale dhe burimeve njerëzore ka bllokuar çdo premisë të zhvillimit rajonal. Që nga viti 2005 politikat e decentralizimit dhe qeverisjes vendore ushtrohen nga Ministria e Brendshme, e cila ka treguar paaftësi në të dy këto aspekte duke përkeqësuar marrëdhëniet mes institucioneve qendrore dhe vendore. Buxheti total i qeverisjes vendore si përqindje ndaj PBB-së, është me i ulët se vendet e rajonit dhe shumë më të ulët se mesatarja e vendeve europiane. Nga viti 2005-2012 ai ka variuar nga 1.9-3.1 % të PPB-së ndërkohë që në vendet e rajonit është 6.5-9.3 %. Modeli i sotëm i zhvillimit social – ekonomik dhe territorial në Shqipëri ka krijuar pabarazi në zhvillim midis zonave dhe territoreve të ndryshme të vendit.

Zhvillim i integruar rajonal 28

Angazhimi Ynë Zhvillimi i qëndrueshëm i territorit, si vepra më e madhe publike e shtetit Zotimet Tona:

►► Hartim dhe implementim i Planit të Përgjithshëm Kombëtar për Zhvillimin e Vendit. ►► Politika Rajonale që garantojnë zhvillimin dhe kohezionin social e ekonomik midis zonave urbane, rurale e veçanërisht atyre periferike e malore. ►► Mbështetje dhe financim sipas “Kontratave Rajonale të Zhvillimit” për strategjitë rajonale

dhe lokale të zhvillimit social dhe ekonomik. ►► Hartim i Kuadrit Strategjik të Zhvillimit të harmonizuar vertikalisht dhe horizontalisht: • Plan i Përgjithshëm Kombëtar; • Plane Rajonale; • Plane Strategjike Zhvillimi për çdo njësi të qeverisjes vendore.


• Përfundim i procesit të legalizimit dhe riintegrimit urban të zonave informale. • Riintegrim socio-ekonomik i zonave suburbane në metropolin e Tiranës dhe qyteteve kryesore me mbi 100.000 banorë. • Mbështetje infrastrukturale qeverisjes vendore, sipas mekanizmit të “Kontratave Rajonale të Zhvillimit,” duke i dhënë përparësi: • sistemeve të ujësjellëskanalizimeve; • rrjetit rrugor; • rrjetit energjetik; • infrastrukturës e mbetjeve urbane. ►► Harmonizim i administrimit të “Porteve Detare” me zhvillimin ekonomik lokal të qyteteve port.

dhe fuqizimi i instrumenteve të demokracisë direkte. ►► Forcim i strukturave komunitare në nivel fshati. ►► Decentralizimi, si objektiv parësor që do të arrihet përmes: • Zhvillimit rajonal të bazuar në njësi vendore solide me pavarësi financiare. • Hartimit të Kodit Urban, i cili do të përmbajë legjislacionin bazë në fushën e urbanistikës. • Hartimit dhe zbatimit të shpejtë të Strategjisë së re të Decentralizimit dhe Qeverisjes Vendore: • decentralizim financiar e fiskal; • decentralizim i kompetencave të përbashkëta;

►► Deri në 10% e të ardhurave nga portet që shkojnë në favor të buxheteve vendore (bashkitë Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin).

• fuqizim i administratës vendore;

►► Reformë administrative dhe ulje e numrit të njësive vendore të nivelit të parë bashki/komuna.

• Parashikimit të objektivave rajonalë sipas tendencave të zhvillimit në zona të veçanta bazuar në Planin e Përgjithshëm Kombëtar.

►► Suprimim i qarqeve dhe krijim i rajoneve vetë-qeverisëse sipas standardeve europiane. ►► Ulje e numrit të këshilltarëve vendore dhe rritje e profesionalizmit të tyre. ►► Rritje e burimeve financiare dhe aseteve për njësitë e reja të qeverisjes vendore. ►► Ruajtje e mekanizmave të demokracisë përfaqësuese

• reformë territoriale dhe administrative.

• Dyfishimit të investimeve publike në infrastrukturën vendore dhe të shërbimeve publike vendore. • Zhvillimit të rrjetit rrugor rural, i cili do të synojë lidhjen e të gjithë fshatrave me rrjetin rrugor primar, sekondar si dhe me zonat bregdetare. • Aplikimit të standardeve europiane të transportit multimodal në qendrat urbane.


Në Shqipëri nxirren 1 milionë ton naftë bruto të cilat eksportohen, ndërsa nevojat e tregut të brendshëm prej rreth 650 mijë ton naftë të përpunuar plotësohen me naftë të importuar. Vetëm nga mungesa e përpunimit në vend ekonomia kombëtare humbet rreth 200 USD për çdo ton të konsumuar. Menaxhimi i ndërmarrjes publike Albpetrol është krejtësisht politik, klientelist dhe korruptiv. Aktualisht vidhen 100.000 ton naftë duke krijuar një humbje të drejtpërdrejtë prej 45 mln USD, ndërkohë që Albpetrol gjendet në vështirësi financiare për të paguar punonjësit e vet. Sasia e naftës së vjedhur përfundon në tregun me pakicë, duke krijuar një evazion fiskal prej rreth 95 milionë dollarë. Përpunimi i naftës në vend, në të vetmen rafineri, ka rënë në nivelet më të ulëta historike. Privatizimi i ARMO-s është një tjetër histori dështimi në listën e dështimeve të privatizimeve strategjike. Privatizuesi nuk ka arritur të realizojë planin e investimeve dhe ka krijuar borxhe edhe ndaj administratës fiskale. Nxjerrja dhe shfrytëzimi i mineraleve është në një gjendje po kaq të mjerueshme. Vijon shfrytëzimi dhe tregtimi pa leje, pa kritere profesionale, pa standarde si dhe pa zbatuar kushtet teknike. Në pothuajse të gjitha kontratat e shfrytëzimit të vendburimeve minerare konstatohet shpërdorim dhe shkatërrim i pasurive të dobishme. Vetëm në minierën e kromit në Bulqizë rrezikohen të humbasin rreth 1.5 milionë ton krom i pasur që vlerësohen rreth 300 milionë dollarë. 30

Mirëadministrim i pasurive natyrore Angazhimi Ynë Përmirësim rrënjësor i administrimit të pasurive natyrore, duke i kthyer ato në dobi të vendit e qytetarëve Zotimet Tona:

►► Politika dhe praktika që kthejnë naftën në pasuri reale të shqiptarëve, duke përmirësuar dhe bilancin e rezervave efektive të naftës në vend. ►► Politika në shërbim të rritjes së investimeve private në sterë dhe det në kërkim-zbulimin për shtimin e

rezervave të naftës nga vendburimet e reja. ►► Analizim ligjëror dhe kontroll zbatimit të kontratave hidrokarbure, liçensave dhe dhënies së lejeve. ►► Vendosje e të drejtës sovrane të


455 milion USD vidhen nga menaxhimi korruptiv i naftës në vend

shtetit shqiptar mbi naftën e nxjerrë nga nëntoka shqiptare. ►► Rreth 150 milionë USD të ardhura në buxhetin e shtetit që do të mund të krijohen nga e drejta sovrane e bazuar në nivelet më të ulëta të zbatimit në botë. ►► Sigurim i të paktën 200 milion të ardhurave shtesë në ekonominë kombëtare, nga dhënia fund e vjedhjes në ciklin e prodhimit, të përpunimit dhe tregëtimit të naftës. ►► Rikonceptim i rolit, misionit dhe kapaciteteteve administrative e profesionale të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. ►► Ringritje e Qendrës Shkencore të Naftës dhe Gazit. ►► Mbështetje projektit të ndërtimit të gazsjellësit TAP në Shqipëri. ►► Ofrojmë të gjithë kontributin e nevojshëm ligjor dhe administrativ për zbatimin e suksesshëm të këtij projekti.

►► Realizim i ciklit të plotë të nxjerrjes dhe përpunimit të naftës në vend. ►► I japim fund evazionit dhe kontrabandës që realizohet në rrjetin e tregtimit me pakicë. ►► Garantojmë cilësinë e karburantit për konsumatorët. ►► Përmirësim i legjislacionit dhe praktikave të dhënies së lejeve konçesionare duke synuar efikasitet dhe transparencë. ►► Zbatim i standardeve të Nismës për Transparencë në Industritë Nxjerrëse (Extractive Industries Transparency Initiative). ►► Ristruktuktim i Njësisë së Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, si institucion teknik, shkencor e inspektues. ►► Njësia e Inspektimit dhe Shpëtimit të Minierave, si institucion operativ në ndihmë të veprimtarisë minerare dhe të shëndetit e jetës së minatorëve.


Qeverisja e PD-së nuk arriti të përmirësojë asnjë nga hallkat e sektorit elektroenergjetik. Për më tepër konsumatorëve familjarë, çmimi me pakicë i energjisë elektrike u është rritur nga 5,2 lek/KWh në vitin 2005 në 9,5 lek/KWh në vitin 2013. Privatizimi i sistemit të shpërndarjes i propaganduar me shumë bujë në prag të zgjedhjeve të vitit 2009, rezultoi një dështim. Privatizimi u bë në mungesë të plotë transparence, madje kontrata e privatizimit iu fsheh deputetëve në momentin e votimit në Kuvendin e Shqipërisë. Privatizimi i shpërndarjes nuk solli përmirësim në furnizimin me energji elektrike, nuk solli përmirësim në cilësinë e shërbimit dhe nuk uli treguesit e humbjeve joteknike në sistemin elektro-energjetik. Zinxhiri i borxheve të krijuara nga keqmenaxhimi i sistemit elektro-energjetik vlerësohet në rreth 1 miliard USD. Megjithëse është folur shumë për veprat koncesionare, në vitin 2012 prodhuesit jopublikë mundën të ofronin vetëm 5,6% të energjisë që u prodhua në Shqipëri. Qeveria ka privatizuar 4 HEC-e me një çmim shumë më të ulët sesa vlera reale e potencialit prodhues të privatizuar. Qeveria ka shpërdoruar ndihmën bujare të donatorëve të huaj duke krijuar vonesë si në linjën e interkoneksionit Shqipëri – Kosovë, ashtu dhe në Unazën e Jugut.

32

Pavarësi Energjetike Angazhimi Ynë Sistem elektro-energjetik efikas, që ofron energji të vijueshme, të stabilizuar dhe me çmim të përballueshëm Zotimet Tona:

►► Ulje e TVSH-së së energjisë elektrike në nivelin 6% për përdoruesit familjarë. ►► Zbatim sa më i shpejtë i një Ligji për Energjinë. ►► Verifikim i të gjitha lejeve konçesionare në fushën e energjisë.

►► Anulim i lejeve konçesionare që janë marrë në kushtet e konfliktit të interesit dhe kanë kaluar të gjitha afatet e zbatimit të kontratave. ►► Përjashtim nga tatim-fitimi, gjatë tre viteve të para të aktivitetit, i sipërmarrësve që angazhohen


1 miliard USD borxh vetëm nga keqmenaxhimi i sistemit elektro energjetik

të zbatojnë me korrektësi lejet konçesionare. ►► Krijimi i një mjedisi mbështetës për sipërmarrësit që zbatojnë me korrektësi lejet konçesionare, duke përmbushur të gjitha detyrimet ndaj shtetit. ►► Reformim i metodologjisë së përcaktimit të tarifave. ►► Energji elektrike me tarifë të reduktuar për familjet e varfra, në nevojë dhe me të ardhura të pakta.

►► Investime në rrjetin e transmetimit në mbështetje të modelit tonë të ri ekonomik. ►► Investime në rrjetin e transmetimit në përputhje me Planin e Përgjithshëm Kombëtar. ►► Investime në rrjetin e transmetimit që sigurojnë edhe lidhjet e mjaftueshme me sistemin energjetik të Europës Juglindore. ►► Hartim i një politike të përbashkët energjetike me shtetin e Kosovës.


Në tetë vjet janë shpenzuar miliarda dollarë në infrastrukturë rrugore, por rrugët nuk ofrojnë, as siguri dhe as cilësi. Sot rrugët shqiptare paraqesin një konglomerat kaotik, ku nuk ka asnjë kilometër rrugë të standarteve europiane. Qeveria ka premtuar e pretendon se ka bërë mbi 10.000 mijë kilometra rrugë. Në fakt të dhënat tregojnë se nuk janë bërë më shumë se 1515 km. Investimet në infrastrukturë kanë krijuar një borxh të jashtëm si kurrë ndonjëherë, ndërkohë mirëmbajtja e rrjetit rrugor është inekzistente, gjë që rrezikon përkeqësimin dhe humbjen e investimeve të bëra. Në mungesë Masterplani të rrjetit rrugor po bëhen gabime të shumta në rrjetin kryesor dhe atë dytësor. Mungesa e studimeve, qasjes kërkimore dhe projekteve ka çuar në dështim tërësor infrastraktural. Ky dështim përfshin dhe një aspekt tragjik, atë të bilancit të luftës përsa i përket humbjes së jetëve në aksidentet rrugore.

Infrastrukturë Europiane

34

Angazhimi Ynë Krijimi i Rrjetit të Unifikuar të Transportit, si enë komunikuese për të realizuar shpërndarjen e barabartë të mirëqenies dhe vlerave ekonomike në vend Zotimet Tona:

►► Masterplan Kombëtar, Standarde Europiane dhe Siguri Rrugore, tre shtyllat ku mbështen politikat tona për zhvillimin e rrjetit rrugor. ►► Përmirësim radikal e tërësor i infrastrukturës rrugore të vendit. ►► Hartim, miratim, zbatim i standardeve europiane të

projektimit e të ndërtimit të rrugëve nacionale, rurale dhe të qyteteve. ►► Mosfillim i asnjë investimi në infrastrukturë, veçanërisht rrugë, pa pasur standarde të miratuara. ►► Ndërtim i Koridorit të Gjelbër Autostradal Veri-Jug, që lidh bashkë 22 copëzat e rrugëve


0 km autostradë me standarte europiane

të sotme, nga Hani i Hotit në Kakavijë, me një standard të vetëm europian. ►► Ndërtim i Koridorit të Kaltër Veri-Jug, që lidh zonat turistike me njëra-tjetrën, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Butrint. ►► Ndërtim i rrugëve të rëndësishme si aksi Lushnjë-Berat-PoliçanÇorovodë, Memaliaj-Tepelenë, Lin-Pogradec, etj. ►► Ndërtimi i rrugëve të reja si rruga e Arbrit, Elbasan-Kuçovë-BeratTepelenë, si dhe rruga e Labërisë. ►► Përfundim i unazave dhe bypass’eve të qyteteve si: By-

Pass i Tiranës, Unaza e Madhe e Tiranës, Unaza e Elbasanit, by-pass i Rrogozhinës, by-pass i Vlorës, unaza e Durrësit, unaza dhe by-pass i Pogradecit, etj. ►► Rikonstruktim i gjitha akseve rrugore nacionale, të cilat për shkak të ndërtimit të rrugëve të reja janë braktisur tërësisht si: Shkodër–Pukë, Lezhë–FushëKrujë, Tiranë-Vorë–Durrës, Tiranë–Ndroq–Plepa, Ersekë– Leskovik, Tepelenë-Këlcyrë– Përmet, Fier-Ballsh-Memaliaj, etj. ►► Mirëmbajtje e rrjetit rrugor, si prioritet absolut. ►► Rajonizim i të gjithë rrjetit rrugor


të Shqipërisë në 3 ose 4 blloqe të mëdha dhe dhënia e tyre me kontrata afatgjata mirëmbajtje. ►► Adoptim i një qasjeje të re, dinamike, profesionale, bashkëkohore dhe të përgjegjshme ndaj sigurisë rrugore. ►► Zvogëlim me 20% i numrit të aksidenteve rrugore, brenda dy viteve të para të mandatit qeverisës. ►► Zvogëlim deri në 50% i aksidenteve rrugore brenda mandatit të parë të qeverisjes.

36

►► Krijim i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Trafikut me mision sigurimin e jetës së shqiptarëve dhe me synim ndihmë, mbështetje dhe shërbim qytetarëve. ►► Modernizim i rrjetit hekurudhor duke synuar intregrimin me korridoret europiane hekurudhore. ►► Hartim i Planit Kombëtar për Zhvillimin e Porteve. ►► Plan Kombëtar për Zhvillimin e Porteve synon moskufizimin e vendit vetëm me katër portet tradicionale. ►► Ndërtimin e portit të ri të Shëngjinit. ►► Plani Kombëtar për Zhvillimin e Porteve që synon rritjen e punësimit në transportin detar dhe projektimin e një sistemi modern të transportit detar.

►► Rikrijim i marrëdhënieve të qyteteve dhe porteve përkatëse, duke i kthyer portet në hapësira të integruara me qytetet dhe qytetarët. ►► Hapje e tregut në fushën e operatorëve ajrore. ►► Autoritet i Aviacionit Civil që ka në qendër të vëmendjes mbrojtjen


Shqipëria ka numrin më të madh të vdekjeve në rrugë, ndërkohë që ka numrin më të vogël të makinave për banor në Evropë

e pasagjerëve dhe riaftësimin e infrastrukturës me qëllim zhvillimin e transportit ajror. ►► Investim në zonat rurale për plotësim me sistem kanalizimesh si dhe për studime të integruara mbi trajtimin e ujërave të përdorura. ►► Vënie në punë e të gjithë impianteve të trajtimit të ujërave

të zeza. ►► Trajtim i diferencuar i impianteve të trajtimit të ujrave të zeza, përmes subvencioneve, për një periudhë të caktuar kohe. ►► Shpërndarje efikase e fondeve për investimet në ujësjellësa, sidomos në zonat rurale dhe zonat informale, sipas politikës së legalizimit.


Kanë kaluar plot 20 vjet nga miratimi i Ligjit Themelor për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave dhe plot 22 vjet nga miratimi i ligjit 7501 për ndarjen e tokave. Pra në 100 vjet të shtetit shqiptar, 1/5-a është kaluar duke copëtuar tokat dhe pronat nuk janë ndarë akoma. Shqipëria ka rreth 4 milion prona, nga të cilat rreth 2.5 milion janë regjistruar në periudhën 1998-2005. Qeveria e PD-së në 7 vjet ka regjistruar gjithësej vetëm 6.000 prona, mesatarisht 2 në ditë. Në zyrat e Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave janë ende 8.000 dosje të patrajtuara, pra ende të pahapura. Në Shqipëri janë deklaruar rreth 270.000 ndërtime pa leje, por në fakt janë rreth 400.000 të tilla. Deri tani janë dhënë leje legalizimi për vetëm rreth 8% të totalit të ndërtimeve informale gjithësej.

Zgjidhje për pronat

38

Angazhimi Ynë Mbyllje e ciklit shekullor të paqartësisë me pronën Zotimet Tona:

►► Shqiptarët do të jenë të gjithë pronarë të ligjshëm në prona të ligjshme. ►► Zhdukim 3 zarfet e hallkave të korrupsionit: zarfin tek kthimi i pronave, zarfin tek legalizimet dhe zarfin tek regjistrimi i pronës. ►► Përparësi kompensimit në natyrë, në raport me dhënien e kompensimit financiar, duke mundësuar uljen e faturës financiare për shtetin. ►► Orientim i procesit të privatizimit të pasurive publike me qëllim favorizimin e procesit të kthim-

kompensimit të pronave. ►► I japim fund zvarritjeve dhe sorollatjeve administrative, si burimi bazë i korrupsionit. ►► Evidentim i të gjithë pronave publike që fshihen nëpër sirtarët e institucioneve shtetërore. ► ► Saktësim i fondit të kompensimit, i cili do të operojë sipas një skeme të qartë dhe të barabartë për të gjithë të interesuarit. ►► Legalizim brenda 2 vjetësh i ndërtimeve informale, të bëra në


Qeveria në 7 vjet ka regjistruar vetëm 6.000 prona, mesatarisht 2 në dite. Mbeten për tu regjistruar dhe 1.500.000 prona pronën vetjake dhe atë publike ►► Legalizim i ndërtimeve informale të kryera mbi toka me pronarë dhe të ndërtimeve të kryera në zona urbane, deri në fund të mandatit të parë. ►► Përshpejtim i procedurave të evadimit të dosjeve, të cilat në mijëra raste janë bllokuar vetëm për të nxitur korrupsionin. ►► Proces legalizimi i integruar me regjistrimin dhe urbanizimin e zonave informale. ►► Bashkim i të gjitha agjencive

që operojnë me pronat në një agjenci të vetme me fuqi dhe përgjegjësi të plota. ►► Krijim i Regjistrit të plotë të Pasurive të Paluajtëshme, duke përfunduar regjistrimin fillestar në zonat kadastrale që kanë mbetur. ►► Zbatim i një programi të veçantë për regjistrimin e Pronave në Bregdetin e Jugut. ►► Përfundim i procesit të përpunimit dhe hedhjes të të dhënave për të gjitha zonat e futura në sistem.


40


“Pas udhëvet m’e para punë për të bërë, është Myzeqeja. Kjo fush’ e gjerë është një magj’ e madhe, që munt t’ushqenjë gjithë Shqipërinë e të nxjerr’ edhe shumë drithë e të tjera gjerëra, po që të ndërtohetë si duhetë.” Sami Frashëri


42

Rilindje e fshatit


P

apunësia ka zaptuar territoret rurale dhe varfëria ka pllakosur fshatin shqiptar. Qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga angazhimet e veta për fshatin. Duke mbështetur në 8 vjet vetëm 42 mijë familje, qeveria praktikisht pranon se ka braktisur 7 nga çdo 8 familje fshatare. Zyrtarisht pranohet që të ardhurat bruto mesatare mujore nga aktiviteti bujqësor dhe blegtoral nuk i kalojnë 224 USD-të. Shqipëria është vend me burime të bollshme ujore, por vetëm 30 % e tokës së punueshme ujitet. Prodhimi i mirëfilltë bujqësor dhe i agropërpunimit së bashku me ushqimet që vendi importon përbëjnë një vlerë sa ¼ e Produktit të Brendshëm Bruto, apo rreth 3 miliardë USD. Ndërkohë që financimi publik për mbështetjen e bujqësisë është tejet i vogël. Teksa bujqësia kontribon me rreth 20% në krijimin e Produktit të Brendshëm Bruto, paratë publike për bujqësinë përbëjnë vetëm 3% të buxhetit të shtetit. Ne do të ndërtojmë një ekonomi rurale, moderne dhe produktive, që furnizon tregun e brendshëm me produkte ushqimore të cilat tani importohen, dhe gjeneron të ardhura të larta, duke përmirësuar standardet e jetesës në fshat. Zhvillimi i bujqësisë do të ndihmojë që vendi të kthehet në ritme të mira të rritjes ekonomike, të krijojë vende të reja pune, të zbusë ndjeshëm varfërinë, të prodhojë ushqime të shëndetshme me çmime të përballueshme për familjet shqiptare, të synojë tregjet e eksportit, duke patur vëmendje për mbrojtjen e mjedisit.


Fshati, ku jeton dhe punon thuajse gjysma e popullsisë së vendit, është braktisur nga shteti. Papunësia është plagë e dukshme kudo në territoret rurale, pavarësisht se përkufizimet zyrtare konsiderojnë të punësuar çdo njeri mbi 18 vjeç që jeton në fshat në një familje që ka pak tokë në pronësi. Kapaciteti i vogël i fermave bujqësore, niveli i ulët i teknologjisë së përdorur dhe mungesa e bashkëpunimit midis fermerëve pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm e të shpejtë të bujqësisë. Shumica e fermave në vend, rreth 65%, nuk arrijnë të shesin prodhimet në treg. Jetojnë si në mesjetë vetëm duke konsumuar prodhimin e tyre, duke mos pasur kështu mundësi krijimi të të ardhurave finaciare. Kostot e aktiviteteve ekonomike në bujqësi e blegtori janë rritur ndjeshëm pas vitit 2005. Një pjesë e qenësishme e fermerëve shqiptarë ende nuk kanë një siguri për pronën e tyre. Pas 22 vitesh rezultojnë të privatizuar 561 mije ha tokë bujqësore, ose 80% e sipërfaqes së tokës së punueshme, e njëjta shifër me vitin 2005. Investimet dhe shpenzimet publike për mirëmbajtjen e sistemit kullues e ujitës të vendit janë më të ulta se në vitin 2005. Praktikat menaxhuese të ujit për ujitje, i ka mbërthyer klientelizmi, spontaniteti, korrupsioni dhe shpërdorimi. Mosfunksionimi i sistemit të ujitjes dhe kullimit, ndikon në uljen e 25 - 30 % të prodhimit dhe të ardhurave nga aktivitet bujqësore

44

Mirëqënie për Fshatin Angazhimi Ynë Ekonomi rurale moderne dhe prodhuese, që furnizon tregun e brendshëm me prodhime ushqimore dhe gjeneron të ardhura të larta për fshatin Zotimet Tona:

►► Pesëfishim i financimit publik për mbështetjen e bujqësisë. ►► Politika që kanë në qendër të vëmendjes familjet që jetojnë në fshat dhe merren me bujqësi, blegtori e aktivitete rurale.

►► Politika fiskale që synojnë uljen e drejtpërdrejtë të çmimeve të mekanikës dhe inputeve bujqësore. ►► Ulje rreth 35% e çmimit të naftës (50-55 lekë bazuar në çmimin aktual), me heqjen e akcizës dhe



46


taksës së qarkullimit, bashkë me tatimin mbi vlerën e shtuar që zbatohet mbi këto dy taksa. ►► Heqje e tatimit mbi vlerën e shtuar për të gjithë plehrat kimikë, farat e fidanët dhe materialin gjenetik shumues që përdoret në blegtori. ►► Heqje e tatimit mbi vlerën e shtuar për vaksinat dhe ilaçet si dhe për çdo lëndë të parë që përdoret për bujqësinë dhe blegtorinë. ►► Uji në parcelë – synim i ynë parësor në ndihmë të bujqësisë. ►► Investim i 160 milionë USD për të rimëkëmbur sistemin e ujitjes dhe kullimit, brenda periudhës 4 vjeçare. ►► Krijim dhe vënie në veprim e një Banke të specializuar për Zhvillimin Rural. ►► Skema speciale financimi për Bankën e Zhvillimit Rural, të mbështetura me fonde garantimi. ►► Financime me interes zero nga skemat e Bankës për Zhvillimin Rural. ►► Reformë institucionale e ligjore e plotë dhe gjithëpërfshirëse për menaxhimin e qëndrueshëm dhe efikas të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja. ►► Hartim dhe miratim i një Ligji të ri për Ujitjen, Kullimin dhe Mbrojtjen nga Përmbytjet, duke u bazuar në direktivat e BE-së.

►► Përfundimi i reformës së tokës sipas përcaktimeve të ligjit nr. 7501, brenda 2 vjetëve të parë të qeverisjes. ►► Regjistrim i pasurive në zonat rurale dhe zgjidhje e konflikteve për pronësinë, brenda 2 vjetëve të parë të qeverisjes. ►► Regjistrim i pronësisë dhe pajisje me çertifikatën e pronësisë, brenda 2 viteve të para të qeverisjes. ►► Krijim i një sistemi informacioni të detajuar, të unifikuar, të shumëllojshëm dhe të hapur për publikun, brenda mandatit të parë qeverisës. ►► Veprime legjislative dhe teknike për pengimin e fragmentimit të mëtejshëm të tokës. ►► Veprime legjislative dhe teknike për zhvillimin e tregut të tokës dhe aplikimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit. ►► Rishikim dhe përmirësim i legjislacionit ekzistues duke e ngritur nivelin deri në formën e Kodit të Tokës. ►► Ndalim i eksportimit të lëndës drusore të papërpunuar apo i qymyrit të drurit, për një periudhë 3 vjeçare. ►► Mbështetje fermerëve që duan të kultivojnë bimë mjekësore dhe zhvillimit të traditës së vendit tonë në mbledhjen dhe përdorimin e këtyre bimeve. ►► Krijim i kushteve shumë të mira për kultivimin e bimëve mjekësore në të gjithë territorin.


Deri më sot, bujqësia shqiptare është zhvilluar në mënyrë krejt spontane. Pa ndihmën e shtetit. Duke përdorur vetëm energjitë e pashtershme të fshatarit shqiptar. Gjysma e të ardhurave të familjeve fermere vijnë nga blegtoria dhe gjysma e tokës që punohet në vit mbillet me foragjere të njoma. Është e qartë se blegtoria ka peshën kryesore në prodhimin e sotëm bujqësor në vend. Por krahasuar me vitin 2005 ka rënie të numrit të gjedhëve, të dhirtave, të derrave. Ndërsa numri i deleve është në njëjtin nivel. Për rrjedhojë edhe prodhimi i mishit, qumështit dhe vezëve është në të njëtin nivel me atë të vitit 2005. Tentativa për të hapur eksportin e kafshëve të gjalla, të vezëve të freskëta për konsum dhe molusqeve ka dështuar për shkak të mosplotësimit të kushteve të sigurisë ushqimore. Si rezultat i politikave të ndjekura, disa aktivitete blegtorale janë në falimentim të plotë. Në shkallë vendi punohen me mjete mekanike vetëm 260 mijë ha, ndërsa investimet për ujitje brenda ngastrës së tokës janë minimale. Aktualisht, çmimi i naftës është tre herë më i shtrenjtë se në vitin 2005. Mungesa e tregjeve dhe e skemave për të nxitur dhe tërhequr prodhimin kanë çorientuar fermerët. Për pasojë dëmtimet e prodhimit janë të përvitshme. Prodhimi i përgjithshëm peshkor, aktualisht, është sa 75% e prodhimit të fundviteve 80’të. Peshkimi shqiptar është më i pazhvilluari në rajon.

48

Blegtori dhe bujqësi e zhvilluar Angazhimi Ynë Fermeri, si përfituesi i drejtpërdrejtë i skemave të mbështetjes në të gjithë vendin, larg diskriminimit politik dhe praktikave korruptive Zotimet Tona:

►► Punësim për më shumë se 150 mijë vetë në fshat dhe në aktivitete që lidhen drejtpërdrejtë me bujqësinë. ►► Politikat fiskale që kontribojnë në

uljen e drejtpërdrejtë të çmimeve të mekanikës bujqësore. ►► Politika fiskale me qëllim uljen e kostove të prodhimit, rritjen e konkurencës dhe lehtësimin


e daljes së produkteve vendase bujqësore në tregjet e eksportit. ►► Mbështje traditës bujqësore të vendit tonë dhe promovim i historive të suksesit të 20 viteve të fundit.

►► Rindërtim i strukturave mbështetëse për prodhimin e materialeve racore për bagëtitë e imëta.

►► Nxitje prodhimit të kulturave që krijojnë më shumë vlerë të shtuar.

►► Shpërndarje e materialeve racore të çertifikuara për gjedhin; asistencë e drejtpërdrejtë me material gjenetik dhe procedura inseminimi.

►► Mbështetje e institucioneve shtetërore për garantimin e cilësisë së inputeve bujqësore.

►► Mbështetje e plotë për blegtorinë nga ringritja e shërbimit zooteknik dhe veterinar.

►► Kujdes parësor për bujqësinë pa ndërhyrë në veprimtarinë ku sipërmarrja private ka dëshmuar se është më efektive.

►► Rishikim i ligjeve “Për Mbarështimin e Blegtorisë dhe “Për Veterinarinë”.

►► Rikonstruktim, përforcim, rikrijim institucional në të gjitha hallkat, rajonale dhe vendore, në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë. ►► Hartim i paketave ligjore dhe plotësimi i legjislacionit në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë. ►► Riorganizim i sistemit kombëtar të prodhimit dhe kontrollit të materialit bimor të çertifikuar. ►► Sigurim i rritjes inteligjente përmes përhapjes së teknologjive të reja në kultivimin e bimëve dhe ruajtjen e produkteve. ►► Sigurim i rritjes inteligjente përmes përmirësimit të shërbimit këshillimor, arsimimit dhe kualifikimit të prodhuesve. ►► Sigurim i rritjes së qëndrueshme përmes nxitjes dhe mbështetjes së ekonomive, për të mundësuar konkurrencën në tregjet e vendit dhe të rajonit.

►► Politika mbështetëse të shkallëzuara për çdo krerë të mbarështuar dhe prodhimin foragjer. ►► Mundësim i skemave mbështetëse jodiskriminuese. ►► Vënie në funksion të bazës të të dhënave kombëtare të regjistrit shtetëror të lëvizjes së kafshëve të gjalla e më tej. ►► Rritje e kompetencave të qeverisjes vendore në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë. ►► Ndërtim i infrastrukturës mbështetëse, si ngritja e qendrave të tregtimit të peshkut me shumicë dhe i shkallëve të riparimit të anijeve të peshkimit. ►► Konsolidim i infrastrukturës portuale, si ndërtimi i portit të ri të peshkimit në Durrës, zgjerimi i bankinave në Shëngjin, zgjerimi i portit të Sarandës etj. ►► Heqje e akcizës dhe e taksës së qarkullimit të naftës për peshkimin.


Gjendja e rëndë ekonomike në zonat rurale dhe mungesa e investimeve nuk ka mundësuar përdorimin e teknikave moderne dhe me kosto të ulët. Programet e zhvillimit të frutikulturës, ullirit dhe arrorëve po shoqërohen me defekte serioze, pasojat e të cilës do të jenë të pariparueshme. Numri i ndërmarrjeve agropërpunuese është ende shumë i vogël dhe praktikisht gjysma e tyre merren me prodhimin e bukës. Politikat e ndjekura nuk kanë mundësuar lidhjen ndërmjet industrisë agropërpunuese dhe fermave të prodhimit. Ndërsa qeveria ka dështuar në mbështetjen me hapjen e tregjeve produkteve vendase. Tregjet që ekzistojnë në vend ato të rrugës dhe ato publike janë një pasqyrë e falimentimit të shtetit në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Në mënyrë periodike konstatohen ulje të indikatorëve që matin standardin dhe mbrojtjen e jetës. Janë shtuar në shifra alarmante sëmundjet zooteknike në njerëz, prekjet nga bruceloza, bakteriozat, si dhe nga toksoinfeksionet ushqimore. Krahasuar me vitin 2005 janë shtuar prekjet nga salmoneloza, melitensa, leishmanoza, antraksi, TBC etj.

Zhvillim rural modern 50

Angazhimi Ynë Riorganizim i sistemit kombëtar të prodhimit rural dhe kontrollit të materialit bimor të çertifikuar, në përputhje me axhendën e Bashkimit Europian 2010-2020 Zotimet Tona:

►► Krijim i rrjetit kombëtar të grumbullimit dhe ruajtjes së tregtimit me shumicë. • me infrastrukturë të nevojshme për ruajtje afatgjatë; • me shërbime doganore për të lehtësuar procedurat e eksportimit; • me shërbime tatimore për sipërmarrësit e agropërpunimit dhe rrjetet

• • • •

privatë të tregëtimit; me shërbime fito-sanitare për të garantuar cilësinë dhe origjinën e produkteve; me shërbime këshilluese; me shërbime marketing; me shërbime financiare në bashkërendime me Bankën e Zhvillimit Rural.

►► Heqje e tatimfitimit, në katër


37% e tokës në vend punohet me dorë, dhe 12% e tokës punohet me qè

vitet e para, për industritë e reja agropërpunuese dhe lehtësi fiskale në kostot e ambalazhimit dhe paketimit. ►► Integrim i prodhimit bujqësor me Kosovën me qëllim krijimin e një tregu të përbashkët bujqësor e ushqimor dhe pasjen e një oferte të përbashkët për tregjet e eksportit. ►► Vendosje e agropërpunimit në krye të axhendës për zhvillim dhe transformim ekonomik. ►► Sigurim i rritjes integrale përmes nxitjes në zonat rurale të zhvillimit të një ekonomie me punësim të lartë. ►► Sigurim i rritjes integrale e cila do të sjellë kohezion të lartë territorial dhe social. ►► Sigurim i rritjes integrale e cila do të nxisë agropërpunimin si dhe agro e ekoturizmin.

►► Plotësim i legjislacionit në lidhje me prodhimet bazë, ato tradicionale, si dhe ristrukturimin, rehabilitimin e njehsimin e agroteknologjisë në ullishte të vjetra. ►► Hartim dhe zbatim i strategjisë së rajonizimit të kulturave. ►► Mbështetje grupeve të prodhuesve që furnizojnë sektorët e agroindustrisë me lëndë të para. ►► Krijim i lidhjeve të qëndrueshme midis sektorëve përkatës të agroindustrisë. ►► Garantim i cilësisë dhe sigurisë në të gjithë zinxhirin e prodhimit, nga ara deri në tavolinën e konsumatorit. ►► Përpjekje maksimale për pesëfishimin e shërbimeve bazë bankare e financiare në fshat, veçanërisht me sistemin e mikrokredive, që në dy vitet e para të mandatit.


52

2. ripërtëritje e shoqërisë Shqiptarët meritojnë shumë më mirë


“Vdes i mbytur nga plehrat fëmija 13 vjeçar… Ermir Ujka… Djaloshi i cili ka qenë duke kërkuar për skrap pranë vendit të grumbullimit të mbeturinave urbane të qytetit kur makina e plehrave ka shkarkuar mbi trupin e tij tonelata me mbetje urbane.” “28 femrat që nuk mundën të festonin Vitin e Ri… plot 28 vajza, gra, nëna u vranë nga prindërit, bashkëshortët, të dashurit.” “Bulqizë - Lirie Mero ka humbur jetën në minierën e Bulqizës mëngjesin e së shtunës. Gruaja 45-vjeçare ndërsa punonte për të mbledhur krom në stokun e minierës është zënë poshtë nga një masiv gurësh. …Bëhet me dije se Lirie Mero ishte nëna e katër fëmijëve dhe jetonte në varfëri të skajshme pasi i shoqi ishte invalid.” “Sukth vdesin 4 fëmijë nga asfiksimi. Robert 13 vjeç… Vilson 11 vjeç… Kasandra 9 vjeç… Nertila 6 vjeç… Nëna i gjen të pajetë në shtëpi… Shkak i vdekjes së fëmijëve mendohet të ketë qënë një qiri i ndezur i lënë në cep të dhomës për ndriçim i cili më pas ka shkaktuar një zjarr të vogël duke çliruar gazra helmues. ” Këta fëmijë, këto gra i vrau plehu, gazi, sëpata, zjarri, gurët apo plumbi, por drejt tyre i çoi keqqeverisja. Këtyre grave e fëmijëve, frymën e fundit ia mori fataliteti apo kriminaliteti, por ranë pre e tij nga përjashtimi social, varfëria, diskriminimi, mungesa e shërbimeve publike dhe e përkujdesit shtetëror. Kjo qeverisje e dështuar meriton vetëm ndëshkim. Ky pushtet vrastar meriton vetëm përbuzje. Kjo kohë e rendë meriton vetëm ndryshim. Një qeverisje që ruan jetën e qytetarit e nuk e lë atë pre të vështirësive sociale dhe tensioneve shoqërore është e mundur. Një shoqëri shqiptare me gra të fuqizuara, fëmijë që kanë të ardhme të sigurtë, solidaritet e mirëkuptim mund të ndërtohet. Ne do ta bëjmë. Me përkushtim. Së bashku.


54

“Mjerisht në vendin tonë shpërdorimi i pushtetit është bërë një gjë e zakonëshme, prandaj ksaj detyre, sado e vështirë qoftë, ne duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur…” Hasan Prishtina



56

Shërbime publike sipas nevojës


N

ë Janar të vitit 2011, qeveria mori një vendim për të reformuar financimin e shërbimit spitalor, por zbatimi mbetet shumë i ngadalshëm.” (ProgresRaporti i Komisionit të BE, Tetor 2012). Mungesa e ilaçeve dhe mjeteve të tjera të mjekimit është turpi i spitaleve tona. Në shumicën dërrmuese të spitaleve, ndërtesat janë të amortizuara, me kushte higjeno-sanitare të vështira dhe me paisje e aparatura të vjetëruara dhe jashtë standartit. Sistemi i sigurimeve shoqërore vuan nga probleme themelore. Disa nga këto probleme janë pensionet e ulëta me të cilat pensionistët nuk mund të përballojnë jetesën, raporti problematik kontribues-përfitues, koefiçenti shumë i ulët i zëvendësimit pension-pagë dhe bllokimi i skemave të pensioneve suplementare sidomos atyre të profesioneve të vështira. Ne besojmë në energjinë e pashtershme dhe forcën transformuese e krijuese të secilit qytetar shqiptar. Ndaj me një axhendë sociale që na ngarkon të drejta e detyra të gjithëve, duam të ndërtojmë shoqërinë ku energjia, kreativiteti e mundi i secilit të gjejnë hapësirë jetësimi, përmes shtetit që ofron shërbime publike sipas nevojës. Është mision i qeverisjes socialiste t’i sigurojë çdo qytetari shqiptar pavarësisht të ardhurave, origjinës, moshës, gjinisë, etnisë, edukimit, orientimit seksual, identitetit kulturor, bindjeve politike e fetare, shërbime publike cilësore. Parimet bazë të shërbimeve publike gjatë qeverisjes socialiste do të jenë: lehtësimi dhe zgjerimi i aksesit, drejtësia sociale, cilësia, standartet profesionale, pavarësia prej financuesit të shërbimeve, harmonizimi i shërbimeve publike dhe private, decentralizimi, pjesëmarrja qytetare, komplementariteti dhe konkurrenca e ndershme. Politikat tona synojnë parandalimin e varfërisë dhe jo thjesht luftën kundër pasojave të saj, interesat afatgjata mbi ato të përkohshme, qeverinë në shërbim të qytetarëve dhe nxitjen e pjesëmarrjes së tyre.


Sistemi ynë shëndetësor është sot në gjendje të mjeruar. Kriza e thellë pasqyrohet në të gjitha hallkat e tij. Në aksesin e munguar të popullatës në shërbim shëndetësor, në cilësinë e dobët të shërbimit të ofruar, në efiçencën e ulët të tij, në koston e lartë materiale, shëndetësore e shpirtërore që e gjithë kjo sjell për qytetarët. Shqiptarët sot jetojnë 5 vite më pak se mesatarja e qytetarëve të BE-së. Në Shqipëri vdesin brenda vitit të parë të jetës 3.4 herë më shumë foshnja se në BE. Shqiptarët shpenzojnë për shëndetësinë pothuajse sa mesatarja e vendeve të rajonit, por treguesit kryesorë të cilësisë dhe efiçencës të sistemit shëndetësor janë shumë më të ulët. Në ndryshim me të gjithë vendet e BE-së, më shumë se gjysma e shpenzimeve për shëndetësinë financohen nga pagesat e drejtpërdrejta të qytetarëve. Sistemi i kujdesit shëndetësor me kontribute të detyrueshme rezulton i pasuksesshëm pas 18 vitesh zbatimi. Vetëm 470 mijë vetë në moshë pune arrijnë të sigurohen. Shëndeti publik është i nënvleftësuar dhe i trajtuar me politika abuzive, që reflektohen në uljen e financimit për shëndetin publik deri në 3,7 % të shpenzimeve të përgjithshme të shëndetësisë.

Kujdes Shëndetësor Universal 58

Angazhimi Ynë Kujdes shëndetësor me mbulim universal; shërbim shëndetësor falas sipas nevojës, për të gjithë shtetasit me banim të përhershëm në Shqipëri Zotimet Tona:

►► Ngritje e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar, që do të jetë blerësi i shërbimit të kujdesit shëndetësor dhe do ta ofrojë pa pagesë për të gjithë qytetarët. ►► Financim i plotë dhe i qëndrueshëm i sistemit shëndetësor kryesisht nëpërmjet

taksimit të përgjithshëm të popullsisë. ►► Heqje e taksës së sëmundjes: TVSH-së në shkallën 10 % për barnat dhe shërbimet shëndetësore. ►► Zbatim, brenda vitit të parë


të qeverisjes, të një sistemi të përvitshëm kontrolli mjekësor bazë për çdo shqiptar mbi 40 vjeç.

►► Rritje e cilësisë së farmakmovigjilencës dhe barna jo më të shtrenjta se në vendin e prodhimit

►► Sistem kontrolli mjekësor bazë me qëllim parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të disa sëmundjeve të shtuara ndjeshëm në 10 vjeçarin e fundit.

►► Ngritje e një sistemi unik dixhital shëndetësor, me të cilin të ndërlidhen të gjithë aktorët privatë dhe publikë të sistemit shëndetësor.

►► Përmirësim i kosto-efiçencës së spitaleve publike me anë të mekanizmit spital-ndërrmarrje (DRG).

► ► Ridimensionim i rolit të mjekut të familjes për t’i siguruar dinjitetin që i takon si rojtar i sistemit shëndetësor përsa i përket cilësisë dhe mirëfunksionimit.

►► Krijim i spitaleve publikeautonome të drejtuara nga borde spitalore dhe me përbërje të gjerë. ►► Menaxhimi i institucioneve shëndetësore sipas modeleve bashkëkohore të institucioneve autonome. ►► Institucionalizim i rolit dhe funksioneve të menaxherit të shëndetësisë. ►► Ristrukturim i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore sipas standardeve bashkëkohore.

►► Përmirësim i partneritetit shërbim publik - shërbim privat. ►► Integrim gradual edhe në shërbimin shëndetësor privat i financimit publik sipas standardeve e kritereve profesionale. ►► Vlerësim, rregullim dhe stimulim i rolit dhe profesionit të specialistit të shëndetit publik dhe karrierës së tij bazuar në meritë.

►► Stimulim i statusit të ►► Shërbim Urgjence Mjekësore me profesionistit të lirë për aparatura moderne të shpëtimit mjekët dhe shërbimit parësor të jetës dhe kombinim të lëvizjeve në qytetet e mëdha, duke tokësore e ajrore. harmonizuar këtë përvojë dhe me atë të mjekëve. ►► Shërbim Urgjence Mjekësore me stafin e duhur profesional dhe të ► ► Modernizim i shërbimit përgatitur. të infermieristikës sipas modeleve të legjislacionit europian dhe në përshtatje me ►► Prezencë e shërbimit farmaceutik nevojat reale. në të gjithë territorin e vendit.


28% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në familje të varfra që përfitojnë ndihmë ekonomike. Një në katër fëmijët në Shqipëri është i varfër. Një në tre fëmijë është aktualisht në nevojë, por vetëm një e treta përfitojnë shërbime dhe përkujdesje. Fëmijët me aftësi të kufizuara përbëjnë rreth gjysmën e personave me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore dhe cilësia e shërbimit për ta është thellësisht e keqe. Të drejtat e tyre janë të mohuara dhe ata janë braktisur nga shteti në përjashtim social. Mbi 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit janë të detyruar të punojnë në punë familjare. Gjendja e fëmijëve romë e egjiptianë është e mjerueshme. Një pjesë e mire e tyre jetojnë në geto. Ndërsa, fëmijët e ngujuar përballen me nivel thellësisht të ulët kujdesi shtetëror, duke vuajtur kështu për shkak të mos-ekzistencës së shtetit.

Përkujdesje për Familjen dhe Fëmijët

60

Angazhimi Ynë Shërbime Universale për të gjithë fëmijët dhe qeverisje si partnere sociale e familjes Zotimet Tona:

►► Organizim i shërbimeve të parandalimit, ndërhyrjes dhe riintergrimit të fëmijëve në familje e komunitet, brenda mandatit të parë të qeverisjes. ►► Krijim i institucionit të Komisonerit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. ►► Mobilizim i të gjitha burimeve dhe energjive të shoqërisë për eleminimin e dhunës në familje. ►► Fonde buxhetore në mbështetje të familjeve të reja, familjeve me një prind dhe famijeve në nevojë. ►► Fonde buxhetore në mbështetje

të familjeve të pastreha ose që rrezikojnë të humbasin shtëpinë për shkaqe ekonomike, shëndetësore ose familjare. ►► Lehtësim i barrës fiskale duke aplikuar reduktim të pjesshëm të taksave për familjet me shumë fëmijë. ►► Nxitje e programeve të sigurimit të ushqimit për fëmijët e varfër dhe të zonave të thella e të vështira klimaterike, pavarësisht të ardhurave të familjes. ►► Shërbime për fëmijët që do të mbështesin përgjegjësinë e përbashkët prindërore dhe do të lehtësojnë prindërit në tregun e punës.


1 në çdo 3 fëmijë në Shqipëri jeton në një familje të varfër ►► Organizim i shërbimit të kujdestarisë në familje, si një shërbim alternativ për fëmijët jetimë, me probleme sociale apo të varfër. ►► Kujdes i veçantë për fëmijët dhe adoleshentët jetimë socialë dhe biologjikë, që në moshën 16-vjeçare dalin nga institucionet e përkujdesit. ►► Brenda mandatit të parë, strehim dhe punësim në kushte të përshtatshme për të gjithë jetimët që aktualisht janë të papunë e pastrehë. ►► Brenda mandatit të parë, strehim dhe punësim në kushte të përshtatshme të jetimëve që dalin periodikisht nga institucionet rezidenciale.

►► Mbështetje për të gjitha format e jetesës familjare; famijen e lidhur me martesë, bashkjetesën, familjet me një prind dhe të gjitha format e tjera të partneritetit. ►► Mbështetje forcimit të familjes, në përputhje me traditat e vlerat më të mira të familjes shqiptare, si institucion themelor i shoqërisë. ►► Përkrahje politikave të shëndetit riprodhues. ►► Përkrahje të drejtës së prindërve për të vendosur numrin e fëmijëve të dëshiruar, distancimin e lindjeve dhe parandalimin e shtatzanisë së padëshiruar. ►► Mbështetje zhvillimit të përgjegjësive të sipërmarrjes private për jetën familjare.

►► Screening falas për të gjitha gratë në moshë produktive me qëllim uljen ►► Bashkëpunim, monitorim dhe e rasteve të shfaqjes së kancerit të nxitje punëdhënësit për zbatimin e gjirit dhe qafës së mitrës. dizpozitave ligjore. ►► Përfitim nga leja e lindjes për çdo nënë pavarësisht nga kontributet në sigurimet shoqërore.

►► Promovim i kanaleve moderne mediatike të sensibilizimit për ruatjen e shëndetit dhe kujdesin e vazhdueshëm.


Varfëria reale në Shqipëri është rreth 40%. Në zonat kodrinore e malore mbi është 50%. Varfëria reale e matur në kontekstin e fuqisë blerëse është mbi 62%. Më e larta në rajon. Në krahasim me vitin 2008, numri i familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike është rritur me 6 mijë familje. Këto familje jetojnë me 4 mijë lekë në muaj të ardhura, të pamjaftueshme qoftë dhe thjeshtë për mbijetesë. Për sa i përket rritjes së numrit të familjeve që jetojnë me ndihmë ekonomike (13,5%) në disa zona të veriut ku PD kishte avantazh elektoral, raporti është dhe më i rënduar. Nga keqmenaxhimi dhe mungesa e vizionit qeveritar, 80% e shërbimeve sociale komunitare të ngritura me kredi dhe asistencë të Bankës Botërore që nga viti 2005 nuk ekzistojnë më. Direktivat e BE për kalimin nga politikat pasive të reduktimit të varfërisë në ato aktive dhe ato për shërbimet sociale si mundësi drejt tregut të punës nuk janë realizuar.

Luftë Varfërisë dhe Përjashtimit Social

62

Angazhimi Ynë Politika parandaluese, aktive dhe efikase për reduktimin e varfërisë dhe të përjashtimit social Zotimet Tona:

►► Zëvendësim i Programit të Ndihmës Ekonomike me Programin e Riintegrimit Social. ►► Ndihma ekonomike nuk do të jetë lëmoshë, por mbështetje për riintegrim. ►► Ndërtim i një sistemi të personalizuar të shërbimeve sociale, duke vendosur në qendër nevojat e individit. ►► Përcaktim i masës së pagesës nga Programi i Riintegrimit Social, për individë dhe jo për familje. ►► Masa e pagesës nga Programi i

Riintegrimit Social do të synojë kapërcimin e vijës së varfërisë. ►► Lehtësi, shërbime ndihmëse dhe së paku një ofertë për të rihyrë në tregun e punës, përfituesve të pagesës nga Programi i Riintegrimit Social në qytet, brenda vitit të parë të qeverisjes. ►► Programi i Riintegrimit në zonat rurale do të zëvendësojë pagesat e Ndihmës Ekonomike me Programin “Punë në Vend të Asistencës.” ►► Punë për përfituesit e Programit të Riintegrimit Social, nga punë apo shërbime pranë komuniteteve të


tyre, njësitë e qeverisjes vendore apo projekte të qeverisjes qendrore. ►► Informatizim i të dhënave të Programit të Riintegrimit Social dhe pagesës së përfitimeve. ►► Krijim i Fondit Kombëtar për Shërbimet Sociale dhe Fondeve Rajonale për Shërbimet Sociale si pjesë e Fondit Social. ►► Fondi Social, si vëmendje e veçantë dhe sigurim i burimeve të nevojshme për grupet më të rrezikuara nga përjashtimi. ►► Përllogaritje me shpejtësi e minimumit jetik, si hapi i parë i rëndësishëm për të luftuar varfërinë dhe krijuar mundësi integrimi kategorive në nevojë. ►► Paga minimale do të garantohet mbi minimumin jetik të indeksuar me shtrenjtimin e shportës së ushqimeve dhe mallrave të domosdoshme. ►► Kontroll dhe ulje e informalitetit në tregun e punës me qëllim nxjerrjen nga programet sociale të përfituesve abuzivë. ►► Kontroll dhe ulje e informalitetit në tregun e punës me synim rivendosjen e fondeve për familje realisht të varfra. ►► Shërbime falas në shtëpi për të gjithë të moshuarit mbi 75 vjeç me nevoja të veçanta.

detyrueshme shoqërore për të gjithë kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara. ►► Rishikim i sistemit të vlerësimit të Personave me Aftësi të Kufizuar. ►► Kalim drejt modelit të klasifikimit të funksioneve të aftësisë së kufizuar dhe shëndetit mbi bazën e Manualit Ndërkombëtar Europian dhe konventave të OKB për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. ►► Rritje e aksesit të Personave me Aftësi të Kufizuar në punësim e formim profesional. ►► Rishikim, në bashkëpunim me shoqatatat përfaqësuese, i legjislacionit për statuset e grupeve të Personave me Aftësi të Kufizuar. ►► Vendosje në kushte të barabarta përfitimi e shërbimesh, në përputhje me shkallëzimin e rëndesës së sëmundjes dhe nevojat për shërbime, punësim e riintegrim i Personave me Aftësi të Kufizuar. ►► Anulim i ndryshimeve ligjore, që ka imponuar maxhoranca qeverisëse, të cilat kanë sjelle kufizimin e të drejtave ekonomike e sociale të Personave me Aftësi të Kufizuar. ►► Zgjidhje problemit të regjistrimit të fëmijëve romë. ►► Ndalim i formave të këqija të punës së fëmijëve romë dhe egjiptianë.

►► Mbështetje me pagesa në nivelin e pagës minimale për të gjithë kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.

►► Përgjysmim i shkallës së analfabetizmit dhe trefishim i fondeve për formimin profesional të të rinjve romë dhe egjiptianë.

►► Garantim i pagesës së sigurimeve të

►► Krijim i Fondit për Strehim të


Përballueshëm, të administruar nga një organizëm i posaçëm, në përputhje me politikat sociale dhe nevojat e popullsisë për strehim. ►► Fondi për Strehim të Përballueshëm do t’u japë përparësi familjeve të varfëra, familjeve të reja dhe grave kryefamiljare. ►► Krijim pranë organeve të qeverisjes vendore i Regjistrit Kombëtar të Qeradhënësve dhe Qeramarrësve. ►► Regjistri Kombëtar i Qeradhënësve dhe Qeramarrësve, një mjet për të lehtësuar qeramarrësit në nevojë dhe qeradhënësit. ►► Legalizim dhe kapitalizim i banesave ekzistuese të ndërtuara në mënyrë informale . 64

►► Mbështetje urbanizimit dhe integrimit të komuniteteve të të ardhurve në jetën ekonomike e sociale të qyteteve dhe shërbime cilësore ndaj tyre. ►► Nxitje krijimit të ndërrmarjeve sociale nëpërmjet miratimit të një legjislacioni të ri mbi biznesin social. ►► Përcaktim real i nevojave të popullsisë për ndihmë e shërbime, mbi bazën e një shporte sa më realiste, duke harmonizuar nevojat, mundësitë dhe burimet. ►► Rivlerësim i të ardhurave nga prona, toka, bujqësia dhe blegtoria për riaktivizimin e aseteve në fshat. ►► Rivlerësim i faktorëve që ndikojnë në ashpërsinë dhe thellësinë e varfërisë.



►► Asnjë Sistemi fëmijëi sigurimeve rom dhe egjiptian shoqërore nuk do nëtë Shqipëri ngelet inuk përjashtuar ka arriturnga të përmbushë programet e misionin mbrojtjeseshoqërore. tij gjatë dy dekadave të fundit. Problematika kryesore e sistemit të pensioneve është se qeveria e konsideron çështjen e pensioneve si politikë elektorale dhe jo si një çështje njerëzore. Nuk ka pasur asnjë reformë të sistemit të sigurimeve shoqërore. Madje ende nuk ka një analizë të plotë të efekteve të reformës parametrike të vitit 2012, si dhe uljes së përqindjes të kontributeve në 2007 dhe 2009. Pensionet e qytetit janë rritur vetëm me 4% në periudhën 2010-2012, ndërsa ato të fshatit vetëm 5% në vitin 2012. Rritja e pensioneve në vitin 2012 është më e ulëta në 22 vitet e fundit. Të ardhurat minimale të pensionistëve në fshat janë ende sa 2/3 e atyre të qytetit, duke mosarritur angazhimin për barazimin e tyre. Të ardhurat në fondin e sigurimeve shoqërore u rritën vetëm 20% në tre vjet, duke ngelur kështu mjaft larg angazhimit për t’i rritur me 50%.

66

Pensione Dinjitoze Angazhimi Ynë Ynëvajzave FuqizimAngazhimi real i grave dhe Pensione dinjitoze për të nxjerrë dhe mundësi të barabarta për të moshuarit nga varfëria gjithëtëgratë dhe burrat, duke kthyer në realitet barazinë gjinore në çdo Zotimet Tona: korrelacion me raportin midis aspekt të nëkontributeve jetës. ►► Reformë në fushën e pensioneve minimale dhe e përqendruar në konsolidimin e sistemit aktual të sigurimeve shoqërore.

►► Reformë në fushën e pensioneve që kontribon në zgjidhjen e problemit të papunësisë dhe informalitetit. ►► Reformë në fushën e pensioneve që mbështet funksionimin e sistemit shumëkolonësh. ►► Nxjerrje nga situate kritike e raportit midis kontribuesve dhe përfituesve të skemës së pensioneve; mbajtje e këtij raporti në nivele optimale, jo më pak se 2:5-3:1. ►► Vendosje e raportit optimal midis pensioneve minimale dhe maksimale,

maksimale.

►► Sigurim i raportit optimal midis përfitimeve maksimale e minimale, në nivele të pranueshme - 3:1. ►► Ndryshim i mënyrës diskriminuese të llogaritjes së pensioneve, duke e lidhur më mirë me kontributet dhe llogaritur 1.3%-1.5% të pagës mesatare për çdo vit pune. ►► Garantimi i një raporti optimal midis pagave dhe pensioneve, duke synuar një koefiçent mesatar zëvendësimi jo më pak se 55%-60%. ►► Ndërtim i skemave të veçanta të kontributeve dhe përfitimeve të kapitalizuara ose gjysmë të


Barazi Rritja eGjinore pensioneve

Shqipëria është një nga vendet me

në vitin 2012 indeks të ulët të barazisëështë gjinore, duke u gjendur në të njëjtën renditje me më e ulëta në 22 Zimbabuen, Libanin, Kamboxhën dhe vitet e fundit Bangladeshin (Social Watch, Indeksi

i Barazisë Gjinore, 2012). Shumë gra dhe vajza shqiptare janë subjekt i varfërisë, papunësisë, diskriminimit gjinor, përfaqësimit të ulët në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, aksesit të pakët në shërbime shëndetësore edhe sociale, apo dhunës në familje. Të gjitha këto probleme tregojnë se jemi ende larg një shoqërie ku të drejtat e grave zbatohen dhe respektohen si të drejtat e njeriut. Vitet e fundit edhe raportet e institucioneve prestigjioze ndërkombëtare kanë dhënëpër pensione kapitalizuara të sigurimit mesazhe të forta alarmi lidhur me sipas vjetërsisë në shërbim. mosrespektimin e të drejtave të grave, nivelit të lartë të dhunës familje ►► Krijim i një organizmi të në pavarur, i cili dhemund moszbatimit të legjislacionit të jetë administrues i fondeve të ekzistues. Qoftë dhe vetëmpër heshtja përfitimeve suplementare të gjitha institucionale vrasjet shumë kategoritë mepër statuse të veçanta. të shpeshta dhe të shumëfishta të vajzavetë flasin për të një ►► grave Zgjidhjedhe problemeve zvarritura situatë tejet shqetësuese nëlirim, këtë pensioneve të ushtarakëve në aspekt në dhe Shqipëri. policisë shërbimit informativ.

dhe ndërtimi i një partneriteti funksional me shoqërinë civile e komunitet fetare. ►► Bashkëpunim me median për parandalimin e dhunës në familje dhe shtrirje e mekanizmit të referimit në të gjitha njësitë vendore. ►► Vëmendje e veçantë ndaj grave e vajzave viktima të dhunës. ►► Riintegrim i grave dhe vajzave viktima të dhunës, nëpërmjet ofrimit të banesave sociale, punësimit, formimit profesional dhe ndihmës e shërbimeve sociale. ►► Ngritje e dy qëndrave të shërbimit të moshuarit mbi 75 vjeç, pa të ardhura (veri-jug) të ndihmuar gratë ose me për të ardhura të pakta, pavarësisht dhekontributit vajzat viktima të dhunës. në skemë.

►► ►Vëmendje veçantë përmirësimit ► Zgjidhje, ebrenda mandatit të parë të kushteve punës së të gruas në të qeverisës, të problemit sigurimit zonat rurale; zgjerim emigrantëve përmes:i shërbimeve komunale, sigurim i ujit të pijshëm dhe garantim i shërbimeve sociale. • mundësimit të trajtimit të barabartë të emigrantëve ►► Krijim i Zyrës për Barazinë Gjinore shqiptarë me puntorët vendas për të siguruar që projekt-ligjet në shoqëritë pritëse; e Zotimet paraqitura për shqyrtim përputhen ► ► Ushtarakët eTona: liruar përfitojnë pensionin ►► e Angazhim efektiv i të nr. gjithë me detyrimet ligjoretëpër barazinë të parashikuar me ligjin 9418 dt. • bashkimit periudhave institucioneve në shoqëror luftën të gjinore dhe nuk përfshijnë 20.05.2005 “Përpublike sigurimin sigurimit dhe transferimit të të kundër dhunës ndaj grave. diskriminin me baza gjinore. ushtarakëve të forcave të armatosura të drejtave të përfitimit; Republikës së Shqipërisë.” ►► Zbatim i rreptë i legjislacionit për ►► Zbatim i kuotës së • real intesifikimit të bashkëpunimit të drejtat ietëgrave barazinë përfaqësimit të grave dypalëshe ►► Shfuqizim gjithadhe ligjeve, akteve dhe 30% marrëveshjeve gjinore. urdhëresave të qeverisë dhe vajzave institucionet normative, menë vendet pritëse. e zgjedhura dhe të emëruara. aktuale që janë në kundërshtim me ligjin ►► “Për Forcim i rolit të sistemit të sigurimin shoqëror të ushtarakëve ►► Plotësim i të gjitha kushteve për drejtësisë parandalimin dhe ►► Mbështetje së vajzave të forcave tënëarmatosura të Republikës ratifikiminpërfshirjes e Kodit Europian të Sigurimeve mbështetjen në Shoqërore profesion (të sipas nevojave të së Shqipërisë.”e viktimave të dhunës Rishikuar). dhe dënimin e duhur të dhunuesve. tregut të punës dhe jo sipas qësistemit ► Mbështetje tradicionale ►► Rishikim i të gjithë statuseve të ish►profesioneve funksionimit të ►► ushtarakëve Linjë kombëtare këshillimi 24 e favorizojnë disbalancën gjinore. me synim shmangien shumëkolonësh të pensioneve, orë falas për gratë e vajzat ndërhyrjeve çekuilibruese në skemat e duke nxitur, sidomos për brezin e ►► Trainim profesional falas për çdo përfitimeve. ri, pjesëmarrjen edhe në skemat private, suplementare e vullnetare të ►► Aplikim i pensionit social rezidencial për pensioneve.


68


“Një popull që orvatet të rrisë e të edukojë vetëm meshkujt, i përngjet atij, i cili ngre një urë pa themel mbi rërë, e një ditë kur të bjerë shi, e sheh se ura rrënohet…” Sami Frashëri


70

Jetësim mundësive të barabarta


N

uk ka demokraci pa mirëqënie për të gjithë dhe nuk ka mirëqënie për të gjithë pa demokraci. Forca e Shqipërisë që do të ndërtojmë qëndron në mirëqënien e secilit dhe përfshirjen sociale të të gjithëve. Zhvillimi ekonomik, globalizimi dhe ndryshimet demografike krijojnë mundësi, por forcat e tregut gjenerojnë pabarazi dhe përjashtim, nëse nuk balancohen me politikat e duhura sociale, aktive dhe parandaluese nga ana e shtetit. Politikat tona synojnë fuqizimin e individit dhe rritjen e aftësive të individëve e familjeve për punë dhe kontribut, në një shoqëri që gjeneron mundësi të shumëllojshme e reale dhe siguron drejtësi e barazi. Politikat tona do të nxisin solidaritetin midis të fuqishëmve e të dobtëve, shëndoshëve e të sëmurëve, të punësuarve e të papunëve, burrave e grave, të rinjve e të moshuarve, të aftëve dhe personave me afësi të kufizuar. Vizioni ynë është ai i respektit ndaj kontributeve ekonomike, shoqërore, kulturore, njerëzore dhe sakrificave të sotme e në vite të qytetarëve tanë. Duam të punojmë në shërbim të çdo qytetari e qytetareje të vendit tonë. Do të punojmë në bashkëpunim me qytetarët, për të ndërtuar shoqërinë e solidaritetit social, përgjeshmërisë, respektit dhe mundësive të barabarta për të gjithë.


Shqipëria është një nga vendet me indeks të ulët të barazisë gjinore, duke u gjendur në të njëjtën renditje me Zimbabuen, Libanin, Kamboxhën dhe Bangladeshin (Social Watch, Indeksi i Barazisë Gjinore, 2012). Shumë gra dhe vajza shqiptare përballen më shumë se burrat me varfëri e papunësi. Diskriminimi gjinor është i gjithëpranishëm në vend. Përfshirja e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes është e ulët. Aksesi në shërbime shëndetësore e sociale është i pakët. Rastet e dhunës në familje janë në nivele alarmante. Të gjitha këto probleme tregojnë se jemi ende larg një shoqërie ku të drejtat e grave zbatohen dhe respektohen si të drejtat e njeriut. Vitet e fundit, edhe raportet e institucioneve prestigjioze ndërkombëtare kanë dhënë mesazhe të forta alarmi lidhur me mosrespektimin e të drejtave të grave, nivelit tejet të lartë të dhunës në familje dhe moszbatimit të legjislacionit ekzistues. Qoftë dhe vetëm heshtja institucionale për vrasjet shumë të shpeshta dhe të shumëfishta të grave dhe vajzave, flasin për një situatë tepër shqetësuese në këtë aspekt në vendin tonë.

Barazi Gjinore

72

Angazhimi Ynë Fuqizim real i grave dhe vajzave dhe mundësi të barabarta për të gjithë gratë dhe burrat, duke kthyer në realitet barazinë gjinore në çdo aspekt të jetës Zotimet Tona:

►► Angazhim efektiv i të gjithë institucioneve publike në luftën kundër dhunës ndaj grave. ►► Zbatim i rreptë i legjislacionit për të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. ►► Forcim i rolit të sistemit të drejtësisë në parandalimin dhe mbështetjen e viktimave të dhunës dhe dënimin e duhur të dhunuesve. ►► Linjë kombëtare këshillimi 24 orë falas për gratë e vajzat dhe

ndërtim i një partneriteti funksional me shoqërinë civile e komunitetet fetare. ►► Bashkëpunim me median për parandalimin e dhunës në familje dhe shtrirje e mekanizmit të referimit në të gjitha njësitë vendore. ►► Vëmendje e veçantë ndaj grave e vajzave viktima të dhunës. ►► Riintegrim i grave dhe vajzave viktima të dhunës, nëpërmjet



74


ofrimit të banesave sociale, punësimit, formimit profesional dhe ndihmës e shërbimeve sociale. ►► Ngritje e dy qendrave të shërbimit (veri-jug) për të ndihmuar gratë dhe vajzat viktima të dhunës. ►► Vëmendje e veçantë përmirësimit të kushteve të punës së gruas në zonat rurale; zgjerim i shërbimeve komunale, sigurim i ujit të pijshëm dhe garantim i shërbimeve sociale. ►► Krijim i Zyrës për Barazinë Gjinore, për të siguruar që projekt-ligjet e paraqitura për shqyrtim përputhen me detyrimet ligjore për barazinë gjinore dhe nuk përfshijnë diskriminim me baza gjinore. ►► Zbatim real i kuotës së përfaqësimit 30% të grave dhe vajzave në institucionet e zgjedhura dhe të emëruara. ►► Mbështetje përfshirjes së vajzave në profesion sipas nevojave të tregut të punës dhe jo sipas profesioneve tradicionale që favorizojnë disbalancën gjinore. ►► Trajnim profesional falas për çdo vajzë nën moshën 25 vjeç, brenda 6 muajve të parë të qeverisjes. ►► Vemëndje e veçantë ndaj vajzave e grave që kanë imigruar në zonat urbane dhe qytetet e mëdha. ►► Trajnim dhe punësim me përparësi për gratë dhe vajzat e pakicave dhe gratë e vajzat me aftësi të kufizuara. ►► Zgjerim dhe përmirësim i qasjes së grave në hua, përmes programeve mbështetëse për vetëpunësim,

strukturave të kujdesit dhe mbrojtjes sociale. ►► Ndihmë ligjore falas për gratë që kërkojnë të drejtat e tyre për bashkëpronësi. ►► Përmirësim i aksesit në arsim për gratë dhe vajzat. ►► Rishikim i kurrikulave dhe teksteve shkollore nga perspektiva e barazisë gjinore. ►► Lehtësim i barrës fiskale për punëdhënësit që punësojnë gra dhe vajza të papuna. ►► Promovim i grave dhe vajzave në fushën e shkencës dhe teknologjisë duke vlerësuar kontributet e tyre dhe përdorur me efikasitet potencialet e tyre. ►► Fuqizim i grave dhe vajzave përmes punësimit, nxitjes së sipërmarrjes, formimit dhe kualifikimit profesional të tyre. ►► Sigurim i shërbimeve publike efektive në ndihmë të familjeve, grave dhe fëmijëve. ►► Përmirësim i legjislacionit ekzistues duke e përafruar me legjislacionin e vendeve të Bashkimit Europian. ►► Rritje e pjesmarrjes së grave dhe vajzave në jetën publike dhe politike, duke siguruar një nivel më të lartë përfaqësimi, angazhimi dhe ndikimi në jetën publike. ►► Përpjekje për barazi gjinore në tregun e punës dhe për eleminimin e dallimeve gjinore në paga dhe shpërblime.


Dy në tre të rinj shqiptare janë të papunë. Rinia, si pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare vuan shkallën më të lartë të papunësisë nga të gjithë grup-moshat. Tejet e rëndë është gjendja e punësimit dhe mundësive të të rinjve në zonat rurale, të cilat kanë ngelur veçanërisht peng i paaftësisë së kësaj qeverie. Përtej vështirësisë që kanë për t’u punësuar në kompani private a administratë, të rinjtë e kanë thuajse të pamundur që të krijojnë mundësi vetëpunësimi. Për më tepër mungesa e optimizmit në këtë sens apo zhgënjimi nga ana e tyre është në nivel alarmant. Për shumë arsye, por veçanërisht ato ekonomike, 70% e të rinjve do të donin të largoheshin nga Shqipëria.

Përparësi Rinisë

76

Angazhimi Ynë Krijim i mundësive reale për të rinjtë, mbështetje angazhimit rinor dhe përkrahje për çdo të ri, vajzë e djalë, të vendit tonë Zotimet Tona:

►► Ngritje e Programit Kombëtar për Nxitjen e Sipërmarrjes Rinore. ►► Futje në kurrikulat e shkollave të mesme dhe të larta të kurseve për formim të aftësive sipërmarrëse tek të rinjtë përmes Programit për Sipërmarrjen Rinore. ►► Krijim i “Inkubatorëve të Biznesit Rinor” që u mundësojnë të rinjve sipërmarrës hapësira për zyra, kryerjen e aktivitetit dhe lehtësira administrative. ►► Nxitje sistemit të kredive dhe mikrokredive, si dhe krijimi i lehtësirave fiskale për sipërmarrjet e të rinjve.

►► Mbështetje punësimit dhe sipërmarrjes rinore përmes krijimit të lehtësirave për të gjithë ata të rinj të aftë që duan të fillojnë një sipërmarrje. ►► Trajnim brenda 6 muajve i të gjithë të rinjve nën 25 vjeç që janë regjistruar si punëkërkues dhe trajinim brenda dy viteve i të gjithë punëkërkuesve. ►► Krijim i Programit Kombëtar të Formimit Profesional në punë, i cili do të krijojë lehtësira fiskale për të gjithë ata sipërmarrës a kompani që duan të përfshijnë praktikantë të rinj në aktivitetin e tyre. ►► Rritje e numrit të të rinjve romë


që edukohen dhe marrin profesion të përshtatshëm për punësim. ►► Dhënie fund nepotizmit dhe vendosje e sistemit të meritokracisë në punësimin e të rinjve në administratën publike. ►► Formimi i Korpusit Kombëtar të të Rinjve. ►► Përparësi, në rast aplikimi për pozicione pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë pjesëmarrës në Korpusin Kombëtar të të Rinjve. ►► Krijim i lehtësirave në ndjekjen e shkollës së lartë për ata të rinj që zgjedhin të angazhohen në programe që synojnë zhvillimin e zonave të prapambetura. ►► Transformim i shkollave, pas mësimit, në qendra komunitare me aktivitete në shërbim të komunitetit ku ato ndodhen. ►► Rritja e kompetencave të Bordit të Prindërve në pasurimin e jetës komunitare në territoret e shkollës. ►► Institucionalizimi i klubeve të debatit që do të zhvillohen dhe inkurajohen me mbështetje nga shteti. ►► Nxitje e vullnetarizmit si motor i angazhimit të të rinjve në komunitet përmes kontributit të të rinjve të shkollës së mesme me punë vullnetare të paktën 15 orë në vit. ►► Krijimi i përfaqësive rinore dhe mbështetje e financim i tyre si partnerë në vendimmarrje dhe sigurimin e përfaqësimit rinor në politikbërje. ►► Mbështetje e liderve të së nesërmes përmes krijimit të programit kombëtar që i jep mundësi të rinjve të vendit t’i

atashohen për dy javë në vit një zyrtari të lartë publik. ►► Themelim i qendrave lokale rinore në çdo qytet për të frymëzuar krijmtari dhe bashkëpunim. ►► Ngritje e qendrave Multifunksionale të Krijimtarisë dhe Pasurisë Kulturore ku të rinjtë e talentuar do të ndihmohen e fuqizohen për zhvillimin e potencialit të tyre krijues. ►► Krijimi i qendrave rajonale kulturore me fokus fshatin dhe synim për të angazhuar të rinjtë e fshatrave. ►► Zhvillim i turneve kombëtare “Kultura në Lëvizje” duke përfshirë artistët e rinj dhe studentët e artit në pasurimin e jetës kulturore në të gjithë vendin. ►► Kthim i Qendrave Rinore Multifunksionale në mjet dhe nxitës të zhvillimit personal të çdo të riu në vështirësi. ►► Hartim i një ligji të veçantë për të drejtën rinore brenda një pakete ligjore drejtuar të rinjve dhe të drejtës së personave nën 18 vjeç që përfshihen në krim. ►► Ngritje e dy Qendrave te Rehabilitimit për të rinjtë e akuzuar apo dënuar për shkelje ligjore. ►► Fuqizim i Zyrës së Komisionerit kundër Diskriminimit duke e kthyer realisht në shërbim të grupeve të diskriminuara apo në rrezik diskriminimi. ►► Pajisja e qendrave shëndetësore me mjedise miqësore për të rinjtë. ►► Kryerje dhe publikim i përvitshëm i kërkimeve që hedhin dritë mbi situatën e shëndetit të të rinjve.


Zhvendosja e përmendores së 5 Heronjve të Vigut, është një tregues shumë i qartë i qasjes së qeverisë së djathtë ndaj veteranëve, kontributit të tyre dhe asaj çfarë ky kontribut përfaqëson në historinë e Shqipërisë. Ndryshimi i vendit të këtij monumenti, nuk përbënte një lëvizje të përmendores nga një vend nderi në një tjetër, siç janë Varrezat e Dëshmorëve të Shkodrës, por ishte një hedhje tej në hapsirat e fushës së mbeturinave, që kërcënon dhe këto varreza. Nën qeverisjen e Partisë Demokratike veteranët shqiptarë janë të rënduar ekonomikisht nga paaftësia e gjithanshme dhe pandjeshmëria shoqërore e pushtetit, dhe moralisht nga mohimi e mosrespektimi i kontributit të tyre madhor për ekzistencën e vendit tonë.

Respekt për Veteranët

78

Angazhimi Ynë Dyfishim i masës së shpërblimit për të gjithë përfitimet e shërbimet ndaj veteranëve dhe zgjerim i spektrit të këtyre shërbimeve Zotimet Tona:

►► Të gjitha shërbimet publike për veteranët do të jenë falas dhe do të përballohen nga shteti. ►► Zbatim i të gjitha detyrimeve që burojnë nga Statusi dhe Karta e Veteranit: • Shpërblim mujor. • Kurim falas në institucionet shëndetësore publike. • Barna falas për sëmundjet kronike.

• Udhëtim falas me mjetet e transportit urban publik. • Udhëtim interurban me mjetet e transportit publik me gjysmë çmimi. • Pushim në shtëpinë e pushimit të punonjësve dhe ushtarakëve. • Përjashtim nga të gjithë taksat e drejtpërdrejta. ►► Anullim i amendimit, prej qeverisë


5 Heronjtë e Vigut

së djathtë të Ligjit Nr. 8607, datë 24.04.2000 “Për Statusin e Dëshmorit të Atdheut.” ►► Buxheti i shtetit do të parashikojë shpenzimet e nevojshme për ruajtjen, restaurimin dhe mirëmbajtjen e simboleve të historisë së LANÇ, si muzetë, Varrezat e Dëshmorëve, monumentet, bustet, lapidarët, pllakat përkujtimore, etj. ►► Respektim i emërtimeve të rrugëve dhe objekteve sociale, kulturore,

ekonomike etj. që na rikujtojnë vlerat dhe historinë e LANÇ. ►► Kremtim me nderimet e merituara të datave e ngjarjeve në periudha të ndryshme të historisë dhe Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ). ►► Hartim i politikave të kujdesit ndaj veteranëve në bashkëpunim me veteranët dhe përfaqësuesit e organizatës kombëtare të familjeve të dëshmorëve.


Premtimet ndaj ish-të përndjekurve politikë janë të vjetra mbi 20 vjet. Por që nga viti 1992 kur nisi rimbursimi i parë, me shpërndarjen e letrave me vlerë dhe strehimin e rreth 3 mijë familjeve, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Procesi i dëmshpërblimit që filloi me 2008 ka arritur të shpërndajë rreth 65 milion dollarë, nga dëmshpërblimet totale që kapin shifrën 430 milion dollarë. Zvarritjet dhe rishikimet e shpeshta të ligjit kanë çuar në vonesa dhe moskorrektësi në ndarjen e fondeve. Në katër vjet është ndarë vetëm 10% e fondit. Ish-të përndjekurit sorollaten qëllimisht nga zyra në zyrë për tërheqjen e dokumentave. Kështu vonohen procedurat duke i hapur rrugë dhe humbjes të të drejtave për dëmshpërblim për disa prej tyre. Për më tepër, vlerësimi i bërë jetës së një të pushkatuari dhe dëmshpërblimit të individëve me probleme shëndeti mendor për shkak të torturave, janë padrejtësi të tjera qeveritare kundrejt kësaj shtrese, të cilës pushteti i djathtë i premtoi shumë, për t’i dhënë pak ose asgjë.

Nderim ish të Përndjekurve Politikë 80

Angazhimi Ynë I japim fund abuzimit njëzetvjeçar me ish-të përndjekurit politikë

Zotimet Tona:

►► Dëmshpërblim në vitin e parë të qeverisjes, për të gjithë ish-të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe ishtë burgosurit burra mbi 75 vjeç. ►► Dëmshpërblim, brenda dy viteve në vijim, i të gjithë ish-të burgosurve që janë në jetë. ►► Dëmshpërblim, i trashëgimtarëve të të pushkatuarve dhe ish-të burgosurve, nga viti i tretë i qeverisjes.

►► Gjatë dëmshpërblimit, të gjithë ish-të përndjekurve që disponojnë letra me vlerë, nuk do t’u zbritet shuma në vlerën nominale, por vetëm vlera reale e tregut ose do t’u jepet mundësia për t’i përdorur në privatizime apo transaksione të ngjashme. ►► Gjatë dëmshpërblimit, të gjithë të përndjekurve që kanë privatizuar shtëpi, nuk do t’u zbritet vlera aktuale e tregut për shtëpitë, por vetëm vlera reale e tregut në


Në katër vjet është ndarë vetëm 10% e fondit për ish-të përndjekurit

vitin 1992, vit i privatizimit masiv të ish banesave shtetërore. ►► Ngritje e një institucioni, me standarde europiane, të kujtesës historike, që do të dokumentojë dhe bëjë të aksesueshëm për publikun historinë e persekucionit nën regjimin komunist. ►► Shndërrim në muze i burgjeve të diktaturës komuniste. ►► Ngritje e varrezave monumentale për të gjithë ata që u pushkatuan nga regjimi komunist.

►► Krijimi i lehtësive ekonomike dhe administrative për gjetjen dhe nderimin e eshtrave të të pushkatuarve dhe të burgosurve. ►► Nisma për mbështetjen e pjesmarrjes së tyre të barabartë në shoqëri. ►► Skema e kompensimit për ish-të përndjekurit politik do të zbatojë një shpërblim prioritar në varësi të moshës. ►► Rehabilitim moral i ish-të përndjekurve politikë, si një detyrim madhor i shoqërisë, e cila duhet të nderojë këta luftëtarë të demokracisë.


82

“Të gjitha këto rreziqe largohen ose zhduken dhe e ardhmja sigurohet vetëm atë’herë kur zbatohen vendimet që vijojnë: … 3. Arsimi të përhapet në të gjitha anët e vendit. Nëpër shkolla të mësohet gjuha shqipe... 5. Të caktohet një pjesë e mjaftueshme nga të ardhurat … që të përdoret për arsim...” Pjesë nga vendimi i Lidhjes së Prizrenit, Nëntor 1871



84

Arsim cilësor dhe shkencë bashkëkohore


P

asuria më e çmuar e Shqipërisë, kapitali ynë njerëzor, dëmtohet pa u afirmuar akoma nga keqqeverisja dhe mungesa e vizionit të pushtetit, që ka kthyer sistemin arsimor shqiptar në bazë militantizmi politik dhe shpërblimesh partiake. Për më tepër, propaganda qeveritare për masivizimin e arsimit të lartë dhe teknologjive të informacionit nuk mund të mbulojë nivelin e lartë të analfabetizmit dhe braktisjen e shkollës, prapambetjen e arsimit parauniversitar, dhe burimet e kufizuara për arsimin dhe shkencën. Universitetet publike janë në kufirin e mbijetesës financiare për vazhdimin e aktivitetit, me jetë universitare të zbrazët dhe pre e ndërhyrjeve të përsëritura në legjislacion që dëmtojnë pavarësinë akademike dhe shkencore. Ndërsa, shkollat e larta jo publike në shumë raste kanë mangësi të theksuara kualifikimi e kompetence profesionale të personelit akademik, janë të zhytura në kaos interesash, profilesh, përmasash dhe ofrojnë diploma në pikëpyetje të thellë për kompetencat akademike që përfaqësojnë dhe me vlerë gati të papërfillshme në tregun e punës. Qeverisja Socialiste vlerëson arsimin si sistemin thelbësor në shërbim të fuqizimit të kapitalit njerëzor e përparimit mbarë shoqëror. Ajo është realiste, e përgjegjshme dhe profesionale në analizën e realitetit arsimor shqiptar, dhe e gatshme të marrë masat vendimtare që do ta kthejnë atë, në çdo aspekt e shkallë të tij, në një sistem të denjë për t’u krahasuar me vendet e zhvilluara dhe në një sistem që siguron të ardhme, për njerëzit dhe vendin.


Pesha e buxhetit për arsimin ndaj shpenzimeve buxhetore vjetore nuk e ka kaluar asnjë vit nivelin e vitit 2005. Shpenzimet publike për arsimin janë dy herë më të ulëta se niveli mesatar i vendeve të OECD. Qeverisja e djathtë ia ka lënë barrën e arsimimit buxheteve familjare. Analfabetizmi vlerësohet të ketë arritur në rreth 15%. Braktisja e shkollës në nivelin 9 vjeçar është në shkallën 10%. Për më tepër, jo rallë herë fëmijët në zonat rurale udhëtojnë me orë të tëra në këmbë në borë, shi e të ftohtë për të shkuar në shkollë. Të dhënat dëshmojnë se për çdo brez ka më shumë se 20 mijë të rinj që nuk e kanë mbaruar shkollën e mesme. Veçanërisht duke filluar nga arsimi i mesëm nxënësit dhe studentët lihen pa asnjë mbështetje përsa i përket këshillimit për vazhdimësinë e studimeve dhe karrierës së tyre. Ato lihen, pa asnjë orientim shtetëror, në duart e universiteteve që për shkak të keqqeverisjes janë përfshirë në një treg universitar, në të cilin, po për shkak të keqqeverisjes, mbizotëron pandershmëria.

Arsim Cilësor

86

Angazhimi Ynë Burime e financiare të cilat nuk do të jenë më pak se 5% e PBB, duke e konsideruar arsimin si politika më e mirë ekonomike dhe sistemi thelbësor që garanton zhvillimin e gjithanshëm të vendit Zotimet Tona:

►► Arsim cilësor për çdo fëmijë, pavarësisht origjinës, rrethanave familjare dhe gjendjes ekonomike.

parashkollor, në kuadrin e reformës kurrikulare të arsimit bazë.

►► Sistem arsimi parashkollor i konsoliduar dhe me akses për të gjithë fëmijët deri në moshën 5 vjeç.

►► Asnjë shkollë me tre turne dhe asnjë klasë me më shumë se 30 nxënës në qytetet e mëdha, brenda mandatit të parë qeverisës.

►► Reformim i kurrikulës së arsimit

►► Transport falas i garantuar për çdo


Sipas Bankës Botërore 57% e 15 vjeçarëve në Shqipëri janë analfabetë funksionalë


nxënës që duhet të udhëtojë në këmbë mbi 20 minuta. ► ► Libra falas gjatë gjithë ciklit të shkollimit të detyrueshëm për fëmijën e tretë dhe më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje. ► ► Karta e Performancës së Shkollës u ofron prindërve informacion mbi: • standardet dhe cilësinë e mësimdhënies; • shkallën e kënaqësisë së prindërve mbi punën e shkollës;

88

• renditjen e shkollës në vlerësimin e performancës. ► ► Mundësitë ligjore për ndryshimin e drejtuesve dhe mësuesve të shkollave, nga ana e prindërve dhe komunitetit, kur ata nuk i shërbejnë interesit më të mirë të nxënësve. ► ► Përmirësim i të ardhurave reale të mësuesve dhe kritere shpërblimi e emërimi bazuar në meritokraci. ► ► Zgjerim dhe forcim i Shërbimit të Këshillimit Psikosocial në shkolla. ► ► Pajisje e çdo shkolle publike të ciklit të parë dhe të dytë me punonjësit përkatës të shërbimit këshillimor.

► ► Rritje deri në shkallën 90% e përfundimit të arsimit të mesëm, deri në fund të mandatit të parë qeverisës. ► ► Rritja e numrit të provimeve me detyrim në maturën shtetërore. ► ► Konsiderim i maturës shtetërore si provim në shërbim të rritjes së cilësisë së pranimeve në shkollën e lartë. ► ► Ngritje e qendrave këshillimore për karrierën në shkollat e mesme dhe e programit të “mentorëve” (kurse pa pagesë pas orarit të mësimit). ► ► Ngritje e një organizmi të drejtë e të pavarur vlerësimi, akreditimi dhe renditjeje të universiteteve publike dhe private. ► ► Zbatim i menjëhershëm i akreditimit dhe renditjes sipas cilësisë dhe rezultateve të studentëve dhe të pedagogëve, për të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë publik dhe privat. ► ► Verifikim i vërtetë dhe transparent i cilësisë, kushteve dhe burimeve njerëzore në të gjitha universitetet shqiptare publike apo private. ► ► Krijim i një partneriteti të nxitur dhe të mbështetur nga qeveria mes universiteve dhe sipërmarrjes, për të siguruar që universiteti ofron ekspertizë dhe



90


përfshin studentët në një proces ► ► Sigurim i kualifikimit korrekt që i parapërgatit për futjen në dhe transparent i personelit tregun e punës. akademik. ► ► Ndryshim i skemës së financimit ► ► Efektifizim i programeve të mobilitetit për studentët e të arsimit të lartë, duke rritur cikleve Bachelor dhe Master si financimet që shkojnë drejt dhe bashkëpunim në zhvillimin sistemit dhe cilësinë që ai ofron. e doktoraturave. ► ► Asistencë universiteteve publike ►► Rritje e sigurisë në shkolla në ngritjen dhe fuqizimin e përsa i përket armëve ashtu si qendrave të këshillimit për dhe konsumit të drogës, alkolit karrierën. dhe duhanit. ►► Politika arsimore që i mundësojnë çdo të riu deri në moshën 26 vjeç ► ► Vënie në dispozicion të çdo diplomim në universitet, formim nxënësi ose grupi nxënësish në një profesion ose mundësi me aftësi të kufizuara ose sistemimi në një punë. nevoja të veçanta të një mësuesi të dytë. ►► Sigurim i gjithë burimeve dhe incentivave të nevojshme për ►► Mbështetje institucioneve arsimimin e të rinjve në shkencat shtetërore për të qënë natyrore, teknike dhe bujqësore. funksionalë dhe të rreptë ndaj abuzimit dhe falsifikimit në ► ► Mbështetje nismave për arsim. gjenerim të modeleve bashkëkohore jotradicionalë në ►► Mësues të aftë dhe me status, arsimin e lartë si mature +2. tekste dinjitoze, mjedise normale për çdo nxënës, ► ► Përfshirje e kompanive të pavarësisht origjinës dhe interesuara në financimin e disa burimeve ekonomike familjare. profileve në arsim. ►► Sistem arsimor që zhvillon ► ► Përmirësim i kushteve të aftësitë, ushqen të menduarit mësimdhënies dhe pagave kritik dhe i kultivon shprehitë të personelit akademik, drejt për jetën të gjithë fëmijëve të ngushtimit të hendekut me vendit tonë. pagat në universitet private. ►► Asnjë mësues nuk do të detyrohet të marrë pjesë në ► ► Sigurim i autonomisë së aktivitete politike dhe asnjë universiteteve deri në njësitë mësues nuk do të pengohet të bazë, shoqëruar me rritjen e marrë pjesë në aktivitetin politik kapaciteteve menaxhuese të të opozitës. njësive.


Buxheti për arsimin profesional si pjesë e buxhetit të përgjithshëm të arsimit ka ardhur duke u ulur nga 7.2% në vitin 2005, në 5.8% në vitin 2011. Numri i nxënësve në arsimin profesional gjithashtu ka ardhur duke u rrudhur nga 24,500 në vitin 2005 në 17,300 në vitin 2011. I gjithë programi i Formimit Profesional trajnon vetëm 4,200 punëkërkues të papunë në vit, ose vetëm 3% të punëkërkuesve të papunë. Vetëm 920 prej tyre, pra vetëm 0,6%, gjejnë punë si rrjedhojë e formimit profesional. Mundësia për të gjetur punë për ata që janë trajnuar profesionalisht është vetëm 17%. Fondi për Nxitjen e Punësimit ka ardhur në ulje çdo vit duke përfaqësuar në vitin 2012 vetëm 0,04% të buxhetit të shtetit. Përveçse i lënë pas dore në terma të investimeve dhe përsa i përket rëndësisë, arsimi profesional vuan si rrjedhojë e mungesës së një plani e strategjie të mirëfilltë.

Arsim Profesional i Rindërtuar

92

Angazhimi Ynë Riorientim tërësor i arsimit profesional dhe kthim i shtetit në financuesin e mbështetësin kryesor të aftësimit profesional Zotimet Tona:

► ► Dyfishim i shkollave të arsimit profesional dhe ndërthurje me Qendrat e Formimit profesional, duke krijuar një rrjet disa herë më të gjërë formimi profesional. ►► Zgjerim i shërbimit arsimor dhe formimit profesional në fshat duke ofruar aftësi jo vetëm në bujqësi, por dhe në agropërpunim e shërbime. ►► Shtim i numrit të shkollave të mesme profesionale të teknikave të reja të bujqësisë e blegtorisë,

pranë zonave ku ka aktivitet të zgjeruar bujqësor. ►► Ndërtim i një sistemi arsimi të mesëm profesional me kolegje formimi kombëtarë e komunitarë paraprirës dhe në shërbim të tregut të punës. ►► Riortientim i arsimit profesional drejt nevojave reale të tregut të punës në Shqipëri dhe modelit tonë të ri ekonomik. ►► Bashkëpunim me sektorin privat në Partneritete Publike-Private


2 në çdo 3 të rinj në Shqipëri janë të papunë

(PPP) në krijimin e institucioneve të larta të arsimit profesional. ►► Trajnim brenda 2 vitesh i të gjithë të regjistruarve si punëkërkues. ►► Rritje e punësimit të të trajnuarve profesionalisht në nivelin 50% brenda mandatit të parë të qeverisjes. ►► Përpjekje për rritje të punësimit në nivelin e BE, 70%, të të trajnuarve profesionalisht, brenda mandatit të dytë të qeverisjes. ►► Krijim i Programit Kombëtar të Formimit Profesional në Punësim, për të formalizuar dhe zgjeruar një traditë ekzistuese të mësimit të

profesioneve. ►► Ngritje e tre kolegje kombëtare të formimit profesional në Tiranë, Elbasan, Fier, brenda mandatit të parë qeverisës. ►► Ngritje e kolegjeve komunitare pranë çdo bashkie dhe e tre qendrave komunitare të lëvizshme për komunat, brenda mandatit të parë qeverisës. ►► Krijim i programeve e kurseve kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara, duke u bazuar në nevojat e tregut të punës sipas profilit të aftësisë së kufizuar.


Niveli i kërkimit shkencor dhe botimeve të dala nga ky kërkim në vend është mjaft larg standardeve ndërkombëtare në këtë fushë. Si në shumë fusha të tjera, arritjet individuale ose të disa grupeve të vogla të kërkuesve shkencorë shqiptarë brenda e jashtë vendit janë mbresëlënëse. Por, drejtimi i kërkimit shkencor nga ana e instancave shtetërore dhe vizioni i tyre për zhvillimin e shkencës nuk ka tejkaluar qasjen dhe logjikën totalitare. Kërkimi shkencor është nën presionin e emërimeve nepotike dhe partiake të cilat jo vetëm kërcënojnë të ardhmen e shumë kërkuesve shkencorë e studiuesve në vend, por dhe rezultojnë në uljen e cilësisë. Investimi për kërkimin shkencor është në nivelin rreth 0.35% të PPB, duke mosarritur as premtimin qeveritar prej 0.6%. Kërkuesi shkencor është jo vetëm i keqpaguar, por dhe i lënë pa zë në politikat mbi kërkimin shkencor në vend.

Kërkim Shkencor i Rigjeneruar

94

Angazhimi Ynë Mbështetje kërkimit shkencor, duke konsideruar progresin shkencor si paraprirës të zhvillimit shoqëror, ekonomik, kulturor, konsolidimit demokratik dhe pjesë themelore të imazhit të Shqipërisë europiane

Zotimet Tona:

►► Krijim i Fondit Kombëtar për

Shkencën si burim i financimit të kërkimit shkencor, zbatimit të projekteve dhe rritjes së autonomisë.

►► Kombinim i burimeve publike dhe

private në shërbim të financimit të kërkimit shkencor. ►► Mbështetje zhvillimit të shkencës që përfshin subvencionimin e institucioneve akademike e shkencore në funksion të punës kërkimore.


►► Zhvillim i mundësive kërkimore në vend me anë të ripërtëritjes tërësore të hapsirave studimore dhe laboratorëve kërkimorë. ►► Mbështetje Akademisë së Shkencave për t’u kthyer në forcë shtytëse të veprimtarisë kërkimore e shkencore në vend dhe përfaqësuese e denjë e komunitetit shkencor. ►► Ripërtëritje dhe transformim i ambjenteve e mundësive për aktivitete kërkimore e studimore të Bibliotekës Kombëtare dhe Arkivit Qendror të Shtetit. ►► Rehabilitim dhe ndërtim i bibliotekave publike në të gjithë bashkitë e komunat ku ato mungojnë. ►► Krijim i Indeksit të Integruar Online të Arkivave e Bibliotekave Shqiptare me qëllim mbështjen dhe lehtësimin e punës kërkimore në vend, studiuesve vendas dhe të huaj. ►► Sigurim i sinergjisë midis zhvillimit shkencor dhe programeve të zhvillimit kombëtar. ►► Demokratizim i drejtimit të instituteve shkencore. ►► Mbështetje forumeve e grupimeve të kërkuesve

shkencorë me synim institucionalizimin e ndërhyrjes së tyre në politikat e shtetit për shkencën. ►► Mbështetje sintetizimit e koordinimit të kërkimit shkencor në vend me zhvillimet ndërkombëtare në këtë fushë. ►► Mbështetje bashkëpunimit mes kërkuesve shkencorë vendas dhe të huaj. ►► Mbështetje angazhimit në vend të kërkuesve shkencorë shqiptarë që punojnë në universitetet e huaja, në kuadrin e programeve shtetërore dhe bashkëpunimit efektiv të institucioneve shtetërore me organizatat ndërkombëtare. ►► Garantim i sinergjisë midis zhvillimit të shkencës dhe arsimit. ►► Sigurim i pavarësisë së punës kërkimore dhe përforcim i profilit të kërkuesit shkencor. ►► Vendosje e rregullave të pacënueshme për të gjithë aktorët e sistemit, me synim skualifikimin e mediokritetit dhe mashtrimit në punën shkencore. ►► Sigurim i kualifikimit korrekt dhe transparent i personelit akademik.


Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit në Shtator 2012, Shqipëria është vendi i fundit në Europë, por dhe në rajon në zhvillimin e infrastrukturës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacioneve (TIK), në përdorimin e saj, në kapacitet njerëzore, në aksesin e internetit për familje dhe në përballueshmërinë e çmimeve të shërbimeve TIK. Të dhënat zyrtare konfirmojnë dhe penetrimin e ulët të telefonisë fikse në Shqipëri me rreth 12% të lidhjeve me akses me brez të gjerë. Shërbimet e ofruara në portalin e-Albania janë kryesisht faqe pasive të ngjashme me faqet web të 10-15 viteve më parë. Në fushën e shërbimeve IT numri i bizneseve vendase ngelet i ulët. Projektet e mëdha qeveritare në këtë fushë janë zhvilluar kryesisht nga biznese të huaja. Numri i përgjithshëm i studentëve në këtë fushë, sipas deklaratave të qeverisë, është 4000, por mënyra se si kryhet numërimi nuk është e qartë dhe transparente. Gjendja e teknologjisë dhe internetit në shkolla është thellësisht larg standardeve europiane. Madje e vështirë të krahasohet dhe me shumë prej vendeve të rajonit.

Shqipëria Dixhitale 96

Angazhimi Ynë Shtim dhe promovim i shërbimeve dixhitale, e-shërbimeve për qytetarët dhe biznesin dhe konsolidim i strukturës dixhitale në gjithë sipërfaqen e Republikës së Shqipërisë Zotimet Tona:

►► Përmirësim i kapaciteteve njerëzore në fushën e shërbimeve dixhitale. ►► Prioritet shërbimeve në arsim për të kapërcyer hendekun dixhital dhe për të aftësuar rininë. ►► Pajisje kompjuterike individuale

për çdo nxënës të shkollës së mesme, brënda mandatit të parë qeverisës. ►► Pajisje me tablet elektronik e çdo nxënësi që fillon rishtaz shkollën e mesme, duke filluar nga viti shkollor 2014 – 2015.


►► Dixhitalizim i të gjithës përmbajtjes edukative e mësimore të arsimit të mesëm. ►► Krijimi i aplikacioneve shkollore specifike për tabletat elektronikë dhe për lëndët shkollore, në mënyrë që çdo i ri dhe e re të përdorë internetin rregullisht si mjet pune në shkollë. ►► Promovim i shërbimeve interaktive arsimore të tipit Web 2.0: Wiki shkollore, forume, video-leksione, etj. ►► Transformim gradual i librave shkollorë në libra elektronike, që zëvëndësojnë pjesërisht ose mbështesin librat e zakonshëm. ►► Krijim dhe mbështetje e bibliotekave shkollore elektronike dhe përdorimit të bibliotekave virtuale ekzistuese. ►► Përdorim i përditshëm i aksesit në internet për çdo fëmijë e të ri nëpërmjet WIFI në shkolla. ►► Aplikacione shkollore të posaçme, që do të mundësojnë ndjekjen online të fëmijëve (nota, mungesa) nga prindërit. ►► Mbështetje mësuesve me kurse dhe përmbatje mësimore online në shqip për kurrikulat tona. ►► Përmirësim i kapaciteteve të TIK që do të ketë rrjedhojë direkte rritjen e mundësive të të rinjve për punësim real. ►► Krijim i një platforme punësimi online të orientuar drejt tregut botëror dhe shoqëruar me trajnim mbështetës për të gjithë ata që do t’a kenë të nevojshme. ►► Krijim i sistemit dixhital unik kombëtar me të cilin do të ndërlidhen të gjithë aktorët e sistemit shëndetësor,

publikë dhe privatë. ►► Financimi i një aksesi universal në internet në të gjithë vendin me çmime të përballueshme. ►► Vendosje e një tarife sociale për aksesin në internet për familjet me të ardhura të ulëta. ►► Arritje e mesatares së indekseve rajonale si në infrastrukturë dixhitale, ashtu dhe në nivelin e tarifave brenda mandatit të parë qeverisës. ►► Parashikim sistematik, gjatë investimit në rrugët kombëtare, i ndërtimit të infrastrukturës së telekomunikacionit, e cila do t’u jepet me qira operatorëve të interesuar në treg. ►► Vendosje dhe aplikim i një kuadri ligjor në bashkëpunim me pushtetin lokal për të sistemuar infrastrukturën fizike sidomos pjesën fundore. ►► Përfshirje në kuadrin ligjor për infrastukturën fizike dhe i operatorëve të internetit, televizionit kabllor, telefonisë dhe shërbimeve të tjera me vlerë të shtuar. ►► Spektri i frekuencave është pasuri kombëtare dhe do të trajtohet si i tillë përmes: • kontrollit efikas të territorit; • rikuadrimit të frekuencave GSM; • shfrytëzim të brezit Wimax për të ofruar shërbim internet me brez të gjerë veçanërisht në zonat rurale. ►► Garanci të plotë konkurrence të lirë e të ndershme në treg në përputhje me parimet e BE për sektorin e komunikimeve elektronike.


98

“Nëse do të korresh për një vit mbill misër e grurë, nëse do të korrësh për 100 vjet mbill arsim dhe kulturë” Sami Frashëri



100

KulturĂŤ, Mjedis, Sport


G

jendja e objekteve të trashëgimisë kulturore, objekteve sportive dhe mjedisit janë dëshmia më e qartë e dështimit të qeverisjes së djathtë në drejtimin e kulturës, sportit dhe mbrojtjen e zhvillimin e mjedisit. Lista e pasurive të kulturës të tradhtuara nga pushteti është e gjatë dhe përfshin kolektorin mesjetar të qytetit dhe urën Kërcile në Shkodër, Shtëpinë e Kongresit të Lushnjës, Gjirokastrën, Beratin etj. Ajo që BE quan “zhvillimi i gjelbër,” mbrojtja dhe zhvillimi i bashkëjetesës me biodiversitetin, si pjesë themelore e kulturës qytetare dhe faktor mirëqenieje, as që mund të imagjinohen nën qeverisjen e pushtetit të ligjit të plehrave dhe mbjelljes së HEC-eve në bregdet. Qeverisja Socialiste do të investojë në kulturë, krijimtari, sport e mjedis duke i konsideruar ato si faktorë të rëndësishëm e të ndërlidhur që kontribojnë në konsolidimin e kohezionit social, zhvillimin ekonomik, punësim, ruajtjen dhe zhvillimin e diversitetit kulturor, forcimin e potencialit konkurrues të individit dhe shoqërisë dhe përmirësimin rrënjësor të imazhit të Shqipërisë. Qeverisja Socialiste është e angazhuar të kthejë qasjen europiane në kulturë, mjedis e sport duke i dhënë prioritet mbrojtjes dhe rigjenerimit të trashëgimisë kulturore, trajtimit të mjedisit si pasuri natyrore dhe bazë zhvillimi, përdorimit të teknologjisë bashkëkohore, infrastrukturës së gjelbër, burimeve njerëzore, kërkimit shkencor në këto fusha, rritjes dhe efektivizimit të investimeve, dhe kthimit të tyre në vlera të patjetërsueshme të zhvillimit të qytetarisë aktive dhe kulturës në vend.


Aktivitetet kulturore dhe krijuese në Shqipëri janë nën kërcënimin e vazhdueshëm të një procesi përzgjedhës jotransparent dhe të politizuar. Institucionet kombëtare të krijimtarisë kanë demonstruar nivel artistik në rënie të vazhdueshme, mungesë të kalendarëve artistikë gjithëvjetor, mungesë kooperimi, koordinimi e integrimi në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ligjet e deritanishme për krijimtarinë dhe kulturën janë hartuar jashtë një strategjie të përgjithshme. Rrjedhimisht hapësirat që shteti mund t’u ofrojë krijuesve e talenteve të reja i shfrytëzojnë vetëm një grusht njerëzish. Për më tepër institucione kulturore si Cirku Kombëtar nuk kanë asnjë fond shpenzimesh veç rrogave, ndërsa shteti mbledh dhe të ardhurat e Teatrit Kombëtar nga shitja e biletave. Projekte për grupmoshat e ndryshme si për shembull ato për fëmijët ose janë zhvendosur drejt fushave të tjera ose kanë dështuar për shkak të paaftësisë së qeverisjes.

Kultura, për Shqipërinë Krijuese

102

Angazhimi Ynë Rikrijim tërësor i institucioneve qendrore dhe vendore të kulturës, mbështetje dhe nxitje krijimtarisë me një qasje në harmoni me vizionin e Komisionit Europian për Kulturën “Europa Kreative” Zotimet Tona:

►► Krijimi në internet i platformës “Shqipëria Krijuese”, e cila: • paraqet zhvillimet më të fundit në fushën e artit në vend; • përfshin kalendarin e përditësuar të të gjithë aktiviteteve artistike e kulturore në të gjithë vendin; • ofron një hapsirë dialogu për

artistët shqiptarë brenda e jashtë vendit; • përbën një mjet nxitës në fushën e artit dhe kulturës për komunikim me mediat e reja; • fuqizon rolin e krijuesve të praktikave artistike dhe kulturore online; • mbështet një qasje kritike për


cilësinë e informacion duke informuar dhe mbi pronën intelektuale. ►► Mbështetje artistëve, talenteve të reja, grupeve artistike e kulturore në rritjen e potencialit të tyre për performanca. ►► Mbështetje artistëve, talenteve të reja, grupeve artistike e kulturore për pjesëmarrje në aktivitete jashtë vendit dhe arritje financimi ndërkombëtar. ►► Nxitje edukimit të artit për çdo moshë brenda dhe jashtë institucioneve kulturore. ►► Mbështetje financiare për shtresat në nevojë duke u mundësuar frekuentimin në aktivitete kulturore. ►► Mbështetje frekuentimit të aktiviteteve e hapsirave kulturore me nisma si Karta Rinore Europiane. ►► Nxitje kreativitetit me mbështetje ndaj platformave të pavarura për artin dhe aktivitetet kulturore të të rinjve. ►► Nxitje aktiviteteve artistike, si festivale teatrore, muzikore, të traditës popullore me bazë dialogun rajonal e vlerat e përbashkëta kulturore. ►► Bashkëpunim me aktorë kombëtarë e ndërkombëtarë për mbështetjen dhe nxitjen e aktiviteteve të artit modern në vendin tonë. ►► Intensifikim i bashkëpunimit me artistët tanë jashtë vendit duke nxitur aktivitete të artit bashkëkohor për të kthyer Shqipërinë në një reference

rajonale në këtë aspekt. ►► Rritje e mundësive për t’u punësuar në sektorin e kulturës duke filluar nga vullnetarizmi dhe stazhet në fushën e artit dhe kulturës. ►► Bashkërendim dhe krijim i infrastrukturës kulturore në të gjithë vendin për fuqizimin e burimeve e dhe shtimin e iniciativave vendore në art e kulturë. ►► Institucione kulturore të të gjitha niveleve, si hapsira takimi dhe ndërveprimi shoqëror dhe qendra kohezioni social e solidariteti komunitar. ►► Mbështetje kolonive artistike të artit pamor, shtëpive rezidenciale për artistë, shkrimtarë e përkthyes dhe ardhjes së artistëve të huaj në Shqipëri. ►► Mbështetje institucioneve artistike lokale publike (teatro, galeri etj.) dhe private (festival, galeri) sipas kapaciteteve krijuese. ►► Nisma fiskale për tërheqjen e mbështetjes private drejt prodhimit kulturor. ►► Mbështetje bashkëpunimit privatpublik në fushën e kulturës, duke vendosur raporte të drejta, transparente dhe rregulla të qarta. ►► Ngritja e Qendrës Kombëtare të Letrave për mbështetjen e vlerave të traditës dhe prurjeve të reja. ►► Përfshirja e librit shqip dhe autorëve shqiptarë në programet e nismat promovuese ndërkombëtare. ►► Fonde dhe projekte të posaçme për


botimet dixhitale. ►► Krijimi i sistemit të bursave për shkrimtarët dhe përkthyesit në mbështetje të karrierës së tyre dhe shkëmbimit kulturor. ►► Zgjerim i tregut kulturor dhe decentralizim i tij nëpërmjet krijimit të qendrave multifunksionale të krijimtarisë dhe pasurisë kulturore. ►► Ndërtim i qendrave kulturore multifunksionale për fëmijët dhe krijim i teatrove për fëmijë në të gjitha krahinat e vendit. ►► Nisma në funksion të mbështetjes dhe ruajtjes së shumëllojshmërisë kulturore të krahinave të ndryshme të vendit tonë

104

►► Mundësim i organizimit dhe promovimit të “Ditëve të Kulturës Shqiptare” në vende të ndryshme të botës e veçanërisht në vendet e BE. ►► Rishikim dhe hartim në Standardet Europiane të paketës ligjore që përfshin: • Ligjin për Krijimtarinë. • Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtës së Autorit. • Ligjin për Sponsorizimet dhe Nxitësit Fiskalë. • Statuset Specifike (për secilin institucion të krijimtarisë). • Kontratën Kolektive. • Kontratën Individuale. ►► Disa prej hapave në rigjenerimin e institucioneve kulturore do të jenë:

• Rikonstruktim tërësor i Teatrit Kombëtar sipas standardeve europiane. • Vendosja e Qendrës Kombëtare Multifunksionale për Fëmijë në ambiente të reja. • Hapja e Shkollës së Cirkut pranë Liceut Artistik. • Hapja e degës së dramës AA në Shkodër. • Krijimi i Studios Eksperimentale në TKOB.


• Status i veçantë për Teatrin e Shkodrës dhe të Korçës. • Rikonceptim i Festivalit të Përvitshëm për Regjisorët e Rinj. • Rikonceptim i Festivalit Ndërkombëtar të Butrintit. • Hapja e dy teatrove të reja për fëmijë në periferi të kryeqytetit. ►► Aksesi në kulturë, si e drejtë themelore e kthyer në mundësi reale për të gjithë.

►► Vëmendje të veçantë kundrejt grupeve të cënueshme si të rinjtë, pakicat kulturore, grupet me aftësi të kufizuara dhe grupimet vulnerabël, në kuadrin ligjor të lidhur me kulturën. ►► Dialog me të gjithe aktorët, palët e interesuara dhe shoqërinë civile për qasjet strategjike dhe sfidat e të ardhmes në kulturë. ►► Zhvillimi i një sërë treguesish dhe sistemesh ndjekëse/followup për të matur aksesin në institucione kulturore, aktivitetet artistike dhe forma e tjera të aktiviteteve kulturore.


Pavarësisht detyrimit kushtetues për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, vendi po përjeton probleme madhore në këtë aspekt. Paaftësia e qeverisjes së djathtë e shoqëruar me pandjeshmëri ndaj kësaj pasurie të përbashkët dhe shfrytëzimi e dëmtimi i saj për interesa klienteliste, kërcënon tashmë seriozisht ekzistencën e monumenteve dhe zonave të tëra historike dhe arkeologjike. Kalatë përbëjnë një shëmbull që flet qartë për qasjen e pushtetit të sotëm ndaj pasurisë sonë kulturore. Shembulli më flagrant është kalaja e Krujës dhe gjithë hapësira përreth që kërcënohet nga gërryerja, betonizimi dhe ndotja. Gjendja në shumicën e muzeve po degradon po aq rëndë sa ajo e monumenteve të veçanta. Muzetë dhe galeritë, veçanërisht në rrethe, kanë probleme me inventarizimin dhe personelin e kualifikuar. Muzetë nuk janë të standardeve për të hyrë në guidat turistike ndërkombëtare. Trashëgimia kulturore e vendit nuk është e vlerësuar as me anë të turizmit kulturor dhe as me anë të kërkimit shkencor.

Trashëgimi e Rivlerësuar

106

Angazhimi Ynë Mbrojtja e trashëgimisë kulturore si faktor thelbësor i integrimit në BE, bazë për turizmin kulturor, aset i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe burim i paçmuar studimi shkencor Zotimet Tona:

►► Reformim i institucioneve të menaxhimit të trashëgimisë kulturore duke sjellë një frymë bashkëkohore në menaxhimin, mbrojtjen, studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. ►► Krijim i një legjislacioni modern për ruajtjen e qendrave, monumenteve dhe peizazheve historike si pjesë e rëndësishme e integritetit të monumenteve kulturore.

►► Adoptim i politikave për përfshirjen e komuniteteve, që banojnë pranë apo kanë interes të drejtpërdrejt në qendrat e trashëgimisë, në mirëmenaxhimin e tyre. ►► Rritje e ndërgjegjësimit të të rinjve për vlerat historike dhe trashëgiminë kulturore përmes futjes në të tria ciklet e sistemit arsimor të aktiviteteve ekstrakurrikulare.


10 pole të turizmit Fokusohemi në 10 pole të turizmit shqiptar, në të cilat do të përqendrojmë fillimisht energjitë tona projektuese, investuese bashkëpunuese dhe promovuese


►► Ristrukturim i skemës së institucioneve të restaurimit, gërmimit dhe katalogimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore në përputhje me standartet e kërkuara nga UNESCO, KE, ICOMOS, ICROM etj. ►► Nxitja e kërkimit të thelluar shkencor në fushën e trashëgimisë dhe përfundimi i katalogimit informatik dhe dixhital i të gjithë trashëgimisë kulturore. ►► Mbështetje për hulumtim në fushën e artit, kulturës, kreativitetit dhe rolit të kulturës në kohezionin social dhe solidaritetin komunitar.

108

►► Ristrukturim i institucioneve qendrore dhe krijim i një qendre të vetme menaxhimi të trashëgimisë kulturore me degë nëpër qarqe e qytete. ►► Qendra e Menaxhimit të Trashëgimisë Kultutore do të fokusohet veçanërisht në: • zhvillimin e potencialeve të reja të trashëgimisë; • konsultim e dialog për zhvillimin e trashëgimisë me banorët e pronarët e zonave përkatëse; • promovimin e trashëgimisë si komponent kyç i turizmit lokal. ►► Mbështetje financiare për listën e “Kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore” dhe për bartësit e traditave shpirtërore. ►► Krijim dhe konsolidim i skemës së veprimtarisë folklorike kombëtare dhe ndërkombëtare.

►► Konsolidim i Shqipërisë si një vend i spikatur i promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në rajon e më gjerë. ►► Krijimi i një Qëndre Menaxhimi dhe Kërkimi Shkencor të Avancuar të Pasurive Nënujore, e cila promovon kërkime ndërdisiplinore. ►► Qendra e Menaxhimit dhe Kërkimit Shkencor të Avancuar të Pasurive Nënujore, si kontribuese në hartimin e legjislacionit në përputhje me konventat ndërkombëtare. ►► Qendra Menaxhimi dhe Kërkimi Shkencor të Avancuar të Pasurive Nënujore, si mbështetëse e edukimit në fushën e pasurive natyrore e kulturore. ►► Hartim i udhëzuesit të Plan Zbatimit Rajonal për Ruatjen e Trashëgimisë Kulturore të Peisazheve historike në konsultim me komunat e zonës. ►► Krijim i Fondit të Ruatjes së Trashëgimisë, duke ndjekur eksperiencën britanike që mundëson financimin e mbarështrimin e tij nga Llotaria Kombëtare. ►► Identifikim, ruajtje, mbrojtje dhe promovimi i trashëgimisë shpirtërore shqiptare në nivel kombëtar e ndërkombëtar. ►► Promovim i trashëgimisë kulturore shpirtërore dhe i diversitetit kulturor për rritjen e rolit të tyre dhe në funksion të turizmit kulturor. ►► Krijim dhe menaxhim i projekteve me ndikim në fushën e trashëgimisë kulturore dhe ambientale, të lidhura ngushtë me komunitetet vendore.


Pas 8 vjetësh qeverisje të PD, në zonën bregdetare nuk kemi asnjë qytet që të trajtojë ujërat e zeza nga pikëpamja kimike dhe biokimike. Mos trajtimi ose trajtimi i pjesshëm i shkarkimeve urbane ka shkaktuar ndotje kimike e biokimike të ujërave bregdetarë. Në zonat urbane vetëm 45-50% e familjeve, kanë mundësi për lidhjen e kanalizimeve të shkarkimit me ato të ujërave të zeza. Mbetjet urbane në shumicën e rasteve mblidhen në vende jo të përshtatshme dhe shpesh janë të përziera me ato spitalore. Ndotja nga mbetjet në dhe përreth vendbanimeve është problem kryesor higjenik në tërësinë e vendit tonë. Rreth 110 km rrugë kombëtare rezultojnë me probleme ndotjeje nga mbeturinat urbane. Është thelluar dëmtimi i zonave të “mbrojtura,” pyjeve, lumenjve, mbulesës bimore dhe bio-diversitetit. Ambienti nga një trashëgimi e përbashkët natyrore për t’u mbrojtur, është kthyer në një mall të tregtuar në pazaret e pushtetit.

Mjedis i mirëqeverisur Angazhimi Ynë Rehabilitim rrënjësor, mbrojtje dhe zhvillim i qëndrueshëm, integruar dhe përgjegjshëm i ambjentit Zotimet Tona:

►► Ndalim i derdhjes së ujërave të zeza në dete, liqene dhe lumenj, duke ndërtuar impiantet e përpunimit të ujërave të zeza në të gjitha qendrat urbane të vendit. ►► Ndalim i shfrytëzimit të lumenjve të tejpërdorur për nxjerrjen e inerteve dhe nxitjen e mundësive alternative. ►► Rishikim i konçesioneve për shfrytëzimin e lumenjve dhe lejeve të ndërtimit të hidrocentraleve të vegjël në zonat që mbrohen me ligj dhe ku vlera e tyre natyrore duhet mbrojtur.

►► Informim i rregullt dhe i detajuar i publikut për cilësinë e ujërave të plazheve. ►► Hartim në nivel kombëtar i kadastrës të burimeve dhe rezervave të ujit të pijshëm si dhe hartim e zbatim i një plani masash për mbrojtjen e tyre. ►► Hartim dhe zbatim i masterplaneve për furnizimin me ujë dhe rrjetin e kanalizimeve të shkarkimit të ujërave. ►► Shfuqizim i menjëhershëm i ligjit për


110


importimin e mbetjeve dhe plehrave. ►► Ndërtim me ritme të përshpejtuara i fushave të depozitimit dhe përpunimit të mbeturinave, duke nisur që nga qytetet e mëdha e deri në nivel komunash. ►► Eliminim sa më i shpejtë i venddepozitimeve që janë buzë lumenjve. ►► Përcaktim i vend-depozitimeve të përshtatshme për shumicën e qyteteve. ►► Ndërhyrje emergjente për ndërprerjen e zjarreve në vend grumbullime. ►► Nxitje e përdorimit të lëndëve të para të gjeneruara në vend për industrinë ricikluese e përpunuese. ►► Inkurajim reduktimit të mbetjeve nëpërmjet politikave fiskale e promovimit të politikave konsumatore miqësore me mjedisin. ►► Ndërhyrje konkrete për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme. ►► Fushatë intensive për rritjen ndjeshmërisë ndaj ambientit dhe përfshirjen e brezat e rinj në mirëmenaxhimin dhe zhvillimin e tij. ►► Vendosje e standardeve të rrepta për aktivitetet e ndërtimit. ►► Përmirësim i monitorimit të cilësisë së ajrit. ►► Shtim i sipërfaqeve të gjelbra në zonat urbane dhe përmirësim i pastrimit të pluhurit në këto zona përmes aplikimit të teknologjive të reja. ►► Fushata të fuqishme me donatorë ndërkombëtare për parandalimin e problemeve mjedisore që kërcënojnë shëndetin e banorëve dhe sensibilizimin e banorëve në këtë aspekt.

►► Stimulim ekonomik i subjekteve private që kontribojnë në mbrotjen e ambjentit dhe nxitjen e ndjeshmërive ambjentaliste. ►► Koordinim dhe integrim i planeve të institucioneve shtetërore për mbrotjen e ambjentit dhe edukimin e brezave të rinj me ndjeshmëri ndaj ambjentit. ►► Miratim i një pakete me akte nënligjore për kontrollin e gjuetisë. ►► Ndalim i mbajtjes në gjendje robërie i kafshëve të egra. ►► Futja e skemave për menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. ►► Hartim dhe aprovim i një ligji të ri për bimët mjekësore. ►► Rikthejmë pyjet në mushkëri të Shqipërisë përmes: •

shtimit të sipërfaqes së mbjellë;

• ndalimit efektiv të prerjes së pakontrolluar; • parandalimit efikas të djegive stinore; • shmangies së shfrytëzimit ekstrem; • ringjallërimit të parqeve dhe zonave të mbrojtura. ►► Ngritje e një sistemi aktiv monitorimi për erozionin e tokës si në basenet lumore ashtu dhe në bregdet. ►► Rritje e sipërfaqeve të mbjella me bimësi dhe sistemim i zonave në rrezik rrëshqitjeje. ►► Rritje e investimeve për mbrotjen nga erozioni.


Sot në Shqipëri nuk kemi partneritet mes qeverisë dhe institucioneve sportive dhe kemi një Ligj për Sportin që nuk funksionon, sepse nuk zbatohet. Një ligj ky që ka ndryshuar disa herë në vitet e fundit, duke i shtuar moszbatueshmërisë së ligjit, paqëndrueshmërinë dhe mungesën e seriozitetit institucional. Mangësitë legjislative reflektohen si barrë e shumëfishuar në sistemin sportiv të vendit për shkak të mungesës së strategjive nga ana e institucioneve qendrore, atyre federative dhe klubeve. Për më tepër, keqmenaxhimi si rrjedhojë e paaftësisë së institucioneve qëndrore dhe interesave të tyre klienteliste, ka në çuar në kolaps kapacitetin publik, institucional dhe infrastrukturor të zhvillimit të sportit në vend. Shumica e klubeve sportive ekzistente janë në kushte shumë të vështira, ndërsa disa prej tyre, klube me emër dhe traditë, janë zhdukur krejtësisht.

Rimëkëmbje e sportit

112

Angazhimi Ynë Rikonstruktim institucional, legjislativ dhe infrastrukturor i sportit, duke praktikuar modelet më të mira europiane dhe synuar partneritetin me komunitetin për decentralizimin dhe promovimin e tij Zotimet Tona:

►► Nxjerrje e menjëhershme e legjislacionit sportiv nga gjendja kaotike, përshtatja me standartet dhe normat ndërkombëtare dhe zbatimi rigoroz i tij. ►► Rishikim i legjislacionit ekzistues dhe hartim i një ligji funksional për sportin që do të përfshijë: • Ngritjen e Këshillit të Lartë të

Ekspertëve në Sport. • Ngritjen e komisioneve sipas nevojave të sportit. • Përcaktimin e Statusit të Sportistit të Nivelit të Lartë. • Qartësimin e çështjeve të pronësisë së objekteve sportive.


• Sigurimin e fondeve themelore dhe dytësore për sportin. • Përcaktimin e kompetencave midis pushteteve dhe lëvizjes sportive; (federate, shoqata, klube). ►► Efektivizim me ligj i statusit të klubit shumësportësh si në formë ashtu dhe në përmbajtje. ►► Mbështetje kthimit të klubeve në shoqëri tregtare ose në shoqata sportive, në mënyrë që të kenë autonomi të plotë menaxhuese. ►► Status i Sportistit Elitar që siguron të tashmen dhe të ardhmen e sportistëve me këtë status përmes: • krijimit të lehtësirave për shkollim dhe punësim; • stimulimit financiar; • sigurimit të jetës; • sigurimit shëndetësor; • pensionit të veçantë me konvertim të sportit në punë. ►► Sigurim i një pensioni të veçantë për sportistët me aftësi të kufizuara me rezultate të larta në nivel ndërkombëtar. ►► Mundësim i përfshirjes në Statusin e Sportistit Elitar për sportistët me aftësi të kufizuar që plotësojnë kriteret. ►► Promovim i Statusit të Sportistit Elitar bazuar në kriteret e arritjes dhe rezultateve të larta. ►► Rikonfigurim organizativ i Federatave

Kombëtare Sportive duke ndryshuar menaxhimin e tyre me synim qartësimin e strukturës organizative dhe rolit të aktorëve. ►► Sigurim i autonomisë së plotë dhe vetmenaxhimit të Federatave Sportive sipas rekomandimeve të organizmave ndërkombëtarë të sportit. ►► Hartim i statuteve të Federatave Sportive mbështetur në parimet bazë të demokracisë, në përputhje me Kartën Europiane dhe legjislacionin e organizatave sportive ndërkombëtare. ►► Stimulim i politikave fiskale në favor të sportit. ►► Përmirësim i ligjit të Lojrave të Fatit dhe Kazinove, me qëllim rritjen e kontributeve të llotarive sportive në favor të sportit. ►► Nxitje e politikave tatimore për duhanin dhe alkolin në shërbim shtimit të burimeve financiare për sportin. ►► Nxitje e interesit të biznesit për sportin duke i dhënë mundësinë e konsiderimit të të gjithë ndërrmarjeve në sport si burim të ardhurash. ►► Rishikim i legjislacionit për kriteret në dhënien e liçensave për trajnerët profesionistë, por dhe ato të qendrave të fitnesit dhe rehabilitimit fizik. ►► Hartim dhe zbatimi rigoriz i një Programi Kombëtar Anti-Doping sipas standarteve ndërkombëtare dhe Kartës Europiane të Sportit për të gjithë. ►► Pajisje me çertifikatën e kualifikimit për çdo person që dëshiron të jetë pjesë e familjes së madhe sportive.


Premtimet qeveritare, të fokusura në zhvillime infrastrukturore në sport, tregojnë se qeverisjes i mungon vizioni europian, i cili konsideron sportin si faktor të kohezionit social dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë kuptim si mbështetja e gjithanëshme dhënë sportistëve dhe të angazhuarve në aktivitete sportive, si ajo dhënë shumëllojshmërisë së aktivitetve sportive në vend është e mangët. Aspekte themelore si diagnostifikimet mjekësore të ushtruesve të sportit masiv dhe atij cilësor mungojnë krejtësisht. Edukimi fizik në ciklin fillor kryhet vetëm dy herë në javë, ora e mësimit të edukimit fizik thuajse nuk zhvillohet në praktikën shkollore dhe mungon standarti shtetëror i vlerësimit të aftësive bazike motorike të fëmijëve 3-6 vjeç. Përveç dështimit në këto elementë themelorë të efektivizimit të sportit, qeveria nuk ka ndërrmarrë iniciativa funksionale dhe vizionare, që shkojnë përtej retorikës, në mbështetje të përhapjes së sportit dhe kthimit të tij në një faktor themelor të shëndetit, parteneritetit, kooperimit dhe zhvillimit në vend.

Sporti në Komunitet

114

Angazhimi Ynë Sporti, si faktor efektiv i ndërtimit të mirëqënies për qytetarët dhe komunitetet në mbarë vendin

Zotimet Tona:

►► Krijim i Hartës së Sporteve të Traditës sipas zonave, duke mundësuar më shumë investim në zhvillimin e sportit shqiptar.

zonës së Korçës.

►► Harta e Sporteve të Traditës, si mjet në shërbim të ngritjes së nivelit të sportit profesionist.

►► Ngritje e dy pistave për ski të shoqëruara me resorte turistike në Komunën e Kelmendit në fshatin Lepush dhe në Komunën e Gjerbesit në Malin e Tomorrit, në bashkëpunim me biznesin.

►► Ndërtim i Qendrës Kombëtare Olimpike në qytetin e Korçës, që do t’i shërbejë sportit, turizmit shqiptar dhe zhvillimit të gjithë

►► Ngritje e dy muzeve olimpikë për promovimin e vlerave të olimpizmit në bashkëpunim me MTKRS, KOKSH dhe Komitetin



116


Olimpik Ndërkombëtar. ►► Vënie në jetë e një programi për trajnimin e burimeve njerëzore si menaxherë, trajnerë, mjekë sportivë me arsimin përkatës dhe profesionistë të ndryshëm të sportit. ►► Mbështetje aktivitetit sportiv të personave me aftësi të kufizuar. ►► Asistencë e veçantë me anë të një kabineti mjeksor për kryerjen e analizave mjekësore dhe vlerësimin e aftësive fizikefunksionale-fiziologjike të sportistëve. ►► Bashkëpunim me institucione të tjera të fushës së mjeksisë me anë marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e sportit dhe shëndetit. ►► Krijim i Federatës së Sportit Universitar dhe Federatës së Sportit Shkollor në varësi të Ministrisë së Arsimit. ►► Federata e Sportit Shkollor, do të ngrejë degët e saj në qarqe me qëllim koordinimin dhe gjallërimin e jetës sportive në të gjitha shkollat e vendit. ►► Përfshirje në kurrikul e standartit shtetëror të vlerësimit të aftësive bazike motorike të fëmijëve 3 deri në 6 vjeç. ►► Zhvillim efektiv i tre orëve në javë i mësimit të edukimit fizik në arsimin fillor, të ulët, të mesëm dhe të lartë. ►► Bashkëpunim me Ministrinë e

Arsimit dhe Universitet Sportive në përgatitjen e mësuesve të edukimit fizik, por dhe të menaxherëve të sportit, instruktorëve turistikë dhe atyre të qendrave të fitnesit. ►► Ndërtim, ruajtje dhe mirëmbajtje në standartet bashkohore e objekteve, terreneve sportive publike dhe krijim i rrjetit të objekteve sportive publike. ►► Nxitje dhe mbështetje klubeve sportive në krijimin dhe ngritjen e qendrave sportive rajonale, zonale apo në lagje e blloqe banimi për promovimin e jetës sportive në vend dhe thithjen e talenteve të reja. ►► Nxitje e ndërtimit të mjediseve sportive cilësore në çdo shkollës të re që ndërtohet. ►► Fushata ndërgjegjësimi kundër dhunës në sport. ►► Parandalimi i dhunës në sport si synim parësor i të gjithë institucioneve të drejtimit të sportit në vend. ►► Mundësim i diagnostikimeve të hollësishme mjekësore dhe vlerësimeve klinike për garantimin e gjendjes shëndetësore të sportistëve, referuar aftësisë së tyre për të kryer aktivitete sportive. ►► Ngritje e rrjetit të ekipeve sportive në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në të gjithë vendin dhe organizim i kampionateve rajonale dhe kombëtare sportive.


118

3. Rivendosje e demokracisë

Qeverisje nga qytetarët, për qytetarët


“Jam njëri prej shumë intelektualëve dhe qytetarëve të thjeshtë shqiptarë, që politikën e kryeministrit të sotëm të Shqipërisë e percepton dhe e përjeton si një politikë dhunuese e shfytyruese, me sharjet, me fyerjet, me shantazhet, me kërcënimet, me mashtrimet dhe me gënjeshtrat e pandalshme...”Rexhep Qosja. Kjo politikë i hapi rrugë korrupsionit, që mban peng zhvillimin e vendit. Kjo politikë krijoi ambjentin e përshtatshëm për lulëzimin e krimit në vendin tonë. Kjo politikë është përgjegjëse për humbjen e dhjetëra jetëve të pafajshme; protestues, policë në krye të detyrës, qytetarë të thjeshtë. Kjo politikë rrënoi imazhin e Shqipërisë si vend demokratik e liridashës. Ne opozitarët e refuzuam këtë rrënim me shpirtin tonë, fjalën tonë, trupat tanë. Ne kishim kurajon ta kundërshtojmë, ne kemi forcën ta ndryshojmë. Lirinë, demokracinë, drejtësinë e barazinë do t’i kërkojmë përditë në rrugën e Rilindjes që duam. Me përkushtim. Së bashku.


120


Tregomu dhe shqiptarët udhën e punës së mbarë, Bashkomi, bëmi vëllezër edhe fjeshtë shqiptarë, Falmi, falmi Shqipërisë ditën e bardh’ e lirisë, Udhën e vëllazërisë, vahn’ e gjithë mirësisë. Nxirr të vërtetën në shesht, paskëtaj të mbretëronjë, Errësira të përndahet, gënjeshtëra të pushonjë. NAIM FRASHËRI, 1886


122

Shtet i së drejtës dhe Drejtësi


S

ipas Departamentit të Shtetit, “Korrupsioni i kudogjendur në të gjitha degët e qeverisjes, e sidomos në sistemin e drejtësisë, mbetet një problem serioz. Konsolidimi i vazhdueshëm i pushtetit në duart e partisë në pushtet ka gërryer më tej besimin publik në pavarësinë e institucioneve të vendit. … Kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur. Megjithatë, presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara shpeshherë penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase. … Politizimi i emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese rrezikon të shkatërrojë pavarësinë dhe integritetin e këtyre institucioneve.” (Raporti Vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA mbi të Drejtat e Njeriut për vitin 2011, datë 19 Prill 2013). Problem i rëndësishëm është dhe aksesi në drejtësi, i cili është shënjestruar dhe nga Progres Raporti 2012 i Komisionit Europian. Aksesi në drejtësi, veçanërisht për shkak të kostove dhe tarifave të larta, nuk është i mundur për të gjithë ata shqiptarë, të cilët jetojnë në kufijtë e mbijetesës ashtu si dhe për kategoritë e grupet në nevojë. (Tarifat për kërkesë padi që paraqiten në gjykatë: Për vërtetim fakti: 2005-100lekë, 2013-800lekë, Padi për zgjidhje martese: 2005-1.500lekë, 2013-12.000; Padi për pavlefshmëri të veprimeve juridike 2005-1.500lekë, 2013-12,000lekë; etj.) Vizioni ynë është një drejtësi e besueshme, transparente, e barabartë për të gjithë shtetasit. Prioriteti ynë madhor është ndërtimi i një shoqërie ku sundon ligji dhe mbizotëron drejtësia sociale. Misioni ynë është konsolidimi i sistemit kushtetues dhe shtetit të së drejtës, ku të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit dhe në zbatimin e tij. Ne besojmë se pa një sistem drejtësie të pavarur, profesional, efiçient, të përgjegjshëm dhe transparent, nuk mund të ketë shtet të së drejtës, siguri juridike, dhe si rrjedhim zhvillim ekonomik të vendit.


“Neutraliteti, efikasiteti dhe pavarësia e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese ende nuk janë të garantuara. Procesi i emërimit të gjyqtarëve të këtyre gjykatave mbetet një çështje shqetësuese për shkak të politizimit të mundshëm. Ka shqetësime mbi bashkëpunimin ndërinstitucional, alokimin buxhetor, planifikimin buxhetor dhe nivelin e burimeve njerëzore në këtë sektor. Duke pasur parasysh rëndësinë e KLD-së, struktura e saj administrative dhe organizative duhet të rishikohet urgjentisht, në mënyrë që të rritet efikasiteti i saj, përgjegjshmëria dhe transparenca. Sistemi i ri i harmonizuar i vlerësimit ende nuk është zbatuar. Ka pasur pak progres në fushën e përgjegjësisë disiplinore dhe masat mbrojtëse të integritetit.”(Progres Raporti 2012 për Shqipërinë Komisioni Europian)

Mirëqeverisje në raport me ligjin dhe sistemin e drejtësisë

124

Angazhimi Ynë Sundim i ligjit, zbatim i tij në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe sistem drejtësie i pavarur, efikas, i përgjegjshëm dhe transparent Zotimet Tona:

►► Funksionim dhe konsolidim i shtetit të së drejtës duke jetësuar sundimin e ligjit dhe zbatimin e tij në mënyrë të barabartë për të gjithë. ►► Mirëqeverisje në raport me ligjin dhe sistemin e drejtësisë duke forcuar ligjshmërinë, transparencën, përgjeshmërinë dhe pavarësinë institucionale. ►► Fillim i një diskutimi të gjerë dhe ngritje e një komisioni të posaçëm për një reformë kushtetuese, që do t’i shërbejë rivendosjes së balancave

ndërmjet pushteteve. ►► Miratim i një strategjie kombëtare për reformat në sistemin e drejtësisë, në funksion të vendosjes së një marrëdhënieje të re ndërmjet politikës e drejtësisë. ►► Hartim dhe miratim i ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucionit të Presidentit të Republikës. ►► Rishikim i legjislacionit material dhe procedural, si dhe instrumentëve të


tjerë ligjorë, që mbrojnë të Drejtat e Njeriut. ►► Nxitje dhe mbështetje e prokurorisë dhe institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit për rihapjen e hetimeve dhe për zbardhjen sa më shpejt të një serë ngjarjesh të rëndësishme, që kanë cënuar të drejtat dhe lirinë themelore të qytetarëve, pronën dhe pasurinë publike të vendit, shtetin e së drejtës dhe që kanë pasur ndikim të rëndësishëm në jetën e vendit të tilla si ngjarja e 21 Janarit, tragjedia e Gërdecit, korrupsioni në rrugën Durrës

– Kukës, privatizimet e paligjshme të pronës publike, një sërë vrasjesh me sfond politik apo me implikime të strukturave shtetërore, deformimin e proceseve zgjedhore etj. ►► Respektim i lirive dhe të drejtave themelore të qytetarëve, duke u fokusuar në çështje si: • Aksesit në drejtësi. • E drejta e pronës. • Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore dhe titujve të tjerë ekzekutivë.


• Trajtimi human i personave të privuar nga liria. • Strategjia e Drejtësisë për të Miturit. ►► Rritje dhe forcim i ligjshmërisë, transparencës dhe përgjegjshmërisë në qeverisje. ►► Reformim i procesit ligjbërës dhe përmbushje detyrimeve për respektimin e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. ►► Sistem kontrolli dhe verifikimi për deklarimin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesave, i përmirësuar dhe efikas.

126

►► Nxitje pjesëmarrjes së publikut në qeverisjen e vendit, duke hartuar dhe miratuar një ligj të posaçëm për referendumet. ►► Mbështetje për ngritjen pranë çdo institucioni qëndror, të Zyrës së Avokatit të Qytetarëve, që jep shërbime të drejtpërdrejta për qytetarët. ►► Ngritje e një sistemi të bashkërenduar dhe të unifikuar për procesin e hartimit të legjislacionit, duke përfshirë konsultimin e detyrueshëm me profesionistë të së drejtës, grupe të interesit dhe shoqërinë civile. ►► Paraqitje publike çdo fillim viti, përmes Ministrisë së Drejtësisë, e objektivave në procesin ligjbërës, angazhimit për alokimin e burimeve financiare dhe materialeve e rekomandimeve përkatëse në fushën e zbatimit të ligjit. ►► Krijim i një sistemi efektiv për edukimin e shtetasve me frymën e

njohjes, respektimit dhe zbatimit të ligjit. ►► Përmirësim i formimit juridik profesional, fillestar dhe vazhdues, të funksionarëve të sistemit të drejtësisë. ►► Kontroll i vazhdueshëm mbi fakultetet e drejtësisë, private dhe publike, në funksion të rritjes së nivelit të formimit juridik fillestar e vazhdues. ►► Ndryshim rrënjësor dhe modernizim i kurrikulave në institucionet e arsimit juridik, në përputhje me zhvillimet që imponon procesi i integrimit europian. ►► Përmirësim i rregullave dhe kritereve ligjore mbi pranimin e kandidatëve në Shkollën e Magjistraturës, duke rritur transparencën e këtij procesi dhe përmirësuar metodologjinë. ►► Trajnim periodik i punonjësve të administratës të sistemit të drejtësisë dhe kushtëzim i ngritjes në karrierë me rezultatet e kualifikimit. ►► Mbështetje shoqërisë civile dhe medias publike e private për realizimin e programeve të posaçme informative dhe edukative në fushën ligjore. ►► Mbështetje botimit të librave të xhepit “Ligji në jetën tuaj”, si domosdoshmëri për njohjen nga qytetarët e legjislacionit europian dhe shqiptar. ►► Përcaktim i kritereve strikte të rekrutimit të stafit akademik.



128


“Gjykatat ishin të prekura nga korrupsioni, inefiçenca, intimidimet dhe ndikimet politike. Shumë seanca gjyqësore janë zhvilluar në zyrat e gjyqtarëve, çfarë ka sjellë një mungesë profesionalizmi dhe mundësi për korrupsion. Këta faktorë kanë minuar autoritetin e gjyqësorit dhe kanë kontribuar në dhënien e vendimeve gjyqësore kontroverse, duke sjellë një zbatim jokoherent të së drejtës civile.” (Raporti Vjetor i Departamentit të Shtetit të SHBA mbi të Drejtat e Njeriut për vitin 2011).

Integritet i pushtetit gjyqësor Angazhimi Ynë Reformë rrënjësore, afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse për të rivendosur integritetin e pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë Zotimet Tona:

►► Reformë e gjyqësorit për të krijuar një sistem gjyqësor të pavarur, të paanshëm, efiçient dhe profesional. ►► Rishikim i vazhdueshëm i skemave të qeverisjes së gjyqësorit, me qëllim forcimin dhe pavarësinë reale të këtij pushteti nga politika, dhe bashkëveprimin institucional efikas brenda sistemit të drejtësisë.

drejtësisë, zbatimit rigoroz, nga gjykatat, të ligjit për të drejtën e informimit. ►► Forcim i statusit të gjyqtarit dhe prokurorit. ►► Funksionim efektiv i sistemit të vlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët.

►► Transparencë përmes hapjes së sistemit gjyqësor.

►► Përmirësim i kritereve objektive për rekrutimin, avancimin në karrierë dhe transferimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

►► Rritje e transparencës, përmes zhvillimit të seancave publike, dixhitalizimit të arkivave gjyqësore dhe atyre të institucioneve të

►► Vendosje e një sistemi gradash për karrierën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht nivelit në të cilin ata ushtrojnë funksionin e tyre.


►► Reformim i procesit të emërimit të gjyqtarëve, të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, duke përcaktuar saktë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët dhe procedurat që ndiqen nga Presidenti dhe Kuvendi për këto emërime. ►► Krijim i një këshilli të pavarur për përzgjedhjen e kandidatëve që emërohen në institucione kushtetuese nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit. ►► Trajtim financiar i përshtatshëm, duke siguruar dinjitetin e nevojshëm për gjyqtarin dhe prokurorin.

130

►► Kualifikim dhe trajnim profesional i vazhdueshëm për gjyqtarët dhe prokurorët. ►► Forcim i raportit të sistemit gjyqësor me gjykatat europiane. ►► Krijim i një Sistemi Elektronik Unik për të gjithë sistemin e drejtësisë, për harmonizimin e menaxhimit të çështjeve dhe realizimit të transparencës. ►► Rishikim dhe përmirësim i legjislacionit procedural, civil dhe penal, për rritjen e efektivitetit të proçedimit në gjykata. ►► Rishikim i legjislacionit të pushtetit gjyqësor, në kuadrin e veprimtarisë së një Komisioni për Reformën Ligjore, pranë Ministrisë së Drejtësisë, me ekspertët më të mirë vendas e ndërkombëtarë. ►► Hartim dhe miratim i

ndryshimeve në kodet e të drejtës materiale e proçedurale civile, penale dhe administrative, sipas detyrimeve që imponon ligji “Për Gjykatën Administrative.” ►► Forcim i autoritetit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), qartësim i kompetencave të tij, zbatim i tyre në mënyrë efektive, përmirësim i përbërjes së tij përmes një procesi transparent, dhe rritje e profesionalizmit. ►► Konsolidim i strukturave të Ministrisë së Drejtësisë (MD). ►► Bashkëveprim institucional midis KLD-së, MD-së, Konferencës Gjyqësore Kombëtare (KGJK), Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor (ZABGJ) dhe Shkollës së Magjistraturës (SHM), në funksion të efiçencës të sistemit të drejtësisë në tërësi. ► ► Reformim rrënjësor i proçedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të KLD-së dhe forcim i filtrit seleksionues të kandidaturave, për të sjellë në këshill juristë dhe gjyqtarë me nivel të lartë profesional. ►► Ndryshime në ligjin për MDnë, ligjin e KLD-së e në atë të pushtetit gjyqësor për të përcaktuar rregulla më të qarta mbi harmonizimin e proçedurës së inspektimit gjyqësor në të dy institucionet (MD dhe KLD), duke mbështetur parimin e roleve dhe përgjegjësive të ndara, dhe bashkëpunimin teknik ndërmjet dy inspektoriateve.


Financim i sistemit të drejtësisë Angazhimi Ynë Financim që garanton një sistem drejtësie modern, të pajisur me mjete financiare e burime njerëzore të mjaftueshme dhe të kualifikuara dhe paisjet e nevojshme për kryerjen e detyrave përkatëse Zotimet Tona:

►► Ulje ose eliminim i taksave dhe shpenzimeve, që pengojnë aksesin e grupeve në nevojë. ►► Forcim i sistemit të ndihmës juridike falas për personat në nevojë dhe ata me aftësi të kufizuara. ►► Mbështetje sistemit të drejtësisë nëpërmjet Buxhetit të Shtetit dhe burimeve të tjera të përshtatshme, me anë të programeve afatgjata, që bazohen në përdorimin efiçient e racional të buxhetit, investimeve, shpenzimeve dhe burimeve të disponueshme njerëzore. ►► Vendosje e një standarti

detyrues në Buxhetin e Shtetit, sepse konsiderojmë tepër të rëndësishme pavarësinë financiare të prokurorisë dhe gjykatave. ►► Masterplan i zhvillimit infrastrukturor të sistemit të drejtësisë, i shoqëruar me një plan veprimi masash ligjore, institucionale dhe administrative, i cili do të parashikojë shtrirjen e institucioneve dhe shërbimeve të sistemit në të gjithë territorin. ►► Krijim i mjediseve të nevojshme për zhvillimin e të gjitha gjykimeve në seanca publike, duke i dhënë fund zhvillimit të gjykimeve në zyrat e mbyllura të gjyqtarëve larg kontrollit të publikut, mediave dhe gjithë subjekteve të interesuara.


Reformë e prokurorisë Angazhimi Ynë Ndjekja penale dhe ngritja e akuzës në Shqipëri si pjesë e një sistemi të pavarur dhe efikas, në përputhje me standardet e konsoliduara europiane

Zotimet Tona:

132

►► Ristrukturim i prokurorisë me qëllim përmirësimin e organizimin hierarkik, lëndor dhe territorial të prokurorisë, pavarësisë së saj dhe statusit të prokurorëve. ►► Forcim dhe konsolidim i funksionit kushtetues të prokurorisë, si institucion i ndjekjes penale. ►► Forcim i bashkëveprimit midis prokurorisë dhe policisë gjyqësore. ►► Rritje e efiçiencës, duke mbështetur strukturat e prokurorisë dhe policisë gjyqësore për kryerjen e hetimeve proaktive dhe jashtë ndikimeve politike. ►► Reformë legjislative për forcimin dhe konsolidimin e institucionit të prokurorisë. ►► Riorganizim territorial i prokurorisë, sipas riorganizimit të

gjykatave. ►► Përfundim i reformës standarde të organizimit dhe funksionimit të prokurorisë. ►► Fillim i një debati të gjerë, lidhur me domosdoshmërinë e forcimit të pavarësisë dhe efiçiencës së institucionit të prokurorisë. ►► Mbështetje me burimet e nevojshme njerëzore e financiare për mirëfunksionimin e prokurorisë. ►► Forcim i bashkëpunimit me agjensitë e tjera të zbatimit të ligjit dhe mundësimin e ekspertizës teknike e asistencës të specializuar ndërkombëtare. ►► Pavarësi financiare e prokurorisë dhe gjykatave përmes vendosjes së një standarti detyrues në buxhetin e shtetit.



Drejtësi në shërbim të biznesit Angazhimi Ynë Krijim i një klime të favorshme dhe të sigurt për biznesin vendas dhe për investitorët e huaj

Zotimet tona: 134

►► Zgjidhje alternative e mosmarrëveshjeve si një prioritet i rëndësishëm, me synim krijimin e një klime të favorshme dhe sigurt për investitorët vendas dhe të huaj. ►► Përmirësim cilësor i legjislacionit tregtar në fushën e regjistrimit, funksionimit dhe organizimit të shoqërive tregtare, falimentimit dhe ligjeve të tjera, që lidhen me veprimtarinë e komunitetit të biznesit. ►► Rritje e transparencës për procedurat e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (QKR) dhe shndërrimin e saj në një shërbëtore të vërtetë të biznesit. ►► Krijim i një Sistemi Elektronik Unik për të gjithë sistemin e regjistrimit të biznesit në organet tatimore, organet e qeverisjes vendore dhe Inspektoriatin

e Punës, për harmonizimin e menaxhimit të çështjeve dhe realizimit të transparencës. ►► Ridimensionim i rolit të arbitrazhit të brendshëm, inkurajimit për aplikimin e formave të pajtimit dhe negocimit, përpara nisjes së procedurave gjyqësore dhe rishikimit të ligjit për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. ►► Përmirësim cilësor i legjislacionit tregtar në fushën e regjistrimit, funksionimit dhe organizimit të shoqërive tregtare, falimentimit dhe ligjeve të tjera që lidhen me veprimtarinë e komunitetit të biznesit.


Standarte në profesionet e lira Angazhimi Ynë Arritja e standardeve europiane për sa i përket shërbimeve ligjore, që i ofrohen çdo qytetari Zotimet Tona:

►► Kujdes i veçantë ndaj shërbimeve ligjore dhe profesioneve të lira duke rritur cilësinë, pa cënuar pavarësinë e tyre, dhe synuar që shërbimet të jenë sipas standarteve europiane dhe plotësisht në shërbim të qytetarit. ►► Ngritja në një nivel më të lartë profesional të avokatisë, noterisë, shërbimit përmbarimor dhe shërbimit të ekspertizës ligjore, të cilat duhet t’i nënshtrohen parimeve të integritetit moral dhe rregullave të etikës për të qenë efiçiente në funksion të rritjes së cilësisë. ►► Mbështetje Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Dhomës Kombëtare të Noterëve për edukimin e trajnimin e vazhdueshëm të avokatëve e noterëve. ►► Nxitje, nëpërmjet formave ligjore dhe institucionale, rritjes së

përgjegjshmërisë të ushtruesve të profesioneve të lira në veprimtarinë e tyre. ►► Mbështetje Dhomës Kombëtare të Noterëve për modernizimin e shërbimit të Noterisë. ►► Vendosje e kritereve rigorozisht të qarta, në lidhje me ata që ushtrojnë profesionin e noterit për trajnimin dhe testimin periodik të tyre. ►► Hartim e miratim i ndryshimeve të nevojshme ligjore për rritjen e cilësisë, transparencës, efikasitetit e përgjegjshmërisë në funksionimin e shërbimit përmbarimor. ►► Krijim i entiteteve të pavarura të ekspertizës ligjore shkencore në të gjitha fushat, në mënyrë që të garantohet një ekspertim nga profesionistë, realisht të pavarur dhe larg ndikimeve klienteliste e partiake.


136

“I gjori shqipëtar, është i shtrënguar dit e natë të rrinjë me armë në dorë që të ruajë gjën e shpirtin e tija, se më të shumtën e herës qeveritari bashkohet me hajdutnë për të rrjepur njerëzinë e ndershëm.” SAMI FRASHËRI, 1899



138

Rend dhe Siguri


K

ur Partia Demokratike erdhi në qeveri evidentoheshin 8250 krime në vit. Në 2012 u evidentuan 20 688 krime gjatë vitit. Diferenca në shtatë vjet qeverisje është 12 438 krime më shumë. Do të thotë që vit pas viti progresioni i rritjes së kriminalitetit është mesatarisht 1500 krime. Vetëm viti 2012 në raport me vitin 2011 evidentoi 3029 vepra penale më shumë. Shqipëria e sotme ka koeficientin më të lartë të vrasjes për 100 mijë banorë në Europë dhe në rajon. Shqipëria e sotme është vendi europian me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë, në një kohë që ka numrin më të vogël të makinave për banorë. Kemi katër herë më pak makina për banorë sesa në çdo vend europian dhe kemi katër herë më shumë vrasje në rrugë, vdekje dhe plagosje bashkë sesa në çdo vend evropian. Krimi ka depërtuar edhe në familje. Gratë dhe fëmijët janë më shpesh viktima të dhunës në familje. Sipas vrojtimit kombëtar të INSTAT, 1 në 2 gra dhunohet emocionalisht dhe 1 në 3 gra dhunohet fizikisht. Krimi ka depërtuar në shkolla duke bërë shumë shkolla publike vende të pasigurta për fëmijët dhe të rinjtë. Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor si vepra penale në vitin 2012 janë 4 herë më shumë se në vitin 2007. Prioriteti ynë madhor është ndërtimi i një shoqërie ku sundon ligji dhe ku ka drejtësi sociale. Për ne, siguria individuale dhe kolektive është një e drejtë themelore e çdo personi, dhe njëherësh e mirë publike e detyrim i shtetit për ta garantuar atë realisht në praktikë. Në përmbushjen e kësaj detyre, veprimi ynë politik e shoqëror do të udhëhiqet nga respekti për kushtetutën dhe zbatim i kushtetutës dhe ligjeve. Qasja jonë do të jetë afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse veçanërisht përsa i përket parandalimit të krimit. Ne do ta ulim në mënyrë drastike nivelin e pasigurisë, numrin e krimeve dhe kundravajtjeve të çfarëdollojshme në dëm të qytetarit, të shoqërisë e të territorit. Policia e Shtetit Shqiptar do jetë garancia e sigurisë së çdo qytetari të vendit tonë.


Angazhimi Ynë Zmbrapsje e krimit dhe rivënie e Policisë së Shtetit në krye të detyrës, në 300 ditët e para të qeverisjes, duke bërë realitet dhe moton tonë: “Një Polici–Një Shtet”. ZOtimet tona:

►► Normalizim i situatës së rënduar të rendit publik, që në vitin e parë të qeverisjes. 140

►► Hartim dhe vënie në zbatim e strategji për parandalimin e krimit urban që në 300 ditët e para të qeverisjes. ►► Garantim i rendit dhe sigurisë në parametra e standarde europiane, të vlerësuar nga perceptimi i publikut, të monitoruar nga faktorë dhe aktorë jo partiakë apo shtetërorë dhe të pavarur. ►► Mënyrë e re qeverisjeje, e përgjegjshme, transparente në fushën e sigurisë; me vizion dhe politika të qarta, duke ndërtuar e menaxhuar një sistem institucionesh të koordinuar dhe eficentë. ►► Profesionalizëm e përkushtim për mbrojtjen e zbatimin e ligjit dhe arritjen e standardeve më të larta të sigurisë dhe rendit publik në të mirë të shtetit, shoqërisë dhe çdo

individi. ►► Vendosje e kulturës së zbatimit të ligjit nga të gjithë dhe ndaj të gjithëve. ►► Polici në shërbim të publikut dhe me publikun në mbrojtje të ligjit. ►► Reformim i policisë së shtetit dhe i institucioneve të tjera të sigurisë. ►► Riorganizimi rrënjësor i Policisë së Shtetit dhe i të gjitha forcave të tjera të sigurisë publike mbi bazën e një reforme shumëplanëshe. ►► Rikthim i dinjitetit të punonjësit të policisë, duke filluar nga uniforma, etika e komunikimit, ushtrimit të detyrës dhe shpërblimi deri te promovimi i vlerave më të mira brenda policisë së shtetit. ►► Në mandatin e parë të qeverisë sigurojmë që inspektori i policisë të paguhet 570 mijë lekë; • Kryeinspektori të paguhet


632 mijë lekë; • Nënkomisari të paguhet 727 mijë lekë; • Komisari të paguhet 800 mijë lekë; • Kryekomisari të paguhet 880 mijë lekë. • Drejtuesi të paguhet 1 milion e 12 mijë lekë; • Drejtuesi i parë të paguhet 1 milionë e 113 mijë lekë; • Zëvendësdrejtori të paguhet 1 milionë e 280 mijë lekë; • Drejtori i Përgjithshëm të paguhet 1 milion e 470 mijë lekë. ►► Në mandatin e parë qeverisës garantojmë: • Strehim për të gjitha familjet e policëve të vrarë në krye të detyrës. • Punësim për të gjitha gratë e policëve të vrarë në krye të detyrës. • Përkujdesjen për arsimimin e të gjithë jetimëve të luftës së shtetit me krimin. • Pagesën e asiguracionit për jetën e çdo uniforme blu nga shteti si kontribut i të gjithë shoqërisë. ►► Themelim i Byrosë Kombëtare të Hetimit me pjesë përbërëse • Analizën e informacionit

kriminal; • Antidroga, drejtimi i luftës kundër trafiqeve të qenieve njerëzore; • Armëve, eksplozivëve, antiterrori; • Drejtimi i luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit; • Njësitë speciale të agjentëve në mbulim; • Policia shkencore, antikrimi kompjuterik; • Trupa operacionale e drejtimeve dhe ndërhyrjeve; • Mbrojtja e dëshmitarëve; • Analiza e raportimeve ditore e policisë së rendit dhe qarkullimit në terren; ►► Rishikim të gradave dhe rekrutim shembullor. ►► Mundësi për të konkuruar në mënyrë transparente për çdo qytetar të këtij vendi, i cili është sot punonjës apo është i larguar dhe provon se ka aftësitë dhe integritetin moral për t’u bërë pjesë e trupës së policisë. ►► Përcaktim i një sistemi karriere dhe gradash që i përgjigjet formimit profesional, aftësisë dhe devotshmërisë ndaj ligjit dhe publikut. ►► Kthim i policisë në komunitet, aty ku s’ka hyrë prej vitesh, në zona të thella dhe zona urbane, ku policia


lë jashtë mbulimit, kontrollit dhe patrullimit lagje të tëra. ►► Rimarrje në dorë e kontrollin mbi territorin në 300 ditët e para të qeverisjes. ►► Garantim i rendit dhe sigurisë në parametra e standarde europiane, të vlerësuar nga perceptimi i publikut, të monitoruar nga faktorë dhe aktorë jo partiakë apo shtetërorë dhe të pavarur. ►► Rritje e nivelit të raportimit të krimit dhe regjistrimi i çdo vepre penale. ►► Masa disiplinore, administrative dhe politikë penale e ashpër ndaj nëpunësve të shtetit që shkelin ligjin dhe të drejtën e barazisë para tij. 142

►► Vendosje e bashkëpunit efektiv mes institucioneve dhe komunitetit. ►► Rritje e bashkëpunimit të policisë me shkollat dhe qytetarët për parandalimin e situatave që mund të shkojnë në krim. ►► Investim në parandalimin e krimit për një siguri të jetës dhe të pasurisë kudo dhe për të gjithë. ►► Parandalim i krimit me një qasje të integruar; programe ekonomike, sociale përfshirje e komunitetit dhe programe rintegruese në komunitet. ►► Parandalim i krimit me anë të programeve të parandalimit të situatave të krimit. ►► Parandalim i viktimizimit të grave,

vajzave, fëmijëve, moshuarve, minoriteteve, personave me aftësi të kufizuara dhe personave me orientim seksual të ndryshëm. ►► Parandalim i veprave penale për shkak të pakujdesisë (si vrasjet, plagosjet, aksidentet rrugore). ►► Parandalim i krimeve të dhunshme me anë të kufizimit të rrethanave dhe shkaqeve që prodhojnë dhunë. ►► Parandalim i kriminalitetit të të miturve dhe ndaj të miturve mes një politike gjithëpërfshirëse me synim integrimin e të miturve në shoqëri . ►► Parandalim dhe luftë krimet në fushën ekonomike dhe krimin e organizuar. ►► Përkushtim i veçantë barazisë para ligjit me synim zbatimin e ligjeve në praktikë. ►► Forcim i bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian në luftën me krimin e organizuar dhe terrorizmin. ►► Fuqizim i instrumenteve operativë dhe të analizës me synim luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, veçanërisht me BE. ►► Zhvillim më tej i nivelit e sigurisë për rendin publik në gjithë territorin e vendit si dhe për kontrollin e kufijve tanë shtetërore. ►► Përmirësime ligjore dhe funksionale të institucioneve të sigurisë dhe rendit publik.


Në 2005 u regjistruan 8.250 krime, në vitin 2012 kishte 20.688 krime. 12.438 krime më shumë

►► Konsolidim i sistemit dhe institucioneve të sigurisë publike. ►► Riorganizim i sistemit dhe institucioneve të sigurisë së brendshme, në përputhje me kushtetutën dhe përgjegjësitë institucionale, mbi parime të tilla si: • përgjegjshmëria; • besueshmëria; • llogaridhënia, • mirë-menaxhimi. ►► Vënie në jetë e programeve dhe strategjive si pjesë e strategjisë së sigurisë kombëtare dhe programit qeverisës. ►► Përafrim dhe harmonizim i mëtejshëm i legjislacionit në fushën e sigurisë me standardet

europiane në fushë. ►► Rritje efikasitetit të punës për zbulimin, hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të autorëve të krimit. ►► Krijim i të gjitha mundësitë ligjore, njerëzore dhe financiare për një sistem drejtësie penale efektive. ►► I japim energji të re institucioneve të drejtësisë duke i nxjerrë nga lodhja, apatia, sulmi vazhdueshëm i poleve të ndryshme të pushtetit dhe krimit. ►► Interesi i viktimës do të jetë në qendër të vëmendjes në parandalimin e krimit dhe në sistemin e drejtësisë penale.


144

“…ky shakaxhi që pretendon oksidentalizëm e liberalizëm… kur shkel liritë e popullit dhe shkatërron arkën e shtetit për të arrirë qëllimet e tij personale, e ky shakaxhi sot na vjen për votëbesim… e për të mbaruar shakanë kolosale e groteske që ka nisur mbi kurrizin e këtij shtetit të mjerë.” FAn NOLI


Idevet t’bukura, shpresavet lulzore Veç emni u ka mbetë. Veç një qëllim i naltë t’ban me durue, E zemrën ta forcon; Ndër kundërshtime s’vyen kurrë me u ligshtue Mjer’ ai që nuk qindron! luigj gurakuqi


146

Çmontimi i sistemit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë


N

ën pushtetin e Partisë Demokratike korrupsioni është kthyer në sistem që kushtëzon qeverisjen në çdo nivel të saj. 1.3 Miliarde USD janë nxjerrë ilegalisht jashtë Shqipërisë nga klasa e korruptuar, për vitet 2005-2010» Indeksi Financiar Global (GFI). Korrupsioni në rritje bëri që në vitin 2012 Shqipëria të zbresë 18 vende në renditje, duke u klasifikuar nga Transparency International si vendi më i korruptuar në Europë. Pushteti kontrollon për qëllime korruptive çdo të mirë publike, çdo kontratë publike, çdo liçencë e leje për të ushtruar aktivitet sipërmarrës në formë konçesionare apo tërësisht të pavarur dhe çdo ankand publik, duke privatizuar vit pas viti prona publike në kundërshtim me interesin publik. Janë alarmante rastet kur investimet publike orientohen pikërisht në ato zona, ku klientët e pushtetit kanë interesa ekonomike, apo ku për të njëjtat arsye prona kthehet nga tokë bujqësore në tokë urbane, ose kalon nga e drejta e pronarëve legjitimë në zotërimin e pronarëve të krijuar nga ky sistem. Në 8 vite të qeverisjes së PD-së prona dhe pasuria publike u administrua në kundërshtim flagrant me interesin publik. Tregjet më të rëndësishme dhe më fitimprurëse në Shqipëri janë të kapura nga rrethi i klientëve të pushtetit. Ndërsa, vendimmarrja klienteliste dhe e korruptuar e qeverisë, ka krijuar mjedis për zgjerimin e aktivitetit kriminal të pastrimit të parave të pista. Jemi të gatshëm t’i japim fund kësaj situate dramatike, duke vendosur konkurrencën e ndershme dhe interesin publik në themel të qeverisjes sonë, për ta hapur dhe zhvilluar ekonominë e shoqërinë. Njëkohësisht për të çmontuar sistemin e korrupsionit do të shqyrtojmë imtësisht çdo praktikë korruptive dhe do të kërkojmë me këmbëngulje drejtësi për çdo shkelës të ligjit në dëm të interesit publik.


Angazhimi Ynë Shqyrtim i imët i çdo praktike korruptive dhe këmbëngulje për drejtësi në çdo rast të shkeljes së ligjit në dëm të interesit publik

Zotimet tona:

148

►► Hartim, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, i Strategjisë Antikorrupsion në Sistemin e Drejtësisë, duke përfshirë si subjekte të saj gjyqtarët, prokurorët dhe administratën e tyre, por edhe policinë, avokatët, noterët si dhe agjencitë e tjera të ngarkuara me zbatimin e vendimeve gjyqësore (përmbarimin, burgjet, hipotekat etj). ►► Hartim, brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, të një plani veprimi për çmontimin e korrupsionit me masa konkrete e transparente për publikun. ► ► Vendosje e një standardi të ri të përgjegjësisë publike në funksion të çmontimit të korrupsionit dhe kulturës së pandëshkueshmërisë.

►► Përmirësim dhe rritje e efikasitetit të sistemit të kontrollit dhe verifikimit për deklarimin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesave, në lidhje me ministrat, deputetët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë të shtetit. ►► Vënie në dispozicion të drejtësisë të çdo të akuzuari, si dhe pezullim të çdo zyrtari të lartë të administratës publike që përballet me drejtësinë. ►► Vendosje e konkurrencës së ndershme dhe interesit publik në themel të qeverisjes sonë. ► ► Garantim i transparencës institucionale me qëllim rritjen e shkallës së disponibilitetit të të dhënave për qytetarët, sipas modelit qeverisës “Open data


governance.” ►► Përmbushje e detyrimeve që vijnë nga anëtarësimi në partneritetin për një qeverisje të hapur. ►► Respektim i të drejtave të parashikuara për akses në informacionin me interes publik dhe për transparencën e procesit vendimmarrës. ►► Zhvillim dhe zbatim i platformave të e-governance, e-administration dhe e-justice, si platforma të ofrimit të shërbimeve për qytetarët. ►► Zbatim i projekteve për promovimin e integritetit dhe qeverisjes së mirë në partneritet me shoqërinë civile. ►► Përdorim i strategjive të komunikimit për tema të antikorrupsionit, duke e vendosur theksin në përfshirjen aktive të publikut dhe të mediave në denoncimin e akteve korruptive. ►► Garantim i integritetit dhe transparencës të sistemit gjyqësor përmes promovimit të masave anti-korrupsion dhe të standardeve të etikës profesionale. ► ► Zbatim i strategjisë për integritet në sistemin gjyqësor, si dhe reformim i plotë i mekanizmave disiplinorë në sistemin gjyqësor.

►► Integritet në radhët e anëtarëve të parlamentit, duke zbatuar rekomandimet e GRECO-s për “Parandalimin e korrupsionit në rastet e anëtarëve të parlamentit, në radhët e gjyqtarëve dhe të prokurorëve.” ►► Adoptim i kodit etik të anëtarëve të parlamentit. ►► Transparencë mbi financimin e partive politike dhe fushatave elektorale. ►► Reformim i sistemit të prokurimeve publike me qëllim vendosjen e mekanizmave të parandalimit të korrupsionit në këtë sistem. ►► Promovim i një ekonomie tregu konkuruese, ku të gjithë operatorëve privatë t’iu ofrohet konkurrencë e ndershme. ►► Zbatim i standardeve të OECD, BE dhe OKB për parandalimin e korrupsionit në sektorin privat. ►► Garantim i integritetit, efikasitetit dhe transparencës në të gjitha nivelet e administratës publike. ►► Lehtësim i procedurave administrative për lëshimin e lejeve, liçencave, autorizimeve etj. ►► Sigurim i transparencës në sistemin e vlerësimit dhe kontrollit tatimor dhe doganor.


150

“Atdhetarë!… ka ardhur koha …të mendojmë më me pjekuri dhe më me guxim, të këmbejmë udhë duke marrë këtej e tutje si shëmbëll kombet e përparuara të botës. Dhe kështu një ditë edhe ne, me vullnetin e zotit …të rreshtohemi në sërën e kombeve të qytetëruara. Duke synuar këtu, le të shkojmë përpara me ballë hapur, me guxim, me durim dhe me këmbëngulje.” Naum Veqilharxhi, 1845



152

Rigjallërim i shoqërisë civile dhe i lirisë së shtypit


K

KRT dhe RTSH janë shembuj flagrant të moszbatimit të ligjit nën qeverisjen e PD-së. Sipas ligjit, të dyja këto institucione duhet të jenë të balancuara dhe anëtarët duhet të jenë të zgjedhur nga shoqëria civile. Por, në realitet, sot kemi një KKRT tërësisht politike dhe të njëanshme. Kandidaturat e fundit, përfshirë kryetaren, nuk kanë ardhur nga shoqëria civile. Ato nuk janë propozuar në mënyrë të balancuar. Ato vijnë vetëm nga PD dhe i shërbejnë asaj. Raportet në KKRT janë më shumë një balancë interesash brenda PD, se sa ato të një institucioni të pavarur. Problemi me pavarësinë është tipari dallues i pushtetit të Partisë Demokratike. Problem, ky, që ndër të tjera ka goditur rëndë shoqërinë civile, e cila nuk ka pavarësinë e duhur për të shprehur hapur qëndrimet e veta me interes social e kombëtar. Sektori OJF i shoqërisë civile ka pësuar rënie. Arsyet e kësaj gjendjeje janë të shumta. Në krye të tyre qëndron presioni qeveritar, i cili shoqërohet me klientelizëm dhe mungesë transparence në ndarjen e fondeve publike, mungesë qartësie të kuadrit ligjor të OJF dhe mungesë të mjedisit mbështetës. Ne besojmë se fuqizimi i shoqërisë civile është një mjet i rëndësishëm në mbylljen e hendekut mes qytetarëve dhe institucioneve. Ne do të bëhemi promotorët e klimës së shëndetshme për pavarësinë, efektivitetin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë civile. Me qeverisjen tonë kthimi i medias publike në një përfaqësuese të denjë të taksapaguesit shqiptar dhe zëdhënëse të interesit qytetar, do të jetë shumë i shpejtë dhe i qëndrueshëm. Marrëdhëniet me median do të rinovohen duke i dhënë fund presioneve e favoritizmit. Respekti për mendimin ndryshe, dhe kritika si burim përmirësimi e reflektimi, do të kthehet në normalitet.


Kuadri ligjor ekzistues cënon rëndë pavarësinë e aktivitetit të sektorit jo-fitimprurës, duke vënë shenjën e barazimit mes tij dhe biznesit, e rrjedhimisht duke e rënduar atë me taksa. Ky kuadër ligjor është krejtësisht i paqartë dhe abuziv për sa i përket marrëdhënieve të sektorit me shtetin, dhe si i tillë krijon pasiguri e i hap shtigje keqpërdorimit pushtetar. Ky kuadër ligjor është absolutisht i paqartë dhe evaziv përsa i përket detyrimeve të sektorit, mënyrës së raportimit dhe marrëdhënieve të tij me shtetin. Për rrjedhojë në sektor mbizotëron ndjenja e pasigurisë, që rritet veçanërisht para fushatave elektorale, siç edhe në rastin e zgjedhjeve lokale të 2011, si pasojë e kontrolleve dhe gjobave abuzive të policisë tatimore.

Shoqëria Civile, bashkëndërtuese e demokracisë

154

Angazhimi Ynë Qeverisje në mbështetje të fuqizimit të shoqërisë civile në vend, përmes jetësimit të një partneriteti konkret, real dhe shumëplanësh Zotimet Tona:

►► Përmirësim i legjislacionit dhe masave financiare, që rregullojnë veprimtarinë e OJF-ve duke i konsideruar ato shërbëtorë të interesit publik, dhe jo atij vetjak.

►► Ofrim i praktikave më të mira në shërbimet ndaj grave, fëmijëve, të moshuarve, romëve, dhe grupeve të tjera në nevojë, në funksion të fuqizimit të këtij sektori.

►► Lehtësim i aksesit të OJF-ve në qeverisje dhe përfshirje e tyre në vendimmarrje, në lidhje me politikat sociale, ekonomike dhe legjislative.

►► Realizim i një procesi të gjerë konsultativ me shoqërinë civile për nismat e reja ligjore, si dhe për monitorimin e vlerësimin e tyre.

►► Asistencë ndaj këtij sektori për të rritur kapacitetet e tij në fushën e shërbimeve, të cilat ende nuk përballohen nga shteti.

►► Përmirësim i informacionit për OJF-të nga institucionet shtetërore në funksion të bashkëpunimeve afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata të


planifikuara, sipas fushës së veprimit dhe prioriteteve të çdo ministrie apo institucioni. ►► Rritje e transparencës nga ana e institucioneve zyrtare, me anë të publikimit mundësive të bashkëpunimit dhe rregullave për aplikimin e organizatave, në projekte të ndryshme. ►► Rishikim i përbërjes së bordit të Agjencisë Shtetërore për Shoqërinë Civile, duke bërë të mundur pjesëmarrjen e emrave me integritet të përfaqësuesve të shoqërisë civile. ►► Mbështetje organizatave jofitimprurëse, që nxisin pjesëmarrjen e komunitetit në problemet e vendit, nismat për shërbimet sociale, mjedisin dhe

luftën kundër korrupsionit. ►► Krijim i mundësive që organizatat e shoqërisë civile të mund të aplikojnë për të mbuluar ato shpenzime, të cilat në asnjë rast nuk mbulohen nga burime të tjera. ►► Zhvillim i kuadrit ligjor të OJFve, në mënyrë që të nxitet mbështetja e këtij sektori nga biznesi vendas, filantropia dhe shërbimet vullnetare. ►► Zgjidhje e problemit të TVSH-së për organizatat, duke aplikuar zgjidhjet që janë bërë në rajon. ►► Iniciativa që garantojnë menaxhimin e fondit për shoqërinë civile nga një institucion i pavarur nga ekzekutivi dhe i miratuar nga parlamenti.


Qeveria shqiptare e këtyre 8 viteve ka dështuar në mundësitë që i ofrohen publikut e veçanërisht medias për aksesin e informacionit. Përpjekjet e qeverisë kanë qenë maksimale për të penguar gazetarinë investigative veçanërisht me anë të mungesës dhe vonesës së aksesit të informacionit, që u ofrohet gazetarëve. Dixhitalizimi, që ka si afat final mesin e vitit 2015, ishte një mision i pamundur për qeverinë aktuale, e cila u kujdes vetëm për dixhitalizimin e të ashtuquajturit televizion publik. Arritjet teknologjike të medias shqiptare janë rezultat i largpamësisë dhe punës e përpjekjeve të admirueshme të disa sipërmarrësve mediatikë në Shqipëri, por jo të qeverisë, e cila, në vend t’i mbështesë, është bërë penguesja e tyre. “Arritja” e vetme e qeverisë shqiptare për sa i përket sektorit të medias është korrupsioni fantastik që bëhet me reklamat qeveritare. Këto reklama, në shumicën e rasteve të padobishme dhe absolutisht korruptive, nuk ndahen në bazë të vlerës së tregut, numrit të audiencës të stacioneve apo numrit të tirazhit të shitjeve të shtypit të përditshëm, por në bazë të lidhjeve klienteliste dhe korruptive që ka qeveria me stacione dhe gazeta afër saj. Incidentet e dhunës kundër gazetarëve dhe presioni bërë medias nga politika apo biznese afër saj, përbëjnë një tipar dallues të ndërmarrjes mediatike të qeverisë së PD, në këto 8 vite qeverisjeje. Ndërsa kuadri ligjor, që garanton pavarësinë e medias është tërësisht i deformuar në praktikë.

156

Media e lirë, detyrim ndaj publikut Angazhimi Ynë Rithemelim i shërbimit radioteleviziv publik duke ia kthyer atë shqiptarëve, bashkë me një kuadër ligjor transparent, që zbatohet dhe respekton integritetin e lirinë e medias Zotimet Tona:

► ► Garantim përmes një “freedom of information act,” (akti për lirinë e informacionit) të standardeve të plota ndërkombëtare, akses të menjëhershëm të gazetarëve

në çdo dokument zyrtar të çdo dikasteri qendror apo agjencie shtetërore. ► ► Përmirësim i ligjit për të drejtën e informimit dhe vendosje e kufijve më të shkurtër



kohorë për afatet e marrjes së përgjigjes nga administrata publike për të gjithë, e veçanërisht gazetarët. ► ► Kthim në funksionalitet i faqeve zyrtare të institucioneve publike dhe ministrive, duke u mundësuar qytetarëve akses më të madh, kohë të dhënies së përgjigjes të monitoruar elektronikisht, dhe proces më transparent. ► ► Hartim i një liste shteruese të kritereve, në lidhje me rastet kur informacioni mund të refuzohet.

158

► ► Përmirësim i standardeve ligjore të së drejtës së informimit, sipas legjislacionit të vendeve të përparuara në këtë drejtim. ► ► Ndërmarrje e një nisme ligjore për uljen dhe sanksionimin e gjobave të vëna gazetarëve gjatë qeverisjes së djathtë. ► ► Aplikim në raste kur gjykata i vlerëson si gjoba të arsyeshme, që shkojnë në progres të drejtë me nivelin e pagave të gazetarëve shqiptarë. ► ► Sponsorizim i transmetuesve dixhitalë për familjet pa të ardhura, dhe dhënie e kredive të buta për familjet me të ardhura të ulëta. ► ► Akses në lehtësitë e transmetimit, si një kusht i

rëndësishëm liçensimi, ku rregullatorit të ristrukturuar do t’i ofrohet një mandat i qartë për të parandaluar pasojat negative të monopolizimit. ► ► Kritere liçensimi objektive, transparente, jodiskriminuese, dhe një proces liçencimi i drejtë dhe transparent, i administruar nga një organ realisht i pavarur rregullator. ► ► Transformim i TVSH-së, duke e kthyer atë në një stacion realisht publik e duke i dhënë këtij sektori forcë nëpërmjet garantimit të pavarësisë së KKRT dhe RTSH. ► ► Drejtim i TVSH-së nga profesionistë dhe rritje e rolit të Këshillit Drejtues, që do përbëhet nga të zgjedhur me kritere profesionale dhe jo partiake. ► ► I japim një shtysë të re sektorit të medias publike me anë të: • krijimit të një portali të ri informacioni, që furnizohet nga të gjithë operatorët publikë në rrethe, ku veprojnë degë të radios dhe televizionit publik; • krijimit të mundësisë së dallimit të sektorit publik me atë privat; • jetësimit të një politike, që mbështet vënien e disa programeve në internet në dispozicion të publikut.



160


► ► Miratim i ligjit për lirinë e shtypit dhe pluralizmin e informacionit, që i përgjigjet tre objektivave kryesore: •

luftës kundër centralizimit;

garancisë për një pavarësi të reale të redaksive;

mbrojtjes efikase të burimeve të gazetarëve.

teleshikues apo dëgjues» nëpërmjet mjeteve të ndryshme, si mediatorëve të informacionit dhe sektorit të marrëdhënieve me audiencën. ► ► Ndryshim i procedurave politike të zgjedhjes së anëtarëve të KKRT-së në favor të performancës profesionale, për t’u ofruar të gjithë transmetuesve vendorë e kombëtarë trajtim të njëjtë para ligjit.

• Ligj për lirinë e shtypit dhe pluralizmin e informacionit, • Mbështetje zhvillimit të i cili: • inkuadron pjesëmarrjen një mjedisi social, politik e mediave kombëtare në e juridik, të përshtatshëm mediat lokale për forcimin e këtij • modernizon dispozitivin pushteti përcaktues për e kontrollit të shëndetin e demokracisë. multimedias për të integuar aty shtypin • Marrje e të gjitha masave (përfshirë shtypin për ndalim e rreptë të çdo falas) dhe internetin lloj piraterie televizive. • vendos njohjen ligjore të ekipit redaksional në • Mbështetje e veçantë çdo media të shkruar mediave lokale (radio e • kërkon përcaktimin televizion), të cilat, banorët e kartës së saktë lokalë, i ndiejnë më afër editoriale dhe shumëllojshmërisë së deontologjike, ku problematikave të tyre të paraqiten garancitë e përditshme. pavarësisë editoriale dhe angazhimet ► ► Mbështetje e plotë dhe e marra kundrejt pakursim medias, që ajo të lexuesve, nga të gjithë kthehet në mbikëqyrëse të ata që marrin pjesë në cilësisë së qeverisjes. botim. ► ► I japim fund presioneve ► ► Propozim për krijimin e një qeveritare, të çfarëdo natyre, Këshilli Konsultativ për mbi çfarëdo ekrani apo tribune Programet, duke synuar dhe mediatike me qëllim deformimin marrjen në konsideratë të e vijës editoriale. mendimeve të «qytetarëve


162

4. Ribashkim me Europën Rikthim në familjen europiane të cilës i përkasim


Tre shanse të humbura në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kurs përplasje me perëndimin dhe posaçërisht partnerin strategjik SHBA-të. Shpërthime primitive të nacionalizmit për qëllime të ngushta politike. Mospërmbushje e angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO. Shqipëria e cilësuar si “regjim hibrid” nga raportet gjithnjë e më kritike të organizatave ndërkombëtare. Ky është bilanci i sotëm i qeverisjes së djathtë, përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare dhe imazhit të Shqipërisë në botë. Ky bilanc është i papranueshëm. Këtë imazh e refuzojmë. Ne do t’i kthejmë qeverisjes shqiptare, imazhit të vendit tonë dhe patriotizmit shqiptar dinjitetin që i takon. Me përkushtim. Së bashku.


164


“Shqipëria e ndodhur kundrejt Evropësë, mundet shumë shpejt të hyjë në qytetëri e të përzjehetë me Evropënë.” Sami Frashëri


166

Drejt Shqipërisë Europiane


P

ërparim i vogël ose i pakët! Ky është vlerësimi që haset më shpesh në Progres Raportin e vitit 2012 për Shqipërinë të Komisionit Europian. Një vlerësim që përsëritet sa herë përmendet progresi që ka bërë Shqipëria në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Në fokus të kritikave është funksionimi i Kuvendit; shërbimi civil; meritokracia; sistemi gjyqësor. Zbatimi i vendimeve të gjykatave vlerësohet veçanërisht i dobët në rastet kur nën akuzë janë institucionet shtetërore. Raporti nuk lë vend për interpretime në lidhje me situatën në Shqipëri kur bëhet fjalë për kriterin politik që vlerësohet i mangët. Po kështu, të mangët e vlerëson Komisioni Europian edhe gjëndjen në lidhje me aspekte që përbëjnë kapituj të rëndësishëm të raportit siç janë Drejtësia, liria dhe siguria apo të Drejtat themelore. Ne besojmë në një Shqipëri europiane, ku procesi i integrimit nuk nënkupton miratimin në letër të reformave e ligjeve që nuk zbatohen. Ne besojmë se zanafilla e Shqipërisë europiane është aty ku mbaron papërgjeshmëria qeveritare. Ne besojmë tek një qeveri që ndërmerr hapa konkretë drejt integrimit euro-atlantik, jo duke lëshuar deklarata të papjekura për arritje, por duke ndërtuar ura reale bashkëpunimi me opozitën, konsensus sa më të gjerë me qytetarët dhe duke adoptuar një qasje të re ndaj raportimeve e kritikave që vijnë nga partnerët ndërkombëtarë. Shqipëria europiane ku ne besojmë dhe të cilën do të ndërtojmë, do të përfaqësohet nga një qeveri që flet me gjuhën politike të botës demokratike dhe etikën europiane të komunikimit.


Qeveria e djathtë dështoi për të tretin vit radhazi në procesin e kandidimit në BE, për shkak të mospërmbushjes së përparësive kryesore të identifikuara nga Komisioni Europian që kanë të bëjnë me: mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në përputhje me standardet ndërkombëtare, shtetin e së drejtës, liritë e të drejtat themelore të njeriut. Qeveria aktuale nuk ka treguar aftësi dhe kapacitete për të tërhequr fondet e vëna në dispozicion nga BE-ja. Kapacitetet planifikuese janë të fragmentuara. Bashkërendimi institucional në nivel ndërministror apo bashkëveprimi ndërmjet pushtetit qendror dhe atij vendor, për përthithjen e projekteve të ndryshme, është i dobët. Marrëveshja kuadër e IPA-s vijon të shkelet sistematikisht nga qeveria e cila nuk rimburson TVSH-në, gjatë zbatimit të projekteve të BE-së. Niveli i zbatimit dhe monitorimit të projekteve ndërkufitare me Kosovën dhe Malin e Zi është i ulët. Nuk ka një përqasje të mirëfilltë për përfshirjen e grupeve të interesit apo përfituesve në procesin e programimit dhe zbatimit të fondeve ndërkufitare.

Cilësi dhe ritëm në procesin e integrimit në BE 168

Angazhimi Ynë Marrja e statusit të vendit kandidat dhe fillimi i bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit të parë të mandatit qeverisës Zotimet Tona:

► ► Përmbushje e të gjitha detyrimeve që mundësojnë marrjen e statusit të vendit kandidat dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. ► ► Zbatim me korrektësi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).

► ► Jetësim i një marrëdhënie të re me opozitën e pas 23 Qershorit, duke nxitur kulturën e kompromisit politik dhe prodhuar reforma të prekshme e të qëndrueshme shtetndërtuese. ► ► Ndërtim i një marrëdhënieje të hapur besimi e bashkëpunimi



170


me partnerët ndërkombëtarë në këtë proces dhe më posaçërisht me të gjithë institucionet vendimmarrëse të BE-së. ► ► Qasje ndaj rrugëtimit Europian i Shqipërisë si një proces thelbësor dhe i pazëvendësueshëm për zhvillimin, demokratizimin dhe transformimin e shoqërisë dhe vendit. ► ► Mbështetjen dhe konsensusin popullor në procesin e intergimit do ta përkthjmë në veprime konkrete e reforma të qëndrueshme. ► ► Ndryshim rrënjësor i modelit aktual të administrimit të procesit të integrimit. ► ► Mbyllim praktikën e bashkërendimit sipas nevojave të politike të ditës të porcesit të integrimit. ► ► Në administrimin e procesit të integrimit, marrim për bazë modelin e Kroacisë dhe praktikave të vendeve të tjera që kanë kaluar në këtë proces. ► ► Përfshirje e drejtpërdrejt e Kryeministrit, shoqëruar me vendosjen e shërbimit diplomatik në pararojë, në procesin e integrimit në BE. ► ► Garantim i një kursi reformash radikale që do ta ndërthurin procesin e integrimit europian me tërësinë e politikave për zhvillimin e vendit.

► ► Përmirësim rrënjësor i modelit aktual të bashkërendimit të ndihmës së BE dhe asistencës dypalëshe e ndërkombëtare, duke e kanalizuar atë drejt axhendës për zhvillimin e vendit. ► ► Ndërtim i një mekanizmi në nivel ndërinstitucional për identifikimin e nevojave dhe kapaciteteve për programimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nga BE. ►► I japim fund pazotësisë aktuale të institucioneve përgjegjëse, duke kryer reformat dhe ngritur strukturat e domosdoshme që mundësojnë aksesin pa vonesa të mëtejshme në pesë fushat e IPA II. ►► Fuqizim i planifikimit strategjik, duke u fokusuar në fusha të rëndësishme për zhvillimin e vendit, si bujqësia, zhvillimi rural, transporti, infrastruktura, energjia, mjedisi dhe turizmi. ► ► Jetësim i një dialogu intensiv dhe të qëndrueshëm me gjithë aktorët kryesorë, partnerët socialë, shoqërinë civile, shoqërinë akademike dhe grupet e interesit në rrugëtimin drejt antarësimit në BE. ► ► Konsolidim dhe institucionalizim i praktikave të përfshirjes së grupeve e aktorëve të ndryshëm në të gjitha hallkat e politikbërjes në kuadër të integrimit Europian.


Administrata publike vuan nga mungesa e vizionit, efikasitetit, kaosi legjislativ e strukturor, keqzbatimi i ligjit, mungesa e planifikimit dhe e kapaciteteve projektuese, buxheti i çalë dhe veçanërisht politizimi, klientelizmi dhe nepotizmi. Korrupsioni, nepotizmi dhe militantizmi politik përbëjnë tiparet kryesore të administratës publike nën qeverisjen e Partisë Demokratike, e cila i ka shndërruar podiumet më të larta qeveritare në llogore sulmesh pa mbarim kundër opozitës. Institucionet janë marrë peng nga militantë të partisë në pushtet. Kjo ka prodhuar mungesë të skajshme profesionalizmi dhe vënien e shtetit në funksion të interesave klanore duke cënuar interesin e qytetarëve dhe të vendit. Administrata publike në qeverisjen e PD-së është kthyer në një barrë për qytetarët, në një burim zhgënjimi për gjithë nëpunësit e ndershëm e profesionistë dhe në një pengesë për integrimin e vendit në BE.

Shërbim publik europian

172

Angazhimi Ynë Transparencë e plotë në administratën publike brenda vitit të parë të mandatit qeverisës, në përputhje me parimet e nismës Partneriteti për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership)

Zotimet Tona:

► ► Çdo shpenzim i qeverisë do të jetë transparent dhe do të publikohet online. ► ► Çdo dokument publik do të jetë i aksesueshëm. ► ► Përsosje e marrëdhënieve me qytetarin përmes dhënies së

pandërprerë të informacionit dhe publikimit të tij. ► ► Regjistrim i burimeve njerëzore shqiptare duke përfshirë të gjithë personat e kualifikuar brenda dhe jashtë vendit. ► ► Aplikim i parimeve të


menaxhimit të burimeve njerëzore, duke i lejuar të gjithë shqiptarëve të interesuar të kontribojnë sipas aftësisë dhe ekspertizës. ► ► Ndryshim rrënjësor i përzgjedhjes dhe promovimit të nëpunësve publikë. ► ► Krijim i një sistemi unik dhe të standardizuar të administrimit të punëve publike. ► ► Rregullim në mënyrë të detajuar i marrëdhënieve individ – administratë. ► ► Aplikim i të gjithë elementëve dhe parimeve të “Qeverisjes së mirë”: • pjesëmarrje e publikut në qeverisje; • sundim i të drejtës; • ligjbërje dhe zbatim efikas; • transparencë në vendimmarrje dhe llogaridhënie; • shërbim standard për të gjithë; • orientim drejt konsensusit social. ► ► Rritje e efikasitetit në administrimin e punëve publike dhe transparencës së organeve vendimmarrëse. ► ► Ofrim i stimujve që promovojnë profesionalizimin, meritokracinë dhe qëndrueshmërinë në shërbimin publik përmes fondit të posaçëm për administratorët e rinj europianë. ► ► Luftë praktikave korruptive dhe vendosje e rregullave të qarta

për administrimin e punëve publike duke krijuar kushtet për audit dhe nxjerrje konkrete të përgjegjësive. ► ► Vendosje në parametra bashkëkohorë i matjes dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimit. ► ► Krijim i rregullave dhe standarde të sjelljes publike mbi bazën e tagrave të nëdorësisë së pronës publike, duke përcaktuar përfundimisht kufijtë ndërmjet pronës publike dhe asaj private. ► ► Pronë publike e trajtuar njësoj si prona private në qarkullimin civil, duke rritur përgjegjshmërinë e administratës publike ndaj privatëve dhe publikut. ► ► Fuqizim i administratës vendore sipas parimit “më pak burokraci, më shumë profesionalizëm dhe transparencë.” ► ► Rivendosje e parimit të meritokracisë nga niveli qendror deri në atë vendor, duke forcuar kapacitetet profesionale ekzistuese dhe duke punësuar punonjës në bazë të meritës dhe aftësisë në çdo instancë administrative. ► ► Përcaktim në mënyrë përfundimtare i llojeve dhe nivelit të shërbimeve që do të ofrojnë pushteti vendor dhe ai qendror. ► ► Ndryshim rrënjësor i administrimit të punëve dhe shërbimeve publike


“Ne dëshirojmë nxehtësisht të jetojmë në paqe me të gjithë fqinjt tonë…” 30 Maj 1878

174



176

Shqipëria Europiane në rajon e në botë


V

izioni ynë i Shqipërisë europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare, mbështetet mbi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian; marrëdhëniet e konsoliduara me fqinjët tanë anëtarë të BE-së dhe/ose NATO-s si Italia, Greqia dhe Turqia, ndikimi dhe rrezja e veprimit e të cilave është e pazëvendësueshme në rajonin e Mesdheut dhe në Ballkan; zgjerimin e bashkëpunimit me Gjermaninë dhe Austrinë; inkurajimin e rritjes së shkëmbimeve dypalëshe me Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Vendet e Ulëta dhe Spanjën; forcimin e lidhjeve me të gjitha vendet e tjera të Bashkimit Europian; shkëmbimet me vende të rëndësishme në rrafshin global si Kina, Japonia, Rusia, India, Brazili. Projekti ynë i Shqipërisë europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare vlerëson minoritetet si një urë lidhjeje dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve. Në projektin tonë të Shqipërisë europiane vlerat sociokulturore të minoriteteve konsiderohen si pasuri sociale dhe kulturore e vendit. Shqipëria europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare ka në qendër të misionit të saj mbrojtjen e interesave kombëtare dhe pavarësisë, lirinë e sovranitetin e vendit. Shqipëria europiane në marrëdhëniet ndërkombëtare është e përkushtuar ndaj parandalimit të konflikteve dhe stabilitetit demokratik në rajon e më gjerë.


Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte kurorëzimi i përpjekjeve të gjata shoqërore dhe hapave të ndërrmarrë nga shteti për ribashkimin e vendit tonë me vendet e zhvilluara dhe demokratike. Si një forcë me përkatësi të qartë euroatlantike, ne kemi kontribuar në të gjitha fazat e procesit të anëtarësimit në NATO. Megjithatë, qeveria shqiptare nuk i ka përmbushur angazhimet që burojnë nga antarësimi vendit tonë në NATO. Pas marrjes së ftesës për anëtarësim, qeveria braktisi kursin e reformave, uzurpoi institucionet e sigurisë, dhe u përfshi në afera korruptive, që cënojnë rëndë funksionimin e institucioneve demokratike. Kjo përben një prej arësyeve themelore pse standardet demokratike në Shqipëri janë larg standarteve të vendeve anëtare të NATO-s.

Respektim i angazhimeve në NATO

178

Angazhimi Ynë Anëtarësimi në NATO, si përgjegjësi për konsolidimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe rolit konstruktiv në rajon Zotimet Tona:

►► Plotësim i angazhimeve të papërmbushura që burojnë nga anëtarësimi në NATO. ►► Kontribut, përmes forcave tona të armatosura, në misionet e NATO-s. ►► Depolitizim dhe modernizim i Forcave të Armatosura. ►► Mbështetje zgjerimit të Aleancës, si kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin demokratik. ►► Kontribut ushtarak në misione ndërkombëtare paqeruajtëse. ►► Kontribut civil e diplomatik në ndërtimin e paqes në rajon e më gjerë. ►► Respektim i angazhimeve për krijimin

e një sistemi mbrojtës efektiv, brenda strukturave të NATO-s. ►► Rritje e gatishmërisë së Forcave të Armatosura, në përputhje me kushtet dhe kërkesat bashkëkohore, duke u shërbyer interesave kombëtare dhe aleancës së NATO-s. ►► Intensifikim i bashkëpunimit ushtarak me SHBA-të, vendet e tjera anëtare të NATO-s dhe BE-së. ►► Përkrahje çdo nisme që synon çarmatimin dhe kontrollin e armëve të shfarosjes në masë dhe forcimin e masave për sigurimin global të paqes. ►► Garantim i statusit të ushtarakut dhe kontroll demokratik civil në Forcat e Armatosura.



180


Ne refuzojmë retorikën e helmatisur nacionaliste të qeverisë së PDsë, që tenton të mbulojë dështimet e brendshme dhe shfaqet si kërcënim për stabilitetin demokratik në rajon. Ne besojmë se e shkuara e hidhur e konflikteve, që rajoni ynë ka lënë pas, e bën edhe më të mprehtë nevojën e ndërmarrjes së masave për të shmangur lindjen e vatrave të reja të konfliktit. Ne besojmë tek Shqipëria europiane si model frymëzimi në rajon. Ky besim rrjedh nga përgjegjësia jonë gjeostrategjike si një vend anëtar i NATO-s, pesha dhe hapësira që ka fituar faktori shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe perspektiva e integrimit euroatlantik, e cila orienton doktrinën e sigurimit kombëtar në rajon. Për ne progresistët, Shqipëria europiane është projekti i vetëm i angazhimit konstruktiv në rajon. Identiteti i politikës sonë të jashtme në rajon do të forcohet përmes realizimit të një ekuilibri dinamik ndërmjet avancimit të çështjes kombëtare dhe politikës së fqinjësisë së mirë në kushtet e reja të shekullit të 21.

Model frymëzimi në rajon Angazhimi Ynë Shqipëria europiane si model frymëzimi në rajon, faktor paqeje dhe stabiliteti demokratik, përfaqësim dinjitoz e njehsim i fjalëve me vepra, që reflektojnë vlerat parimet e promovuara nga partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE Zotimet Tona:

►► Jetësim i një politike të jashtme aktive me fuqi normative në rajon. ►► Politikë progresiste bashkëpunimi rajonal, që nxit bashkëpunimin për mirëqenie e demokraci, në çdo fushë të interesit të ndërsjellë.

►► Kontribut aktiv në ruajtjen dhe konsolidimin e paqes dhe stabilitetit demokratik në rajon. ►► Thellimi i bashkëpunimit rajonal me synim anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe


182

BE, duke u fokusuar në: • arritjen e një marrëveshje kuadër me të gjitha vendet e rajonit për mbrojtjen e pakicave nën dritën e standardeve europiane dhe ndërkombëtare; • ekonomi dhe sektorët me avantazh të krahasuar si forca shtytëse e intensifikimit të kontakteve njerëzore dhe të bashkëpunimit rajonal; • hartimin dhe zbatimin e një strategjie të re për bashkëpunim sa më të frytshëm rajonal, që do të mundësonte përfitime nga projektet e përbashkëta në fushën e transportit, energjisë dhe infrastrukturës të mbështetur nga instrumentet financiare të BE-së; • organizatat rajonale që kanë interes të drejtpërdrejtë për Shqipërinë; • praninë e Shqipërisë në nismat rajonale që kanë në fokus aspektet politike, ekonomike dhe sociale, strukturat e sigurisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, shtimin e komunikimit, zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe tregtinë e lirë; • nxitjen e bashkëpunimit rajonal përmes gërshetimit të “Europës Juglindore 2020” me projektet e axhendës

• •

“Europa 2020”, sepse një bashkëpunim i frytshëm rajonal ka ndikim të drejtpërdrejt në përmbushjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE; punë intensive që të gjithë shqiptarët në rajon të gëzojnë liri e të drejta të plota dhe ta shohin Shqipërinë si avokaten e interesave të tyre; të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni si pjese e rëndësishme e stabilitetit demokratik të Maqedonisë, e mozaikut të çështjes shqiptare në Ballkan, dhe prioritet konstant i politikës sonë të jashtme në rajon; çështjen çame si një çështje të patrajtuar dhe paadresuar; adresimin e çështjes çame duke u mbështetur në frymën e “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë”, dhe normat e gjithëpranuara të së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare; të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të Malit të Zi, si një prioritet konstant i politikës sonë të jashtme në rajon.


Pavarësisht anëtarësimit të Shqipërisë në organizata të ndryshme ndërkombëtare, potenciali i saj nuk përfaqësohet denjësisht për shkak të mungesës së profesionalizmit në qeverisje të Partisë Demokratike, mungesës së vizionit strategjik për t’u përshtatur me realitet e reja rajonale e globale dhe mungesës së koherencës së qeverisjes së djathtë në qëndrime që kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Rol aktiv në bashkëpunimin shumëpalësh Angazhimi Ynë Rol i ri në bashkëpunimin shumëpalësh, duke evidentuar dhe shtuar përfaqësimin e shqiptarëve të talentuar në nivele të ndryshme të organizatave rajonale dhe ndërkombëtare Zotimet Tona:

►► Intensifikim i bashkëpunimit në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të organizmave të saj, si një kontribut për garantimin e paqes, sigurisë dhe përballimin e sfidave të globalizimit. ►► Përmbushje e detyrimeve që burojnë në kuadër të Këshillit të Europës për ndjekjen dhe realizimin e objektivave të tij, në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, fuqizimit të institucioneve demokratike, respektimit të të drejtave të njeriut, luftës ndaj korrupsionit dhe autonomisë së pushtetit vendor.

►► Përmbushje e angazhimeve në kuadër të OSBE-së, si një mundësi reale për zhvillimin e dialogut, midis vendeve pjesëmarrëse, në përballimin e sfidave rajonale, zhvillimin e demokracive të reja dhe parandalimin e konflikteve. ►► Intensifikim i bashkëpunimit me FMN-në, Bankën Botërore dhe OBT-në, si një shans për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e social, konsolidimin makroekonomik, dhe fuqizimin e urave tregtare përmes rregullave të harmonizuara me vendet e tjera pjesëmarrëse.


“Fush e Kosovës, fush e Manastirit, vëndet e Tetovës e të Shkupit janë nga më të bukurit vënde të dheut, që bëjnë drithë shumë e pemë plot. Bregoretë e Çamërisë të mveshura me ullinj e kopshte të portokajve e të limonëve, janë pa shok.” SAMI FRASHËRI, 1899

184



186

Partneritet Strategjik me KosovĂŤn


T

hyerja e embargos që perëndimi i kishte vendosur ish Jugosllavisë në fillim të viteve ’90-të, qëndrimi kundër Konferencës së Rambujesë, konfliktet tregtare e doganore me prapavijë korruptive dhe mosnënshkrimi i kontratës së interkonjeksionit që do t’i kishte garantuar Kosovës pavarësinë energjetike nga Serbia, janë vetëm disa nga momentet kyçe dhe më të njohura publikisht, në të cilat kryeministri i sotëm haptazi ka tradhtuar Kosovën. Për Rrugën e Kombit, një projekt i nisur nga socialistët dhe i zhvilluar më pas nga qeveria e djathë, ne socialistët kemi dhënë mbështetjen tonë maksimale. Por, në kryerje të detyrave tona për përgjegjshmëri ndaj qytetarëve, nuk mund të heshtnim përballë korrupsionit marramendës që u zhvillua në këtë projekt. Ne socialistët, besojmë se rruga që na solli së bashku në pavarësinë e shumë ëndërruar të Kosovës dhe mbështetja e paçmuar që na dhanë në këtë rrugë e vazhdojnë t’i japin Kosovës, SHBA-të dhe BE, na imponon kapërcimin e vizionit të së shkuarës për bashkimin dhe, na tregon se ky bashkim në thelb ka ndodhur. Kufijtë për ne janë të pandryshueshëm. Por, ato nuk janë më mure që pengojnë bashkimin. Prania e dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, përbën një kapacitet qeverisës dhe administrativ shumë të madh për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët në funksion të rritjes së cilësisë së jetesës të popullit shqiptar. Dhe jo vetëm të shqiptarëve, por të gjithë rajonit të jetuar nga shumë popuj të tjerë me të cilët duhet të ecim së bashku, me krenari e miqësi, drejt Europës së Bashkuar, drejt një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe mirëqenie për të gjithë.


Angazhimi Ynë Kosova - partnere dhe aleate strategjike kryesore e Shqipërisë Zotimet Tona:

►► Bashkëpunim me autoritetet përfaqësuese të Kosovës për nënshkrimin e “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë”.

188

►► Instalim, përmes këtij traktati i praktikës së organizimit të mbledhjeve të përbashkëta të qeverisë ku do të orientojmë dhe mbikëqyrim strategjitë e bashkëpunimit të thelluar në planin politik, ekonomik dhe social. ►► Ndërmarrje e hapave të menjëhershëm dhe energjikë që ndihmojnë në njohjen e mëtejshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare. ►► Bashkëpunim me Kosovën në funksion të rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetesës së shqiptarëve në të dy vendet dhe përshpejtimit të procesit të integrimit euroatlantik. ►► Organizim i një komiteti ndërshtetëror, Shqipëri-Kosovë, për të përafruar legjislacionin në dy kahje; përafrimin e legjislacionit tregtar dhe të legjislacionit në përgjithësi me Bashkimin Europian.

►► Takime të përbashkëta në nivel qeveritar ku do të diskutohet dhe vendoset në rrafshin strategjik për: • sigurinë energjetike të hapësirës shqiptare në këto dy shtete; • sistemin e unifikuar arsimor; • bujqësinë dhe zhvillimin rural; • turizimin dhe njehsimin e ofertës turistike. ►► Integrim i prodhimit bujqësor me Kosovën me qëllim krijimin e një tregu të përbashkët bujqësor e ushqimor dhe pasjen e një oferte të përbashkët për tregjet e eksportit. ►► Bashkim doganor me Kosovën. ►► Do të synojmë që përmes sportit të afrojmë në familjen olimpike shtetin e ri të Kosovës. ►► Krijim i një fondi të ekselencës për studime në fusha interesi të përbashkët. ►► Bashkëpunim në fushën e arsimit duke u fokusuar në: • unifikimin e kornizave


Qeveria bllokoi ndërtimin e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, që i siguronte Kosovës pavarësi energjetike nga Serbia

kurrikulare; • njehsimin e kurrikulave në fushën e edukimit qytetar demokratik; • njehsimin e kurrikulave të gjuhës shqipe dhe leximit letrar, historisë dhe gjeografisë; • bashkërendimin e praktikave më të mira në sigurimin e cilësisë në arsim, përmes shkëmbimit

dhe binjakëzimit të shkollave dhe njësive të administrimit në arsim; • unifikimin e praktikave të trajnimit, kualifikimit, atestimit dhe liçensimit të mësuesve dhe specialistëve të tjerë në arsim; • unifikimin e kualifikimit të drejtuesve në arsim; • unifikimin e përgatitjes së trajnerëve në arsim;


Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura letër, ajo fjala më e vogël, na sjell, kur vjen nga Shqipëria, një gaz të parrëfyeshëm, se na sjell një cope të atdheut…” Faik Konica, Malli i Atdheut, 1899

190



192

ShĂŤrbim diplomatik i reformuar


S

hërbimi diplomatik shqiptar është sot shëmbëlltyra më e mirë e keqqeverisjes. Ky shërbim vuan nga politizimi i skajshëm, klientelizmi, mungesa e transparencës dhe eliminimi i sistemit të karrierës në bazë të meritës. Shqipëria ka nëpër botë 55 ambasada dhe konsullata. Ky përfaqësim në disa raste nuk bazohet në kritere të njohura ndërkombëtare të shërbimeve me jashtë që kanë të bëjnë me: i) prezencën e konsiderueshme të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në vendin mikpritës; ii) marrëdhëniet e ngushta ekonomike dhe politike ndërmjet vendeve; iii) arsyet shtetërore që bëjnë të domosdoshme praninë me përfaqësi diplomatike. Vizioni ynë për shërbimin diplomatik është ai i mbrojtjes së interesave themelore kombëtare, duke pasur si objektiv parësor vendosjen e Shqipërisë në pozita dinjitoze në tërësinë e sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ne e konsiderojmë shërbimin diplomatik si urën e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe botës. Sfidat nëpër të cilat kalon vendi e bëjnë jetike reformën në shërbimin diplomatik.


Angazhimi Ynë Përfaqësim i vlerave dhe standardeve më të larta në shërbimin diplomatik Zotimet Tona:

194

►► Përfaqësim diplomatik i bazuar në: • Patriotizëm – besnikëri ndaj Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar; • Profesionalizëm – kryerje e detyrës me përgjegjëshmëri, efikasitet, standarde dhe zbatim i paanshëm i politikave, praktikave dhe direktivave; • Meritokraci – respektimi dhe promovimi i karrierës në shërbimin diplomatik, gërshetuar me qarkullimin e diplomatit në mënyrë të paracaktuar, sipas parashikimeve të sanksionuara me ligj dhe praktikave më të mira ndërkombëtare; • Integritet – Pastërti e figurës, shmangie e çdo konflikti interesi

në ushtrimin e detyrës, kryerje e detyrës me korrektësi maksimale ndaj normave zyrtare, qytetare dhe demokratike; • Përgjegjshmëri – angazhim maksimal dhe përkushtim në zbatim të detyrës për arritjen e misionit të shërbimit diplomatik dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit. ► ► Shërbim diplomatik i udhëhequr nga interesat kombëtare dhe jo ato partiake apo klienteliste. • Riorganizim i Ministrisë së Punëve të Jashtme në përputhje me praktikat më të mira europiane duke marrë parasysh edhe zhvillimet dhe tendencat që kanë të bëjnë me:


• rritjen e rolit të komunitetit ndërkombëtar në çështjet e brendshme që vjen paralelisht me proceset e integrimit euroatlantik; • fuqizimin e aktorëve ndërkombëtare jo-shtetërore në marrëdhëniet ndërkombëtare. ► ► Rishikim i pranisë diplomatike në botë, në funksion të përmbushjes me efektivitet të prioriteteve të politikës sonë të jashtme, duke marrë parasysh faktorë si: • përfaqësimin shqiptar për shqiptarët tek shqiptarët; fuqizim me përparësi i përfaqësive diplomatike në vendet ku jetojnë shqiptarë në masë të konsiderueshme. • përfaqësimin e plotë; përfaqësitë si poste diplomatike të mirëfillta me staf funksional dhe që operojnë mbi kritere të qarta për koston dhe efektivitetin e tyre. • përfaqësimin strategjik; përfaqësi në vende me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të

konsiderueshme ekonomike dhe politike; hapje apo fuqizim i përfaqësive në “qendrat rajonale” ku gjenden zyrat qendrore të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, ose në vende ku gjenden një numër i madh ambasadash të vendeve të treta, me të cilat Shqipëria do të ruajë marrëdhëniet diplomatike, por nuk ka mundësi të vendosë ambasada. ►► Rivlerësim dhe riorganizim i Konsujve të Nderit, duke angazhuar njerëz me potenciale ekonomike dhe financiare, sipërmarrës me kredenciale publike. ►► Aktivizim i diplomacisë publike në shërbim të politikës së jashtme, për promovimin e potencialit shqiptar në mënyrë transparente, duke nxitur investimet e huaja. ►► Përfaqësi diplomatike që krijojnë kushte për komunikim të vazhdueshëm me komunitetet shqiptare dhe bëhen mbrojtëse të interesave të tyre.


196


“Shqipëtarët e përjashtmë janë po aq të vlerë dhe ndihin vend e tyre sa edhe të përbrendshmit.” Sami Frasheri, 1899


198

Përkushtim ndaj shqiptarëve që punojnë dhe studiojnë jashtë vendit


S

hqipëria është vendi me fluksin më të lartë migrator në Europë. Mbi 30% e popullsisë ose rreth 40% e popullsisë aktive jeton jashtë vendit tonë. Rreth një milion e gjysmë shqiptarë punojnë e jetojnë në vendet e BE-së dhe Amerikës Veriore. Shqiptarët janë komuniteti më i madh i emigrantëve në Greqi, mbi 60%, i dyti në Itali: rreth 12%, dhe i treti në vendet e BE-së: rreth 3%. Të ardhurat nga emigrantët përdoren kryesisht si mjet konsumi dhe mbijetese për një pjesë të madhe të popullatës në Shqipëri. Por, kujdesi i qeverisë për emigrantët është minimal. Në 8 vite qeverisje Kryeministri nuk ka zhvilluar asnjë takim me emigrantët shqiptarë, të cilët janë lënë krejtësisht jashtë vëmendjes së qeverisë. Në këto 8 vite qeveria nuk ka pasur asnjë nismë, program apo fond për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe në emigracion. Qindra mijëra emigrantë në Greqi e Itali me vite të tëra kanë paguar sigurime shoqërore, të cilat nuk njihen për efekt pensioni nga këto vende. Prej Qershorit 2012, me mijëra emigrantë nuk vinë dot në Shqipëri, pasi u ndalohet rikthimi në Greqi për shkak të problemeve me toponimet greke në pasaportat tona biometrike. Papërgjegjshmëria ndaj shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit merr fund me qeverisjen socialiste. Në qeverisjen tonë shqiptarët që punojnë e studiojnë jashtë vendit, do të kenë vëmendjen maksimale, kujdesin e përkushtimin që mundi, sakrifica e sukseset e tyre meritojnë.


Angazhimi Ynë Shteti si mbështetës aktiv dhe i vendosur i shqiptarëve që jetojnë, punojnë dhe studiojnë jashtë vendit Zotimet Tona:

►► Miratim i Ligjit për Votën e Jashtme, duke mundësuar votimin për të gjithë emigrantët dhe studentët që jetojnë jashtë vendit.

200

►► Parashikim i një buxheti të veçantë, i cili do të fokusohet vetëm tek problemet dhe shqetësimet e emigrantëve. ►► Ngritje dhe konsolidim i strukturave administrative për pritjen, udhëzimin, trajnimin e instruktimin e emigrantëve të cilët kthehen në Shqipëri. ►► Krijim i një paketë financiare për të lehtësuar emigrantët të cilët duan të investojnë kursimet e tyre në ekonominë shqiptare. ►► Krijim i programeve për të lehtësuar ambientimin e emigrantëve (sidomos fëmijëve) në sistemin arsimor, ekonomik dhe social të vendit. ►► Konsultime periodike me përfaqësitë rinore në qendrat kryesore të emigracionit dhe studentëve tanë jashtë vendit. ►► Fond i dedikuar qeveritar për abetare, libra dhe materiale të

tjera pedagogjike të gjuhës shqipe, i fokusuar veçanërisht në Greqi dhe Itali. ►► Negociata me qeveritë homologe për të përfshirjen e gjuhës shqipe në kurrikula. ►► Kanal i dedikuar i televizionit publik që do të transmetojë programe për mësimin e gjuhës shqipe. ►► Bashkëpunim me institucionet homologe në vendet fqinje për të mundësuar akordimin automatik të nënshtetësisë për fëmijët shqiptare të lindur në vendet respektive. ► ► Negocim i një marrëveshjeje dypalëshe me shtetin grek, ku të përputhen në nivel diplomatik dhe administrativ ndryshimet në toponimet që konsiderohen problematike prej autoriteteve greke. ►► Reformim i shërbimit konsullor, duke krijuar shërbime të posaçme për emigrantët për lindjet, martesat, vdekjet, pajisjet me dokumente identiteti, sipas praktikave më të mira të vendeve të njohura dërguese të emigrantëve.



Ky program është frut i punës së duruar, mundit të pakursyer dhe angazhimit të sinqertë të qindra njerëzve. Përveç ekspertëve të partisë tonë, të cilët përpiluan kapitujt e gjerë dhe të detajuar në të cilët bazohet ky program, ekspertë të ndryshëm vendas e të huaj, qytetarë të angazhuar në sipërmarrje e shoqërinë civile, studentë dhe njerëz me karrierë profesionale kanë lënë gjurmë kuptimplota në këtë sintezë aspiratash. Njerëz që nuk kërkuan as t’u nënvizohet emri e as t’u paguhen orët e gjata të punës, kanë ofruar me shumë gatishmëri e përgjegjshmëri materiale të shkruara, ide të vyera dhe kritika korrigjuese për këtë dokument të pasionit politik e qytetar. Burra e gra që nuk kishin asnjë detyrim partiak apo interes tjetër përveç dëshirës për të kontribuar për të mirën e vendit, janë përgjigjur çdo moment kur na është dashur një dorë që të arrihej në kohë nxjerrja në dritë e kësaj pasqyre të re për politikën shqiptare. Falë këtyre kontributeve, ky botim vjen në duart e secilit si shembëlltyra e solidaritetit shoqëror dhe frymës së bashkëpunimit që do marrë udhë në qeverisjen e vendit me fitoren e 23 Qershorit. U jemi mirënjohës të gjithëve. Falenderimi është i përzemërt për secilin, që nga njeriu i zakonshëm që në fshatin më të largët u përfshi në rrugën tonë të programit deri tek ekspertët më të spikatur. Por mirënjohjen e falenderimin më të plotë për çdokënd kontriboi qoftë dhe me një fjalë a fjali të vetme në këtë program, do t’a jetësojmë duke bërë realitet çdo angazhim e zotim të shkruar këtu. Për Shqipërinë e rilindur! Partia Socialiste e Shqipërisë




Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.