Matematika

Page 64

3.

RAFSHI HORIZONTAL, VERTIKAL DHE I PJERËT

1.

Kujtohu! Si paraqitet rrafshi në vizatim? Pse dyshemeja në klasën tënde nuk është shembull për rrafshin? A është sipërfaqja e ujit në detin e qetë shembull për rrafshin?

Si është pozita e sipërfaqes së rrafshët të ujit në gotë, enë, liqen,...? si e quajnë atë pozitë?

Të eksperimentojmë. Në enë të gjërë vër ujë. Vëre pozitën e rrafshët të sipërfaqes së ujit. Vër copë kartoni në ujë dhe vëre pozitën e kartonit? Ngrite enën nga njëra anë. Ç’ndodhi me pozitën e sipërfaqes së rrafshët të ujit? Ç’ndodhi me pozitën e kartonit?

Pozita e ujit në gotë, enë, liqen është gjithmonë e njëjtë dhe e quajmë pozitë horizontale.

Për rrafshin që ka pozitë të njëjtë si sipërfaqja e ujit të qetë thuhet se ka pozitë horizontale. Rrafshi që ka pozitë horizontale quhet rrafsh horizontal. 2.

Trego tri shembuj të sipërfaqeve të rrafshta që kanë pozitë horizontale. Të gjitha drejtëzat që shtrihen në rrafsh horizontal kanë pozitë horizontale. Drejtëzat që kanë pozitë horizontale quhen drejtëza horizontale.

3.

Në enën me ujë vendos një gyp prej plastike. Ç’farë pozite ka gypi?

4.

Vendos, librin tënd të matemetikës, lapsin tënd dhe vizoren tënde në pozitë horizontale.

64

Format në rrafsh


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.