Programi i Partise Socialiste

Page 11

HYRJE jetik. Plot të tjerë nuk arrijnë të shkollojnë fëmijët e tyre. Të tjerë akoma detyrohen të braktisin atdheun në pamundësi të një pune e të një strehe. Asnjë shqiptar nuk

duhet të ndjehet i vetmuar në Shqipërinë ku ne besojmë dhe ku për secilin duhet të ketë një shans për të dalë nga kurthi i varfërisë e i përjashtimit social.

Ne besojmë tek një Shqipëri dashamirëse me natyrën. Bukuria është pasuria më

e madhe e atdheut tonë seriozisht të rrezikuar nga shëmtimi dhe varfërimi për shkak të dorës së njeriut që tradicionalisht ka qenë e pakujdesshme me të, por veçanërisht

pas rënies së diktaturës komuniste, i ka shkaktuar tokës, ajrit, detit, plagë rrëqethëse. Një përmasë e re ekologjike është esenciale për zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e shoqërisë sonë.

Ne besojmë tek një Shqipëri e respektuar në Europë. Shqipëria e krimit,

korrupsionit dhe informalitetit nuk është atdheu ynë dhe s’do të jetë barra që do u lemë në kurriz fëmijëve tanë.

Të katër shtyllat e programit për një Rilindje Shqiptare – rimëkëmbja e

ekonomisë, rivendosja e demokracisë, ripërtëritja e shoqërisë dhe ribashkimi i

Shqipërisë me Europën – janë një sipërmarrje e jashtëzakonshme. Por ne jemi të

bindur se në këtë sipërmarrje nuk do të jemi vetëm. Përmes kontributit dhe energjisë të çdo shqiptari e shqiptareje që dëshiron një Rilindje Shqiptare, ne jemi të sigurt se do të arrijmë ta ndryshojmë të ardhmen e atdheut tonë dhe të fëmijëve tanë.

11


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.